Nishani, shumë bujar me modelin e vjetër

12 Gusht 2014, 20:19Editorial TEMA

Nga Andi Bushati

 

Nëse do të kërkohej një fakt i vetëm, për të treguar se Bujar Nishani nuk është larguar as edhe një ditë nga PD-ja, për t’u ngritur në postin e presidentit real, ai duhej qëmtuar në komunikimin e tij publik. Vetëm në harkun e një muaji u bë e dyta herë që ai tregon një zell të tepruar për t’u përgjigjur, me ngjyrime dhe flakë për flakë, deklaratave të kryeministrit.

Pasi ushtroi të drejtën e tij ligjore që mbështetet edhe në bindjet e tij politike, për të kthyer mbrapsht ligjin për shkollën e magjistraturës, Nishani gjeti kohën që t’i përgjigjej me anë të Facebook-ut, reagimit të kryeministrit.

Ai foli për një kryeministër që beson se mund t’i ndikojë fatet e vendit përmes 140 gërmave të Twitter-it, për një kryeministër që reformë quan zbatimin e tekave të tij. Natyrisht që deklaratat e Bujar Nishanit u bënë pas atyre të Edi Ramës, por kjo lojë me hidh e prit, nuk duhet të jetë angazhimi i Presidentit të Republikës. Aq më pak kur ajo ngjan si dy pika uji me qëndrimet e opozitës.

Në të njëjtën lojë të maces me miun u angazhua Nishani edhe pak kohë më parë. Në një tjetër deklaratë kundër Edi Ramës ai theksonte: “Aspirata për lumturi është një e drejtë legjitime e çdo qytetari të Republikës tonë e po kaq është e tillë edhe për Kryeministrin…. Por, nëqoftëse këtë dëshirë të hershme e universale të humanizmit Kryeministri e sheh të projektuar në horizont duke cenuar Kushtetutën e vendit… atëherë kjo është një dëshirë totalitare dhe absolutiste. Shqipëria është ndarë njëherë e përgjithmonë nga mendësi të tilla”. Këtë reagim Nishani e pati sërish pas një deklarate të kryeministrit se ai nuk qe i lumtur me presidentin. Por, edhe këtë radhë përgjigjja qe e shproporcionuar. Ai theksonte se qe në presidencë për të zbatuar ligjet dhe jo për të luhatur trishtimin, melankolinë apo lumturinë e Ramës.

Pyetjet që shtrohen në rastet e përmendura janë disa. A duhet t’ia lejojë presidenti vetes që të replikojë me cilindo politikan duke i thënë se po e rerformon vendin sipas tekave të tij? Duke i kujtuar se nuk e drejton dot Shqipërinë përmes Tweeter-it? Duke i bërë aluzione për dëshira totalitare e absolutiste? Duke e quajtur bartës të mendësive të së shkuarës? Duke replikuar për koncepte si melankolia, trishtimi apo lumturia?

Përgjigjia është shkurt dhe prerë JO. Së paku në mënyrën e komunikimit, Presdienti i Republikës po dëshmon se nuk ngrihet dot mbi palët. Dhe kjo për dy arsye.

Së pari sepse nuk i takon kreut të shtetit të hyjë në replika të përditshme me politikanët e votuar, qofshin këta në opozitë apo në pushtet. Në të gjitha këto raste, një president normal, do të ruante zotnillëkun e detyrës së tij. Ai do të fliste me akte, me dekrete dhe jo me gjuhën e rrumpallës së parlamentit. Dhe këtë qëndrim do të duhej ta mbante jo për t’u dukur simpatik  por, mbi të gjitha, sepse ia kërkon kostumi i tij. Edhe sikur të ishte i bindur se ato cka thoshte për Ramën janë të vërteta, ai do duhej të rezervohej dyfish. Jo për të ruajtur Ramën, jo për të mbajtur anën e kryeministrit, por për hir të njerzve që shefi i shumicës (e njëjta gje vlen edhe për shefin e opozitës, por me të Nishani ska këmbyer replika) ka pas vetes. Për ta, ai duhet te luajë simbolin e unitetit dhe jo atë të përçarësit. Në sytë e tyre, ai s’ duhet të luajë rolin e atij që i hedh benxinë zjarrit, por të atij që qëndron mbi flakët e kota.

Arsyeja e dytë se përse Nishani, nuk duhet të ulet në këtë nivel, ka të bëjë me hisorinë e afërt të presidencës shqiptare. Në këtë kuptim ai po thyen një traditë dhe po kthen pas një standard të lavdërueshëm të tre paraardhësve të tij.

Për ta nisur nga i fundit. Bamir Topi u quajt nga kryeministri i kohës, puçist dhe horr bulevardi, sekser tokash e vendesh në gjygjsor, hajn brenda familjes e bukshkalë, por kurrë nuk iu përgjigj në të njëjtën masë, përbaltjes që iu bë.

Po kështu edhe Alfred Moisiu, u sulmua në kohë të ndryshme nga Nano e Berisha, i pari me stilin e tij duke bërë humor me oreksin e presidentit dhe duke shkuar deri aty sa të përmendte edhe moshën e tij, e tjetri duke e quajtur mbrojtës të krimit dhe të lidhur me drogën.

Për të shkuar më tej akoma, edhe Rexhep Meidani, megjithëse president i zgjedhur nga njëra palë, megjithëse me kompetenca shumë më të forta dhe një mazhorancë të madhe, kurrë nuk ra në batakun e replikave edhe kur e akuzuan për krimet më monstruoze.

Natyrisht të vishnin këtë kostum, nuk ka qenë e lehtë edhe për këta ish presidentë. Kritikat e shigjetimet u dhembin të gjithëve njësoj. Por me sa duket, për ta, më e rëndësishme ka qenë të qëndrojnë në pozitën e simbolit të unitetit që u a kërkon posti që kanë marrë përsipër.

Megjithëse është anatemuar shumë më pak se paraardhësit e tij, Nishani rrezikon të shmanget nga tradita e tyre. Nga pikpamja e komunikimit publik, duke i’u përgjigjur flakë për flakë deklaratave, duke u bërë verbalisht simboli i vetëm njërës palë, ai duket sikur po e kthen presidencën, në kohën e njëanshme të sundimit të Berishës. Ndoshta jo për të ringjallur modelin e vjetëruar të së djeshmes. Por, se nuk shpëton dot ende, nga hija e Berishës së sotëm. (Lapsi.al)

63 komente në “Nishani, shumë bujar me modelin e vjetër”

  1. shpetimi says:

    O Z.Bushati,

    Sa qenke lodhur me keto “qortime” plot finese qe i na i ben ketij palo Presidenti, i cili vetem President nuk eshte.

    Ky eshte nje mjeran dhe sherbetor i bindur i Saliut, te cilet duhen shporrur sa me pare nga skena e ndyre e politikes Shqiptare, sepse kunderbojne ere te qelbur.

      1. A.p.S (KATHERINA DIE GROSSE)Madona prej Sauku says:

        Nishani i bukun i Odetes se punsume ke Full-Hajni,Jari kapteri me doren statuj para Berishes ,QI NUK LIDH DOT USHKURIN E BREKVE,POR MUNOHET TE DREJTOJ SHTETIN DUKE JA SHKRUJT GRUJA DEKLERATAT !!!!.
        Mortja qi nuk na shpelan ne shqiptarve.
        Ne asnje histori njerzore nji SAKAT nuk zhgjidhet ne krye te popullit.
        Un personalisht ndjej TURP dhe neveri te them se ky eshte Presidenti im.
        iK boj çiçin Kapter Jari do ti thoshnin edhe rekrutet e rinj,ketij PIZEVENGU te Saliut.

        1. The Great appear Great because we are on our knees, let us rise! says:

          kur ne tv del saliu ose lakejte e tij, e nderroj stacionin dhe e coje tek 131, kur del Buljar Lishani e coj tv tek Çufo.

    1. qytetari says:

      BLA BLA BLA

      Ligji i ri per Magjistraturen cakton nje PSIKOLOG

      te intervistoje GJYQTARET apo KANDIDTET per Gjyqtar

      E drejte Gjigande

      Ky psikologu merr vendim ne se Gjyqtari e mban vendin e punes apo jo.

      Edhe Kushtetutes, nje Psikolog ka fuqi ti beje karshillek.

      Psikologjia nuk eshte shkence ekzakte. Me disa minuta interviste

      psikologu eshte ne gjendje te caktoje ne se nje njeri eshte ne rregull apo jo.

      Ku nuk ju shkon mendja more Rilindas.

      Edhe mbreteresha e anglise do ta ketw zili pushtetin e Psikologut qe keni shkruar ne Ligj.

      1. Po,Po says:

        E ke zgjedhur gabim nikun “QYTETARI”.Ti,duket e ke marre me qejf zbritjen ne Tirane,rrembimin e pronave te dikujt dh poste shteterore e favore te mirepaguara,dhurate nga bajraktari,por me keto qe thua,do t`i beje nder vetes me nikun “katunari i qytetnuem i bjeshkeve te namuna”.

    2. Sajmir says:

      Zoti Bushati mendoj se shproporcionimi i vetem ne kete shkrim qendron ne prioritetin e gabuar te shqetesimeve te tua. Nuk mendoj se nje analisti si ty ( nga te paktet e pavarur nga pushteti) do i bente me shume pershtypje leksiku i presidentit dhe nuancat letrare te pergjigjeve te tij ndaj kryeministrit, sesa zhberja dhe bjerrja e institucioneve te pavarura nga sulmi i mazhorances se votuar e te blere. Eshte e vertete qe Nishani nuk ja ka pertuat batutave te Rames por nga ana tjeter Nishani nuk ka cytur prokurorine per te burgosur zinxhirin komandues te gardes pas nje tentative per grush shteti. Sidoqofte si qytetar e gazetar qe je them se te drejtat e tua e tonat qe rrezikohen nga etja e Rames per pushtet kane me shume rendesi se pergjigjet e presidentit. Kjo qeveri ka miratuar ligje qe i japin asaj akses te plote ne te dhenat tona personale. Ka miratuar ligj tjeter qe i jep te drejte policise te survejoje e pergjoje cdo aspekt te jetes sone pa marre miratim paraprak nga gjykata apo prokuroria duke cuar shtetin drejt nje modeli policor. Kemi nje ligj te KLD te miratuar ne kundershtim me rekomandimet e OSBE, BE dhe SHBA qe rrit kontrollin politik te qeverise mbi drejtesine. Kemi kontrollor pasurish te emeruar ne menyre te paligjshme qe kontrollon vetem pasurite e armiqve te qeverise. Te gjitha keto z. Bushati dhe shume te tjera po na kthejne me dekada mbrapa, por jo me fjale por me vepra. Nese ti po akuzon Nishanin se flet me gjuhen e Berishes, kryeministri po ben veprimet e tij para 20 vjetesh. Dallimi i vetem eshte se atehere te ngjashmit e tu i benin rezistence me cdo mjet dhe menyre, ndersa sot njelloj si ty komentojne ngjyren e fasades nderkohe qe godina eshte perpire nga flaket.

      1. Zhelefina says:

        “Sajlig”,ti do vete qe te mos shohesh te verteten qe,ne te gjitha instancat e tij vertikale e horizontale shteti eshte kapur , paralizuar dhe mbahet peng i serbovicit vicidoljan,por mbase “s`ke faj”,se ti,qehaja i tij,i di me mire “mekatet” e tua dhe sa thelle je futur.Ndaj te duken normale absurditetet qe thua.Per fat te keq,njerez si ty,qe s`ia kane fare haberin shtetit,i kemi mbajtur dhe po i mbajme ne qafe prej vitesh.Dhe,ke fytyre te dalesh e te na japesh “mend”!

    3. biu says:

      Ne keto raste une gjithmone them: Vari Jarin…

    4. Naim Frasheri says:

      Turp per Shqiperine ne dore te kujt ka rene , Pa e Lexuar fare ,ky eshte gazetari me Injorant qe kam Pare, e kam pare nje dite qe i shkonte Bledit Fefziut nga mrapa si langaraq,Njeri Idjot i Lindur,Mero mos i ofendo Shqiptaret me kete Injorant,ky eshte dhe gagac morjahu ,

    5. jon says:

      mu me intereson: si behet puna e shkarkimit te keti “presidenti “

    6. Al says:

      E drejte,e dhimbshme e turpshme.

    7. Ruzhdi says:

      Kryetari Shtetit kur zgjidhet nga Populli esht me reale, PD apo PS mundohen gjith aparatin Shtetnor ta marr ne duart e veta pse na mungon Kultura Demokratike.

  2. albana says:

    Mire mo Bushat. Por meqe e mban veten per analist me integritet a ke ndonje koment per z. Fullani apo nuk del dhe ti dot nga bataku I “analisteve te pavarur” shqiptare! Se keto lloj editorialesh ku here shahet e majta e here e djathta tregojne ne fakt jo paanshmerine tende por pelivanllekun tend me te cilin prej vitesh ndjehesh kaq komod.
    Vertet ndjej keqardhje per heshtjen tende sepse verteton arsyet se perse gazetat tuaja, te majta apo te djathta, editorialet tuaja apo miqve tuaj meritojne shprehjen e te cmendurit Sali Berisha drejtuar pasaktesisht por qellimisht New York times-it! KARTE HIGJENIKE!
    Me shume “Respekt” kam per zvarranikun Andi Bejtja qe te pakten ka zgjedhur krah dhe dore per te puthur apo ndoshta edhe b..per te lepire sesa per ty qe kujdesesh mos te te shpetoje ndonje fjale per mikun tend Fullani.
    Shiko filmin “Telefoni I nje mengjesi” se ben per rastin tend si “gazetar”. Une e kuptoj cili personazh je ti. Po ti a e di?

    1. Naim Frasheri says:

      Po Po Bushati eshte Anal-ist , pra si i thone Gazetar Anal,ist,
      ju betohem qe me vjen Turp kur e degjoj kete Gazetar.

      1. Zhelefina says:

        Te vjen turp,sidomos kur Andi thote ndonje fjale te sakte.. Na ke zgjedhur dhe per pseudonim emrin e nje rilindesi te nderuar!

    2. qytetar says:

      bravo “albana”, bie dakort 100%!

  3. artur says:

    Shume e vertet,………………….por e keqja me e madhe eshte se ai kujton se eshte president,vet e di se nuk eshte,por me budallallekun e tij flet e flet pa thene asgje……………..a thua Shqiperia eshte e ketij niveli sa qe nuk gjen dot nje president

  4. Devolliu says:

    O Andi; kot merresh me nishansakatin; ai përshesh ha, deklaratat që bën i vijnë të shkruara nga Saliu i Viçidolit.

  5. Laberia says:

    Vertet je i çuditshëm, o Bushat! Behu nje herë burrë, o burrë i dheut? Mund ta kesh gabim, por thuaje me cilin je në fund të fundit? Kaq legen ti, i majti i të majtëve?

    1. andromeda says:

      Përpiqu sa të duash, ti Bushati të bësh kthesën e madhe. E ke të damkosur logorenë e pasosur kundër Rilindjes dhe Ramës në emisionet e Fevzos. S’të beson askush në këto piruetat e tua fantastike.

  6. plaku says:

    Z.Baze, fillove perseri ti leshosh vendin e Editorialit ketij “As mish, as peshk” ?. Ca kohe ishim te qete qe nuk e kishim parasysh, e jo me te lexojme shkrimet e tija prej sahanlepiresi. As qe e marr mundimin te lexoj shkrimet e ketij palo gazetari, por thjesht Z.Baze do Ju lutesha te mos i publikonit shkrimet e tij, qofte edhe ne faqen e fundit te gazetes. Ku gjendet ky gazetar kur vendit cdo dite i ndodhin skandale, qe per nga permasat i kalojne ato nderkombetare ?. Ku gjendet ky gazetar sebashku me ata te shoqerise civile te tipit “Ballauri”,”Sazan Guri”, “Artan Hoxha(ai sahanlepiresi i cdo qeverie”, @ Co, nderkohe qe vendit dhe popullit, interesat e te cilit ata pretendojne se i mbrojne neper ekrane televizioni, cenohen shume rende nga mafioze te tipit “Fullani” ?. Keshtu vecse i ulni besimin e gazetes suaj si dhe besimin dhe adhurimin qe neve kemi per Ju si gazetar, intelektual, familjar etj. Edhe njehere do Ju lutesha te mos e censuroni dhe ta merrni ne konsiderate kerkesen time. Faleminderit dhe nderime Z.Baze.

    1. plaku says:

      plaku,
      Sic duket, per ndonje aresye teknike, neve, une dhe ti jemi te dy me emrin plaku. M.gj.ate jam dakord per cfare ke shkruar.

      Pershendetje

  7. Claus says:

    Editorial per ata qe vuajne nga pagjumesia.
    E perse te merrni diazepam 10mg kur keni kete editorial?

  8. Jimi says:

    Nuk i intereson kojt se me ke eshte Bushati . boll te mos jete me te msjten se nuk i bene ndonje nder!

  9. qytetar says:

    Gjalle je o Bushat, po nise me vjedhjen e vitit njeher pastaj bej qejfin Meros dhe edit. Bashkoju atyre gazetareve qe po dalin ne shesh kunder ketyre fullhajnave!

  10. hysa says:

    Per nje student gazetarie ne vitin e parafundit ky artikull i Lapsit te Bushatit do ishte i vlersuar kurse per nje gazetar me pervoje dhe intelekt te mjaftueshem si djali i Veres eshte thjesht nje artikull biznesi.Nuk eshte hera e pare qe Nishani ben cfarei thote ish kryekrimineli Berishe por eshte e 50-ta hera qe kur e ulen ne karriken e presidentit si ulok mental dhe fizik.Problemi i Nishanit sot kur skandali i Fullanit po merr permasa nderkombetare dhe ka kaluar ne inkandeshence ne opinionin public eshte mikroskopik.
    Jo vetem teorikisht dhe praktikisht shteti shqiptar ka rene por eshte i mbaruar finacjarisht ku skandali Fullan-Gate nqs se Edi Rama nuk nderhyn do ta marre ate me vete biles dhe kombin shqiptar.LHL,Lazarati,Tritoli.Islamiket e sirise,reforma universiteteve,territorjalja etj jan mina me sahat per rrezimin me cdo kusht dhe cdo cmim te qeverise Rama i cili nuk duhet ta lere zogun Fullani ti ike nga dora pasi heq qafe me nje gur dy zogj : berishen dhe meten se Luli dorzohet vete.Nuk e kuptoj pse Mero merret me Bushatin sepse Berisha ka patur lidhje te forta me Kapot te cilet kane qene ne Beograd ne 1945-1948 dhe ndoshta kane ngrene nje luge corbe te prishur

    1. plaku says:

      hysa,
      E ke gabim, po i hiku Meta, dhe lidhet me Berishen, nuk e ka per here te pare, atehere Edit i hiken karrikja. Dikush ka thene se te heshtesh eshte art dhe mua me behet qejfi qe Edi e kupton kete shume mire.
      Nuk e ke vene re se per punen e Fullanit prononcohen vetem njerezit e Ilirit si Spartaku dhe Manjani dhe eshte lejuar te thote ndonje fjale, sa per te thene dicka, Braçja.
      Pra koalicjoni Rama-Meta, pataten e nxehte Fûllani ja kene lene ne dore LSI-se. Sipas meje koalicjoni po e steregjat muhabetin, duke pritur gjoja vendimin e prokurorise, per te fituar kohe deri sa skandali te harrohet ose do te krijojne ndonje skadal tjeter me me pa probleme. Politika eshte arithemetike, Olimbi.

      1. qytetar says:

        plaku ketu nuk jam dakort me ty (gjithnje nese edi me shoke do te kishte deshire te punonte dhe te bente shtet). Iliri apo lsi, me kete rast qe po mbrojne fullhajnin se bashku me pd e berishes nese votohen neser nuk marrin asnje vot nga shqiptaret qe i kane votuar (ata qe kane shpresuar per ndonje pune), keta marrin vetem 15% te elektoratit qe do votoj ose me sakt vetem ata qe kane punesuar qe mund te jen gjithsej nja 30 mije veta (bashki, komuna e ministrira). PS po te dal neser ne votime merr me shume se 90 deputet, gjithnje nese ben perpjekje per te hequr fullhajnin me shoke! Me kete levizje i heq njeher e mire tre shtyllat e korrupsionit shteteror: ilir floririn, salen dhe fullhajnin!
        Ndryshe edhe edi ha ne nje çanak me keta qente e tjere dhe mos te kerkojme me drejtesi!

  11. andromeda says:

    Bushati, Zheji, Bejtja, Grida, etj, nën drejtimin e Fevzos janë me plot kuptimin e fjalës prostitutat mediatike shqiptare.

  12. Gava says:

    Mero ce qas kete dallkauk e pazarexhi artikujsh ? Varja ketij se paska gjetur kohen dhe rreshtat ti japi mend gjytyrimit me embelsi servili !

  13. sorry says:

    O Andi, o dele e perendise, shkruhet benzine, jo benxine; gjyqsor, jo gjygjsor; bukeshkale, jo bukshkale, etj. Mesoje kete te flamosur shqipe, pastaj hodhi mendimet ne karte.

  14. Kendveshtrim tjeter says:

    Po kerkon te na mbushesh mendjen,se Nishani eshte President,me gjithe karlleqet e tij !
    Presidenca eshte e mbushur me ish punonjesit e ish Kryeministrit Berisha,ata i vene perpara “direktivat” e Berishes,Nishani lexon ne vend te Erles.
    Sot nxorri per veshi,ish ministrin e arsimit Tafajin,per te perseritur “krimin parlamentar”,nuk ka me poshterim per nje minister arsimi.
    Andi ,Shqiperia nuk ka President,Nishani firmos vetem borderon !

  15. hajduti says:

    pune korrakesh

  16. beso says:

    ndoshta presidenti B.Mehmeti nuk ben per president dhe jemi llafosur aq here ne forume,se s’kemi pune tjeter dhe s’na degjon kush.Por nqs Topi,Moisiu apo Mejdani kishin nje modelin e tyre ndryshe te ngrenies se persheshit,sepse presidenti aktual ka nje modelin e tij me interesant nuk me duket ndonje qeder i madh.Psh,se nese doni shembull po jua sjell une.Ne Itali presidenti Napolitano ka bere jo nje replike por njeqind me kryeministra,ministra e politikane dhe nese presidenti nuk ben dot as replika filloj te mendoj seriozisht se perse na duhet e perse paguajme jo pak nje president.Nese presidenti B.Mehmeti replikon(dmth i pergjigjet nje shqetesimi te kryeministrit aktual)atehere problemi i kesaj loje dyshe(apo treshe,merre si te duash)nuk fillon nga ai,por nga vete kryeministri,qe mund te jete me kordial e me institucional ne keto maredhenie.Sikur kam idene se Edi e kishte verte per zemer lojen e shahut,dhe shahu do durim.Mendohu mire para se te levizesh figuren,se levizja nuk kthehet me.Ne shume vende me sistemin e tille institucional presidenti dhe k/ministri luajne shah mbi kompetencat,hiq binomin rus te Putin me Medjedev.Gjithsesi nuk me pelqen B.Mehmeti president,por meqe eshte duhet respektuar per ate qe perfaqeson.Tek e fundit Kushtetuta aktuale e ka te konfiguruar rolin e presidentit si nje kryetar shteti figurativ;edhe kur qenka figurativ prishka shume pune?Psh ne afarin Fullani,ku prish pune presidenti?

  17. Billy1 says:

    E keni gabim. Nuk eshte Nishani ai qe ben deklarata kunder kryeministrit. Jane keshilltaret e tij qe ja ka derguar Berisha. Ata deklarojne ne emer te presidentit dhe nuk e pyesin fare se cfare deklaratsh bejne.
    O Andi,e di me te forten? Deklaraten e djeshme te presidentit te Republikes, Nishani e degjoi nga mediat.
    S’ka faj, i shkreti Ai nje luge kos po ha.

  18. pelivan says:

    Kujtdo tjeter ne vend te Nishanit,do t’i kishin leshuar syt xixa, nga kjo strunxe,(Dacke),qe i ka dhene Bushati. Mirpo,gomaret nuk ndjejne as hurin e jo me…

  19. ILIR says:

    SHKRIM QE NUK KA NEVOJE PER KOMENT.SHKRIM QE TE LE PA FJALE.

    1. ARBEN says:

      KY ESHTE NJE PALO PRESIDENT , I CILI PER TE BERE EDHE NJE PORDHE SHIKON NGA BERISHA PER T’IA APROVUAR. SI VJEN TURP MBAN DHE MUSTAQE.

  20. turi says:

    Bushat u ktheve na korca ti?Po shyqyr o bushat se te futi dhe pak Fevzua ne xhep te vogel.Me pelqen ky shkrim i sotem do thosha,sado qe kam kohe nuk te lexoi se je bere shume kondraditor.BUSHAT LARGOHU NA KLANI SE ESHTE TV E FAZLLICIT,ESHTE I UDB BUSHAT.TI NUK JE NIVELI FEVZOS AI TE LEPIHET PER TE SHFRYTEZUAR TY.HAP SYTE SA NUK ESHTE VONE

  21. shqip hesapi says:

    Bushat per mua asnjehere nuk ke qene gazetar,nuk ke ditur te besh nje shkrim te rregullt e te bukur ,realist.Vertete Nishani ashtu eshte po ti e vret me pambuk se ke frike ,s’don ta prishsh me Saliun se ai ta qep.Bushat je nje gazetaruc shko andej nga Fevtrimi.

  22. Populli says:

    Moj ” albana”, ja ke qendis ketij “analistit te pavarur” kokorosh.

    Te lumte!

  23. ardi says:

    Ore Bushat,ti gjithmone flet percart,si i pergjumur.Shprehesh se presidentit nuk i takon te replikoje me cdo politikan.A ke qeene mire kur ke shkruar keto fjale?Presidenti replikon me kryeministrin ,ore Bushat,ftilloju!Pse nuk permend fjalet e Rames:president qe sulmon qeverine,kur Rama sulmon kedo e kurdo,bile ne menyren me rrugacerishte.Ti ke bindjet e tua,por mos na e trego sapunin per djathe,ne te duket ty keshtu,haje vete ate djathe.

  24. Ermit says:

    Mos u merzit more Andi,se do ja presim dhe mustaqet dhe atehere ti do njohesh Jarin e vertete,ate qe shperndante pica me motorr 49 kubiksh….Hhahahaha.Bujari eshte si ai personazhi Leka te filmi ne cdo stine qe sja varte njeri..Ai ne film grisi fotot,Jari kamarieri do prese mustaqet…Hahhahahaahahh Une jam Jari…..Jari ai qe ja marr ne goje Berishes ….

  25. Jani says:

    Pra ky e do presidentin memec. Çështja qëndron se ai nuk di të reagoi si president po reagon si sufler i Saliut. Dhe asnjë president deri më sot nuk ka reaguar mbi palët per atdheun per kombin per qytetarët sepse u duken nocione të dalë boje.

  26. Toni T says:

    O Andi, shko dhe pak me t helle apo ske takat? Fol per gangrenat qe po menaxhon ky gjytrym

  27. fshatari says:

    Andi shkruan per Bujarin …dhe ne rrime e lexojme.
    Shikoni si funksionon-Bujari leshon nje pordhe ne FB,Bushati e anal-izon komentuesit shkruajne dhe hop u krijua nje qender debati ne nje kohe te pershtatshme qe Fullani Saliu dhe Dhalla te rakordojne per fshehjen e vjedhjes me te madhe te parave publike…sepse ajo qe kemi pare eshte vetem maja e ajsbergut
    Bushat nqs do te besh ndonje sherbim te vogel per njerezit-INVESTIGO ne mos po merr pushimet dhe mo na ca K..rin me Kapterin

  28. gushti says:

    Pavaresisht nga ajo se cfare mendon njeri apo tjetri per individn Bushati, mendoj se ato qe thote jane plotesisht te verteta. Thelbi i problemit eshte sjellja e padenje e presidentit dhe jo opinioni i dikujt per autorin e shkrimit. Nje verejteje kam per artikullshkruesin: kujdes me drejtshkrimin. P.sh. ç`kuptim ka apostrofi midis “i” dhe “u”, “i`u”, qe ka vene ne shkrim, pasi dihet qe ai duhet te zevendesoje nje shkronje, gje qe ketu nuk ka vend? Kete verejtje e kam per shume gazetare dhe redaktore, pasi tregojne se kane probleme te medha me drejtshkrimin. Gazetaret dhe gazetat duhet te jene shkolle ku lexuesi te mesoje edhe si shkruhet drejt gjuha e njesuar shqipe.

  29. muhamet dema says:

    akoma ekziston ky plera bushati qeshet bythen sateknje parti tektjetra podeshka tashesin edhe teke persidenti pler hesapi vllackon

  30. Genti says:

    http://bit.do/Fullani-vazhdon-te-
    qendroje-i-pa-mposhtur

    kot lodheni ;)dgj

  31. permetari says:

    O Bushat o nipi i Hysniut? Qenkerke merzitur shume se po na humbet nje standart i tre paraardhesve te Nishanit duke i kthyer repliken kryeministrit te republikes, dhe je aq cinik sa e konsideron pergjigjen ndaj tij sikur presidenti i kthen pergjigje cdo politikani, pamvaresisht qe e di shume mire qe nuk i ka kthyer pergjigje asnje tjetri.Po si nuk te ha meraku qe po i vjedhin kompetencat nje nga nje qe i ka dhene kushtetuta a thua se do jete Bujari president per gjithe jeten.

  32. dajti says:

    Me ne fund u bere i gjalle te thuash nje fjale per plehrat e pd-se. Rendoje ca fjalorin dhe mos shkruaj si akademik i ardhur nga Norvegjia.
    Thuaj hapur qe me nder presidenti eshte nje kapter qe zbaton urdherat e nje shpellari, te cilin edhe ti e ke ndihmuar te vije ne pushtet ne 2005.
    O sot o kurre ndahet kush eshte intelektual e kush eshte prostitute.

  33. gallate shqiptare says:

    O Permeti duket qe je nga Bedyqasi e sja ke haberin fare presidences e kopetencave te saj.Mos i qaj halin Jarit se eshte kapeterr i mencur ai,nuk i plas per ato mender kopetenca,por uleret se ka frike qe do e heqin pasi i kane zbuluar diagnozen e semundjes e cila nuk e lejon te jete roje e jo me president.

  34. Eron says:

    Ndjese te gjithe komentuesve, por ky eshte nje figure e peshtire moralo/fizike, ligavec dhe shume larg asaj qe duhej te simbolizonte.

  35. Qytetari says:

    Rama foli ne emer te 1 milion votueseve dhe te 88 votave te parlamentit .
    Po ky Nishani i Odetes ne emer te kujt flet ,ne emer te opozites qe braktis parlamentin e nuk debaton dot. Po duket si Silvi Bardhi apo Ed Halimi

  36. ALBAN DEGA says:

    OPINIONE
    EUREKA E ARDIAN FULLANIT E CO ….

    – Pranga e jo dekorata…Ndeshkime shembullore ligjore e jo pergezime per heronje te munguar, aniheronje qe zbuluan vjedhjen masive te Bankes se Shtetit Shqiptar … pasi hajnave nuk ui kishte mbetur gje tjeter per te vjedhur vec Guvernatorit te saj…
    – Ku ta conin te shkretin!?… U eshte merzitur edhe gruas e femijeve te lare ne flori e diamante prej abuzimeve te tij !!!

    – Nga Alban Dega , Nju Jork

    Aferim …!

    ” Zbuluam dhe denoncuam vjedhjen e BSH-se ” deklaron syri dhe veshi i Sali Berishes ne Keshillin Mbikqyres te saj ish- keshilltari i tij Petraq Milo. “Vete Banka zbuloi vjedhjen” …. Eshte bere nje refren qesharak sa edhe cinik i Fullanit, Berishes, Kules, Milos e shume shume te tjereve, perfshi dhe ndonje politikan me peshe te madhe te mazhorances.
    Ne vend te japin doreheqjen e ti vetdorezohen drejtesise gati gati sa nuk kerkojne hapur dekorata dhe bonuse per kete hajni te turpshme e skandaloze te Bankes se Shtetit Shqiptar diten per diell e ne qender te kryeqytetit shqiptar per jo pak …. por per mbi tre vjet dite per dite e ore per ore. Jo per qindarka por per gati 8 milione dollare !
    Zbulojne vjedhjen gati 8 milione dollareshe pasi punonjesi i saj kishte vjedhur aq shume sa e brejti ndergjegja prej kusari, u lodh duke palckitur dhe u vetdorezua ne drejtesi … Tre vjet vjedhje pa pra… e Guvernatori e ceta e tij nepotike e syleshe na bejne heroin dhe kerkojne edhe dekorata .
    Zbulojne vjedhjen gati milliardeshe ne leke kur kishte mbetur pa vjedhur vetem guvernatori i saj shperdorues i paskrupullt dhe ceta e tij kusare ne krye te BSH-se … e kerkojne edhe bonuse te majme
    Aferim per guximin e cmendur qe vjedhjen e vetdenoncuar nga hajni e paraqesin sikur ata, bashkefajtoret e kusarit zbuluan vjedhjen sikur te behej fjale per disa qindarka, per 3 sekonda… 3 minuta … 3 ore pas orvajtjes per ta vjedhur
    Larg qofte! …. Vjedhja zbulohet mbas mbi tre vjet hajnie te perditshme e nen hunden e Guvernatorit dhe sejmeneve rreth tij .

    Te pakten mos i vidhni meriten hajnit te lodhur nga kusaria

    E nuk behet fjale as per qindarka e as per disa qindra leke, dollare apo euro. Behet fjale per gati nje miliarde leke shqiptare , mbi 7 milione dollare mund e djerse, pasuri te popullit shqiptar qe ata e kishin detyre ligjore jo vetem ti ruanin por edhe ti kollandrisnin si nikoqire e mire, sikur te ishin te familjes se vet.
    Drejtepersedrejti apo terthorazi gjithe stafi i tij nga roja private apo shteterore e Bankes se Shtetit Shqiptar e deri tek Guvernatori Ardian Fullani dora vete, ndihmuan, lehtesuan dhe krijuan kushtet ideale per kete vjedhje te turpshme e te pashembullt ne historine shqiptare.
    Me veprimet e mosveprimet e tyre kriminale ata nuk lene mjete e sejmene politike deri tek ish- kryeminisrtri e ish- Presidenti Sali Berisha e tere banda e tij kusare votash e palckitese pasurish, hajdute me cizme e vjedhes me jaka te blu pa perdorur jo vetem qe ta paraqesin vjedhjen e vetedenoncuar nga kusari vete, por edhe si sukses dhe vetdorezimin e tij ne drejtesi si akt heroik e merite te tyre… Tamam Xhejms Bonde te vertete !?
    Mire qe i krijuat te gjitha kushtet hajnit te miliona dollareve por te pakten mos i vidhni atij meriten e zbulimit te hajnise mbi trevjecare. Vodhi sa u lodh dhe u vetdenoncua.

    Lala Kros o Lala Kros vet shkruaj e vet vulos !

    Nuk eshte aspak cudi qe me kete papergjegjesi te paturpshme, me kete bashkepunim te hapur ose te maskuar ne kete hajni masive, Guvernatori Fullani dhe syleshet bashkefajtore rreth tij te marrin edhe dekorata nga ky palo- President e pse jo edhe bonuse te majme per “zbulimin e hajnise multimiloneshe nga vetvetja, nga brenda familjes nepotiko- politike bankare”. … Lala Kros O Lala Kros vet shkruaj e vete vulos! .
    Ku jane auditet dhe kontrollet e KL(LE)SH-it!? Me cfare jane marre tere keto vite e ke kane ndeshkuar per shkeljet flagrante ligjore, mungesen e rregullit e ligjit ne nje institucion qe quhet te jete shembull rregulli per te gjitha te tjerat!?
    Cfare kontrollojne ato kur nuk kerkojne llogari e mprehin lapsin per cdo qindarke te popullit e shtetit shqiptar te rrenuar nga “banda e gangstereve“ dhe nga “kjo Mafie qe ka dale krejt jashte kontrollit“ sic jepte alarmin “The New York Times” ketu e gati 7 vjet perpara!?
    Cfare pret e cfare ben Prokuroria e Pergjithshme? Cfare ben ajo me dosjet e medha e te renda te krimit te kusarise me Autostraden e Hajnise se Kombit dhe kredine me interes prej rreth 12 per qind, kur ka gati nente vjet qe interesi i kredive ne tregun boteror sillet tek 2- 5 per qind, per Gerdecin, per 11 janarin, CEZ-in, Podesten…. !?

    Skandal nderkombetar e tallje cinike me shqiptaret

    Flene mbi to e lene te skadojne afatet ligjore te ndeshkueshmerise se tyre duke u bere bashkefajtore ne krime qe shkojne deri ne shkallen e krimeve kunder njerezimit sic eshte 21 janari dhe Gerdeci !
    Ndersa Presidenti sylesh vazhdon e ben sehir ne nje kohe qe cdo shtet demokratik do te reagonte menjehere e teper fuqishem per te vene para drejtesise cilindo qe me veprimet ose mosvperimet e tij ka krijuar shtratin e nxehte dhe kushtet perfekte per kete kusari.
    Vjedhja afatgjate e multimillioneshe e Bankes se Shtetit Shqiptar nga persona brenda personelit te saj nepotiko- politik eshte nje skandal kombetar e nderkombetar, eshte turpi i Guvernatorit dhe oborrit te tij nepotik politik, qe na mori fytyren edhe ne shqiptareve kudo jemi.
    Orvajtjet e pacipa, cinike, cnjerezore te Ardian Fullanit dhe cilitdo politikani apo deputeti, qeveritari apo opozitari per ti veshur kesaj kusarie masive nga brenda oborrit te Guvernatorit dhe tutoreve e protektoreve te tij politike vellon e herozimit dhe meritat e zbulimit te saj eshte nje tallje e skajshme me shqiptaret dhe nje komedi e shpifur ne syte e mbare kombit dhe te miqeve dhe aleateve nderkombetare.
    Stop me hajgare te tilla banale e tallje cinike me shqiptaret. Pak se u shperdoruat mundin e djersen e tyre, por edhe tallen me varferine dhe mjerimin ku e ka katandisur Zogu, qoftelargu Enver Hoxha dhe pjella e tij bastarde Sali Berisha dhe banda e tij e kusareve, qe e kane kthyer Shqiperine ne nje ciflig te klanit te vet familjar e politik, ku ata dhe banditet e tyre bejne beun dhe taksidaret ndersa shqiptaret rajane, roberit e tyre.

    Minat me sahat te Berishes dhe Maja e Ajsbergut te kusarise bankare

    Ardian Fullani eshte vetem njera prej shume minave me sahat qe ka lene te kurdisura e gati per te shperthyer ne cdo kohe despoti dhe albanofagu me i eger ne historine shqiptare Sali Berisha ne cdo fushe e ne cdo skaj me djersen e mundin e shqiptareve,
    Vjedhja masive e shumevjecare e “nje hajni xhepash” 7 milione dollaresh duket e mund te jete vetem Maja e nje Ajsbergu e nje kusarie me permasa shume me te medha. Prokuroria, Byroja Kombetare e Hetimit, SHISH-i, KL(E)SH-i …te gjitha hallkat e shtetit shqiptar duhet te veprone me iniciative e rrufeshem per ti shkuar deri ne fund kontrolit e hetimit te cdo hallke e cdo veprimi e mosvperimi kriminal te kupoles se Bankes se Shtetit Shqiptar, e per te vene ne bangot e te akuzuarit cilindo qe ka ka gisht direkt e tetorthorazi ne kete e shume kusari te tjera te mundshme.
    Behet fjale per Banken e Shtetit Shqiptar e jo per Banken e Ardian Fullanit apo Petraq Milos, as e Dhori Kules e jenicereve blu, e Sali Berishes apo Fatos Nanos, te Podestes apo Damir Fazlicit, as e Klanit te Fevzi Frangajat e as e Klanit te Argita Xenit…. as e dreqit apo te birit.
    Banka e Shtetit Shqiptar eshte banka e te gjtihe e secilit shqiptar. Kur vidhet e shperdorohet si ne mallin e babait Banka e Shtetit Shqiptar jane vjedhur e demtuar te gjithe e secili shqiptar, eshte cenuar stabiliteti financiar, vete e ardhmja e Shqiperise dhe shqiptareve.

    “Nje hajdut xhepash” perballe nje mali kusarie

    Asnje insitucion, anje politikan, aq me pak nje Banke … askush nuk qendron mbi ligjin e voten e popullit, voten e demosit qe quhet dhe eshte demokracia. Qe veria e ka per detyre ligjore dhe mision hyjnor te marre cdo mase e kryeje cdo veprim deri tek nje audit e hetim te imte e te menjehereshem kombetar e nderkombetar, perfshi BERZHI-in, FMN-ne dhe Banken Boterore ne Banken e Shtetit Shqiptar per te pakten pese vjetet e fundit.
    Jam i bindur dhe i sigurte qe vjedhja tre vjecare e multimilioneshe e “hajnit te xhepave” do te duket si nje hajni xhepash perballe malit te kusarise Fullani Berisha e Co.
    Ligj e drejtesi per cilindo ! Pranga jo dekorata! Ndeshkime te pameshirshme ligjore jo pergezime e ledhatime per kusaret dhe tutoret e protektoret e tyre!
    Sot! Neser eshte e do te jete teper vone !

  37. aaa says:

    Lexova plus artikullit dhe nje pjese komentesh qe ja vlen te lexohen dhe ideja e pare qe nxjerr eshte se ABushatin shumica e komentuesve e kryqzojne ose e vene ne loje pamvaresisht se te gjitha gjerat qe thote qendrojne.

    Ne fakt eshte humbje kohe te merresh me Nishanin se ai po vepron egzaktesisht ne ate menyre qe i thone ato qe e zgjodhen para nje viti.Ku kuptohet se pergjegjsia kryesore bie mbi PS & edi ramen se flinin gjume ne ate kohe.

    Nqs se do kthehemi ne qershorin 2012 kur u zgjodh Bujar Beu president kuptohet se ai gjore eshte jo vetem manekin por dhe i peshtirosur (ka dhe manekine te pashem)

    Por tablloja dhe loja e Nishanit spjegohet ne menyre perfekte me periudhen e pas 21 janarit 2011.

    Mbasi vrau barbarisht 4 veta ne boulevard Berisha jo vetem u shpall burre shteti (qe nuk doli ne kunder miting) por krimi I tij u barazua nga I nderuri Arvizu me viktimen.Pra faj kishte dhe krimineli berishe por dhe protestuesit qe dolen para kallashit berishes..

    Ne ate kohe berisha kreu nje puc shteti klasik biles akuzonte si puciste dhe EDRamen,Topin,INARAMEN,BAHRI SHAQIRIN biles dhe kete Andibushatin me Meron etj.

    Eshte bizarre te mendosh qe nen “hunden” e ambasdorit arvizu qe eshte njeriu me i fuqishem ne shqiperi Krimineli berishe rrembeu nen bekimin e ketij te fundit nen rrogoz
    -Bashkine Tiranes
    -Presidencen
    -Shikun
    -Prokurorine
    -Gjykatat
    -KLD
    -KLSH
    -Ambasadat
    -Bankat
    -Kolegjin zgjedhor
    -Mediat kryesore
    Etj

    Pra duke patur fuqine nje faraoni monster ne shekulli e 21 “garantet nderkombetare” te Edi Rames i dhane ketij te fundit si “gjynahqar” karriken e K/M se u soll mire si “cun tirone” se iku me bisht ne shale kur I vrane 4 shqiptare qe ai kish thirrur ne miting dhe sot po lejon ti pshurrin vrasesit e tyre..

    Nuk eshte faji as i handikapatit Nishani,as kriminelt berishe,as hipokritit arvizu,as mashtrusit ilir meta as debilit lulzim basha qe po veprojne ne menyre orgjinale sipas roleve te tyre.

    Faji eshte I Edi RAMES dhe kupoles se PS ne qeveri dhe parlament qe po mashtrojne ne menyre te felliqur 1 miljon votuesit dhe po aq emigrante qe duan vetem nje gje kryesore:

    Denimin e kriminelit berishe dhe jo te tallet si ne kukes para pak muajsh qe quajti kryetradhetarin berishe si nje nga “heronjte” qe solli pamvaresine eKosoves kur vete Edi rama shellehej ne detet e frances dhe berisha i futi thiken pas shpine kosoves.

    Boll andi bushati me keto hartime te peshtira: thuej shqiptareve qe paria e Tiranes eshte thjesht nje ingaranazh ne kete regjim ambasadorial qe ka 22 vjet qe na ka zene frymen…

  38. trebaci polifoni says:

    bukur
    por ke munguar….

    po cu bere o andi djali
    se neve na morri malli
    dhe nu ke folur asnje fjale
    se u vodhen milion leke
    se nuk fole asnje germe
    per ata qe bene gjemen
    se nuk fole o bushat
    per ata qe vodhen rrehat
    per fullanin kurvenatoren

  39. Garip Grenxa says:

    ALBAN DEGA

    PJESE NGA ARTIKULLI
    “VOTA IME PER ATDHETARIN SALI BERISHA”

    BOTUAR NE GAZETEN 55 TE FARI BALLIUT PARA PAK KOHESH..

    Nuk ka shqiptar brenda e jashtë Shqipërisë te sjelle nje fakt korrupsioni ose dallaverjeje financiare te Sali Berishes. Jo vetem kaq. Ne çdo rast qe ai eshte informuar apo ka marre vesh per korrupsion e dallavere ai menjëherë i ka spastruar pa mëdyshje autoret e tyre si ne Dogana, ne KESH, ne Tatime pra ne pikat kyçe ku eshte djersa e mundi i popullit. Persa u perket shpifjeve per vajzën e dhëndrin e tij do t’u thoja akuzuesve te tyre turp e
    faqja e zeze per ju se cdo pasuri e tyre eshte e mbuluar tërësisht nga pagat e larta me UNMIK-un e KFOR-in ne Kosovë.
    Mos valle djali dhe vajza e tij duhet te rrine papune e te heqin dore nga profesionet e tyre vetem per te kenaqur kundershtaret e tij!? Mos valle femijet e tij duhet te behen fli te “moralit proletar” dhe “dhjete tipareve te komunistit”!????
    Te përgojosh djalin e Berishës është po aq e turpshme sa përgojimi i sëmundjes se kapercyer te djalit te Edi Rames… Edhe me e paturpshme është përgojimi i kombësisë së bashkëshortes se tij! Turp e faqja e zeze se Liri Berisha, Balidemaj është nderi i gruas shqiptare ne te gjithë drejtimet …
    Shembull serioziteti
    Mund te besh shume kritika e vërejtje per politiken e meparshme dhe te sotme te Sali Berishes. Nuk ka se si ndodhe ndryshe: kush punon edhe gabon. Po askush nuk mund ta akuzoje Sali Berishen per mungese serioziteti. Sa ishte serioz e skrupuloz ne fushen e kardiologjise kur iu fut asaj, aq bile edhe me serioz e tregoi dhe po e tregon vetveten ne fushen e politikes.
    Asnje pune ai nuk i futet me dy mendje… Kij inatin por jepi hakun edhe kundërshtarit. Realiteti eshte realitet edhe kur nuk me vjen per hosh mua. Me gjeni nje lider politik me serioz e me punetor se Sali Berishen dje, sot…. Neser ishalla do t’ia kalojne shume te tjere per te miren e Tropojes dhe Shqipërise. ” Nuk ka lider me punetor se Sali Berishen” ka deklaruar Euro- Deputetja Doris Pack dhe shume personalitete te tjera evropiane.
    Zero tolerance ndaj imoralitetit
    Nuk ka asnje lider politik ne Shqipëri sot qe gëzon moralin dhe reputacionin e Sali Berishes . “Ishte I vetmi profesor qe te shikonte si prind, si profesor e jo si laper ” me thoshte nje ish- studente e tij e para 25 vjetëve… Gjithë jeta e tij, por edhe paraardhësve te tij dhe krejt families se tij jane eshte shembull morali te larte shqiptar.
    Per cdo gje mund te toleroje por kur eshte fjala per moralin toleranca e tij eshte zero, sic e tregoi edhe jo vetem rasti i ish- ministrit te Kultures, Rinise dhe Sporteve Ylli Pango. Berisha e shkarkoi ate brenda kater minutash sapo u transmetua kronika e “Top-
    Chanel” “Fiks Fare” Ka shembuj te pafund qe me bëjnë te ndihem krenar per kete bashkëvendës timin, sic e kam deklaruar edhe me pare. Sali Berisha ka nisur projekte te medha per Shqipërine ne Veri e ne Jug, ne Lindje e ne Perendim. Ka marre përsipër barre te medha e te renda qe vetem nje lider punetor, kurajoz, serioz si ai mund t’i çojë deri ne fund.
    Sali Berishes i duhen edhe kater vjet qe ti perfundoje ato…. Ndaj vota ime do te jete per Sali Berishen. Ai ngjason mjaft me ish- Presidentin amerikan Xhorxh Bush …. Kur e jep fjalen, qofte edhe mbrapsht po te jete, ai e çon deri ne fund. Ne rastin konkret behet fjale per fjale per se mbari ne dobi e ne sherbim te Shqipërise e popullit te saj.
    Sali Berishes i duhen edhe kater vjet qe ti perfundoje ato…. Ndaj vota ime do te jete per Sali Berishen. Ai ngjason mjaft me ish- Presidentin amerikan Xhorxh Bush …. Kur e jep fjalen, qofte edhe mbrapsht po te jete, ai e çon deri ne fund. Ne rastin konkret behet fjale per fjale per se mbari ne dobi e ne sherbim te Shqipërise e popullit te saj.
    Kantier i madh ndërtimi
    Sali Berisha e ka kthyer Shqipërinë ne një kantier te madh ndërtimi. Vetëm një lider si ai mund tu beje balle ritmeve te larta te punes qe kerkon ky kantier. Sali Berisha eshte pjekur politikisht. Ai ka krijuar nje karizme te spikatur dhe autoritet te padiskutueshëm brenda vendit dhe ne arenën ndërkombëtare. Pranimi i Shqipërisë në NATO, këmbëngulja e tij per futjen e Shqipërisë ne Bashkimin Evropian, vizitat e takimet e shumta ne nivelet me te larta shtetërore e botërore janë një garanci për rritjen e forcimin e autoritetit ndërkombëtar te Shqipërisë.

    Asnje politikan shqiptar sa Sali Berisha nuk ka mesuar e nxjerre me shume mesime nga nena e demokracise SHBA-se….

    1. ALBAN DEGA says:

      GRENXA MJERANE E BERISHES

      Meso ABC-ne e politikes dhe krijimtarise publicistike perpara se te besh pacavure te tilla.
      Eshte nje ndoshta gjithsejt 3- 4 komente ne perkrahje te Berishes per aresye qe e kam shpjeguar teper qarte ewdhe ne shkrim.
      Mos harro se jane mbi 3000- 4000 komente,analiza dhe shkrime teper kritike ndaj Sali Berishes qysh prej 19 qershorit te vitit 1992 e deri sot.
      Nuk jam aspak i penduar as per ato 2-3 shkrime perkrahese e aq me pak per ato 3000 – 4000 shkrime kritike dhe teper kritike ne adresen e Sali Kadafit +… jo vetem ne gazetat e shtypin shqiptar por edhe ne ato me emer e prestigj te shtypit boteror…
      I kerkoj falje lexuesit se nga faktet qe po dalin, qe po shohim me syte tane perdite kam qene teper i bute megjithe kritikat per gjoja shkrime ekstremiste, inate personale…. ne adrese te kesaj katrahure te Shqiperise qe e rrenoi tre here… mijera here nje shtet te tere dhe njesoj si “Tersi i Pojanit” edhe pas vekjes s etij politike me 23 qershor ka lene mbrapa mina me sahat ne hallka jetike te shtetit dhe demokracise shqiptare si Nishanin,Zagonjarin, Ceken e KLD-se, Visho Ajazin, Adriatik Llallen….. dhe ne cdo fushe te jetes.
      1997 paska qene lule krahasuar me katrahuren qe la mbrapa kjo katrahure e Shqiperise me emrin me te zi ne historine e Malesise se Gjakoves dhe te Shqiperise.
      Por mos harro se shume shpejt , brenda nje jave do te lexosh xhevahire, fakte te gjalla, te pabotuara ndonjehere per kete faqezi te Malesise se Gjakoves dhe mbare Shqiperise, per antishqiptarin dhe kusarin me te madh ne historine shqiptare. Do ti vije era mbare Shqiperise nga albanofobia e tij…
      Edhe Hamza Kastrioti edhe Ahmet Zogu , edhe Esat Pashe Toptani , edhe Sinan Hasani e Rrahman Morina ,… edhe dreqi e i biri do te dalin me patriote se ky albanofag i terbuar.
      Arma ime eshte fakti jo pallavrat e kota… Nje fakt vlen me shume se nje thes me pallavra o Grenxa mjerane e Berishes qe duke u orvatur te me pickosh mua helmon vetem veten tende dhe bosin tend faqezi.
      Lanet …
      Dua me kete rast te parafalenderoj vellazerisht botuesin e “Temes” Z. Mero Baze per kontributin e tij te jashtezakonshem per demaskimin e kesaj murtaje te Shqiperise dhe banditeve te tij.
      Po ashtu i kerkoj falje publike per tre- kater reagime emocionale kunder tij ne vitin e mbrapshte 2009…
      Jam krenar per kontributin tuaj te jashtezakonshem vella Mero Baze keto vitet e fundit duke u bere zeri dhe shpirti i shqiptareve kunde tiranit Sali Berisha dhe shpures se tij kusare e vrastare!
      Historia e gazetarise shqiptare do te shkruaje me germa te arta kete kontribut heroik ne rrethana te jashtezakonshme!
      Hallall gjini i Nanes Shqiperi dhe nanes natyrore Mero vellai, sic themi nga Malesia e Gjakoves.
      God bless you!

  40. alieni- says:

    o bushat me ngjale ne shtrat.me prostitut si ndoka e me vrases si frroka jo gazetare por edhe gomare nuk te lejne te behesh.ani po te kapi kokepalari qe gelliti ngjalen nga prapa nuk te jep as lesh e lere Aspirine.o ju mutanta te rilindur enveri-zgjohuni sa nuk ju ra terri se nuk ju shpeton as zoti e as luciferi.

  41. Xhon megou says:

    shume qenke nxehur mor albon jaroni…..berisha me fullanet e tij eshte kriminel por jo fajtor…fajtoret duhen gjendur tek ata qe e prune ne pushtet ne 1991-1992 dhe e kam llafin per rajersonin qe erdhi nga beogradi me serbishtfolesin ellezbibiraj dhe banden e tropojes…po deshe te fillosh te shkruash xhevahire te “pa botuara” filloja me arin shqiptar me londer qe bene gallate rajersoni me berishen qe ne 1992-1993….mos themi per 2 prillin 1991 dhe banden e tropojes kur ti i shkoje prapa bythes berishes,hajdarit dhe biberit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje