Jo Erik, nuk je ti fajtori!

8 Gusht 2014, 21:09Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Në historinë e tij politike Sali Berisha ka pasur momente të rënda, kur i është dashur të shkelë mbi veten e tij për shkak të gjemave që i kanë bërë në abuzimin me pushtetin, njerëzit e Familjes. Në një ditë të marsit 2008, atij ju desh të mësonte se ka shpërthyer një depo dhe janë vrarë dhjetra vetë. Emri i parë i të vdekurve ishte i baxhanakut të tij, i punësuar nga djali i tij në një biznes të sponsorizuar politikisht, i cili kishte prodhuar procedura vdekjeprurëse. Është fjala për tragjedinë e Gërdecit. Edhe pse ka ndryshim në marrjen e jetës së njerëzve, ajo është e ngjashme nga shkaku me skandalin e Bankës së Shqipërisë. Në të dy rastet mbështetja e fortë politike prodhoi papërgjegjshmëri, dhe shkaktoi skandalin.

Në atë kohë Sali Berisha u mundua shumë të fshihte gjurmët e djalit. Prej tetorit 2007 deri në dhjetor, ai vazhdonte korenspodencën me Nwe York Times, për ti sqaruar se i biri i tij nuk kishte lidhje me eksportin e armëve kineze për llogari të amerikanëve në Afganistan. Në mars, pas skandalit të Gërdecit, kur New York Times e përmendi emrin e të birit të përfshirë në këtë aferë, ai e quajti atë letër higjenike. Më pas u mor me ne të tjerët që ja përmendim këtu. Dikë e fyente, dikë e sulmonte fizikisht, financiarisht dhe publikisht, dikë e trembte, dikë e blinte….

Prej asaj kohe, pra prej kohës kur familja e tij u ekspozua si një përgjegjëse në një histori të rëndë korrupsioni e më pas, gjithë pushteti i Berishës ishte në funksion të mbrojtjes së Familjes nga skandalet. Ai bëri armiq presidentin e Republikës, kryeprokurorin, deputetë dhe ministra të tij, vetëm se nuk ishin të gatshëm të mbronin fëmijët e tij. Nga ana tjetër, ai i bëri një gjëmë dyfish PD-së, pasi promovoi dhe ngriti në poste kyçe eunukë idiotë, të cilët kuptuan se kishte ardhur koha që për të bërë karrierë, mjaftonte të ishe i gatshëm të mbroje Familjen. Është kjo arsyeja që sot në PD ekziston Aldo Bumçi, Eduard Halimi, Lulzim Basha, Flamur Noka apo dhe Gert Bogdani.

Historia politike e Berishës pas vitit 2008 është një histori e luftës se pushtetit të Familjes për të nënshtruar shtetin shqiptar, për ta kapur atë dhe për të siguruar të ardhmen e patrazuar të familjes. Ata kapën pas kësaj gjithë institucionet, gjithë gjykatat, prokurorinë, presidentin, Bankën Qendroe dhe bankat e nivelit të dytë, medien dhe shoqërinë civile, universitetet private dhe publike, dhe çdo gjë tjetër ku lëviznin milionat e Familjes.

Për t’i kapur të gjitha këto nuk ishte e lehtë. Diku duhet të mbeteshe peng i tyre. Dikujt duhet t’i falje të kaluarën, dikujt duhet t’i besoje sekretet, dikush duhet të të bënte punët e pista etj.

Nga mënyra se si Sali Berisha sillet tani me institucionet që ka pas kapur në pushtet, jemi në gjendje të kuptojmë kush prej tyre varet prej Berishës ende, dhe kush prej tyre mban peng Berishën. Fjala vjen, kur flasim për presidentin, e dimë që Berisha shkon të pijë kafe një herë në javë, e udhëzon çfarë të bëjë dhe ai e zbaton me përpikmëri. Pra, kemi ende një raport ushtar- komandant. E njëjta kur flasim për gjykatat apo prokurorinë. Por, qenka një institucion para të cilit Sali Berisha është peng dhe ndjehet i frikësuar t’i iki nga duart. Kjo është Banka e Shqipërisë. Edhe pse Ardian Fullani është një i majtë i vjetër, një ish- lapangjoz i Fatos Nanos, Sali Berisha është peng tek ai. E tregoi dje në mënyrë të frikshme, kur pasi mbrojti Fullanin, doli dhe një herë të mbronte djalin e tij, Erikun!

Askush nuk ka gjë me djalin e Fullanit. Të gjithë e kuptojmë që kemi të bëjmë me një fëmijë problematik, të keq-edukuar dhe të rritur mes parash. Ai nuk është si Shkëlzeni dhe Argita. Ai nuk bën biznes. Ai nuk vret njerëz. Ai nuk vë gjoba. Ai nuk shet koncesione dhe nuk bën privatizime. Ai nuk hedh bizneset në emër të shokëve. Ai është një kalama që reflekton me sinqeritet fytyrën e familjes Fullani, papërgjegjshmërinë e prindërve jo vetëm ndaj institucioneve publike, por dhe ndaj institucionit të shenjtë të prindit. Eriku është i pafajshëm. Ai është viktimë e prindërve të tij dhe askush nuk e bën atë fajtor. Është kjo arsyeja që shqiptarët janë të irrituar me Fullanin dhe duan dorëheqjen e tij.

Sali Berisha vrapon të mbrojë Erikun sikur është Shkëlzeni, sikur ka hapur ndonjë biznes dhe i janë vrarë 26 vetë, sikur i ka kërkuar ndonjërit tre për qind për firmën e babait, apo sikur ka shitur ndonjë pronë të bankës dhe ka marrë përqindje. Jo! Eriku është një fëmijë i llastuar dhe keq-edukuar, për të cilën Fullanët duhet të ndjehen më fajtorë se për vjedhjen e bankës apo shitjet e gjyqeve. Askush nuk është i zemëruar me Erikun! Unë si prind ndihem keq për të. Është në moshën e fëmijëve të mi, kanë shokë të përbashkët dhe është aq i sinqertë në ato që ka bërë, duke ekspozuar gjithçka, sa i duhen dyfishuar akuzat prindërve të tij.

Ai që më çudit në këtë rast është Sali Berisha. Ai nxiton të shpjegojë dhe Instagramin e Erikut, Facebook-un e tij, cilësinë e veturave dhe orëve, për t’i kujtuar Fullanit se po e mbron sikur ta kishte djalin e vet. Kjo nuk i vlen fare Erikut. Ai nuk i ka rënë më qafë askujt si qytetar, nuk ka vënë gjoba, nuk ka vrarë për të fituar. Maksimumi ka prishur pa kriter paratë e fituara pandeshmërisht nga prindërit e tij. Sali Berisha nuk ka pse e mbron sikur të ishte Shkëlzeni.

E vetmja arsye që mund ta bëjë këtë, është nëse Fullani di ndonjë gjë aq të rëndë për Shkëlzenin apo fëmijët e Berishës, sa ky i fundit nxiton t’i bëjë një nder paradhënie, për t’i treguar se s’duhet të tradhtojnë njëri- tjetrin.

Erik, mos e prano atë avokat! Edhe nëse ka qenë orgjinal 500 euroshi që fshije djersën, edhe nëse janë orgjinale gjithë orët që na çmende duke na i treguar, edhe nëse ke 5 vetura e 7 dyqane, ne e dimë që nuk janë të tuat. Nuk kemi gjë me ty. Ti ke kohë të ndryshosh, të bëhesh djalë i mirë, të ulesh e të bësh ndonjë punë në këtë jetë, t’ia dalësh dhe pa babain guvernator e mamanë gjykatëse. Jeta nuk është vetëm lek qyl. Vlejnë dhe shijon më shumë kur është e vërtetë. Injoroje atë që i kërkon “besën” babait tënd duke bërë sikur të mbron ty. Ti nuk ke bërë ndonjë krim ndaj nesh. Ndaj teje është bërë krim prej prindërve të tu, që të kanë mësuar të sillesh kështu .

Por, ti ke kohë dhe shpresë. Ai që bën sikur të mbron, s’ka kohë dhe shpreson t’ia mbrojnë gjëmat e fëmijëve të tij, njësoj siç mbron ai Instagramin tënd. Mos ça kokë për të.

Është një histori që na ka zemëruar për shkak të babait tënd. Nëse ai është njeri i lirë dhe ikën duke kërkuar ndjesë, ti s’ke asnjë punë me “besën” që kërkon Berisha. Nëse yt atë nuk është i lirë, ne ndjehemi të pafuqishëm ligjërisht ta shkarkojmë dhe do vazhdojmë të merremi me të. Këshilli i Bankës nuk e bëri këtë. Babai yt i pengoi. Qeveria nuk e bën dot, pa mbaruar hetimet prokuroria dhe pa i thënë fajtor. Deri atëhere, natyrisht ti do bezdisesh, se do të kujtojnë të gjithë Instagramin, fotot, 500-çen e djerësve, gjyqet e nënës, dyshimet për vendimet etj. Është çmimi që do paguash për lirinë e babait tënd, ose më mirë të them, mungesën e lirisë. Ai duhet të zgjedhë. Prindërit e mirë dhe njerëzit me dinjitet në raste të tilla ikin vetë. Pafuqia jonë për ta hequr nuk është vlerë e tij, është antivlerë e sistemit. Vlerë e tij është të provojë që është njeri i lirë, i përgjegjshëm dhe i gabueshëm si çdo njeri, qoftë dhe në rastin tënd.

Shpresojmë të gjithë si të pafuqishëm që jemi sot, që ai të të zgjedhë ty, të të mbrojë ty, të iki për ty dhe mos të të lërë në dorë të nderit reciprok të Sali Berishës. Ti nuk ke punë me atë dhe Familjen e tij. Ti mund ta rinisësh jetën dhe historinë tënde. Ai dhe nëse i jep gjithë thesarin e bankës së babait tënd, nuk e riblen dot historinë e tij.

99 komente në “Jo Erik, nuk je ti fajtori!”

    1. Pjeshka Dasares says:

      o i nderuar Mero mos i lodh lexuesit me Erikun por me Lul Kikirikun.

      Lul Bashici(kryeministri i ardheshm )jo vetem qe shiti detin grekut,jo vetem qe spiunoi UCK,jo vetem qe vrau ne 21 janar,jo vetem se vodhi sa 300 Fullane por akuzon “kriminelin’ edi rama si bandit para zonjes nuland e cila jo vetem qe e ndegjoi me vemendje por i futi dhe nje te puthur ekstra

      Tiranë – Kryeba-shkije-aku Lulzim Basha i ka deklaruar sot, N/Sekretares Amerikane Victoria Nuland, që po viziton Tiranën zyrtare, se presionet që po ushtron Qeveria për të kapur drejtësinë në vend, janë një këmbanë alarmi për stabilitetin në vend.

      Gjatë një takimi që ka zgjatur përtej parashikimit, Basha ka theksuar nevojën për konsolidimin e sistemit të drejtësisë, duke luftuar rastet e korrupsionit dhe duke rritur pavarësinë e tij, por kjo mund të bëhet vetëm përmes bashkëpunimit më të gjërë të mundshëm mes forcave politike, drejtësisë dhe institucioneve ndërkombëtare.

      Po ashtu, kreu i PD-së e njohu Nuland me shqetësimet e opozitës për zhvillimet në vend, si kapjen e institucioneve të pavarura, moszbatimin e vendimit të gjykatave nga qeveria, pushimet masive në administratë në kundërshtim me Ligjin për Nëpunësin Civil, futjen e elementëve kriminalë në strukturat shtetërore dhe bllokimin politik të pushtetit vendor në kundërshtim me interesat e qytetarëve .

      Konkretisht, ai e informoi zyrtaren e lartë amerikane për kapjen e institucioneve të pavarura nga qeveria, si ILDKP, AMA, për moszbatimin e vendimit të gjykatave në rastin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin e Nëpunësit Civil, për ngritjen e komisioneve parlamentare hetimore apo për kompetencat e INUK.

      Në përfundim, duke u ndalur tek rasti i goditjes dhe kërcënimit me jetë të deputetit Strazimiri në Kuvend, Basha tha se Partia Demokratike është e shqetësuar për faktin se Kryeministri ka ngritur në parlament një strukturë dhune me elementë kriminalë për të kërcënuar opozitën dhe fjalën e saj.

      1. isidor says:

        Pasi ka nje jave qe merret me erikun dhe unazat e stomakut te fiones, njelloj sic merrej dikur me Gregun dhe Kristaqin, tanime konkluzioni eshte qe fajin e ka saliu me familjen. gazetari pa bosht.

        1. Djali111 says:

          Isidor!
          A ke mendu ndonjwherw se çka do tw thotw emri jot? Sigurisht qw edhe ti je si ai djali i Fullanit. Nuk e di a ke tw njejtin kapacitet financiar por intelektual sigurisht.
          “Easy” & “Dor” janw dy fjalw angleze tw cilat pwrkthehen “lehtw” dhe “Der”. Shikoje edhe ti vehten se je ekzaktwsisht viktimw e prindwrve tu.
          Mendoj se dhe shpresoj t’i kuptosh kto qw po tw shkruaj. Gjithsesi nw se mw shan, qoftw edhe me mend, e din vet ti……………….
          Nw batutw:
          Njw familje kishte njw papagall dhe e nxjerrte gjithmonw nw ballkon pasdite kur kishte ra hija. Zakonisht papagalli shikonte njw qift qw delnin pwr xhiro dhe i shante ato. Njw ditw i indinjum mashkulli merr guximin dhe shkon e ankohet te i zoti i papagallit. Ky i fundit e mirkupton ankimuesin dhe e rrah aq shumw papagallin se qw i then kwmbwn dhe njwrin krah.
          Tw neswrmen qifti, si zakonisht nw xhiro, kalon poshtw ballkonit dhe e shohin papagallin tw shtrirw nw kafaz nw njw gjendje shumw tw randw. I fashuar nw kwmbw dhe krah me sy tw nxirw sikurse edhe disa pupla i mungonin.
          Krenar pwr rezultatin e penalizimit tw papagallit mashkulli i qiftit e pyet atw duke i than: he mor garip nuk po shan ma?
          Papagalli i pwrgjigjet: E din vet ti s’kam qa me tw than ma.
          Po kwtw a e kuptove Isidor?

          1. Djali111 says:

            Duke lan punen e Isidorit deshta me tw pwrgwzu MERO pwr kwtw artikull. Ekzakt kjo asht situata (mendoj un).
            Respekte.

            1. Raimond Vlonjati says:

              Eriku dihet qe nuk ka faj, ndaj nuk po na thote ndonje gje te re Mero ketu.
              Erikun e sulmonte vetem Mero pse ai loste me parate qe i jepte i jati,por qe Eriku eshte cun i ri dhe do lozi do beje qejf , Dhe mire ben

              E reja ne kete artikull eshte se, Mero po i jep sinjale Fullanit, qe po dha doreheqjen , nuk i ndodh azgje.

              Sala natyrisht e mbron Fullanin,por Sala eshte ne opozite dhe nuk ka gje ne dore
              Porse ne kete rast Fullanin po e mbron me shume, heshtja e qeverise…..

              Qeveria qe gjasme lufton korupsionin, tani e fsheh veten mbas “pavarsise se Bankes” …Justifkim komplet qesharak
              Edhe Mero te njejten gje ben , njelloj si qeveria ….

              Ne fakt ata ne Partine Demokratike qenkan budallenj, se po te sulmonin Fullanin do diskretitohej qeveria komplet dhe do vinin me lehte ne pushtet

              1. pelivan says:

                O Zot! Sa i mencur qe eshte ky budalla me larte!..

                1. Raimond Vlonjati says:

                  O i zgjuar ,mos u merzit…

            2. armando says:

              Thelbi shkrimit qenka qe ti Erik nuk ke faj por sic e kam zakon une do merrem me ty qe je adoleshent qe te sulmoj babain tend. Ti erik bashke me motren tende mos e prano ndihmen e askujt nderkohe qe une te demonizoj ketu ne portale dhe sle gje pa nxjerre per ty. Kuptoje nuk e kam personale po kete gje kam bere perhere. I shaj njerezit nga familja qe te vene mend e te japin doreheqje por ne fund jemi si gjithmone miq e shoke.

        2. Dielli mbi KORAB says:

          Per mua ky eshte shkrimimi me i ndjeshem dhe artistik qe kam lexu prej Meros.Shkrim njerzor dhe akuzues njekohosisht.
          Stili i Meros eshte terheqes dhe nuk te merzit,e lexon rresht pas rreshti dhe ne fund eshte finalja.
          Suksese i nderuar dhe i pakompromentuar Mero.

          Gjermani 9 August

        3. Lule says:

          Ti me duket se je si djali i Fullanit qe i ke marre leket qyl. Shkoni punoni dhe fitoni lekun me djerse. Te kishte qene sistemi i Enver Hoxhes e shikonin keta se ku shkonin si grupi i bileta e te trenit. Prandaj ka mbetur fukara ky popull nga kjo lloj hajduterie

      2. vetmia says:

        Ke degjjuar PORDHE ME RIGON o pjeshke ? Kjo eshte gjith c’ke shkruajtur

        1. web says:

          o vetmia e shkrete

          Eriku Fullanit eshte mikroskopik para Shkelzenit se ky eriku merret me milona kurse Shkerdheni merret me miliarda.

          Jo vetem kaq por ai ka gestapon e tij qe dihet qe eleminoi Kosta Trebicken,Skardilajtin e vlores ,oficerin e shikut,sokol olldashim,ferdinat ponin dhe se fundi artan santon per kaparin 90 miljon dollare te albetrolit .

          Aq i tmerrshem eshte sa gjen “ekperte” profesinale ne Virxhinia te Shba per te vertetuar se kosta trebicka u vra ne nje gremine 2 metra te larte

          Aq i rresikshem eshte sa gjenralin Luan Hoxha qe ishte i kercenuar me jete nga SS Sali_Shkelzni sa e moren miqte e Virxhinias ne Amerike se “i duhej i gjalle” ky deshmitar.

          Por nuk eshte vetem Shkerdheni ne Ballkan..“Rugova, Tuxhman, Izerbegoviç, Millosheviç dhe Berisha kanë dominuar fatin politik të Ballkanit për dekada, por tani djemtë e tyre janë përfshirë në skandale”

          “Djemtë e këqij të Ballkanit”! Kështu titullohet shkrimi i gazetës së njohur zvicerane “Basler Zeitung”, e cila tregon për djemtë e politikanëve të Ballkanit që kanë qenë në pushtet për një kohë të gjatë. Në shkrim përmendet edhe djali i ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, ku ky i fundit ka dominuar fatin politik në vendin tonë për një kohë të gjatë. Sipas këtij artikulli, Shkëlzen Berisha është përfshirë në disa skandale korrupsioni dhe ai akuzohet për shpërthimin që ndodhi në fabrikën e municioneve në Gërdec në vitin 2008. “Në Shqipëri, një tjetër republikë buzë Adriatikut, janë shtuar thirrjet që Shkëlzen Berisha të dalë përpara drejtësisë. Djali i presidentit dhe kryeministrit jetëgjatë në pushtet, Sali Berisha, është përfshirë në disa skandale korrupsioni, duke fituar kontrata publike.

          Nga mediat, Shkëlzeni akuzohet kryesisht për shkak të shpërthimit në një fabrikë municionesh në fillim të vitit 2008. Nga shpërthimi mbetën 26 të vdekur dhe më shumë se 300 të plagosur. Në këtë punishte demontohej municion i vjetër. Por, disa politikanë të lartë, biznesmenë të dyshimtë dhe djali i ish-kryeministrit e përdornin si biznes fitimprurës. Municioni 50-vjeçar me origjinë kineze dhe sovjetike i shitej ushtrisë afgane. Për dhjetë franga në ditë, fshatarët shqiptarë, gra e fëmijë ndanin predhat e bronzit duke marrë barutin. Biznesi vdekjeprurës, sipas gazetës “Neë York Times”, drejtohej edhe nga trafikanti zviceran Henrich Thomet dhe një firmë amerikane me qendër në Majemi, e drejtuar nga një tregtar 22-vjeçar dhe një masazhator. Shumica e njerëzve të përfshirë në këtë aferë kanë shpëtuar pa ndëshkim. Dhe nuk do ishte surprizë e madhe nëse drejtësia shqiptare do e kursente ‘Berishën e vogël’. Në fund të fundit babai i tij nuk mund të mbajë dorën mbrojtëse mbi të që kur humbi pushtetin verën e shkuar”.

    2. capajevi says:

      Je i madh Mero

  1. baffo says:

    JE i madh MERO BAZE nuk kam se cti shtoje me teper ketij artikulli te pergezoje

    1. Viktor says:

      Ky shkrim me kujton ate barceleten me nxenesin qe e ngriten ne mesimin e biologjise dhe i vetmi kapitull qe kishte mesuar ishte ai i morrit. Megjithate per ta bere pak me konkrete biseden kush e pengon qeverine te vertetoje akuzat e saj per familjen Berisha ? Pastrimi i parave ka te gjitha kopetencat qe ka banka qendrore per transaksionet e dyshimta. Ose Rama eshte i paafte ti gjeje ose ti bashke me te vetem genjeni nga mengjesi deri ne darke.

      Vazhdoni e flisni me gjuhen e opozites por koha kalon dhe cdo dite e me teper beheni te pabesueshem.

  2. Mixdown says:

    Dmth Edi nuk ka faj po thua ti Mero. Vetem Salushi me Lulushin kane faj

  3. Pionier Lubonja says:

    Bravo!

  4. Artur says:

    duke u marre vetem me Berishen, por e ben Ramen dhe Meten te duken si shenjte, ne nje kohe qe sejcilit i ka plasur disa here ne dore korrupsioni, shkelja e ligjeve, dhuna, lidhjet me krimin etj etj. Je bere si Frrok Cupi i ’96-97 qe theu rekord aq shume e permendte Berishen ne nje artikull.

  5. nga larg says:

    Mero mos tu lodhte ajo mendjemprehtesi qe ke. Respekte nga larg

    1. Toskeria says:

      Jam nje dashamires dhe lexues shumi i rregullt gazetes Tuaj Mero. Si burre vjeter qe jam por edhe i shkolluar medy fakultete, sinqerishte te uroje gjithe te mirat.Gazten dhe shkrimet e Juaja ne veçanti i lexoje me shume deshire.Te uroje gjithe te mirat e kesaj bote, qafime.

  6. naidolk says:

    berishes i mbaj mend piramidat e 97-es, piramiden e universiteteve dhe piramiden e fullanit. Si dhe shume, shume te vrare, shume kaos. Bashes i mbaj mend, ne ministrine e rrugeve skandalin e rruges durres kukes, ne ministrine e brendshme 4 te vraret ne bulevard, ne ministrine e jashtme shitjen e detit, ne bashkine e tiranes avantazhin me 10 vota pas koalicionit me H. Milloshin per 1000 vota. Me e keqja nga te gjitha ishte gjendja e terrorit qe mbollen me te gjithe injorantet qe kishin perreth. Me duket sikur te pd jetojne akoma ne lavdine e viteve 90.

  7. Jimi says:

    Analize precize!

  8. Treviso says:

    Gjate karjeres politike krimineli sali perveç çunit te tije qe eshte natyrale qe do ta mbronte nuk ka mbrojtur njeri tjeter,siç po mbron Don Fullanin. Pse po e mbron kaq shume? Shqiptaret nuk kane nevoje per pergjigje, se e dine.

  9. xh says:

    Nje esse fantastike.C’mund ti shtosh?Asgje.

  10. "BALASHI" says:

    O “Emer”, ti pyet kot. Fshati KOT bie ne Vlore. Nuk e di a ben shume gjera kot ne jete. Mjerani ti. Largon ujkun e na tregon gjurmet… Pika kur je dhe ti burre.

  11. Spiro Duka says:

    hartimi i bukur,fajtor me pranga nuk shikojm.

  12. populli says:

    I mrekullueshem. I mrekullueshem.

  13. glen says:

    Nuk jam fatalist, por kjo ceshtje do vdes shume shpejt. Ose do vdes kjo ceshtje ose koalicioni. Nuk kam degjuar askend nga opinionistet ta permende qendrimin e Ilir Metes tinezisht ne mbrojtje te Fullanit. Dhe nuk kam degjuar gjithashtu te analizoj dikush arsyet e ketij qendrimi. Per mua eshte e thjesht; A nuk ishte anetare e trupes gjykuese te ceshtjes Meta pikerisht Ariana Fullani, e cila e varrosi ate ceshtje njeher e pergjithmone. Tani ka ardh koha per payback. Mjerisht ne ate vend nje kast deputetesh, gjyqtaresh, politikanesh, gazetaresh, prokuroresh, pronaresh mediash ose jo serioz dhe ordiner, bankieresh, profesoresh,doktoresh e policash etj etj kane krijuar nje rrjet tipik mafioz ku ngjyrimet politike kane pak me pak rendesi se ngjyra e kartmonedhave qe shkembejn me njeri tjetrin dhe mbajn status quon duke genjyer sovranin (votuesit) te cilet pothuajse qellimisht i lene dhe injornat dhe te keq perdorur.Mos vall ka ne kete bote gje me te rendesishme se ato ngjyra per ta?! Sado racional te jem nuk e braktis dot totalisht idene se nje organizate radikale (qofte edhe shuum radikale) nuk eshte nje ide dhe aq e keqe, persa kohe qe na ka ngel dhe pak gjak te pathithur nga keta shushunja dhe per sa kohe sa na ka ngel dhe pak dinjitet mjaftueshem per tu ngritur ne kembe e thyer brinjet fullaneve, argitave, metave, frangajve, fevzive e te gjithe seksereve surratpalar, gjoneve, mzive etj etj etj etj. Shqiptaret duhet te shkeputen njeher e pergjithmon nga terheqja somnambule dhe fanatike ndaj ngjyrave korruptuese te monedhave te vjedhura, dhe te ngrihen te marin fatet e vendit te tyre ne dore. Me vjen te ulerij qe ende ka njerez qe ndjejn admirim ndaj ketyre vemjeve qe thithin gjakun tone dhe me cinizem na tregojn se ceshte e drejt dhe jo.

    1. Erion says:

      Cdo koment tjeter eshte pa vlere!

    2. petrit says:

      Duket se kemi nje kaste intelektuale ,ne instuticione te rendesishme te shtetit,qofte dhe ne pushtetin e katert te korruptuar,te lidhu me krimet ekonomike ndaj pasurise dhe djerses se populit,te njerzve te thjeshte te cilet jane ne hall te besojne ne cudirat qe ndodhin ne kete vend edhe pse nuk deshirojne te besojne..Gien ka te drejte.

    3. Luto Nano says:

      E ri lexova ,shume korrekt dhe i vertet.Bravo

  14. Xha Bakua says:

    Po edhe une ashtu them ,se Eriku eshte I pafajshem. Eriku ga dhe prinderit na. , Jo Erku qe eshte ne moshe te re,po edhe une qe jam 70 vjec,po me dhe shume para ,e aq mekeq kur nuk punoj do ” terbohem”.
    A kishte faji djali i GALIPIT,qe i thoshte Bardhit me sill buken ne shkolle e me lidh lidheset e kepuceve? Jo . Ashtu e edukonin e ashtu vepronte. Nuk ma merr mendja te ket ndryshim Galipi nga Fullani.Eshte mundesia qe Fullani t’ja kete kaluar 10 fish Galipit.

  15. Vizioner says:

    Respekte dhe perulje perpara teje, Z. Mero Baze!

    Me kete qe ke shkruar tregon se, je njeri i mire, prinder i mire.

    Femijet e tu te ndjehen krenare per ty.

    Me nderime, aus Frankfurt

  16. lani says:

    Shkrim fantastik ………te lumshin duart.

  17. Ligji says:

    Pergezime Mero

  18. p.kola says:

    Bravo Mero !
    Mos ju ndaj OKTAPODIT Berisha.
    Ky oktapod do ta mbaje zvare Shqiperine sa te jete gjalle.
    I u shofshin ditet sa me pare !

  19. nardi says:

    Artikull i mire!

  20. ona says:

    verte nuk ka me sakte,po kush te heqe dore hajduti kurrrre ,i thone nje fjale ujku qimen e ndron por sakonin nuk e haron,sa per ate djalin te them te drejten nuk me vjene keq se shoket e tij nuk kane buke te hane edhe ai talle by….. me parat e fukarait,te jesh i bindur z.Mero qe ai femije me edukaten qe ka merre do perfundoj ne burge se orat,makinat,qejfet ai do ti kerkoj ne cdo moment se ashtu e terbuan prinderit e tyre qe vetem intelektual nuk mund ti quashe,kush e mban mend edhe femijte e Enverit qe ishin femijte e mbretit kush i ka njofte vinin ne shkolle me pantallona te arnuara jo se nuk kishin por nuk dilnin mbi te tjeret,,,pra keta prinder jane dhe kriminel te femijeve te tyre.Ju zente syte djersa e populli me gjithe te pjellet e tyre.

  21. Beso says:

    Z.Mero,pelqej te verteten sepse keshtu jam dhe vete,por problemi ketu nuk eshte vetem Fullani,njerezit e kuptojne se sa e koklavitur eshte kjo pune,ky njeri ka bere ndere me fondet e shqiptareve sikur te ishte ky pronari,ky njeri duet patjeter te ndiqet penalisht,nuk eshte ne nderin e tij te jape doreheqjen,por nderi duhet te ishte i shtetit duke e shkarkuar ate,shume pike ka humbur Edi Rama qe as ky dhe as Berisha kurre nuk kane qene te qarte ne deklaratat e tyre.Nese kjo do mbyllet ashtu si shum e shum gjera te medha qe i kane ndodhur ketij vendi duke filluar me Trebicken qe gjoja se u vra aksidentalisht e tj e tj,keto jane minuse te pa korigjueshme per Qeverine,vertet do ishte e ngaterruar ajo qe thone se toleraca zero me krimin. Un me sapo shikoj se si po venitet fenomeni Fullani nuk po kam besim se kjo qeveri do punoje per ate cka premtuar.Respekte per ju dhe perfomancen tuaj.

    1. beso says:

      i nderuar adash me B te madhe.Edhe une gjykoj qe doreheqja e Fullanit nuk eshte hapi i duhur,megjithese mund te kishte burrerine ta bente,siç ndodh ne bote per skandale te tilla kaq te bujshme.Imagjino,qe bankieret te vidhnin si magaziniere farash luledielli nuk i shkonte kurre ne mend njeriu,se ndoshta vjedhin me obligacione,makinacione transfertash,por shqeto fare,me para ne breke eshte superqesharake.Pikerisht per kete guvernatori duhej te jepte doreheqje,sepse ka lejuar me dijenine apo padijenin e tij per vite me rradhe te vidhet prona me sensibile ne vendin me sensibel.Por tamam-tamam Fullani duhet te shkarkohet,se ashtu i takon shtetit,qe merr masa ndeshkuese per veprime te tilla te denueshme.Une sidoqofte besoj se shkarkimi do behet dhe se kryeministri eshte shume koshient per kete.Po nuk shkarkoi Fullanin atehere nuk ka faqe te dale ne publik,se ke do shkarkoje pastaj,perkthyesen qe nuk dinte mire anglisht apo bojaxhiun qe ne rrugen e asfaltuar ka hequr ndonje vije te bardhe shtrember.Pra,Rama e ka obligim te shkarkoje Fullanin,siç shkarkoi Berisha ate ministrin e pullave te pantallonave,biles berisha ne ate rast u tregua shume rrufjan,nuk i la kohe ministrit as per shpjegime pullash e pantallonash.Nuk e kuptoj se çfare kerkon te mbroje Meta,kur shkarkimi nga posti i Fullanit nuk do te thote verdikt penal,pasi faji eshte nje gje qe provohet me proçes gjyqesor,kurse pergjegjesia e funksionarit ndeshkjohet me shkarkim nga posti.Vete Meta dha doreheqjen atehere dhe iu nenshtrua nje proçesi,qe te gjithe e dime sesi shkoi.Nuk besoj se Rama kushtezohet kaq shume nga Meta ne kete rast,ose mbase Rama ka ndonje borxhin e tij te vogel tek Fullani dhe po ia kthen me kete ngurrim stoik.Por do ta shkarkoje,kjo padiskutim.Jane ca gjera qe kur hapen ne publik nuk mbyllen me e keshtu Rama do jete ne kerkim te personit qe do pasoje Fullanin.

  22. Entoni says:

    Prozoj qe neser te shkojme ne proteste me moton:” Shpetoni Erikun”

  23. Tropojani says:

    Shkelqyer!

  24. një i rvoltuar nga Kosova says:

    Ah si nuk kemi edhe ne ketej nje gazetar trim si ti i Mero…!

  25. kingcobra says:

    Ha ha Meroja shkruan sikur Fullanet jane njerez qe kan moral dhe mund te ndryshojne. O Merooo Fullanet,Berishajt,Bashat,Metat dhe shume familje te tjera qe kane ne dore fatet e Shqiptareve e kane treguar me fakte se jane llum. Vrasje,vjedhje, shkaterrim e ti mendon se nje shkrim i yti do i ndryshoje. Eriku eshte dhe do jete llum si prinderit e vet. Mos u habit nqs pas ketij shkrimi te marresh ndonje kercenim me jete nga vete Eriku.

  26. liqeni says:

    sa here kam lexuar artikujt e tua o Mero,me rritet respekti ndaj jush,shume pershendetje suksese, pushka topppppp.

  27. ARUSHA says:

    LUM NENA QE TE KA LINDUR!

  28. Ina says:

    Faleminderit Mero!Je trim!Qendro kritik dhe gjakftohte! I sherben vendit.

  29. Bajern says:

    Mos harroni GJIN GJONIN,sikur kishte 2 milion dollare,mos harroni CEFEN n/kryetarin e KD,me nje firme qindra- mijera metra katrore toke,mos harroni LULIN kryetarin, fituesin nga gjykatat tona te famshme me 220 milion dollare te perfitara nga 86 km rruge Rreshen -Kukes.MOS harroni TIKUN dhalla.ka frik apo i koruptuar……

  30. xhelal says:

    Je njesh. Analize perfekte. Por kam nje pyetje per ty Mero. Pse nuk meresh fare me qeverine? A ka ndonje pegese per te cuar para drejtesise Berishen? A e implikon Ramen qendrimi i bute i tij pas Zgjedhjeve? Cfare po ndodh me nje milion votat? Vota deshi, vota i dhame, po tani cfare kerkon tjeter? A ka faj Berisha ne opozite?

    1. xheJ eN Bi says:

      xhelal —-

      Ne se e ke pare ” Karnavalet e Korçes ” eshte thenia brilante : Olimbi , jeta eshte arithmetike ..

      Edhe politika eshte arithmetike. Kur i ke kembet e lidhura nuk vrapon dot. Vertet e majta mori nje milion vota po LSI ka 18-19 deputet .Prandaj 84 – 18 = 66 deputete dmth. nuk qeveris dot .Besoj se nuk eshte nevoja te te analizoje qendrimet e I. Metes. Po ti kishte vetem PS-ja nje milione vota atehere do kishim te drejte ta akuzonim Ramen se eshte i pa afte ose nuk do te luftoje pandeshkueshmerine.

  31. keshilltaret e hekalit says:

    dakort mero i shkaterrove rikun babin mamin dhe familjen kto gjera i dime,,,,,problemi eshte zoti mero se dhe sikur 10000000 shkrime te besh ti dhe bledi mane , ata aq keq e kane kapur shqiperine saqe nuk ka pidh seme kryeminister ne detyr ambasador europian a Amerikan qe e nxjer shqiperine dhe presidencen gjykaten parlamentin me ilirin , prokurorine banken nga kthetrat e saliut , e kupton nuk ka pidh seme ndae mendjen ska per ti gjetur gje ,,jane oktapod ,dhe ne fund si gjithmone populli e ka brenda brenda ,,paç fat mero

  32. rapatushi says:

    Përsosmëri në vazhdimësi! Një radiografi tjetër e personazhit më pervers që ka njohur historia e këtij vendi, Të lumtë mendja dhe penda, Mero!!!

  33. hamit rrupi says:

    na kenaqe mero I madh rrofsh,,fle gjume rehat kur lexoj shkrimet e tua braovoooooo rrofshhhh mer bole!!

  34. Kendveshtrim tjeter says:

    Enriku diku, me te tjere konkuron !
    Eshte krijuar klasa e miljarderve,me lek te vjedhura,ku femijet e tyre konkurojne me njeri tjetrin,kush eshte me i “pasur” !
    Femijet jane akuza e drejtperdrejt e mos deklarimit real te pasurise,poshtrimi i institucionit te kontrollit dhe deklarimit te pasurise.
    Hajduteria eshte ngritur ne institucion !
    Shpikja shkencore qe i ka bere te pasur eshte hajduteria !
    Njerzit e emeruar ne postet kuçe te institucioneve dhe administrates,duhet te bejne dhurata miljoneresh,kur rrogen e kane mjerane,sigurisht jane te talentuar ne vjedhje.

  35. tomsojeri says:

    O Kosova !Mbaj mend qe kishe dikur nje gazetare ne mos gaboj Kimete Berisha por ka koh qe nuk shoh shkrime te saj!Kishte sens dhe dell gazetaresk por nuk di ku “humbi”!Mos vall e ‘”zdruguat”, se jeni ma te zot se ne ju andej !Trimat andej ka ju shkojn ne Siri e presin koka e sbohet shaka me shkrujt kshu si Mero qe esht bo flamurtari cjerjes maskave dhe i se vertetes !Makar te kishim edhe te tjer M. Baze e A.Thano qe na hapin syt e shkrimet qe lexojm vlejn sa nje revolucion pa gjak Te lumt pena Mero dhe mos na mungofsh kurr !Nuk di kur do vi ajo dit qe shqiptaret te ndergjegjsohen ,te zgjohen e te shperthejn si nje trup i vetem neper rug !Nuk e njohin a ndonese nuk besojn ne forcen e saj se nuk jan mesuar!Akoma presin ti organizojn si dikur neper parada festash kur do dilje qe pa gdhir te shkoje ne vendin ku te kishin caktuar ! Sot organizatoret jan qepaze ngjyrash qe duan tu sherbesh interesave te tyre dhe percajn me paturpesi ne emer te demokracis ! Nuk di cfar mungon, kur edhe kur hajnia ne kuriz te ktij populli plas si fyshekzjar , debolesa, anemia e indiferentizmi,kjo semundje shum e vjeter, nuk le te ndizet e te shperthej rugeve protesta me permasa !A e pat cfar u be ne Maqedoni me shqiptaret atje ?? ……Nuk po dua te vazhdoj ma, se turp po me vjen……

  36. Temi says:

    Babai i Erikut mund te jete zhytur shume thelle ne pislleqe te pafalshme e per te kjo eshte lufte per ekzistence, sma merr mendja te kete nje zgjidhje te dyte per te ose…

  37. Al says:

    E meriton “the best” Mero, dhe lutem qe gjithcka te shkoje per se mbari ne ate vend qe shume te tjere si une e quajne memedhe .Zoti te bekofte ty dhe atyre qe po luftojne per te miren e Shqiperise!

  38. jimy says:

    O Ona po kur i ke pa femijet e Enverit me arna moj se na gajaset apo e ke me te degjuar, mos flisni brockulla more se late name. Pastaj clidhje ka kjo me diskutimet qe zhvillohen ketu.

  39. dn says:

    Shqiptaret mos te lodhen me Fullanin,le te protestojne keshtu: nuk lejojme TAP-in déri sa te kemi Fullanin ne krye te Bankes,edhe do shihni sa shpejt qeveria do gje ‘ligjet’e ditur ne Drejtesine Shqiptare ….http://www.balkanssummit.com/#!partners/c10xv. Ku bankers i jone edhe i Familjes eshte nje promotor!

  40. Iliri says:

    Mero vazhdon te tregosh nje etike te larte profesionale gazetareske. Shkrim shume i mire dhe i vertet.

  41. Lili says:

    Mero,

    E firmose peticionin? Ate bej qe te shkojne te gjithe ta firmosin.

  42. Dielli mbi KORAB says:

    Per mua ky eshte shkrimimi me i ndjeshem dhe artistik qe kam lexu prej Meros.Shkrim njerzor dhe akuzues njekohosisht.
    Stili i Meros eshte terheqes dhe nuk te merzit,e lexon rresht pas rreshti dhe ne fund eshte finalja.
    Suksese i nderuar dhe i pakompromentuar Mero.

    Gjermani 9 August

  43. VPTR says:

    Nga esete me te bukura te Meros. BRAVO!!!

  44. Mazllëmi says:

    @Pjeshka e Dasares, megjithëse emri jot më kall krupën, jam dakord me ato që thua… Fatkeqësisht, të keqen Shqipëria, si gjatë gjithë Historisë së saj, edhe sot, e ka nga “miqtë” e saj të mëdhenj, që çuditërisht ky popull i adhuron, pavarësisht se e ushqejnë me lugë të zbrazët… (Fola keq pë Amerikën, a thua do ma lejojnë komentin…???)

  45. Mazllëmi says:

    U mora me “Pjeshkën” dhe harrova të them që shkrimi i Meros më ka pëlqyer. (si shumica e shkrimeve të tij)

  46. GENI says:

    Fullani eshte fajtor dhe pergjegjes per vjedhjen ne banke.Kjo eshte e qarte per shumicen e Shqitareve sic eshte e qarte qe Berisha eshte Krimineli Nr.1 ne Shqiperi,Basha e Meta vjedhes te pa skrupull dhe politikane pa moral.
    Shtrohet pyetja: C`far ben Qeverija,Parlamenti dhe vecanerisht Kryeministri Rama?!?
    Per mua Zt.Rama nuk e ka potencialin e nje Kryeministri,ka edukate Artisti,ka shume dobesi por mbi te gjitha eshte shume i vete kenaqur dhe fodull.
    Perse hesht Zt.Rama;c`far pret,eshte detyre e tij te prencohet per ngjarjen ne Banke,eshte detyre e tij dhe e Deputeteve te propozojne shkarkimin e Guvernator Fullanit,pamvaresisht se ka pengesa juridike,eshte detyre e tij te nxisi dhe kerkoje mbeshtetjen e opinionit publik,medies dhe politikes. Pa kete hap per fate te keq Kryeministri i Shqiperise eshe i “Vdekur i Gjalle” dhe Rilindja e Atdheut eshte ne pikepyetje te madhe.
    Zgjohu Zt. Rama nga gjumi,trego inisiative,jep shembull,trego mendim e veprip,mba fjalen qe i premtove elektoratit,populli nuk eshte vetem per lule udheheqjes,Ai pret shume nga Ty e Qeverisja jote. Derri kurre…….

  47. Tironsi says:

    Per mendimin tim nuk ke pse merresh me Erikun, megjithse ndaj te njejtat mendime me ty per pafajsine e tij.Problemi me i madh eshte mbrojtja e hapet qe i ben Berisha Full-Hajnit, gje qe tregon per afera te perbashketa te pista ,ne dem te ekonomise shqiptare dhe te popullit.Nje profesor i nderuar ekonomie me thote se pothuajse i gjithe borxhi qe ka Shqiperia sot eshte gllaberuar nga zagaret e pushtetit te kaluar , .Tashti i duhet Qeverise Aktuale te merret me keto borxhe .,po ajo qe me trondit eshte se nuk po merret fare me shkaktaret e kesaj gjendje, te mjeruar sa dhe vete Mega-Vjedhja e Bankes eshte nje cikerime .
    Me vjen dhe te qaj dhe te qesh.!Ne kete moment qe eshte me i rende se nje katastrofe natyrore, Kryeministri yne i nderuar merret me gjimnastike …. , ne vend qe te ngreje te gjithe potencialin e tij te mundshem per te zhdukur njehere e mire zagaret ,hajdutewt,tradhetaret dhe te gjithe lukunine e zgjebosur.
    Mazhoranca ka nje vit ne pushtet, po te gjithe po e shohim se pushtetin real e ka ende Berisha , :Presidentin,KLD dhe te gjithe pushtetin gjyqesor,SHISH,Prokurorine,Bordin Drejtues te Bankes se Shtetit dhe vete Banken, etj.
    Nuk drejtohet vendi me kalamaj dhe me njerez TRALALA

  48. kjo esht llahtar.disa mezi gjejn lek per nje thes me miell dhe kta mbushin breket me lek e hyj e dalin nga thesari shtetit sikur te jet kjosk qoftesh.

  49. atdhetari says:

    Nje shkrim Akt akuz per mashtrusit POLITIKAN E KRIMINEL.

  50. rashid says:

    Faleminderit Mero.

  51. liri drejtesi says:

    Bukur fare. Edukative, e balancuar, humane.

  52. shpetimi says:

    Editoriali eshte konkret dhe i ashper ndaj ketij krimi ne BSH. Por ne te njejten kohe ruan sensin human dhe edukues ndaj nje adoleshenti, i cili eshte djali i guvernatorit qe duhet denuar penalisht.

  53. tirona zemra ime says:

    O mero ku e gjen te drejten te besh moral dhe te gjykosh nje familie?
    Sa per dijeni: kur pyeten Papa Franceskun se cfare mendon ai per homot, ai u pergjigj: KUSH JAM UNE TI GJYKOJ ATA.
    Moral bej ne shtepine tende si te duash por nuk te jep njeri te drejten ty te vleresosh ti se c`fare eshte e mire dhe e keqe…….

  54. The Great appear Great because we are on our knees, let us rise! says:

    Nje nder shkrimet e rralla qe te ben te ulesh dhe te mendosh jo vetem per salet dhe fullanet por te ben te ulesh dhe te mendohesh per familjen tende. Faleminderit zoti gazetar!

  55. dhimo says:

    Ja fut kot o mero !

    Te gjithe femijet e ketyre lloje hajduteve jane njesoj.

    Eriku nuk eshte femije , cdo gje e ben me ndergjegje te plote. Ai edi shume mire burimin e parave qe harxhon pa kufi dhe nuk i ka thene asnje gje babait te tij,( fullanit) se ku i gjen ato leke .

    Mos bej dallime kur behet fjale per hajdute te lekeve te popullit.

    Te gjithe kata lloj femijesh ( jane burra ) duhet te denohen penalisht per mos kallezim krimi.

  56. evis says:

    Complimenti sig. Baze, jeni i vetmi laps i cmuar ne gazetarine e sotme! Artikull superlativ, respekt!

  57. 7.000.000.00 euroshi says:

    sali berisha, per here te pare ka thene gjysem te verteten, kur thote se nuk jane vjedhur parate e popullit sepse ne fakt, bitraj “vodhi”/nxori nga banka 700.000.00 eurot e berishe nen preteksin e bixhozit me dijenine e berishes dhe te fullanit. prandaj ai ben sikur e mbron fullanin tani sepse fullani i ka bere shume ndere berishes!!!!!!!!!!!!!!

    pyetja eshte si ka kjo lidhje me santon?

  58. arvaniti says:

    MERO po te kishe bere nje gazetari te ktille intelektuale, te jesh i sigurt se ERIKU megjithese prap djali i Fullanit do te ishte ndryshe.Shume nga Eriket e socem jane krijesa te mendesise tuaj te ketyre 24 viteve. Megjithe ate faleminderit per shkrimin e socem

  59. LORA says:

    Mero vellai,a ja vlen te qajme hallin e erikut kur ne Shqiperine tende dhe timen ka me mijra djem e familje qe vuajne mjerim te skajshem,ne te clin ka pjese krimi babai te erikut?
    Mero vellai, kaq e rendesishme qenka qe te sigurojme erikun se nuk do te vuaje “luften e klasave” per hir te krimeve te te jatit??????????
    Eriku eshte adult,me te drejte vote,e me se i qarte per bemat e familjes se tij kriminale,,,,,,,po aq sa eshte I qarte se pa prindet e tij nuk do te kishte shansin te shqyente perdite xhepat e shqiptareve,ne kararin e qejfeve te tij te shfrenuara.Se sa do te beje fajde apeli yt human z.Mero per erik bullendren,,,,,,nuk perben fare shqetesim per mua.
    I vetmi kasavet imi eshte se a do te kthehen ne arken e shtetit te shqiptareve parate e vjedhura dhe kur do te kthehen,,,,,,se a do te ndeshkohet ne menyre ekzemplare ushtria bandite dhe kusare e fullhajnit,,,,,se a do te konfiskohen,deri ne kanatjere,kjo ushtri vampirezsh te gjakut dhe mundit te shqiptareve???????
    A mund te me japesh nje pergjigje,per kasavetin tim,Mero vellai??????

  60. nje says:

    Bravo Mero Bazes per mencurine per te kuptuar deri ne asht Sali Berishen dhe cdo dukuri, atdhedashurine ndaj vendit dhe njerezve, guximin unikal per te thene te verteten me troc e lakuriq se c’e thote cdo gazetar tjeter! Si qytetare, si shqiptare, falemnderit Mero!

  61. -matura 72 says:

    Ashtu si djalli i pekedhelur i Fullanit po noton mbi miliarda leke apo miliona dollare ashtu dhe djalli i perkedhelur i Rajersonit dhe Elez Biberajt,Sali Berisha ka 22 vjet qe noton mbi miliarda dollare.Sa para ben gjithe pasuria e shitur e shtetit shqiptar ??…Sa para bente armatimi shqiptar qe vetem fisheket dhe predhat kanin shifren prej 30 miliard dollare..Sa para kane prure emigrantet per cerek shekulli dhe sa kane investuar…Sa para kane ardhur nga droga qe sic thone ekspertet nga 5 miliard dollare ne vit te ardhura….Me gjithe kete det parash qe eshte futur ne shqiperi perse eshte dificiti i Berishes ndaj biznesit brendshem rreth 1 miliard dollare dhe borxhi i jashtem mbi 65 perqind qe quhet shtet i falimentuar..Lexova para dy ditesh nje material qe bente fjale per marrjen e floririt shqiptar nga anglezet nga dyshja Rajerson-Berisha qe po ti shtosh dhe skandalin Arsidi ne ato vite ,atehere jo vetem djalli i fullanit I 2014 do dukej lule para djallit Berishe qe na i pruri Rajersoni..Botojeni kete material zoti Mero se kushe mori floririn e bllokuar nga anglia per kanalin e korfuzit dhe do gjeni ku fle lepuri…

  62. amerikan says:

    Oooo Mero ! Ke te drejte por ben mire ti shkosh deri ne fund plages e nese nuk e ben kjo tregon se edhe ti je diku I kapur..
    Ngjarja “Fullani” eshte ne fakt SKANDALI ‘FULLANI” qe po ju tregon te gjithe shtetasve shqiptare se pastdiktatura ju dha shqiptareve nje hibrit skandaloz te ndertimit dhe funksionimit te shtetit …. Mbrohet Fullani nga te gjithe sikur te gjithe kane frike prej tij dhe ne fakt kjo do te thote shume Kjo do te thote se peshku eshte qelpur ne koke dhe zor se shqiptaret prape do bejne sehir pasi era po qelb dynjane dhe cudia me e madhe eshte e disa mediave qe ne vent te bejne detyraen ndaj qytetareve merren me cangjarje te tjera te cilat I perdorin si kripe e piper per te larguar eren e qelbur por them se do jete e pamundur ..Fullani sic duket do te jete grpe thithese edhe per te tjere
    Kush jane keto Mero Mund ti marresh me radhe. Natyrisht jo vetem Berisha po si specialist tashme I sprovuar KUSH JANE TE TJERET E PSE Shteti ne fakt konsiderohet I rene Populli eshte totalisht I zhgenjyer dhe po pret dike qe ti beje drite ne rrugen drejt dinjitetit te humbur

  63. Frenku says:

    Po a i vihet emri i nje femije nje artikulli? Kushdo qofte ai femije ska perse te permendet neper muhabete banale kafenesh vetem sepse eshte i biri i filanit.. Kshu per shkrime te mer ne qaf ti mero por qe Un i gje skuptoj ku e gjen te drejten ti te flasesh per edukaten e nje femije..flet ti per menyren e edukimit te nje femije.. Kjo eshte e tepert.. Po ti po te jesh burre ,qe dyshoj shum se je dmthn , flit per probleme konkrete.. Jo per erikun etj.. Se Erikut i heq kapelen nje tiran e ter(e dit ti) ndoshta kjo eshte edhe arsyeja pse ju e keni kaq fiksim Erikun.. O mero nuk vje njeri te te gjykoj ty se si edukon ti femijet e tu kshuqe ske pse e ben artikullin me interesant me emrin e Erikut.. Shif e gjej na i teme tjeter se sa do interesant te jet Eriku esht per vete, per familje per shoqerin jo qe te besh ti buje me artikuj;)

  64. Dumdum Kopace says:

    Mero ke dy gabime ne shkrim, se pari nuk jemi te pafuqishem, nuk ka fuqi me te madhe ne shoqeri se veprimi I popullit se dyti qeveria mund ta pezulloje Full hajnin deri ne perfundim te hetimeve dheper familjen Berisha akoma nuk ka asnje veprim real ligjor per ndeshkimin e veprimeve abuzuese me pushtetin.Ligji vendoset nepermjet veprimit.Mosveprimi duke argumentu me ligj kunder nje veprimtarie abuzuese si e Saliut apo Fullhanjnit eshte kunder frymes se kushtetutes dhe ligjit ne nje shoqeri demokratike.E keqja e shoqerise sone eshte se tufa e gjasme juristeve shqiptare per cdo veprim antiligjor te njerezve te pushtshem kerkojne gjetjen e ndonje agumenti gjasme ligjor per mosveprim.Rama e ka ngrene kete pilule duke mos pasur formim professional juridik.E shoh qe e ke ngrene edhe ti kete lloj droge qe ka paralizuar gjithe shoqerine shqiptare.Pa veprim nuk ka asnje ndryshimi dhe nese prisni te dale prokuroria me opinion reth Guvernatorit harroje largimin e Fullhajnit.Very bad my friend.

  65. Kendveshtrim tjeter says:

    Mero !
    Pa dashur,po luan si lojtar i Berishes !
    Eriku eshte nje instrument i rendesishem,me anen e te cilit Prokuroria duhet te hetoj,per shumat marramendese qe perdor per te pastruar B*th#n !
    Dhelpra plake,nuk e morri kot ne mbrojtje Erikun,burimi fillon nga ai…..

  66. Aferdita says:

    Nuk di me cfare te mendoj e nuk di cfare te them. Vazhdojne dhe pergojohen femijet, perdoren si objekt per te sulmuar inate personale me prinderit e femijeve. Se sa i edukuar eshte Eriku nuk merret vesh nga disa foto ne internet dhe se sa dem po beni duke pergojuar Erikun me te motren do e kuptoni shume vite me vone kur te mos keni me fuqi per te kafshuar sado pak nga “pushteti”. Shpresoj dhe uroj qe naten t’ju vrase ndergjegja te pakten per keto veprime kaq te renda se keto femije do i beni jo vetem per avokat por edhe per psikolog..

  67. Kendveshtrim tjeter says:

    Aferdita apo Afernata !
    Enriku nuk eshte femije,mbi moshen 16 vjeç(18)duhet te mbash pergjegjesi perpara ligjit.
    Te tregoj ku i gjeti eurot,ose te flase Fullani.

  68. mentari says:

    Mero po ti vet po e mbron Erikun po pse qenka krim qe Berisha ta e mboje ate?Ah…… moj kulture Laberie e mesjetes

  69. Gezimi says:

    Me behet qejfi qe te pakten ka akoma pak qytetare qe nuk e shohin kete ceshtje kaq ceket!!!! Bashkohem me ju plotesisht o qytetare si Aferdita dhe Frenku…nuk po i riperseris fjalet e tyre mesipwr,por mund te them Mero qe sic ke emrin ashtu je dhe ne shpirt…I MERUAR…per pak vemendje dhe per te te bere qejfin pseudoqytetaret si ty qe merren me keto vogelsi…ti bashke me zarat e tjere qe mban si gazetare…uuuhh clloj trishtimi te mendosh qe njerez si ju arrin te prishin dhe qetesine shpirterore,,qofte dhe per pak minutaa…
    E rendsishmja eshte qe ne fund te dites ju jeni objekt humori me keta artikuj qesharak ne mes te gushtit..shkoni beni pak pushim se mbase iu kthjellon pak trute e kalbura..
    Mero e di qe kete koment do ta lexosh..dhe ky si ata pak te tjere do te te ngele ne mendje si ndergjegja qe te flet brenda vetes… Une them ta lesh kete profesion para se te tregohesh me gisht dhe jetosh i lumtur (mgjs dyshoj se keto felliqsira qe shkruan i ke si oksigjen) …prap ta them dhe njehere provoje se mbase dhe femijet e tu i vjen turp nga ty!!!!!

  70. Tirana says:

    Ke harruar ramen, ai eshte kryeministri dhe ai ka pushtetin me te madh aktualisht!

  71. Adela says:

    Besoj se eshte rend te flitet per keqedukim vetem nga disa foto ne rrjete sociale e te etiketohen vlerat e nje familjeje ne baze te saj. Ky eshte nje keqinterpretim tendecios qe ti Mero i jep per te sulmuar guvernatorin e nje tjeter menyre per te kerkuar largimin e tij. E vleresoj tonin e kontrolluar te ketij artikulli, por sic ti e di mire hulumtimet qe ti ben jane te pabaza. Mundohesh te imponosh mbi lexuesin nje mendim tendin te bazuar mbi inatet personale e kjo nuk eshte e drejte.Te kemi pare ta besh edhe here te tjera kur ishe mik i Berishes, duke shpifur mbi figura te njohura te skenes politike. Menyra se si ti mundohesh ti infoluencosh lexuesit e te shtremberosh faktet duke njollosur njerezit eshte e neveritshme! Per sa kohe keto artikuj nuk mbeshteten mbi fakte e cka shkruan bazohet tek disa hulumtime e mbi inate te tuat te lutem kurseja lexuesit ne keto dite te nxehta vere

  72. v.duka says:

    Je i madh Z.Mero! Besoj se shpreh mendimin e shumices se shqiptareve kudo qe jane se shkrimet e Tua kane shume vlera qe jane nenvizuar ne te gjitha rasat nga lexuesit, por une do te falendoraja edhe si prind sepse ne kemi nevoj edhe per kete kulture.
    Me nderime te medha V.Duka

  73. TIRONSì says:

    Me falni po cdo alfabet fillon nga germa A ja JO nga ZHja. Nuk shkohet me nji person qe akuzon baben ne gjykate pse shkoje me nusen , dhe djali thote eshte i babes.

  74. Thé économiste says:

    Eshte per te ardhur keq qe pseudo gazetaret pa asnje etike gazetareske apo moral japin mesime moralizuese.
    Ky milet duhet te kuptoje qe kjo ofensive qe kane ndermare personazhe publike (perfshire disa gazetare te kesaj gazete) behen per qellime perfitimi personal dhe aspak per te miren e pergjithshme.
    Ky popull sduhet te indoktrinohet nga propagandistet tellalle te cilet e kalojne diten duke germuar si pedofile jeten e femijeve te Fullanit …
    I duhet vene nje fre kesaj cmendurie kolektive qe po e con vendin drejt humbjes se pamvaresise te Bankes Qendrore.
    Ky popull duhet te kuptoje qe ekzistojne ligje dhe le ti lejne ligje te zbatohen e jo te narine si tufe delesh pas thirjeve te sharlataneve … Stop propagandes autoritariste, stop indroktrinatoreve hitlerian e le te lejme shtetin ligjor te veproje ne menyre qe nje nga te vetmet institucione te pamvarura te bej punen e saj e lire …..

  75. Teuta says:

    Te lumte Mero, ke shkare nga mendja. Do te perfundosh ne cmenidne o derezi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje