Nëse do të kishim vërtet një Zonjë të Parë!

10 Gusht 2014, 20:36Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Ndërsa opinioni publik ka marrë në dorë betejën kundër guvernatorit Fullani, një nga arsyet e zemërimit dhe konspiracionit rreth rrëzimit të tij është lista nepotike e punësimit të familjarëve të zyrtarëve të lartë, të cilëve u prin Zonja e Parë, Odeta Nishani. Kjo listë, e cila në të vërtetë është nje mekanizëm banal përmes të cilave Fullani kap gjithë strukturat e pushtetit, ilustron më së miri disa nga veset e shoqërisë shqiptare, më shumë se sa veset e Fullanit. Kjo listë dëshmon se vetë elita politike nuk beson tek sistemi i vlerave, nuk i lë gratë dhe fëmijët e vet të konkurrojnë dhe meritojnë një vend pune, dhe mbi të gjitha, nuk refuzon dot as një ofertë korruptive nga një zyrtar që përdor paratë publike për të bërë ndere private.

Guri i fundit i këtij gjerdani korruptiv, me të cilën guvernatori heq zvarrë klasën politike shqiptare, ishte Zonja e Parë. Pas ndërrimit të pushtetit, ajo nuk u ndje komode aty ku punonte, pasi nuk i kishte më ministrat ushtarë siç i ka pasur më parë dhe vendosi të ikte. Për të bërë deri në fund shërbimin politik ndaj PD, shpiku dhe faktin që në Ministri të Turizmit e fyejnë dhe vendosi të japë dorëheqjen. Në fakt, nuk dha asnjë ditë dorëheqje, por vetëm lëvizi nga një vend pune qyl, në një vend pune edhe më qyl, që ja ofroi guvernatori. As la ndonjë gjurmë aty ku ishte, dhe as pritet të lërë ndonjë shenjë aty ku ka shkuar, përveç faktit se i shërben si mburojë guvernatorit.

Tani që palët politike u shprehën, tani që qeveria thotë se duhet të presë prokurorinë të konstatojë fajësinë e guvernatorit për të propozuar shkarkimin dhe që Berisha i ka dalë zot, sikur t’i ketë vjedhur vet ato lekë, presidenti i Republikës ka heshtur. Ky nuk është se ka përgjegjësi për vjedhjen në bankë, dhe as e ka pyetur njeri as kur kanë votuar Fullanin. Ky vetëm sa është “dorovitur” nga Fullani pasi është bërë president dhe tani ka hyrë në fushëpamjen e atyre që janë të irrituar përse nuk preket guvernatori.

Bujar Nishani e ka gjetur guvernator Ardian Fullanin dhe do ta lërë guvernator, nëse nuk shkarkohet pas këtij skandali. Ai nuk ka përgjegjësi për profilin e tij korruptiv, për papërgjegjshmërinë e tij në drejtimin e Bankës së Shqipërisë. Ndryshe nga Fullani që ka llogaritur dhe mizat që fluturojnë mbi tavat e peshkut për t’u zgjedhur guvernator, Nishani s’ka bërë asnjë përpjekje, pasi e kanë zgjedhur pa u munduar. E parë në këtë kënd, Nishani është më pak përgjegjës se kushdo tjetër për çështjen Fullani.

Por, fakti që ka më pak faj, nuk e bën të ndryshëm nga të tjerët. Nëse sot do të kishim një president dhe një Zonjë të Parë dinjitoze, shoqëria mund të merrte një leksion pozitiv përmes një akti të thjeshtë. Zonja e Parë mund ta dorëzonte atë vend pune, tashmë jo se ndjehej keq ngaqë nuk i buzëqeshte ministrja, sikundër u ankua një vit më parë, por se duhet të ndjehet keq ngaqë po e urren gjithë shoqëria, si një njeri që jep shembullin më të keq se si meritohet një vend pune. Ajo mund ta lërë atë punë, për t’u thënë shqiptarëve se nuk ja vlen të zhgënjehen nga gjithçka në këtë vend. Është e sigurt që nuk do lërë asnjë boshllëk pas, pasi nuk bën asnjë punë. Thjesht do lërë një përshtypje më të mirë për publikun, duke marrë anën e opinionit publik. Ajo i ka të gjitha shanset për këtë, sikur të ketë fare pak personalitet dhe ndjeshmëri publike. Ajo nuk është as vajza e Jozefinës dhe Ridvanit që u kanë gjetur punë prindërit, as kunata e Berishës, që është roja e parave të Familjes dhe as rrjeti nepotik i Fullanit. Ajo është thjeshtë një qokë e rëndomtë e Fullanit. Ky është i vetmi motiv që është punësuar, e vetmja CV që ka plotësuar dhe e vetmja arsye përse ka zemëruar publikun. Nëse ajo e lë atë punë, dhjetëra vende pune mund t’i ofrohen vetëm për të respektuar vendimin e saj. Por, dhe nëse rri pa punë, apo kthehet në zanatin e saj, do të jetë më mirë. Toka dhe prona ka marrë plot, dhe mund të merret me ndërtime. Ka dhjetëra mënyra për të qenë vetëvetja, përveç atij posti që ka marrë për qokë dhe që e ka vënë në qendër të zemërimit popullor.

Jo të gjithë fëmijët e gratë, apo nipërit e mbesat e kastës që janë punësuar aty janë të paaftë dhe nuk e meritojnë, por është e sigurt që gjithë të paaftët e kastës, janë aty. Odeta Nishani është një prej tyre. Ajo nuk mund të jetë edhe Zonja e Parë e shqiptarëve, edhe pjesë e pisllëkut të Bankës së Shqipërisë. Shqiptarët janë të zemëruar me atë që po ndodh me Fullanin edhe për shkak të qokës ndaj Zonjës së Parë. Zonja e Parë e shqiptarëve, është sot badigarde e Ardian Fullanit, rrufepritëse e mallkimeve dhe zemërimit ndaj tij. Ajo nuk ka punë më me shqiptarët dhe as ata me atë. Për t’u kthyer tek ata nuk duhet ta kalojë më atë portë, që ka poshtëruar dinjitetin e shtetit shqiptar, shtetit ligjor, normave morale të shoqërisë dhe respektit ndaj institucioneve.

E di që është një torturë t’i kërkosh një njeriu të rëndomtë të bëhet Zonjë e Parë për 24 orë, por po e bëj për hir të së drejtës që kemi si qytetarë të kemi një Zonjë të Parë. Dhe kur ajo, mes shoqërisë së zemëruar me shtetin dhe pushtetin dhe mes Fullanit, të zgjedhë këtë të fundit, do të jemi më të qartë që një vend nuk mund të ketë Zonjë të Parë, kur nuk ka një president.

62 komente në “Nëse do të kishim vërtet një Zonjë të Parë!”

  1. ajo mund te jete zonje ,por me burrin qe ka ….quhet zonje prej leshi …..

    1. A.p.S (KATHERINA DIE GROSSE)Madona prej Sauku says:

      Leter e Hapun per Odeta Nishanin.

      E nderume Zonja e Pare prane Guvernatorit te Bankes se Shqiperise.
      E respektume inxhinierja e ndertimit Odeta Nishani.

      Ju u largut me deshire nga detyra qe mbanit si Drejtore e Studimit të Tregut dhe Statistikave të Turizmit, në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe u punsuat ne Banken e Shqiperise si lojtare e skuadres se vojlejbollit me paret e taksapaguasve shqiptar.Pra nga Ministria e sporteve shkuat ne Banken e Sporteve te Fullanit.
      Zonje e pare,akoma e nderume ju keshilloj te jepni dorheqje nga kjo detyre qe ti jepni mundesi Zotnis se pare qe ta kap per veshi Fullanin dhe ta dergoi ne Gjykate per neglizhence dhe paaftesi ne drejtimin e Bankes.
      Cdo dite qe ju vazhdoni qe te hyni ne ate Bank e ben qe te duket me i shkurter fundi qe mani veshum.

      Me respekt Aishja prej Sauku
      e shkrujtme me
      3 gusht ne pike te vapes.

    2. neda says:

      Zonje e pare nuk ka se si te jete nje njeri ordiner,pa identitet,i marr nga rruga,zonje e pare eshte titull,tradite dhe jo cdo njeri mund ta meritoje kete titull sepse punon ne nje institucion te caktuar, zonjat e ppara gjithnje i kane munguar vendit tone, ai eshte nje titull qe nuk jepet por meritohet.

      1. Joni says:

        Nuk mund te them se ajo e meriton te jete Zonje e pare, por nuk mund ta pranoj qe ajo eshte ordinere, permes gjithe rezervave dhe pakenaqesive qe kam si qytetar, ne adrese te burrit te saj Presidentit dhe vete asaj si “Zonje e pare”, me duhet te them qe ajo eshte intelektuale dhe vjen nga nje familje e mire dhe ordinere nuk eshte. Jam plotesisht dakort dhe e vleresoj shume shkrimin e Meros dhe jam i bindur qe Odetes do ti djege shume.

        1. fshatari says:

          Te shkosh ne krevat me Bujar Nishan Ulokun do te thote qe eshte femer ordinere.
          Te mos japesh doreheqjen do te thote te mungoje edhe personaliteti.
          Te vegjetosh ne nje pune jashte profesionit do te thote te jesh e paafte profesionalisht,pa ambicje,pa shtylle kurizore dmth specie butaku

    3. ALBANIA TOGETHER says:

      po e ka burrin Zotni dhe zonja eshte nje Zonje e vertete
      http://bit.do/zonje-e-pare

    4. Lirindes si Fullani says:

      Per idiotin @detari dhe gjithe idiotet tifoze te Rames si ai! Dikur opozita(mazhoranca e sotshme) ka denoncuar shitjen e hotel Dajtit nen vlere me premtimin se kur te vije ne pushtet do te merret edhe me kete afere. Vetem per kete Fullhani mund te shkoje para drejtesise. Sigurisht jo per tu denuar nga gruaja e vete. Po ja qe kemi idiotet e mesiperm te mesuar me lugen bosh qe cfaredo qe te ndodhe, jane te bindur se partia dhe krietari nuk gabojne kurre. Ne kete pike ju jep nie dore edhe Mero duke u marre me gruan e Nishanit qe harron apo ben sikur, qe ky president eshte dhurata me e madhe qe kryerilindesi ju ka bere tifozeve idiote te lartpermendur.

    5. Devolliu says:

      Kjo Odeta, po të ketë mend, mund të bëjë një punë të mbarë: T’i kërkojë atij paralitikut të Presidencës të dalë në KEMP, ta marrë në shtëpi e t’ia bëjë vetë yzmetin pasi la nam; edhe kur shkon në banjë brekët ia zgjidhin e ia lidhin shoqëruesit.

    6. Epiriiiiiiii says:

      Ku ka ZONJE te PARE ne 1shtet Barinjesh Shtet rrumpalle Republik Bananesh….. Ka Bareshe te Pare por jo ZONJE te Pare. Tung

  2. rusi says:

    kendveshtrim interesant i meros ky shkrim

  3. LUDOVIKU says:

    E DI QE ESHTE TORTURE TI KERKOSH NJE NJERIU TE RENDOMTE TE BEHET ZONJE E PARE PER 24 ORE.KJO ESHTE ESENCA E KESAJ ESEJE TE SHKRUAR ME MJESHTERI NGA MERO.POR JA QE DUMA NE APO S’DUAM ZOTI MERO KJO ESHTE DEMOKRACIA QE NA MBOLLEN E QE NE NE VEND TA VADITENIM ME UJE E THAME E E DOGJEM QE NE FILLIM TE SAJ DUKE E VADITUR ME SHURRE!APO JO Z.BAZE!SA TE LEHE BALUA NE SOKAK ERA MUT DO BJERE C’DO PRAG.

  4. xhemal says:

    nuk e kuptoj ne cilin nen te kushetetutes eshrytezojete sanksionuar me ligj qe gruaja e presidentit te republikes te emerohet zonje e pare e2 e trete……………. kane lajthitur edhe gazetaret pse i jepni kaq rendesi xhanem ne vendet demokratike keto nuk i njohin ,sigurish qe familja e presidentit deri sa te jete ne detyre ruhet ka edhe disa privilegje qe ja jep e drejta kushtetuese por asnjehere per te perfituar ne rruge te pa drejte apo te mund crytezoje postin ne dem te te mires publike,

  5. nuri says:

    Po Rama me qeverine e tij sa te aferm kane te punesuar ne BSH-ne ? Po Rama dhe qeveria e tij cfare presin nga prokuroria dhe drejtesia qe vete po ulurasin se jane te korruptuar ? Perse Rama dhe qeveria e tij u kujtuan pas dy javesh te prononcohen vaket dhe duke u kujdesur te mos e cekin fare Fullanin per supervjedhjen ? Nese Rama dhe qeveria e tije mbajne nje qendrim dinjitoz ne unison me opinionin e shendoshe shqiptar atehere do mbetej Berisha i vetmi mbrojtes i Fullanit por per fat te keq Rama, Meta co si tek rasti i Gerdecit dhe te tjera skandale jane nje trup i perbashket per te mbrojtur pushtetin dhe privilegjet e fituara me korrupsion dhe krim,

  6. liqeni says:

    ….sipas kokes,thote populli,ja ke vene kapelen.Te lumte Mero.

  7. andromeda says:

    Po ç’zonjë e parë është ajo o Mero. Për shqiptarët ajo është njëra nga të shumëurryerit e kastës berishiane. Shkrim i mirë, më pëlqen.

  8. Aty says:

    Nese do te kete sadopak qytetari, kete shkrim te Meros duhet ta kuptoje si vleresimin me te madh qe mund te kete patur ndonje here. Thjesht, duhet ta shikoje si nje shans per te deshmuar se pas dy vjetesh e ka kuptuar lartesine e pozites se saj, sado te pamerituar. Distancohu zonje! Nese jo, do te mbetesh nje hallexhije e rendomte e tipit “kap ca te kapesh”. Pas kesaj, sigurisht qe nuk ia vlen te merresh fare as me ty, as me ate tjetrin, per shkak te te cilit ti je aty ku je. Sigurisht qe ekipi i ri drejtues ne BSH, gjeja e pare qe do te beje do te jete spastrimi i Bankes nga rrjeti nepotik. Me ligj.

  9. Arjani says:

    Te lumte Mero.Nuk kam me fjale per publicistiken tende te jashtezakoneshme.Je nje institucio i gazetarise dhe publicistikes shqiptare.
    Te jesh i sigurt se kushdo qe te sulmon e ben vetem nga zilija.Te lumte vella.

  10. shpetimi says:

    Zoti Mero,

    Ju flisni ne kete shkrim per nje ZONJE TE PARE, e cila nuk mund te ekzistoje nqse PRESIDENTI eshte inekzistent.

    Prandaj i nderuar Mero, shkrimi tuaj flet per nje personazh i cili nuk ekziston ne realitet.

    Odeta eshte vetem nje imazh-fantazem i ZNJ SE PARE, te pseudo-presidences.

  11. kingcobra says:

    Ha ha ha.Nje shpellar i inatosur.Jeni llumi i shoqerise shqiptare.

  12. Cingiskhan says:

    Qe te kesh nje zonje te pare duhet te kesh nje zotni te pare. Ne sot kemi nje kapter te blere dhe z. Odeta eshte thjesht nusja e kapterit. Mos e shperdoroni fjalen: “zonje e pare”.

  13. shqip hesapi says:

    Deklarata e Qeverise per BSH eshte shume e vaket dhe doli me vonese.Kete qe thote Mero per Zonjen e mutit eshte me se e drejte dhe ketu ajo edhe pa deshire te askujt duhet te jape doreheqjen.Edi Rama duhet te kete dhe qendrim personal ndaj vjedhjes duke u distancuar publikisht edhe para se vendos prokuroria,se po vendosi ajo,Rama ta mbylli me fort gojen se nuk ka nevoje per te.

  14. populli says:

    A JANE DHE A DUHET TE JENE TE PUNESUARA ZONJAT E PARA? C’ESHTE KJO HATA SIKUR JEMI VEND AFRIKAN. NUK I MJAFTON POZITA E NDERUAR E ZONJES SE PARE?
    TURP!!!!

  15. Jimi says:

    Nuk di kush e ka shpikur termin zonje e pare ,se paku ne shqiperi?
    Qe te kesh nje zonje te pare, se pari duhet te kesh nje zotni te pare, gje qe ne Shqiperi keto tre dekadat e fundit zor se e ka merituar dikush nga politikanet apo qeveritaret tane!
    Shqiptaret si snob qe jane mundohen te tregohen europiane ne cdo sjellje e mendesi, pavarsishte se ne raste te caktuara jo te gjitha huazimet europiane munde te gjejne zbatim te natyrshem ne terenin shqiptar!
    Do te ishte me mire qe te shfrytezohej tradita shqiptare dhe te pershtatej ne menyre origjinale dhe moderne, se sa te kopjonim Europen ne menyre vulgare.
    Do te ishte arkaike dhe qesharake rikthimi ne tituj fisnikerie te shekullit te shkuar pasi nje pjese e tyre jo vetem qe nuk ishin origjinale por as shqiptare si dhe ato tituj te akorduar ne me te shumten e rasteve nuk ishin ne sinkron me karakterin,inteligjencen,me personalitetin ne pergjithsi te individit te cilit i akordohej, por ne me te shumten e rasteve keto tituj u akordoheshion personave me nje pasuri te mjaftushme nepermjet te ciles shtrinin sundimin e tyre ndaj nje grupi te caktuar shoqeror me nivel te ulet ekonomik earsimor
    keta te fundit mbaheshin si bejler, agallare, bajraktare por qe s kane asgje te perbashket me fisnikerine e vertete te njeriut qe me arsimin dhe inteligjencen e tij rezaton personalitet te natyrshem dhe jo te imponuar nga pasuri (sidomos kur kjo perfitohet ne menyre te pa ligjshme!) si edhe nga pushteti i keqperdorur ne vite.
    Realiteti shqiptar aktuaj kerkon tjeter gje, realiteti shqiptar kerkon te tjere zonja e zoterinj e qe ti meritojne keto tituj, se pari duhet te jene njerez me parime, se dyti te jene njerez te ndershem, te jene patriot, te jene inteligjent e te arsimuar, energjike qe gjithcka kane dhe dine ti vene ne sherbim te vendit, si dhe ambicjes se tyre per te lene emer ne kete vende.
    Vetem keshtu munde ta meritosh nje titull fisnikerie nga shqiptaret.

  16. zace labi says:

    Kjo zojna duhet te japi doreheqjen the te leri jarin te thoje ndojne llaf se spo e degjojme fare kete mavrine.Jaro dil nga rreshti dhe prononcohu.Zojnen e pare fute te ekipi i basketbollit te bashkise.Editorali shum i mire Mero urime.

  17. ARUSHA says:

    NJE ZONJE QE SKA LEXUAR LIBRA SE KUR ESHTE PYETUR NUK THA ASNJE TITULL APO AUTOR DHE SIGURISHT ESHTE E DALE NGA INJORANCA E EMOGRANTEVE KOSOVARETE ELBASANIT

  18. tomsojeri says:

    Si gjithmon Mero shkrim brilant dhe ska me vend te perseris konsideraten e cmimin qe sjellin per ne!Nuk do zgjatem por ky shkrim esht “letra lakmuse”qe tregon koncentrimin e paturpesis se ktyre qe perfaqesojn eliten drejtuse ne Shqiperi ! Nuk ka ku te vej me lart tregusi i saj ! Ceshtja esht sa e ka koncentrimin durimi shqiptarit se der tani uj po tregon e spo “ndryshon ngjyr” Mbase shkrimet e tua e perziejn ate cka ka ren ne fund e zgjon shqiptaret aq te durushem !…Uroj te zgjohen ,te bashkohen e te pastrojn plehrat qe i kan mbytur e spo i len te ngrejn kok ……..

  19. XHAXHI BEHARI ME CIZME DHE QELLOTA says:

    ANALIZE E SACTE POR NUK ESHTE PER KETA HORRA ,,,ESHTE SHUME DELICATE ,,,,, ME KETA DUHET
    SJELLE ME ASHPER ,,,,SE NUK JANE DELICATE ,,,,
    DO TE DIJ ODETA PER JARIN ,,,,ODETA DO TE KAPI K,,RIN ,,,,,AS MYKET AS SKUQET AS ZVERDHET ,,,,,,
    KETA E KANE NGRENE TURPIN ME BUKE,,,,,,,,,

  20. tironsi says:

    Shkrim I goditur ‘ poor mendoj the mos harxhosh energji dhe kohe me persona the garnitures. Duhen goditur drejt persedrejti zagaret we e Kane gatuar kete menxyre she tashti dalin pa pike turpi he mbrojtje. Saliu I Vucidolit ka ardhur he Tirane me nje torbe lekure cjapi ndesa sot zoteron familjarisht pro a the pafund she pasuri marramendese. Pro keshtu Jane pasuruar e gjithe klasa politike shqiptare’, kush me shame e kush me pak. Kjo pasuri e tyre eshte e pa justifikuar dhe lypset the konfiskohet.kete duhet the beje Qeveria Aktuale ne rast se eshte vertete ashtu sic ka deklaruar..

  21. sammy says:

    Ne duhet qe ta respektojme institucionin e presidences dhe Presidentin.Por per te qene me te kulturuar dhe perendimore ,Zonja e pare padyshim qe duhet respektuar.Ok/Crendesi ka se ku punon ajo,korrupsin dhe vjedhje ka ne cfardo institucioni,mos valle duhet te krijojme nje levizje grarishte per te luftuar korrupsionin dhe vjedhjet.Zoterinjmos u merrni me kukllat,kjo nuk eshte loje kukullash.Mafia ka kapur institucionet.Duhet nje ligj Italian,per te minimizuar kete gangrene se per ta zhdukur aha.Ngjela mund te ndihmonte shume por nuk ja jep njeri portofolin se dine se cfare i pret.Keshtu qe me llallen apo ndonje tjeter never ever

  22. Oshtima says:

    Z.Mero,pershendetje dhe ureojme gjithe te mirat.Editorialet Tuaj jane shume te sakte,me analize te argumentuar,te pershkruar nga ndienja njerzore dhe per ata qe kane moral.Eshte fatkeqesi per Shqiperine dhe Shqiptaret qe pluralizmi ra ne duart e Sali Berishes dhe i bekuar nga PPSH vazhdon per 24 vjet ne Qeveri dhe Opozite ta mbroje sistemin e diktatures.Sali Berisha gjithmone ka qene ne m brojtje te bandave kreiminale dhe hajduteve dhe ka terorizuar popuulin e vete.Berisha ne veprimtarin e tij i ka vrare kundershtaret dhe njezit e pafajshem.Ai tani ka dale hapur ne mbrojtje te kryehajdutit dhe bandes ku eshte edhe vete.Shqiptaret duhet te kutojne njehere e mire se me Prokuorin dhe negjykatat ekzistuese nuk luftohet korupsioni,krimi organizuar dhe varferia.Perjashtimi i policise nga hetimi i vjedhjes ne BSH eshte me e porosi.Heshtja e Kuvendit dhe Qeverise e pa tolerushme.

  23. Faik Konica says:

    Kur te nderrohet Presidenti dmth edhe prokurori do shikoni cka ba me pronat ne Dirres e Tirane i ati i Odetes

  24. Al says:

    Presidenti i paafte , Fullani kodosh : Ah Odeta , Odeta !

  25. nje mik qe ta do te miren says:

    O nuri, o drite. O safet, o ramy. O trim prej kalase dodes.
    Po ja keshtu shkruaj gjithmone.

  26. nje mik qe ta do te miren says:

    Heret ne mengjes
    Odeta me fshese
    Bujarin e rrahu
    E beri sa qahu
    I nduku mustaqet
    I shkuli dhe faqet
    E nxorri perjasht
    Si thesi me kashte
    E futi brenda
    Si thesivme fenda.

    Kam degjuar qe kjo e ka pas marrw te shkretin nga mbrapa ne biciklete

  27. dhembeli says:

    Jimi: A jeni ne dijeni cfare pozicioni ka Zonja Nishani ne B.sh?
    Eshte sekretare e Fullanit or MIK!
    Kuptoje kete shkrim brilant ne essence?

  28. vojo says:

    ai burri i kesaj zonjes se pare …ka heq nga puna alamet djemsh ne ministrite qe ka drejtuar. ai njeri qe ka mbrojt eme devotshmeri bustin e enverit sot esht epresident i yne.ai duhet ta dije se vec zgerdhihemi me te…pasi ska burresi po e kthen bythen sipas interesit.

  29. ILIR says:

    SIC EDHE TREGOJNE ” NGJARJET FULLANI NUK KA PER TE DHENE DOREHEQIEN.AI ESHTE I MBROJTUR NGA DEPUTETE NGA TE DY KRAHET E POLITIKES PER MIRESITE QE JU KA BERE GUVERNATORE FAMILJAREVE TE TYRE.PRANDAJ NISUR NGA GJEMA QE TRONDITI BANKEN DHE QE GJITHE SHOQERINE SHQIPTARE DUHET QE MAXHORANCA TE MARRE NJE VENDIM POLITIK PER TA SHKARKUAR ATE.SA ME SHPEJT ME MIRE.FIRMAT E TU MERREN QYTETAREVE.SA ME SHUME AQ ME MIRE.ATO TE SHERBEJNE SI NJE MBESHTETJE NDAJ VENDIMIT TE MARRE.REFORMA URGJENTE QE KERKOHET TE BEHET PER BANKEN E SHTETIT NUK MUND TE BEHET NGA FULLANI DHE FULLANET E TJERE NE KESHILLIN DREJTUES.AJO KERKON NJERES TE TJERE TE GJITHE JASHTE POLITIKES.KESHTU DO TU SHERBEHET ME MIRE INTERESAVE TE QYTETAREVE.

  30. zonja e pare says:

    Me bukur nuk ka si te thuhet. I nrderuari Mero mundohet ti bjere sirenes me maje te penes. Mirepo keta jane ata me diploma te universiteteve private more Mero! eshte e veshtire te te kuptojne se kame probleme me shqisat, si shikimi, degjimi, perceptimi… dhe si per cudi kane shume te zhvilluar ndjenjen e pervetsimit, mashtrimit, krimit… por me te zhvilluar se gjithecka kane manine per para.

  31. amla says:

    Po rri o Mero mos u merr me Odeten se pershesh po ha, por thuaj nje fjale per Kryeministrin tend te dashur qe nuk le rast pa folur. Thua ti duket shume e vogel kjo vjedhje apo e ka shume xhan Fullhanin?

  32. petrefi says:

    E di qe eshte torture ti kerkosh nje njeriu te rendomte te behet zonje e pare per 24 ore!Jo z.Baze gabohesh rende kemi 24 vjet qe e ndertojme kete kala prej “muti” me burat me halabake e grate me te peshira duke iu dhene imunitetin demokratik njerezve qe kane dale nga rruga!Kjo eshte padyshim merite e atyre qe na i importuan kete fare e qe per pasoje per nje kohe te gjate edhe zotrote ishe viktime e saj duke ndikuar me propaganden qe se fundi Shqiperise i trokiti fati i parajses!Ky eshte rezultati e te gjithe asaj injorance qe ra viktime e pre e nje fjale magjike “demokraci” e qe per fat te keq gjeti teren vetem tek vendet me nivel me te ulet shqoqeror! E ku e sheh zotrote te keqen e Odetes kur ne kete pyll injorantesh,hajdutesh,kriminelesh,vjedhesish te paguar,shites te trojeve gjendet edhe nje Odete qe kapteri i pat thene se do te behej diçka qe ne vitet e para te lulezimit te kesaj ferre qe s’la njeri p gervishur.Kur pyeten Saliun para se te bente president Jarin se perse ka zgjedhur kete njeri ai me pisllekun e tij iu pergjigj Administratoreve se:E zgjedh sepse ai eshte aq i paafte sa qe duam Ne s’duam ne ai ka per te ndikuar drejtpesedrejti ne shkaterimin total te institucioneve jo nga aftesia e tij por nga paaftesia.Argument qe u vleresua me nofken e disahereperseritur “burre shteti”!Shqipëria eshte shkerdhyer deri ne ate fare feje sa nuk te bene pershtypje nje Odete.Imagjinoni sikur te na çante menderen nje mbese apo nip ,apo dhender i Enverit si po na i çajne menderen mbesa e dhendri i Sali Berishes sot!Ku jeni Ju qe bertitet me te madhe rrezimin e bllokmeneve e ngritet murin e bllokqeneve.Nje popull gjithmone i pa munduar e i pa deshiruar do te jete gjithmone i sunduar!Se fundemi me lejo te te sygjeroj se Shqipëria po nuk u be shtet i pavarur kurr nuk do te ndertoje shtet demokratik te se drejtes por do te forcoje shtet diktatorial qe u sherbejne vetem perandorive si ky i yni sot qe vetem ka nderuar individet ne fuqi e skema eshte po e njejte,ndaj nuk shikon drejtesi,reagim per vjedhjet marramendese,sheiket qe pushojne brigjeve te ketij vendi tashme te privatizuara.

  33. dajti says:

    As ka patur, as ka dhe as do te kete ndonjehere zonje e pare, ose nenpunes te pavarur. Gjithnje zgjidhen ne postet me te larta me legenat ne karakter, me te babeziturit, me perverset nga ana morale, spiunet, informatoret me nje fjale gjithe llumi i shoqerise sepse vetem ata binden verberisht ndaj nje psikopati qe kane ne krye dhe jane xhelate me vartesit. Shqiptari nuk e ben dot punen si nenpunes i SHTETIT.
    Po te marresh disa anetare te keshillit mbikqyres te BSH, si ka mundesi te behen prostituta te nje shpellari, kur i kane te gjitha? Vetem nje BABEZI e pafre e spjegon kete. Dhe nje urrejtje per popullin tend, parate e te cilit vjedh perdite dhe nuk kontribuon aspak per te. Ptu….ndyresirat!!!

  34. MOKO says:

    Nuk mund te gjesh sakazem me te holle,ne letrat shqiptare.Nuk ka me moral i nderuar Mero.Njeriu,si kjo zonje qe thoni Ju,po te ishte ne nivelin normal te njerezve te zakonshem,jo sot qe ju shkruani,por qe ate dite kur plasi skandali duhet te ishte larguar.
    KJO ESHTE SHORERIA JONE,QE PO LENGON PREJ 23 VITEVE,E QE DO VAZHDOJE SHUME GJATE.JO I NDESHMI,JO I AFTI,JO MERITOKRACIA,POR MASKARENJTE,INJORANTET,MATRAPAZET,DROGAZHINJTE,TE POSHTERIT E KANE UZURPUAR KETE VEND,DHE ME KEQARDHJE E THEM,QE PAK,SHUME PAK JANE SI JU QE LUFTONI PER NJE IDEAL TE HARUAR,TE SHUME VITEVE PARA.

    Do isha kurjoz,te lexoja nje ese te tille,ndaj kryeministrit te sotem,ku mendoj qe edhe ai duhet te largohet,mbasi kjo heshtje po çudit njemilion votusit e tij.NDERIME MERO.

  35. Leone says:

    Z. Mero Vazhdo Ta godasesh bunkerin e fundit te komunizmit se fitorja e te drejtes mbi te poshtrit dhe te korruptuarit me argumentet qe juve sillni per publikun (dhe per Drejtesine e munguar deri sote )do te realizohet me siguri. Z. Mero Opinioni shpresat i ka tek juve dhe Bashkepuntoret e tuaj per zgjidhjen e kesaj matrice.

  36. Andrea says:

    Rigoni nuk behet lis se nuk e ka per fis, kjo eshte sentence popullore.

  37. drejtesia says:

    Fullani e NISHANI JANE DIREKT NENPUNES TE “SHTETIT TE ANTISHQIPTARIT BERISHE…sa do te hiqet e te gjykohet saliu qe ka 24 vite shjaterrim te ketij vendi aq gjykohet edhe Full-hani,Adriatik Llalla ,Argita Luli i hajnise vrasjes e shkaterrimit…akoma se ka kuptuar skenarin qe po vepron saliu…ai e dinte se me 233 qershor do denohet nga populli, por nga drejtesia kurre, ..?PSE SEPSE AI KA NDERTU SHTETIN E VETE MAFJOZ,KOT NUK VURI LLALLEN-NISHANIN-LUL BASHICIN E FASLLICIT..RISTANET E HAJNISE…KOT NUK SOLLI VISHO AJAZIN NGA KANADAJA….E kete o popull e din fort mire CIA, uSA rUSI gREKU,,,E DIN EDHE B.Eqe kerkon te denohet korrupsioni….te fillojne me Sali -Fullhani, mos gezofte pushiomet ne Lalsin e Argites e Arjana Full-hanit…se po arrestuan keto te tjerat dalin vete//..Ne se doni ti provoni,i beje thirje popullit Tiranes..shkoni shikoni se si ka perfundu ,ish/Hotel”Dajti”,ja ja dhuroj saliu ne kembim te boove te thesarit qe shiti fullhajni,pasi ka grumbullo farat e popullit(per cudi nuk flet kush per kete pacaure ,krize financiare mbare popullore) po keshtu une e shikoje gjithe shqiperine…Shteti mafjoz,i saliut,ku eshte instalu e kryen veprime brenda shtetit ligjitim shqiptare te 23 qershorit,paguan mediat me shpif,e me deklarata me largu vemendjen..nga vjedhjet..oh sa skenare antishqiptare ka ne bllokun e tij per te instalu ,sepse ka dhender lul hajnine,vrase,mashtrues shkaterrues shites te detit e nuk merret te pandehur…??/oh popull zgjohu ,je i humbur,boll me shrime e demogagji?
    Hajde z.Mero ju gazetaret vetem shkrime, po pse nuk beni denancime ne Hage,sic bejne ne Kroaci gazetaret intifikative?lexojme se ju beni sikur i goditni e keni frike ? a mos valle jeni ne nje sofer sahanlepires??…kush do te dali me mbrojt vendin e popullin nga kemba e zeze antishqiptarizmit,nga hajdutet e vrasesit,cfare kane ndermend me ba me kete popull?-cdo dite vrasjet,edhe me sknajperat si ne Lazarat,po po nga shteti mafjoz me drejtim te saliut,e kjo vetem me largu vemendjen e dites nga fullhajnet.kriminelet .eshte kot te shprehesh shkrime sepse pa arrestu shteti e mafjes,vrasjes,hajnise e korrupsionit qe drejtohet nga saliserb-ruso-greku….
    Beje thirje USA, TE NDERHYN SIC PO NDERHYNE NGA AJRI NE Irak…idem kemi si ISI..po saliun qe ju na e late peshqesh me Biberajt e Rajsonat..oh sa ka ,qe eshte = shteti mafjoz ne kunderveprim qe drejtohet edhe me keq nga saliu antishqiptari me i madh i kombit shqiptare….Ndaj kerkojme me te madhe sh.Enver,vetem ai punoje per kete vend e popull…o sali krimineli me hajdute,ja ke kaluar edhe Ali babes….

  38. luan says:

    Nuk mund te jesh Zonje e pare e nje vendi vetem pse rastesisht yt shoq (ne fakt jo shume rastesisht, sepse ushtar me te bindur se ai nuk ka, i ra lapsi te beget President. Po ashtu, fakti qe trashegoi shume prona, te cilat i mori si mori kur te tjeret kane vite qe nuk i marrin dot, nuk do te thote qe e perfaqeson denjesisht ate karrige.
    Zonje e pare do te thote te jesh nje grua plot virtyte se pari, e mencur dhe e plotesuar si njeri. Ooooops, ti nuk i ke, ti nuk je Liri Berisha qe e respekton nje Tirane. Ooooops ti nuk je….
    Ti je ajo qe nuk duhet te jesh, e pazareve, e dallavareve!

  39. Gent says:

    Po mire ajo esht ca esht

    po si sle Gru e kalamo pa mor neper goj mer burr ca paske qene!

    hahhahhahha

    i pa pame

  40. qytetar says:

    PO çlesh zonja e pare o Mero derrat nje fytyre kane te gjithe, keshtu qe lot e ke qe i jep keshilla!

  41. Kendveshtrim tjeter says:

    Me pelqen “ofendimi” qe i beni zonjes Nishani,mbase kjo do behet shkak per te dhene perseri dorheqjen.
    Por çifti Nishani,nuk eshte ne pozicione reale,mbase eshte ne ate virtuale,President i Republikes se Shqiperise !
    Ai me teper i ngjason zevendesit te Erles,per te lexuar nga kolltuku i Presidentit,porosit e Berishes.
    Keshilli mbikqyres i BSH,duhet te jap dorheqjen e pa revokushme,per ti hapur rrugen nje reforme,qe do te shkul neopotizmin nga ky institucion bankar.

  42. sammy says:

    Me kujtohen disa filma Italiane me xhovani falkonen ,i njohur si prokurori i Mafias.Ku jane prokuroret tane .Prokuroret tane nuk kane ndjesine me te vogel per te bere detyren.Po edhe nuk kane faj se nuk ka prova te mjaftueshme .I ftoj te shikojne dhe te lexojne filma dhe histori te mafjes dhe mbase u ngrihet adrenalina dhe behen burra te vene ndonjerin ne banken e drejtesise

  43. Silvia says:

    Sa bukur shkruan o Mero baze…je shume realiste,shkruan vetem te verteten sado e hidhur eshte ajo!Te lumte!Nje shprese per te besuar qe ka dhe ndonje gazetar te pavarur e profesionist!respekt per ty!Nje qytetare korcare,Silvia!

  44. God help us says:

    Eshte e pa vend te emertohet SOdetja e Bujar Beut si zonje e pare.Neqofte se ky fare titulli I jepet personit me te fuqishem ne nje vend atehere ky “post “ I takon bashkshortes se ambasadorit Arvizu qe nuk ja dijme emrin akoma.Ky lloj posti per Damen e Pare eshte ne rrugen e Elbasanit qe ne mbreterimin e Rajersonit ne 1991-1994..

    Problemi I dyte me Sodeten tone eshte se I shoqi I saj eshte president illegal pasi eshte shkelur parimi baze I kushtetutes qe Presidenti duhet te jete jo partiak dhe figure e spikatur ne opinionin shqiptar te cilat jo vetem nuk I gezon por eshte e kunderta e tyre Nje ish ushtarak ne rrangun e nje komadanti batalioni I SHBO .nje turbo-enverist atehere dhe nje zorre e trashe e berishes sot.Fakti qe ka qene minister drejtesie dhe koka e ministries brendeshme para emrimiit si president e bejne ate te super-politizuar dhe quhet President illegal.Cfare qendrimi ka patur qe kur mori celsat e deri tani aim und te quhet Antipresident por nuk eshte faji I ketij sespe nje handikapat I tille I duhej bandes Berishajve.

    Si u zhvilluan proceset e zgjedhjes presidentit ne fillim me Zaganjorin,Artan Hoxhen per te mjegullur situaten dhe pastaj futen “Derrin Match” Bujar Mehmet Beun tregojne se tre aktoret per kete pergjegjesi jane Arvizu-Rama-Meta dhe kete kunj do ta vuajne shqiptaret edhe per shume dekada.

    Ing Sodeten e ndegjova per here te pare kur u diskutua grabitja e Shqup-it.Nje nga aresyet qe u levizen nga selia e Pd ishte se ne ate pjese toke kishte prona dhe heroina jone.Edhe pse Shqup-I kishte pronaret e vet qe nuk I moren pjeset e tyre Sodetja e mori seline e vjeter te Pd me gjithe bejlereshat e tjera sepse athere konstelacjoni naziskin Berish-Nishan-Imam-Basha-Noka kopsiten grabitjen me spektakulare por dhe ketu nuk eshte faji I tyre.
    Lulzim Qenef Bashes pasi I falen bashkine duke e vjedhur me mengeperveshurin hapur fare I fallen dhe godinen e Shqup-it (edhe pse Luli eshte manekin si Bujar Beu)

    Kujt I kujtohet vizita qe I beri Arvizu Lul Bashes me dy pako llokume: nje per ti uruar godinen e uzurpuar te Edwart Toptanit dhe nje tjeter per fitoren mafjoze kunder Olldashit qe me vone e vrane ne nje menyre sit e filmi ‘Godfather” ?

    Tragjikisht shikojme qe nje boss banke si Fullani qe ka ne dore gjithe parine e Tiranes noton ne para dhe organizon orgji,kurse bossi tjeter I ndjeri Santo pasi dha shpirt duke notuar ne gjakun e tij u harrua nga shqiptaret e mjere.

    Jam I bindur se dhe Fullani do kete dijeni per eleminimin e Santos qe eshte e njera dore qe eleminoi Kosta Trebicken ne menyre perfekte.Bluza e bardhe e Frankeshtein Berishes eshte lidhur me disa kollare dhe jaka te bardha ne brigjet e Adriatikut dhe te Atllatikut qe nje leter e atdhetarit Geri Kokalarit sot dhe disa letra te tjera te tij tregon se ai vend eshte I pushtuar nga mafja mderkombetare dhe berisha eshte nje kuisling I tyre.

    Mire eshte qe mero baze te mos merret me mushkonja si Sodetja por te merret me syrin e qikllopit:

    Ku shkoi kapari 85 miljon dollare I Albetrolit?..Nqs happen letrat del Fullan-gate dhe Sali-gate qe do sjelle nje “cunam” qe do ta cliroje shqiperine nga pushtimi 22 vjecar I berishajve.

    Eshte koha per edi ramen te veproje ose te heshti..te jete HERO APO TRADHETAR DHE KAPITULLUES SI FATOS NANO NE VERSIONIN 2 METROSH

    1. a says:

      Ky koment ka vleren e nje editoriali.Pa ofenduar jo me shume se 500 familje te persekutuara ne Shqiperi para viteve 90′ dua ti kujtoj lexuesve ku ndodhet ish zonja e pare e viteve 1945-1985 dhe cfare pasurie trashegoi.
      Shikoni vilen ku jetoi zonja e pare ne ish bllokun e udheheqjes qe duket si kasolle para vilave te sheikeve si Berisha dhe gjithe fisi i tij,Meta apo pasurite e Lul Hollandezit,Gjin Gjonit e deri te mbreti miljoner i te verberve.

  45. kol kulumria says:

    Pa shkarkuar Fullanin nuk mund te zbulohen vjedhjet qe jane bere ne BSH.

  46. arvaniti says:

    NEe qe kemi jetuar mire ne ato vite te ashtu quajtura na vjen te tallim BOLET me keta bythe provincjale( VIP) HA HA HA Bujar dhe Odeta nishani Sali dhe Liri Berisha Halimi Paloqja Jozi Muli Ristani dhe shume te tjere ne PS,qe kur i shef neper restorante kur hane ta shpifin duke perplasur buzet ,duke ngrene me duar,duke fshire buzet me kurizin e dores dhe duke mbeshtyre majtas djathtas nje neveri e vertete.NJerez te ardhur nga shpellat dhe bejne aristokratin duke vendosur nga nje shami ne xhep te xhaketes. Barsaleta te gjalla live neper ekrane ose ne ruge kudo ku ti shifni.Por kjo varet nga ju qe i shifni se cfar statusi kini.90% jeni te ardhur prandaj ata mbijetojne.NONAT.

  47. labi says:

    jo me kot thuhet se pas nje burri te madh qendron nje grua e madhe dhe anasjelltas, prandaj jemi ne kete nivel.

  48. ari says:

    Banka e shqiperis banka fiskale i fute parat neper breka ne hale e hynte e dilte i mrekullushmi njei sikur te ishte budello edhe me q.
    Nje bank moderne me drite e hene si gjeje me leket atje ku qene
    Ne vend te tyre i zevendesoje me letra sikur te ishin plena dhe jo kartmonedha
    Me zonjen nishani nuk kishte probleme rruheshin parat keshtu thoshte xha Teme
    Ruheshin parat te sigurta ne kasaforta helmeta dhe brenda mbusheshin me letra
    Ky eshte imazhi i shqiperis u beti banka kasolle dhise

  49. Saliu says:

    O Mero labi, bej nje per Dhenderin se ma hoqi trunin me analizat financiare qe boton dhe shprehjet qe ka krijuar vete per Qeverine…Lexoje se ke material me u dhi me bo nje te forte;)

  50. muzapopullore says:

    Po ku te mbytet Odetka, te jape doreheqjen !? hahaha Ajo konkuron per nga eficensa e trurit me peshk rezervati te tredhur apo me pulat e shastistura nga radioaktiviteti i Elbasanit. E vetmja zotesi e saj jane rruget jashte shtetit qyl. Per ato vdes. I shtrihej Pangos sebashku me Jar Jarin qqe ta merrte. Vetem Leskaj se begenisi.
    A dini se (verifikohet lehte) qe Jari si minister i brendeshem i dergonte ne ministri te Turizmit nje statisticiene me rroge nga paret e Ministrise se brendeshme te bente statistikat e Odetkes. Ajo tabelen e shumezimit e di deri tek 3-shi
    Raportet ja bente arkeologu qe vazhdon tja beje fjalimet Jar Jarit. Kush e njeh kete te patru e kupton sa me siper.
    Give me a break ..Zonje e pare ..me falni e palare po

  51. stop says:

    Ne kemi nji President ,por nuk besoj se Ai meriton fjalen Zoteri qe gruaja e Atij te quhet pastaj Zonje e pare

  52. tosi says:

    ARVANIT ….JE I SAKTE , Po kujt ja thua!!!!!!

  53. shqipetaret e vertete says:

    Mero.Gjithe fashistat e hajduterise te sali berishes te digjen te gjalle ne muzeumin e zogut me gjithe femijet.Ata nuk jane shqipetare..hiri i tyre te flaket ne det.Te mos pritet nga plehrat dhe hajdutet e sali berishes ne drejtesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje