PD, asnjë mëshirë për Nishanin!

15 Gusht 2014, 20:13Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Presidenti i vendit tani mund të prodhojë ndonjë lajm vetëm kur i miraton ligjet e shumicës në Kuvend. Kthimi i tyre është bërë rutinë dhe ndjek ritualin e zëdhënësve të PD, që i kundërshtojnë qyshkurse diskutohen dhe miratohen. Ndaj dhe kjo nuk është më një temë debati. Tema e vërtetë e debatit në këtë rast është  përse PD kërkon me çdo kusht ta keqpërdorë institucionin e Presidencës për çdo banalitet, ndërkohë që mund ta ruajë për dy- tre aksione serioze politike?

Kjo është një dilemë serioze, po të kemi parasysh se opozita ka pesë qendra të forta të pushtetit në vend, në dorë të saj. Ajo ka Presidentin, SHISH, gjykatat, KLD dhe Këshillin e Bankës së Shqipërisë. Këto pesë qendra pushteti praktikisht janë i gjithë ai që mund të quhet pushtet shtetëror në Shqipëri, dhe që tejkalojnë mandatet politike të pushteteve politike. Mes tyre pushteti i Presidentit është më i larti, më ndikuesi dhe më i vlefshëm për t’u përdorur edhe politikisht nga PD. Nëse pushteti i Fullanit u duhet të mbajnë sekret transfertat e Familjes apo ndonjë gjëmë tjetër, apo nëse gjykatat u duhen të jenë si një shërbim gjyqësor i Familjes, Presidenti u vlen për më shumë. Ai ka në dorë jo vetëm pushtetin gjyqësor, por dhe garancitë për institucionet e tjera shtetërore të kontrolluara nga opozita. Për këtë aryse është logjike që ai të ruhej më shumë nga PD dhe të përdorej më me kriter.

Por në të vërtetë ndodh e kundërta. PD po keqpërdor më shumë Bujar Nishanin se sa Ardian Fullanin, po keqpërdor më shumë Presidentin se Visho Ajazin, dhe po e banalizon atë duke e zbritur në një podium me Silvën dhe Laurën.

Rasti i fundit, kur ai ktheu të gjitha ligjet me shumicë të cilësuar, miratuar në seancën e fundit të Kuvendit, u shoqërua me një koment ekzaltues të Lulzim Bashës, i cili në këto muaj vere duket se po përpiqet të provojë një stil të ri të komunikimit publik, duke hequr foljet nga fjalitë. Me sa duket veprimi është e vetmja bezdi e tij dhe po provon të flasë edhe pa folje.

Retorika e fortë e Bashës pro Nishanit, ekzaltimi i tyre, që janë në unitet për të prodhuar një procedurë banale të kthimit të ligjeve në Kuvend dhe rimiratimit, kanë vlerë për ndonjë ligj pikant, për të treguar papajtueshmërinë, por jo për çdo ligj siç po veprojnë këta. Kjo nuk i shkakton asnjë dëm shumicës. Thjesht rrit ndjeshmërinë tek publiku për njëanshmërinë ekstreme të Presidentit dhe keqpërdorimin e tij nga PD-ja.

Por duke u kthyer tek pyetja fillestare se përse PD-së i duhet një president kaq i keqpërdorur prej saj, ka vetëm një përgjigje të besueshme. Berisha vuan nga ideja se të emëruarit e tij e tradhtojnë gjatë rrugës, dhe kërkon t’i bëjë të papërdorshëm nga kundërshtari, duke i keqpërdorur në ekstrem. Kjo që po ndodh me Bujar Nishanin është e dhimbshme. Pasi na fyeu të gjithëve duke i vënë Shqipërisë president, një gjysmë njeriu nga çdo pikëpamje, pasi u tall me PD me LSI dhe këdo tjetër që e përfshiu në atë lojë të pistë presidenciale, tani vëmendja e tij është e përqendruar tek keqpërdorimi ekstrem i Nishanit, me qëllim që atij të mos i shkojë mendja asnjë sekondë që është president.

Unë e kuptoj që Nishani mund ta kthejë ligjin për KLD se preket pushteti i tij personal, po të kthesh ligjin e Policisë së Shtetit, i shqetësuar nga fakti se kush do ta emërojë badigardin tënd, është banalitet dhe tregues i diktimit politik ekstrem mbi të. E njëjta gjë mund të thuhet dhe për një sërë ligjesh të tjera, të cilat Nishani po i kthen jo se ka diçka për t’u korrigjuar apo se do të korrigjohet, por se kështu është folur në podiumin e Laurës dhe Selvisë në SHQUP.

I mbingarkuar nga ideja se pushtetet e mbetura pas ikjes nga pushteti mund ta tradhtojnë, Berisha nuk po lë gjë për t’i mbajtur ata pas vetes. Ajo që bëri me Fullanin ishte e pashembullt. Ai jo vetëm që e mori në mbrojtje, edhe pse nuk e ka dashur kurrë, por mori në mbrojtje dhe Facebook-un dhe Instagram-in e djalit të tij, angazhoi dhe mbesën e dhëndrin ta mbronte. Mesazhi i tij është i qartë. Ai kërkon t’u japë garanci se ata duhet të jenë të bashkuar dhe të gjithë njësoj të keqpërdorur politikisht. Bujar Nishani është më i ekspozuar në këtë keqpërdorim publik. Ndoshta ky u dhimbset më pak. Ose është më i gatshëm për t’u keqpërdorur se të tjerët.

34 komente në “PD, asnjë mëshirë për Nishanin!”

  1. interisti says:

    ta heqin kapterrin , perse e mbajne me/

    1. zef says:

      Dhe për Salën më vjen keq,
      se në fakt është një i gjorë,
      dhe duket që nga distanca,
      që është i sëmurë mendor!

      Ata që i hiqen miq,
      e lënë për ta turpëruar,
      ai ka nevojë urgjente,
      për mjekim të detyruar!

      Shkencërisht një i çëmëndur,
      nuk e kupton çmëndurinë,
      po degjenerim i tij,
      turpëron gjithë Shqipërinë..

      Për t’i thënë gjërat tamam,
      t’i vëmë kokë muhabetit,
      Sala s’është një roje vreshti,
      po ka qënë i pari i shtetit!

      Nje marrezi te tille
      Sala vete e beri,
      nje presiden handikap
      si Nishani na zgjodhi!

      Po them për Nishanin,
      meqë erdhi fjala,
      pse s’e ngriti zërin,
      tetë vjet që qe Sala?!

      Nëse tetë vjet s’morën,
      asgjë faktikisht,
      sot them se përdoren,
      krejt politikisht!

      1. limonada says:

        Bujar Nishani; Qe derimesot nuk di te fitoi
        por vetem te humbasi.dhe
        Sikur te mos behesh pale me asnje-ky do te ishte
        President i vertete! por fatkeqesisht,po mban
        nje kufi te pakalueshem per Mazhorancen! Dhe,
        ne fakt sikunder ka qene eshte edhe Sot,ja ashtu
        ne kundershtim me botekuptimin aq sa shterngohet
        nga krizat shpirterore,krize qe lind nga kontraditat
        midis tij dhe Realitetit,cka eshte edhe shkaku per
        ta ndezur betejen e Partise tij me qellim jo te mire
        ndaj mazhorances,duke i bere keshtu PD nje sherbim
        shkaterrues!Dhe,eshte fakt se betejat nuk i ka
        nderprere asnjehere,ku dallone kjo e fundit,me nje
        kontribut sa negativ aq edhe te panevojshem.Kesaj
        i thone Kaprico!ku me Gorgexhin e tij ben kalime
        te menjehereshme te Notave PD-Presidence ne drejtim
        te mazhorances!Duke u bere keshtu Kapel-Master Butaforik!
        Kjo menyre tani i eshte bere zakon qe kundershtimi i tij
        per gjithcka te mari trajten me Komike ne Skenen Politike
        zhurrem madhe Berishjane.Dhe ne fakt e gjitha kjo e ka
        nje domethenie;Eshte malli per karrige qe ka pushtuar Berishen.
        Per te cilen po sakrifikohet e tere PD.-ja.

        1. Serendipity says:

          Po prokuroria e pavarur te duket me Llalla paçavuren?

    2. Dielli mbi KORAB says:

      PRESIDENTI-KAPTER_Jari,DUHET DERGUAR sa me shpejt ME VENDIM PARLAMENTI per KONTRROLL SHENDETSOR.
      Vajmedet po te jemi ne gjendje LUFTE!!!.
      Ai ka me marr arratine ma keq se Ahmet Zogolliu
      Presidenti po keqperdor vetveten duke u fshehur mbas minifundit te Odetes qe paguhet nga Fullani.
      Ne asnje vend te Botes nje i semur nuk do te zgjidhej President.
      Ai duhet hequr si i pa-afte.mos harroni se perdorimi i ilçeve ka ndikim ne gjendjen mendore dhe ne marrjen e vendimeve.
      Ne paketat shoqeruese te medikamentave thuhet se mos perdorni makinen kur merri tabletat,dhe kjo nenkupton gjithashtu dhe mos u zgjidhni ne detyra qe ndikojne mbi shoqerin ? .Presidenti eshte i semur ai duhet te dali ne KEMP

    3. Nastradini says:

      Jari dhe Odetka, tingellon si kenge jevgjish, ha ha ha

  2. VL says:

    a ekziston ndonje procedur per te nderruar kete kryekar shteti

  3. Tironsi says:

    Stili i Berishes gjithmone ka qene per shtrydhjen ,deri ne fund, te limoneve qe ka patur ne dispozicion. Nje limon pa asnje lloj etikete eshte dhe i Ashtuquajturi Presidenti Nishani, nje vullnetar i Enverit ,qe u shndrua ne nje Vullnetar i Saliut.Ai po e tregon vetewn qe eshte cibani me i qelbur ,qe duhet te shkulet sa me pare.Cfare po pret Mazhoranca?

  4. Dielli mbi KORAB says:

    Presidenti po keqperdor vetveten duke u fshehur mbas minifundit te Odetes qe paguhet nga Fullani.
    Ne asnje vend te Botes nje i semur nuk do te zgjidhej President.
    Ai duhet hequr si i pa-afte.mos harroni se perdorimi i ilçeve ka ndikim ne gjendjen mendore dhe ne marrjen e vendimeve.
    Ne paketat shoqeruese te medikamentave thuhet se mos perdorni makinen kur merri tabletat,dhe kjo nenkupton gjithashtu dhe mos u zgjidhni ne detyra qe ndikojne mbi shoqerin ;).Presidenti eshte i semur ai duhet te kaloj ne KEMP

  5. LORA says:

    Ja keshtu,te perdhunuar nga nahija e tij dhjeramane,dua ta shoh rroten e jarit .Nje mender presidenti,pa kurrfare besimi dhe mbeshtetje publike,
    e ka hak te menderoset publikisht nga ata qe e ngulen ne fronin e pamertuar.
    Ku jane ato dy-tre aksione serioze politike te PD-se z.Mero?
    A mund te buroje seriozitet ne nje nahije banditesh?Per mua eshte ngjarje e pamundshme.

  6. fshatari says:

    Kapter Bujari eshte fytyra simbol i Shqiperise qe trasheguam nga kultura Vicidoliane…i rrenuar,i shemtuar ,edhe ulok edhe me mustaqe,edhe fodull edhe frikacak,edhe i tredhur edhe me grua,edhe i krrruhet edhe i djeg,as fshatar as qytetar-vaj me det kapter Nishani-po ngordhe ti na digjet xhani

  7. 21janari says:

    Pervec arsyeve per keqperdorimin e Nishanit, qe Mero permend me te drejte ne shkrim , une do te shtoja edhe se Jari eshte me kosto me te ulet per Berishet, madje eshte veresije, krahasuar me Fullanin.

  8. perkthyesi says:

    LUFTA E DIPLLOMAVE FALLCO KUR KUSARET ME DIPLLOMA MAESTROSH PO VJEDHIN THESARIN E BANKES SE SHTETIT.

    Presidenti Nishani, BABAI i Kombit dhe Komandanti i Forcave te Armatosura gjen kohe te ktheje ligje tra-la-la dhe te merret me akuza per diplloma fallco, por nuk gjen kohe per t’u prononcuar kur KUSARET e Thesarit te Bankes se Shtetit me Kapobande Guvernatorin Fullanin kane 4 vjet qe po boshatisin rezervat bankare te Pasurise Kombetare si ASKUND ne Bote.

    KUSH MUND TE RESPEKTOJE NJE PRESIDENTE TE TILLE QE ESHTE I TERI FALLCO VETE NGA KOKA NE KEMBE DHE DUKET SI NJE SERVIL ROBOT I BANDES MAFIOZE TE SALIUT?

    Medet! Ndihmoji o Zot shqyptaret!

  9. DOKTOR MORTIS says:

    çdo gjie ka nje fillim dhe nje mbarim. Per fatin e mire te shipetareve po shkon drejte fundit FUNDERRINA

  10. sarandjoti says:

    Z. Baze mundohesh shume te beshe analizen e sjelljeve te nje aneshme te presidentit.Ish k/Ministri,Berisha.une mendoj hipotetikishte,ka nje djallezi ne mendje.Ai ka ber dhe bene vetem nje llogari,si e si ta detyroj poziten te bej ndonje gabim te pa pranushem per nderkombetaret,qe ata te flasin nje here hapur kundra qeverise,pastaj e di ai se si ndersen qorrat, horrat,militantet kundra qeverise dhe me arme po do.Te pakten ket llogari ben ai njeri i dal jashte qendre menderisht dhe politikisht.Presidenti z. Baze ndersehet nga Berisha te bej cdo marrezi,te kthej cdo ligj ,me pak llafe te bej marrezira te tilla,qe mund te detyrojne poziten,te bej ndonje demarsh ligjor per te shkarkuar Presidentin.Ky demarsh eshte nje thike me dy presa shume te mprefta.N.q.se pozita arine tu mbushe mendjen nderkombetareve,qe ky president duhet te shkoje ne shtepi,ose SH.Q.U.P.ok,por n.q.se pozita ben ndonje gabim,ndonje veprim te nxituar,Berisha kap zogun me dore perseri.

  11. Jimi says:

    E keqja e keti vendi eshte se ne institucione teper te rendesishem ne vende te kalit eshte lidhur gomari!

  12. Bardhi Tolabi says:

    Eshte humbje kohe,te merresh me nje njeri,qe duhet vetem meshiruar…

  13. Lirja says:

    Per kapterrin duhen mbledhur firmat qevte qerohet, jo per Fullhanin, se ky po iken per lesh vete.

  14. I mjeri popull says:

    O nishan I shqiperise breket dhe pecet e ushtareve, po, aq I afte je ti
    me teper s’ka detyre kapteri I ushtrise

  15. nishanlliu says:

    sakte —keqperdorimi dmth shkerdhimi i Kapterr Nisahnit eshte aq i eger sa jo vetem po e thellon sakaallikun mendor te tij por te ziut nuk i shkon mendja as per p… megjithse e ka lene qe kur theu legenin me bustin e Enverit ne Shkolle e Bashkuar te Kaptderrave te ardheshem.

    Eh cfare fatkeqsie kur nuk e gezon dot postin publik…

  16. zqk says:

    Ai, si ja thone emrin, Jar President poturja, perdoret vete, me deshire, nuk pret ta perdorin. I ka thene kumanar Sala mos kalo asnje ligj dhe ai nuk kalon. Nuk pret t’ia thote kumanari 2 here, urdhri eshte urdher.

  17. shqip hesapi says:

    Nishani eshte “bariu “i popullit (deleve).Saliu eshte zagari qe nuk i le delet as te levizin e as te kullosin,I.Meta eshte zagari pas Saliut qe ruan Fullanin dhe Edit i mbete t’i coje buke Fullanit ne te gjithe kete cete.

  18. zace labi says:

    Ne cdo vend te botes Presidenti eshte nje figure e larte qe zbaton ligjin dhe kushtetuten e vendit.Ktu te ne presidenti kapter Jari zbaton urdhrat e vicidolsit.eshte presidenti me kot qe ka pare shqipria ndojnehere president kakac dhe shume I shemtuar bythlepires dhe pa vlera

  19. Andrea says:

    Eshte bere gazi i botes hajvani e akome se ka marre vesh veshgjati i Odetes!

  20. Dumdum Kopace says:

    Presidentin ta zgjedhe populli me vote, behari tjeter te na gjeje me President te zgjedhur nga vete ne.Ndroni ligjin themelor.

  21. ALBAN DEGA says:

    PRESIDENT KOLLOVARI I BERISHES APO … !?

    … Pak humor ne kohe kolere e terrori te stisur e beteje donkishoteske me mizat dhe mullinjte e eres
    – Nga Alban Dega , Nju Jork

    Ka plot nje muaj qe Presidenti i Shqiperise Bujar Nishani ka filluar nje beteje imagjinare me mazhorancen dhe me shtypin e lire e te pavarur shqiptar.
    Pike per pike betejat e Don Kishotit te Mances me mizat e mulinjte e eres dhe te ushtarit te mire Shvejk!
    Tellali dhe ushtari de jure e de fakto i Sali Berishes qe mori ate karrike vetem ne saje te meritave te vetme te tij : bythelepirjes se tij she shpirtit prej jesmeni te kulluar dhe ushtari te besuar te despotit shqiptar e pershkallezoi kete beteje donkishoteske deri ne “terror” kunder tij !
    Duke angazhuar ne kete betej edhe bashkeshorten e tij ai nuk beri gje tjeter vecse i dha vetvetes titullin e sakte “Presidenti Kollovar i Berishes!”
    “President Kollovar” jo vetem i Karaosmaneve por pikesepari i Sali Berishes qe po e shperdor ushtarin Nishani dhe te shoqen e tij ne menyren me skandaloze.
    Cfare mund te presish tjeter prej te shperdoruarve te vetshperdoruar!
    Ushtareve te tille ala Don Kishoti i Mances dhe ala Shvejk, ala Bujar Nishani gjithnje u del plumbi nga tyta e jo nga qyta.
    Nrysho Nishan ore Bujar Nishani se sic e ke filluar nuk do lesh as nam as nishan emrit tend pa emer!
    Sic e ke filluar “betejen antiterror” kunder nje mazhorance dhe shtypit te lire e te pavarur shqiptar, qe akoma de jure nuk kane asgje ne dore pervec celesave te kashtes dhe lirise se shprehjes, do tua kalosh edhe Don Kishotit te Mances dhe Shvejkut,
    Beteja jote familjare me mizat dhe mullinjte e eres do te siguroje vetem nje emer turpi
    PRESIDENT KOLLOVARI… I BERISHES!
    Ose… ose…
    “DON KISHOTI I SALI VICIDOLIT!

  22. agroni nga Kosova says:

    urgjentisht duhet pergatitur ligji qe presidenti te zgjidhet vetem ngfa populli. merrni shembull nga Erdogani i turqise. U mblodhen disa deputet te sali berishes dhe miratuan si president Bujarin e nishaneve. Pra kete rradhe presidenti mbas bujarit duhet te zgjidhet perseri nga Paralamenti, por presidenti tjeter duhet te zgjidhet vetem nga populli. Mund te kete deputet te pa pergjegjshem dhe zgjedhin ne president kukull.
    Mazhoranca e tanishme ne shator duhet te heqe Bujar Nishanin pasi eshte kundra reformave per shqiperine qe i ka kerkuar bota per te bere. Mbas tij kjo mazhorance te zgjedhe presidentin dhe te fillohet te pergatitet ligji per te zgjedhur presidentin tjeter nga populli. Keshtu do te shpetoje edhe Shqiperia nje here e mire.

  23. dajti says:

    Eshte turp per kete palo president i zgjedhur me 71 vota te fryhet si gjeli ne maje te plehut dhe ti beje karshillek nje MAZHORANCE me 84 vota. Ky eunuk, i tredhur nga nje psikopat shpellash, eshte bere nje nga figurat me te urryera te NJEMILION votuesve te RILINDJES.

  24. T.T.f says:

    Termi “Kapter” eshte gjetja e sakte per ushtarakun Jar. Supet e Jarit jane me plage nga busti me allci i Enverit qysh nga 90, si oficer i shkolles se Bashkuar. Mjafton te flasesh me ish koleget e Jarit dhe kupton se ke ke president.

  25. we people says:

    Eshte jo vetem humbje por dhe paburreri te merresh me Nishanin

    Per ilustrim ; Ne nje loje shahu nuk mund akuzosh figuren Oficer Bujarin (filin) sepse ate e leviz me dore shahisti ,biles dhe ky i fundit pra shahisti (Berisha) e drejton trajneri (ambasadori).

    Ne menyre figurative ne shqiperi kreret e klases politike jane figura shahu te ndare ne te kampe Te Kuq dhe te Zinj ku trajneri i rruges Elbasanit i luan levizjet vete.

    Mero Baze me pak ndrojtje ne artikullin e djeshem u pozicjonua te armiqte e Fullanit kurse Arvizune e rrjeshtoi te miqte e Fullanit.Pra artikullshkruesi nuk kritikon hapur ambasadorin por guvernatorin qe eshte thjeshte nje “fil” i tij.

    Kalojme te Nishani:

    Ne qershor 2012 kur u zgjodh presidenti i rradhes (pasi horrin e bulevardit) donta ta debonte burri i shtetit i Arvizuse.

    Ky i fundit dmth Arvizuja ne kundershtim me kushtetuten e Shqiperise,ne kundershtim flagrant me cdo lloj rregulli dipllomatik takon neper “kioskat’ e Tiranes mbi 20 persona mender VIP-a qe nga Kadareja deri te Kac Islami per ti “qare hallin” per te gjetur nje President qe te kishte “pak lesh”.

    Kujt i kujtohet zgjedhja e presidentit duke propozuar me hile Zagarnjorin,pastaj Spiunin llapazan Artan Hoxha dhe pastaj per pak minuta u votua Bujar Beu duke e nxjerre ministrin e mbrendshem si “derrin match” Berisha me trajnerin Arvizu nen miratimin e dyshes ngjalave Rama-Meta .

    Prandaj zoti Mero tregohu pak xhentil dhe mos u merr me nje figure shahu prej druri apo plasmasi qe e kapin prej veshi shahisti berishe,trajneri arvizu dhe me teper fituesit e pjerdhur te 23 qershorit qe me shume po rrine si spektatore dhe pastrues te krimeve te berishes se sa lojtare ne skakieren e politikes qe duket se ai “ustai i rruges ” Elbasanit i kane vene jo nje vije te kuqe si Bashes ne 15 nendor por e ka futur Ramen ne rreth te kuq.

    Le te flasim me sakte:

    Ne nje takim disa minutesh me te nderuarin Obama me Edi Ramen para dy vjetesh dhe per nje fotografi casti pati nje reagim shume agersiv nga disa senatore amerikane,nga disa shqipfoles amerikane te “ish mergates qyqeve” si dhe nga neonaziskini Berishe.Nuk dua te zgjatem ne kete aspekt se eshte “horror” por fakti qe ardhja e te majtes ne fuqi ne 23 qershor krijoi “alergji” ne shumicen e politikaneve amerikane.Fakti qe Edi Rama pritet shume ftohte ne Amerike dhe kur shkon per vizite te OKB i japin me vehte dhe Bujar Nishanin qe nuk la picari shqiptaresh te NY pa e vizituar.

    Pra ne kuader te alergjise qe ka shumica e cilesuar e politikes amerikane per Edi Ramen mbetet vizioni i tyre qe ashtu si prune berishen pas 2 prillit 1991 ne shkoder,ashtu po vazhdojne pas 21 janarin me kriminelin buzagaz Lulzi Bashen i cili pasi u quajt YLL NE NGJITJE” per vrasjen e 21 janarin,pasi i shkeli si “cub” vijen e kuqe arvizuse ne 15 nendor 2113 dhe pasi shijoi nje puthje live nga zonja Nuland eshte projektuar k/m i ardhshem dhe per kete po organizohet nje 2 prill 1991 apo 14 shtator 1998 nga Berisha plak dhe Bash berisha junior dhe ka filluar te vije era barut fuckbookun e PD-errave qe tani ne gusht.

    Alergjia e disa politikaneve amerikane proberishiste dhe kunder Edi Rames me kujton disa episode ne Greqine Fqinje.Sipas dokumenteve te deklasifikuara per te mos ardhur e majta e fuqishme ne pushtet ne vitet 60′ u “frymezua” ardhja e JUNTES KOLONELEVE sipas po atij skenari ne 2 prill 1991 ku u frymezua ardhja e JUNTES TROPOJANEVE nga treshja B.H.B.(berishe-hajdari-biberaj).

    Ndryshimi me greket eshte se ato e hodhen Junten e Papadhopulit(ish agjent i cia-s sipas dokumentevete deklasifikuara ) pas 6 vjetesh duke luftuar me tanket e tij dhe e futen ne burg si qen,kurse ne shqiptaret u ngritem kunder Juntes Nazi-berishijane ne 1997 , 2011 dhe 2013 por u treguam te pavendosur por dhe te tradhetuar qofte nga kupola e PS ne te tri rastet qofte nga traneri i “shahut” te rruga e elbasanit qe kurre nuk ka qene dipllomat por vetem ambassador ne bordero.

    Te vrasesh mendjen me Nishanin,Lallen,Fullanin etj dhe kupolen e parise Tiranes eshte humbje kohe ose per gazetaret biznes mediatik.

    Situata me shume se perverse ne Shqiperi duhe pare ne kuadein e ketij cerekshekulli pas 199o ku shteti shqiptar nuk egziston dhe pike..

    Aresyet duhen pare ne gabimet e para 25 vjeteve kur pranuam per “governor” te plotfuqishem atehere Rajersonin rruge qe po e vazhdon tani dhe Arvizu.

    Do ishim te lumtur qe per “udherrefyes” shqiptaret te kishin mbretin te RRUGA E ELBASANIT.

    por tani qe shqiperia eshte STATELESS a duhet te mbajne pergjegjesi keto udherrefyes :

    JFK ka thene:

    FITORJA KA QINDRA BABALLARE KURSE HUMBJA ESHTE JETIME. pra keto jetime dmth ambasdoret e akredituar per cerek shekulli nga euroatllantiket a duhet te mbajne pergjegjsi dhe te kerkojne te falur apo do vazhdojne te takohen ne menyre ilegale dhe antikudhtetuese duke shkelur ligjet e shteti pa ju dridhur qerpiku??

    Ne fund te fundit kemi drejte te pyesim :

    CFARE STATUSI KA SOT ARVIZU QE PO SILLET SI NJE MBRET I PASHPALLUR ?

    PSE MENDER ANTIKOMUNINSTI PERVERS SSALI SERBI KA TE DREJTE TE JETE AMBASADOROFAGOS ?

    Sekreti i Berishës ambasadorofag

    Nuk ka dyshim se është e vërtetë ajo që kanë thënë të gjithë ambasadorët amerikanë në Shqipëri se ata në veprimet dhe deklaratat e tyre përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të qeverisë amerikane. Por, duke e marrë këtë premisë si të vërtetë, ka diçka që nuk shkon, se nëse qëndrimi i qeverisë amerikane do të kishte qenë ai që kanë shprehur ambasadorët amerikanë, atëherë karriera politike e Berishës do të kishte marrë fund me kohë, më tepër se një herë. Në ekuacionin e marrëdhënieve Berisha-SHBA ka një të panjohur, e cila mbetet e tillë që prej 22 vitesh.
    Është e qartë se marrëdhënia e ndërlikuar e Sali Berishës me SHBA nuk mund të shpjegohet me kategoritë normale të analizës së politikës dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare. Ekuacioni i marrëdhënieve SHBA-Berisha, ka një të panjohur ende të pazbuluar. Sipas kategorive normale të analizës, ky ekuacion duhet të ishte zgjidhur prej kohësh me largimin e Berishës nga politika, në një mënyrë apo në një tjetër.
    Gjatë karrierës së tij politike 23 vjeçare, Berisha ka pasur disa konflikte serioze me SHBA, përkatësisht me qendrat zyrtare të politikëbërjes amerikane. Sipas këtyre kategorive analitike Berisha duhet të ishte larguar nga Shqipëria në mars 1997, e nëse nuk ndodhte kështu duhet të ishte larguar nga politika pasi dha dorëheqjen si President i Republikës në korrik 1997, dhe të mos kishte marrë përsëri postin e kryetarit të PD, në tetor 1997, pasiqë kjo parti kishte dalë në opozitë. E nëse nuk ndodhte kështu duhet të ishte burgosur në 1998 apo 2000, si rivali i tij Fatos Nano. E nëse nuk ndodhte kështu duhet të kishte dhënë dorëheqjen e detyruar nga posti i kryetarit të PD pasiqë humbi zgjedhjet parlamentare të vitit 2001. E nëse nuk ndodhi kështu nuk duhet të kishte fituar zgjedhjet e vitit 2005 dhe aq më tepër të rikthehej në pushtet si kryeministër. E nëse nuk ndodhi kështu, duhet të kishte dhënë dorëheqjen pas shpërthimit të Gërdecit. E nëse nuk ndodhi kështu nuk duhet t’ i ishte njohur fitorja e zgjedhjeve të vitit 2009. E nëse nuk ndodhi kështu duhet të ishte detyruar që të jepte dorëheqjen pas 21 janarit. E nëse nuk ndodhi kështu duhet të ishte detyruar të largohej pasiqë përmbysi rezultatin e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës.

    Por nuk ka ndodhur kështu dhe Berisha është përsëri në lojë, në konfliktin e radhës me ambasadorin amerikan të radhës. Cili është shpjegimi për këtë paradoks? I vetmi shpjegim i logjikshëm është se politikëbërja ndërkombëtare amerikane është më e thellë se institucionet amerikane që e bëjnë atë zyrtarisht. Që prej pikënisjes që është mbledhja e të dhënave, fakteve, dhe deri te vendimmarrja. Ambasadori i sotëm amerikan në Tiranë e pohoi këtë gjë në intervistën e tij të fundit në “Opinion” në Tv Klan, kur tha se Washingtoni mbështetet në raportet që dërgon ambasada nga Tirana, por Washingtoni merr të dhëna dhe nga burime të tjera.
    Ambasadori amerikan mund të kishte shtuar se Washingtoni e bën vlerësimin e fakteve të mbledhura ashtu siç shfaqen të përthyera nën prizmin e konstanteve gjeopolitike dhe gjeostrategjike të përpunuara, për të cilat në ambasadën e Tiranës nuk janë gjithmonë në dijeni. Në rastin e marrëdhënieve të Berishës me ambasadorët amerikanë në Shqipëri, me kohë është krijuar një lloj sugjestionimi i ambasadorëve amerikanë nga Berisha. Ambasadorët amerikanë që vinë në Shqipëri janë njerëz shumë inteligjentë, të cilët nuk mund të mos e perceptojnë saktë atë që tashmë është kthyer në një fenomen: Ambasadorët vinë dhe ikin, luftojnë me Berishën, duket sikur e djegin, por Berisha mbetet gjithmonë në lojë triumfues, një feniks i vërtetë politik. Madje për disa nga ambasadorët amerikanë në Shqipëri, si Lino, Limprecht, Withers, mund të thuhet se Berisha ka qenë një ambasadorofag (ambasadorngrënës) në raport me ta.

    Shumëkush pyet se ku qëndron fuqia sekrete e Berishës që e ka bërë të triumfojë në këto duele me ambasadorët amerikanë. Sekreti qëndron te mënyra se si e perceptojnë amerikanët rolin e tyre në Shqipëri pra si protektor-arbitër. Amerikanët kërkojnë që t’ i tregojnë Europës se janë të domosdoshëm për të mbajtur stabilitetin në Ballkanin ku veprojnë forca që mund ta futin regjionin në kaos. Kjo logjikë vlen dhe për Shqipërinë. Amerikanët e kanë kuptuar se Berisha është i vetmi njeri që mund të mbajë një parti të madhe në politikën shqiptare, përballë PS-së ..

    1. LORA says:

      Une nuk pyes fare se ku qendron “fuqia” qe ti,we people, do t’i japesh ,me nje stoi izem agresiv,brekedhjerit te historise.
      Jam mese e qarte se kurrizthyerja e tij ne raport me amerikanet,e cila bart koston e shkaterrimit progresiv 23-vjecar te shtetit te shqiptreve,eshte sekreti I amasadorofagut tend.
      Komenti yt eshte nje bashkesi kundertheniesh,vetem e vetem ne sherbim te sekelldive te brekedhjerit mortjemadh dhe arixhiut te rruges se Elbasanit.
      Duket ashiqare qe vullneti I shenjteruar I 23 qershorit qenka nje fitore shume me e madhe,nga sa duket.Ky eshte nje fakt,qe buron nga komenti yt dhe qe me gezon pa mase.
      Te uroj suksese ne eksplorimin e ambasadorofagut brekedhjere.

  26. njeri says:

    Ke harruar edhe nje qender pushteti tjeter Z. Mero….qe eshte Prokurori i Pergjithshem, nejse ta kujtova une….

  27. dorjani says:

    O mero lere nishanin por merru me rilindjen sepse per dite e me shume po dalin ne pah veset e njerezve negativ qe ata kane mbledhur rreth vetes a mos keta njeres jane dhe vete ne kete menyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje