“Zili” për paratë e Bashës

19 Gusht 2014, 20:47Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Debati mes Lulzim Bashës dhe kundërshtarëve të tij për ndërtimin e një pallati tek Liqeni Artificial ka sjellë një element të ri në debatin publik. Ai ka të bëjë me percpetimin që kryetari i Bashkisë ka për kritikat që bëhen rreth kësaj leje ndërtimi. Sipas tij,  kritikët kanë zili për atë që ai po bën. Akuzat ndaj tij nuk thonë ndonjë gjë të re. Ato  vërtiten rreth faktit që Lulzim Basha ka gënjyer në fushatë elektorale, që po betonizon parkun e Liqenit dhe që ka marrë ryshfet për të dhënë lejen. Ndërsa Basha i ka reduktuar gjithë kritikat tek ajo që sipas tij është zili e kundërshtarëve, që nuk po e bëjnë vetë këtë punë.

Akuza e parë nuk i shton ndonjë gjë profilit të Bashës. Në vitin e fundit si kryetar Bashkie në Tiranë, ai nuk ka mbajtur asnjë, po asnjë fare, prej premtimeve të fushatës. Prej tij s’kemi asnjë projekt që të mbajë emrin e tij, përveçse ka prishur dhe bllokuar projektin e ndërtimit modern tek sheshi “Skënderbej”, dhe zëvendësimin e xhamisë moderne të Tiranës, projektuar nga danezët, me një xhami me gjashtë minare, që duket sikur do falet Lavdrim Muhaxheri. Kemi dhe një vizatim trami, të cilin më shpejt e vizatoi në fushatën elektorale se për katër vjet në Bashki. Në historinë e këtyre 24 viteve pluralizëm në Tiranë, ky do të hyjë në histori si kryebashkiaku më i paaftë dhe më pa ide që ka parë ky qytet, përfshi këtu dhe ata që së paku ndërtuan kioskat në Tiranë.

Akuza e dytë rreth betonizimit të Parkut të Liqenit po ashtu nuk sjell ndonjë gjë të re. Të njëjtën gjë ai ka bërë me këndin e lojërave tek Rruga e Elbasanit, të cilin po ashtu e ka dhënë për ndërtim. Është aq qesharak dhe shejtan- budalla në mbrojtjen që përpiqet të bëjë, sa kur akuzohet për ndërtime, thotë që ato po ndërtohen në toka private. A thua se ndërtimet e tjera në Tiranë janë ndërtuar në toka Bashkie. Gjithë Tirana është e privatëve dhe natyrisht që pallatet në toka private ndërtohen. Njerëzit nuk po ankohen për pronësinë e tokës, por zënien e frymës, betonizimin, zhdukjen e gjelbërimit dhe kthimin e Parkut të Liqenit, të vetmes zonë relaksuese në Tiranë, në një hapësirë betoni.

Edhe akuza e ryshfetit nuk shton ndonjë gjë. Ndryshe nga gjithë kryebashkiakët e tjerë në Tiranë, Basha është i vetmi që ia ka besuar ryshfetet, njeriut të familjes së vet. Ai e ka kthyer Bashkinë në një qendër nepotizmi dhe ka vënë në funksion të familjes së vet gjithë shërbimet mbështetëse të qytetit. Romët e Tiranës punojnë për të mbledhur kanoçe për Kunatin, i cili i riciklon; panairet dhe eventet i bën agjencia e Kunatit; pastrimin e qytetit e menaxhojnë njerëz të tij; furnizimi bëhet thuajse tek i njëjta kompani për çdo blerje, etj. Pra, ky është i vetmi kryebashkiak, që jo vetëm i lexohet dhe i hetohet ryshfeti publikisht, por që ka frikë të ketë partner përtej Familjes në korrupsion dhe e ka centralizuar dhe ryshfetin.

E vetmja gjë serioze që vërejta në reagimin e tij, ishte fakti se ai e perceptonte reagimin e kundërshtarëve politikë si zili që ky do bëjë ndonjë lek tek Liqeni. Përfytyrimi i tij për atë vendimmarrje të shëmtuar vërtitet thjesht rreth parasë. Ai e shikon betejën pro dhe kundër ndërtimit të atij pallati, si një zili pro dhe kundër lekëve që janë paguar nën dorë. Ai nuk kundërshton akuzat për korrupsion, nuk flet për transparencë, nuk flet për standarde mjedisi apo plane urbanistike, por vetëm për “zili” lekësh.

Në këtë pikë, Basha tregon një lloj pavarësie dhe një qartësi për të punuar vetëm për vete. Ai është duke i parë këto muaj që i kanë mbetur si muaj ku mund të bëjë ca lekë për të përballuar opozitën e gjatë që e pret përpara dhe po vazhdon punën e tij. Mos i kërkoni të mbajë premtimet se nuk e ka bërë më parë këtë punë. As mos i kërkoni standarde mjedisore apo transparencë financiare. Është thjesht duke e parë këtë mandat si një shans që i ka rënë të bëjë ca para dhe po i bën. Ai e shikon reagimin e qeverisë si xhelozi për lekë, reagimin e TV Klanit, si shqetësim për mos-shitje të pallatit të Sandrit, reagimin e shoqërisë civile si gjobëvënie, reagimin e medias si të paguar… Për atë nuk ekzistojnë standarde, nuk ekzistojnë parime apo ballafaqime me çfarë ka premtuar. Për të ekziston një shans për të bërë lekë dhe ca njerëz të mërzitur nga kjo gjë. Ky është mendimi i tij për gjithë ne që po flasim. Ai nuk  na shikon si njerëz të mërzitur që po humbasim Liqenin, por si njerëz të mërzitur, që nuk po fitojmë gjë nga leja që ai ka dhënë për të ndërtuar një përbindësh tek Liqeni. Nuk ka gjë për t’u habitur. Kështu na ka parë gjithmonë. Së paku është i sinqertë dhe e thotë përse i duhej ajo karrige, për të cilën bëri kurban zgjedhjet e lira në Tiranë dhe një dash fatkeq.

36 komente në ““Zili” për paratë e Bashës”

  1. terrible dream says:

    Para pak ditesh pashe nje enderr shume rrenqethese.

    Ishin te peraferta ne ato te filmit Debatik kur Coli I therret me te madhe mesuesit te tij kur e pa qe po rrinte me nje spiun.

    Ashtu e pashe ne enderr Mero Bazen duke vrapuar prane bashkise se Tiranes duke thirrur me te madhe : Zonja Nuland..Zonja Nuland mos e puthni Lulziun se eshte kriminel…Por zonja nuk arriti t’ju degjoje apo beri sikur nuk ju degjoi sepse u degjua nje krisme revolveri si ajo qe vrau Santon dhe vrau Meron.Aty prane u shfaqen siluetat e Rezart Tacit me Shkelzenin qe thane se keshtu do ta pesojne trebickat,santot ,kocot dhe merot qe e kkruajne me lulin e arte,yll ne ngjitje dhe ne qitje..se puthja qe mori nga Nulandi ishte nje lloj vule e kuqe per k/m e ardhshem nqs nuk del ndonje Avni Rustem.

    1. DREJTESI says:

      Mero,ky artikull i sotem,duhet te ishte bere me kohe nga ana jote.
      E gjithe zhurma qe po behet me skandalin e Sarandes nga ana e PD,nuk eshte se i vjen keq per mjeranen E.G,por kerkojne te mbulojne mutin me shurre qe po gatuajne te liqeni.
      Ishte kohe e humbur per ne qe lexuam keto dite se cfare i tha dhe si ja tha plaku teveqel,mjeranes sevdalleshe.
      Ne fakt,ofert-kerkesa te tilla ne bote ndodhin cdo 7 min,por nuk merret njeri kaq shume,sidomos kur batareja drejtohet jo te seks-dashesi,por te njeriu qe zoti e solli para syve per ta goditur.
      Per Kocon nuk kam ndonje merak te madh se as me njeh dhe as e njoh,por ne rastin konkret po goditet kot,per mendimin tim.
      Pango u kap me mberthecka ne duar,dhe asnje medja nuk u mor me Sali Berishen per stilin seksual te qeverisjes.
      Sot merren me Kocon dhe Edi Ramen.

    2. koperfild says:

      Po nuk ka faj o Mero.
      Luli eshte mesuar me Pare te madhe,keshtu
      me qenese eshte ne te ikur,ta beje dhe nje
      Dore te mire thote i shkreti,jo per gje,por per tu
      quajtur Miljarder.Dhe ti e di ate pune se
      pa vjedhur nga Miniera e Korupsionit,
      nuk e ke Shansin gjetiu.Por me cka bere deri me tani
      pa frike mund ta quash Al Capone i Berishistanit.

      1. Caf Teli says:

        A nuk na thoni kush jane ndertuesit pastaj merremi me Lulen apo……

    3. tiransi says:

      Pse MERO nuk flet per pengesat e qellimshme qe qeverija RAMA i ka bere BASHKISE per te penguar buxhetin e saj me taboret duke filluar nga PREFEKTI PER TE PENGUAR PROJEKTET E TRAMPIT, TE ZGJERIMIT TE BULEVARDIT ETJ. Pse nuk shkruan per demet qe i sjell qytetarit tiranas sjellja mesjetare e qeverisjes aktuale duke menduar se do te ndikojne ne zgjedhjet vendore te ardheshme? Pse nuk shkkruan per kete MERO? Por dihet kjo gazete lepihet pushtetit per perefitime……..votuesi kupton e nuk do me ja dijt nga ata te punesuarit qe shkruajne mesazhe pas shkrimeve te tij pasi kuptohet se jane te njejtet persona…….

    4. Majlinda says:

      Mund te shtoj dhe te ndjerin Olldashi, qe u vra sepse do donte te zgjidhej ne vend te lulbashes……

  2. Valbona says:

    Aman o Mero, a thua qe nuk e dime se kusht eshte Luli… Mjafton te pyetesh njerezit e thjeshte te PDse…

  3. nexhi says:

    Keto te pozites i dine apo nuk duan ti thone keto gjera qe bejne “mu” ne mes te Tiranes.Perse nuk e bejne nje analize dhe nje denoncim te tille?Kjo gje ve shume pikepyetje!?
    Nuk eshte pozita vetem Erion Brace,vetem ky flet per te tera.
    Apo mos valle te tjeret jane te angazhuar me “punesimet” ne zonen e bregut?!

    1. fshatari says:

      Nexhi nuk i ke pare lajmet keto 2 dite? apo i ke pare dhe nuk i ke kuptuar,apo je qorre me sy ne balle…Ka 2 dite qe PS po e denoncon ne media Perbindeshin e Liqenit

  4. drini says:

    Mero tani do te kesh kunder te gjithe ata komentuers te pd qe te lavderuan per shkrimin e meparshem. hajde cvete me shqipot.Deren ne krahe , nuk numerojne as 1, 2 jo me deri ne 100 sa te qetsohen dhe therrasin arsyen por bam.Shkrimin nisa ta lexoje por sa shkruaje se nuk kane ndonje fakt per akuzat e lashe fare. Pres shkrimin tjeter
    Gjithe te mirat

  5. Bisha says:

    Lere rehat Bashen e shkrete se Basha nuk punon per vete por punon per Kunatin e bythes. Fisi i gruas ja ka rrujt te gjitha leket.

  6. Kendveshtrim tjeter says:

    Berishjanet, kur ju vjen fundii mandatit dhe qendrimit ne pushtet,bejne baterdine ne vjedhje dhe korupsion.
    Qeveria te marre masa per te mos e lejuar,te beje ste qe beri Berisha ne fund te mandatit,te luaj “kumar” me BSH !

  7. fshesa says:

    O mero nuk e kuptoj se pse i jep keshilla falas pedes.Me trion sali ,lul dhe jar nuk ka burre nene ti levize nga opozita.Kjo treshe eshte fytyra e te djathtes shqiptare ,servile,hajdute ,shejtan budalle.Marrshin nga ditet e njeri tjetrit .

  8. laura vorpsi says:

    KRYEBASHKIAK me te deshtuar se basha nuk gjen kurkund, e drejton bashkine me te rendesishme te vendit dukemos bere asgje, nuk ben nje plan urbanistik…. qe te mos jepen leje ndertimi tek liqeni… por te percaktohen zona te vecanta jashte tiranes per ndertime te reja,nuk ben pastrimin real te tiranes,se nuk ka makina per ta bere kete pune…,nuk vjel te ardhura nga makinat te parkuara ne rruge kryesore,nuk ndan dhe seleksionon pleherat dhe ti perpunoi-ricikloi ato jo ti hedhi ne nje grope ne sharre rrofshin ata qe seleksionojne plastiken ne kazana…,se deri diku ndihmojne ne riciklimin e plastikes,nuk ben perdorimin rishtas te mbetjeve te ngurta,KETO JANE PUNET KRYESORE TE BASHKISE…., pa harruar rritjen e ndihmes ekonomike,strehimin e njerezve qe kane zene shtepi pronaresh,mbushjen e gropave ne rruge,vrasjen e qenve te rruges,vendosjen e ndricuesve,

  9. Kris says:

    Nje njoftim per shtyp i Xhon Kerrit sqaroi opinionin nderkombetar se puthja e zonjes ishte private.Do te kishte puthur dhe ramen po se arrinte dot ne lartesi ndersa Nishani i kish mustaqet e lyera me kena.Booll me xhelozira!

  10. xing fu says:

    Liqeni eshte kenaqesi per te gjithe si demokrate si socialist. The gjithe duhet te ngrihemi dhe te mos lejojme most rat e be to it te name marrin frymen

  11. duli says:

    po ju qe e dini kush eshte Luli pse nuk ja treguat ne zgjedhje? Mero ka kritikuar perhere secilin politikan qe ka vepruar kunder sherbimeve dinjitoze ndaj popullit duke ndihmuar popullin ne opinionin e tij dhe jo turme, O burra tja japim PD… o burra tja japim PS. Jan tu tall b. me ket popull ndersa ne evrope ky fenomeni “s’di se cilit tja jap voten” perkthehet ne “Green vote”, dhe sa nevoje ka shqiperia per at “green vote” per ato ambientalista, per ato anti-plehra (literally) dhe per ata q mund te rigjallerojne turizmin, sektori me rendiment me direkt dhe jo endrra grataçelash duke shemtuar brigjet e shqiperise.
    Mero Baze duhet dhe te merret ne interviste, per te vjetrit qe nuk mund te lexojne neper kompjutera por neper lajme, programe, formume… sepse ata te shkretit duhet ta marrin vesht, ata jane shumica ne shqiperi sepse rinia esht jashte dhe ata ja japin pa ditur ose PS ose PD, nuk dine me shume ata dhe nuk duhet tju vihet faj, por mund tju percjellim lajmet dhe jo te pergjigjemi “aman mor se e dime te gjithe”

  12. e verteta says:

    RI E RI E ME KUJTOHET ENVERI,DO NGRIHET NJE DITE THEM ME VETE,VETEM NJE DITE MOR AMAN, VETEM NJE HERE.

    A MOJ LULE,ME SAPUN,ME OI,OI,DO MA QAJE BURRELIN.

    O-HO KOKA TURKU,PLOT TEPSIA,C’DO KENAQESHIN NJERZIA.
    O PO NGRIHU ENVER DJALI SE KETE POPULL E DOGJI MALLI

    A,O KOHA E PUSHTIT NE BANGEN E TE AKUZUARIT,24 ORE,TE KEQEN O ENVER,PA TI SHIKOJE KETA ZAGARE SE KU IKNIN.

  13. Al says:

    “Kurban” beri Rama , jo shaka ha ha ha

  14. Korcari VIP says:

    O ti shoku qe shikon shume endrra, mos ke pare enderr sikur e benit me rradhe me Lulushin. Te paska mbetur ne mendje puthja e Lulushit me zonjen. Ajo ishte thjesht nje puthje midis kurvash . Ky njeri e mori nje mandat (ose me mire ja dhuruan) me idene qe te vazhdonte te bente servilin dhe bythlepiresin. Po ne shqiptareve mire te na behet se kurre nuk vendosim vete. I kemi gjithmone syte nga te huajt se mos na merziten dhe si do ja bejme pastaj. Edhe Enveri beri cdeshi me kete popull, dhe pas vdekjes se tij na dolen ca “demokrate” qe hoqen zvarre bustin e tij. Keshtu dhe me kete borgjezine e re , sdo ju hyje gjemb ne kembe deri sa te jene gjalle, pas vdekjes shohim e bejme. POPULL PA GJAK.

    1. e verteta says:

      O ti VIP pe Korce,ti qe shan gjithe popullin,”POPULL PA GJAK”
      Ti duhet te kesh gjak te VIP-i nga evgjiti.

      Edhe ti sapunin do o evgjit Korce

  15. martin lutter king .J says:

    Monstra Lulzim Basha edhe pse ne pozitat e nje manekini ose le ta quajme sekretarin e Sali Bejrishes pra si Agron Cane i Kocos nuk mundet qe ti shpetoje ndeshkimit spektakular.

    Ate qe tentoi pedofili Agron cane me nje minorene,egzakesisht e ka ne bere dyshja Sali & Luli me demokracine shqiptare qe kur ishte e pa maturuar.

    Ja kam falur Lulzim ba-shkijes keto paret qe do beje te pallati,por nuk i fal as Djallit Berishe as devilit Lul cfare kane bere ne 21 janar 2011,GERDEC,ETJ ETJ

    21 Janari 2011 eshte ngjarja me horror e ndodhur ne historine e Shqiperise pasi jo vetem qe u vrane barbarisht 4 veta te filmuar “live” por vrasesit dhe urdher dhenesit po perdhosin akoma te vraret duke perfituar nga impotenca e qeverise re,hipokrizia e arvizive dhe indiferentizmi i opinionit publik.

    Midis pales vrasesve dhe pales se te vrareve ne 21 janar ishte nje albiter qe e quajne Aleksander Arvizu i cili ne ate kohe bashke me Wolfarthin dhe Sekuin benin treshen e gjyqtareve qe federata e Usa dhe e Be kishte caktuar ne ate vend.Por a e kane bere mire punen keto qe jane me teper majore sherbimesh sekrete dhe gjenerale biznesi dhe pak dipllomate ne vende”stateless” si Shqiperia ?

    Shume veta e dine dhe pak e thone se ne 1991-1992 u be kalimi nga nje vend me sistem dikatorial ne nje sistem ambasdorial ku ne thelb nuk ka ndonje ndryshim pervec nje fjale te re qe quhet demokraci qe sherben si vello per te mbuluar ate qe ka ndodhur 22 vjetqe faktikisht quhet eleminimi i shtetit shqiptar duke e shendrruar protektorat me poshte se te nje vilajeti te perandorise osmane.

    Mbasi u uzurpua levizja studentore e 90′ deri ne votimet e 31 marsit 1991 gjithcka ishte bindese ne rrugen e progresit.Fatkeqesisht me pas nga elemente dhe segmente antishqiptare , antikomuniste histerike,nga udbashe serbe dhe andarte greke te te gjitha vendeve zbarkuan ne Shqiperi dhe filluan nje invazion dipllomatik duke filluar me kunderevolucjonin e 2 prillit 1991,me grevat e urise te stimuluara,me prishjen e qeverise stabilitetit dhe fushates elektorale te William Rajesonit ne votime .Ne teresi keto veprimet e mesiperme jane nje puc dipllomatik shteti qe akoma ka shume njerez qe besojne se prune demokracine apo hodhen komunizmin qe kishte marr fund me kohe.
    Jane tre raste flagarante ku ambasadore amerikane kane kryer veprime per te cilat shteti amerikan duhet te mbaje qendrim ne cdo kohe dhe te kerkoje demaskimin e tyre dhe ti kerkoje falje shqiptareve.E PARA ishte marrja pjese e Rajersonit me mashtrimin e cekut bardhe ne votimet e 1992.E DYTA ishte deponimi I Berishes ne bodrumet e ambasades amerikane per aktin criminal te tij te 14 shtatorit 1998.
    E TRETA ka te beje me ambassadorin Arvizu en kohen e te cilit kane ndodhur shume ngjarje tronditese dhe shtet-shkaterruese.
    Duke filluar me 21 janarin shikojme se veprimtaria e tij eshte e dyzuar ku nga nje ane eshte kunder vrasesit Berishes kurse diten tjeter I jep decorate si burre shteti.
    Nga njera ane thote qe kam qare ne 21 janar kurse nga ana tjeter glorifikon vrasesin Lul Basha si yll ne ngjitje.Biles letra e ngushellimit qe icoi familjes Nika nje vit pas masakres kishte nota hipokrizie .
    Pas 21 janarit ndodhi gjeja me e pabesueshme qe nen hunden e Arvizuse jo vetem qe u terrorizuan nga VRASESI berishe presidenti,kryeprokurja,opozita,te burgosurit,te plagosurit,gazetaret por ai I eleminoi te gjithe duke vene presidentin e tij,k/prokurorin e tij,k/shikasin e tij biles dhe grabiti nen llerat e perveshura dhe brekeve te ulura te Arvizuse bashkine e Tiranes.Po ashtu u lejua me bisht ne shale te fshije menderen me ekspertizat e FBI kryevrasesi Berishe deri ne ekstrem ku ne 8 shkurt liroi vrasesit fizike te dokumentuar .
    Ajo qe e nxjerr shume te dyshimte kete ambassador eshte vizita e tij E RASTESISHME ne MMB te VRASESIT LUL ku kam shkeputur kete lajm te kobshem nga shtypi shqiptar:
    Arvizu takon policët, i përgëzon për profesionalizmin gjatë protestave të PS-së
    Ambasadori amerikan, takim informal me efektivat e policisë së Shtetit
    04 mars 2011 17:13
    Pak minuta para nisjes së një proteste të organizatës rinore të Partisë Socialiste para Ministrisë së Brendshme, Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu ka takuar disa efektivë të policisë së shtetit para dyerve të kësaj ministrie.Takimi ka qenë informal e mjaft miqësor dhe ka ardhur fare rastësisht. Diplomati amerikan ka dalë nga Galeria e Arteve dhe është drejtuar nga efektivët, duke i takuar të gjithë ata që gjendeshin në shërbim në hyrje të Ministrisë së Brendshme.
    Forcat e policisë janë përgëzuar edhe zyrtarisht nga Ambasadori Arvizu për sjelljen në mënyrë profesionale gjatë protestave të shkuara të zhvilluara nga Partia Socialiste, përfshirë këtu edhe demonstratën shume te dhunshme të 21 janarit.

    TE KY LAJM ESHTE KONCETRUAR ESENCA E 21 JANARIT DHE ROLI JO I SINQERTE I A.A RVIUSE ESHTE MOMENTI QE NJE GAZETAR I QUAJTI “KINEZERIRAT” E ARVIZUSE POR ME VONE KY GAZETAR I MBUSHI POTURET DHE FILLOI ME KINEZERIRAT E NEXHMIJES

    Nuk ka njeri ne planet qe beson se Arvizu kaloi rastesisht dhe do isha dakort qe nje ambassador te mashtronte pak po ja kaq shume sa qe nuk I beson as vete.

    Te ky lajm I kobshem del qarte se Arvizu ka qene dhe eshte jelek anti plumbi I vrasesve Berish & Lul per masakren e 21 janarit qe per hir te nje stabiliteti poshtrues mbron dy kriminela.

    Te ky lajm I kobshem del qarte se Arvizu ishte ideatori I barazimit te nje vrasesi me viktimen.

    Nuk do kisha shkruar kete “rroman”sikur te mos kishte ndodhur 15 nendori 2013 ku Arvizuja nga njera ane I rrevoltuar kercenon Bash Berishen per kalimin e vijes kuqe dhe nga ana tjeter para nje pak ditesh ne vigjilje te fajit te tyre te perbashket te bulevardit Arvizu dorezohet para kembeve te pista te VRASESIT BERISHE duke bizeeduar per problemet e te emes se zeqos ne maje te thanes.

    Te flasesh per 21 janarit duhen shume kohe dhe faqe pambarim por me kryesorja eshte se kjo ngjarje nuk eshte e shkeputur nga masakra 22 vjecare e kriminlit Berishe.Dihet qe ai eshte hybrid monster I secreteve jugosllave qe ne ate kohe kishin nje bashkpunim vellazeror me inteligjnecen amerikane dhe kjo eshte shkaku kryesor qe ai eshte mbrojtur dhe do te mbrohet me cdo kusht.Ne kete kontekst Berisha ka qene vetem nje kukell qe I sherbeu regjimit ambassadorial qe u instalua ne pucin e 2 prillit 1991 dhe vazhdon dhe sot.

    Pa frike duhet te mendojme se dhe 23 qershori 2013 po vertetohet se ishte nje zgjidhje e bere ne bodrume ambasadash qe I vjen era e keqe e ngjlave te lalzit qe dhe per pak jave do ta shikojne shqiptaret deshtimin e saj.
    Prandaj eshte koha qe Edi Rama duhet te dale nga bataku i ngjalave ku e kane futur planet e bera ne bodrumet e ambasadave se 23 qershori nuk ishte rrotacjon I zakonshem por nje permbysje e regjimit ambassadorial dhe kuislingut te tyre vrasesit Berishe per te cilen 1 miljon votat ne shqiperi dhe 1 miljon emigrantet jashte shqiperise duan koken e kriminelit serberishe

    Edi Rama dhe shqiptaret e ndershem duhet te marrin shembull nga vendosmeria dhe guximi I jashzakonshem i z John Kerry i cili ne vitin 1971 sfidoi qeverine amerikane te asaj kohe duke kerkuar terheqjen nga Vietnami pasi ai i pa nga afer ca 21 janare qe ndodhnin atje ne ate kohe.Biles arriti sa dhe dekoratat e luftes ti hidhte ne oborrin e shtepse bardhe te Niksonit duke thene:

    “I’m not doing this for any violent reasons, but for peace and justice, and to try and make this country wake up once and for all.”

  16. Sh says:

    Pa u lodhur fare ,cfare ka bere njeri apo tjetri.Rama gjate kohes se tij ne bashki i lujti fene ryshfeteve ,betonizimit te Tiranes .Ky tjetri nuk
    po ben me pak se ai dhe kur te vij nje X tjeter te njejten gje do te bej.
    Eshte per tu habitur se keta kane vene shuma te medha parash ,por
    perseri duan te fitojne ,kjo semundja e parase do ti haj koken te gjitheve.
    Sa per ndertimin e Tramit,eshte nje mashtrim total i Bashes ,i cili e din
    shume mire qe ky projekt eshte shume i kushtueshem . Ajo qe kushton me shume eshte mirembajtja e shinave .Ato duhet te pakten cdo 5 vjet te nderrohen me shina te reja (ketu hujne betonizimi perseri i ri dhe asfalti
    i ri)Rama dhe Basha deri me sot nuk kane rregulluar nje rrugice te Tiranes.
    TRAMIN HARROJENI.

  17. Toni T says:

    Rama sduhet ta lere pallatin te ndertohet! Po e la eshte legen, kujt I rruhet per kryetarin e bashkise apo guvernatorin kur ka Kryeminister, po e la eshte faji I tij

  18. Tram Trapi says:

    E Luli vocerr do llokum, do llokum…

  19. zace labi says:

    e O mero le te beje ca leke ja mavrija se palatin e pare te kunatit ja prishen.Eshte bere Pd dhe lulushi si lamasher vith te vjedhim se dhe pak kohe ka e ndriti si kryetar bashkie absolutisht asgje als bere Po endrin edhe si kryetar partie ky urithi .E ka bere Pd lesh arapi do te behet edhe kryeminister lulushi.Ky si zor ta shtyje kete vite.Po i mbarojne leket e rruges Durres Kukes po ngre pallat me kunatin tani Mjere PS me kta lulusha hajde tung.

  20. Mazllëmi says:

    Mjerisht, jetojmë në një shoqëri, ku vjedhja, anarshia, krimi dhe paraja, po kthehen në “vyrtyte”, sepse në vënd që të luftohen, po mundohemi t’i imitojmë…(???!!!)

  21. daenko says:

    Ju lutem,dilni shikoni ne mbremje rruget e Tiranes qe po erresohen per shkak te ketij debili hajdut.Kopete e qeneve sillen verdalle neper rruge apo hyrje pallatesh duke rezikuar seriozisht banoret.Nga Kombinati e der ne qender tek 21 dhjetori trotuaret jane mbushur me arixhinj qe shesin lloj lloj plackash te felliqura.Dhe ta mendosh qe jemi nje kryeqytet europian.Eshte lehtesisht e imagjinueshme lemeria e nje turisti tek perballet me nje realitet te ngjashem me Kabulin.Ky palo kryebashkiak harxhon kohen kot duke derdellitur me hartimet halucinante qe ja shkruan i marrosurit Sali.

  22. beni says:

    Z, Mero Ju shkruani po a i lexon shteti keto ???????/
    Apo ky vend mbaroi perfundimisht !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  23. Gjon Gjini says:

    Analizë shumë drejtë, por besoj se do ishte me vend t’i tërhiqet vëmendja edhe qeverisë qëndrore që të mos merret edhe ajo me llafe apo komente kundër kësaj shkeljeje flagrante, por të ndërhyjë për ta ndaluar këtë shkelje ligjore të dhënies së lejes, sepse nuk ka autonomi vendore për të shkelur ligjet urbanistike apo të çfarëdo fushe tjetër.

  24. 21 janari says:

    Pse ka vetem 29 komente deri tani ? Pashe projektin e ketij ndertimi dhe ato nuk ishin pallate por perbindesha..Kush eshte arkitekt dhe urbanist e kupton se kemi te bejme me nje perversitet mjedisor qe brezat do ta vuajne pambarimisht ne dekada .

    Problemi qe nuk shkon fare te ky editorial eshte fakti se fajtori kryesor eshte vetem nje person qe e ka emrin Edi Rama.

    Te kuptohemi:Ne krahesim me dyshen kriminale berisha-basha ,Edi Rama eshte vite drite larg tyre por ne keto situata si “fajla e gerdecit,shqup-it dhe heshtja per keto pallate perbindesha e bejne fajtor edhe pse jo bash-kriminel urbanistike me banden 2B

    Edi Rama duhet ti lere show-n me Merkelin dhe Papen e Rromes dhe eshte koha ti tregoje lul bashes (dhe mafjozet pas tij) forcen burrit te shtetit ashtu sic foli ne 15 nendor 2013 per lenden kimike apo ne nderhyrjen legjendare ne Lazaratin e Sales.

    Eshte koha dhe Mero Baze ashtu sic drejtoi “Rraketat” e tij drejt selise PS per perbindeshin Agronne sarande ashtu duhet te drejtoje shenjestren te kupola e PS per perbindeshin e liqenit te Lul Fazllicit.

    E kemi thene dhe here te tjera qe Lul basha eshte kriminel,tradhetar,pervers por nuk eshte fajtor…..Fajtoret kryesore jane tradhetia dhe impotenca e PS pa harrur dhe disa dipllomate te huaj qe na kujtojne se Luli ka patur dikur nje pasaporte amerikane me numra ekstra ne Hollande dhe Kosove.

    Nga menyra se si ka shkruar kete artikull dhe Mero Bazen do ta futja ne listen e fajtoreve.

    Qelbesira Lul Basha ka nje fare te drejte ta ngreje kete pallat perbindesh se ai e morri postin e k/bashkiakut duke shkelur mbi gjakun e 4 protestuesve te vrare .Pra ai qe shkel mbi kufoma ka te drejte te shkele dhe ligjet e natyres,sepse Tirana eshte mbushur me lepuj dhe lepujt me frikacake jane ne PS dhe ne Media.

  25. Eda says:

    Vetem ne kete vend media merret me opoziten???
    Ne cdo vend te globit media ka ne vemendje qeverine e mazhorancen, sepse ajo eshte pergjegjese per vendin, ndersa ketu si cdo gje tjeter edhe kjo eshte paradoks.
    Media e gazetare ordinere qe s’kane asnje lloj integriteti, shiten per pese leke dhe tentojne te bejne opinionin ne vend.
    Mjere ky vend me keta “opinioniste” e “gazetare”!

    1. sllobodanka ramoviq says:

      Sqarim per zonjushen Eda.

      Problemi qe shtrohet ne ndertimin e ketyre pallateve i perket Bashkise se Tiranes (fituar nga Basha + komunistet), pra ne kete rast pushtetin ne Tirane e kane PeDeret kurse Ps eshte ne opozite.Prandaj zocka Eda thellohu me shume se nuk i paske mbushur 14 vjec dhe ki kujdes se paske hormone mbi normative.Por dhe pushtetin qendror e ka PD sepse e zoteron Presidencen,Prokurorine,Shikun,KLD,krejt gjykatat qe i ka emruar vet PD dhe tani doli dhe Banka e shqiperise qe Fullani qenka nje ushtar i PD.Po te jap nje shembull se pse e ka pushtetin faktik PD.
      Islamiku Mal Berisha mender ambasadori yne ne Londer megjithese eshte urdheruar te lere detyren ai jo vetem qe tall lesht me Rilindasit por dhe kur shkoi Rama ne vizite protokollare ne Angli ai jo vetem nuk e shoqeroi por i futi “ca gure ne rrota me vone”.Vetem ky fakt mjafton te themi se EDI RAMA ESHTE NE OPOZITE pasi ka vetem celsat e kashtes.Kujdes hormonet Eda se te paskan plasur hormonet e trurit

  26. Dumdum Kopace says:

    Per derisa nuk do te kene frike nga ligji pushtetaret shqiptare, keshtu do te vazhdoje kjo pune.Te gjithe luftojne per nje vend ku mund te bejne pare nepermjet pushtetit pa pas friken se nuk dijne asgje se si behet ajo pune dhe mund te futen ne burg, sepse nuk ekziston sundimi I ligjit.

  27. Ilo says:

    Mero të jap plotësisht të drejtë. Po shikoja ndërtimet tek liqeni dhe thashe me vete: o zot si e kane lejuar njerezit kete gje. S kishin cti benin Edvin 20% shit se ligjin e kish bërë si Maliqi. Vetë vuloste, vete firmoste, vete ndertonte dhe tani qe u be kryeminister, vete shkaterron. Absolutisht luli duhet te gjej menyren te anulloj lejen per grataçat tek liqeni, por edhe ju mediat e shitura apo pashitura, duhet te shkruani cdo dite. Nese duhet te ngrihemi kunder ndertimit: oburra! Njerezit nuk hane me bar duke u vrare ne bulevarde per keta spurdhjake. Njerezit jane bere vigjilent dhe do kerkojne llogari nje me nje, tek ata per te cilet votuan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje