Nga Mero Baze
Pak para se të niste takimi zyrtar i kryeministrave të Ballkanit me kancelaren Merkel, ajo i ftoi ata në sallën e mbledhjes së qeverisë federale duke i ulur si “ministra të saj”. Duke dashur të tregohet konfidenciale me ta, u shpjegoi se në çfarë vendi ishte ulur secili dhe shprehu kënaqësinë që kryeministri i Shqipërisë ishte ulur në karrigen e ministrit të Financave.
Edhe pse pa shumë rrezik, në të vërtetë “fati” që Shqipëria kryesonte organizatën e vendeve të Ballkanit Juglindor, u bë për ca ditë çështje debati në mediat ballkanike. Të gjitha palët e tepruan nga pak. Serbët, që e quanin këtë padrejtësi, ne që mburreshim që na kishte zgjedhur Gjermania kryeministrin si të parë të vendit dhe të tjerët që u pëlqente më shumë sherri për këtë çështje se sa konferenca.
Dhe e gjitha kjo “pak si sherr” e pak si “ballkanizëm” kishte shkuar sërish deri në Berlin. Si për t’i vënë kapakun “sherrit”, kjo temë u rihap sërish dhe u shpjegua se Shqipërisë i takonte qoftë si kryetare e radhës, qoftë nga rendi alfabetik. Ishte pak a shumë diçka si tenderat që bëhen në Shqipëri, ku caktohet fituesi pastaj zgjidhen kriteret.
Është kjo një nga ato detjaet që në të vërtetë nxit debatin real në Tiranë, nëse ka një prioritet gjerman për Ballkanin dhe ndonjë vëmendje të veçantë për Shqipërinë?
Shqipëria është vendi që prodhon më shumë mite për miqësinë me të mëdhenjtë e botës se çdokush tjetër. Brenda shekullit të kaluar, si asnjë vend tjetër në botë, ajo ishte shteti i njohur falë SHBA, më pas një vend aleat i Stalinit, dhe më pas një motër e Kinës në Adriatik. Edhe në ditët më të pashpresa të diktaturës në mes të viteve tetëdhjetë, sapo një kryeministër i një landi të Bavarisë erdhi në Tiranë për të testuar raportet mes dy vendeve, legjenda se ne ishim përzgjedhur nga Gjermania për të na shpëtuar prej komunizmit, ngjiste më shumë se trendi i vetë degradimit të komunizmit në gjithë Lindjen, dhe në Shqipëri.
Në të vërtetë nuk pati ndonjë shkëndijë miqësie për shkak të dogmatizmit të udhëheqësve tanë komunistë, por ishte nga ato raste kur legjenda bëri punë më shumë se realiteti.
Për t’iu rikthyer mitit të ri të miqësisë me Gjermaninë, duhet të jemi realistë. Gjermania ka qenë prezente në Shqipëri prej vitit 1992. Kur Tirana zyrtare ka qenë një vend i fokusuar për t’u mbështetur nga Perëndimi, siç ishin vitet 1992- 1995, Gjermania ishte lokomotiva e kësaj vëmendje. Ajo solli në Shqipëri financimet e para të mëdha në infrastrukturën e kanalizim- ujësjellësve disa qyteteve shqiptare si në Kukës, Kavajë, Korçë etj., përmes një projekti që shkoi deri në 500 milionë DM.
Kur Shqipëria bëri hapa mbrapa në demokraci në periudhën 1995- 1997, Gjermania u tërhoq dhe u bë indiferente ndaj nesh. Ajo u rishfaq fuqishëm pranë Shqipërisë dhe Kosovës në vitin 1999, kur ishte një nga vendet deçizive që mbështeti dhe inkurajoi bombardimet ajrore në Kosovë dhe që priti fizikisht refugjatët e luftës nga Kosova. Më tej raportet shqiptaro- gjermane janë lëkundur mes vëmendjes kur Shqipëria bënte hapa pozitive dhe indiferentizmit kur Shqipëria bënte hapa pas. Kjo u shfaq në mënyrë tipike gjatë dy mandateve të qeverisë Berisha. Në mandatin e tij të parë, pas vitit 2005 deri më 2008, Gjermania ishte e vëmendshme ndaj Shqipërisë dhe inkurajoi investitorë të mëdhenj të vinin në Shqipëri. Por kur u ndesh me politika klientliste, korrupsionin zyrtar dhe familjarë të kryeministrit, gjobat në adresë të biznesmenëve gjermanë dhe kërkesa për ryshfete deri nga njerëz të Familjes në pushtet, pati një indiferencë të skajshme.
Tani vëmendja është rikthyer përsëri. Por kujdes. Deri këtu. Kjo nuk është një histori që duhet mitizuar. Duhet të jemi të lumtur që Gjermania ka vrarë indiferencën ndaj Shqipërisë, e cila ishte e dukshme së paku 5 vitet e fundit. Është një fillim i ri, i cili nuk varet nga Gjermania, por nga ne. Nëse do të arrijmë të jemi një shtet serioz, një qeveri e përkushtuar për të qeverisur nën frymën perëndimore, nëse do të ketë vullnet real kundër korrupsionit dhe çmontim të linjave të trafikut dhe monopoleve, vëmendja do të jetë më jetëgjatë. Nëse jo, thjesht nuk do të duan të dëgjojnë më për ne. Armiq me ta nuk bëhemi kurrë, por miqësinë duhet ta meritojmë. Ata thjesht nuk duan një mik problematik në tryezën e tyre. Aq më tepër një telash më shumë, në karrigen e ministrit të Financave, ku i ka rënë Edi Ramës të ulet.
Po perpiqesh kot ta relativizosh kete moment mero (nuk e di nga te buron deshira/ndoshta nga natyra jote polemizuese). Shume gjera kane ndryshuar ne Evrope dhe Shqiperi qe nga 92. Jane nenshkruar traktate te reja. Kontinentin e kane pershkruar valet sizmike te disa krizave financiare. Kohezioni ka ndryshuar.Balancat e pushtetit dhe influences kane ndryshuar. Pastaj kur flet per Gjermanine mos flit si per dicka amorfe qe nuk ndryshon. Ka qene ndryshe Gjermania e Kohl (sapo kishte filluar te mjekonte traumat e ndarjes)Ndryshe Gjermania e Shrederit. (E kohezionit social)dhe ndryshe ajo e Merkelit (e “ekspansionit” politik, diplomatik, dhe ekonomik). Te ftoj te thellohesh me shume per shkak se inteligjenca nuk te mungon. Respekte
Kemi ne Duar Kroniken e jetuar ndervite,
ku Shqiperia ka levizur nepermjet Trajektoreve te
shkeputura,pa lidhje ndervedi por me max dhe min.
e tyre.Pra kemi nje Retrospektive te cilen mund ta
sjelle kaq saktesisht vetem nje njeri qe aktivisht e ka jetuar
dhe ky eshte M.Baze.i cili perpos Kronologjise reale
i shoqerone ato edhe me Diplomacine qe i ka ndjekur
gjate cdo etape,ne fund na vjene keshilla per te rritur
vemendjen qe Prioriteti te jete sa me afat gjate dhe ne
te mos jemi me Problematike.Ndaj jo pa qellim
Baze na prezantone dy Tabllote;
ate Problematike Berishjane dhe
kete Prioritare te Qeverise Rama.
qe do te thote se e dyta mund te triumfoi,vetem nese
shkerrmoqet teresisht ajo qe kaluam dhe qe per fatin
tone te keq e kemi neper kembe si Opoziten nga me
Problematike te pare ndonjehere.sefundi
vleresoj shkrimin e sotem te Bazes si nje
analize substanciale Polititike-Filozofike dhe mbi te
gjitha Psikologjike me efekte te larta ndjesije.
BRAVO
Mero,ndjek me vemendje gazeten tuaj…
Mero,sot sapo kthyem mbrapsht nje oferte nga gjermania e cila per nje mall te caktuar ishte 0.40 eur/kg nderkohe qe,referenca e fameshme te te fameshmit Kryeminister Rama,pasardhes i te lavdishmit Sali Berisha,shenon 0.70 eur /kg…dmth per nje mall qe e blej ne gjermani me 0.40 eur/kg duhet te paguaj sikur e kam blere me 0.70 eur/kg..??!!
Mero,a thua ministri i financave i znj.Merkel do ta bente kete pune…??
Mero,ne shqiperi,flmn Zotit,ne karriken e Min.Financave ishte Bode Katundari,tani Cimi….e c’vete….vetem seriozisht nuk e ka shqiperia….
A ka gjekundi korrupsion,mashtrim,krim,droge,jemi te paret….Punet e tjera leri per mandatin tjeter qeverises…!!
E ore Mero shkruan e ben nje analize qe eshte e vertete, ashtu sic ju e thoni, por i dashur nuk eshte nevoja te behen analiza,per shtete potencialishte te medha,sidomos me ekonomi super te fuqishme,me demokraci super te konsoliduar,me organe iteligjente super te sofistikuar,me diplomaci super funksionale.Keto shtete duan partner,pse jo dhe miq te tipit shqiptar.Z.Rama me siguri qe kete e di me mir se ne,nuk ka nevoje tia a analizojme ne.Ju kini ne dore dhe mundesi,te beni analiza,vezhgime,ivestigime,reportazhe,kritika,kur gjerat nuk ven sipas pritshmerise ton,por me teper sipas priteshmerise se partnereve,por pse jo edhe lavderime kur qeveria e jon deri ne momentin qe ju shkruani,veprone mir strategjikishte dhe diplomatikishte.Sic e shikoni kini shume pune,por per te qen korekt,dhe informues te besushem per publikun keto evente duhet ti ndiqni nga afer,per te mos shkrojtur hipoteza,por te flisni per realitete.
shume e qarte mero .te lumte. jetoj ne gjermani dhe e njof mire mentalitetin e tyre.jane njerez te drejte e punetor qe nuk e Duan hajnine, korrupsionin dhe genjeshtren.
@kushtrimi
Per nder o kushtrim nuk e di se ne cfare zone te Gjermanise jeton por ketu tek une dhe genjejne dhe mashtrojne dhe i bejne bisht punes…..megjithate eshte mendimi yt.Nuk e duan genjeshtren e hajnine kur ja ben ti atyre por qe ta bejne aty ty se kane me problem…..
Peshendetje nga GJERMANIA
hahahaaa…Kushtrimi ka qelluar ne hajna e mashtues gjermane,te ndershem…
Kot lodhesh o Mero se keta qeveritaret tane nuk duan te miren e popullit tone.
Çdo komb duhet te zgjohet nga andrrat me sy hapun.
Ne Kapitalizem veçse ku ka perfitim,aty ka dhe prioritet.
Gjermania osht shtet i fuqishem,dhe nje nder fuqite e medha te gjermonve osht qi i bojne njerzit per vete me korektesin dhe mbajtjen e llafit.
Askush nuk investon ne Shqipni se i don shum shqiptaret,por investojne se ashtu jua kerkon interesi i tyne.
Ich Liebe Deutschland. ?
Ich Liebe Katherina Die Grosse Sauksia (personazhin e Temes, jo burrin apo grune pas ekranit).
Per mua eshte komentuesja(i) me inteligjente ne blogun historik te Temes.
Ok !Madona prej Sauku na i mushe menjen ,bleibst du dort.
Kam kenaqesi te lexoj artikujt tuaj Z.Mero, Trajtoni gjithmone probleme Kyce , dhe zbardhni te vertetat ,qe jepen te pangjyrosura.Une mendoj se tashti kemi nje SHANS te Madh , qe nuk duhet ta leme te shpetoje e te na ike.Po per kete duhet Pergjegjesi,Integritet, Vullnet, Deshire per te bere vetem perpara, Krijimi i Kushteve per pune intensive dhe Thithje te Kapitaleve te Nevojshme per nje Zhvillim Total te Bujqesise,Industrise se Lehte ,Te Turizmit , ne menyre , qe te vihemi ne rreshtin e duhur te Vendeve te Begata.Natyrisht per te arritur keto objektiva duhet te ndergjegjesohemite Gjithe , qysh nga njeriu me i thjeshte e deri tek politikani me i larte.Jemi para Sfidave te Medha.Ne rradhe te pare duhet qe Sistemi i Drejtesise te transformohet Teresisht, Te Denohen te Gjithe Politikanet qe kane vene dore mbi pasurite kombetare.Te ndihemi Shtet Ligjor.
Mire e ke Mero. Hajt ta kuptojne militantet qe ata nuk kane miq por partnere. Po i pati dhite ne vend i gjati yne e po beri ate qe duhet per vendin e jo cka duan ata te bejne ath kemi shanse. Ne mos …
Nga kendveshtrimi i gjerman,ballkani shikohet zone europiane,por ai duhet ti largohet me shpejtesi korupsionit dhe institucioneve te koruptuara.
Lufta e ftohte,ka bere qe Gjermania te “rizgjohet”,te dale nga interesat e saj te ngushta,te kap kohen e humbur,para se ta kap ate rusi.
Koha kerkon bashkrendim dhe formatim politik te njejte,prandaj dhe shtetet e ballkanit me “mbreterit” e tyre,duhet te fillojne te punojne politikisht,per t’ju peraferuar BE-s.
Ne kerkojme rruge,ato na pelqejne,me to behemi miljonere,fiojme nga “dhuratat” !
Sot kerkohet shpejtesi,mos humbje kohe,Europa ka kohe qe “fluturon” me avione,kerkoen aerodrome !
Tek ne duhet tendera per projekte,per mendje te ndritura,qe punesojne njerez dhe sjellin zhvillim.
Jam dakort me editorialin e sotem. A e dini pse perendimoret thone qe :”Shqiperia eshte vend stabiliteti ne rajon?”. Se jemi i vetmi vendqe nuk u kemi rene ne qafe te tjereve. Perkundrazi. Europa e di qe na ka rene ne qafe. E di qe toka tonat i ka Greqia, Mali i Zi, Maqedonia. Pra ne do kishte ndonje shtet ballkanik qe duhet te ndizte sherret kjo dop ishte Shqiperia se cilea i jane marre toka me bollek, madje eahte edhe shetformuese ne disa shtete. Kjo zemer gjeresi nuk mjafton.
Perendimi e Gjermania kerkojne qe perpos sa thash me lart, duan seriozitet, pune, ndershmeri, vullnet, korrektesi, jo korrupsion, vjedhje, rend e qetesi qe te na mbeshtesin…
Nuk eshte aspak e vertete qe tokat tona i ka Greqia, Mali i Zi, Maqedonia etj etj.
Maqedonia ka qene dhe eshte toke greke. Shqiperia ska cte ankohet ne nje kohe kur akoma ekziston Epiri i Veriut.
Shqiperine do kishin bere mire ta ndanin sepse sot do jetonim shume shume me mire.
E gjith takimi qe gjoja po i bejn ndere shqiperise eshte tek kontarata e Linjes se tensionit te larte qe nje Kompani gjermane e ka marre nepermjet Edvinit. dhe asnje gje me shum.Keshtu ja bene edhe Francezet Berishes (Sarkozi) kur ai firmosi per Helikopteret ushtarake,keshtu po ja bejne edhe Edvinit kur ai firmosi qe kontarat e linjes ti shkoj nje kompanie Gjermane.Hani bar hani bar se edhe ato pak para qe shqiptaret bejne ja marrin te popujt e tjere nepermjet Korrupsionit qeveritar qe vetem per nje poze mediatike firmosin qindar milione Euro ne favor te tyre.
Shqiperine e rregullojne vetem Shqipetaret.Perendimi dhe Merkeli I akuzon qeverite Shqipetare,pa dallim,per korupsion,kryeministri Rama i uron per futbollin.Merkeli nuk mban fanarin ndricues ne Europe per Ndoken & CO.Gjermania kriminelin e fut mbas hekurave,nuk e emeron deputet te parlamentit.Ti bej elozhe sa te duash,sado tifoz pro Gjerman te tregohesh,rruget jane te ndara.Gjermania ka absolutisht te tjera nocione per demokracine,ato s’kane te bejne me rrugacerine qe kane mberthyer kete vend.
E ke qare Mero kete editorial!Mos me thuaj qe s’je ketu e ja ke lene A.Bushatit ta shkruaj.Ne fakt i takon ta thure kete histori se eshte verior,nip jugu e nip pertej Atlantikut.Ne 90 Shqipëria ishte caktuar se koloni e kujt do te ishte e per rrjedhoje ndodhen edhe ngjarrjet qe me vetdashje zotrote i anashkalon,prishjen urgjente me nenshkrimin e traktatit te miqesise me Gjermanine e lidhja me aleatin qe edhe pse na ka futur per mese 23 vjete gishtin ne b….,nuk e di se perse ndjehemi komod.Edhe kesaj radhe eshte e kote e iluzion te mendohet se po na ofron Gjermania.Eshte shume larg ajo dite e ma merr mendja se kur te afrohet si eveniment z.Rama s’do te jete me kryeminister i ketij vendi.Se fundemi me kete editorial i ke bere vetem qejfin Saliut e Salinjeve qe e prune ne pushtet per ta shperbere Shqiperine por qe ironia e fatit nuk ua beri te mundur deri me sot!Neser nuk i dihet.
z.Mero,besoj se ka sinkronizim te lojes ne fushen e shahut.Nuk eshte perdorur kot termi Fuqite e Medha.Siç duket Ukraina iu la sferes se influences ruse,per kunderpeshe Gjermania ka leje te zgjase influencen e saj ne Ballkan.Jane shtete ekspansioniste,kane nevoje per tregje dhe eksport.Absolutisht nje shtet ekspansionist nuk eshte indiferent,por ka pasur ndikim raporti i forcave.Gjermanet besoj kane kerkuar te merrnin pjese ne tendera,me duket edhe per Rugen e Kombit,por i fituan ato kompanite qe mbeshteteshin nga ambasadoret qe kishin ndikim me te madh.
sakte Beso!
Eshte e pamundur qe gjermania te interesohet seriozisht per ne.. sepse ne nuk kemi qene dhe nuk jemi serioze…,si mund te jemi serioz kur kryeministri eshte ne gjermani ne vlore shperthen tritoli, a quhemi ne nje vend normal per te terhequr investimet gjermane me kete klime terrorri ne vend,askush nuk e beson, kete e beson vetem edi rama…,qe shkon ne berlin e I jargavitet MERKELIT si qen.,per mendimin tim gjermania I di bemat e rames ne bashki[20 %] ajo e di grykesine e kryeministrave ortodokse shqiptare ,[nano,meksi,ahmeti,bufi,majko, rama,] se dhe i kane pergjuar, dhe tallen me ramen duke I thene se vendi I shqiperise eshte ne Europe,vetem kaq asnje euro investim,te shikojme edin kur te kthehet do thote vizita ishte nje sukses madheshtor……,populli ti thirri mendjes kur te japi voten rradhen tjeter.
Deri me sot Rama shquhet per mungese korrektesie ne raport me kedo qe e njeh(pervec Kocos) dhe nuk besoj se do te nise ndonje histori me Gjermanine qe eshte ‘Nona’ e korrekteses.
Claus pres te shkruash dicka per kte editorial !Cmoj pjesmarjen tende ashtu si dhe fjalen e Meros qe tashme nuk le vend per vrejtje e korigjime !Si varfanjak e te vegjel, ju kemi besuar shum te medhejve te fuqishem (nuk haroj pritjen qe i bem Bekerit) e nderhyrjet e ambasadorit e gjithmon te zhgenjyer dalim! Kjo, se jemi te percar e sduam njeri tjetrin dhe kuptohet “qar i maces” Si mundet te na afrojn e “dashurojn” gjermanet me kte sistem mafjoz e hajdut qe drejton kte vend !Sidoqoft, me mir gjermanet se amerikanet qe na sollen Berishen e CO dhe e mbeshteten sa e coi Shqiperin ne katastrof !Esht shpejt te na zer euforia e te themi se po del dielli, por le te themi se nga bresheri ne shi esht nje ngushellim !Situata esht boll e ngarkuar me kte band qe nuk len te mar frym Shqiperia sepse ka mbetur ajo qe ishte dhe akoma nuk dim cfar predizpozicioni ka Edi Rama ! U pa puna le te presim e te shohim !Diellin e shpejt ne Shqiperi e sjell vetem arestimi i Sales….Nese dikur ky popull priste vdekjen e Enver Hoxhes qe te hapej Shqiperia, sot esht arestimi i Sali Berishes ,clirimi i Shqiperis ……
Analize e drejte e Meros.
Shqiperia do eci pasi Qeveria Rama e ka seriozisht ne tere ato fusha ku perendimoret jane te ndjeshem. Le te shohim problemin tone jo cfar na intereson por cfar seriozisht ne mund te ofrojme.
– Kemi nje Qeveri me nje mbeshtetje te fuqishme popullore. Kjo eshte gje e mire per shqiptaret dhe jane ata qe e cuan Shqiperine buze gremines qe pellasin dite nate se “kjo mund ta coje Qeverine Rama drejt autoritarizmit” apo “me kete mazhorance kaq te madhe mund te lindi vetkenaqesia tek lidershipi” e te tjera te ngjashme. Rama, Meta e qeveritaret duhet te jene krenar per kete mbeshtetje mbarepopullore dhe i kan aq mend sa te mos bajne gabime sic kane bere paraardhesit.
– Rama, pinjoll i familjve te medha e te vjetra qytetare,brenda e jashte vendit, kudo rezaton qytetari, aftesi dhe nivel shume te larte ne komunikim, me nje thellesi te dallueshme mendimi dhe perdorimin me elokuence e ekzaktesi te gjuheve te huaja qe ai zotron me bollek. Eshte fisnik ne bashkebisedimet me partneret, perballon me burreri prej lideri takimet e te gjitha niveleve me personalitet e huaja, nuk pozon, nuk aktron, ruan dinjitetin e nje shtetari serioz dhe rasti i pare qe Shqipertareve nuk u vjen turp nga qendrimet servile, te perulura, aktrimet e peshtira lidereve te kaluar qe i perdornin keto takime vec per tu shitur para shqiptareve se “kan miq te mire ne bote”.
– Rama flet pak e punon shume, eshte trim e jo fodull
– I pari qe shkatrroi e beri zap Lazaratin e zona te tjera te kultivimit te droges, ku qeveritaret e kaluar as qe guzonin te afroheshin dhe qe i perkedhelnin per interesa perfitimi material dhe per vota
– I pari Kryeminister qe vuri zap lojrat famekeqe te fatit, qe shkatrronin jetet e fukarenjeve shqiptare duke fryre xhepat e qeveritareve
– I pari Kryeminister qe shkallmoi universitetet e shkollat e ndryshme private, te kthyera ne fabrika per prodhim te analfabeteve dhe injoranteve duke rjepur fukarenjte e dallkauket per te mbushur xhepat e qeveritareve
I Pari kryeminister, qe po shkallmon grupet e organizuara kriminale e mafioze te cilat kane arritur te diktojne kahet e levizjes se Shtetit deri me tani
I pari Kryeminister qe po godet ndertimet pa leje, prona te mafias e grupeve te organizuara kriminale ne bashkepunim me qeveritaret e deri djeshem dhe qe po realizon per here te pare pas 24 vjeteve kontroll te plote mbi teritorin
I pari Kryeminister qe komunikon hapur me publikun, shume cilter, me trasparence te plote e qe per nje vit qeverisje nuk guxon kush te thote nje gjysem fjale per korrupsionin e Tij dhe Qeverise qe drejton
I pari Kryeminister qe flet me argumenta ndaj te keqes e te keqinjeve, qe nuk fyen njeri, nuk shan me rroc e me koc, por sjell argumenta per ate qe thot,
I pari Kryeminister qe nuk toleron asnje shkelje dhe qe ka derguar ne Prokurori shleles nga administrata qe ai drejton
I pari Kryeminister qe i a ka bere te qarte popullit te vet se ne cfar gjendja katastrofike eshte Shqiperia nga qeveria e kaluar po punon intensivisht per te lare borxhet qe shteti u ka te tjereve
I pari Kryeminister i Shqiperise qe percaktoj dhe po zbaton nje politike te jashteme realiste, euroatlantike, serioze, dhe eshte kjo arsyeja qe Edi Rama eshte pritur e po pritet shume ngrohte nga te gjith lideret europiane e me gjere.
Jane keto dhe nje mije aresye te tjera te shendosha qe Zonja Merkel i rezervoi nje pritje kaq te ngrohte dhe ne se e vute re, Merkel dhe Barrozo disa here gjate pergjigjeve te pyetjeve te gazetareve, i referoheshin Rames duke thene “sic e tha edhe Zoti Rama”, “e shpjegoi qarte Zoti Rama”, “jam dakord me ate qe tha Zoti Rama” etj.
Keto gjera, shqipetaret i mbushim me krenari e besim per te ardhmen.
Ata qe nuk ja duan te miren ketij vendi sigurisht qe do thojn te kunderten.
Të lumtë pena
Leko, rrofte shoku Enver!
Opsss…Edvini ne krye me Meten bashkepuntor,Ndoken badigard Fullanin financier.
do me per belulin ?
Shqiptaret e kane marre statusin e qytetarit europian gjysma e popullsis jeton në Europë ata nuk kanë harruar vendin e tyre mbase një ditë do ta “pushtojnë”shqiperin dhe Edi me shokun Sali te venë ne të sëmës!!
O mentar , e bere opozitarin, salihu do te kete xhan e do te mari me vete atje ne g. S !
Perse thua kujdes o i nderuari Mero?Ku ka vend per kete pyetje? Me thuaj ku ka ndryshuar ky vend nga Saliu? A po punesohen njerezit si ne dikastere e kudo si i ka punesuar Fullani? PO.
A po lulezon korupsioni si para dy vjeteve? PO.
A ka drejtesi(fakti me flagrante rasti i Fullanit,ku hapur eshte falur,nga qeveria,opozita,nga 130 deputetet,nga prokuroria)? JO.
Nuk ka nevoje per tjera probleme qe i dime te gjithe.Populli edhe me kete qeveri nuk ka asnje shprese se Gjermania dhe Europa nuk do terhiqen perseri.TYMI KA FILLUAR TE DALI DHE AROMEN E TIJ PO E DEGJON EDHE MERKELI,EDHE BE,EDHE USA,POR PO PRESIN CA SA TE SHOHIN FLAKET,E PASTAJ DO BEHEN INDIFERENTE EDHE EME EDVININ TONE.
Prania e kryeministrit shqiptar ne Gjermani se bashku me kryeministrat e Ballkanit ne takimin me zonjen Merkel eshte mjaft domethenese.Ky takim eshte nje drite jeshile per ato cka arritur qeveria e kryesuar nga z.Rama ne keto 300 dite.Luhatjet e qendrimeve te politikes gjermane ne keto 20 vjet tregojne se me kete partner te rendesishem e strategjik duhet bere kujdes,kjo ndjeshmeri e politikes gjermane na bind per nje vend mik qe i do te miren shqiperise dhe shqipetareve.
Nje analize shume e dobet qe tregon qe Mero Baze ka kufirin e tij te kuptimit te gjerave. Tek kjo teme ai ka treguar qe nuk eshte fushe e tij per te bere analize, sepse i kalon kufinjte e perceptimit. Mero, je ngaterruan me shume me mendimet e tua, se sa te nxirrje nje konkluzion.
Kjo mbledhje nuk ishte e vendeve te Ballkanit Juglindor por ishte i vendeve te Ballkanit Perendimor! Vendosja e Rames ne vendin kryesor te tavolines, ne krahasim me te tjeret si edhe zgjedhja e tij per konferencen e shtypit, nuk ka te beje aspak me rradhen e germave ne alfabet, POR ka te beje shume me zgjedhjen e Gjermanise se nje partneri te besueshem per planet e ketyre te fundit(gjermaneve). Politika gjermane e zgjerimit ka te beje ne rradhe te pare ne fuqizimin e vete ekonomise gjermane duke hapur sektore te rinj investimi si edhe frenimin e emigrimit masiv te njerezve nga Ballkani ne drejtim te Europes Perendimore. Investimet ne vete vendet e Ballkanit do te bente qe njerezit te rrinin aty ku jane dhe te kene nje te ardhme ekonomike shpresedhenese shume me te madhe se sa emigrimi. Ballkani Perendimor eshte nje sektor shume i madh investimesh, ku Gjermani e shikon me shume interes. Do te jene pikerisht financimet dhe firmat gjermane kryesoret qe do te bejne te mundur realizimin e projekteve qe jane planifikuar. Kjo do te sjelle fitime te Gjermanise ne shume fusha. Gjermani po perballet me fluksin e madh te njerezve qe emigrojne nga Ballkani dhe kjo e ben te veshtire ekonomine gjermane, duke ditur se ky vend si nje vend social i ndertuar do te mundte qe te mbante me parate e tyre, kete turme njerezish. Faktet jane shume kokeforte dhe reale. Rumania dhe Bullgaria si dy vende qe nuk arriten gje me anetaresimin ne BE, jane deshmi te deshtimit te vete atyre vendeve qe nuk munden qe te arrijne te mbajne njerezit e tyre me ane te permiresimit te kushteve ekonomike.
Mos harroni qe gjermani i ben planet me nje largepamesi qe te gjithe e kane zili. Por jo shume vete arrijne qe ta kuptojne kete gje. Ata nuk jane si ballkanasit qe e shikojne jeten vetem sot per sot dhe nuk marrin mundimin te mendojne as per diten e neserme!
Por gjermani ka arritur te shikoje diçka te re qe eshte Edi Rama, nje njeri qe u jep shpresa per bashkepunim ne rrugen e duhur. Jo me kot, u zgjodh Rama, sepse ai po u jep besimin e duhur dhe jo si Kryeministrat e vendeve te tjera qe as ne ligjerata nuk ia arrijne Rames dhe jo per me shume. Fjalimi i mbajtur dje nga Rama ishte shume me i mire se sa vete i Merkelit dhe i Barozos bashke.
Jo pesimizem, pa optimizem. Rama do ta beje kete vend. Shikoni me vemendje si ecen ne telin e ekuilibrit. Djathtas ka banditet qe rropen kete vend qe fatkeqesisht vetquhen opozite , majtas militantet qe i permendin dhenjen e votes para buke e pasbuke. Te paret besoj do ti coje ti bejne shoqeri Zanit &co.Duhet te MARRE FUND PANDESHKUSHMERIA.Te dytet do ta kuptojne se mund ti kthehet mbrapsh historia e votes.
Nuk jam naiv por po shoh pertej batakut ku e futen Shqiperine Berisha,Nishani,ZHOZI etc
Te pakten nuk u shurdhuam nga dalldisja e fishekzjareve qe kapi politikanet e vjeter qe pas cdo shtrengimi dore te dera e wc e trumbetonin si sukses personal e nivel te larte inteligjence te tyre gati fat biblik te popullit qe duhet te udhehiqej nga Ata.
O”LEKO” flet nga kryeministria,apo jeton ne Gjermani?
A e di perse qeveria po e fal Fullanin? Ka vjedhur banken e shtetit o nenpunes i qeverise,e nuk jane 7 milion $ por,shume ,shume me teper e kjo mbrojtje qe po i behet nga politika ka dy aresye:
1.Qe jane te blere nga Fullani,qe nga Meta,Saliu,gjysma e deputetetve,ministri i financave te qeverise se Edvinit,etj,etj qe nuk duan ti zbulojne.
2.Shuma sa flitetet ne shtyp eshte aq e madhe sa dhe prokuroria ka frike te hetoje.
A E KUPTON KU FLE LEPURI?
E mos shkruani injoranca te tilla se ne jetojme ne shqiperi,e shohim qe makina kalon kontrollin,po pagove,se te punesohesh duhet te paguash,se elektriku do lek pa te te sherbeje,se mjeku do ta paguash,pa te te zere me dore,te te operoje e vizitoje,se ne shkolla po pagove mer provimet,sot,ore sot ndodhin keto e njelloj si ne qeverine e Saliut.
Po drejtesia,ku fiton ai qe paguan me shume,e ku nuk po vihet dore dhe nuk ka per tu vene kurre se keshtu i intereson edhe qeveritareve,ka ndryshuar?Po mijerat e njerezve me mastera qe jane pa pune i punesoi ministri i punes?Po uzurpimi i vendeve te punes nga miqte,farefisi,i ministrave dhe deputeteve,i pushtetareve ka ndryshuar? Bejeni nje sondazh e do shekoni kush eshte punesuar ne dikasteret e pushtetit?
Po ata drejtore,e te punesuar qe jane me diploma e mastera te mara ne keto universitete qe u mbyllen(qe jane blere me lek),te vendosur nga “RILINDJA” jane hequr,do hiqen,apo kjo ishte shou i radhes? A e di sa jane?Kudo te punesuarit e kesaj qeverie jane me mastera te blera.Ka frike ti evidentoje?E populli i di,i njeh dhe i tregon me gisht.
Perse nuk reagon ky Edvini qe paska bere namin per nje vit? Ketu duket si do jete qeveria neser,qe MERO BAZE,thote KUJDES SE PO KETHEU EDHE NJE HERE KURIZIN GJERMANIA DHE BE,GJENI VEND VETES.
Nje editorial i Meros, ndoshta i shkruar shpejt e shpejt, ose nje permbledhje e koncentruar mbi maredheniet me Gjermanine, ku aty -ketu notat zhgenjyese dalin si padashur nga tere ai erruption vullkanor, sikur Gjermania tashme do te nderhyje kete radhe ne Ballkan dhe posacerisht ne Shqiperi, sepse ka nje kryeminister qe eshte “sevdalli” i Gjermanise.
Dje ne mengjes i hodha nje sy shtypit gjermanoshkrues per te pare ate qe gazetaret me artin e tyre i paraprpijne parashikimeve politike.
“Korrupsioni”, “shteti ligjor” i kapur, “pergjimi” i Shqiperise dhe permendja e “Turqise si partner strategjik” i paraprinin bisedimeve ne Konferencen e Ballkanit Perendimor.
Pra gjendja me vitet shkuara nuk kishte ndonje ndryshim te madh, pavaresisht publicitetit qe i ishte dhene ketij evenimenti ne Shqiperi, ndersa ne Gjermani duhej te kerkoje te gjeje nje lajm te tille.
Dhe si filloi kjo teme, pra tematika e Ballkanit?
Kam pershtypjen se kjo teme filloi ne nje kohe kur politika gjermane kishte rene ne nje fare “gjumi letargjik”, sic e tha dhe nje analist per ceshtjet e jashtme. Te gjithe prisnin t`ia kercisnin me leje, diku bisedohej per ceshtje mbi ” pensionin e nenes me femije”, diku mbi propozimin bavarez per “pagesa te makinave te huaja ne rruget gjermane”, Frank-Walter Steinmeier bente ecejake ne Ukraine, ekonomia gjermane ishte ne kulmet e saj, papunesia kishte arritur rekorde minimale, pra ishte nje periudhe fillim-lejesh e papare ndonjehere.
Dhe ne Dubrovnik ne keto kohe kaloi Merkel si per te shijuar kete prag-pushimesh, mblodhi “burrat” e Ballkanit dhe u premtoi per nje koneference ne Berlin dhe “Ciao”.
Ne kalendar u vendos, dhe me pas: ” Urraa, Leje te mbara”!
Dhe ja koha e kthimit nga leja kishte mberritur dhe shume shpejt bile.
Bota ishte ndezur ne zjarr dhe flake. Ne Ukraine luftohej, ISIS kishte bere shtet me financa dhe armatime se dhe shume shtete mund ta kene zili, vale emigrantesh kishin shperthyer ne Siri, Irak dhe ne vete Gjermanine dhe si per kete mbarim plot relaks te lejes na shfaqen ne TV prerje kokash sikur te kishin qene kokrra molle!
Ndersa me 28 ne kalendarin e saj ishte: Konferenca e Vendeve te Ballkanit Perendimor”!!!
Per ti paraprire ketij programi te “ngjeshur” inteligjentja Merkel kishte thirrur dhe kancelarin austriak dhe ministrin king te Puneve te Jashtme, Sebastian Kurz.
Sikur me doli parashikimi qe kishe bere dite me pare, qe Austria do te marre dicka mbi supe, se helbete historia perseritet me keto vende.
Dhe ja shtypi njofton se ne vitin 2015 kjo konference do te zhvillohet ne Austri dhe ne vitin 2016 ne France. Keto plane ishin caktuar ne minutat e fundit pa dijenine e kryeministrave ballkanike. Dhe ja embel dhe bukur Merkel i shperndau pergjegjesite dhe detyrat mbi supet e vendeve te tjera.
Pra te thuash per prioritet gjerman ne Ballkan me duket pak paradoks.
Cilin do te marre kryeministri austriak ne krahe ne konf.shtypi, po ai francez? Ja pra qe Rama nuk do te jete here te tjera i privilegjuari i dites, por dikush tjeter.
Dhe nga mesi i konefrences vjen lajmi qe trupat ruse kane nderhyre ne Ukraine!!!!
U be nje pytje ne konference shtypi mbi kete fakt.
Por a kishte koke Merkel te jepte nje pergjigje konkrete?
Per te ajo konference shtypi ishte ne vendin dhe kohen e gabuar, po ashtu fjala aq e merzitshme e Rames dhe Barrosos.
Kambanat binin diku tjeter.
Situate per te ardhur keq kur shtypi valonte per nje deklarate te forte te Merkelit, nderkohe fliste per “shtet ligjor” dhe “korrupsion” ne ca rajone te humbura te Europes!
Dhe sa per uljen ne karriken e ministrit Schäuble ka nje paradoks po aq me humor: Ministri Schäuble nuk ka karrike per vete faktin se eshte ne karroce levizese si invalid qe eshte, pra Rama eshte ulur ne nje karrike ” te askujt”.
Por kjo pak rendesi ka. Kjo sa per humor.
Desha te hidhesha, sic kisha premtuar, ne nje histori te zhvilluar ne vere te vitit 1943 ne Quartierin e Pergjithshem ne Berlin, ku austriaku Hitler kishte thirrur diplomatin po ashtu austriak Neubacher per nje keshillim mbi Ballkanin.
Herr Neubacher, kam nje pyetje thote Hitleri, a e fut Kroacine ne Ballkan?
U kapa disi ngushte, kujton Neubacher. Ishte pak e habitshme qe Führeri kishte humbur kujtesen gjeo-politike mbi kufijte e Perandorise Austro-Hungareze.
Me tej kjo histori vazhdon dhe vazhdimi besoj se mund te imagjinohet nga lexuesit e “Temes”.
Dhe meqe se u zgjata pak, kete histori po e le me kaq.
Kjo sa per “koincidence” ne vitin 2014.
Pershendetje te gjitheve dhe “tomsojerit” ne vecanti.
Skypion.
Pse nuk shkruan me Skypion….?! Ndihet mungesa e tij.
Perpare Shqiperi. Nje nga komentuesit foli per mentalitetin qytetare. Drejt. Po e pame te gjithe. Baker shkoj drejt ne xhami ne Tirane. Beogradi protestoj perse fluturoj mbi Kosoven. Duket se SHBA deshironin qe shtetet me shumice muslimane ne Europe dhe Turqi te i vene nen kontrolle te Turqise. Te nje shteti “sekular” qe do i ndante keto vende nga fundamentalizmi islamik ne Afrike dhe Azi. Por ne Turqi Erdogani,devijoj nga Ataturku. Endrron Perendorine Osmane. Ne Egjipt 100 milionsh kemi aleatin e Erdoganit, te nje shteti afro 100 milionsh. Plus Ballkani. Rriten apetitet. Lideret Shqiptare, mendonin qe SHBA i fali Turqise Ballkanin. Urra ne Konferencen Islamike. I dashuri VELLA Erdogan. Dy persone me te medhenj ne histori te Ballkanit: Skenderbeu dhe Nena Terezi si simbol te Europes te civilizuar largohen nga Zyret qendrore te shtetit. Ne shqiperi Berisha- Skenderbeun. Ne Kosove, ministri i Thacit Meml Krasniqi, Nenen Tereze. Qe deri dje krenoheshim. Udheheqesit e Shqiperise dhe Kosoves, ngadale na prune ne pozite qe te identifikohemi me kundershtaret e euroatlantikun, qe na solli lirinr. Ishet veshtire per keta lider te deklarohen ne mes peerndimit dhe Erdoganit. Ne mes Morsit dhe Sisit. Ne mes Hamasit dhe Izraelit.
Kure perendimi e pane qe Erdogan don te formoje perendorine otomane plus fundamentalist, dicka duhej te ndryshonte. Patem fatin qe populli shqiptare i dha grusht Berishe dhe zgjolli Edi Ramen. Ishte veshtire, por Europa vednosi qe Shqiperia jo vetem gjeografikisht eshte pjese e Europes. Ne Ballkan, ket mision duhet ta kryej Gjermania , jo Turqia apo Rusia. Per te luaj lojen, duhet tereni i pershtatshem dhe lojtaret. Shqiperia keto i ka. Edhe shumica e shteteve Ballkanike. Kosova ne lindje u abuzua dhe u neglizhua. Si nje foshnje nga prinderit e dehur. Por populli i Kosoves do vije ne vehte. Ashtu sikurse dijten te lirohwen nga kthetrat e Serbise. por dashte zoti me udheheqesi te ri.
E kemi shansen. Jo per nje dite. Por ne proces. Te gjindemi aty ku e kemi vendin. Por qe vendenumruam e ne shume fusha edhe shkuam mbrapa, gjate sundimit te Berishes. Tepruam me iftare shqiptaro-turke en trojet shqiptare te Ballkanit. E nga gazimi ferkonin duatr serbet, greket, malazezet dhe pro-turqit shqiptare.
duhet nisur aty ku la ne mes 30 vjet me pare, me viziten e Shtrausit ne Tirane.
dy fjale per claus-in
-i nderuar na ke befasuar me keto komentet e muajve te fundit
-dukesh qe njohuri te lavderueshme ne histori,gazetari,mjeksi etj etj pra je i kompletuar por kjo nuk mjafton qe te hyni te shqiptaret e sinqerte….
-per komentin ne fjale me beri pershtypje se ju flisni sikur aty u be nje kompllot dhe Edi Rama ka nje pjese te fajit..
-mund te rrjeshtoj qindra fakte per ta sterrosur ate takim me Merkelin por nuk do rrija pa thene 2 kryesoret:
1- ndjehem i lehtesuar qe k/m qytetar dhe i civilizuar ka zevendsuar kry-talebanin Sali qenef berisha.
2-pa u denuar kryekrimineli berishoviq per super krimet e tij qe nuk numerohen nuk me hyjne ne sy as Merkeli dhe as Obama se edhe me florinj ta mbulojne ate vend ne fillim duhet te kerkojne te falur per faktin se kush ja perdhosi shtetin dhe dinjitetin shqiptareve…ose me sakte kush e hodhi bomben atomike made in UDB berishe ne 1992 ?
Pra zoti claus perse e quani si ceremoni “funeral home” takimin e Merkelit ?
Pikat 1 dhe 2 nuk kane lidhje me komentin tim. Kam bere vetem nje koment bazuar ne informimin tim, qe e marr ne menyren me te pavarur te mundshme. Analizat e mediave vizive dhe auditive shqiptare i lexoj dhe degjoj, por me perjashtime nuk i marr per baze.
Disa personazhe politike ne Shqiperi i njoh ne karakter dhe veprime, ndersa per situaten nderkombetare mbetem vetem skllav i informimit perendimor.
Nuk duhet harruar qe tani nuk jeni me ne kohen e Hoxhes kur vendi ishte ne izolim te plote dhe se cfare ndodhte jashte kufijve nuk kishte te bente me ne.
Kjo aftesi analize nuk eshte futur akoma, qofte edhe ne rrethet e larta politike. Flitet sikur je ne nje ishull te vogel ne mes te Paqesorit.
Emrin e Rames e kam zene ne goje vetem dy here. Nese ju duket”funeral home” komenti im eshte ceshtje subjektive, por megjithate deri diku ke te drejte per vete situatat qe po kalon globi.
“Grusht bashkuar rreth partise” nuk mund te jem, ashtu sic ka nuk qene vete dikur lideri socialist.
Atehere perse duhet te jem edhe une i manipuluari i show-e mediatike kur jam munduar te sjelle vetem nje analize logjike bazuar ne fakte dhe analiza te shtypit te huaj?
Sa per “mos hyrjen kontigjentin shqiptarve te sinqerte” nuk jam munduar asnjehere, sepse besoj se hyj ne kontigjentin e njerezve te sinqerte.
Megjithate me thuaj, ku eshte ky kontigjent se jam shume kurioz ta di.
Sa per piken 1 jam pjeserisht me ty, ndersa me piken 2, plotesisht dhe po pres me padurim.
Te pershendes “ushtar i panjohur”
Ylli fanar ndricues i politikes gjermane jane interesat e Gjermanise. Po te kesh parasysh kete aksiome nuk mund te gjykosh me mendjlehtesi per “simpati” gjermane ndaj Rames.
Mos haroni kontraten poshteruse te SIEMENSIT me ajroportin e TIRANES,mund te vazhdohet ti jepet perparsi GJERMANIT ,por duke pare interesat tona afatgjata dhe jo te momentit (RYSHFETIT),dije LA STAMPA kishte nje faqe te tere per SHQIPERINE ku flitej dhe per turizmin,dhe nje interviste te ambasadorit ITALIAN NE SHQIPERI ku ngrinte problemin e infrastruktures dhe ne veçanti nje ajroporti ne juge te SHQIPERISE.
historja e shqipnis ,
ajo esht lidh historikisht me te “fortet”,si me BS Kin USA…
a nuk pallohen me “te shquar” edhe kurvat kurtizane me te shquara.
Martin Monro pallohej edhe nga presidenti edhe nga kapomafjozi njikohsisht.
bicim dashnore kolektive
o shqipni
kurv semafori
qihu ne shtpi
ha kar jasht sinori