Trimërimi i hajdutëve

3 Shtator 2014, 20:10Editorial TEMA

Mero Baze

 

Një nga profilaksitë e betejave kundër korrupsionit në botë janë shembujt e ndëshkimit. Jo të gjithë hajdutët arrijnë të dënohen, por hadutët që kapen, nuk tolerohen. Në Shqipëri ka degraduar dhe ky fenomen. Sistemi ynë i drejtësisë, por dhe sistemi politik, ka mbërritur në një shkallë të tillë degradimi, sa ka humbur kuptimin e të pasurit frikë nga sistemi. Ka disa shembuj ditë pas dite, që në Shqipëri si sistemi politik, dhe ai drejtësisë, inkurajojnë krimin dhe sidomos japin shembuj të trimërimit të hajdutëve të akuzuar për korrupsion.

Më flagranti është rasti Fullani. Flagranca e vjedhjes së Bankës kërkonte shkarkimin urgjent të tij dhe dorëzimin në një qeli të burgut 313. I vetmi lëshim që mund t’i bëhej ishte një qeli pak më e madhe dhe ushqim pa kufizim. Në fakt sistemi politik i doli në krah me arsyetime që thuheshin nën dhëmbë. Fullani e kaloi dallgën e parë. Në qendër të lobimit pro tij, në mënyrë të pabesueshme u vendos një nga klientët e tij, të përfshirë në shumë pazare financiare të investimeve të Bankës, pronari i TV Klanit. Ai arriti t’i mbyllë gojën opozitës dhe ta kthejë Berishën në një lolo të Fullanit, deri në atë shkallë sa të mbrojë dhe gjestet e papërgjegjshme të djalit të Fullanit. Natyrisht që përveç lobimit të TV Klanit, Berisha ka dhe halle të tjera me Fullanin, sidomos informacionin që ai ka për lëvizjet financiare të Familjes, por sidoqoftë gardianin ai e bëri dhe për shkak të TV Klanit. Pronari i këtij televizioni ishte sekseri i dhënies së tenderit të rikonstruksionit të Bankës për 12 milionë euro dhe pastaj i rikonstruksionit të hotel “Dajtit”, që ishte 19 milion euro plus dhe një shtesë që Fullani e ka taksur prej 10 milionësh. Historia të tjera të pafundme udhëtimesh me jahte, hotele luksoze të Evropës dhe deri pagesa për fitnes në Sheraton janë faturuar në kurriz të qytetarëve shqiptarë. Është e pakuptueshme fjala vjen pse Banka e Shqipërisë ka marrë ndërtesa me qira shumë herë më lart se vlera e tregut dhe akoma më e pakuptueshme pse Banka shkon merr ndërtesë me qira shumë shtrenjtë në Berat, vetëm se aty ka lidhje me fisin e gruas së tij. Vjedhja banale e Bankës në të vërtetë zbuloi një skemë të llahtarshme të keqpërdorimit të parave tona, që tejkalojnë dhjetëra herë vjedhjen ordinere të Bitros. E vërteta është se Bitro shkoi u dorëzua vetë në polici dhe rrëfeu vjedhjen qysh në mëngjes. Pas kësaj policia, prokuroria dhe Fullani u bënë bashkë dhe deri në drekë bën një audit të Bankës dhe mbasdite kallëzuan vjedhjen në prokurori, që të dukej sikur e zbuluan ata. Dhe ky është i vetmi argument që kanë shpikur për të mos hequr Fullanin, duke theksuar se ata e bënë vetë kallzimin. Në të vërtetë kjo histori ka nevojë të hetohet dhe si u hetua.

Fullani duhet të shkarkohej dhe arrestohej pikërisht për këtë. Politika nuk e bëri. Nuk e bëri as prokuroria. Dhe tani që vala e parë kaloi, ne shikojmë një hajdut të trimëruar. Kryeinspektorja e tij refuzon të shkojë të dëshmojë në një seancë dëgjimore në Kuvendin e Shqipërisë, duke nxjerrë rregulloren e Bankës mbi fuqinë e Kuvendit. Edhe pse kjo është një republikë parlamentare, edhe pse në atë Kuvend është detyruar të dëshmojë dhe shefi i Shërbimeve Sekrete kur është thirrur nga parlamenti, një kryeinspektore, që është përgjegëse për paratë që na ka vjedhur, refuzon të përgjigjet, sikur ia kemi borxh të paguajmë me paratë tona për trimërinë e vjedhjes së Bankës.

Duke qenë në krye të Bankës “deri në fund të hetimeve”, siç duan të mbrojnë miqtë e tij në politikë dhe institucione ndërkombëtare në Tiranë, Fullani në të vërtetë kthehet në një njeri të paprekshëm, pasi ai ka aq para sa të blejë gjithçka në këtë vend.

Javë më parë refuzoi prokurorinë se ishte me pushime. Tani refuzon Kuvendin. Nesër mund ta refuzojë përsëri. E gjithë kjo vjen nga fakti se atij i funksionoi shpërdorimi i detyrës dhe iu kthye në meritë, duke blerë ata që e kanë detyrë ta fusin në burg.

Një tjetër shembul i shëmtuar është ai i Arben Imamit. Në shkelje të plotë të ligjit të prokurimeve, ai ka paguar me qindra milionë lekë TV Klanin, në një fushatë publicitare të paligjshme. Paratë janë derdhur në një llogari, e cila pastaj është mbyllur pa paguar as detyrime tatimore. Prokuroria e ka pushuar çështjen, pasi ka zbuluar se për këtë paska një VKM të Berishës dhe VKM-të nuk u ndëshkokan se qenkan vendime kolegjiale. Sërish në skenë është i njëjti person, që ka kapur shtetin, Aleksandër Frangaj. Ka marrë miliona euro nga Berisha për të deformuar tregun e medies dhe lirinë e shprehjes, është garant i Guvernatorit të pafytyrë të këtij vendi, ka kthyer në ushtarë ministrat e qeverisë Berisha dhe sot vazhdon jo vetëm të jetë i pacenuar nga ligji, por dhe të gëzojë lirinë e trafikut të influencës mbi një qeveri kalamajsh, që gëzohen kur i nxjerr në ekran.

Për shkak se kjo qeveri është e hapur dhe jo hakmarrëse, ai gëzon të njëjtin buxhet reklamash si në kohën e Berishës, gëzon të njëjtin trafik influencash mbi pushtetin, gëzon të njëjtin imunitet për të mos u prekur nga drejtësia, dhe mbi të gjitha gëzon po aq të drejta për të diktuar në tregun mediatik, duke mos lejuar as media të tjera të kenë akses të barabartë në reklama shtetërore dhe afër qeverisë.

Modeli i tij ka triumfuar dhe ka trimëruar çdo hajdut në këtë vend. Falë këtij modeli ne kemi një Guvernator hajdut arrogant, një ish- ministër Mbrojtjeje të kapur me presh në dorë, që thotë nuk janë vetëm duart e mia, por të gjithë qeverisë, një kryeprokuror qokaxhi, që mezi pret t’u bëjë ndonjë nder hajdutëve të rëndësishëm të këtij vendi dhe një media e shoqëri civile, që nuk bindin dot shqiptarët të paktën t’i rrëmbejnë drunë këtij Guvernatori, që na mburret që s’kemi ç’i bëjmë. E vërtetë është që s’kemi shumë fuqi për ta ndëshkuar, por të paktën të ndalim së trimëruari hajdutët, pasi po na kthehen në vlera kombëtare.

88 komente në “Trimërimi i hajdutëve”

  1. Lirindja says:

    I ke rene pak anash Mero! Po edhe Fullani rilind me lirindjen!

    1. Dielli mbi KORAB says:

      Iku Vapa me Gushtin ndersa Fullani qendron si KARAGJOZ.A e dini pse ai nuk po largohet si Guvernator??
      Like Meta dhe Odeta e Jarit-President jane dy shtyllat ku mbahen TOPET e dhjamosme te Fullanit.

      1. A.p.S (KATHERINA DIE GROSSE)Madona prej Sauku says:

        Nje histori pa i-magji-nate Nr-3

        U takun Berisha, Basha dhe Fullani ne boten tjeter, dhe po diskutonin se çfar i kishte ndihmu sa ishin gjalle qe ben kaq shum pasuni.

        Berisha u foli i pari dhe duke u krekos tha:- Un bre vllazen organin ma te ransishme sa isha gjalle kisha HUNDEN.
        Fal hundes teme si skifter qi me udhehoqi ne jete arrita majat ma te nolta.E nuhata menjiher se komunizmi po rrzohet dhe u bona demokrat.
        Ja kom pa hajrin ksaj hunde ene ku se kom fut.

        I dyti filloi te tregonte Lulu Basha.
        Un,- tha ai me zo te çjerrun,- organin ma te ransishem kom te pasmet.
        Fal atyne fluturova nga Rinasi ne Holland dhe ne Utrecht nisa KAR-jaren time dhe u pallova marrzisht nga serbet ne Kosove dhe ma ne fund u ngjita ne krye te Partis Demokratike fale hundes se Argites .aty kom ndje lezetin ma te modh.Hunda e Argites ne bythen time ishte ajo qi ma knoqte loçken

        Ndersa Fullani gjith tangerllik tha.
        Kurse une more vellezer organin me te rendesishem kap patur GERTHINXEN.
        Çka je tu than mor Fulle,a te kon lon ment e kryes,-e pyti Berisha.
        Gerthinxa ime,-vazhdoi Fullhajni,me ka sherbyer si vrime ku te gjithe politikanet shqiptar vinin dhe fusnin koqet e tyre se u dukej si Vagine.
        pra un mbijetova dhe u pasurova fale Gerthinxes.
        Diten tallja koqet me grate e politikanve,ndersa naten u jepja politikanve te majte dhe te djathte me qera Gerthincen time ,ashtu siç bejne veterineret me demat per tua mjel faren e nderzimit.

        Hahaaa qeshi Berisha,shejtan paske qene mre Fullan na paske tradhtu edhe me Edi Ramen se per Liken e dinim se te ka pas shum qef aji xhuxhi pelivan.

        1. mendu sharra says:

          Trimeria e Hajduteve-Skandaloze!
          **********************************
          “Nuk mund te jesh Hajdut,po nuk i dhe
          prioritet Forces ne Kurriz te Aresyes”!

          Eshte TV.Klani ai qe ju jep force Hajduteve.Frangaj dhe Fevziu,
          te ushqyerit e Saliut,e volen Shtetin si te ishin ne vend te Mbretit.Tryeza dhe studio lajmesh nderthurin ndervedi privilegjin
          e hajduterise aq te shumte ne numur.Flasin ministrat neper
          intervista te ekzagjeruar dhe te ngrefur me shume se pulastrenat.
          Ne Studjo lexone kumtesat nipi i Dino Cicos,ketij donkishoti te Gjirokastres qe donte te eksperimentonte Mullinjt e Eres! Frangaj nga ana tjeter,nipash tek Mustakuqet dhe Fevziu pinjoll i Esat Pashe Qenit,jane bere Koke me Koke qe ti bejne mbrojtje Hajnise!
          Te tre me qafsh moj Shege!ku njeri me shume se tjetri mendere i Dhjere ndaj edhe nuk ka si te mos behen per hajduterine-Strehe!!!

      2. shqip says:

        nese do kthehemi ne retrospektive te historise se shqiperise ne keta 24 vite te pluralizmit jodemokratik, nuk eshte aspak e veshtire te gjesh deformimet e ketij sistemi qe u imponua nga koha. ne shqiptaret e kishim nje shtet. edhe pse tejet i varfer, shtyllat e shtetit ishin e funksiononin. po le te ngelemi tek dy nga keto shtylla, drejtesia dhe ekonomia. ne kete te dyten .m.gj.s. ne grahmat e fundit mbahej llogaria edhe e qindarkave. buxheti ishte ai qe ishte, po ishte faktik, pa truqe e perqindje qe genjenin veten apo ca me teper boten. ne keto kushte ku edhe ministrat me me shume fuqi pushteti politik apo tjeter, nuk guxonin as te perfitonin qofte edhe nje dreke pa paguar, jo me te vinin dore ne shpenzimet apo te deformonin shifrat per efekt performance. ne shtyllen tjeter, ate te drejtesise, nuk mbetej shume per te bere. them nuk mbetej shume, pasi ishte vete politika qe i paraprinte korrupsionit dhe kesisoj nuk kishte gjasa te zhvillohej mosndeshkimi. fakt eshte se denime jane bere, po kryesisht per pikpamje ideologjike apo shkelje te formes sabotim ose tradheti e larte. edhe ato pak raste qe kane vertetuar perfshirjen e individeve titullare ne institucione e dikastere me ndonje pervetsim te pasurise, jane ndeshkuar ne menyre ekzemplare. ndoshta denimi ka qene edhe me i rende per vepren e kryer. por kjo kishte anen tjeter te medaljes, ate qe mos ti shkonte njeriu ndermend te vinte dore mbi parate publike. ne fakt as mua po besoj askujt nga ju nuk i eshte rrezikuar ne asnje rrethane depozita bankare, apo si i thonin kursimet. pra ishte nje sistem qe nuk mund te depertoje pertej “telave” te sigurise , ligjore e fizike te parave. sapo u dha lajmi i pluralizmit, pardesyte e bardha gjene e pare qe bene ishte te nxirrnin nga shinat drejtesine. te aplikonin me ane te mafjes se tyre, ate qe quhet kapje e drejtesise. dhe kur ja ke arritur kesaj, te tjerat jane “lodra” ne duart e pushtetit. e mbani mend besoj qe ne drejtesi shkonte edhe veterineri apo agronomi, edhe me arsim te larte edhe pa te. madje shkoi edhe gjin gjoni me gjoneret e tjere. dhe ishte kjo kategori njerezish te shfytyruar qe nen udheheqjen e liderit spiritual te terrorit e te tritolit filluan te kultivojne metastazat e krimit te organizuar shteteror. ishin pikerisht keta qe mos ndeshkimin e vune prioritet dhe norme. pa dashur te behem bajat me analiza qe sot i kuptojne edhe banoret e bregut te lumit apo ata qe thurin çadra kashte per plazhistet, do theksoja vetem nje fakt. ne 92 ne e beme zgjedhjen tone per te ndryshuar jo vetem sistemin ekonomik , po mbi te gjitha edhe lirine e te menduarit e te shprehurit. po kjo nuk nenkupton lirine e te menduarit keq e te vepruarit edhe me keq. pasi u perballem me valen e pare te shkaterrimeve e te vjedhjes se prones se tjetrit, arritem edhe ne pragun e luftes civile. parate ju vodhen shqipetareve ne menyren me te trashe . ketej inkurajoje firma e fondacione fantazem, nga ana tjeter trumbetoje se parate jane te pastra. njekohesisht zhvillohej kontrabanda e gjithfare veprimtarish ilegale, perfshi para nga trafiku i qenijeve njerezore, prostitucioni, droga, deri te armet e nafta qe ishin monopol shteti. a mund te me thote kush nga ju, ç’i shtyu shqiptaret te zgjedhin per here te dyte nje te keqe qe i çoi ata deri ne vllavrasje? pse e majta e mbajti ne pushtet me votat e saj nje te keqe qe ata vete e kishin pesuar mbi lekuren e tyre?. dhe pyetja e fundit, pse sot pas kaq vitesh, pas kaq faktesh tronditese, pas nje ndegjegjesimi edhe te zonave rurale qe jane keqperdorur deri me sot me teorine e armikut imagjinar . pse nuk i jepet fund dalldise e çmendurise shqiptare? kam frike se prirja eshte drejt nje harrese. kam frike se prirja eshte drejt nje amnistie te pashpallur ne publik. po qe mbahet si nje pakt ne kulisat e politikes . ne shqiptaret duhet te bejme nje zgjedhje. mund edhe te bashkejetojme me fenomenin imami apo fullhajni, po kurrsesi mos te na genjeje mendja se 91shi ndryshoi per mire kete vend. sot keni makine, keni edhe pasaporte per te udhetuar jashte. po nuk keni dinjitetin dhe nderin si komb, ketu perfshij edhe veten. tallje te ketille me dogma propagandistike nuk kane pesuar as indigjenet ne tropik.

        1. ermal says:

          ARBEN AHMETAJ I FTUAR NGA DUDUSHI PARMBREME THA QE FULLANI KA KRYER ME PERGJEGJSHMERI PUNEN. A KA POSHTERSI ME TE MADHE SE KJO DEKLARATE E NDYRE. PO SKA FAJ SE TE DY LEPIRSA TE NANOS KANE QENE. VDEKSHIN ISHALLAH.

          1. Eagle says:

            O derman
            Arben ahmetaj eshte njeriu me I pabese ne kete qeveri
            Arsyeja qe ai qendron tek ajo ministri eshte vetem kjo arsye

            Sa lek ka paguar si tek rama?
            Inteligjenca e arben ahmetaj eshte e barabarte me 0.
            Shikoji me kujdes ministrat kush jan cfare kan bere me perpara dhe te gjithe dalin te njollosur nga korrupsioni
            Tek arben ahmetaj e kishim fjalen , nje person qe vodhi albtelecom ekspert ne vjedhje dhe ti kujton se rama e morri per inteligjencen? Jo
            Ose I ka thene rama te haj po te paguaj perqindjet ose I ka paguar perqindjet pasi morri postin e ministrit
            E kam thene e po e them
            Arben ahmetaj eshte UJKU I qeverise , do thoni ju kush eshte luani?
            Hehehehehe prisni se skeni pare asgje ju deri tani.

    2. Hysni Dajaku says:

      !vetem zullumi i ha pushtetaret tane asgje
      Tjeter’!!!Edi Rama eshte zhgenjimi me I madh ne keto 24 vite pluralizem !!nje Kryeminister qe kalon kohen duke postuar “self-ie”bajate’!! Ne nje vend qe ngryset me vjedhien e bankes Kombetare e gdhihet me te vdekur
      Nga druri I kusareve!!

    3. Caf Teli says:

      Mero nuk ka ndonje ligj as ketu e AS GJETKE QE VENDIMET KRIMINALE TE QEVERISE NUK GJYKOHEN. PO TE ISHTE KESHTU AS ENVERI NUK KA BERE KRIMI. kY ESHTE NJE MARIFET PER TE MOS PAGUAR DEMIN

      1. Bureto says:

        Pikerisht, ndaj edhe Enveri dhe skota e tij nuk u denuan per krime por per abuzim me kafete! Nuk jane budallenj politikanet, ndaj quhen te tille, se perpara se te bejne ndonje ligj ata me pare mendoje sesi do te mbrohen, sikur ai te jete ndeshkues per ta. Dhe ia kane arritur, si ata te djeshmit, edhe keta te sotmit. Lodhemi kot me duket, ndaj ky vend eshte veshtire te demokratizohet dhe te arrije standartet qe kerkohen. Burgjet jane mbushur plot me hajdute xhepash, celularesh, per 10 gr. droge etj, si keto, por jo per hedhje ne ere te nje fshati, vjedhje milionash neper tendera me para publike, vrasje te njerezve te pafajshem nga shteti etj. Keto me te drejte te revoltojne, por ne vazhdojne te na tallin bash hajdutet e medhenj dhe kriminelet, ndersa populli tregohet indiferent aq sa per kete çeshtje aktuale siç eshte vjedhja e bankes per dy jave nmezi jane mbledhur 13.000 firma.Ku ta kerkojme zgjidhjen?!!!

    4. qeveri kalamajsh says:

      Nje qeveri kalamajsh, qe gezohen kur i nxjerr Sandri ne ekran. Hahaha e forte kjo Baze.

      1. Aty says:

        Ne pafuqi per me shume, ngushellohem vetem me lutjen “Sikur te kishim edhe ca si penda e Meros”!Fullani do te ike vetem pasi te na kete lene shijen e keqe te nje largimi te vonuar. Me te vetmen vlere, se shqiptaret pane se cilet politikane e meritojne te votohen.

    5. Pelasgian says:

      Cunat e Tirones nuk preken…

    6. Gon Beka says:

      nje analize brilante, dhe tejet disfatiste per shtetin e se drejtes. pa rne ne vdekjen deshperuese, ia vlen qe ta marresh drurin dhe tua japesh kurrizit, e nese nuk ben pune, tua japim peshtymen plot mbi surrat njerezve me dhembe ujku si full-hani

    7. zef says:

      Pse nuk i vendosim pikat mbi iiiii, “Rilindja” ka deshtuar.
      Nuk bohet shteti vetem me projekte urbanistike apo me foto
      ne twitter, duhet nje sistem drejtesie eficent dhe i
      pa-politizuar.

      Shqiperia as edhe nje here te vetme nuk e ka ven ne funksion
      sistemin e ndeshkueshmerise.
      Pa-ndeshkueshmeria ka futur ne mendjet e juristeve anormalitetin
      duke e bo si dicka normale. Jo se kryeministri nuk e kupton
      rendesine e sistemit te drejtesise, e kupton shume mire, por
      hesht sepse sistemi i drejtesise eshte thike me dy te prefme
      qe te peret nga te dyja anet, dhe duke e ditur rendesine e
      nje sistemi drejtesie te pa-mvarur,,, Qeverria e Rilindjes ka
      frike qe ne te ardhmen mund te ndeshkohet po nga i njejti
      sistem.

      Rilindja nga rilindje shprese qe ishte per shume qytetare qe
      e votuan, dal nga dale po kthehet ne rilindje zgenjimi. PSE??
      Pse po kthehet ne rilindje zgenjimi??? E thjesht fare, eshte
      bere “RILINDJE KLIENTELISTE”

    8. Kall Tarsi says:

      BRRAVO!!!! This is the real Mero!!!!! ? Hallall, na kishte marre malli! Bjeri te 2 kraheve se me gafat qe bejne e ke te garantuar mbeshtetjen ne opinion dhe kjo eshte fuqia jote!!!! BRRAVO!

  2. Kryqi says:

    Filloje me METEN e me radhe Mero

  3. votim says:

    Artikull i bukur por, ama asnje fjale per ramen dhe meten.

    1. Eagle says:

      Faktikisht po ta lexosh editorialin me larte thote qe ka disa dite qe sistemi politik dhe ai I drejtesise ka humbur ate besimin e te pasurit frike nga qeveria dhe drejtesia

      E thote pak me kunje pa zene ne goje liken dhe ramen gjithsesi e thote te pakten sthote fajin e ka saliu sepse saliu celesat e mullarit ka sot

      E ka fajin i kulturuari I tirones alabaku qe kujton se behet shtet me selfie dhe mbrojtje institucioneve te hajduteve te pavarur

      Kurva politike gjithandej shtet sherebeli ishalla mendon zoti per keta qelbesira
      Dhe I ndihmofte me gjithe shpirt femijet qe flene pa buke ne darke ne ate vend

  4. Trapi says:

    NUk behet Shqiperia me Shqiptare,ketu vjedhja eshte vlere…

    1. I mjeri popull says:

      Ketu po te dish te vjedhesh shume,e ke vendin ne qeveri ose parlament
      S’ja hane akun, kryeministrat i japing ate qe I takon,kupton ti.

  5. Tarasi says:

    Faleminderit Mero qe shpreh qarte mllefin e grumbulluar te shqiptareve ndaj pushteteve dallkauke.

  6. tirana says:

    A mund te na sqaroje mero se pse vkm per te cilat behet fjale eshte ende ne fuqi dhe se qeveria rama ka vazhduar te beje tendera me te njten procedure qe ka akuzuar imamin.

  7. pesimisti says:

    Po edhe ti o mero qe na hiqesh trim vendose javen qe kaloi me nje telefon te ilir metes te heqesh komplet komented per nje lajm te nje zv ministri. Cdo na thuash per kete?

  8. Blendja says:

    Z.Mero
    Jane mese te verteta ato qe thua, POR, ne fund te shkrimit me fjalin tende mbyllese qe thua se : E vërtetë është që s’kemi shumë fuqi për ta ndëshkuar, por të paktën të ndalim së trimëruari hajdutët, pasi po na kthehen në vlera kombëtare.
    Pyetja ime per ju eshte :Pse skemi shum fuqi per ta ndeshkuar ???
    Pra ta lem te livadhisi , sic po livadhit sipas jush ??

    Me kte konkluzion tuajin , i bie qe kjo analiz e juaja te jete baraz me zero, me nje fjal ku ishe , hicgjekundi.

    1. kolon says:

      Mero thote te verteten se nuk kemi shume fuqi per ta ndeshkuar…, por nuk shpjegon psene.

      Mero e di fare mire se Shqiperia eshte nje koloni e heshtur, ku te tjeret vendosin per fatet tona. Ato qe na kane udhehequr gjate gjithe periudhes 69 vjecare te shtetit shqiptar.
      CIA, na e tha shkoqur dhe hapur, se Enveri ishte agjent britanik, dhe se Shqiperia vazhdon e te jete nje koloni. Ata kane celesat e shtetit shqiptar, dhe tonelatat me ar tonin.
      Prandaj z.Baze thuaja troc shqiptareve te verteten!

  9. populli says:

    u lodhe o Mero, po kujt ia thua, Rama ka mbyllur veshët, ka filluar të pikturojë Rama dhe shumë shpejt filloi nga bojatisjet, vaj me det o Rama

  10. idk says:

    Ka dhe shembuj me flagarante ne te kaluaren :

    1-pa mbushur nje vit nga fitorja e demonkracise ne 1992 dyshja rajerson-berisha ne rrethana te paqarta “moren” arin shqiptar te bllokuar ne Londer..nqs se hapet ky dokument qe ndodhet ne BSH do behet nje cunam si water-gate.

    2-Vjedhja gjigande e rruges kombit ku ministri transportit lulzim basha rruajti 300 miljon dollare pra ndryshimi fullani basha eshte se Luli i vodhi me doren e tij per te tretet kurse fullanin e kane vjedhur te tretet.

    Mos harrojme se Fatos Nanon ,sali- rajerson- biberaj- blerim cela e futen ne burg si bin ladeni vetem per kavanoza receli…

    Pa u fut ne burg sala me lulin, fullani do talli lesht me shqiptaret …

  11. askushi says:

    Vepro more edvini gjate se dukesh se edhe ti ose mbush breket nga sala dhe banda e tij kriminele ose edhe vete I ke duart e zhytura ne llum… turp te kesh qe thua nuk kam c’i bej nje hajduti ordiner te parave tona… e kupton se kryeministri eshte menaxher I parave e deri tek jetet tona funksion qe ti dhe keta ministerluqet e tu nuk po arrini ta permbushni…ju do perfundoni si sala po vazhduat keshtu

  12. Fullani eshte i trimeruar se po e mban LSI…nuk bene dot PS votat per te kaluar ligjin e bankes,,, shume e qarte..me vjen keq per Bracen qe eshte idealist dhe beson ..

  13. Altin says:

    Mbaroi perfundimisht shpresa e madhe e para nje viti,Edi Rama.Ky kryeminister eshte i kapur,burracak dhe sharlatan.Ai nuk ka bythe te perballet me mafien dhe ka zgjedhur te marre pjesen e vet ne xhep per te mbyllur syte,veshet dhe trurin.E njejta bande qe sundonte me Berishen do te vazhdoje edhe me tej te gezoje dhe te beje baterdine me parate dhe pasurine e popullit me te varfer ne Europe.Maloket do te rikthehen prape ne qeveri edhe formalisht,ky eshte fati i zi qe pati qytetaria ne Shqiperi perderisa ne krye te PS dolen ordinere e vagabonde sharlatane si Nano e Edi Rama.

  14. - homeri- says:

    –qeveri kalamajsh qe gezohen kur i nxjer ne ekane …..gjithe rrjeti mafjozo – politik , aty bashkepunon , tek TV – KLANI- prekurori , gjykata , ish qeveri e qeveria e re … aty trimerohen dhe i bejene karshillek gjithe popullit …

  15. Bashkekombas says:

    Je i vetmi gazetar te cilit mund ti lexosh nje shkrim qe te parashtron gjithcka ka te beje me ate vend pa doreza duke mos mbajtur anen e askujt. Me vjen mire me ate shprehjen tende qe kishim nje qeveri hajdute dhe tani kemi nje qeveri kalamajsh qe kenaqen me ate qe dalin ne televizor Natyrisht dhe nje prokuror te pergjitheshem qokaxhi pse nuk thua i kapur nga krimi Kjo eshte nje shprehje qe mund te perdoresh me kollaj Nuk e di kujt i ankohet Brace kur thote se kryeinspektorja nuk pranon te paraqitet ne parlament. Ne kete vend ku jam une Presidenti jep llogari kur punet nuk i shkojne mire kur ben skandale deri dhe kur e ben gojore me ndonje praktikante te shtepise se bardhe Cfar behet ky nuk eshte shtet i se drejtes deri kur keshtu?

  16. Vladimir says:

    Keta hajdute “te forte” jane shume, kane shume mjete ne dispozicion dhe jane te lidhur fort me njeri tjetrin. Do te duhet kohe per çuar perpara ligjit dhe koha eshte e kufizuar, do te duhet ndergjegje qytetare dhe ne e kemi cope-cope, do te duhet te bashkohen te gjithe idealistet, te majte e te djathte per tu çliruar nga ky perbindesh dhe historia ka vertetuar qe ne po u beme dy bashke grindemi.
    Sidoqofte, urime Mero per qartesine e argumentave dhe kurajon.

  17. stop says:

    Lexoje mire ta ka dhene sqarimin sepse eshte nje qeveri me kalamaj qe kenaqen kur dalin ne televizor cfare do te te thote Mero me teper se kaq

  18. agimi says:

    zoti.mero ke te drjte kto qe thua jane me se te verteta vite me pare ndodhi nje vjedhje ne tirane me biletat e trenit midis te tjerve vjedhsa ishte dhe nje grua u denu me pushkatim per shumen e asaj kohe afersisht 300 evro me te sotmet sot esht ajo qe thua ti nuk ka frike as nje vjedhin vrasin edhin ne ere makina etj,varje.

  19. era says:

    Mero te lumte,po te tjere s’di gje ti qe te kete e,?jo po mos ke degjuar e pare se elbete,te gjithe te kulluar jane?

  20. dashamirs i Meros says:

    Mero ke filluar te na marresh te gjithe per budallenj ,rasti me skandaloz i te gjithe kohrave eshte ai i Ilir Metes ,sepse perfundoi me gjak derdhjen e 4 njerzve qe ti i kishe ne zemer,nuk mbulohet dielli me shosh ,dhe shqiptaret ate njeri e kane ne krye te kuvendit ai i cili u tha kokpalare ,nuk harroen keto Mero nuk eshte morale.Keto te tjerat jane gogla para asaj te Metes kjo eshte e verteta per mua te pakten,nuk do kete sherim shqiperia me I Meten dhe klanin e tij.

  21. Mashtruesi says:

    Ooo Mero,se kush eshte dhe ku duhet te ishte Fullani te gjithe e dime. Je per tu nderuar per denoncimin qe i ke bere abuzimit kafsheror qe ka bere ky kafsha me Banken e Shqiperise. Nje gje o Mero bie shume ne sy qe mbas 23 Qershorit 2013,qe edhe ti je kthyer ne nje bythlepires te deshtakut Rama. Pse o Mero nuk bertet dhe uluret qe ky Kryemut i ministrave na ka mashtruar kur na mori voten……???? Na premtoi qe do ti jepej fund korrupsionit,vjedhjes dhe mashtrimit ne emer te shtetit. Na premtoi pune dhe me shume buke per femijet tane. Nuk i duam ketij halese asnje gje,te shporret dhe te shkoj prapa diellit .

  22. Bato says:

    Analize e shkelqyer, por refuzoj te pranoj shantazhin e hajduteve!

    I kerkoj llogari qeverise qe votova, deri ne nje i kerkoj llogari. Zgjedhjet

    lokale jane afer, e zerat per levizje civile po shtohen, Edi Rama do ta paguaje

    shume shtrenjte po toleroi Fullanin, Liken, Sandrin e Salen. Mjaft me kalamaj e

    filma me rome te semure qe cohen ne spital.

    NE PO NA VJEDHIN JETEN, NE PO VDESIM NGADALE NGA KJO ATMOSFERE HELMUESE.

    Ti permbysim keta horra ampira sa pa na pire edhe gjakun !Dy duar per nje koke!

  23. harry says:

    ka VETEM nje zgjidhje, Mero: Ngriu dhe nderto LEVIZJEN TENDE POLITIKE!

  24. Jozi says:

    O MERO VELLAI KETE VEND E KA MAR FERA HAJDUT PRESIDENTI HAJDUT GUVERNATORI HAJDUT DEPUTETET HAJDUT MINISTRAT DHE KESAJ ITHON KUR TE Q….N KADIU SKE KU ANKOHESH MERO VLLAI??

  25. Hmm... says:

    Pavaresisht deshires se mire, rilindja nuk ka hajer pa cliruar prokurorine, sherbimin e fshehte dhe gjykatat nga falangat e pushtetit te shkuar qe degradoi ne antishqiptarizem dhe ofroi pa hesap corbe te prishur per kedo ne politike dhe shtet. Rama e ka ne dore edhe emrin e prokurorit edhe te SHISH (se ashtu i beri ligjet Berisha). Nuk ka asnje arsye per hezitim. Ndryshe mban ere kjo pune. Sa te jene ne axhende platformat antishqiptare te serbo-grekeve, nuk bejme hajer ne sepse ne vend qe te kontrollojme ata, na kontrollojne ata me ‘tanet’. Mareveshja e detit ben muuuuuuuuu………….. dhe ne akoma me vendimet kolegjiale!!!!!! Tradhetia po u be ne grup, te jepet ndeshkim ne grup. sic u be dhe ata qe i dhane kuroren Emanuelit. Se i bie qe po e vodhem banken si bande ne grup, falet se eshte kolegjiale ndersa po tentove tek pulle, e ha. Ne Shqiperi nje fije peri e ndan dhe vullnetin e qeverise se re per te mos lejuar degradimin final.

  26. mukja says:

    C’fare krimi ka bere Enveri,mor daj.Krimet i ka bere ligji,ai qe na mungon sot e 25 vjet.Do ishim ndryshe po te kishte vazhduar te zbatohej ligji i xhaxhit.Nuk do shume filozofira,Gjermania e shtete te avancuara jane bere te begata nga zbatimi i ligjit.Ne keto vende askush nuk ka krahasuar zbatimin e ligjit me diktature apo diktatore sic u be ne vendin tone nga hajdutet demokrate.Nxjerrja e dy gishtave eshte simboli i hajdutit te xhepave.Shpetimi i vendit do te behet vetem me nje vendosmeri enveriste ne zbatimin e ligjit.

  27. yakoov perry says:

    Mero nuk eshte vetem nje qeveri kalamajsh por edhe nje qeveri karaakurvash dhe kurvickash, pederasesh dhe lesbikesh. Disa shembuj kryeinspektorja e shikut, drejtoresha e pergjithshme, nendrejtoresha e doganave dhe drejtoresha e antikotrabandes, Brisidae Tahirit te tatimet e deri te drejtoresha 1 mujore e INUK-ut. Nuk po merrem me ministre zv/ministre te Ministria e Integrim-leshit. Nje kalama gjysem pederas dhe gjysem budalla si cuni i Sul Bushatit qe deklaron rrota e Jarit se ISI ka kampe trajnimi ne Shqiperi ne takim me homologun kanadez etj. etj. Nuk po merrem me Zymbyl Agane ( Erjonken), sepse sic ka thene sh. Gramoz dhenderrrit te ri nuk i flitet 30 dite para dhe mbrapa dasme.
    Sa per kryeinspektore Golemin e Bankes ate nuk e trimeron vetem Fullhani,mpor edhe qenia ish dashnore e ministrit Koka. ministri Koka dhe LSI-ja qe ai perfaqeson e nxjerr ne opozite brenda nates K….allam Kryeministrin Rama, i cili ka vetem nje shprese te shpertoje nga cekani i Lirit te Monikes, LEUCEMINE!

  28. kitara e thyer says:

    PO mero ne jemi dhjeramane….

  29. yakoov perry says:

    Te kurvat e emruara nga rilindja harrova dhe Floralba Vukatanenen drejtoreshen e arkivit se ciles i kishin vjedhur jo vetem arkivin por deri dhe telst e bakrit te instalimeve te institucionit, ku ajo drejton. Turp na mbyten me kurvs, pederase e pedofile. Na ka marre malli per qeverine e Mul Nokes, Edusart Hale-imit, apo te Imamit te cilin e ka zeendesur kjo ministrja me tanga. Ky eshte evolucioni nga ministri me tanke ne ministre me tanga. Urime o z. Kryeminister. Gjithsesi hakun tone na e ka marre Ylli Cabiri dhe viagra!

  30. beni says:

    DUHET pare kush e emeron dhe kush e shkarkon guvernatorin,nqs kuvendi se shkarkon dot atehere te ndryshohet ligji dhe te shkarkohet nga kuvendi tani kuvendi ka shume vota, dhe te caktohet nje guvernator I ri,cfare ka ketu per tu cuditur.

  31. Kendveshtrim tjeter says:

    Kryeinspektoria ishte ne “bojkot” parlamentar,eshte e zgjedhura e Berishes !

  32. titi says:

    Populli me i lashte ,me trim,paqedashes,me i zgjuar dhe hund derr per te bere ham ham neper blogje por qe i ha mune hajduteve.Ne kete vend vetem nderkombetaret mund te bejne ndonje gje,por edhe ata ne do i korruptojme.Ky popull ka ik per lesh sepse cdo njeri mbron dhe justifikon idhujt e vet.Shikoni cbejne berishistoenveristet qe e quajne skenderbe sale komunistin, dhe klanin e tij hajdute si me te ndershmit,po kete bejne dhe ramometistet,Prandaj rrini rahat dhe mos hani moot se nga ne hajdutet bejne qef.

  33. liri says:

    E the bukur “qeveri kalamajsh”.

  34. AP says:

    Edi Rama mendohu mirë ! Na ka ardhur shpirti në majë të hundës !
    Nga gjitheshka mund të kthehesh në një hiç !
    Vepra , vepra , jo llafe të bukura ! Sa më pak llafe !
    A merr vesh , apo jo ?!

    1. katili says:

      Po, mbasi mendohet mire e mire, Edi te keput ne FB.s’ke ci thua
      Burre shteti, jo shaka

  35. ana says:

    U pezmatova komplet nga ky artikull, e verteta eshte shume e hidhur.
    Pse te mos trimerohet Fullani, Rama doli ne ekran dhe e tha hapur qe nuk ka se c’i ben.Kjo do te thote qe ne Shqiperi jane krijuar ligje te tilla qe e kane bere kete institucion financiar qe eshte me i rendesishmi per vendin ne nje institucion te paprekshem dhe te pakontrullueshem nga askush.
    Kjo eshe e pa pare dhe e padegjuar ndonjehere.

  36. andromeda says:

    Edi Rama zhgënjim i madh për një milion votuesit e tij. Mirë thotë dikush nuk drejtohet shteti ligjor duke bërë selfije e show. Gjithë fajin e ka Ed palloshi që po e tërheqin të tërë për hunde.

  37. elton says:

    E vertet eshte ca thote Mero. Kemi ,tamam 1 qeveri kalamajsh.

  38. kola I vogel says:

    O Edi Rama, po nuk ja vune nje kallep tritoli ne byth Metes, e ta largosh nga pushteti, do ta vere ai ty.

  39. Aleko Gjoka says:

    Hajduti bertet kapeni hajdutin…!!??Hajduti bertet me shume qe te largoj vemendjen…!!?? Shikoni ish opozitaret qe nuk lan gje pa vjedhur,pa shkareruar e pa vrare dhe si po mbrohen duke sulmuar e akuzuar ,ja dhe keta FULL-HANET te njejten gje po bejene dhe prokuroria e drejtesia nuk vepron dhe politika bene sehire se si duket kane kafshuar ndonje pjes duke filluar qe nga sb qe ja shiti hotel Dajtin Fullhanit per nje cmim qesharak…, eh populli fukara qe ri e pret..,ri e degjon…,por asnjeri nuk veprone…!!!???

  40. Veritas says:

    Gjithe faji eshte i Berishes. Qesharak zoti Baze me kete arsyetim anormal te fiksuar tashme prej disa vitesh. Zoti Baze, po botoni, ribotoni, perdite, shkrime qe i keni thene dhe sterthene. Ne te gjitha ato qe shkruani ka nje konstante, Berisha. Tani, Berisha eshte ne opozite, nese ai eshte aq i forte sa te drejtoje qeverine edhe nga opozita, atehere ne paskemi gabuar shume qe paskemi besuar te ky zotnia tjeter. Ben mire zoti Baze te fillosh te shohesh ndonje te vertete edhe nga qeveria qe kemi votebesuar. Nje bravo te madhe per progresin ne disa fusha, POR, nje kritike e madhe per nivelin halabak ne administrate e kuvend.

  41. MERUA says:

    Z.MERO,
    Perpare se te shkruash kunder korrupsionit duhet te thuash nje ME FALNI te madhe.
    Ishte ti,bashke me shume MENDJE te tjera qe na mbronit BABAIN e korrupsionit BERISHEN ne fillim te demokracise,kur te gjith te tjeret qe kishin TRU apo PATERJOTIZEM ju thoshnin qe e kini gabim se po shkaterroni SHQIPERINE.
    E kupton se cfare i kini bere ketij populli?.Prandaj me duket me se e arsyshe qe te kerkoni falje per “gabimin” qe na bete.
    Sa per SANDRAT,jane fenomene nderkombetare,e ne te tere rruzullin keto lexon dhe shikon,puna eshte shume me e thjesht neqoftese duam te mos kemi fenomene te tilla;
    NDERTIMI I “NDJENJES KOMBETARE”.
    Eshte kjo gje qe cdo lloj hetusi,gjykatsi,parlament,e ben COPE COPE.
    Tani sa po mundoeni ju ta beni kete gje?,nuk e di,por di qe ne web saidin TEND nuk e gjej.
    F.l.m

  42. Kris says:

    Vertet se ne Moshe ndjehen 18 vjec por per te vjedhur ministrant tane Kane pervoje.Ata duken sikur Jane 60 vjec.Jane specialista.

  43. viktori says:

    shyqyyr 100000000 here qe (edhe pse me zemer te thyer) jam larguar ng aky vend batak, cetash hajdute, injorantesh dhe paasnje shprese per drejtesi.

  44. PYETJA says:

    MORO: Duhet thene Shqipetare ju kam dhjere,mbetet dele perhere.
    Pa kulture,zvaranike,fshihi vrimave gjithe frike.

  45. shpatar says:

    S’mban me uje pilafi.Hajduti me i forte se shteti .Tu pritet ,dora ,gjishti ,kemba ,koka kur ka raste te tilla. Ky ka qene vendimi qe merrnin burrat e shtetit qe perfaqsonin shtetin .

  46. skelari says:

    PYETJE PER MERO BAZEN
    1-mbasi iku saliu me gati 70% te votave pse e tako ai arvizuja se e ka mik apo do ti thote gje popullit se humbi hrlmut koli dhe su pa me.PSE
    2-perse basha dhe berisha kaluan vijen e kuqe dhe peseri jane miq te afert me berishen.PSE
    3-mbas vjedhjes se fullanit shkon ne zyren e tij dhe ben takim arvizuja ne zyren e tij.PSE
    4-jep interviste perfaqesusi fmn qe fullanin lereni qete sa te mbaroje prokuroria. PSE
    MERO KUSH JANE MIQTE TANE

  47. amla says:

    Ore po ajo ministrushja qe doli me te madhe dhe akuzoi Arben Imamin, ku eshte tani? me duket se Mimi quhet.Tani qe Imami doli i pafajshem, ajo o duhet te dale te mbroje akuzat e sj ose te jape doreheqjen per akuza te pabaza.Pakez moral e kekon kjo situate.

  48. emmiilio says:

    Bravo MERO,me te vertete hajdute te trimeruar.I trimeruar FULLANI me gjithe vjedhjet te kryera ne banke dhe transanksione te dyshimta financiare,i trimeruar HYSEN GASHI megjithse nen arest vazhdon te qendroje ne ambjentet e spitalit rajonal te durresit,i trimeruar SADIK LLULLA ai qe shiti qindra ha toke akoma bredh ilire dhe shume krenar.Natyrisht do te jene te trimeruar me kete prokurori te korruptuar dhe nje qeveri apatike ne luften kunder korupsionit dhe krimit te organizuar

  49. Zoti Baze!
    Juve, problemet, i kapni shume te detajuare, sado te sotistifikuara qe te jene.
    Por, i vetmi problem per qeverine eshte vetem ….drejtesia shqiptare.
    Qeveria qe ne oret e para te saj ne qeverisje, denoncoj fakte per antishqiptarin Imami!
    Dhe si perfundim……nji vrime ne uje.
    Dhe ka shume politikane qe i vringellihen “byzylyket ” por duhet sheshuar drejtesia, qe nuk do te vonohet te behet, vetem me 93 vota qe kerkohet te votoje parlamanti shqiptare.
    Kjo do te ndodhi se shpejti, dhe te gjithe do ta kuptojme se qeveria e sotme, nuk ka asnji intetes te mos futen ne burg te gjithe ata qe e meritojne.

  50. shpetimi says:

    More Mero, ti ke te drejte te revoltohesh per keto poshtersi qe ndodhin ne Shqiperi dhe nuk ndeshkohen.
    Problemi ketu nuk qendron thjesht te pergjegjesite e politikaneve tane te ndyre nga e majta ne te djathte. Keta palo politikane ne shume raste jane kukulla te cilet levizin sipas orekseve te biznesit qe i financon keta.Nje njeri me inteligjence mesatare e kupton shume mire se kur marreveshjet e biznesi jane te mira edhe konsensusi politik PD-PS eshte i lavderushem madje mbreselenes.
    Ne Shqiperi nuk behet politike per Shqiperine, ketu behen vetem pazare te ndyra nga disa individe te cilet e kane kapur per gryke Shqiperine.

  51. GJITHOLOGU says:

    Mero Baze eshte nje nga dijetaret me te medhenj ne Shqiperi! Bota nuk e di, se do ta kishte punesuar ne qendren e kerkimeve shkencore. Mero Baze hahet me Lubonjen per dituri te tejskajshme.
    Nuk ka fushe qe Mero Baze nuk shkruan. Do ti per ekonomi, finance, sociologji, bujqesi, shendetesi, arsim, astronomi, matematik, gjeometri, biologji, fizik, filozofi, etj etj….nuk ka fushe te jetes qe Merua nuk ka dijeni!! Jo me kot Merua i ka ven bust ne skulpture vetvetes!! Merua e njeh mire vetveten!!
    Mero, jemi krenar per ty dhe njohurit e tua..ndryshe do kishim pesuar eklipsin e diellit!

  52. Saliu says:

    Tani, që na sollën “për të na këshilluar” atë miun “e tredhur” të Gjeorgjisë nga Putin-i, mos kini merak…të tëra do të rregullohen…(???!!!) Sa të jetë Lala Gjoni (Daj Sami), hani, pini e këndoni…!

  53. shp says:

    Kjo loj i ngjan atyne lojnave te basteve, qe sa ma shum vehet bast per nje ndeshje ne favor te nje ekipi qe i duhet pa tjeter me fitu, dhe gjithmon del e kunderta,ashtu ndodh edhe ne shqipni me prokurorin dhe politiken.

  54. Faja says:

    Mero djali gjeje rrugen tende !!!??? Fillo te shkruash si di ti !

  55. ??????? says:

    O Mero djali , do te shkruash ndonje rrjesht per cmimin e korentit qe do rritet apo eshte teme qe djeg ajo. Se ne miletit kjo na intereson po keta hajdutet i kemi pare ne cdo parti , kur jane ne opozite vetem bejne ham ham , kur hipin ne pushtet pastaj harrojne cfare kane lehur dhe ja nisin per hesap te tyre .Meqe je gazetar investigativ , na thuaj ta dime sa do te na rritet korenti qe te fillojme qe tani te bejme hesapet te ndajme ndonje lek menjane per tu ngrohur ne dimer se keta do ja bejne bam qe me 1 janar , ne do themi gezuar me duket ne menyre romatike me qirinj nga frika mos harxhojem korentin , se per tu lare e per tu ngrohur me duket , do ngrohemi ne diell e do lahemi vetem ne lume ne behar .Xhupa per te mos te mberdhire ne shtepi kemi shyqyr zotit .

  56. brezi i vuajtur says:

    Nga gjithe ky shkrim veçova vetem nje paragraf per te treguar se Mero Baze nuk mban as nje lloj pergjegjesie(qofte kjo dhe morale) per ato qe shkruan, dhe me keq akoma e perdor “talentin” e tij prej gazetari, per te shkruar ato qe ne i quajme pelivanlleqe gazetareske. Ja ç’fare shkruan Mero ne nje nga paragrafet:
    -“Per shkak se kjo qeveri eshte liberale dhe jo hakmarrese, ai gezon te njejtin buxhet reklamash si ne kohen e Berishes, gezon te njejtin trafik influencash mbi pushtetin, gezon te njejtin imunitet per te mos u prekur nga drejtesia, dhe mbi te gjitha gezon po aq te drejta per te diktuar ne tregun mediatik, duke mos lejuar as media te tjera te kene akses te barabarte ne reklama shteterore dhe afer qeverise”.
    Fakti qe A. Frangaj merr te njejtin buxhet reklamash si ne kohen e Berishes, kjo nuk ndodh sepse qeveria eshte liberale dhe jo hakmarrese siç pretendon Mero. Kjo nuk ka piken e sensit. Per vite me radhe e akuzoi qeverine Berisha se i jepte buxhet shume here me te madh nga ai qe meritonte per aresye se e quante TV Klanin televizion te qeverise se tij, ndersa tani na e quan qeverine aktuale si liberale dhe jo hakmarrese se i jep A.Frangajt te njejtin buxhet. Kjo eshte me shume se qesharake. Lind pyetja e thjeshte: Nqs buxheti qe merrte nga qeveria Berisha ishte i pamerituar, atehere perse qeveria e sotme u dashka te beje te njejten shkelje per aresyen e vetme(sipas Meros)sepse eshte liberale dhe jo hakmarrese. Aresyeja nuk ka lidhje fare me ate qe pretendon Merua, ajo eshte e qarte si drita e diellit. Qeverite ne Shqiperi shkojne e vijne, por kane nje te perbashket te pa mohueshme. Ato ngjajne si dy pika uji me njera tjetren. Me kot lodhet Mero te na paraqesi ndryshimin e madh midis qeverive nga njera tjetra. Ato ndryshojne ndoshta ne forme dhe perberje, por jo ne thelb. Thelbi eshte mashtrimi, dhe vjedhja deri ne qindarken e fundit nga xhepat e popullit.

  57. mire ja bojne ketij populli trap qe ka 100 vjet qe duartroket e bertet e ciret si idjot cdo kater vjet sot,ndersa para 90 cdo dite.une skuptoje moralin e kujt mbron Z Mero kur ai eshte inekzistent si edhe komuniteti

  58. MERO na merzite bythen , ngele duke i rene fyellit po per ke i bie per delet e tufes ,ky popull eshte bageti apo ke hallin e malokut te klanit qe eshte bere miliarder nga nje malsor i thjeshte bagetie qe ishte z frangaj i jati bari me ?? dhi e thi

  59. tomsojeri says:

    O Mero djali ! Ke dal i vetem, therret e tregon, qorrave, shurdheve ,memeceve,zgjebanjoseve ,te tredhurve e sklleverve, para e mbas rilindjes se cpo behet ne “ishullin e mallkuar Shqiperi”!Spo ka me “magjistar”qe tju heq mallkimin tij kombi te ngordhur pa jet ,pa emer qe pjell “mbreter” vampir per te jetuar me gjakun e popullit te vet!
    Ti therret e ata qeshin ! Ti shqetesohesh e ata gezohen ! E di pse ? Sepse nese ti je simboli i shqetesimit dhe thirjet e tua do duhej te ishin flamur per nje revolucion ,permes teje ata tregojn ktij populli: “Ja ku jemi” “Po, te verteta jan kto qe therret ky gazetar” “E pastaj” “Hajde na hani mutin” Kta jeni e kte meritoni e ne keshtu do vazhdojm”!
    Do vjedhim ,do pasurohemi per 7 breza,do ju tallim ,do ju shk…m! Po na shkelet ne kallo, do ju vrasim diten per diell e ne “tymi aty ku duhet do na shkoj !Kur te vijn zgjedhjet,o me kerbac si tjetri o me nji thes miell do ju a marim voten perseri !
    Kjo pra esht Shqiperia e kta jan shqiptaret sot Mero djali ………E kujdes se mos “cahet” tubi frenave edhe ty ndonje dit e skemi nga marim vesh gje pastaj, se ky ngushellim na ka ngel !
    Paska qen vertet shum i madh Faik Konica :”SHQIPERI TE KAM DHJER…….”

  60. unknow soldier says:

    Pasi lexova me kujdes artikullin dhe nje pjese te komenteve (ato serioze) shikoj nje fare “lodhje” dhe nje fare “kapitillumi” te shoqerise civile perballe nje realiteti te frikshem qe fishekzjarret me Merkelin dhe Papen e Romes duken si deodorante te shtrenjta ne trupin e nje kufome..ate te shtetit shqiptar me derivatet e tij.

    Nervozimi i Meros se hajdutet po trimerohen eshte nje veprim llogik i tyre sepse me pare JANE TRIMERUAR VRASESIT E 21 JANARIT dhe jo vetem kaq por moren medalje njeri burre shteti dhe tjetri yll ne ngjitje qe eshte poshtrimi me i madh i kombit shqiptar qe nga lindja e Krishtit dhe kjo ndodh nga miku yne Arvizu.

    Eshte hera e pare qe balle per balle Mero Baze ndodhet ne pozicjon diametralihst te kundert me nen punesin Arvizu qe mendohet se eshte nje nga mbrojtesit me te medhenj te Fullanit.

    Keta hajdute ,vrases,tradhetore dhe porno ambasdore trimerohen me te drejte se nuk ka kush ti fuse drurin pasi ai vend eshte i pushtuar ne menyre te heshtur qe nha puci ndrkombetar i 2 prillit 1991.

    Kjo qe ka ndodhur keto 22 vjet ka nje ngjasheri perfekte me kohen pas vdekjes se skenderbeut ku pasi turqit pushtuan shqiperine i ndane shqiptaret ne myslymane dhe kristiane per te vrere njeri tjetrin.

    Edhe pas 1992 dikush i ka ndare shqiptaret ne socialiste dhe demokrate qe po i hane koken njeri tjetrit…ku dihen te pakten Berisha ne rolin e Ballaban pashes dhe Lulqim basha ne rolin e Hamza kastriotit…se kush eshte skenderbeu dhe turqit merret me mend por shqiptaret e sotem kane frike ta thone..prandaj trimerohen kusaret ,tradhetoret dhe porno-ambasdoret.

  61. Elidoni says:

    Z.Mero, nje pyetje. A eshte koicidence,apo ndonje arsye tjeter qe si Vehbi Alimuca i piramidales se famshme Vefa .. , ashtu dhe Fullani i BSH kishin te njejten seli ne perdorim ?? te lutem trajtoje bindshem.

  62. shqip says:

    A mundet te kemi ne Shqipot nje PEPE GRILO ?
    Besoj se ti MERO munde te jesh nje nga ata!!!!!
    Mendohu pse jo?

  63. CDO POPULL KA QEVERINE QE I TAKON ,PSE JU VJEN KEQ?
    70 VJET PO TE QEVERISIN KOMUNISTE
    NUK E DI QE JANE FARE E PISTE?
    KOKEDHIME ,SALI ,ILIR METE, AGRON
    SHKON E VRITESH PER TA DHE I VOTON
    ATHERE MOS HAP GOJE POPULL HALE
    MBAI NE KURRIZ SE MIRE I KE!

  64. perkthyesi says:

    PAVARESIA E BANKES QE VJEDH.

    Ne asnje vend te Botes historikisht nuk ka bere vaki qe te vidhet Thesari i Shtetit dhe Politika jo vetem te heshte, por bile t’i dale ne mbrojtje hajnise makaber me argumenta allogjike per PAVARESI te ketij Institucioni.

    PAVARESIA, INDIPENDECA, AUTONOMIA
    QE TE VJEDHE LEKAT FULLAN HAJNIA

    Keshtu “KENDUAN” kengen e tyre ne fillim Sali Berisha me Ridvan Boden, pas tij Ilir Meta me Sparkat Brahon dhe pas nje hezitimi te gjate referenin e pavaresise se Bankes se Shtetit e “KENDOI” me nje iso mallengjyese dhe talent te papare sikur ta kishte per cunat e Tirones edhe Kryeministri yne Edi Rama. Si keshtu te majte dhe te djathte, kapitaliste dhe proletare lane armiqesite partiake dhe u bashkuan rreth nje kauze te vetme per te mbrojtur Guvernatorin Fullani? Dhe historia nuk mbaron me kaq. Per cudine e gjithe shqyptareve pas Edi Rames doli ne skene dhe “KENDOI” shqyptarce edhe eksperti i FMN-se Illahi-Allahi. Dhe mileti me te drejte po pyet:

    C’KA BO VAKI NE SHQYPNI?

    Sepse qeveria dhe politika jone kombetare nuk jep sqarime por vetem fshihet pas fustanit te Keshillit Mbikqyres dhe Pavaresise se Bankes ne nje kohe qe Ali Baba Fullani me 40 hajdute nga pas po vjedhin si magjype hindie Banken e Shtetit.

    Sipas raportit te ish Kryeinspekores deri ne 2010-n Fullani me qellim vjedhje ka drejtuar Banken e Shtetit duke krijuar ne te nje rrumpalle administrative si nje kryetar kooperative komuniste. Kryeinspektorja e re nuk begenis fare te vije dhe te sqaroje Parlamentin dhe ASKUSH nuk di ka vazhduar rrumpalla e hajnise e Fullanit.

    C’KA BO VAKI NE SHQYPNI?

  65. shp says:

    O njerez, mos e shani ket popull,ky popull asht gjyna, sepse keshtu asht mbrujt qysh se asht kriju, dhe ka prodhu vetem te kqija.Asht nje popull shum i rrezikshem per njeni tjetrin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje