Mero Baze
Banka e Shqipërisë ka tani një Guvernatore të re, si inerci e detyrimeve ligjore të parashikuara që u aplikuan pas arrestimit të Adrian Fullanit. Elisabeta Gjoni, ish zëvendësguvernatorja, bëhet sipas ligjit, automatkisht guvernatore në detyrë, deri në zgjedhjen e Guvernatorit të ri.
Presidenti i Republikës, Kryeministri dhe Këshilli mbikqyrës ende në detyrë, folën dje për nevojën e stabilitetit dhe ecjen përpara të Bankës.
Më tërhoqi vemendjen deklarata e Bujar Nishanit, i cili duke mbështetur zonjën Gjoni, theksoi se banka ka nevoj të ruaj pavarësinë e saj. Edhe Edi Rama dhe Ilir Meta i bën ritet e tyre të respektit ndaj lidershipit të mbetur në detyrë, dhe këtu egziston një mirëkuptim për të ruajtur performancën e Bankës Qendrore.
Por deri këtu! Për më tutje duhet të jemi të qartë që do të ecim ose me modelin e Guvernatores “Elisabeta”, ose duhet të jemi për një personalitet të pavarur që garanton pavarësinë e Bankës.
Elisabeta Gjoni është nëpunëse e vjetër sistemit bankar. Është një grua korrekte, e pafjalë dhe pa iniciativë për të udhëhequr. Cilësia e saj kryesore është se prej vitit 1992 të gjitha punët ja ka gjetur Sali Berisha. Prej vitit 1992 e kishte këshilltare për ekonominë në Presidencë. Ndryshe nga shumë njerëz të afërt të stafit të Berishës që provuan dhe vështirësit në opozitë, zonja në fjalë, është nga të paktat që u shpërblye nga Marrëveshja Nano Berisha në vitin 2002 dhe u bë anëtare e Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Në vitin 2006 Berisha e emëroi sërisht drejtoresh të Agjensisë së Mbikqyrjes, dhe më 2012 u rikthye sërisht si zëvendësguvernatore e parë dhe anëtare e Këshillit Mbikqyrës.
Nuk ka ndonjë histori skandali në jetën e saj si zyrtare, por në historinë e zëvendësguvernatores, ajo është bashkfajtore me Fullanin, shumë herë më tepër se kryeinspektorja. Në rastin më të mirë, është e paaftë për të qenë zëvendësguvernatore e jo më guvernatore.
Pra nëse do të nisemi me “Modelin Elisabeta”, ne jemi duke shkuar drejt një modeli i cili ka edhe përgjegjësi per atë çfarë ka ndodhur dhe një lidhje të fort politike, e gati familjare me Sali Berishën, çka i humbet kuptimin fjalisë që thuhet për pavarësinë e Bankës. Modeli i Elisabetës nuk është as ai i zyrtares së pavarur nga politika, as i zyrtares që bën betejë për mbrojtjen e ligjit. Ajo është grua e mirë, fjalëpak, korrekte dhe e dëgjueshme për çdo porosi, çka shkatërron në themel idenë e një guvernatori të pavarur dhe me personalitet.
Nëse do të shkohet tek modeli i Elisabetës, rradha e Elisabetave në zyrën e Edi Ramës shkon deri tek Ura e Lanës dhe zgjedhja e guvernatorit do kthehet në estradë.
Nëse do të flasim sinqerisht duhet të flasim për një Guvernator me personalitet profesional dhe publik, i cili ta mbaj larg politikën nga Banka. Kjo është një sfidë e vërtet e Edi Ramës Ilir Metës por dhe Lulëzim Bashës, nëse do të bëhet palë dhe i përgjegjshëm për ti dhënë Shqiëprisë një guvernator të ri.
Elisbeta i ka punët me orë në atë vend. Hetimet mund ta bëjnë atë përgejgjëse si Fullanin dhe mund të gdhihet në burg. Ajo dhe gjithë Këshilli Mbikqyrës duhet të shkarkohen urgjent nga Kuvendi dhe nga ai pellg i pistë që e çoi Bankën në këtë ditë halli, nuk duhet marr asnjë pik ujë. Ajo godinë duhet të dizifektohet dhe nga gjurmët ku kanë kaluar ata.
Është gabim që përkëdhelen për hirë të emrit të Bankës së Shqipërisë. Banka fiton shumë kur ndahet prej tyre dhe jo kur i bashkohet emri me ata. Ata është mirë të largohen një orë e më parë, ende pa i arrestuar prokuroria, që të paktën të mos thoj Berisha u arrestua zinxhirri komandues i Bankës, siç thoshte më 21 janar për Gardën.
Përveç atyre nga Banka duhet të ishte larguar me dorëheqje vet “Zonja e Parë e vendit, gruaja e Bujar Nishanit. Ajo ka shkuar at si një qokë e ish Guvernatorit për Presidentn e rradhës. Ajo nuk ka as aftësitë profesionale për të punuar në Bankë dhe as ndonjë talent të vecant për të ndihmuar në sitautën e krizës së tanishme. Ajo vetëm sa e bën më pis këtë krizë, duke futur në konflikt interesi Presidentin e Republikës, i cili do tëq përfshihet në procedurën formale të emërimit të Guvernatorit të ri.
Bashkë me të do të ishte etike të ikte ajo lista me 40 e ca vet të gjithë gra ose fëmijë poltikanësh që ishin aty si garantë të Fullanit. Duhet të ikin mes të tejrash pasi burrat babalalërt apo nënat e tyre e lanë në baltë Fullanin dhe nuk e mbrojtën. Pra bahskë me arrestimin e Fullanit, kanë rënë dhe aryset përse ata punojnë dhe marrin rrgën në atë godinë.
Fal tyre Fullani u trimërua dhe e kaloi dhjet vjet duke ngrënë e duke pirë e duke bërë rush ekumbulla parat e shqiptarëve. Ata janë njerëzit që për shkak të një rroge dhe për shkak të mungëses së aftësisë për të gjetur vet një punë në jetë, na salduan në krye të sistemit finaciar një njeri që bëri qesharake idenë e një Banke Kombëtare.
Ata në vetvete janë thelbi i “Modelit Elisabeta” e cila po ashtu nuk ka gjetur kurrë dot një punë në shtet pa Sali Berishën, dhe që nuk ka ngritur zërin asnjëherë për çfarë ka ndodhur në Bankë.
Cështja është se duhet të nis një histori e re e bankës së Shqipërisë dhe një histori e re nuk mund të nis me fajtorët e vjetër. Elisabeta pastë fat e mos shkoft në burg. Është një zonjë e mirë dhe familjare e denjë. Por e uroj më shumë të ketë fat e të mos e keqpërd Berisha, duke tentuar ta ngrej me dhunë lart, se do ndjehet më keq kur ta lëshojnë siç lëshuan Fullanin, dhe bëjnë tani sikur nuk e kanë njohur kurrë.
R.I.P ish Fullani…………..
Keshtu eshte kur miqte i ke vetem per te ngrene fiq.
Edhe E,Gjoni ne burg dhe jo ndryshe.Edhe ata 40 e ca vete,te gjithe te pushohen nga puna per paaftesi dhe mbrojtje te Fullanrave.