Nga Mero Baze
Ardian Fullani u arrestua. Prokuroria e Përgjithshme, e gjendur para provave flagrante të shpërdorimit të detyrës, sot rreth orës 20:00, trokiti në selinë e tij tek Pazari i Ri në Tiranë dhe i hodhi hekurat. Tani ish- Guvernatori i Shqipërisë ka punë me drejtësinë dhe ne duhet të presim vendimet e saj.
Të vetmëve, për të cilët kemi të drejtë të bëjmë gjyq, janë sot ata aktorë politikë dhe media, të cilët deshën ta shpëtonin nga drejtësia deri në minutën e fundit.
Sot pasdite, disa orë para se prokurori të trokiste në zyrën e tij, grupi mediatik i sponsorizuar nga ish- Guvernatori, po përpiqej të përdorte armën e tij të fundit për t’i shpëtuar ndëshkimit ligjor dhe administrativ. TV Klan, në lajmet e tij kryesore sot gjatë gjithë ditës, po përpiqej të gjente emra të mundshëm pasues të Fullanit, duke lakuar emrat e disa figurave të Partisë Socialiste.
Ky zhvillim buronte nga inkoshienca e “fullanizimit” në median shqiptare, sipas të cilës Fullani konsiderohej i ikur dhe po “vajtonin” se kush do vinte. Dikush përmendte një ish- ministër socialist financash, dikush një deputet të Komisionit të Ekonomisë, të tjerë trezorierin e thesarit në Partinë Socialiste… Një fushatë e pistë dhe pa fantazi, që mendojnë se mund të bëjë për të qarë Shqipërinë, meqë po qajnë ata për Fullanin.
Që të jemi të qartë qysh në fillim, në Shqipëri ka njerëz të aftë, gjysmë të aftë, pak të aftë, të paaftë, ka dhe një hapësirë bosh shumë të madhe dhe pastaj vjen Ardian Fullani. Ai është i pangjashëm, i pakonkurrueshëm dhe i pazëvendësueshëm në mediokritetin dhe boshësinë e tij si bankier. Ai është një ish- student që ka kaluar universitetin me qokat e babait të tij pa asnjë titull shkencor, pa asnjë orë pune profesionale gjithë jetën, dhe ndoshta i vetmi që 70 përqind të jetës së tij profesionale e ka shpenzuar duke shtruar dreka e darka për ata që e kanë vënë në atë post dhe për ata që mund ta heqin.
Nga kjo pikëpamje, kur tenton të krahasosh profesionalizmin e Fullanit me çdo ekonomist tjetër në vend, bile dhe me ata me shkollë nate, Fullani humbet. Dhe kur them ekonomist, nuk kam parasysh figurat politike të PS apo PD, ish- ministrat e saj të financave apo zyrtarë të tjerë, por dhe njerëz fare të rëndomtë, janë më të aftë se ai. Kështu që duke u përpjekur të trembin njerëzit se po iku Fullani do vijë ndonjë ish- ministër i socialistëve, vetëm sa i qetësojnë ata.
Nga ana tjetër, kapja pas emrit të Guvernatorit duket se dëshmon lidhjet shumë personale të Fullanit me interesat financiare të atyre që lobuan kandidaturën e tij dhe që tani po i bëjnë shantazh opozitës për ta bërë badigarde të Fullanit. Është e pakonceptueshme se si opozita e sotme është katandisur në një grup të gatshëm për të mbrojtur pazaret e Aleksandër Frangajt me Fullanin. Një opozitë, e cila mendon se do të sigurojë mbështetje mediatike duke u shantazhuar nga një media pazaresh, është më shumë se sa opozitë pazaresh. Nuk ka opozitë në botë dhe nuk ka pasur as në Shqipëri këto 23 vjet, që t’i ketë qëndruar ndonjë media besnike për shkak të pazareve. Opozita e fiton median gjatë rrugës, me vizionin e saj dhe qëndrimet ndaj pushtetit. Nëse opozita e sotme mendon se për ta ka rëndësi të ketë në krah Klanin, dhe për këtë është gati të falë Fullanin, shqiptarët nuk janë qorra, ata dinë të bëjnë vetë opozitën e tyre.
Dhe ajo çfarë ishte më e pështirë në alibinë e opozitës, ishte argumenti se po iku Fullani, qeveria do kapte Bankën.
Arsyetimi është banal dhe mediokër, siç mund ta pjellë mendja e Bashës dhe Frangajt. Nuk jam i sigurt se sa Banka ishte në dorë të opozitës duke qenë në krye të saj Fullani, por është e sigurt se Fullani i është diktuar opozitës së sotme kur ishte në pushtet si gjobë dhe jo si vlerë. Ai nuk ishte një vlerë e së djathtës, por një familje enveriste me formim të majtë, që errej e gdhihej pas restoranteve ku darkonte Fatos Nano. Ai nuk ka qenë kurrë ndonjë idhtar i PD apo mbështetës i saj. Nuk di ku e gjen të djathtë Fullanin Partia Demokratike, përveçse është një gjobë e Klanit ndaj tyre. Në thelbin e vet ai është i gatuar i tillë, që bëhet dhe i majtë, dhe i djathtë, dhe i qendrës, si të paraqitet nevoja.
Askush nuk dëshiron ta kthejë Bankën në ndonjë isntitucion të varur, pasi pavarësia e saj është e garantuar nga ligji dhe jo nga Fullani. Por një nga pikat kyçe të pavarësisë së Bankës është integriteti i Guvernatorit, dhe për t’u ngritur autoriteti i Bankës, ky Guvernator duhet të ikte, ose vetë, ose me pranga, siç iku.
Tani shumica të dëshmojë përgjegjësi për Guvernatorin e ri. Të mos e gjejë atë as tek pazaret e vogla politike dhe as tek mediokrët e ngjashëm me këtë që iku, që mendojnë se ai post blihet dhe nuk meritohet. Banka ka nevojë për dikë që të na ngjallë besim jo vetëm kur punon, por dhe kur flet, dhe kur shfaqet në publik, dhe kur shikojmë jetën e tij private. Dhe ka plot të tillë në këtë vend, që nuk duam t’i shikojmë. Ka plot emra të shquar dhe brenda Bankës Kombëtare, që bënë betejë me këtë Guvernator për të ndalur shkatërrimin e saj. Unë u ndjeva një mijë herë më i sigurt për Bankën kur dëgjova Teuta Baletën të fliste me dhembshuri dhe integritet, se sa kur dëgjoj politikanët që thonë se Banka është e sigurt.
Shumica, e cila u akuzua nga opozita për tentim të kapjes së Bankës, dhe nga opinioni publik për heshtjen e saj, mund të quhet me nder të shpëtuar për shkak të veprimit të shpejtë të prokurorisë. Që të jetë tërësisht i shpëtuar nderi i saj, duhet të ribëjë një Këshill Mbikëqyrës dinjitoz dhe një Guvernator, i cili së paku të na japë shansin të flemë të qetë për paratë tona.
Le të lodhet dhe disa ditë Berisha, Basha e TV Klani të gjejnë gogol për shqiptarët për t’i trembur se kush do ulet në karrige të Fullanit. Asnjë gogol i shpikur nuk zëvendëson dot panikun që kanë shqiptarët nga ideja se paratë e tyre janë në duar të fullanëve, të cilët me lehtësinë që fshinin ballin e djersitur me euro, po fshijnë b… dhe me opozitën.
Te shikojme si do flasim nese do e lirojne, dhe kam pershtypjen qe do e lirojne per motive te stisura mire.
Nejse, shpresa vdes e fundit.
Ska gje le ta lirojne dhe te na e thone emrin e gjygjtarit qe e liroje qe sa here ta shohim ne rruge te peshtyjme tek kembet
Shkrim i marre nga Forumi proletar dhe Forumi italian.
Kur do t’i vihen prangat në duar Lulzim Basha për 4 viktimat e 21 janarit 2011? Përse nuk kërkon falje si Ministër i Brendshëm përgjegjës i 4 viktimave?
Përse hesht para një krimi barbar?
Argita Malltezi e bija e Sali Berishës, kryeministër duke qenë kolegë si jurista në institucinin e OKB-ës pranë Kosovës u miqsuen deri aty sa që zbuloi njeriun me cilësi si të babës vet Sali Berisha si;luajal, fanatikë islamik, mizor, simpatik, i pashpirtë, karizmatik, mashtrues klasik me buzëqeshje si Enveri i ri, antishqiptar, karrieristë i lindun, korrupsionist, mega-hajdut, i djallzuem, aktor që të vret me gjakftohtësi natën e të loton me dënesë ditën.
Shembulli i Nexhmije Hoxhës, që zgjodhi boshnjakun e Kosovës Ramiz Alia si rojtar i familes të Enverit ju deshtë t’i dhuronte dhe trashëgiminë e pushtetit të Enverit. Dhe rezultoi i suksesshëm. Kështuqë Argita Malltezi sikurse idili i saj shpirtnor Nexhmije Hoxha zgjodhi kosovarin e bukur Lulzim Bashën si kujdestar të familjes, të pasurisë mega-grabitse dhe të pushtetit të Ali Sali Pashë Berisha Erdogani.
E ky njeri kosovar i Drenicës do të jetë sundimtari më despot, më otoman, më barbar që do të sundoji pjesën e Shqipnisë sikurse lideri shpirtnor i tij tirani Sali Rahm e Sheqere Berisha, që trashëgoi antivlera nga lideri gjenocidal Enver Hoxha kundër një populli.
Populli shqiptar duhet të shohi te Lulzim Basha profilin e një udhëheqsi të kombit vet, që me tiparet që i ka shpalosë prej 7 vjetësh vetëm si negativ, ku kudo ka prodhue vdekje, gjak, mjerim, grabitje me nga 200-300 milion euro,……., që do të thotë e ardhmja drejt demokracisë asht vra, ashtë marrë pengë. E kjo asht mjerim.
Lulzim Basha kryeministër, presidentë ashtë figura ma tragjike ndjellse e kombit shqiptar, ku sherrin do të vazhdoji t’ja shohi si sot Kosova e mot.
Prandaj duhet patriotat dhe jo shtabet me liderat partiak antishqiptar të ngrihen në kambë e të mos lejojnë Esat Pashë Top-tana që të rrezikojnë ekzistencën e hartës shqiptare në Europë. Çohu Gjergj Kastrioti! Bjeri me shpatë salive e klyshave si lulzima sepse janë bloza e perandorisë otomane!
Çohu Kosovë e Shqipni në kambë dhe shfarosni antishqiptar sepse nesër do të jetë vonë.
Përse jua solla bashkatdhetar Dosjen e Lulzim Xhelal Bashën e Drenicës?
Imazh
Lulzim Basha i ka borxhë Kosovës, 4 demonstruesve të 21.1.2011, 200 milion euro Arkës të Shtetit, ke të tjera borxhe.
Kur do të vijë ajo ditë t’i paguesh të gjitha borxhet???
Fli rehat, fli mbi gjakun, tradhtitë dhe miliarda lek të popullit të varfën shqiptar!!!
Ky njeri bukurosh, me kollare, i gjatë, i qeshun, përshëndetës e matepër karizmatik, shtinjak me tipare gati të njejta rinore e karriere si Enver hoxha i ri kanibal, që do ta ketë Shqipnia fatin tragjik tjetër, pasi plusë paraqitjes, sjelljes disponon konto bankare mega-miliarda euro, dollarë, …plusë edhe mbështetje shtetnore nga qarqet antishqiptare tradicionale perëndimore dhe ato sllave.
Nëser merr timonin Lulzim Basha të kombit shqiptar e do ta sjelli nga Athina, Beogradi, Moska e Stambolli,…..sikur Berisha, Enveri,….
Nëse heshtni o shqiptar edhe ksaj radhe me njeriun e të ardhmes të kombit shqiptar me një njeri si Lulzim Basha! Mjerë Shqipnia, Kosova,…..
Tiranë, e hanë, 5 mars 2012
Arbër Kastrioti
he komunist i poshter,,po sa te keqija na bete ju ne 50 vjet sna i beri dot turku ne 500 more kuqo. Ti mbase do habitesh se te jete per ty token do punosh ter jeten, por sa u zhvillua bota ne 45-90 nuk u zhvillua dot per 2000 vjet more draper,,tani ske faj se democracia ka te drejten e fjales, ke dhe mbiemrin kastrioti pale.
Kemi nje nga Vlora qe nuk ndjen kur e vjedhin.Po çfare vlonjati qenke more?Ha ha.Jenveri nuk e shiti Shqiperine siç e shiti Baca e Basha.Kur vdiq jenveri na e la ne te gjitheve dhe na e grabiti basha e baca.Ti kalon ne orgazme me suksesin e bashes e baces ne vjedhje haaaaaaa haaaa koke kungull vlonjat.
Hè more kungull qe vetem ti e di origjinen!
Jenveri ju qiu para e mbrapa, nuk ju la vrim pa jua futur e ju prap Jenverin doni.
Po ç’te la Jenveri more kungull i trashe? çfare te la? Syt e tu qe te pellcasin e te dalin kallep? Jenveri te mori edhe frymen more kokshqop trulesh qorr i papam. Kur iku Jenveri, neper dyqane nuk kishte as presh..qe te hyfshin mu ne vrim te bythes e jo te linte ndonje pasuri. Pa na e thuaj o lyrash ç’te la Jenveri?
Po paten byth keta lyrashe t’ia nxjerrin pasurit e kalamajve te Jenverit qe ku nuk i kane çuar. Jenveri yt, financonte partite komuniste ne bote e ti haje mut te that e bar ne Shqiperi o qorr.
Edhe prap i beni duva Jenverit! Epo ju doni kaluar ne litar se perndryshe nuk zini mend. Koktrashe!
Enveri la plot armet qe shiti saliu nendecet qe shkriu zhozifabrika qe cmontonit per skrap dhe mbi Te gjitha le njerez qe Nik vidhni se u pritej koka fullanerve Te asaj kohe Te la floririn qe vodhen pa me thuaj care la saliu jot qe une nuk e dua as per ty hedhur pulave se jam frik se u ha ushqimi
Aahhhhhh sa kom qesh ?
Mjaft hengret m… me slogane antikomuniste,se po te shihet mire,
jane Esat Toptanet,Isa Tosket,Muharrem Bajraktaret,Rexhep Mitrovicat,Xhaferr Devet e sa e sa te tjere qe i kane nxjere uje te zi ketij vendi ne sherbim e te huajve.Ndaj,kur shoh plehra te kesaj shkalle (si kafsha Vlora 80),qe eshte pak ti quash injorante,te vjen per te ardhur keq,qe mban ne gjirin e vet gjarperinj te tille,vegla qorre te Athine-Beogradit,qe perpiqen akoma te trembin popullinj me gogolin komunist,i cili tashme eshte nje kufome e varrosur nje cerek shekulli me pare,ne shkalle boterore.
Me qe na hiqesh si vlonjat, duku po deshe neser ke sheshi flamurit dhe nese do t’a shohesh pi.ken e sateme me koke poshte prezantohu me nofken “vlora80”. Po je cub kosove dil se leberit kur japin fjalen therrin djale.
Qenke dru fare o Labushke. Po ty c’te sateme te la Jenveri!? pa me thuaj njehere! Ptu race e ndyre
Nuk do te shpetoje pa u denuar, por do t’i llogariten si burg vetem ditet qe do te kaloje ne paraburgim.Jane tre shkalle gjykimi, dhe ne shkallen e trete eshte ajo, gruaja e tij, qe ka mbyllur bashke me koleget e saj disa çeshtje te nxehta qe kishin te benin me politikane te rendesishem. Do t’ia gjejne anen edhe kesaj. Gjithsesi Fullani do te denohet dhe kjo vlen si precedent qe, edhe pse me nje mbrojtje politike kaq te fuqishme te ketij kokoroçi kokebosh, nese ka vullnet dhe mbeshtetje nga opinioni i gjere, sepse edhe skandali ishte i paprecedent, nuk ia doli dot.Kjo do te jete ana pozitive e procesit. hetimet ndoshta do tyhellohen, dhe do te me pelqente qe akuza te shkonte ne shkelje te tilla qe gjykohen nga krumet e renda, se i tille eshte, dhe ne kete rast, Fullanit, do duhej t’i sekuestrohej pasuria. ka shume qe kane punuar me shume se Fullani, siçpretendon dhe justifikon pasurine e tij, por jane ku e ku larg asaj te tij. Edhe pse me rroge shume me te madhe edhe se Presidenti i Republikes, gjithe ajo pasuri nuk justifikohet. Pra ajo i eshte shtuar nga pune te pista, por edhe nga veprimtaria e dyshimte si gjyqtare e gruas se tij. Ky do ishte gjykim i drejte dhe keshtu, perveçse krijohej besimi tek drejtesia, njekohesisht do te ktheheshin dhe nje pjese e atyre qe u vodhen, nga papergjegjeshmeria e tij, si me e vogla akuze. Ne fakt, kushdo mund ta kuptoje se Fullani me rezistencen e tij, ka dashur te shpetoje ‘nderin’, se nje denim simbolik nuk i prish ndonje pune, do te roje si princ sa te jete gjalle. A nuk eshte ky mentaliteti i shumice se “pasanikeve” tane sot? Ata nuk jane aq budallenj qe te mos e dine se, ne nje vend normal, ata qe shkelin ligjin, nje dite do te denohen, por pikerisht udhehiqen nga ky ‘parim’. Mund te bejme ca dite burg por milionat e eurove do te na mbeten. Kjo nuk dihet te ndodhe te pakten ne kete rast, kur dhe sensibilizimi publik eshte shume i larte dhe kemi te bejme me nje funksionar te larte qe duhet te perdoret si shembull, se ky vend po ndryshon, te pakten ne ate drejtim qe eshte me keq, ne fushen e pandeshkueshmerise se kesaj kategorije, qe abuzojne kaq rende me pushtetin qe u eshte besuar per te bere pikerisht milionat dhe keto nuk duhet t’i gezojne.Se parate nuk i bene me djerse dhe u futen ne burg se shtypen aksidentalisht nje njeri ne rruge. Jo, keta vjedhin me ndergjegje pasurite publike me njeqind e nje menyra, dhe perdorin po aq qe t’i shpetojne paq parate e fituara me pislleqe. Mbani mend se,legjislacioni funksionareve te larte, nuk u lejon te marrin dhurata me vlere shume se 100 $. Atehere me ato rroga si e kane vene gjithe ate pasuri kjo kategori si e Fullaneve? Xhveshja e atyre me ligj dhe drejtesi nga kjo pasuri e paligjshme, do te ishte burgu i tyre i vertete. Por do pare edhe legjislacioni ne disa pika. Se ja psh, neni 248 i KP, qe kap dhe Fullanin, parashikon denime me gjobe nga 300.000 leke deri ne 7 vjet burg, ne mos qofsha i gabuar?!Ata jo vetem qe nuk denohen me maksimumin 7 vjet, por dalin ne liri, me kohen e paraburgimit dhe gezojne keshtu pasurite milioneshe te tyre. Kjo nuk mund te quhet drejtesi e vertete.
Neser ne mengjez Fullani lirohet per tu ndjekur ne gjendje te lire. Drejtesia Gjin Gjoniane shqiptare do te kryeje me perpikmeri porosite e Ilir Floririt dhe Fullani del i pafajshem ne fund te muajit. Ja edhe kjo ceshtje u mbyll.
Krimineli Fullani eshte nje nga antaret e bandes se Sali Berishes , Koka e vertete e ketij Skandali e kesaj mega vjedhje eshte Krye banditi Satrapi Berishe , qe koha shume shpejt do ta nxjere lakuriq nga vet goja e ketij Halese Fullani me banden e tij
Sa shpejt qe e shrujte mo Mero ?
shume interesant http://bit.do/Fullani-nuk-shpeton-dot
PO NUK I MOREN MBRAPA PASURITE E VJEDHURA NUK I KANE BERE ASGJE!!!!
http://www.abcnews.al/lajme/politike/1/45968
te lumte Mero, ke thene cdo gje qe duhet thene ne kete rast. Nderime !
Sa shpejt e shkruajte Mero.Te pergezoj se gjithmone te dalin parashikimet.Na thuaj kur do i vijerradha plakut te maleve(osete marreve)
Nuk e di Mero po zonja Teuta Baleta me ka bere jashtezakonisht pershtypje, nje nepunse shteti dhe grua me integritet te larte dhe fliste me dhimbje per gjendjen si e kishte katandisur Fullhajni banken e parave te shqiptareve.
“Mother should I run for President,
Mother should I trust the government?”…. Pink Floyd
bravo Ermelinda
Ishalla merr Saline me vete Fullani ,se bashke i kane berepislliqet e mashtrimeve si te hotel Dajtit e te tjera maskaralleqe
tani populli do jetoje ne luks se iku fullani a pika neve
Mero,tani duhet te na thuash cfare di Fullani dhe cfare do nxjerre ai per Familjen e per te tjere “te ndershem”.
Thua mund “t’i bjere infarkt” ne qeli qe t’i mbyllet goja?
Fol nashi se ty te kemi ..
Zoti Mero,ndihma e juaj, ndihma e zotit Braçe dhe ndihma e komentuesve te shtypit e larguan njehere e pergjithmone Don Fullani, padronin e lekeve te shqiptareve. Shpresojme qe u mbyll kjo çeshtje dhe te merremi me çeshtjen e harruar. Ceshtje jo me pak e rendesishme e Gjin Gjonit.
Gjin Gjoni a nuk ka lidhje me don Fullanin? Me Don Fullanin kan lidhje te gjithe mafjozet shqiptare. Per ta vertetuar kete keni deshmitar krye-kriminelin sali Berisha dhe kriminelin Lulzime Basha.
Shqiperia po behet! Bravo!!!!!!!!
Po ka fillu LINDJA e Shqiperis merita per kete kane shume njerz TRIMA e te drejt si ti MERO ERIONI e te tjeret.Ka Shqiperia shume Eliot NESA bravo Mero ma zbukurove diten
Chapeau! c’est un succès sans précédent…….
Sa llafazane jane shqiptaret.Te gjithe komentues e spiune. Si nuk hoqem dore nga metodat e flete-rrufeve. Fullani ishte nje buf pulashj, dukej. Atij me mire ti thoshin ik se nuk je per kete pune dhe kthe te gjitha cfare ke marre ne banke.
sa vk je ti. ne boten e lire llafet jane mjeti luftues jo grushti. ti dukesh qe si njeh shqipot.
Mua me qeteson me shume nje opinion kaq elokuent i Meros se arrestimi i ketij llumi !! Eshte me e rendesishme ne kete vend ngritja e opinionit publik se çdo gje tjeter. Je kthyer tek vetvetja Mero ne analizat e fundit.
hajde per hajer si i thone e paste kemben e mbare e pas tij me rralle bode,basha,brrisha po qejfi ma ka te shohe ate kopilin zenin se mos me me behet zenushe se eshte i bukur dreqi,kurse berisha paste fatin mikut te tij mlladic qe ja hapen bythen mire ca somaleze per vrasjet e boshnjakeve.
Kam qene nder te pakte komentues qe kur erdhen ekspertizat “profesionale” te FBI pikerisht ne diten e 1 vjetorit te 21 janarit qe kundershtoja me force zotin Mero nga gezimi se me ne fund Berisha do futej ne burg.Te njejten gje perseris dhe sot me Fullanin biles dhe me force do therras :Zoti Mero mos u gezo per nje ushtar te shkrete me kollare me emrin Fullan.
Vetem nqs admistrata amerikane i kerkon falje shqiptareve per gabimin e saj ne istalimin e juntes berishiane nga 2 prilli 1991 e deri ne ditet e sotme atehere kemi te drejte te festojme.
Qe nga momenti i vrasjes se 4 shqiptareve ne 21 janar 2011 nga kanibali berishe e deri tani kur kriminelet bash-berish po perdhosin jetimet e bulevardit nuk kam asnje lloj besimi ne asnje shtet dhe asnje demokraci ne planetin e tokes.
Pa u burgusor dyshja kriminale 2B nuk kam asnje aresye te gezohem per nje bankier dordolec.Ju te nderuar komentues mund te festoni per fullanin por une vazhdoj te mbaj zine per 21 janarin 2011=4 shkurtin 1944.
RESPEKT,per cdo fjale ne komentin tuaj.
Arestimi teper i vonuar i guvernatorit alabak te bankes shqiptare ishte bere pothuajse i pashmangshem, per aresye se mosndeshkimi i kupoles do t’a demtonte akoma me rende imazhin e ketij institucionit financiar, e si pasoje do binte dukshem besueshmeria e kursimtareve dhe institucioneve bankare nderkombetare per kredidhenie.
Mungesa e kapitalit te nevojshem per likujdimin ne kohe te detyrimeve qe rrjedhin nga kerkesat e depozituesve dhe huamarrjet mund te kthehej ne shqetesim aq problematik, sa mund te vijhej ne pikepyetje dhe vete ekzistenca e saj.
Perderisa ky “monument” gjoja i paprekshem nuk preferoi te vetedorehiqej, atehere largimi i tij duhej bere medoemos ne nje fare menyre. “Prangosja” sa per sy e faqe, si opsioni i vetem i mundshem, njekohesisht do te sherbente si “zbardhje faqe” edhe per kete qeveri kukull, e cila me paturpesine me te madhe as nuk denjuan t’a denonin publikisht, dhe jo me t’a denonconin e per t’ja kaluar ne duar prokurorise, hetimin e njerit prej skandaleve me te renda, qysh pas asaj se grabitjes se floririt nga banka shqiptare prej super-hajduteve, qe edhe pse kane kaluar gjithe keto vite nga 1997-ta, kurre s’eshte hetuar ndaj tyre.
Mazhoranca ka rreth nje vit qe te jep me teper pershtypjen e nje force opozitare gojekycur e duarlidhur, se sa te nje mazhorance progresive, qe eshte e afte dhe e perkushtuar per te bere ndryshimet emergjente, ku ajo e reformimit te sistemit te drejtesise perben dhe ceshtjen me kryesore. Se perse ky koalicion ngjalash, edhe pse i ka te gjitha mundesite dhe votat e nevojshme per te bere ndryshimet e nevojshme ne parlament, nuk ka nderrmare akoma as hapin fillestar ne kete drejtim, kjo eshte nje teme qe kerkon te shqyrtohet nga gazetaret dhe analistet.
“Banka e Shtetit”, nenkupto “thesarin” ku duhet te administrohet ne menyre sa me te ndershme gjithe pasuria e shqiptareve, sot per shkak te inferiroritetit te inteligjences karshi injorances harbute e te dhunshme, aksidentalisht eshte “privatizuar” duke u kthyer padrejtesisht nga dikur arke shteterore ne “institucion te pavarur”.
Fale nepotizmit, kesaj plage gerryese te zhvillimit te gjithanshem, aty jane punesuar me lloj-lloj marifetesh njerez te pabesueshem dhe te papergjegjshem per te menaxhuar parate e shqiptareve. Aftesia e vetme qe kane, eshte ajo e trashjes se portofolit te tyre, e si te tille duhet te spastrohen me rrenje e dhemballe.
Perndryshe, me prangosjen e ketij “monumenti prej letre” do na mbije si kerpudha pas shiut “full-haj(va)ne me oreksmadhenj se ky.
Dhe pastaj ju puth halla n’dy faqe, o kursimtare te mjere…
MERO JE NJE HERO I MEDIES , RESPEKT
Mero mere me ngadale. Pse them mos e merr me yrysh;
Se pari e morem me yrysh per bllokmenet, nje mut
Se dyti e morem me yrysh per vrasjet ne Shkoder, nje mut
Se treti e morem me yrysh per Nanon per Levanden, nje mut
Se katerti e morem me yrysh per te vraret para kryeministris, dopjo mut
Se pesti e morem me yrysh per Gerdecin, nje super mut
Se gjashti ku mendon ti se jam vjedhur me shume ne banke apo ne rrugen e kombit, nje mut Mero
Se shtati vidjo e Metes doli jo origjinale nga gruaja e Fullanit, por origjinale nga FBI.
A do me teper mut Mero. Besoj po jemi nje popull i teri i zhytur ne mut dhe asnjeri nuk merr vesh nga vjen era
Remo Mero remo
NE QELBESIRAT SHPRESUAM SE MALOKU DO TE NA NDIHMONTE,
-DHE MALOKU NA NDIHMOJE NJE MUT.
E harruat kaq shpejt Kiço Lunikun?
Kush me mire se ai mund te jete Guvernator i Bankes?
Therriteni nga USA ku u degdis nga Saliu.
Ka ekonomist karriere ne banken boterore dhe berzh. Mos te ven ndonje pseudo profesor te tipit dhori kule dhe kolegeve te tij qe e kan mendjen per te bere ndonje lek me studentet dhe tendera
Ne kete vend te pjerdhur edhe nje dite burg per Fullhajnin duhet te na gezoje. Ne me luge bosh jemi ngopur gjithe jeten, prandaj le ti gezohemi kesaj dite.
Mero ke luajtur poshtersisht ne kete artikull ! Na ke hedhur “si pa dashje” tezën se PD dhe Berisha po e mbrojne Fullhanin , si hater per KLAN-in dhe Frangajn ! Jo Mero plaku ose plaku Mere ! Serish po mbron leket e Berishes ! Berisha , Fullhanin nuk e ka “hater” te Frangajt ! Por e ka ushtarin e vet ashtu sic ka edhe Frangajn ! Nuk e “ha” askush idene se ka “shperdoruar” Fullhani ! Te gjithe e dine qe Fullhani ka vjedhur dhe nuk ka vjedhur per vete ! Per vete ka mbajtur “qindarkat” !
Pale kur kerkon qe te na e besh Fullhanin edhe “komunist” !!?!? Ha…ha…ha… Shume bastardçe ke fol ore Mero !
Fullhani eshte thjesht nje hajdut ordiner i pushtetit ! Po te “shkundet” thesi Fullhani , do te dalin shume gjema qe kane ndodhur ne kurriz te Shqiperise dhe shqiptareve ! Fullhani kullon gjak shqiptari si cdo kuisling apo vegel e qeverise kuislinge si ne kohen e Ahmetit ashtu edhe ne kohen e Ballit!
Uaa kur u be nje cop hajdut, nje nul si Fullani i pazevendedueshem ??????
Me pallavrat e Berishes cuditet Bota .Shqiperia ka si brenda dhe jashte
vendit Financier te shkelqyer dhe padyshim do te gjindet nje prej tyre .
Mero,
Ka vite qe I falem zotit te te ruaj ty dhe familjen tende, dhe I kam kerkuar Rames qe te te marre si keshilltar.
Bravo. Mbaje gjalle luften per drejtesi. Shqiperia po te ndjek
Bravo
Ore se nuk ju kam pyetur.! Pervec ketyre zullumeve, nga ana ¨makroekonomike¨ a na ka sjelle ndonje te mire ky Fullhajni??
Te pyetet edhe per vrasjen e Santos se me siguri do te ket dieni
NGA AEROPLANI I RIFORMATOS NE DIVJAKE TEK ZEVENDESI I FULLANIT
Sa here Enver Hoxha gjendej liksht me oponentet e tij i sulmonte me akuza absurde qe kishin te vetmin qellim te trallisnin kundershtarin per te fituar kohe ne pergatitjen e kundersulmit. Ne Konferencen e Tiranes ne vitin 1957 Enveri sapo hyri ne salle sulmoi nje nga te deleguarit me emerin Injac Mazi qe kishte marre fjalen per te shkarkuar Enver Hoxhen nga te gjithe postet e tij, pra Enveri pyeti direkt:
TI PSE KISHE HYPUR DJE NE VETUREN E AMBASADES JUGOSLLAVE?
Nderkohe qe Injac Mazi i corroditur po pergatiste nje pergjigje me kete akuze te sajuar, Enveri urdheroi:
ARRESTOJENI KETE ARMIK!
Kete metode dinake po perdor edhe Sali Berisha te cilen e ka mesuar ne Partine e Punes nga miku i tij Enver Hoxha.
Pasi i doli fare hapur ne mbrojtje Kusarit Fullani Sali Berisha tani po kerkon te “peshkoje” peshq qorra me uje te turbullta duke disktretutuar perfundimisht rolin e opozites noramle per nje vend demokratik.
KUSH MUND T’I BESOJE NJE DINOSAURI TE TILLE PREHISTORIK?
Po more zagar i felliqur.Ambasada Jugosllave nuk te merte per te syte e tua te bukur,por te merrte per t`i sherbyer asaj.Tani te erdhi dita qe te dalesh hapur,se c`paske bere atehere.Beogradi me rruge spiunazhi arriti te vere ne krye te shqiptareve per nje cerek shekulli,nje bandit e antishqiptar te betuar,si Saliu i Vicidolit dhe meqe ai nuk ia arriti deri ne fund te shkerrmoqe shqiptaret,ai gjeti nje tjeter bandit,te ri ne moshe me perspektive,qe ia ka futur koqet ne dare,per te arritur qellimin e tyre final,pra gjeti si\mbolin e shqiptarit me te rrezikshem per shqiptaret Lulzim Xhelal Bashen.
Mero, urime, ke bere punen tende si qytetar dhe gazetar per vendosjen e drejtesise ne kete vend.Te gjitha shkrimet duke perfshire edhe kete te sotmin kane vendin e tyre ne zgjimin e ndergjegjes qytetare shqiptare.
Ku je o Zhin Zhoni !!!
Bravo e madhe per gazeten TemA.Jini e vetmja gazete qe me bindje dhe fuqishem mban popullin me shprese dhe kjo ne saje te artikujve tuaj z.Mero.Nje pene e fuqishme per popullin halleshume qe i shushatur mezi pret te gdhinet per te ndjekur analizat e tua i pamposhturi MERO.Ju uroj nga zemra suksese ne punen tuaj,jete te gjate e mendje te kthjellet per te mbajtur me shprese kete popull qe me sinqeritet jini bere nje fener ndricues ne kete medje vizive e te shkrojtur qe vetem dizinformojne sipas klaneve dhe xhdo gje e lene mbytke.
Nje bravo e madhe i takon prokurorit.
LAJM I FUNDIT
PROKURORIA PERGATIT ARRSTIMIN E DY ANETAREVE TE KESHILLIT MBIKQYRES TE BSH !!!
ARDIAN CIVICI DHE DHORI KULE JANE DY PERSONAT QE SE SHPEJTI DO I BEJNE SHOQERI NE BIRUCE FULLANIT. ABUZIMET E KETYRE TE DYVE THUHET SE JANE JASHTE CDO IMAGJINATE ME PERFITIMET MARRAMENDESSE QE KANE REALIZUAR DUKE ABUZUAR ME POZITAT E TYRE TE PRIVILEGJUARA….
Ishallah!
Mero , a e di qe At Dritesia ka te drejte? saliu e ka ushtarin e vet Fullanin dhe jo vetem saliu. Dhe sa shume te tjere qe i dolen me vrap ne mbrojtje.
Arestimi i Fullanit eshte lirimi i valvules se presionit. Do kemi nje proces te sterzgjatur klasik shqiptar. Do denohen ca gomare qe te shpetojne disa atllare.
Shqiptaret gjithmone kenaqen me luge bosh. Edhe Arvizuja eshte dakord me skemen. Si gjithmone cdo grabitje i vihet kapak me lezet, ashtu si dhe vrasjeve ne bulevard apo bemave te tjera te burrave te shtetit.
medioker, po po medioker…po na thoni ju zoti baze, a eshte institucioni i vetem qe drejtohet(drejtohesh)nga njerez medioker? une personalisht njoh shume njerez medioker ne postet drejtuese, ne pergjithesi poste politike… dhe ne rastin me te madh per ato poste qe kerkohet konsensus, duke filluar nga presidenti i repuplikes e per te perfunduar tek kryetari i qarkut, per te mos permendur kryetaret e njesive apo te komunave. me siguri qe ju njihni nje pjese te mire te ketyre njerzeve… e tmerrshme niveli i tyre i mediokritetit tejkalon cdolloj imagjinate
prandaj gjerat nuk shkoj siç duhet se ky vend drejtohet nga njerez MEDIOKER…vaj medet per kete popull
PROKURORI RAMADAN TROCI KA NDEZUR KANDILIN E SHPRESES TEK SHQYPTARET
Edhe me pare ky prokuror eshte kercenuar nga subjekte vrastare dhe mafioze, por nuk eshte tutur per te ndeshkuar kriminelet. Guximi i tij unikal per te arrestuar Kusarin e Paprekshem te Thesarit te Shtetit, Guvernatorin Fullani eshte nje faqe e re ne Drejtesine shqyptare qe kur Enver Hoxha mbolli MURTAJEN bolshevike ne trojet tona dhe e transformoi Vatanin si nje CIFLIG personal te familjes se tij sadiste. Po keshtu ka vepruar edhe Sali Berisha pas tij qe sipas te gjitha gjasave e ka transformuar Banken e Shtetit si nje ARKE kursimi per familjen e tij dhe per kete arsye ka emeruar nje medikoer si Fullani qe ka vjedhur fare ashiqare pa u perpjekur te mbuloje gjurmet e kuserise makaber.
Ne kushtet kur e gjithe politika jone mafioze kombetare i doli e tera si nje trup bashkuar ne mbrojtje kusarit Fullani dhe beri avokatine e tij me mire se aviakti aktual Maks Haxhia, ne nje kohe kur ambasadori amerikan Avruzu shkoi t’i jepte kurajo Mikut te tij kusar te Bankes se Shtetit dhe kur Illahi-Allahi i FMN-se u spjegonte shqyptareve se sa e rendesihme eshte pavaresia e Bankes se Shtetit, ne keto momente tejet delikate del nje prokuror i ri dhe leshon urdherin e arrestit per Fullanin e Paprekshem. Si ta kuptojme kete gje? Prandaj edhe mendojme se:
PROKURORI RAMADAN TROCI KA NDEZUR KANDILIN E SHPRESES TEK SHQYPTARET
O PERKTHYES KUSH JE TI TI QUASH NJEREZIT KUSARE PA DALE TE TILLE PARA TRUPIT GJYKUES,PSE ASHTU MENDON TI ? APO SE ASHTU THA TROCI.PER IRONI ASHTU GJYKONTE ENVERI,APRIORI FAJTOR.E PRA NE QOFTE SE NUK DO TE PERSERITET HISTORIA GIVE THE BENEFIT OF THE DOUBT QE AFRON DREJTESIA DHE MBROJTJA SIDO QOFSHIN ATO,
NE SHAN ENVERIN MOS BEJ SI ENVERI
Bravo Mero, fullHajni ska te dyte!
Mero te faleminderit per shkrimin. Ju jeni atdhetari me i madh i kohes tone.
Thanks
KUSH FSHIHET PAS PROKURORIT GUXIMTAR RAMADAN TROCI?
Sepse eshte fare ashiqare qe prokurori Troci kete vendim arresti per Fullanin e Paprekshem nuk e ka marre me koen e vet. Kush eshte atehere ai qe i ka fryre ne vesh prokurorit te guximshem dhe i ka thene:
HIDHU DHE VEPRO SE ME KE PAS!
Opozitari Sali Berisha nuk ka si te jete nismetari i guximit te prokurorit Troci megjithese llogjikisht eshte i pranueshem nje variant i tille, sepse cdo opozite normale ne Bote nuk do te linte “ZOGUN” t’i ikte nga dora dhe do ta shfrytezonte rastin me te rezuar qeverine. Vetem duke pare Saliun me Boden si i bente avokatine e Fullanit te emeruar prej tyre per t’u bindur se opozita e Saliut eshte pjese e hajnise makaber te Thesarit te Shtetit. Nga ana tjeter Kryetari i Kuvendit Ilir Meta nuk ka si te jete inkurajuesi dhe nxitesi i prokurorit Troci per kete arrest historik ne drejtim te zbulimit te VERTETES, sepse ishte pikerisht gruaja e Fullanit ajo qe e shpetoi Like Kryetarin nga prangat e Drejtesise ne skandalin e rryshfetit dhe korrupsionit me video perfekte. Po kush eshte atehre ky pushtetar ne nivele te larta qe te ri ne hije dhe urdheron per arrestime historike te personave VIP te pushtetit si Guvernatori Fullani? Erjon Brace? Kush ja var? Edi Rama? Ka mundesi qe ose eshte shume budalla, ose eshte shume i mencur sepse megjithe se eshte duke shikuar delet angleze qe hane bar ne Uellsin e bukur ne shoqerine e BOSAVE te NATO-s dhe te Botes, i ka mbetur kohe te urdheroje prokuroret dhe gjykatesen per arrestime mbreselenese historike. Nga ana tjeter pa patur nje mbrojtes te fuqishem nga pas asnje prokuror ne Bote nuk do te guxonte te arrestonte nje nga BOSAT me te fuqishem te vendit. Kush eshte pra frymezuesi i prokurorit shqyptar te guximshem. Dhe a ka ndermend ta coje deri ne fund luften e tij ky pushtetar ne hije per te rikthyer besimin e shqyptareve tek shteti? Sido qe te jete nje gje eshte fare e qarte: Ilir Meta nuk i doli me ne mbrojtje Fullanit dhe i eshte neshtruar pa kushte frymezuesit ne hije te prokurorit Troci.
KJO ESHTE NJE GJE MJAFT POZITIVE.
KJO MBETET TA MESOJME SE AFERMI.
Kur do vije ajo dite te shohim edhe Saliun mbrapa hekurave, ishalla sa me shpet.
Te jeni me se te bindur zoterinj komentues.Se; arrestimi I governatorit
te Bankes shqiptare,eshte hapi i pare i drejtesise.Vota e popullit,do ti vendosi ligjet e drejtesise,ne fronin qe vet perendija ja ka dhuruar
njerzimit,per tu mbrojtur nga perbindeshat e zinj..Jam me se i bindur.
Se karvanin qe Fullani do te terheqi nga pas do te jete shum i ngarkuar
me plerat politike dhe social ekonomike..Atehere shqiptaret,do te vallzojne te lumtur ne brigjet e [Adriatikut dhe jonit] ku ngjyrat e kalterta te shoqeruara dhe me freskine e lehte ledhatuese,do te ringjallin shpirtrat e drobitur te shqiptareve te lodhur nga shushunjat qe ja pine gjakun keta njezetetre vite te mallkuara te “demokracise” qe na e serviren keta kriminele te pandreqshem komuniste..
Ne Shqiperi ka njerez te afte, gjysme te afte, pak te afte, te paafte, ka dhe nje hapsire te madhe bosh dhe pastaj vjen Ardian Fullani – no coment yhuhahahahhahahahahahahahahahahahahahahahahahhaha
shume dakord Bobo…
Mero kam shume respeky per ju por do te bej nje verejtje te vogel shoqerore Ne kete shkrim thua qe PD eshte parti e djathte,kjo nuk eshte e vertete pasi kjo parti miratoje nenin famekeq 7501 qe eshte kundra pronareve pra te djathteve Ndersa do uroj megjithe shpirt prokurorin RAMADAN TROCI per perkushtimin e tij ne detyre dhe luften e tij pa kompromis ndaj krimit ekonomik
Z.Arber ,Basha me dylbi do ta shikoje karriken e K/ministrit,per kete te jesh i sigurte !
Shkurt, qarte e sakte : zoterinj, shqiptar , pa dallim feje , krahine dhe ideje dua t’ju them dicka ,jo se ju nuk
e dini ,por beni sikur nuk e dini ,mbase nga frika apo indeferentizmi ,qe te dyja keto qendrime te gabuara, pra,
mbrapa Full-hajnit qendron Sali Fasllic Milloshi ! Ky eshte arkitekti dhe mizori qe masakroi Shqiperine ,hodhi
ne rrugen e muhaxhirllekur nje te treten e popullsise shqiptare … ! A ka patur ndonje here ” Arkipeshk Rugeri”
Shqiperia deri me sot ! Kurre jo, kurre ! Ky vrases i lindur, ne gen ,na la pa pune ,pa prone,pa pension, na gra-
biti tokat,pronen e shenjte dhe na hodhi ne rrugen pa shprese te mergimit …! Ky qafir, ky i pabese krijoi rreth
vetesh tabore bodigardesh , kerkoi dhe mblodhi te gjithe horrat , hajdutet e kriminelet nga ishin e nga s’ishin
per te mbrojtu familjen e barjaktsrit primitiv te vicidolit , sadistin me te ndyre qe historia shqiptare do ta shkru-
je me tabllot horririzuese …!
Fenomeni i sotem i Full-hajnit , ne mos gaboj, tregon se litari po lidhet te strumbullari per Berishovicin dhe kjo
ben optimist se Shqiperia mund dhe do te behet me gjeneraten e re te klases politike shqiptare ……!!!!
Qe te behet drejtesi tamam,Fullani duhet t’i tregoje te gjitha dhe vargu i te akuzuarve duhet te filloje me Berishen dhe te perfundoje me ate hidraulikun apo elekricistin.Une po gezoj vetem per diten e sotme pasi kam frike se nuk do te behet asgje.Pervoja 24 vjecare ka treguar vetem fjale dhe asnje denim.Per atllaret nuk ka denime,denohen vetem gomaret.
Shume qenke nxituar ne kete shkrim Z.Baze, te krijon pershtypjen sikur nuk e njeh prokurorine, dhe ne fund i kerkon qeverise qe te emeroje nje guvernator dhe nje keshill mbikqyres profesionist.
A nuk mendoni se gjeja e pare qe duhet te beje kjo shumice e mefshte eshte te ndroshoje ligjin ber banken e shtetit dhe keshillin mbikqures qe nga ky skandal na doli qe jane te pakontrollueshem dhe te pa mbikqyrur nga askush, pra gjithshka lihet ne ndergjegjen e tyre?
Pale pastaj po te flasim per pagat e tyre?????????????????????
Prokurori Troci e beri detyren po gjykata?
Zj.Fullaneshe duhet larguar urgjent per konflikt interesash nga gjykata e larte qe flluska e arrestimit te mos plasi shpejt.
Mire i dashur Mero, shiko se te henen disa mjerane me gishtat lart qe do te duartrokasin Fullhanin qe do dali nga burgu, po pastaj cfare do te themi. Asgje. Do dali i pafajashem sic dihet kete vend e ka marre poropotia, ku vidhet, shperdorohet dhe asnje nuk denohet.
Po ketij Aleksander Klanit i duket vetja i pakapshem! Nje here e kane plas ne burg, por s’mbaka mend gje! Ndoshta i duhen ca muaj ne qelite e qelbura te burgjeve shqiptare qe te shkoje ne origjine, se pislleqe ka bere plot.
S’ka per te ndodhur asgjë, Fullani do kthehet serisht guvernator i bankes si Xhelal Mziu i Kamzes. Eshte thjesht nje shfaqje mediatike e mazhorances per te ulur pakenaqesine ne popull per heshtjen e saj ndaj vjedhjes me trashanike qe ka ndodur ne kete vend. Kjo vjedhje nuk krahasohet me ate te Andis Harasanit qe linte shqiptaret pa drita dhe e shiste energjine jashte vendit dhe duke futur patate te xhepi i vete.
Zoti Baze,ju admiroj JU dhe gazeten tuaj per kurajon dhe guximin ne luften e paepur qe beni ndaj korupsionit dhe krimit te organizuar.Ne denoncimin e te gjithe atyre te cilet instaluan nje sistem te korruptuar deri ne palce.Shkrimet tuaja si dhe komentet e qytetareve duhet te jene nje pedane per prokurorine nga duhet te nise hetimet,ku sejcili prej tyre eshte nje denoncim.
E ka rradhen GENT MEMETLLARI bashke me FLAMUR GJYMYSHKEN se kane vjedhur
me shume se FULLHAJNI.
Mero,merre guximin dhe shtoje listen e atyre qe nuk munden ta ndihmonin Fullanin.C’mendon per heshtjen e gjate te KM dhe dek;arimet e tij (as me pak e as me shume s’ka deklaruar Berisha) per pavaresine e BSH? Ti holle e ke siten ku sitis te vertetat qe ti i di mire,o Mero.Mban ato qe te leverdisin dhe gatuan kulacin me te cilen ushqen militantet qe antishqiptaret,te korruptuarit,te paaftit i shohin djathtas,kurse ajken e kombit majtas.
E vetmja gje e re qe te ben pershtypje ne kete artikull, eshte fakti qe Mero Baze paska filluar te besoje tek drejtesia shqiptare. Kete e shpreh qartazi kur thote:-“Tani ish-Guvernatori ka pune me drejtesine, dhe Ne duhet te presim vendimet e saj”. Nuk e kuptoj se ku bazohet Mero per te ndryshuar bindje ndaj drejtesise shqiptare, kur deri dje shkruante nje mije e nje te zeza per kete drejtesi. Kjo edhe nje here verteton se Meros per ç’do ngjarje qe ndodh i duhet te shkruaje diçka pa patur parasysh se çka thene perpara lidhur me ngjarjen apo subjektin ne fjale. Gjithashtu i duhet qe ne çdo artikull mos te harroje ti beje “pak” elozhe qeverise se re dhe “prijesit” te saj, dhe duke mos e vrare shume mendjen se ne shumicen e rasteve eshte kontradiktor me veten e tij. Kjo tregon gjithashtu seriozitetin e tij karshi lexuesve te kesaj gazete. Eshte per te ardhur keq kur shikon qe nuk jane te paket lexuesit qe i besojne qorrazi broçkullave te tij. E theksoj broçkullave te tij, sepse po te ishte Merua vertet nje gazetar parimor, i drejte dhe i pa anshem do kishte shkruar nje here te pakten nje rresht per diçka qe kjo qeveri nuk e ka bere mire. Kjo dhe shume aresye te tjera na bindin qe Merua nuk eshte gje tjeter veçse nje servil i pushtetit dhe nje inatçi dhe hakmarres i paskrupullt.
Sa per çeshtjen Fullani, ashtu si dhe per shume çeshtje te tjera, Merua i ngop lexuesit e tij me luge te zbrazet.
çeshtja Fullani eshte nje skenar i rezauruar, qe do te thote se ky njeri nuk do beje asnje dite burg dhe qe nuk do i preket as edhe nje qindarke nga pasuria e tij. E vetmja gje qe do ndodhi eshte shkarkimi i tij nga detyra, gje te cilen edhe ky do e pranonte me kenaqesi, me kusht qe te mos i prekej pasuria.
Epilogu i gjithe kesaj zhurme!
Prokuroria:-Ne e beme punen tone, pra e arrestuam, nuk eshte faji yne qe gjykata e nxorri te pafajshem.
Dhe si perfundim kush i paguan 713 milionat e vjedhura(ne mos qenshin me shume)? Ajo dihet, si gjithmone populli budalla.
SHOKU MERO FULLANI MUND TE JETE HAJDUT PO E PRANOJM SEPSE KAQ NIVEL KAN NE SHQIPERI EDHE GAZETARET PERFSHI DHE JUVE QE PA NJE VENDIM GJYKATE NUK ESHTE FAJTORAS NJE I DYSHUAR JU E SHPALLNI DIREKT NE BAZE TE INTERESAVE TUAJA.PO QE TE BEN PERSHTYPJE ESHTE SHKRIMI I JUAJ QE E BEN EDHE KOOPERATIVIST KJO ESHTE E KEQJA NE SHQIPERI QE EDHE ATO QE JANE TE VERTETA SHUMZOHEN ME ZERO NGA SHPIFJET E TEPRUARA.Guvernatori Fullani mban titullin “Commendatore dell’Ordine della Stella della solidarietà italiana/ Urdhri i Yllit të solidaritetit italian”, i akorduar nga Presidenti i Republikës së Italisë.TE PAKTEN LEXO PAK SHOKU MERO JO VETEM SHKRUAJ
o shoku i lopes, mos komento si e ema e zeqos ne maje te thanes. E kujdes here tjeter, hiqja kapset tastieres e shkruaj me te vogla se na qerrove
Respekt per te gjithe shkruesit!
Respekt per Ju, Mero qe nxisni here pas here angazhime e analiza shume te vlefshme. Deshiroj qe brenda integritetit dhe premtmeve qe kane dhene perfaqsuesit tane ligjvenes te lexojne keto shkrime “perla” e te lene gjurme shqiptarie per ta shpetuar kete vend nga “fati i Marigose”.
Edhe une si te gjithe besoj, dyshoj, stepem, i largohem debatit dhe kemi te drejte se:
Gjyqin ta ben shtypi e media per 4-5 dite e harrohet!!!
Gjyqesori jone ka dhene prova te hidhura se “fajin e ka gjithmone fukarai”
Trajtimi i bere ne shtyp per te gjitha ngjarjet, krijon neveritje, ngjall pasivitetin ne popull, te ben te mos kesh kurajo te shikosh ekranin me “analistet” e “analizat”, etj.
Duhet te ndahemi nga praktika e “Republikes kryeministrore” dhe te reagojme se perndryshe gjithmone e me te veshtire do ta kemi.
Te mos harrojme se afer pushtetit ka shume mercenare e perverse qe jane te gatshem t’ja kalojne jo Fullanit te peshtire por dhe me te paimagjinueshmes. Respekte, Kuraje e Angazhim.
I nderuar Mero!Te kam pranuar e respektuar per djal te zgjuar . Arestimi i Fullanit (Qofte per Hair Por …..? )Ashtu si na thuhet nga Prokuroria e LLales tregon se ne Banke eshte hapur nje grope e madhe ku jane Perfshire te majte e te djadhte , te varur e te pavarur, Brenda dhe jashte Kuvendit Kokat e te cileve nuk duhen prere Me Fullanin banka do deklarohet e pastruar Hapni syte se do vin Fullan te rinje. Do mbeten atje Kule e of Kompani. Fullan “ziu” do denohet rende , Do perfundoj ne nje nga vendet me piktoreskete botes dhe me leket e fshehura do blej ndonje Hotel gjigant ku do te vuaj familjarishte denimin .
Me fal z. Mero se harrova . Sipas rregulloreve e ligjeve per banken drejtimin e saj do ta marr zonja Gjoni Mos keni ndonje Vrejtje . Fullani pati 44dite ne dispozicion per te hedhur carcaf, batanije e jorgan mbi gropat e hapura prej tij perfshi dhe ndihmen e zotit LLalla . Si Thua ? a do te zbulohen ato gropa ? Jane pune pak si te ngatrruara mor Mero .Nejse na qofte per hairedhe me kaq ne qofte se do te vendoset ndonje staf i ri Pa perjashtim deri te pastrusit . Apo nuk duhet bere se prishet imazhi dhe besueshmeria e Bankes ? Mos u nxito i nderuar Mero .
FULLANI te denohet jo vetem per shperdorim detyre por dhe per parate e humbura,po ashtu prokuroria duhet te hetoi:
1-sali berishen per gerdecin-21janarin-piramidat e 97,
2-lul bashen per rrugen durres-kukes,21 janarin,
3-arben imamin,
4-ilir meten per vjedhjen e floririt,
5-edi ramen per shkaterrimin e lulishteve dhe fushave sportive kur ishte kryebashkiak,[I ktheu ne pallate].
Pa u hetuar keta dhe te tjere ne PD dhe PS qe kane bere korrupsion kur kane qene ne pushtet zor se do behet shqiperia.
Mero djali. Je nje hero ne kete vend hipokritash dhe gjueti shtrigash. Vlerat e tua jane te medha si gazetar dhe analist. Ky popull duhet te ta dije per nder gjithe sakrificat dhe punen qe ben si gazetar.Te rroc sa malet e Maleshoves
Prpovat e sotme te deklaruar nga prokuroria kunder Fullanit nuk jane prova qe ai ka bere krim por jane prova te Neglizhences ne detyre qe me e shumta eshte qe ai te humbi vendin e punes dhe jo denim penal.Lexojeni me vemendje akuzaqt qe prokuroria ka deklaruar kunder tij.Ne kohen e krimineleve komuniste neglizhenca perdorej si ti tekej atyre me shkarkim,me burg apo me ekzekutim sepse ne ate kohe nuk kishte drejtesi demokratike por kishte vetem shpaten e parties (PPSH)Ne qoftese prokuroria apo edhe institucione te tjera te shtetit do te gjejne ndonje prove se Fullani ka vet direct apo indirect ne ate vjedhje atehere ai denohet me burg se pushkatim nuk ka ne shqiperi.Kam frike se nxitimi I disa zellove te prokurorise do te bej qe taksat e tona te shperblejne Fullanin per arrestimin dhe mbajtjen e tij ne burg.Arrestimi me burg me duket jo vetem I nxituar por edhe shum I papjekur.Nuk mbroj as Fullanin dhe asnje hajdut tjeter qe vjedh thesarin e popullit shqiptar ,ata une I denoj rrepte kushdoqofte qe te jet,por sot per sot nuk ka fakte qe te lidhin Fullanin direct ne vjedhje por ka vetem negligjence ne detyre.
shume te indinjuar ju verej me PD dhe Berishen po per Fullhajnat e PS dhe LSI nuk pashe asnjerin po sikur nje ne nji mije per Berishen te mos dale gje nga ato qe thoni ku do i fusni ne bythe.