Nga Mero Baze
Të parët gënjyen njerëzit e opozitës. Partia Demokratike ka ditë që përsërit një gënjeshtër rreth një hoteli në Qeparo. Bëhet fjalë për ndërtimin e Aristidh Kokëdhimës nga fshati Qeparo, që e ka ndërtuar atë hotel buzë detit qysh sa ka ardhur në pushtet Sali Berisha 8 vjet më parë dhe natyrisht e ka rritur vit pas viti. Në të vërtetë të gjithë e dinë që është i tij dhe i Koço Kokëdhimës, të cilin nuk kam ndonjë dëshirë ta mbroj në këtë rast, por duke i veshur një gënjeshtër për të vërtetë, i bëjnë atij një nder. Po ashtu siç i kanë bërë nder Aristidhit më 2007 njerëzit e Berishës, të cilët duke bërë sikur donin t’ia prishnin, bënë një urdhër prishje duke e konsideruar hotelin pronë të Koço Kokëdhimës dhe kështu në të vërtetë shmangën prishjen e tij. Kjo sepse u interesonte Koço si fabulë dhe jo hoteli buzë detit. Të njëjtën gjë po bëjnë dhe tani.
Të dytët po thonë një gënjeshtër njerëzit e pushtetit. Të kompleksuar nga ideja se aty po përmendet emri i deputetit Kokëdhima, policia bën një shpjegim trashanik të historisë së pronës, që pa parë asnjë letër të bind se kemi një problem. Në komunikatën e policisë lokale në Vlorë, thuhet se zotëria ka marrë pronën me ligjin 7501 dhe se ka marrë leje ndërtimi…
Ligji 7501, që përdoret si justifikim gjithadnej, është një ligj që ndan tokën bujqësore dhe jo rërën e detit, dhe si i tillë ai nuk ka fuqi vepruese mbi një sipërfaqe që kufizohet nga uji i detit dhe brezi i rërës dhe zhavorit. Akoma më tej, ligji 7501, duke ndarë tokën bujqësore, e ndan atë për buqësi dhe jo për ndërtim. Mjafton ky lloj justifikimi idiot që të kuptosh se aty ka një histori legjitimiteti prone, që për çudi PD nuk e thotë, pasi i intereson të bëjë politikë me Kokëdhimën dhe jo të flasë për legjitimitetin.
Dhe si për t’i vënë kapakun kësaj historie, del dhe deputeti Kokëdhima i gëzuar dhe thotë se policia i dha përgjigjen e merituar akuzave të opozitës. Në të vërtetë këtu askush nuk i ka dhënë përgjigje askujt, por vetëm kanë folur për hesap të tyre.
E para, opozita nuk është e interesuar për ligjshmërinë e objektit, por për deputetin Kokëdhima, të cilin e do doemos pronar të atij objketi. Si të tillë, ata bëhen të pabesueshëm dhe kur ka vërtet një arsye për të besuar se kemi një problem. Së dyti, shpjegimet e qeverisë janë po aq të kompleksuara nga sulmi i opozitës sa rreken të injorojnë dhe parimet që kanë shpallur vetë për bregdetin. Dhe së treti, Koço mezi gjen ndonjë rast kur palët ia fusin kot që të tregojë që nuk ka faj.
Problemi është më i thjeshtë. Ai është një ndërtim, i cili kështu siç thotë qeveria, ka dyshime të forta për legjitimitetin e pronës dhe lejes së ndërtimit, dhe aty ku është ndërtuar është në shkelje të normave urbanistike duke ndërtuar mbi ujë. Asgjë më shumë nuk kishte pallati i vjehrrit të Lulzim Bashës në Vlorë, në të cilin realisht ishin pjesëtarë familjet e dy kryetarëve të PD. Dhe ai kishte pronarë, bile jo me 7501, megjithëse me ca kufij të falsifikuar. Edhe ai po ashtu kishte leje ndërtimi, edhe pse ajo qe copë- copë nga ana ligjore. Por qeveria bëri mirë që e prishi. Bëri mirë pasi demonstroi një vullnet për të vendosur legjitimitetin dhe duke paguar kostot e gabimeve dhe shkeljeve ligjore të qeverive të mëparshme. Ky rast është identik. Koço Kokëdhima nuk ka të bëjë realisht me këtë histori. Ai nuk është realisht pronar i atij hoteli dhe ai hotel nuk është bërë me ndihmën e tij. Vetëm telashe ka parë prej tij. Por nëse qeveria nuk ruan standardin që vendosi tek Uji i Ftohtë në Vlorë, pra nëse ndaj tij nuk mbahet qëndrim selektiv, siç duket se po mbahet në bregdetin e Jugut, atëherë do të ndjehet fuqia e pushtetit të Kokëdhimës dhe kemi të drejtë ta akuzojmë atë.
Opozita me apo pa dashje nxjerr ne shesh PADREJTSIT E QEVERISE MAVI !
Menyre selektive per prishjen e ndertimeve pa leje ka bere deri tani dhe ate ka ndermend te beje edhe ne te ardhmen !
Se meritoni at toke o Shqipkara ! Jeni fatkeqsia me e madhe per at cope toke ! Duhet te zhdukeni !
Te nderuar komentues.Ju lutem mos me bini ne qafe se jam i pafajshem.Hoteli vertet eshte me emer tjeter por une s’mund t’i regjistroja te gjitha ne emrin tim.Ca ne emer te vellait, ca ne te gruas, ca ne te vajzave, dhe ca ne te kusherinjve dhe une do rroj si aga keto vite qe me kane ngelur.E cdo me beje valle Rama mua?Ka borxhe per te lare ai.Po nuk e prishen kete, ju premtoj se do filloj ndertimin tjeter ca me tutje. I ka rregulluar ato pune Stefo Koqedhima se ka qene dhe eshte kryeplak den babaden e prona kam plot.Para kam.lumthi une e mjere ju qe lehni si zagare e s’keni c’me beni.Ne kemi fuqine forcen, mund te bejme c’te duam per keto 8 vjet.Kaq kisha.
aaaa se per pak harrova. kam edhe ca biznese ne emer te sadrit danaj qe e vura Kryetar Qarku ne Vlore se me duhet nje ushtar nga bregu.
Se harrove edhe prefekten e Vlores me duket. Heeee mer Koqo,mer Koqo ec mer lal ec. Ta beft zoti hallall se Rama nuk sheh e nuk degjon kur nuk do. Edhe te ben edhe ca emerime e ca leshime hapesirash fiks per gustton tende. Kjo nuk eshte gje. Prit se nuk keni pare gje akoma. Erdhi 2015 ?
Qent le te lehin se karvani im ecen para o barkthar. Un jam pashai i Vlores, Himares e Sarandes. Esht vilajeti im. Edhe kryetaret e bashkise te vilajetit tim ne 2015 un do i caktoj. Ju vazhdoni lehni se une sh…perpjet e hedh.
..por do vi casti nje dite ajo qe hedh perpjet Kok-dhia do ti bjere ne koke !
jo 8 u ngatrove, te kane ngelur edhe 2 vjet e gjysem pushtet pastaj kerbaci zoti deputet
per mendimiin tim duhet ta prishin http://bit.do/fotot-armina-mevlani-jam-me-e-bukur-sophia
I nderuar moderator,
Diten e djeshme ju me pa te drejte nuk keni publikuar komentin tim.Nuk e kuptoj valle nuk ju ka pelqyer?Apo keni filluar nga censura? Te pakten ta dime te mos harxhojme kohe kot.
Po ti ku ndryshon nga ata qe shan?
po shqipen ku e mesove o ortodokkkkkkkkkkkskaris me origjine aziatikeserveheleniste qe per identitet keni popin e fshatit
ore sa te trashe qe jeni ai objekt kushton qindra mijra euro ku i gjeti aristidhi ato leke po mihal kokedhima qe nderton pa leje(me leje te kocos) hajde rilindje hajde
Ndreqje gabimi: “kusheri” duhet zevenedesuar me “Vella”
o mero ,po per ke do te shkruash neser o mero djali ??
beni nje kontroll se si eshte ndare toka me 7501 dhe sa kane marre kryetaret e famshem,shikoni hipotekat se do tronditeni se nga sa hektare kane dhe kush nga pushtetaret kane toka ne Qeparo,po orotoin kush e ka marre e vajten e i prishen shtepine nellos e shkrete a pike e zeze ne ate fshat do shikoni se sa bukur nderthuren interesat e majta e te djathta
Z.Baze, nuk mendoj se kjo eshte çështja e ditës për editorialin tënd. Edhe sot duhej të kishe vazhduar me Fullanin, drejtësinë në Shqipëri dhe IMPOTENCEN shumicës për të bërë SHTET.
definitivisht…ketu behet rrumpalle. mjafton te q…sh fort me ata qe jane ne pushtet
Shume e drejte . Ligji i ndertimeve ne zonat bregdetare e ndalon qenien e ketij objekti ne kete vend. Te zbatohet ligji , eshte apo nuk eshte i Kocos.
Neqoftese hoteli nuk eshte ndertuar sipas standarteve perkatese pse te mos prishet?!
Kompleksi Jon ne fund u prish jo per mugese leje apo dokumentacioni por per interesa publike dhe nuk eshte ne te njejten situate me hotelin ne Qeparo. Pronaret e kompleksit Jon u demshperblyen.
o drejtesia
po mos u bej rrufian o figure, se interesi publik doli pasdi rama dhe tahiri i bene gjerat ne ate menyren amatoreske qe i karakterizon. dhe te mos harrojme nje idiotesi te stermadhe; per fullanin rama tha nuk jam prokuror a gjykate ndersa per lulushin dhe pallatin e tij e dhane verdiktin se eshte nje ceshtje me dokumentacion te falsifikuar. kur u ngeli ne dore patatja (se duam nuk duam kemi disa ligje qe te detyrojne te sillesh ne nje fare menyre te caktuar) nxorren interesin publik.
ketu miku im, thjesht jane nderruar vendet, kishim nje k…..r te gjate ne krye, kemi po nje k….r te gjate ne krye. dhe kjo besoj prej njerezve si ty!
Hoteli ne Qeparo eshte me leje, dhe te vjeter bile, dhe per momentin nuk ka interes publik per ta prishur
Teper sakte! Dilte Ali 2K Pasha, n’a mbronte dhe fullhanin, pale….
Qarte zoti Baze, pak si me perkedheli po e the mendimin tend.
shume dakord Alberti. Mero me duket se ka ecur pak me frena dore. po nejse mesazhi eshte dhene megjithate. ja shiko siper, ke kete “drejtesine”, i ka futur direkt Koco ne pune keta.
Mero qe di cdo gje si è shpjegon faktin qe nuk e di se Aristidhi eshte as me shume as me pak vellai Kocos me nene dhe babe?
Pershendetje Mero,
Dakord me ty, parimisht eshte keshtu siç shkruan.
Por problemi qe pret Opinioni Publik prej teje eshte tjeter:
SI DUHET VEPRUAR ME NDERTIMET PA LEJE?….
Ky eshte nje problem madhor ne Shqioeri, sepse jane shume ndertime pa leje, preken shume persona dhe shteti ka mundesi te tjera te veproje, njelloj sic veprohet kudo ne Vendet perendimore.
Por Shqiperia ka nje specifike….
Dhe kjo specifike qendron pikerisht ne madhesine e fenomenit.
Per mendimin tip nuk duhen prishur gjithe ndertimet pa leje.
Jo vetem sepse jane hedhur shume para, mund dhe djerse, por edhe sepse shteti mund te gjeje nje rruge me dobiprurese….Shume ndertime jane lejuar per paaftesine e shtetit!!!!!!!!….
Te prishen vetem ato ndertime ku diktojne interesat publike, kombetare, psh do ndertohet rruge, ose eshte nje projekt me rendesi mbareshoqerore!…
Pjesa tjeter e ndertimeve pa leje, duhet te shqyrtohen dhe tu jepet leja, por kundrejt nje gjobe, që…..
HERE TJETER TE MOS I SHKOJE NDERMEND KUJT TE NDERTOJE PA LEJE !…
Po vazhdoje kjo histori e tritolit dhe buldozjereve qe shembin, shoqeria shqiptare do djege me tej energjit dhe mundin e saj!….
Mero, ky komentuesi me lart me nicknamen “Sokrati”, mos eshte vet Saliu?!….Se thone qe Sali Mashtrusi nuk shkruan jo vetem ne fb…
Mire e ke ti or mik, por sektori i ndertimit, si pararoja e punesimit ne vend nuk duhet lene per asnje moment pa aspirator. Dhe qe frymemarrja te vazhdoje rregullisht dhe pa nderprerje, nevojitet “aty ku shihet e aresyeshme” edhe shembja e nje pjese te ndertimeve pa leje…
Imagjino se c’tregeti lukrative mund te lulezoje per nje grup njerezish, nese ndertuesit ilegale, prej presionit te vazhdueshem nga lart, do te detyroheshin t’ja lyejne mire e mire rroten atyre qe kane ne dore vendimarrjet per prishjen e tyre.
Lenia e ndertimeve pa leje nga njera ane, dhe kercenimi me prishje nga ana tjeter hyn ke taktikat e mashtrimit, me qellim perfitimin e dyfishte.
Pervec kesaj, kjo taktike sherben edhe per mbajtjen e vazhdueshme ne pune te “kacavjeresve me meditje te skelave”, hedhja ne rruge e te cileve do paralizonte ndjeshem kete sektor te rendesishem te ekonomise, duke e bere akoma me qesharak premtimin e ripjellsave per hapjen e treqindmije vendeve te reja te punes.
Mero me qe ra fjala mora vesh se Fullani nuk paraqet rrezieshmeri dhe doli nga burgu e do hetohet ne shtepi po ai Cani i ‘sandaleve te Sarandes’ çbehet?
Se luan topi, dmth duhet prishur dhe pike….
Po ai sbehet llaf o Mero vellai qe nuk prishet,po ti shiko cfare i ben Jales.
Me mire mos ta prishi hotelin e Kocos se turperon veten e tij me shume,lerjani per kundershembull.
Sinqerisht eshte e neveritshme!!!
po fiksi pse s’ja nxjerr me ato pislliqet qe pat nxjerre dikur kocho kokedhimes?
Apo i ktheu mbrapsht ne shtet ato qe pat privatizuar KK.?!
Te gjthe lujn me cherek a gjys te vertete, mjaft qe porositesit te lajmit t’i behet qejfi.
saper sqarim k kokdhima e ka vella a kokdhimen dhe toka e dhene me ligjin 7501 ska qene toke bujqsore asnjehere por eshte ndare me kete ligj,sepse ehte pare si bonfile,ky objekt due te zhduket si shume te tjere qe ka ber kokdhima end kompani PS
Kalaja e Kokedhimes ne Qeparo – gur prove per ndershmerine dhe paanshmerine e Qeverise.
Leja e saj eshte si te gjithe lejet ne Shqiperine e zuluve dhe hajduteve: Leje pa leje…
Klani Kokedhima eshte i korruptuar dhe askush nuk e sheh dot me sy ne bregdet!
Jo i korruptuar po i felliqur.I lumte!Sekretar Rinie komuniste.Si Abramovi ne Rusi.Nje dite do te bleje Juventusin me parat e popullit fituar me allishverishe.Familje e degjeneruar.Pfuuuuuuuu!
Ky ndertim nuk duhet pare si prone e dikujt, por si investim turistik,
ceshtja duhet te shtrohet a eshte ky investim me destinacion turistik? Po te shikoni ne Qeparo do bindeni se ky objekt i sherben shume shqiptareve, tani edhe shume qeparotes shkojne aty e hane ose pine dicka sepse eshte krejt ne dispozicion te turisteve te te brendshem apo te jashtem, krejt ndryshe nga pallati i Bashes qe ishte shtepi pushimi e disa njerezve
Para se t flitet per nje ndertim turistik ne buze detit neQeparo, duhet te rrafshojne krejt hotelerite dhe restorantet e ndertura ne menyre abuzive ne Llogara.
Pastaj pse nuk flitet per objektin e nje personi tjeter ne panorme qe ka marre leje per nje objekt 4×4 m per te vene peshkun dhe ne vend te ketij ai ka ngritur nje restorant gjigand e mandej ka shtuar dhe mjaft garsoniera, ka pushtuar dhe nje gji te vogel per ku njerezit laheshin lirisht, madje ka dhe nje sipermarje te madhe me fsaken. Dhe keto i ka bere ne periudhen e Berishes. Pse e lejoi berisha rrumalle kete situate? ligji eshte nje per te gjithe dhe shanset duhet tju jepen gjithe banoreve te fshatit njesoj.
Per kete duhet te luftoje Berisha dhe jo per te rrezuar figurat e PS, ne fakt me kete menyre ai i ngre ata ne pjedestal, ashtu si beri me Nanon kur e burgosi
Kokedhima dhe Rama i kane vilat me leje. Ata jane te vetmit qe po levrojne llacin sot per sot.
Ah…
Te tjeret prishin peizazhin.
Ndreqie gabimi: Mero më fal, por Aristidh Kokëdhima nuk është kushëri i Koços, por “direkt” vëllai i tij me një babë e me një nënë! Por e vërteta është se brenda kësaj historie ka një korrupsion të madh sa një mal i lartë! Thuhet se : “E vërteta zhytet por ajo nuk mbytet”, dhe se kjo histori korruptive së shpejti e tëra do dalë në dritë, me qëllim që të gjithë të mësojnë fajet e PD-së dhe fajet e PS-së, që si e thotë Lubonja vijnë të dyja nga e njëjta “MËMË”! Prandaj mos u lodhni kot me hamendje të kota, “e zuri nuk e zuri”, pasi dokumentat të firmosura prej tyre janë aq “kokëforta”, se po të ketë drejtësi, (që në fakt nuk ka) si të “zhyer”, të korruptuar që janë të gjithë janë për “pas hehkurave”! Faleminderit!
e prek lehte qeverine,po prap lepires je o mero
Klani Kokedhima eshte hije e zeze me abuzimin sulltanor qe ben me pushtetin. Duhet shembur ai ndertim abuziv edhe duke e kompensuar me parat tona, po e pranojme. Nese jo, kryeministri do mbetet gjithmone i permendur si topall ne histori e jo si vigan. Behu i forte Rama. Thuaj edhe mikut qe ketu e ka gabim. Eshte per te miren e te gjitheve.
Bravo Mero! Editorial fantastik si gjithmone! Shyqyr qe te kemi ty, Edvin piktorin qe smund te jete gjyqtar e prokuror, dhe kryetarin e 99 gay-ve qe ben dasma me leket e fiqve dhe pensionin e plakes. Problemi per te cilin ke shkruar eshte ai qe na shqeteson me shume se papunesia, kriminaliteti, rritja e cmimeve ( si ajo e energjise per te cilen benjn be e rrufe lirindesit se do hiqej tvsh-ja,) sistemi i drejtesise qe me ne fund arriti pavaresine sipas mesuesit te vizatimit. Asgje nga keto nuk na shqeteson pervec se cfare mendon e thote Berisha e si pergjigjet Koqoja! Edhe Bahri Falliu do te te kishte zili sot. Po prit se ske pare gje akoma. Shih Fevzon dhe beji te fala Sandrit… me fal Rames.
MERO, KUR JEP LAJME TE TILLE QE ILUSTROHEN ME FOTO, DUHET DHE FOTOGRAFIA PERKATESE KUR HAPET ARTIKULLI, BILE DISA SYRESH.
Pershendetje Mero,
Dakord me ty, parimisht eshte keshtu siç shkruan.
Por problemi qe pret Opinioni Publik prej teje eshte tjeter:
SI DUHET VEPRUAR ME NDERTIMET PA LEJE?….
Ky eshte nje problem madhor ne Shqioeri, sepse jane shume ndertime pa leje, preken shume persona dhe shteti ka mundesi te tjera te veproje, njelloj sic veprohet kudo ne Vendet perendimore.
Por Shqiperia ka nje specifike….
Dhe kjo specifike qendron pikerisht ne madhesine e fenomenit.
Per mendimin tim , nuk duhen prishur gjithe ndertimet pa leje.
Jo vetem sepse jane hedhur shume para, mund dhe djerse, por edhe sepse shteti mund te gjeje nje rruge me dobiprurese….Shume ndertime jane lejuar per paaftesine e shtetit!!!!!!!!….
Te prishen vetem ato ndertime ku diktojne interesat publike, kombetare, psh do ndertohet rruge, ose eshte nje projekt me rendesi mbareshoqerore!…
Pjesa tjeter e ndertimeve pa leje, duhet te shqyrtohen dhe tu jepet leja, por kundrejt nje gjobe, që…..
HERE TJETER TE MOS I SHKOJE NDERMEND KUJT TE NDERTOJE PA LEJE !…
Te mos harrojne rilindasit se neser edhe kesaj mase shqiptaresh do ti kerkojne voten….
Me embel, me embel….
Po vazhdoje kjo histori e tritolit dhe buldozjereve qe shembin, shoqeria shqiptare do djege me tej energjit dhe mundin e saj!….
Mero, ky komentuesi me lart me nicknamen “Sokrati”, mos eshte vet Saliu?!….Se thone qe Sali Mashtrusi nuk shkruan jo vetem ne fb…
Me cfare po ndodh sot ne Shqiperi, ky pallati i Kokdhimit nuk me intereson fare ne dac ta prishin apo jo se eshte ceshtje shume ordinere.Dy temat e nxehta kane qene keto dite Fullani dhe Izet Haxhia.Ndersa per Fullanin zoti Mero i harxhoi te gjithe baterite e tij kurse per Izeten ka heshtur.Per respekt te lexuesve kam shkeputur disa pjese pikante nga kater intervistat nga Turqia te Izetit.Kushdo qe i lexon do te mendoje se po shikon fragmente filmi mafjoz “Godfather” dhe te shkon mendja te aleatet tone euro-atllantike qe po na ruajne nga “armiku i jashtem” ne nje kohe qe jemi pushtuar totalisht nga armiku i “brendshem” mobsteri Vicidolit qe e kemi peshqesh nga kryqzata e rajersonit dhe elezbiberajt nga viti beogradi ne vitet 90′.Ketu poshte eshte nje pjese nga “bombat” e Izet Haxhise qe shqiptaret duhet ti japin statusin e te penduarit se eshte personi i pare pas 22 vjetesh qe po i ngul qikllopit berishe shtizen ne syrin e tij te zi.Denoncimi qe i beri Izeti Berishes se e ka detyruar te kryej akt terrorizmi ne ambasaden amerikane para disa vitesh duhet ti jape fund sundimit paranojak te berishajve dhe dokttrines te dekomunstifikimit artificjal te rajersoneve dhe elez bibereve qe jo vetem ishin antishqipatre por dhe ne dem te vete Amerikes.
Pjesa e pare
-Në vitin 1999 gjendesha në Tropojë në një kohë që në Tropojë nuk ekzistonte shtet
-Në atë kohë ka pasur një urdhër nga autoritetet e shtetit që kudo të më shihnin, të më vrisnin pa paralajmërim.
-Ne 9 dhjetor 1990 ka ndodhur një skenë që s’e harroj kurrë kur një ushtar i xhenios me një lopatë xheniere donte të godiste Berishën kur erdhi nga Ramiz Alia dhe në atë kohë një civil nga të Sigurimit, e kapi dhe e tërhoqi.(Berisha ruhej nga sigurimi)
-Tregoj vetëm një rast me Shkelzen Berishen që vitin 1997, në muajin Janar e kujtoj edhe datën, në 28 janar, te stadiumi Qemal Stafa ka marrë nga një trafikant droge rreth 30 milionë lireta. I ka thënë që më duhen për një ndërtesën e dajës së tij, që po ndërtonte te Blloku. Atë e njihja, e kisha edhe mik edhe pse nuk e dija në atë kohë që merrej me trafik droge.. Dua të them se që në atë kohë Shkëlzeni ka pasur qejf lekun. Edhe disa herë ka transportuar nëpërmjet makinës që përdonte familja, edhe heroinë. Dhe aty ka marr shuma parash te vila e Landit të Jasharit në Vlorë.
-Filluam të dhunonim barbarisht ata që ishin në opozitë. Kuptohet ideologu ka qënë Berisha. Ai nga një ish-komunist u kthye në një demokrat të tipit fashist.
-Berisha tregonte çfarë i kish thënë Papës. Imagjinoje çfarë hipokrizie: Berisha tregonte se çfarë i kish thënë Papës: “Na shpëtoni nga myslimanët, duam evangjelizmin”…. në të njëjtën kohë kur flirtonte me iranianët, me arabët me sheikët.
Saliu e mbushi PD-në me bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit. Atë partinë e ëndrrave tona, e shpresës së studentëve të dhjetorit, të intelektualëve që erdhën dhe e mbështetën atë lëvizje shumë të pastër dhe historike, u tradhtuan nga përfaqësuesi kryesor, nga Partia Demokratike. Pse PD? Sepse kjo parti u mbush me njerëz anonim. Me njerëz që nuk kishin asnjë kontribut, u mbush me klanin më të rrezikshëm të Sigurimit të Shtetit dhe fajtor për këtë është Sali Berisha.
Pjesa e dyte
-Pse vetëm në Shqipëri nuk u hapën dosjet? Sepse këto janë përdorur gjithmonë nga Berisha. Kur dikush sillet urtë dhe i bindet, është shumë mirë më të; nëse dikush ngre kryet me të, ai nis e tund dosjet!
-Edhe në Uganda e Ruanda, shteti nuk ka falimentu plotësisht nga një konflikt civil. Në Shqipëri ndodhi ama. Simboli i një shteti që ekziston është burgu. Shqipëria në ’97-ën ka ndenjur një muaj e sa pa burg. Burgu është mjet ndëshkimi, po tregon që në atë vend ka shtet, rregulla, ligje. Pra, dëmi më i madh që Berisha ka bërë, është shkatërrimi i shtetit.
– ne 1996 thyerja ishte e madhe sepse të mos lejoje opozitën të hynte në disa qytete nuk ishte pak, ta shtypje atë. Mentalitet i atëhershëm, mentalitet i gabuar shumë, që i përket jo një shteti demokratik, por vendeve diktatoriale.
– Kurrë se ka dashur Berisha Azemin, dhe anasjelltas… ka kërkuar shpesh Hajdari të bëhet Ministër i Brendshëm, prapë nuk e bëri që nuk e bëri kurre Berisha… Nuk ka patur besim te ai. Asnjëherë!
– Azemi ka qenë i lidhur me trafikun e drogës. Nuk e di nëse keni dëgjuar për rastin e Mirush Matit, i cili është vrarë në Moldavi. Kanë qenë ortakë bashkë me Azem Hajdarin, që kanë bërë trafikimin e heroinës nëpër Shqipëri, bashkë edhe me një person tjetër nga Fieri që s’po ja them emrin. Dhe vrasja e këtij Mirush Matit nuk është ordinere, por është për ndarje pazaresh.
-Azemi ka qenë pas ’97-ës, drejtuesi i linjës së tritolit. Shumë hedhje në erë që janë bërë, kanë qenë direktivat e tij. Berisha i dinte këto dhe e dinte gjithashtu që ai ishte i pakontrollueshëm. Azemi u doli jashtë kontrollit atyre që e sollën në krye të Lëvizjes së Studentëve, ashtu do i dilte jashtë kontrollit edhe Berishës dhe njeriu i parë ndaj të cilit do hakmerrej, do ishte Berisha.
-Ai ka patur lidhje me shumë grupe kriminale. Mund t’ju tregoj një histori në fillim të viteve ‘90. Ka qenë një Gaz Muça, i fortë atëherë. Azemi doli e foli kundër tij në parlament, dhe në darkë takohej me të, bënte bisedime dhe i thoshte “e thashë për kështu e ashtu”. Azemi ka qenë i atillë.
-Sa për agjenturat e huaja, unë këtë s’e di se nuk jam i shërbimeve sekrete. Por di një rast. Në kohën e luftës së Kosovës, janë vra dy persona. Ka qënë shefi i logjistikës UÇK-së me qendër në Tropojë. Një burrë i mirë, patriot shumë i madh, dhe që e njihja personalisht, Ilir Konushevci, është vra megjithë doktor Hazir Manen. Këtu është një fakt interesant, sepse personat që kanë marrë pjesë në pritë… nëse e mbani mend pas ish Muzeut të Enver Hoxhës ka qenë një dyqan qoftesh me një kosovar. Ai ka qenë një agjent i shërbimeve sekrete jugosllave. Aty Azemi shkonte shpesh dhe aty është bërë takimi me këta personat që kanë marrë pjesë në pritë. Sepse kush e ka ditur atë udhëtimin e atij atë ditë, me armët që çonin për UÇK-në? Është bërë prita dhe fatmirësisht një person ka mbet i gjallë, dhe historia nuk mbeti një enigmë.
-Në gusht të ‘98-ës në gazetën “Rilindja” ka dalë një shkrim me firmën e Afrim Krasniqit, ku shkruante: “Tropoja mes Nanos e Millosheviçit”, dhe në këtë shkrim akuzoheshin Haklajt sikur kishin vrarë këtë Ilir Konushevcin (me pseudonimin Mërgimi) megjithë Hazir Manen.
Pjesa trete
Ne 12 shtator 1998 përballë makinës ku ndodhej Fatmir Haklaj, Jaho dhe Naim Çangu, në distancë nga trotuari ku ndodhej makina ka qënë një lokal. Aty ndodhej e ulur mbesa e Sali Berishës, Shpresa Breçani. Ajo i ka pa dhe i ka njohur, se njihen gjithë tropoja¬nët. Ajo ka hyp në zyrë dhe ka tregu Berishës për atë që ka pa. Sali Berisha kishte dijeni se kush ishte në makinën me targa Vlore përpara selisë së PD, jam sigurt me 1 mijë përqind. Ç’punë kishte Azemi që të zgjidhte këtë çështje?
Azemit kur i ka thënë Berisha ka shku në zyrën e tij, dhe në atë kohë në koridorin e zyrës ka qënë Genc Pollo me Sali Lushën duke bisedu ndërsa Azemi i alarmuar u ka thënë se Saliu i ka thënë se jashtë është një makinë me bombë që do të hedh në erë PD, dhe merr një armë. Është fut tek zyra e vet ka vënë silenciatorin e pistoletës së tij Zastava, e kam pa atë pistoletë. E ka pas dhuratë nga një miku i tij, Myftar Çela, është vra edhe ai më duket në Mal të Zi.
Unë Izet Haxhia jam akuzu se e kam nxjerr Azem Ha¬jdarin në pritë. Është një akuzë që ka ardh nga ana e PD. Po pse ka ardh nga ana e PD? Është bërë me qëllim për të mbuluar nxjerrësin e vërtetë ne pritë të Azem Hajdarit që është Sali Berisha. E ka nxjerr me dashje apo padashje… por është edhe një gjë e vërtetë se Sali Berisha pas takimit të plakut të Haklajve me Azem Hajdarin, ka qënë shumë i shqetësuar dhe rrinte me frikë
Pjesa e fundit
-Berisha kanë qenë palë në historinë e Tropojës. Njerëz që kanë qenë rreth tij, dhe që sot janë sërish afër tij, kanë qenë sponsorë të komandos që vranë Haklajt. Në krye të kësaj komandoje ka qenë Anton Gjergji.
– Historia e Anton Gjergjit është interesante.Atë ditë urgjent kam shkuar te Berisha. Në atë kohë aty ka qenë edhe Gazidede dhe i thashë që kam një informacion të sigurtë që bombën tek firma VEFA e ka vu një Anton Gjergji. Berisha dhe Gazidede janë pa në sy me njëri-tjetrin dhe thanë: Mirë mirë se do e zgjidhim. Më vonë asnjëherë nuk dëgjova që të fajësoheshin këta persona. Dhe fakt interesant është se ky person është shfrytëzu për të vënë bombat në Tropojë. Anton Gjergji ka qenë në krye të komandos që ka vrarë Haklajt. Dhe është njeriu që ka vrarë Fatmir Haklajn në pritën që i bënë. Bombën tek VEFA e vuri ky, dhe Bujar Kaloshin e vrau grupi operativ i SHIK.
– Pas vrasjes së Azem Hajdarit në vitin 1999 është bërë një takim në Rogner, Pozitë-Opozitë, Takimi ka qenë i papritur sepse qeveria ishte në luftë. Berisha akuzonte PS për vrasjen e Azem Hajdarit etj. Aty është bërë një marrëveshje për eleminimin tonë. Aty Fatmir Haklaj është shqetësuar shumë. Një ditë më tha: Dëgjo, ti e don Berishën por Berisha është armiku jot. Por dëgjo, më tha, – Po qe se nuk vritet Berisha, ne do na vijë fundi. Të shkojmë ta vrasim Berishën në Tiranë. Në mënyrë absolute, i thashë, kjo nuk ka për të ndodhur. Berisha nuk është kriminel, i thashë. Kështu mendoja unë në atë kohë për të. Fatmiri më tha se ai është njeriu më hipokrit e i pabesë.
-Dua të saktësoj diçka, se jam akuzu se kam qenë unë njeriu që kam rrahur Edi Ramën. Nuk është e vërtetë. Ai kur është masakru në ’96-ën nuk ka lidhje me mua. Edi Rama është rrahur nga një grup operativ i SHIK-ut të kohës. Unë e di që edhe prokurorit ai i ka thënë që mos e shkruani emrin që më ka rrahur, se ai njeri më vret mua. E ka pas fjalën për mua. Por nuk është e vërtetë. E dinin që isha unë i dhunshëm me politikanët, me 3 a 4 politikanë dhe m’i faturonin mua të gjitha rastet e dhunës. Atë e rrahu grupi i Xhahit Xhaferrit.
Fund filmit Godfather-it vicidolit !
Dukesh, or mik, qe je maturuar qe ne 72-shin. Per cfare flitet ne artikull dhe cfare flet ti. Menyre me te mire per ti bere bisht problemit qe shtron artikulli, zor se mund te gjendet. Te lumte vella, nuk kam c’te them, je me te vertete i zgjuar, dmth, e perseris, i maturuar qe ne 72-shin.
Mendoj se Rama e nisi me vrrull te madh ,prishjen e ndertimeve pa leje
dhe kjo nisme na gezoi ,sepse ishte bere nje katrahure e madhe ky vend.
Biles kane filuar dhe ti padisin ,por ky fakt i Kokedhimes ,eshte me i vecante se shkeljet e tjera ,pasi eshte ndertuar mu ne breg te detit .
Qendrimi i Rames eshte i papajtueshem ne kete rast .
Keto padrejtesi nuk i prisnim nga Rama ,ai eshte vetem nje mashtrues .
nje genjeshtar ,qe mashtron sa here qe hap gojen .
Pa nje pa dy ai perbindesh i shemtuar duhet prishur. Kjo eshte prove per qeverine Rama, ndryshe do ti shterojne votat per nje kokedhime pa koke qe asnje nuk e ka me simpati por vetem dem i ben rilindjes.
Nese qeveria nuk e prish kete nderim qe ashiqare eshte ne kundershtim me ligjin nuk ka moral te beje gerr-merr dhe te prishe pronat e tjera te shqiptareve.
More parlameni ka gjithsej 140 deputete.Deputeti KK eshte vetem njeri prej tyre.Perse i duhet kushtuar kaq vemendje ketij,mos valle per pasurine qe disponon, apo per mendesite qe manifeston, apo per pushtetin e pajustifikuar qe ushtron?
Nuk e kuptoj perse duhet te jete ne qender te shkrimeve nje personazh i tille ?
Prishja eshte nje gur prove nese pozita e sotme eshte realisht per zhvillim me standarde apo ka klientelizem. Vete Koco duhet te nxise prishjen qe te shpetoje nga kjo histori. Edhe nese ka leje eshte dhene gabim, bie ndesh me ligjet e mjedisit , mbrojtjes se vijes bregdetare. Edhe nese do ish prone 1000 vjecare e dikujt, nuk duhesh lejuar ndertimi.
Duhet te protestojme ne si popull per te gjitha padrejtesite qe behen
ne kete vend nga politikant tane te famshem.Duhet te mos tolerojme aspak
dallaveret qe bejne keta me njeri tjetrin .Ata duhet te kene frike popullin
dhe jo e kunderta .Nga heshtja e popullit perfitojne partite politike .
Stop abuzimeve.
Te lumte Mero djai, bjeru kokes se keshtue duan pasi keta do kthehen me keqe se doktori. Drejtesi dhe vetem drejtesi,
Ju lutem kam bere nje lapsus me lart ku akm dash te shprehesha DJALI. JU LUTEM MOS E PUBLIKONI. PO JU DERGOJ NJE TJETER. flm
Te lumte MERO DJALI , bjeru kokes se keshtu e duan, pasi keta do kthehen me keq se doktori. drejtesi dhe vetem drejtesi
Gjynah familje e persekutuar ket kokedhjeret, u japin me zor per 200000 leke gjoja nje frigorifer shtepie dhe i mashtrojne dhe u del nje ndermarrje frigoriferike me mijra m2 ne mes te plazhit te Durresit, me 7501 u premtojne toke bujqesore dhe i ngecin bregun e detit por te pakten moralisht jane te forte aq sa edhe na shesin perdite ne qe i persekutojme me moralin tone te ulet si shqiptare
Mero ja ke futur edhe ti gjysem kot.
Prishja e pallatit te Lulkes ne Vlore duhej bere patjeter se i zinte frymen nje qyteti te tere ne bregdetin me te bukur te Europes,ndersa po te prishet pallati ne Qeparo,i bie te prishen mijera pallate nga Veriu ne Jug.
Persa i perket ligjit 7501 ai vertet ndan token bujqesore por ate toke mund ta kthesh edhe ne truall per ndertim sipas nje plani urbanistik ose sipas lejes se dhene per ndertim.
katnaro e di se çdo të thotë ngjashmëria(precedenti) në të drejtë??
nqs me vendim gjykate ti parnon për të drejtë një diçka atëherë duhet të pranosh për të drejta dhe të ngjashmet me të!!
nëse kanë shkelur ligjin duhet të prishen!!
AH ,HIMARE MOJ HALLEMADHJA IME
QE HISTORIA TE NJEF PER KRYELARTE DHE TRIME
BAJRON E LIR TU FALEN TY ME NDERIME
U KATANDISE NE DUART E HALES SE KOKEDHIME
BIJT NGA MERGIMI TE KUJTOJNE DIT E NATE
SE TE RROPEN E C’NDERUAN KETA SHKERDHATE
ZGJOHUNI BREGAS AKOMA FLINI GJUME?
ISLAMO KOMUNISTET NA HODHEN TE GJITHEVE NE LUME
FAR’ E KOKEDHIME TE PABES E KUSARE
TY ZONJ E BUKUR TE SHEMTUAN DRU THARE
E DINE QEPAROTASIT TE GJITHE
KOKDHIMAJT S’KISHIN BREKE NE BYTHE
ME VJEDHJE ,PUSHTLLEQE E KU DI UNE CFARE
KELYSHAT KOMUNISTE U BEN PASUNARE
PRINDET TANE NIKOQIRE TE MEDHENJ
LULEZUAN FUSHEN ,KODRA E SHKEMBENJ
SOT KOKEDHIMAJT KY SUA I LIG
E BENE QEPAROIN TE TYRE CIFLIG
Mero;Me vjene shume keqe per ty si gazetar qe ke arritur ne kete shkalle.
E lexoj gazeten tende mbi 5 here ne dite(Lajme te reja)
Ti me shume shkruan per Kokedhimen se per hallet e popullit,nuk e dime se c;fare ke me personin.
C’fare do te keshe ne nuk na intereson,e shikoj se;bame partia pederre ngre nje gje kunder ketij, ti i jepe mbeshtetje.
Gazeten tende e ke kthyer kunder Kokedhimes,me vjen keqe.
Munde te thuash;ky eshte biznesi ime.ATEHERE une te jape te drejte.
ME FALE……
mero një shkrim nga të paktët që mund të them se i ke rënë në të!me një fjalë ke thënë atë që duhet,nuk është se nuk je i zoti por dhe ti shqipo je,mban anën e tëndit!!
këtu do të desha ti kujtoja të madhit nastradin atë që ai përmënd gjithnjë!!atë gozhdë të ndryshkur që ka në kokë!
çështjen e dënimit të bahri omarit!!
nastrdini debili,përkëthyes i dobët dhe ambasador me hatër,i sheh gjërat me syrin e shqipos me një mentalitet mediokër fshatar!!ai thotë se po më bënë mua ambasador(sepse kam vuajtur në burgjet e komunizmit dhe jo sepse jam i atij niveli)më leverdis,por po qe se i biri i saliut vret dhe vjedh sepse është i biri i K/ministrit,nuk më leverdis!!injorant nastradini mendon se duhet të zbatohet ligji ndaj të tjerëve,por nuk duhet zbatuar ndaj miqve të tij!!me një fjalë ligji ëtë i pa barabartë për të gjithë!!sikur K/ministri i sotëm edi rama tia prishë hotelin koços a kushëririt të koços,pavarsisht se ka ngrënë e ka pirë si në hotel dhe me koçon e arestidhin,ai është maskara!kurse për hotelin e bashës është burr i mirë!!që të dy hotelet janë jashtë rregullave,jashtë ligjit!të dy prishen,sepse kështu zbatohet ligji,sepse vendos ligji dhe jo maliqi!
por që të shkëputesh nga mentaliteti i ulët fshatar duhet burrëri,duhet trimëri,duhet pastërti morale,duke filluar nga vetja!këtë nuk e ka nastrua jonë dhe nuk e kanë as koçot dhe as ramat,për berishë me shokë asqë bëhet fjalë!!
dhe një herë më pëlqeve me këtë artikull mero!!nuk dua të di shkakun që të ka shtyrë,por po them se ke predikuar moral të pastër!!kush shkel ligjin paguan!!
PO ESHTE E VERTETE QE EDHE TANI QE KOMENTOJME MIHAL KOKEDHIMA DJALI I XHAXHAIT TE KOCOS PO NDERTON QE NUK E LEJON AS LIGJI..
Te gjitha gjysma enderra e gjysma shpifje,pa asgje te vertete i keni ju…
Ok Zbaze . Nierzit zune pronat e te tjereve duke ndertuar mbi to. Ju thoni se vellai i Kokedhimes paska ndertuar ne token e tij te marre sipas ligjit 7501.Krahasoji pak keto dy shkelje. Ndersa te pareve ti ua legalizon pronen ketij qe e ka ndertuar ne token e tij do tja prishesh.
Ok prishja te gjitheve pa dallim.rasti i hotelit te vjehrrit te bashes nuk mund te perdoret per krahasim ketu.
***********************************************************************************************
Mero,
boll se e bere “Balte” me Z.Kokedhima, sikur te ka vrare babane.
Mero, miru me kriminelin Berisha qe ka dashur te vriste Ty dhe t’i vinte Bonben Ambasades Amerikane.
***********************************************************************************************
toka ne bashkin e himares tjetersohet sistematikisht qe ne 1991 me ligjin vri vllai vllain ose 7501 per habi asnje titullar vendor nuk esht hetuar kurr sikur te ishin qelibar gjykatat ungopen me lek ketu mbijn pronar ddit per dit prandaj paria ose udheqesit tan krye kusar e gjetshin nga perendia se drejtesi as ka pasur as ka dhe ska per te patur kurr
Per komentuesit me “tetevjecare”:
Pas leximit te kryeartikullit dhe pastaj te komentuesve me beri pershtypje komenti i ” matures72” dhe reagimi I komentuesit “tetevjecarja”.Mendoj se “matura” ka dale nga tema dhe ka material paksa te gjate por mesazhi qe ofron ai duhet vleresuar Pse !
Te merresh me ndertimet pa leje ( e kam fjalen per zotin Mero) ku ne Shqiperi jane regjistruar mbi gjysem miljoni te tilla eshte jo vetem e pamundur por dhe jo e keshillueshme ne kete kohe.Nje nga personat me antipatike qe jane sot ne shqiperi eshte Koco Kokdhima (por jo kriminel) qe I perket stanit te atyre turbo-komunisteve te viteve 80’ qe u bene hordhia me ndyre qe ka kaluar ne shqiperi dhe ketu kam parasysh Berishen,Nanon,Rucin,Islamin,tritanshehun,eduart sallamin dhe qindra te tjere “pardesybardhe” qe e gjynjezun ate vend.
Ne komentusit kemi vite qe kemi mbeshtetur Meron vetem me nje qellim:Deri ne prangosjen e antishqiptarit me te ndyre dhe me te rrezikshem per te gjithe kohrat te pandehurin Sali Harram Berisha.Ne kete kuader nuk eshte koha te merremi me pallatin e Koqe Kokdhimes por ti presim Koqet Sales.Pra duke pare se Izet Haxhia po e hedh me shpatulla pertoke Berishen me faktet e tij perse Mero Baze I cili ka qene deshmitar kryesor ne vitet qe flet Izeti te mos I bashkohet ketij deshmitari qe eshte kunder berishes por merret me pallatin e kocos qe eshte ne nje linje me berishen.
Prandaj o tetevjecarja ka nje fare te drejte matura:Ti presim koqet nje here Berishes pastaj koqet e kocos bien vete.Ideja me sakte eshte kjo ;Qe Mero Baze I pas 2008 duhet te luftoje Mero Bazen e para 2005 dhe kjo per hir te clirimit te shqiperise nga bisha saliste ,fashiste & lulbashiste .
Lajmi i fundit se ISISBerisha ka urdheruar izetin per sulm ambasades amerikane dhe ka ofenduar ambasadoren amerikane Lavire do te thote qe Izeti e ka vene koken e Berishes ne sini te argjente per ta prere si Ali Pasha..prandaj Mero te mos merret me koqet e kocos por te mprehi thiken qe po ja kerkon Izeti…o sot o kurre…
Ju qe komentoni ketu,kujtoni se gjithe shqipetaret e kan mendjen te ju dhe se ju po i jepni drejtimin politikes shqipetare.Ju genjen mendja,more te shkrete,njerezit as qe duan t’ia dine per ju 50 a 60 kokrra qe shtyni kohen duke share e shfyre inatet partiake a personale e duke u gerric me njeri tjetrin…Megjithate vazhdoni se dicka te mire edhe mund te keni nga ana psikollogjiko-profesionale,ushtroheni ne persosjen e sharjeve,fhashethemeve e shpifjeve…
Z Mero te kam thene dhe here te tjera qe inatet me Kocon zgjidhi diku tjeter e mos u bej me dy fytyra.Persa i perket hotelit ka dokumenta qe vertetojne se i kujt eshte,nga ka ardhur kjo prone,kush e ka dhene lejen e ndertimite plot dokumenta te tjera.Kritikoje qeverinper qendrime me dy sandarete po ka vend.Ky problem eshte teper periferik para halleve te medha qe ka.Mos beni zhurmuesin si shpellari.
Kampioni absolut per gjysem genjshtra eshte mixha Sali dhe ketu poshte shikoni kete timin (komentin)Doja te pyesja Fatmira hajdarin,djalin e saj qe punon te bashkia apo vajza qe punon te nje politikan amerikan me musteqe te trasha a kane ndjenja njezore qe po ja u pshurrin babain dhe bashkshortin ?!
Gazeta RD 18 Gusht 1995
« Azem Hajdari mbetet një bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, një shërbëtor i Ramiz Alisë. Duke gjykuar mbi faktet e jo mbi fjalët, kemi të drejtë të themi se kishim dy Azemë : ai i mitingjeve që «bënte gjëmën», kurse ai në jetë që bëhej mik me Irakli Koçollarin e sigurimsa të tjerë, dehej sa nuk kontrollonte se ç’nxirrte nga xhepat. Azem Hajdari si Rita Marko, se Rita Marko ka qenë i vetmi pushtetar që ishte edhe kryetar i sindikatave, vendosi ta ndërpresë grevën e mezeve dhe të rakisë në kafenenë e Xhelës. Deputeti Hajdari, i përfolur nga shtypi dhe nga zëra të tjerë për problemin e vrasjeve në prag të zgjedhjeve të 22 marsit, i futur në grevën e urisë, i armatosur, rast unikal në historinë e grevave të urisë, i braktisur nga të gjithë, i shtrydhur nga Çupi dhe Këndezi, i keqtrajtuar nga Kurt Kola, i rrethuar nga ish 80-lekëshat, përsëri Hajdari dështon. Askush në dhjetorin e vitit ’90 nuk i shkoi pas Azem Hajdarit. Studentët dhe rinia ju bashkuan PD, me të vetmin qëllim madhor, shkatërrimin e totalitarizmit, por jo në shërbim të Azem Hajdarit… »