Si “mbyllen letrat” e dëmeve në Shqipëri

22 Shtator 2014, 20:19Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Ka një irritim me një lajm rutinë që raporton rakordimin në buxhetin e shtetit të shumës prej 7.1 milionë dollarë, vjedhur në Bankën e Shqipërisë. Lajmi, siç raportohet nga media, duket sikur amniston hajdutët dhe ngarkon qytetarët me 7.1 milionë dollarë. Në të vërtetë rakordimi i parave të hedhura në qarkullim, qoftë dhe përmes grabitjes së Bankës, duhet të rakordojnë si para të humbura dhe i ngarkohen buxhetit të shtetit. Por kjo nuk ka lidhje nga ana tjetër se si do të zëvendësohen këto para.

Debati, edhe pse është një lloj alarmi fallco, rikthen në Shqipëri debatin mbi mungesën e përgjegjësisë të atyre që shkaktojnë dëme financiare në buxhetin e shtetit. Çdo vit, sipas Kontrollit të Shtetit, zyrtarë të papërgjegjshëm të këtij vendi i shkaktojnë me idiotësitë e tyre, por dhe lakminë për të vjedhur, gati gjysmë miliard dollarë dëme buxhetit. Propozimet për dënime administrative dhe penale janë masa normale, por problemi është se humbjet nuk riparohen kurrë dhe justifikohen me veprime administrative. Akoma më të rënda janë rastet kur nga veprime arbitrare të qeverisë, nga VKM apo ide diletante të politikanëve që diktojnë mbi buxhetin, harxhohen miliona euro kot dhe pastaj askush nuk jep llogari. Mjafton të analizojmë rastin më flagrant, atë të Piramidës në qendër të Tiranës. Qeveria e Berishës dha fillimisht një fond rreth 6 milionë euro për ta kthyer në Teatër Kombëtar. Filluan punimet dhe ropën vetëm Piramidën duke e shkatërruar dhe shëmtuar atë dhe duke e kthyer gjysmën e saj në karabina. Pastaj një ditë u zhvillua një konkurs për ndërtimin e një parlamenti të ri tek zyrat e sotme të Kuvendit dhe u paguan 400 mijë euro për projektin një kompanie zvicerane. Dhe kjo ishte fluskë sapuni. Si për t’i bashkuar të dy dështimet në një ditë, Jozefina pa në ëndërr një projekt tjetër të bukur zviceran për një parlament, e ekspozoi atë në Kuvend dhe shpalli ndërtimin e parlamentit të ri tek Piramida me rastin e 100- vjetorit të shtetit shqiptar. E gjithë kjo pezulloi punimet për Teatrin prej 6 milionësh shkatërroi Piramidën, dhe harxhoi nja 7- 8 milionë euro kot vetëm për të prishur. Kjo është e njëjtë si puna e vjedhjes së Bankës. Buxheti i shtetit i raporton ato si humbje, por problemi është se askujt nuk i hyn gjemb në këmb. Të tjerë politikanë apo biznesmenë përfshihen në mashtrime si kjo e TVSH apo në shpërdorime detyre me vlerë deri 200 milionë euro siç ishte rasti i Lulzim Bashës tek Rruga e Kombit dhe drejtësia nuk merret me mbushjen e gropës që ata prodhojnë në buxhet.

Në rastin konkret, por dhe në raste të tjera, dënimet penale, që nga Guvernatori e deri tek roja i bankës, duhet të shoqërohen doemos me sekuestrime pasurish, në raport me fajin që ata kanë për këto humbje të shkaktuara shtetit shqiptar. Shpërdorimi i detyrës nuk është vetëm një ndëshkim penal, por dhe një proces që duhet të rikuperojë maksimalisht dëmin.

Është kjo arsyeja që njerëzit kanë të drejtë kur irritohen nga një lajm i thjeshtëzuar dhe i keqparaqitur nga ana teknike sikur qeveria u ka kaluar qytetarëve lekët e vjedhura. Qytetarëve u kalojnë gjithmonë lekët e vjedhura nga çdokush në buxhetin e shtetit. Qytetarëve u kalojnë për t’i paguar marrëzitë që ka bërë Berisha, mitingjet e tij me paratë e shtetit, reklamat e Sandrit me firmën e Imamit, por askush nuk po ua sekuestron pasuritë e vëna me këto lekë. Ky është thelbi që irriton qytetarët dhe jo procedura e mbylljes së letrave nga buxheti i shtetit si një veprim rutinor që nuk ka lidhje me përgjëgjësinë penale për këtë çështje.

53 komente në “Si “mbyllen letrat” e dëmeve në Shqipëri”

  1. adrian says:

    Ok Jam shume dakort me ju. Vetem nga pushimet nga puna gropa ne buxhet gjithe keto vite eshte mbi 100 milion dollare.Pse nuk u ngarkohen titullareve qe humbin gjyqet ne gjykate me kto veprime por duhet te paguajme ne me rritje taksash.Titullari para se te jape vendimin per pushim duhet te kete detyrimin nese humb gjyqin ne gjykate duhet ta paguaje ai demin.

  2. alba says:

    shume i zbutur ky shkrim , mbase je lodhur se rebeluari …ose mbase Papa ju ka bere me sentimental …

    1. Denisa says:

      Me te vertete, shume i zbutur! Keta duhet te futen ne burg ne rast se nuk paguajne dhe tu sekuestrohet e gjithe pasurija e tanishme apo e ardhshme derisa te paguajne demin!

  3. arsen says:

    Eeeeehhhhhhhhhhh…mer Z. Baze!
    Thua se nuk e dine pushtetaret e vjeter e te rinj kete gje??? Po kujt tia konfiskojne pasurine? Gjysma e Shqiperise eshte e tenderuar! Ata e kane tashme edhe te çertifikuar nga ILKDP-ja e famshme.
    Vodhen prona shteterore, moren rryshfet me prona private, paguan prestanome dhe shtuan depozitat jashte vendi…etj etj.
    Ty te kapen Auron Taren genjeshtar…dhe askush nuk e pushoi nga puna.
    Po ashtu edhe Zv/Ministri i mbrojtjes 4 muaj me pare….Askush nuk e futi ne burg.
    Nga ta zesh e nga ta lesh kete MAFIE!!!

    1. Vizioner says:

      Edhe Ulli Hoeneß ketu ne Gjermani u denua me tre vjet e gjys burg, por Taksat e mosdeklaruara i pagoji mbrapsht shtetit kokerr me kokerr.
      Pra, denimin me burg e mori per veprimin-shkeljen e ligjit kurse, arkes se shtetit i ktheu Milionat e vjedhura.

      Kete thote-shpreh dhe z.Baze ne shkrimin e tije.

      1. Egla says:

        kY Ulli Hoeness qe thote vizioneri eshte ish trajneri i Bajernit te Myniut qe i ka sjelle miliona dollare dhe fame Gjermanise, legjenda e futbollit gjerman etj…. Nga miqte me te mire te Merkel. Dhe Merkel u distancua e para nga ai, kur ai u akuzua per evazion fiskal. Nuk lane gje pa i kontrolluar dhe milionat i kishte fshehur te shtepia e tij ne mal etj… Pagoi mbrapsht te gjitha detyrimet dhe taksat qe i detyrohej shtetit si dhe tre vjet burg. Kurse keta tanet i kane sjelle vetem deme vendit me nepotizmin, paaftesne dhe kurverine e tyre dhe duhet t’ju sekuestrohet gjithe pasuria dhe te punojne gjithe jeten dhe ne burge pune vullnetare dhe te paguajne kokerr me kokerr gjithe leket qe kane vjedhur. Pos u be kjo nuk ndryshon gje ketu. Do vazhdojne te vjedhin dhe paguajme ne per keta horra, derra qe pacin mallkim 7 breza…… Bravo Baze, ti duhesh president ketu.

    2. Euro Maloku says:

      E ne fund te fundit ne jemi
      nje popull fisnik qe punojme per hajdutet..!!!

      1. Euro Maloku says:

        Po e perkthej edhe vet qe mos te kemi diskutime…
        jo po asht jo po keshtu:
        Noi siamo un popolo nobile
        che lavoriamo per i ladri!!!

        Papa i ardhshem me siguri qe do ta thot pa doreza..

    3. feniks says:

      Nuk mund te veproje drejt ky shtet KAPITALIST,se nuk eshte i popullit!
      Kete pune e bente mire e sakte vetem SHTETI SOCIALIST I ENVER HOXHES,prandaj keta KRIMINELE E HAJDUTE e kane kaq FRIKE kur del fotografija e ENVER HOXHES ne mitingje!
      DEMET E SHKAKTUARA SHTETIT DUHET T’I PAGUAJNE ATA,QE I KANE SHKAKTUAR,QOFTE INDIVIDUALISHT APO KOLEKTIVISHT!!!
      Ne se me nje VKM i shkaktohet dem financiar shtetit duhet te DEMSHPERBLEJNE TE GJITHE ANTARET E QEVERISE e jo t’ia hedhin paq!!
      Po keshtu edhe me GJYQET:
      -NE SE DIKUSH FITON GJYQIN,PER PUSHIM TE PADREJTE NGA PUNA,PARET DUHET T’I PAGUAJE EPRORI,QE E KA DENUAR E JO SHTETI!!!
      Po keshtu edhe GJYQTARET:
      NE SE DIKUSH FITON GJYQIN NE SHKALLET E LARTA TE GJYKIMIT DHE JO NE ATE TE SHKALLES SE PARE,TE DENOHET AI GJYQTAR qe mori vendim te gabuar!
      KESHTU NDREQET SHTETI E ZHDUKET KORRUPSIONI!!!
      MESONI NGA SHTETI I ENVER HOXHES PER KETO PUNE!!!

  4. Veterrani says:

    Shqetesimi qe ngre sh. Mero eshte i drejte. Partia dhe organizatat e masave duhet ta trajtojne me perparesi kete problem.

    1. e verteta says:

      GAZETA PANORAMA SELEKSIONON KOMENTETET QE NUK SHPREHIN
      OPINIONIN POLITIK QE PERFAQESON KY ORGAN
      (jo nga klauzola e fjalorit apo ofendimeve)

      Bravo BAZE,te TEMA,te pakten njerzit jane te lire te shprehen,
      ndonese ndonjehere edhe e tejkalojne,sidoqofte afron te drejten e fjales kushdo qofte

  5. Engjelli says:

    Kjo është vêtem à ja ne pergjigjesi Në se nuk fillon kjo nuk ka drejtesi.Vetem per 20000 lek deficit ose suficit nuk behesh vêtem burg por shlyhej edhe detyrimi financiar

  6. tabakjerja says:

    O Mero, po dardha e ka bishtin mbrapa, apo jo? c’do gje me sira,ne kohe te vet.
    Qeveria e kap lepurin me qerre !!!

  7. Strazimiri me paruke says:

    Kjo e ka emrin Kurveri, ne Qeveri e……

  8. Hmm... says:

    e thua more Mero por kujt ja thua. U be avaz kjo pune keto 25 vjet. E kane goje e pellasin per kohen e shkuar. Ndaj dhe zune karriket e para ne Meshe dje se ndoshta me kete rast do pastrohen dhe rifillojne nga e para.Keta nuk te lene rradhe as tek Papa…

  9. Shqiptar deri ne vdekje says:

    Denimet ne te gjithe boten jane dubepen , burgu burg dhe gjoba gjobe qe te merren gjithe jeten ne qoftese nuk kompesohen nga sekuestrimi i pasurise se denuarit .

    1. reformer says:

      Eshte nje drejtesi minimale, por edhe e domosdoshme per ti ndalur hovin hajduteve pasardhes: pergjegjesia e pare dhe e drejtperdrejte per te kthyer vlerat e pervetsuara eshte e te gjithe atyre qe kane pergjegjsi direkte dhe indirekt ne vjedhjen e kryer.

      Sigurisht kjo eshte pune e drejtesise dhe jo e qeverise. Por qeveria nuk duhet me nje lehtesi kaq te madhe ta pranoje vjedhjen. Qeveria duhet t’ja vare hajdutit ne qafe detyrimin e kthimit te parave! Ndryshe askush nuk do ta coje koken per te ruajtur parane e te gjitheve.

    2. Bureto says:

      Mero rradhit disa nga qindrat e aferave qe kane shkuar ‘per lesh’, siç thote populli, te cilat perkthehen ne miliarda $ ne keto 23 vjet, pa u ndalur ne ato te tmerrshmet shpenzime per propogande, megallomanira apo fobira te regjimit te Enver Hoxhes, te cilave iu pa hajri mbas viteve ’90. Mero me te drejte shkruan: ‘…dhe askujt nuk i ka hyre gjemb ne kembe..!’ Epo, ky eshte problemi me i madh tek ne, ate qe shpesh na i vene ne dukje edhe nderkombetaret, PANDESHKUESHMERIA, prandaj dhe kushodo dhe sa here ka nje gje ne dore per interesat e veta demton pasurine e te gjitheve, a thua se ua kane lene trashegim baballaret biologjike, se ata ideologjike edhe mbase.Po pse ka pandeshkueshmeri? Ka dy arsye, sipas meje: nuk ka nje ligj te kopsitur mire, qe te denoje administrativisht me largim nga detyra pergjegjesin dhe njekohesisht ç’demtim financiar nga ana e tij dhe e dyta, edhe kur ka ndonje dispozite qe e perfshin denimin, kjo nuk zbatohet nga organet kompetente. Psh ministri largon, pa te drejte, dike nga puna. Ky ankohet sipas ligjit, dhe fiton te drejten ne te gjitha shkallet e gjykimit per t’u kthyer ne detyre.Jo vetem qe nuk kthehet, por atij i jepet rroga (se keshtu e ka detyruar gjykata dhe fundja se mos e paguan nga xhepi)dhe paralelisht me ate merr te njejten rroge dhe ai qe ka emeruar ministri, duke hequr te parin. Vetem per keto raste te ngjajshme raportohen rreth 8 milione $ deme. Atehere KLSH pse nuk ia ve ne ngarkim titullareve pergjegjes keto humbje? Nese nuk e parashikon ligji jemi ne rastin e pare dhe atehere kjo duhet rregulluar urgjentisht. Kur te paguaje nga xhepi demin askush nuk do te guxoje ta shkele me ate, ose eshte rasti i dyte qe ligji eshte por nuk zbatohet dhe keshtu demi eshte evident. Atehere pse nuk behet kallzim nga KLSH, e cila eshte roje e shpenzimeve te parave publike, per ndjekje penale nga prokuroria? Keto nuk jane perceptime te reja, jane te njohura dhe qe nuk rregullohen, atehere jane mosdashje nga aktoret politike dhe qeverises, te çdo kohe, bile duket sikur ne kete pike palet jane ne konsensus te plote. Si thoni ju, te denojne ata veten dhe njerezit e tyre? Kjo eshte dilema e tyre, ky eshte problemi. Bile do te shtoja qe dispozitat ndeshkuese duhet te kene fuqi prapavepruese, deri sa parate te kthehen ne buxhet, sepse abuzuesit me pushtetin, mbasi largohen i gezojne ato pa e çarre koken per demin qe kane lene pas. Ja pra nje çeshtje qe duhet marre seriozisht ne dore nga maxhoranca, per ta zgjidhur, edhe ne kuadrin e luftes kunder korrupsionit. Nuk eshte largimi nga detyra ndeshkimi. Per kete asnje nuk shqetesohet, sepse ai ka qene i ndergjegjshem se pse ka vepruar ashtu. Te fitonte. Atehere, duhet t’i ktheje ato qe ka vjedhur, apo qe kane shperdoruar si pasoje e mosveprimit ne mbrojtje te tyre, per te cilen dhe jane paguar. Mirepo legjislacioni yne, mesa kam njohuri, e ka shume te kufizuar sferen e konfiskimeve, vetem brenda krimeve te renda. A thua se milionat e Eurove te shkuara dem apo vjedhur, per veprim apo mosveprim te funksionareve, apo te kujtdo tjeter, nuk perbejne krim te rende. Pse vetem parate e trafikanteve duhet te sekuestrohen, po ato qe i vidhen popullit nga te besuarit e vet? Keta sipas mendimit tim duhen denuar me rende qe te vene mend ata qe jane dhe qe do te vijne me pas. Ndryshe do futemi, ne mos jemi, ne nje rreth vicioz qe nuk i dihet fundi. Rilindja ishte thirrje per shpetimin e Shqiperise dhe ata, Rilindasit e Medhenj ia arriten. Po keta te sotmit qe duket sikur duan t’u ngjajne atyre, por ne kontekst tjeter, a do te duan vertet dhe a do te munden vertet te rilindin Shqiperine dhe ta nxjerrin shoqerine nga kjo grope e stermadhe korrupsioni dhe abuzimi me pushtetin qe ka ndodhur keto 23 vjet?!!Pra duhet idealizem, vendosmeri dhe sinqeritet/transparence, ne inicimin dhe realizimin e reformave te thella dhe radikale.Kirurgjia duhet te perfshije kedo qe ka abuzuar me detyren/pushtetin, pa bere dallim me, “i yni” apo i “i atyre”. Kesaj i them une ndershmeri dhe sinqeritet ne ate qe e kane pagezuar me fjalen e madhe “RILINDJE”.Populli po pret. Zgjedhjet e rradhes po afrojne. Zhgenjimi edhe kesaj rradhe, pas asaj nga ana e demokrateve, do te jete vetvrasje e pushtetareve te sotem dhe denim me vdekje i popullit. Se nuk i mbetet alternative tjeter, por te humbe besimin tek shteti, dhe perfundimisht, t’i hapet rruga anarkise. Politikane therritni mendjes!!

  10. drejtesi says:

    Keshilli mbikqyres duhet te shkarkohet e te mbaj pergjegjesi per keto para te vjedhura.Nuk duhet te rri Dhori Kule akoma ne kete detyre.Kane plot pergjegjesi ata per kete skandal financiar qe ndodhi nen hunden e tyre.

  11. O Popull. says:

    Faleminderit Z.Baze qe na e rifreskon kujtesen. Nuk e kuptojme qe kjo praktike vazhdon edhe sot e kesaj dite. Deri ne momentin kur te sekuestrohen pasurite e gjithe atyre qe e kane vjedh dhe e kane shkaterruar kete vend qysh prej 1992, ky popull nuk ka per te gjetur ndonjehere qetesi.

  12. NjeQytetarOptimist says:

    Ke shume te drejt Mero..Ne nje vend perendimor, gjeja e pare qe prokuroria ben kerkon urdher arresti nga gjykata te personit dhe te pronave, parave qe ai disponon.. Jane 2 urdhra qe perfshihet personi me pergjegjesi si edhe pasuria qe kane qe te vertetojne burimet e pasurise a korespondon me pagesen qe ata marrin..Prokuroria = shteti, mos te arrestoje vetem personin sepse gradualisht gjykata do beje punen e saj, por taksapaguesve si une dhe ti na intereson burimet e pasurive te ketij personi ku interesat tona mos te preken DHE TE REKUPEROHEN..Kjo duhet pare me gjakftohtesi dhe asgje personale per personin por vetem per ate qe ai disponon, pastaj drejtesia te bej punen e saj..Ne vendet perendimore nga nje miljoner del nga burgu me duar ne xhepa dhe shkon e punon kamarjer ne qoftese ti je i shpallur fajtor per vedhjen ose aktivitete te dyshimta financjare, por prokuroria MINIMUMI duhet te ngrij c’do aktivitet dhe mbaj sekuestruar pasurine e tyre derisa te pergatisi c’eshtje penale kundra individid..Prokuroria duhet te bashkpunoje me ILKPD ne luften me WHITE COLLAR dhe gjeja pare qe duhet goditur eshte sekuestrimi i pasurise..Si ka mundesi qe mediat flasin e dogji se dogji Gjinin a Fullanin a Lulken duke thene shifra dhe gjerat vazhdojne sikur keto pasuri qe disponojne jane atomatikisht te tyret ?!?! Si ka mundesi qe prokuria nuk ben nje padi direkt me te dhenat e ILKPD-se qe shifrat e te ardhurave te Gjin Gjonit nuk perputhen me ate qe ai pagohet ?!?! Kjo padi duhet te shkoje tek Krimet e Renda..Ky eshte Krim i Rende Financjar..Ku eshte Kontrolli i Larte i Shtetit qe bashke me prokurorine te godasin kete fenomen ?!?! Per c’fare paguhet Kontrolli i Larte i Shtetit qe eshte institucjoni me i larte financjar qe po te ngriten ata padi te dridhen leqet e kembeve..Kontrolli i Larte i Shtetit = IRS (Internel Revenue Service)..Nuk e kuptoj…

  13. Eagle says:

    Per bushtrat e parlamentit

    Papa ua fali gjynahet filloni prape na avazi se sfutet njeri ne burg, faturen kalojani popullit
    Ne jemi shqiptar spjerdhim ne per 7.1 mil euro

    Rilindje

  14. hasan hasa says:

    populli shqiptar ska pase asnjeher perfaqesues te tij.Ata qe jane ne parlament jane zgjedhur vete dhe populli ne diten e votimit voton kush ka bertitur me shume per te “miren” e popullit.
    mjere populli se ne emer te tij jane bere hume gjera dhe po behen.
    a do ndalen valle ndonjehere?
    nuk besoj.

  15. Kris 1 says:

    Thuaje troc o Mero ne 23 vjet hajdutllek Jane denuar at a qe vjedhin ne xhepa dhe Jo ata qe vjedhin thesarin e shtetit.Fullhajni ti gezoje pronat si gjithe hajdutet e tjere bile ka te drejte te kerkoje demshperblim.Shqiperia jone e shkrete sic ka qene prape do te jete.
    Rilindasit nuk jane as gjykatesin e as prokurore.Po presim,s’kemi pare gje akoma.

  16. unknow soldier says:

    shume eshte lodhur artikullshkruesi per te numeruar vjedhjet me permasa kozmike te bandes 2B dhe te falura nga fituesit e pjerdhur te 23 qershorit

    kujt i kujtohet perbetimi i Rames per VKM te marra nga berisha pas 23 qershorit qe do ti cfuqizoje te gjitha.

    perse e mori persiper Rama borxhin e jashtem mbi 70 % dhe nuk e akuzoi si krim shteteror

    perse e mori persiper Rama borxhin ndaj biznesit te brendshem rreth 1 miljard dollare

    perse Rama nuk e hap sqepin per 300 miljon dollaret e RRK dhe te akuzoje direkt dhe publikisht Lul kriminelin

    perse Mimi kodheli na genjeu paturpesisht per Shqupin ?

    Rruga per zbatimin e ligjit duhet bere sic e beri Ruzvelti ne vitet 30-40 apo Enver Hoxha ne 1945.

    Nqs do ishte ne doren time e vendosja rregullin dhe drejtesine per 24 ore duke varur ne mes Tiranes nja 100 martire te mafjes duke filluar me treshen Meta-Berisha-Basha qe do ti varja te bolet e Skendebeut.

    Dihet qe pas 50 vjetesh keto do nderohen si martire kur te vij ndonje Papa tjeter dhe do me thonin diktator por nuk ka problem do ti falja,por te pakten te shpetoja ate vend..

    1. andromeda says:

      Ti o mik ke plotësisht të drejtë, por a deshëm kapitalizëm? Ky pra është kapitalizmi- mëkato sa më shumë dhe futi një pendesë në kishë që të të falë zoti. A e pe Gjin Gjonin tek sheshi duke iu përdëllyer Papës? Kështu që po vras dhe unë mendjen të vjedh ndonjë bankë dhe të siguroj familjen paçka se do të bëj ca vite burg po më kapën. Ky është morali i vetëm bazik i kapitalizmit.

  17. Aty says:

    Futbolli e ka rregulluar shume bukur kete pune – per nderhyrje te parregullt te jep jo vetem penallti, por edhe karton te verdhe apo te kuq.

  18. panorame says:

    politike ekonomike e dyerve te shqyera.
    kjo nuk eshte rilindje.
    kjo eshte te legalizosh vjedhjet.
    kjo eshte te amnistosh hajdutet e medhenj,
    shteterore
    ministra
    zv ministra
    drejtore drejtorie
    guvernatore
    anetar te keshillit mbykqyres qe moren vetem rrogat e nuk bene pune.
    klsh ka ditare per te gjithe shkeljet administrative,apo demet ekonomike,apo abuzimet me tendera,me denoncimet ne prokurori.
    sa turp,qe gjykatat nuk nxjerrin urdherat per cdemtim.
    sa turp qe gjykatat nu nxjerrin urdherat per arketim
    sa turp qe gjykatat nuk nxjerrin urdherat per sekuestrim te llogarive bankare.
    parate e vjedhura ti konpesoje qeveria 713 milion eshte baras me bashkevjedhje………………..
    qeveria te mare ditaret buletine te KLSH,dhe ti zjeje e ti bej caj
    per tu qetesuar veten per kete veprim ………

  19. Tironsi says:

    Artikull shume i goditur.Idea themelore : Konfiskimi i pasurive te personave qe kane shkaktuar deme.Keshtu Fullhajni duhet te bleje leter -Higjenike e te mos fhije prapanicen me kartmonedha.Problemi i konfiskimit duhet te shtrihet me gjere tek te gjithe ato personazhe qe ka firmosur marreveshje dem-prurese per Shqiperine.Partia socialiste premtoi se do te anullonte te gjitha koncesionet.Po puna eshte se duhen paguar pare per prishjen e kontratave te pista.Mendoj qe paret per kompensim tu merren atyre politikaneve , qe kane firmosur keto marreveshje si Genc Ruli, Genc Pollo ,Basha dhe natyrisht Sali Vucidoli me te gjithe sejmenet e tij.

  20. ALLAHU says:

    UNE KETE QEVERI QE MBRON HAJDUTET DO TA PERKUFIZOJA KESHTU QE HAJDUTET U KAN DHEN PJESEN?? SE CILA ESHT ARSYEJA TA PAGUAJ POPULLI VJEDHJEN E TYRE DHE MOS TU SEKUESTROHET PASURIJA KETYRE HAJDUTVE??

  21. Kely J. Andress says:

    Vetem sekuestrimi i pasurive te paligjshme qe kane vene pushtetaret e djeshem dhe te sotem si dhe kaucioni (pagesa per masen e sigurise) per hajdutet dhe gangsteret e djeshem dhe te sotem, sikur te te grumbullohej nga qeveria dhe gjykata, shteti shqiptar dhe Shqiperia do te kishin nje pasuri perrallore ne dispozicion te popullit. Eh more njerez sa shume e kane vjedhur kete popull !!! Haram e paçin !!! E di qe ky mallkim nuk na i kthen pasurite e vjedhura dhe nuk i ndeshkon maskarenjte, por po ju them qe nje mallkim i bere me shpirt nga te gjithe njerezit, me besoni qe do ti zere nje dite.

  22. beso says:

    po ajo meseleja e trenit elektrik si u mbyll?Ne kohen e Nanos u tha se me 80 milione$ do behej treni elektrik Tirane-Durres,erdhi ne fuqi barbari dhe e anuloi trenin elektrik,se i ngeleshin gomaret pa shitur.Na hodhi ne gjyq General Electric dhe kerkoi 20 milione$ demshperblim per kontraten e prishur.Po hedh fall se nese u paguan ato para dhe kush i pagoi?Ministri qe qeshte apo arka e shtetit?Se mua me duket sikur do dilnim me mire te paguanim edhe 60 milione te tjera dhe do kishim te pakten trenin elektrik,qe pas disa vitesh do e paguante investimin dhe sherbimi i transportit do permiresohej disafish.

  23. qytetar says:

    Bravo Mero, keto shkrime duhet te botosh, shqiptaret duhet ta kuptojne se nese nuk rekuperohen parat e vjedhura dhe te shperdoruara nga pushtetaret asnje sduhet te paguaj asnje takse pasi ja paguajne hajduteve! Biles kjo duhet te jete edhe sllogani, jo pageses se taksave deri sa te kthehen parat e vjedhura dhe te shperdoruara per 23 vjetet e fundit!

  24. luli says:

    Nuk te kundershtoj Mero djali por, ka nje vit qe ne qeverisje eshte Partia Socialiste qe do bente namin,do na kthente buzeqeshjen, rinine e humbur , parate e vjedhura, ligjet katrahure qe beri e djathta, etj etj. Eh sa premtime mbajti Edi Rama por,sic duket ibpaske harruar osé ndoshta duke iu servilosur kesaj qeverie po kerkon dicka. Mero nuk ka nevoje te na tregosh se cfare beri Berisha ne pushtet, u ngopem tete vite. Nuk kam pare prej teje ndonje editorial ku te denoncosh nje insiticion, edhe sot ke bere sikur denoncon Kontrollin e Larte te Shtetit por si perhere ne mes fut Berishen. Aman ky Edi Rama sipas teje nuk ka faj? Mjafton votat ne parlament dhe kontrolli larte e shtetit apo shume insiticione te tjera vijne ne binar. Natyrisht,nese Rama do deshiroj ti jape fund korrupsionit. Sic duket po i pelqen!
    Saper lajmin e publikuar ku, dhe ti je frymezuar, u transnetua ne Top Channel kanal televiziv prane kryeministrit. Mos u mundo ta quash si thashethem se, Top Channel eshte zedhenesi qeverise si Klani dikur. Problem do jete ketej e tutje, Fejzo me Kol Ballen u pajtuan dhe konkurenca po behet me e madhe. Lum Edi Rama qe ka engjej tashme qe e mbrojne dhe,qe shesib grate per interesa e tyre. Mero, fillo te fusesh ne axhenden tende te editorialeve dhe qeverine Rama-Meta. Bujar Leskaj nuk do guxonte te mos lexonte audotet qe kryhen ne insitucione nese, nuk do kishte mbeshtetjen dhe bekimin ente dyve.

  25. ylli says:

    Te gjitha keto i dashur Mero i zgjith Policia Financiare,e cila i kthen perseri ne buxhet parate e vjedhura apo te shperdoruara.

  26. moisiu says:

    Po merni more matufer prokurore dhe gjygjtare te huaj sic e ka Kosova qe te behen hetimet dhe gjykimet konform ligjeve europiane ,perderisa ketu dominon korupsjoni ne cdo hallke te sistemit !Paguhet stafi punon apo nuk punon ne banke me rroga te mira,dhe nuk ndjejne pergjegjesi per asgje !

  27. sherifi says:

    Me kte drejtesi o z.Mero,nuk ka per tu rregulluar kurre kjo pune,edhe tani qe keta po tentoin te shkarkoin dy antare te keshillit te larte te drejtesise,na dele bujar nishani si antare i partise demokratike dhe e con ne kushtetuese,se si do zgjidhet kjo pune nje zot e di.

  28. landi says:

    Ne Shqiperi po ndodh nje veprim diabolik ; Per te mbuluar superkrimet e bandes berishiane po hapen arkivat se cfare ka bere Enveri para 60 vjetesh dhe na perloten dhe Papen e shkrete.Po krimet e berishizmit dhe lulbashizmit pse ja fshehen shtetarit te Vatikanit?
    Nuk po flasim per krimin e vrasjes ne 21 janar apo tradhetine e detit, varrezave etj por le te permendin superkrimin financjar te rruges durres kukes qe eshte qindra here me skandaloz se keto leket e bankes.Kujt i kujtohet vizita e pernateshme e ambasdores Rais ne menyre private te shtepia e Lulqim Bashes kur ishte kukull-minister transporti.Pse ky vrases kriminel tradhetar spiun duhet te puthet nga nje zyrtare amerikane (Nuland) para bashkise qe dhe ate e ka vjedhur…le te vazhdojme me tej..Pse duhet te kryqzojme Enver Hoxhen kur jemi kryqzuar si komb ??

    Konsiderohet si vjedhja e shekullit dhe krimi më i rëndë financiar me protagonistë Lulzim Bashën dhe Sali Berishës. Nën petkun e patriotizmit, të dashurisë për Kosovën dhe servilizmit ndaj amerikanëve, Lulzim Basha dhe Sali Berisha vodhën plot 230 milionë euro nga paratë e shqiptarëve, ndërsa shpëtuan nga burgu me procedurë. Kush kërkonte shpjegim për 230 milionë euro të zhdukura, akuzohej si antiamerikan dhe si kundërshtar i rrugës së kombit. Por, ata të dy bënë një gabim fatal në qasjen me dosjen e rrugës Durrës-Kukës. Lulzim Basha dhe Sali Berisha menduan se drejtësia do të jetë gjithnjë paradhomë e Partisë Demokratike. Lulzim Basha dhe Sali Berisha nuk e kishin menduar se 1 milion shqiptarë do të votonin në 23 Qershor për të kthyer në arkën e shtetit paratë vjedhura, të cilat u morën borxh në emër të shqiptarëve, për të ndërtuar rrugën e kombit. Lulzim Basha dhe Sali Berisha harruan se asnjë gjykatë shqiptare nuk është shprehur me vendim mbi fajësinë apo pafajësinë e Lulzim Bashës. Dyshja në fjalë harroi se dosja Durrës-Kukës mund të hapet në çdo moment. Po çfarë ka ndodhur me paratë e hedhura për ndërtimin e Rrugës së Kombit? Ka një raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili konstaton vjedhjen e 230 milionë eurove me firmën e Lulzim Bashës. Sipas raportit të KLSH, vjedhja e parave është bërë me fatura fiktive, me rritje të kostove vetëm në letër, me tatimin mbi të ardhurat, me pagesa për punë të pakryera. Sipas dosjes dhe raportit të KLSH që në fillim të këtij projekti, janë vënë në dukje shkeljet, por gjithçka kaloi në qeveri ku vendosi Berisha politikisht. Ndërkaq, kontrata e përpiluar dhe më pas e nënshkruar nga Lulzim Basha dhe drejtori juridik, Andi Toma, me përfaqësuesit e shoqërisë “Bechtel & Enka” është bërë në bazë të ligjeve angleze dhe jo atyre shqiptare. Mjafton vetëm ky fakt që Basha të shkojë në burg nëse do të kishim një drejtësi që nuk do komandohet nga Berisha.

    Mero ka ardhur koha ti behet presion Edi Rames ;Boll me show me Merkelin ,Papen,Obamen,kinezet, serbet sepse votat i mori per te futur ne burg berishen me lulen e tij dhe jo te tregohet “trim” me Enver Hoxhen qe ka 30 vjet qe kaq vdekur dhe qe nuk e mundin dot as ne varr sa qe po ju tremb vetem nje portret i tij ne Gjirokaster qe e mbanin disa te moshuar te moshes trete.Pa u futur ne burg Saliu dhe Luliu Enver Hoxha do ngelet burre shteti universal qe meriten me te madhe e fitoi pas 22 marsit 1992 kur filloi qe ky vend te shkonte per lesh sic eshte katandisur sot

  29. Denoncuesi says:

    Pervec ngarkimeve personale sipas shkalles se fajsise duhen marre masa te tjera si:
    1.Ristrukturim i organigrames se bankes me nje ulje te ndjeshme te personelit te panevojshem
    2.Rishikim te pagave duke i cuar ne nje realitet ekonomik .
    3.Rishikim i Filialeve te Bankes se Shqiperise.Tirana ,Durresi e zona per rreth me numurin me te madh te bankave e filialeve te tyre,numurin me te madh te bizneseve dhe xhiron me te madhe nuk kane Filiale ndersa ne Elbasan ka Filial te bankes se Shqiperise qe eshte ne nje distance shume me te afert me Tiranen dhe me volum te vogel pune

  30. ivani i madh says:

    KETU MUNDOHEMI TE SHFRYME DUFIN TONE POR KUR E DO PUNA QE TE GJITHE TE DALIM NE SHESH PER TE MBROJTUR PASURINE DHE TE DREJTAT TONA TE GJITHE FSHIHEMI SI MINJTE .PASAJ AS MOS QANI AS MOS ULURINI DERISA NE TE NGRIEMI PA DALLIM PARTIAK NE PROTESTA KESHTU KEMI PER TE VOJTUR NE MOS ME SHUME.

  31. shpetimi says:

    Une ne profesion nuk jam ekonomist dhe per rjedhoje, nuk kam njohurite e mjaftushme ne sistemin bankar.
    Por me duket teper e cuditshme, mungesa e nje mekanizmi per inventarzimin e parave ne qarkullim.
    Ne se kjo do te ishte e realizushme, ndoshta kjo do ndihmonte ne saktesimin e shumes se parave te vjedhura gjate ketyre viteve ne Banken e Shqiperise.

  32. Aleksandër Matrënga says:

    Ligji per sekuestrimin e pasurise eshte ,por kush do ta zbatoj prokuror dhalla???.Hajdutet duhet bejne burg sepse kane vjedhur pasurine e popullit dhe çobani i tyre fullhajni bashke me ta dhe se dyti pasuria e demtuar duhet te kthehet nepermjet sekuestrimit te pasurise,deri edhe sekuestrimin e çdo aseti ,shtepi ,dyqane e gjithçka derisa shuma e vjedhur te kthehet ne banke.Ndryshe ata kane kryer nje krim qe duhet ta paguajne me koke.pasuria e popullit nuk mund te vidhet ne dite per diell.E çfare pastaj kete ta paguaj populli.Qeveria te mos e lejoj kete.Nuk mund qe banka fajete saj tia ngec qeverise,ti gjej kute doje .A eshte organ i pavarur ,apo kur i intereson .

  33. fshatari says:

    O Mero po Demokracia eshte shpikur per tua futur njerezve sa krahu deri ne dhembje.
    Elitat politike edhe kur nuk jane te korruptuara bejne jete lux nepermjet trafikimit te influences,bankieret jete super lux nepermjet shitjes dhe blerjes se parase permes abuzimeve te ligjshme dhe te nderlikuara ,biznesi po dihet diku me kulac diku me kerbac, ndersa pjesa tjeter qe jane 90% thjesht e kane ne B…the

  34. erli says:

    O Mero sic u mbyllen dhe per Ramen kur qe kryetar bashkie e minister kulture. Ato qe i dhane nje dore ne mbyllje sot jane ish prokuror i tiranes qe na u be deputet i PS kete mandat, dhe ish prokurori i pergjithshem Sallaku qe cuditerisht eshte ne kryesine e PS !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  35. Avokati says:

    Keshilli I ndrikullave vazhdon te keqmenaxhoje e te mos marri pergjegjesi.

    Zbritja nga pjesa e fitimit te BSh qe kalon je buxhetin e shtetit nuk eshte e vetmja menyre te amortizuar parate e vjedhura.

    Ka dhe nje alternative logjike qe quhet menaxhim: te rishikohen.urgjentisht shpenzimet e Bankes, te nderpriten ato kategori shpenizmesh qe nuk prekin operacionet ( udhetimet,ushqimet, lukset, kartolinat, dhuratat), te rinegociohen qerate ne.cmime tregu dhe do te shikoni se.para fundit te vitit banka do.kete kursyer shume.me.teper se.parate e e deklaruara te vjedhura deri ne.kete moment.

    Shkelqim.Cani ka.qene.vete guvernator ( as mish as.peshk) dhe e di.mire.se.sa.vrima.dhe mundesi.ka.BSH qe lehtesihst te reduktoje shpenzimet.me.disa milione Euro pa.ndikuar aspak ne.cilesine e operacioneve te Bankes. Cdo banke e nivelit te dyte i.shikon me.skrupulozitet shpenzimet e veta sepse fitimi I tyre nuk hskon.per.pronare te papergjegjshem si Shkelqim Cani por per aksionere qe te nxjerrin.syte!

  36. bruins says:

    E imagjinoni ju ti sekuestrohet pasuria Fullanit apo Gjinit,e te jetojne pa pune dhe ne shtepi me qera ? Cili eshte impakti me pas ne “eliten” shqiptare ?

  37. Dr says:

    O Mero…po pse snihet kush me per orat e Erikut per kostumet e fullhajnit per udhetimet e llahtarshme nje nate tek per kaprico ne New York nga 25’000$. Snihet kush se jane shoke e bejne sikur zien po naten puthen. Duhet SEKUESTRO E PASURISE FULLHAJNIT DHE FULLHAJNERVE.DHE STOP ME PAGESA PER ZYRAT ME CMIME TE CMENDURA. TE LUTEM MERO NGRIE KTE PROBLEM….TE STOPOJE URGJENT VJEDHJA QE VAZHDON ME KONTRATAT E CMENDURA TE VAMPIRIT FULLHAJN DHE KUSH ESHTE PAS TIJ.

  38. Lente says:

    Z.Baze a nuk te duket qe duhet ta fillosh nga vetja jote kete pune te deklarosh pasurin tende qe nga 01.01.1991 deri tani pavarsisht se nuk ke vjedhur apo ke vjedhur.Kam 20 vjet qe punoj robtohem pune dhe pun me djerse dhe nuk kam bler dot nje shtepi rrog shteti jam.Me kthe pergjigje po ketu me keto shkrime.Arsimtar jam vete me bashkshorten kam dy femij 18 dhe 15 vjet dhe prinderit njeri 11.000 leke te reja tjeteri 7.500 leke te reja.Nuk e shperdoroj lekun dreka darka bixhose te te tjera vetem per te henger,veshur,arsimim,gezime dhe fatkeqesira ne fis.Me thuaj perse une nuk e blej dot nje makin normale apo nje shtepi me e shumta,dhe ju keni ato qe keni.Pra beje shkrimin vehtes dhe kerkoj hesap te tjereve.Mendimi im eshte se e gjithe shoqeria dhe ju media drejtus shteti te gjithe vjedhin se nuk u del me mbajt frymen dhe kur vidhni mesohen dhe ju mbyt zullumi,pastaj preken interesat dalin emrat fillojn djegjet,vrasjet etjer.Ne te ka ngel dy pare mend beje analizen e kundert publikisht do dal te kerkoj ndjes.Faleminderit

  39. Butrtinti says:

    O Mero djali !Qofte e nderuar pena jote ! POr sic e shikon Keshilli mbikqyres dhe Guvernatorja ne detyre leshuan per tere punonjesit e bankave urdherin : -Vidhni pa frike sa te mundni Keto pune i rregullojme ne Fare thjeshte RRisim pak perqindjet siedhe pak taksat dhe bejme zevendesimet Ju i gezofshi parat e vjedhura . Kemi popullin si lope qe i rregullojme keto pune . Nuk di e lexoj Kryeministri , gjydyrimi President si dhe TURPI I BOTES llALLAJ kRYE PROKUROR Hajde Qeveri, hajde Shtet hajde . Qofsh i nderuar edhe ti Fuull hajn Do te shperblejm per padrejtesit qe te beri ai palo prokurori . Populli prandaj punon Brenda dhe jashte Vendit Shendet Mero Shendet .

  40. islam says:

    kjo pune po te duan shteti eshte e lehte ,sa vjet ke punuar caktoi nje cmim dites se punes dhe del sa lek duhet te kesh,pastaj ata qe kane fituar duke shitur prona te dorzojne dekumentat dhe te behen llogarite.

  41. VLERA ESHITJES TOKAVE TE PORTOROMANOS ESHTE MILIONA EURO,PROKURORIA DURRESIT HALA SE KA THIRR NI HER SADIK LLULLEN SI SHITSIN E SAJ.

  42. mimi says:

    Sot ai qe nuk perfiton, shperdoron ose troç nuk vjedh… nuk eshte me kohen dhe quhet budalla ….pra i shkathti per te vjedhur eshte njeri qe duhet dhe resopektohet duke u ngritur edhe ne detyre…….kaq mjafton te kuptojme se ku jemi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje