Disa “armiq” për të ndihmuar opozitën

29 Shtator 2014, 21:08Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Kryeministri Edi Rama po ushqen në mënyrë tinzare një rrugë të gabuar dhe deligjitimuese për opozitën, në një moment të vështirë të ekzistencës së saj. Pas një Kuvendi dëshpërues për shumë politikanë karriere në Partinë Demokratike dhe mbështetës të tyre, Rama duket se ka kuptuar nevojën e opozitës për kauzat e saj të vjetra dhe po i shtyn drejt tyre me tinzari.

Në momente të tilla krize si kjo që po përjeton opozita e sotme, shkolla e vjetër e Berishës ka pasur teknologjinë e një konspiracioni kundër tyre dhe ideve populiste të antikomunizmit. Dhe duket se kryeministri po zbavitet me këtë teknologji duke ia riofruar një gjellë të vjetër liderit të ri të PD-së, i cili nuk ka asnjë ide se ç’duhet të bëjë me partinë që e mori më në fund “me letra”.

Rama ua ka gjetur dy armiq brenda ditës. Të parin, Stefan Fylen. Komisioneri për Zgjerim, edhe ashtu i lodhur nga Berisha për tre vite bashkëpunimi me të, ishte i prerë, i qartë dhe urdhërues kundër bojkotit të tyre parlamentar dhe mungesës së bashkëpunimit në Komisionin e Integrimit. I vetmi kontakt i tij me opozitën mbetet Majlinda Bregu, e cila gati po shpallet armike në PD përse shkon në takimet e përbashkëta të thirrura prej tij.

Me pak diabolizëm dhe tinzari, Edi Rama i ndezi fitilat e opozitës kundër Fyles, herë duke i kujtuar Ristanit burgun si gjyqtar gjobaxhi, arrestuar prej Berishës, e herë duke përqafuar më ngrohtë se sa ka nevojë Majlindën para kamerave sa “për t’i plasur shpirtin” atyre që nuk vijnë në takim. Dhe efekti ishte mahnitës. Basha refuzoi kërkesën e Fyles për takim dypalësh para takimit të nivelit të lartë, dhe pak më vonë e shpalli Bashkimin Evropian bashkëpërgjegjës për gjëndjen në Shqipëri njësoj si dyshja Rama- Meta. Pas kësaj të gjithë mund të përfytyrojmë lehtësimin e kryeministrit, i cili meqë nuk ua del dot gjithë halleve që ka nëpër këmbë, meqë nuk rregullon dot të gjithë ata që i shpalli miq dhe aleatë një vit më parë, bën atë që ka më lehtë për të bërë për të hequr qafe armikun. Dhe e hedh me atë me lehtësi në krahët e populizmit të vjetër të Berishës, kur PD vuante nga një izolim i thellë ndërkombëtar dhe një mungesë shprese për ringritje.

Sikur të mos mjaftojë kjo, vazhdoi dhe me racionin e dytë të ushqimit për talibanizmin e PD. Në një projekt modern të rikonstruksionit të sheshit qendror të Kavajës, kryeministri ka ideuar dhe zëvendësimin e monumentit të protestave antikomuniste të Kavajës, me një monument të ri modern për të cilin do të shpallë një konkurs. Dhe ne që ia njohim të gjithë aftësinë për të bërë marrëdhënie publike me vepra të tilla, në këtë rast jo vetëm që nuk bëri, por argëtohet duke lënë të kuptohet se vërtet e ka me ata dy gishtat e Berishës në Kavajë dhe jo me një projekt të ri modern për qytetin. Një cinizëm tipik i një njeriu që luan me opozitën nga pozitat e të fortit.

Kaq mjaftoi që retorika antikomuniste të na shpojë daullet e veshëve dhe të dëgjohen dhe kërcënime të qarta për rrëzim me dhunë të Edi Ramës nga pushteti. Të gjitha këto kryeministri ia doli t’i bëjë për tetë orë punë. Në mëngjes kishim një opozitë që priste të lexonte listën e Këshillit Kombëtar, që e hartonte Basha në zyrë, ndërsa mbasdite kemi një opozitë që i ka shpallur luftë Bashkimit Evropian, Stefan Fyles, Edi Ramës, dhe që ka premtuar që me popullin e Kavajës para dhe Berishën e Palokën pas tyre do mësyjnë në kryeministri.

Pavarësisht se e gjithë kjo lehtëson pozitën e Ramës karshi Evropës dhe e bën atë një kryeministër të justifikueshëm për çfarë bën në vend, në të vërtetë kjo është një rrugë e pashpresë regresi për opozitën dhe një pafuqi reale e saj për të bërë opozitë. Për më tepër kjo është një rrugë e shkelur nga Berisha në mandatin e tij të parë si opozitar 1997 deri më 2001, ku paralajmëronte bojkote zgjedhjesh, armiqësi me gjithë Perëndimin, shpallte dëshmor antikomunist çdo njeri që vritej në rrugë apo roje objektesh, i mbante me shpresa demokratët se do fitonte Berluskoni dhe do t’i ndihmonte, do ikte Klintoni dhe do fitonin, dhe broçkulla të tilla si këto që thotë Basha për Fylen. Partia Demokratike e sotme, megjithëse është një parti e uzurpuar, nuk është një parti në gjendjen që ishte pas vitit 1997. Ajo sot nuk ka nevojë të hyjë në luftë me Brukselin apo Uashingtonin dhe as të kthehet në juri monumentesh se kush është më i bukur, ai që prishi Edi Rama apo që do të vendosë. Ata kanë nevojë të çlirohen nga fajtorët e pushtetit të djeshëm, nga kthetrat e Familjes Berisha, që plaçkiti këtë vend dhe sot fëmijët e tij miliarderë i bëjnë karshillëk shqiptarëve me miliardat që u kanë grabitur. Opozita ka nevojë të reflektojë dhe të ulet me këmbë në tokë, për t’u mbështetur në elementë të rinj të painkriminuar dhe mbi traditën politike të PD-së, që ka prodhuar fuqi politike në vite. Lulzim Basha nuk ka asnjë ide se si ta udhëheqë atë parti, dhe brenda 24 orëve, edhe tani që e ka me “letra” PD, e çon atë pas qerres së një të marri që duhet mbyllur brenda dhe në rrugën ku e shtyn me tinzari kryeministri i vendit, që ka qejf të mos ketë telashe nga opozita. Është njësoj sikur Edi Rama para tre vitesh të kërcënonte se do përmbyste qeverinë pse Jozefina hoqi monumentin e 5 heronjve të luftës në Shkodër dhe e çoi tek plehrat e qytetit, apo të shpallte non grata Bashkimin Evropian, pse i kërkonte të kthehej në parlament pas zgjedhjeve të vjedhura të vitit 2009. Ai e di mirë peshën e populizmit, të mirat dhe dëmet që sjell ajo për një parti të madhe. Frika e tij e vetme është se mos Basha bën ndonjë gjë që të duket ndryshe nga Berisha. Dhe nuk duroi dot që ditën e parë dhe e “ormisi” në rrugën e Atit. Duke i gjetur disa armiq “të besueshëm” sa për ta çuar drejt greminës.

65 komente në “Disa “armiq” për të ndihmuar opozitën”

  1. Petulla says:

    O Mero e ke pare keshillin kombetar ca kllufash qe jane aty mo? Shifi icik mire shifi se me ato loqe qe jane aty per nja 20 vjet nuk vjen ne pushtet Pd-ja.

    1. black_lion says:

      Rama po ben te njejten loje qe beri Berisha me te per 6 vjet deri ne 21 janar 2011. Premtimi i tij qe nuk do te perseriste gabimet e kundershtareve me sa duket paska me pak vlere se tundimi per t’u tallur me opoziten!
      Kjo eshte nga shenjat e para qe dikujt po i hipen vetja ne qejf dhe nuk eshte aspak pozitive per mbarevajtjen e puneve ne Shqiperi. Ne term afatshkurter mund te jete nje zgjidhje per te punuar pa bezdisjen e opozites, por ne terma afatgjate mund te coje ne bindjen e njerezve ne pushtet se jane te paprekshem, gje qe ishte faktori kryesor ne degjenerimin e pushtetit te djeshem dhe humbjes se turpshme ne zgjedhje.
      Kujdes, harresa con ne perseritje!

    2. rrumpalle says:

      O Mero shiko cfare Manfred Weber, pas shkrimit tuaj dhe me pas shkruaj perseri keshtu. Apo ai eshte thejsht nje mysafir, kurse Fyleja qenka Evropian. te kishte qene burre i mire Fyleja do ta kishte mbajtur postin, por e hoqen duke ia shkrire postin, hahahahaha. Po deshe botoje.

  2. tori says:

    ouuu…paska ne PeDe politikane karriere? hahahhahhaha

  3. loni says:

    shume mire ben kryeministri jone qe ta coje kete parti drejt thyerjes qe ti ncjerrin tjetrit vrasjet qe i kane bere ketij popullit me ne krye kriminelin me te math sali qenef berisha,ky i fundit ka bere namin me krine kundrejt popullit tone,ky i fundit duhet te futet atje ku e kan vendin te gjithe kriminelet,malokeri me ne fund do ta kuptoj sesa dem i ka bere ketij popullit liridasher dhe duhet te ikin ne gopin e malokeve drejt atdheut te tyre andej nga azerbaixhani nga kane edhe prejardhjen,rraca e qelbet e malokerise boll na mori frymen.ne djall vafshin maloket.

    1. Jon says:

      O Loni, na e na se te shqeu lepuri, o loniiiiiiiii:))
      Nje vlonjat takon je nga Fieri dhe pyet;
      Na te kemi tija moo?
      Na Fieri!(thote laluci)
      E mo u merzit o burre!

  4. rrushi says:

    E di Rama eshte Europian, inteligjent dhe mbi te gjitha eshte demokrate ne shpirte dhe ne veprime prandaj dhe Bota e erespekton ne menyre dinjitoze, lulushi nuk bene dot shurren pa i then sala ta gezojne dhe ti shohen hajrin njoni tjetrit

    1. Ruzhdi says:

      Edi Rama esht dredhar i madh nenqmimet para syve Fyles nuk ndalen e gjen momentin e perdhos e nenqmon PD. Edi Rama tregohet se esht komunikativ pro EU e USA por Opozita Shqiptare i pengon. Kush nuk e njeh Edi Raman shtrejt e paguan me Fjalet esht Agush kah Puna kurrkush.

  5. Kastriot says:

    ai nuk ka ndermend te bej ndonje gje qe te duket ndryshe nga Berisha http://bit.do/lezbike-foto

  6. 3x says:

    Mero je i madh! Je i papare per kapjen ne kthetra qe i ke bere berishes.
    Tashme ja di si i funksionon cdo qelize e tij e kancerizuar dhe psikopatike.
    Do arrish derisa sa te katandisesh dhe ta shikosh si lolo te budallaepsur dhe te marre fund!
    Mero je i madh!!!

    1. llesh says:

      vallahi jom dokort me tye o i modh mu…. se po shan nje mu….. mero ko… duhet te godase gabimet e qeverise dhe jo te merret me kalin e ngordhur.saliu nuk ish ndonje burre i mire por te shihni ramen ju. ne na pelqen te na udheheqin psikopate dhe B.Q..re.

  7. Tironci says:

    Hakmarrja eshte nje gjelle qe sherbehet e ftohte. Cfare mbjell korr. Ama kjo menyre se si Rama po vepron eshte vertet cinike. Aq me shume me nje opozite qe nuk di ku e ka koken, dhe ende nuk po merr vesh se cfare qendrimi do mbaje. Kjo opozite me ngjan me dike qe ka humbur rrugen dhe nuk di ku te kthehet.

  8. Boboshtiza says:

    Me çfarë vogëlsirash merret Shqipëria dhe kalemxhijtë e saj, të vjen për të qarë. Çfarë njerëz të vegjël që nuk kanë asnjë sens të historisë shqiptare. Ky është niveli i popullit shqiptar, për fat të keq. Më vjen turp kur lexoj këto.

  9. david says:

    Politike leshi.

  10. bz says:

    Lexim shume i sakte i realitetit nga Ju z. Mero. Faleminderi

  11. ery says:

    Futja pordhes mere.Armik konsiderohet pushtuesi.POr jo bashkekombesi yte.

  12. Tani DE says:

    te lumte dora mero djali qe e qendise lulkriminel dobicin

  13. Treviso says:

    Partia Demokratike shpalli antaret e komitetit qendrore dhe pas nje ore
    e fundosi vetveten ne ate menyre qe te mos kete mundesi per me dale me.
    Sot ajo i tregoi muskujt Europes. Nuk e kuptoj se nga do ta gjeje kete force per tu perballuar Bashkimin Europian? Cudi nuk eshte qe te marri fuqi nga ariu i bardhe i Rusise.

  14. arb says:

    Mero ky editorial eshte nje permbledhese e goditur e suksesit te kongresit te PD-se, qe ne fakt do te ishte mire te kishte qene brushura e parathenies se ketij kongresi te famshem, me perlotje te historive te “gjyshit partizano/ballisto/zogist”!

  15. andromeda says:

    Mero, nuk më pëlqen persistenca jote e vazhdueshme të mbrosh këtë lloj PD-je me motivin e vetëm të distancimit të anëtarëve nga Berisha i zullmeve të mëdha. PD në gjendjen e sotme ka degjeneruar në një OJQ halabakësh, injorantësh, matrapazësh e njerëz imoralë që mund të marrin vetëm një etiketim-LLUMI I SHOQËRISË SHQIPTARE. Kjo parti duhet riformatuar nga rrënjët e deri në majë, me elementë të denjë për të përqafuar dhe mbrojtur një kauzë, një program që të ketë interes mbarëshoqëror. Vetëm kështu mund të mbledhë simpatizantët rreth saj e të luftojë për pushtet. Me këtë halabakëri që ka sot Rama ka të drejtë të tallë bythën e të gajaset dhe kjo s’është sjellje e gabuar për të. Përkundrazi e rilevon si një politikan të mençur. Por Rama e ka problemin jo me PD por me një milion votuesit e tij se nuk po realizon aspiratën e tyre për të ndërtuar një shtet të së drejtës, të çojë para drejtësisë fajtorët që abuzuan tmerrësisht me pushtetin dhe të bëjë që qeveritarët e mëparëshëm të kthejnë prapsht pasurinë e këtij populli që ata e përvetësuan si hajdutë të regjur. Tani votesit e kanë humbur shpresën se Rama do t’i bëjë këto dhe duke mos besuar as tek njeri as tek tjetri ringjallin fantazmën e E. Hoxhës si më të mirin udhëheqës të këtij vendi.

    1. llesh says:

      sorra sorres syrin nuk ja nxjerr,thote populli.o non noito.

  16. shtjefen palushi says:

    kesaj radhe je i SAKTE

  17. zhelefina says:

    hahahahah Mero je i madh

  18. Ladi says:

    Nuk ka nevoje qe ti shtyje Edi ne kete qorrollepsje, shkojne vete ata se kaq dine, jane akoma ne mal, akoma tek PP

  19. Agim Mani says:

    Sa te jete gjalle Saliu ,Luli nuk e can koken fare.Timonin e bicikletes ja mban Sala.

  20. vemendje* says:

    “Eshte thjesht sikur Edi Rama te perbyste qeverrine para 3 vjetesh,kur Jozefina hodhi ne plera 5 DESHMORET.
    “Hodhi ne plera” perdor merua bashke me “shoket e tij” fjalet per herojt e popullit.
    Eshte “thjesht”…shume thjesht eshte o Mero aq sa, edhe ne honolulu te kishte ndodhur,ata qe bene kete gjest,te pakten do ishin shporrur nga harta politike e atij vendi.
    Se si ti kalon mesazhe te tilla dhe je akoma atu ne drejtimin e nje gazete?,ti e di!
    Nga Gjirokastra….der ne Serbi????
    Shpego ti dhe ne te degjojme.

  21. Alex Xinxa says:

    I madh! Hallall!

  22. liri says:

    BASHA duhet te ishte ne burg per rrugen e kuksit,21 janarin etj,dhe jo kryetar partie,por besoj se ai eshte lutur per tu bere kryetar duke menduar se do I shmanget akuzave,por e genjen mendja populli nuk harron kurre.

  23. Shqiptar deri ne vdekje says:

    Mos renç ne rjeten e merimanges se batutave dhe ironise Edi Rama , tru tallashet e shpellave jane vertet ksehasje per ate sot dhe neser si ka nisur e vazhdon vallja e PD .

  24. kirurg says:

    Po edhe ti ne mos… Rama e ormis, ti e qesendis! ?

  25. Koco says:

    Zoti Mero jeni vertet gazetar klasi ,analist me bagazhin e duhut dhe njohje personale me Karagjozin , sharlatanin Berishe , kete dordolec te politike berjes i lindur per intriga , percarje vertet Vampir i qelbur .
    Ne se nuk do kish thyer qafen ne 23 qershor as sot as mot as per 101 vjet nuk do mundesohej pranimi i Shqiperise si Kandidate ne B.E per nje njeri a monster te pa onepsur tashme boterisht.

  26. Tom says:

    Nje pyetje kam a u zgjodh prurja e re nga zyra e Fatosit, ay Dritan Shano??
    Gjynah se kishte bere dhe prova qe te lexonte sa me mire fjalen.

  27. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Po pse o Idro Montaneli yne ,o Mero ,cfare duhet te beje Edi Rama me kete batalion te prishur qe ka perballe ,ku njerit i mungon kapelja ,tjetrit kambalja ,nje tjetri kepuca por te gjithe rrypat nuk i kane rrypat .
    Cfare me ke bere do te te bej ,por EDHE NJE ME SHUME .
    Tani kam radhen qe te shkerd……nenen dhe baben deri tek brezi i shtate.

  28. turi says:

    Fiks fare ja ke then sot o Mero djali. E ormisi e coi ne rugen e te atit. Po te kujt baba?Mos o zote ati biologjikut,aman vetem ati jo,ky qe e ka birsuar eshte gjysma e te keqes.

  29. Vk says:

    Pjeserisht dakort deri ku e ben te duket si loje e kryeministrit. Ne fakt berishet po kercenohen me burg nga segmente te ps-se. Kjo psikoze e berishes eshte arsyeja pse pd po drejtohet keshtu. Nese eshte loje ose jo, kete nuk mund ta thote akoma askush me siguri, nisur nga psikozat dhe veprimet e deritanishme te rames (si dhe afrimiteti i tij me kercenuesit). Faktikishte luli po mbetet akoma peng ndersa berisha do therrase ne ndihme meten, dhe ky i fundit ka hapur fjale qe eshte semure… Luli ka shpalosur nje strategji me ne fund personale dhe ambicioze me fjalimin… ndersa rama ben mire te ndaje mendjen ne do luaje bllof ose i ka letrat sepse ne fund mund t’i mbeten ne dore…

  30. Dardha says:

    Rama nuk ka nevoje te beje asgje kunder kesaj PD’je te sotme, mjafton te shohim listen e Keshillit Kombetar. Me kujtohet listat e deputeteve te PD te ’96. Edhe ato ishin ku te therret qameti dhe e dime te gjithe se c’ndodhi. Por lista e ’96 para kesaj listes se sotme te Keshillit Kombetar ishte lule. Me ke do beje opozite Luli me Ermalin apo me Julin?

    Ha, ha, ha, Kuvendi 2XL

  31. PD says:

    Qe BERISHIANEVE te mos u hype gjemb ne kembe duhet qe dhendri Jamserb I tij te Binet ne Kryemister te PD dhe Jo sot, por shume shpejte kur Ylli ne ngjitje te njerezish ne nje grackle me te madhe se ajo ku ra sot. Pikerishte aty eshte momenti qe Jamserbi te mprehi shpaten per situaten, dhe me lignin ne fuqi te bleje dy gosti. 1- per postin e kryetarit te PD; 2- per ate te kryeministrit pasi PD te foot je perseri me vota te vjedhura, dhe aleati I madh ti thote Ylle qe te ngjitem.
    Mjeranet mendore sa endra me ngjyren shikojne. Ok le te shpresojme sa te rrojne. Shpresoj vdes e fundit.

    E pse te mos bej spektakel Rama me keta antikapate?
    URIME MERO, SI GJITHMONE I MADH.

  32. shqip hesapi says:

    Rama ne se do vendin e K/ministrit te beje kallezim penal per Berishen dhe famljen e tij biologjike dhe politike.Ky eshte prmtimi elektroral dhe kete presim ne te gjithe votuesit e tij,ndryshe le te shkoje tek Saliu qe ai te filloje sharjet sic di vete.Tani Ai do te shaje dhe Zahon vogelush se nuk kishte lindur atehere.Kete dije mire Edi Rama se po re ne dore te Saliut as zoti nuk te shpeton.

  33. be-x says:

    Mero je i madhe, as nuk dyshoj ne fjalet e tua, por: PD-errat e meritojne nje degradim te tille, nje tallje, nje qeshje ne syte e botes, qe plakut Saleh iu pren gishtat… nuk ka gje me te lezetshme se sa te shikosh nje plake Saleh Berisha duke ngrene veten e tij me dhembe, per te gjitha vuajtjet qe i ka bere ketij populli jam i mendimit qe Ed Rama le te tallet dhe disa kohe me keta te zgjebosur!

  34. salep says:

    Pse nuk e prishin kete pallatin e kongreseve, se e ka bere Enveri dhe ti bejne kongreset ne bulevardin Deshmoret e Kombit sic i kane lene besimtaret e nderuar myslimane keta ndertuesit e Shqiperise moderne te shekullit 21.

  35. Kimete says:

    Z.Mero!

    Ne k/artikullin e sotem ,te cilin e lexova here,dhe duke njohur nga larg

    Z. Rama , mendoj se ose keni perdorur gabim fjalet diabolik e tinzar ose duhet te ndyshoni titullin e kryeartikullit.

  36. sali gerdeci says:

    Bashes i kam than te me degjoj mue..!.Do qe te shpetosh per ndonje kohe nga burgu,beju kryetar i PD-se. Une de fakto dhe ti de jure kryetar do t’notojme te lire ne politike(por sa kohe ni zote e di). Basha edhe une pordorim politken(perpiqemi) per mburoje…,se sa do t’na shkoje, vallahi hiç se dijm.

  37. sotiri says:

    Z.MERO BAZE PD eshte e gateshme te te blere nje BMV te re per ate qe te dogjen vete ata skuthat per te mos shkruajtur me.Vazhdo ti degjenerosh se me ty po behen dhe Fevzo me Sandrin.BRAVO TE LUMTE DORA SE JA BERE FORA.

  38. Shefqet says:

    Sa shume e adhuron Ramen more Mero….CEZ si po ecen.Po i merr kestet

    1. vemendje* says:

      Shefqet!
      Kush e pruri cezin ne shqiperi?
      Si po vete arketimi?Mjer mendja thuaj.

  39. Tironsi says:

    Gjithmone me ka pelqyer efikasiteti yt Z.Mero per te gjitha problemet qe ke diskutuar , po kesaj rradhe me duket se ke gabuar dhe personalisht nuk jam dakort me perfundimet qe ke arritur.
    Po te veresh me kujdes , gjithmone Berisha do te nxjerr ndonje sebep per te futur shkopinj ne rrotat e zhvillimit europian te Shqiperise.
    E dime qysh heret se nga “Kuzhina e Beogradit ” jane gatuar vazhdimisht strategji per te destabilizuar gjendjen ne Shqiperi.Kujto Rambujene!! Kur Berisha bertiste Mos e Firmosni!!!Vete Berisha eshte zbuluar tashma se ben lojen e Beogradit , gje qe po e ndjek me besnikeri dhe i Klonuari i Tij Basha.U be Kongresi i PD -Nuk u be asnje analize reale e gjendjes ne Parti, Humbja e Zgjedhjeve ne 23 Qershor 2013, po u morren vetem me Edi Ramen dhe PS., pa dhene asnje alternative te Re per zhvillimin e Shqiperise.Ata kane zgjedhur Bojkotin e Parlamentit, se nuk duan te behen Reformat.I tremben sidomos Reformes per Drejtesine se me gjendjen aktuale e kane te sigurte qe nuk denohen .Shembujt jane te shumte dhe te shpallur publikisht.

  40. Liridon says:

    Ka nje tendence te qarte,ne trojet shqiptare situata duhet te jete e paqendrueshme.Qe kjo paqendrueshmeri te marre permasa me te medha dhe te jete konstante duhet qe te kontribuojne qofte pozita qofte opozita.Deri me tash pozita po e luan kete rol qartesisht dukshem dhe me egersi cinike.Mbetet te shohim se cdo te beje opozita,e cila e vertetoi se fundmi,qe jo vetem ne pozite por edhe ne opozite,nuk di apo nuk do te luftoje korrupsionin moral e financiar,qe ka zaptuar cdo qelize te jetes.Sidoqofte sherri pozite – opozite i ngjan sherrit te “Qenve te stanit te ngopur”.Regjizori i kesaj situate do te vleresoje qenin me te keq,pasi ai e fut vete ujkun ne vathe.

  41. transalator says:

    EDI RAMA DUHET TE MENDOJE DHE VEPROJE PERTEJ MESKINITETIT ALBANEZ

    dhe te hedhe shikimin e tij prej LIDERI drejt BE-se. Lojrat CIC-MIC me opoziten e Bashes apo te Berishes nuk bejne gje tjeter vecse e tregojne Shqypnine si nje fis prej Afrike ZULU qe i falet vetem DULLES apo BOSIT.

    Nga ana tjeter Edi Rama duhet ta kuptoje se Vatanit i duhet nje Opozite e Vertete Properendimore si korrigjuese e Pushtetit aktual te Like Floririt dhe Mbreterise se Korrupsionit ne vendin tone qe Saliu e kishte do kohe me pare Aleat te PD-se se tij te peshtire. Prandaj nuk duhet t’i gezohet dhe te ferkoje duart nga kenaqesia kur sheh ashiqare debilin e Saliut Lul Bashen qe po e con Opoziten shqyptare drejt gremines dhe ne horizonte nuk ka dale asnje formacion tjeter politike i hajrit qe ta zevendesoje me dinjitet PD-ne komunsite te Sali Berishes. Edi Rama duhet ta kuptoje si nje LIDER i pergjegjshem per fatin e Vatanit se heret a vone rejtingu i qeverisjes se tij do te bjere ndjeshem, pasi kriza ekonomike po ben kerdine ne vendet e Ballkanit, por edhe Evropa nuk ndodhet ne pozita te favorshme dhe ne keto kushte Shqypnia mjerane qe ron vetem nga remitancat e emigranteve dhe me ato qe i ka falur Zoti ne Qiell, pra ne keto momente decizive Edvini duhet te behet gadi te ndaje pushtetin me forca te tjera politike dhe te mos lejoje katrahuren e 1997-s ne vendin tone qe nese ndodh per here te dyte do te kthente mesiguri:

    KOHEN E QEPES TE ENVER HOXHES ME PASOJA TE PARIPARUESHME PER POPULLATEN

  42. transalator says:

    EDI RAMA DUHET TE MENDOJE DHE VEPROJE PERTEJ MESKINITETIT ALBANEZ

    dhe te hedhe shikimin e tij prej LIDERI drejt BE-se. Lojrat CIC-MIC me opoziten e Bashes apo te Berishes nuk bejne gje tjeter vecse e tregojne Shqypnine si nje fis prej Afrike ZULU qe i falet vetem DULLES apo BOSIT.

    Nga ana tjeter Edi Rama duhet ta kuptoje se Vatanit i duhet nje Opozite e Vertete Properendimore si korrigjuese e Pushtetit aktual te Like Floririt dhe Mbreterise se Korrupsionit ne vendin tone qe Saliu e kishte do kohe me pare Aleat te PD-se se tij te peshtire. Prandaj nuk duhet t’i gezohet dhe te ferkoje duart nga kenaqesia kur sheh ashiqare debilin e Saliut Lul Bashen qe po e con Opoziten shqyptare drejt gremines dhe ne horizonte nuk ka dale asnje formacion tjeter politike i hajrit qe ta zevendesoje me dinjitet PD-ne komunsite te Sali Berishes. Edi Rama duhet ta kuptoje si nje LIDER i pergjegjshem per fatin e Vatanit se heret a vone rejtingu i qeverisjes se tij do te bjere ndjeshem, pasi kriza ekonomike po ben kerdine ne vendet e Ballkanit, por edhe Evropa nuk ndodhet ne pozita te favorshme dhe ne keto kushte Shqypnia mjerane qe ron vetem nga remitancat e emigranteve dhe me ato qe i ka falur Zoti ne Qiell nuk ka si te kete rritje te prodhimit apo te GDP-se me sakte sic zakonisht mashtrohen shqyptaret me shifra dhe grafiqe ireale, pra ne keto momente decizive per Vatanin Edvini duhet te behet gadi te ndaje pushtetin me forca te tjera politike dhe te mos lejoje katrahuren e 1997-s ne vendin tone qe nese ndodh per here te dyte do te kthente mesiguri:

    KOHEN E QEPES TE ENVER HOXHES ME PASOJA TE PARIPARUESHME PER POPULLATEN

  43. cen durimmadhi says:

    Nje analize teper e “sofistikuar” me humorin tipik korçar mgjs nuk je nga ato ane. z.Mero, i lexoj me kujdes shkrimet dhe analizat tuaja por nuk do them ndonje gje te re,je nder me te miret ne mos i vetmi…Urime dhe njeriu i sinnqerte eshte njekohesisht dhe trim.

    1. ihsan toptani- english spy says:

      i nderuar transleshator !

      Je komentuesi qe ja ke ngritur me shume lavdine djalit te gjylos.

      Ai popull,ajo klase politike,keta porno-ambasdore e kishin hak ate diktature qe ishte ilac,ishte kirurg,ishte psikollog.

      Si eshte katandisur shqypnia e nastradin fendes sot, ku dhe komsomolasi Fyle tall lesht me parine e shqyptareve dhe ai vend eshte kthyer ne shprehje gjografike ,ne kombinat droge,ne kazan plehrash,ne arene gladiatoresh ku shypot nen “albitrimin ” e miqve nderkombetare po shqyejne njeri tjetrin…..atehere me e vogla eshte te mos e zeme ne goje Tarrasin as per mire as per keq se sa po vjen dhe po i rritet “NASDAQ Stock Market ”

      Ju lutemi trasleshator mos i ngrini lavdine legjendarit argjirokastros

  44. shaban says:

    Sa mire Mero si gjithmone meresh vetem me opoziten.Kjo tregon se e ke shume frike Ramen sepse e ngre aq shume sa te duket sikur te jete njeriu dhe lideri me i zgjuar ne bote Turp per ty qe kerkon te kthehet edhe nje here monizmi duke percmuar opoziten.

  45. rita says:

    PD, asnjëherë nuk ka qënë një forcë politike sesioze, me ideologji e program të qartë, por ka qënë një konklomerat mafioz, injorantësh, rrugaçësh, hajdutësh, kriminelësh…me një fjalë, i gjithë llumpeni shqiptar…! Më kot përpiqesh, Mero, që ta paraqesësh PD-në, si një Parti që ka prodhuar fuqi politike ndër vite (ndoshta për të justifikuar dhe qëndrimin tënd pro PD-së, më parë). Ajo ka prodhuar vetëm dhunë, anarshi dhe shkatërrim të çdo vlere morale, materiale e natyrore…!

  46. mesia says:

    Trapllik e tere analiza, karlliqe komentet. Vazhdoni o palla se keshtu i do mushka drute.

  47. Giacomo Pucini says:

    @Mero Baze,
    Artikulli juaj eshte i mbushur me fantazi te semure. Edhe po te kishte perpjekje tinzare te Rames per te shkaterruar dhe per te eleminuar Partine fashiste te Berishes qe rrasi shqiptaret nga shiu ne bresher (pervec rrumpjeleve qe u bene sherbetore te rregjimit fashist), kjo nuk perben nje kritike sic perpiqeni jua te beni duke i quajtur perpjekjet e Rames si “tinzare”. Normale ishte qe te quheshin perpjkje te zgjuara. Por… ne fakt nga ana e Rames nuk ka asnje perpjekje tinzare apo te zgjuar per goditjen e opozites (qe vetem opozite nuk eshte ajo parti)vetem ka nje perpjekje te gjithanshme te tij per te ndryshuar mentalitetin fashist qe pas viteve 90 na u paraqit si mentalitet demokratik per te zvendesuar mentalitetin socilist. Sot nuk fltet per socializmin e dikurshem me termin e vet sepse keshtu u kujton njerzve jeten reale te asaj kohe dhe ne vend te termit normal perdoret termi “komunizem” pasi ky koncept eshte me abstrakt dhe shume me lehte per te lozur dhe per te denigruar njerzit e vdekur dhe teorite e paprovuara ne realitetin boteror. Ndofta ju si gazetar dhe analist perpiqeni te dukeni i paanshem me krahet e politikes ( utopi e paster)por me shume rrezikoni qe me kohe tu akuzojne per perkrahes te fashisteve gje qe une personalisht nuk e besoj.
    Me sa kam pare (besoj se kam kohen e duhur per te vezhguar politiken e vendit tim) kame vene re se per Ramen nuk mund te flitet me terma te cilat permbajne veprimet e neveritshme te Berish Krakataut. Mund te kritikohet dhe kjo eshte me se e natyrshme por me duket fort e stisur kritika ndaj Rames per “shpifjet” ndaj burgut ristanor apor per “shterngimin” majlindor.

  48. shpetimi says:

    Per hir te se vertetes,tallja dhe injorimi qe i behet PD-se ne keto shkrime dhe editoriale eshte teper theres.

  49. lume e det says:

    po cfar mereni me keta oooooooooo njerez;;; po keta jane pjelle e djallit ooooooo zonja e zoterinj.po shahen me njeri tjetrin dhe arijne gjeri te familja far e fis akoma me tek te vdekurit e tyre para popullit dhe nga mbrapa skenes se teatrit qe po japin,lepyhen bashk me njeri tjetrin sepse jane aktore te shembullt…sepse nuk mund te dalin jashte programit te percaktuar nga gjyshja sore…nuk ka shanc ky vend me keta gjakpires te popullit;;;me keta gjarperinjte e ferit;;;nje pyetje per z.mero;perse zoti mero nuk ngriheni te demostroni ju media per lirin dhe pamvarsin juaj te [media]?ti thoni ketij populli te gjore vetem nje here te verteten vetem nje here.perse nuk po hapen dosjet e ferit ende?nje here te verteten vetem nje here ju lutem z.mero.apo sepse mos tremben valle nga dikush……apo sepse jane te gjithe per ne burg e ca per pushkatim???

  50. zyliku says:

    Opozita po ben lojen e saj dhe jo brockollat e mero bazes.qenia ne opozite eshte nje reflektim nje pauz pas asaj qeverisje 8 vjecare me te mirat dhe te keqijat qe i solli vendit. Bilanci eshte pozitiv dhe i prekshem nga gjithe shqiptaret.Rruga e kombit 250km autostrade e ndertuar nga amerikanet qe kane ndertuar boten,me te cilen krenohet cdo shqiptar qe ka qene qofte dhe nje ore jashte shqiperise.Taksat e ulura per bisnesin e vogel,karta e identitetit inventarizimi i shqiptareve te zbritur nga shpellat qe nuk dihej numri i sakte qe nga koha e merhumit,pasaportat biometrike qe i dhane dinjitet dhe hoqen rradhet nga ambasadat.Kesh.kombetar nje elite qe i ngjan kop eshte e ardhmja e pd dhe jo mitingashet me shami pionieri te ed rames te cilet sbejne asgje nga cu kane bere te paret e tyre burgosje, perdhunime te femrave te administrates.Slloganit qe e djathta ka regulluar boten ose e majta ka lindur per te frenuar revanshin e pasurimit te te djathtes,do ti shtoja nje version timin,e majta qeveris kur e djathta eshte me pushime…

    1. realisti says:

      Me siguri kur thua e djathta ke parasysh Ducen , Hitlerin dhe Frankon apo jo

  51. Kirk says:

    Berisha nuk eshte me as kryetar partie, as kryeminister, ka dhene doreheqjen nga cdo post. Pse e permendni dhe kur noton si djalosh
    neper det dhe ju ne breg beni sehir te tmerruar ngaai burre malsie, nga doktori i njohur I zemres. Mos kini frike nese semureni shkoni vrap te doktor Berisha t’ua heq ate zemer katran komunisti dhe t’ua nderroj me nje zemr kau. Pse e permendni Berishen ju qe s’dini te shkruani as emrin tuaj apo nuk keni pune e prisni t’ua gjej Ram mashtruesi milioneri fukara. Demokracia eshte e bukur se nuk te le gjithmon ne kolltuk. Ja se shpejti Rama do te marre arratine dhe ju pordhaceve do t’u lere ne balte bashke me z. Mero qe bredh kunj me kunj. Por kjo bredhje ka nje zarar se nje nga kunjat nje dite do t’i hyje ne b…

  52. hak-laj says:

    KOMENTUESI “KIRK” OSE ESHTE PROVOKATOR OSE PSIKOPAT….BERISHA KOMANDON ME DORE TE HEKURT
    PRESIDENCEN
    SHIKUN
    PROKURORINE
    GJYKATAT
    SHUMICEN E MEDIAVE
    BANKAT
    BASHKINE E TIRANES
    KOMPLET PD
    ETJ ETJ

    I KOMANDON KY PLAKUSH GJAKATAR SE QE NOTON ME BEBELINA SE SHKON NE GOP TE SHEQERES SI NE 1997

    EDI RAMES DUHET TI NGREJE NJE LAPIDAR SE KA TRADHTUAR VOTUESIT E 23 QERSHORIT.

    QE KANE KERKUAR ARRESTIMIN OSE EGZEKUTIMIN E SALIQENIT ?

    1-TRADHETIA

    Sepse ardhja e tij në politikë ne 1990-1992 përmes një bordi të fuqishëm serbo-kosovara amerikan e bënë atë fillimisht të fuqishëm, për aq kohë sa ishte e domosdoshme, por edhe jashtëzakonisht të bindur. Nëse duhet të fillojë ndonjëherë gjykimi i tij, mendimi im është se nuk duhet të ketë pikënisje vrasjet, mashtrimet, vjedhjet e jashtëzakonshme, hedhjen e Shqipërisë në greminë njerëzore, ekonomike e politike; por hapi i parë duhet të jetë pikërisht kjo: ardhja e tij në politikë përmes bordit serb, vasaliteti i tij ndaj këtij bordi; përçudnimi i çështjes kombëtare shqiptare deri në zvetënim; ndasia e krijuar përmes tij, sipas një studimi të qartë beogradas, mes forcave çlirimtare dhe njerëzve të zakonshëm, mbështetja deri në një urdhër të dytë të klasës titiste e udbashe në Kosovë e në vise, të cilët filluan të bëhen zotër të shtëpisë ku e shumta mund të ishin pjesëz; ri-ardhja e tij në pushtet përmes klanit të Fazlliçëve, që nuk ishte asgjë tjetër veçse paraqitja e dytë e forcës udbashe në politikën shqiptare; tentimi për të përçarë forcat çlirimtare gjatë luftës, kur njerëzit e tij, shpesh herë të organizuar nga Azem Hajdari i bënin pritë njerëzve të UÇK-së,vrasja në pritë, nga njerëz afër tij, e anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Ilir Konushevcit, “Mërgimi” dhe mjekut Malaj, në maj 1998, e deri tek organizimi i grushtit të shtetit në shtator të vitit 1998, në të njëjtën kohë kur kishte filluar ofensiva e forcave serbe në zonën operative të Dukagjinit.

    2-VRASJE HITLERIANE

    Gërdeci është “Made in Berisha“. Të tjerët janë vetëm garnitura rreth saj. Të cilët heshtën, dhe për këtë heshtje u shpërblyen, së bashku me faktin se kishin qenë pjesë ndihmëse e saj. Gërdeci është momenti kur “gjaku nuk lahet nga duart e tij” si tek Ledi Makbeth. Gërdeci është çasti i shndërrimit të tij nga gjysmë mizor në një mizori të plotë, njerëzore e politike, kur loja bëhet makabër, kur ndjenjat e njerëzve blihen me thasë mielli, kur vuajtja shfrytëzohet si në lashtësi, dhe, kur më pas, çnjerëzisht mburresh si i ke vrarë, i ke ushqyer e përsëri të kanë votuar. Asnjëherë egërsia politike e ligësia njerëzore nuk kanë pasur një marramendje të tillë sa në Gërdec, para shpërthimit e sidomos pas tij. Dokumentet, që u bënë të njohura më pas në një emision TV, dëshmuan se Berisha dinte gjithçka. E vetmja gjë që “nuk dinte“ kishte qenë baxhanaku i tij i ndjerë, i dërguar nga padroni, si dërgoheshin dikur ruajtësit e skllevërve. Sepse Berishët e shndërruan Gërdecin në geto skllevërish, ku punonin edhe fëmijët nën kërcënimin e barutit, ku eksperimentohej me jetën e njerëzve.. dhe askush nuk u dënua për këtë akt skllavërie. Buzëqeshja e Delijorgjit në pragun e gjykimit dhe telefonata e gjatë me Shkëlzen Berishën, janë akti i fundit i përtalljes makabre me jetët e njerëzve. Gërdeci është turpi më i madh i një qeverie, dhe njëkohësisht është krimi pa ndëshkim. Ata që u dënuan përkohësisht janë peshqit që lëviznin nëpër rrjetën e skllavërisë, skllavopronarët mbetën të lirë…. Qoftë edhe për rivendosjen e skllavopronarisë, Berisha duhet gjykuar, e për më tepër kjo ishte vendosur nga njerëzit e tij dhe nën bekimin e Familjes.

    3-VRASJE SATANIKE

    Por nëse Gërdecin Berisha e ndan me pjesët e tjera të Familjes, 21 janarin e ka të gjithin për vete, duke i lënë pjesën që i takon birit të tij ideologjik, hijes dhe turpit të nesërm të tij, Bashës. Në ngjarjet e 21 janarit Berisha duhet gjykuar për organizimin dhe urdhërimin e vrasjeve, për dhunën ndaj protestuesve dhe arrestimet e paligjshme; për fshehjen e provave nga serveri i Kryeministrisë që u fshinë që asaj nate me urdhrin e tij; për përgatitjen dhe vënien në zbatim të një skenari mashtrimi për rrjedhën e ngjarjeve; për akuzën false të grushtit të shtetit, për sulmet ndaj Presidentit të Republikës dhe të tjerëve; për marrjen në mbrojtje të ushtarakëve që bënë krimin; për pengimin e urdhrit të Prokurorit të Përgjithshëm në ndalimin e disa drejtuesve të Gardës, për fshehjen e provave të nesërmen e krimit, për të dhëna të rreme për makina me armë që prisnin tek një rrugë e Tiranës, çadra pistoletë, etj, duke përgatitur edhe dëshmitarë të rremë, siç ishte një mjek i spitalit ushtarak.

    Berisha vrau jo sepse kishte frikë, sepse e dinte se masa e njerëzve që po vinte ndaj tij nuk ishte si turmat e shtatorit 1998; ai vrau për të vendosur frikën, jo vetëm asaj dite, por edhe më pas. Ai, duke vrarë 4 vetë, kur gjithçka ishte në përfundim, jashtë çdo ligji e rregulli, vrau aktin e lirisë së njerëzve për të protestuar, shpresën e tyre se mund të jesh i lirë të dalësh në rrugë, ashtu si kishte qenë rruga gjithnjë arma e Berishës. Askush nuk e kishte vrarë atë e njerëzit e tij gjatë protestave (të mos i futemi 2 prillit në Shkodër, se nuk i del mirë).
    Berisha vrau , sepse veç dëshirës së tij për pushtet, një bord më i fuqishëm nga ai, pikërisht bordi , i cili që nga emigracioni në Amerikë i kishte dhënë urdhër të ndërpriste shtatorin e vitit 1998; kërkonte në janar 2011 përgjakjen e vendit, pasi në trevat shqiptare do të ndodhnin ngjarje madhore…dhe historia duhej përsëritur

  53. liri says:

    Uroj te kemi nje opozite liberale dhe jo te bunkerit. Ne PD duhet te ofrohen figura moderne, te emancipuar dhe jo vetem kapedan malesh. Kam idene se e djathta e ka shume te veshtire te shohe driten ne fund te tunelit. Mendoj se Kryeministri duhet te perqendrohet tek projektet e tij vitalizuese dhe te mos humbe kohe me ata qe ka perballe. Do vleresohet per punen dhe jo per pelivanlliqet. Sa per monumentin ne Kavaje ishte nje ndertim i cpifur dhe brutal. Me teper ngjante me nje penis te nderkryer sesa me idene e lirise te nje populli te shtypur. Urime per kurajon dhe pune te mbare.

  54. Gjin x3 Gjoni says:

    Ne qofte se flitet per tinzar apo pak diabolik mendoj se ne keto te dy raste (monumenti kermill i kavajes dhe pijetari Ristan) Edi Rama nuk eshte i tille por thjesht sjellja e tij orgjinale qe kapet pas gjerave qe bejne show dhe harron me dashje apo pa dashje superkrimet eberishes.
    Kujt i intereson shembja e shemtires Kavajes dhe sherri me Ristanin ne sy te Fyles.
    I vetmi njeri qe ka ferkuar duart per keto “kalamalleqe te rames” eshte shtrigu berishe qe ka shtruar platformen per te rrezuar qeverine para votimeve lokale.Dikush tallet me kete ide te tille por e ka gabim.
    Ujku berishe (dhe sekti i tij antishqiptar ne washington & bruksel qe ka meriten per krimet etij ) ka vertetuar se ka qene ne pozita shume me te pafavoreshme dhe ka mposhtur PS (partine e spurdhjakeve)
    Tinzar eshte Edi Rama qe kurre nuk i drejtoi gishtin qofte Bashes qofte berishes per 21 janarin dhe gerdecin dhe sic po shihet garantet perendimore ja kane mbyllur sqepin
    Diabolik u tregua Edi Rama ne mitingun ne kukes per pamvaresine e kosoves ku e quajti mender berishen si “hero” qe ndihmoi kosoven ??!!
    Nqs vazhdo kete rruge edi rama duke bere show me merkelin,obamen,kinen,papen e romes,serbine etj dhe nuk shikon superskandale te tilla si pergjimet e vishos qe duhet ta shkarkoje me ceremoni (dhe i ka numrat ne parlament) atehere ai po ndjek rrugen e Salvador Alendes.
    Prandaj merret edi rama me qyrravecin ristani se nuk ka bythe te merret me ujqerit: berisha,basha,nishani,lalla,fullani,gjoni.
    Dhe kjo nuk eshte tinzare qe thote zoti mero por eshte frike hashiqare…23 qershori 2013 lindi i vdekur…

  55. mali says:

    Ti Mero thua qe kalamoni po shkon ne rruge te gabuar se e ka baben pusht,
    dhe per kete po e ndihmon Rama. Tani, Rama mezi po ben poziten se i ka ca luler aty ne qeveri, ti thua qe te beje edhe opoziten?
    Lulushi po qe kalamo, tja leje vendin te rriturve, po qe i rritur, duhet ta kuptoje qe e ka baben pusht, dhe kur e kupton dhe vazhdon ne rrugen e tij, atehere i bie qe eshte edhe vet pusht, dhe ata qe e mbajne veten per te djathte te mbledhin mendjen e kokes dhe ta “ormisin ” ne hale te gomareve, dhe te krijojne nje parti te djathte per se mbari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje