Kur opozitën ja lë në dorë botës

3 Tetor 2014, 20:16Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Dje pata një lloj hutimi nga ekzaltimi i opozitës rreth deklaratave të ministrit të Brendshëm gjerman, jo vetëm pse ai i referohej qartë vitit 2013, por se në tërësi tha një gjë që me siguri vazhdon të jetë e vërtetë dhe në vitin 2014 dhe mund të jetë në vazhdim. Është fjala për ndihmën që mund të japë Shqipëria për të luftuar kriminelët e saj në Gjermani. Kjo është një çështje logjistike dhe çështje standartesh të policisë, që ndoshta do të na duhet kohë të veprojmë. I vetmi që mund të matet në këtë rast është vullneti politik, dhe qeveria gjermane përgëzoi me këtë rast zotin Tahiri.

Por, le të kthehemi tek ekzaltimi i opozitës.

Reagimi nga opozita ishte paksa hileqar. Basha dhe Berisha nuk folën të parët, por vunë Jozefinën dhe Flamurin. Jozefina me sa duket e ka parë si rast që të rikonsiderohet udhëheqëse dhe lëshoi broçkullat e saj të tipit “tani që foli Gjermania, duhet të nisë lufta”. Pastaj Flamuri si Flamuri, ato di të thotë.

Puna është tek opozita institucionale, pasi Jozefina dhe Flamuri  tanimë janë faqe e pasme e defterit të PD.

Sot foli dhe Lulzim Basha, por ai nuk ishtë më i gëzuar nga spekulimi, por nga përgënjeshtrimi i qeverisë gjermane kundër tij. Dhe në retorikëne  tij boshe, tentonte të gjente argumente pse qeveria gjermane e kishte gabim që kishte sqaruar situatën kundër qëndrimeve të opozitës.

E gjithë kjo është nëj praktikë e neveritshme e politikës në Shqipëri, e cila kur nuk ka këllqe të bëjë politikë vet, dhe të frymëzojë njerëzit me veprat e veta, kërkon të gjejë fije kashte për të shpëtuar prej mbytjes, nga jashtë.

Rasti i kësja opozite ëhstë dhe më i rëndë. Në kushtet e mungesës totale të ideve, në kushtet e një opozite që vjen nga një pushtet i inkriminuar deri në rrënjë, të guxosh të spekulosh me deklarata serioze të perëndimorëve dhe t’i përdorësh ato për kapital politik është më shumë se naivitet.

Kush ka pak përvojë në politikën shqiptare, dhe sidomos kush ka kaluar opozitën dhe pushtetin siç ndodh me PD dhe PS, e di fare mirë që nuk të lë askush të bësh politikë apo më keq akoma, të fitosh kredo politike me qëndrimet e perëndimorëve. Ata e dinë vet përse flasin, dhe kanë qëndrimet e tyre ndaj Shqipërisë, jo ndaj PD apo PS.

Një politikan me përvojë si Sali Berisha, kur e bën këtë spekulim, e bën se është në pikë të hallit. Përfytyro në çfarë halli është, sa as vetë s’guxoi të bënte deklaratë, por vuri Flamurin dhe Jozefinën, që dhe po t’ia përmendin, të thotë “ju e dini kush e tha”.

Politikanët me përvojë në Shqipëri e dinë fare mirë, po ashtu si Sali Berisha, se askush nuk të vihet në dispozicion për të të rritur kredon politike, dhe për t’u bërë palë në luftën e brendshme. Aq më tepër kësaj opozite, e cila ka një përvojë të hidhur zyrtarisht me Gjermaninë, prej së paku vitit 2009, kur thuajse ka ngrirë çdo kontakt për shkak të politikave të Sali Berishës ndaj tyre dhe gjobave të familjes së tij ndaj bizneseve gjermane këtu.

Ky nxitim për të keqpërdorur një qëndrim korrekt gjerman, tregon një krizë përtej krizës morale dhe aprofesionalizmit të opozitës. Tregon krizën që ka opozita për ide dhe motive politike. Ata nuk flasin dot kundër asgjëje në këtë vend, pasi në çdo vend prek krimet e tyre dhe e kanë lënë opozitën në dorë të botës. Janë duke shpresuar që të flasë dikush nga jashtë, i rëndësishëm apo askush qoftë, dhe këta të bëjnë politikë në Shqipëri. Është një situatë që tregon se opozita në përpjekjet e saj për të mos ndryshuar dhe për të ruajtur sërisht të njëjtat personazhe që zhytën vendin në krim dhe korrupsion, shpreson të ndërrojë zërin  e saj me zërat që vijnë nga bota dhe të bëj politikë me të. Është një shprehje konkrete e dorëzimit të opozitës dhe pafuqisë së saj për të fryëmëzuar këtë vend. E vetmja shpresë e tyre është të “zbarkojnë” aleatët nga jashtë dhe t’i sjellin në pushtet, ndërkohë që në këtë vend po zbarkojnë përditë zyrtarët e lartë të Perëndimit dhe po i qortojnë më fort se ne. Është e vetmja ndihmë reale që po u jep bota, duke u treguar vendin që duhet të zënë në parlament, dhe ballafaqimin me shtetin ligjor. Të vetmet gjëra që ata nuk pranojnë.

28 komente në “Kur opozitën ja lë në dorë botës”

  1. Une, Dora Vete. says:

    Je shume i sakte zoteri Baza.

    1. Llalla says:

      Ka kaluar mbi nje Vit,qe Pedeistet kane marre
      Statusin e “Qoftelargut”,cka i ka bere qe te kene
      mjafte probleme me Durimin.Rasti Topalli-Noka,
      tipike te te versulurit pa fryme per te leshuar
      me plote histeri thirrjet revanshiste!Bashke me
      Bashen amplifikuan me Frekuenca nga me te larta,
      Soin e Mashtrimit.Kete e verifikoi edhe Gjermani.Dhe
      pas kesaj,ne PD. u duk sikur ra Bomba! Ata te troshitur,
      mileti i argalisur.Ketu merr Jete metafora e Rames kur ju
      thote: Vajmedetet! por qe populli e satirizone edhe me tej
      duke e modifikuar: VajMenderet! Sa gjynah!Qysh e katandisen
      vedin ne kete derexhe.Frika i ka tjetersuar,ndaj edhe Mero
      me te drejte ju thote: …Ballafaqimi me Shtetin Ligjor! o Sali
      packa se nuk ju pelqen. Kjo do te ndodhi,prandaj…..

  2. Billy1 says:

    ——-Foli Ministri gjerman:- Krimi ka mberritur deri ne qeveri.
    ——-Kaq deshi Basha: – Shikoni. Po e thote dhe vendi me i fuqishem dhe me demokratik i Europes, se qeveria Shqiptare eshte e kriminalizuar.
    ——-Perseri flet Gjermania:- Ej! E keni degjuar keq, apo e deformoni qellimisht. E patem per qeverine para 23 qershorit.
    ——-Edhe Basha perseri: -Gjermania mbron kriminelet. Vetem ne i luftojme kriminelet. Po c’pret nga Gjermania. Infektuar nga komunizmi i Gjermanise Lindore.

    1. Dielli mbi KORAB says:

      Ministri gjerman foli shum qarte jo vetem per Shqiperine,por dhe per Serbine,Rumanine,Rusine Italine,por derisa erdhen fjalet ne veshet e demokratve te SHQUP-it u transformuan si ajo loja e femijve.
      Ministri gjerman e ka fjalen per Gjin Gjonat e drejtsise shqiptare,dhe per oligarkine financiare mafjoze te Argitave qe transferon parate jasht Shqiperise.

    2. Luli says:

      Po keta jane politikanet. Rraca me e ndyre ku..e. Njerez me vemje, me pa burrerri dhe me hipokrite nuk gjene ne shoqri. Njerez te peshtire qe nuk kane ecur dot ne karriere dhe behen politikane. Dhe kryepolitikanin me te madh ke Sali Berishen, qe e dredh fjalen brenda dites kur jane ne loje perfitime per familjen e vet.

  3. Rrofte Pushteti i Popullit says:

    Po, shoke!

  4. LORA says:

    Cfaredo kontributi qe te jepni ,ju z.Baze,pernate me editorialet tuaja te shkelqyera per t’u treguar udhen nuk ben fajde;nahija brekedhjere noton ne mut dhe ne gjak,,,,,dhe nuk ka ASNJE shans te dorehiqet nga habitati i saj 24 vjecar.

  5. Vasili says:

    Editoriali juaj z.Mereo si gjithmone eshte i sakte dhe godet aty ku duhet.Mbare populli e di se kush jane hajdutet,kriminelet dhe bashibozuket e ketij kombi por per cudi jane hutuar e presin me shprese qe z.k/minister te mbaroje sistemimin e qyteteve te shqiperise pastaj te meret me kete kope hajdutesh qe ka mare revansh.Ne vend qe mazhoranca te beje thirje per tu ngritur mbare populli per te hequr nga kolltuket qe kane ozupuar kukullat e Salehut dhe ti futin ne burg per destabilizim te vendit e deri ne tradheti ndaj Atdheut ben thirje krimineli Basha per protesta ne mbrojtje te demokracise. Aduhet pritur akoma qe keta bandite te ndeshkohen?

  6. Persekutimi komunist says:

    Berisha ka kohe qe ka “ndersyer” dy zagaret e gjahut,Nishanin dhe Bashen,per te nderkombtarizuar ne kancelareite perindimore,”persekutimin” e opozites.
    U gezuan per “fitoren” e arritur !
    Rames do ti kerkojne “leket” e persekutimit,me pa tjeter dhe demshperblim politik.
    Opozita ka humbur mbeshtetjen e brendeshme,po kerkon “mbeshtetje” nderkombetare,per te ilizionuar popullin,ku ne ndonje rast siguron intervista te krahut te saj politik.

  7. Vetem furrat me gaz ……bejne pune per sherbetoret udbashe!
    Atehere shpeton komplet rajoni ….

  8. Gjaton Toroveci says:

    Shume i mire. Urime!

  9. Zoti Mero cdo gje e sakte po kujt i thua.Vajten dhe iu qane hallin mikut te sales ne bruksel,thirren edhe Pack ne Shkoder por ata dihen kush jane.Miqte e sales i njeh gjithe Shqiperia.Zoti Mero po cfare politikanesh ka opozita e sotme kur ne cdo moment kerkojne qe te kapin ne gabim politikanet e mazhorances qe nga levizja e buzeve jane shume te ulet ,shume cinik.Me keta nuk ecet perpara Keta i perbuz shumica e popullit.Zoti Mero urime.

  10. Liri says:

    O Mero ca jane keta te PD e dine dhe femijet tani,a do na thuash ndo nje gje per keta te tjeret tani apo jo.Ca mendon per fitimin e konkursit te piramides nga Kinezet p.sh pas vajtjes se rames me avion privat atje?Po ta kishte bere maloku kete do i kishe bere nja tre shkrime vetem sot.Thone se ne maje te piramides do shkruajne RILINDJE e vellazerise Shqiptaro-Kineze.Prsim me shume nga ty Mero.

  11. arta says:

    Saktë dhe objektiv. …dhe bën fajde bile shumë, është reagimi i lexuesve dhe reflektimi i politikës që e bën Mero Bazen të shkruajë editorialet e përditshme dhe të forcojë besimin se shteti bëhet. Një gazetë e pavarur ndikon në formimin demokrat të qytetarëve ( e theksoj jo demokratik siç interpretohet rëndom nga PD-ja duke i dhënë vehtes të drejtën e pronësisë së demokracisë, emërimi demokratike s’ka asgjë të përbashkët me demokracinë për të cilën aspirojnë qytetarët) dhe këtu qëndron vlera e saj. Urime për shkrimin.

  12. popo says:

    bravo-e drejte…

  13. Dr says:

    Turp cberi pd dje Turp. Un qe shkruaj jam i djathte…por kjo pd dhe e djathte ta shpif. Turp.

  14. Ymer Abazi says:

    Edhe pse Mero Baze tallet ç’do dite dhe ashiqare me lexuesit e tij,perseri ka idiot te dobishem qe nuk dine te shkruajne gje tjeter vetem “bravo Mero”, “sakte Mero” deri nga ata qe thone “rrofsh o Mero”. Nuk eshte çudi kur te dali ndonje idiot i super dobishem te shkruaj “marrsh nga ditet tona o Mero”. Njerez qe nuk duan tja dine nese kane per te ngrene ne tryezat e tyre, mjafton qe i madherishmi Mero te shkruaj ç’do dite dhe pa rreshtur per Bashen dhe Berishen. Nuk mund te kete ushqim me te shijshem per kete kategori njerezish. As nuk duan tja dine perse Mero nuk thote asnje fjale per rritjen e mundshme te çmimit te energjise. Nuk duan tja dine perse Mero nuk shkruan asnje fjale per atentatin me eksploziv qe ju be deshmitarit kryesor te vrasjes se komisar Dritan Lamaj. Nuk duan tja dine gjithashtu perse e ashtuquajtura “Lidhja e veriut” u kthye ne parlament mbasi kishte vendosur mos ti votonte ligjet e Edi Rames. Nuk duan tja dine per pashallekun qe po nderton Koço Kokdhima me Edi Ramen vetem tre metra nga bregu i detit ne Qeparo. Nuk duan tja dine perse Merua nuk shkruan asnje fjale per heshtjen e kryeministrit ne lidhje me akuzat se ne grupin e tij parlamentar ka nje njerez me te kaluar kriminale.
    Te kujtojne barcaleten famekeqe per shqiptaret, ku mbasi mbreti i dha si shperblim te parit nje gomar, i dyti tha se nuk donte asgje si shperblim, vetem merrja prap gomarin qe i dhe atij tjetrit. Kjo verteton edhe nje here thenien:”Shqiperise i vjen e keqja nga shqiptaret”.

    1. aa says:

      I nderuar komentuesi Hymer Habasi

      Ke të drejtë qe ky artikull eshte i dobet dhe ka komentues qe per inerci vazhdojnë ta lavdërojne ate pa e lexuar artikullin,pra deri ketu ne rregull.

      Por kjo qe thote Mero per opoziten eshte gjysma e se vertetes pasi titulli duhet te ishte:

      “”””””””””””””””””””””””””””””””””””Kur opozitën ja lë në dore botës e cila na pruri këtë opozite kriminale”””””””

      Por Berisha dhe Basha jane kriminele por jo fajtore sepse fajtoret e vertete jane perendimoret qe e krijuan dhe po e mbrojne kete bande,eshte PS tradhetare e 23 qershorit dhe 21 janarit,eshte gomari apo i kali i trojes Ilir meta ,eshte shoqeria civile si dhe media me Ymer Abazet qe po bejne sikur nuk ka ndodhur gje…

      Cfarë ka bërë Sali Drakula do thoni ju ??

      Lexoni me poshtë dhe pershtypja ime eshte se cfardo te kete bere hoxhe enveri per 35 vjet te sundimit te tij e ka patur hallall ai popull pa dinjitet qe e vrasin dhe e pshurrin rrugeve nen ngerdheshjen e palo ambasdoreve dhe nen breket e menderosuar te fituesve mashtrues te 23 qeshorit 2013…lexim te kendshem !

      Veprimtaria e Sali Berishës është një dosje e zezë voluminoze, mbushur me fakte prapaskenash, mashtrimesh, aferash e krimesh, të cilët e kanë sjellë dhe e kanë mbajtur atë në politikë, në pushtet, në opozitë e përsëri në pushtet. Edhe pse ka bërë gjithçka që e etiketon ” si “kryebandit” dhe “anti-shqiptar”, Sali Berishës nuk i bëjnë përshtypje këto turpe, përkundrazi po vazhdon makbethërine e tij

      AMORAL & TINZAR
      1. Spiunimi kundër Hysen Sheshorit, të dënuarit të diktaturës, që Sali Berisha e denoncoi në gjyq në vitin 1975, duke paraqitur një “trakt” të shkruar prej Hysen Sheshorit. Sali Berisha ka ulëritur në atë gjyq: “Ky është armik, kërkoj të dënohet me vdekje, me varje në litar”.

      2. Puçi ndaj (ar)mikut Azem Hajdari, si kryetar i Grupit Nismëtar të Themelimit të PD, pak ditë pasi SALI INTRIGA u fut në lëvizjen studentore me nofkën “misionari”.

      3. Puçi ndaj Aleksandër Meksit, duke e spostuar me intriga e prapaskena nga kryesimi i PD, duke organizuar dhe realizuar uzurpimin e kreut të kësaj partie, të cilën e sundon me intriga e prapaskena edhe pas 20 vitesh.

      4. Lëvizja vëzhguese me veturën e ish-Sigurimit të Shtetit në 20 shkurt në Sheshin “Skënderbej”, ditën kur shqiptarët po rrëzonin bustin e diktatorit, njohur për shqiptarët nga video “Berisha”.

      5. Skandali me dekoratën e akorduar për supermashtruesin Nikola Arsidi, pas të cilës qëndronin 1.6 milionë dollarë të vjedhur prej dyshes SALI-ARSID.

      6. Prapaskena puçiste ndaj Eduart Selamit, duke e spostuar nga kryetar i PD dhe nga Shqipëria, me presione e makinacione tipike “SALI INTRIGA”.

      7. Prapaskenat ndaj Azem Hajdarit, duke tentuar ta largonte nga PD me heqje imuniteti, me shpifje si “spiun e hajdut” në gazetën “RD, me presione SHIK-u, me kurthe në atentate dhe enigma “SALI” e nxjerrjes së tij nga mbledhja e kryesisë së PD, natën kur e vranë.

      8. Takimi me krye-terroristin e kryetrafikantin Arkan, kreun e krimeve dhe genocidit të regjimit të Milosheviçit kundër shqiptarëve të Kosovës, ku u planifikua trafiku mafioz i armëve e naftës.

      9. Fshehja e etnisë serbe të bashkëshortes së tij Svoboda Ramoviç, ndryshuar (përkthyer nga serbishtja) në gjendjen civile shqiptare, me emrin Liri Berisha.

      10. Publikimi i 230 fotografive, që Sali Berisha (blloku) dhe familja e tij kanë bërë me familjen e Enver Hoxhës dhe me krerët e lartë të ish-diktaturës komuniste, të cilës i ka shërbyer me devocion dhe krime nga kolegëve, si ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

      MASHTRUES

      1. Mashtroi pronarët për kthimin e pronave, duke nxjerr ligje të qëllimshme për mos kthimin e pronave dhe grabitjen e tyre prej “pronarëve të rinj” të shpikur prej pushtetit “SALI”, të cilët ishin pjesëtarët e klaneve të Saliut.

      2. “Bashkë-vuajtësi SALI”, mashtroi ish-të përndjekurit politikë për integrimin e tyre me strehim, punësim, shkollim e dëmshpërblimin financiar të viteve të burgut, por nxori ligje, me të cilat ka 20 vjet që i mashtron e i tall.

      3. Mashtroi shqiptarët për ndarjen e barabartë të pasurive kombëtare, por i grabiti ato me klanet e tij të ardhura në pushtet, duke i shitur për “5 kacidhe” dhe duke i shkatërruar ekonominë dhe ndërmarrjet ekonomike.

      4. Mashtroi shqiptarët, se do të kryente privatizimin e ekonomisë kombëtare, duke pasur pronar të vetëm punëtorët, por hodhi në rrugë dhunshëm si skllevër afro 1.2 milion punëtorë e specialistë.

      5. Mashtroi 65% të popullsisë në fshat, se do t’i pajiste me shërbim shëndetësor, me arsim modern, me rrugë, me ujë, ndriçim e transport publik, por i zhduku dhe ato shërbime jetësore që kishin, duke detyruar banorët të braktisin dhe boshatisin afro 800 fshatra e të zbresin pa asnjë shpresë nëpër qytete.

      6. Mashtroi shqiptarët e mbetur të pastrehë pas vitit 1990, se brenda vitit 1993 do t’i strehonte, por strehoi vetëm “byronë politike të PD” dhe militantët e tij gjeografikë, ndërsa 75 mijë familje e atij viti vazhdojnë të dëgjojnë mashtruesin “SALI” prej 20 vjetësh.

      7. Mashtroi fëmijët shqiptarë (ishin nga 1-3 vjeç) për kënde lojërash në çdo qytet e lagje banimi, por shkatërroi me kioska dhe ato që ishin, ndërkohë që sot (ata janë 20-23 vjeçar) mashtruesi “SALI” po u premton përsëri kënde lojërash nëpërmjet mashtruesit LULI.

      8. Mashtroi shqiptarët me premtimin për punësim, duke u thënë se në çdo qytet do ngrihen fabrika e uzina, por i ka kthyer 27 qytete në geto mjerimi me pasoja të rënda social-ekonomike.

      9. Premtoi arsim europian për të gjithë, por për shkak të varfërisë dhe mbylljes së shkollave në zonat rurale, ka lënë afro 20 mijë fëmijë analfabetë dhe 45% të shkollave në “hangar kuajsh e stalla bagëtish”.

      10. Mashtroi shqiptarët për futjen në BE, por ka 20 vite që është bllokuar ky proces për pushtetit “SALI”, që drejtohet nga SALIU, i cili vazhdon demagogjinë e tij me pazare të pista, duke e lënë Shqipërinë larg dhe jashtë BE.

      KRIMINEL

      1. Rrëmbimi e masakrimi deri në paralizë fizike dhe hedhja në një gropë në kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës e dy gazetarëve, Zamir Dule i “Koha Jonë” dhe Bardhok Lala i “Dita Informacion”.

      2. Rrëmbimi, torturimi dhe zhdukja fizike e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha nëpërmjet bandës së tij “SHIK”-u, duke mbrojtur dhe graduar ekzekutorët me poste të larta në Pushtet-Bandën “SALI”.

      3. Djegia e Shqipërisë në vitin 1997, për shkak të piramidave të tij financiare hajdute zyrtare, duke shkrumbuar pronat publike, institucionet e shtetit, pronat private, me bilanc edhe vrasjen e afro 3000 shqiptarëve.

      4. Vrasje-mbytja në Otranto e 118 shqiptarëve (84 të mbetur në fund të detit) në 28 mars 1997, të cilët ikën për të shpëtuar prej luftës civile që shkaktoi pushtet-krimi “SALI”.

      5. Vrasja e 16 minatorëve në minierën e Bulqizës, për shkak të koncensioneve të pista në treg-trafikun e mineralit të kromit, duke shfrytëzuar si skllevër afro 700 minatorë me familje të uritura për bukë.

      6. Vrasja e dy ushtarakëve, plagosja e 20 banorëve dhe shkatërrimi i fshatit Dhemblan në Tepelenë, nga afera qeveritare e demontimit të municioneve

      7. Shkatërrimi i institucioneve në 14 Shtator 1998, pas sulmit të opozitës “SALI” për të marrë pushtetin me dhunë, duke kthyer edhe PD për 1 muaj në repart tankesh e topash luftarakë.

      8. Vrasja e 26 skllevërve burra, gra e fëmijë dhe shkatërrimi i 3000 bizneseve nëpërmjet aferës kriminale të pushtet-familjes “SALI”, organizuar në “fabrikën e vdekjes” në Gërdec, të ngritur prej mafies shtetërore për demontim e trafikim municionesh.

      9. Përmbytja e Qarkut të Shkodrës prej afer-krimit të import-eksportit të energjisë elektrike, duke shkatërruar 40 mijë biznese, 30 mijë familje, 200 mijë bagëti dhe mijëra hektarë të mbjella.

      10. Në bashkëpunim me ministrin e Brendshëm Lulëzim Basha, vrau 4 demonstrues e plagosi 40 të tjerë në 21 janar 2011, duke urdhëruar Gardën e Republikës për të qëlluar mbi popullin që kërkonte punë dhe bukë.

      SUPERHAJDUT

      1. Ngritja e firmave piramidale, nëpërmjet të cilave pushtet-krimi “SALI”, u zhvati 3 milion shqiptarëve financat personale, të siguruara nga shitja e pasurive dhe emigracioni, nëpërmjet parullës “Paratë janë të pastra, firmat janë banka zyrtare”.

      2. Kontrabanda e naftës dhe armëve, zhvilluar nëpërmjet firmës “SHQIPONJA-PD-SHIK”, e cila punonte në favor të sundimit gjakatar anti-shqiptar të Milosheviçit, duke shkelur embargon ndërkombëtare ndaj Serbisë.

      3. Dhëndri dhe vajza e Sali Berishës, nën maskën e projekteve të Bankës Botërore, rrafshojnë banesat dhe bizneset e banorëve të Jalës, duke përdorur me dokumente false pronësie e projektesh, policinë ndërtimore të pushtetit “SALI BABA”.

      4. Djali i Sali Berishës, urdhëron forcat e policisë të pushtetit “SALI BABA”, për të përzënë nga trojet e tyre banorët e bregut të Vlorës (Dukat-Rradhimë), duke paraqitur si pronarë legjitimë të tokave, ortakun e tij Rrahman Selmanllari.

      5. Miku-ortak i familje-pushtetit “SALI”, bosi i skandal-krimeve ekonomike të Europës Damir Fazllic, trafikanti i parave të pista dhe armëve me vendet nën embargo ndërkombëtare, merr pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në krah të kryeministrit, me statusin si anëtar i këtij këshilli.

      6. Pas mashtrimit me 300 mijë euro për një “spot turistik shqiptar” për kanalin “CNN”, ministri i “kulturës erotike” të pushtetit “SALI”, tashmë këshilltar qeverie Ylli Pango, punëson femra në ministri, në shkëmbim të moralit.

      7. Zbulohet dokumenti zyrtar i QKR, që kishte licensuar firmën fantazmë të Damir Fazllic të quajtur “SRF-DLP”, me administrator Erjon Isufin, kunatin e ministrit Lulëzim Basha, firmë e cila shërben si “lavatriçe” e trafikut të parave të pista, me dispeçeri qendrore klan-mafien e pushtetit “SALI”.

      8. Pushtet-familja “SALI” rezultoi me dokumente zyrtare e financiare, se kishte blerë në Porto Romano nëpërmjet mik-ortakut Damir Fazlliç sipërfaqen që pushtet “SALIU” e kishte përcaktuar me vendim qeverie, si shesh ndërtimi për parkun energjetik “FAZLLIÇ-ARGITA”.

      9. Pushtet “SALIU” firmosi një marrëveshje të fshehtë me qeverinë italiane, për depozitimin e plehrave në territorin shqiptar, në shkëmbim të një afere të pisët financiare, të komanduar nga mafia italo-shqiptare e import-riciklimit të plehrave në Ballkan.

      10. Pushteti “SALI-LULI”, i strukturuar në lidhje kusarësh, vodhi 242 milion euro nga investimi i rrugës Rrëshen Kalimash, duke mos zhvilluar tender për projektin e kësaj rruge, madje duke mos deklaruar as vlerën e investimit financiar të saj.

      11. Pushteti “SALI-LULI”, nëpërmjet një akti-tradhtie kombëtare, i fali Greqisë sipërfaqen detare territoriale shqiptare, që u ndalua prej Gjykatës Kushtetuese.

      12. Ministri hajdut Genc Ruli, me firmën e pushtetit “SALI” ka dhënë në mënyrë mafioze, në kundërshtim me ligjin e konkurrencës publike, plotë 220 licensa koncensionesh për hidrocentrale, 110 prej të cilave i kanë në pronësi familjarët e kryeministrit, deputetët, ministrat, politikanët dhe familjarët e tyre, ndërsa të tjerat i kanë përfituar miqtë dhe ortakët e pushtet-krimit “SALI”.

      13. Krye-sekseri i qeverisë Shkëlzen Berisha, djali i kryeministrit SALI, rezulton si kontrollues i klanit të aferës kriminale vrasëse masive të Gërdecit dhe bashkëbisedues përcaktues në dëshminë e biznesmenit Kosta Trebicka, vrarë “në gjueti harabelash” pas publikimit të emrit të djalit të kryeministrit SALI, si i përfshirë aktiv në këtë aferë kriminale.

      14. Arrestohet në mjediset e Ambasadës të SHBA në Tiranë, sekretari i Ministrit të Jashtëm Ilir Meta (Blloku), eksponenti Almir Rrapo, i skeduar si person në kërkim prej Drejtësisë Amerikane për akte kriminale si vrasje, trafiqe droge e femrash.

      15. Ministri i super aferave të pista Genc Ruli, firmos privatizimin e Sport-Klub “Partizani”, duke i dhënë Jamarbër Malltezit dhe Argita Malltezit (Berisha) truallin ku ngrihej ky sport-klub, mbi të cilin pushtet-familja SALI po ndërton pallate.

      16. Z/kryeministri i pushtet-kusarëve “SALI”, aleat ortaku i PD “integruesi” Ilir Meta, kapet me bllok në dorë, duke bërë pazare me tendera, liçensa, koncensione, vendime gjyqi e punësime në zyrat e shtetit, ku vetëm një fletë e bllokut ishte “çek” prej 700 mijë euro!

      17. Vodhi, manipuloi dhe dogji materialet zgjedhore të votës së 28 qershorit 2009 nëpërmjet KQZ-PD, duke shkelur ligjin dhe shpërfillur të drejtën e votës, opozitën dhe ndërkombëtarët.

      18. Rezultoi se pushteti “SALI” organizonte, kontrollonte dhe mbronte trafikun dhe tregun shqiptar të naftës “VIRGIN”, rubineti i të cilës ka çuar 76 milion euro vjedhje e përfitime në xhepat e kupolës së pushtetit dhe familjes kryeministrore.

      19. Pushteti “SALI” ka organizuar dhe realizuar trafikun e armëve dhe municioneve me Libinë, duke furnizuar regjimin e Gedafit, mikut të kryeministrit Berisha dhe kandidatit Lulëzim Basha.

      20. Dhe për të rehatuar veten pas krimeve, mashtrimeve, vjedhjeve e skandaleve të pushtetit të tij të degraduar e anti-shqiptar, kryeministri Sali Berisha, po me taksat e shqiptarëve bleu një benz luksoz “sheikësh” me vlerë 700 milion lekë.

      A i di bota …dmth dashi washingtonit dhe delja e brukselit se berisha dhe basha nuk janë opozitë por kriminelë ???

  15. Kristi says:

    Mero vazhdon me keto editoriale bajate dhe pa asnje vlere. Editoriale te vlefshme per ndonje gazete qe botohet ne fshatin Ruzhdie.

  16. sherifi says:

    Po kjo nuk do shume mend,dihet nga te gjith shqiptaret,qe saliu me xhozin,lulin e tje,po te jete ne opozite, a ka mundesi qe shqiperine ta shohin duke u djegur nga jugu ne veri.

  17. navy seal says:

    Ndoshta me kete shkrim shikojme per here te pare pas 7 vjetesh nje largim te Meros nga trajektorja e tij e zakoneshme.Keto oshilacjone kane filluar qe me qendrimin jo te sinqerte ne vdekjen e Olldashit dhe ne pjesmarrjen e ne nje feste idiote te Ilir Metes ku kishte thirur nja 400 princa te qeverise,parlamentit dhe medias.

    U befasova kur lexova nje paragraf nga mesi kur thuhej “Nje politikan me pervoje si Sali Berisha….”
    Per cfare pervoje e keni fjalen I nderuar zoti Mero ?
    Mender Sali Berisha eshte fytyra me urryer e kombit shqiptar per te gjithe kohrat dhe nje nga top monstrat qe ka nxjerre njerzimi.Ai po I rikthen lapidarin prej diamanti Enver Hoxhes

    Vetem per cfare eshte shkruar ne kete gazete nga holokausti I gerdecit dhe duke perfshire 21 janarin qe ja faturonit dyshes 2B ose duhej arrestuar Berish & Bash ose zoti Mero duhet te merret I pandehur nga drejtesia per shpifje te renda me pasoja kombetare..
    Gjithe bota e di se dyshja 2B ka kryer keto krime vec e vec apo ne bashkpunim :
    1-krimin e vrasjes 21 janar 2011
    2-holokaustin e gerdecit
    3-tradhetine e detit jon
    4-genocidin ndaj haklajve
    5-tradhetine me varrezat e grekerve
    6-tradhetine me janullatisin
    7-tradhetine me UCK
    8-grabitja “live” e bashkise tiranes
    9-puci shteti 1998
    10 –djegia e shtetit 1996-7
    11….vijon

    Vetem keto 10-mega krime te shkeputura nga rromanet e krimeve te bandes 2B jane te mjaftueshme qe Berishi dhe Bashi te varen publikisht ne bolet e Gjergj Kastriotit…Po perse nuk denohen keto ndyresira te kombit ??
    Kjo ndodh sepse”bota “ na I ka lene peshqesh keto kriminele qe ne 1991-1992 (berishen) dhe po e mbron me cdo kusht bashke me Bashen ne ditet e sotme.
    Pikerisht kjo loje me kete ambasadorin gjerman duket si mjegulla e rradhes per te fshehur krimin qe ka bere “bota” duke I shkaterruar perfundimisht shtetin shqiptareve dhe tani nuk e merr njeri fajin qe ti pergjigjet pyetjes : kush ja shkaterroi mizorisht shtetin shqiptareve nen “hijen” e miqesise,demokracise,natos apo nen luften artificjale dhe tinzare kunder komunizmit qe kishte vdekur qe ne 1981 ??

    Krimineli Basha si dhe porno-ambasdoret qe e mbeshtesin prapa perdeve po thone se “nuk e kthejme koken prapa” ….Pra te harrohen krimet e fresketa te bash-berishes nga “bota” dhe te merremi me “krimet” e enverit qe I beri para 30 deri 70 vjeteve.

    Pra “bota” e Meros po na trajton sipas Fermes se Kafsheve te Orwell-it ku “kriminelit “ Enver I kemi bluajtur kockat kurse kriminelin Salul pa u thare gjaku ne boulevard njeri u quajt burre shteti dhe tjetri yll ne qitje qe mbahet poshtrimi kombetar me I madh per gjithe kohrat dhe kete e beri miku startegjik I “botes”.

    Mero mos genje veten dhe te tjeret.

    Te kerkosh kriminele shqiptare qe “po pushtojne” Gjermanine ne nje kohe qe krimineli Lul dhe ustai I tij Sal po urinojne akoma mbi viktimat e 21 janarit,gerdecit,haklajve e mijara te tjereve nuk ka bythe ku te rrije (na falni per shprehjen).

    Kush I lexoi deshmite tronditese te Izet Haxhise dhe nuk mendoi qe Berisha eshte monster qe po ja le pushtetin djallit Lulargita Basha ?!

    Kush I lexoi deshmite tronditese te Izet Haxhise dhe nuk mendoi qe “bota” pa tall lesht me ne ?!

    Pra pa u denuar banda 2B per krimet e mesiperme edhe sikur me florin ta shtroje Shqiperine, Obama ,Merkeli biles dhe Papa I Romes nuk mund t’ja kthejne shqiptareve gjene me te cmuar qe I kane marre: Dinjitetin e Kombit.
    “Bota” e ka detyrim moral te denoje kriminelet e bandes 2B sepse bota I krijoi ne vitet 90’ dhe ky ambassador mos tallet me kriminelet shqiptare atje sepse po te doje per 24 ore I arreston amerika apo gjermania kriminelet shqipfoles atje.Por tjeter kund fle lepuri.

    Per ta ditur ku fle lepurushi apo lulushi lexoni intervistat dhe kujtimet e ambasadorit te pare gjerman dhe atij amerikan pasi Sal krimineli erdhi ne pushtet per here te dyte pas 2005 ku hapur fare kuptohet se ndryshimi ne vitet 1990-1992 nuk ishin levizje demokratike (eshte abuzuar tmerresisht shume me prirjet perendimore te shqipove ,duke bastarduar luften idiote kunder komunizmit imagjinar)) por nje intervenim i panevojshem, “gazmor” dipllomatik me ambasdore qe vazhdon dhe sot ne republiken ambasdoriale te shqiperise…shkurt nje rrokade e vogel hoqem diktatorin dhe e zevendsuam me ambasadorin (et) te cilet fatkeqsisht jane Dancing with stars..ku ylli ne ngjitje dhe ne qitje eshte ai qe do beje “ligjin “ ne shqiperi si sufler I Saliserbit dhe te atyre qe jane pas tij qe nga 2 prilli 1991..

  18. Çiljeta says:

    Vasili mu, Vasili mu, ti e ke shumë drejt, por mos harro se kjo bandë e Saliut, “mbrohet”…???!!!

  19. arsen says:

    Rrofsh o shtet!
    Shtet i fuqishem ballkanik!
    Keshtu eshte, kur s’je i zoti. Vjedh vellai-vellain. Pa prone. Pa pune. Pa te ardhura nga trashegimia. Pa zotesi kulturore dhe arsimim. Pa asgje pozitive ne mendje….Pa shprese.
    Populli mban ate QEVERI QE MERITON!
    Kujtoni se shpetuan kesaj radhe??? Dhe nuk do kete nje radhe tjeter?!!
    Rrofsh o shtet!
    Shtet i fuqishem ballkanik!

  20. Vasili says:

    @z.Ymer Abazi,qe te ofendosh eshte dicka e thjeshte dhe shume e zakoneshme nga njeres qe nuk shikojne pertej hundes styre.Meroja i meriton pergezimet e lexuesve te regullt si dhe ata qe kane dy fara mend ne koke,pasi me realizem shpreh dhe pasqyron ate ngerc qe ka kapur per fyti kete shtet.Por ti sic duket te dhemb shume Saliu qe Meroja e ka bere dhe e ben per leng qeni ate dhe langot qe e ndjekin nga pas.Nje komentues ka rradhitur bemat e SALEHUT keshtu qe nuk eshte e nevojshme ti perserit edhe une ra jane bemat e ketij krimineli ato qe po rendojne sot mbi ekonomine e vendit si dhe fashitja e hashashit ku njeres si ty besoj se kane humbur shume.Qeveria po ka nje te mete te madhe qe po revolton popullin duke i lene keta kriminele te livadhisin dhe te kerkojne qiqra ne hell si puna tende.

  21. ilir says:

    Mero po me banken nuk merresh me.

    po Fullani apo i mbylle hesapet me te

  22. Lisi says:

    O Salush e o Lulush.
    Te dy bashke su ka kerkush.
    Nje ben vet,Luli nuk mbush.
    Njeri dhelper,tjetri rrush.

  23. agjenti99 says:

    Z. Mero a mund te konsiderohet edhe TERRORRIST (pervecse eshte kriminel i certifikuar zyrtarisht) cuni i shpifur i Shiqeres – derri i vicidollit sallom derrisha?

    per dy fakte sipas Z. Haxhia:

    1) urdheri per te perdorur autoblindat e Bankes Qendrore dhe hapur zjarr ndaj forcave speciale gjermane gjate evakuimit te shtetesave te tyre ne 1997

    2) per urdherin qe i dha z. Haxhia per te sulmuar me arme ambaseden amerikane po ne 1997 a 1998

  24. vaso says:

    Me pelqeu komenti juaj -agjenti 99- dhe me lejoni t,ju bej disa spjegime pse ndodh tolerimi qe po i ben amerika dhe te djathtet europjane berishes edhe pse ky ka ngritur doren hapur kunder vete amerikes apo gjermanise aq sa ka arritur te quhet dhe ambasdoramerikanofagos ku ka poshtruar dukshem Withersin dhe Arvizune.
    Ky tolerim ndodh pasi saliu eshte i perkedhelur i tyre pasi u be zbatuesi i doctrines antishqiptare per dekomunstifikimin si denazistifikimi qe perfundoi ne janullatizimin , fazllicizimin dhe islamizimin e shqiperise.
    Eshte pikersht sekti i antikomunisteve te semure psiqikisht me rrenje serbe si dyshja rajersonovic-biberovic qe jane te fuqishem dhe sot dhe qe e prune berishen ne pushtet si hybrid te jashtligjshem te sherbimeve serbe qe ishin vellazerore ne ate kohe me sherbimet amerikane te inteligjecies dhe po e mbrojne me cdo cmim sot.
    E vetmja vlere artificjale qe nga 1991 e deri sot qe Basha ne kavaje “mundi komunistet” ne nje qoke fetare eshte se keto krenohen se hodhen enver hoxhen qe i rruajten trapin sa ishte gjalle.
    Berisha dhe Basha si dhe ca elezbibera nga amerika duhet te pushojne luften”triumfuese” me te vdekurit se jo vetem na u pershtirosen por dhe po na cajne trapin
    Ka ardhur koha qe enver hoxhen,amerika te mos e shohe me syzet me merimanga te elez biberit.frankeshtein shkrelit dhe korit te mergatave te qyqeve.
    Ka ardhur koha ti jepet fund kesaj histerie te enverofageve dhe perendimi ta respektoje Enver hoxhen si armiku i tyre me inteligjent dhe me i terrorizuar prej tyre bashke me popullin e tij per 40 vjet me rradhe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje