Nga Mero Baze
Pas një zhurme disa javore mbi përgjimet e disa politikanëve dhe personave publikë nga Shërbimi Informativ për llogari të Sali Berishës, kryetari i këtij shërbimi, Visho Ajazi, ka reaguar duke mos përgënjeshtruar asgjë. E gjithë deklarata e tij përmblidhet në fjalinë se “janë tërësisht dezinformuese e denigruese informimet se qenkan përgjuar nga SHISH në mënyrë të paligjshme, persona publikë të profileve të ndryshme apo ndonjë qytetar tjetër”.
Kjo deklaratë nuk përgënjeshtron faktin që nuk janë bërë përgjime, por thekson faktin se ato dhe nëse janë bërë, janë bërë në mënyrë të ligjshme.
Por, dhe përtej kësaj deklarate spekulative të SHISH, ka një detaj tjetër gjysmë teknik, i cili po mbahet larg publikut. Përgjimet e ligjshme dhe përgjimet e paligjshme, janë koncepte juridike, që përdoren në gjykatë, nëse kanë fuqinë e provës, ose jo. Fjala vjen, nëse një përgjim nuk është i autorizuar nga gjykata dhe nuk ka firmën e prokurorit, nuk është i ligjshëm dhe nuk mund të përdoret në gjykatë. Për këtë jam i qartë që SHISH nuk ka bërë përgjime të paligjshme të këtij lloji, pasi personat për të cilët flitet nuk janë subjekt i ndjekjes penale, por i përndjekes politike nga Sali Berisha.
Ajo për të cilën akuzohet SHISH, është se ka furnizuar me informacion informal Sali Berishën mbi bisedat e kundërshtarëve të tij politikë brenda PD dhe jashtë PD. Kjo nuk kërkon as autorizim gjykate, as firmë prokurori dhe as ndonjë formular special, që të quhet e ligjshme. Ky është një qark i shkurtër që mbyllet mes Visho Ajazit dhe Sali Berishës dhe për këtë nuk ka kush të dëshmojë, përveç ndonjë hetimi të thellë, që të zbulojë gjurmët që kanë lënë në teknologjinë e përgjimit.
Spekulimi me përgjime të ligjshme dhe të paligjshme, është banal dhe është shumë larg thelbit të debatit që është provokuar.
Unë vet nuk e kam fobi përgjimin dhe as kompleksohem prej tij, por po sjell një rast që ka të bëjë me raportet e mija me pushtetin e Berishës në këtë pikë, meqë dhe është përfolur emri im.
Në një nga problemet e shumta të përplasjes me të, një anëtar i kabinetit të Berishës, më dërgoi një sms “ngushëllues”, për të cilën u ndjeva mirë, por nuk guxova as t’i kthej përgjigje. Disa ditë më vonë, sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë ja kishte thënë me takt, që më kishte dërguar një sms, dhe këtë mu desh ta mësoja nga një zëdhënëse e institucionit, pasi askush nuk guxonte më të fliste. Kjo është një provë personale, që Berisha survejonte gjithë ministrat e dyshuar që mund të bashkëpunonin, ose komunikonin me kundërshtarët e tij. Ky është një rast banal që ilustron faktin se survejimi i Berishës mbi njerëzit e vet, ishte i detajuar dhe me struktura të posaçme, ndërtuar me njerëz besnikë të tij.
Është kjo arsyeja që unë besoj se Ilir Meta është vënë në survejim total qyshkurse filloi të lëvizë për koalicionin e mundshëm me Ramën, dhe nga ana tjetër, është shumë herë më e besueshme që Berisha ka mbajtur nën kontroll të rreptë tipa si Sokol Olldashi, Astrit Patozi, Ilir Rusmajli, Ridvan Bode, Maljinda Bregu dhe ndonjë tjetër, nën dyshimet se mund t’i ktheheshin në problem në përplasjet e tyre me njerëzit që ai po promovonte në Partinë Demokratike për llogari të Familjes. Survejimi ka pasur shkallë të ndryshme në varësi të besueshmërisë që ai kishte për ta. Dikujt si Majlindës mund t’i jenë kontrolluar tabulatet, Oldashit gjithë telefonatat, dhe Ilir Rusmajlit natyrisht familjarisht, pasi ishte i pari që i prishi planin e biznesit djalit të tij në Gërdec dhe për atë gjë doli nga politika. Dhe është e turpshme ta mendosh se për 7 vite Sali Berisha ka përgjuar një deputet të papunë, vetëm pse i prishi punë djalit të tij dhe ka mbështetur dhjetra banditë dhe hajdutë që bashkëpunonin me djalin e tij. Ka përgjuar Sokol Olldashin deri ditën që u rrëzua me makinë të mësonte se çdo bënte dhe e denigroi atë nëpër gazeta, për t’ia bërë pis dhe kujtimin e tij.
Kjo është llogjika e një pushteti i cili vë të gjitha mekanizmat e shtetit në funksion të tij. Dhe është plotësisht bindëse që Sali Berisha e ka bërë këtë dhe jo vetëm përmes SHISH, por dhe kanaleve të tjera të përgjimit që hapi në Drejtorinë e Tatimeve apo Policinë kriminale.
Spekulimi i SHISH në përgjigjen e tij zyrtare është jo vetëm tek fakti që nuk mohon përgjimet, por që flet vetëm për ligjshmërinë e tyre. Në fakt hetimi dhe debati nuk është për ligjshmërinë e përgjimeve, por për përgjimet informale, që Berisha porosiste vetëm për t’u informuar dhe jo për të arrestuar dikë. Thjesht, si një paranojak, që kishte frikë mos i merrnin pushtetin, përgjonte këdo që kishte rrotull, e deri tek ata që kishte përballë. Nuk është se kjo gjë e shpëtoi, përkundrazi e bëri më paranojak, më mendjengushtë dhe më të çoroditur. Por ky është fati i tij, që ka gatuar vetë. Publiku duhet të qartësohet për çfarë ai keqpërdorte pushtetin dhe jo për procedurat ligjore të përgjimeve. Ato i dimë të gjithë, dhe me ato jemi të gjithë dakord. Por, nuk po debatohet për ato. Po debatohet për përshpëritjet e SHISH ne vesh të Berishës “për armiqtë e tij të brendshëm e të jashtëm”. Ato që realisht çmendën Berishën!
o Mero…. blla-blla-bllaaaaaaa……
Po mire ben Visho e SHISH qe i pergjon o burre, kur nuk ka bythe pozita ta rilindi ate institucion qe e ka nen vartesi te saj!!!
Visho u thote njesoj si Henri Cili: “Se me do k..i!”
po ku nxjerrin gje ne drite keta te SHISH mo aman http://bit.do/kalofshi-nje-dite-te-bukur
Visho Ajazi Lika, njeri me tre emra dhe me dy nënshtetësi. I ardhur nga një organizëm kriminal si SHIK-u i Gazidedes, organizëm që akuzohet për vrasje dhe zhdukje personash,për djegien e gazetes Koha Jone, për masakrimin e opozitës së ’97, për rrëmbime dhe linçime, duke filluar që nga dhunimi i opozitarëve deri te vrasja e Remzi Hoxhës. Organi më represiv që ka ekzistuar në historinë postdiktaturë. Kjo organizatë monstruoze u shndërrua në një organizëm që vriste kundërshtarët, i masakronte, i rrëmbente dhe krijonte terror. Ishte kjo strukturë paramilitare që u strukturua për të shtypur protestat e Vlorës nga Sali Berisha dhe Bashkim Gazidede. Drejtuesi kryesor i kësaj organizate famëkeqe drejton sot pas kaq vitesh SHISH shqiptar. A mund të presim nga ky personazh t’u shërbejë interesave kombëtare? Në gjuhën zyrtare të përgënjeshtrimit të tij dallohet qartë gjuha e një njeriu që vjen nga strukturat vrasëse dhe kërcënuese të SHIK famëkeq të Gazidedes.
I emëruar nga Sali Berisha për të kryer të njëjtat veprime me opozitën si paraardhësi i tij, Visho Ajazi Lika e ka shndërruar institucionin që ai drejton në mjet të verbër në duart e Sali qenef Berishës.
Ngelemi te pyesim per institucjonin e Shik-ut qe ka nje varesi direkte nga strukturat euroatllantike dhe sidomaos asaj amerikane :A e dine keto zoterinj kush eshte Visho Ajazi apo është ne misionin e tyre si Lul Basha ne Kosove apo….
Si qendron puna e atij Nenkryetarit te SHIK Durres qe e vrane, pastaj e dogjen ne makine?
Flitej qe kete e ka bere vajza e Berishes, sepse ai kishte dokumenta per ca sekrete biznesi te saj ne Durres.
KJO DUHET PROVUAR, DHE PAS KESAJ DUHET PADITUR SI URDHERUESI DHE ZBATUESI I PERGJIMIT TE PALIGJSHEM.
Mbasi I futi nje dajak te mire kongresit te Pederave tani zoti Mero ju kthye Vishos per ta telendisur ate dhe bossin e tij.Nqs do shikojme editorialet e Meros qe nga gerdeci te ngjason me nje cadaver ku kufoma e perdhosur dhe e pergjakur e shtetit shqiptar eshte ne vdekje klinike por kush ta shpetoje ?!.
Gjithe mali I krimeve te bandes berishajve per keto 23 vjet te pershkruara sakte edhe ne gazeten e Meros na bejme te pyesim:
Ky e gjeti berisha dhe bytha e tij Lul Bashkija qe :
-te na vrasin me ligj (21 janari)
-te na tradhetojne me ligj ( deti jon)
-te na djegin me ligj (gerdeci)
-te na perdhosin me ligj (varrezat e grekut)
-te na pergjojne me ligj ( vishinsk ajazi)
-te na pshurrin me ligj (ngjalat e lalzit)
-te tallin bythen me ligj(23 qershori 2013).
Nqs se ka nje krim te pafalshem qe po ben PS dhe personalisht Edi Rama eshte qe nuk ka gjetur rruget per debimin me ceremony te Visho Ajazit qe I ka te gjithe parametrat
1-qe ta arrestoje Vishon
2-ose Rama te shpalle gjendjen e jashtzakoneshme
3-ose te pranoje qe shqiperia eshte praktikisht e pushtuar
4-ose te pranoje qe I kane lidhur bolet me tel bari
5-ose te largohet me nder.
Trajektorja e Vishos qe nga 1995-1997 qe ishte truri I Gazidetes te Shikut,nje decade e “pakontrolluar” ne Kanada dhe keto veprime kriminale te tij perballe nje PS plotesisht te kapitulluar te le pershtypjen se pika 3 eshte me realja dhe 2 prilli 1991 ishte njelloj si 7 prilli 1939 dhe historia kete fakt do dekada qe ta nxjerre te verteten qe berisha eshte nje kuisling qe do vetem plumbin.
Im ate luftoi fort ne L2B dhe doli me duar ne xhepa pas saj,por kur ne vitet 70-80 I rrefeja per planet qe kishte bere Curcilli-Rusvelti me Stalinin qe ne 1943 qe ta linin shqiperine nen kujdesin e jugosllavise u deziluzionua dhe tha:ta kasha ditur nuk dilja nga pragu shtepise per clirim se pazaret ishin bere diku tjeter..Historia po perseritet pas 70 vjetesh…
Pra per ke punon saliu me vishon ?
Cfare do te thote burre shteti dhe yll ne ngjitje per vrases gjakftohte ??
Cili jeni ju z.Sorge ! me nje pershkrim te shkurter keni treguar fatin e ketij vendi e populli fatkeq , ju respektoj per kete , ndersa Merua eshte e vertete qe ka filluar denimin ekzekutues me artikuj vdekjeprures per jeten politike te Berishes e soit e atyre qe qendrojne pas tij ne hije qe nga krimi shtetror i Gerdecit e deri sot qe po shkruajme .
Zoti Sorge ka shume te drejte, per te kaluaren (historine) dhe per te sotmen (shtetin e se drejtes). Per te paren eshte mire qe pohimin e sinqerte te nje luftetari te LIIB ta lexojne mire historianet e Enverit qe ende i bien fyellit ne nje vrime, ndersa per te dyten, ate qe po perjetojme ka ende shume pune per te bere, se nuk eshte kaq e thjeshte, po te mndosh shtetin paralel qe kishte dhe ka ne dore Berisha, si dikur Enveri me Zyren e tij te Pergjithshme, qe kontrollonte çdo gje dhe dinte çdo gje per kedo dhe qe pastaj i perdorte per qellimet e tij, me shpifje, shantazh, denime personale dhe familjare etj. Ashtu e mbajti pushtetin ai per 4o vjet. Paralelja e tij me Berishen, ne kete rast, nuk mund te qendroje ne teresine e vet, sepse jemi ne tjeter sistem, por ai ka mesuar dhe arritur diçka nga metoda e Enverit. Dhe eshte goxha pengese per demokracine dhe shtetin e se drejtes qe aq shume e duan shumica e shqiptareve. Sot me vullnet politik te hekurt per shtetbërje, nese ky ekziston te pakten ne mendjen e ndonje politikani te larte dhe te fuqishem, dalngadale do te çmontohet pushteti i tij okult dhe me shprese do t’i hapet rruga ndeshkimit te fajeve dhe krimeve te bera ne Shqiperi gjate ketyre 23 vjeteve. “E verteta dhe e drejta mënon por nuk harron”-thote populli.
zoti Bureto
faleminderit per repliken qytetare por me lejo te them dy fjale per komentin tuaj:
Ajo qe na bashkon eshte se per periudhen pas 1992 kemi te njejten mendim se eshte pothuajse si nje pushtim nga banda e berishajve.Menyra se si po sillet PS impotente (me vota cudiberese ne parlament) me Vishon kur ky i fundit jo vetem ka te kaluar kriminale por dhe pas emrimit nga Nishani e deri tani e ka mbushur kupen.Kjo tregon se Visha Berisha eshte realisht me i forte se Rama dhe realisht sot per sot pushtimi nga banda e berishes po vazhdon pamvaresiht nga teatri qe po luan Rama “duke bere rezil Enverin” si ne rastin e kermillit Kavajes.
Dy fjale per Enverin dhe L2B.
Im ate u shkeput qe ne 1946 nga jeta politike ,por kurre nuk hodhi poshte sakrificat e asaj lufte heroike.Persa i takon treshes stalin-ruzvelt-curcill mendoj se ishte faji i tyre e perseris ishte FAJI i ruzveltit dhe cercillit qe na lene ne kampin e lindjes.
Eshte perseri faji i tyre qe benin sikur intervenonin dhe ose nuk ja u mbajti bytha,ose luanin lojen duke tall lesht me ato qe quhen te perdjekur sot.Pra Enverit i rruajten topet kurse Bureto dhe une hanim bar….
por mos harro se dhe ne si popull kemi shume faje:ne rastin ne fjale per visho ajazin qe po hedh shurren perpjete bashke me berishen pasi kane bere qindra krime dhe ne merremi akoma me kockat e enver hoxhes..?!
Nuk kam komente mbi shkrimin. Thjesht doja te shprehja nj falenderim per botuesin qe nuk I kalon neper ” filtra transfomues” komentet tona si disa gazeta te tjera. As kur z. MERO merr komente negative. Naten te gjitheve !!!
@@Mero ,pra kemi nje gje te sigurt:Eshte pergjuar edhe Telefoni yte..athere vetiu kemi pyetjen Retorike:Po kundershtaret e Berishes a u pergjuan??”Aksidenti” i te Ndierit Olldashi eshte pothuaj i te te njejtit lloj si i Trebickes..pra nese Automjeti i Trebickes ra ne nje Lendin me Bare,automjeti i Olldashit ra ne nje “Humner” pre 10-te metrash…por “Humnera” e te Ndierit Olldashi u Quajte e tille nga Disa Media Vizive si dhe nga Prokuroret e Berishes..sepsepo ta shohim ne Realitet kemi te bejme me nje Rreshqitje te makines ne nje koder plote me Shkurre dhe Peme,qe sado pa Rrip-Sigurimi te ishte Olldashi perseri shpejtesia e makines do te zvogelohej nga Perplasja me Shkurret.Le pastaj se kush e pa se Olldashi ishte pa rripin-Sigurus??A ekzistoj Foto nga Grupi i Ekspertizes??Shkurt Pergjohet tel..i olldashit dhe ai Perfundon ne “Humnere” per te mus u Ngritur me i gjalle..po kush Perfitoj nga Vdekja e tije??Kete pergjigje le te na e jape z.Visho Ajazi..pastaj do te “Besojme” edhe Deklaratat e tije te “Virgjerise”..lol.
Poplli nuk e di ende se kush eshte Kryeminister ne kete vend!!!!
Nese Visho CURVA pergjonte perse nuk paska pergjuar nje here te vetme Derrin e Piste te Vicidollit?
Perse nuk paska pergjuar vetveten Vishua si bir Curve qe qenka? Ndofa ka pergjuar kur pallonte o pallohej nga Derri Shqiqeres.
Te gjitha sherbimet e sigurise ne te gjithe boten pergjojne per interat e sigurise ne rast se kjo behet per qellime private dhe te ndonje politikani sic thoni ju kjo eshte ne shkelje te ligjit Ne rast te kundert jo vetem qe nuk ka gabuar por duhet lavderuar se e ka bere shume mire punen e tij . Une nuk besoj se Vishon e ka lene mendja dhe ka bere veprime te tilla qe pergjon numrin dy te shtetit si kryetari i parlamentit apo kryemisnitrin Ka qene nje gomar nga tepelena Ylli Zyla tek SHIU qe bente si i forte dhe pergjonte opoziten ndersa atyre qe ishin ne pushtet i lepinte b….
Mero,per keta tipa tregohet nje barcolet : Dy veta kishin shkuar per te vjedhur ne nje vreshte.Njeri ecte me kembe,duke mbajtur mbi shpine shokun e tij.Ai qe rrinte hipur mbi shpinen e shokut tij,mbante ne dore nje shporte te madhe,e duke zgjatur doren,kepuste veshe rrush deri sa e mbushi shporten dhe se fundi dualen nga vreshti.Gjate rruges,kur i pane,dyshuan se i kishin te vjedhur rrushte,ndaj i shoqeruan per ne xhandarmeri,porse xhandari i nxori te pa fajshem. I pari betohej per dhe e per qiell,se nuk kishte marre as nje kokerr rrushi,kurse i dyti betohej se nuk kishte shkelur fare ne ndonje vreshte.Xhandarit nuk iu desh me teper qe te bindej per “sinqeritetin” e tyre dhe i la te lire .
A nuk ngjajne si dy pika uji Saliu me Visho Ajazin,per pergjimet ?
Emerimi i V A L ne krye te sherbimit informative shqiptare perbene rastin e vecante ne bote qe me thjeshte do ta quaja MRREKULLIA E PRESIDENTIT NISHANI . VAL krahu i djathe i Gazi Dedes, azile kerkues ne kanada , me motivacioni se i rrezikohet jeta nga qeveria e socialiste qe fitoje zgjedhjet , kthyer ne shqiperi me kerkesen e SRB , propozuar prej tij ,shefi i SHISH e miratuar nga kapterr Nishani me detyre shefi i SHISH , merre guximin te sfidoje shtetin , pushtetin dhe tu mbushi mendjen shqiptareve se deputet e kuvendit , komisioni i hetimit te SHISH i ngritur per kete qellim , kuvendi , egzekutivi , medja , jane duke hedhur balte mbi punene e SHISH , informacionet e dhena ne mediat vizive dhe ate autoditive i konsideron shpifje dhe sulme politike qe i behen SHISH ,… a thua sikur keto pergjime te ligjeshme dhe te pa ligjeshme , te jene bere nga media …nuk e kuptoje se ku e gjene guximin ky njeri te shkeli ligjet dhe te beje deklarata te tilla , ndoshta ka te drejte , eshte ne nderin e atyre depuneteteve qe po merren me raportin te bejne ballafaqim publike , per te gjitha ato qe thuhen , ne raste te kundert ligji duhet te veproje ,..ndaj atyre qe genjejne dhe keq informojne per te nxjerre perfitime politike , dhe te gjitha keto duke shpekulluar mbi avatazet qe ju jepe demokracia , liria e te menduarit dhe te vepruarit .
Kjo eshte e njejta mesele sikurse ajo e pavaresise ,me ligj,te
full-hajnerise.
Po si nuk zbuloi ky SHISH ndonje nga vrasesit me parapagim (si ai julian sinanaj,per te cilein po behet viti qe nuk po thuhet gje)apo mercenaret e tritolit????Sic duket shkoqur aty eshte instaluar shteti paralel i brekedhjerit te historise.Kjo eshte hataja qe kerkon urgjentisht qilizme(nderrim total te stafit gangster aktual) ne kete mender-institucioni.
vishua duhet te terhiqet zzzzzzzzzzzzzvvvvvvvvvvvvvvvaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaarrrrrrrrrrrrrrrrrrrreeeeeeeeeeeeeeeeeeee
Te puthca penen o Mero Baze. Puna jote perben kontribut per kombin. Une shpresoj se nje dite ky vend do clirohet nga bastardet e vicidolit dhe pastaj te gjejne vrime te futen.
VAL nuk duhet hequr pse pergjoi Ramen (se Rama kunder Berishes do te fliste dhe do te bente te pamundren per ta hequr )por ai duhet heqursi njeri i “97,si qytetar i huaj(kanadez )si institucion qe nuk ka frenuar apo denoncuar asnje fakt kriminal dhe del hapur kunder qeverise si nje pedeist i terbuar dhe jo i pavarur,se eshte nje Nishan i dyte.
Ky pra është shteti privat, kapja e shtetit nga një familje që vret e pret dhe nuk i hyn gjemb në këmbë. Bile edhe tallet me popullin që nuk ka bukë sepse populli nuk shkon dot me pushime në Maldive.
Nëse jemi të zotë, do ta dënojmë qoftë në gjyq, qoftë publikisht Saliun, Bashën dhe klikën e tyre për krimet e thëna dhe të pathëna, në mënyrë që ti bëjmë shembull për brezat që vijnë.
Ndryshe do të kemi prapë Salira e Lul-tullumbaca si drejtues!
Berishën dhe bandën e tij, i mbron “dikush” me bole…(???!!!) Vetëm kur ai “dikushi”, të vendosë (po vendosi ndonjëherë) t’i lërë pa mbrojtje, vetëm atëhere mund të shpresojmë se do të ndëshkohen për krimet e tyre…!
Kam pershtypjen se PD lindi parti dobice ne qilaret e sherbimeve te huaja dhe i mbeti besnike atyre metodave,se tek e fundit trashegonte gjenet.Parti kulisash,dosjesh,te pergjuarish,me sakte bande trafikantesh.Ndonjeri edhe ka qene incognito,por shumica ishin te asaj marke.Trashegimia vazhdon edhe sot.Kam pasur bindjen se berisha nuk i jep ofiq asnje ofiqari pa i pasur dosjen e piste,qe do ti duhej per shantazh.Teknologjia sot ben te mundur qe nga mender pordha te zbulosh se cfare ka ngrene tjetri dje.Sa per aksidentin e Olldashit,kam bindjen se vdekja ishte probabilitet 1 ne 1 milion,por nuk eshte detyrim i askujt te me binde dhe as mos harxhoni 5 leke per te investiguar,se ato do ishin me te vlefshme per te blere vazo lulesh per nje azil te moshuarish.Thjesht Visho shkarkohet,k/ministri nuk ka raporte besimi; filmi ka mbaruar…Rama duhet te deshmoje qe e majta ne parlament eshte shumice dhe pike!
22 komente ??,ne nje editorial qe behet fjale per syrin,veshin dhe koburen e Saliserbit ?? ,Qe po i ben ligjin Rames?/ Ku jane fshehur Gamor Ruci me Bashkim finokun ??Ky numer teper i ulet te komenteve tregon se editorialet e Meros por dhe show i Rames apo blegerimat e braceve dhe taulant palleve nuk pine me uje.Votuesit e 23 qershorit 2013 ndjehen jo vetem te tallur por dhe tradhetuar.Komentet jane te teperta