Partia e Odetës

30 Shtator 2014, 18:48Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Odeta është një vajzë e mirë dhe e shkathët, që drejton revistën e gruas së Lulzim Bashës dhe kompaninë e reklamave të Kunatit të Lulzim Bashës. Është pak a shumë njeriu që kalon nëpër duar gjithë paratë e Bashkisë së Tiranës në adresë të familjes Basha. Është vajzë e shkathët dhe një socialiste e thekur. Ka punuar dikur me Edi Ramën, dhe në zgjedhjet e vitit 2007, në fushatën e Olldashit, ishte person kontakti mes stafit të tij dhe një kompanie PR të një prej kompanive celulare në vend, që ndihmonte Olldashin. Sikleti i vetëm i Olldashit ishte se ishte e majtë dhe mund të rridhte informacionin tek Edi Rama.

Dje, në listën e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, mund të numëroje pa shumë hezitim 34 persona që janë miq, shokë dhe të njohur të saj, përfshi burrin e saj, motrën e saj dhe një shoqe të ngushtë, që të vetmen arsye pse janë në Këshill Kombëtar të PD, janë për shkak të saj. Ata nuk janë anëtarë të Partisë Demokratike, së paku deri më 23 qershor, dhe nuk rrezatojnë asnjë personalitet publik, politik apo profesional, që t’ia vlejë ti rekrutosh si njerëz që i japin diçka Partisë Demokratike. Nga gjithë ajo listë axhamijsh, vetëm Ermal Mamaqi dhe Julian Deda janë dy artistë të rinj, që kanë krijuar një emër dhe që PD i ka thirrur në ndihmë të imazhit të saj. Pjesa  emerave për të cilët po flas nuk kanë as emër, as fytyrë, por janë thjesht disa numra në listën rendore të Këshillit Kombëtar, futur nga Odeta.

Kjo histori zbulon në të vërtetë thelbin e deformuar të këtij procesi, ku nuk janë numëruar votat. Megjithë kusuret e tj në raport me të tjerët, Berisha, kur vinte puna tek çeta e tij brenda PD, vendoste disa rregulla dhe së paku mes njerëzve të vet lejonte të kishte një klasifikim. Votat për Këshillin Kombëtar të Berishës numëroheshin për gati një javë me 24 orë rresht derisa nxirrej rezultati votë më votë. Lulzim Basha, që kishte 7500 delegatë dhe duhet të zgjidhte një këshill me 400 vetë, i numëroi për dy orë. Është e kuptueshme që as i preku fare me dorë.

Po t’i kishte prekur, natyrisht që nuk do të ishte ajo listë. Përqëndrohuni pak në një detaj për të kuptuar sa e gënjeshtërt është procesi. Odeta, vajza e mirë dhe e shkathët për të cilën po flas, është njeri i afërt i familjes Basha, menaxherja  e parave të tyre. Po përtej Lulit, Kunatit dhe gruas së Bashës, nuk është se është dikush i njohur në PD, bile as në lagje. Përfytyroni tani që një militant i PD-së, të ulet para fletës së votimit, të lexojë emrin Alban Male dhe ta votojë…! Përse? Çfarë i kujton? Çfarë e motivon? Askush nuk ka folur kurrë për të. Askush nuk e di nëse është ose jo anëtar i PD. Askush nuk ka idenë se përse është në listë. Askush nuk guxoi të fliste në Kuvend e të thoshte votoni dhe atë. Pra, është një super- anonim, që ofrohet nga familja Basha, vihet në listë dhe i lexohet emri si anëtar. E njëjta gjë për motrën e Odetës, e cila as në Shqipëri nuk ka jetuar. Tani që u kthye, u bë anëtare e Këshillit Kombëtar. Akoma më skandaloze është historia me zëdhënësen e re të PD. Është shoqe e ngushtë e Odetës, punonjëse e revistës së gruas së Bashës dhe një gafanjoze ekselente ekranesh, që rrezaton një cektësi të papërballueshme dhe për recepsioniste. Për çfarë arsye demokratët duhet të vendosnin kryqin mbi emrin e saj për ta votuar? Ku e kishin parë? Tek emisioni që i thotë Ferdinand Dedës, ish- dirgjentit të famshëm, Zef Deda, duke e ngatërruar me humoristin e njohur, babain e Julian Dedës…? Është thjesht një emër i lexuar në listë si anëtare që dëshmon se nuk ka pasur votim.

Nëse i hedh një sy listës në tërësi, shikon se kemi të bëjmë me së paku 34 miq, shokë dhe punonjës bashkie të Odetës, Kunatit dhe gruas së Bashës dhe pjesa tjetër ish- drejtorë të përfolur të administratës Berisha. Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike nuk ka qenë kurrë kaq i tharë, kaq pa lëng politik dhe kaq pa shije në ndërtimin e një strukture kukullash. Në listë janë vetëm dy politikanë të vjetër të PD-së, që kushedi sa keq do ndjehen mes asaj liste, Agron Musaraj dhe Jemin Gjana, për të cilët kam shumë respekt, por përveç përvojës së tyre politike, aty janë jashtë çdo konteksti. Më në siklet me siguri që duhet të jetë Musaraj, të cilin kanë 17 vjet që e kanë larguar nga PD dhe tani që e kthyen, kanë larguar PD-në nga Këshilli.

Lista në tërësi përbëhet nga shokët, shoqet, burri dhe motra e Odetës, njerëzit e familjes Basha, ish- drejtorët besnikë të Berishës, të cilët justifikonin vjedhjet, për të cilat kërkoi ndjesë Basha, me besnikëri ndaj Doktorit dhe asgjë tjetër. E thënë më ndryshe, është një aleancë mes hajdutëve të vjetër të pushtetit të qeverisë Berisha, dhe hajdutëve të rinj të Bashkisë së Tiranës. Kam besim se si të tillë do t’ia dalin të funksionojnë së bashku. Veçse me PD, nuk ka mundur të tallet as Berisha për 23 vjet siç po tallet ky njeri. Edhe pse Berisha, ishte dhe është një monark në PD, lejonte ca rregulla formale gare brenda të vetëve, ku të gjithë luftonin kush e donte më shumë Berishën. Ky tjetri, ngaqë ka frikë nga gara, pasi ajo do të jetë kush nuk e do më shumë Bashën, e vrau atë që ditën e parë dhe prodhoi këtë listë turpi, të dalë nga korrupsioni dhe skandalet familjare dhe bataku i hajdutëve të pushtetit të qeverisë dhe Bashkisë së PD. Një listë ku nuk ndjehet asnjë pikë dhimbje për zhdukjen e PD. Një listë që më ngjan si preventivat e festave të Odetës për Bashkinë e Tiranës, ku përzgjidhet mall i lirë dhe faturohet shtrenjtë.

52 komente në “Partia e Odetës”

  1. Kritiku says:

    e mire per shtypje kjo Odeta…

  2. Xha Barka says:

    Mero, e njef mire Familjen ti,prandaj shkruan kaq sakte!

  3. kingcobra says:

    PD eshte haleja e kombit shqiptar.

    1. AA says:

      Mos e fyej halene kaq shume! ?

  4. Kastriot says:

    hhaahh nje liste qe me ngjan me preventivet e festave te Odetes per bashkine e Tiranes, ku perzgjidhet mall i lire dhe faturohet shtrejte ? http://bit.do/kush-eshte-Odeta e bukur kjo

  5. Dielli mbi KORAB says:

    Dy Odetat e PD,njera ne Banke dhe tjetra posht banke ;).
    A egziston me PD e endrrava te demokracise ???..,apo endrra e Berishes per nje PD ne sherbim te familjes eshte bere realitet qe po per gropos opoziten shqiptare.

    Eshte koha e FRD se Bamir Topit qe te zgjohet nga gjumi.

  6. spirojanaqi says:

    Vetem ne nje pike kane te drejte keta me keto qe bejne:Interesimi i shoqerise per te krijuar dicka te mire eshte shume i vogel.

  7. Billy1 says:

    Po ky Ermal Mamaqi et, cfare do ne PD. Ja keshtu humbasin dhe zerohen artistet, perderisa behen me gjysmen e popullit, kunder gjysmes tjeter.

    1. andromeda says:

      Po ç’artist shtë Ermali o mik, thjesht një karagjoz e DJ-dasmash është.

    2. pulito says:

      billy1 ermali ka nje’mision’te zbuloje shkaqet e ‘aksidentit’te kushuririt te tij,olldashi…..po si nuk ka turp karagjozi!!!!

    3. Gjin x3 Gjoni says:

      o i nderuar Billy1

      Nqs se quan artist Ermalin dhe 2 te tjeret tregon se dicka nuk shkon mire ne gjykimin tuaj real.Keta jane vecse artiste patatinash qe jetojne ne hijen e eterve te tyre fisnike.
      Persa i perket Ermalin por dhe ate bolen e Azem hajgares qe te dy behen njelloj me skenarin e gerdecit qe edhe pse i dogji gjalle shkelzen berisha ja dhane votat babait te tij.
      Keta perverse dmth Ermali me Zallin e Kirit megjethse dihet qe mafia inteligjente e berishes vrau ne pabesi Azem bolen dhe Sokol koqen perseri keto nuk zemerohen me partine e djallit berishe dhe devilit lul basha qe pasi u quajt yll ne ngjitje nga LMT arvizu i futi dhe nje te puthur amerikania Nuland qe erdhi nga shtepia elyer me te bardhe qe do te thote se krimineli lulbashici do jete k/m i rradhes. Pra Luli do jete nje kriminel i miratuar nga miqte e Fazllicit dhe tom rixhit dhe ta gezoni.

      1. shqip says:

        o gjin dhe gjon njeherazi. po me pelqen se godet tamam. tani degjo edhe kete versionin tjeter. ke degjuar per pajtimin e gjaqeve? besoj se po. ja ta shpjegoj une. hajdari me H te madhe , e kupton besoj , e ka fal gjaksin. bile thone se ideali i partise eshte me i larte se jeta e babes gangster. kurse maqua i mama-qit, ermali, ky do shkelqeje ne pd. eshte shume i pregatitur. degjo gjin gjoni, une per vete kam shum besim te antaret part time te kuvendit te shpellareve. ashtu siç jane gjysmak, ashtu do pergjysmohen deri sa te zhbehen fare si p.d.sh,(partia demoneve shpellare).

  8. . says:

    Karragjozi i fustaneve Mamaqi ka 20 vjet ne skene dhe akoma nuk di te flase

    Kete karragjoz do votoje PD-ja sot ?

  9. . says:

    Mamaqi nje shites fustane-nusesh do behet deputet … ha,ha,ha,ha…..

  10. Vk says:

    Ky agroni me ate jeminin qe na ke respekt zotrote, jane po aq hajdute e plehra sa dhe te tjeret aty. Ndersa keto odetat me shoqe jane thjesht niveli i kandidateve qe i lejon familja lulit te fuse ne liste. Keshtu edhe po te doje te kete ndonje grup mbeshtetesish neser nuk do kete asnje mundesi ta beje pasi keta s’dine nga lidhet gomari e jo me te perballojne xhaketat e vjetra te sigurimsave te sales dhe femijet e tyre tashme!

  11. Besa says:

    Me terminologjine e Zhoskes,do te thosha se PD ka ik per lesh.Kjo Odeta te jete socialiste? Veshtire ta besoj…

    1. i says:

      O besa odeta eshte lekiste, ska lidhje me te majt apo te djatht, dhe as me ideal

  12. Kendveshtrim tjeter says:

    Master “Shef” Basha,nuk mund te gatuaj tjeter gjelle !

  13. bato says:

    U skandalizova qe ne liste nuk pash emrin e Ciljeta Cilages dhe te Greta Kocit. Duket Odeta do i kete marre inat keto dy yje ne ngjitje te Pederese se Sales!

  14. shpetimi says:

    Ermal Mamaqi nuk eshte artist.Ai eshte gaztor i Berishes,pra vendin e ka gjetur tamam.

  15. Mamurrsi trim says:

    Ke respekt per Agron Musarain? Po mos u ngut o Mero kur ben deklarata publike per miq.

  16. petraqi says:

    Mero…se spo te kap tashi…po lavderon periudhen e Berishes apo cfare…pastaj ke dyqind e gjashtedhjete editoriale ku argumenton qe kontrollin e PD e ka akoma Berisha…do e ndajme mendjen apo jo si thua…

    P.S. e kam per ty (reputacionin/si hulumtues) pa keta si te duan te bejne, nuk me behet vone, me kupton?

  17. beso says:

    …O sali tu befsha ferre
    pa fito dhe nje here
    krahe per krahe me Lefter.

    PD po shkon poshte e me poshte. Fyerje me te madhe nuk mund t’u behej anetarve te pd duke futur ne keshillin kombetar leftere, dylbere, beterre,

  18. Levizja Rinore per Integrim says:

    Ke harruar te shkruash Mero se kjo Odeta pervecse e majte familjarisht si e bija e nje Prokurori qe nga koha e Diktatures dhe besnik i PS ne qytetin e Durresit, ka qene edhe themeluesja e pare e LRI. Kur Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi po pergatiteshin te shkeputeshin nga PS e te krijonin LSI, ia nisen me LRI-ne si ojf ku Odeta ishte Drejtoresha e pare. Me tutje Odeta ishte njeriu me besnik i Monikes tek Ashley and Holmes. Miqesia e Monikes dhe Aurela Bashes eshte proverbiale. Odeta ka shume shkase per te qene aty edhe e Aureles edhe e Mones. Odeta eshte si gjurme e pashlyeshme e bashkepunimit underground te Familjeve Meta e Basha. Ne fakt Keshilli Kombetar me shume se Liste e Odetes, eshte lista e Mona – Aureles. Koha do ta provoje kete. Edhe kur Odeta erdhi tek Sokol Olldashi, erdhi si pjese e ketij aksi. Njelloj sikurse ti Mero perdorje Endri Shabanin ne levizjen Bulevard pa Qytet duke i dhene para e duke e nxjerre si lolo neper media. Apo harrove? Jeni i njejti stan.

    1. cibani says:

      Shume l sakte moment . hyri cibani he PD. Cibani odet ka detyren to heq ,PALLTON Dr Berishes, me detyre te perzgjedhe anetaret e kryesise we PD, spurdhjaket e ppanjohur plot push we nuk I Kane dale puplat duan the luajne me SHQIPONJEN….

  19. liri says:

    PARAGRAFI I fundit ishte brilant,basha ka frike nga gara,dhe prodhoi nje liste turpi te te korruptuarve,fjale me vend,meroja I di shume mire punet ne partine e korrupsionit te quajtur PD…., shume mire qe sqarohet publiku se c’fare partie eshte PD,nje parti QENSH,haram e pacin buken e shqiptareve.

  20. luan says:

    O shemtaraq,vetem me opoziten do meresh ti,si nuk shkruan nje rresht per qeverine,perfekte te duket kjo qeveri ty more palaco ,o plere e vertet,sic ke zemren ta ka bere dhe surratin ai lart.

  21. Lela says:

    Ermali eshte nje vote kundra Lulzim Bashes. Eshte kusheriri i pare i Sokol Olldashit! Eshte futur ne liste me gjasme Luli s’ka pas gje me Sokolin. Julin eshte ne fakt me PD qe heret. Se kuptoj ambicjen e tij ketu. Te vetmit anetare me vlera jane keto te dy. Te t’jeret mos e pyet….

  22. Tironsi says:

    Ke te drejte Z.Mero. Po situata e votimit ne PD keshtu ka qene gjithmone.I kane qendruar besnik Fjales se Stalinit.:”VOTONI SI TE DONI SE VOTAT DO TI NUMROJ UNE”.Po kjo komedi eshte aq ashiqare sa dhe disa drejtues te vjeter te PD , qe tashti dolen jashte loje ,c’fare do te bejne?.A do te dalin fraksion ne vete.? Kam parandjenjen se duke filluar qysh kete jave do te kemi zhvillime te reja ne rradhet e Opozites.Do te kete rrjedhje nga grupi i Lulashit , qe e paska katandise PD ne parti lagjeje.

  23. Mero tamam sic thoni ju eshte por zoterinjte e p d es i dine mire keto gjera por bejne sikur nuk shikojne e degjojne.tani ne PD ka dipllomat te moshes kalamajve trazavac dhe te moshes se pleqeve te rrjedhur. Kush mendon se do ecet perpara,keshtu vetem pingul e shkermoqje.

  24. Vani says:

    HAJDE KUVEND BURRASH HAJDE!…

    U mblodh ne PD. Kuvendi,
    (Vecan llum i Shqipris)
    Quaj llum te ketij vendi,
    cilindo,prapa Salis…

    Prapa sales,kurrsesi
    Hap nuk beri ndershmeria,
    Prapa tij,van’ lukuni,
    gjithe te dalet nga cmendia.

    I vane prapa nepes-derrat…
    Vrases,pa din e iman…
    Qe varrosen edhe vlerat,
    e ketij vendi Ilirjan.

    Shtatemij’ horra mbledhur tok!
    ulerijne,e vjellin vrere…
    Gjithe ata,qe s’ngren dot koke,
    se u’a ze, Sala me dere…

    Keta, ropen Shqiprin’
    Dhe e bene te tyren prone!
    Me ne krye cmendurine,
    ngren dolli me gjakun tone.

    Dhe kerkojne te vin prap!
    (Pas permbysjes,po ckallojne)
    Por, haka vete ne hak,
    sa here qe Zotin harrojme.
    ………………………………..
    O te majt’,edhe te djathte..
    Qe ende s’jeni qorruar!
    Shihni ashiqare djajte!
    I udheheq nje i harruar…

    Qe lufton per jet’a vdekje..
    Te ndeze pishen dhe nje here!
    Po ben te fundit perpjekje,
    te na ndeze dera me dere..

    Hapur fare,ashiqare…
    pa i’u dridhur hic qerpiku(!)
    Pse? sepse… s’ju be havale,
    nje plumb “Qorr”,sua belciku!

    E kam thane e sterrethene..
    Mbase deri ne bezdi.
    Qe kjo cop’ e qenit kerme
    do qelb vendin Jug – Veri…

    Ndaj theme,do venur ne pranga,
    (S’ka me kohe,do derdhet gjak)
    Thyej Ligjin zotni Rama (!)
    Nese… s’je me te ortak…

    Ky fajtor nga dje dhe sote…
    (Dhe pas ngordhjes,eshte fajtor)
    ka shkul zemra,porte me porte…
    Biles,me te tijen dore.

    Nuk na plas,se c’thote Evropa,
    (Shpesh here na ka prishur pune!)
    As nga Arivzuja,Bota…
    Piken catis ja di une…

    Nje qind mrekulli te besh,
    Ti o Rame me te tut…
    nese Salen s’do e zesh..
    gjithe do thone: ” Ke bere nje M…”
    …………………………………………
    S’di sesi, sot’ m’u kujtua,
    “Miklovani”, Gjelmeziu…
    Qe, pa ligj u’a hiqte bythen…
    kriminelve,si saliu.

    Miklovani,arrestonte!…
    Per cdo dite nje kreminel,
    Gjykat bajga,i lironte
    Kish lulbashet ne themel!..

    Dha e dha Miklovani..
    (Gjyqet,s’benin asnje pune)
    Priste,sa binte akshami..
    U qendiste nga nje plum.

    Gjoja.. Neper zjarr e siper…
    (I vetem,u’a doli mbane)
    “Nuk mbaj mend, sa kam ormisur”
    Thosh,” Qen rrugesh,qen sallhan!”

    Morali?!, besoj i qarte.
    (Ne dac bjeri me koke murit!)
    Por,gjykatat atje,larte…
    Na jane bere gur i qivurit…

  25. Lulja says:

    Odeta duhet te jete agjente e “KOMINTERNIT”, Si Vanderlube komunisti hollandez qe dogji Rrajshtagun.Edhe kjo eshte futur nga te majtet per te djegur PD.

  26. dime says:

    Me shkrimin ok, Mero. Por ke nje gabim etik kur e cileson profesionin e recepsionistes si te ceket!!! Fodullizem i tepruar, puna meriton gjithmone nder e respekt.

  27. turi says:

    Ik e luajtur fene o Mero djali. Ske lene gje ta themi ne.bravo,me buke ne traste u ri ketyre plerave ti.

  28. AA says:

    Brenda mandatit 8 vjecar PS+LSI, PeDe-ja do te kthehet ne nje shoqate! ?

  29. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Mweo djali ,c’ishte nevoja qe te beje nje tiradekaq te gjate.
    Brumi ka 24 vjwt qe eshte thartuar .

  30. Si artikulli dhe komentet tregojne se shqipetaret jane akoma ne epoken e gurit duke mos pranuar tolerancen e ideve te ndryshme,gjithmone “kundershtarin” politik e konsiderojne si armik te tyre dhe vetem njera ane e spektrit politik ne fuqi ka te drejte,
    shkrim mjeran per mjeran people per auditor medioker(komunist).

    1. mara says:

      Me pelqeu komenti i mesiperm.Koment qytetar.POa armiqesi.Pse te mos jemi me objektiv ,por mbetemi militante?Na mbyten qeveritaret dje dhe sot.

  31. shqip hesapi says:

    Aman mo Mero pse behesh kaq merak dhe manjak.Keta qe thua ti,vertete mund te jene te tille,por neser behen te afte ne politiken qe bejne dy B-te dhe ti do t’ia kesh ziline per pasurine e korruptuar qe do te grumbullojne.

  32. Kimete says:

    Me cudit fakti se si nuk ka pak respekt per diplomen e saj inxhinjerja e ndertimit.Luan ping – pong pa kurrfar dinjiteti.Nga Ministria e Kultures ne Banken Shqiptare,nga socialiste ne manaxhere e Bashkise.
    Luaj edhe pak dite se do te vij historia pas.

  33. asllan gjeta says:

    Meqenese ne listen e keshillit te ri ka shume ish drejtore hajdute ,c keqe do kishte sikur ne kete liste se bashku me Dash Alikon te ishin Hysen Gashi dhe Sadik Llulla,sepse keta jane k/hajdute.

  34. era says:

    Me mire keshtu. Ata qe kane 1 gram burreri do lagohen pergjithmone nga kjo qerre me nje rrote dhe do mbledhin mendjen te krijojne nje opozite reale.

  35. tomsojeri says:

    Ftuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu
    Rrac e poshter ,e ndyr ,e degjeneruar qe na rat per hise………………..
    Mjer Shqiperia ……………..Mjer shqiptaret …………e “semur”……

  36. kunji says:

    rrofte pederastia socialiste

  37. arkitekti says:

    Ne pergjithesi editoriali eshte i sakte por ato qe thuhen jane te parendesishme se eshte sikur te mos gjykosh lulin per vrasjen e 21 janarin por per gabimin etij qe kur vrau “nuk ishin armet e pastruar mire.
    Cudia me e madhe pas 10 vjetesh qe lexoj editorialet e Temes eshte ceshtja Musaraj ku Mero tregohet konfuz dhe jo i sinqerte.Nuke eshte faji i lexuesve te Temes qe Agroni dhe qindra te perdhosur te tjere kane sindromin e Stokholmit ku viktima dashuran xhelatin….por ne rastin e Musarajt dashuron xhelati i vogel musaraj kryexhelatin berishe…per kete kam zgjedhur nje koment te bere kur vlonet izet haxhia te intervistat e Dites nga M.Kazhani:

    ”Vdiq”Mirush Mati ne Moldavi!me thote ky miku i familjes se Mirushit(nje jave pasi e kishin therur)se ka pesuar aksident Mirush Mati,i them jo por e kane vrare(ne mos gaboj ka qene atje me nje myrteza ulqinaku)jo nuk ka mundesi me thote,i them kjo eshte e verteta,ate e ka nise sala per ne moldavi per te marre leter per gazeten rd dhe e ka heqe qafe sepse mirushi pasi ja hoqen Agron Musarajt trafikun e droges,sala kerkoj t’ja jepte Gazidedes,ky i fundit nuk ka pranuar…

    Zoti mero mos zhgenje lexuesit e kesaj gazete qe te kane mbeshtetur ne rrugen per denimin e drakules tropojes…musaraj-gazidede ishte nje duet kriminal dhe mos harroni kete…djali i zgjedhur i gazidedes do vazhdoje remmzihoxhizimin e politikes PD ….Mos tradhetoni lexuesit dhe komentuesit qe kane 10 vjet qe ju mbeshtesin pa rezerva..

  38. tori says:

    ivertete si shkrimi mbi te…pike.

  39. wer says:

    Nuk mund te kete kriter tjeter ne perzgjedhje pervecse atij te “njohjes personale”. Pse cfare prisnit qe te bente Basha ? Te zgjidhte nje person qe nuk i ka degjuar emrin ? Perse duhet ta bente kete ?

  40. NAZI- LUL BERISHA says:

    Titulli orgjinal duhet te ishte Partia e Vendettes.Cfare eshte vendeta ?!

    “””””a private feud, originally between Corsican or Sicilian families, in which the relatives of a murdered person seek vengeance by killing the murderer or some member of his family””””

  41. Dr says:

    E ke thene exelent Mero.

  42. boll o mero se i nxore trapa dhe njerezit qe i shkojne mbrapa partisePD,….pothuajse shurrabrekes

  43. Fabulous, what a blog it is! This web site gives helpful data to us,
    keep it up.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje