Si po mbrohet Lulzim Basha?

2 Tetor 2014, 21:10Editorial TEMA
Si po mbrohet Lulzim Basha?

Nga Mero Baze

 

Ka gati një javë që kryeministri Edi Rama po drejton një operacion kundër zaptimit të mjediseve publike në Tiranë, duke shkatërruar mbi 100 objekte dhe duke u përkushtuar personalisht për publikimin e tyre gati live në mediat e Tiranës. I njohur për afeksionin e tij ndaj kontrollit mbi territorin dhe imazhit përmes punëve publike, Rama në të vërtetë është duke bërë të paqenë rolin e kryebashkikut në detyrë të Tiranës.

Kushdo që thotë se aksioni nuk ka synime politike, nuk është i sinqertë.

Aksioni i cili po merr mbështetje nga qytetarët, duket se synon të tregojë me fakte, se si e ka katandisur Tiranën, Lulzim Basha. Shkurt, aksioni është mes të tjerash politik  dhe synon diskretitimin e punës së Bashkisë së Tiranës. Edhe pse Rama bën kujdes mos ta theksojë atë, mesazhi për qytetarët është i qartë.

Por, si po mbrohet kryebashkiaku i Tiranës në këtë rast?

Nëse ka një moment kur Lulzim Basha është dorëzuar tërësisht para detyrës së tij si kryebashkiak, është ky. Ai nuk i ka dalë përballë këtij aksioni, as nga pikëpamja politike, as nga pikëpamja urbanistike dhe as ligjore.

Politikisht Lulzim Basha po ekspozohet përmes këtij aksioni, si një njeri që jo vetëm nuk vuri një tullë për të ndërtuar këtë qytet, por që lejoi zaptim të hapësirave publike dhe “kandaharizimin” e Tiranës.

Për ta zbutur këtë imazh, ai mund të bënte disa gjeste politike. Fjala vjen, mund ta përshëndeste kryeministrin që më në fund po ndihmon Tiranën dhe t’i kishte vënë në dispozicion Policinë Bashkiake. Kjo mund ta shfrynte ngarkesën politike të aksionit të Edi Ramës. Mundet dhe ta kundërshtonte po me institucionin e tij, duke treguar raste selektiviteti apo mungesë parimesh. Në vend të kësaj, Basha ka bërë reagimin më idiot të mundshëm, duke i kërkuar Edi Ramës të mos merret me gardhet, po të “shikojë ekonominë se po bëhet keq”. Kjo gjuhë disfatiste është jo vetëm pranim i dështimit të tij, por dhe një përpjekje naive, për t’i treguar qeverisë problemet e veta.

Nuk i ka dalë kundër këtij aksioni as nga pikëpamja urbanistike. Nuk kemi parë as vartësit e tij dhe askënd tjetër të dëshmojnë nëse kjo që bën Rama është spekulim, apo një aksion me vlerë. Po ashtu, nuk ka asnjë arsyetim ligjor kundër tij. Gjuha e Bashës kundër këtij aksioni, është gjuha tipike e një dembeli, që ka bezdi që po i pastrojnë shtëpinë dhe vazhdimisht duket sikur thotë “boll tani, ikni!”

Por, aksioni në thelb plasarit gjithë imazhin e tij dhe premtimet e bëra tre vjet më parë. Ai po akuzohet si kryebashkiak që ka lejuar “çibanë”, kurse ai përgjigjet si kryetar i PD, duke i kërkuar kryeministrit të merret me halle të tjera të vendit. Ai është duke u diskretituar si njeri që nuk kontrollon territorin, ndërsa ai ankohet se Rama nuk i ka dhënë fonde sa duhet për ndërtime. Pra, në një farë mënyre Basha provoi se nuk ka instikte të kuptojë rëndësinë e një aksioni politik kundër tij. Në një kohë kur Tirana po fokusohet si kryeqytet i kthyer në Kandahar prej tij, ai bën opozitë me SMS që i vijnë nga njerëz të rastësishëm dhe dërgon deri në Has një njeri që të tregojë se aty ka pak mësues.

Ai është duke i ngatërruar në çdo moment detyrat e tij si kryebashkiak dhe kryetar partie, duke mos bërë as njërën, as tjetrën.

Përfytyroni pranverën që vjen, kur Shqipëria është në zgjedhje lokale. Kryetari i partisë më të madhe opozitare, është dhe shembulli më i keq i qeverisjes lokale në Shqipëri, ndërca shumica e qyteteve të vendit të përfshirë në një projekt për rilindjen urbane, mund të kenë me se të krenohen. Tirana të vetmen gjë për të cilën mund të krenohet, do jetë pikërisht ky aksion i madh pastrimi, i cili do të jetë po ashtu kundër Bashës.

A ka një përgjigje Lulzim Basha? Ka. Por i ka më të gabuarat e mundshme. Në vend që ta zhvlerësojë aksionin e Edi Ramës politikisht dhe ligjërisht, e legjitimon atë dhe noterizon dështimin e tij. Në vend që të bëjë politikë me ndryshimet në Tiranë, po vajton për rrënojat e betonit në Kavajë, të cilët disa muaj më vonë, do të zëvendësohen me një projekt modern, i cili mund t’i prishë edhë më shumë punë. Si kryebashkiak fallco, si kryeopozitar fallco, si antikomunist fallco.

60 komente në “Si po mbrohet Lulzim Basha?”

    1. Dielli mbi KORAB says:

      Lulusè po i prishen gardhet dhe kjo gje e ka terbu kaq shume saqe po pregaditet me kerku strehim politik ne Hollande.
      Basha eshte nje nderzim artificial ne PD,qe po e shkatrron Opoziten njesoj siç beri me Tiranen.

      1. baca says:

        Koncentrat Mero: Nje K/Bashkiak Fallco!
        Nje K/Opozitar Fallco!
        Nje Antikomunist Fallco!
        Mos valle a nuk jane mjaftueshem per te kuptuar
        se vdo gje qe Ai prodhone te jene Fallco?
        ja p.sh. Takime me Shoqata-Fallco.
        Taki9me me Personalitete nderkombetare-Fallco.
        dhe nje Kuvend krejte Fallco.si ne forem ashtu edhe ne permbajtje.
        Mirepo Mero se ckame edhe nje dyshim personal
        Per mua edhe Gjakun mund ta kete Fallco!
        Kjo do ishte me skandaloze.
        Zoti na Rujte.

    2. mira says:

      te lumte Mero po me cil flet, kujt i flet atij qe e ka mendjen te floket,e qe ka mare suoerxhiro si motprri i prish,atij qe nuk ka sanje fije burrerie,nje mashtrues klasik, dembel, llafazan, kriminel e hajdut

    3. thupra says:

      Lum partia per ty e lum ne per ty

    4. Andi says:

      Ate qe smundi edi te bej per tet vite .basha e beri per nje vit arriti tashme te ket ne kontroll partin .misioni i bashes nuk eshte me bashkia por qeverisja qendrore ,tash e misioni i tij per qeverisjen lokale edhte i kaluar .

  1. ARUSHA says:

    luli eshte shef i gjith Idioteve ,, Injoranteve dhe hajduteve te rinj ne PD dhe nuk ka kohe per tu marre me Tironen dhe Shqiperine se nuk intereson asgje tani !

  2. Bakshishi says:

    Basha ka ik per lesh. I ka firmosur vetes 20 vjet opozite me ate keshill qoftesh qe ka zgjedh

  3. Sefer Paja says:

    O te lumte o Edi Rama, po ketej nga Durresi kur do dalesh qe te prishesh dhe kete cibanin e Fisnik Dibres

  4. BashKari says:

    ekzakt fare ai mund ta ndaloje qe Rama te beje c’te doje me Tiranen edhe iken andej nga kavaja, eshte nje deshtak i cuditshem http://bit.do/Lushi-Lulushi

  5. Dr says:

    Luli kjo karrikature e tmerrshme qe as vete se di si shkoi ku eshte del e leh si qen i rrahur. Drejtoret e tij jane speciet me te kota dhe te korruptuara qe ka ky shtet. Dr ukt..nje injorant i mirfillte me tre klase qe me mik eshte bere bos sot..e prap sdi si lidhen kepucet. Dr e tjere ne bashki jane njeri me menxyre se tjetri ku triumfon vec rryshfeti e bythelepirja per kryekarin. Keta duhet te shporren nje sahat e me pare. Mero je i madh pasi na ushqen me te verteta te hidhura por te verteta cdo dite. Shqiperia sot ka hallin me te madh qe mund te kete nje shtet…Ska Opozite..

  6. Lulja says:

    O Mero, c’merresh me Lulin a derebardh.Ai eshte nje kufome qe e mbajne gjalle shiringat e infermiere Argites, dhe antibiotiket e doktor Saliut.Kur shkon ne shtepi ne mbremje ai i krekoset gruas duke e thene: e shikon kush shkruan per mua?, vet Merua.

  7. MEMEDHETARI says:

    “Si kryebashkiak fallco,si kryeopozitar fallco,si antikomunist fallco”…
    Si idiot i vertete…

  8. xh says:

    Eshte plotesisht medioker,fallco,qaraman e ne fund te fundit IDIOT.

  9. Vizioner says:

    Zoti Mero Baze,

    per njohuri por, edhe per faktin e bojkotit te Deputeteve te PeDe-rave, te pyes se;
    A ka Ligj, a ka Rregullore Kuvendi se per sa kohe mund te mungoje Deputeti ne veprimtarite parlamentare?
    A ka percaktim Ligjor qe i heq te drejten-mandatin si Deputet X deputeti apo grup deputetesh kur mungojne ne Punimet e Parlamentit si dhe te Komisioneve Parlamentare?

    Mendoj qe duhet te kete nje afat kohor.

    Dhe, Deputetet e PeDe-se paguhet per kete periudhe qe mungojne ne Parlament dhe ne Komisionet Parlamentare?

    Bojkoti qe bejne PeDe-rat, eshte i pa argumentuar. Nuk ka baze Ligjore. Ato duhet te denohen ne nje forme sepse, nuk po punojne ne funksion te elektoratit qe i ka zgjedhur.

    Puna, fjala e tyre eshte ne Parlament. Per kete i kane marre votat.

    1. piano says:

      s’ke perse pyet merucin per kete.
      pyet dimputetat socialist si ja kane bere ne legjislacionin e kaluar me bojkotin e parlamentit. jo vetem qe nuk jane perjashtuar ,por ja dolen mbane te vonojne marrjen e statusit te kandidatit per ne be te vendit. socialistat jane specialista per kete pune.

      1. Populli says:

        Me mire qe nuk jane ne parlament deputet kriminele dhe hajdute te PDse. Ata vetem e degjenerojne dhe e bastardojne parlamentin.
        Parlamenti ka nevoje vetem per njerez te civilizuar dhe jo kafshe parahistorike.

  10. tori says:

    je i madh MERO!!!!!!!!!!!!!

  11. Dardha says:

    Kjo paaftesi totale e ketij me con ne pyetjen: Si ka punuar ky njeri me nderkombetaret ne Kosove? Si ka komunikuar me nderkombetaret kur ishte minister i jashtem?

  12. liri says:

    BRAVO, MERO ia corre masken bashes,por nuk ishte e nevojshme te shpjegoje se cfare ka bere basha si kryebashkiak,ai eshte ashtu si thua ti nje pis,nje njeri qe mbron zenien e trotuareve,lulishteve,ai me te vertete eshte lindur ne tirane por shpirtin e ka ne DIBER,aty nga ku e ka dhe origjinen e familjes,ndryshe nuk do te vriste ne tirane 4 te pafajshem,vetem nje I ardhur e ben krim,populli tashme e ka marre vendimin e tij ai do ta nxjerre PD ne pension te perjetshem ,me ne fund shqiptaret e kuptuan se progresi nuk behet nga njerez si berisha ,basha,topalli,etj,keta lloj njerezish as ne pune s’duhen pranuar.

  13. ......... says:

    Lulzim Basha duhet te kuptoje mire, qe te qeverisesh me standarte bashkohore dhe te jesh konkurent i forte sot eshte domosdoshmeri te kesh rezultate konkrete dhe ne ndihme te njerezve. Duket shume arkaik dhe i neveritshem modeli berishian, i cili bazohet ne pazare dhe krime ndaj popullit te vet dhe kundershtareve politik. Po qe te kesh keto cilesi si nje politikan modern, e para duhet te mos jesh i lidhur me krimin, e dyta te jesh inteligjent, punetor, dhe krijues. Ai ka kryer krime dhe me duket nje njeri teper medioker, servil, dhe me nje inteligjence per te ardhur keq. Keshtu qe ne fillim te diskutimit, ky politikan eshte i deshtuar.

  14. LORA says:

    Ndjehem fort mire ne udhen time te perditeshme per ne pune;pergjate rruges “Muhamet Gjollesha”,,,,eshte cliruar hapesira publike nga pushtimi dhe pushtuesit.
    Sa per lul-puthador-kusaro-kriminelin,,,,ai nuk eshte i zgjedhuri i Popullit te Tiranes;ai eshte pushtuesi i Bashkise se Kryeqytetit;qe per t’a ndjere veten ne habitatin e vet e stimuloi me gjithecka pushtimin e hapesirave publike.
    Kam vec falnderime per aksionin e INUK dhe frymezimin e pareshtur te Kryeministrit tone per kontrollin dhe ruajtjen e territorit.
    Faleminderit z.Baze per kendveshtrimin fin te editorialit.

  15. liri says:

    E habitshme si Pd-ja kurre nuk nxorri nje kryebashkiak ne lartesine e situates

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Nuk kane bagazh intelektual. Dhe atyre kokrrave qe kane ua mbyllin gojen me diktat..

  16. fshatari says:

    O mero vetem komunist mos e be se na ndyve fare.
    E vetmja gje qe ka bere Basha per Tironen jane ca festa per me bo lek me dekorin

  17. RROFTE DASHURIA! says:

    VETEM NJE GJE DI TE BEJE MIRE BASHA, DYLBERIN E BERISHES!
    TE PRETENDOSH PERGJEGJESI PER TIRANEN, LIDERSHIP, PERGJEGJESI PER 21 JANARIN, PERGJEGJESI PER VJEDHJEN DURRES-KUKES, REFORMA NE PD ETJ, ETJ, NGA BASHA, DO TE THOTE TE MOS NJOHESH QE E VETMJA PERGJEGJESI E TIJ ESHTE DHENIA ME QERA E FYTYRES, VETEM PER HIR TE VESIT TE KEQ QE KA ME BY… .
    DHE KESHTU SODOMIZOHET PUBLIKISHT NGA BERISHA, E NDERSA NE NDIHEMI KEQ , AI NDIHET I LUMTUR.
    BERISHA NA E REKLAMON PERDITE SI SKALLVEN E TIJ, ME TE CILEN BEN CI DO QEJFI; E PESHTYN, E PERDHUNON, E VESH ME FLORI, E NXJERR NE TIRANE ME ESKORTE, BILES NA E NXJERR DHE NEVE TE LEXOJE PALLAVRAT QE I SHKRUAN, ME LENGUN E BERISHES NEPER FAQET KUQALOSHE.
    BERISHA KA DOBESI PER DJEMTE E BUTE DHE TE QESHUR, SI EDUARTI, ASHTU DHE LULI, JANE DHURATAT ME TE MIRA QE PUSHTETI DHE PERENDIA I KA BERE. NE EKSTAZEN E PUSHTETIT DHE DELIRIT , VETEM NJE GJE NUK NA KA FSHEHUR BERISHA, PASIONIN PER BY..QI…-JEN DHE DYLBERET E TIJ, QE I LAN ME AR.

  18. Shqiptar deri ne vdekje says:

    Lule Bashtua eshte shume vite drite larg te ndjerit Namik Fadile Hotit alejselam , pas 90-es brumbulli Basha si politikan i nivelit medioker konkuron vetem me gjeniun demokristian Leonaed Ndoka .

  19. Bato Mokra says:

    Like-Lola!
    Te lumte Mero! Percaktim me te sakte nuk ka: NJERIU (nëse) FALLCO!
    Me te neverit udheheqesinë e vendit me gjithe keto resurse me nje OMGJ-ist si ky, hedije, peshqesh, dhurate e kryekriminelit Sali Berisha, sic na la ne dere te vendit sakatin tjeter kapterr Nishanin, qe shkon e kreshperohet neper amerike, me trasta dekoratash. Do marre vetem nje shembull per impenjimin e Lulkes per nje nga detyrat paresore te Bashkise, pastrimin.
    Kurre ndonjehere Tirana s’ka qene me keq, sidomos e theksoj, ne venddepozitimet e plehrave brenda ose ne rruge. Skandaloze! Si nje vend i bombarduar, pa kapak, tani kane nise njerezit t’iu bejne “kellefa” me mjete rrethnaore edhe kazaneve, duke shemtuar e ndotur mjedisin. Mizerabel!
    Po edhe nje gje, qe e kam theksuar edhe here te tjera: c’ben grupi i keshilltareve te se majtes etj ne Keshillin Bashkiak me ne krye Aldrin Dalipin? Nje vere ne uje. Kam qene edhe une keshilltar, po pavaresisht se jane “dy pushtete”, kryetari yne i athershem (tranzicion) na kishte tmerr se dinim ligjerisht t’i kerkonim llogari. Po njesite vendore? Apo jane kthyer si Bashkimet Profesionale, si njesia ku eshte Sh. Cami. Tregtia lulezon neper rruge saqe s’ke ku te kalosh. Nuk po nenvizoj hallet e tjera te panumerta.

  20. Besa says:

    Ky editorial I sakte tregon edhe sot qe kane kaluar mbi 1 vit dhe opozita po ben poshte e me poshte,ose nuk kupton ose eshte e mare mendsh.Edi e sfidon qe ai te perballet me demet qe I solli Tiranes keto 3 vjete gjysem,por politika me sa kam kuptuar eshte e njejta si e Saliut,me spiuna te futur ne qeveri qe I cojne haberet e luli guimplen menjehere conference shtypi per haberin e radhes.Nje fat I keq per Tiranen e per ne qe nuk pame asgje te bukur.Gjithe rruget me tavolina ku era e gatimit mbyt ambjentin e ndot gjithandej,trotuaret pa le te kalosh te pedonalja cdo gje e bukur eshte prishur e thyer neonet.Kjo eshte Tirana qe kemi sot nga njeriu spiun e vrases.Turp per ti o njeri qe legalizove deshtimin tend.

  21. tani.deutschland says:

    Imagjinoni sikur Luli te mos i kishte vjedhur edhe ato 80 vota nga kutite e ” gabuara” dhe Rama te ishte sot akoma Kryebashkiak dhe Kryeminister!!!!

    Rofsh o Luli qe na vodhe votat ne 2011!
    Kurse per zgjedhjet kunder Olldashit nuk kemi cte themi…
    Ja fute dy here.
    Nje here tek listat e hapura, dhe nje here tek catia e hapur.
    Bravo Luli.
    Je i madh !

  22. krenar says:

    O Edi, po këndej nga qyteti bregdetar i Sarandës që është betonizuar kur do vish ti futësh pak ruspën (pronarëve) të detit që kanë bërë gradaçela mbi komardare!
    Aman o Edo se na morën frymën këta maskarenjt!
    Edhe ish kryebashkiakun e Sarandës atë hajdutin Niviciot, kur do ta rasësh mrena në meqe o Edo?

  23. Tironsi says:

    Te lumte Z.Mero e ke potretizuar realisht Te Kllonuarin e Berishe Vucidolit.Eshte nje pasqyre e Deshtimit te Madh te Klanit Berisha qe i ka bere deme te medha Shqiperise.I kujtoj ,me kete rst ,Z.Kryeminister.se Tulla Kryesore e Korrupsionit te papare ndonjehere e ka emrin Sale Vucidoli.Presim ti gjeje vendin e duhur se te tjerat shkojne fjolle per inerci.

  24. -- says:

    C’iu desh Lulit te therte kurban dashin e te derdhte gjak ne troll te Bashkise.Mbasi ky as me traditat e mesjetes nuk po rimerr fryme se msejtea asht anakronike me kohen moderne sot.Po as me modern nuk duket gje ne horizont.Si kryebashkiak ngjane me bateri te shkarkuara.
    Persi kryetar partie,asht mire te beje kurs partie qe ti ngjite shkallet e njohjes duke mesuar nga eksperienca e shpifjeve te ustait qe e vuri si mumje ne ate detyre.
    Kryeopozitar si Basha asht gjeja ma e cmushme per Poziten.Ndersa per partin qe e ka nen hyqem vete i dyte me Berishen asht per te ardhur keq.Vetem kenge vaji ndigjohet ne ate kotec.Edhe pse nderzen “gardalinat”zedhense per te protestuar ndaj pozites gjendja e brendeshme dhe e jashtme e kotecit te Partise nuk ndryshon,Vaj e oii oiii mbetet.

  25. rudini says:

    Luli, eshte koqe pa leje njesoj si ndertimet e shpifura qe lejoi ne Tirane.

  26. Dino says:

    Basha eshte vertet ne hall te madhsepse:
    1.E beri Sala minister puneve publike e perfshi ne abuzime te medhe ne 220 miljon dolarr dhe eshte ne proces gjyqesor te mbyllur perkohesisht me procedura.
    2.E beri Sala minister te jashten firmosi marrveshjen e detit me Greqine dhe gjykata kushtetuse e rrezoi si te paligjshme. Tjetersimi i teritorit ne menyre te paligjshme eshte krim i rende dhe do pergjigje.
    3.E beri Sala minister te brenshem dhe u vrane 4 protestues ne bulevard nga garda e Republikes ne vertesi te Lulit minister te brenshem. Per kete ngjarje Luli nuk ka shkuar akome tek drejtesia.
    4. E beri sala Kryebashkiak te Tiranes me vota te vjedhura te Ristanit dhe nuk ben dot detyren.
    5.E beri Sala kryetar te PD dhe vete i rri mbi koke. Luli duhet te beje Kryetarin e PD sot ne opozite dhe se ben dot. Trash zerin te duket i forte por nuk e pjerdh njeri.
    Eshte vertet ne hall ky njeri qe i japin detyra qe nuk i ben dot.

  27. sania says:

    kruja po betonohet totalisht,ku jane premtimet? prite prite skenderbene?

  28. NjeQytetarOptimist says:

    Me pelqeve Mero..

  29. sammy says:

    Qe Rama e njeh Tiranen dhe problemet e saj me mire se sa Luli ,kjo dihet,nuk do shume mend.Rama di ku te godase,dhe po godet mire ,nje cike me perzgjedhje.Ai tani e ka problemin me Lulin.Autoriteti i tij ne Tirane po bie.Sala eshte limon i shtrydhur,ai e la arken e shtetit bosh dhe tani gargariset.Ai therret si Bepini fitoreeeeee,po ku eshte fitorja.Rama po ja rrezon guret nje nga nje, deri sa ai te mbetet vetem.Politika eshte nje loje shahu….

  30. Progonati says:

    E Edo erdhe deri te zogu i zi .te zbresesh edhe pak me poshte , po fare pak nga ana e ish shkolles se partise qe per te vajtur te hyrja e pallatit duhet te kalosh ne nje rrugice shartaresh qe sjellin trungje cdo nate nga pyjet dhe nuk kalon dot , eshte nje zone e tmerrshme edhe per te hyre edhe per te dale te rrethrrotullimi i zogut te zi , pasi edhe rruga e daljes eshte me oborre te stermedha te atyre qe kane ndertuar pa leje , dhe duhet te shkojme deri ne laprake per te ardhur ne qender .cdo dite nga 45 minuta + naften dhe trafikun e dendur. Hidh nje sy edhe per ne

  31. NJE MILION QELBESIRA says:

    hahah OR DERRKUCA PO VETE DERKUCI RAMA PER 12 VITE KA BETONIZUAR OR MJERANA TE SEMURE TE PS

  32. rita says:

    Ti @qelbësirë (që kot përpiqesh t’i bësh një milion), pa tjetër ke derra në shtëpi, prandaj qelbesh erë…!!!??? p.s. Analiza e Meros, është brilante…për ata që kanë tru, kuptohet…

    1. Nje meleon pelesher says:

      Rita rita hiqi breket…

  33. Lani says:

    Thone e ç’fare nuk thone;Thone qe PD(partia e druvareve)ka fokusuar dy kandidatura per zgjedhjet e ardheshme lokale brenda llojit.I pari e kandidatura e mundeshme eshte ajo e lavires se palmes se kryeinistrise(gjithkush eshte ne gjendje ta nenkuptoje) e kndidatura e dyte eshte i madhi sharretar i ardhur enkas nga bjeshket Xhelal Mziu!Thone se per kete te dytin ka nostalgji edhe vete “miku” yne qe edhe si ne kohen e zgjedhjes se Lulit do ti rifuse perseri duart e “pastra” ne kutitie e votimit duke na nxjerre Xhelalin fitues.Po,po mos u habisni ne nje shtet kolonial si ky i yni gjithçka eshte e mundeshme!

  34. beso says:

    Gjer tani eshte thene se Luli s’ka bere asgje,kurse tani pse s’po prish tere ato qe paska bere…Po te dinte Rama nga politika do ti bente prishjet mot per zgjedhje lokale,por berisha do kishte falas sofizmin e rradhes,qe ja,po prish ato qe ka miratuar vete ne 12 vjet,per te shitur licenca te reja pallatesh…Kam bindjen se Luli ka sponsore te fuqishem,pas atij jane lobet prorepublikane

  35. era says:

    Po, nje komentues e kujtoi mire. A ka nje ligj qe te penalizoje deputetet te kryejne misionin per te cilen jane votuar dhe paguhen.
    Joz Zhelefina ja u vuri 2 kembet ne nje kepuce deputeteve te PS dhe i preu rrogen.Perfitoni nga eksperineca dhe te krijohet nje ligj qe “kush nuk punon nuk paguhet”.
    Lulja ben sikur eshte nje koqe debili dhe nuk ben lufte politike te vertete jo se nuk di te beje (se salserbshpellarmjeshtrin ne politike e ka siper kokes) po ashtu eshte shkruar skenari.Qeveria ka aq shume pune per te bere dhe eshte gjynah te harxhohet ajo kohe me punet qe i takojne Bashkise.Nuk ka nevoje per te treguar kush eshte Lulja se tashme ai eshte nje kale i ngordhur.
    Njerzit duhet te mendojne se sistemi i drejtesise eshte ne GROPE.
    Se sistemi i energjise nuk sherohet duke paguar i dershmi per horrin dhe cubin qe vjedh por TE PAGUAJNE TE GJITHE NJESOJ.
    Se vendimet qe jane marre per shkaterrimin e mjedisit duhet te gjithe te cvleresohen, jane te gjithe jashte cdo llogjike ekonomike??? a ka ekonomiste ky vend?? Demi qe sjlellin ne turizen eshte katastrofik dhe shume shume here me i madh se sa jane perfitimet mikroskopike qe merr qeveria si taksa per bizneset qe zhvillojne te huaj apo vendes ne biznese qe jane prone e te gjithe shqiptareve dhe fitimet shkojne ne xhepat e tyre.

    Lulja merret me dy gishtat e sales per te keqdrejtuar popullin per ceshtje madhore.
    Kingmejkeri rri si skuth dhe ben sehir si zihen gomaret per te perfituar atllaret.

  36. Ymer Abazi says:

    Je bere shume i neveritshem Mero, deri ne peshtirosje. Jemi mesuar tashme qe editorialet e tua te kene ne qender te goditjeve nje eksponent te PD-se, ose komplet PD-ne si partia me e madhe e opozites. Do ta quaja “gjysma e se keqes” po te mjaftoheshe me kaq. Mirepo harbuteria dhe perversiteti yt nuk mbaron ketu.
    E them kete per aresye se nuk besoj se do kete gazetar ne bote qe ti beje kaq shume elozhe qeverise dhe veçanerisht k/ministrit te saj. Nje gje e tille ndodh vetem ne Korene e Veriut dhe ne ndonje vend tjeter komunist. Mirepo ka nje ndryshim te madh mes teje dhe gazetareve te ketyre vendeve. Ndryshimi eshte thelbesor dhe kurresesi nuk mund te anashkalohet, sepse nqs gazetaret e ketyre vendeve e bejne nje gje te tille nga halli, totalisht te detyrar nga regjimi i vendeve ku jetojn, i cili te merr edhe jeten ose te kalb ne burg po nuk ju bere elozhe, Ti e ben nje gje te tille me deshire dhe me nje kenaqesi te veçante qe ndoshta as kur ben seks(nqs ke bere ndonjehere)nuk e ke ndjere nje kenaqesi te tille. Eshte per te ardhur keq kur lexon disa komente nga disa komentues(ne mos qofshin pononjes te redaksise se gazetes)qe i cilesojne shkrimet e tua si gjeja me e mire qe mund ti ndodhte ketij populli, dhe ty si njeriun tek i cili ata shohin driten ne fund te tynelit. Lind pyetja! A eshte kjo qe duhet te beje nje gazetar per te qene i tille, aq me teper ne kushtet e vendit tone? Jo vetem qe nuk eshte kjo, por per me teper kjo eshte krejtesisht ne papajtushmeri me ate çka pritet nga nje gazetar qe do te miren e vendit te tij. Kjo tregon se per ty nuk ka aq shume rendesi e mira e vendit, sa ka rendesi diskretitimi i Sali Berishes, Lulzim Bashes dhe PD-se ne pergjithesi. Do isha deri diku dakort me ty dhe do pranoje qe qeverisja e kaluar deshtoi ne shume aspekte. Por a eshte kjo nje aresye per tu marre dite e nate, non stop me qeverisjen e kaluar dhe kreret e saj, dhe duke anashkaluar problemet dhe deshtimet e qeverise aktuale? Mos duhet valle(sipas teje)te pranojme qorrazi se qeverisja e sotme, ne vitin e pare te saj nuk ka asnje deshtim apo nje defekt sado i vogel qofte? Sigurisht qe ka! Nqs Sali Berisha tha me ze dhe figure qe jemi baraz me Gjermanine(dhe kjo persa i perket prekshmerise nga kriza, dhe jo ashtu si ju a ka qefi ta interpretoni Ti dhe Edi Rama), Ti po ben te njejten gje per qeverine e sotme, jo me ze dhe figure, por me metodat e tua gazetareske. Me metoda te tilla, Ti po ndihmon sadopak qe Edi Rama perveç pushteteve qe po kerkon te uzurpoje me preteksin e reformave, te uzurpoje edhe Bashkine e Tiranes ashtu siç beri per 11 vjet rresht. Eshte absurde te pretendosh qe Basha e prishi apo e betonizoi Tiranen ne tre vjet drejtim, kur te gjithe e dime qe nje gje te tille e beri barbari Rama ne 11 vitet e drejtimit te saj.
    Nuk te duket nje metode Staliniste fakti qe qeveria i pergjigjet me akuza te ndersjellta, çdo akuze qe vjen nga opozita. Fjala vjen kur opozita pretendon qe Rama e ka mbushur grupin parlamentar te PS-se me njerez te inkriminuar(gje qe eshte katerciperisht e vertete)ky i fundit jo vetem qe nuk reflekton, dhe qe nuk ka ndermend ta beje nje gje te tille, por ne menyre rrugaçerore i kujton Ristanit burgun. Eshte per te ardhur gjithashtu keq qe shume lexues te gazetes, e konsiderojne si ushqim te perditshem mllefin dhe urrejtjen tende personale per Berishen dhe PD-ne. Kete fakt Ti mundohesh te shfrytezosh me paturpesi, duke harruar qe Shqiperia nu mbaron aty ku mbaron kallepi i ketyre njerezve. Ka shume te tjere qe nuk ushqehen me urrejtjen tende, por kerkojne realisht nje jete me te mire dhe me te sigurte. Por nje gje e tille nuk realizohet duke u marre non stop me opoziten(siç ben Merua), por duke patur nje qeveri sa me te pergjegjshme dhe jo si kjo e sotmja qe nuk di gje tjeter veçse te beje show mediatik, dhe te qahet per “hallet” qe i ka lene qeveria paraardhese.

  37. Nje i zakonshem says:

    Z. Mero Baze,per kete artikull ne radhe te pare te falnderojme dhe urojme qe keshtu si ju te gjithe gazetaria te furnizoje me te vertetea kete popull,sidomos popullin e Tiranes i cili eshte nen tiranine e nje idjoti,dembeli,hajduti dhe kremineli.
    Z.Mero do tju lutesha shume dhe me qene se e kini edhe mundesine ti transmetini Lulezimit kete deshire te banoreve te rruges Niko Avrami Tirane(prane shkolles se bashkuare).Lulezim Basha k/bashkiaku i Tiranes gjej disa minuta kohe dhe vizitoje kete zone nga ora 8.00 deri ne ora 12.00 qe te shikoshe fytyren e vertete tende se kush je dhe se çfar ben ne Tirane.Shiko thuaj se çfar behet rreth pallatit 27 dhe shiko se si vuajne ata banore vetem per fajin tend se je vertete FALLCO per çdo gje ndaj largohu para kohe .
    Per kete kerkese ke respektin e te gjithe banoreve rreth kesaj rruge.

  38. dritani says:

    Bazes i ka shpetuar nje detaj.
    Para nje viti Policia Bashkiake zbrazi trotuaret nga karriket dhe tavolinat.
    Kjo zgjati vetem nje jave dhe na u duk Tirana si Paris.
    Me pas teotuaret u zaptuan me keq.
    Gojet e liga thoshin se u pagua kunati…

    Si mund te dale Luli te pastroje Tiranen nderkohe qe eshte paguar?!

  39. elita says:

    Per Meron dhe te gjithe komentuesit e nderuar:
    Me apo pa dashje te gjithe beni sikur nuk e dini se ato ndertme qe po prishen kane te pakten 10-12 vjet qe jane bere. Te gjitha jane bere ne kohen e Rames kryebashkiak. Lul merhumi te vetmin faj qe ka eshte qe nuk i ka shembur, por per tu bere te gjithe e dime se nuk jane bere vitet e fundit

  40. tomorri says:

    O Ymer Abazi.Te paska dhjere ne mustaqe Mero Baze,po pune e madhe.
    Ore Ymer ti mor kodosh shiko se çfar i serviret popullit dhe jo kush ka mizen ne kesule.Populli do te verteten dhe kjo e vertete deri ne çfar mase i serviret.Po ti o Ymer je nje partiak ne thonjza por me mire te themi nje bythe lepires dhe asgje me shume,pale ditkerke edhe se si shkruajne gazetaret ne Kore e ku ta di une.Shko tek kasollja dhe futja.

  41. koli says:

    Lulushka dhe Sala ka ne kurriz vrasje dhe grabotje hajdutlleqe qe ska lume e det ti laje.
    Turp per inegzistentet dhe qe e kane vendin ne burg
    shtet vepro

  42. urbanisti says:

    Lutemi te riparoje dhe rrugen dhe ujrat e zeza qe kane gati nje vit qe derdhen jashte ne Selite me rrezik shendetin publik se nga Luli nuk presim gje.

  43. Franz Kafka says:

    basha nuk eshte aq i paafte sac duket. Ai ka strategjine e tij “prit ne heshtje se pushteti do vij vet”. Mos harroni se sa me shume objekte te prishen aq me vota merr basha nga pronaret e objekteve. Dhe po ti mbledhesh del nje numer i konsiderushem :shoferet e furgonave + tregetaret e tregjeve qe u mbyllen + pronaret e objekteve qe prishen + pseudo invalidet qe iu pre pensioni + shume grupe te tjera qe jane prekur nga qeverisja

  44. arbehi says:

    lulu me ate keshill kombetar qe i dha saliu ka marr fund

  45. Bujari says:

    definitivisht gazeta me e semur dhe idiote e shqiptaris , por quditerisht e lexoj ende nga kurioziteti qe e kem ne shqiptaret per gjera te semura ,dhe thjesht dua ta di deri ku shkon panjerzia e disa shqiptarve

  46. Lali says:

    ESHTE GAZETA ME DINJITOZE E SHQIPETAREVE QE ME VERTETESINE E SAJ BEN TE MUNDUR LEZIMIN E MBARE SHQIPETAREVE BRENDA E JASHTE VENDI. BRAVO MERO .

  47. dajti says:

    Shume perfekt si editorial.
    Ne reagimin e bashes une kuptova qe ai po i qurravitej Edi Rames se: “Merru me pune te medha si kryeminister dhe mos me hiq buken e gojes duke prishur ndertimet pa leje te cilat derdhin gjoben tek xhepat e mi”. Keshtu mendoj se perkthehet.

  48. Zef Molishti says:

    Vertet qe duket se Lulit spo ja mban te merret me politike (te vertete). Eshte bere si ajo konja (qenush i vockel) qe leh nga prapa gardhit nga frika se mos i afrohet dikush, pas tij eshte dikush te cilin mundohet ta mbroje. Kete rol duket se ka marre persiper te kryeje(ai roli quhet zagar dhe ai qe don te mroje eshte i zoti).

  49. tania says:

    O po sa here kam thene te puth doren dhe mendjen te lumte Mero

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje