Të gjithë “miqtë” e kundërshtarëve nën përgjim

7 Tetor 2014, 20:39Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Ish- kryeministri Sali Berisha po përpiqet të gjejë një dalje ligjore, për përgjimin e kundërshtarëve të tij politikë, si dhe të dyshuarit brenda partisë. Në një dalje të tij nga zyra private e partisë, Berisha duket se po përpiqet të marrë përsipër një nga skandalet më të mëdha të shtetit shqiptar në vitin 2012 e më pas, kur ai mori nën kontroll Shërbimin Informativ Kombëtar. Duke dashur të shpëtojë nga përgjegjësia penale kreun e Shërbimit Informativ, Berisha po përpiqet ta thjeshtëzojë skandalin duke e pranuar atë, por duke gjetur një zgjidhje ligjore. Zgjidhja ligjore që ai ka gjetur gjatë këtyre përgjimeve, është se nuk ka urdhëruar direkt përgjimin e kundërshtarëve të tij politik, por ka urdhëruar me ligj përgjimin e çdo të afërmi të kundërshtarëve të tij politik, që nga Edi Rama e Ilir Meta e deri tek Sokol Olldashi, deri në sekondën e fundit të jetës. Kjo është e verifikueshme, e prekshme dhe raportueshme nëse do të deklasifikohet si sekret shtetëror. Pra, Sali Berisha ka mbajtur nën përgjim praktikisht çdo kundërshtar të tij politik, dhe ka harxhuar energji të pafundme njerëzore të kuptoj se çfarë mendojnë ata dhe si mund t’i neutralizojë ata.

E njëjta gjë ka ndodhur dhe me diplomatët kryesorë të huaj që janë në vendin tonë, të cilët ai i ka konsideruar kundërshtarë politikë. Në vend të tyre direkt, ai ka përgjuar njerëzit me të cilët komunikonin ata, ka ruajtur vendet ku janë takuar, kafenetë ku janë bërë takimet etj. Në raportet e SHISH ekspertët thonë se ka gjëra qesharake dhe të dhimbshme për nivelin ordiner të përndjekjes së diplomatëve dhe qytetarëve shqiptarë që ata takojnë, njësoj si në kohën e Enver Hoxhës. Vetë Berisha e pranoi se ambasadori i një vendi perëndimor i ka shkuar në zyrë dhe i ka thënë përse e ka vënë nën përgjim dhe ky i qenka justifikuar se mund ta ketë përgjuar ndonjë shërbim tjetër i huaj.

Përveç krimit të rëndë shtetëror që ka ndodhur në këtë rast, kemi dhe një papërgjegjësi shtetërore, për ta kthyer Shqipërinë në një vend ku secili mund të përgjojë secilin, pa pasur fuqi shteti të ketë nën kontroll territorin.

Por, përtej shkeljeve ligjore, ky përgjim masiv i çdo personi kontakti me kundërshtarët e tij ka dhe anën perverse të Sali Berishës. Në një rast ekstrem, për të kuptuar se çfarë mendonte Ilir Meta, është përgjuar për mijëra orë një botues shqiptar i afërt me Ilir Metën, i cili nga ana tjetër ka qenë dhe mik i familjes Berisha, i gruas, vajzës dhe djalit të tij. I futur nën ethet e maktheve të humbjes së pushtetit, Sali Berisha nuk ka kursyer askënd për të mësuar fatin e tij politik dhe në fakt nuk ka mundur dot ta mësojë.

Edhe pse e ka mbajtur nën përgjim Ilir Metën, ikjen e tij nuk e ka mësuar nga përgjimet, por nga gazetat që dalin legalisht.

Edhe pse ka mbajtur në përgjim Sokol Olldashin, rrezikun prej tij nuk e ka kuptuar nga telefonat, por nga ngashërimi i Lulzim Bashës të martën e fundit të zgjedhjeve në PD, kur i ka shkuar në zyrë dhe i ka thënë nëse nuk ndërhyn ti, unë humba dhe do tërhiqem nga gara.

Edhe pse e ka mbajtur në përgjim Ilir Rusmajlin, SMS-të e djalit të tij për ta ndihmuar në kontratën e Gërdecit, i ka kuptuar shumë vonë që nuk i fshin dot.

Edhe pse ka mbajtur nën përgjim Edi Ramën, duke i përgjuar çdokënd që ai mendonte se fliste me të, më 23 qershor e ka kuptuar që ai ishte duke e mundur thellë.

Edhe pse e ka përgjuar zyrtarisht Saimir Tahirin, më shumë mori më qafë Fevziun që i ka sharë vajzën duke ju lutur Tahirit t’i shkojë në emision, se sa vet Tahirin.

Paranoja e tij se duke përgjuar kundërshtarët jashtë dhe brenda partisë do ta kishte pushtetin të sigurtë, e ktheu thjesht në një plak paranojak, që ishte gati t’i vinte zjarrin Shqipërisë, për të mos dorëzuar pushtetin.

Tani që e gjithë ajo çfarë ka bërë është në duart e kundërshtarëve të tij, ai po përpiqet të shpëtojë kreun e Shërbimit Informativ duke përgatitur alibinë se ai nuk ka përgjuar kundërshtarët me imunitet politik, por njerëz me të cilët kanë folur këta. Kjo që sipas tij është alibi, në të vërtetë është nëj fakt më shumë se përgjimi ka qenë i strukturuar, i paramenduar dhe me objektiva të qarta politike. Kjo e bën krimin më të dukshëm, më të dënueshëm, më fyes dhe autorët e tij, burracakë të pështirë, që kanë pasur kuriozitet të dëgjojnë dhe çfarë flasin kundërshtarët me gratë e tyre.

 

46 komente në “Të gjithë “miqtë” e kundërshtarëve nën përgjim”

  1. Opinionisti says:

    Ilir Rusmajli me Gerdecin?
    Po pse e largoi Sali?! Pak e çuditshme…

    1. Ezopi says:

      O Mero po ky iliri nese nuk ka folur deri me sot i bie te kete konsumuar vepren penale te moskallezimit te krimit dhe pengimit te drejtesise prandaj me kujdes te keqen se mos e merr ne qafe te ziun.

      1. Selman says:

        O Ezop. Po ti qeke te grupi qe thua qe s,ka pas krim. Pse ha m.. kot ahere. Qetesohu S..Ezop. Nuk merret Rusmaili me ty. Eshte Rama kryeminister.

        1. Ezopi says:

          Bir Selmani …..

          Une nuk kam thene askund qe nuk ka pasur krim, kam thene qe nje krim i pakallzuar bart pergjegjesi penale dhe te thuash qe dikush nuk ka kallzuar nje krim eshte njelloj si ta akuzosh per nje veper penale. Nga keqleximi dhe ofendimet kam pershtypjen se qetesine e ke humbur zotrote. Per ta mbylluar nuk e kuptova perse duhej te merret rusmaili apo rama me mua por ndoshta ke ndonje hall e flet percart.

        2. ALpini says:

          Mero ka hall se dalin bisedat qe pisat kane folur me njeri tjetrin.
          Pse shteti nuk duhet te pergjoje nepermjet agjensive te specializuara?

    2. Epiriiiiiii says:

      se KUPTOJ…. bejne vetem GAM GAM dhe se fut njeri brenda, kete BASTARD MALOK ta kuptoj se cka bere.

      1. fshatari says:

        Eshte e veshtire qe ne femijeri te rritesh me ariun dhe me vone te marresh pushtetin.
        Mjere ky popull ke ka patur ne krye

    3. kangur says:

      Pavaresisht se Zeni i dergonte fax dhe email Rusmajlit qe ta ndihmonte per aferen qe donte te bente ne Gerdec, Rusmajli nuk u be pale dhe bashkepuntor me te. Kjo ishte edhe arsyeja pse u gjend Rusmajli jashte listave te PD per deputet.

    4. TUTKUNI NGA PODGORICA says:

      U ZGJOVE ME SE FUNDMI MERO BAZE

      Jam shprehur pak dita me pare per menyren dhe destinacionin e pergjimeve, me vjen mire qe paske arritur te kuptosh mekanizmin banal qe eshte perdorur nga kriminele profesioniste te se keqes.

      HAJDUTI KANADEZ EDHE MUND TE PERGJOJE,

      po ajo qe nuk mund te beje eshte kalimi i te dhenave serbo-malazezeve te ketej e pertej oqeanit, te cilet e kane ngujuar ne kete post dhe e mbeshtesin me thonj, kthetra, dhembe e gançues te hekurt, deri ne zvenitje qe te mos i bjere qofte edhe nje fije floku nga rradakja e tij serbo-boshnjake, antishqiptare e perbetuar.

      Dhe per ta siguruar ne poshtersine e ligjmbeshtetur te tij, i kane lejuar te kete shtetesine kanadeze qe t’ja mbathe sa syte kembet ne rrezikun me te pare. Edhe nga deklarimi i pasurise qe posedon ne bankat kanadeze ( ato qe ka vendosur ti deklaroje) del se ka nje surplus te pa justifikueshem ne pasurimin e tij.

      Ky boshnjak nga Vraka e Shkodres, me kete dalje mendon se mund t’ja erresoje syte me mjegull shqiptareve qe e kane strehuar dekada me pare, ashtu ja thote rradakja e tij prej shitesi ambulant stadiumesh te karabusheve te pjekur.

      Duke pergjuar “ligjerisht” Saimir Manen apo Faslliçin, apo gangstere te turnit, fut ne rrjet peshqit qe i eshte urdheruar te pergjoje: çunin qurravec te tirones Edi Kristaqin e Rameve te Vunoit, çunin e Rexhep ar-kerkuesit nga Çepani, çunin e Bashkim Tahirit te inkriminuar per shitje ilaçesh te vjedhura (i ati), çunin e Luan Veliajt qe mban me parate tona te marra borxh nga banka boterore, pedofilet e Shtepive Jetimore, apo sekretaret e Kokedhjereve te Himares po aq pedofile te felliqur te semure, çungocen e Perparim Fuges me shoqerine “bamirese” BYL-A (k-41828009-w) organizatorja e te gjitha orgjive sadomaziste fresh-G99-sorosiane te basifondeve te godinave pushtet mbartese e shume te tjere sipas orekseve te klimeberesve politike te momentit.

      Edhe ky, si GjinGjonet e te shuguruares drejtesi shqiptare, apo Llallekoset e hetimeve me zgjedhje te detyruar e percaktuar saliramoberishiste, eshte tejet i kujdeseshem per te mos shkelur ligjin, duke pergjuar edhe jashte kufijve te territorit shqiptar kedo, kurdo e pa ferreshpuarje te porositurin e turnit, per ti kaluar informacionet aty ku ligji ja ndalon.

      Andaj duhet shqelmbythuar nje ore e me pare nga pozita qe mban, pa pritur qe te jete teper vone edhe per EdiqurracRamet te cileve u mbulon poshtersite.

  2. askushi says:

    Dy ore konference shtypi mbajti doktor krimineli, dy ore non stop mediat instaluan kamerat gazetaret dhe infrastructuren per t”i ofruar shqiptareve tragjedine dhe komedine e radhes me njeriun qe ka bere aq keq dhe krime ne kete vend saqe po te kishte qene ne ndonje vend tjeter do kishte perfunduar ne burg dhe ndoshta dhe I varur ne qeli. Dhe c’fare tha monstra : Edi rama armiku im, vrasje, pergjime, halucinacione dhe neuroza, psiqike e semure dhe shume fjale te ngjashme. Me vleren e minutazhit per mediat ky transmetim I kesaj interviste te ketij paranojaku te semure psiqik u ka kushtuar atyre mbi 100 mije euro, paradoksale t’i ofrosh publikut per gati dy ore nje te semure mendor dhe qe e ka zene paniku nga ndeshkimi I pritshem nga drejtesia ose nese kjo nuk vepron nga AI lart. Mallkuar qofte ajo dite qe ky mori ne dore drejtimin e atij vendi.

    1. matteo says:

      Po ç’m.. gazetaresh jane keta qe mbajne ngrehur kamerat per dy ore per te transmetuar xhevahiret e te jemes se Zeqos maje thanes.

    2. Plaku Odobic says:

      Nese plaku odobic pretendon se ka urdheruar me ligj pergjimet, atehere ky person duhet te merret ne pyetje nga hetuesia, dhe t’i sqaroje atyre pikesepari se:

      1. ne cfare ligji bazohet pergjimi i qytetareve, te cilet per ate periudhe kohe nuk ndodheshin nen hetim nga hetuesia per kryerjen e ndonje vepre penale,

      2. dhe se dyti, a jane bere pergjimet me urdher te prokurorit, apo jo? Nese kete pyetje ai e pohon, atehere eshte i detyruar t’u parashtroje hetuesve dokumentin zyrtar, dhe jo ndonje pusulle si ajo letra higjenike e zhubravitur me emrat e zhulsave te dhjetorit ? per cdo individ te vecante qe eshte pergjuar, ku te lexohet dhe te justifikohet jo vetem shkaku i hetimit, por te dallohet qarte data, vula e prokurorise, dhe nenshkrimi i vete prokurorit.

      Nese njera prej ketyre dy kushteve paraprake nuk eshte plotesuar, atehere per kete veprim arbirtrar duhet ngritur padi penale me akuzen e dyshimit per shkelje te lirise dhe te drejtave te njeriut, bazuar kjo ne kushtetuten e republikes.

  3. 21 janari 2011 says:

    Ky artikull megjithse i bie anes dhe anes me gjysem te verteta,me trecerek te verteta nuk thote te verteten e madhe.

    Nqs ka nje fakt qe komprometon rende poltiken e atllantikasve me dy standarte ne Shqiperi ky eshte pikerisht Shik-u i cili eshte i lidhur “fort” me shebimet e tjera por gjithmone nje “linje sekrete” i eshte lene “free” Berishes.

    Te krijohet pershtypja sikur Berisha eshte ambasdorofagos qe bashke me Lulin jane shume here me te fuqishem se Arvizuja apo Wither-si

    Prandaj berisha i ka te gjitha fitore me PS, asnje humbje ..asnje barazim..biles dhe ne 23 qershor fitoi berisha duke i vene RAMEN TI PASTROJE KRIMET E TIJ….

    PRANDAJ PYESIM po me enverin cfare PATEN ??!!

  4. Z says:

    Poshtersira te pafundme ne se jane te verteta

  5. MEMEDHETARI says:

    Krimineli Sali Berisha duket te futet brenda hekurave dhe te mos hezitohet !!!
    Ky ish Kryeminister i pafytyre,ky “pergjues ciftesh”me SHIK-un ne dispozicion te qejfit te tij,te familjes se tij,ky plehre duhet te lidhet sic lidhim gomaret…
    E pashe sot me gazetaret dhe me beri pershtypje…
    Fliste me sy te skuqur…
    Fliste me sy te zgurdulluar…
    Beri thirrje “Te ndjekim Edi Ramen nje ore e me pare!”…
    Vetem qe nuk tha:”Me shpetoni nga burgu!” ?
    Ndofta i ka shkuar ndonje mesazh???…
    Mbase i ngushtohet laku???…
    Le te shpresojme… ?

  6. Toni T says:

    Pyetje eshte a do tolerohet dhe per kete krim te radhes apo do ta cojne ne prokurori qenin. Keshtu o Merro, mos u merr me me maskarain antishqiptare qe e njohim por merru me ate qe perse nuk i denoncojme krimet e nje njeriu qe lejoi nje anarki te frikshme me pasoja tragjike.

  7. DinPaku says:

    Mero, nje editorial tjeter brilamt nga ana jote. Por une nuk jam dakort me ate qe Berisha nuk mundi ta mesonte fatin e tij politik para votimeve te 23 Qershorit. Pikerisht nga keto pergjime dhe nga informacione te tjera ai e dinte shume kohe me pare se Qershori 2013 qe do ta humbiste pushtetin, perndryshe, si ka mundesi qe ai as nuk guxoi te tentonte t’i vidhte zgjedhjet, kur ai nuk di menyre tjeter zgjedhjeje veç vjedhjes se tyre. Sepse e dinte 100% se do ta humbiste pushtetin prandaj pergatiti me kohe dhe pushtoi institucionet me te rendesishme si Banka e Shtetit, Prokurorine e Pergjitheshme, Sistemin Gjyqesor, SHISH, Presidentin duke ja lene peshqesh si nje bombe me sahat qeverise aktuale, per t’i perdorur siç po i perdor, mburoje institucionale se asgje nuk do t’i ndodhe atij dhe familjes se tij.
    Dhe Edi Rama po germon e germon si Tarrja per te gjetur dhe çmontuar nje nga nje minat e Sali Berishes. Deri tani, pas me shume se nje viti, ka zbuluar vetem nje mine, ate te Bankes se Shtetit. Po per te tjerat sa kohe i duhen Edit, 2 vjet, nje mandat qeverises, dy apo me shume? Kur ka nje rruge me te shkurter dhe me efikase per t’i çaktivizuar ato, kap dhe elemino fitilin detonues dhe fijet komanduese qe ndodhen ne nje dore te vetme.

  8. strada says:

    i erdhi fundi,per fat te mire….ska me karagjoze qe ta drejtojne ket vend…

  9. mendimi says:

    Z. Baze ,mos shkruaj kot,ka 25 vjet qe shpellari ka bere ligjin ne kete vend,dhe njerez si puna jote i kane bere iso per shume kohe.Paaftesia e shpellarit per ta drejtuar shtetin me norma demokratike u pa qe ne fillimet e tij.E gjithe veprimtaria e shtetit ne keto 25 -vjet eshte antiligjore.Deri kur me?Kur do te vime era SHTET?

  10. shpetimi says:

    Lufta qe po ben Maxhoranca kundra pushteteve qe ende jane ne komanden e Berishes, ka deri diku dukurine e luftes se Don Kishotit kundra mullinjeve me ere.

    Perse e them kete ?

    Rasti e solli qe te zbulohej nje vjedhje e papare ne Banken e Shqiperise,gje e cila beri te mundur qe te largohej nga detyra ish-Guvernatori, per te cilin mbrojtia e Berishes ishte dhe vazhdon te jete e paturpshme.

    Por cfar po ben maxhoranca per ta zevendesuar guvernatorin ? Deri teni nje vrime ne uje. Sepse ka kunder jo vetem Berishen, por edhe Meten. Pra po lufton kundra mullinjve me ere.

    Ta zeme se Maxhoranca, do arrije te veje me shpatulla pas murit Kryetarin e Shik-ut, per pergjimet jo ligjore. A do kete force maxhoranca ta largoje nga detyra V.Ajazin dhe per me teper ta zevendesoje me nje kandidature qe do propozoje vete, pa dakordesine e Metes ? Edhe kjo gje me duket e pa mundur.Pra edhe per kete pune do luftoje kundra mullinjve me ere.

  11. bobi says:

    ore po pse mbaruan hallet e shqiperise, akoma berisha e po kjo pune

  12. Andi says:

    Jeni pak naiv zoti Mero…
    Por nuk te ve faj.. Detyra juaj eshte te shprehni ate qe kuptoni

  13. dajti says:

    Nuk e kuptoj se si merret media me nje plak te semure mendor duke i vene mikrofonat nje fytyre te neveritshme qe duhet futur sa me pare ne burg. Nuk ka nevoje per te vrare mendjen, te gjitha POSHTERSITE qe egzistojne ne bote, ky perbindesh i ka bere.

  14. AP says:

    Pas politikanëve , njerëzit më të ndyrë në Shqipëri janë gazetarët . Shihni me ç’zell të madh afishojnë Saliun !
    Duro o popull skllav , duro ! Banditët tallen me ty , sa i trashë paske qenë , o i mjeri populli im !

  15. kushtrimi says:

    sali Berisha duhet Futur ne burg dhe te pergjohet 24 ore. rrezikon te beje vetevrasje.

  16. timi says:

    Une nuk e kuptoj si shkojne keto gazetare ne konferenca shtypi me nje kriminel dhe si nuk doli ndonje gazetarv ta vere me shpatulla prej mure kete kriminel te ndyre…te paktet te gjuajne me kpuce sic ja bene Bushit. Krimineli Sali Berisha duhet te ete ne burg dhe te flase e tejape llogari per krimet qe i ka bere ketij vendi dhe per demet qe i ka bere ketij Kombi.

  17. Tradita says:

    Akoma ka komentues qe mund te mendojne se mun dte drejtoje ndokush Shqiperine pa pyetur Sali Berishen nuk kan kuptuar as nuk kuptojne asgje nga politika kete e di mire mero Baze por qe tallet paq me ju. te shekretet ju, sa deficence mendore egziston

  18. "BALASHI" says:

    Dhe Luli i respektuer DIN PLAKU bertet tere diten: “Edi Rama do te kape ate e kete institucion te pa varur, kinse i dhimbsen institucionet qe i bene pacaure”. E pyes? Kush i ka patur te kapura qe tani, sipas tij, do ti kape dikush tjeter? Pune idioti, pa tru. Qan qe do ikin nga mafia qe ishte ne pushtet e do ti kthehen popullit, per popullin.

    1. Pëllumb zaimi says:

      Obobooo Balashi i ka thënë saliut me shkrim “idiot pa tru”? Ua ua ua,- e hëngri tani Balashi për agjitacion e propogandë nga fahri slabinja (balliu,isti) ? Ja ka futur vehtes Balashi !!?? Tung!

  19. Tironsi says:

    eshte shume e vertete qe Sale Vucidoli ka patur te gjitha llojet e informacioneve per cdo levizje apo nisme nga ana e kundershtareve te tij.Po nuk pati cfare te beje.Falanga Popullore i dha dermen ketij Lapangjozi , qe po mundohet te riperterihet megjithse eshte i ngordhur dhe i perbuzur.Po ama ka lene litarin JASHTE.AI -Qofte Largu i Shqiperise ka zaptuar te gjithe Institucionet e Ashtu-Quajtura te Pavarura.Duke filluar nga Presidenca,SHISH-i,Gjyqesori,KLD,Prokuroria ,Banka e Shtetit. etj.Kemi nje vit qe po degjojme parreshtur akuzat e tyre ndaj Qeverise Aktuale se po perpiqet te politizoje keto Institucione e me the-Te thashe.Z.Edi Rama duhet te behet i ndergjegjshem se po nuk u qerua ky soj Zagaresh , qe po pengojne zhvillimin e Shqiperise , se ndryshe te hape krahun dhe te dalin ata djem te zote qe ,me hir dhe me pahir te bejne ate qe duhet per Shqiperine.

  20. beso says:

    Thoshte “plaku” ketu ne forum qe informacioni eshte pushtet.Shba shpenzon per n-sa me teper fonde sesa per sherbimin qe fillon me C…,po shkruaj keshtu se edhe llogjet tona kalojne ne analize mijera km larg, se i gjithe web-i monitorohet.Pra,shkurt hesapi,marrja e informacioneve te rezervuara eshte nje tentacion instiktiv,nuk ka njeri imun.Madje edhe z.Mero duket sikur ka “pergjuar” dicka,sepse nga do ta dinte qe fevziu i ka share vajzen,apo qe Luli qau,kur dihet se per karshillek s’ka bythe njeri ne PD te beje qofte edhe shurren pa lejen e berishes,se ai i zgjedh eunuket.E pamundur ne logjike qe berisha te mos e dinte ikjen e Metes,ne nje vend ku berisha dhe mujsharet e tij kontrollonin edhe vrimat e minjve,ne mos Metà e ka bere kete pasi i ka dhene garanci dhe rezultatin e shohim…Po pse ben psikopatin berisha dhe lufton akoma me mullinjte e dezinformimit,kur vete eshte Arkiva e po vete viktima e Arkives?Ben keshtu se è tille eshte gracka e Arkives,se ne cdo moment loja mund te prishet ngaqe eshte solidaritet i bazuar mbi friken; me nxorre te palarat,do nxjerr dhe une te tuat.

  21. teodori says:

    komenti juaj eshte perseritur.

  22. Diktatoret ne çdo vend te botès pèrgjojnè dhe adgjèsojnè kundèrshtarèt.Stalini i kujtoi Enver Hoxhès se armiku me i rrezikshèm èshtè shoku mè i ngushtè.N.q.s. dhe nè kohèn e sotme èshtè vepruar kèshtu a themi dot se jetojmè nè demokraci.Po sala si ka vepruar?Pa tjeter si disa diktator tè tipeve dhe karaktereve tè ndryshèm.Nuk èshtè nevoja ta zgjatèsh mè shumè.

  23. john Tirana says:

    Populli shqiptar pa dallim socialist apo demokrat duhet te kerkoje denimin e Sali Berishes per krimet qe ka kryer. Per me teper jane demokratet ata qe do clirohen me shume se kushdo nga kapja qe i ka bere opozites dhe asaj partie ky njeri. Demokrate e ndershem, Dhjetoristet, dhe ish te perndjekur politike nuk kane asgje te perbashket me krimet e ketij njeriu mbi popullin e tij. Mundi dhe sakrifica e atyre martireve qe priten Papa Franceskun ne bulevard nuk kane asgje te perbashket me grabitjen qe i ka bere ky njeri kauzes se anti komunizmit ne Shqiperi. Eshte nje grabitje perverse qe nje komunist i zellshem i kohes se Enverit si Sali Berisha, tashme e faktuar kjo ne syte e gjithe botes, i ka bere kauzes se ketyre martireve dhe gjithe popullit anti komunist shqiptar. Ai vazhdon dhe sot e kesaj dite mbas 24 vjetesh te tallet me gjakun dhe vuajtjet e tyre. Eshte kjo pjese e mencur dhe e vuajtur e popullit shqiptar qe duhet te kerkojne denimin e ketij mashtruesi historik qe shpirti i atyre martireve dhe popullit antikomunist te bjere ne qetesi. Eshte minimumi qe mund te bejme per sakrificat a tyre.

  24. ramy nga kalaja dodes says:

    Me pelqeu komenti I askushi

  25. BASHA DHE BERISHA LARGOHU, KURSE BERISHA MUND TE VIJE NE PUSHTET KUR SHQIPTARE TE KEN HUMBUR TRURIN. says:

    Fajin e ka perendia qe nuk ja merr jeten Berishes per ti lene shqiptaret ne paqe, shpresoj se perendia me degjon.

  26. Edi Rama says:

    Po ti mor kurve nga I di keto gjera, nese I hamendeson ty eshte me te qi tan robet e shpise,nese jane te verteta ti duhet te shkosh ne burg se pse nuk I cone ne prokurori.Po ti je vetem nje zagar qe vetem leh ne hijen tende,

  27. ana says:

    Mero, nuk kam asnje coment per kete artikull, i ke thene te gjitha megjithese jam e sigurt qe cfare ke shkruar eshe vetem nje pjese shume e vogel e se teres lidhur me pergjimet.
    Kam vetem nje kerkese, te lutemmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmm Mero,
    nje shkrim drejtuar publikisht Edi Rames.
    Cfare po ben Edi Rama,cfare po pret, pse po mendohet kaq gjate?
    A ka mbetur ndonje aresye e vetme te justifikoje mosveprimin e tij?
    Mos ndoshta ka nevoje per prova te tjera, gjithe ato skandale te pafundme qe i kemi pare live ne kohen e Berishes tani kemi rastin ti shohim dhe te dokumentuara.
    Sigurisht qe mund te thote prokuroria,gjykata, KLD, Gjykata e Larte,Presidenti etj, etj por keto terma nuk mund te perdoren me si justifikime, asgje nuk mund te justifikohet me, kete e kupton tashme dhe me i padituri, edhe memecit do ti vinte goja dhe do te ulurinte nga gjithe keto marrezira qe kane ndodhur per vite me rradhe me keta njerez dhe me kete toke qe i mban.
    Mos ndoshta ka harruar Edi Rama qe eshte zgjedhur k/minister i ketij vendi dhe duhet te beje detyren e tij?
    Justifikimet per mosveprim thjesht duhet te ndeshkohen, asgje me shume.

  28. Çiljeta says:

    Problemi nuk është se a ka bërë krime dhe kundravajtje ligjore Sali Berisha… Këto kanë qënë motoja e gjithë veprimtarisë së tij…! Problemi është, se a do të dënohet ndonjëherë kjo monstër-fundërrinë e shpellave, për krimet e panumërta që ka bërë…???!!! Apo e mbrojnë “miqtë” tanë, për të na e servirur për herë të tretë…??? Zot, na ruaj…!!!

  29. Luarasi says:

    Te gjitha fijet e korupsionit ,te krimit te organizuar,te pergjimeve,te aferave te ndryshme te coje tek Saliu.Cfar dote behet me kete njeri?

  30. ARUSHA says:

    ZVAAAAAAAAAAAAAARRRRRRRRRRRRRRRRREEEEEEE SALIU ME GJITHE FAMILJE DHE DOBICET E TIJ , VISHO , TROPOJANE ,GRUPI CIFTELIA , XHOZI , MAJLINDA , VOKSHI , LULI , NISHANI , PATOSI , RRULI, POLLO , NDOKA ,alibeu,frangaj,fefziu,ceka,ciljetat,greta,eduart selamii,kastriot islami,halimi

  31. capucin says:

    [po dakord,a ka prokurori tjeter?,se kjo qe kemi ,as e qin,as e leshon…

  32. .albania -stateless. says:

    Mendoj se komenti I TUTKUNIT NGA PODGORICA 8 tetor 2014 ; 3;25 am eshte kryeartikulli apo editoriali I sotem.

    Edi Rama tashme e ka mbushur kupen.Nga nje ane eshte treguar puntor I palodhur pas 23 qershorit ne punet e qeverise si kryebrigadjer ne riparimet e urbanistikes,droges etj etj por keto jane vetem shou pasi vargmalet me krime ekonomike ,vrasje dhe tradheti te trus nuk mund ti mbuloje dhe vete Obama me Merkelin nqs vijne ne shqiperi vete.

    Shoqeria civile,1 miljon votuesit e 23 qershorit,1 miljon emigrantet qe kontribuan per debimin e drakules Vicidolit dhe mediat progressive duhet tit hone STOP edi rames.
    Sepse ai premtoi dhe mori votat per debimin e bandes berishajve qe sot me keto konfernca shtypi krimineli berishe nha nje I akuzuar qe duhet te fliste nga birucat e burgut tashme po shkreptin nepr tv-ra dhe fuckbook-e duke e quajtuar Ramen dhe gjasme Meten si dyshe e oligarkise kriminale dhe ben thirje per permbysje me protesta mamurrzakesh.

    Pa faj per ceshtjen e boshnjakut shqipfoles “ ajazi-ollga” nuk ngelen dhe sherbimet partnere te Natos.Eshte nje gabim I madh I tyre qe VAL me ato parametra kriminale qe ka te futej,te punoje dhe te vazhdoje te kryej veprimtarine e tij te spinazhit te trefishte e me teper.Kjo eshte nje poshtrim I hapur qe Nato-xhinjte po bejne shqiptareve me intelekt mesatar dhe me siper.

    Mjafton ti hedhim nje sy vizites “dirty job” te tre muskutjereve amerikane grekofile qe po vijne hapur fare te nderyjne ne menyre te shemtuar per ceshtjen e Himares…Cfare do te thote kjo ?!

    Kjo do te thote qe Nato-xhinjte e konsiderojne shqiperine si territor dhe jo si shtet qofte per boshnjakun Visho,qofte per grekofonet e shtepise bardhe qofte per fazllicet apo niko gaxojanin qe po bejne nj pune te shkelqyr antishqiptare.

    Imagjinoni sikur “senatoret” amerikane enverofagos Elez biberaj,Fran shkreli , te shkonin ne Athine dhe te bisedonin me Samarasin per njohjen e pronave te cameve sipas konventave nderkombetare…Cfare do benin greket ?? Patjeter me zorret e Elezit dhe te Franceskut (shkrel) do te benin lidhese kepucesh.

    Te pakten te bej ndonje artikull “atdhekari” fran apo mixha elez se cfare duan keto kongresmene ne ceshtje qe nuk u takojne ??

    Cfare donte ambasdori amerikan ne Athine me Nick Gage (niko gaxojani) para dy muajsh ne kufirin shqiperi cameri (dhe qe Mero e botoi per 10 minuta dhe e zhduku si lajm ?)

    Atyre nuk jam ban suma ta bejne nje gje te tille se vetem jane treguar “trim ate cartur” kur shohin ca pensioniste te shkrete me portretin e Enverit ngrejne Ameriken ne kembe…

    Pas 1991-1992 fatkeqesia apo menxura me e madhe e shqiptareve eshte se nuk kane diaspore atdhedashese ne amerike, sepse ata kurre nuk folen per pajtim kombetar apo investime te tyre serioze ne shqiperi por jane marre si vampirode per te ngrene supen me kocka te vdekura te enverit per cerek shekulli qe eshte e vetmja pune e tyre qe edhe ate nuk e kane krye mire pasi I lane shqipone nje bole te enverit qe inxorri fundi atij vendi me keq se otomanizmi,fashizmi dhe komunizmi bashke.Ky eshte armiku me I madh I shqiptareve per te gjitha kohrat Sali Elezbiberisha qe besoj se do te gjeje Avni Rustemin
    e tij

    Wake up Mero I Gurit ?!

    Kauza jone e 23 qershorit eshte tradhetuar barabarisht nga te kater anet….Ajo date nuk ishte rotacjan pushteti por revolucjon me vote per te denuar berishizmin me ajazet e tij pra per clirimin e shqiperise nga nazi-salizmi dhe jo per leksione arvizute,ajazxhinjte,lul pederet,gjin gjonet ,xhelal mezinjte,ediramaxhinjte dhe blendi fejzite per demon-kracine..

  33. Taulant says:

    Luan Rama i LSI antar i komisionit te hetimit ne SHISH deklaron se nuk ka patur pergjime.Sidoqofte duhet ti besojme Meros qe nuk genjen kurre.Mjeran

    1. izet haqia says:

      o taulant palla ! nuk ka nevoje fare te merret kush me pergjime ..ajo eshte loja..vetem me deponimet e izet haxhise berisha duhet te futet per 24 brenda tung!

  34. capucin says:

    edi ka shume shkopinj nen rrota,qe dyhet ti thyeje nje nga nje…ose ta hedhe bicikleten,ne thonjza…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje