Të mos merresh seriozisht!

8 Tetor 2014, 20:21Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

I vetmi emocion që ka mundur të shkaktojë opozita tek progres raporti i radhës i Bashkimit Evropian për Shqipërinë, është bojkoti. Progres raporti është kundër bojkotit të saj nga parlamenti dhe bën thirrje për një dialog me qeverinë. Kjo është diçka që pritej. As opozita nuk ka besuar sinqerisht se duke bojkotuar Kuvendin do fitonte vëmendje dhe mbështetje perëndimore. Gjesti i saj ishte më shumë për konsum të brendshëm se sa për konsum ndërkombëtar.

Por, ajo që më duket më e trishtueshme në këtë raport, është fakti që raporti nuk ka as ndonjë shqetësim serioz për bojkotin. Në çdo rresht, përfshi dhe kontekstin ku përmend bojkotin, nuk shikohet ndonjë alarm apo ultimatum për këtë çështje. Pra, në një farë mënyre raporti dëshmon dhe një farë indiference ndaj këtij gjesti, çka është një minus më i madh për opozitën.

Kur socialistët refuzuan të hyjnë në Kuvend pas vitit 2009, për shkak të kërkesës së tyre për hapjen e kutive, presioni ndërkombëtar mbi ta ishte shumë i madh, por bashkë me presionin, dhe angazhimi ndërkombëtar ishte i madh. U negociuan disa skenarë të futjes në Kuvend, deri tek darka e famshme tek “Krokodili” në Strasburg, dhe si përfundim, opozita shkoi në Kuvend pa ndonjë fitore konkrete për vete, por duke ja arritur të ekspozojë qeverinë si jotransparente dhe me dy standarte për zgjedhjet e lira.

Gjesti i tanishëm i opozitës është lexuar qartë si një nevojë për konsum të brendshëm politik, dhe si i tillë nuk ka ngjallur as alarm, dhe as  ndonjë shqetësim serioz, përveç përshkrimit si gjest anormal politik.

Kjo, dhe për shkakun se arsyeja publike që ka paraqitur Partia Demokratike tashmë ka rënë, pasi dy deputetët që kanë ushtruar dhunë janë marrë të pandehur. Nëse opozita e sotme demonstroi gjatë pushtetit një angazhim institucional pro krimit dhe kundër drejtësisë kur vinte puna tek ndëshkueshmëria, shumica e sotme e la çështjen në dorë të drejtësisë, duke dënuar aktin e dhunës. Nëse Sali Berisha quajti “lavire” kryeprokuroren pse deshi të hetonte 21 Janarin dhe “horr bulevardi” presidentin, pse nuk u rreshtua në anën e vrasjeve politike, shumica e sotme jo vetëm që nuk ka bërë gjeste të tilla, por ka inkurajuar drejtësinë të veprojë.

Këtu për çdo perëndimor përfundojnë arsyet politike të bojkotit, dhe e shikojnë këtë si një shkak për arsye të tjera të brendshme politike, për të cilat nuk janë shumë të interesuar. Duke qenë të bindur se bojkoti nuk bëhet për atë çfarë deklarohet, por për halle të forcimit politik të Lulzim Bashës, duket se Bruskeli është indiferent dhe i pashqetësuar për të.

Ky është një sinjal shumë më negativ për opozitën se sa thirrja që të kthehet në Kuvend. Thirrja që të kthehet në Kuvend është rutinë institucionale, por mosmarrja seriozisht e hallit të opozitës, është fyerje me vetëdije që i bëhet nja kauze fallco të tyre.

Një opozitë si kjo e jona, biles një opozitë që realisht drejtohet nga Berisha, i shkon dhe stofi antiperëndimor për ta faktorizuar. U shkon të sulmojnë Fylen, të shpikin teori konspirative te tipit se “pas tij do vijë një mik i tyre që i ka dhënë Doktori llotarinë austriake” siç pëshpërisin pa shumë turp nëpër tavolina, u shkon t’i personalizojnë luftrat politike apo dhe të mbivlerësojnë skenarë vulgarë, mjafton që ata të faktorizohen dhe të merren seriozisht qoftë dhe si rrezik.

Ajo që po i ndodh Lulzim Bashës dhe opozitës së tij është se ata nuk po i merr askush seriozisht, as si rrezik, as si antiperëndimor, as si destabilzues dhe as si faktor me rëndësi në vend. Defaktorizimi real që ai po i bën opozitës për shkak të politikës së kulisave që ai bën vetëm për të mbrojtur karrigen e vet në SHQUP, janë në të vërtetë fatkeqësia reale e opozitës.

Bojkoti i parlamentit, mosmarrja pjesë në institucionet e përbashkëta apo dhe retorika e lartë politike alla Berishë, do t’ia vlenin sikur të trembnin dikë. Fakti që askush, as në Tiranë dhe as në Bruksel nuk kanë ndonjë vemendje për atë që bëjnë, është domethënës për regresin real të opozitës, si një fuqi politike e defaktorizuar për interesa shumë klienteliste të Lulzim Bashës. Kjo është dhe shija më e keqe që lë progres raporti për opozitën. Nuk është puna se i kritikon për bojkotin. Ato kritika janë dekorata për Bashën. Puna është që e thotë atë sa për të larë gojën dhe merret me nevojën për reforma në Shqipëri, sikur opozita e dy “B”-ve, të mos ekzistojë.

37 komente në “Të mos merresh seriozisht!”

  1. zef says:

    Pse te mos merret seriozisht??? Cfar ka serioze nga pala
    tjeter??? qe te mos merret seriozisht. Ne qofte se e pranojme
    lojen e politikes shqiptare per ate qe eshte atehere mund te
    themi qe nuk kemi politike serioze, dhe jo nje analize
    selektive duke thene qe ky eshte serioz apo tjetri jo..

    1. andromeda says:

      Si duket dhe ndërkombëtarët e kanë kuptuar që kjo palo opozitë është zhvlerësuar shumë dhe është kthyer në një oborr familjar ku kryeplaku apo katragjyshi shikohet si faraon që përkujdeset për mbrojtjen e familjes dhe oborrit të tij. Por shumë shpejt PD-ja ka për të degjeneruar në një partiçkë pa vlerë sepse elektorati ka për ta abandonue masivisht.

      1. gjini says:

        Sakte! Bojkoti dhe te tjera si ky,ngjasojne
        me frutin e nje Gorrice mbuluar mes Ferrash te dendura.
        Po,e vertete qe Berisha kategorizohet si nje
        Kozmopolit anarshist,ndaj me te drejte ne teresine
        e analizes se vet z.Baze i shtrone Berishe Bashes nje
        pyetje te vetme? “Si do ta lexonit ju kete Raport po te ishit ne Qeveri?”dhe nga kjo del se sot ju vertete nxirrni ne pah
        maredhenien qe kini me Interesin personal!Demi ne kete rast zvogelohet
        ndaj dhe Baze thote se nuk duhen mare seriozisht perpelitjet
        tuaja.Ne ne fakt ju shprehim keqeardhjen tone pasi po ju
        shohim Buze Gremines,ku ne njeren ane te saj ndodhet Saliu;
        Dyshues dhe i Terbuar,Ne anen tjeter Evropa dhe Qeveria me
        tere fuqine e saj.Prandaj o Sali,ate qe ju e quani gjoja
        ecje prapa,lereni ne kulisat e shpirterave tuaj.
        E kuptojme qe Fytyra jote eshte ndezur nga Inati,por
        maskarenjte dhe te ligjte keshtu e kane.ne perfundim
        o Sali Ne vertete nuk ti marrim seriozisht,por duhet
        qe Seriozisht ti mari Drejtesia qe per rastet tuaja eshte
        jashtezakonisht e vonuar…

    2. rrumpalle says:

      O gazeta tema, meqe nuk e postuat nje koment mbreme, po ju bej nje tjeter sot. Po te mos ishte marre seriozisht, atehre shoku Mero s’do kishte harxhuar korent duke e shkruar kete editorialin.

    3. pa pulitike says:

      O zef ik e futi nje te gjate.

  2. shqiperia says:

    A mor mere si gjithmone i paanshem qe anon me teper nga qeveria gjuha angleze nuk ka 700 dialekte sic ka shqipja por nje po mvaret si e shikon cdonjeri goten me uje pergjysme te mbushur ” gjysme mbushur apo gjysme zbrazur” kuptove

    1. Tazos says:

      Ja ke fut kot fare per gjuhen angleze. Kur nuk di, shfleto. Pjesa tjeter e komentit ishte vari leshte.

  3. Devolliu says:

    Presidenti Topi ? Sipas Lul Bashes i kerkoi atij si minister i brendshem te benin kujdes me provat.

  4. shqiperia says:

    po emerimet alla Soros tek AMA nuk te shqetesojne fare ty mo Mere apo atje syne qorr e veshin shurdher shkunduni nje cik nga pluhuri i interesit ju te gjithe qe jetoni ne shqiperi se late nam . Televizore te pavarur te mvarur nga filan parti e gazeta te pamvarura te mvarura nga X parti.

  5. altin says:

    kush vjen na shpata iken nga shpata

    cunat dhe cupat e blokut/sigurimit erdhen nga thashethemet monstruoze dhe do u kthehen ne fytyre si gilbaze …

    1. Arjani says:

      Ky altimi, i di mjaft mire keto proverbat.Vetem qe nuk di te shkruaje.

  6. reformer says:

    Sipas meje PD-ja rrezikon te zhduket fare pas zgjedhjeve te ardhshme, por nuk do ta uroja nje fund te tille per demokratet e vertete!

    1. kapterri says:

      Ky eshte nje iluzion qe e shfaq here pas here edhe Mero. Nuk ka demokrate te vertete ne PD. Edhe ato pak kokrra qe mund te ishin te paster, idealiste dhe atdhetare ose jane jashte Shqiperise dhe PD-se ose jane perseri aty per te marre rrogen. Te tjeret nuk jane vecse atavizma te Sales. PD-ja ashtu sic eshte sot nuk do te zhduket, por do te tkurret dhe do te vazhdoje ate qe ka bere 23 vjet deri sa te zhduket Sala fizikisht. Pjesa tjeter qe do te largohet ndoshta do te jape nje kontribut ne partite e tjera. Shpresoj per te mire. Megjithese nga komentet qe degjojme te gjithe jane infektuar me ebolen e Sales

  7. Kris 1 says:

    Europianet per kafshet e tokes perdorin kafshet e ujit. I ushqyen me korkodil,I ushqyen me ngjala dhe tani jane ne kerkim te nje balene per ta vene ne tryezen e pajtimit.Po u kap balena ,ka per te ngrene dhe blute dhe at a ngjyre rose(roze)

  8. V.K says:

    Ne keto momente kur Shqiperise ne menyre uluritese i nevojiten reforma per te filluar nje qasje te re Europjane, nje opozite e tille idiote, me nje kryetar fallco dhe nje ish kryetar qe duhet te harxhoje energji per te mos ja futur te vetet dhe per te mbrojtur familjen te “ngujuar” tashma, vecse i ben mire vendit. Tani per tani vec se shtojne humorin.

    1. black_lion says:

      Me te vertete V.K. ky komenti yt. Duket qe nuk ja ke haberin fare politikes, menaxhimit (qeverisjes) dhe aq me pak natyres njerezore. Po ta shpjegoj me fjale te thjeshta: Cdo pushtet pa opozite eshte i destinuar te degjeneroje! Mungesa aktuale e opozites ne Shqiperi nuk i ben aspak mire vendit dhe aq me pak qeverise, e cila ka filluar te mendoje qe populli nuk ka asnje alternative tjeter. Ne keto kushte nuk ka perse te perqendrohet ne rregullimin e gjerave apo fillimin emergjent te reformave qe permend ti…por te mjaftohet me mbushjen e xhepave nga parate e shqiptareve (fundja, nuk po vret njeri ne bulevard), gje qe nese ne fillim ishte e kamufluar, tashme ka filluar te behet hapur fare.

  9. Long live Enver Hoxha. says:

    Duket sikur punet jane keshtu sic thote Mero,por ne fakt eshte e kunderta.

    Eshte lluks i madh per Nulzim Bashen qe pasi:

    1-vrau ne 21 janar
    2-tradhetoi me detin Jon
    3-tradheto me varrezat e grekut
    4-spiunoi me UCK
    5-grabiti bashkine e tirans
    6-grabiti 300 miljon dollare te RR.K
    7-ngritilapidarin e zogut kurves
    8-beri kualicjon me PKSH e milloshit
    9-i implikuar ne vrasjen e olldashit
    10-hoqi tabelen e 4 shkurtit 44′ si naziskin
    11-grabitesi shqup-it
    …ecetera

    tani po tall lesht me nderkombetaret,mazhorancen,shoqerine civile,me mediat dduke perfshire dhe meron me komentuesit e tij.

    Artikullshkruesi nuk duhet te harroje ato qe ka thene per Nulzimin qe ishte nje bartes i nje pashaporte amerikane ne hollande me numra extra,qe ishte rezervist i fazllicit ne kosove dhe marrsi i stafetes se dinastise kriminale te berishajve.

    Mund te na thuash zoti Mero ku e gjeti fuqine ky “qumeshtor” kur i shkeli vijen e kuqes LMT (LARTMADHERISE TIJ) zotit arvizu ne 15 nendor 2013

    Mund te na thuash zoti Mero pse zonja Nuland (zyrtare amerikane) vetem Lulin puthi “live” nga bukuroshet e parise Tiranes.

    Thuaja troc shqiptareve i nderuar, qe krimineli Lulzim Xhelat Basha eshte i miratuar nga “garantet e EDI QYRRAVEC RAMES” qe te jete k/m i ardheshem I SHQIPTAREVE..pamvaresisht nga keto artikujt e Meros dhe komentet tona sepse Bota perendimore nuk na merr serozisht..sepse nje popull qe e ben veten si lecke i jep te drejten miqve te huaj te fshine kepucet dhe ne apo te na fusin per 20 vjet bolet e saliut dhe tani se shpejti bibilushin e lulushit ..

    1. LORA says:

      Une jam me e prirur te cmoj thenien e atij kumbarit te “burrit te shtetit dhe yllit ne ngjitje”,,,,pas 23 qershorit 2013.ne studion e “Top Story” te Sokol Balles ai tha se ,-“me ne fund shqiptaret e kuptuan fuqine e tyre”.E tha nga halli apo nga qejfi ,as qe me behet vone,,,besoj qe e tha nga halli.
      Komenti juaj eshte me vlere,per mua,ne denoncimin qofte edhe pjesor te bemave dhe gjemave te produktit agjenturor lul-kusaro-krimineli.
      Por medalja bart perhere dy ane;dhe une cmoj ate te besimit ne rritje te shqiptareve ne shumice te cilesuar se vendin e tyre mund ta bejne vetem ata,bile se kjo eshte detyra e tyre.Rritja e kesaj vetedije do ta vere ne hije ate ane te medaljes qe sot ka emrin e kusarit te Bashkise se Tiranes.
      Pershendetje,per nivelin tuaj dhe angazhimin ne kete forum.

  10. era says:

    Ishte njehere nje katunar dhe i tha shokut te vet: une do futem ne ferra ne pyll i fshehur ndersa ti do mbash vesh se cfare thote fshati per mua.
    Kaluan nja dy dite dhe vete shoku ne pyll e i thote : hajde mblidhu ne shtepi se te pret gruaja dhe kalamanet, se sa per fshatin, nuk pjerdh njeri fare je apo nuk je ti.

  11. bobi says:

    neqoftese nuk marrin seriozisht opoziten shqiptare do te thote qe dhe shiperine nuk e marrin shume seriozisht, apo jo?

  12. Kuksjani says:

    Kete parti kishim ne veriut edhe kete na e dhjeu Lulushka.
    Lulushka;vrau, vjedhi,i dhane presidentit HORRE.,K/prokurores lavire e nuk e leshoj parlamentin opzita djeshme,keta per dy grushta qe hengri me te drejte nje maskara,o burra u shembe dynjaja.
    Lulushka vendose interesat e nje maskaraj perpara interesave kombetare.
    Na e moren fetyren ne te veriut por,……prape une theme:mos valle bejne shaka.
    Lulushke mos harro teracen k/ministrise kur ti jepje urdhera per vrare njerze ne rruge te zotit,prandaj ndrysho qendrim sa nuk eshte vone.
    Mos kujto se populli Shqiptare i harron vedhjet e krimet qe keni bere,done qe edhe kete te ja ngarkosh vetes.Ne te ssssssssssssssssssssss

  13. oldman says:

    Mero i dashur,
    Te gjitha hamendesimet e tua mund te jene te sakta, por permbajtja e ketij editoriali do ti sherbente dhe do ti shkonte per shtat nje shteti te stabilizuar europian, por jo Shqiperise. Ti e di me mire se une qe problemet tona te medha nuk zgjidhen me analiza te tilla (tip Dritan Hila) per problemet tona anesore. Mafia ne Shqiperi nuk ka per tu cmontuar me “kritika” te tilla. Sot pushtetin e ka koalicioni
    i Edi Rames dhe atij duhet ti kerkojme rezultatet per problemet madhore te korrupsionit dje dhe mos ndeshkimit sot. Cfare e pengon Edi Ramen te hetoje pasurite e paligjshme te te gjithe pushtetareve, “biznesmeneve”, gjykatesve, prokuroreve, doktoreve e deri tek nepunesi me i thjeshte duke i derguar deri ne gjykaten e Strasburgut. Sigurisht qe duhet filluar nga koka dhe jo nga bishti. Per keto aksione fillimisht nuk nevoitet ndonje reforme apo ligje te reja. Avokatura e shtetit, mbi bazen e dokumentave qe gjenden ne institucionet shtetrore te padise ne te gjitha shkallet e gjykatave shqiptare dhe nderkombetare deri ne konfiskimin e pasurive te paligjshme dhe futjen ne burg te hajduteve. Edhe sikur te zgjase disa vjet procedura ajo duhet filluar sepse kuadri ligjor nuk mungon. Cdo subjekt nen akuze duhet te jape doreheqjen nga funksionet shtetrore ne baze te nje ligji qe parlamenti me shumice votash mund ta votoje brenda nje muaji. Vetem keshtu do te pastrohet gradualisht administrata e qelbur shqiptare dhe mazhoranca e sotme do te deshmoje se i ka merituar votat.
    Te tjerat zoti Mero jane “e lagu s’e lagu bishtin dhelpra”

  14. Jugu says:

    Qe opozita eshte domosdoshmeri ne kete system kete nuk e ve ne dyshim askush. Fakti qe ky dhe si ky shume shkrime te tjera behen per opoziten tregon se ju Mero jeni i pari qe merreni seriozisht me opoziten, dhe nese merreni ju eshte marre dhe Rama.

    Para se te marre seriozisht opoziten, Rama duhet te marre seriozishte hallet dhe problemet e qytetareve: papunesin ne rritje, pushimet nga puna selective dhe marrjet ne pune selektive si ne arsim e kudo, cmimet ne rritje te ushqimeve, naftes, siguracioneve, energjise, etc, arsimin e larte qe eshte bere nje mish-mash I papare, e shume e shume te tjera.

    Sa per opoziten, sic po punon qeveria, shume shpejte do I bej nja 500 veta ne sheshe dhe po I beri, te jeme te sigurte qe Rama do behet pishman perse hoqi kangjellat e kryeministrise.

  15. Tironsi says:

    Me pelqeu perralla me katunarin .Ashtu eshte bere dhe opozita e sotme e prallisur nga Sale Vucidoli.

  16. Kjo opozitè e sotème nuk ka qènè asnjèherè nè rolin e saj.Njè parti oborri nuk mund tè kryej asnjè lloj funksioni.Tani ajo ka marrè fund.Èshtè kalbur totalsht dhe qelb gjithè politikèn.Mjerè ata qè i venè pas,mjerè vendi ynè.Poshtè sundimtarèt.

  17. Rrot Lari says:

    Si the mo Mero? Pozita s’paska ka bere gjeste te ngjashme si ato te atij qe e quajti prokuroren lavire dhe presidentin horr bulevardi?

    Po ty ose te paskan hedhur trute e gomarit keta ripjellsit, ose perndryshe paska filluar te te shkoqitet memorja, njera nga te dyja.

    Po a ka gjest me ordiner per nje “cun artist” kur e ul veten ne rangun e leshatoreve te kryesise se kuvendit dhe perdor ne mes te kuvendit nje fjalor aq banal (rrot lari) sa beri te skandalizoheshin gjithe teleshikuesit?

  18. Ti me nick Jugu ,ne radhe te pare trego te verteten se je nga Veriu apo te vjen turp,mos ca koken fare se ka Veriu shume njerez te mire ,por ti je nje nga ata koqet e Tropojes,dilni e protestoni pos mos haroni te keni ne krye te grupit tuaj krye kriminelin Sali Sheqere Rame Berishen se te semes do te shikoj

  19. Lisi says:

    O Mero, opzita e sotme eshte pothuajse ne te njejtin pozicion sic ishte opozita Socialiste ne vitin 1992. Ndryshimi i vetem eshte se cdo anetar i PS atehere ndjehej si fajtor per te kaluaren,pamvaresisht se nje pjese e mire e sigurimesve,sekretareve te partise dhe komunisteve te devotshem , u
    “reformuan” duke u vete quajtur DEMOKRTE. Por tani u doli boja. Si beson me kush.
    Edhe midis tyre e kane te kjarte qe politika e ture eshte e deshtuar keq.
    A nuk i paralajmeroi ish idelogu i tyre,Mark Marku, kur u tha qe “..Mbledhjet e qeverise u ngjajne atyre te Byrose Politike” Nuk shpetohet ajo Parti as nga lulushi as nga pinjollet e atyreve qe tradhetuan Demokracine SHQIPETARE.

  20. -Six Navy Seal Elite- says:

    Te krijohet nje pershtypje shume e gabuar pasi mbaron se lexuari kete editorial sikur eshte bota perendimore nga njera ane dhe perballe saj eshte Luli I mjere qe pritet te bjere nga fiku nga dita ne dite aq sa perendimi nuk e merr seriozisht.Por duke pare trajektoren 22 vjecare te djallit Berishe dhe ate 11 vjecare teLulit te zi hesapet flasin ndryshe.

    Une e quaj fitore te salisteve dhe lulisteve qe per gjera mikroskopike kane bere nje rezistence te vleresueshme karshi 23 qershoristave.Kurse vete PS per krime te perbindeshme te bandes 2B kane bere minimumin e minimumit.Pra shkurt muhabeti shuplaka qe hengri Strazimiri ne halete e parlamentit po barazohet me 4 deshmoret e 21 janarit per nga lufta parlamentare.

    Ky “gezim” I Meros se bota nuk po I var teneqene Lulit eshte nje fare dobesie e tij dhe eshte perseritur shpesh edhe me pare.P.sh kur erdhen analizat e ekspertizave te FBI te 21 janarit pikerisht ne 1 vjetorin e saj atehere MBaze shkroi nje artikull ku flitej per arrestimin e shpejte te Berishit sepse nderkombetaret nuk te falin ?!…Kam qene nder te pakte komentues qe me force argumentuese kembengulja qe :
    Berishi dhe Bashi I tij jane derivate te dipllomacise dhe sherbimeve inteligjente te “aleateve tane” pra jane pjelle e tyre dhe ato do ti mbrojne me cdo kusht e me cdo cmim qe vertetohet plotesisht ne ditet e sotme ku dhe Edi Rama eshte kthyr ne nje Fatos Nano te 1998-2000 ne versionin dy metrosh.Sepse populli I dha voten Rames ta qelloje Berishoviqin ne topin e Mato Grudes dhe jo topin e fishkur te Bamir Topes sic beri ne Elbasan.
    Luli zi I bash-shkijes eshte shume I lexueshem qe ka ka ngrene diku jo nje luge porn je tave corbe te prishur.Si ka mundesi kur sapo mbaroi ate fare shkolle ne Hollande te filloje pune me 60-80 mije dollare ne Kosove.Kush e urdheronte te kalonte kufirin me disa pashaporta fallco si inxhinier rrugesh duke shkuar per llogari te serbit ne Bicaj dhe te shtepia e verdhe..
    Perse fill pasi ju dhurua portofoli I ministrit transportit I shkonte per vizite privatisht ambasdorja Rais per te filluar punimet e rruges kombit ne menyre antiligjore qe dihet si shkuan punet..

    Perse fill pasi palosi 4 vete ne boulevard si minister I brendshem dhe komandant operacjoni u dekorua si ‘YLL NE NGJITJE nga zoti Arvizu ?
    Perse ky ambasdor ne mitingun e zhvilluar para MPB ne mars 2011nga te rinj opozitare me parrulla “LULI VRASES” kalon rastesisht andej duke na ofenduar skajshmerisht dhe me keq akoma pergezoi policine qe shpetoi k/m nga kokplaret e Rames.

    Ne pranveren e 2012-es pothuaj gjithe kreret e parise Tiranes shkuan ne USA per ti bere rrjeshtore Filip Rikeri ku cudia me e madhe se nga gjithe keto vetem Luli Ba-shkijes u prit dhe u percoll nga Arvizu sikur te ishte nuni I tij.

    Pra kush eshte Luli prej kartoni kaq I tmerrshem?!

    Per kete na jep nje pergjigje paralele gazetaruci Robert Papa I washingtonit qe duke llapur pak si shume na nxjerr ca xhevahire qe na duhen dhe per Lulin e Vocerr.Ky Pape duke folur per Azem hajgaren ,Berishin si kripto-anti amerikan nder te tjera “hap lojen” duke thene shprehimisht ne lidhje me rrekrutimin e tyre.

    “…Pas 1991 amerikanët e morën Azem Hajdarin në një trainim të gjatë në fshatrat e Ajovës (Iowa is a U.S. state in the Midwestern United States) Ishin 4- të rinj, ndër ta Edmond Bushati. Ishte dhe Eduart Selami. Mbase Bushati nuk ka pranuar të firmoste dicka, që shoket nuk hezituan. Berisha kishte si ndihmësa: Sofokli Lazrin dhe Elez Biberajn. Me Biberjan kishte një lidhje nga Tropoja ndërsa me”eminencën gri” të Alisë, kishte mbështetjen e gruas së Lazrit, zonjen Harito, e cila e informonte Berishën me cdo gjë që Sigurimi përgjonte nga mbledhjet e para.”

    Nga sa me siper merret me ment se dhe Luli (dhe Salihu) e kane marre ndonje license nga Iowa e Robertit qe eshtei vetmi argument seroz per te na bindur pse mbrohet akoma me cdo kusht e mecdo cmim banda 2B.
    Fakti qe dyshja Rama & Meta po e falin kriminelin berishe & his son na frikson se ata do ta kene marre (ose ja kane dhene me zor) ndonje “license” nga fshatrat e Ajovës se nuk ka si spjegohet kjo tradheti trefishe: e 21 janarit,gerdecit dhe 23 qershorit.

    Me nje fjale zoti Mero jeni ju qe nuk duhet te merreni seriozisht jo Luli I cili arrti me sukses te barazoje shpullen te tulla e Strazimirit me 4 te vraret ne 21 janar dhe 8 jetimet e tyre nen tradhetine e Rames dhe hipokrizine e Aleksander Hipokrizuse, nunit apostolic te yllit ne ngjitje…

    Per tele-terroristet Basha-Berisha duhet vetem ndeshkimi shembullor nga mijra familje qe I kane veshur me te zeza te cilet duhet te krijojne nje grup special te ngjashem me njesitin SIX NAVY SEAL ELITE qe egzekutoi Bin Ladenin.Kjo eshte menyra e vetme qe ai vend te clirohet nga berishizmi I cili I ben ligjin akoma Don kishotit Rama dhe Sanco Pancos I.Meta.Krimet e bin ladenit jane te paperfilleshme me krimet qe ka bere dyshja GJAKATARE & TRADEHTARE: Bashiq-Berishoviq.

  21. fshatari says:

    Pse!!!!!!!! opozita e paska bojkotu parllamentin?

  22. Çiljeta says:

    Ti @Rrot Lari, je vërtet “rrot ..ri”, sepse nuk ke sy, ose nuk do të shikosh realitetin…(???!!!)

  23. capucin says:

    mos luli cna the?nuk po errun me ky popull,per nene-babe,dhe jo per ju politikane-kurva….

  24. elita says:

    Po mqs bojkoti nuk i ben kujt pershtypje as ne Tirane e as ne Bruksel perse lodhesh e shkruan o Mero.
    Na thuaj ndonje gje per Zamirin,per Taqin qe te goditi, per Fazllicin perse nuk po merreni me me to apo tani jane ne rregull me detyrimet

  25. arberia says:

    Kush sulmon Lulzim Bashen ka prekur ne Sedren e mijra shqiptarve te Kosoves ato ne emigracion ne tere boten,qe ka vetem urretjen e te tereve se ato ne nene shqiperi…presin burgimin e tij.ai I ka mbyshur me genjeshtra e mashtrime cfare shpifje e mashtrime nxjerr nga goja e piset e nuk ka drejtesi ta dergoje ne burg te perjetshem sepse aty e ka vendin…e ne se e lejojne te beje kete skenar loje…me keq do e pesojme njelloj si saliserb antishqiptari, dogji e vrau 1997 shkaterroje uzina e fabrika e sla gja pa shite e plackite,me ushtrine e tij kriminele…deklaron ne media se do nis protestat per lufte…e pse bota hesht kuneder nje armiku te betuar te popullit e vendit….O k/prokuror merr e arresto Sali,lulat e hajnise kriminelat e shqiperise se jane shume do vijne vete ne vathin tend te burgut se sa kane vjedhe e pervetsu….ja cfare shkruhet per kete palo antishqiptare,taman serb..lul bashicin e beogradit,
    Ja kush eshte lul genjeshtari,mashtruesi e vrasesi e hajduti=antishqiptari
    1.Lulzim Basha( Lulushi i Serbise) ka dhene kontribut te pazavendesueshem ne kriminalizimin e Luftes se UÇK-es.

    2. lulzim Basha ka qene Hetues i UNMIK, dhe ka rol krucial ne aferen e Trafikimit t organeve, qe i eshte adresuqr UÇK.

    3. Lulzim Basha, Argita Malltezi-Berisha, Edit Harxhi dhe Ekipi i tyre jane punsuar ne UNMIK, jo pse nje Fakultet apo nje anglishte te ngjashme si ta se kane patur mijra shqiptare te Kosoves, por ne UNMIK jane punsuar me direktivat e Beogradit dhe ndermjetsimin e BIA,dhe pas perfundimit te misjonit te tyre ne Kosove, komplet Ky Ekip eshte shperblyer ne Shiperi nga Sali Berisha
    .
    4. Lulzim Berisha ka mbeshtetsit e tij ne kosove, dhe te prekesh ne Lulzim bashen eshte njesoje si te kesh prekur ne ndonje lider kryesor te LDK, sepse LDK dhe PD e Shqiperis jane si vellerit Siamez, nje trup e nje shpirt.

    5. Luli eshte pse ka vjedhur, 95% te atyre qfare ka vjedhur i ka dorzuar ne duar te sigurta, tek Padronet e Beogradit, aty ku fillon filli i tij.

    6. Ne fund, pse duhet ti zihet per te madhe Lulit, s paska vrare 4 veta ne Bulevard, se mos keni menduarse e la misionin ne UNMIK per tu bere Kesulkuqja, qe te mbledhe Dredhza per shqiptare.
    Per ate pune eshte sjellur, dhe per keto bema sot gjendt ne krye te PD se Shqiperise.
    Fevziu,I korruptuar ,anetare I ushtrise agjenturore saliserb antishqiptarit, me shefin e zatoristin hajdut e kriminel….nuk mund ta shof ndryshe lulin, pos si Hero, sepse te njejtit brum jane… e po e shperndaje per lexuesin tone,mos beso por dije se cbeje nen hunden e kesaj drejtesie…

  26. shkodrani says:

    Nuk di a eshte konspiracion por komisioneri i ri per zgjerimin ndoshta do te mbese fort Berishen dhe Bashen. Duke lexuar per aktivitetin e komisionerit te ri Johannes Hahn verejta :
    1997-2003: Anëtar i Bordit, më vonë Kryeshefi Ekzekutiv (CEO) i Novomatic AG
    Po kush eshte Novomatic AG??
    Eshte nje kompani globale e lojrave te fatit. Ne shtypin austriak shkruhet (nese marrim per baze shtypin) :

    -“Made Mafia Austriake – Grupi NOVOMATIC: Autoritetet përballe kumarit te paligjshëm në Shqipëri, Rumani dhe Kosovës.”

    -“Operacionet globale te Mafias. Novator Group në biznesin e kazinove dhe pastrimit të parave në Shqipëri “

  27. Ca e thone sak qe ylli ne ngjitje shef Punen
    Per ata qe cuditen:
    Keshtu ka aene e kshu ka per t’qene
    AL – Pazar / Shqiperia Bordello- QENEF- Kolumbia
    e Jallones Demonkraci…

    Dumabadumba me dajre me lodra, nji ku kalun 8 vite per njonen bande,
    Vjen banda tjeter 8 vjet me cyrle me dajre dhe Loja s’ka te sosur, mileti mas koqeve te Dashit, uhuhuh…
    Ama Poplli e ka ne dore, poplli i zgjedh, hihihi, mi demokraqi…
    Kujtese
    E thot sak njoni ktu: kshu o puna trajnimeve e firmave te Selam-shejtaneve, ne Iowa
    Shkurt: Kta shejton- kunbaret mas ‘trajnimit’
    bohen burrashtets- yje ne ngjitje
    meqe i nxjerrin ujin e zi ktij vendi
    Kaaaaaaq shume fort mire bukur!
    E… qe i puthin e…. u japin (njoni mas tjetrit) medaljet: —Champions
    e ne deelet bebebe bojme…
    Kshtu e ka qo pune. Dyshja: LuluLulushe & Piktor vec vallen qe i kan dhone, heqin, gek- mek!
    Uhuhuh

    Derisa NE te tjeret te behemi burra,
    jo Xhixhile e zgjebur qe i fusin duret
    O’ ligji mo i vjeter —Simas kaptines & by…ve ta vejne….
    qylafin!

  28. 07.10 .2013 says:

    DY FJALE PER KOMENTUESIN :Popllit shqiptar po i bejne nonen.

    Ti mor zotnije ne nje fare menyre e ke mire por nuk ke te drejte te barazosh bandat.
    Banda e berishes dhe lulit jane kriminale dhe tradhetare..kurse shume shume banden e Rames mund ta akuzojme per gabime ordinere…ose mund ta quajme gabim kriminal qe po toleron Rama qikllopin e vicidolit. tung !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje