Kur deformojmë dëshmitë dhe ekspozojmë deliret

13 Tetor 2014, 21:06Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Po përpiqet të krijohet një zhurmë publike lidhur me deklaratat e një qytetari, i cili pretendon se ka arritur tek gjurmët e vrasësve të bankierit Artan Santo përmes fiksimit që i ka mbetur tek një motor i ngjashëm dhe disa dëshmi të miqve të vet. Kaq mjaftoi që media ku ka qenë pronar viktima, të përfshihet në polemika me policinë, duke akuzuar njëri- tjetrin për bashkëpunim me krimin. Polemika natyrisht nuk na çon tek vrasësi i bankierit, por as tek transparenca e medies në këtë rast.

Debati  është delikat dhe ka më shumë delire se sa informacione. Jam i bindur se në shumë redaksi, përfshi dhe emalin tim, kanë ardhur informacione për vrasës të mundshëm me emër e mbiemer, por ato thjeshtë duhen përcjellë tek policia. Dëshmitari i sotëm për fat ja paska përcjellë vetë kryepolicit të Shqipërisë dhe këtu mbaron puna e tj. Tani debati në mënyrë qesharake, nuk po bëhet se nuk është pranuar të merret informacioni, por pse nuk ka përgjigje ky që shpresonte se i kishte rënë Tele Bingua 100 mijë euro. Ky është më së paku delir  dhe më së shumti një zhurmë politike e shëmtuar. Bile, debati po bëhet sikur u gjet vrasësi dhe e paskësh fshehur deri më sot policia. Nëjsoj si ai, dhe unë që kam përcjellë “disa emra vrasësish” që më kanë ardhur në email si të dyshuar, duhet të bërtas sot, pse s’më ka kthyer përgjigje Edi Rama, Artn Didi apo Saimir Tahiri. Ky është nëj tepërim ekstrem me një ngajrje e cila ka ndjeshmëri të madhe në publik dhe pista shumë më të besueshme, se sa deliri i një dëshmitarti të dëshpëruar që s’ka marrë 100 mijë euro.

Nga ana tjetër, dhe përgjigjia e policisë është tepër e gjatë dhe e kompleksuar nga ideja që këtu mund të ketë një komplot kundër saj. Në këto raste përgjigjia më e mirë ëshët vazhdimi i hetimeve dhe lënia mënjanë e debateve pa bukë, të cilat mund të ndikojnë mbi hetimet.

E vërteta e hidhur është se hetimet për vrasjen e Artan Santos po dështojnë, për shkak të pistave të shumta dhe indicieve të pakta që ka në dorë policia pas vrasjes. Deklaratat e shumë politikanëve për vrasjen kanë qenë plot me paramendime për të goditur policinë dhe jo për të zbardhur ngjarjen. Majftojmë të kujtojmë se Sali Berisha, i cili për shkak të historisë së familjes së tij me atë bankë, është një nga të dyshuarit e mundshëm në eleminimin e tij, ishte i pari që tha një gënjeshtër publike. Ai tha se Artan Santo i ka këkruar 5 minuta para vrasjes ndihmë Saimir Tahirit, por ky i fundit nuk ja ka hapur telefonin. E tha këtë në parlament, në emision televiziv dhe e përsëriti gjithë media. Por, e vërteta është se Artan Santo, që kur ka dalë nga dera e shtëpisë, për gati 12 minuta rresht derisa është qëlluar, ka folur me një njeri të afërt të tij, i cili viziton çdo ditë zyrën e Sali Berishës dhe rri dhe me të nga dy orë dita. Tani, sipas Berishës ne duhet të akuzojmë Berishën se i ka vënë dikë Santos ta mbante me muhabet derisa ta vrisnin. Kjo është një marrëzi, por që në këtë rast Berisha nuk ka turp dhe nuk ka kërkuar së paku falje që ka tentuar të devijojë hetimet dhe të fshehë të vërtetën.

Po ashtu, nëse jemi partizanë të procedurave, njeriu më i dyshuar formalisht për vrasjen e Artan Santos, i bie të jetë Irfan Hysenbelliu, bashkëpronar me të tek News 24, me të cilin Santo ishte në konflikt deri ditën që vdiq për shkak të mosmarrëveshjeve për blerjen e mundshme të aksioneve ngë njëra palë. Unë vet jam një person i kontaktuar nga i ndjeri për këtë çështje, duke më bërë dhe oferta. Por, të gjithë e dimë që kjo histori nuk ka lidhje me vrasjen e Santos dhe Hysenbelliu është jashtë kësaj piste realisht. Zënkat e tyre, tensionet mes ortakësh, SMS-të e egra ndaj njëri- tjetrit, janë histori shqiptarësh, por jo histori kriminelësh. Vrasja e tij është padiskutim diçka më e rëndë, dhe më me rrënjë në botën e nëntokës së mafias shqiptare dhe politikës.

Për këtë shkak, ne që kemi pranuar gënjeshtrën e Sali Berishës për telefonatën e fundit, jemi aq realistë sa të mos e konsiderojmë ortakun e tij në telashe me të, si vrasës të mundshëm, nuk mund të zgjohemi një ditë e të kthejmë në qendër të debatit dikë që është i pezmatuar që nuk ka mundur të fitojë çmimin prej 100 mijë euro për vrasësin e mundshëm. Këtu së paku duhet të jemi të gjithë serioz. Por, sidomos njëri prej nesh në media duhet të jetë më seriozi nga të gjithë, dhe ai është bashkëpronari në telashe me Artan Santon, për të cilin të gjithë kemi vetëdijen të mos e paragjykojmë si një pistë të mundshme hetimi për vrasjen. Por, zhurma e prodhuar sot prej medies që është ende në pronësi të familjes Santo, nuk di kë gjysëm qetëson, por më e pakta më ngjan pak si lot krokodili. Media në këtë rast duhet të fokusohet tek dëshmitë, nëse egzistojnë. Në rastin konkret, duhet të fokusoheshim tek fakti  përse Sali Berisha shpiku një telefonatë të pabërë të Santos me Tahirin, ndërkohë që njeriu i i tij më i afërt për momentin, që i rri nga dy orë në zyrë, ishte duke folur me viktimën? Kjo është një nga enigmat e devijimit të pistave për hetimin e vrasjes. Dhe kur nuk kemi këllqe të fokusohemi tek kjo histori, është e tepërt të ndriçojmë delire njerëzish, që në raste të tilla janë pafund. Ato janë për t’u dëgjuar dhe për t’u hetuar, por jo për t’u diskutuar publikisht. Publikisht duhet të gjykojmë ato që kanë ndodhur para syve tanë. Dhe deklarata e Berishës është e vetmja dëshmi që ka tentuar të devijojë hetimin.

46 komente në “Kur deformojmë dëshmitë dhe ekspozojmë deliret”

      1. raimond vlonjati says:

        Nqs ata kriminelet do ishin njerez te Sales, nuk.do kishin guximin te diknin aq hapur per dite te tera, nga frika se policia mund ti kuptonte….porse ne te njejten kohe njeriu qe fliste ne cel me Santin ndoshta ka lidhje me krimin

        Ata kriminele leviznin lirshem me dite te tera neper Tirane,
        Keshtu qe ata duhet te kene ndonje me policine….dhe.personi qe beri vrasjen ishte femer…Nga ketu duhet te nisen hetimet

        1. indrit says:

          raimond or lamash saliu yt per car e visho like-ajazin apo per pergjime masive fillo nga civilet si puna jote e mbaro tek zeni-kulcaj-deputet i majt+i djathte e mbaro deri tek i ndjeri olldashi deri ne momentet e fundit te jetes po mjaft me me dokrra jo njerezit po nuk ka ngel kafshe qe te dije dhe ta etiketoje saliun mafjoz+kriminel,saliu si ne opozite apo pozite jane kryer krime nga me mizoret u vra i ndjeri deputet XHINDI u gjet gje te gjitha institucionet ishin ne dore te saliut a u gjet gje kriminel pa llogaritur shume te tjere por nejse pergjigjen sepse e dine fort mire ti,sot ti ne PD ke prurje te reja gjoja shiko pak ARBEN SEFGJININ e gazidedes qe zhduken nga faqia e dheut te ndjerin REMZI HOXHA po kjo si te tingellon ty kesaj nuk i them replike me ty se ti ke bindjet e tua e une te miat si cdo njeri qe mendon ndryshe po te pakten mos na bo papen ketu…tung…

      2. cicikovi says:

        Deshira per te Mashtruar eshte renjosur thelle
        ne PD e raskapitur,por edhe ne boriet mediatike
        te oborit. Cdo Dite po i shkumone!Duan te deformojne
        por mbi te gjitha duan Pushtet me pahir!
        Merak Donkishotjane! Mos hidhni Balte,se e tera ju
        ka rene ne Surat,aq sa dukeni si te Shkembyer.News 24
        brenda vetes ka mjafte dallavere.Inkopetenca e Stafit
        te tij,prej kohesh jane bere Gallate.Lexojne Lajmin pa Shpirt
        cka do te thote se edhe ata vet i mundone mungesa e realitetit.
        Megjithate populli tashme i di mire ato media qe amplifikojne
        pallavrat e Sali Kriminelit.Dhe kete e bejne per tu dukur
        para Kapoberishes,duke u portretizuar keshtu ne Delire Diabolike.
        Dhe kjo i ka detyruar qe ne cdo minute te manipulojne lajmin dhe
        per ta kthyer ate nga nje Perrua i thate,ne nje Lum me Uje te rembyeshem.
        Dyshja BE-Ba-ja(berisha-basha) kane ne objektiv te prodhojne sa me shume Tymnaje.
        Agravimi i tyre ka formuar Polin e Ngrire ne Hemisferin e Politikes
        Shqiptare.Ata jo vetem po harxhojne mjafte energji,por edhe nuk po
        sakrifikojne as mediet e oborit.Qellimi:-Mbrojtja e interesave te veta.
        Posedojne sebashku nje mjeshtri banale.Vjellin dhe Urrejne!
        Gjithcka sipas modelit berisha! Be-ba-ja po tallen.
        Saliu dhe Luli,jane kthyer ne nje Baltomatrice qe punone non stop 24 haur/7 dite ne jave.Por,asgje nuk do na gjeje nga Be-ba-ja,sado
        qe progresi ti bejne te Shkumojne.Newsi eshte letra higjenike e tyre.
        kjo fryme tani vjene ere te keqe.

        1. shqip says:

          qe çeshtja eshte e veshtire per tu zbardhur, kete nuk e ve njeri ne dyshim. po qe sali berisha eshte gjithmone i pranishem ne keto meselera te felliqura, kjo nuk perben mister. ky burri nga tropoja ka nja 23 vjet qe bertet e uleret sa here ka vrasje te kesaj natyre. madje sa here thote se ka kaseta, materiale, e gjithfare qelbesirash qe vetem ai di ti shpike. mirepo te gjitha heret qe ka ardhur ne pushtet, jo vetem nuk ka zbuluar nje, nje te vetem rast, po ka bere te mundur edhe prishjen e provave. tani pyesim veten, edhe pse policine e drejton didi e tahiri, po prokuroret e shishet, gjyqtaret e shpellaret qe i ka emeruar ai vete, pse nuk e zbardhin ngjarjen? jua them une. sepse ne te gjitha rastet , nga arben broci i vitit te larget, e deri tek hajdari duke vazhduar me radhe me deputete, komisare policie , e gjithfare figurash te zhdukura ne menyre misterioze, kane nje emerues. dhe ai eshte sali ram berisha. ndokush do te me thote qe pse nuk e kapin nese eshte i tilli. kjo as ndodh e as ka per te ndodhur ne nje vend ku e keqja eshte mbjelle ne çdo qelize. kjo s’ka si te ndodhe me pushtetet e marra peng ne sherbim te familjes. rasti i santos nuk duhet te merret si i veçuar nga rasti i b.sh. ai bitraj qe shikoni ne lajme eshte vetem nje klloun ne duart e klanit apo trustit te lule lakres. poshte 700mil fshihen miliona ne mos miliarda qe kane firuar ne llogari te klanit te tropojes. do kalojne vetem disa dite e do shuhet edhe kureshtja per deshmitarin 100mije euro. njerezit do ti kthehen konjakut e kafese , ndersa doktor horrori do vazhdoje i qete xhvatjen qe e ka nisur qe nga 91shi. e mbase te tjere trebicke e santo do bien “ne detyre” nese bien ndesh me aferat e familjes. kjo eshte historia, e jo e pane, e degjuan, po nuk e ftuan, e te tjera sfumatura. ky vend qe quhet shqiperi ne gjuhen vendase , nuk ka gjasa te shohe drite ne zbardhjen e ngjarjeve te tilla. nuk ka sepse deri ne ditet qe flasim erresira mbulon çdo hapesire. nuk ka sepse nishani, cefa&company, vishua qe te çvesh, apo llalla me zaganjore e me tabore, nuk kane kellqe e tager per ta bere. jane te gjithe ne sherbim te padrinos nga vicidoli. dhe me e keqja eshte se asnjeri nuk del dot nga rreshti. nuk del sepse para se te dale saliu do ti beje te gjithe radioskopine e zullumeve qe ata i mbartin ne koshiencen e tyre. po te lutemi qe natyra te beje te veten e ta marre kete te MARRE, pa na marre te gjitheve ne ferrin e tij.

      3. Majlinda says:

        Shume e sakte analiza e Meros. Kjo tani duket qe te zbehin vjedhjen te BSH, sepse po u fut Fullani ne burg perseri ai do tregoj cfare ka dhene per politiken e djathte, dhe vecanerisht per familjen mafioze te Berishes. prandaj ato leshojne fllucka sapuni ne ajer qe te harrohen te tjerat keshtu ka bere berisha gjithmone ne ngjarje kriminale ku ai indirekt eshte perfshire. Pse prokuroria nuk pyet shoferin e Santos vfare foli ne telefon sante para ne ato 12 min para se ta vrisnin, dhe me ke ka folur, sepse shoferi nuk ishte shurdh as memec ?

    1. Majlinda says:

      Jo me kot Ministri i Jashtem Gjerman tha qe ne Shqiperi krimi eshte ne pushtet, dhe ky pushtet qe i takon te jete akoma i PD-se, me president, me K/prokuror, me Shef te SHIK, me Gjykate, a nuk eshte ky pushteti sot ? i inkriminuar dhe i korruptuar ne themel ? me ne krye familjne mafioze te Berishes? si ne Italine e viteve 70′. Ketu duhet nje K/Prokuror trim dhe i paster, qe te luftoj te inkriminuarit ne pushtet dhe politike.

  1. tironsja says:

    berisha te vret naten dhe te qan diten

    1. specialisti says:

      Per ke media e ke fjalen o Mero per news 24 ?
      Eshte media me torollake qe ka Tirona ,me gra e burra torobello qe nga Artur Cani manjaku depresiv te Xhaxhi fishkellima te Perluc cektina deri te ato bibat qe drejtojne emisione dhe sinqerisht ta shpifin.
      Per median qe nxiton per lajmin e pare dhe ja fut pordhes e para?
      Eh Shqiperi hesapi qe te mungojne profesionistet

      1. arberia says:

        Specialist, ato media tani i ka marre Irfan Hysenbelliu,kapteri i bllokut te Enverit,keshtu qe mos prit ndonje gje te vecante prej tij.Ai i ben predion me media si politikes se djathte ashtu edhe te majte.Ai bleu dhe Universitetin Luaraci te cilin po e dhjet fare,me injorancen dhe mendjemadhesine e tij.

  2. Anonim says:

    Une di te them vetem nje gje qe Mafia eshte shume e softifikuar ne shqiper dhe policia, prokuroria, sherbimi informativ, jane shume mbrapa dhe shume larg dhe shume te dobet per fat te keq si na ana financiar ashtu dhe logjistike e burime njerzore jane shume te dobet para Mafias. eshte vertet per te ardhur keq

    1. ZefÇorba says:

      Mero po ti c’pune ke qe merresh me kete pune? Ke filluar pune ne Hetuesi apo je bere Prokuror?

      Nga del kjo kompetence jotja per te thene cila piste eshte e vlefshme cila jo?

      Nje gje nuk kuptoj ne poziocionin e disa njerezve: Jeni duke u kthyer ne pastrues te Edi Rames!

      Po ju shnderron ne sanitare te institucioneve te shtetit.

      Mero Baze, Mustafa Nano apo ndonje tjeter po vihen ne gare kush do te marre rolin e Prokurorit pa portofol te trasheguar nga Blendi Fevziu.

      Turp per ju.

      1. Erjoni_Tr says:

        Hahahahha,Zef Corba i ke rene pikes.Mero ka te drejte parafolesi,ty te shkon rrolit opozitarit,mos u bej lepires dhe ti.Ndoshta ske faj,duhet te perfitosh dhe ti dicka nga pushteti,perndryshe nuk ke si qendron ne treg.O pas lekut o pas fames.Te dyja jane veshtire.Varet pas kutj preferon ti Mero?!

  3. Vizioner says:

    Mero Baze e shpreh qarte: Merrni Sali Mafiozin ne pyetje sepse, ai ka dore ne vrasje.

    Me shkoqur, me qarte nuk ka dhe, Mero Baze di cfare flet, cfare hedh ne publik.

  4. Alda says:

    Kush eshte personi i afer i Salit qe fliste me Santon e qendron nga 2 ore tek Saliu? GRIDA DUMA???

    1. Artan says:

      Uaaa kjo rrugacja prap me skandale te permasave gjigande. Femer pise dhe shtremsir si burre qe ta shpif sa hap gojen por edhe e rrezikshme. Uau..

  5. beso says:

    Ka qene gazeta Albania qe merrej me keto,hapte dosje,mbyllte dosje,s’kish nevoje per investigime se beheshin tek ajo guzhine.Per policine dhe grupin hetimor cdo informacion eshte i vlefshem,gjithmone ne sekret dhe konfidence.Megjithate keto gjera eshte bere e modes ti investigojne televizionet,normalisht te gufuar nga reklamat,se televizioni eshte biznes.Kam pare emisione te tilla qe nje ngjarje tragjike e bejne lesh e li ne ate fare feje sa nuk ka kompjuter ta zbertheje.Ky personi rrezik behet star televiziv dhe mund te mbaje per nje muaj News24 me rrefime te ketij lloji,por mendo sikur nje grup hetimor te bjere ne gracken è cdo personi qe gjerat i ka me te degjuar.Madje nje detaj qe lexova ketu po e permend: nga rrodhi lajmi se a telefonoi dhe cilin viktima?A nuk duhet te ruhej sekret kjo?

    1. xheJ eN Bi says:

      Do ti lutesha te gjitheve ne forum qe te mbledhim 20 000 firma per te ndryshuar me ligj diten e Pavaresise se Shqiperise ,te hiqet 28 Nentori i 1912 -es dhe te vihet data qe do ngordhe Sali Ram Berisha .

      Vetem kur te ngordhe ky njeri Shqiperia do jete e pavarur , se as turku ,as gjermani e as komunizmi nuk i pruri kaq te keqia ketij vendi sa i pruri Berisha.

      Dhe nje thirrje tjeter , ç’do nate para se te fleme te lutemi qe te ngorgje ai qen.

      1. Raimond vlonjati says:

        XheJ eN Bi

        Une do lutem i pari ,qe sot ne dark nuk do fle pa bere lutjen

  6. Tironci says:

    Po me gallata e deshmise: degjova njerin qe i thoshte
    mamase se tij qe e vrau ai Stanton se ky i fundit i kish
    300000€ borxh. Po kush eshte ai vrases profesionis we
    hap barkun brenda familjes?.

  7. MANUSHAQA says:

    VETEM DORA E SALES EKZISTON ANJE TJETER

  8. Vk says:

    Sherri ndodh sepse prokurori qe instrukton deshmitarin di dicka me shume dhe do shperblimin por vete nuk e mer dot dhe i duhet dikush, ndoshta me dosje te hapur ne prokurori dhe kete e shfrytezon news 24. Nga ana tjeter, qeveria ose mbron kriminelet ose policia i ka qejf per vete shperblimet nderkohe qe s’i mer dot po doli nje i trete te flase para se te ndertoje skemen e njejte vete kur te jete momenti politik. Me gjithe deshiren e mire, salen nuk e shoh shume ne kete mesele…

    1. Ne kete bote nuk mund te kete njeri qe te mos rrefehet per gjemat e tij ne dem te njerzeve,para se te vdese.
      Ketij parimi dhe te vertetes se pa diskutueshme nuk mund ti shpetosh edhe ti Sali Berisha.Prandaj rrefehu para sa te jete vone.Ndryshe ti do te shkosh ne FERR.Keshtu te urdheron Zoti I madh.

      1. Vk says:

        Prape ti? Ik o sigurims nafte, gjej ndonje stol neper parqet e bostonit e bej mbledhje me shoket! Te ka ngelur ora ne 89en ty ske faj, amerika te ka stresuar po se po, tani rri neper forume militantesh duke folur idiotizma me boje te kuqe e duke imagjinuar sikur vete kryearmiku sali polemizon me ty ndersa ti flet dhe me zotin!!
        Hajvan!

  9. Tani i Sanijes says:

    Mero, duhet te kuptosh qe duke permendur dike qe ndodhej tek Berisha pa permendur emrin behesh I pabesueshem dhe bie ne nivelin e news24.

  10. liri says:

    ZMERO do ishte delir nqs,ky deshmitar duhej te ishte jo ne rregull nga trute,por per ngjarje te tilla duhet te hetohet shpejt,me profesionalizem,jo te mos therrasesh asnje nga te permendurit nga deshmitari,kjo nuk eshte serioze,ne Europe per dicka teper te vogel,policia vjen leviz heton,ketu eshte vrare personi policia nuk vepron per 3 muaj,ku eshte serioziteti I policies ketu,TAHIRI E DIDI te largohen nga drejtimi I policies si te paafte,dhe qe nuk I pergjigjen dinamikes te krimeve.

  11. liri says:

    Pse nuk merren ne puetje dy te akuzuarit dhe zhgjidhej gjithcka. Shqiperia eshte kaq e vogel sa cdo krim merret vesh nga shume persona. Si nuk zbulohet asnje nga krimet e medha . Cudi. Ka dicka qe nuk shkon..

  12. petrit zela says:

    Armet me te fuqishme,gjate gjithe kohrave kan qene ,jane,dhe do te mbeten gazetaret..Armet e gazetareve jane,aparati fotografik qe
    percakton objektivin,dhe nje cante te thjesht,brenda seciles ndodhet nje bllok shenimesh, dhe nje laps, dhe te tjera rrangullina qe mund tu nevoiten ne momente te caktuara..Z Mero; gazetaret une I ndaj ne tre grupe..Jo per compliment,por e meritoni plotesisht t’ju rendis ne vijen e pare te luftes frontale..Per mua Z Mero jeni gazetari dhe luftetari pare qe I keni shpallur lufte krimit te organizuar.Qe me rilindjen e kesaj pseudo partije demokratike,qe shojti shpresat e nje te ardhme,per tere shtresat e popullit pa dallim feje dhe ideje..Goditja e juaj kunder korrupsionit universal ka qene vdekje prurese, per tere ata politikane rrugesh qe na mbine si kepurdhat mbas shiut..Kurre nuk I kane pare interesat e popullit dhe te atdheut,si
    domosdoshmeri per te ngritur mirqenijen ne shkallen me te larte te te ketij populli fakir fukara..Ndersa ne grupin e dyte,bejne pjese te pa aftit,apo servilat qe nuk u intereson,ta prishin as me komunistin,dhe as me pseodemokratin. keta gazetar kerkojn te ushqehen me dy luge.Me lugen e djatht kerkojn te hane,hallven e komunistave te konvertuar ne demokrate,kurse me te majten kerkojn te ngopen me bakllava…
    kurse ne grupin e trete bejne pjese gazetaret,ne kerkim te Dollarit,dhe te Eros…Ne pergithesi shqiptaret me banim te perhershem
    ne SHBA-I lexojn me shum endje shkrimet e juaja Z Mero..

  13. sherifi says:

    Po mire,prokuroria a e ka mare ne pyetje saliun per deklaraten publike qe santo paska telefonuar saimir tahirin 5 minuta para se te vritej dhe saimiri nuk i’a paska hapur telefonin,dhe kjo deklarata e sales realisht ka qene e rreme,a nuk ka ketu nje hije dyshimi.

  14. arif says:

    50% jam me ty mero sot. Ju shmangni na heti ortakun e Santos qe kishin per te ndare miliona dje jo 2mi leksha.Po pikerisht ortake gjene 1 trape qe i duket vetja hetus dhe do te mare 100 mi euro dhe perdore per alibi! Po deklarata e policise paragrafi fundit e thote qarte dhe troce,qe ju falenderoim sado po kujtoheni me vonese. Une budalli dyshoi qe ortaku mos ka gishte ka djeni, po ska pate munci ta ndaloi,ose i ka pelqyer. Ishalla qofsha i gabuar

  15. Marku says:

    Nga keto lloje deshmish per” motore te ngjashem ” mund te kete me qindra,por po te lexosh deshmine e plote te ketij delirantit qe kerkon 100 mije euro nuk ja vlen te merresh me te sado e madhe te kete qene sasia e alkoolit e konsumuar nga “pishtari” demokratikas Ristani!Kushdo qe ka dy pare mend ne koke e di se ata qe kane qindra mijra euro (madje edhe per ti dhene Santos),nuk perdorin vete motore e aq me teper ti nderrojne llamarinat pas vrasjes se bujshme.Se dyti vetem nje mendje e semure mund te deklaroje me kopetence nese e vuri apo se vuri policia “ujin ne zjarr” pas ketij denoncimi vetem e vetem pse poseduesit e nje motori nuk jane arrestuar dhe personi nuk ka marre 100 mije euroshin e deshiruar !Por nuk eshte se Ristani dhe partia e tij nuk e dine,nuk eshte se jane te semure,nuk eshte se jane te pire! Jo,thjesht nuk kane turp !Dhe kjo turperon opoziten,mbeshtetsit e saj,fyejne inteligjencen elementare!

  16. Kris 1 says:

    Policia thote deshmoi nje anonim.pika qe nuk I bie shtetit dhe policise se vet kur nuk eshte ne gjendje te identifikoi anonimin me te cilin flet drejtori ne telefon.Ai nuk eshte verifikuar a eshte mashtrues,psikopati ,naiv,njeri qe don te ndihmoje hetimet duke marre dhe shperblimin apo njeri I future nga qarqe te caktuara per te devijuar hetimin.Kjo eshte detyra e policise.Detyra e Kryekriminelit Sali eshte te godase qeverine duke goiter plogeshtine dhe mungesen e profesionalizmit te policise.Ne kohen e Saliut dhe te Nanos kemi patur nje polici qe ishte e afte te perdorte shkopin e gomes dhe bllokun e gjobave.Presim nje polici me profesionale per shtetin dhe Jo per partite.

  17. astrit says:

    Ne te gjithe boten ku gazetat jane te lira kjo gje eshte mese normale. Gazeta te bej punen e saj e policia te veten, Politika si gjithmon do mundohet te shfrytezoj situaten.Problemi me i madhe eshte fakti qe i ndjeri Santo ishte pjese e nje elite shoqerore ku çdo gje mund te presesh nga humanizmi e deri te krimi.Policia e Drejtesia duhet te gjeje force karakteri e moral e ta zbardhin te verteten sado shokuese qe te jete. Drejtesia eshte çelesi i shoqerise shqiptare te traumatizuar

  18. ilir says:

    Po kur hetues behet Artur Cani, elektricisti me shkolle te larte i natyralizuar si pseudogazetar qe pervec pamundesise per tu shprehur rrjedhshem dhe te folmes si gulcima e nje motori qe nuk mbush, natyrshëm qe duket se eshte nje farse.
    Jepini, jepini Arturit nje dekorat se per leke nuki ka nevoj se ka plote debila qe i genjen dhe i afron emisionin e tij Aisberg me te cilin u be edhe ndertues pallatesh.

  19. Ilirian Labi says:

    ARNAUTSTAN! MAKIAVELIZMI KOMUNIST NUK NJEF KUFI. Merua e ben mire punen e vet ,po s’ka burre nene
    ta vere me komunistet .Kujtoni: MERO – KOQE KOKDHIMA 0- 1. E HIDHUR POR E VERTETE .
    MERO vellai KURAJO!

  20. Sallakja says:

    Personazh dhe gazetar i cuditshem ky Mere me long.
    …….nje person afer Berishes qe une e di por nuk ja u them…….
    – Aman o Mero, na e thuaj.
    – Jo, nuk e them, person afer Berishes, gjeje vete.
    – aman o Mero, se nuk e gjejme dote.
    – Jo, kaq ta besh dhembin nuk e them
    – Qafsh t’gjithe na e thuj o Mere se nuk na ze gjumi notes.
    – Jo. Por edhe po e thashe do e shkruj tek editoriali tjeter
    se une jam gazetar nuk beje muhabete kafeneshe.

    Cezme e Radovecit shtate Sylonjare,
    Si u beme neve lumi te na mare.

  21. Çiljeta says:

    Sali monstër shpellari, e di shumë mirë që kur humbi zgjedhjet, se Drejtësia, herët a vonë, do të trokasë në derën e Familjes Kriminale… Prandaj merr masa që të eliminojë sa më shumë prova të mundëshme…ku në këtë kuadër është dhe vrasja e Santos…(???!!!) Kujdes, sepse mafiozi, është gjithmonë i rrezikshëm, deri në eliminimin e tij…!

  22. Arturo says:

    Vetem nje shtremaluqe si Grigja SUMA ben kshu skenaresh me burra..ajo ka qen tuj fol se esht thjesht nji baxhell…asgje me shum..prandaj dhe e katapultuan ne parti…pun kurvash te sal qenit.

  23. Claus says:

    E perse duhet te vritet nje drejor banke?

    E padegjuar ndonjehere te vrasesh drejtuse banke. E padegjuar, se askush nuk ka ndonje fare “interesi” te vrase keta njerez me kete status.

    Nese dikush ka nevoje per para ai fare mire mund te beje terheqje parash, mund te kerkoje kredi mund te shese a te bleje produkte financiare dhe te gjitha keto kryhen ne ndonje sportel duke u marre vesh me nje punonjes te rendomte banke.

    Pra nese nje person fare ordiner nese nuk i realizohet nje deshire e tij nuk arrin kurre te beje fajtore shefin e bankes, se ai eshte pothuaj i “padukshem”. Ai mund te ndermarre ndonje pengmarrje, ndonje vjedhje, por gjithmone keto veprime behen ne kuader te nje kriminaliteti banal.

    Pra si funksion shefi i nje banke eshte nje njeri qe nuk kalon cingerima neper duar, firma e tij vlen per gjera te tjera me te medha, shkurt ben politike financiare, kerkon te gjej kliente te kamur, firma qe realizojne miliona e miliarda xhiro ne vit si dhe transferta milionash, qe per nje punonjese sporteli eshte jashte kompetence.

    Problemi i ekipeve drejtuese te bankave eshte problemi i transaksioneve financiare, nga hyjne dhe nga dalin keto para duke mos lene pa zene ne goje “larjen” e tyre.

    Ketu pra futemi ne sferen ku politika nuk mund te rrije jashte. Dihet qe politika ne Shqiperi zoteron edhe ekonomine. Ne mos e zoteron, ajo perfiton nga ajo duke bere politike ne favor te saj me vendime qeverie dhe parlamenti.
    Shih aksioneret e asaj banke. Ke elemenete nga te dyja partite nga familjare te Berishes deri tek sekretari per ekonomi i PS-se Edvin Bushati, ke elemente nga jashte Shqiperise etj,etj.

    Eshte nje banke teresisht shqiptare, e ngritur nga financat e shqiptareve pasanike, te pastra apo jo kete mund ta gjykoje kushdo.

    Pra kishe te beje me nje institucion financiar teresisht shqiptar me rregulla loje teresisht “shqiptare”, por tashme me nje funksion qarkullimi finaciar sic mund te jete fare mire “Money Gram”, por tanime me nje kapital nominal nga aksionere, duke bere te mundur dhenie interesash dhe kredi.

    Dhe kur themi teresisht shqiptare, ketu futemi ne nje klientele politiko-ekonomike. Kam pershtypjen qe vrasja e tij eshte bere pas daljes se Berishes ne opozite. Diku Santo ka nguruar per ndonje firme per ato pune qe permenda lart, ka patur “terheqje” ne veprime qe dikur ne kohen e Berishes i bente si duket pa u menduar shume. Ndoshta nje frike me ardhjen e qeverise se re? Ndoshta ndonje “frike” nga dikush per ndonje nxjerrje “sekreti” bankar te tipit shqiptar?

    Per mua te gjitha fijet te cojne tek Berisha dhe te afermit e tij.
    Gjithe ato allishverishe duhet te kishin lene gjurme te thella, qe mund te gjenden ne cdo kohe. Ne banka le gjurme, ne pagesa tatimesh po ashtu. Pra aq i pazgjidhshem nuk eshte problemi.

    Kam frike se me Didi dhe Lici nuk mund te zgjidhet ai problem. Aq dine. Eshte nje steke pak sa e larte per ate polici.

    Aty duhe hetuar tere transaksionet financiare duke mos lene pas edhe institucionet e tatimeve dhe deklarimit te pasurive.
    Gjurmet jane aty.
    Te vritet nje shef banke nga “anonime” kjo eshte paaftesi e shtetit dhe strukturave te tij.
    Ai eshte padyshim ne dokumenta gjalle dhe per shume vjet te tjera.
    Ai flet, por askush nuk e degjon ose ben sikur nuk e degjon.
    Santon aty e keni.

  24. shqiperia says:

    O Mere nuk te veme kryeprokuror ty se ti i ditke te gjitha o vlla se qe te kene gisht komunistat e PS ose LSI kjo nuk mund te ndodhe kurre se nuk e lejon ti me keta qe thua, Shqiperia eshte bere per te qare vec nje burre e ka gjet fjalen qe i shkon shtat politikes shqipetare ish kancelari Austriak Vranitcki qe tha se ”ketu nuk po e gjej dot se kush eshte engjell e kush eshte djalli”.

  25. Misterin e ngjarjes e zbardhi me shpejtësi opozita, nga para televizorit: “Pas vrasjes qëndron qeveria!” Këtë zbulim e kryen njëkohësisht ish-kryetari i KQZ-së, Arben Ristani (tashmë deputet i PD) dhe ish-kryeministri Sali Berisha (tashmë… Sali Berishë dhe deputet).

    Ky i fundit shtoi se deklarata e policisë, që sipas tij kontrollohet nga qeveria, është “…vet-akuze e mirefilte per kliken Rama – Meta si porosites te ketij krimi!!! sb”.

    Ndërkohë që mund të kemi të bëjmë vetëm me një dëshmi të pabazë ose me moskryerje të detyrës nga ana e policisë, jamshqiptarqejamkrenar.com akuzon opozitën shqiptare se po tregohet shumë e butë me qeverinë. Opozita nuk arriti të kuptojë deri në thellësi deklaratat e policisë, ku duket haptazi, pas dëshmisë së qytetarit, se: Qeveria shqiptare qëndron pas epidemisë së Ebolës në botë.

    Jo vetëm kaq, por të lexosh me vëmendje, sheh se policia po “vet-akuzon” në mënyrë të “mirefilte” klikën Rama – Meta dhe për nisjen e aktivitetit të grupit terrorist ISIS. Është e pafalshme që opozitës i shpëtuan këto detaje.

    Ne, të jamshqiptarqejamkrenar.com, i lutemi opozitës të jetë më e vëmendshme herë tjetër e të mos na dalë me akuza qesharake, që nuk përmbajnë as gjysmën e krimeve që duken hapur se janë kryer nga kjo qeveri, mes të cilave nuk mund të mos përmendim… lindjen e Hitlerit

  26. Iremila says:

    Eh mor z.Mero.Ai palaco i con per gjah si TREBICKEN!

  27. aria libera says:

    Mero ceshtja eshte shume e komplikuar asnje nuk arrine aq larg dhe po arriti ceshtja mbyllet,eshte teper delikate tema ti besoj se e kupton qe kemi te bejme me sherbime sekrete dhe interesa nderkombetare,

  28. EHO says:

    Pasi lexova artikullin dhe disa komente qe ja vlen te lexohen me beri pershtypje komentuesi virtuoz Claus qe pas shume rrjeshtave te lavderueshme e prish ne fund kur thote:
    “”Te vritet nje shef banke nga “anononime” eshte paaftesi e shtetit….””

    Tani le te rrjeshtojme disa objeksione ne lidhje me fjaline dhe komentin e Clausit.

    E para:
    Qeveria Rama trashegoi pas 23 qershorit nje shte t& polici mafjoze e lidhur me krimin e brendshem dhe ate nderkombetar.Mjafton te permendim prodhimin e droges ne miliardja me shifra dyshifrore qe nuk ka nevoje per koment.Nje deklarate e para tremuajve e kryetarit te dhomes tregtise shqiptare –amerikane se ju keni ekonomi informale,nuk prodhoni asgje serioze,jeni kthyer si Meksika dhe mire eshte te legalizoni drogen duhet falenderuar per autpsine e tij per shtetin e vdekur te shqiperis eClausit.

    E dyta
    Ne krahasim me qeverine (mender) Berisha ,qevria e pas 23 qershorit eshte me vite drite larg talebaneve me kollare te Muleve,Bodeve,Imamave,bashave,topalleve…,qe e cuan ate vend ne vdeklje klinike.Por kjo qeveri po ben nje tolerim te lexueshem criminal ndaj bandes 2B e cila eshte dhe finacuesja e atyre “kompanive mortore” qe per cdo person ne shqiperi kane faturen e tyre dhe mjafton “sekseri” dhe vritet Santo apo dikush tjeter.

    E treta
    Vetem pak jave me pare Izet Haxhia nga Turqia jep interviste ku me fakte 101% te vertetuara tregon se Saliserbi ka kryer akte te pastra terrorizmi dhe do theksoja ate qe me makinen e bliduar te marre nga BSH me personel te Shikut planizoi masaker ne ambasden amerikane dhe ne kontigjentin gjerman.Pra lind pyetja :
    Pse nuk merret drejtesia,mediat,mazhoranca,dipllomacia dhe sherbimet secrete euro atllnatikase me deponimet bizarre me ze dhe me figure te Izet Haxhise por tolerojne ne menyre kriminale super kriminelin Berishoviq ??

    E katerta:

    Duket qe mafia ordinere me mafjen me kollare te berishajve qe shtrihet edhe ne brigjet e adriatikut dhe atllantikut ka mundur shtetin shqiptar dhe Edi Rama eshte I pafuqishem dhe ka ne dore vetem te marre kredi dhe te laje borxhet duke qene si taksidar,por qe dhe I kane vene nje detyre qe te beje show deri sa krimineli junior “ylli ne ngjitje” ta zevendesoje.

    E pesta
    Santo u vra pikerisht ne kohen qe policia po festonte fitoren e lazaratit dhe mposhtjn e grupi te tritolit
    Banda profesioniste e “grupit ciftelia” qelloi ne kohen e duhur ne vendin e duhur dhe ne personin e duhur.
    Eshet po ai grup criminal qe
    -organizoi 2 prillin 1991
    -zhduku remzi hoxhen
    -vrau kosta trebicken
    -dogji isa coben
    -vrau fatmir xhindin
    -helmoi ferdinant ponin
    -futi ne kurth sokol oldashin
    Dhe qindra aksidente te tjera me spitale apo dukei cuar pergjah.

    E fundit

    Te qeverisesh me “tongerllik” si Rama kur John Gotti I viqidolit ka te pushtuara mbi 70 % te pushteteve (nuk eshte nevoja ti argumentojme)

    Te qeverisesh me “tongerllik” si Rama kur Visho Ajazet dhe Gjin gjonet dhe lul pashicit po tallin bythen me votuesit e 23 qershorit nen zgerdhimjen e ca palo-ambasdoreve kjo eshte jo vetem deformim I 23 qershorit por dhe pshurrim mbi deshmoret e 21 janarit.

    hallall e ka patur ai popull,ajo klase politike,ai panel ambasdoresh dhe ca te permjerrur politike qe ja u sh..dheu nenen ai tarrasi se e meritonin.

  29. Tironsi says:

    Jam shume dakort me Komentuesin EHO.Z.Rama duhet te shkundet nga plogeshtia.Duhet te veproje me shpejtesi sepse ka shumicen me vehte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje