Të mashtrosh zyrtarisht për një banalitet

9 Tetor 2014, 20:40Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Për herë të parë kemi një dëshmi të ish- kreut të Prokurorisë së Apelit, Shkëlqim Hajdari, i cili dëshmon se kryeprokurori Adriatik Llalla e ka qëlluar atë fizkisht gjatë Konferencës së Prokurorëve, ku do të zgjidhnin një përfaqësues të tyre për Shkollën e Magjistraturës. Shkëlqim Hajdari i ka shkruar një letër presidentit të Republikës, kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit, ku pranon se kryeprokurori e ka qëlluar atë fizikisht në sytë e prokurorëve të tjerë dhe ky nuk ka reaguar.

Edhe pse është një akt i rëndë, të gjithë e kuptojmë daljen nga kontrolli të dikujt në një situatë emocionale. I tillë mund të ketë qenë me të drejtë dhe rasti i kryeprokurorit Adriatik Llalla. Në një moment gjaknxehtësie, mes polemikave për kurthe apo klane në Konferencë, ai e ka humbur qetësinë dhe ka qëlluar mbi një prej prokurorëve më të rëndësishëm në vend.

Deri këtu, edhe pse është goditje për shkak të detyrës, nuk do të ishte ndonjë gjëmë e madhe sikur të kalohej me një pranim të ndjesës nga të dy palët dhe mbyllje të incidentit.

Por, çfarë ka ndodhur?

Prokuroria ka bërë deklaratë zyrtare se Adriatik Llalla nuk është përfshirë në përplasje fizike dhe në as në ndonjë sherr me Shkëlqim Hajdarin. Në komunikatë flitet biles për dy prokurorë të tjerë, pa emra.

Tani kemi një deklaratë zyrtare të Shkëlqim Hajdarit, i cili thotë se është qëlluar nga kryeprokurori dhe është shkarkuar sot prej tij, pasi ky ka bërë deklaratën me shkrim në një letër drejtuar presidentit, kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit.

Deri këtu ishim në një situatë banale shqiptarësh gjaknxehtë, kurse tani jemi në një situatë prokurorësh mashtrues, të cilët manipulojnë fakte në rrugë zyrtare, duke kryer mashtrim publik.

Pas këtij zhvillimi duhet të sqarohet përse ka mashtruar zyrtarisht Prokuroria e Përgjithshme në deklaratën e saj, dhe nëse ajo e mbron atë, duhet të fillojë hetimi lidhur me letrën zyrtare të Shkëlqim Hajdarit, drejtuar krerëve të shtetit shqiptar.

Këtu nuk kemi të bëjmë me një mashtrim zyrtar të prokurorisë, çka dëmton katërcipërisht autoritetin dhe besueshmërinë e saj në hetimin e ngjarjeve kriminale në Shqipëri. Nëse ne nuk zbardhim dot një ngjarje në një sallë me 100 prokurorë, dhe gënjejmë për të zyrtarisht, si mund të besojmë më tek prokuroria?!

Ngjarja në vetvete nuk është aq e rëndë, saë është i rëndë mashtrimi mbi ngjarjen. Një ngjarje e tillë mund të mbyllej me një ndjesë dhe shtrëngim duarsh, por me sa duket ideja se këtu më lehtë mund të gënjesh dhe mashtrosh se sa të kërkosh falje, ka dominuar dhe në prokurori dhe po kthehet në qëndrim zyrtar.

Ka disa ditë që shqiptarët presin të mësojnë nga prokuroria të vërtetën për gjëra dhe më të rënda që kanë ndodhur në vend, siç është përgjimi i kundërshtarëve të Sali Berishës në parti dhe opozitë me të, të cilat duket se janë bërë pa leje të saj, ose duke keqpërdorur atë. Por, besueshmëria e një institucioni ku mashtrohet zyrtarisht për një ngjarje banale është aq e ulët, sa në këtë rast mund të kthehet në rrezik shoqëror.

Edhe disa detaje ka nga koha kur u bë shkarkimi.

Përveçse është hakmarrje ndaj asaj që ka ndodhur dhe është fshehur, për të siguruar një aleancë më të gjerë tek presidenti apo drejtuesit e tjerë të shtetit, Hajdari është shkarkuar një orë pasi ka bërë rekursin për rikthimin e Fullanit në burg, nga masa “arrest shtëpie” që është. Të gjithë e dimë që së paku presidenti është i ndjeshëm në këtë pikë, bile i është zemëruar kryeprokurorit që e ka arrestuar pa e njoftuar. Por, nuk besoj se tani beson që këtë e ka bërë prokurori i shkarkuar. Ky është një tjetër  dimension jobindës i prokurorisë. I një prokurorie të cilës jemi të dënuar t’i besojmë se është e drejtë, transparente dhe e ndershme, kur flet në emër të ligjit.

Sot ka provuar të kundërtën.

58 komente në “Të mashtrosh zyrtarisht për një banalitet”

  1. Viber says:

    Edhe Arben Ndoka (ish i denuar) del me i ndershem se Llalla pas ketij incidenti.

    1. Ezopi says:

      Ore po ky hajdari para 1 jave pas incidentit tha nuk ka pasur grushta. Tani me shpjegoni pak perse duhet besuar nje njeri qe e dredh si likja i lsi – se.

      1. koni says:

        Llalla,nje Prokurore rrugac qe na ka rene
        per hise te drejtoje organin e akuzes ne kete vend.
        Ne nje bote me Ligje,me e pakta ky soj banditi duhet
        te japi doreheqje nga te gjitha funksionet,ose vete
        Prokuroria duhet te hapte ceshtje penale ndaj tij.
        Llalla nuk duhet te jete me ne ate Detyre.Shteti Ligjor
        nuk ka vend per njerez me vese.

      2. loni says:

        EZOP
        E vertete eshte qe Hajdari ka thene keshtu apo po ja fut kot? Jam kurjoz ne cfare gazete eshte cituar tekstualisht keshtu qe te te besojme???

      3. andi says:

        Ezopi i Vucidolit, apo shpellave? Nuk munde te justifikosh nje Llalle rrugac e te pa cipe qe genjen zyrtarisht, nuk do munde ta bente as rrugaci me i pacipe nje gje te tille, por e bejne llallat e Sali kriminelit, njerezit e bandes se tije qe kane uzurpu institucionet e Shtetit Shqiptare. shume te veshtire e ka edi Rama te realizoje objektivat e veta e te PS me keto lloj Horrash e Kriminelash.

  2. Sh says:

    Keshtu mendoj dhe une, qe ngjarja ka peshen e saj te gabimit ,por mashtrimi
    eshte i pajustifikueshem ,teper i ulet ,keshtu u bene me karagjoze.

  3. Gjonoshati says:

    Të hakmerret duke grushtuar një kryeprokuror, do të thotë se ai tjetri e ka shkelur në kallo atje ku I dhemb më shumë. Ky tjetri, fatkeqi duhet të na thotë se a e meritonte atë ndëshkim dhe pse nuk e denoncoi më pare, por priti çastin kur e pezulluan nga detyra. Ai stan, o Mero atë bulmet ka e ka patur gjithmonë dhe ne kot mbajmë shpresat se do I thërrasin ndërgjegjes e tyre të kalbur në çdo qelizë. Vetëm fadromat do të bëjnë punë, në këtë derexhe si është katandisur kjo drejtësi bashibozukësh. Le të shpresojmë…

  4. MANUSHAQA says:

    LLALLA ESHTE ESHTE SHUM I PERLYER NE SHUM HISTOI KORUPTIVE PRANDAJ HUB DHE KONTROLLIN??

  5. Leo says:

    Po Dhallen me.. falni Llallen kush do e hetoje, po ti Hajdari po tu thafte dora mo po pse si kalama do sillesh po ti kishe rene mo se na turperove Tropojen mo na turperove fisin mo na turperove Bacen mo

  6. Claus says:

    Sinqerisht Mero, qe editorialet tashme jane kthyer ne nje monotoni te vertete, por kjo eshte me e pakta.
    Ke kohe qe permbajtja dhe forma kane rene teper poshte duke u marre me tema dytesore, terciare, pra shkurt me fenomene zenkash, grushtesh dhe vogelsirash te tjera.

    Te besh editorial mbi bemat e Cim Hajdarit dhe Llalles nuk eshte gje tjeter vec “varferise editoriale”, por kjo me duket se nxjerr ne pah dhe njeamshmerine partiake qe rritet nga dita ne dite.

    Gazetaret dhe analistet jane gjithmone ne “opozite” me qeverine dhe pika per kritike gjen ne kete qeverisje sa te duash.

    Nese nuk mund te besh editoriale nga pozicionet “opozitare” per shkak te linjes proqeveritare qe ndjek, te pakten mund te besh analiza per ndonje ngjarje nderkombetare qe sot gjen sa te duash.

    Sot lexova ne nje gazete perendimore nje ananlize teper te holle per “progres-raportin” dhe me gjere per shtetin e arnuar te Bosnje-Hercegovines, perfshi ketu edhe Shqiperine, por qe te ulemi dhe te lexojme mbi veprimet e nje njeriu labil si Cim Hajdari eshte sikur te na klasifikosh si njerez me intelekt te ulet.
    Faleminderit per mirekuptimin dhe pershendetje

    1. rezart says:

      O “claus”!
      Qe je kelysh i Berishes e dime mire,por qe je edhe kaq KOQE KANDARI nuk na shkonte mendja!
      EDITORIALET E MEROS JANE KULMI I SATIRES DHE FILOZOFISE NJEREZORE!
      Mero Baze me keto editoriale tregon se ka LLOGJIKEN DHE AFTESINE E JAROSLLAV HASHEKUT te famshem,ndaj ti,o MORRACAK nuk mund ta ERRESOSH kure vleren e tyre packa se hiqesh si gjynahqar!!!
      Mero Baze merret me ate qe eshte me e DOBISHME per Shqiperine e jo se i thua ti!
      Ai per kete eshte i pavarur se e sheh,qe RREZIKU ME I MADH PER SHQIPERINE eshte akoma KLIKA E Sali Berishes e jo Rama!!!
      Kane nderruar POLET,o Clauss(jo “bolet)!!!
      Tani kemi nje OPOZITE si ajo,qe kishte ENVER HOXHA pas CLIRIMIT,qe hiqeshin si DEMOKRATE,por punonin kunder Shqiperise!!!
      Do thuash ti,se cfare u beri atyre Enveri???
      Po ja,sikur te ishin keta PALO OPOZITARET E SHQUP-it atehere,A NUK E MERITONIN PLUMBIN BALLIT!!!

      1. plaku says:

        rezart,
        Une nuk e di se sa kohe ke qe je anetar i ketij forumi. Te siguroj se une,”Claus” dhe “beso” kemi mbi kater vjet dhe kemi kaluar momente shume te bukura dhe te trishtueshme ketu ne forum qe te tre, sic ishte vjedhja e dhjete votave te Edit, Gerdci, 11 janari, fitorja e zgjedhjeve dhe te siguroj se “Claus” nuk eshte “kelyshi” i Berishes por nje intelektual me shume kulture, i cili me “kritikat” e tija te sakta mendon te ndihmoi popullin dhe vendin e tij, dhe vjen ti “shpetimtari” dhe e ofendon pa pike turpi pa e ditur kontributine e tij shume vjecar ne kete forum.

        Edi ka thene dicka te bukur ne kuptimin, qe njerez si ti perpiqen qe ofendimin ta shesin per argument.
        Nuk arrij te kuptoj se kush ishte “opozita” kunder Enverit pas clirimit. Enveri kishte vendosur nje regjim totalitar qe nuk linte hapsira boshe per opozite sic le demokracia sot ne Shqiperi, sado e manget qe te jete.Une e kam jetuar totalitarismin e Enverit, dhe te siguroj se ai te fuste shtate pashe nen dhe ne se vinte re se tentoje ti merrje karriken.Ai zhduku gjithe bashkepunetoret e tij te ngushte, sepse vuante nga ideja se do ti merrnin karriken. Ai vuante nga trute e kokes.

        Pastaj cfare eshte kjo teoria e “plumbit ballit” ?!!! Ore mik, mos harro se je ne demokraci dhe demokracia ka lavdi zotit, rregulla dhe ligje. Bile, ne kushtetute sot nuk lejohet me ligj qe ti, si shtet, ti japish dikujt plumbin ballit. Ne Europe dhe Shqiperi eshtee ndaluar me kushtetute denimi me vdekje.

        Me kujtohet nje thenie e Cesarit : erdha, pashe, fitova. Ti thjesht vjen ne forum dhe menjehere nxjerr shpaten dhe ofendon njerezit e vjeter te forumit pa pike ……. duke pretenduar se ke monopolin e te drejtes dhe te se vertetes. Filosofi grek Sokrates ka thene se une di qe nuk di asgje.

        Mos ofendo, por argumento si njeri dhe jo si…….duke patur gjithmone parasysh se ndoshta drejta dhe e verteta ndodhen ne bregun tjeter. Me vjen keq por ti nuk je racjonal, sepse mendon se vetem ti ke te drejte. Ne fakt mua me vjen keq per ty, sepse erdhe dhe do hikesh nga kjo bote pa e marre vesh se si funksjonon ajo. Mundohu qe per cdo problem te degjosh edhe mendimin kunder ose siç thote populli : Degjo te dy kembanat, pro dhe kunder dickaje. Behu i ditur qe te jesh i lire thote Fatos Lubonja.

        Pershendetje

        1. Claus says:

          Ja pra i dashur “plaku”, qe duhet te harxhojme kohe per komente mbi zenkat e kolerikut Cim Hajdari, per grushtat e ne parlament te Rrokut a Frrokut, qe edhe po ti zesh me emer i vlereson. Duhet te hatrxhojme kohe per ndonje cicerime te Lulit ne Twitter dhe ne fund per “penalltine” e shkelqyer te Rames ne Elbasan, qe e genjeu Berishen me nje rotacion te llahtarshem beli!

          Keshtu eshte, kur ke nje opozite qe e ka marre lumi dhe pozita gjen kohe te na sjelle ca “Public Relations” te shpifura ku komentuesit e ministrise se Erion Velise shfaqin vlerat e tyre ne lidhjen e togefjaleve ne nje fjali te vetme.

          Kam dale ne nje perfundim jomodest, qe me shume bej opozite une ketu ne keto komente se sa ca derdimene qe jane mbyllur ne SHQUP, a thua se luajne domino si dikur tek lulishtja e Namazgjase, sic quhet sot.

          Sa per ate pergjigje qe ke shkruar me lart te falenderoj dhe shoh me keqardhje qe “vlerat” sa po vijne dhe po pakesohen ne kete forum.
          E kam thene dhe me pare, dikur ne komentet e mia mbi qeverisjen Berisha nuk kam marre asnje ofeze te vetme, ndersa sot nuk te falin, “te japin plumbin ballit”.

          Me vjen keq te marre neper goje “Ushtarin e mire Shvejk” (meqe ai tipi na kujtoi Hashek-un) se ishte me te vertete i mire, sa dhe para toges se puhskatimit qe do ti “jepnin nje plumb ballit” fale nje lutjeje te gjate pambarim beri qe koha e marre i solli mbarimin e Luftes dhe toga nga gezimi mori arratine duke e lene ate gjalle ne pritje te plumbave.

          Ndersa ai me siper nuk eshte gje tjeter vec nje militant, tashme jo me kapele te monarkise austro-hungareze, por me kapele republike ne koke, qe edhe ne kete moshe te “jep plumbin ballit”, pra nja “ushtar i keq Shvejk”, qe dergjet tere diten me gazete ne dore duke e kthyer ate gazete si tyte pushke duke u ngazellyer me citatet e Rames.

          Leri ne ngazellimin e tyre, se ja dimri po afron, energjia do te rritet, bashke me te rriten ne tere zerat e ekonomise kostot e prodhimit a ku ta di une, por ja, para kemi festen e 70 vjetorit te Clirimit, feste me te cilen mund t`iu a marrim mendjen popullit.
          Pastaj na vijne Krishtlindjet qe festohen nga te gjithe, pastaj Viti i Ri ku populli do te gajaset me shakarat e Filip Cakulit dhe ne fund te vjen nja fature pagese per tere ato gajasje rilindase qe jane bere me plot alegri.

          Se c`na vjen ne janar, shohim e bejme, por natyrisht qe dicka do te gjejme per popullin.
          Ndoshta do te kemi ndonje zenke tjeter te ndonje femije ne ndonje lagje, ku njeri eshte demokrat dhe tjetri rilindas dhe Mero do te beje ndonje editorial per te kenaqur shpirterat e ketyre “pushkatareve”.
          Per ate zenke demokratet do te dalin perseri nga parlamenti, ndersa rilindasit do te thone se ai capkeni nuk ishte rilindas, por nje provokator.
          Vetem vidoe e Vishos do ta zgjidhe ne fund ate pune.

          Te pershendes ne keto dite Tetori romantik.

          1. plaku says:

            Claus,
            Cfare te te them mik. Ti e di se une mesoj shume nga ty. Ti je mesuesi im ketu ne forum.

            Te uroj ty dhe familjes nje fund-jave te kendeshme.

      2. Petro says:

        Reze e arte je tamam.Vetem plumba ke ne goje.Dukesh qe ke dale nga foleja e Enverit.Si keta te tjeret.Me Nano, Sali, Rame dhe Mete.Po pse perdori plumbat Enveri nga palces se kombit perfunduam keshtu o i zi.Mire qe nuk the plumb te gjithe te deklasuarve dhe ish pronareve.E gezofsh o Reze ari kete mantel te vjeter te lyer me gjak shqiptari.

      3. Toga Zeze says:

        Rezkar!

        ai qe mundohet me cdo kusht te justifikoje dhe legjitimoje “dhenien e plumbit ballit”, jo vetem popullit te atehershem opozitar, por dhe disa prej ish-pushtetareve e bashkepunetoreve me te ngushte te njerit prej diktatoreve nga me faqezinj qe njohu historia e pasluftes, duke iu kundervene egersisht dhe pa kurrfare llogjike fjales se lire dhe mendimit ndryshe, ai ose duhet te jete nje militant partiak sylesh, ose perndryshe duhet duhet te kete qene vete pjese e toges se zeze, dmth. e asaj skuadre pushkataresh ende te panjohur, duart e te cileve te perlyera me gjak shqiptaresh s’do te kishte Drin te Bardhe qe t’i lante.

        Si lexues i rregullt i editorialeve te Meros, me lejo te te sqaroj se Claus-i, ose e thene ndryshe, personi te cilin ti si kokbosh qe je, je munduar t’ja ulesh vlerat duke u munduar t’a damkosesh me epitete vulgare shpellaresh, eshte dhe mbetet komentuesi me vleresimet nga me te saktat per temat apo ceshtjet qe trajton nje gazetar pro-qeveritar, gje te cilen s’ka nevoje ta marrin ne mbrojtje te tjeret, se nje gje te tille e ka pohuar direkt edhe ne njerin prej shkrimeve te tij.

    2. nendetesja 104 says:

      Claus behu gati se do te te damkosin si “tradhetarin” e komentuesve…..
      Ketu mik i dashur akuzohesh per “lesa Maestà”. besoj se e kuptuar ……..

    3. Ymer Abazi says:

      Per mendimin tim komentuesi “Claus” jo vetem qe ka te drejte, por eshte treguar shume i bute me Meron. Them shume i bute sepse te perdoresh fjalen “momotoni” per editorialet e Meros, eshte si ti shkundesh pluhurin nga supet, duke pretenduar se po e godet. Megjithese me posht perdor edhe shprehjen”kjo eshte me e pakta qe mund te themi”, perseri kjo shprehje nuk justifikon perdorimin e fjales monotoni ne lidhje me editorialet e Meros. Njeanshmeria e Meros ne editorialet e tij eshte aq e theksuar, sa une them se as nje militant i PS-se, apo nje i “dashuruar” mbas figures se Edi Rames, nuk do e bente detyren me mire se kaq.
      Jam i vjeter edhe une ne kete forum, pavaresisht se jam detyruar te nderroj shume pseudonime per shkak te shprehjes famakeqe “u kap koment i perseritur” per aresye se Meros dhe redaksise se kesaj gazete nuk i kane pelqyer komentet e mija. Kam qene shpesh shume i ashper me Meron, per aresye se shoh me keqardhje qe ky i fundit, nuk arrin te shkeputet nga gazetaria e “Realizmit Socialist” qe ka ne baze venien ne dukje te “arritjeve” te njepasnjeshme te pushtetit ne fuqi, dhe goditjen pa meshire te “armiqve” te tij imagjinar.
      E bera kete parantese per te thene se komentet e komentuesit “Claus” i kam lexuar gjithmone me interes, dhe te them te drejten nuk jam zhgenjyer asnjehere. Une e klasifikoj si nga te paktet komentues ne kete forum, me nivel te admirueshem, dhe me nje paanshmeri per tu lavderuar.
      Nuk dua te kapem me komentuesin “rezart”, por desha ti them qe eshte shume e dukshme njeanshmeria e tij partiake, gje qe ne komentet e zotit Claus nuk vihet re nje gje e tille. Fatkeqesisht ka shume te tjere me njeanshmeri te tille partiake, qe kur nuk ju pelqen komenti i dikujt qe kritikon Meron apo Ramen, vene ne perdorin arsenalin e tyre te sharjeve dhe fyerjeve nga me te ndryshmet. Ne rastin e Rezart-it, qe ne fillim te komentit te tij, e klasifikon Claus-in si kelysh te Berishes. Kjo tregon jo vetem nivelin e tij, por edhe qe eshte shume pak i informuar(per te mos thene aspakt) me qendrimet e Claus-it, ne komentet e shpeshta qe ky i fundit ka shkruar ne kete forum. Po e mbyll me ate qe shpreha ne fillim te komentit. Komentuesi Claus jo vetem qe ka te drejte, por eshte treguar shume i bute me Meron. Une do e konsideroja kete, si maturi nga ana e tij.

      1. Claus says:

        Te pershendes “Ymer” dhe te falenderoj per ate shkrim te rrjedhshem dhe logjik. Ke shume te drejte. Komentin e djeshem e kam shkruar jo dhe me aq “motivacion”. Dukesh qe paske cilesi analitike dhe psikologjike duke me nxjerre “komplet zbuluar”. Meqe shkruan se ke ndryshuar shpesh pseudonimet mendoj se e di se kush mund te jesh nga vete stili i shkrimit, qe rralle e gjen, por besoj se gaboj nese e deklaroj.

        Po c`rendesi ka. Cilesite e tua eshte mire qe te na shfaqen me shpesh ketu ne forum. Jo per gje, por na vene ne mendime dhe meditime mbi opinionet qe jepen nga komentues si ju. Jane disa minuta qe trokasin ne ndergjegjen tone duke na hapur nje dere tjeter nga rutina e puneve te perditshme.
        Te pershendes dhe te uroj: “Have a nice weekend”!

  7. Majakovski says:

    Me e pakta qe duhet te beje kryeprokurori A Llalla eshte kerkim ndjese ndaj Hajdarit e pasuar me doreheqje publike dhe ti hapi rrugen hetimit te ngjarrjes. Ne rast se ai nuk e ben Presidenti duhet ta pezulloje dhe shkarkoje nga detyra. Kesaj i thone krim ne pallatin e drejtesise.

  8. Oponenca free says:

    dy fjale per k.m. Claus.

    Eshte e vertete qe tema e Hajdarit dhe LLalles eshte disi monotone kur jane lejuar te kalohen nga paneli nderkombetar akte neonaziste si 21 janari apo holokausti i gerdecit pa u ndeshkuar.

    Mbasi propozove per ceshtje “te medha” nderkombetare eshte me me rendesi te behej ndonje artikull pe ardhjen e turpeshme te tre muskutjerve greko-file amerikane qe vijne per Himaren dmth eshte hera e pare qe ca zyrtare amerikane nderhyjne kaq hapur ne kolonine shqiptare.

    Para ca kohesh dhe ambasdori amerikane ne greqi u duk me fotografi ne segmentin cameri-himare..biles zoti mero botoi ca fotografi por i hoqi nga qarkullimi.

    Cfare mendimi keni ju zoti claus eper sa me siper (3 muskutjeret) meqe mbaheni erudit ? tng !

  9. capucino says:

    BRAVO MERO !!! KETA SHKERDHATA QE nuk lene te ndergjegjshmit te punohet…me keta zagare salei,eshte e kote…fshese,president,prokuror,gjykates te korruptuar….

  10. ona says:

    Nuk jam dakort me z,Klaus(Caus) per arikullin e Meros ,Meros i lumte qe nxjere ne drite se me ke kryeprokurore dhe prokuror kemi te bejme,,,,kur keta fshehin nje te vetet dhe nuk kerkojne falje midis njeri tjetrin cfare do presim nga njerezit pa shkolle dhe pa nivel,por ti sidukesh do jesh nje nga ata qe ke ngren ndonje grusht ose ke dhene nje grusht dhe nuk te vjene mire,,,,turpe per keta prokurore qe kemi,,,prandaj i beje thirje ne si popull te ngrihemi te gjithe per te zhdukur kete fare te keqe qe na mbodhi krimineli sali,,,
    Te falenderoj nga zemra per informacionet qe na jepni zoti MERO.

  11. Ky èshte brumi qè ka gatuar sali berisha dhe majaja e prishur qè i ka hedhur brenda .Çdo çorbè qè gatuan i hedh diçka brenda dhe pret atè qè dèshiron.

  12. liri says:

    ADRIATK LLALLA duhet me I rrah nje e nga nje te gjithe prokuroret dhe gjyqtaret e korruptuar,bravo I qofte se e meritojne,por sa ti rrahi perdite me mire LLALLA ti pushoje nga puna dhe ti fuse ne burg,keshtu ata do behen me te vlefshem.

  13. AP says:

    Në dy shqipëtarë njëri është maskara !
    Si mund të bëhet Shqipëria ?!
    Diktaturat na prezantonin para botës nga vitrina . Këto 25 vjet Bota na pa se kush jemi në të vërtetë- hajdutë e mashtrues ordinerë , nga sipër e deri poshtë . Terreni shqipëtar nxjerr sipër më pisat , e sa më lart aq më Pisa janë .
    Mallkuar qoftë një Atdhe i tillë ! Popuj të tillë mbahen vetëm me hu , huri del nga revolucioni.
    Rroftë revolucioni , çfardo revolucioni , bollë të jetë revolucion (komunist , fashist , nazist , islamik etj ).
    Poshtë demokracia shqiptare , kjo prostitutë e fëlliqur që varrosi kombin !

  14. shp says:

    O Hajdar.Kur ngatrrohesh me ndokend, asht ma mir me e zgjidh problemin aty per aty,grusht per grusht, dhe mund ti futshe ndoj grusht ma teper e delje fitimtar,ndersa keshtu sma merr mendja se fiton gja.

  15. gimi says:

    po mos u merreni me hajdarin se te gjithe drejtesin me keshtu tipash e kemi

  16. jezu krishti says:

    Cim Hajdari,(Pellumb Hajdari i vellai i Cimit) e shume skraparli te tjere jane shume lepiresa. Boll ben miliona.
    Shteti duhet ti konfiskoj milionat ketyre gjakpiresave.
    Ne Shqiperi duhet bere qilizem nga presidenti, Ilir Ngjal-Floriri dhe te gjithe bandat trojane te drejtesise.
    Duhet bere qilizem.

    1. ardi durres says:

      Cim hajdari esht tirons jo nga tropoja,zotni burre

  17. shqip hesapi says:

    Nuk e admiroj Meron si gazetar ,pavaresisht qe ka disa vjet qe eshte kunder Berishes.Gjate kesaj kohe mund te them se nuk ka anesi politike por jo se do te mbroje te majten.Meros edhe sot i lumturohet bytha nese Saliu i jep ndonje privilegj financiar.Ky Editorial mund te them se eshte bere si nje gazetar profesionist pa bythlepirje te sakujt.

  18. bruins says:

    Konfrontimi fizik ne vendet me shtet te konsoliduar eshte i papajtueshem, sidomos ne vendin e punes dhe pasoja eshte e padiskutueshme largim nga puna. S’e kuptoj Z Mero qe e sugjeron se kalon me nje shtrengim duarsh. Kurre. Ne ate nivel (prokuroresh) ka dicka qe duhet te hetohet, po kush do ta hetoje?? Pretigji i prokurorise???????

  19. sherifi says:

    Po keta ka vene saliu me nishanin o z.Mero, prandaj dhe punet e drejtesise tek ne jane aq mire.
    Tek ne eshte per te pastruar dhe shporrur qe nga presidenti,llalla,te zvendesohen komplet gjyqtaret qe nga gjykata e larte,ajo e fameshmja “gjykata kushtetuese”,k/prokuroret ne te gjith rrethe si dhe kryetaret e gjykatave,sherbimi informativ e me radhe, vetem keshtu mund te shpresohet qe nje dite do te kemi drejtesi ne kte vende.

  20. dini says:

    Per here te pare po kuptoj qe nje lig si puna e meros qeka i dobishem per ndonje rast si ky edhe per shoqerine..,.

  21. joel shkodra says:

    “Te gjithe e kuptojme daljen nga kontrolli … ne nje situate emocionale”. Si merr ne mbrojtje goditjen o Mero, e çfaredo lloji qofte ajo? Apo keshtu ke marre ne mbrojtje edhe terheqjen e veshit nga Rama, sepse ishte “situate emocionale”? Kjo fraze nuk duhej thene nga ana jote o Mero, e aq me pak, te na futesh te gjitheve ne nje thes: “te gjithe e kuptojme”. Jo, jo, une nuk e kuptoj, e, besoj, se ka edhe te tjere si une.

  22. orient says:

    -ç’do problem sado madhor banalizohet tek ne ,pasi njerezit jane te paafte per vendet qe perfaqesojne,..nje linje e ulet denigruese nuk na le te ngreme krye.

  23. shpetimi says:

    Per komentuesin free,

    Sugjerimi tuaj teper interesant,por edhe inteligjent.

    respekte.

  24. arberia says:

    Pa eulex ne Shqiperi nuk ka Drejtesi e Shtet ligjor,pasi jane perlyer te gjithe.Qe nga Sala ,Iliri e deri tek Koco Kokdhima,qe ben ligjin ne PS

  25. fshatari says:

    Ne bindjen time te brendshme ky Llalla me duket kokrra e mashtrusit.
    Nuk e di por menyra e shikimit gjysem te qeshur dhe kontrasti mes nofullave te dala dhe fjales se bute ,me bejne te mendoj se kemi te bejme me nje aktor `zog kurve`
    …nisur edhe nga fakti se Llalla thote tamam ate qe njerezit deshirojne te degjojne…gjithmone

  26. ndeshkuesi says:

    HAJDE DHE BESO TANI SE DO KEMI DREJTESI NDONJEHER,, ME DHALLTEN QE ESHTE VET NE KUSHTET E NJE PRECEDENTI PENAL!!!
    PO NUK SHKULEM ME RRENJE KRIMINELAT E BERSISHES QE, JANE: BUJAR NISHANI, ADRIATIK DHALLTA, DHE PO NUK U REFORMUA KLD.!! TA HARROJE QEVERIJA RAMA DHE MAXHORANCA SE, DO BEJNE SHTET NDONJEHER. POPULLI PO VEZHGON SHUM MIRE.

  27. Vjosa says:

    Qe te mos perseris, jam shume dakord me komentet e z. “Claus ” dhe ” plaku”….

    1. plaku says:

      Vjosa,
      Shume faleminderit per konsideratn.

      Te uroj nje fund-jave te bukur.

  28. Shqiperia says:

    Claus nuk eshte trushpelare si disa komentues kritik
    Kritika qe ngre Claus eshte teper e drejte ,por kete me shume se kushdo
    e vlerson vete Mero ,i cilie eshte i ndergjegjeshem per cfare shkruan.

  29. lexuesi i irrituar says:

    Komentet jane nje mundesi demokratike per te shprehur mendimin tone ,por eshte e qarte qe jo te gjithe ne kemi pjekurine e nevojshme demokratike per te pranuar qetesisht opinionin e tjetrit.Megjithese me vjen keq duhet ta pranojme me dhimbje qe duhet te kalojne shume vite per ta arritur …
    Me respekt per “plaku” : pretendoj te te them se formalisht opozita shqiptare ekzistoi ne parlamentin e pare pas çlirimit deri ne vitin 1946 kur u denua grupi i deputeteve…
    Me respekt “claus” : nuk e konsideroj problem te vogel skandalin me prokurorin e pergjithshem te Shqiperise , kur ne nje vend demokratik minimumi do te ishte doreheqja pa kushte ,sepse Ai eshte mbrojtesi i pare i ligjit ne Shqiperi.Nje fjale e urte thote “kur mbreti keput i pari nje kokerr molle , ata qe vijne nga pas e shkulin me gjithe rrenje”.
    Pershendetje !

    1. plaku says:

      lexuesi i irrituar,
      Faleminderit per korrigjimin. Ti ke te drejte per faktin se demokracia formale shiptare egzistoi deri ne vitin 1946.

      Pershendetje

  30. Arjani says:

    Te gjthe ju, qe me ne krye Clausin e quani editorialin e Meros pa vlere, tregoni ne rastin me te mire raportin e deformuar qe keni ju me perceptimin e organeve te se drejtes ne nje shtet demokratik.
    Por si antare te vjeter te ketij forumi,ju jeni shpalosur si ca avokate te hapur e te fshehte te Berishes dhe bemave te tij kriminale.
    Ne rastin konkret,nuk eshte e veshtire te kuptosh se ju direkt dhe indirekt keni dale ne mbrojtje te kryeprokurorit,pasi tashme e di edhe bufi qe Llalla nuk eshte gje tjeter vecse nje kryegardian i familjes Berisha dhe gjithe enturazhit te tij kriminal.
    Qe veprimi rrugacror i Llalles ka derivat te pa shmangshem doreheqjen, ju bashke me Clausin e dini mire.Dhe pikerisht kesaj pasoje doni ti dilni perpara, duke quajtur goditjen me grusht te nje vartesi dicka normale.
    Dhe kush e quan normale,ju, qe ne nje sher midis tre rrugaceve te parlamentit, keni mbeshtetur ne forum largimin e PD-se nga parlamenti dhe mezi po prisni qe dy deputetet e PS-se te denohen me burg.
    E sa per Meron,te jeni te sigur se ai tashme ka bere nje vend te respektuar ne Panteonin e gazetarise shqiptare, dhe jam i sigurt se nje vend te tille do ta beje edhe ne Panteonin e njerezve me te shquar te historise te Shqiperise.
    Faleminderit.

  31. Oponenca free says:

    dy fjale te tjera per plakun cam dhe ymer abazin.

    E morem vesh qe jemi trima dhe dinshume interneti.

    Teknollogjia e sotme na ka dhene lluksin qe te japim mendimet “prapa” kompjutrit por ne kete drejtim nuk duhet abuzuar sidomos kur dikush p.sh Mero flet me emer konkret dhe ka luftuar si burrat perballe berishes (pamvaresisht qendrimit prane SB deri ne 2006).

    Editoriali ne fjale eshte nje vertetim i asaj qe shteti shqiptar me derivatet e tij jo vetem ka kapitulluar por eshte bere pengese dhe rrezik per vete qytetaret.Ndersa paria e Tiranes : berisha kriminel,rama gaztor,meta mashtrues etj jane shperfyteruar ne menyre te pabesueshme dhe po mundohen non stop 24/24 te bombardojne ate popull fisnik duke i shplare trurin neper tv-ra.

    Ajo qe duhet te ngrene keta Clausat,plaku,beso dhe ca ymere te berishes eshte qe te kerkojene dhe te vene me shpatulla per muri (te pakten me komente apo artikuj) parine e tiranes dhe porno-ambasdoret e tiranes duke i kerkuar llogari:
    KUSH E VARROSI SHTETIN SHQIPTAR ??

    Ne perfundim i kam bere dy pyetje Clausit dhe po ja kerkoj dhe komentuesi “plaku”

    Cfare mendimi keni per tre “kryqzoret” politikane amerikane grekofilos qe po vijne me “drita te ndezura” per Himaren.

    Cfare mendimi keni per viziten e amb.amerikan ne Greqi qe i shoqeruar nga antishqiptari me i rrezikshem Nick Gage para 1 muaji per rikonicjon ne segmentin cameri -himare

    Ju komentuesi plak si cam qe jeni mos u merr me buzkuqin e klausit apo besos apo fatos ulkonjen qe e paske merak por nqs te ka ngelur nje fije gjak shqiptari thuaj nja dy fjale per ate Cameri dhe per ate Himare qe po na poshtrojne ne menyren me te ndyre te mundeshme.

    Eshte cfaqur nje film grek ne vitet 70′ me titull te pershtatur “cfare bere Thanasi” dhe me ngjan me ca komentues ketu qe kane vetem fjale dhe jo vepra..biles dhe ato fjale qe thone nuk i duhen kujt.

    1. plaku says:

      Oponenca free,
      Kisha keto gjera :
      – Faleminderit per shkrimin civil.
      – Per sa i perket pyetjes se pare, dua te them qysh ne fillim, se une jam me mendimin e Obames qe ne nuk duhet ne asnje menyre te mbetemi peng te kaluares sone.
      Ne te gjithe boten demokratike mund te mblidhen dy ose tre vete dhe te organizojne organizata te ndryshme. Kjo eshte e lejuar me ligj. Jam i bindur se keta “trimat” amerikane jane mashtruesa ( e kam thene dje ne forum ) qe vine vetem qe te marin votat e himarjoteve ne Amerike dhe asgje tjeter.
      – Ambasadori amerikan ne Greqi mund e vizitoje cfare te doje. Cfare pune kam une se cfare ben ai. Une di se Amerika eshte aleati strategjik i Shqiperise dhe basta.
      – Une jam i mendimit qe fjalet e shumta jane fukarallek. Une kam qene me tre femijet e mij ne Filat ku ka lindur baba im dhe di te te them si Filati ishte nje brime e vertete. Kishte vetem ullinj, nje farmaci, nje berber jo me univesitet ku mund te mesojne niperit dhe mbesat e mia. Te siguroj se femijet e mij, mbesat dhe niperit e mij jetojne shume jme mire ne Zvicer, Itali dhe Tirane se sa ne ate brimen me emrin Filat.
      Sa per Camerine, duhet te dish se ne Cameri nuk ka me asnje cam mysliman shqiptar. Populli im u vu nga ultranacjonalistet greke para alternatives o prano se nuk je shqiptar, kthe fene dhe mund te qendrosh. Populli im krenar nuk pranoi. Une ketu ne forum kam treguar se gjyshi dhe dy dajat e mij u vrane jo nga populli i thjeshte grek por nga ultranacjonalistet greke.
      Kujtoj se bota eshte per stabilitet dhe nuk eshte per ndryshim kufijsh.
      Cameria eshte qysh nga vitin 1913 territor grek dhe duam ose nuk duam ne ai do te mbetet territor grek.Une dhe familja ime shpresojme qe me vone me futjen ne BE do te marrim pasurite tona atje.

      Desha te kujtoj se, pas luftes se dyte boterore, per gabimet e shteteve te medhenj, mbi14 miljon gjermane u larguan me force nga Polonia, Cekia etj. Mbi 2 miljon gra gjermane u perdhuanuan dhe gjate perdhunimit mbi 200mije u vrane. Ata krijuan shoqatat e te te shperngulurve me force ne Gjermani, por ne vitin 1969 kanzelari visjonar gjerman Willi Brandt tregoi gadishmerine e njohjes nga Republika Federale Gjermane te linjes ODER – NEIS si kufiri me Polonine. Qysh atehere ka rene shume roli i shoqatave gjermane te te shperngulurve me force. C’est la vie. Keshtu e ka jeta.

      Probleme me pakicat kane edhe italjanet me serbet, rumunet me hungarezet, greket me bullgaret dhe turqit, maqedonasit me greket etj. por ama Amerika dhe BE duan paqe dhe statukuo.
      Keshtu pra miku im Camerine harroje, ajo nuk do behtet kurre toke shqiptare. Ne se atje do te jetonin camer shqiptare myslimane qe keqtrajtoheshin do te ishte pune tjeter, sepse do te behej fjale per te drejtat e njeriut.
      Ne filim te demokracise ne Shqiperi une isha perkthyesi zyrtar i shoqates Cameria. Beme nje konference shtypi ne pallatin e Kongreseve ne Tirane me gazetare te huaj. Nje gazetar amerikan beri pyetjen se sa cam shqiptar mysliman jetojne sot ne Cameri. Cfare ti thoshim, qe ata qe ndoshta ishin numuroheshin me gishta ? Gazetari amerikan nuk mori pergjigje, u ngri dhe hiku nga salla.
      Me vjen keq qe po te shgenjej por fatkeqesisht ky eshte realiteti.

      Pershendetje

      1. Oponenca free says:

        shume ke shkruar i nderuar plak…biles ke bere shume komente..nje keshille..ule pak numrin e komenteve se dhe dr. Clausi besoj se ka te njejten mendim.

        Persa i takon zyrtareve amerikane jo te gjithe jane engjej..psh vetem per nje fjale goje te Filip Rikerit ne maqedoni greket e amerikes dhe gjitht botes mblodhen miliona firma dhe ju drejtuar kongresit dhe Rikerin e terhoqen….E dyta: kur erdhi bill klintoni ne athine rreth vitit 2000 greket e priten jashzakonisht keq dhe ai ne intervisten e tij tha qe ne te gjithe jemi pak greke..megjithate greqia eshte ne Nato dhe Be..nuk kam kohe me shume se jam ne pune megjithate te urojme kombetaren per neser me danimarke…kombi shqiptar eshte me fatqe pas 1992 e me vone ka mbi 1 miljon shqiptare jashte qe e mbajne ate vend gjalle se po te ishte per Llallat,hajdaret,berishat,ramat,nano metat do ishte bere si cameria sot..have nice weekend !

        1. plaku says:

          Oponenca free,
          You too.

          Pershendetje

      2. Claus says:

        Nje “retorike” brilante “plaku”.
        Si e do noten sipas sistemit gjermanik apo atij shqiptar? Shkurt po e ve sipas sistemit gjerman: 1 (nje) me nje plus nga prapa ne sferen gazetarise, historise dhe komunikimit!
        Ka shume njerez qe vuajne ne berjen e debatit, por ti sot ke qene ne nje forme, qe edhe tibetianeve ja ke kaluar.
        Perse tibetianeve?
        Kete mund ta them ne ndonje koment tjeter, por ta them hapur, eshte nje kulture e vertete.

        Tani meqe dikush me ka kerkuar opinionin tim mbi tre kongresmenet qe kane marre rruget per Shqiperi.

        Nuk ju a di axhenden. Disa thone qe vijne per Himaren. Edhe ndoshta, cudi nuk eshte. Nuk e di nese dikush nga keta me ka ndjekur ne komente gjate debatit parlamentar dhe pikerisht diten e votimit mbi ndryshimet territoriale ne Shqiperi.

        Ate kohe kam thene, qe fjalimi patetik i Rames dhe tere shumices parlamentare, kur perballe kishin vetem nje oponent me emrin Vangjel Dule, nuk do te kalonte aq paq ne qarqet nderkombetare
        Por ne ate kohe si dhe sot mora nje mori fyerjesh dhe sharjesh.

        Dules ju perplas ne fytyre nje fllad nacionalist bashkuar me ironi dhe krenari nga Rama dhe askush nuk beri ze.

        Ata dukeshin sikur vinin nga ndonje vizite e Hoxhes ne fshatrat minoritare duke brohoritur ne ovacione qe shteti u siguron te gjitheve te drejta te barabarta, sipas asaj parrulleje te asaj kohe “Demokracia proletare eshte demokraci e vertete”!

        Ishte seance turpi qe do kishte pasoja. Dhe ja pasojat. Dhe per dijeni, qe prapa tyre nuk jane vetem tre vete, por eshte edhe ish-shefi i CIA-s, himarioti, George Tenet. Dhe kjo me sa duket se eshte harruar disi. Dihet se cfare ka dhene Tenet per Shqiperine dhe Kosoven.

        Shkurt dhe qarte, sot ne bote te merresh me minoritetet eshte sikur te luash me zjarrin. Kane nje mbrojtje ligjore si askush tjeter, ne Europe dhe kudo. Dhe kjo vjen si pasoje e nje historie te gjate qe nuk dua ta sjell ketu, por shume besoj se e kuptojne.

        Rama pati nje gezim casti qe e kisha te qarte qe nuk do te zgjaste shume dhe ja pasojat. Ne progres-raportin ishte nje minus i madh, ndersa nga USA po te vine kongresmene qe me fjalen e tyre ndikojne shume ne Kongresin amerikan.

        Ka nja dy vjet qe nje grup deputetesh gjermane erdhen ne mes te gushtit ne rruge tokesore nga Gjermania per te pare plotesimin e standarteve per pakicat kombetare dhe minoritet.

        Dhe a e di perse erdhen? Kishin marre vesh qe Lul Basha kishte djegur disa cadra te romeve tek ish-stacioni trenit per nje ndertim pallati.
        Pati ca shkrime ne media, por ambasada gjermane aq e ndjeshme per keto Probleme raportoi menjehere ne Berlin.
        Te gjithe thane: Hajde mo pune jevgjish, por ja qe ai grup deputetsh te Bundestagut u gjend aty, per t`u “informuar” per situaten.
        Pershendetje dhe fundjave te mbare.

        1. plaku says:

          Claus,
          Nuk e marr vesh kete pune! Ti prape ke te drejte. Une nuk e dija kete punen e fjalimit te Rames ne parlament dhe nuk ma merrte mendja se lobi grek eshte kaq i fuqishem dhe i ndjeshem ne Amerike. Une mendova thjesht se keta tre veta donin vetem votat ne Amerike, por me duhet te pranoj se ti ke te drejte dhe une kam gabim.

          Te uroj perseri nje fund jave te kendeshme.

          1. plaku says:

            Claus,
            Me fal se harrova, faleminderit per fjalet e mira. Helbete, mesuesi im ne forum quhet “Claus”.

  32. capucino says:

    krimi eshte llalla,krimi eshte berisha,krimi jane gjykatat…fuck!!!!!!!!!!!krimi presidenti…

  33. bilua says:

    Ju gjeti si nje here ne nje kohe o Baze qe ne stadiumin e Lushnjes “Loni Papuçiu” tifozet e traktorit sa here qe shikonin ndonje padrejtesi ne veprimet e arbitrit e shanin me “nene” arbitrin ” kur u afrohej polici(ne kete rast Saliu)fillonin e shfaqesoheshin duke kthyer sharrjet mbrapsh “nenen time,nenen time”!Keshtu eshte edhe puna e qeverise me Ju bashke .Ne 23 qershor nuk ka fituar Edi Rama por Sali Berisha ,respektivisht ne baze te fitores ai ka te drejten te drejtoje Presidencen,Prekurorine,Gjykate e Larte,Gjykatat ne te gjitha shkallet etj.Edvinit i ka lene vetem kolltukun e kr /ministrit e asgje me shume.Dhallet,Vishot jane trajnuar tek ajo shkolle qe beri Saliun kryekriminel e qe e mbajti e e mban akoma ne pushtet ndaj mos beni kot gam gam se jo zotrote me keto rreshta por as Ai qe zoteron gjithe ato karike nuk kane ç’fare ti bejne pushtetit Salihist.Ai e ata qe kane kapur institucionet e shtyllat e nje shteti do te dorezohen e bien nga drejtimi kur te doje dajko kali qe i sollli nga mali!

  34. AP says:

    Oponenca free !
    Të lexova me kënaqësi , bravo !

  35. Anonimi says:

    Paudhesia eshte vepra me e rrezikeshme qe munde ta coje nje grup , nje komunitet apo nje shtete ne VETEASGJESIM , ne fillim moralisht e me pas fizikishte, i paudhi eshte me i keq se zjarri , uji dhe mbreti . Ne Shqiperi te PAUDHET i gjene kryetare partie , ish kryeminister , presidente e ish presidente ,prokurore dhe ish prokurore , kryetare gjykate apo ish kryetare gjykate ,deputete apo ish deputet …analiste dhe ish analiste , media afer qeverise apo ish qeverise . Ju munde te me thoni se nuk jane te gjithe , do ju pergjigjesha se me te rrezikshem jane ata qe ishohin dhe i njohin mire te paudhet dhe nuk u tregojne vendin , te cilet me veprime apo mos veprime lejojne shkaterrimin e nje kombi te dale nga nje diktature totalitare , e futur vendin nje anarki te tipit primitiv sic eshte shoqeria shqiptaare .O I MADHI ZOTE , ndricoja udhe ketij populli dhe shpetoje nga paudhesit e krijesava qe ky popull i lindi , perpara se te behet V O N E …

  36. Mero Baze, eshte nji pene e arte per ditet shume te perkeqesuara politike qe kaluam, dhe nji zhbirues i te drejtes e te vertetes kudo qe eshte fshehur.
    Nuk mund ti hedhesh poshte nji gazetari kaq brilant, kur editorialet e tij permbajne vete ajken e te vertetave qe fshihen pas hijeve mafiozo— politike!
    Ku eshte monotonia ketu?
    Pyetjen e kame per te gjithe ata qe nuk i pelqejne keto shkrime te z Baze.
    Cfare duhet te hedhi ne editorial nji gazetare, kur behet fjale per nji paraqitje kaq te ulet dhe te shpifur te zedhenesve te prokurorise.
    Kurse, ata qe nenvlehtesojne emrin E. Rama, …..nuk e di se per ke tjeter politikan duhet te flasin mediat….per Berluskonin, apo per Safamin e vdekur!?
    Kurse, nji komentues ne del se eshte i vjeter….une komentoj ne forume, te pakten nga 2008 ta,ne fillim tek shekulli, dhe pastaj tek tema,por nuk do te thote se vjen dikush sot ne forum, me kritikon, me shan apo ku di une, dhe une te prekem sepse ai eshte i ri? Jo, more vllezer, demokraci kemi, kush do mund te flas cfare te doje. Mero Bazen, per punen qe bene, deri tani, nuk besoj qe ta kritikoj njeri per monotoni, fundja e fundit, ajo eshte “kazma ” e tij!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje