Kompleksi i qeverisë ndaj kundërshtarëve politikë

30 Tetor 2014, 21:05Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

 

Në një kafene pranë stadiumit “Dinamo”, policia zbuloi dy ditë më parë një lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Në përpjekje për të ndaluar pronarin, policia pyet kamarierin dhe ai i tregon dikë që pinte kafe aty. I arrestuari nuk rezulton të ketë asnjë lidhje me lokalin, dhe as ndonjë kontratë qeraje me të. E vetmja lidhje është se dikur vëllai i tij ka qenë ortak me Arben Ristanin, i cili vazhdon të jetë pronar i loklait që kishte bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

I akzuari kot ka dy ditë brenda, ndërsa Arben Ristani, i cili figuron pronar në hipotekë i lokalit, nuk është thirrur nga policia, nga frika se mos politizohet aksioni. Akoma deri tani nuk kemi më asnjë informacion se i kujt është biznesi në lokalin e Arben Ristanit, por i kujtdo që të jetë, kontrata e dritave është e pronarit të lokalit dhe ai duhet të pyetet i pari. Po të mos ishte Arben Ristani deputet, tani do ishte arrestuar dhe PD do të dilte të akuzonte qeverinë për arrestime politike. Tani që nuk po arrestohet, por po tolerohet në mënyrë kriminale, PD nuk po del të thotë që policia është selektive dhe pushteti po favorizon një deputet. I gjithë ky rreth vicioz vjen nga fakti që në të vërtetë policia ka ceduar vërtet nga ligji për të mbrojtur një deputet të PD-së, nga rregulli i përgjithshëm i parimit mbi të cilin ka nisur aksionin.

Emisioni Fiks Fare ka arritur të zbardhë gjithë pronësinë e Arben Ristanit, dhe mungesën e fajësisë së qyetarit të arrestuar, dhe tani ka dalë qesharake edhe qeveria, edhe opozita. Qeveria që arreston një njeri kot, që mos të arrestojë Arben Ristanin, dhe opozita që nuk proteston pse tolerohet një hajdut dritash dhe arrestohet një qytetar i pafajshëm.

Një rats tjetër i ngjashëm që dëshmon kompleksin ndaj opozitarëve të dobishëm është ai i Eduard Ypit. Diçka të keqe më ndolli dje një intervistë e tij në një medie, ku sulmonte Ridvan Boden se ky i fundit paskësh bllokuar pagesat e firmave të ndërtimit në thesar. Zotëria në fjalë ka qenë hiç më pak se drejtor Thesari. Nuk dua të mbroj Ridvan Boden, por dihet se mungesa e parave për kompanitë e ndërtimit ishte politikë e Sali Berishës, që di të bëjë vetëm piramida. Dhe kur jepte ai ndonjë lek, ata që mezi i prisnin, duhet t’i lagnin fytin dhe t’i ngrohnin xhepin drejtorit të Thesarit, që t’i merrnin.

U tremba dje kur pashë se Eduard Ypi kishte sulmuar Ridvan Boden, pasi ky njeri ka gjithë jetën një parim. Në fund të viteve tetëdhjetë denonconte ish- zëvendësministrin e Brendshëm pse kishte liberalizuar të drejtën për një batanije më shumë në burg, dhe kërkonte të hiqej kjo lehtësi, se ata (edhe ai vet) nuk e meritonin. Në vitin 1996 i puthte këmbët Sali Berishës ditën që vodhi zgjedhjet, me shpresë se do ta lejonte parajsën e tij tek Banka Tregtare, ku bëri rrush e kumbulla lekët e “Popullit” të Xhaferit e Gjallicës. Në vitin 1997, pasi e pa që Sali Berisha mori fund, i puthi këmbët Bashkim Finos ta bënte drejtor SHIK-u në vend të Gazidedes që u arratis, natyrisht duke sulmuar Berishën. Kështu e shtyu duke qenë me radhë me gjithë pushtetet, deri sa në vitin 2009, pasi dha kontribut familjar kundër kundërshtarëve të Berishës, ky e rimori, duke e futur në punë drejtor Thesari tek Ridvan Bode. Kur e pashë që kishte sulmuar Ridvan Boden, më sëmboi diçka se do ta kishte rregulluar me këta socialistët. Dhe e paska rregulluar. Sot ata e votuan në parlament si anëtar të Bordit të Konkurrencës, një vend i nderuar teknicienësh.

Po e harroj një moment kameleonizmin e tij politik, por boll të marrim mënyrën si ai ka drejtuar Thesarin, ai duhet të ishte në burg. Burime nga Ministria e Financave më thonë se sistemi i Thesarit është lënë pa suport teknik prej shkurtit 2014 dhe kjo mund të shkaktojë një tërmet në rast se sistemi bie, pasi nuk ka më “backup”. Ky njeri që ka drejtuar atë institucion, kaloi më pas në një drejtori më pak të rëndësishme dhe tani arriti të marrë mbështetjen e socialistëve për në një bord institucionesh të pavarura, vetëm pse foli kundër ish- shefit të vet.

Ky është një kompleks i pashërueshëm i keqpërdorimit të njerëzve deri në vdekje, si spiunë dhe të pafytyrë, në vend që të përzgjidhen njerëz me dinjitet dhe profesionistë. Nëse Ridvan Bode është përgjegjës për atë që ka ndodhur, arrestohet Ridvan Bode, nuk shpërblehet një zvarranik, i cili për të qenë vartës i Bodes, është vetëposhtëruar disa herë.

Shumica nuk ka pse kompleksohet nga kundërshtarë të saj që shkelin ligjin, duke shamngur hetimin për ta, dhe duke përdorur njerëzit rrotull tyre.  Nëse Arben Ristani ka bërë lidhje të paligjshme tek lokali që është pronë e tij, të arrestohet si gjithë të tjerët, ose së paku t’i shkojë kerkesa për arrestim, nëse ai nuk tregon kush e ka bërë lidhjen në pronë të tij. Nëse Ridvan Bode ka përgjegjësi për mospagesë firmash, të hetohet, por jo të shpërblehet një fajtor direkt, ish- vartës i tij, vetëm se e denoncon atë një ditë para se të rimarrë një post nga socialistët. Kjo nuk nxit as ndëshkueshmërinë, dhe as stimulon personalitet në administratë. Kështu do kemi vetëm sharlatanë që vjedhin dhe mbrohen me teserë dhe sahanlëpirës, që ecin duke ndërruar tesera.

48 komente në “Kompleksi i qeverisë ndaj kundërshtarëve politikë”

  1. votuesi says:

    Emerim i turpshem

    1. Shefqet Cela says:

      Veprim aq i turpshem sa nuk po arrij ta konceptoj.
      Njerezit e peshtire me shume fytyra, ose si ne rrasin konkret pa fytyre fare e gerryejne pushtetin, sado i drejte te jete.
      Shpresoj ne anullimin e ketij emerimi!
      Bravo Mero!

      1. serqozi says:

        ti mero pse nuk flet per drejtoret e shkollave qe si ne qeverine e kaluar edhe ne kete qeveri i shantazhojne mesuesit per tu marre leke here pas here ne kembim te dokumentit te performances. kush mesues paguan drejtoret lejohet te punoje rehat per ca kohe , kush nuk paguan kercenohet me performancen dhe rrezikon punen , pavaresisht si e ben punen

    2. fb says:

      Shume i sakte shkrimi i Bazes. Boll me Ypat dhe me rrypat. Ka plot profesioniste qe kane ngelur pa pune 8 vjet se i luftoi diktatura e Berishes dhe jane akoma pa pune. Ne vend te tyre emerohen keta plera si Ypi. S’mjaftuan emerimet nga LSI qe Edi thoshte qe duhej patjeter. S’mjaftuan as drejtorat nga g99 qe nuk morri as 1 perqind ne zgjedhje. Por keta Ypat me care i justifikon ky Rama? Mire qe e mbushi qeverine me ministra dhe drejtore kalamaj sic i quan Ngjela, por keta Ypat qe jane pensioniste te degjeneruar pse i emeron? Shqiperia nuk ka opozite sepse PD eshte nje tufe hajdutesh. Te vetmen opozite mund ta bejne vete socialistet sic beri dhe Gramoz Ruci sot ne parlament. Duhen kundershtuar te tera gafat e Rames, tashme po fillon viti i dyte i qeverise dhe ska me justifikime.

    3. vani says:

      Ai e ka “Denoncuar”shefi e tij, Boden,ne marveshje te plote me vet Boden!… Socialste,sapo jane peshkuar…

      1. askushi says:

        Edvin kristaq rama ka treguar qe eshte frikacak ndaj kundershtareve politike edhe pse premtoi dhe mori mbeshtetjen tone per venien para pergjegjesine ligjore te krimineleve te shumte ne seline mafioze te partise se doktorit (PD). E imagjinoni se c’do t’u kishte bere sali krimineli ketyre lepurave po te ishin keta ne vend te sales, lulzimes, bodes, ristanit te kqz, imam hajdutit dhe sharlataneve te tjere te llojit dizenjatorja qe ka vjedhur gjysmen e shkodres…

  2. Geri says:

    Mero, shterngoje penen
    e bej shkrime si ky dhe mos harxho editorialet si shume here kote se koti.Per sonte komplimente.

    1. Pelasgian says:

      SHYQYR , SHYQYR ! Duhet me kthy 1 gur mrapsht i themi ne nga Laci .

      ASNJE ARRESTIM SERIOZ PER ATA QE SHKATRRUAN KTE POPULL !

      AS MZIU , AS FULLHAJNI , AS BERISHA E AS LULI E AS KY E AS AI E AS ATA ( TE GJITHE SUPER HAJDUTE DHE KRIMINEL ) !!!

      Ne Shqiperi duhet te shkel CIZMJA ANGOSAKSONE per nje periudhe te gjate qe Shqiptaret te MBUSHEN ME MEND !

      PS = Qeveria dhe Pinksat nuk i denojne DemoKARAT sepse DUAN TE VJEDHIN NJESOJ SI PARAARDHESIT E TYRE !

  3. Kendveshtrim tjeter says:

    Ajo qe me ka bere me shume pershtypje,socialistet i paskan shume per zemer, bythlepiresit!

  4. A.K. says:

    Me pelqen shume dhe pajtohem plotesisht me logjiken.Sahanlepiresit do mbijetojne gjithmone,vecanerisht kur drejtuesit e tyre kane nevoje me shume per reklame se sa per te rregulluar punet.Jane njerezit me te pershtatshem per drejtuesit medioker.

  5. Bobi says:

    Ja ku po fut uje dhe Ripjellja…. mjere socialistet e ndershem!

  6. ed says:

    Albanistan!
    Qeverise se Shqiperise i mungon sensi politik dhe kurajo per te denuar ata qe duhen denuar dhe per te lene te kalben ata qe jane te kalbur.

    Turp ne te dy rastet sepse po tregohen legena. Me fjale thone “te gjithe te barabarte para ligjit”, por mjafton te gervishtesh pak bojen dhe del genjeshtra sheshit.

  7. Ke te drejte Mero akoma meren me kufoma si puna e ketij eduart Ypit se cfare politike muti mund te bente eduarti kur u arestua ne Burrrel vetem ai e dinte Gjithe jeten eshte lepire mbas te tjereve dhe keta qe erdhen ne pushtet nuk e di pse e pranojne Sa per dritat pse nuk i mbyllin lokalin arben Ristanit qe nuk paguan dritat Po keshtu eshte edhe gruaja e atij Artur Canit te News 24 qe ka gruaja e tij 450 milion leke te vjetra pa paguar nga bisnesi per nje sallon bukurie be Bllok Pse nuk e mbyllin lokalin tek Komuna e Parisit ‘Palma’ qe ka nje shofer i Minsitrise se Arsimit nuk e di a punon me atje se eshte dhe miku i Pollos Jane te gjitha lokalet ketu tek komuna e Parisit nuk te jep nje bilete te printuar Ke nje pike shumice ketu ‘Xhangolli” nuk jep asnje bilete megjithese ben xhiro ndoshta miliona ne dite. Ky eshte informaliteti luftojeni ate

  8. Sh. says:

    Per trushpelaret, ky editorial eshte per te kuptuar rolin e Qeverise, qe po
    “Rilind” kete vend te taraflleqeve ,duke i vene perpara ligjit shenjen e =
    ? ? ? :P:P bla bla bla …

  9. ona says:

    ndoshta kete moster YPIN e kane marre per te qene spiun i dejshem i Bodes dhe me rradhe,,,turpe dhe keq per kete veprim qe kane bere ,sigurisht jane suqerimet e Monikes ,,,pak specialiste ka qe nuk jane perfshire ne korupsjon,,me keqe ardhje po ky vend nuk behet.

  10. tahiri says:

    Pse nuk pyet asnjeri, se ku I gjeti parati Ristani per lokalin ne mes te bllokut qe kushton minimumi 1 million euro?
    Pse ne shqiptaret jemi kaq indiferente karshi pasurimit ne menyre kriminale te nepunesve publike?

  11. bajaneta says:

    Dava spiunesh si ne qevrite e emeruara dhe ne Moshe

  12. matura79 says:

    Kurajo z. Baze! Uroj qe te godisni me shpesh dhe me fort keto shfaqje te rrezikshme per qeverisjen socialiste. Aq me teper ne kushtet e nje te ashtuquajture opozite qe s’eshte gje tjeter veçse nje bande hajdutesh, mafiozesh e deri kriminelesh. Ju jeni realisht sot te vetmit rojtare te demokracise dhe shtetit ligjor ne Shqiperi! Dhe socialistet kane dhene prova qe e dine mire se si te korruptohen me keq se paraarardhesit e tyre. Nuk harrohen hajdutlleqet dhe hajdutet e qeverisjes se meparshme te PS me F.Nanon ne krye, aq me teper qe nje pjese e mire e tyre, ne vend qe te jene ne burg, sot i shohim akoma te na shesin moral si deputete te PS. Vigjilnce pra!. Do te isha i kenaqur te shikoja te denoncoheshin apo te arrestoheshin per vjedhje te energjise edhe eksponente te PS apo LSI, qe me siguri nuk jane te pakte ne nje shoqeri te hajdutizuar pothuajse teresisht si kjo e jona. Bile dua te besoj se Edi e ka inteligjencen e duhur te kuptoje qe nese godet fillimisht te vetet, atehere do ta kete 100 here me te lehte vendosjen e shtetit ligjor (nese e ka gjithnje seriozisht). Dhe te mos kete frike se humbet vota, jo. Eshte pikerisht e kunderta, qe do te humbase 100 vota hajdutesh, por do te fitoj minimum 1000 vota nga ana tjeter.
    Te falenderoj edhe nje here per guximin dhe kurajon qe tregon.

  13. john tirana says:

    Z.Baze.
    Si eshte e mundur qe lajmi per vajtjen e prokurorise se krimeve te renda ne Albpetrol u zhduk menjehere nga faqja juaj dje? Ky duhet te ishte sot lajmi I dites. Por sot ka nje heshtje totale nga ju dhe mediat e tjera. Heshtje gjithashtu misterioze edhe nga opozita qe merr zjarr edhe per hicgje jo me per nje scoop kaq te madh. Cila eshte dora e fuqishme qe ben Temen, gjithe shtypin, poziten dhe opoziten te heshtin? Si mundet ju qe pretendoni te jeni nje gazete e pavarur dhe profesioniste te mos keni guximin te ndiqni dhe investigoni kete lajm? Pergjigja ne keto raste eshte “ndiq kush perfiton nga ky korrupsion dhe fijet dalin qarte”. Nje gazete e rendesishme perendimore po investigon kete history dhe shume shpejt do pasqyroje fijet dhe kush I kontrollon ato. Por kjo eshte nje sfide qe I drejtohet gazetes tuaj per te pare se sa te pavarur dhe profesioniste jeni ne te vertete apo ju bejne te heshtni me nje telefonate nga Kuvendi!!!!

  14. buleron says:

    kjo eshte e pafalshme edhe deputet edhe te vjedhesh energji nuk e imagjinoj dot ne cvend tjt te botes mund te ndodhe kjo, turp i vertete

    http://bit.do/deputetet-e-PD-vjedhin-energjine-tashme-kapet-Ridvan-Bode

  15. Drjtesia vonon por kurre smenon... says:

    Perdorimi i ish-kundershtareve eshte parim i trasheguar nder shekuj, ku sundimari i rradhes e mbeshteste sundimin e tij ne “te tredhurit” e administrates paraardhese…Enveri me shume kishte spiune ne rradhet e ish te perndjekurve dhe ish-kolabracionisteve, Saliu ne mesin e ish-socialisteve dhe ish te perndjekurve njekohesisht, Nano dhe Rama ne mesin e ish-demokrateve…Lista e spiuneve dhe te pa-boshteve trashegohet nga nje administrate ne tjetren, se me keta njerez te frikesuar, te korruptuar dhe lehtesisht te shantazhueshem punohet shume lehte, pamvaresisht se ne fund te fundit kusuret i paguan zhvillimi i vendit…

  16. ana says:

    Absolutisht e drejte Mero!!
    Eshte tupshme dhe e patolerueshme qe nje njeri si Eduart Ypi te votohet nga kuvendi per tu emeruar ne nje pozicion te tille.
    Ai nuk eshte asgje me teper se nje zvarranik pa personalitet dhe respekt per veten qe mundohet te perfitoje nga te gjitha anet duke u bere ure dhe duke lepire menderen e gjithkujt qe i del perpara vetem per te kapur nje post.
    Pale te flasesh pastaj per aftesite e tij profesionale????
    Nuk e di si mund t’a pranoje dhe ta votoje nje njeri si Ypi, i ashtuquajturi deputet i ndershem i PS Brace?????

  17. NjeQytetarOptimist says:

    E njoh une e njeh ai shkon ky muhabet ne Shqipri.. Nuk shkeputemi dot nga tribalizmi..

  18. sherifi says:

    Shume dakort me kte shkrim z.Baze,keto specie si puna e ketij Ypit duhen eleminuar,se ka edhe specie te tjera qe nuk jetoin me dinjitet por vetem me bythelepirje,kata tipa jane shume te rrezikshem per shoqerine dhe ne vecanti per mazhorancen qeverisese.

  19. RIP ALBANIA says:

    Qe ka kompleks qeveria sotme per kundershtaret politike eshte e vertete por kjo nuk po ndodh vetem tani me Ristanin,biles ky eshte peshe “pupel” ne krahesim me dinosauret e 3B.
    Nuk eshte secret te themi se Edi Rama ka vetem celsat e kashtes.Kjo u vertetua ne arrestimin “spektakular” te dr.prof. Xhelal Mziut qe u fut ne burg me drita te ndezura dhe u lirua si Mandela.Kjo ndodhi se KLD,gjykatat,presidenca,prokuroria,shiku etj jane ne dore te kupoles kriminale 3B
    Ironia me madhe eshte me PS se nga mali me krime monstruoze te klikes berishiane eshte proceduar penalisht vetem…Shpetim Gjika ..bashkluftetari I Rames.Por neveri eshte me vete pallatin e Bashes dhe te vjerrit te tij ne Vlore qe edhe pse ishte nje krim mjedisor I dokumentuar rilindassi Rame e pagoi sa frengu pulen miliona dollare dhe u shfajtesua se u prish se kalonte projekti I Lungomanares dhe e “shpronesoi” ..vazhdimin e komentit ne kete pike e ben lexuesi.
    Kete rrypin Eduart nuk ja vlen te kometoj se te tille gjysem spiuna dhe gjysem te perndjekur eshte mbushur ai vend.Nje tregim I tij para ca kohesh me titull “A KE QENE SPIUN O BA” edhe pse perpiqej te shfajtesohej binte brenda me fjalet e tij.Sidoqofte ne krahesim me spiune “outside-er” si artan hoxha ,prec zogaj,apo blendi fejziu etj eshte me I vuajtur dhe meriton meshire se e ka ngrene nga ted y krahet.
    Njes hkak madhor pse ediramistet nuk “sulmojne “ berishistet per ti vene prangat eshte dhe faktori arvizu qe dikush me te drejte e quajti LMT-Leka I trete qe shquhet per te vene vija te kuqe per klasen politike dhe mendoj se Edi Rames I k a vene ndonje rreth te kuq.
    Nuk eshte veshtire te kuptohet mesazhi I tij ne 21 janar kur tha per berishen qe eshte Burre Shteti qe do te thote se eshte I vene nga arvizute ne ate post dhe nuk lejohet te preket dje,sot dhe neser.
    Ne kete vale eshte dhe shprehja per Bashen si yll ne ngjitje qe do te thote se ai do jete k/m I ardhshem I shqiptareve ky “princ I kalter” qe ka arome beogradi si dhe nuni I tij.
    Eshte e lexueshme qe fitorja “spektakulare” e 23 qershorit ishte nje bllof ambasdorial qe u realize me “shtangistin” Ilir Meta si koqe kandari per te realizuar kalimin me telekomande te pushtetit nga ujku berishe te xhirafa edi rama. Per garanci “ 3 muskutjeret” arviz-wolfarth-sequi ne 2011-2012 ja bene b’YTHE mendjen Rames dhe I moren me dredhi Presidentin,ProkuroinShikun duke qene kamikaze te Berishes.
    Sot ne keto kushte te nisesh nje beteje kaq te rrezikeshme (edhe pse eshte e drejte por jo ne kohen e duhur) dhe duke patur neper kembe Ypat dhe rrypat e Berihsajve eshte IMPOSIBLE MISION dhe ka gjas a te jete mina e fundit me sahat qe do I plasi ne duar Edi Rames.
    Sido qe te dale ky rezultat 1-x-2 rendesi ka do jete nje fitore si e Pirros Epirit,sepse nqs Edi Rama nuk kembengul duke perpalsur fort grushtin migjenian ne tavolinen e atyre qe ai I quan “garante nderkombetare” per clirimin e shqiperise nga pushtimi nazi-berishist cdo gje eshte e kote.
    Nqs nuk kerkon denimin e bandes 2B per 21 janarin,gerdecin,rrugen e kombit,1997-1998,,otranton,varrezaet r gerkut ,detin jon,genocidin e haklajve etj per te cilet mori votat ne 23 qershor do ishte me e ndereshme te jepte doreheqjen.
    Vazhdimi I betejave te tije pafundme me gropat e gelqerev,lojrat e fatit,grupet e tritolit,kombinatet e droges,lidhjt e paligjeshme elektrike ,fugonat,ndarja territorial,INUK ,gjobat e trafikut do ti lodhin aq shume shqiptaret sa do harrohet k/krimineli berishe dhe zagari I tij Lul.
    Pra nuk eshte koha e nje lufte frontale me energjine elektrike ne prag te “dimrit te madh” qe po vjen perpara.Njerez te fuqishem qe ka nxjerre njerzimi (te mire apo te keqinj) si Bonoparti apo Hitleri kane deshtuar vetem nga dimri..me perjashtim te atij te personazhit te Kadarese te Dimri I VETMISE madhe e fitoi betejen.Edhe pse sot ka njerez qe bejne shurren si kanibale te varri I tij prape se prape me menyren se si po sillemi si popull me energjine elektrike kete “white gold” duhet te themi qe enver hoxha nuk paska qene aq shume dictator por me teper zbutes I nje ferme me kafshe te Orwellit…Pse do thoni ju..po ju jap nje fakt te fundit :
    -Ne 1993 Sali Elezbiberisha nen zgerdhimjet e Rajersonit dhe perversit Blerim Celes futen ne burg me egersi sikur te ishte terrorist kryetarin e opozites atehere Fatos Nanon per llogari te treteve…Ndersa k/m I ardheshem Lul Bashici vodhi mbi 300 miljon euro te rruga e kombit dhe u shperblyeme postin e kryetarit bashkise dhe postin e kryetarit te PD..Mos harrojme se ky antishqiptar kur ishte minister transporti vizitohej privatisht ne shtepi nga ambasadoraj M.R. per te nisur “badiava” rrugen e kombit dhe dihet qe kjo rruge nuk ka perfunduar dhe po vihen taks te reja kalimi ,eshte dhene nje 200 miljon shtese dhe do jepet me koncesion..pra 4 fish jane vjedhur shqiptaret nga ylli ne ngjitje.
    Pra zoti Mero ne nje fare menyre qeveria ka te drejte te kete komplekse per kundershtaret politike se ato kane nje fare imuniteti nga LMT leka I trete qe ndodhet te rruga elbasanit.Pra nuk eshte pune Ristanesh,Ypash dhe rrypash por eshte me e thelle; jemi nje republike ambasadoriale ku pseudo k/m aktual si valiu vilajetit Tiranes eshte kryeveqilharxh dhe taksidar…deri kur te perplase grushtin ne tavoline si ne rastin e atij serbit Irenej qe per fat te keq ka berishet ,fazllicet dhe bashet e tij si gjyle ne kembet e rames..

  20. Pirro54 says:

    Kur ngurohet per te zbatuar ligjin dhe pasojat e tij ndaj nje deputeti te thjeshte vajhallit ne se para ligjit do te duhet te vihet Sali Berisha apo Basha…?

  21. sotiri says:

    Z.Baze shyqyr qe shkruan dicka pozitive si ngjarje.Si ky Q-ypi ka ende dhe do te kete.PS-ja duket sikur po ben cdo gje me euforizem.E vetmja gje eshte se fonde te pa logariteshme po prishen si bum regullim qytetesh,me trotuare jashte mases te gjere,ku rruga mer dimensionin e trotuarit ne nje kohe qe bota respekton permasat duke zgjeruar bulevardet.Qeveria ka rene pre e Mafias ose eshte Mafia vete.Ne ne qytetin tone dime shume, ashtu sic po ndodh rendom me Taksat tona.Dilni ne teren dhe verifikoni KRIMIN TE BESONI DUKE PYETUR DHE QYTETARIN.F aleminderit.

  22. Meteh says:

    Z.MERO,Ju pergezoj per kurajon qe tregoni.Socialistet jane te mire me kundershtarin & te kqijt e vetes,duke i len njerzit e tyre ne rruge.NQS do ndrroheshin rolet RISTAN-TAHIRI,ky i fundit do te ishte ne burg,pasi i pari nuk ka as frik dhe as turp qe te vjedh korent & votat e nuk ja ben syri TERR.Ajo qe ka ndodhur me kafepirsin eshte turpi i policise & ai,ata qe e arrestuan duhet te lirohen nga detyre menjeher.Aksioni i policise eshte i drejt,pasi ne kete vend nuk ka sunduar ligji por MALIQI.

  23. METEH says:

    Z.MERO,Analiza juaj shume e drejt.Ristua te arrestohet,qytetari i arrestuar kot te demshperblehet & polici te lirohet menjehere.

  24. arsen says:

    Kjo tregon qe, nese do te luftosh korrupsionin, duhet te burgosesh…si ate qe mer edhe ate qe jep!
    Shqiperia ka nevoje per EULEX!
    Duhen Prokurore dhe Gjykates te huaj!
    Shoqerine tone e prishen injorantet, hajdutet, maskarenjte, pabuksat, me ne krye Sali Berishen.

  25. human says:

    Z.Mero,

    Fillimisht me lejoni tu komplimentoj per frymen kritike te shkrimit ndaj Qeverise.

    Maxhoranca vertet ka nevoje per oponence konstruktive, sepse Opozita eshte inekzistente.

    Ne menyre modeste do sugjeroja qe titulli i shkrimit do ishte me i drejte; DALLAVERET E QEVERISE ME “KUNDERSHTARET”POLITIKE. E them kete jo vetem nga permbajtja e shkrimit por edhe per nje arsye tjeter.

    Dje ndoqa emisionin Opinion te Fevziut ku merrnin pjese dy Ministra te Qeverise dhe dy perfaqsues te Larte te Opozites, qe debatonin per rritjen e cmimit te energjise elektrike dhe aksionin e policise ndaj hajduteve te saj.

    Me ra ne sy fakti se te dy palet, pjesmarres ne emision , akuzonin personalisht njeri tjetrin per lidhjet e paligjshme te energjise qe ishin konstatuar ne banesat apo pronat e tyre.Pra si te thuash mbanin “asa” nen menge per te akuzuar njeri tjetrin(NE FORME SHANTAZHI),gje e cila eshte shume e turpshme, dhe e ben teper qesharak kete aksion kundra atyre qe vjedhin energjine elektrike.

    Duke u ballafaquar me kete realitet njeriu i thjeshte dhe i ndershem me te drejte pyet me vehte ; CBEHET KESHTU ?!!!!

  26. kris 1 says:

    Te dashur komentues,
    puna juaj pune muti pune te mire ka hajduti
    i juaji
    Napoleoni

  27. arif says:

    Po mos ju ndaje dhe ti o Mero. Ne fyte mbajua dhe kretyre te qeverise,se dhe keta me servila po q..en.

  28. shefi i spiuneve says:

    KY EDUART YPI i Xhaferr Ypit nga KOLONJA,KETE PUNE BENTE EDHE NE BURG KU SHEFAT E THERRISNIN ME LLAGAPIN “LANGARAQI”,KESHTU QE AS TI MERO DHE ASKUSH TJETER TE MOS BEJE CUDI QE KA QENE I PREFERUAR I BERISHIZMIT DHE ESHTE I PREFERUAR I RILINDESVE. TE LUMTE PENDA MERO !

  29. Georges says:

    Zoti Mero ka mbi 20 vjet qe ne kete vend sundon ligji 7501, te cilin edhe ju e keni brohoritur! Thelbi i atij ligji 7501 eshte thelbi i artikullit qe keni shkruar Ju dhe qe une pata fatin ta lexoje. Modeli i “fajtorit pa faj” dhe “hajdutit pa vjedhur” jane pasoja qe burojne nga ai ligj 7501!POSHTE LIGJI 7501 DHE ATA QE MBESHTESIN ATE ME ZJARR DHE PUSHTET!

  30. pika e shtate e arvizuse says:

    Ne rradhen e atyre qe duhet te arrestoja Rama i pari eshte Saliserbi,kurse Ristani ka hesape te tjera me te medha se korenti te Mjau-mjau.

    Pers duhet ti vihen prangat shkaterruesit te sektorit energjitik deri sa arrti te shese dhe h/c qe cenon sigurine kombetare dhe nxorri jashte perdorimin te CEZ-in duke shkatuar nje dem rreth nje miljard dollaresh sipas ekspereteve

    Vetëm në periudhën 1-vjeçare Tetor 2012-Shtator 2013, kur CEZ-in e rimori dhe e kishte në dorë klani qeveritar, nepotik e familjar “Berisha”.

    -U akorduan 29 milionë e 975 mijë e 850 fatura arbitrare, me çmim fiks për konsumatorët familjarë nga 5-9 mijë lekë të reja, pa lexuar sahatet matëse.

    -Për 417 mijë e 730 familje në shkallë vendi, në fshat e qytet, u akorduan fatura arbitrare me trefishin e kuotës mesatare të konsumit, duke mosvendosur qëllimisht sahate matëse energjie, megjithëse sipas kontratës koncesionare qeveri-CEZ, sahatet duhet të ishin vendosur brenda tremujorit të dytë të vitit 2009!

    – U akorduan 686 mijë e 843 faturime fiktive në institucione, me shtesë nga 5-10 herë, pa respektuar konsumin real në sahatet matës, duke ia lënë kosto financiare qeverisë “Rama”.

    -U akorduan 187 mijë e 390 faturime fiktive, me konsum nga 10 deri në 30 mijë lekë, e madje deri edhe në 100 mijë lekë, për familjet që nuk jetonin në banesat e tyre dhe që kishin bllokuar kontratat me CEZ-in.

    – Prej ndërprerjes së energjisë, u shkaktuan rreth 23.2 milionë euro humbje në shërbimet private nga uji, prej ndërprerjes së energjisë elektrike në ujësjellësit debitorë.

    -U shkaktuan 62 milionë euro humbje në prodhimin kombëtar, nga kompanitë shtetërore e private, për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike.

    -Sipas ankesave të regjistruara, u shkaktuan 3.6 milionë euro dëme prej dëmtimeve të pajisjeve elektro-shtëpiake te familjarët dhe 43 milionë euro dëmtime makinerish, nga furnizimi me energji të çekuilibruar.

    -Vetëm gjatë sezonit veror 2013, nga ndërprerja dhe mungesa e energjisë elektrike, u shkaktuan rreth 10 milionë euro humbje për bizneset në turizëm.

    -Gjatë sezonit veror 2013, nga ndërprerja dhe mungesa e energjisë elektrike, u shkaktuan rreth 10 milionë euro humbje për bizneset në turizëm.

    -Gjatë sezonit veror 2013, për shkak të mungesës dhe ndërprerjeve të energjisë elektrike në zonat bregdetare e në turizmin malor, rreth 40% e pushuesve ndërprenë pushimet, me humbje fitimi për bizneset që shkonte 2.7 milionë euro.

    -Vjedhja e “padukshme”: në 12 muajt e fundit të pushtetit “Berisha”, CEZ-i faturoi për konsumatorin rreth 45% vlerë energjie me tepër, sesa sasia reale që ka patur prej furnizimit të KESH-it! Ky ishte CEZ-i, dikur e dinastise kriminale te Berishajve.

    Berisha duhet arrestuar i pari se fali CEZ-in vetem per te mbajtur pushtetin ne 2009 dhe kur la pushtetin ne 2013 e masakroi ate si nje arushe ne dyqan qelqurinash me dollapet dhe kulicat e tij.

    Nqs perbindeshi berishe nuk arrestohet dhe per qindra krime te tjera si vrasje dhe tradheti atehere arvizute qe eprune ne pushtet berishen ne 1991 dhe keto qe po e mbrojne sot me cdo cmim jane arkitekten e ringritjes se permedores te hoxhe enverit si nje perendi te shqiptareve. Kjo eshte pika e shtate qe duhet ti kujtojme arvizuse qe te mos e harroje.

    T’ja kujtojme dhe Edi Rames qe te mos kete komplekse nga qoftlargu i varrosur ne 1985,por dhe nga ky qoftlargu i vicidolit qe i duhen vene prangat te parit.

  31. Shqiptar says:

    Nese Berisha teorikisht perfaqeson nje force politike te djathte, ne praktike paraqitet me politika te ekstremit te majte.

    1) deformoi ligjin e prones 7501
    2) deformoi drejtesine dhe pushtetin e gjykatave, rrjedhimisht deformoi zbatimin e ligjit qe duhet te jete i barabarte per te gjithe
    3) deformoi pushtetin e presidentit

    Nepermjet ketyre taktikave, iu jap rruga individeve te pashkolluar, pa trashegimi intelektuale, pa trashegimi ekonomike, pa trashegimi qytetarie dhe mbi te gjitha pa respekt per ligjin. Keta individe kishin veten nje dhunti: militantizmin obskurrant. Cfare ndodhi: ligji per keto individe nuk kishte pushtet regulativ dhe ata shume shpejt e pane veten nga hici i hicit ne pushtet ekonomik suprem. Pra taktikat e Berishes, thyen rregullat dhe mekanizmat e evolucionit te qenies duke i krijuar hapsira te pa-barabarta ketyre individeve nga gjiri i mases, akoma me teper nga fundi i fundit te zinxhirit social. Kjo gje qartesisht e zbulon Berishen nga nje politikan i djathte me taktika nihiliste te ekstremit te majte. PD sot, nuk perfaqeson asgje tjeter pervec se nje force ekstremiste, te maskuar keqazi.

    1. a je ti says:

      Shqiperin’ e mori Salujku,
      i vu zjarr!

      Shqipetar, mos rri, po duku,
      shqipetar!

      o shqiptar leshi !

      ku e shikon berishen te djethte po te majte ??shko shiko kullen e tij ne vicidol qe eshte kthyer ne haur gomaresh dhe lopesh..Berisha nuk eshte as i majte as i djathte por eshte i mesit..dmth ai gishti mesit qe ju eshte futur ju shqiptareve nga mbrapa..berisha nuk eshte poltikan por nje tradhetar qe meriton fatin e esat pashe toptanit por sa kete shqiptaruce si puna jote qe ke deformime mentale ai do jete ne fuqi sa ti doje trapi Lulit.O SHIPTAR LESHI…ketu flitet per energjinr elektrike qe jane vjedhur miliarda dollare dhe ti flet per mekanizmat e evolucjoni te qenies ..bla bla bla.Pa hequr gishtin e mesit qe ta kane futur per cerek shekulli qe ne 1991 ,heshtja juaj do jete flori.

      1. Shqiptar says:

        Tyryly tyryly, ta cova temperaturen tek e kuqja? Hahaha. Te paska mbetur nga prapa, dmth paske mbetur prapa. Avash avash. Te fala nga kulla e Lalzit.

      2. Shqiptar says:

        Megjithese qenke i gjith ditur, po te jap nje argument civil, padashur te vazhdoj gjuhen tende te gishtave apo shperthimin e damareve teroidial. Ekstrem i majte dmth Komunist e me keq akoma, sepse tiparet nihiliste e perkeqesojne situaten. Nihilizmi eshte mbi te gjitha edhe crregullim mendor. Berisha deformoi cdo aspekt ligjor duke tejfryre me pushtet njerez nga niveli me i ulet social. Militantizmi populist. Keta njerez vetem kane deformuar fytyren ligjore, duke tradhetuar jo vetem vendin por edhe veten e tyre. Shembullin konkret ta paraqet Z. Mero ne kete shkrim: militantet delirant qe kane deformuar fatin e ketij vendi, sic eshte edhe “zoti i kutive zgjedhore”, kane pasur pushtetin e pamerituar te dhene nga Berisha per ta shkelur ligjin deri ne idiotesi te panevojshme. Ky Ri-stani per dy leke drita e tradhetoi kauzen dhe babain e tij Berishe. I dashur replikues gjaknxehte dhe ofendues, nuk e di nese je shqiptar por nqs jeton ne kete vend ska shume rendesi. Mundohu te bashkohesh brenda llojit per te shpetuar nga nje e keqe e madhe si Berisha. Nuk vlen ti pelcasesh damaret me mua sepse te dy vuajme nga e njejta e keqe. Keshtu vlla, ta respektojme njeri tjetrin te pakten kur eshte puna per fatin tone te perbashket, se sna ka mbetur edhe shume kohe ne histori per te vazhduar duke u bere gazi i botes. Zoti te dhente force kundra se keqes!

      3. Shqiptar says:

        Edhe nje gje tjeter se mbase mund te jete me interes per te gjitha ata qe mendoj nxehte si ti: diktatori Hoxha, ishte nga me te hidhurit e historise, por pavaresisht se synonte te bente per vete masen, ai i vuri kufin te thana mases se pakulturuar, ose padashur te fyej kend ai nuk i la fashataret te kapercenin ne menyre delitante hallkat e zinxhirit social. Eshte njelloj si ti vesh nje benci amg rrota qerreje dhe ti thuash ec. Kete beri Berisha theu ligjen e zinxhirit social dhe u dha pushtet, i beri ligjvenes, i beri gjykates, i beri biznesmene piramidal, i beri gropen ku do te binte vete. Sot keta sharlatane qe kane deformuar rrjedhen e historise se vendit perfaqesojne mbeturinat e fundit qe Berisha ka per te bere opozite. Opozita e sotme do te jete nje fantazem e zeze deri kur ta kuptoje qe i mungon totalisht dialektika.

  32. Sammy says:

    Kaq e veshtire eshte per policine te gjeje se kush eshte pronar per kete Kafe -Bar.A ka ne tatim taksa nje person qe paguan takse per kete lokal,apo duhet pyetur kamarierja kush eshte pronari…Edhe gazeta te mos japi lajme absurde qe e ve policine ne nje pozite sikur jane idiote.Shkurt .A ka shtet a funksionon ky shtet .Te mos gjeje dot policia kush eshte pronari i nje klubi ne mes te K qytetit duhet ti porosisim Ministrit te brendeshem nje pale syze te reja.Le tja bleje gazeta Tema….

  33. kujtesa says:

    – Me sa vota u miratua ? a kishte vote kontra ?……boooo

  34. tm says:

    Dy fjale per komentuesin “Sammy” dhe disa kellefeve nje perdorimsh te tjere te gazeta Tema.Kohet e fundit po vihet re nje barazim midis kundravajteve dhe gabimeve te edir rames me krimet e qikllopit berishe.
    ja disa sekuenca nga veprimtaria e Satanait Sali ketij ISIS-it te shqiperise qe cuditerisht Nato-xhinjte po na bejne budallenj …keto nuk kane nevoje per gjyslyke por per byzylyke-pranga
    remzi hoxha
    kosta trebicka
    fatmir xhindi
    komunari ne kukes
    oficeri shikut
    gjyqtari konomi
    viktimat e gerdecit
    protestuesit e 21 janarit
    zhdukja e fisit haklajve
    nxjerrja ne prite e azemhajdarit
    vrasja e 10 komisareve te policise
    vrasja e mbi 500 policeve ne detyre
    ngujimi i 3110 familjeve ose jane gjak
    1800 te vrare me kanun
    prishjen e qeverise stabilitetit 91′
    fronezimi i janullatusit
    aderimi ne konferencen islamike pa referedum
    sabotimi i levizjeve per pamvaresi ne kosove
    furnizimi me nafte i milloshevicit
    vjedhjen e votimeve te 96′
    rrahja masive e demonstrueve ne sheshin Skenderbej
    rrezimin e shtetit dhe vellavrasja ne 97′
    grushti i shtetit shtator 98′
    impikimi familjarisht i tij ne holokaustin e gerdecit
    miratimi i varrezave te ushtareve greke
    injorimi total i ceshtjes came
    shitja e detit jon
    implikimi me ligjin e plehrave
    vjedhje e votimeve ne 2009
    masakra e 21 janarit
    vjedhja e votimeve 2011
    perdhosja e luftes N.CL
    glorifikimi i satrapit zog
    deklarata qe kemi gjak turku.
    Shitja e resurseve strategjike
    lidhja me mafiozet e podestes
    parlameti i ri
    stadiumi i ri
    xhamia e re
    rruga e Arberit
    rrethrrotullimi ne unaze
    h/c skavices
    h/c devollit
    mullinjte e eres ne karaburun
    centrale atomike per tu bere superfuqi
    hekurudha tirane-pekin
    superfuqi arroresh
    mbjellja e 10 miljon rrenje ullinj
    deshtimi i censusit
    vjedhja e 300 miljon dolarev te rruga kombit
    shitja e hidrocentraleve
    shitja mafjoze e armatimeve
    shitja e reparteve ushtarake + shqup-in
    deshtimi i shitjes albetrolit dhe armos
    linja e tramvajit Lulit ne tirane
    shqiperia 1-euro
    denoncimi i Hysen Shoshorit
    denoncimi i Margarira Kostaqit
    tjetersimi mafjoz i Shqup-it
    tjetersimi mafjoz i ambasades kineze
    tjetersimi mafjoz i sh.o. Fier
    ri-aprovim i ardhjes milionave ton plehrave
    cmenduria me emrin e bjeshkeve te nemuna.
    perdhosja e eshtrave te A.Hajdarit dhe VK.
    lejimi i rajersonit ne fushate elektorale 1992
    mos hapja e dosjes se sigurimit shtetit
    poshtrimi i Jon Withersit
    poshtrimi i Arvizuse
    loja me LHL
    eleminimi Sokol Olldashit
    loja me lazaratin
    helmimi Ferdinant Fonit
    pagesa e vrasjes se Santos
    teatri qe po luan me Fullanin

    …..ka dhe qindra krime dhe poshtersi te tjere
    qe i nderpresim per aresye vendi dhe kohe por per tu bindur lexoni intervisten e bodyguardit te tij Izet Haxhia dhe pyetje qe shtrohet eshte direkte:
    perse qeveria por dhe euroatllantiket “kane komplekse” per mos arrestimin e Berishes qe urdheroi akte teroriste ne 1997 kunder amerikaneve dhe gjermaneve me kamikazet e gazidedes dhe makinen e blinduar te B.SH..jane fimimet orgjinal or daj Sammy prandaj blej dhe nje pale gjyslyke per euoroatllantiket dhe nje pale dylbi per ty qe te shohesh kete timin..komentin sigurisht

  35. xhemal says:

    pronar mund te jete ristani po dritat duhet ti paguaje ai qe shfrytezon objektin mero ja ke furur kot fare me kete shkrim

    1. Shqiptar says:

      Kontraten per furnizimin me energji elektrike e ben pronari i objektit jo qeramarresi.

  36. Sammy says:

    Te lutem Tm,a mund ta shikosh edhe nje here timin ,dmth comentin se keshtu eshte barazim.

  37. Shqiptar says:

    Opozita do te jete nje fantazem e zeze deri kur ta kuptoje se i mungon totalisht dialektika.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje