Sot kam takuar nga afër Bert Papavramin. Në sallën e hartave në Kryeministri, ku ai mori një dekoratë mirënjohje nga kryeministri i Shqipërisë, ai mbajti një leksion të dhimbshëm, të pashkruar askund mbi sagën e Papavramëve. Duke përjetuar dramën e të qenit në qendër të një brezi të shquar Papavramësh, ai u rrit, siç e tha dhe vetë, si “djali i doktorit” më të shquar shqiptar, dhe po ikën nga bota, si baba i djalit më të talentuar shqiptar.
Të gjithë që folën, vizatuan karakterin e tij të fortë, pedagogun e rreptë deri në diktator, dhe skalitësin e vullnetit të djalit të tij të talentuar që një ditë t’ia dilte dhe të sundonte botën me Stradivarin e tij.
Por, përse Prof. Papavrami meriton më shumë se një dekoratë mirënjohje?
Shqipëria është një vend pa histori elitash të trashëgueshme. Është një lloj vendi ku shfaqen udhëheqës pa pasardhës, gjeni të keqkuptuar dhe anatemuar, dhe milionerë që shndërrijnë e shuhen si xixëllonja.
Ne kishim një mbret, i cili për kohën ndoshta ja doli të sundonte me marifetet shqiptare, dhe që arriti të formësonte një identitet të shtetit shqiptar, por që nuk ja doli të lërë pasardhës të nivelit të tij. Ne kishim një diktator që sundoi Shqipërinë 50 vjet, por që përveç shkretëtirës ekonomike dhe morale që la pas, nuk la as ndonjë pasardhës për të qenë. Ne kishim një njeri që hoqi zvarrë këtë vend për 24 vjet dhe vazhdon të zvarritet akoma, që simbol të pushtetit të tij bëri “Familjen” makute, që përdor pushtetin për t’u pasuruar dhe rrezaton banalitet, mediokritet, inferioritet dhe tek brezi i dytë dhe një urrejtje ndaj Shqipërisë që nuk vazhdoi ta mbajë në pushtet Supergjyshin.
Ne kemi gjeni si Ismail Kadareja, të cilët mjedisi meskin shqiptar, nuk i gjykon nga veprat, por nga muhabetet e shitëses së djathit në lagje, dhe nga fakti pse ja doli të mos burgosej nga Enver Hoxha. E gjithë duket një përpjekje për të vrarë çdo gjeni që mund të lindë në këtë vend, me një “kamë” banale të smirës që kemi ndaj vlerave.
Këto 25 vjet ne kemi parë dhe njohur miliarderë të bërë brenda vitit, që po brenda disa vitesh u harrohet emri, ose bëhen për anektoda. Akoma nuk kemi një milioner shqiptar, i cili të na bindë se do ketë dhe djalin e stërnipin e tij, po të suksesshëm në biznes. Tani jemi të mbushur me drama fëmijësh që i kishin baballarët milionerë dhe janë pa prespektivë.
Bert Papavrami është një përjashtim i madh i historisë së Shqipërisë, pasi ai ishte djali i doktor Papavramit, që të vriste me emrin dhe peshën e rëndë të autoritetit të tij në kohën që jetoi, dhe ja doli të ishte një pasardhës. Dhe këtu nuk i la shumë kohë vetes të krekosej si i tillë, por i hyri punës të linte dhe pasardhësin e tij.
Tedi Papavrami, ndoshta do t’ia tregojë varrit çka hequr nga i jati derisa të bindej se nuk ishte fëmijë i zakonshëm, por duhet të ishte me detyrim, në mos një violinist i madh, një Papavram i madh. Sot ja ka dalë, por natyrisht me çmimin e rëndë që të diktojnë rregulla të tilla dragoniane, për të qenë një pasardhës. Saga e Papavramëve është e tillë, që për të mbetur Papavram, diçka duhet të lësh rrugës. Doktor Papavrami la pleqërinë në internim për t’u hapur rrugë dy pasardhësve të vet. Prof. Papavrami shpërndau talentin e tij si grimcat e arit në një zall lumi që nuk i shikon askush, për të mbushur Shqipërinë me vilionistë të talentuar si Spahiu, Skënderi dhe djali i tij, Tedi. Ky i fundit natyrisht që sakrifikoi fëmijërinë e tij, për të qenë ky që është sot. Ai nuk pati lodra, nuk u gërvisht kurrë në fusha futbolli dhe as u rrah dot me shokët e lagjes, pasi një xhelat i rrinte tek koka për ta bërë pasardhës.
Tani ja kanë dalë. Doktor Papavrami nuk ka peng asgjë nga ato që i ndodhën pas ikjes së dy pasardhësve. Tedi natyrisht që mund të vajtojë fëmjërinë, por jo suksesin që arriti. Por mbi të gjithë këta, Bert Papavrami ka meritën të ishte kyçi i sagës së Papavramëve. Ai vendosi të ketë një dinasti të tillë dhe ja arriti. Sikur disa shqiptarë më shumë të bënin atë që ka bërë ai, Shqipëria do ishte një vend më fisnik, me më shumë pasardhës, me më shumë familje të mëdha dhe jo “Familje” mafioze banale në pushtet, me më shumë mbiemra që rëndojnë shumë herë më tepër se llogaritë e fryra të këtyre që vijnë mjelin Shqipërinë dhe ikin.
Mos u trishto Prof. Berti. Edhe Doktor Papavrami, edhe Tedi Papavrami, ndoshta s’do kujtoheshin, po të mos i mbaje ti në shpinë dhe t’i nxirrje në breg. Nga një pinjoll prej një dere, në këtë vend kemi pasur plot! Për të pasur tre rresht, duhet një Bert Papavrami në mes. Këtu është diferenca mes atyre që lind Zoti dhe atyre që rriten si pasardhës.
Urime profesor Robertit.
Urime e per ju Z.Baze jeni nje nga gazetaret me te mire .
Mero :
Nga sa shkruan per “familjet e medha”, kuptohet se ke nje qasje tejet arkaike ne lidhje me trashegimine ne shoqerite moderne. Nuk eshte mbiemri ai qe perben vlere ne keto shoqeri, por dobia publike e individit. Kjo gje eshte shprehur ne Konventen e Revolucinit Francez 200 vjet me pare i dashur Mero :
“Cdo dallim shoqeror, mund te bazohet vetem ne dobine publike”.
Shkrim pathetic ky I Meros. Na flet per Papavramet – duke e cuar të shkretet Bert Papavrami edhe ne Barr para kohe – dhe harron qe nje femije është krijese e dy prinderve dhe si rrjedhoje edhe e 2 familjeve shqiptare. Lidhja politike qe I ben pastaj nuk qendron aspak. E vetmja gje qe duhet theksuar per Rastin e papavrameve eshte shembulli I kultures se punes, dedikimit dhe profesionalizemit te 3 gjeneratave per Te qene me te mirat. Dhe ketu Merita kryesore I takon Dr Papavramit.
Mero dhe nja dy fjale per Natashen nenen e tedit si nje komuniste e oreve te para qe te bente gjemen ne ate kohe mund te na e kishe thene.
Qe ta dine njerezit se sa shume jane ata qe kane ngrene me te gjithe sistemet ne turkalvania.
ku e gjete Natashen more rural.E jema e Tedit nuk quhet Natasha quhet Jolanda nje zonje grua nga nje familje intelektualesh me te vertete dhe ska qene kurre komuniste.Por u bone edhe ruralet sikur dicka dine me Meron ne krye.Betri ka qene cune Tirone nga ata te bulevardit te Tirones dhe jo si keta te socmit qe pretendojne se jane koqet edhe intelektuale, qe te vjen per te vjelle me katunarizmin e tyre.Le te flasin per bemat ne fshatrat dhe provincat e tyre por jo per djemte e Tirones se asaj kohe.Keshtu more koqe ADRIATIK
Ky shkrim i mrekullueshem i zotit Mero Baze – i mrekullueshem sipas meje, sepse i kushtohet te gjithe shqiptareve te medhenj nga nje shqiptar qe edhe vete mund te pretendoje te futet ne eliten e te shquarve, te pakten si gazetar- pervec qe na kujton se vlerat e verteta fitohen me pune dhe me shume sakrifica – prek nje mallkim historik te shqiptareve: mos vazhdimin e vlerave nga njeri brez tek tjetri, nga njera kohe ne tjetren.
Pse ndodh kjo? Mund te gjejme shembuj te pafund: edhe vete une mund te konstatoj se deri ne nje fare kohe miqte e mi kane qene edhe sponsoret e mi me te mire dhe pastaj papritur ata behen armiqte e mij me te eger, pikerisht kur ti mendon se ke arritur aty ku meritoje te ishe …
Po vrisja mendjen se ne cilin ligj te shoqerise njerzore ose ne cilen filozofi mbeshtetet kjo force e fshehte, e cila shfaqet ne kete vend pikerisht si kundervenie e vleres dhe jo si anti-vlere, por thjesht si nje deshire per te MOHUAR vlerat e tjetrit – sidomos kur ky tjetri esht emiku yt, shoku yt, i njohuri yt…
Mohimi i Kadarese eshte ekstremi me kulminant i miliona mohimeve te tjera, shume me te vogla, shume me te padukshme, por universi i jetes sociale shqiptare eshte i yllezuar nga nje pafundesi mohimesh te ketij lloji.
Nje shpjegim mund te gjendet pikerisht ne te qenit vend i vogel dhe ne mekanizmin me te cilin ti zakonisht (pothuajse gjithmone!) ti ngrihesh lart. Vazhdojme te mbetemi nje vend i vogel dhe patrialkal.
Z.Mero
Nuk eshte fort per t’u admiruar sjellja e te jatit per te lene nje pasardhes. Gjenite dhe talentet si ne te kaluaren dhe sot jane bere te tille sepse kane pasur talent natyral dhe ne menyre te ndergjegjshme me pune jane bere te famshem. Ne jemi nje popull i vogel dhe per te nxjerre talente dhe gjenira probabiliteti nuk eshte aq i madh megjithese kemi jetuar gati ne zemer te Europes. Edhe cifutet jane pak ne numur por kane nxjerre ne bote shume njerez dhe artiste te talentuar. Keto pune ne pergjthesi jane ceshtje te natyres apo te Zotit pak rendesi ka. Shqiperia ndoshta nuk ka ndonje nevoje te madhe te krijoje emra familjesh dhe individesh ne menyre qe ti tregoje botes “shikoni kush jemi” dhe ti beje shqiptaret krenare se prodhojne talente dhe familje me emer. Shqiperia ka nevoje per dicka tjeter, te ndertoje dicka pozitive ne Shqiperi dhe ti beje shqiptaret me te lumtur se ndihen tani…..
-me kete stil te shkruari dhe koreja veriut duhet te jete mirenjohes se ka lene pasardhes..
-prape nuk tye rrihet pa share diktatorin e dashur e te paharruar se te paska lene shkretetiren ekonomike dhe morale..bukur zoti Mero ?
-Si do behej pasardhes Ilir Hoxha kur varkari i bllokut e futi ne burg per nje artikull per te jatin …si ne kohen e inkuzicjonit te xhordano brunos.
-si do linte pasardhes enver hoxha qe u rrethua per 40 vjet nga beogradi dhe athina dhe pas 1990 erdhen kryqtaret e elezbibirajt si ne kohen e djejes raishtangut..
-shikoje nexhmijen dhe djemte e saj i nderuar mero qe jeton te pularia qe “sundoi” ato kafshet e gorge orwellit atje per 50 vjet
-shiko pasardhesit e zogut dhe berishes qe lundrojne ne miliona dhe miliarda dhe gestapo berishes desh te zhduku por te ka ndihmuar fati.
-ju lutem mos merrni nga lavdia e papavrameve duke shkelur pa te drejte mbi diktatorin e dashur dhe te paharruar.
-te dy papavramet dhe kadareja ne ate “regjim” moren famen te pakten mos shkelni kohen ,hapsiren dhe ligjet e historise
ore ka punuar dhe eshte paguar.me vile,me motor tricikel,me arme gjahu,me zagare.me thoni kush i kishte keto? vetem ai qe mesonte neperit dhe mbesat e ENVER HOXHES.Vetem ai qe ne Rinas e percolli djlai i dikatorit qe te ikte me violinat dhe me napolonat qe i mblidhte PAPAVRAMI plaku.vetem ai qe i dhane perseri vilen shume shamatamadhe se kush do ta merte .e kompseuan ate por jo te tjeret.Betem kjo DEKORATE i kishte ngelur per te lujatur ne skene . TURP.
Nje mbiemer i respektushem,qe ka vlersuar maksimalisht punen,jo bythelepirjen e pushtetarve !
Respekt per “diktatoret” e punes,Papavramet !
Mero me pelqen shkrimi yt por nuk i shkon per shtat ta shkruaje dikush qe as nuk di nga ka dale e as cfare ka nxjerre . Se cfare je vete nuk po ta shkruaj se do e censurosh.
ca krahasimi: te vriste me emrin edhe me autoritetin e larte qe kishte ky Papavrami ?
http://bit.do/me-shume-se-nje-dekorate
Nje nga problemet e medhenj te ketij vendi eshte pikerisht qe ne nuk kemi gure themeli. Ndertojme ne ajer pa bazament. Nje nga figurat qe ju zoti Mero permendni eshte pikerisht Ahmet Zogu, largimi I tij ne diten e pushtimit te Shqiperise nga Italia fashiste me thesa me flori eshte nje nga ngjarjet me te renda ne historine e ketij vendi pikerisht si te ike kapiteji I anijes dhe te lere te mbyten pasagjeret. Pika te tilla kthese jane vendimtare. Ne duhet te kuptojme edhe arsyen pse Adolf Hitler I beri vetevrasje ne momentin qe pa se ku e coi vendin pplitika e tij, burre shteti nuk behesh dot me zorr. Keshtu qe ne dhe sot e kesaj dite vazhdojme pa trashegimi. Pikerisht ate qe beri Papavrami duhet ta beje nje burre shteti ne Shqiperi qe te filloje shteti.
Uroj Prof. Robert Papavramin e birin e tij Tedin për këtë nderim shtetëror.
Skënder Petro Luarasi ka thënë:”Bota nga balta bën heronj, ne heronjtë i bëjmë baltë!”
Pushtetarët dhe shërbyesit e tyre historikisht kanë synuar e luftuar që të shkulin nga rrënjët identitetin dhe kontributin e sagave të personaliteteve shqiptare.
Zoti Mero në këtë ceremoni dekorimi mësoi për familjen Papavrami dhe e përmend me superlativa, madje si unikale. Duke i besuar njohurive të tij, padashur, mënjanoi me qindra shembuj sagash me kontribute madhore shumëdimensionale. Kombi shqiptar është i begatë, njerushkat e bëjnë të skamur!
Eshte shume i rendesishem mesazhi qe Mero jep nepermjet ketij artikulli. Por si gjithnje gjerat ngelen ne konstatime, pa dhene ndonje zgjidhje te problemeve. Per mua nje zgjidhje afat gjate eshte nje sistem edukimi i forte dhe kualitative. Duhet te kete shkolle cilesore edhe per politikane, ne menyre qe te kete vijueshmeri vlerash dhe jo vakum, ku dalin njerez injorante dhe pa taban dhe dihet cfare ndodh pastaj!!!! Bashke me edukimin eshte i pakundershtueshem roli i familjes.
Dhe e fundit roli i shtypit, duhet te kujdesen te nxjerrin ne pah vlerat e kombit, dhe jo ngrejne ne piedestal antivlerat.
Paragrafi per Kadarene eshte nje shprehje e dashurise per Shqiperine e rene ne banalitetin intelektualeve me batanije dhe nje shuplake per shqiptaret fareprishur, te cilet si zogjte e korbit i mbledh se bashku urrejtja ndaj atyre vlerave te gjalla te nje bashkesie shqipfolesish qe nuk e konsiderojne te tyren.
Respekt per Papavramet dhe per vlerat qe ata percjellin nder shqiptare dhe me gjere ne te gjithe boten.
Editoriali ben fjale per nje “SAGE” ose “DINASTI”, shqiptare.
Per specifikat e shoqerise shqiptare ky emertim me duket i papershtatshem, sepse emertime te tilla i shkojne per shtat shoqerive ne te cilat ka ekzistuar klasa e fisnikeve, gje per te cilen ne vendin tone nuk behet fjale.Por, nejse.
Kyçi i kesaj “DINASTIE” sipas artikullshkruesit,eshte Bert Papavrami, i biri i nje mjeku te respektuar ne Shqiperi dhe i jati i nje djali violinist me kariere nderkombetare.
Tamam ky Berti u dekorua nga Kryeministri.
Megjithe euforine e shkrimit te autorit per “gjenialitetin” e personit te dekoruar,une personalisht nuk e kam te qarte motivacionin. Ky u dekorua si djali i doktorit apo babai i violinistit.
Sipas njohurive qe une kam, personi ne fjale nuk ka qene as me shume dhe as me pak se sa nje mesues violine i pasionuar ne liceun artistik. Nuk e dij se çfar meritash te tjera te vecanta i atribohen personit ne fjale, perpos faktit qe ne fundet e viteve 80, familjarirsht (ne rrethana teper te çuditshme dhe komode) u arratis nga Shqiperia ne France.
Njerzit e tij te afert,duke perfshire dhe te atin-doktorin ne moshe te thyer te cilet mbeten ne atdhe, pesuan persekutimet e rregjimit, gjera te cilat ishin me se te pritura ne keto rrethana.
Dekorata eshte dhene nga Kryeministri i Shqiperise, dhe motivacioni i vertete i dekorimit nuk eshte bere shume i qarte nga autori i shkrimit.
O human, ne se nuk ke marr vesh cfare ka shkruar M.Baze , nuk e kuptoj pse i ke vene vetes ate pseudonim…!?
E saktë vërejtja.Në një vënd anormal s’ka si të ndodh ndryshe,e zakonshmja kthehet në të jashtzakonshme dhe adhurohet nga anormalët si KM ynë.
Interesante eshte NJE Nene , qe te jesh bije nga nje familje kulakesh dhe e paralizuar dhe te nxjeresh nje sage te madhe afer 20 personave per ti rradhitur ata mbas sages se parardheseve te familjes se babait e gjyshit e stergjyshit te tyre kjo eshte cudia !
Sigurisht e ke shkruar bukur, Mero Baze..Nje moral që mund të ishte pëshpëritur, por jo shpalosur, siç e bëre ti!
Drejte per Papavramet, e meritojne, po Kadareja cfare hyn ketu?
Leonard Meroja ska deklaruar ne ndonje shkrim se eshte dikush. po ti qe ke kaq probleme dhe meresh me muhabete pazari ose do jesh i futur nga familja e baces, ose je ndonje bure qe te eshte dashuruar gruaja me Meron ose je ndonje kelysh kurve. Meros i duhet hequr kapelja per kete shrim perle, dhe dua te shtoj se duhen me shume pena te tilla per tu ndricuar mendjen popullit.
Mero ke bere mire qe ne kete shkrim permendet Spahiun dhe Skenderin por do te ishte me mire te shkruaje emrat e plote Arben Spahiu nga Peshkopia dhe Klodiana Skenderi me origjine dibrane nga tirana nga nje familje e madhe e Ymer Skenderit.
Me vjen mire qe nje profesor,nje artist dekorohet.Nuk e dija kete sage,sinqerisht,e vetmja e Sagave qe kam lexuar eshte ajo e Forsajteve.Di gje njeri per sagen e Bethoveneve,te Mozarteve?z.Mero,nuk e di ti qe konservatori i Milanos nuk e pranoi Xhuzepe Verdin?Dhe prape ia doli,se Verdi ishte maestro,kishte talent sa per tre dhe vrull te papare.Personisht jam kunder dinastive,nuk e di nese i sjellin vec prosperitet nje kombi,mund edhe te krijojne premisa jo te kendshme.Mendoj se artisti,profesori Papavrami meritonte nje dekorate mirenjohje per punen dhe perkushtimin,duke vleresuar personin dhe kontributin e tij personal.S’dua ta zgjas me teper se behem antipatik, sikur me pak me keto krahasime gjeneogjike,s’jemi ne fundin è historise qe te behet bilanci.
ELEGANCE, PUNE, ZOTNILLEK, TALENT, KLAS, MODESTI, SAKRIFICE, GJENIALITET.
JETA E PAPVRAMEVE ESHTE SONATA ME E MREKULLUESHME, QE KANE DITUR TE LUAJNE PER NE. BAHU, VAGNERI, MOXARTI, SHTRAUSI…, JANE PATJETER GJENI NE MUZIKE, POR SOT DO TE NDIHESHIN PO AQ TE PREKUR, TE PERULUR DHE TE NDERUAR, SA NE, ME DINJITETIN DHE HUMANIZMIN E JETES SE PAPAVRAMEVE DHE ME DEDICIONIN, SERIOZITETIN DHE TALENTIN ME TE CILEN KANE TRAJTUAR ARTIN E PUNES DHE JETEN E TYRE. DUKE NA BERE TE NDIHEMI EDHE NE, QYTETARE ME TE MIRE, ME TE NDJESHEM DHE ME KRENARE.
URIME ME GJITHE ZEMER!
Shume interesante tema e Robert Papavramit (Bert) siç e quajne ata qe e njohin nga afer, por çuditerisht ky nderim i gjeniut Ted e i krijuesit te gjeniut Bert Papavrami me duket se prape na largon nga principet Evropiane ne aktuale.
Ne rradhe te pare Edi Rama, Merua e tere ata qe mendojne qe nje vend perparohet (ne menyre perendimore) duke formuar “eliten” e tij, jane vete te prapambetur ne koncepte, megjithese mbase vehtja ju duket elitare. Aq me shume elitat “trashegimore” mbajne ere absolutizem mesjetar. Vendi do te zhvillohet (ashtu si ka ndodhur ne vendet e perparuara) duke ngritur ne piedestal shqiptarin (qytetarin) e mesem, kur shumica e shqiptareve do te jene te “mesem” atehere do te kemi Shqiperi te zhvilluar. Ketu kane deshtuar a nuk kane dashur kurre ta bejne gjithe feudalet qe na kane sunduar, nga Zogu, Enveri e Saliu. Shpresojme qe Edi mos behet si ata.
Po nese vazhdon me nderime “elitaresh” nje feudal i maskuar do te jete edhe ai.
E sa per metodologjine mesimore te Bert Papavramit me te birin Tedin, ne kohen e ligjet e sotme “telefoni i kalter” do ish çmendur nga telefonatat. Ligjet ne mbrojtje te femijeve nuk te lene te besh as gjysmen qe i ka bere te birit (qe nuk eshte prone e babait). Do kish pas goxha probleme me drejtesine.
Pra nuk para eshte nje metodologji per ta propaganduar me kaq mburrje (nga te tjeret)….
kostandin, komenti juaj qendron ,une nuk do ti shtoja asnje presje.Shoqeria shqiptare e ka shume te veshtire te dali nga mentaliteti anadollak ,eshte shume veshtire qe te shkulen rrenjet qe ka leshuar per 500 vjet sundimi i osmanllijve ne shqiperi……
Bravo Mero ! Ju falenderoj ! Me kete shkrim keni vene nje gur ne permendoren e Fisnikerise se Shqiperise e cila,sic e dini,nuk i ka munguar dhe nuk do ti mungoje ketij vendi megjithese u sakatua nga diktatura e Hoxhes dhe u perdhos dhe u perbuz nga katundaret e pushtetshem te ketyre njezet viteve…
I nderuar Mero ! edhe njehere ju falenderoj per gjestin tuaj te publicistit te ndershem sikurse nje falenderim i vecante i shkon Kryeministrit te Shqiperise i cili eshte si asnje paraardhes i tij kryeministror….qendron me lart,shume me lart…
Nderojeni profesorin! Pse Jo? Por qe te ngrihej Saga e Papavrameve u shkel mbi jeten e sa e sa familjareve te cilet u syrgjynosen ne zonât me te largta te Shqiperise , nga qeveria komuniste e atehershme. Disa prej tyre vdiqen dhe familjare te tjere, femije e te rritur ju shkateruan jetet per nje ”SAGE”…
Profesor Papavrami ishte nje nga Profesoret e medhenj ne Shqiperi , por kursesi jo me i madhi nga aftesia , por me i madhi ndoshta nga mosha e profesoreve te tjere !
PROF FEJZI HOXHA
PROF BAJRAM PREZA(DJALI I AKADEMIKUT USHTTARAK DHE TEOLOGUT XHAFERR BEJ PREZA )
PROF PAPARISTO
PROF PETRO CANI
PROF PETRIT GACE
PROF NDROQI
PROFESOR PERPARIM TEPELENA
PROF BYLYKU
PROF BESIM ELEZIE SHUME E SHUME TE TJERE QE JANE RRETH TE 70 vjeteve SOT !
Profesot Papavrami e meroton medaljen si personalitet muzikor, por me shume jo. Artikulli eshte, e them me trishtim, nje thurrje lavdesh te tepruara. Shqiparia dhe populli shqiptar kane kaluar gjema, dhe Papavrameve s’iu ka munguar as shtepia e gjere as njohjet me kryemajen e pushtetit. Çfare drite i kane dhene sot dhe dje, nga maja emrit te tyre si profesioniste te larte, popullit shqiptar, i cili ka shume probleme por qe as Kadareja as Z. Papavrami nuk kanë dhene ndonje mendim.
Hero eshte Shoshori e te tjere si ai por jo keta keta e te ngjashmit e tyre. Edhe misri kerkon nje siperafe dhe te caktuar per t’u bere; kete ndiente Shoshori dhe per kete luftoi.
Kadareja dhe Papavramet shquajne mes nje populli te proletarizuar tejendane perdhunshem
Si gjithmone Meroja gabon me xhaxhin i cili ishte skenaristi,regjizori e dirigjenti i thavmes se madhe te viteve te ashtuquajtura te diktatures.
Mero! Do te ishte me mire te merreshe me ata qindra te rinj qe me sakrifica te medha mbaruan studimet ne perendimdhe u kthyen te kontribuojne ne Atdhe.Keta pushtetare i flakin tej,s i duan afer vetes se kane integritet, kulture perendimore, respekt ndaj ligjit, korrekt.Perjashtime sigurisht, ata qe shiten apo lozin rolin e Demkes.Papavramet jane nje rast i vecant.Iken ashtu sic iken.perparuan andej dhe vendit te tyre vijne rralle t i bejne nga pak fresk ne keto vite rrokopuje dhe ethesh te pafundme.Nuk bej asnje dallim nga te dy kampet.Vazhdojne luften per pushtet e pasurim pa vendin e ka marre murtaja.O me mua, o kundra meje.Kjo eshte diviza.Po te jesh me atdheun, perparimin e tij,modernizimin e tij, zbatimin e standarteve te verteta perendimore je i perjashtuar.Rrofshin doganieret qe pasi e cvaten kete shtet synuan poste te larta pushteti.Rrofshin trafikantet qe pasi vune nje dore para, u bene deputet e kryetar Bashkishe me diploma 2+, pa asnje vizion vec xhepit te tyre.Ne te dy krahet njelloj.Ketu syno, Mero! Kjo eshte te perfaqesosh dinastine e gazetareve te vertete.
Bij cobanesh kemi qene
Bij cobanesh neve jemi
Dhen e dhi kullotur kemiiiiiiii
Kete punen e elitave ne Shqiperi nuk e kuptoj dot une por edhe ne boten e qyteteruar shpesh elitat ne mos po gjithmone kane tradhetuar interesat e bashkekombasve te tyre ne momente kyce te historise
…prandaj le t`i vleresojme por me rezervat dhe dyshimet tona
Bravo!
Me pune, talent dhe urtesi ja dolet te jeni nje nga dinastite me te respektuara ne Shqiperi!
Urime dhe kryeministrit, qe duke mos degraduar ne vulgaritet, me vleresimin ndaj prof. Papavramit dhe familjes se tij, ju dha nje shuplake te merituar bajraktareve dhe tribuve te tyre mediokre e te korruptuara, qe po i zene frymen ketij vendi!
Mero ka shume te tjere shume me te afte. Klodiana skenderi ka qene shume me e mire se Tedi. Por per arsye te Babos Tedi u favorizua. Ky pseudo violinist me fondet e shtetit komunist iku ne france dhe ku u arratis dhe tani del antikomunist. Keto Mero jane perralla me mbret.
Mero, kush ia dha mundesine Robertit qe te arratisej me gruan dhe djalin? Kjo mundesi nuk iu dha shume te tjereve. Po kete lloj “mundesie” pati edhe Kadareja. Pastaj Roberti e dinte ku do te perfundonin prinderit: ne internim. Pra, ketu ka edhe nje egoizem te tepruar.
E ke q(.)re o Baze Mero!Kot nuk thone te keshe fatin e kopilit e Bertit nuk i mungoi ky fat.Pavaresisht intelektit te tij Ai ishte nder te paktet ne ate kodosh rregjim qe Mero Bazet nuk i shihte dot me sy!Noshta kjo te shtyn te besh nje editorial te tille per te!Nuk jam i sigurte nese te ka rahur edhe zotrote me rrypin e diktatures siç rrihte te birin jo per ta bere Papavrams por nje njeri me Emer ne kete vend .Fatkeqesisht rrojme akoma o Mero e e dime se si e beri Tedin me ete emer !Mos na thuaj qe edhe ytat te ka rrahur si Berti Tedin qe je bere gazetar i zote pavaresisht se s’kishe fatin e tij!Jepi Bertit ate ç’ka i takon qe qe nder te paret qe nuk duronte dot as Papavramte e as Envere,qe nje mendje hapur e largepames qe mendonte ç’do minute,ore e dite se si do te relizonte endren e tij qe i biri te behej dikush pavaresisht kostos dhe kete e realizoi.Nuk e di nese eshte mirnjohes sot Tedi per ate femijeri qe ndoshta as Enveri “diktator” nuk ua aplikoi femijeve te tij ,as skulptori i madh K.Rama te birit!Kjo eshte merita e prof.Berit o Baze i Meros,nderkohe qe Berti per te birin zgjodhi rrugen e aratise zotrote zgjodhe nje rruge me te shkurter apo jo!
BRAVO !!!
Te gjithe kane shkruar,por askush nuk e permend qe ky Berti ka qene nje femije jetim dhe qe Doktor Papavrami e adoptoi.
Pra ky nuk ka qene ne lidhje gjaku me Papavramet.
Kur ky berti u rrit dhe u martua e beri Tedin qe sa here qe Enveri kishte datelindjen e therriste tedin ti binte violines ne shtepine e tij. Pra nen emrin e Doktorit shijonin edhe vizitat ne oborrin mbreteror te Enver Hoxhes.
Me e keqja eshte se doktori e riti dhe e shkolloi, dhe ky ja shperbleu duke ikur ne france se bashku me gruan dhe djalin.
Atehere komunistet e moren doktorin ne nje dite me shi, bashke me leckat e shtepise, e ngarkuan ne kamionin e nje saurreli, ku doktori plak se bashku me gruan e tij, kishin hedhur nje batanije ne kurriz qe te mos i lagte shiu, dhe keshtu perfunduan ne internim. Nuk e di se a vdiq doktori ne internim apo jo, por nje gje eshte e sigurte se kopili, kopil mbetet dhe nuk ka as shiprt as bese.
Ta risesh, e te te beje gjemen ne pleqeri kjo eshte poshtersia me e madhe.
Pyesni nje here cfare thone familjet qe kane qene komshinjte e Doktorit per kete ngjarje, se do t`ju vije per te qare.
Flm qe te pakten dikush e solli ne vemendje. Xhaxhai i Tedit punonte ne ndertim ne Kurbnesh bashke me mamane time dhe vajza e xhaxhait, nje goce e vogel me emrin Marina rritej atje pa mamane qe Tedi te qe ne Paris. Nuk jam e sigurte kush e meriton dekoraten dhe as nese ja vlen dalja ne pah e talentit te tij kur cmimi qe shkaterrimi i jetes se familjareve.
sinan hibridi,
Pa na thuj ti qe pretendon ta kesh kuptuar Meron me mire se te tjeret.
Na shpjego zotrote se si duhet ta kutojme ate ?
Si do qe ti ta kesh kuptuar, nuk mund te diktosh te tjeret me mendjen qe ke ti, ne se kjo vertete nuk te mungon.
Te sugjeroj ti hedhesh nje sy komenteve sa te ndryshme jane. Mbase ti kerkon te jene te gjithe njelloj sipas mendjes tende, pa mend ?
U mora disi gjate me ty, duke shpresuar se mbase mbush disi.
Z. Baze te pergezoj per iniciativen qe shkruan gjithmone dhe per cdo gje. Mbetesh preferencial i asaj godine dje preferencial edhe sot. I tille ishte dhe Bert Papavrami dje pasi me leket dhe kontribiutin e te tereve shkolloi djalin ne France, dhe ti e di shume mire se sa veshtire ishte kjo, po po keshtu iku dhe u largua kur ne te tjeret vazhdonim te vuanim ate rregjim. Po u largua me bekimin e atij rregjimi. Sot dekorohet perse qe arsimoi femijen e tij?? Po kush prind nuk do ta donte kete??? Po merriton me shume perse?? Cfare ka dhene ai per kete vend, kur ne 30 vjet nuk ka qene fare ketu???
Keshtu shoku Mero.
Jane mbledhur te gjithe nga bregu e na bene biografine e pas saj duan te na bejne edhe historine duke filluar nga katnari M.Baze e perfundur tek K.Kokdhima!Bolle me me keto broçkulla o Mero se s’je ne fshat ketu e i hengrem!Se pri Beriti nuk ka asnje lidhje gjku me Papavramin,se dyti Ai ishte nje intelektul Shqipetar i zgjuar qe dijti ti shfrytezoje konjukturat e çau e iku,se treti as Enveri se ka bere me femijet e Tij ate qe ka bere Berti me Tedin duke e rrahur me rryp per ta bere dikushi qe ti sherbente per te realizuar endrn e tij per te ikur atje ku iku!Sa per fame e para ata kishin me thase se Theodhoriu i ndjere edhe kur blente buken leket i ipte mangut per te fituar.Per Edin siç duket Berti do kete qene streha e pare ne Paris e ndaj edhe ia shperbleu mikritjen e Tij!Mbase mire ka bere se ky shtet per kesisoj punesh sherben o Mero katnari!E tjeter here tregohu me luajaj se ka okulare qe e kane njohur Bertin e jeten e tij me mire se sa e ke lexuar zotrote qe me siguri ne ate kohe yt ate te rrihte me rrip si Tedi, te merrje nje burse per studime ne Tirane o Mero katunari!
Papavrami nuk duhet ta pranonte dekorimin nga duart e komunisteve te cilet i persekutuan familjen…..
Duhet të jemi të gëzuar si popull,që Mbreti frikacak dhe hajdut iku pa nam e pa nishan,dhe që fara e tij u shua…Ndersa Mero e qan këte fakt…Ngushellime per Mbretin Mero.
Shqiptar i mire me talent qe eshte krenar se eshte shqiptar.
Violina e pare.
Te lumte !
Me beri pershtypja veshja e Bertit ne ate ceremoni. Mu duk nje fare mendjemadhesie, nuk pati respekt per autoritetet dhe ambjentin. Per sende me me pak vlere pispilloset me kostum. Ai duhet te kerkoj ndjese dhe nuk e di pse protokolli nuk e nxori jashte,
Bravo,Baze!
Me teper prishet.
Kjo eshte gazeta e Meros,qe edhe kur e kundershtojne,u lejohet komenti.
A thua shume nga keta qe shkruajne komente,do ishin aq tolerant sa Mero?
Papavrami nuk duhet ta pranonte dekorimin nga duart e komunisteve te cilet i persekutuan familjen…..
Bah sa qenka entuziasmuar Meroja nga ky takim a thu se na paska taku Messias !
Shkrimi ne vetvete eshte model. Tematika ? .
Te arrish ne maje, Mero, ka dy rruge 1. Qellimi justifikon mjetin, cilidoqofte ai dhe cilido qofte cmimi qe paguajme apo paguajne dhe qe ne thelb ka vetem nje motor “EGON individuale per te qene i pari” pa pyetur per asgje tjeter, model i te cilit eshte Sali Berisha. Njerez te tille mund te bejne edhe ndonje gje te mire por ata gjithmone ne fund bejne me shume dem se mire. E keqja me e madhe e tyre eshte perdhosja e moralit.
2. Rruga e dyte eshte Rruga e fisme intelektuale e cila rrjedh kthjellet dhe naryrshem, pa vrare e pa ndyre askend,jo rralle buron nga dejet familjare. Kjo rruge nuk ka motor Egon por fisnikerine per te fisnikeruar dhe ndihmuar te tjeret.
Egoja e Bertit, realizimi me cmim te madh duke e lidhur femijen me rryp vertet fiton nje violinist por perdhos nje model edukimi qe mund te kete shume pasoja. Se dyti egoja e tij mbi cmimin e tmerrshem qe pagoi familja e rendit ate me teper ne modelet e saliut se sa te nje fisniku.
Eh mor Mero.
Nuk eshte faj jote por i shoqerise shqiptare. Na flet per sagen e Papavrameve qe nuk u hyri asnje gjemb ne kembe, qe nuk pane baltat e Myzeqese dhe qe ishin pinjollet e komunizmit sic ishte dhe Kadareja.
Si nuk pashe te jepej nje dekorate per sagat e verteta te kombit shqiptar, per ata qe thane kenetat dhe shpetuan shqiptaret nga malarja, per ata qe ndertuan nen trysnin e sigurimsave, urat qe lidhnin shqiperine, kanalet vaditese qe ushqyen shqiptaret, per ata qe nuk i hoqen cizmet nga kemba dhe nje pjese e tyre vdiqen burgjeve. Kishte nga ata qe i dhjesin sagat e Papavrameve por ti si gjithmon e dhjet nganjehere. Shpresoj te shoh nje shkrim tendin per sagat e RAMAVE, nenkryetar i frontit demokratik i cili la nje kryeminister, i cili po le nje djale fotograf futbolli.
Quo vadis Mero
Ty as Kanadaja nuk ta heq idiotllekun se e ke ne ADN… ske turp qe flet per familjen e nderuar te Edi Rames si nga e ema edhe nga i Ati…ti je burgaxhi bisht qeni dhe keshtu do vdesesh bisht qeni LANGO
Z. Mero shkrimet tuaja, per mendimin tim, paraqiten aq te kopsitura sa per nje komentues eshte pothuajse e pamundur te dialektoje me argumentat qe shtroni. Ne kete shkrim ve re dicka kundeshtuese ne momente kyce kur prezantoni personazhin e mesit, te dekoruarin ne fjale: vret me emrin, diktator ne emer te studimit… Mendoj qe ju jo me kot, me mjeshtrine tuaj, keni zgjedhur pikerisht keto fjale, nje fare ironie e holle qe padyshim trasmeton ate cka duhet te trasmetoje dhe kjo duhet vleresuar si nje forme realizmi kundrejt nje personazhi te tendosur ndermjet nje imazhit te nje mjeku dhe te nje violine te famshme. Per sa i perket konceptit te dinastive, vertete dhe me te drejte mungesa e tyre sikur perhumb nje fare, identiteti apo trashegimie te ketij vendi. Mos-ekzistenca e dinastive tregon efektet e individualizmit brenda llojit te popullsise sone, mungesen apo mos-mbijetesen e nje trashegimie qe nuk trasmetohet nga dora ne dore. Kush cenohet nga kjo gje, duhet te kuptoje se trashegimia nuk eshte vetem ajo qe ka lidhje me politiken, trashegimia eshte e pafundme, perfshin cdo fushe njerezore ashtu si ne kete rast perfshin trashegimine intelektuale dhe artistike. Eshte fakt, qe ne shume vende te botes, dinastite duke ruajtur kulturen dhe historikun familjar brez pas brezi kontribuojne edhe me gjere, ne aspektin kombetar, duke sherbyer si arkiv vlerash dokumentuese.
mero gabon
ky eshte borgjez komunist dhe diktator domestik
duket qe edi jep mesazhin qellimi justifikon mjetin
ky qe u dekurua sot eshte i njer i urryer
vetem dekorate s’meriton ky njeri
turp!
ai ishte nje maskara i digjte talentet per ate debilin e tij.
klodiana dhe te tjeret jane shume me lart se todi qe nuk punon.
Lexova me pare artikullin dhe komentet me vemendje dhe shikoj se ka dicka qe nuk shkon.Per te qene me I sakte lexova disa artikuj qe ka ne te bejne me tre brezat e Papavrameve dhe ka shume drite hije qe shume komentues I kane prekur shkarazi.
Pa arrtur te fsheh nje fare kenaqsie (jo te plote) te dekorimit te Bertit kish deshire te bej nje oponence modeste:
Duket sikur po vazhdon seria e 40 martireve qe ja vune Papes nga mbrapa.Dhe me Papa vramin u bene 41 martire.
Ne ndryshim nga 40 te tjeret shenjtori Bert + Ted ishin ushqyer me buke lepurushi nga sistemi enverhoxhes.Por ikja e tij tip “kadare” ka me shume ane te errta qe ne brezi jone qe kemi ngrene “buke kallamoqi” qe na ra brektu ne pune si ato Brenda apo jashte burgut. na le shije te hidhur.
Nje fakt interesant te nje dipllomati (AS-MP) thote se vizen Berti e mori (ja dha Ministria mbrendeshme) dhe nga ana tjeter ishte nje qendrim I dyfishte I Ramiz Alise.
Nuk e diskutoj qe keta njerez duhen respektuar por te mos I ngreme ne piedestal kaq te larte se jane hijet e tyre qe ja zbehin shkelqimin jo fjalet tona.
Meros I kujtoj dhe nje shkrim te nje saga-tori tjeter ate te Edward Toptanit kur erdhi nga USA per te marre Shqup-in.Te gjithe shpresuam nga artikulli Meros se do ndalej grabitja e atij objekti por ai…mbushi nje cante me para dhe beri “deal” te rruga elbasanit me Saga-torin Berishes.
Perfundimisht:
Dekorimi pompoz I “martirit te 41” te ketij disindenti djathi ne prag te 70 vjetorit per te treguar ‘regjimin barbar te diktatorit te tmerrshem komunist” te le shijen e vazhdimit te kryqzates kanibaleske antikomuniste kur vete Edi Rama ne 1991 donte te varte komunistet ne litar dmth babane e tij kristaqin dhe mamin e Tedit ose te shoqen e bertit qe dhe kur u arratis kishte teseren e PPSH me vehte.
Keto dekorime me perbindeshin Berishe te pa denuar akoma per krimet e tij eshte….dashuri ne kohen e koleres..
Mero je prekur nga dalldija emocionale e Edit per nje mik artist dhe nostalgjia etij per dietet e kaluar me te ne France .
Robert Papavrami eshte qyetetar i zakonte qe ka punuar gjiteh kohene per veten dhe asnjehre per Shqiperine .Ne se perkrah tij kur mor dekoraten do ishte Rober Radoja do duhe ti vinte turp qe po dekorohej ai ne vend te tij.Papavranet kane punua dhe jane perpjekur per vete jo pe vendin .Te gjithe ata qe jane perpjekur e kane kontribuar me shume dhe ne kondita me te veshtira se dr Papavrami dhe Roberti papavrami duhet te ndihen te cgenjeyer q
Mero dakort nuk ka pasur shqiperia elita te trashegueshme sepse jeta e shtetit shqiptar te pavarur ishte e vogel dhe tjetra eshte se elitat zevendesohen shume e njohur kjo ne sociologjine politike megjithate jam i mendimit se papavrami duhet te dekorohej nga ministri i kultures si mesues etj dhe jo nga kryeministri sepse me sa kam degjuar bert papavrami nuk ka bere ndonje gje te jashtezakonshme per muziken ne nivel kombetar lere ate nderkombetar eshte tjeter se e keni dekoruar si djalin e lagjes.
Të lumtë ajo dorë e ajo mendje, që të bënë të shkruaje këtë shkrim mbi një temë të papërfolur deri më sot gjëkundi.Por e bëre se edhe nga ajo trevë që vjen ti, kanë dalë plot njerëz të mëndjes e të penës. TË LUMTË edhe një herë !!!!!!!!!!!!!!
O! Shiptar,fryheni so flluska sapuni
Une jetoj be france prej 15 vjetesh dhe kam lexuar be revisten mariane,qe eshte e spektrit Te majte:qe violinisti papavrami,eshte zgjedhur nga kadare si nje nga perkthyesit e librave Te tije nga shqipja,dhe qe nuk eshte Pak;pot si violinist nuk njihet fare,sepse o koke medhej franca ka aq shume sa qe nuk I bie radha as Te permemdet.
Mero,
meqenese te kuriozojne edhe historite e kronikes, germo dhe verifiko nese ky njeri ka patur probleme me drejtesine ne qytetin francez te Bordose. “Gojet e liga” thone se ka patur probleme dhe eshte denuar per abuzim me te mitur te cileve u jepte mesime violine…
Pyet njerez nga komuniteti shqiptar ne France, ose ne burime konsullore se e dine te verteten.
PERSHENDETJE ! JETOJ PREJ 25VITESH NE FRANCE DHE I PERKAS KETIJ KOMUNITETI
I CILI KRENOHET ME PAPAVRAMET DHE KADAREN . JU LUTEM TI RESPEKTOJME KETO
PERSONALITETE ME SHUME VLERA DHE JO TO TE BEJME ATE QE SHPESH DISA MEDIOKER ,
XHELOZE DHE ANTI SHQIPTARE JANE MUNDUAR ME VITE TE HEDHIN BALTE MBI KETO FIGURA
TE SHQUARA DHE TE PAKTA QE KA KOMUNITETI JONE NE FRANCE DHE E TERE SHQIPERIA !
JE DHE DO MBETESH PROFESOR I MADH MONSIER PAPAVRAMI ! MERCI