Përse nuk ja dolën dot kritikët e vizitës në Beograd?

13 Nëntor 2014, 20:57Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

 

Ka pasur vetëm një armë në duart e gjithë kritikëve të pakët seriozë të vizitës së Ramës në Beograd, dhe ajo ka qenë nëse Rama fitoi shqiptarët dhe humbi perëndimin. Kjo më së shumti, për shkak të reagimit popullor pozitiv që vizita ngjalli në Preshevë dhe Kosovë. Në këtë linjë mundet që edhe opozita shqiptare ta kishte fokusuar sulmin e saj, se ndoshta ngjiste diku.

Por, prova kaloi shpejt. Ambasadorët e perëndimit në Beograd, të cilët u thirrën nga vetë Vuçiç, për t’i referuar atë çka ndodhi në Beograd, ishin në anën e palës shqiptare, pasi ajo përfaqësonte qëndrimin perëndimor. Më pas njëri pas tjetrit, Bashkimi Evropian dhe Departamenti Amerikan i Shtetit, vlerësuan vizitën dhe ishin krah qëndrimit të kryeministrit shqiptar për Kosovën. Sulmet e çartura të Berishës, të cilat një herë ishin në linjën nacionaliste, një herë pacifiste, buronin nga fakti se Berisha ishte i paqartë se ku duhet ta dëmtonte Ramën, në planin e brendshëm apo të jashtëm. Nëse Berisha do të kishte zgjedhur ta godiste Ramën tek mbështetja perëndimore që ka, do të duhej të konsideronte ekstremist qëndrimin e tij në Beograd. Por, nuk kishte fuqi ta bënte këtë dhe i bënte nder duke e quajtur qëndrim inferior, pse pranoi të dëgjojë himnin serb, apo pse nuk ju sul ta shqyente flamurin serb në duart e Gardës serbe të nderit.

Pra, Berisha zgjodhi ta sulmonte Ramën tek faktori shqiptar në Ballkan, kryesisht tek Kosova dhe Presheva, i tmerruar nga pamjet madhështore të pritjes së tij. Por, për fatin e tij të keq, jo vetëm që nuk i ngjiti sulmi, por humbi dhe atë pak simpati folklorike që kishte për të në Kosovë. Rama ja mori Berishës Kosovën, jo si patriot folklorist, por si politikan evropian, dhe kjo është vlera më e rëndësishme që Rama injektoi në Kosovë. Ai nuk ja mori as me qeleshe dhe as me dy gishta, por duke u garantuar atyre mbështejen e Perëndimit për rrugën e nisur dhe duke i treguar vendin një shteti që ende nuk është zgjuar nga ëndrra e tij për Kosovën.

Në të vërtetë, atë që Rama e tha në Beograd, Berisha kur nuk ja do interesi, nuk e thotë as në Bathore, dhe këtu ishte pika e dytë e suksesit politik të Ramës në Kosovë. Ata e ndjenë se beteja e tij në Beograd ishte e drejtpërdrejtë, e sinqertë dhe pa asnjë interes personal elektoral apo politik, për paternalizëm në Kosovë.

Të çoroditur se ku ta godisnin më parë Ramën, tek perëndimorët apo shqiptarët, duket se kritikët e tij i humbën të dyja betejat, duke e bërë fitoren e Ramës më të shkëlqyer se sa ishte në të vërtetë. Së bashku me Vuçiçin, kritikët e vizitës së Ramës, janë në të vërtetë shkaku më i rëndësishëm i shkëlqimit të saj.

Në këtë kurth kanë rënë dhe kritikët kozmopolitë të vizitës së Ramës. Ata duan të gjejnë diçka antievropiane në qëndrimin e Evropës ndaj Kosovës, të cilën e artikuloi Edi Rama dhe këtu natyrisht që nuk do të kenë sukses. Kjo ndjehet në sikletin që ka Lubonja, për ta paraqitur qëndrimin e Ramës si provokim, por dhe në shqetësimin që kanë disa të tjerë që Rama mund të anojë tani e tutje nga nacionalizmi.

E vërteta është se Rama nuk e ka interes elektoral nacionalizmin dhe as e ka projekt të tij tensionin me Serbinë. Ishte këmbëngulja e tij që tensioni ra deri në mbrëmje, duke ulur gjakrat me Vuçiçin, i cili e ka realisht problem nacionalizmin, dhe po ashtu ishte maturia e tij që nuk shfaqi asnjë shenj ekzaltimi, nga entuziasmi realisht i pashembullt që ngjalli në Preshevë dhe Kosovë. Pra, jemi në rastin kur diçka është krejtësisht e paqortueshme dhe e vetmja mënyrë të fitosh pikë, është t’i bashkohesh suksesit. Opozita jonë nuk e bëri këtë, pasi vazhdon ta çorodisë Sali Berisha, që sillet sokakëve të Facebook-ut  si plak i rrjedhur duke u zënë me komentuesit. Nuk ja dolën dot të bëjnë ndonjë kritikë racionale as kozmopolitët liberalë, pasi në fakt luajti në fushën e tyre në Beograd. Dhe si në atë fabulën e ujkut buzë lumit, që shikonte pasqyrimin e kockës së tij në lumë, të gjithë hapën gojën të kapnin hijen e asaj që shikonin, duke humbur dhe atë që kishin në gojë.

42 komente në “Përse nuk ja dolën dot kritikët e vizitës në Beograd?”

  1. Ilir says:

    Mero Nuk e di ne do e lexosh kete Koment por e gjitha ishte nje “SHOW” I BUkur organizuar nge Merkel per Vogelushet “Rama” dhe “Vucic” dhe ajo skena ne fund e Paraqit Ramen si “patriot Shiptar” dhe Vucic si “patriot Serb” per ti hedhur HI Syve Opinionit Publik dhe Per ti Mbrojtur Nga ndonje Ekstremizem dhe nga ana Elektorale. perpara eshte nje Plan I Madhe Gjerman prej 12 miliard Euro///qe duhen Zabtuar ne Projekte per nje Hyrje ne BE. Pjesa tjeter jane ca filma per Konsum Dite

    1. andi says:

      Iliri njeriu me i mencem se te gjithe. Por cedo se len te kuptohet pa dashje se eshte nje budigard i Sali Serbit.

      1. aldo says:

        Eshte e vertete se askush nuk ja doli ta kritikonte
        viziten ne Beograd.E.Rama,perfaqesoi denjesisht interesat
        e Shqiptareve,ku me Kosoven dhe Presheven,suksesi
        u be Preludi me i pelqyer nga aq shume Shqiptare dhe Nderkombetare
        sa te vendosurit rreth Saliut dhe Lulit mbeten me Gisht ne Goje!
        Po perse keta vendosen ta marrin kete hap kaq te rrezikshem?
        Perpos cka ka thene Baze,ata kane sajuar edhe mjafte shtigje
        ligesie,ku vec fantazise derdhin edhe Cmiren aq delirante prej
        deliri diabolik.sa te lene pa mend.Keta gjithashtu e ndjejne fare mire se mijra njerez
        kane vendosur ti shprehin z.Rama Urimin ketij njeriu me tipare
        burrerore ashtu sikunder i takone nje burri te vertete Shteti.
        Nga ky kontex Saliret dhe Lulet u ndjene te perzene ndaj si gjithmone
        kane vendosur te hakmerren ja ashtu sipas menyres me te keqe qe vetem ata e dine.Sot ata konsiderohen si me te pabesueshmit.dhe kjo
        per faktin se po bejne nje Jete te dyfishte:Midis Trrilleve
        te tyre pasionante dhe te kaluares plote Histerizma.
        Ulerimat dhe Britmat qe po derdhin si nje Zjarr nga Shpirti
        i tyre,i njellojte me ate te Amureve Bandite,jane bere te
        zakonshme por jo te demsheme,pasi vazhdimisht e kane me vehten dhe per vete.Keta asnjehere nuk duan tja dine se Njeriu per cdo rrethane e ka te nevojshme te mendohet ku ate cka po thote;-kujt i sherbene?
        Ne fakt ata vazhdimisht luajne me vlerat e vetes duke bere te
        pamunduren per te hedhur Balte mbi tjetrin.Por kjo menyre sot
        ata i ka degjeneruar aq shume sa veshtire qe edhe vete ata,tu besojne
        atyre qe thone.Te degjosh nje jete te tere pallavrat e Saliut ku ne shumicen e rasteve i thurr lavdi vetes,eshte vertete e bezdiseshme,
        Ashtu sikunder po behet i merzitshem edhe Luli.
        Mbreme ne Opinion, per gadi dy ore,jo vetem u tjetersua,por edhe Trilloi pa hesap.U hakerrye,sulmoi dhe e cilesoi veten sa nje Mi
        i dale nga nje Mal i mbarsur.Gjate gjithe kohes,veshtronte me bisht
        te Syrit skrinen e Ekranit.Ishte shume zhbirues,por edhe per nga Toni-Urdherues.cka me se paku e xhveshen moralisht deri sa edhe te quhet
        Amator i Politikes se Saliut.Keto jane disa nga aresyet qe Saliu dhe Luli nuk kane per tja dale kurre qe kritikat e tyre te mos prodhojne ndonje Kosto per te tjeret.Keshtu ne shumicen e rasteve ata vecse
        paguajne kosto,ashtu si nje i dehur qe te nesermen thote:
        Perse shpenzova kaq shume?Dhe perseri shkone per te pire.
        qe do te thote se pendesa nuk punone.Dhe ata te tille jane
        toidhjo si i dehuri.

    2. Litar Ai says:

      Ilir jeni shume i SAKTE…,nje milion votuane betem E vetem qe Salem me tipa si puna e mulit,ristani, e bunch me shoke te japen llogari ketu ne koqet e kalit Skendernej…,por plani I pregatitur (x) vizita e Rames ne (Serbia) mori dhe votuset e (sali sllobodankes)…Rama e plotesoj te PAREN…, e Dyta mbaroj koha, Brenda Dhjetorit arrestimi I (Sali Sllobodankes)…,hatere plotesohet (plani) Edi Rama do te mbetet ne histori si “Burre Shteti” .Nese Saliu nuk arrestohet brenda Dhjetorit…,karrikja e kryeministrave te (emeruar) do te thyehet ne koken e Edi Rames.

    3. Merita says:

      Ai nuk ishte show i pregatitur nga Merkel sepse nuk i interesonte Merkelit qe keta te dy ta tregonin veten atdhetare te medhenj
      E rendesishme ishte qe keta te dy te flisnin pro BE se
      Kjo ishte e rendesishme per merkel

      http://bit.do/Analiste-qe-analizojne-pro-atij-qe-i-paguan

    4. emigranti says:

      je mese korrekt Ilir ..

    5. stela says:

      OK ,po kush del I humbur nese ne behemi pjese e nje projekti kaq te madh perfitues nga Europa? Aq me teper I lumte Rames pasi nuk eshte ndonje mundim madje kjo eshte nje detyre qe e fisnikeron ne sy te te gjitheve ,detyra me duket patriotike dhe trimeri e marre persiper nga Rama.

  2. Arjani says:

    Me ke kenaqur kaq shume me kete shkrim morMero djali sa po te te kisha ketu do te perqafoja fort.Kam qeshur kaq shume ne disa pasazhe sa me dolen lot.Sidomos me Berishen qe bredh sokakeve te facebookut si plak i rjedhur duke u zene me njerzit.Hallall.

  3. Kendveshtrim tjeter says:

    Vucic,kur thiri ambasadoret,kujtoi se thirri UEF-en,por nuk mundi ti mbuloi gabimet e tij,sidomos heqjen e kufjeve,ku injoroi veten e tij.
    Humbja e durimit per te degjuar mikun “rebel”,nuk eshte jo vetem sjellje europiane,por dhe as ballkanike,por tipike cariste.
    Pritja e kryeministrit shqiptar,ishte organizuar,per te perbuzur shqiptaret ose per ti kthyer ne sherbetore te politikes serbe.
    Gabim fatal, Kosova e pavarur eshte pranuar nga ultranacionalisti Sheshel,si nje akt pa kthim mbrapa,ipokrizia nuk eshte e pranushme ne kete rast.

  4. LexuesiTemes says:

    Shkrim i bukur, i lehte dhe pa komplekse.
    mbyllja eshte fantastike, ..ai shembulli me ujkun, super fare!!
    LoL ?

  5. elinor,.,.,. says:

    Qellimi i vizites se Rames ne Serbi ishte, sic u mburr edhe vete Rama pas vizites, “shkrirja e akujve ne marredheniet ne mes te dy vendeve”. A u arrit ky qellim? A me te vertete ti Mero mendon se marredheniet me Serbine u permiresuan? Apo mos ndoshta u perkeqsuan?
    Menyra se si media e portretizoi Ramen ne Beograd te kujton “demaskimin” qe Hoxha i beri Hrushovit ne mbledhjen e 81 partive ne Moske. Pra, ndonese pritej qe dy vendet te ndjeheshin me te cliruara ne perceptimin ne mes tyre, ne te vertete i madh e i vogel e festoi qendrimin e Rames si nje fitore “legjendare dhe historike” ndaj ketij armiku te madhte kombit.
    Ne nuk mund ta dime se cili eshte mendimi i shumices ne Serbi pa u bere ndonje studim me pare ne lidhje me kete. Jo gjithnje ajo qe shihet eshte ajo qe eshte. Rama mund te kete fituar ndaj politikaneve serb te cilet edhe ata perdorin nacionalizmin per te perfituar politikisht dhe per te devijuar vemendjen nga ceshtje te tjera ku hasin veshtiresi. Por une mendoj se ne lidhje me serbet e thjeshte Rama humbi sepse i alienizoi edhe me teper ata me ate debat te panevojshem.
    Tani, meqe ti Mero nuk leviz nga istikami ne lidhje me Ramen, a mundem te te kujtoj pak (se keto “fitoret” kreshnike ndaj serbeve sikur na e heqin pak vemendjen) disa ceshtje te nxehta qe nuk jane zgjidhur akoma si ajo e 21 Janarit? A je interesuar me se c’po behet ne lidhje me kete ceshtje apo thjeshte edhe ti po pret pervjetorin e ardhshem qe te vendosesh nja dy buqeta me lule ne shesh dhe aq? U vrane kater njerez, si mund t’i anashkaloni kaq lehtesisht? Po me sistemin e drejtesise per te cilin na u premtua nje tundje nga themeli si po shkon puna? E si mundet te rregullohet drejtesia kur nje nga ata i cili do behej subjekt i atij sistemi ulet atje ne maje te parlamentit? Si mundeni ju te medias te beni nje sy qorr ndaj nje njeriu qe ka vene nje pasuri perrallore pa pasur asnje lloj aktivitet biznesi?
    Prandaj une mendoj se duhen anashkaluar baladat me “fitore” historike ndaj Serbise dhe duhet te kthehemi me ngulm e t’u japim pergjigje atyre pyetjeve te mesiperme. Mos na lodhni nervat me ceshtje fantazme patriotizmi.
    Patriotizmi do ushtri, jo fjale boshe. Serbia e ka buxhetin ushtarak gati 6 here me te madh se ne; kane 143 mjete fluturimi kurse ne para 10 ditesh morem helikopterin e katert dhe beme feste te vecante me ate rast! Helikopterin e katert o Merooo! Nje RPG qe e operon nje 15 vjecar amator dhe te iku helikopteri per lesh.
    Patriotizmi kerkon ushtri dhe ushtria kerkon fonde. Fondet nuk mblidhen me nje ekonomi pertoke. Dhe ekonomia kerkon nje sistem stabel politik dhe drejtesie. Per t’i rregulluar te gjitha keto sistemi nje e nga nje me perpara duhet te kapercejme disa pengesa. Nuk mundemi te kalojme pergjate trupave te pajete te viktimave te 21 Janarit dhe shume te tjereve duke mbyllur nje sy.
    Prandaj ti zotni Baze, ju te medias, si pushtet i katert qe e mbani veten, e keni per detyre rrahjen e vazhdueshme te ketyre ceshtjeve derisa ato te zgjidhen. Te zgjidhen ato dhe te shohim disa njerez mbrapa hekurave, te forcohen institucionet e shtetit dhe te zhvillohet ekonomia, rrjedhimisht edhe ushtria e me radhe, dhe pasta te shkoje po deshi Rama ne Serbi e te shese pordhe. Do ta mbeshtes une i pari.
    E di qe zgjata me shume sa mendoj se ia vlen por nuk mund ta duroj kete absurditet qe e rrethon ate vend.

    1. $$$$ says:

      Patriotizmi eshte dashuria per atdheun ,nuk eshte i rrezikshem dhe nuk kerkon arme .Nacionalizmi kerkon potencial ushtarak ,prandaj ne si fukarenj qe jemi ,te ruajme vetem patriotizmin .

      1. elinor.,.,., says:

        @$$$$; nacionalizmi desha te them. Nuk e di pse e paskam shkruar ne te dy rastet “patriotizmi”!

      2. mirel says:

        $$$$- Dashuria per Atdheun nuk mjafton per ta mbrojtur atdheun. Ndaj cdo shtet ka ushtri dhe nje nga shtyllat e shtetit ka mbrojtjen.
        Ne asnje vend te botes, dashuria per atdheun nuk ka qene strategjia e mbrojtjes se atdheut. Mbi te bazohet ceshtja e mbrojtjes, po nuk eshte as mjet as element i mbrojtjes. Eshte ideali i saj.
        Tjetra, Dashuria per Atdheun nuk mjafton per te qene Patriot.
        Fjalet e bukura dhe bombastike nuk te bejne automatikisht patriot.
        Une jam plotesisht dakort me Elinor- Rama Beogradin dhe fjalimin e tij po e perdor per sugjestionimin e shqiptareve qe vertet e jetojne emocionin e fjalimit, por ama kjo nuk solli fitore ndaj Serbise.
        Fitoren ndaj Serbise ne e siguruam me luften ” jo patriotike” te Natos apo jo?p
        Rama nuk shkrepi nje pushke ne Beograd.
        Ai shfrytezoi mundesine qe te jep statusi i paprekshem diplomatik kryeministrit qe te flasi per KOsoven dhe te bej nje show aq te vlefshem per reputacionin e tij te lekundur, sidomos pas bujes se Xhuvanit. Jo se ishte faj personal i Edit, por se eshte tregues i perfshirjes se politikes ne krim.
        E dyta- PAtriotizmi i mire dhe i vertete tregohet atehere kur ti si Kryeminister, (Edi) vertet ke nje axhende bashkepunimi me fqinjin, jo vetem per te thyer akujt po per te aktivizuar mardheniet ekonomike, te cilat nga pala jone behen per interesat tona, sikunder serbet do ee bejne per interesat e tyre.
        Patriot i them atij qe ne keto mareveshje nuk do lere shteg qe serbet ta bejne Shqiperine treg fitimi per mallrat e tyre, apo tu jepen lehtesira ne dem te shqiptareve..
        Deri tani kam degjuar per shum mallra serbe qe hyjne ne vend, bile dhe te skaduara..kjo me ben te mendoje se qellimet “patriotike” te Edit funksionojne ne interes te Serbise.
        Dhe e treta- Ai premtoi njohjen e diplomave te Shqiperise ne Serbi, nenkupton per shqiptaret e Serbise qe mund te duan te diplomohen ne Tirane, dhe diplomat e tyre te njihen ne Serbi.
        Ne dukje eshte nje gje shume e bukur.
        Por e verteta eshte se pasi u kthye pas ketyre nismave teper “patriotike” , Ramiu sa i vuri shqelmin nje prej Fakulteteve me Prestigjioze te vendit, dhe e ktheu ne hale shteterore..ketu nenkuptoj Gjykatat.
        Kur nje njeri ka kaq pak interes per arsimin, dhe me keq sillet si armik i edukimit, kjo mua me le te kuptoj se ai pak interes ka te ndertoj Shqiperine. Interesi i tij eshte te ndertoj fuqine e vet politike si vazhdues i politikes kriminale antishqiptare qe ndertoi BErisha.
        Te dy kane nje axhende te vertete, mbeshtetjen e korrupsionit dhe krimit.
        Pastaj na mbushin me plane per antaresim ne BE- etj duke nenkuptuar nevojen e privatizimit te burimeve energjitike.
        Ketu e ben Patriotizmin telef fare.
        Me keq nuk ke si ta katandisesh.

        1. Sh says:

          Mireli ! Shume persona e konsiderojne si nocion te ngjashem ,si
          sinonim fjalet Nacionalizem dhe Patriotizem por jane variabele.
          Patriotizmi eshte dashurua per vendin,duke mos patur asnje urrejtje
          per nje popull tjeter ,ndersa Nacionalizmi shpreh urrejtjen per popujt fqinje.

          Me Elinorin besoj qe u kuptuam .Sa per Ramen nuk ja vlen ta ngrejme ne majat e politikaneve .Te vetmen gje te mire qe ka bere ,eshte heqja e barakave nga qendra e Tiranes .Persa i perket politikes se sotne ne ballkan , ai eshte duke zbatuar urdhrat e BE, me shpresen qe mund te behemi dhe ne nje dite pjese e saj.Qe Rama shkriu akujt me Serbine
          kjo eshte qesharake ,pasi keto akuj jane shkrire me kohe .Ne Shqiperi
          kane ardhur politikan, ministra si dhd kengetare duke u pritur si nbreter . PER CFARE AKUJSH BEHET FJALE ??????????????

    2. be-x says:

      o elinor,
      1.ndoshta ke te drejte, por rama u lidh me ilir meten jo se ai ka pasuri perrallore por per te hequr njehere e pergjithmone sali rrahman berishen nga froni or tej! e kupton ti qe e keqja ketij populli i ka ardhur nga sali berisha dhe jo vetem edi rama por kushdo qofte do te bashkohej me te, per te nxjerre nje fundurine te tille si sali berisha nga politika.
      2.nje pastrim te tille sic e kerkon ti, nuk behet brenda nje viti por do kohe…
      3.kerkohet durim dhe ecje perpara!

      1. mirel says:

        Rama per te hequr Kriminelin Berisha kishte bere lidhje me Popullin.
        Ai e hoqi Berishen.
        Krimineli Meta, perkundrazi ia dha Berishen ne Tavoline ne aleancen e meparshme, apo harruat.

  6. beso says:

    Eshte thene qysh vjet se ne Ballkan do jepen 11 miliard Euro, te shikojme sesa peshojme ne kete kandarin e huase. Autostrada do vije deri ne Dubrovnik,deri tani eshte 90 km larg, malazezet mbeten per 150 km, shikoni te behet ndonje gje e hajrit. Sa per Rama – Vucic kam pershtypjen se po bejne kot si kaposhe patriotike, duan karriken dhe e blejne me cdo cmim. T’i leme moralizmat se kush eshte me superior e inferior,evropist e te tjera dokrra si keto. Ne Ballkan nuk behesh lider pa qene rrufjan i te gjitha ngjyrave, burrat e mire kane vdekur me kohe ndaj perdore editorialin z.Mero per debate jetike. Nuk harxhohet letra e gazetes kot per dava kritikesh te kritikes apo qyfyre berishe ne fejsbuk. Rama u “garantoi mbeshtetjen e Perendimit” preshevareve? Ou,po kjo eshte fantastike, meqe ne kryesojme Evropen u krye dhe kjo pune! Ishalla Edi e sheh veten me sy kritik, se po qe per njerezit qe presin ne liste per ndonje ofiq nuk ka ku te gjeje keshilltare me te keqinj.

  7. Mallakastrioti says:

    @@pershendes Meron!..Po me te vertet Shkrim i Bukur dhe Real per ata qe mendojne Realisht…
    -mero:Sa Per sali Berishovicin ai tani perben te Shkuaren e Erret ne Historine e Popullit Shqipetare, personalisht une si Lexues i rregullt dhe Komentues i Gazetes suaj, nuk merrem me Sali Berishovicin.
    -per Edi Ramen , si Njeri ne aspektin e thjeshte nuk kame pasur ndonje Simpati..sidomos kur Deklaroj se do te hapnin 300-000mije Vende Pune..ose akoma edhe 100-te mij..keto gjera per Ekonomine dhe vete numerin e Popullesise sone jane te pa-realizueshme.
    @Per Edi Ramen,nuk munde te leme jashte Harreses edhe Koalicjonin me Ilir Meten alias Ilir Floriri, nje Figure teper e Dekompozuar e Politikes Shqipetare, qe per Fatin tone te keqe eshte ber si “Xholi i kuq” qe na futet dhe na del si ne c´do Qeveri..por na “Ha” edhe Fetat e Majme te Fondacjoneve..Donacjoneve..Tenderave..ect.
    @Kuptojme se pa Koalicjonin me LIS-in e Ilir Floririt ,do te kishim perseri ne Krye te Qeverise Sali Sllobodanka Berishovicin, qe vetem Vendlindjen ka ne Shqiperi, se per sa u perket atyre qe u ka ber Shqipetareve ai eshte me i keqi..nje Kriminel i Lindur, qe per Karigen e tije eshte gati te shese edhe “Vicidollin” e Lindjes.
    Pra Edi Rama , eshte Figura me e Mire midis te gjitha te Kqijave qe kishim,i cili se paku me Punen e tije po na tregon se Kohen qe kaloj ne Paris te Frances nuk e kaloj si Lulezim Basha ne Hollande.
    Qeveria po Punon, kemi nje Gje shume te Mire, kur pame se Vizita e Papes po na jep nje Imaxh te Mire ne Bote, imaxh qe nuk e kishim Perjetuar ndonjeher.
    Qeveria Rama duhet te Hapi Vende Pune, dhe te bashkpunoj ngushte me Gjermanine qe ka Programe , te qarta Kualifikimi per te Rinjte si ata me shkolle dhe universitet , si dhe me ata me Arsim te Mesem..
    Shikojme se ne Shqiperi kane Lulezuar Universitetet Private..shikojme se ne Shqiperi nuk Punon Dote po nuk pate “Master” apo edhe “Diploma” ku e di njeriu i shkret..kurese ne Gjermani qe eshte edhe shteti i Pare ne Eu-gjen Pune njeriu..qe te Pjata-laresi..Infermjeri..Kamrjeri..Doktori..ect..POr nuk u kerkohet “Maestri” ketu e aty…Por Kualifikimi..eksperjenca..deshmi profesjonale…
    Te mos zgjatem Mero..Respekt per Shkrimin tuaj..dhe urojme qe Edi Rama te vazhdoj keshtu si e ka filluar…dhe do te ishte mire qe Berishes ti pregatise nje Krevat te “Kavaleshenca 313”-te…lol

  8. vani says:

    Pse mua xhanem,(Nje cickerr shaka), po me thot’ nje mendje qe,(Ata te dy),ndersa u vonuan nga 20 minuta ne 60 minuta,kane thene kok’ me koke : – Rame,une jam perndimor, dhe jam kok’e kembe me mendimet e tua. Qe sot dua,qe me vendin tuaj te lidh miqesi te forte ne te gjitha drejtimet… Dua t’i japim fund meris ne shekuj. Por, keta te mit e vecan elektoreti im,jo vetem me heqin,(Kush po e qan),por me vrasin fare… Prandaj i dashur Edi, ti fol per kosoven,por,une do “Ndjehem” teper i fyer! dhe do perpiqem te te mohoj si mik… Rama : – Okay Aleksander, ashtu do bejme,do na dal me per hajer neser! –

  9. N Shabani says:

    Me pelqeu shume shkrimi, si gjithmone shkruan paster thjeshte pa komplekse dhe me nje gjuhe shume te kuptueshme.Nuk kishte mundesi qe te reagonte ndryshe nje opozite qe vazhdon ta terheqe per gryke Sali Berisha. Une ne fakt prita qe Lulzim Basha ta largoje dalengadale por eshte e pamundur akoma vazhdon te terhiqet nga Sali Berisha dhe ai mban qendrimin qe mban Shkelzeni dhe Saliu i jati. Si familje atyre u qajne syte per Serbine. Deri dje i benin thirrje Rames te mos shkonte ne Kosove jo se i binte autoriteti Shqiperise jo por per xhelozine qe ndjenin ndaj Rames qe mos te korrte ndonje sukses politik dhe mbeshtetje popullore gje ne fakt edhe ndodhi.
    Kurse keta analistet si Lubonja, Prec Zogaj apo Aldo Bumci eshte me mire te mos I kujtoj fare keta duan te na thone gjera te “reja” per te kundershtuar shumicen por thjesht thone vetem ate qe duan te kenaqin Sali Berishen. Lubonja vazhdon te tregoje se eshte kunder te gjitheve per ate asnje politikan shqiptar nuk ben per te drejtuar shtetin shqiptar.Vizita e Rames ishte shume e sukseshme ne Beograd, kjo ka rendesi te madhe dhe me kaq merr fund historia. Tani Rama ka shume pune ne Shqiperi ne luften kunder korrupsionit i cili po ja merr frymen popullit shqiptar nepermjet sistemit te drejtesise, duhet te japin sqarime popullit se flitet per korrupsion per ministrat e tij sic tha edhe Llalla dhe ti thote Llalles urdhero e hetoji ministrat n.q.s kane abuzuar me pushtetin, kjo do ti jepte shume pike dhe do te zbulonte te verteten.

  10. Cfare na bere o z.Baze……na i hoqe kocken nga goja disave qe po i conte goja uje nga artikulli i mbremshem …..ha.haaaaha…je shef i cirkut ….

  11. Klimax says:

    Ajo qe eshte shqetesuese eshte pikerisht bathorizmi i politikes se kryeministrit. Sigurisht qe Edi Rama nuk kishte nevoje as e vinte qylafin ne koke dhe as e ngrinte dy gishtat perpjete per tja “mare” Berishes Kosoven, por kur qytetari Edi Rama flet sikur eshte ne sheshin e Bathores dhe jo ne takimin e shekullit, atehere me te vertete te ve ne dyshime per qendrim liberalo-perendimor te tij.
    Ambasadoret perendimore, si diplomate qe jane, nuk nxoren fitues, nuk kaluan ne mbeshtetje as te njeres dhe as te tjetres pale. Ata nuk i thane kryeministrit serb se Rama ka te drejte, se Kosova nuk eshte Serbi. Nuk eshte ajo detyra e tyre. Ata vleresuan anet pozitive te atij takimi te pare mbas kaq e kaq vitesh dhe mbas kaq e kaq acarimesh e mosmareveshjesh dy-paleshe dhe nuk zune aspak ne goje anet negative te tij. Ata kerkojne qe dialogu te vazhdoj per paqe e mirekuptim dhe jo me ultimatume arogante. Ata nuk shikojne asnje prej dy vendeve si armike te tyre, por si mike dhe si kandidate te nje Europe te bashkuar.
    Kur duhet ta kuptojme se nuk jetojme me ne periudhen e bombardimeve te NATO-s mbi Serbi?

    1. Dardha says:

      Ne fakt ke te drejte. Ne deklaraten e ambasadoreve ne Beograd thuhej se megjithe provokimin takimi ishte historik. Ndersa amerikanet ne deklaraten e tyre falenderuan te dyja palet per takimin. Pra ne asnje deklarate nuk del se Perendimi lavderoi Ramen per heroizem. E kuptoj euforizmin e disa komentuesve se aq kane e aq dine. Por nuk e kuptoj si Mero i lexon deklaratat e Perendimoreve si te doje. Vizita sigurisht qe ishte historike, per vete karakterin e saj, per vendin se ku u shkua, per rrethanat historike dhe marredheniet midis shteteve tona. Por fjala historike nuk do te thote lavderim per ndonje nga palet. Shume ngjarje kane qene historike por aspak pozitive.
      Lexojini fjalet e Perendimoreve me mencuri dhe jo me folklorizem. Edi vazhdon te flasi me patriotizem folklorik kur thote se po te mos flisja per Kosoven dukej si prerje ne bese. Akoma nuk i ka dale dehja nga vizita ne Presheve. Shpresoj te mos marre per se koti se kam votuar per te.

  12. lindi says:

    Ka cka ato te vetat Rama,po qendrimi qe mbajti ne Beograd ishte me shume se dinjitoz.A u thyen akujt apo jo , nuk ka rendesi.
    Te gjithe e pane edhe njehere kush jane serbet ….
    Shkrimi i Meros si perhere brilant.
    Je fantastik Mero!

  13. Tradita says:

    Nje pyetje e thjeshte dhe logjike. Perderi sa Sali Berisha ju duket plak i rrjedhur pse merreni aq shume me te pothuaj te gjitha gazetat e majta dhe ca komentues te zgjuar. Duket qarte sa ai ule pa gjume…. Dhe mire jua ben.

  14. Komentin e kam per disa te ndryshkur nga trute qe vene lloj lloj argumentesh po ne te vertete duken si Don Kishoti Sances !
    1 – Fitore per Edi Ramen ishte vajtja atje me cdo lloj cmimi.
    2- Fitore per Edi Ramen ishte vetem rikujtimi se ; Kosova ka ikur nga sundimi juaj ,dhe mos shpresoni kot.
    3- Fitore per Edi Ramen ishte qe realizoj takim edhe ne Luginen e Presheves.
    4- Fitore per Edi Ramen ishte se atje nuk vajti per te shkrire akujt ,por sepse Serbija duhet ta degjonte personalishte nga Shefi i atdheut meme pamvaresine e Kosoves.Dhe nuk priste askush qe Serbija ta priste Edin me duartrokitje dhe te kishte maredhenije te persosura por per te thene Serbeve,se fjalen e fundit e degjuat edhe nga i zoti i shtepise,( gomarin nga balta e nxjerr i zoti ).
    5- Fitore per Edi Ramen ishte buzeqeshja e te gjithe Europes dhe Amerikes.
    Ku si rezultat Edi Rama mbetet Ylli i politikes ballkanike.
    Ku si i tille,me kete qe beri ,Europa e pa njihere te vetme Shqiperine si superiore dhe eshte hera e pare qe boterishte ,qe shqiptaret dalin te fituar ,jo si i paraqisnin nder kohera Greqia dhe Serbija se ; shqiptaret jane problemi i Ballkanit ! Por shqiptaret,na qenka viktimat e Ballkanit dhe duhet ti japim doren ,menjifjale shqiptaret fituan nji lloto ,me fjalimin e Edi Rames per Kosove e Presheve !
    Kush e kupton e kupton ,kush nuk e kuptone …le te vazhdoje ti bjeri me dore …..

  15. sherifi says:

    Mallakastrioti:
    Komentin e ke thare,i ke rene pikes,edhe une si patriot i jote jame po aq komentues dhe lexues i rregullt i kesaj gazete.
    Per problemin e Ilir Floririt ke te drejte, po mua me shqeteson nje fakt jo i pa rendesishem me kte milet ku beim pjese edhe une dhe ti:
    Si ka mundesi qe ky popull ti japi 17-18 deputet ketij Ilirit dhe te behet i domosdoshem ne krijimin e qeverise?,une kesaj pyetje nuk po i jap dot pergjigje,se te pakten me situaten e krijuar nga sali serbi partia socialiste te merte e vetme 70+1 deputet.
    dhe si perfundim,une mendoi se Edi Ramen,Ilir Floriri e ka kapur ne vend te lig i themi ne.

    1. black_lion says:

      Z. Sherifi,

      Per t’i kthyer pergjigje pyetjes tuaj ne lidhje me Ilirin e L-evizja S-eksereve I-nteresaxhinj, me duhet te te shpjegoj se populli shqiptar eshte ne mase (mbi 40%) injorant (jo per fajin e tij, por per shkak te mentalitetit post-komunist te injektuar Berisha) dhe aspak largpames. Asnje nuk e mendon se cfare implikimesh do te kete ne te ardhmen shitja e votes per nje thes miell (ne fshat) apo 30.000 leke te reja (ne qytet).

  16. andi says:

    FIKS FARE MERO. QENTE TE LEJN RAMA MORI 10 ME KETE VIZITE.

  17. era says:

    Perle , Berisha sillet sokakeve te Facebook-ut si plak i rrjedhur, me lot kam qesh. I bukur ishte dhe krahasimi per kozmopolitet liberale, si dhe vleresimi se kritiket e vizites se Rames, jane ne te vertete shkaku me i rendesishem i shkelqimit te saj.

  18. lili says:

    Shfaqje ke per marak!
    Tash ,le te kallojme tek cana qe u anashkalluar komplet nga kommentueset shqiptare: marreveshjet ekonomike,cka u nenshkruar,cka jo,edhe cka mendojme me bâ: jo kot kineze na sjellin prape ne dhjetor ne Beograd!

  19. adi says:

    Jepi Mero, sa të jesh servil i Edi Ramës e ke në rregull punen. Nuk ke faj. Nuk mbahet gazeta ndryshe.

  20. Merkeli says:

    Sak ajo qe thote ‘ iliri’, sukses i merkelit !!!
    –rama e vucic dy pupace,
    pooor rama e lujti mire
    dhe ajo qe eshte e rendesishme mesazhi ‘gjermani- usa’ per serbine qe i forte: mbaroi serbia kasape e Ballkanit, Shqiperi = serbi; shqipetaret europiane shoferi i Qerres Ballkan per ne Europe!
    Shkurt:
    merkeli &obama u tha serbve: kur te bombardova te thashe: ‘mjaft’, sot te them: ‘e humbe Trenin’
    e kapen shqipetaret!
    Beni derman ‘kokes’ metutje (mos humbni trenin e Nates)!
    Kaq.
    Mas sodit, rames do vijoje njesoj t’i matet KK (Kaptina & Kellqet)
    per Punen e tij brenda…
    Matja deri sot ka dale rezus-negativ me Daulle shurdhuese, po dilli nuk mulohet me shoshe, i tha merkel- obama…
    Haj’ tung, miq!

    1. stela says:

      sa e bukur ,te pershendes

  21. human says:

    Perse nuk ja dolen dot kritiket e vizites ne Beograd ?

    Nqse kete vizite e shohim thjesht,me syrin e nje ndeshje midis dy aktoreve politike te rajonit Rama-Vuçiç, do te tregoheshim mendjelehte dhe pa vizion, sepse kjo nuk eshte e tille.

    Ky lloj “dueli” eshte thjesht dhe vetem nje levizje e nje loje “shahu” te gjeopolitikes ne rajon, te cilin po e luajne me mjeshtri kancelarite europiane te drejtuar nga Merkel dhe SHBA.

    Rusia ndodhet ne anen tjeter.

    Europa Perendimore po e luan lojen me plane te studjuara per te pergatitur fillimisht nje terren harmonie dhe mirekuptimi ndermjet dy fqinjve problematik ne mardhenjet e tyre shekullore, Shqiperi-Serbi.

    Pasi kjo te jete arritur, do filloje realizimi i projekteve te financimit qe arrijne ne disa miliarda euro, duke synuar fuqizimin ekonomik te rajonit, me synimin e krijimit te nje tregu ekonomik te konsiderueshem ne ballkan.

    Ne anen tjeter kemi planin rus te çartur, qe mbeshtetet ne perdorimin e forces ushtarake. Kete Rusia arrin ta demostroje edhe me stervitje te perbashket ushtarake me Serbine, ne kufi me Kosoven.

    A eshte rastesi qe kjo stervitje ushtarake behet menjehere pas vizites se Rames ne Beograd ? Nje njeri normal e kupton se kjo nuk eshte e tille.

    Prandaj ne kete kendveshtrim, mbeshtetja ose kundershtite ndaj kesaj vizite, nuk duhen konsideruar thjesht si pro apo kunder Kryeministrit Rama, por diçka shume me e rendesishme.

    Jemi ne me frymen pro perendimore, apo me ate Ruse ?

    Pra, mbajtja e qendrimit pro ose kunder kesaj vizite, eshte me teper nje vije demarkacioni te synimeve te gjithkujt, drejt lindjes apo perendimit.

    Kjo eshte edhe pergjigja perse nuk paten sukses, kritiket e vizites se Kryeministrit Rama ne Beograd.

  22. Sallakja says:

    Akoma ka njerez qe e lexojne kete gjeologun ?

  23. vang says:

    SALI BERISHA NDJEU KOMPLEKSITETIN NDOSHTA ME TE MADH NE JETEN E TIJ NDERSA LUBONJA NUK MUND TE DALI JASHTE NIHILIZMIT TE TIJ. POR ME KA BERE PER TE QESHUR ,PER TE MOS THENE ,”PER TE QARE”,GAZETARI MATOSHI I CILI ESHTE REVOLTUAR” PSE RAMA SHKON NE SERBI DHE U JEP MEND SERBEVE SE SI ATA TI ZGJIDHIN PUNET E TYRE.SIPAS MATOSHIT ATA I DINE VETE SE SI TI ZGJIDHIN PROBLEMET E TYRE”..QE KA EDHE GAZETARE SHQIPTARE APO KOSOVARE TE KESAJE TE KETIJE KALIBRI MJERE NE .

  24. joni says:

    Mero, Sala te une ka humbur nga fillimi i 1993 kur jepte nafte Karxhiqit, per te tjerat nuk po flas.Ai as si njeri po as si politikan nuk ka vlera,per kete edhe shume kosovar si une e kane hedh ne plehra

  25. joel shkodra says:

    C’eshte ajo fraze: “Rama ia mori Berishes Kosoven”? Kosova nuk eshte as e Rames, as e Berishes, ajo eshte e kosovareve dhe ata do te dine te ecin ne rrugen e nisur.

    1. mark uk says:

      o joel from shkodret (apo me sakte from lufi pukes)

      Mero nuk eshte kasap dhe ballkani nje kofshe mish vici qe ai i bie me sopate dhe e ndan copa copa..
      Dukesh qe je universitar analfabet qe nuk ke kapur liber me dore.Ajo eshte metafore (figure artistike) qe do te thote se koqevaret qe edhe pse berisha i coi nafte dhe armatime milloshevicit,edhe pse spiunoi UCK pas shpine perseri i thonin Skenderbeu i dyte.
      U desh kjo vizite e Rames qe koqevaret e Saliut te ktheheshin ne shqiptare europjane.
      me mire vere nickun kaqol shkodre se qenke id..iot i padobishem…tung

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje