Nga Mero Baze
Para nisjes në Beograd, opozita shqiptare, në përpjekje për t’u distancuar nga vizita, kërkoi publikisht që Edi Rama të mos flasë në emër të të gjithë shqiptarëve në Serbi. E kërkoi këtë një zyrtar i lartë i opozitës, që nuk i përputhet lartësia e vendit me shkurtësinë e mendjes. Quhet Aldo Bumçi.
E kërkoi në emër të opozitës shqiptare, me shpresën se Edi Rama do të sillej si ata. E kërkoi duke u bazuar jo vetëm tek ajo çfarë ai vetë dhe partia e tij kanë bërë në politikën e jashtme, por dhe tek paragjykimi që kanë krijuar për kundërshtarin, duke e njohur sipas mendjes së sëmurë të Sali Berishës.
Tani që vizita mbaroi dhe Edi Rama është rikthyer në zyrën e vet, përmes një tuneli flamujsh shqiptar nga Presheva në Morinë, është me vend të bëjmë një rishikim të asaj se përse i duhej Sali Berishës dhe përse i duhet Edi Ramës, Kosova.
Përgjatë karrierës politike 23 vjeçare, Sali Berisha dhe Kosova kanë një histori të pazakontë keqpërdorimi ndaj njëri-tjetrit.
Berisha dhe qeveria e tij pas vitit 1992, u bë një mbështetëse reale e përpjekjeve për pranimin e shtetit paralel të Kosovës, duke u ofruar atyre ndihmë logjistike diplomatike dhe reputacionin ndërkombëtar të mirë që gëzonte vendi pas rënies së komunizmit. Por, e gjitha kjo zgjati vetëm dy vjet.
Pas keqpërdorimit skandaloz që Berisha i bëri Kosovës dhe liderëve të saj në referendumin për Kushtetutën në vitin 1994, mes tij dhe Rugovës pati një ftohje të beftë. Prej vitit 1995 e më tej Rugova kishte dy personalitete në raport me Berishën, atë publik dhe atë personal.
Publikisht, dukej sikur ai ishte një aleat i Berishës. Personalisht ishte një kritik i tij dhe aspak miqësor me të. Pasi u zhvesh nga kredencialet e një lideri demokrat para Perëndimit, Berisha mendonte se aseti i tij i vetëm politik për të mbijetuar ishte Kosova dhe vazhdoi në rrugën e keqpërdorimit të saj. Pas zgjedhjeve skandaloze të vitit 1996, i lodhur nga refuzimi i Rugovës dhe padëgjueshmëria e tij, ai tentoi ta ndryshojë lidershipin e Kosovës, duke e spostuar Rugovën me një vijë më radikale folklorike dhe të papërgjegjshme. Jo aq për ta kontrolluar, por për të frikësuar Perëndimin që po e izolonte.
Ai mendoi se duke përdorur Kosovën, Perëndimi do ritrokiste në derën e tij, si çelësi i krizës. Në të vërtetë, Perëndimi trokiti në zyrën e tij disa muaj më vonë, në pranverë të vitit 1997, me një forcë shumëkombëshe, që mori përsipër stabilitetin e një vendi të futur në luftë civile për shkak të pushtetit të Berishës. Dhe Berisha shkoi në shtëpi.
Pas daljes në opozitë Berisha tentoi t’i rikthehej Rugovës si aleat, por ai e refuzoi deri në fund. Nuk pranoi të takohej me të dhe nuk bëri asnjë gjest miqësor ndaj tij. Qëndrimi i Rugovës u dha fund përpjekjeve të Berishës për një paternalizëm kombëtar mbi Kosovën, duke i dhënë po ashtu Kosovës disa elementë të një shoqërie të pavarur nga Shqipëria.
Çlirimi i Kosovës dhe fillimi i një epoke të re qeverisje, e la sërish Berishën jashtë ndikimit të drejtpërdrejtë atje. Kjo u bë më e qartë kur atë refuzuan ta presin në Kosovë në vitin 2000 dhe kur Rugova nuk denjoi as të shprehte keqardhje për këtë gjest. E vetmja fuqi reale ishte patriotizmi i tij folklorik që dominonte pjesën jourbane të Kosovës, ku Berisha investonte përmes njerëzve të tij, të ngrihej miti se ai kishte ikur nga pushteti për shkak të Kosovës. Në të vërtetë, edhe për shkak të saj kishte ikur, por jo për shkak të dashurisë për të, por për shkak të keqpërdorimit të saj.
Përveç një vizite të thatë dhe formale në Tiranë, si president në vitin 2004, Rugova i humbi kontaktet me Tiranën dhe Berisha arriti të shkojë në Kosovë për herë të parë ditën që Rugova ishte i vdekur. Nuk e priti, sa ishte gjallë.
Epoka post-Rugovë në LDK dhe Kosovë, shënon fillimin e një ndikimi të ri të Berishës mbi liderët jo autoritarë që kacavirreshin në LDK, të cilët për të kapur një karrige, filluan të ngjiten pas Berishës, meqë ky ishte rikthyer në pushtet në Tiranë. Roli i tij filloi të ridimensionohet sërish si paternalist mbi Kosovën, aq sa në disa raste Thaçi ka pasur frikë reale se Berisha po përpiqej ta largonte nga pushteti, duke u përfshirë në lojën politike atje. Për këtë flasin dhe dokumente të Wikileaks, që i referohen Thaçit.
Ndërkohë, Perëndimi i qëndroi larg Berishës në përdorimin e tij për çështjen e Kosovës. Roli ndërkombëtar i Shqipërisë për Kosovën, për shkak të Berishës ishte zero. Askush nuk donte t’i jepte atij në dorë një bombë, që mund t’i vriste të gjithë. Ai nuk u përfshi kurrë në raportet me Serbinë dhe nuk u lejua kurrë të përfshihet në ndonjë axhendë lobuese për Kosovën. Shumicën e energjive ai i harxhonte ndërkohë me servilizma ndaj qeverisë greke, ngaqë ishte djegur një herë prej saj dhe me lobime personale për pushtetin e tij. Frattini, i cili është sot këshilltar i Vuçiçit, ishte dhe këshilltari i Berishës për politikën e jashtme dhe lobues i problemeve të tij në Bruksel.
Diferenca e thellë në raportet Shqipëri-Kosovë -Serbi nisi me Edi Ramën, për shumë arsye.
Arsyeja e pare, është se Perëndimi beson që Edi Rama është një politikan liberal pro-perëndimor dhe ata kanë ende besim se ai nuk rrëshqet në nacionalizëm.
E dyta, është se Perëndimi beson që Edi Rama nuk ka tendenca të bëhet një lider paternalist për Kosovën, që të diktojë aty zhvillimet politike dhe lidershipin.
E treta, është se Perëndimi beson që Edi Rama është rasti i duhur për ta përballur Shqipërinë me Serbinë, pasi ka staturën e duhur për të çuar dialogun përpara pa humbur mbështetjen tek shqiptarët. Beteja e tij e djeshme në Beograd, që edhe mbrojti shqiptarët, edhe nuk degradoi vizitën, (por deri në mesnatë vazhdoi të bisedonte me Vuçiçin), tregon se ai ka një përkushtim real ndaj vizionit europian të dialogut. Ai nuk bëri gjeste nervozizmi ndaj Vuçiçit. Përkundrazi, e varrosi atë kur i tha “Aleksandër, eja në Tiranë dhe thuaj të gjitha çfarë mendon për ne. Ne nuk do të ndihemi të poshtëruar”.
Ishte në të vërtetë ky moment që e fundosi Vuçiçin para Perëndimit, por që rrezatoi dhe krizën reale mes dy vendeve.
Sot Edi Rama u kthye në Shqipëri nën një rrezik real, jo për arsye sigurie apo fizike, por për shkak të entuziasmit që kishte ngjallur tek shqiptarët. Gazetat e Tiranës, por sidomos të Prishtinës, ishin gdhirë me mitin e “udhëheqësit” të ri, të madh dhe kryeministrit mbarëkombëtar. Por, ai e shmangu këtë rrezik. Në Preshevë, ai ia kushtoi fjalimin e tij standarteve të lirisë së shqiptarëve, si një standart europian dhe vazhdoi rrugën përmes një tuneli flamujsh shqiptar deri në Morinë, pa u përlotur si Berisha, kur mori një medalje qytetar nderi në Gjakovë.
Pra, Edi Rama sot i shpëtoi mrekullisht rënies në folklorizëm banal dhe në një triumf provincial ballkanik, të asaj çfarë ka ndodhur në Beograd. Ai vlerësoi më shumë faktin që me Vuçiçin në darkë ishte marrë vesh për shkëmbime studentësh, sesa atë që bëri për Kosovën.
Është e vërtetë se sot ai ia mori Sali Berishës Kosovën, Preshevën dhe gjithë ata njerëz që ai ka pas instrumentalizuar duke folur për një armik kombëtar si Edi Rama. Por, kjo nuk e bën atë një lider të pushtetshëm mes shqiptarëve, por një lider të përgjegjshëm të tyre. Edi Ramës nuk i duhet Kosova për pushtet në Shqipëri. As nuk i duhet të zgjedhë mes liderëve të Kosovës, Thaçin, Haradinajn, Mustafën apo Kurtin.
Atij i duhet Kosova, si një shtet që tenton të ketë një standart perëndimor dhe që t’i japë një dorë stabilitetit në rajon. Atij i duhet Kosova, siç i duhet Merkelit, Barrosos apo Cameron. Ai shkoi në Beograd si kryeministër i Shqipërisë dhe u kthye si i tillë, duke përfaqësuar atje çdo shqiptar.
Natyrisht, Aldo Bumçin, Sali Berishën, Lulzim Bashën dhe disa familjarë të tyre, ndoshta nuk i përfaqësoi. Por, sot nuk e di nëse ata janë të gëzuar, apo të mërzitur për këtë!
Jane te merzitur.Rama foli edhe per ata.Jane te hidheruar ngaqe politika e jashtme Shqiptare nuk eshte me servile,por dinjitoze.Nuk eshte me shpellare dhe dhiare,por e qyteteruar,guximtare dhe shume e zgjuar.E holle dhe konstruktive.Rama po vendos standarte te reja,te cilat ata edhe po te vijne ne pushtet,nuk i mbajne dot ne lartesine qe do i lere Rama.Kryeministri aktual po e ngre shume steken.Basha dhe Saliu jane me te shkurter se Rama dhe rrjedhimisht steka behet pothuajse e paarritshme.Kjo i le pa gjume.Steka po ngrihet shume larte,per kedo qe do pasoje Ramen ne pushtet.Ky eshte edhe qellimi real i rames.Ngritja e stekes se politikes,per te ja ber ete pamundur kujtdo pasardhesi te tij,uljen e kesaj steke,ne nivelet e qeverisjeve te ketyre 24 viteve.
Ne historine e njerzimit eshte Rasti I PARE per t e gjitha kohrat qe nje kriminel si Berisha tolerohet ne menyre te pabesueshme.
Krimet me te medha kunder kombit i ka bere me Kosoven dhe cuditerisht ka akoma shqipfoles ne kosove ne shqiperi dhe ca elezbibere dhe madherfackere shqipfoles qe me e pakta do ishte BURGIM I PERJETSHEM
Ja nje nga dosjet kriminale per te cilat dhe PS & shoqeria civile nuk eshte pa faj ne impotencen e tyre
PD dhe pushteti “Berisha” kishte aktivitet historik antishqiptar trafikun e karburanteve dhe armëve me Serbinë
Nëse ka një “damkë” që nuk mund të “pastrohet” kurrë në historinë politike e qeverisëse të PD, të Sali Berishës dhe pushtetit të tij të viteve 1992-1996, kjo është shkelja e embargos së OKB ndaj Serbisë së Millosheviçit, me urdhër të Sali Berishës, në lidhje me furnizimin e Serbisë me karburante, municion e armë, në vitet kur ky shtet ushtronte gjenocid barabar kundër popujve të federatës, veçanërisht kundër popullit shqiptar të Kosovës. Ndërkohë që regjimi i Millosheviçit vazhdonte të derdhte gjak shqiptarësh në Kosovë, Sali Berisha, nëpërmjet SHIK dhe mafies rajonale, kishte angazhuar dhe aktivizuar gjithë struktura e shtetit që komandonte, për të furnizuar regjimin e Millosheviçit me karburante, armë e municione, ndërkohë që OKB, NATO e SHBA i kishin vendosur regjimit gjakatar serb, embargo edhe për furnizim me “ujë”.
Berisha krijoi firmën trafikuese “Shqiponja”, ja stafi i kupolës së PD
Për të kryer këtë shërbim ndaj Serbisë e kundër OKB dhe NATO-s dhe për të maskuar krimin e trafikut të armëve e kontrabandës së karburanteve, antishqiptari Sali Berisha, krijoi një firmë tregtare import-eksporti, të quajtur “Shqiponja-PD”, me pronare PD. Thyerja e embargos së OKB, në harkun kohor të viteve ‘93-‘96, mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, me bekimin e ish-Presidentit Sali Berisha, ishte një moment i artë i cili nuk u shfrytëzua vetëm nga trafikantët tregtarë privatë në fushën e kontrabandës së karburanteve, por masivisht nga vetë Partia Demokratike, nëpërmjet firmës së saj tregtare “Shqiponja-PD”. Partia Demokratike kishte 100% të aksioneve të kësaj firme. Zyrtarisht, Drejtor i Përgjithshëm i firmës trafikuese “Shqiponja-PD”, u emërua kreu i PD Tritan Shehu. Administrator u emërua Genc Pollo. Kryetar bordi ishte Sali Berisha. Drejtor Ekonomik ishte Blerim Çela. Drejtor marketingu ishin Ali Spahia e Ali Kazazi. Koordinator me tregun Serb për eksportin e karburanteve, armëve e municioneve ishte Pjetër Arbnori. Drejtues ushtarak i kësaj firme, që siguronte ecurinë e trafikut ishte Safet Zhulali. Drejtor finance ishte Genc Ruli. Drejtues i sigurisë rrugore të mjeteve që trafikonin, ishte Agim Shehu. Shef auditi ishte Ritvan Bode, njëherazi edhe ish-drejtor i Përgjithshëm i Doganave e më pas ministër i Financave. Ndërsa Drejtor i Përgjithshëm i stafit të firmës “Shqiponja-PD” që kontrollonte dhe menaxhonte veprimtarinë e kësaj firme ishte shefi i SHIK, Bashkim Gazidede. Kjo firmë u ngrit dhe nisi aktivitetin me urgjencë, pikërisht në momentin kur Serbia u izolua nga SHBA, OKB e NATO, për shkak të krimit njerëzor e gjenocidit masiv, që nisi dhe po vazhdonte kundër popujve federativ që përbënin ish-Jugosllavinë. Firma “Shqiponja” Me rritjen e kërkesës për naftë në tregun shqiptarë, duke qenë se sasia dërrmuese e saj shitej kontrabandë në Mal të Zi, drejtuesit më të lartë të PD në vitin ’93 vendosën të themelojnë firmën “Shqiponja”, e cila fillimisht, sipas akt-themelimit kishte si objekt vetëm eksportin e naftës drejt ish-Jugosllavisë, me afat nisje vitin 1993 dhe për një periudhë mbi 10 vjet. Por që aktiviteti i saj u ndërpre në dhjetor 1996, për shkak të rënies së PD nga pushteti i piramidave.
Veprimtaria trafikuese antikombëtare e firmës “Shqiponja-PD”
Në bazë të “Ligjit për Partitë”, subjektet politike kishin të drejtë të krijonin shoqëri tregtare, me arsyetimin për të forcuar financat. Krerët e PD shfrytëzuan paratë që jepte buxheti i shtetit për financimin e partive politike në vend si kapital fillestar për themelimin e firmës “Shqiponja”. Ndonëse firma “Shqiponja” nuk u mor drejtpërsëdrejti me transportin e naftës nëpër rrugët e veriut të Shqipërisë, ku ishte instaluar edhe arteria kryesore e kontrabandës së naftës me Malin e Zi, ajo që nga Porti i Durrësit shërbeu si një nga furnitorët kryesore me karburante të tregtarëve më të vegjël, të cilët më pas i kalonin karburantet kontrabandë në Mal të Zi. Sipas dëshmive të ish-zyrtarëve më të lartë të PD, karburantet në Portin e Durrësit silleshin për llogari të firmës “Shqiponja-PD” nga një firmë angleze. Furnizimi me karburante nga kompania angleze bëhej thuajse një herë në dy muaj. Pasi karburantet depozitoheshin në disa tankera të mëdhenj në Portin e Durrësit, të cilat ishin në llogari të firmës “Shqiponja”, fillonte më pas shpërndarja e sasisë tek tregtarët shqiptarë të cilët ishin licensuar për tregtinë e naftës. Në fillimet e veta firma “Shqiponja” arrinte të furnizonte ndjeshëm dhe në sasi të mëdha tregun shqiptarë me karburante. Kjo jo vetëm për shkak të infrastrukturës që kjo firmë kishte ngritur, por edhe për faktin, se duke qenë se PD ishte në pushtet absolut, firma trafikuese mafioze “Shqiponja-PD” me kryetar bordi Sali Berishën dhe me staf drejtues kupolën e PD, kishte një seri favoresh nga organet shtetërore përsa i përket lejimit të trafikimit të karburanteve, hapjes së portave të importit, liria e transportit në territorin shqiptar dhe eksporti të pakontrolluar në kufi e karburanteve kontrabandë, mos pagesa dhe mos kontrollet tatimore e fiskale, shpejtësia e kryerjes së veprimeve doganore, mbështetja e këtij trafiku me siguri prej policisë, ushtrisë dhe SHIK. Krijimi i firmës “Shqiponja-PD” prej Sali Berishës dhe Millosheviçit në marrëveshje të fshehtë për trafikun e karburanteve e armëve, me drejtues krerët më të lartë të shtetit e pushtetit shqiptar, u bë në momentin kur Serbia e Millosheviçit ishte në krizë edhe për një pikë naftë, karabina e për një copë fishekë, prej embargos që i kishte vendor OKB, NATO e SHBA, si kusht për të ndalur gjenocidin ndaj popujve të ish-Jugosllavisë, gjenocid që ushtrohej barbarisht e kriminalisht edhe ndaj popullit shqiptar të Kosovës.
Si realizohej kontrabanda dhe çfarë roli kishte qeveria?
Në vitet 1993-1996, autobotet me naftë, mazut, benzol, benzinë e vajgur special për avionët, ose ndryshe me “kerazinë”, vinin çdo javë në “karavanë” prej 17-18 automjete në naftë. Ato ngarkoheshin në Greqi dhe mbasi ndërronin dokumentet dhe mjetet në Bullgari, nëpërmjet Maqedonisë futeshin në Qafe-Thanë, bënin “një xhiro-hyrje dal;je formale në Shqipëri me dokumente false dhe shkonin drejt Serbisë. Kjo “linjë” bëhej prej 3 vitesh, pa pushim asnjë ditë. Këto autobote, kishin drejtues bullgarë, grekë, malazezë, kosovarë e maqedonas, por që komunikonin saktësisht në gjuhën e doganës tonë. por ata për garanci komunikimi, në çdo mjet e në çdo rrugë qarkullimi, shoqëroheshin nga shqiptar, të cilët në fakt ishin oficerë të SHIK-ut, të autorizuar me leje speciale prej qeverisë shqiptare, policisë shqiptare dhe sidomos me “autorizim special” të firmosur nga kryeshikasi Bashkim Gazidede.
Incidenti në Qafë-Thanë, SHIK urdhëroi lirimin e autoboteve
Ishte 12 mars 1995, kur një autokolonë me 11 autobote me karburante kontrabandë u paraqit të hynte në pikën e Kalimit në Qafë-Thanë. Policia e turnit e cila nuk kishte asnjë informacion për këtë ngarkesë pa “letra” por me “kod” të SHIK e të qeverisë “Berisha”, e ndaloi dhe nuk e lejoi autokolonën të kalonte në territorin shqiptar. Brenda 1 ore në pikën e Qafë-Thanës mbërriti një helikopter me “ekspertë” të SHIK, të cilët sollën një shkresë të vulosur e firmosur nga Bashkim Gazidede dhe nga kryepolici Agim Shehu, që urdhëronte futjen e tyre në Shqipëri pa asnjë kontroll. Ata që i bllokuan ishin Komandanti i Divizionit të Policisë doganore Korçë, Arben Doçi dhe shefi i shërbimit Hasan Durmishi (ish-kryetar i policisë financiare Pogradec, ndaj të cilave u mbajt qëndrim i ashpër e pezullues nga puna “me urdhër nga lartë”. Pas incidentit të ndodhur, pikën e kontrollit kufitar e doganor të Qafë-Thanës, Kapshticës e Kakavijës, qysh pas bllokimit të autoboteve me naftë kontrabandë, i morën nën kontroll e drejtim “grupe speciale” prej nga 12 vetësh oficerë e agjentë të SHIK, të cilët u instaluan me “banim” e shërbim në zonat ku ishin pikat doganore e kufitare. Ata ishin organikë e SHIK të Tiranës.
Por firma kontrabandiste e trafikuese “Shqiponja-PD” e cila ishte bërë furnitorja e vetme e pushtetit gjakatar të Millosheviçit me karburante, armë e municione, kishte dhe “llogarinë” e saj financiare. Ajo ishte një burim i madh fitimi prej kontrabandës e trafiqeve, miliardat e të cilave përfundonin në xhepat e stafit drejtues të PD, me “gjeneral” të firmës Sali Berishën i cili komandonte dhe urdhëronte gjithçka, sipas udhëzimeve e porosive që merrte nga Millosheviçi, nga mafia ruse, bullgare, rumune, serbe e greke. Ishte momenti kur Serbia e blinte “pikën e karburantit” më shtrenjtë si “pika e gjakut”, për shkak të mungesës së saj prej bllokazhit që i kishin vendosur gjithë vendet me urdhër dhe marrëveshje të SHBA, NATO e OKB. Fitimet përrallore Fitimet e mëdha që po rridhnin nga tregtia e karburanteve, krijuan jo pak turbullira edhe brenda radhëve të PD. Ish- deputeti Azem Hajdari, akuzoi publikisht drejtuesit e lart të PD, të qeveris dhe të shtetit se nëpërmjet firmës “Shqiponja-PD”, po bënin kontrabandë karburantesh dhe se kishin shkelur embargon e OKB ndaj ish- Jugosllavisë. Në betejën e përplasjeve brenda PD, ndikoi jo pak edhe lufta për të dominuar tregun e karburanteve, që po prodhonte fitime të kolosale, ndërmjet klaneve të ministrave, politikanëve e deputetëve të PD. Kjo luftë mes klanesh që kishte zbritur në “terrenin” e interesave të fitimeve financiare dhe që fijet kontrolloheshin prej Sali Berishës, Tritan Shehut, Genc Rulit e Ritvan Bodes, u acarua aq shumë, sa në vitin 1995 nisi përplasja e madhe. Një nga ata që doli jashtë loje prej kësaj kontrabande prej klaneve mafioze e trafikuese brenda PD ishte Genc Ruli, i cili u sulmua prej Berishës dhe klanit të tij, me akuzën e “drurit të arrës”, akuzë e cila kishte bazë reale. Firma trafikuese “Shqiponja-PD” kishte mjaft avantazhe në treg, duke u bërë në një farë mënyre e pakonkurrueshme nga operatorët e tjerë të import-eksporteve të karburanteve e armëve në Shqipëri e rajon, por edhe nga ata operatorë të rinj, që kishin lidhje të forta me pushtetin mafioz e kriminal “Berisha”, kupola e të cilit menaxhohej prej SHIK të Bashkim Gazidedes. Për dy vjet, nga viti 93 deri në vitin 95, firma “Shqiponja-PD”, zyrtarisht mësohet se ka fituar rreth 700 mijë dollarë amerikanë. Por në fakt, sipas volumit të kontrabandës, mendohet se fitimi prej karburanteve të shitur në Serbi, mendohet se kalonin shumën 12 milion dollarë, vlera këto që përfundonin në xhepat e pushtetit që përballë shqiptarëve, kishte hedhur parullën elektorale e programore demagogjike: “Me ne fitojnë të gjithë”. Asnjëherë, nuk pati një “libër bilanci” kjo firmë, madje edhe kur u mbyll në vitin 1996, rezultoi me buxhet 18 dollarë gjendje. Firma “Shqiponja-PD” u mbyll në fund të vitit ‘96, kohë kur kishte rënë interesi i ish-Jugosllavisë së Millosheviçit, për importe karburantesh nga Shqipëria, si pasojë dhe e heqjes së embargos. Mbyllja e firmës “Shqiponja-PD” me heqjen e embargos ndaj Serbisë, dëshmoi qartë e përfundimisht se kjo firmë e krijuar prej Sali Berishës, kishte si mision vetëm kontrabandën e naftës, por edhe të armëve e municioneve, të cilat Sali Berisha i vazhdoi edhe në pushtetin e viteve 2005-2013 nëpërmjet ministrisë mafies së trafiqeve të instaluar brenda Ministrisë së Mbrojtjes me firmën “Meico”, por edhe me firma private, të cilat shkaktuan edhe tragjedinë e Gërdecit, ku menaxhere ishte familja mafioze kryeministrore “Berisha”.
me kriminelet duhet me fole me gjuhen e tyre : prangat nga shteti ose plumbi nga populli..kur nuk ka shtet..
?
z.Mero.Do thosha se nuk ka asnje rendesi se si
ndihen sot;Berisha krimineli,Basha mjeshter i
pervehtesimit,Bumci;gollovari i Zhulal patllakes
apo familjaret e tyre. Keta Troc jane ndjere si te Dhjere!
Jane ndjere si nje Mergate Qyqesh.Jane ndjere pra
vertete te humbur.
Po Edi,po Kosova,po Preshevaret,po vete Shqiptaret e Shqipnise
si jane ndjere?Sigurisht te cliruar,sepse gjerat u thane
ne Sy,me nje realitet pa ritushim,por te paster si drita e Djellit.
Kosova Shtet.Presheva pothuajse e lene pas Dore.
Keshtu qe i takonte Edit tu thoshte me fjale vertete te rende
por te ngrohte ku te permbanin premtimin e shume pritur qe
Gjaku shqiptareve te qarkulloi ne cdo arterie i lire dhe
pavaresisht se ku jetojne te gjithe te shkojme sebashku ne BE.
Dhe Edi kete beri: Me lejen e Serbise te shtetit ku Preshevaret
jetojne qartesoi bazuar ne Kushtetuten tone se Qeveria Shqiptare
e ka detyrim ligjor te interesohet per cdo Shqiptare kudo qe jetone
Mirepo ky fakt sot na e ka tjetersuar Saliun pasi ka filluar ta
ndjeje se pergjegjesia e tij eshte e jashtezakonshme.Kjo eshte
edhe aresyeja qe grupi i qyqareve po bejne katalizatorin e Saliut
deri sa te thone qe Edi deshtoi?! Po per cfare deshtoi,per ate qe ju
premtoi Preshevareve Shkolle,Diploma te njehesuare levizje te lire
apo pse cilesoi ate qe Ne shqiptaret jemi te nderuar pasi i respektojme
pakicat Kombetare,ndaj edhe kerkojme qe edhe te tjeret te respektojne
sikunder ne pakicat Shqiptare. Ky eshte Edi:Seroz dhe Erodit
kurse Saliu e kunderta sepse tere jeten ka menduar vetem per vete.
deri aty sa enderonte te behej “Mbret”dhe Diktator.ndaj
shqiptaret e kane hedhur ne grope.
Kurse une habitem (jo jashte mase ne fakt) qe Sala eshte aq i verbuar nga urrejta qe ka per kundershtaret e vete saqe nuk kupton se po ta mbeshteste kete takim, edhe ai mund te perfitonte nga ky moment.
Mu kujtua madje viti 2005 kur ne tentative qe te ndryshonte imazhin e vet, shkon ne goje te ujkut: ‘Fiks Fare’. Saimiri e pyet: A do t’ia jepnit doren Fatos Nanos nqs kjo eshte per te miren e Shqiperise? Berisha thote: JO
Edhe pse atehere zgjedhjet i fitoi Saliu edhe sot mbetet nje politikan Oiental, Katundar, Hu i pagdhendur, plot Smire e Urrejtje Injorant!
Gazeta Tema ishte e vetmja qe nuk tha se gazetat serbe botuan fotot nudo te Edi Rames. Nuk kishte pse. Do te ishte autogol. Ishte Mero Baze qe I hod hi ato foto ne qarkullim. Ca tregon kjo o Mero per karakterin tat? E di qe do me sulmojne militantet nqs do jepet ky koment..
Me “taka”kepucesh me te “larta”,i hipur mbi “dron”,Rama doli politikisht mbi kryeministrin serb.
Rama nuk kerkoi pavarsisne e Kosoves,por njohjen e realitetit,Kosova e pavarur.
Vizita historike qe rrezoi “Skenderbeun” prej letre te PD.Sot S.B. pa fundin e tij ne politike ndaj dhe kerkoi aksionin me ekstrem kundra k/ministrit dhe qeveris se tij.Shqiptaret ne kete pervjetor clirimi duhet te flakin diktatorin e fundit komunist ne koshin e turpit te historis se shkuar.E ardhmja e shqiptareve duhet patjeter te ndertohet pa kameleon te tipit Berisha ne rrugen e tyre.Beteja e fundit per njeriun e lige qe nuk don ti hiqet qafe shqiptareve,LARGIM ME POSHTERIM.
Great Rama, por po harroni Meten. Atij une nuk ia kam besen. Me siguron vetem pak fakti qe Meta i degjon shume Perendimoret dhe per ata i preferuari eshte Rama.
Keshilla e pa kerkuar nga Rama, qe i ka dhene Bumcja eshte e turpeshme .Populli e ka zgjedhur perfaqesuesin e saj ,por Bumcja nuk e kupton qe Rama perfaqson popullin dhe Shqiperine , kudo qe shkon .
Bravo Mero, si gjithmone i sakte. Rama beri ate qe ne kaq vite nuk donte te bente Sali shpella. Me ne fund pak dinjitet, pas shume vitete poshterim ne arenen nderkombetare, per shkak te Sali vampirit..!!
Sot opozita shqiptare jo vetem qe eshte pa ide, por ajo nuk ndodhet as ne fushen e lojes. Jetegjatesia me zvarritje e saj per dy dekada ne pushtet e ka lodhur kaq shume sa ndoshta do ti duhen vite dhe vite qe te vij ne vetvete dheqe te mundi te shikoj realitetin me syrin kritik te nje opozite te nevojshme per vendin. Por per sa kohe qe kjo opozite do te bej politiken e vitit 1991 me organizimin e protestave popullore per te rezuar “komunistet” nga pushteti aq me e larget do te jete edhe dita e kthimit te saj ne pushtet.
Personalisht si mbeshtetes i Edi Rames mendoj se rreziku i qeverise sot per sot nuk eshte opozita, por mitet qe po i ngrihen atij personalisht. Ne qoftese Edi Rama nuk do te mund ti shmanget atyre, nuk do te jete liberal, por do te ndjej kenaqesine e pushtetit si “baba i kombit”, shpejt a vone, ne pamundesi per tu plotesuar endrren e nacionalizmit shqiptar per nje “Shqiperi Autoktone”, fare lehte kjo enderr e bukur “autoktone” mund te kthehet ne nje realitet te tmerrshem “aftoktonie” apo vetvrasje jo vetem per te, por per te gjithe shqiptaret!
shume i sakte si gjithnje, mero.ne titull:jo Aldo,nuk ‘iu’ perfaqesoi, por nuk ‘ju’ perfaqesoi.
nuk e di perse nuk m’i postoni komentet!!
Po armet dhe naften qe i shiste Berisha serbeve (ne kundravajtje te embargos se nderkombetareve) e qe keta te fundit i perdornin pastaj per te masakruar kosovaret gjate viteve 90-te si mund ta harroje kush?
Rama eshte NJE-sh. Po e zvoglon çdo dite e me tej paraardhesin e tij, saqe do te ndieje veten paraardhesi nje HIÇ- dhe do te shkalloje ne perfundim.
Turp kush na ka perfaqesuar ne ditet para-Rames.
Merooo ftoni arbreshet ne ndeshjen ne Genoa
Rama eshte vizioni i Ri per te ardhmen e Shqiptareve. Po e zvoglon çdo dite e me tej paraardhesin e tij, saqe do te ndieje veten paraardhesi nje HIÇ- dhe do te shkalloje ne perfundim.
Turp kush na ka perfaqesuar ne ditet para-Rames.
ishe edhe ti ne ate avion me ramen o sahanlepires, para dy vjetesh luteshe per ndihme financiare per gazeten tende o kokelope tani po bredh dhe si kurve e qeverise
Bravo te lumte Mero ashtu sic i ka thene keto dy dite nje gje te tille edhe Edi Rames Kjo eshte edhe ajo cka ju po i thoni Mero ne shkrimin tuaj Pavaresisht se edhe nje ze qe del nga opozita nuk i thote dot Bravo se ka frike se edhe i vdekur Sali Berisha mund ti beje gjemen nje fare Astrit Patozit Edhe ky e thote ate fjale ne heshtje pa prishur gjumin e ujkut te vet qe mund ta kafshoje ate edhe kur eshte i ngordhur. Ndersa dikush si Aldo Bumci flet se nuk duhet te perfaqsohet prej kryeministrit atje Te pakten ky njeri nuk duhet ta beje kete Sepse edhe Saliu kudo qe shkonte dhe fliste budalleqe dhe jepte doren dikujt dhe thoshte se i thashe keshtu dhe ashtu dhe nuk kishte bere asnje bisede edhe ai ne emer tone fliste pavaresisht se une se kam dashur asnjehere ate njeri dhe besoj se kam pasur te drejte. Megjithate urime Mero per shkrimin Urime e bravo kryeministrit shpresoj se kancelarja Gjermane e ka pasur drejt kur zgjodhi si lider te Ballkanit ate ne takimin qe pati para disa kohesh.
Bumcia eshte aq i vogel bashke me porositesit e keshilles ndaj Rames, saqei ngjajne asaj bretkoses qe vazhdon te shoh me syte lart nga qielli duke pare zogjte qe fluturojne , me shpresen se edhe ajo mund te fluturoj.Por mjerisht ajo(bretkotca-berishe)ka krahe aq liliput, saqe nuk ia mundesojne as zvarritjen ne llucen ku kane ngecur keq.
Bumcia eshte aq i vogel bashke me porositesit e keshilles ndaj Rames, saqe i ngjajne asaj bretkoses qe vazhdon te shoh me syte lart nga qielli duke pare zogjte qe fluturojne , me shpresen se edhe ajo mund te fluturoj.Por mjerisht ajo(bretkotca-berishe)ka krahe aq liliput, saqe nuk ia mundesojne as zvarritjen ne llucen ku kane ngecur keq.
CFARE flet ore mero ,RAMA shkoi ne Beograd si kryeminister me pritje pa flamur,qe nuk nenshkruan ndonje mareveshje ekonomike per te qene qe do ti jepte rezultate te shpejta ekonomike ne shqiperi,del ne conference shtypi duke folur sa me kembe dhe duar[gjestikulacion I panevojshem] ne nje vend te huaj eshte shenje joserioziteti,i thote balles te pyesi per dronin,krejt pa kuptim,vucici iken dhe ia ben me dore hajde dil nga salla,iken me makine ne kosove,kur duhej te ikte me avion,kjo eshte nje vizite e deshtuar,per te bere mareveshje mund te shkonin dhe ministra apo zevendes-ministra,persidenti serb nuk e priti,si vizite ishte e nxituar,e pasukseshme,duhej te ishte bere 4 muaj me vone.
Eh mor Bumc. Shiko deri ku kishte rene kjoi e mjere Shqiperi saqe ka patur per minister te Puneve te Jashteme Aldo Bumcin, nje deficent, nje torollak, nje karabush, nje rrot hajvani qe di te beje mire vetem nje gje, te lehi tere diten per te zotin qe e ushqen.
Eshte pjelle e Bumcajve te cileve u a kemi pare hajrin qe te kohe te monizmit. E di aldo per cfar flitet.
Prandaj Aldo, Edi Rama ta ka ndigjue fjalen tande, nuk foli ne emer tand mos u ban marak (Ed Rama as nuk fshin b…me ty)
aldo u merzit shume dhe ka vendosur te beje vasectomy – (ate ne tru ja ka bere derri prej viciodlli ca vite re shkuara) eshte nje fatkeqsi qe asnje partie mos i ndodhte. Grilla e PDH loton per kete ish-yll te PDH-se.
Do hani me luge floriri tani, kjo eshte arritje dhe premtim i Hitlerit Hoxha dhe rilindasit Rama.K/M psiqik e mashtrues.
MERO ED RAMA KABERE SHUME MIRE MISIONIN E TIJ NE BEOGRADE.KA BERE NE 80%MIRE DHE PUNEN KETE VITE QE KALOI,PO PO NUK FUTI SERBIN ME QEN,SERBIN ME TE KEQ SALI BERISHEN NE BURGE RAMA KA DESHTUAR TOTALISHT,NATYRISHT QE JA DI VESHTIRESITE QE KA ME DREJTESIN,POR PO NUK E RALIZOI KETE GJE ED RAMES DO I MBAROIN DITET SHPEJT.
Ok qe — Edi Rama nuk bëri gjeste nervozizmi ndaj Vuçiçit.
E varrosi atë kur i tha “Aleksandër,
eja në Tiranë dhe thuaj të gjitha çfarë mendon për ne.
Ne nuk do të ndihemi të poshtëruar”.
Per me teper i foli teatralisht- burreshtets: Aleksander
tamom si bushi qe i tha putinit: vladimir e ja shihi…(me duket bazat amerikane ne Poloni), e shijova fort
dhe tjetra qe shijova po kaq thumbimin e disahereshme: ‘ne jemi vende tevegjrl, popuj te vegjel…’, pra Shqiperia= Serbi, dhe serbiqet u terbun si demat nga lecka e kuqe po s’kishin ca te ankonin: ‘provokacija!!,
hahaha e shijova palluqen serbe kur i pafuwishem i mjeri bertiti: provokacija!
2 drona LHL dhe nje bombardjer (Serbet jane perfekt- qorrat: s’e kane marre vesh qe Kosova eshte djepi i Shqiperise (kete s’e tha rama po ja tha bacaAmeriqi tu i hudh bomba pri verteti jo drona terbues per dema- serbat e terbum),
shijova ene ate me brina per kepucet e rames- fajtoret e xhuxhmaxhuxherise serbe, hahaha,
na perfaqesoi, aferim rama,
Ej,
sa per aldoziun, ky po shijon devocionin e rradhes si uturakmbajtesi i PlakShpellarit….uturakmbajtesit te kapos, varkarit te hoxhejuniorit… shijova ene surratin e vucic- baldoses qe i ngjan juniorit hoxhe (ilirhoxha)
e per rrjedjoje ene te birit xenberisha, hohohouoh! si qerthullojne kopilat…mbi te tere ‘shkelqimtari’ toç
(me gunge- kreshte prej krimineli impotent)
i bastardit fevzoKoranhoxhes…
Ishte në të vërtetë ky moment që e fundosi Vuçiçin para Perëndimit, por që rrezatoi dhe krizën reale mes dy vendeve.
Me pelqeu…
Ata jane shpirt muter!U bej thirrje te gjithe njerezve qe te mos i mbeshtesin ne asnje miting qe do bejne.E kuptoj qe ka me mijera qe jane shume te varfer e u ka shpirti keq,por ju lutem duhet te kuptojne qe shkaku i varferise se tyre jane ata qe sot po shkojne tu qajne hallin.Po nuk u be Shqiperia shtet nuk rregullohet ekonomia e njerezve e qe te behet shtet duhen dhe masa shtrenguese.Kush thote te kunderten eshte batakci!
O Toni, ke shume te drejte. Nuk i hiqet asnje presje cfare po thua. Ti shkosh pas Saliut ne mitingje tani eshte ti hapesh gropen me shume vetes. Varferi ka plot , eshte me se e kuptueshme,Por si mund te kete permiresim vetem ne nje vit. Eshte e pamundur te arrihet kjo. Provojeni te rregulloni financat e shtepise ne nje vit . A do te mundeni? Kurre jo. Si guxojne keta horrat e Saliut me te ne krye te kerkojne protesta kur vetem per shkak te tyre eshte kjo gjendje. Populli duhet te jete i kujdesshem mos bjere perseri preja e Saliut. Saliu kishte per keshilltar ate qe sot eshte keshilltari i Dacic e Vucic dhe kerkon ta zhyti vendin me keq sec beri vetem per te plotesuar tekat e serbeve.
Protetstat sjellin rremuje dhe Saliu kete kerkon. Do perseri rremuje qe te marre ate qe humbi nga votat 1 milionshe. Ai ndyresire na thote ne 1 milion shqiptareve kokepalare kur ne kohen e tij kokepalaret i mblodhi rreth vetes per
dhune dhe krime. Kurre mos behemi vegel e atij qeni qe nuk e do vendin e tij por do te mbroje familjen e tij nga pasuria e papare dhe krimet e padegjuara qe ka bere ne gjithe keto vite
Salih Ram Gerdeci kishte bërë operacion plastik! ? ? ?
WTF
@@@ Mero! pershendetje i Nderuar, he c´ckemi??Si kaluat andej nga Beogradi??
1-Personalisht Mero mendoj se ne Presheve duhej permendur Fjala”Shqipetare”, duket u be se u harrua:::arsyetime ka shume..shkurt prisja nje Fjale me te Forte nga Rama per Presheven,…arsyet i dime..
2-Pastaj Mero Baze i nderuar:KU QENDRON E KEQJA , nese ne Shqipetaret kerkojme BASHKIMIN KOMBETAR????????eUROPA::DHE BLLA:::BLLA….keto i dime..Pra Pyetja eshte Mero:A kane Qeveritaret shqipetare nje Plane “C” per Bashkimin e trojeve Shqipetare??? pra ju e dini se cili eshte Plani “C”???nuk ka nevoj per…fjale….????????????
Mesazh per Zotin Mero Baze:
Duke qene se je nje nga analistet dhe veprimtaret me te spikatur (jo gjithmone I drejte) qe nga levizja demokratike e Dhjetorit e deri tani e shikoj te aresyshme te te drejtohem me disa sugjerime:
Per sa I perket vizites se Rames ne Beograd isha pak skeptic por ajo vizite ishte me teper se historike dhe nuk jemi ne gjenerata qe do vertetojne kete por do jete lluksi I brezave qe do vijne.
Jam befasuar per nje “kthese” 180 grade te shume kundershtareve te betuar e Rames midis tyre ja vlen te lexoni deklaraten e Valon Muratit te LDK se ajo I ka te gjitha.
Ne gjithe kete vale entuziazmi te 95% te shqiptareve ne trojet shqiptare dhe te 2 miljon shqiptareve ne Perendim , doli banditi I Tropojes Saleh Berishovici me zagarin e tij Lul
I cili ben thirje per rrezimin e qeverise Rama me ca serbishtfoles te Fierit…Pra miku I fazllic udbashit,spiuni I unmikut,….do te permbyse Ramen ne 22 nendor 2014 sipas skenarit te 2 prillit 1991 KUSH ESHTE SPURDHJAKU LUL BASHICI :
-“Perkthyes-agjent serb”-UNMIK (shtepia e verdhe burrel)2002
-Minister I brendshem-VRASES ne 21 janar 2011
-Minister I jashtem TRADHETAR (deti jon)
-Minister I jashtem TRADHETAR (varrezat e grekut)
-Kryetar bashkije NEONAZIST( tabela e 4 shkurtit)
-Kryetar(gjasme) PD KOMPLLOTIST(sokol olldashi).
PRA..PSE TE GEZOHEMI KAQ SHUME PER BETEJEN E FITUAR NE BEOGRAD…KUR LUFTEN DERI TANI E KA FITUAR LUL BASHICI(ato qe jane pas tij dhe berishovicit) QE PASI NA KA VRARE,TADHETUAR PO ZGERDHIHET ME NE DHE PO JA BEN RAMES (FITIMTARIT) TETE ME DY !!
********
Marrim Bujar Nishanin…
Me deklaraten rrugacerore te presidentit serb Nikolic per viziten e Rames duhet te kishte nje pergjigje nga Bujar Salinishanberisha te pakten per kortezi dhe siperfaqsore…Kjo tregon se presidenti eshte ushtar I mire SHEJK I PD qe duhet flakur nga presidenca.
Me skandalozi ishte SHTRIGU Berish I cili ka nje cerek shekulli qe na cau menderen me “krimet e hitlerit “ enver hoxha dhe nuk e mbylli e halene as per viziten e Rames me sukses te jashtezakonshem.Jo vetem ai por gjithe familja me nipper qen e mace kane pushtuar mediat duke sulmuar Edi Ramen qe as ne KORENE E VERIUT nuk ndodhin keto sulme me baze fisi..
EDI RAMA fitoi betejen e Beogradit qe eshte ndoshta me e lehta.Sepse ka dhe dy beteja te tjera me te forta me serbet e Tiranes dhe me sektin etij mbeshtetes ne Washington dhe Bruksel.
Per te fituar Betejen me Saliserbin duhet ta godase te pika e tij me e forte:PERDHOSJA E ENVER HOXHES.
Kam mendimin se berisha duke perdhosur enverin (qe ka qene varkar dhe bujtes oxhaku I tij) e perdor si gogol per te bere presion shoqerise civile dhe vecanerisht PS.
Pikerisht kete “celes” duhet te perdore Rama kunder shtrigut vicidolit.
Ky shtrig nuk ka te drejte morale ti tregoje dhe te trembi shqiptaret me figuren e Enver Hoxhes sepse:
-Ka qene mik shtepie special I tij
-Berishi ka kryer krim si psh ceshtja shoshori
-Ai MONSTERduhet te jape llogari si ingranazh I diktatures
-Ai DRAKUL duhet te jape llogari se shkaterroi shtetin shqiptar.
Pse ben berisha si “garip” duke tundur portretin e Enverit si Hitler se gjoja shqetesohet AMERIKA per ringjalljen e Enverit..
Kete “secret” duhet te shrytezoje Rama….japim nej shembull te fresket.
Dje ishte I nderuari OBAMA ne Kine dhe nuk beri ndonje “verejtje’ per porteretin e Mao ce dunit qe shfaqej nga te kater anet.
Krimet e PKK ja kalojne mijara here atyre te Enverit Sales..pse nuk I ngel “hatri” amerikaneve por jane lidhur ngushte me Kinen
Edhe ne 1989-90 Kina kamuniste I shkeli me tanke demonstruesit siku te ishin pula dhe ‘salinjte e amerikes” nuk e kujtojne me..
Atehere kush jane ato Berishat ne Amerike qe akoma terrorizojne shqiptaret me Enverin kur berisha ka kryer nje rroman me krime monstruoze.
Nje histori domethenese per berishet e amerikes…
Para tre vjetesh takohet Edi Rama me ZOTIN OBAMA ne nje pershendetje casti….
Filluan bubullimat dhe shkreptimat.Ne krye ishte ishte kongresmeni Dana I KALIFORNISE qe akuzoi OBAMEN se edi rama e korruptoi me nje shume poshtruese dhe ju drejtua drejtesise….e pabesueshme ishte se dhe nje fare Sahit Muja nga paci tropojes qe thuhet se eshte miljarderr edhe ky akuzoi Obamen ME TE NJETEN ZELL…..PRA NJE TROPOJAN PREJ PACI LUFTON ME PRESIDENITIN E AMERIKES…HAJDE GALLATE HAJDE..
Eshte dhe per te qeshur dhe per te qare..
Perfundimisht Edi Rama duhet te vazhdoje 2 betejat e tjera kryesore per clirimin e shqiperise nga nazi-berishizmi dhe per kete I duhet te fitoje dhe keto dy beteja te tjera shume me te veshtira:
1-Me serbet e Tiranes ; Berishovic-Bashic
2-Me Filo berishajt ne Washington dhe Bruksel.
Ky ishte nje diskretitim per opoziten shqiptare, perjashto z.Bamir Topi qe e vleresoi viziten,ndoqa dhe nje panel me Ballen,gjinushin,mediun dhe Spahiun,kuptohet qe Balla dhe gjinushi dihet se jane ne mazhorance,por me beri pershtypje dhe Mediu qe u tregua i ekuilibruar dhe e vleresoi viziten,ndersa spahiu ishte fare jasht orbite,dukej tamam sikur mbronte serbet ne ate panel dhe jo shqiperine.
Z. Mero,
Me mirenjohje te thelle ju falenderoj per cdo fjale qe thoni, (qe me duken si gure themeli), ne perpjekjen e juaj te palodhur per te thene te verteten.
Ah mor Mero ta dish se si e perjeton klani i ss(nenkupto sali serbi) viziten e Kryeministrit ne Serbi?Dhjete kilogram ka rene keto dy dite dhe ka rrezik qe t’i shpifet mdonje semundje e pasherueshme!
Me siguri janë të lumtur pas atyre broçkullave pseudo-patriote. Edhe Millosheviç bëri nacionalistin por e pamë ku shkoj. Na jepni një pamje nga sipër të shohim pak ato 15000 personat në Preshevë ( apo nuk mundeni se i rrezikohet jeta nga serbët ) ha ha ha.
Vllazen shqiptar kudo jeni; duhet me kuptu ma se fundmi se Na kosovaret dhe noshta shumica e shqiptarve ne trojet shqipfolse ne ballkan e ma larg ene neper bote, jena rrejt e kena besu tek Sali Ram Berisha dhe shpurra e tina me emnin PD se asht me Ne dhe ceshtjen Kombetare. Por jena gabue deri ne turp e marri prej nji klyshi SERBIE (dhaner serbie 100%) qe asht komunisti i fundem i Shqipnis dhe njeriu ma i zi qe la Ramiz Alia e Nexhmie Hoxha mas veti per me shkatrue Shqipnin dhe tan shqiptaret ne Ballkan e ma shum. Megjithse kam mi 40-vjet ne perendim dhe puna qi baj ka mjaft informacion, qi jo pak asht dhe i vecant sa nuk munet me tregu ma gjate, por pa NGORDH kjo kafsh e nyt sbashku me sa ka afer, nuk ka me ra ne qetsi as shqipnia as kosova dhe as tan shqiptare kudo qofshin.
Ska ma koh me humb e me duru Sali Berishen me familje e me parti te tina…