Shesheli ynë!

15 Nëntor 2014, 20:49Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Vojisllav Shesheli nuk është një figurë që mund të merret aq lehtë. Ai ishte një figurë dominuese në vitetet ‘90 në ish- Jugosllavi, një nga ata skifterët e nacionalizmit serb, që vinte nga një e shkuar disidente anikomuniste, dhe nga një formim akademik i shkëlqyer. Ai mbahej mend në Kuvendin e Serbisë për batuta brilante ndaj kundërshtarëve, dhe një fjalor shpartallues në debatin publik. Rruga që kishte zgjedhur e çoi në Hagë dhe pas vdekjes së Millosheviçit dhe Arkanit, ai është i vetmi i gjallë më shumë përgjegjës nga klasa politike e Serbisë për rrugën pa krye ku futën vendin e tyre.

Tani ai është liruar nga burgu për arsye shëndetësore, pasi nuk e ka jetën e gjatë nga tumori. Por, duket se, njësoj i pashpresë  si tumori, është dhe vetëbesimi i tij se po të thërrasë një miting në shesh në Beograd, e rrëzon qeverinë e tradhtarëve të tij, Vuçiç dhe Nikoliç.

Një sindrom i ngjashëm ka pushtuar Sali Berishën në Tiranë, alias Shesheli ynë. Njësoj si Shesheli, Berisha është përpjekur të përdorë nacionalizmin kur ka qenë në krizë për pushtet dhe gjuhën e ashpër ndaj kundërshtarëve në parlament, por mbi të gjitha, ka vetëm një ëndërr: Të jetë në një tribunë dhe të shikojë para tij njerëz që protestojnë dhe thërrasin emrin e tij. Me një pamje në profil që ngjan me Karaxhiçin dhe një instikt populist mitingjesh, që i ngjan Sheshelit, Berisha mendon se politika shqiptare përjetësisht ka vetëm një mjet për të arritur qëllimin, dhe ajo është protesta.

Edhe pse protesta ka shumë kuptim, kur vendi është në kolaps apo kur mjetet e tjera politike shterojnë, Berisha nuk e respekton këtë pjesë. Ai e ka protestën ushqim të përditshëm, për çdo ide politike. E përdori atë për armët kimike, furgonat 8 plus 1, për 20 Shkurtin, që herë e harron e herë e kujton, për dhunën në parlament dhe tani për gjithë hallet e popullit, që nga fatura e dritave e deri tek libreza e ujit.

I gjendur përballë këtij presioni, kryetari formal i Partisë Demokratike, nuk ka fuqi të bëjë betejë brenda partisë së tij dhe të diktojë kursin e ri, por pranon shkollën e Berishës në këtë pikë dhe thërret për ndihmë strukturat e vjetra të partisë, grupin parlamentar dhe kryetarët e degëve, me shpresë se do ta nxjerrin nga ky hall. Është aq i pamotivuar dhe i bezdisur nga kjo që bën, sa reflektohet dhe në pjesmarrjen në mbledhje, ku mungonte thuajse gjysma e deputetëve dhe gjysma e kryetarëve të degëve. Koordinatorët që i prezantoi me aq bujë, i kishte harruar. Të gjitha palët e konsiderojnë një bezdi, që nuk duhet të përsëritet shpesh, por askush s’ka fuqi ta ndalë.

Ideja fikse e Berishës se protestat në shesh do t’i mbajnë ngrohtë kolltukun në opozitë, në të vërtetë do ta katandisë opozitën tonë, si opozitën e Sheshelit, i cili ka harruar se Beogradi ka ndryshuar bashkë me Serbinë. Dy ditë më parë ai doli duke ulëritur se do përmbysë pushtetin e tradhtarëve, por në fakt përfundoi me 3 mijë vet në shesh. Të njëjtën histori po i dikton PD-së Berisha, për shkak të pafuqisë së kryetarit formal të PD, të diktojë vizionin e tij në PD. Ai po bën përpjekje të shmangë çdo betejë brenda partisë, me të vjetërit dhe të rinjtë, me kryetarin dhe ish- drejtuesit, dhe i ka hap rrugë një hallkatje opozitare, ku askush nuk di më asgjë se çfarë po bëhet.

Partia Demokratike, më shumë se sa një parti në hall, që nuk e pyet njeri, është  një parti e cila kërkon me çdo kush të mos pyetet për asgjë, me qëllim që të duket e penalizuar. Ajo ka lëshuar parlamentin fillimisht me një argument politik, i cili edhe mund të pranohet si bojkot i përkohshëm, pas rrahjes brutale të Strazimirit. Por, kur prokuroria nisi hetimin penal ndaj dy agresorëve në Kuvend, kjo arsye ra. Rënia e kësaj arsye zbuloi se Lulzim Basha nuk bojktoi Kuvendin për këtë arsye, por është në kërkim të arsyeve të përditshme për të qëndruar jashtë Kuvendit.

Që kur ka dalë, deri tani janë gjetur 4 deri 5 arsye. Në të ardhmen mund të gjenden të tjera. Por, një gjë nuk ka për t’u gjendur lehtë: Rruga për të përmbysur qeverinë, dhe për ta bërë opozitën e suksesshme.

Nëse shkon pas mendjes së Berishës, që mund ta mbajë gjallë opozitën me protesta parazitare në rrugë, Basha ka shans ta katandisë PD-në si partinë e Sheshelit, me 3 mijë vetë në shesh. Ata 3 mijë vetë që dalin në shesh janë të Berishës. Bile mund t’i bëj dhe katër apo pesë mijë. Ai e ka pasur gjithnjë një kontigjent protestuesish në këto 20 vjet, që i mban nga pas si grup i gatshëm. Nuk ka ndërmend t’ia heqë njeri atë patentë, pasi me atë nuk ka fituar kurrë, dh e i ka përdorur vetëm për vetëmbrojtje.

Nga Lulzim Basha njerëzit nuk presin të përsërisë skemën e vetëmbrojtes së Berishës me tre mijë vetë në rrugë, por skemën se si ai do bëhet udhëheqës në këtë vend. Për atë skemë ata 3 mijë vetë e kanë kryetarin e tyre, origjinal. Nëse Basha do të bëhet diçka në PD dhe në këtë vend, duhet t’i iki modelit të Berishës, siç i ka ikur Vuçiçi, Sheshelit. Nuk duhet ta marrë me kaq skepticizëm, se dhe Vuçiç kamarier e ka nis, si Basha, por ja ka dalë. Në këtë pikë ku ka ngecur në batakun e skemës së Berishës, ka shumë rrugë për të bërë, derisa të bindë shqiptarët, se e ka lënë vetëm Sheshelin tonë me tre mijë mbështetësit e tij në shesh.

49 komente në “Shesheli ynë!”

  1. Zani Burimi says:

    Mero,Tungjatjeta! Ke bere dhe shkrime me te mira se ky, por gjetja ka qene shume e qarte dhe stigmatizuese…, vetem ju lutem mos u lodhni shume me Lulushen!

    1. Kanibali viqidolit says:

      Para dy vjetesh ju i nderuar Mero e keni quajtur KANIBAL kete monster.Shesheli eshte lule ne krahasim me Saliserbin.Ju sot po e nderoni ate padrejtesisht.

      Troc muhabeti Mero duhet thene gjerat realisht sa do te hidhura te jene:

      Admistrata amerikane duhet ti kerkoje te falur shqiptarve per dy gjera kardinale:

      1-Per “gradimin” e kanibalit berishe si agusto pinocetin e ballkanit ne 1992 nga dyshja e palavdishme rajersonovic-biberovic kur jugosllavia dhe amerika ishin ne muajt e mjaltit.

      2-Duhet te shpalle Enver Hoxhen armikun e saj me te dobishem,me trim dhe me t persekutuar nga perendimoret.

      Pa keto dy postulatet e mesiperme kanibali berishe do perserise nje 2 prill 1992 te ri.Megjithate ndiqni me poshte KANIBALIN E MEROS:

      Kanibali ynë

      Nga Mero Baze, 13 Tetor 2012

      Greva e urisë tashmë po administrohet me forcë nga Sali Berisha. Dy gardhe të forta policësh kanë rrethuar tendën ku mbahet greva e urisë dhe kanë kufizuar çdo të drejtë të grevistëve, qoftë për tu takuar me qytetarë, qoftë dhe për të marrë ujë apo cigare si mjete mbijetese. Në një mënyrë të pazakontë, disa policë u kanë hequr liritë dhe të drejtat qytetare një grupi grevistësh, ende pa i ridënuar me gjykatë apo pa bërë ndonjë krim në flagrancë. Situata është tërësisht absurde. Policët kanë marrë kontrollin mbi administrimin e grevës, se ku duhet të bëhet ajo, kë duhet të takojnë grevistët, a duhet të pinë ujë apo cigare, a duhet të shkojnë në tualet apo të vdesin aty në shtrat. Të vetmit që janë lejuar në 24 orët e fundit të takohen me grevistët janë disa diplomatë perëndimorë, të cilët tentuan të hapin një kanal dialogu me Bujar Nishanin, i cili u prish ende pa u hapur. Të tjerët nuk lejohen të kontaktojnë me ta.

      Në këtë heqje të dhunshme të lirisë së tyre për të protestuar, ata po tentojnë të japin sinjalin e alarmit duke shpallur atë që quhet greva e vdekjes, duke refuzuar ilaçet, ujin dhe serumet. Edhe ky vendim nuk i ka tërhequr policët nga vendimi për të administruar grevën.

      Në këto kushte, përveç protestës politike, dikush duhet të ndërmarrë hapa ligjorë kundër tyre. Në rastin konkret, Avokati i Popullit duhet të ishte përballë policëve, jo për të negociuar kërkesat e grevistëve, por për të ndalur administrimin e dhunshëm të grevës prej Sali Berishës. Marrja e kontrollit mbi grevën nga policia, dhe biles nga disa segmente fanatike dhe të dhunshëm të policisë, që funksionojnë si xhandarmëri politike e Sali Berishës, është një shkelje flagrante e skajshme e lirisë së tyre për të protestuar. Ky kontroll deformon tërësisht qëllimin e grevës dhe zhduk nga prioriteti kërkesat e grevistëve duke konsumuar kohë dhe energji me të drejtën për të protestuar. Është kjo arsyeja që Avokati i Popullit duhet të bëhet në këtë rast mbartësi i iniciativës për të paditur Policinë e Shtetit, e cila po përdhunon grevistët duke marrë me dhunë administrimin e të drejtës së tyre për të bërë grevë.

      Një tjetër gjë urgjente është që ndaj atyre segmenteve të policisë, që po demonstrojnë sjellje të dhunshme, duhet dhe një vëmendje më konkrete. Dikush nga shoqëria civile duhet të regjistrojë gjithë emrat dhe numrat e policëve që bëjnë rolin e xhandarit të zellshëm të Sali Berishës dhe t’i bëjmë publike. Kjo është një mënyrë që ata të mos thonë nesër pse më flakët nga radhët e Policisë së Shtetit dhe pse po më çoni para drejtësisë. E pashë një prej tyre dy ditë më parë që kërcënonte një reportere të gazetës Shekulli vetëm pse i bëri një fotografi. Është një tip recidiv në dhunën politike, nga kontingjentet e gardistëve të dikurshëm të Sali Berishës, që rrihnin gazetarë dhe politikanë në vitin 1996- 1997.

      Dhe përpjekja e tij për të ushtruar presion mbi grevistët apo të afërmit e tyre dhe gazetarët, vazhdonte më tej dhe ndaj disa kolegëve të tij, që përpiqeshin të tregoheshin korrekt dhe të bënin vetëm detyrën e tyre si sigurues të mjediseve të grevës. Fjala vjen, nëse grevistët kërkojnë që dikush nga gazetarët të shkojë t’i takojë, apo dikush nga të afërmit të hyjë brenda, polici është i detyruar jo vetëm t’i lejojë, por t’i sigurojë që gjithçka të bëhet shpejt dhe pa asnjë problem. Përkundrazi, në këto mjedise kush polic guxon të bëjë këtë gjest, zëvendësohet menjëherë për t’i dëshmuar se është nën vëzhgimin e një gestapoje, që i raporton çdo gjest të tyre Sali Berishës. Ndaj evidentimi i këtyre policëve përmes mbajtjes shënim të numrave dhe mbiemrave të tyre, është një akt, i cili duhet të shërbejë për tu kujtuar atyre se shteti shqiptar do të jetë më jetëgjatë se pushteti i halabakëve të Sali Berishës.

      Është ky mjedis i dhunshëm ndaj grevistëve dhe përdhunim i institucionit të grevës së urisë që ka detyruar gjithë reporterët e shtypit që ndjekin këtë grevë, të vendosin të dalin në një protestë të dielën në orën 12:00, para kryeministrisë. E kanë bërë këtë reporterë të thjeshtë, ata që fyhen dhe përplasen përditë me fodullë nga Tropoja, që flasin në emër të Sali Berishës dhe dhunojnë gazetarë e grevistë, që shtyjnë e përplasin në tokë familjarë të grevistëve dhe që ndalin çdo kontakt të tyre me qytetarët që shkojnë aty në mbështetje të tyre. Ata po dalin të protestojnë jo vetëm për shkeljen e të drejtës së informimit për ta, por si dëshmitarë të një terrori psikologjik, politik dhe policor, që pushteti po ushtron mbi grevën dhe grevistët. Është një iniciativë gazetarësh, jo pronarësh apo sindikalistësh. Është diçka që ka lindur nga revolta që ndjen çdo dëshmitar, që prek atë skenë të dhunshme krimi të shtetit mbi disa burra të fortë, por të pafuqi, që janë shtrirë përtokë nga përpjekja e pushtetit për t’i vrarë në heshtje.

      Ajo që po ndodh është ridënimi i dytë i tyre, tashmë pa gjyq. Nëse ua morëm një jetë të tërë në burg për shkak të bindjeve të tyre, tani pushteti po u merr lirinë për të protestuar me dinjitet dhe për tu bërë shembull i kurajës qytetare. Ndryshimi i vetëm është se atëherë kishte një aparat të tërë dhune politike, që nga gjyqtari, hetuesi, prokurori e polici, ndërsa tani ka vetëm një polic, një gjyqtar, një hetues dhe një prokuror, që quhet Sali Berisha. Ai nuk duron dot që para syve të tij të lartësohet një institucion moral siç është protesta e atyre që po vetëflijohen kundër tij, duke e kthyer atë në kanibalin e kohëve modern të historisë sonë.

      PSE E PRUNE ELEZBIBERET KETE KANIBAL FILOSERB NE 1992 ?!
      shesheli duket si engjell para frnkeshtein monster..saliserbit qe eshte me serb se serbet..

    2. Bukurosh says:

      ai eshte thjesht nje plak matuf qe i ka ardhur fundi,
      edhe qe te tjeret te habiten nga deklaratat e tij, i ben ato bombastike per te terhequr vemendjen por Kosoves nje mut te madh do i haje

      1. E vertete says:

        Mero eshte i biri Sheshelit sepse edhe ky do merre kancerin bashke me shume perkrahes tritolist-kanabiset e tije.Edhe pamja e Meros i perngjane Sheshelit,e sidomos hunda e tije eshte si ajo e papagallit,nderesa vetullat si te kancerogjenit nga Haga,Sheshelit.

    3. leka says:

      I sigurte qe Saliu e ka lexuar dhe rilexuar editorialin
      e z.Baze dhe padyshim qe edhe Syte i jane nxire nga Inati
      shume i nevrikosur sa Deren e perplasi aq forte
      sa ata te Shtepise u skandalizua!
      Kur i pa;uluriti: Ta dine mire ata se ne rrugen time nuk do
      ti lejoi te me pengojne,madje edhe te mos me thone se jetoj
      ne mes te paragjykimeve.
      Ky eshte pra Sali Berisha,Me Sy te Zinj te Zgurdullyer,
      Hunden me maje,Buzehholle si Gjarper Dhembeshternguar
      gati per te kafshuar!. Vuane i gjori nga frikastenia,
      nga qe e di mire se ka bere shume kundershtare te cilet
      kursesi nuk e duan. I duket se ne cdo cast eshte nen vezhgim,
      ndaj i therrete Mashtrimit per te thene se:
      Asgje nuk eshte e vertete nga ato cka thoni per mua!…
      Sali mesoje: Kur te nxehet Gjaku,duhet te gjesh mundesira per
      ta ftohur ate dhe pastaj do ti japesh vetes zgjidhje te pershtateshme
      sipas rastit,por qe Ti nuk e ben dot nga qe je peng i ligesive.
      Ne kete rast te shohim te shemtuar dhe Shpirtin qe kercene mbi derrasen e kraharorit me ngasherim per ato Pushtete qe i humbe
      ne kundershtim me deshiren tende.(por qe nuk dije ti mbaje)
      pas kesaj dukesh sikur na thua: Do te me shihni!Do te me shohin edhe
      ata te shumte qe pershendesin Penen e Meros! pastaj shohim tek ty
      Ndjenjen e Fyerjes dhe ashtu Turivarur vendos Koken mes dy Duareve
      sa gati e perplas mbi Tavoline.Kesisoj Ai cdo Dite ndeshet
      me Tufane sa Zemerimi i shumefishohet per te mos e lejuar te
      kerkoje ndjese perkundrazi shtone dozen e mosbesimit,per te
      kaluar pastaj ne fenomenin e hakmarrjes,ku njera plotesone tjetren.
      Megjithate duke i rene shkurt i drejtohemi:
      Sali: Perse te kthehet shpesh Gjaknxehtesia dhe Rreptesia?
      Perse ne shumicen e rasteve te pushtone Falsiteti?
      Nese fjalet tona e fyejne Sedren tuaj,Shterngohe Koken
      mbasi ajo ta ka Fajin.Vec mos Harro:
      Sinqeriteti shprehet vetem me sinqeritet! Mundohu ta provosh.
      o Sheshel i vendit tim.

    4. Muhameti says:

      Kam nje ndjenje qe berisha po del si Esat Pash Toptani i kohes sone.

    5. fshatari says:

      Basha nuk mund te riciklohet …ai e mbaroi pushtetin e tij si hajdut ,si vrases dhe si pazarxhiu i Detit
      Per Bashen ka vetem nje vend…Burgu i Sigurise Larte ne Peqin

    6. Besmira says:

      Shesheli yne ishte Saliu iki ai :p
      Per kete sheshelin e serbise pastaj kam frike

      http://bit.do/A-duhet-te-frikesohemi-per-deklaratat-e-Sheshelit

    7. Sallakja says:

      E pa besueshme !
      “Gazetari” Mero Baze meret akoma me Berishen.
      Gjithe bota me bote, ky me Berishen.
      C’fare gazetari te jete ky valle ?

  2. human says:

    Shesheli paskesh qene desident.

    Berisha nje servil i rregjimit te Enverit. Por me te gjitha gjasat ka qene nje spiun i UDB-se dhe sherbimeve te huaja inteligjente, te cilat i sherbyen si nje pasaporte per tu zgjedhur nga R.Alia ne krye te levizjes studentore.

    Shesheli u denua nga Gjykata e Hages per krime lufte ne ish-Jugosllavi.

    Berisha perveç krimit te thyerjes se embargos ndaj ish-Jugosllavise, ka kryer shume krime te tjera ndaj njerzimit, gjate kohes kur ishte President, dhe gjate tete viteve si ish-Kryeminister. Ai e çoje popullin ne prag te luftes civile. Mbolli faren e ndarjes veri-jug dhe dasive nderfetare.Reabilitoje te gjithe tradhetartet dhe armiqte e popullit shqiptar.

    Per keto krime, Berisha gjithmone e ka merituar te denohej nga Gjykata e Hages si kriminel ndaj vendit te tij. Por gjithmone eshte gjendur nje dore e fshehte, e cila e ka ndihmuar dhe madje e ka ricikluar kete faqezi. Ata qe e kane bere kete jane po aq te ndyre sa Berisha.Ata nuk ja duan te miren Shqiperise dhe Shqiptarve.Shqiperia do ti urreje keto monstra, njelloj siç urren Berishen.

    Per mendimin tim, Berisha eshte me i ndyre se Shesheli. Sepse Shesheli nuk e fsheh vehten se cili eshte. Berisha kerkon te hiqet si tjeterkushi, por bemat dhe krimet e tij kullojne gjak.

    Denimi i Berishes eshte me se i merituar. Ai eshte nje njeri i mallkuar nga Shqiptaret, te cilet nga shpirti e urrejne dhe i thone “TU SHOFTE FARA E NDYRE”.

  3. nardi says:

    I ke rene pikes z.Mero.Jane bere te neveritshem si berisha ashtu edhe basha.
    titull i bukur shesheli yne ha ha ha…

  4. Shefqet Cela says:

    Ne menyre te shkelqyer, eshte vene gishti mbi plaget e thella te asaj partije.
    Ky Shesheli yne, eshte, se pari, plaga kanceroze e asaj partije.
    Fatkeqesisht, keto plage rendojne mbi vendin tone (ekonmikisht, politikisht, Juridikisht e keshtu me radhe).
    Na kane rene veshet rehat nga llafollogjija pa fund, e tije ne Parlament.Ishte kthyer si nje plake llafazane (maje thane). Tani eshte larguar nga parlamenti dhe udheheqja e asaj partije.Po luan ne menyren me te poshter duke perdorur marionetat neveritese me te pare buzeqeshesin me fytyre dylli.

    1. Berisha juaj, nuk eshte Sheshel says:

      Xha Shefqet…

      si duket antenat nuk jane ne rregull dhe Partia eshte shperndare ne drejtim te pa ditur! Aq sa nuk dini ku kane shkuar numeroret tuaj!

      Po fol si burre i mocem dhe i drejte qe je: Berisha nuk eshte i Asaj Partie (Partise Demokrate qe menduan se krijuan shqiptaret e rebeluar me komunizmin), por i Partise Suaj, Partise Komuniste (Partise se Punes) qe na e solli virusin serb te komunizmit…

      Merua ia vesh kot qe Berisha ngjaka me Sheshelin. Vetem Seshel nuk eshte Berisha. Se, as antikomunist dhe as nacionalist nuk eshte. Apo jo, xha Shefqet?

      Merua e ka hallin tek thirrjet e ngjashme te Sheshelit me te Berishes, per te mbledhur turmat ne Shesh: kot behet merak Mero: nuk i shkonnjeri pas Sali Berishes pas 23 vjeteve ne pushtet!

      Por ti, behu burre e fol me drejt: te Djathtet e Vertete ende s’kane ardhur ne Pushtet, me shperndarjen e komunisteve kudo mbase s’vijne kurre, por se paku nuk meritojne sharjet per gabimet e krimet e komunisteve!

  5. ademi says:

    nji gjak kane serbi yn dhe serbi serbeve

  6. Toni KS says:

    Ky eshte nje krahasim i pavend dhe i padrejte. Sala me te gjitha te metat e veta nuk i afrohet Sheshelit. Kombi shqiptar ende nuk ka nxjerr nje monstrum politik si Shesheli. Kandidat per tu bere di ai jane ShefQen Krasniqi dhe ndonje xhihadist i Janulles (por ende ne faza fillestare) sepse Shesheli eshte pikesepari klerofashist e pastaj nacionalist.

    1. Dean says:

      Populli Shqiptar KA nxjerre monstra,si Sheshel,dhe BARBARI sali berisha eshte njeri prej atyre.
      I vetmi ndryshim eshte se Monstrat Shqiptare i konsumojne krimet brenda Llojit te vet,se me te tjeret nuk u’a mban bytha.
      Ky eshte sali birisha,dhe pak rendesi ka ideologjia(nacionaliste,klerofashiste) qe te con ne Krim.
      Te pakten Sheshel i kreu krimet kunder Racave te tjera,ndersa ky BARBARI yne,kunder Shqiptareve.

      1. Toni KS says:

        Autokrat apo makiavelist jane epitete qe i rrin mire Sales. E kuptoj qe ai per ty dhe Meron eshte kundershtar politik. Mirepo duhet bere kujdes qe ne qerimin e hesapeve me kundershtarin politik te mos njollosim kombin ne teresi. Vetem pse eshte oportune per te goditur Salen duke e krahasuar me Sheshelin, nuk duhet ta bejme kete sepse Gerdeci dhe 21 janari nuk krahasohen me vrasjen e qindra-mijra veteve dhe debimin e milionave. Po te ishte keshtu NATO do te bombardonte Shqiperine e jo Serbine. Shqiptaret ishin te zotet vete te gjykonin per kete dhe 23 qershor dhane verdiktin e tyre. Tash duhet te shohim perpara e te ja leme historise gjykimin e Sales. Aq me shume qe ka shume pune per te bere dhe Shqiperia ka nje kryeminister dinjitoz per te prire perpara.

    2. mirel says:

      Verejtje me vend!

  7. nardi says:

    Keshtu si po sillet basha nuk ka per ta mare kurre pushtetin.basha duhet te behet vetvetja,ka ardhur koha te mos e degjoje me sheshelin,d.m.th berishen.Artikull i bukur i ke rene pikes Mero.

  8. Kendveshtrim tjeter says:

    Mitingashet qe po kerkon Basha,neper rrethe,jane mesuar te marrin pjese ne mitingje si “profesioniste”d.m.th.me pagese.
    Fondet e Bashkise se Tiranes,nuk i mjaftojne,duhen eurot e vjedhura.

  9. Sh says:

    Ne qeverine e re ka mjaft per tu kritikuar,mendoj se vemendja qytetare,
    duhet te perqendrohet tek premtimet e qeverise ,ne vecanti te Rames ,i cili deri tani po merret vetem ne prishjet e ndertimeve pa leje .Rama mendon se keshtu mund te fitoje pike.meqenese te vetmen gje te mire qe ka bere ka qene prishja e barakave ne qender te kryeqytetit.por sot populli pret me shume nga Rama ,qe per hir te se vertetes nuk po ben asgje ,

  10. Rruc Bala says:

    Si gjithmone shkrim i …felliqur,birbyth.

  11. LUTI says:

    Jam dakort me cdo gje qe thua z, human dhe ndahem me ju kur thoni qe Luli duhet te jet vetvehtja per te qen i suksesshem. Ndahem sepse vetvetja e tije esht kusaria e krimi dhe boll i suksesshem ka qen der me sot kur me kusari arriti te jet kryebashkiak etj etj

  12. protestuesi says:

    derri i viciodollit ka marre rrugen e m…tere jeten e kaloi me spiunlliqe, mitingje e protesta – me duket se edhe sllabodanka nuk do i dali ne proteste kesaj radhe…

  13. era says:

    Krahasimi sme duket me shume vend, sepse shesheli vrau dhe preu popullatat jo serbe, duke u munduar me nacionalizmin e tij ti bej mire vendit te tij. Por ne fakt nacionalizmi dhe extremizmi e shkateruan serbine. Nga ana tjeter saliu vrau dhe preu popullin e vet, gje qe as hitleri nuk e ka bere. Dhe nacionalizmi i berishes i ka sherbyer gjithnje interesave te ngushta te tij per pushtet. Ne asnje rast politika e berishes nuk ka qene per popullin shqiptar, por gjithe kohen ne mbeshtetje te interesave te tij te ngushta per pushtet personal dhe absolut.

  14. david says:

    berisha=sheshel

    lulushka=vucic……haha shume e forte kjo.

  15. beso says:

    Dmth edhe ky She(rr)sheli yne vuajtka nga ndonje gje e pasherueshme qe e paskan lene te lire.

  16. elinor,.,.,. says:

    Sic duket, Baze ka besim tek Lulush vrasesi dhe hajduti perderisa po i jep keshilla qe ai te “permirsohet” dhe te behet “lider” ne nje dite te bukur vere!! Seriozisht e ka apo tallet?!

  17. tajar says:

    Populli eshte ne hall te madh I papune I pangrene,i paveshur dhe kete e ka jo se shqiperia nuk ka burime per ti mbajtur por per shkak te politikave qeverisese te dy kraheve si PS dhe PD,qe nuk kane menduar qe te punojne si qeveritare europiane por kane punuar si qeveritare lindore,qe synim te pare kane te mbushin xhepat e veta,pa marre parasysh se quhemi vend I korruptuar ku te huajt e kane shume te veshtire te bejne investime,kane shitur te gjitha asetet me te rendesishme te vendit,privatizohet albtelekomi-telefonia celulare-minierat e kromit-aeroporti I rinasit-hidrocentrale ne veri[ashta]jepen ne koncesion puse nafte kur kemi nevoje te ulim cmimin e naftes ,sepse eshte shume I larte, te gjitha keto kompani duhej te ishin ne juridiksionin e shtetit shqiptar,kush I beri keto privatizime dhe koncesione duhet te arrestohen dhe futen ne burg,prokuroria ka 1 vit e ca qe nuk fut nje zyrtar-minister ne burg,sa per krahasimin e berishes me sheshelin,shesheli punon e lufton me gjak e shpirt per vendin e tij,kurse saliu e shet vendin tek greku[mareveshja e detit],nga gjithe kjo qe thame del e udhes te behet nje proteste e madhe ku populli te vendose ne qeveri njerez qe do punojne per shqiperine e keta duhen gjendur jashte PS dhe PD.

  18. Giacomo Pucini says:

    Kisha disa dite qe e mendoja Sheshelin e Shqiperise por ja sot lexoj mbi kete teme. Natyrisht qe s’jam gazetar por, edhe pse nuk kam asnje nevoje ekonomike dhe asnje interes fizik ne Shqiperi, prape i ndjek 3 a 4 gazeta dhe lajmet ne tv te ndryshme shqiptare. Gjate diteve qe permenda me lart nuk gjeja dot nje Sheshel Shqiptar, here me dukej Spahiu si nje shesheluc u vogel dhe i shtirur e here te tjera me dukej perpjekja e kote te mendoja per ndonje sheshel shqiptar.
    Sot lexoj dhe shoh qe Merua ja paska rrasur Berishes sheshelizmin. Qe mund ti thoja Spaihut si nje Sheshel me dukej njeri i shtirur ky kreshnik fjalesh, tek Bersiha nuk me vajti mendja asnjehere. Jo se e dua ate murtaje te zeze, por ai nuk eshte nje Sheshel per Shqiperine sic eshte Shesheli per Serbine qe do te gllaberoje tokat e te tjereve (popujve0. PO te ishte qe Saliu te mos quhej Sheshel per Sheqiperin per ato arsye qe parashtrohen me lart ne artikull dhe te ishte vetem dhe vetem per nje arsye, ate qe ka qene dhe mbetet krahu me i fuqishem i Sheshelit dhe zgjatim i llahtarshem i Vasa Cubriloviqit ne Sqhiperi. Natyrisht, ne se njihet historia e shovinizmit serbomadh qe nga fitimi i pavarsise se tyre ne vitet 70 te shekullit te 19 te e deri ne ditet tona (rreth 150 vite)dhe marrdheniet e pabarabarta dhe mashtruese (kujtoni qe ne kohen e Titos na shisnin naften duke futur ne cdo nje te treten e cdo fucie uje etj etej)atehere besoj se do te mirukuptoheshim qe Berisha nuk eshte aspak Sheshel ne argumentimin qe sjell gazetari i nderuar Mero Baze.

  19. Kadiu says:

    Mero te pershendes. Shkrim me klas te larte dhe percaktim i perpikte per Sheshelin tone. Je me i madh se nje force politike. Ti je politika e paster e Shqiperise. Bravo!!!.

  20. Nese dikush ndeshkohet me vote masive per politiken e tij antipopullore nuk eshte nevoja te vazhdohet te piketohet e te mbahet gjithmone ne qender te shenjestres, se kjo menyre veprimi le shkas qe sindromat e tij per pushtet te gjithanshem t’u transmetohen gjoja si pa u ndjere edhe tek ata, te cilet sot kane ne dore te tregojne se jane ndryshe, por qe ne te vertete po zhgenjejne nga dita ne dite, duke lene te nenkuptohet e kunderta.

    Kush mundohet me njefare menyre apo tjeter te anashkaloje kete realitet, duke u kapur gjithmone pas penevrekeve te shqyera te salushllareve, vjen dita qe ai e humbet kredibilitetin e lexuesit, e si per pasoje, keta te fundit e braktisin kete platforme, per te mos u bere vasale sylesher te propagandave te sponsorizuara nga tjeterkush.

    Nuk eshte dhe aq e thjeshte t’u shperqendrosh vemendjen e lexuesve me qellim manipulimin e opinionit t e tyre. Monotonia e editorialeve arrin kulmin, kur tematika dhe aktoret e predispozuar per t’u vene ne qender te vemendjes jane pothuajse te njejte.

    Urrejtja e nje gazetari per vendimarrjet e gabuara te nje kryeministri te zgjedhur asokohe me vote te lire qytetare mendoj se i ka kaluar caqet per t’u justifikuar perhere si nje veprim i drejte. Duke shpresuar qe komenti i mbremjes te mos censurohet (se ai i drekes vajti me duket per lesh…) me duhet te them, se ka ardhur koha per t’u distancuar nga nje urrejtje e tille, e cila e ka burimin me teper tek hakmarrja personale, se sa ke preokupimi serioz per te zbardhur me profesionalizem te vertetat e hidhura te kohes, apo per te analizuar shkaqet e deshtimeve te turpshme te qeverise aktuale.

  21. sherifi says:

    Sh
    Vertete ka per te kritikuar,por edhe duke dale disa neper televizore ne takimet me bashen,qe ulurijne dhe bein sikur Rama ose kjo qeveri ka njezet vjet qe ka mer pushtetin dhe jo 15-16 muaj.

    1. Sh. says:

      Sherif ! Ju falenderoj per kujtesen qe me beni ,duke me treguar muajt e punes se qeverise se re.Jam teper e ndergjegjeshme qe rrumpalla e krijuar nga antishqipetari Berishe ,nuk mund te rregullohet per nje kohe rekord .
      Ajo qe me shqeteson, eshte se kjo qeveri nuk me ben aspak optimiste, qe ky vend mund te rregullohet dhe per kete faktet jane te shumta .

  22. astrit says:

    Eshte me e arsyeshme te meremi me qeverine qe ajo te ndryshoje performancen e te arije rrezultate qe ky popull pret ne ekonomi etj. Ne qofte se qeveria eshte e pelqyeshme nga populli e rezultative Berisha e kushdo nuk ka se çfare te beje.
    Njemiljon vota ishin kunder perfomances se qeverise berisha dhe do te jene kunder çfardo performance negative qe mund te arrije kjo qeveri. Rigjallerimi i Berishes e stanit te tij do te jete vetem fale trashjes se zollumit te qeverise Rama.Do bejme mire vetes po te fokusohemi te qeverisja e Rames pa haruar qeverisjen e Berishes

    1. TONI says:

      Deri tani tek qeverisja eshte fokusuar.Te gjitha keto qe po behen po behen ne funksion te kesaj.Te hapesh 300.000 vende pune do te thote qe ti hapesh ne privat sepse ne shtet jane te gjitha te zena.Por per kaq shume duhen te vijne firma gjigande dhe jo firma qe punesojne nga 5 punetore!E qe te vijne keto kompani duhet qe te funksionoje ligji,te paguhet energjia,mos zaptohen prona e te ndertohen karrakitina vend e pavend,politika te behet e pergjegjshme edhe nga opozita.Keto eshte duke i bere te gjitha qeveria se po i shohim,sa per kete te fundit e ka ne dore populli.Populli duhet te beje qe ti jepet fund politikes kamikaze ne kete vend.

  23. --George Orwell* says:

    *NDJESE PER MATERIALIN E GJATE POR E TILLE ESHTE DOSJA KRIMINALE E BERISHAJVE..PA MBARIM

    I NDERUAR MERO !

    MOS E UL PAZARIN ME SALUL UDBASHET..

    ATA NUK NUK JANE NACJONALISTA POR KRIMINELE & TRADHETARE…

    AI NUK BELBEZON POR PUSHKATON SI MINISTER I BRENDSHEM DHE KOMANDANT ZYRTAR I OPERACJONIT NE VRASJEN E 4 VETAVE DHE TERRORIZIMIN E TIRANES DHE SHQIPERISE NJELLOJ SI XHAFERR DEVA NE 1944 .

    ATIJ NUK I DRIDHET QEPALLA E SYRIT KUR SHITI DETIN TE GREKU DHE KUR VODHI 300 MILJON DOLLARE TE RRUGA E KOMBIT.

    VRASESI ,TRADHETARI,MEGAHAJDUTI &AGJENTI I LOBIT SERB NE PERENDIM DUHET TE TRAJTOHET SI ESAT PASHA DHE JO SI OPOZITARI SALI BASHA.

    MBI 1 MILJON VOTUESIT NE 23 QESHOR 2013 KERKUAN JO TE NXJERRIN TYM TE BARDHE NE LAZARAT POR TI NXJERRIN TYMIN E ZI KARTELIT TE BASH-BERISH-ESKOBARIT TE EUROPES.

    ‘Ylli ne ngjitje” Lulzi Basha, eshte serbo-amerikan apo falsifikator

    Nga Korresp. 24-ore.com 24/04/2011 14:01:00

    Në një letër që i është dërguar dje ambasadorit amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, një kopje e së cilës u ka shkuar dje edhe një numri zyrtarësh të lartë të Departamentit të Shtetit dhe FBI-së, shqiptaro-amerikani Geri Kokalari ka kërkuar përgjigje zyrtare për dokumentin e publikuar dje nga “Shekulli”, ku emir i ish-ministrit të Jashtëm e të Brendshëm të vendit, ka kryer një blerje pronësie ku figuron i paraqitur para noterit me një pasaportë amerikane të pashpjegueshme. Dokumenti është zyrtar nga Kadastra Shtetërore e Holandës.
    “Shekulli” ka mundur të sigurojë një kopje të dërgesës që ka shkuar dje në orët e vona në zyrat e ambasadorit amerikan në Tiranë dhe zyrtarëve të lartë në Uashington. Aty thuhet mes të tjerash:

    “Linku bashkëngjitur (i përkthyer edhe në anglisht) është i një artikulli në gazetën shqiptare ‘Shekulli’, dhe përmban mes të tjerash një kontratë ku shtetasi shqiptar Lulzim Basha prezantohet para një noteri për blerje shtëpie në Holandë si “mbajtës i një pasaporte amerikane”. Jeni ju në dijeni që Basha të ketë një pasaportë amerikane? Nëse po, si e ka marrë këtë pasaportë? Nëse jo, atëherë ai ka kryer një mashtrim dhe ju keni detyrimin të raportoni këtë mashtrim tek autoritetet kompetente në Holandë, dhe ajo që është më e rëndësishmja, publiku shqiptar duhet të marrë përgjigje për këtë falsifikim, veçanërisht në rrethana të tilla, në vigjilje të zgjedhjeve elektorale ku personi në fjalë kandidon për kryebashkiak në Tiranë. Bashkëngjitur është një kopje e dokumentit të përdorur nga Basha për të kryer një blerje shtëpie. Aty ai është referuar me “”amerikann pasport 0160138”

    Eksperti i OKB-së, antropologu ligjor Jose Pablo Baraybar, me origjinë peruane që ka punuar në shumicën e skenave të krimeve të luftës në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë ka mundur të hyje dy herë në Shqipëri, duke u prezantuar si turist apo inxhinier rrugësh me pashaporta jo reale në shkurt të vitit 2004, për të vizituar “shtëpinë e verdhë”, në veri të vendit, e përmendur edhe në raportin e Dick Marty, për trafik organesh. Në një intervistë për gazetën “Le Temp”, një nga më të rëndësishmet në Zvicër, ai rrëfen si mundi të vijë në Shqipëri dhe se kush ishte përkthyesi që e shoqëroi. “Përkthyesi im quhej, Lulëzim Basha. Ai punonte për Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë. Me pas u bë ministër i Punëve Publike në Shqipëri dhe e kam dëgjuar vitin e kaluar të thotë se kjo histori e organeve ishte broçkulla. Ndërkohë që unë e di që ai e di. Ai ishte me mua. Ai kishte dosjen”, – ka deklaruar Baraybar. Baraybar tregon për një dosje që i kishte rënë në dorë kur kish mbërritur në Kosovë, në vitin 2002 dhe një burim, siç thotë ai, i kishte dhënë një dokument shumë të saktë të “shtëpisë së verdhë”.

    Rrëfim i paautorizuar për Lulëzim Bashën dhe bordin serb. Kështu do të mund të fillonte rrëfimi i paautorizuar i biografisë së një njeriu që është sot në majat e politikës shqiptare, duke perifrazuar një prozë, veçanërisht të dashur për shqiptarët. Nuk e njihnin as njerëzit e zakonshëm, të cilët nuk kishin asgjë për të, nuk e njihte as garda e vjetër pretoriane brenda partisë ku ai shumë shpejt e papritur do të zinte një nga vendet më të dukshme. Ai do të ishte i panjohuri i madh, për të cilin, shumë shkurt, do të mund të thuhej se:
    Askush deri më sot, në asnjë vend, nuk ka bërë një karrierë të tillë marramendëse politike, vetëm në sajë të fytyrës së bukur.
    Të jetë vërtet kjo apo, përtej saj, ka edhe diçka tjetër, më të rëndësishme se një fytyrë që shumë shpejt do të zbehej… Nga kishte ardhur ai aq befas në politikën shqiptare? Cili kalë e solli atë si nga mesjeta e politikës, për të qenë i pranishëm në të gjithë ngjarjet që do të ndodhnin edhe 10 vite më pas , krejtësisht i mbuluar me misterin e ardhjes dhe paraqitjes së tij si në një enigmë të pazbardhur ende?
    Lulëzim Basha sot, de jure, është kryetari i ri i Partisë Demokratike. I takon të jetë i pesti ose i gjashti në radhën e këtyre kryetarëve, të cilët kanë ardhur pas Azem Hajdarit dhe të cilët, pas të dytit, Sali Berishës, ishin veçse hijet e tij. Por, sidoqoftë, ai njihet tashmë si drejtues i kësaj partie dhe shefi i opozitës shqiptare dhe kjo e bën edhe më të domosdoshme, që rruga e tij politike të bëhet e ditur edhe për të tjerët. Është e rëndësishme të ndiqen gjurmët e tij në politikë, duke pasur një fillesë:

    Lulzim Basha dhe Kosova
    Kandidimin e tij si shef i Partisë Demokratike ai e nisi në një mënyrë të pazakontë: U bë Qytetar Nderi i Prishtinës, si për të dashur të thotë se që andej nisi edhe rrugëtimi i tij politik. Sado paradoksale që të duket, por në të vërtetë, pikërisht nga Kosova, nisi ky rrugëtim.
    Një fat i çuditshëm, ende i paditur, e bën atë pjesë të një grupi shqiptarësh nga Shqipëria londineze, të cilët, në shumicën e tyre juristë dhe të diplomuar mjaft mirë, do të gjenden në Kosovë, pranë UNMIK-ut, i cili, sapo ishte vendosur atje, e njëkohësisht, sapo kishte nisur të hapte dosjet për ngjarjet e luftës që porsa kishte përfunduar. Do të jenë pikërisht ditët kur UNMIK-u, me shpejtësi të jashtëzakonshme, do të hapë dosjet e grupit të Dukagjinit, të zonës operative të Llapit, do të ngrejë ngrehinën e dosjeve kundër Fatmir Limës, pastaj të zonës së Drenicës. Shumë shpejt, peng i dosjeve, do të jenë të gjithë drejtuesit kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndaj të cilëve, jo vetëm do të gjenden e sajohen dëshmitarë anonimë e të rremë, por edhe do të ketë një presion të pazakontë.
    Një fakt tjetër i Lulëzim Bashës, edhe më i çuditshëm, do të bashkojë atë, e jo vetëm atë, me Argita Berishën, e cila do të gjendej atje, në syrin e ciklonit, e ku do të fillojë, sipas dëshmisë së saj të mëvonshme, pasuria e pamat. Babai i saj ishte ende shefi i opozitës në Shqipëri, e që po ashtu, kishte lënë pas vetes mjaft hije, nga të cilat, më e rëndësishmja dhe më thelbësorja: Kush ua kishte hapur dyert e politikës dhe a kishte pasur ndikim Prishtina, më saktë, elita titiste drejtuese e saj, në hapjen e kësaj porte? Si e kam thënë edhe në një shkrim tjetër, njeriu që i dha Lulëzim Bashës titullin qytetar nderi është drejtuesi i Komunës së Prishtinës, pra, si vëllai i tij administrativ; e tashmë edhe si vëllai i tij në politikë. Quhet Isa Mustafa, njëkohësisht edhe drejtues i Lidhjes Demokratike të Kosovës, vazhdues i Rugovës, si u bë më pas Basha vazhdues i Berishës.
    Kush është Isa Mustafa? Pa droje mund të thoja se, po të kishte pasur në Kosovë një ligj lustracioni, ai nuk do të ishte në politikë. Për faktin e thjeshtë se, gjatë pushtimit të Kosovës nga regjimi i Millosheviçit, pikërisht kur shkelej me tanke gjithçka që ishte fituar me gjakun e 40 mijë të vrarë dhe burgosjen e 360 mijë të tjerëve, Isa Mustafa ishte, as më shumë e as më pak, por ministri i financave në qeverinë kukull, e cila, në zhargonin e politikës quhet qeveri kuislinge. Nuk them se Isa Mustafa është kuisling, por qeveria ku ai bënte pjesë, dhe që drejtohej nga “i famshmi” Rrahman Morina, ish shefi i UDB-së që u bë shefi i qeverisë së Kosovës, ishte e tillë.

    Me katapultë në politikë
    Deri në vitin 2005, askush në Kosovë e në viset e saj, nuk e kishte dëgjuar emrin e Lulëzim Bashës. Ai do të ishte ende i panjohur nëse një ditë nuk do të shfaqej në Tiranë, nën petkun e një politike moderne, evropiane, si njëra nga figurat themelore të Komitetit të orientimit të Politikave, KOP, një sajesë e ngritur nga Sali Berisha, si një shpresë për të ardhmen. Shumica e KOP-it ishin filiali i PD-së i ngritur në Kosovë nga Argita Berisha dhe nëse kishte pasur shpresë se kjo falangë e re do të ndryshonte nga e vjetra në mendësinë politike, kjo shumë shpejt do të ishte thellësisht e gabuar; ajo nuk do të ishte e njëjtë me gardën e vjetër as nga grykësia: do të ishin të pangishëm, deri në babëzi.
    Asnjë nga liderët politikë të Kosovës nuk e kishte takuar më parë, qoftë edhe si një intelektual që më pas do të mburrej se i kishte rrënjët nga Drenica. Të kesh rrënjët nga ai truall nuk do të thotë të jesh vetvetiu atdhetar… në Drenicë kanë bërë emër njerëz të ndritur, Adem Jashari e Fehmi Lladrovci, por ka pasur e vazhdon të ketë edhe njerëz të lidhur me klanin e vëllezërve serbë Kariçi, të cilët do të ishin pjesë e genocidit mbi shqiptarët e Drenicës. “Drenicaku” Lulëzim Basha nuk do të kishte asnjë lidhje me të parët, ndërsa me të dytët, do të gjente një lidhje të fuqishme, e cilave, edhe pse dukej se nuk të çonte drejtpërsëdrejti tek “Klani Kariç” ose tek “Zemuni”, ishte përsëri e pranishme.

    Damir Fazlliç i lidh të gjithë

    Çdo gjë do të shfaqej pas një emri, Damir Fazlliç. Nëse Sali Berisha do të jetë ati i Bashës në politikë, nëse Argita do të jetë krushka e tij në politikë, Fazlliçi do të jetë Kumbara i fuqishëm, i cili, herë pas here, do të jetë edhe mbi të parin, edhe mbi të dytën. Kosova do të ishte vendi ku fillesa e jetës politikës së Bashës do të takohej me ambiciet dhe synimet jo thjeshtë tregtare të Fazlliçit.
    Fazlliçi do të jetë njeriu i mistershëm i nëntokës, i cili, shumë shpejt u bë violinë e parë në shtetin shqiptar. Ky i huaj misterioz, tepër i ri për të qenë mik i afërt i Sali Berishës, thuajse moshatar me Bashën e me Argita Berishën, do të jetë i vetmi i huaj në tre dekadat e fundit, e aq më tepër serbo-boshnjak, që do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, do të jetë në Ministrinë e Mbrojtjes, herë pas here do të zhdukej mistershëm, për të mbetur pas tij disa njerëz të frymëzuar e të përgatitur nga ai; disa biznese, përmes të cilave, edhe pas asnjë lloj aktiviteti kalonin miliona euro.
    Misteri i lidhjes së tij me zotin Berisha, rruga që kishte çuar në këtë njohje, njerëzit që kishin qenë në mesin e tyre e që do të vazhdonin të ishin edhe për shumë kohë, shndërrimi nga një partner i zakonshëm në një mik shtëpie, fillimisht do të ishin pa një përgjigje të saktë, deri në çastin kur u bë i njohur lajmi se daja i Fazlliçit, pra vëllai i nënës së tij, nuk kishte qenë askush tjetër veçse shefi i Shërbimit Sekret Serb, Jovica Stanishiç, pra shefi i UDB-së në kohën e Millosheviçit, i akuzuar për krime lufte në Bosnje e sidomos në Kosovë. Ky njeri, daja i Fazlliçit, kishte ngritur një njësi speciale vrasëse në Kosovë e në Bosnje, falangë fashiste, mirëpo kjo e shkuar e tij nuk e kishte penguar Sali Berishën, e nuk do ta pengonte as “drenicakun” Lulëzim Basha, ta kishin atë mikun e shtëpisë, të politikës, të bizneseve dhe të mistereve të tjera.
    Kushdo tjetër që do të kishte ardhur në politikë përmes kësaj dere, derës së Fazlliçëve, atij do i ishte përplasur dera në Kosovë, mirëpo në Shqipëri ndodhi ndryshe: ai u bë figura më e dashur e shefit të partisë, i cili, pasi u bë kryeministër, në harkun e pak viteve, e bëri birin e tij të adoptuar politik tre herë ministër.

    Një ngjashmëri që në gjenezë
    Ajo që më ka bërë gjithnjë përshtypje qëndron në faktin se dy liderët e tashëm të PD-së, Berisha e Basha, kanë në fillesën e tyre një rrënjë serbe, e për më tepër një rrënjë që lidhet me zbulimin e fshehtë serb. Berisha, siç dihet, nga vjehrra e tij, Milica dhe njerëzit e saj, ende aktivë në klanet serbe të lidhur me Shqipërinë; ndërsa Basha nga nuni i tij, Fazlliçi. Duhet të jesh tepër naiv për të besuar se kjo është rastësi. Mes dy zgjedhjeve ose përcaktimeve ka një lidhje, dhe kjo është në bordin serb brenda e jashtë kësaj partie, i cili, sado mund të duket e habitshme, ashtu si ishte njëri ndër ngritësit kryesorë të figurës politike të Berishës, po aq, e ndoshta edhe më tepër se kaq, është ngritës i figurës politike të Bashës. Bordi serb në Tiranë e bordi serb në Prishtinë, të cilët kanë një lidhje të ndjeshme mes tyre. Kur Basha të lë të mendosh se zanafilla e tij politike është në Kosovë, kjo nuk është metaforë e zakonshme. Asnjëherë më parë, e as sot, ai nuk e ka bërë të ditur rolin e tij në Prishtinë, jo thjeshtë në zyrat e UNMIK-ut, të cilat, si kishin mbarësinë e tyre kishin edhe dështimet e mëdha; por edhe tej saj. Nëse do të kishte një njeri të interesuar të lidhej me këtë bord shqiptar në Prishtinë që i ishte instaluar pranë UNMIK-ut, ky njeri do të ishte pikërisht Fazlliçi, dhe jo vetëm nga lidhjet familjare, ku rrezikohej dënimi i ashpër i dajës së tij, por edhe përmes lidhjeve miqësore e mafioze që kishte krijuar. I njohur si pjesë e grupeve të ndryshme, ky njeri tepër i ri në moshë për një lidhje kaq të gjerë në skajet e politikës serbe, do të bëhej përçuesi i ideve serbe në Shqipëri, dhe një pjesë të këtyre, me dashje ose pa dashje, me shpërblim ose pa shpërblim, do i përcillte Lulëzim Basha dhe një grup i afishuar rreth tij ose së bashku me të.

    Miliarderi serb dhe fillesat e Lulit

    Ku u bë lidhja e parë mes Fazlliçit dhe Bashës? Në Prishtinë apo në Tiranë? Cilat ishin marrëveshjet e para mes tyre, ato që kishin lidhje me politikën apo ato që do të kenë lidhje me ekonominë? Përse ky njeri i nëntokës ishte i interesuar të kishte njërën këmbë aty ku hetoheshin krimet e luftës në Kosovë? Cilët ishin miqtë e tij të përfshirë në këto krime? Vëllezërit Kariç, mes tyre Batomir Kariç, do të jenë dora e djathtë e shefit të UDB, dajës së Fazlliçit, në Kosovë, ato do të kenë lidhjet e tyre në Drenicë, përmes të cilave do të ketë jo vetëm kundërvënie ndaj UÇK-së, por edhe vrasje në pritë të drejtuesve të luftës. Njëri nga këto vëllezër do të dënohej më pas për krime lufte, por dënimi do i jepej jo në Prishtinë apo në Hagë, ku do të ishte e arsyeshme, por në Beograd dhe kjo do të ishte një masë qesharake. Mes vëllezërve Kariç dhe shefit të UDB-së ishte një lidhje e qëndrueshme, pasi pikërisht këto do të ishin edhe dora e Millosheviçit në Kosovë.
    Sfera e interesave të Fazlliçit në Kosovë do të jetë përtej politikës së zakonshme e përtej ekonomisë. Ajo do të lidhej me hetimin e krimeve të luftës, devijimin e këtyre hetimeve, fshehjen e provave e manipulimin e tyre, për të bërë të mundur asgjësimin e fakteve të vrasjeve dhe shfarosjes masive. Në zyrat e UNIK-ut u përgatitën dosjet e njohura kundër disa nga figurave të spikatura të luftës në Kosovë: kundër Ramush Haredinajt, “Smajlit” e grupit të tij, kundër Fatmir Limajt, “Çelikut” e grupit të tij, kundër Rustem Mustafës, “komandant Remit”, e grupit të Llapit, kundër Sulejman Selimit”Sylës”, e grupit të Drenicës. Në gjykatën ndërkombëtare të Hagës do të ketë dy herë rresht hedhje poshtë të akuzave ndaj Ramush Haredinajt, Idriz Balës e Lahi Ibrahimajt. Interesant është fakti se , për të njëjtën akuzë, në gjykatën e Prishtinës, Idriz Balaj, “Togeri”, e disa të tjerë, do të dënohej me shumë vite burgim, ndërsa në Hagë do të shpallej i pafajshëm. Fshehja e të dhënave të sakta, manipulimi me dëshmitë e me dëshmitarët, përgjysmimi i dëshmive, joshja e dëshmuesve me shpërblime të jashtëzakonshme, do e bënte edhe më të vështirë gjykimin. Pas tyre, pas dhënies së pafajësisë do të hidhej në treg teza e trembjes së dëshmitarëve etj, si vazhdë e përdhosjes së vlerave të luftës.

    Dëshmitarët dhe detajet që dinte Sllobo
    Nëse Lulëzim Basha ka qenë pjesë e këtyre hetimeve, kjo nuk do të jetë e vështirë të mësohet, por të gjithë ata që kanë qenë në këtë kalvar, si dhe një pjesë e analistëve seriozë në Kosovë, e fajësojnë pikërisht për një të tillë. Basha nuk u është përgjigjur asnjëherë kësaj akuze, jo se nuk i ka mësuar ato, por sepse hyrja në një debat të tillë, me siguri që do të nxirrte dëshmi të reja. Në njërën nga deklaratat e para të Bashës është edhe mburrja se ka qenë pjesë në hetimin e krimeve të Millosheviçit gjatë luftës në Kosovë. Është e njëjta njësi e specializuar për hetimin e krimeve në Kosovë, e cila, megjithëse me një rëndesë të dukshme ndaj shqiptarëve, kishte në shtrirjen e saj hetimin e çdo ngjarje të jashtëzakonshme. Duke dashur të pohojë një gjysmë të vërtetë, Basha ka pohuar edhe të vërtetën tjetër se ka qenë pjesë e hetimit të drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Natyrisht që dikush do e bënte një gjë të tillë, nëse jo Basha do e bënte dikush tjetër, e po ashtu, edhe strukturat më të larta drejtuese të UÇK-së, ishin të një mendje se, nëse do të kishte pasur krime lufte, nga kushdo qoftë, ata duheshin dënuar. Por dështimi i akuzave ndaj Ramush Haredinajt, Fatmir Limajt, Komandant Remit e shumë të tjerëve, apo dënimi absurd i rastit “Kiçina”, dëshmojnë se janë fabrikuar prova apo janë përgjysmuar ato kur kanë qenë të dobi të drejtuesve të luftës.
    Në hetimin ndaj Millosheviçit Basha nuk ka qenë palë hetuese, por përkthyes, interpret, ai nuk ka pasur të drejtën e marrjes në pyetje, por të përgatitjes së dëshmitarëve, përkthimit të dëshmisë së tyre e ndoshta edhe të seleksionimit që u është bërë atyre. Jam takuar me shumë nga dëshmitarët shqiptarë në gjyqin e Millosheviçit. Jam takuar pas kthimit të tyre nga gjykata ndërkombëtare e Hagës, e jo vetëm me personalitetet e luftës, që në shumësi ishin e janë miqtë e mi, por edhe me njerëz të zakonshëm, të cilët nuk i kisha njohur më parë. Thuajse të gjithë më kanë çuditur me një fakt shokues: ata ishin ndjerë të befasuar e të çuditur me njohuritë e shumta që kishte pasur Millosheviçi për jetën e tyre, jo vetëm për atë që ishte e shkruar në aktakuzë, por edhe për hollësi të tjera, në dukje të parëndësishme apo që ishin lënë jashtë vëmendjes. Ata ishin ndjerë të befasuar për dijet e Millosheviçit se ku kishin qenë ato në ditët që ishte zhvilluar ngjarja e para saj; për njerëzit e tyre, ku i kishin pasur vëllezërit e motrat, nga vinin, cila ishte e kaluara e tyre, çfarë ishte biseduar me njerëz të tjerë, hollësi, të cilat, ata i kishin thënë në çastet e bisedave të lira me hetuesit e ngjarjeve; ndonjë shkonte edhe më tej, duke shprehur dyshimin se mos e gjithë kjo e kishte një prapaskenë, se mos vallë Millosheviçi kishte pasur njohuri më të gjëra nga sa ishte menduar; se stafi i organizuar pranë tij kishte sjelle hollësi të pamenduara ose, kjo ishte tronditja e tyre, dikush i kishte nxjerrë jashtë sallave të fshehtat e bisedave private. Ata njerëz të zakonshëm apo personalitete, pas pyetjeve të para nga krimineli i luftës, ishin ndjerë të tronditur, ishin munduar të merrnin veten shpejt, por tronditja nuk u kishte ikur.

    Implikimi i Fazlliçit me dosjet
    Edhe asaj kohe, edhe tani, kam pasur dyshimin e herë pas here edhe bindjen se, dosjet e Millosheviçit, pjesë të saj, kanë dalë edhe jashtë kornizave të lejuara. Droja ime ka qenë vazhdimisht se mos përmes Fazlliçit, përmes lidhjeve të tij, jo domosdo me Bashën, por më shumë përmes lidhjeve që i kishte dhënë daja i tij, ish shefi i shërbimit sekret, kishte arritur të krijonte një urë të tillë. Fakt është se Millosheviçi në gjyq ishte tejet i informuar, edhe për detaje që nuk gjendeshin në dosjet e tij, ai kishte gjithnjë një njohje më të gjerë nga sa ishte menduar. Të ketë pasur një rrjedhje të informacionit…? Me siguri që ka pasur një rrjedhje të informacionit, jo detyrimisht nga zyrtarët, rrjetëzimi i UDB-së në Kosovë ka qenë tejet i fuqishëm, më tepër nga sa mund të merret me mend në Tiranë. Megjithëse nuk jam dashamirës i Bashës e as besues ndaj patriotizmit të tij, e nuk jam as dashamirës i grupit të Kosovës në PD, të cilët nuk morën asgjë nga Kosova, veç përulësisë serbe, nuk do të doja kurrë që një rrjedhje e të fshehtave nga krimet e një neonazisti serb, të kishin dalë nga shqiptarët. Një mijë herë nuk do e kisha dashur…
    Nga të gjitha absurdet që janë ngritur në dëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ky është më absurdi. Është një sajesë e ngritur mbi një fantazi të jashtëzakonshme dhe tmerrësisht e dhimbshme. Mund të siguroj gjithkënd, se e gjithë struktura e lartë drejtuese e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pa asnjë përjashtim, ka mësuar për këtë “histori” shumë vite pas përfundimit të luftës.
    Tashmë ajo është e njohur . Sipas “ rrëfimit” të Klara del Pontes, pasi kishte ikur nga detyra e saj, dhe më pas Raportit të Dick Martyt, në këtë shtëpi janë bërë operacione të jashtëligjshme, makabre, ndaj robërve të luftës, shumica serbë, dhe organet e tyre jetike janë transplantuar diku jashtë Shqipërisë.
    Pra është një histori e dëgjuar. Nëse UÇK-ja do të kishte pasur mjekë të tillë kaq të aftë dhe pajisje të tilla kaq moderne, dhjetëra e dhjetëra luftëtarë do të ishin ende në jetë, të cilët vdiqën nga plagët e mara në luftime. Të plagosurit e luftës më së shumti janë mjekuar në Spitalin Ushtarak të Tiranës, e kur gjendja ka qenë e jashtëzakonshme, në raste të rralla kjo, është bërë mjekimi i tyre jashtë Shqipërisë, zakonisht në vendet fqinj, por kurrë në Greqi. Mjekët e paktë në radhët e UÇK-së kanë bërë më tepër se sa ka qenë e mundur. Ndonjëri prej tyre si si mjeku i njohur Hafir Shala u arrestua nga forcat serbe, të drejtuara nga një udbash i njohur, Fadil Sylejviçi, qe më pas do të jetë në njëjtën strukturë hetimore si edhe Lulëzim Basha e bashkë-hetues në rastin e Daut Haradinajt, të Fatmir Limës, Idriz Balajt e të tjerëve. Ai do të jetë fabrikuesi kryesor i dosjes “Kiçina”, mbi falsifikimin e së cilës u dënuan ashpër, pa asnjë prove, disa djem të rinj, ish-luftëtarë të UÇK-së.

    Tre persona përmendin Lulëzim Bashën
    Shtëpia e Verdhë lidhet me veprimtarinë e Lulëzim Bashës, ndaj edhe e risjellim sot këtu, por jo vetëm për kaq. Ajo shtrihet edhe më tej se një histori me “isha apo nuk isha”. Lulëzim Basha do të jetë pjesë e ekipit që do të bëjë hetimet në këtë “shtëpi” për të gjetur prova për të ashtuquajturat krimet e luftës. Antropologu Jose Pablo Baraybar – njëri nga ekspertët e atyre që njihen të përfshirë në hetimin e ngjarjeve, saktësisht , të krimeve të luftës, duke folur për historinë e Shtëpisë së Verdhë, do të pohojë se pjesë e rëndësishme e këtij ekipi, do të ishte edhe Lulëzim Basha. Sipas Baraybar-it, e jo vetëm sipas tij, në ekipin e hetuesve që ka bërë hetime e ka “zbuluar” çfarë mendohet se mund të ketë ndodhur gjatë luftës në Kosovë, vrasje, rrëmbime e tortura nga ana e UÇK-së, ishte edhe Lulëzim Basha. “Basha e njeh dosjen, ai e ka pasur atë”, thekson ai në një intervistë dhënë gazetës zvicerane “Le Temps”. Basha e përgënjeshtroi këtë. Ngutja e tij ishte e dukshme për të bërë një të tillë, kur aq më tepër, në kohën kur u bë kjo dëshmi, ai ishte ministër. Mjeku nga Kosova, Tefik Gashi, edhe ai njëkohësisht pjesë e ekipit të hetimit, dëshmon praninë e Bashës në hetimet rreth Shtëpisë së Verdhë. Një tjetër konfirmim vjen nga Fred Abrahams i Human Rights Watch, që bën të qatë se “Basha ka punuar për Gjykatën dhe Departamentin e Drejtësisë pranë UNMIK-ut pas luftës, dhe personalisht ke hetuar informacionet për vendet e këtyre burgosjeve në Veri të Shqipërisë”. Pas dy dëshmive të tjera, zoti Basha nuk reagoi më tej. E përsëris, kushdo që ka pranuar të jetë pjesë e hetimit të ngjarjeve në Kosovë, si pjesë e strukturave të UNMIK-ut, mund të ndodhej në këtë situatë, edhe Basha. Por këmbëngulja e tij për të fshehur këtë fakt, ashtu si heshtja edhe ndaj fakteve të hetimit të luftëtarëve të UÇK-së, të cilët, ose dolën të pafajshëm ose akuza ishte e ngritur mbi dëshmi të rreme e sajesa absurde. Përse Basha kërkon të fshehë një fakt, i cili edhe ashtu nuk mund të jetë aq i mistershëm?

    Një implikim domethënës
    Janë disa arsye, jo thjeshtë sipas mendimit tim, por edhe sipas analistëve seriozë në Kosovë, të cilët nuk kanë varësi nga dukja e Bashës apo pozicioni i tij partiak e shtetëror. Këto zëra po bëhen gjithnjë e më të shumtë, pasi edhe rrjedhojat e asaj që ka ndodhur po bëhet më e rëndë.
    Së pari, e gjithë statura e akuzës së ngritur rreth e mbi Shtëpinë e Verdhë është sa monstruoze, aq edhe e pabesueshme. Vetëm dikush që kërkon me të gjithë forcën e shpirtit të jetë pjesë e Elitës mund të bëjë edhe thyerjen e ndërgjegjes së tij për hir të një pozicioni më të lartë në strukturat e shtetit. Koha kur filloi hetimi rreth Shtëpisë së Verdhë është njëkohësisht edhe kohë e thyerjes së shumë dëshmive e akuzave kundër UÇK-së. Hetues të përcaktuar qartë, që donin me çdo kusht të gjenin “ fajet e krimet”, ishin të gatshëm të përcaktoheshin edhe për më absurden. Dikush duhej të bënte të mundur gjetjen e fakteve, afishimin dhe deshifrimin e tyre . Të jetë Lulëzim Basha njëri prej tyre: kjo është e mundur. Abuzimi i tij me gjërat që erdhën më pas, janë dëshmi se një njeri që jep urdhër të vriten njerëz të pafajshëm, ai është në gjendje të fajësojë edhe të vdekurit ose mbi vdekjen e tyre të bëjë një ngjitje të re. Së dyti, akuza e Shtëpisë së Verdhë , duke qenë më monstruozja, është edhe më e dashura për bordin serb në Kosovë dhe për bordin serb në Tiranë. Do të ishte gjetja më e afërt për to, nëse, qoftë edhe për disa kohë, qoftë edhe nga larg, do të kishte një njollosje të UÇK-së, si një strukturë egërsie dhe pa asnjë lloj morali kombëtar.
    Së treti, Shtëpia e Verdhë është një nga akuzat më rrëqethëse në raportin e Dick Martyt, raport i cili mund të shtrohet për shqyrtim në verën e ardhshme. Lulëzim Basha mund të jetë dëshmitar i akuzës, pasi ka qenë pjesë e ndërtimit të kësaj akuze. Përbetimet, në këtë rast, do të ishin të pavlefshme.

    Klani financiar i Bogoljub Kariç

    Kohët e fundit, struktura e ngritur nga vëllezërit Kariç, sidomos nga njëri prej tyre, Bogoljub Kariç, ndërmori një gjë të padëgjuar: fabrikimin e dëshmitarëve të rremë, të cilët do të kishin qenë pjesë e ngjarjeve, jo vetëm në Shtëpinë e verdhë. Këto dëshmitarë të rremë, jo vetëm serbë, do të paguheshin mirë dhe disa prej tyre ishin paguar në shpërblim të dëshmisë së tyre. Disa nga këto kishin dëshmuar edhe më parë, por duke qenë dëshmi gjysmake e pa vlerë, ata nuk janë përfshirë në akuzën e Dick Martyt. Pra, në shumicën e tyre, janë anonimë. Cila ishte rruga deri tek ato? Vëllezërit Kariç në Kosovë nuk kanë qenë një bandë e zakonshme. Ata kishin bankën e tyre private, rrjetin e sigurisë, shërbimin sekret, dhe ishin njerëzit më të afërt të Jovica Stanishiçit, dajës së Damir Fazlliçit. Këtu qëndron edhe pikëpyetja e përhershme, e cila kërkon të mos mbetet enigmë: Është në këtë mes edhe një herë i njohuri Fazlliç?
    Revista kroate “Index”, më 16 shkurt 2009, bën këtë përcaktim për Fazlliçin: “Një mik i kriminelëve dhe i politikanëve, nipi i Jovica Stanishiçit, drejtorit të tmerrshëm të sigurimit të shtetit në kohën e Millosheviçit. Fazlliç për 10 vite është i lidhur jo vetëm me kriminelët më famëkeq të Ballkanit, por edhe me disa nga politikanët më të lartë në rajon”. Dhe shton më tej: “Korrelacioni mes Fazlliçit dhe ministrit Basha është veçanërisht interesant për shkak të skandalit të korrupsionit të autostradës së veriut”. Njëri prej tyre, ndoshta më i rëndësishmi aktualisht, është Lulëzim Basha. Së katërti : në përcaktimin e Fred Abrahams, lidhur me rolin e Bashës në hetimin e ngjarjeve të luftës, bëhet një përcaktim që mund të ketë rrjedhime të tjera: Ka hetuar informacionet për vendet e këtyre burgosjeve në Veri të Shqipërisë. Pra, jo vetëm për një vend, por për shumë të tilla.

    Një drenicak i panjohur
    Kohë më parë, ka pasur disa dëshmi nga shqiptarë që tashmë jetojnë larg Kosovës, për ngjarje të rënda psikike e fizike në dëmin e tyre nga luftëtarët e UÇK-së. Flitet edhe për një vend të tillë në rrethinat e zonës së Kukësit, jo larg kufirit. Këto dëshmi janë ruajtur deri më tash si një “As” në duart e hetimeve, për ti pasur si një atu të fuqishme në përcaktimin e provave. Të jetë këtu edhe Lulëzim Basha? Këtë nuk e di, por nga ajo që kam lexuar, është ngritur një ngrehinë e çuditshme , e cila do të kishte rrjedhime të rënda në jetën e shumëkujt. Lulëzim Basha është mburrur disa herë që është me origjinë nga Kosova, drenicak. Sa ishte në Kosovë askush nuk e diti këtë fakt, në gjithë muajt e parë askush nga kolegët jashtë grupit të tij, nuk e dinte se ishte shqiptar, por një jurist i huaj, që bënte një jetë jashtë rretheve të tyre. Befas, një ditë, ai u kujtua se ishte drenicak dhe bëri edhe një vizitë tek të rënët e Prekazit, vendosi një tufë me lule dhe shkoi më tej. Kjo ishte koha kur ai tashmë ishte bërë ministër, njeri i pushtetshëm, dhe kishte filluar odiseja e Rrugës së Kombit. Nga Kosova ai kishte marrë fillesën, të njëjtë me paraardhësin e tij. Por kjo është një histori e njohur për shqiptarët. Ajo që nuk njihej sa duhet qëndronte në enigmën e fillesës së tij politike, enigmë që do shumë kohë e mund të zbardhet, pasi, si të gjitha të këtij lloji, ajo mbrohet nga një furi e një bordi të fuqishëm, që ka zanafillën në zyrat e Prishtinës dhe shtrihet deri në qendrën e Tiranës: BORDI SERB.

    Lulëzim Basha dhe Tirana
    Që nga janari i vitit 2005, Basha u bë i njohur në rrethet e afërta të PD-së, si njeriu që kishte ardhur aty përmes derës së hapur nga Argita Berisha. Do të jetë e njëjta linjë që do e bëjë atë drejtuesin kryesor, de jure, të kësaj force politike, në të cilën, ai ende nuk ka mundur të sjelle asgjë nga vetja, për shkakun e thjeshtë, sepse nuk ka asgjë të tillë. I fryrë nga madhështia, e cila i ra mbi kokë krejt papritmas, ai kujton se është çështje nderi të vazhdojë të ruajë tonin e tiranit, si paraardhësi i tij, duke u thirrur në emër të lirisë.Kopje e keqe e së keqes. Është i njohur fakti se Berisha është një njeri i dehur me të keqen. Ai, duke perifrazuar Shekspirin, nuk është i tillë se ka shkak, por është i keq, sepse është i keq. Berisha shikonte tek paraardhësit e tij atë që ëndërronte të bëhej vetë, por nuk guxonte: monarkun absolut/ edhe de jure. Basha mund ta ketë një ëndërr të tillë, por ajo do të jetë një ëndërr e shkurtër. Ai e di se vetëm marrëveshja e tij me Berishën dhe familjen e tij e bën të mundur të ketë këtë ëndërr të madhe. Ndaj i duhet të jetë kopje besnike e asaj që ka parë, e asaj përmes së cilës është rritur politikisht e, përmes së cilës mendon se do të vazhdojë të jetë në politikë.
    Në katër vitet e fundit familja Berisha mbahej si zonjë e kombit. Për t’ia bërë qejfin asaj parlamentarëtpëdëistë nganjëherë bënin ndonjë vërejtje të përvuajtur, ndonjëherë murmuritnin, por kurrë nuk kundërshtonin. Edhe figura intelektuale me integritet të lartë, si Besnik Mustafaj, e gjetën veten më mirë e më ndershmërisht disi jashtë saj, se të zverdhuar politikisht e moralisht brenda saj. Basha nuk ishte e vazhdon të mos jetë i këtij stofi politik. Por i gjithë nënshtrimi total që ishte ndaj paraardhësit të tij do të zgjojë më vonë iluzione të dëmshme për vetë atë. Toni i fryrë, gjuha e njëjtë me Berishën, pozimi ndaj vogëlsive, imitimi i një zhargoni që mund të jetë i rrugës politike ose i politikës së rrugës, por gjithnjë nën tonin e zotit të tij, kjo e bën atë një kopje të keqe të së keqes që ka marrë përsipër të imitojë.

    Nxënës i shkëlqyer i “Fakultetit Berisha”

    Të gjitha familjet politike në pushtet në 20 vitet e fundit, herë pas here, kanë mbledhur haraçet e tyre, kjo, familja Berisha, ishte e vetmja që i mblidhte çdo ditë. Basha e mësoi shpejt “ huqin” e familjes, por e mësoi rëndë, në Rrugën e Kombit, e cila pasi harxhoi mbi 1 miliard Euro, kur ishte menduar për 600 milionë, jo vetëm që nuk përfundoi, por u avulluan mbi 200 milionë, si për të dëshmuar sa të përkushtuar ndaj kombit isha këto “atdhetarë”, të dalë nga stani i fazlliçëve.
    Lulëzim Basha , në fakt, nuk drejton sot një parti të reformuar. PD vazhdon të jetë një parti e deformuar. Berisha e kthej PD-në në një detashment ushtarak, zotërinjtë e politikës i shndërroi në vasalë; zonjat e politikës i ktheu në robinja e më tej, në burrësimin e tyre, tashmë është një kohë kur shthurja quhet besnikëri, ndërsa serioziteti kryengritje. Basha ishte pjesë e kësaj shthurje, dhe madje, pjesë e rëndësishme e saj. Ai u shndërrua shumë shpejt nga statura e njeriut që mund të pasqyronte besueshëm kthesën ndaj perëndimit, në një jeniçer, që pas betejës merr trofeun e tij.
    Trofeu i parë i erdhi atij përmes Rrugës së Kombit. Ai, aty, mësoi të vërtetën se njerëzit që e kishin filluar politikën si idealistë ishin bërë tashmë mercenarë, dhe meqenëse kishte përvojën e duhur nga mercenarizmi në Kosovë, ai u bë shumë shpejt zëdhënësi i këtij mercenarizmi. Ndryshimi ishte se tashmë ishte një mercenarizëm i buzëqeshur. Basha buzëqesh njëlloj, edhe kur është nën hijen e një çadre me Gadafin, kolonelin e zi, në shkretëtirat e Libisë, edhe kur është në sallat moderne me Dora Bakojanis, zonjën e bukur të politikës së jashtme greke. ashtë buzëqeshur edhe kur bëhet pjesë e trafikut të armëve, edhe kur , pa asnjë lloj qederi shet truallin e vendit të tij, si ndodhi me Marrëveshjen e Detit. Por e gjithë kjo është tashmë e ditur. Tri herë, në tri ministri, ai la vragën e së keqes pas tij.

    Bordi Serb, 2 Prilli, 21 Janari
    Vragën më të madhe, e njëkohësisht të përgjakshme ai e la pas vetes me 21 janar. A ka lidhje mes 21 janarit dhe 2 prillit të vitit 1992? Cili ishte roli i bordit serb në Prishtinë dhe në Tiranë, me 2 prill dhe me 21 janar? Në se në gjakosjen e parë Basha nuk ishte i pranishëm, sa ishte e ndjeshme prania e tij në përgjakjen e dytë? Kjo nuk është analizuar asnjëherë më parë, ndoshta edhe nga një mangësi e padukshme: shumë nga analistët e sotëm nuk kanë qenë pjesë e ngjarjeve të 2 prillit 1992, nuk e dinë se si janë zhvilluar ato, dhe nga ana tjetër, nuk kanë pasur fatin jetësor të jenë pjesë e një lëvizje klandestine, që të bën të mundur të përjetosh ngjarje e dukuri, për të cilat as që ke menduar. Njëra prej tyre është në praninë e shërbimit të fshehtë serb, kurdoherë kur kanë ndodhur ngjarje të mëdha në Shqipëri. 2 prilli i vitit 1992 është një ngjarje ende e pazbardhur për shumëkënd. Edhe 21 janari është ende një ngjarje e tillë. Me 2 prill u vranë katër demonstrues, vrasësit ende nuk dihen, ose edhe nëse janë të ditur, ende nuk janë dënuar. Edhe me 21 janar ndodhi e njëjta gjë: u vranë 4 demonstrues, vrasësit ose fshehur pas petkut kryeministror, dhe ende nuk është dënuar askush. Ngjarjet e 2 prillit i filmoi vetëm TV i Malit të Zi, i vetmi TV i lejuar të filmonte dhe pamjet e asaj ngjarje nuk janë më të pranishme. Manipulim,i mbi të vërtetën është fshehur pas atyre filmimeve. Ngjarjet e 21 janarit, më mirë se kushdo tjetër ri-filmoi aparatura e vendosur në Kryeministri, pamjet janë zhdukur, askush nuk është përgjegjës për zhdukjen e tyre. Frymëzimi i ngjarjeve të 2 prillit ishte Sali Berisha, frymëzimi i vrasjeve të 21 janarit ishte Sali Berisha dhe deklaratat e një nate më parë të ministrit të Brendshëm, që quhej Lulëzim Basha. Menjëherë pas ngjarjeve të 2 prillit, kur ende nuk dihej numri i viktimave, Sali Berisha deklaroi se ishin vrarë nga sigurimi i shtetit. Më pas raporti parlamentar i mbajtur nga deputeti i PD-së, Emin Musliu, vërtetoi se vrasja kishte ndodhur nga një tjetër drejtim. Dhe nga afër. Me 21 janar, një mjek, i cili ende nuk ka mbajtur përgjegjësi për falsifikimin e së vërtetës, deklaroi se vrasjet kanë ndodhur nga afër. Kishte ndodhur ndryshe, filmimet tjera dëshmuan se vdekja kishte ardhur nga kryeministria, ku qëndronin pas xhameve të blinduar, kryeministri dhe ministri brendshëm, Lulëzim Basha. Në ngjarjet e 2 prillit asnjëri nga liderët kryesorë lokalë të PD-së nuk ishte në demonstratë, i vetmi që ishte aty, me probleme të shumta, pas debateve të ashpra me Pjetër Arbnorin, do të vritej. Në 21 janar ministrat e PD shpejtuan të deklarojnë për makina me lëndë plasëse, mjete me armë, e deri tek deliri i shefit të tyre për çadra e stilolapsa pistoletë. Pra përngjasimet e jashtme janë të shumta: përngjasimi i brendshëm është vetëm një, ai qëndron tek reagimi i bordit serb në Tiranë. Ngjarjet e 2 prillit kishin pikërisht këtë prapavijë, krijimin e një qendre rebelimi të përgjakshëm, dhe parulla e shkurtër e asaj dite, fatbardhësisht shumë e shkurtër, “Shkodra Republikë”, kishte në vetvete sajesën e një vorbulle politike, pas së cilës dalja do të ishte tejet e vështirë. Para ngjarjeve të 21 janarit, shërbimi informativ serb, përmes medieve të lidhura me të, do të paralajmëronte se shumë shpejt në Shqipëri do të kishte turbullira të përgjakshme, dhe, si parashikohej, një kthim në vitin 1997. Që andej erdhën edhe paralajmërimet se në ngjarjet që priteshin do të përdoroheshin armë të shumta, që nga shpërthyese deri tek të sofistikuarat, dhe pritej me ankth të gëzueshëm se kur do të mund të ndodhte një gjë e tillë. Vërtet urdhri, ende i padukshëm, për vrasjet e 2 prillit ishte një rastësi? Vërtet nuk ka një lidhje mes njërës ngjarje dhe tjetrës? Në të dy vrasjet është pas një strukturë e posaçme. Mjerisht, në ngjarjet e së dytës, do të jetë edhe profili i një njeriu që filloi një karrierë marramendshëm shpejt. E që do të bjerë, po ashtu, shumë shpejt. Gjithçka lidhet me fillesën. Jam i bindur se një ditë në historinë tonë do të shkruhet se :
    Në Shqipëri është vënë re se fillesa e politikës nëpër bordet serbe i ka sjellë asaj vetëm fatkeqësi Vrasja e Artan Santos apo OLLDASHIN qe po mbush nje pas pak ditesh I coi ne feste ne kodrat e liqenit 2 kriminelet shqipfoles serbofile Berisha & Basha dhe kane te drejte te festojne me nje kurban te majme duke i treguar Edi Rames dhe Arvizuse se ata nuk jane fitues te 23 qershorit por nje sherbetor i ketyre dy banditeve .Sinjali u dha kush prek Pablo Eskobaret e Europes shenjterohet si Santo para bankes se tij ose si Olldashi qe e cuan te varrezat me Benz te korracuar qe u vra si Kosta trbicka nga mafja nderkombetare pjese e te ciles eshte dhe SHESHELI TROPOJES me surratin e KARAXHIXHIT.

    Epilog:
    Sheshel Berisha & Karaxhixh Basha duhet te ishin me kohe te denuar me burgim te perjetshem..
    Kjo nuk ndodh per aresye te paaftesise kriminale te Edi Rames dhe mashtrimin criminal te Ilir Metes si aleat I maskuar te dinastise berishajve qe jane shume me te fuqishem se Rama..Pa harruar dhe hipokrizine kriminale te nderkombetareve sidomos te euroatllantikasve pa asnje dallim qe I trajtojne shqiptaret si NJETHUNDRAKE “demokrate” te FERMES SE KAFSHEVE TE GEORGE ORWELL-IT.’’’

  24. astrit says:

    Mero, ke harruar se Hitleri kishte fiksim dhe ishte mjeshter per te folur perpara turmave te medha dhe per t’i manipuluar ato!

  25. Kendveshtrim tjeter says:

    Kjo maxhorance,ka plotesuar,me shume kerkesat e te djathteve,se angazhimet elektorale.
    Pagesat per te persekutuarit,duhet te kishin mbaruar ne mandatet e PD-s,por bashkefajsia ne vjedhje,gjate qeverisjes se Berishes,ju mbylli gojen te persekutuarve,duke i aktivizuar si te pakenaqur sot.
    Varferia eshte kembekryq qe ne kohen e Berishes,ajo nuk mund te luftohet,kur duke filluar nga Banka e Shqiperise dhe gjithe institucionet,vodhen fondet dhe leket e shqiptarve.Borxhet nga kredite e marra nga Bode,kane zogeluar mundesit per celje te vendeve te punes,duke i varferuar skajshem qytetaret.
    Tani sikur nuk kane bere asgje,japin mend,per daljen nga kriza.

  26. Klajd Mataj says:

    Gati shume paralele eshte situata ne parti socialiste ku baza nuk e shef dot Ramen si mashtrus ordiner dhe bukshkale qe eshte. Ti rruj bythen 10000000 votave. Kesaj rradhe zgjedhjet do kene pjesmarrje shume te vogel. Ps dhe pd do jene humbset e medha dhe zgjedhjet me shume gjasa do i fitoje LSI ja .

    1. SHQIPTAR says:

      I dashur, mos u nxito ta perbaltesh Ramen, sepse e para punes, premtimet i perkasin nje mandati 4 vjecar jo nje viti. Gjyko ftohte dhe jepi mundesi Rames te qeverise te pakten nje mandat. Tregohu realist ne gjykim se nga nxitimi nuk vjen asgje e mire. Ashtu sic i ke dhene mundesi Berishes, Nanos, Metes te qeverisin disa mandate dhe ske marr asgje, madje sta ka mbajtur b*** as te flasesh, duro te pakten nje mandat te plote qe te kesh mundesi te vleresosh realisht. Gjithashtu te lutem vlereso edhe te gjitha intrigat destabilizuese qe ben Berisha cdo dite duke e veshtiresuar tejet qeverisjen e Rames.

      Kij besim tek aftesite dhe virtytet e Rames qe tashme jane fakt qe i ka.

      Durimi eshte mencuri i dashur!

    2. SHQIPTAR says:

      Te perbaltesh eshte shume kollaj per te gjithe, por te vleresosh me realizem eshte dicka qe mbi te gjitha kerkon qetesi dhe maturi. Sigurisht eshte fillimi, gjerat akoma nuk kane zene vend sic duhet, sepse vijme nga 24 vjet rrumpalle totale. Po. Sigurisht ka te meta ne qeverisje si cdo fillim ndryshimi, por thelbi qeverises duket i mire. Sigurisht ka vend per shume permiresime dhe per kete gje, ne fillimisht, votuesit duhet ti presim keto permiresime duke respektuar kushtetuten, duke u sjellur civile, duke e bere kete me fuqine e votes te cilen me thene te drejten gjithkush e di qe na ka munguar 24 vjet. A nuk eshte kjo nje arritje e madhe? A nuk eshte respekti i votes nje arritje anti diktatures rrumpalle? Duhet te tregohemi realist dhe te drejte. Kritika qe mund ti bej Rames ne kete moment eshte thjeshte qe te tregohet me pak shperfilles sepse kjo gje e demton imazhin e lidershipit te tij, kjo gje me demton dhe mua si votues qe shpresoj se shqiperise zoti i solli nje lider qe ka aftesine per te vene gjerat ne normalitet.

  27. SHQIPTAR says:

    Z.Mero me shume respekt ndaj jush, nuk ka shqiptar ne bote qe nuk e di tashme pozicionin e Berishes. Eshte humbje kohe ta analizosh akoma.

    Te lutem shkruaj nje editorial, jashte analizes politike, nje editorial ku ju evidentoni dhe propozoni zgjidhje per probleme te perditshme dhe shume te rendesishme per qytetaret e vendit, probleme qe nuk kerkojne vullnet politik te dyanshem.

    psh: Cilesia e karburanteve ne treg
    Qytetaret po e mirekuptojne qeverine ne rritjen e takses sepse qytetaret e kuptojne qe Berisha e ka lene arken e shtetit bosh,

    Por:
    Qytetaret nuk mund ta mirekuptojne qeverine qe nuk po ben asnje percapje per te vene ne vend standartin e cilesise.
    Shkaterrohen makinat, shkaterrohen kursimet e njerzve, shkaterrohet cilesia e ajrit, shkaterrohet shendeti tyre. Jam i sigurte qe rruspat ndaj abuzimit me cilesine e karburanteve do ta rrisin ndjeshem vleresimin e elektoratit te majte e te djathte ndaj qeverise.

    Ju faleminderit!

    1. Nje shqiptar says:

      Tirana qelbet nga tymi i makinave qe djegin nje karburant qe te mbush mushkerite me bloze. Kudo pihet duhan

      1. SHQIPTAR says:

        Bloze ka plot, por duhan sja mban me njeriu te pije. Sa e kollajshme ishte.

  28. Ilir says:

    Mero po shkruaj ndonjehere per cmimin e dritave, apo per premtimet e Rilindjes, nuk mbahet gazeta vetem duke share Berishen,

    1. SHQIPTAR says:

      Ka probleme qe zgjidhen ne kete faze ka probleme qe duan pak kohe sepse kerkojne vullnet politik te dyanshem.

      Psh: problemi i dritave duhet te jemi te ndergjegjshem qe nuk eshte kollaj per tu zgjidhur. Pse? Sepse elektorati i djathte ka pranuar ta votoje Berishen vetem per te mos paguar dritat dhe i gjithe sistemi energjitik u katandis kothere per mandate te tera. Elektorati i djathte, pranoi te shiste cdo te drejte tjeter qe i perket vetem per ato fatura dritash. Tani qe erdhi Rama, politika qe ai po kerkon te vendose eshte voto ke te deshirosh por shkembim te votes me faturen e dritave nuk ka. Berisha i ka blere votat e pushtetit te tij ne kurriz te sektorit energjitik dhe ky eshte nje dem ne kurriz te te majteve e te djathteve. Nuk shitet vota ne kurriz te se drejtave te njeriut dhe ne kurriz te se ardhmes se femijeve te tu, por ja qe ka ndodhur.

      Cilesia e karburanteve eshte dicka qe nuk kerkon vullnet politik te dyanshem dhe qe mund te riparohet shpejt ne kete moment.

  29. SuloKapedani says:

    Shesheli ynè transformohet nga dita nè ditè,por mè parè ka gjetur personazhet duke filluar nga hamza kastrioti ,esat pash toptani,ahmet zogu e tè tjerè si pashiçi ,millosheviçi dhe mè nè fund arriti deri nè karakterin qè ka sot.Jam dakord me komentin qè bènè z.George Orwell dhe nuk mund tè shtoj mè tepèr. E pèrshèndes!

  30. ben says:

    Z. Mero pse shqetesohesh per veprimet e demokratrve ?! A nuk beri dhe z.Rama te njejtin gje perpara se te vinte ne pushtet??!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje