Nga Andi Bushati*
Prej disa ditësh po shoh në televizionet kryesore të vendit, një spot të Partisë Demokratike që i fton njerëzit të protestojnë në 22 nëntor, në një formë që të kall datën. “Le të na varë më mirë”, thotë dikush për Edi Ramën duke e shoqëruar fjalinë e tij me gjestin e vënies së duarve në fyt. “Unë do të vras veten”, vazhdon një tjetër. “S’kemi bukë”, klith dikush. Ndërsa militanti i radhës përsërit të njejtin refren: “Të hapim një gropë dhe të vrasim veten”.
Po të shohësh këto sekuenca të duket sikur je në ndonjë vend afrikan ku ebola po bën kërdinë apo ku lufta civile ka zhuritur çdo shpresë. Por jo, ky është vizioni që PD-ja ka për Shqipërinë e sotme. Një vend ku njerëzit më mirë preferojnë të vdesin sesa të jetojnë, e nëse nuk kanë këtë dilemë janë përpara një tjetre: ose të largohen jashtë, ose të ngrihen dhe të “përmbysin regjimin”.
Them që ky është vizioni njerëzve kryesorë të PD-së, sepse këto shpërthime janë të inskenuara. Tashmë çdo gazetar i thjeshtë i një redaksie lajmesh e di se gjithçka që publiku po sheh në TV është thjeshtë një shfaqje.
Në takimet e Lulzim Bashës (nga ku janë marrë edhe sinkronet e spotit) në disa qytete të vendit, mblidhen militantët, u jepet një tekst që ta mësojnë përmendësh, pastaj vjen kameramani i punësuar i selisë blu, që xhiron farsën e parapërgatitur, të cilën e merr më pas një montazhier në zyrat e ish shtëpisë së oficerëve dhe e bën gati, për t’ia shpërndarë televizioneve sterile që e përhapin pa brerje ndërgjegjje këtë mashtrim.
Pra është e qartë se me anë të këtyre kasetave nuk sillen në ekrane shqetësimet e njerëzve, por ai mesazh që selia e PD-së do të përcjellë, prandaj aty nuk lejohen gazetarë e reporterë, prandaj aty duket sikur në këtë vend katër në dhjetë shqiptarë kërkojnë të vetëvriten.
Por, problemi nuk qëndron këtu. Sa thashtë më lart, është thjeshtë çështje e raportit të opozitës me vetveten dhe me kauzat tek të cilat ajo beson, po aq sa edhe problem i profesionalitetit dhe ndershmërisë së mediave, që përcjellin mesazhet e saj.
Këtu shqetësimi është tjetër. Ai qëndron në faktin se sa opozita na thotë të vërtetën ose më mirë, se përse asaj i duhet të na gënjejë?
Mjafton të shohësh spotin me të cilin PD-ja fton njerëzit në mitingun e të shtunës, për të mos pasur frikë të përdorësh fjalën gënjeshtër. Askush nuk mund të besojë sot se vetëm në 15 muaj, atyre njerë zve që u thuhej se po konkurronin ekonomikisht me Gjermaninë, sot janë shndërruar në subjekte në prag të vetëvrasjes. Askush nuk mund të besojë se edhe sikur Edi Rama të qenkësh një gjeni i së keqes, ai do ta kish pasur forcën për ta shndërruar kaq shpejt këtë tokë të premtuar në një vend të nëmur.
Por, për të pasur sukses në 22 nëntor, kupola e PD-së beson se problemet reale duhen veshur edhe me këtë fabul absurde.
Në fakt, që mitingu i të shtunës, të kishte sukses, do të mjaftonte shumë më pak. Do të kish qenë e mjaftë të përmendeshin premtimet e pambajtura për rritjen e çmimit të energjisë. Do të kishin qënë të mjafta denoncimet për premtimet e gënjeshtërta për më pak taksa, më pak prishje godinash, më shumë drejtësi dhe barazi për të gjithë. Do të kishin mjaftuar vetëm slloganet e e pjesës së dytë të spotit të dalë nga selia blu, ku shqiptarët ftohen të ngrenë zërin “Kundër varfërisë”, ”Kundër rritjes së taksave”, “Kundër rritjes së çmimit të energjisë”. Kështu korteut të opozitës do të mund t’i bashkoheshin, me siguri, edhe ata qytetarë që (edhe pse mund të mos jenë anëtarë partish), duan të ushtrojnë presion ndaj qeverisë, për të arritur qëllimet e tyre.
Po me sa duket lidershipit të sotëm të demokratëve nuk i duhet kjo shtresë, as zgjerimi i bazës së partisë me të. Asaj më shumë i intereson gënjeshtra, që pjell radikalizimin dhe mbajtjen shtrënguar të rradhëve. Asaj më shumë i intereson fabula e shpikur sesa kauzat reale.
Fatkeqësia është se këtë lloj opozite shqiptarët e kanë provuar edhe pesë vite më parë. Kur në verën e vitit 2009, Edi Rama filloi mandatin e dytë në opozitë, ai kishte shumë argumente dhe fakte për të vazhduar misionin e tij. Por ai zgjodhi një kauzë të reme, vjedhjen e zgjedhjeve (pa prova, dhe pa fakte) për të ecur përpara. Natyrisht që një strategji e tillë e radikalizoi partinë, i vuri përfund kundërshtarët brenda llojit dhe në një farë mënyre e absolutizoi figurën e kryetarit në parti. Por kur erdhi puna, katër vite më pas, kjo strategji nuk i dha atij asnjë deputet më shumë. Ai erdhi në pushtet jo se i bindi shqiptarët, jo se fitoi me frymë, por thjeshtë se arriti të bëjë marrëveshje me pjesën më të errët të qeverisë së shkuar.
Këtë lloj opozite po tenton të përsërisë sot edhe Lulzim Basha. Prandaj kur të vërtetat janë sheshit, ai ka nevojë edhe për gënjeshtrën. Ai përmes saj kërkon të tregojë radikalizëm dhe forcë. Ai tenton të sfumojë kundërshtarët e mundshëm brenda llojit. Ai rreket të fitojë zemrat e militantëve. Dhe në afat të shkurtër mund t’i arrijë të gjitha këto, por në afat më të gjatë kjo nuk është një rrugë që të çon në fund të tunelit. Sepse ajo të bën të humbësh besimin e publikut. Të asaj pjese të paagazhuar, që kërkon të dëgjojë kritikën e Shqipërisë reale, dhe jo pikturën fantazmagorike të një vendi ku njerëzit janë vënë në rradhë për të vrarë veten. Nga mënyra se si po përgatitet mitingu i së shtunës, kjo pjesë është e përjashtuar.
*Lapsi.al
E ke qa daku
Nga spy-kamarier në Rinas
dhe përkthyes në Kos
ovë, befas një ditë ngri
het milioner, me pasuri
përrallore, me vilë në Hollandë, me pal-
late në emër të vjehrrit në
Vlorë, me disa
apartamente në Tiranë, me vila në breg-
det, me vila në Farkë, me kredi qindra
mijëra euro, me unaza diamanti, me orë
sheikësh, me piktura prej mijëra euro-
sh, servise porcelani, aksione në NAS-
DAQ, disa depozita bankare, makina
luksoze etj. Kjo është trajektorja e pa-
surimit me shpejtësi të Lulzim Bashës,
kryetarit të Partisë Demokratike, i njo-
hur ndryshe si beniamini i familjes Ber-
isha. Ndërsa shumica e moshatarëve të
tij nuk e shihnin as në ëndërr Holland-
ën, Lulzim Basha arrin të marrë një kre-
di prej rreth 200 mijë eurosh për të blerë
shtëpi në Hollandë, pa asnjë të ardhur
të deklaruar. Ndërkaq, Lulzim Basha,
në një hark relativisht të shkurtër ko-
hor, deklaron depozita të majme ban-
kare, Mercedes Benz 72 mijë euro, pik-
turë 6500 euro, orë dore 5200 euro, ore
dore 4500 euro, unazë diamanti 11.500
euro, servis porcelani 6800 euro. Po ash-
tu, Basha deklaron 80 mijë USD të
ardhura si punonjës i UNMIK. Një pagë
e tillë është anormale, madje e paim-
agjinueshme. Ndërkaq, bashkëshortja
e Lulzim Bashës deklaron 52 mijë euro
rrogë në vit. Ndërsa një familje e thjesh-
të duhet të punojë gjithë jetën për të sig-
uruar një apartament në Tiranë, ky njeri
befas na deklaron shtëpi në Utrecht,
Holandë, 510 mijë gulden / 231.500 euro,
apartament ne Tiranë 205 mijë USD,
apartament në Durrës 33 mijë euro, apar-
tament në Tiranë, apartament tjetër në
Tiranë 62 mijë USD/52 mijë euro etj.
Dhe kjo është vetëm pasuria e deklaru-
ar e Lulzim Bashës. Ky personazh vitet
e fundit nuk ka deklaruar asnjë pasuri
tjetër të paluajtshme apo depozita ban-
kare, po thjesht doli i
implikuar në një
pallat të paligjshëm në Vlorë, ku me sa
duket janë pastruar paratë e vjedhura me
rrugën Durrës-Kukës. Lulzim Basha, sot
kryetar i opozitës shqiptare dhe preten-
dent për kryeministër pas disa vitesh,
është modeli i njeriut të pasuruar në
mënyrë të dyshimtë. Ndërkaq, ka pasur
disa tentativa për të hetuar pasurinë e
Bashës dhe transaksionet e tij bankare,
por gjithçka ka dështuar.
Jo rastësisht pasuria e
dyshimtë
dhe e pajustifikuar e Lulzim Bashës
lidhet me trajektoren e pasurimit të
familjes Berisha. Basha është kthyer
në milioner që kur punoi bashkë me
vajzën e Sali Berishës, Argita Berishën
në shërbim të UNMIK-ut në Kosovë.
Kthesa e befasishme dhe i gjithë mis-
teri i pasurisë perandorake të Lulzim
Bashës, duket se shpjegohet me njo-
hjen e tij me Argita Berishën, njohje e
cila i garantoi edhe një karrierë të shpe-
jtë dhe të shkëlqyer në qeverisje, ndër-
sa i hapi edhe rrugën për t’u katapultu-
ar në krye të PD si i besuar i familjes.
Kur themi opozita,kuptojme Lulin
Kur themi Luli nenkuptojme yllin monster ne ngjitje te arvizuse.
Pse eshte monster Luli ?
Sepse kur e pyeten pse vrave ne 21 janar o Nul Basha ?
ai u pergjigjigj:
VRAVA SIPAS KORNIZAVE LIGJORE…
pra ai vrau pa gjyq dhe thote qe vrau sipas ligjit..
atehere pse ky krimineli qe e ka kumbar arvizuja nuk quhet Monster..
Enveri duhet te rehabilitohet se ai edhe pse ka vrare e ka bere sipas kornizave ligjore dhe me gjyq (flasim jo per kohen e luftes).
Biles Enveri paska qene me i kulturuar se miku i Arvizuse dhe nuk i vriste si qen rrugesh..
NUK PO E KUPTOJ! CPO NDODH ME KETE NJERI?
Kurre nuk e kam imagjinuar qe te ngrihet mbi interesat e tija per te qene kaq realist.
Me çudit mprehtesija e lapsit te tije, duke shprehur, ne menyre fare evidente, te vertetat qe jane sheshit dhe bejne muuuuu.
I kam lexuar shpesh, shkrimet e tije dhe gjithmone kam ngelur me nje ndjenje neverije sepse me linte pweshtypjen e nje rrufjani gazetaresk.
Le te shpresoj per mkire!
Nipi i diktatorit Nr2 pas enverit e dredh sumen sa majtas djathtas qe ta kete mire me te dy krahet
po flisni per opoziten po harroni se edi udheheq vetem me spote te genjeshtra dhe me gazetare si ky. Pastaj lejeni Edin te udheheqe dhe opoziten te protestoje.
Shqiperia do ece perpara kur PD-ja te kthehet ne shoqate dhe ne skene te kemi Parti Serioze Opozitare.PD-ja thjesht eshte nje Parti Familjare e Sali Berishes.Luli sebashku me PD-ne i sherbejne Berishes si mburoje dhe mbrojtje ndaj nje gjykimi eventual te tij.
Kot beni llafe se ashtu jeni kthy dhe ju te PS-se, parti familjaro-shoqerore e Rames jeni. Kohet kur mburreshit me demokracine e Nanos kane perenduar. Dy klane familjare perballe njera tjetres, dhe klani i Metes qe sigurohet qe asnjeri te mos acaroje shume situaten.
Ik,o labi..Nje pjese te perfaqesuesve te se majtes ne parlament i ke milioner,nje pjese delikuent,nje pjese te paafte.Shume pak jane jane normal.Rama po qeveris me rrethin e vet,me ato speciet e paafta qe i ka vene vec ti mbaje nen kontroll.PD te kthehet ne shoqate?Jeni mesuar ne kohen e xhaxhit ju.Doni vetem nje parti,me Ramen ne krye,qe pastaj te ngrini dolli..rrofte partia
E cuditeshmja ketu eshte se keta qe protestojne qe pretendojne se kane jetuar te lumtur nje vit me pare dhe tani jane rrenuar ekonomikisht nuk thone asnje fakt te renies se tyre ekonomike, per te cilin ata po pergatiten te vrasin veten.
Ata vetem permendin se do te rriten cmimet, do te rritet energjia, etj. etj. Nuk thone se sa ishin cmimet para nje viti dhe sesa jane sot!?
E pra, ky Basha duhet te shikoje se ku i la cmimet vjet dhe ku jane sivjet. Duke filluar qe nga nafta, e cila eshte deri 200 leke me e lire. Vjet ne qershor ishte 1950 leke, sivjet po shkon drejt 1750 leke. Po keshtu jane ulur te gjitha cmimet e ushqimeve qe ne blejme perdite, qe nga vaji, orizi, makaronat, frutat dhe perimet.
Aty i keni arkivat ju gazetaret, nxirrini dhe ja servirni Bashes. Si eshte e mundur zhytja nga lumturia ne rrenim. Mire e tha ambasadori amerikan. Cila eshte pergjegjesia e PD per rrenimin qe i beri ekonomise???
Shkrim qe nuk i jep pergjigje pyetjes se shtruar,perkundrazi,eshte komplementar me te.Ka me teper sofizma,te panevojshme per te harxhuar kohe ne lexim.
Shkrim qe nuk i jep pergjigje pyetjes se shtruar ne krye,perkundrazi,eshte komlementar me spotin e PD-se.Nuk ishte e nevojshme te lodhej kaq shume me sofizma te tilla,te cilat nuk sjellin asgje te re.
Iku edhe Andi Bushati si i thone vlonjatet:”Mori kum te Bova”pra hengri çorben e Edi Rames duke bere opoziten e opozites.O Bushat. Edi Rama u shkye duke genjyer ne fushate elektorale dhe mori votat.Ndaj njerezit kane te drejte se revoltohen. Çfare analiste je ti. Kur nje politiken i merr votat duke genjyer dhe njerezit te heshtin, opozita te heshte pse ti je i lidhur kembe e koke me te majten. Dije o Bushat.Kam qene fans i joti. Nuk dua te te degjoj apo te shikoj me ne ekran.Pra ike dhe ti si thoshte Paulin Preka”Kalove me te majten”, megjithese ti me te majten gjithnje ke qene.
A kane nevoje te genjejne gazetaret (me sakte zagaret) do ishte titulli me i sakte.Me cfare krimesh qe ka bere dyshja Berisha-Basha duhej te kishte perfunduar gjyqi ndaj tyre dhe duhet te ishin denuar me burg te perjetshem.Dhe ne kete duhej te protestonin Pederat per ta kthyer denimin e tyre nga te perjetshem ne 20 vjet.Vetem ne kete rast kishin te drejte mamurrzaket dhe bathorxhinjte te protestonin
Shkruan se Edi Rama nuk kishte fakte per vjedhjen e votave.
Po fakti ishte brenda or Bushat !
Luli ka hapur fushaten elektorale,me proteste “ekonomike” !
Vjedhjet e lekeve te popullit nga PD-ja dhe simpatizantet e saj te punesuar,ju ka erdhur fundi.
Mos valle per kete do “varin” veten?!
Ne 24 vite “demikraci” anetaret dhe simpatizantet e PD-s dhe aleatet e saj,kane qene te privilegjuar,ne raport me pjesen tjeter te popullsise,tani e kane te pa mundur te “jetojne” !
Perveç barazise perpara ligjit dhe mbajtje te “rradhes” per punesim,asgje e keqe se ka gjetur opoziten.
Njerzit e saj te koruptuar ne krye te PPE,te paguar me leket e vjedhura te shqiptarve,qe dikur benin thirje per futjen ne parlament te PS-se,tani bejne te kunderten,mbeshtesin veprimet jo demokratike te PD-se.
E mo Tema(Mero) edhe ti ke mare “Kum te Bova”siç thone vlonjatet dhe je bashkua me “secialistet”si ne skeçin e Paulin Prekes.Pse nuk e boton reagimin.
U frikesua dhe Andi nga 22 nentori.
O “luli vocër” qënke përgjysëm i informuar. Sikur të interesoheshe edhe se cilët janë ata që pastrojnë paratë e vjedhura nga xhepat e shqiptarëve nëpërmjet firmave piramidale,do ta gjeje edhe emrin e Lule buzëkuqit. Pse ishte në atë listë u bë i “preferuari i familjes” për tu angazhuar në politikë.Sikur të çpohet tullumbacja e këtij grupi (që me ca gjasa do të ndodhë jo se duan shqipot, por…..daja nga Kavaja)do shohësh ca gjona që as i ke menduar e as i ke lexuar gjëkundi. Të fala SKYPION-it kur ta takosh, megjithëse ka ndëruar identitet.
Vetem Andi Bushati nuk e paska pare vjedhjen e votes nga sala.Po vjedhjen e votave nga Luli per kryetar bashkie a e pe mor zoteri sahanlepires.Po vjedhjen e votave me 26 maj 1996 a e pe mor pseudoanalist.Shko demostro edhe ti sepse paska arsye qe gjeniu qe nuk e paska cuar vendin e dyte pas gjermanise ne grope duhet ta kishte cuar ne maje pas gjermanis per nje vit qeverisje.
Eshte cmenduri kombetare te vrasin mendjen shqiptare se sa veta dhe pse duhet te shkojne shqiptaret ne protesten e gallates te 22 nendorit.
KA ARDHUR KOHA PER NJE KONFERNCE NDERKOMBETARE ME TEME:
%%%%%% Kush ja vrau shtetin shqiptareve ? nga 1992 e deri tani qe po flasim.Pse kombi shqiptar po poshtrohet nga nderkombetaret qofte miqte apo armiqte ??
Qe ti japim pergjigje kesaj pyetje duhet te kthehemi ne vitet 1990-1991 kur ndodhi genjeshtra me e madhe ne shqiperi qe nga lindja e Krishtit.Cdo shqiptar me intelekt mesatar ne ato vite kuptoi se ai sistem kishte rene me kohe dhe nuk shtrohej problemi te shembej sistemi por si te rikuperohej ekonomia dhe te behej nje pajtim gjithekombetar.Ne ato vite u vune re dy faza te cilat kishin nje ndryshim thelbesor qe spjegon dhe kolapsin 22 vjecar te atij vendi.Faza e pare ishte dhjetor1989-20 shkurt 1991 kur me rrezimin e statujes se enver hoxhes u kurorzua me sukses revolta e sinqerte e studenteve dhe e qytetareve te Tiranes.Me pak fjale ishte nje shembje e sistemit te baballareve nga djemte e tyre.Pas votimeve te rregullta te 31 Marsit 1991 filloi nje invasion dipllomatik dhe i sherbimeve inteligjente te huaja sidomos jugosllave dhe greke te mbeshtetura fatkeqesisht dhe nga sherbimet amerikane qe ne ate kohe ishin “Brotherhood” Kjo u vu re hapur fare ne kompllotin e 2 prillit 1991 ne Shkoder,ne nxitjen e grevave te urise nga jashte,ne ardhjen ambasdorit amerikan jo rastesisht nga Beogradi, ne prishjen e qeverise jo komuniste panshqiptare te Stabilitetit ne 4 dhjetor 1991 nga ata tropojano-amerikane qe drejtonin dhe drejtojne sot berishen me telekomande.E keqja me e madhe qe vazhdon dhe sot eshte se meriten per rrezimin e atij sistemi e kane marre dipllomatet perendimore,ish zogistet,ish ballistet,ish pinjollet e diversanteve dhe terroristeve qe per 40 vjet strehoeshin ne gazermat e beogradit dhe athines duke bere aleance me serbet dhe greket qe jane armiqte te betuar te shqiptareve.Alibia me e shemtuar e tyre eshte se hodhen Enverin qe per hir te se vertetes duhet pranuar se i rruajten leshte (me falni me per shprehjen).Nuk dua te polemizoj me gabimet dhe te metat qe kishte ai system dhe i pranoj sado ekstreme te kene qene por kerrkush nuki e mohon faktin se kishte shtet,dipllomaci dhe ushtri absolutisht serioze qe deklaroi dhe Nishan presidenti qe eshte e vetmja shprehje e sakte e tij.Ish komunistet fanatike dhe te shpifur si puna e Palo berishes qe shkuan deri “oxhaku” diktatorit dhe e anatemojne me shume se te burgosurit e Spacit dhe te Burrelit.Biles sa me shume qe i vret,poshtron,vjedh aq me shume shan ish komandantin e tij.
Qe Shqiperia eshte ne vdekje klinike qe mbahet ne reanimación cardiopulmonar kjo shihet me sy te lire.Ajo qe me ben pershtypje eshte qendrimi indifferent I USA & BE te cilet qe nga 1992 e deri tani kane bere ligjin ne Shqiperi me dipllomatet,keshilltaret dhe shume organizma te tjera nderkombetare.Keto jo vetem qe nuk kerkojne falje por Usa I futi “mish dhije” me LHL kurse BE I futi “mish derri’ me mospranimin e statusit qe tedyja keto veprime jane poshtrim kombetar ndoshta me I keq se cdo lloj pushtimi.
Edi Rama ne rradhe te pare duhet te jete I sinqerte me vehten e tij dhe pastaj me shqiptaret dhe duhet te pembushe atyre detyrimin e 23 qershorit 2013 ku ata nuk kane votuar per mjekrren e tij apo dhjamin e Ilirmetes por per prangosjen e kryekriminelit Berishe me banden e tij.Ai duhet te rilidhe marrdheniet dipllomatike me Usa dhe Be te cilat e kishin kthyer ate vend ne nje regjim ambasdorial si ne republikat e bananeve ku ne vend te ketyre te fundit mund te perdorim fjalet
“republika e kanabisit” per te cilin gjithe planeti eshte verbuar qe nuk shikon 5 miliard dollaret e prodhimit vjetor dhe kush eshte bossi i tyre.
Nqs se Edi Rama do te hyje ne histori duhet qe trimerine qe tregoi me kengen LET IT BE ne ILA kunder dikatatorit qe kishte vdekur me kohe ka rast ta tregoje me nje diktator levizes duke gjetur menyrat ti veje prangat Berishes.Ne rast te kundert le te marrim qirinjte dhe ne vend te urimeve per vitin e ri t’ju drejtohem pak shqiptareve dhe shume shqipfolesve R.I.P.
****************
HORRORET E DRAKULLAVE BERISHOVIQ -BASHIQ
1-KU JANE ESHTRAT E REMZI HOXHES
2-KUSH E DOGJI GJALLE ZYRTARIN KYC TE SHIKUT ISA COBA
3-KUSH E VRAU ME TELEKOMANDE GJYQTARIN KONOMI
4-KUSH E VRAU FATMIR XHINDIN
5-KUSH E KOMPLLOTOI SOKOL OLLDASHIN
6-KUSH E BERI GENOCIDIN NDAJ HAKLAJVE
7-KUSH VRAU K/KOMUNARIN NE TERTHORE
8-KUSH E HELMOI FERDINAD PONIN
9-KUSH E VRAU KOSTA TREBICKEN
10-KUSH POROSITI “EKSPERTIN” AMERIKAN PER TREBICKEN
11-KUSH E “VRAU” LINDA IHSANIN (SEKRETARJA PERSONALE E BERISHES)
12-PSE AMB.AMERIKANE PAISI ME VIZE GJENERALIN LUAN HOXHA PASI ISHTE KERCENUAR ME JETE NGA SHKELZEN BERISHA ??
13-PSE NUK U DENUA BASH BERISHA PER 21 JANARIN
14-PSE U FAL GERDECI
15-PSE BERISHA FSHIU TRAPIN ME EKSPERTIZAT E FBI
16 PSE BERISHA SHAU NY TIMES LETER HIGJINIKE
17-PSE NUK ESHTE NE BURG BERISHA
18- PSE USA & BE MBRON KRIMINELET 2B
‘’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’
100-KUSH E ZHDUKU SHTETIN SHQIPTAR
CFARE DUHET BERE QE TE RINGJALLET AI VEND I VDEKUR KLINIKISHT ?
1-NGA PUPET STATE DUHET KTHYER DINJITETI I NJE SHTETI SOVRAN
Duhet thene e verteta makabre qe shteti shqiptar nuk egziston duke filluar me ekonomine,finacat,ushtrine e deri te morali dhe dinjitetit i kombit qe ka prekur fundin.Nga 1991 e deri diten e sotme ligjin e kane bere dipllomatet,ambasdoret,keshilltaret dhe ekspertet e huaj qe kane harxhuar miliona dollare per instalimin e demokracise ne shqiperi e cila ka deshtuar ne menyre te frikeshme.Shkurt duhet qe Shqiperia te kaloje nga nje regjim ambasadorial ne nje shtet demokratik normal.
2-DEBIMI I PERBINDESHIT VIQIDOLIT.
Tragjedia me e madhe ne ate vend eshte abuzimi qe ju be shqiptareve nga dipllomacia amerikane dhe europjane ne dashurine e tyre per Ameriken & Europen ne vitet 90′ dhe ne devijimin e revoltes qe kishte ai popull kunder regjimit te para 90′.Vendosja ne pushtet e nje egomaniaku skizofren si Berisha ne 1991-92,mbrojtja e tij kur ka kryer krime te perbindeshme gjate nje cerek shekulli ngarkon me faj sherbimet dipllomatike,ushtarake dhe te inteligjences euro-atllantike te cilet duhet te largojne kete Djall pa humbur kohe me po ato menyra qe e prune ne pushtet me hile ne 22 mars 1992.Pa largimin me ceremoni te Berishes qofte dhe duke i dhene “azil politik” si mender gjeneralit Luan Hoxha nuk ka kuptim as aderimi ne Nato , as clirimi i Kosoves,as liridaljet si ushtare me gjoja liberalizimin e vizave apo me kete poshtrimin pa limit me statusin e BE
3-SHPALLJA E GJENDJES JASHTZAKONESHME.
Qeveria e re eshte e paralizuar plotesisht pasi ka vetem celsat e kashtes nqs nuk perdor fuqine egzekutive dhe legjislative per te zhbllokuar sistemin e drejtesise i cili eshte kapur 100% nga banda kriminale 2B te cilat kane Presidentin Nishani si jelek antiplumbi.Jane qindra raste flagrante qe ky president ilegal duhet te hetohet per shkelje te kushtetutes dhe duhet te largohet menjehere.
4-DEBIMI I MASTERSPY VISHINSK AJAZI.
Eshte pambarimisht e pabesueshme qe fituesit e 23 qershorit 2013 nuk e kane hequr akoma syrin magjik dhe tritolin e Berishes nga Shik-u.Te komentosh kete problem shume delikat eshte e tepert.Edi Rama duhet te shfytezoje dhe “pakenaqsine” e Arvizuse dhe kundershtimin e tij kur u emrua V.Ajazi qe ka qenë shefi i Zbulimit të Jashtëm të kriminelit te 1997-es B.Gazidedes.
5-NDJEKJE PENALE PER ADRIATIK DHALLEN.
Ky kamikaz i Berishes qe neser duhet te paditet nga qeveria Rama se ai jo vetem po zvarrit por deri tani ka sabotuar dhe te gjitha ceshtjet kane perfunduar ne favor te berishes duke patur lidhje “te nendheshme” me gjithe nivelet e gjykatave dhe me ministrin e drejtesie qe kane ngrene diku bashke nje tave me corbe te prishur.
23 QERSHORI 2013-JO TALLJE POSHTRUESE
Nuk ishte nje rrotacjon normal ne nje vend demokratik por nje kryengritje popullore kunder regjimit ambasdorial 22 vjecar te instaluar ne Shqiperi & pushkatim me vote te kuislingut te tyre Berishe dhe zagarit te tij Lul Udbashi.
Prandaj ata stratege ,dipllomate qe merren me Shqiperine & ambasdorete e akredituar ne Tirane te lene hipokrizine e tyre dhe te dorzojne koken e berishes duke ndihmuar qeverine e re per vendosjen e drejtesise ne denimin e kryekrimileve njeri “vrases shteti” dhe tjetri “yll ne qitje” Ne krahasim me krimet e bandes 2B ,problemet qe do ngrihen ne 22 nendor jane molekule para bombes atomike Berishe.Per kete qellim hedh bomba tymuese I nderuari Arvizu duke u bere “kaubojs” apo “samurai’ me kufomen e Enver Hoxhes e deri te “urdheri” I tij Macartist per ti hequr Rames dhe Metes deri dhe shallin e kuq kombetar nga qafa si symbol komunist. duke treguar faktikisht kush eshte bossi real I shqiptareve dhe I Lul bashes qe ka marre detyren per nje piknik te Pederave ne 22 nendor per te tall lesht me shqiptaret dhe kete pinjollin e karamahmut bushatlliut me gjihte kete sudokun e tij
E ka qa
O Bushat karandashi ne 2009 qartesisht u vodhen zgjedhjet dhe ti dhe Saliu e dini mire se nuk guxuat te hapnit as materialet zgjedhore .
Ne 2013 more Karandash Partia Socialiste kishte 120.000 votues me shume se ne 2009 dhe fiksoje kete shifer te truri jot i vogel more opinionist i madh.
Sa per taksat more Karandash jetojme ne Kapitalizem dhe ose do protestosh per taksat ose do protestosh per sherbimet e munguara sepse nuk ka bere vaki qe edhe taksat te ulen edhe sherbimet te permiresohen.
Zgjidh Bushat lapsi ne cilen ane Je?
Apo je si Vitua edhe ti qe ja bente gek-mek para Enverit se edhe pllani nuk ishte plotesuar edhe para nuk kishte …dhe perdridhej gjyshja jote MU si TY tani
Edhe Bushatit ,kush i jep leke me shume i ben shkrimin, edhe keta qe duan te vetvriten, luljeta berisha i ka dhen nje dore pare per te qare dhe per te “vrare”veten se ju iku “parajsa”e salikomunistit ku jetonin,megjithse nje pjese e trushplareve te sheshelit shqipetar e kishin parajse duke vjedhur, qe nga energjia dhe pronat e te tjereve,qe nga trotuaret dhe rruget,per keta lloj hajdutesh me te vertet ne ishim pas Gjermanise,madje per femijet e salhajdutit dhe politikaneve ata ja kishin kaluar edhe germanise.Keta trushplare u bene aq te babezitur sa abuzuan ne gjithcka,dhe ata qe qanin kur dilte Rama neper mitingje sot jane ne parajsen e vjedhjes.Nje here vjedhin komunistet e pdhit heren tjeter vjedhin komunistet e ps deri sa te rrenohet dhe te plackitet gjithcka.
Cfar lloj shkrimi eshte ky ?
Si i thone llafit, as te terheq dhe as te leshon.
Ketij shkrimi i mungojne idete, edhe me keq se opozites.
Do te mjaftonte te thoshte se duhet protestuar pse Rama nuk i ka futur saliun, lulin e te tjeret ne burg, kaq
Z.Bushati ju kujtoj se ju e keni kujtesen te dobet se 1 milion vota nuk jane :”pjesa me e erret e pushtetit te qeverise se kaluar” dhe sa i perket protestes per votat te ish opozites vetem ju “anal-istet “nuk shihnit provat e vjedhjes te votave ,nje “gazetar “ordiner duhet te kthehet ne nje njeri ordiner…
C’ja ke keput kot,o Bushat!Ke fol si e jema e zeqos ne maje te thane. Te duket cudi qe,per nje pjese te shqiptareve,mjafton nje rritje takse,nje rritje energjie te mos jene ne gjendje te sigurojne as minimumin e jeteses?Te duket cudi qe ata mbahen me te ardhurat e muajit?E di qe kafeneve nga rri ti nuk te besohet,por eshte e shume nuk duan as te jetojne prej varferise.Si do ndiheshe zotrote,nese s’do kishe pune,s’do kishe mundesi te te kujdeseshe per familjen tende?Apo do kerceje tallava i lumtur,zotrote.
po perseris komentin e kirurgut, mjafton:
“Do te mjaftonte te thoshte se duhet protestuar pse Rama nuk i ka futur saliun, lulin e te tjeret ne burg” kaq.
A thua se eshte bere nje mareveshje qe sala te beje sikur ben opozite, dhe vjedhja, grabitja, betonizimi i metejshem dhe kriminal i Tiranes dhe kudo me lejen e RILINDJES te vazhdoje, dhe populli i raskapitur te beje tifo nje here me njeren dhe nje here me tjetren skuader, dhe anal-istet kane plot gjah-kerme per t’u ushqyer.
Andi o Bushat eksiq! Me thuaj vetem nje rast kur nuk ka genjyer, mashtruar e manipuluar Sal&kelyshi i tij Lul? E kam fjalen ne keto 20 e ca vite. And o Bushat qe shpesh ke shkelur mbi mbiemrin tend! Mos me thuaj se ne vitin 2009 nuk ke thene se “Kutite duhen hapur se votat jane vjedhur”…
Sa per protesten jam shume dakort, sepse kapitalizmi ky eshte, por nuk do te isha per nje inisiative dhe udheheqje nga PD-ja. Kete pune mund ta benin fare mire sindikatat, masat e gjera qe preken nga keto reforma ekonomike dhe te tjere.
Nuk mund te ecet me me oratori, fjalime boshe dhe brockulla plot folklorizem kombetar, ku Rama na u be jo me lider i nje vendi, por tashme edhe “lider ne Ballkan” bile, duke harruar te merret me problemet dhe punet e tij qe i ka deri ne fyt.
Shihet fare qarte qe kemi te bejme me nje qeverisje te djathte dhe nje grup parlamentar te majte. Rama nuk le vend pa permendur borxhet ndaj biznesit, ndersa e majta me Bracen dhe te tjere bejne opozite ndaj disa masave te kesaj qeverie, si heqja e akcisave ndaj energy-pijeve!!!
Eshte absurde kjo situate dhe nuk ndodh ne asnje vend te botes, por keshtu jane gatuar muhabetet ne Shqiperi.
Masat e qeverise ishin ekonomike te mbuluara me nje demagogji te sheqerosur qe zor se i pertyp njeri pervec militanteve partiake qe dhe ata po pakesohen nga dita ne dite dhe kam frike qe keto nuk do te japin efektin e duhur si kudo ne bote.
Kur ke papunesi, kur ke nje numer te madh buxhetoresh, kur ke nje numer te madh pensionistesh dhe marres te ndihmes sociale atehere masat e marra nga qeveria do ti kthehen si bumerang ne sektore te tjere, ku te ardhurat do te jene me te pakta. Nuk mund te rritet buxheti duke “nderhyre” ne xhepat e qytetareve, por buxheti rritet duke nderhyre marre masa me drastike ne ekonomine reale dhe ne politiken e sektorit te punes, por kur ke ekonomi informale dhe papunesi te pallogaritshme atehere vjen verdalle si kali ne leme, pa nxjerre gje ne drite.
Pra protesta eshte nje e drejte e masave qe duhet shfrytezuar mire, por kur ke sindikatat joekzistente nga fillim shekulli i 19 e deri me sot, atehere kete detyre e merr Luli, i cili ne jeten e tij nuk ka patur kurre nje libreze pune dhe nuk ka provuar kurre ne jete c`do te thote pune, ekonomi, jetese ne nje sistem ku liria individuale eshte bere tashme dogme.
Te gjithe kane jetuar ne nje informalizem te tille ku fitimi pa punuar, mosrespektimi i ligjeve kapitaliste, marredheniet e deformuara me shtetin kane qene dhe jane A dhe O-ja e cdo politikani.
Ketu fut Ramen dhe Lulin pa permendur te tjere.
Prandaj dhe protestat “organizohen” partite dhe jo nga sindikatat si kudo ne bote te cilat e ndjejne me mire zerin e protestes.
like aa
Keto lloj ‘shperthimesh te uraganeve’ te PDse,jane vetem luhatjet e fundit ,per ti shpetuar drejtesise !
Skeni pare gje akoma eshte heret…..
Problemet madhore kombetare nuk kane te bejne as me keto lloj protestash dhe as me performancen e qeverise qe po tregohet brutale me ato qe vjedhin 100 leke energji elektrike dhe impotente me ato qe vjedhin 300 miljon dollare te rruga e kombit..
-Problemi I pare eshte se poltika shqiptare & dipllomacia euroatllantike kane deshtuar me turp per cerek shekulli per te ndertuar nje shtet me te mire se ai i Enver Hoxhes (nuk na intereson ana ideollogjike) por kapacitetet prodhuese psh: prodhimi I kromit ne krahesim me 1988 eshte 20 fish me I ulet…ose ndertimi I hidrocentrave eshte 100 fish me I ulet dhe nqs vazhdojme me shkaterrimin e ushtrise,drejtesise,dipllomacise,rrjetin e ujitjes,bonifikimin,hekurudhat,plantacjonet,basenet e lumejve,pyjet,urbanistika.Pra persa me siper kjo klase politike dhe paneli I ambasdoreve I akredituar ne Tirane qe bejne ligjin en shqiperi duhen cuar ne gjyqin e Hages me akuzen :per krime kunder njerzimit dhe vecanerisht te kombit shqiptar per shkaterrimin me themel te shtetit shqiptar me permas kozmike.
Problemi I dyte eshte deshtimi ne arrestimin e mobsterit Sali Berisha & Son nga fituesve te 23 qeshorit 2013 qe jo vetem po tregohen frikacake por dhe mashtrues dhe tradhetare.Dosjet kriminale tyre jane te hapura dhe 101 % te dokumentuara dhe te vertetura.Biles ka krime qe jane te vertetuara qe I ka mbrojtur ambasada amerikane si per 14 shtatorin 1998 me arvizute e asaj kohe.Prandaj “I djeg” arvizuse portreti Enverit se te mbrosh nje kriminel si berisha eshte Vlersimi me I madh qe I behet Enver Hoxhes nga dipllomatet e/atllantikas qe merren me shqiperine.
Dy fjale per H.ANDI.KAPATIN BUSHATI :
Protesta e 22 Nendorit politikisht dhe ekonomikisht eshte vecse per teater.Qellimi I bandes 2B eshte qe te mbushe sheshin dhe te “kercenoje” Ramen dhe atllantikasit qe ne rast se preket Berisha ai e ka gati CAKMAKUN,KAPSOLLEN,FITILIN DHE DINAMITIN per here te dhjete atij vendi.
Dhe fati keq I shqiptareve eshte se talebane,mamurrzake,kamzaxhinj dhe koqevare ka aq sa te trembe ne 22 nendor edhe Ramen por dhe Arvizute e washingtonit dhe brukselit te cilen e krijuan shejtanin berishe dhe nuk e fusin dot ne shishe..Ata jaen ne dore te berishes sepse e ndertuan ate monster me duart e tyre…prandaj merren me Enverin se nuk kane bythe ti vene hekurat Sali Zeherrit…Eshte e kote te behen artikuj ne kete kohe kolere po ashtu dhe komente..te pakten le te na quajne frikacake por jo budallenj..
aa- vertet e ke qa. Sinqerisht do te deshiroja ta shikoja Shqiparine time te Lire. Me vjen keq qe ky vend eshte katandisor ne nje cerdhe kriminelesh qe mbeshtetjen nga USA&BE qe me te drejte ju pretendon I te dorzojne koken e BERISHES.
Problemi eshte se USA&BE para se te BEJNE divorcin me BERISHEN&CO duhet te gjejme partnered te tjere me te rrezikshem se BERISH&BASH Shqiperi. Kjo eshte dhe artsy ja qe ja dhane RAMES pushtetin. Per ta vene ne prove kete te fundit. Dhe me sa duke t’ja DOLEN MBANE.
ZHVESHJA E SIMBOLEVE TE LIRISE NGA KRYETARIT I KUVENDIT TE SHQIPERISE. HAJDUTI ILIR META, SI DHE E QEVERISE RAMA, ME URDHET TE ARVIZUSE, PER 24 ORE ESHTE FAKT I PAKUNDERSHTUSHEM QE NUK KA ME AS SHQIPERI DHE AS SHQIPTARE.
TURPE TI VIJE QEVERISE RAMA-META. LE TE MBYTEN ME SHUREN ETYRE. POSHTE TRADHETARET.
Bushat me vjen keq por vjen nga nje origjine qe gjithmone i keni qendruar afer pushtetit,juve analizoni problemin si ju intereson juve per momentin e jo realisht,mendoj se ne keto momente eshte duke genjyer pozita,ndaj premtimeve te dhena ne fushate,opozita ate pune ka qe te kape dobesite e pozites qe i ka me shumice.