Frika për të udhëhequr

19 Nëntor 2014, 21:06Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Kryetari formal i opozitës, Lulzim Basha, po përpiqet t’i iki përgjegjësisë politike për protestën e 22 nëntorit, duke theksuar sot nga Durrësi se ajo nuk është një protestë politike, por një protestë ekonomike. Këtë e përsëriti disa herë në studion e tij të montazhit në Bashki dhe pastaj ua shpërndau mediave. Madje, për ta forcuar këtë mesazh, që tha vetë me gojë, edhe spotin e protestës e ka mbushur me aktorë që flasin për probleme ekonomike.

Këtu ka një problem serioz me Lulzim Bashën si kryetar dhe jo me opozitën. Pavarësisht se Basha ka zgjedhur të prodhojë në studio skena me popull nga ndrojtja për të qenë vërtetë mes tyre, ai me sa duket është ende i pari që nuk beson shumë tek ato që prodhon për t’ia shitur publikut përmes reklamave me spote. E para gjë që të shkon në mendje kur dëgjon deklaratën e tij të përsëritur se kjo është protestë ekonomike, është se ai ka frikë se mos i dështon protesta dhe nuk do të mbajë përgjegjësi.

Duke theksuar se protesta është ekonomike, se do bëhet për atë që s’ka para të paguajë drita, apo atë që ka pension të ulët, që i kanë prishur shtëpinë apo e kanë gjobitur policët, Basha beson se do të zëvendësojë elektoratin politik të PD-së me njerëz të mërzitur apo të frustruar nga problemet reale të rënda ekonomike, me të cilat po përballet shoqëria. Ai duket se nuk ndihet i fortë politikisht dhe mendon se duke zëvendësuar të pakënaqurit prej tij, me të pakënaqurit prej qeverisë, do të duket më i fortë.

Ky ose është një keqkuptim i tij si një njeri që ka frikë të udhëheqë, ose është një hall i tij real, që vërtetë mendon se politikisht nuk nxjerr dot njerëz në rrugë.

Duhet të biem dakord se në këtë vend, politika është ende arma më e fortë për ndryshime. Lëvizjet sociale, ato me karakter ekonomik, apo problemet personale të qytetarëve kanë ekzistuar gjithmonë, por nuk kanë qenë kurrë një fuqi për ndryshime. Ata që janë prekur nga çmimet e energjisë, nga prishjet e ndërtimeve pa leje apo gjobat e policëve, nuk janë demokratë të PD-së, por qytetarë të Shqipërisë, të të gjitha partive. Të mendosh se ata do bëhen me Lulzim Bashën për këtë shkak, është ose naiviteti i tij, ose frikë e tij për t’u përballur vërtetë me pjesën që i takon në politikën shqiptare, si hipotekë e PD-së.

Kam 20 vjet që e dëgjoj këtë historinë, që ne nuk duhet të dalim në mitingje për politikë, por për ujë, drita dhe bukë. Por, kurrë nuk kam parë ndonjë protestë me më shumë se 500 njerëz për gjëra të tilla. Jo se ato probleme nuk ekzistojnë, por nëse ato probleme nuk i udhëheq një zgjidhje politike, protesta nuk ngjall shpresë dhe është humbje kohe.

Përsëritja e vazhdueshme e frazës: “kjo protestë është ekonomike”, është skandaloze për opozitën dhe e pafalshme për kryetarin e saj.

Lulzim Basha duhet të ketë kurajon të bëjë thirrje për protestë politike, bazuar mbi dhjetra probleme të qeverisjes dhe nuk duhet të kompleksohet nga frika se mos nuk e mbështet njeri politikisht. Është e vërtetë se ai ka zemëruar PD-në dhe shumicën e drejtuesve të saj aktual, por kjo nuk do të thotë se baza e PD-së do të injorojë thirrjen e tij politike.

Protesta meriton të jetë politike dhe ajo mund të mbushë sheshin vetëm nëse është politike. Për protesta sindikaliste, për probleme ekonomike, PD-ja ka sindikalistin e saj, Gëzim Kalaja, dhe le ta bëjë ai protestën e 22 nëntorit. Po i duhen sharlatanë të tjerë nga këta të OJQ-ve, që vetëprotestojnë për të marrë ndonjë lekë, le të lërë ata në ballë të protestës. Por, dinjiteti i opozitës e do që protesta të udhëhiqet nga kryetari i saj dhe ai të bëjë thirrje për një protestë politike kundër gjendjes aktuale në vend. Nuk ka rëndësi sa mblidhen, 3 mijë, 5 mijë apo 15 mijë. Rëndësi ka që opozita të mbrojë interesat e njerëzve të dëshpëruar. E sigurtë është se politikisht në shesh nxjerr dhjetra herë më shumë, sesa kur kërkon të fshihesh si struci e të thuash është protestë ekonomike. Nëse është protestë ekonomike, atëherë ik mbyllu tek SHQUP-i dhe sodit kush do të vijë në protestë.

Frika për të udhëhequr si opozitar politik, është një defekt i rëndë i një lideri, i cili ka vendosur t’i iki çdo beteje në këtë vend. Ngaqë gjithë jetën i ka marrë qyl të gjitha gjërat, ose duke ia dhuruar, ose duke i vjedhur, si ardhjen në PD, postet e ministrave, Bashkinë e Tiranës dhe në fund, dhe selinë e PD-së, ai po i ikën betejës për ta udhëhequr PD-në politikisht.

Edhe në këtë rast shpreson se dikush do t’ia dhurojë popullin në Bulevard. Nëse vjen, është i tij, nëse nuk vjen, është i atyre që kanë protestë për qëllime ekonomike. Kjo është e vetmja llogari që Lulzim Basha bën kur thërret qytetarët në protestë, por shpreson t’ia mbushë atë Edi Rama me të pakënaqurit e tij, dhe jo ky vetë me mbështetësit entuziastë të tij. Duket sikur i ka zënë derën ky posti i fundit që i ka dhënë Berisha. Ka frikë ta vërë veten në provë sa vlen!

30 komente në “Frika për të udhëhequr”

  1. andi says:

    po si more lulke ke frike te udheheqesh?

    ai eshte i deshtuar totalisht

    http://bit.do/Frika-per-tua-futur-te-gjitheve

    1. Ilir Hoti says:

      Ka disa vite qe lexoj shkrime te Z Mero Baze.Ka qene dhe eshtepublicist me MORAL e kurajo..Me analiza,prova e fakte te pa mohueshme per cdo problem,por perseri te le hapsire per per mendimin tend……

    2. black_lion says:

      Kryetari formal i opozites eshte i vetedijshem qe nuk ka kredibilitet ne popull (duke qene se duhet te ishte ne burg) dhe se rrezikon t’ia zbehe vlerat nje proteste qe realisht ja vlen te behet, prandaj pretendon se nuk eshte politike (per kete ka te drejte)! Kjo proteste duhet te ishte thirrur nga sindikatat dhe nga OJQ-te, pasi realisht ne disa aspekte qeveria po shkon ne drejtim te kundert me premtimet qe ka bere apo me veprimet qe perceptohen si te drejta nga njerezit. Si shembull mund te marrim energjine elektrike: Nje person qe ka paguar gjithmone me cmimin qe i eshte kerkuar nga shteti, voton per PS qe premton se do ule cmimin e energjise, do te ndaloje vjedhjen dhe do te ndeshkoje abuzuesit, tashme gjendet perballe faktit qe duhet te paguaje nje fature 38% me te shtrenjte. A nuk duhet te ndjehet i mashtruar ky person??? A nuk duhet te mendoje ky njeri qe ekziston nje marreveshje ndermjet PS-PD, qe sa here populli eshte i zhgenjyer nga qeveria Lulushi te marre te “drejtat e perfaqesimit” per t’i demotivuar njerezit te dalin te protestojne??? E gjithe kjo ne kembim te pandeshkuesmerise???

  2. Emigranti says:

    Nuk po te kuptoj Mero ke hallin e PD dhe te Saliut e Lulit qe per te gjitha keto veshtiresi jane ata pergjegjes per gjendjen skandaloze qe e lane ekonomine e vendit ashtu sic ka mekatet e veta kjo qeveri sic ka cdo qeveri ne cdo vend te botes dhe me nivele shume te mira ekonomike Por nje parti qe nuk ka bere asnje pendese per drejtimin ne menyre skandaloze te vendit per tetevjet per vjedhjet vrasjet shitjet shperdorimet etj
    Nje verejtje kam per ju Mero pse nuk shkruani dicka per ate qe vetem njehere ja permendet emrin Gezim Kalase besoj se mbas Saliut dhe Lulit duhet te kete shume mekate per te thene per te. Apo te mundon ndonje gje dhe nuk do qe te shkruash

  3. matteo says:

    Nese do te jete proteste ekonomike e njerezve ne nevoje e te tjereve qe kane probleme, pse organizohet nga partia politike?! Na e shpjegon kete kryetari i partise?

  4. koli says:

    intriganti Mero kerkon ta nderseje Bashen qe te veproje si Rama me 21 janar

  5. LORA says:

    Kjo eshte frika e se vertetes qe fshehin kasetat e montuara,Mero vellai.
    Dhe te mendosh se ende nuk eshte ngritur sistemi i drejtesise ne kembe,,,po kur te ngrihet,duke shqelmuar perfundimisht korporaten kriminale “gjin gjoni”,atehere lul-kusaro-krimineli,,,nuk do te kete frike!!!

  6. Sh says:

    Mero me duket se me shume probleme serioze ke ti ,se se Lulka .Opozita le te beje punen e saj.Mendoj qe nuk ka arsye perse te sulmohet ,kur ajo eshte aktive .Ato jane te lire si cdo opozite ,te bejne protesta qofshin me karakter ekonomik &politik ,ose dhe per portretet e Enverit.
    Ne kete vend ka plot problene serioze per te protestuar .

  7. rilindja says:

    DILNI,dilni po jua mbajti se gishtin ne kembez e ka EDI,gati eshte si ja bete do tua beje,do tua ngrije buzeqeshjen ne buze.

  8. arbehi says:

    shqiptaret e kuptojn me mire se luli se nuk behet opozit me mitingje luli po vepron si saliu kjo nuk eshte politik perndimore qe pretendon luli por politik rruge per problemet ekonomike duhet te ngrihen sindikatat opasita duhet te ngrej zerin kunder ne parlament

  9. Jugu says:

    Qe Luli dhe partia e tij krijuan pakenaqesi deri ne urrejtje kete me mire se cdo gje tjeter e vertetoj 23 Qershori. Me duket akoma kohe e shkurter qe shqiptaret te largojne nga kujtesa e tyre qeverishen e Berishes she Bashes. Te pakten shumica nuk e ka harruar.

    Pasi theme kete dua po ashtu te theksoj qe Rama ka ndermarre disa hapa te guximshem kete kohe qeverisje dhe ka arritur sukses me luften kunder droges (Lazarati) dhe pamja per sa I takon reformes ne arsim (mbyllja e univrsiteteve) dhe territory (ndertimet pa leje) duket se kane ndikuar pozitivishte te qytetaret, pa permendur detajet qe mund te lene per te deshiruar si selektimi I universiteteve per tu mbyllur, I ndertesave per tu prishur, etc. Perceptimi me positive per qeverine eshte vizita ne Beograde pa diskutim.

    Por, qytetaret nuk kane nevoje vetem per reforma morale, per ndjenje patriotike, ata kane nevoj per pune, per taksa te perballueshme, per kuota arsimimi te arsyeshme, per rend dhe qetesi (te afermit e politikaneve te mos trajtohen ndryshe), shendetsi te pa korruptuar, per gjykata te pa korruptuara.

    Duket se ekonomia po ben hapa mbrapa, dhe ketu Luli po tregon zgjuarsi mendoj une si politikan dhe po I meshon protestes ekonomike ne vend te asaj politike. Nuk ka arsye te protestohet politikisht. Protestat ekonomike jane me te efektshme per te konsumuar qeverin dhe jo vetem kaq, ato jane te efektshme per ta mbajtur qeverin ne pozita pune dhe sherbimi karshi qytetareve. Nese opozita proteston per energji te shtrenjte, ti si qeveri gjej menyren te ulesh cmimin e energjise; nese protestohet per pa-punesi, ti si qeveri ofro investime dhe hap vende pune; nese protestohet per prishje biznesi, ti si qeveri jepi mundesin atij te demtuarit te rekuperohet Brenda ligjit; nese protestohet per hajduteri ne shendetesi, arsim apo drejtesi, ti si qeveri luftoje ate se e ke edhe premtim te fushates.

    Po qe se ju si qeveri I mbani premtimet e fushates, protestat shuhen vetvetiu, nese nuk I mbani premtimet, atehere ato do shtohen dhe nga ekonomike do kthehen ne politike derisa te largohene me ceremony.

    Keshtu o Mero djali. Mos e keq informo e mos i bej qejfin me shkrime Rames por tregoj relitetin se keshtu e ndihmon, ndryshe po krijon nje Berishe te dyte por kesaj radhe me te gjate.

    Faleminderit.

  10. London says:

    He mo Lul, pse ke frik ? Ke Goxhen qe do t nihmoje, doktorrin..

  11. qytetar says:

    Bravo Mero per intervisten e Hamdi Hakles, edhe ti duhet te besh nje editorial mbi kete çeshtje, duam versionin tend, ti ke qen shume i afert ato kohe me salen!

  12. tomorr says:

    Po pra se aty e kishim hallin; te dinim se sa vlen Basha si lider. O te keqen e mendjes qe ke o Mero. Ne nje gjatesi vale me Ramen je a i vrare. Njerezit s’kane buke te hane o kuluf; se kane mendjen as te mister buzeqeshja as te koleksionisti kollareve me bojra.

  13. ben tironsi says:

    Mero , nje cop kamarier esht me gjith respektin qe kam per kamarieret ky esht me baxhello se Sala.

  14. human says:

    Kujt i plasi, se çfar ben Luli ?

    Ky, kurre nuk do te jete nje lider i Opozites.

  15. fshatari says:

    Luli ka filluar te trash zerin se ka frike nga Gogoli

  16. nardi says:

    Opozita humbet kohen kot me nje lider si Lulzim Basha!Ai eshte akoma i papjekur.Luli kryeministri i ardhshem?Mos e dhente zoti.

  17. Albi says:

    Njehere e njekohe Rama thoshte se “nuk ishte politikan” megjithese ishte kryetar i opozites dhe kandidat per kryeminister. Nuk besoj se e ke share dhe ate aq keq atehere o Mero.

  18. joel shkodra says:

    Perse ne lajmin per librin e Bazes nuk keni hapur faqe per te shkruar komentet?

  19. Zani Burimi says:

    Mero,na beri pershtypje te madhe kthesa e Lulit se na qenka protesta ekonomike e nje kohe qe ai deri tani ka kercenuar me permbysje qeverie me ane te protestave. Madje ai shkoi dhe u jargavit deri te Partite e veta ne Bruksel! Dava ja e tij atje ishte faqe e zeze, o Mero! na e nxiu faqen prpe atje faqeziu! Andej nga anet tona ne Diber kane nje fjale:Obobob, ku paska ra Radika, ta drejtoje Selman Lika!
    A ka mundesi te shkruash diçka per intervisten e Hamdi Haklajt, o Mero, se ketij Lulit, vari hejbet!

  20. alba says:

    Eshte plotesisht e vertete ,dhe kjo eshte fatekeqesia e popullit … Z.Mero, perse nuk ben ndonje editorial pikerisht , per komoditetin e qeverise , ku taksat , aksionet e tyre rendojne tek qytetari , per nje permiresim ekonomie -thuhet ( makroekonomik…)pa cenuar , pa konfiskuar asgje nga paraardhesit e tyre , qe vodhen , vrane pikerisht , qytetarin e thjeshte, dhe po ne emer te qytetarit bejne politike dhe nderrojne qeverit..vertet nuk kemi nje shoqeri civile , ku cdo parti , e cdo krahu politik te kuptonte , te kish frike nga protesta popullore …por tashme , gogoli Sali ja ka bere te lehte rrugen te majteve …, duke kalkuluar mire dhe kostot qe merren nga keto taksa te rritura ..sepse kostoja Sali eshte shume e larte ..ndaj dhe ne , qytetaret jemi ne kete udhekryq…

  21. sazan vlora says:

    Na plasi k… Mero per by…..ret e PDse.

  22. Lul Basharvizu says:

    Mos e quaj kaq frikacak Lul Bashicin qe ka karjeren me brilante kriminale ne rruzullin toksor…kam parasysh fillimet e tij ne Hollande ku eshte cfaqur ne noterine e atij vendi me pashaporte amerikane me numra ekstra.

    -spiun I serbise ne Kosove
    -minister transprti (krimi vjedhjes 300 miljon $
    Minister I jashtem (krimi I detit jon)
    Minister I jashtem (krimi varrezave te grekut)
    Minister I brendshem (vrases ne 21 janar)
    Grabites I bashkise Tiranes
    Kompllotist ne poshtrimin & vrasjen e Olldashit
    Katapultim ne krye te PD

    Lidhja e tij me Fazllicin ne te njejten linje dhe me paraqitjen e Damirit ne krah te Tom Ridge-es ne kasafortat e sigurise kombetare nuk do shume koment

    A te kujtohet o Mero Guri Baze ambasdorja M Rais kur I shkonte per nate Lulit si minister transporti deri sa I mori firmen qe kjo rruge te fillonte pa project ??? Dhe a e dini kush e shpetoje Lulin nga procedimi penal “me procedura” ??

    Mos harro se ne mars 2011 ne nje proteste rinore te PS perballe MPB te Lulit,dalja rastesisht e Arvizuse duke pergezuar Policet e armatosur ne mbrojtje te Lulit perballe te rinjve me parrulla “luli vrases” ishte nje sjellje qe te linte te kuptonte se Arvizu ka qene eshte dhe do jete engjelli mbrojtes I kriminelit Lul.
    Mos harro se kur gjithe burrat e shtetit qe shkuan ne Amerike ne fillim te 2012 per nje “rrjeshtore” te nje kokzbathur FR atje,vetem Luli u prit dhe u percoll nga Arvizu sikur te ishte djali I tij I “lindur “ ne ambasade.

    Ajo qe nuk kuptoj eshte se perse I shkeli vijen e kuqe Luli, Arvizuse ne 15 nendor 2013 me rastin e LHL dhe perse ambasdori I shkoi me pas te Shqup-i me nje pako llokume per ti kerkuar te falur…Kush eshte me I madh me spaleta jo dipllomatike Luli apo Aleksi qe duket si roje apo engjelli mbrojtes I tij
    Si te mos mjaftonte kjo perse duhej qe zyrtarja amerikane Nuland ta puthte kete zuzar ne mes te sheshit ?? A e di zonja Nuland qe ky lloj boyfriendi ka lene dhjetra jetime rrugeve dhe I ka duart e lyer me gjak shqiptaresh.

    Shkurt muhabeti Luli si dhe Sala, Babai I tij criminal e kane nje mbeshtetje te fuqishme dhe te cuditeshme matane atllantikut.Eshte nje ngjajshmeri me junten e koloneleve ne greqi ku koka e tyre Papadhopullos kishte qene nje agjent I sherbimeve secrete amerikane sipas dokumenteve te deklasifikuara por megjithate populli grek e plasi ne burg kete monster.
    Ashtu si pranvera greke ne 1974 qe groposi junten e koloneleve,ashtu ndodhi me 21 janar 2011 qe u cua populli per rrezimin e juntes kriminale te mjekeve por deshtoi se piktori baskebollist dhe PS (partia e spurdhjakeve) iken me bisht ne shale dhe sot po bejne nje tradheti kriminale duke u tallur me votuesit e 23 qershorit qe kerkuan arrestimin e bandes 2B qe per cudi eshte shume here me e forte se ne 23 qershor

    Banda 2B pasi vrane,grabiten dhe tradhetuan po urinojme mbi ata qe dhane voten ne 23 qershor dhe mbi famijet dhe jetimet e 21 janarit ,gerdecit dhe me rradhe dhe si gjithmone pas ngerdheshjeve te arvizuse,engjelit mbrojtes te Lul Bashes mender yll ne ngjitje I Lekes trete mbretit te pashpallur te shqiptareve.
    Prandoj zoti Mero mos mashtro shqiptaret se Luli nga frika e ktheu mendjen nga proteste politike ne ekonomike

    Po te jesh burre mos e dridh muhabetin.
    Mos o trego trim duke groposur sic bere dje me artikullin me enver hoxhen.ai ne varr eshte nuk leviz..edhe ato pensionistat e tij jane me nje kembe varr
    Portretin enverit po ja ngreni ju I nderuar Mero bashke me impotentet Rama dhe Meta dhe me shakaxhiun Arvizu qe kishte shkuar ne Luf te Pukes dhe I kishte keshilluar malsoret te linin duhanin…-give me a break- thone amerikanet…Gallata ishte se pukjanet I thane se do leme duhanin dhe do fillojme hashishin si konstandini me dr florin se e kemi me lire se e mbjellim vete

    Nuk ka frike Luli per kete proteste se I ka dhene provat qe nuk e can bythen per ju se pasi ka vrare ne 21 janar ,ka buzeqeshur dhe tani po urinon mbi viktimat e tij se Mero ben biznes gazeterask me gjakun e tyre kurse Rama pasi uli menderen ne karriken e K/M I ka harruar sepse ka frike nga ylli ne ngjitje qe eshte nje “mister X” qe ka aq fuqi sa I shkel dhe vijen e kuqe arvizuse…Ruhuni nga frankeshtein monster Lule Basha….Enveri eshte lule para tij…Mos e ktheni shqiperine ne Monsterland

  23. bleti alb says:

    Lerini fjalet e medha, fakti eshte qe po rriten dritat, uji e cdo takse e mundshme.

    Po i perballoni ateher kenaquni pra
    vec mos flisni si gjysherit tuaj idealist.

  24. Shqipe says:

    Dihet qe Jo vetem SHQIPERIA por e gjithe bota eshte ne KRIZE TE THELLE. Perendimi po eshtu. Kush mundohen te fsheh kete I takone nje planeti tjeter. Mund te jet edhe nje alien….

    Problemi I Bashes te nderuar miq, qe kerkone te ngrejme ne protesta popullin, nuk jane arsyet EKONOMIKE, as edhe ato POLITIKE pasi ai nuk e ka patur kurre te quarte ne koken e vete se c’eshte politika. Aksidentalishte u gjend aty, dhe si I trashe qe eshte e hipen aty ku eshte sot. Dhe eshte e kuptueshme. Berishes nuk I pelqejne te mencmit, as intelektualet, as psikologet, as shkenctaret, as analistet, as historianet, as novatoret,as veteranet.

    E vetmja frike qe ka Basha eshte se po I vjene koha dhe rradha te ulet edhe ai ne te njejtin krahe me Julian Sinanajn, Anton Mehillajn..&Co. Ai e di mire se njerezit nuk e duan. Edhe atyre pakeve qe u duhej nuk u duhet me ky “Ylle ne Ngjitje”……Eshte totalishte e ndryshem, TE TE DUAN dhe TU DUHESH…..Por me siguri dikujte akoma I duhet Basha!!!!!!!

    Basha me kete proteste kerkon tu tregojne miqve se jam dikushi. E ke te kot mor. Bashe!…. Ata e dine qe ti je askushi se pikerishte per ate te kane ngritur ne qiell, qe populli te rende pas hicit, dhe mafjozat te shesin edhe ato pak pasuri qe I ka mbetur Shqiptareve,pas gjithe a tyre poshtesive qe ka bere PD me kryekriminelin BERISHA ne emer te DEMOKRACISE.

    Pa dyshim ne emer te “DEMOKRACISE” u vune edhe kurora me lule te vari i sekserit e tradhetaret me te madhe te Shqiperise, Esat Pashe Toptani.

    Lulet qe kane 24 vjete qe u mungojne bijeve dhe bijave me te Mira te popullit Shqiptare. Lulet qe ne vitet e ” DEMOKRACISE SE NDRITUR” u kane munguar 28.000 HERONJEVE TE LUFTES per 24 vjete.

    DEMOKRACIA nuk vjene duke mohuar HISTORINE, LUFTEN, HERONJTE, APO LIDERET e cdo kohe, me te mirat dhe te ligat e veta. DEMOKRACIA nuk vjene duke mohuar ENVERIN ( mos me gjykoni, nuk jam Enverist,por nje demokrat, I vetete qe kam aderuar dhe kam kontribuar ne ilegalitet per demokracine, ne ato vite kur Saliu i pastronte menderen e Enverit, dhe Luli i binte maces me luge…) dhe nje histori 50 vejare me gjithe realitet in e saj.
    Realiteti nuk duhet mohuar as atehere kur na e diktojne te huajt per interesa enigmatike, si puna e katij Arvizus qe na provokon hapur, ne mes te sheshit, ne nje dite te shenuar si ajo e 70 vjetorit, me nje ton sa diktojne, po a qeshe eritues…. Me vjen keq qe zotin a ne fjale u be vite qe luan ne Shqiperi me fatin e Shqiptareve dhe per cudi nuk gjen pergjigje. Per me teper faji ne kemi vete.
    NUK e di te nderuarit e mi, kesaj I thune mikpritje, nenshtrim, apo pabesi? Ne te treja rastet duhet te kete nje tjeter pergjigje. Ne nuk duhet te nenshtrohemi ashtu si Basha, qe te na doje bota. Ne jemi zotet. Ne vendin tone.Ne kemi vlera per tu admiration nga bota. Dhe ata kete e dine. Prandaj duan te na nenshtrojne….

    DEMOKRACIA ESHTE VLERE, DINJITET, HISTORI, KULTURE, PERKUSHTIM, REALITET, ZHVILLIM.

    NE TE KUNDERT, MOHIMI I VLERAVE KOMBETARE DHE ATYRE QE ME LARTE PERMENDA.
    ME INTRIGA DOPLOMATIKE, NENSHTRIM, DIKTARURE LIGJORE E RETEORIKE, KRIME, SHPERFILLJE TE HISTORISE, MOHIM TE VETES…. QUHET DIKTATURE FASHISTE….

    DHE KY FASHIZME I INTERESON VETEM SALI RAM BERISHES QE E PERDORE BASHEN SI E DO MOMENTI…PASI SALIU E DI ME MIRE SE KUDHDO TJETER SA TRU KA BASHA….. POR DHE BASHA E DI KETE.

    PIKERISHTE KESAJ I TREMBET BASHA,QE DO DALE NE SHESHE I KOMANDUAR PER “EKONOMI” E QE NUK E KA KURAJON TE DALE NE SHESHE SI POLITIKANE, SE VETEM I TILLE NUK ESHTE DHE CA ME PAK SI POLITIKANE DEMOKRATE DHE PERENDIMORE …!!!!!!

    HU HU HU HUUUUUUUU SA LARG!!!!

  25. Bledi alb says:

    Po keta qe shkruajn dy faqe koment ca tipa eeeeee,

    Nga keta qe kane nevoje te shprehen

    ?

  26. baca says:

    Shqipe ke bere nje koment shume atdhetar dhe te falenderojme ty dhe nja 4-5 komentues me lart qe jane te shqetesuar per hallet e atij vendi.Tre fjalet me peshe qe keni thene per dipllomatet e huaj Mikpritje-Nenshtrim-Pabesi eshte egzakt kurba qe ka ndjekur raportet me ambasadoret e huaj.I kemi mire pritur ne vitet 90’ kur erdhi rajersoni,jemi nenshtruar ne 1997-1998 qe I ndegjuam te falnim krimete e berishes dhe u treguan te pabese per 21 janarin dhe gerdecin etj
    Me shprehjet e Arvizuse se Enver Hoxha ishte monster dhe aktiviteti shume I ngjeshur I tij ne prag te 70 vjetorit e ka nxjerre ate komplet nga roli I dipllomatit.Me fjale te tjera jemi egzakt nje republike ambasadoriale ku Edi,Sala,Rama,Lili,Luli,Tiku,Ajazi jane disa manekine qe levizen nga mbrapa perdeve te ambasadave.Thjesht ajo province me emrin shqiperi mbahet nga parate e 1.5 miljon emigranteve,nga borxhet straosferike,nga drog-prostitucjoni dhe nga hidrocentralet e Enverit.
    23 qershori 2013 ishte nje revolucjon me vote qe te denohej banda Berishajve dhe jo nje rrotacjon I pushtetit midis hajduteve blu dhe roze.
    Ketu qendron dhe pabesia e dipllomacise huaj qe ne I pritem me lule ne 1990 dhe sot shikojme qe plumbat e 21 janarit dhe baroti gerdecit nga bashat dhe berishet e tyre akoma kullojne gjak dhe lote.
    Monstrat e tyre Basha dhe Berishe nqs nuk perfundojne ne burg atehere me keqardhje I themi zotit arvizu se eshte arkitekti me I madh I ringritjes se piedestalit te enver hoxhes dhe luli nuk eshte as sa nje spermazoid i tij

  27. vlora sazani says:

    Bravo baca. Mero Hamdi Haklaj foli thuaj dhe ti cfare di per kohen e qenit Sali. ndihmoni te crrenjoset klika e keqbersit me te madh ne dem te kombit tone. djalit ja vura emrin Fatmir .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje