Qeveria po kalon me lehtësi debatin mbi buxhetin e vitit 2015, në një sallë ku opozitarët e vetëm janë disa socialistë veteranë, të cilët vazhdojnë ta konsiderojnë partinë e tyre të majtë tradicionale për Shqipërinë. Të vetmet kritika në thelb socialiste ja bënë buxhetit Pandeli Majko dhe Namik Dokle, të cilët kërkuan në një farë mënyre “sakrificën” e buxhetit për disa shtresa në nevojë dhe jo për disa biznesmenë në nevojë, siç ka disa raste në projektbuxhet.
Kryeministri u qëndroi fort vërejtjeve të Majkos, duke deklaruar tolerancën zero për kamatvonesat e energjisë, si dhe prishjet e ndërtimeve pa leje në zona ku ende nuk ka një plan urbanistik.
Por, kryeministri duket se nuk ka një përgjigje, për një “qokë” klasike klienteliste, siç është heqja e akcizës për pijet energjitike. Ka një arsyetim se kjo është kërkuar nga ambasada austriake, si vend prodhues i Red Bullit. Ka dhe një arsyetim se disa prodhues vendas të pijeve energjike rëndohen nga akciza. Nëse do të ishim në një ekonomi normale, jo në krizë, dhe nëse nuk do të kishim ndërmarrë masa të tjera drastike që kanë shtuar papunësinë, siç janë prishja e ndërtimeve pa leje, kujdesi i treguar ndaj efektit të pijeve energjike në tregun tonë do kishte kuptim. Por, kjo qeveri nuk shquhet për kujdese të tilla. Dhe në rastin kur një qeveri vendos të bëjë reforma, natyrisht nuk ja vlen të bëjë paralelisht dhe qoka.
Në rastin e pijeve energjike, qeveria nuk ka justifkim. Ajo është në kulmin e një reforme shtrënguese financiare, për të shmangur gropa nga buxheti i shtetit, dhe lejon një gropë sado të vogël, duke favorizuar një grup biznesmenësh, që i përkasin shërbimeve ndaj një pjesë mbi mesatare me të ardhura në shoqërinë shqiptare. Pra, jemi thjesht në rastin e një grupi lobues klientelist, që ka kapur qeverinë.
Nga ana politike, qeveria po ndërmerr ndërkohë një hap që bie ndesh dhe me vendimin e Komisionit të Ekonomisë, e cila nuk e miratoi në parim këtë heqje akcize. Bile pati debate të ashpra dhe deklarata të forta individuale të deputetëve, të cilët me sa duket nuk ishin aq të qartë se klientela e pijeve energjike kishte kapur kryeministrin.
Po më e paturpshme është kjo situatë e parë nga pozitat e opozitës. Kritika e vetme që opozita i ka bërë buxhetit, është një deklaratë me gjuhë druri e Ridvan Bodes, që akuzon qeverinë se ka ulur në 14 për qind të buxhetit investimet, nga 25 që ka qenë në kohë të Bodes dhe kjo sipas tij, e bën buxhetin bllokues. Ish- ministri i Financave nuk ka thënë asnjë fjalë kundër fenomenit të hapjes së një grope në buxhet për interes të grupit të pijeve energjike. Arsyeja është se lobuesi kryesor i kësaj nisme, është një mik i ngushtë i tij, dhe gjatë qeverisjes së kaluar kishte në dorë jo vetëm lehtësitë fiskale për vete, por kontrollonte përmes njerëzve të familjes së tij dhe sistemin e tatim- taksave të Shqipërisë. Është fjala për importuesin e Red Bullit në Shqipëri, kunati i të cilit ishte dhe drejtor i Tatimeve VIP dhe disa kohë dhe të Tiranës, dhe që përdorej nga ky biznesmen për gjoba ndaj kundërshtarëve politikë të qeverisë, të cilat konvertoheshin pastaj në favore për bizneset e tij si shpërblim. Gazeta TemA ishte një nga këto viktima, që i shërbeu këtij biznesmeni për t’u lavdëruar pranë Berishës, si njeri që i kishte bërë shërbime, duke e gjobitur kunati i tij.
Duke qenë një biznesmen që vjen nga aferat korruptive të së majtës së vjetër të Fatos Nanos, atij iu desh afërsisht dy vjet t’i ngjitej pas qeverisë së re të Berishës derisa riktheu njerëzi e tij në postet kyçe të tatim- taksave për të krijuar parajsën e tij fiskale. Banaliteti arriti deri atje, sa për të futur në treg një produkt të kafes së tij, tatimorët gjobisnin çdo lokal që refuzonte ta merrte. Të njëjtin ndëshkim kishin dhe nëse në vend të Red Bullit merrnin ndonjë pije tjetër energjike.
Pas një viti e gjysmë, duket se i njëjti person arriti ta kapë qeverinë e re, dhe të fillojë të vërë në lëvizje mekanizmat e tij për t’i krijuar lehtësi fiskale. Ky nuk është një lajm dëshpërues për buxhein. Buxheti edhe ashtu ka plot gropa, që zor se do t’i mbushë dot, me planet që bëhen në letër. Ky është më shumë një lajm i rëndë politik, që nuk i bën socialistët krenarë për atë për çfarë kanë ardhur në pushtet, luftën ndaj klienteve të politikës në biznes. Arsyetimet për rekomandime të huaja apo interesa të brendshme janë kot. Edi Rama ka dhënë prova që di të marrë vetë vendime dhe kur të huajt i rekomandojnë ndryshe, siç ka dhënë prova të kapjes së pushtetit të tij nga klientët e djeshëm të Berishës, në disa raste.
Kjo lehtësi fiskale për pijet energjike, nuk është se prish buxhetin, por prish një model të premtuar qeverisje nga socialistët, për të cilën tani ka vetëm pak zëra opozitarë, dhe ata brenda Partisë Socialiste. Jashtë saj është një opozitë inekzistente, që nxjerr Gridën çdo ditë të na flasë për moral dhe mungon në debatin për ligjin më të rëndësishëm të vendit, i cili është pasaporta morale e qeverisjes.
Shume me mire pa plehrat e Mukjes.
Modeli i qeverisjes ka filluar me kohe te prishet ,ndersa Grida Suma do te ngrej zerin me telekomande .
Te gjitha cfare degjuam per buxhetin 2015 tingellon bukur ne te shkruar ,por do te realizohen vetem 20% e ketyre letrave .gjithesesi ne ketu jemi dhe do te degjohemi perseri ,per arritjet e sukseshme qe po ben kjo qeveria e Rihabilitimit te komunizmit .
Mero,ke shume te drejte e jo per vete faktin e ‘pijeve alkolike’ por ketu diskutohet koncepti qe perben fatkeqesine ne lidhje me ‘bizneset’ dhe aqe me keq monopolet.Po nuk u preken monopolet qe pjellin klientalizem e nepotizem ky vend nuk behet.
Sa i takon fjales ‘opozite’ kete mund tu falet tere gazetarucave fev zinj po jo ty si gazetar.
Edhe nje i pa shkolle eshte ne gjendje ta argumentoje qe kjo legjislature nuk mund te kete opozite e aqe me teper alternativa zhvillimi.Mos bjere ne nivelin e Dumeve .
OPOZITA GJEJA E PARE DUHET TE JAPE ALTERNATIVEN ANTIKORRUPSION,KUSH E KA KETE TE DREJTE MORALE?
Gazeta tema eshte nga te paktat gazeta profesioniste ne Shqiperi, te tjerat i marrin parate kot. Mero Bazes i shkon vetem te jete i drejte , profesional dhe i paanshem. Keshtu vazhdo zoti Baze dhe gjej ca fonde per ta shperndare gazeten me gjithe komente falas. Eshte te ulerasesh ndonjehere kur te shkelin me te dyja kembet dhe s’ke asnje alternative sepse vetem nepotizem dhe korrupsion dhe askujt sja ndin per asgje. Po hape gojen sikur dhe pak te denojne tere jeten pa pune dhe pse je njesh ne punen tende. Kudo vetem njerez te paafte, shpifes, nivel skandaloz, shkurt plehra por qe duan dhe t’ju rrish pronto. Te vesh neper zyra sikur i kane te tyret as te presin as ju a ndjen se je i kualifikuar apo te shkelin te drejtat dhe sillen sikur kushedi se kush jane. Zoti Baze, te lutem bej nje shkrim ku te kerkoni me ngulm qe gjithe drejtuesit e insitucioneve te nxjerrin CV ne faqet e institucioneve qe drejtojne, qe nga drejtoret e shkollave etjj. Eshte minimumi qe duhet te behet per te parandaluar, shume gjera te padeshiruara dhe do ndryshoje shume gjera per mire. secili duhet te beje punen e tij mire jo vetem provokime dhe pislleqe vetem per te mbijetuar ca vemje…. , Duhen inkurajuar njerezit te thone te verteten dhe mos te lejojne padrejtesite qe u behen sepse nese vazhdohet keshtu ……
Cila eshte alternativa antikorrupsion e opozites?! Shkelzeni, Luli, Ridvani, Genci apo Beni? Opozita nuk ka legjitimitet te flase per korrupsionin sepse ajo e ktheu nga nje plage ne sistem shteteror. Kjo opozite ne vend te analizonte se cfare gabime beri gjate qeverisjes 8 vjecare u kenaq me perfundimin qe shqiptaret jane mosmirenjohes dhe te shitur qe i dhane 1 milion vota te majtes. Me kete opozite Rama me shoke mund te bejne cfare tu doje trapi dhe perseri te mos ua ndjeje nga nje ish parti e madhe dikur por sot ne shperberje te plote.
Opozita e merr lekun kot mor shok
Mjere ne qe i paguajme kot
http://bit.do/Nje-buxhet-qe-ska-buxhet
Te lumte Mero djali se ke folur realitetin. Respekt
Ne qofte se keto qe thoni jane te verteta me vjen keq per Ramen se e kam mbeshtetur me bindje qe ai mendon per kete vend por dhe per ju Z Mero kam nje pyetje pse nuk e thoni emrin e tij qe ne te dime se kush eshte ky njeri qe ka kapur K/ministrin.
Duket i paskan rene energjite Ministrave Ahmetaj e Canit dhe paskan nevoje per pije energjetike se ne te varferve nuk na shkon mendja per to.
Duhet patjeter akcize per keto produkte dhe cdo arsyetim i kundert ka cfaqeje klienteliste
Vari zjarrfiksin ,opozites….
@@ Pershendes Meron, te zotin e shtepise sipas tradites Mirembrema !..
Nuk e kuptoj, mbas une nuk jame kaq i “Holle” sa keta Politikanet e PD-se,po te jesh i Shkolluar ne Hollande, pra te kesh nje Senns nga Jeta Europjane, nga rregulli, nga Dritat dhe akoma nga Burdellot e famshme te Hollandes, nga te cilat thuhet se Luli i “Vocerr” ka “Shuar” si kurjozitetin por edhe Shtypjet Seksuale,qe Ofronin Bukuroshet e nates.
Tani ne e dime Historin, dhe Karrjeren e shpejte Politike te Lulezim Bashes, po qe te jesh kaq “Shkerdhat”, sa te mos Hysh ne Parlament..!!
Dhe mbetet pyetja e hapur pse???Per te gjithe??
Shkurt Politkane AMATORE, qe ka Prodhuar Demokracia Berishjane, sipas Simpative te Vajzes dhe Dhendrrit te Berishes na sjellin dhe Bejne Peshqesh Lulezim Bashen, qe nga veprimet e tije Minuese dhe ne Deme te Shqipetareve,e bejne ate qe te kete Vleren e nje te Pa-puni, qe del dhe veshtron i Ngeshem Vajzat e nates ne Burdellot e Amsterdamit,pa mudur te beje asgje se ne xhep nuk ka asnje “Koqe” leku,por paradoksale per Lulezim Bashen eshte se “Nusja” e tije bene Pazare ne Dyqanet e shtrenjta te Amsterdamit dhe Parisit, dhe shume Shqipetare ne Shqiperi nuk kane asnje >”Koqe” leku ne xhep, per te mbushur barkun me buke.
Kjo eshte Politika e Mekembesit te Berishes Lulezim Basha, nje Politike Shkaterruse, duke mos Nominuar Ligjet ne Kuvendin Shqipetare dhe duke penguar edhe te tjeret per te hyre ne te.Demokratet e Vertet si Oketta, nuk jane me, dhe Opozitaret si i Ndjeri Olldashi, humbasin jeten ne “Aksidente” Automobilistike teper te Dyshimta, per te te Lene Lulezim Bashen ne kry.te PD-se qe vetem Emri i ka Mbetur “P-Demokratike”…lol
Dmth Mero keta jane nje m… qe vijne me pak era se ata te dikurshmit?? Dakord jam me ty ?
Nese ndodh qe te perjashtohet Red Bulli nga akciza atehere ekziston vetem nje shpjegim “Rilindja nuk eshte e paster”. Edi Rama eshte kapur nga mafia e VIPAVE dhe ben c’i do qejfi.
Per te bere pislleqe te dhame 1 milione vota ?
Kjo eshte rruga jote i dashur Mero.
Mos harxho energji me kukllat e animuara te PD-se.
Bjeri qeverise dhe reklamave te saj! JO mashtrimit perseri!
Vetem me luften pa kompromis kunder krimit dhe korrupsionit
(te vjeter dhe te ri) do te shpetojme nga HAJDUTET.
Te shpresojme qe E. Rama do te filloje seriozisht te mbaje premtimet.
Si e tha njehere Bledi Mane?
Ah, po, m’u kujtua:
Lirindje!!!!
Red Bull nuk te beka me krahe…hahahhahahaaa,ne Amerike Red Bull paguan 13 milione$ per reklame mashtruese.Nje amerikan e perdori prej vitesh dhe nuk i dolen krahet..hahhahahahaa
http://www.corriere.it/economia/14_ottobre_08/red-bull-non-mette-ali-ma-paga-13-milioni-dollari-b7acfad8-4ed4-11e4-b3e6-b91ef8141370.shtml
O Mero Djali a do te thuashe ndonjhere TROC!?? A eshte sot komuniste tirania? A eshte Ilir Meta gjak komunist dhe djali I officer i Enverit? A jane djemet e ishe sigurimit te (Enverit, Kapos) ne qeveri ? Ne drite te djellit ne syte te publikut bulevarti I tiranise mbushur Si )Hanjher me portretet e kriminelit (enver oxhes)…,Cfare do te thoni ju si gazetar dhe si birre I LABERIS! Qe ka luftuare me SHEKULL mbrojtjen e shqiptarve dhe SHQIPRIS….O Sot O korre zoti Mero Baze penda jote tu thote te verteten shqiptarve per antishqiptare qeverisja e djesheme dhe e socme…
Duhet ndonje termet 10 balle
Mero nuk eshte e thene te shkruash cdo dite hahahaha …bej ndonje dite pushim
Absolutisht i vertete tregimi i Meros, por i cunguar dhe i manget,sepse monopolet e KLANIT dhe klaneve qe dje ishin me berishen, sot i jane bashkuar me nje devocion te frikshem Rames. Dhe mos harro Mero se jane po ata qe te ndane dhe intriguan tek berisha me te vetmen mungese,Fahriun.
Rama nuk duhet te barazoje sakrificen tende, te Top canal, te Vizionit Plus etj, me bythlepiresit e KLANIT
Rrofte Komiteti Qendror i Partise me shokun Edi Rama ne krye !
” Bravo” , te lumte Rama , ish ushtaraket i zgjidhe me kete buxhet , shiko red bullin se te ben mire , te ben me krahe e me presh ne …
RED BULLI I BODE PIRAMIDES, PLEHRAT DHE MBETJET E BOTES TE SALI BERISHES, FASONISTET E LIKE FLORIRIT, SEKSERET E KROMIT DHE NAFTES ALLA GENC RULI KETA JANE PRODUKT I TAKSES FAMOZE PROGRESIVE TE BOSIT EDI RAMA. PO LHL-TE E ASADIT KU FUTEN?
Prandaj o mero Gazetari investigativ mire ben qe nxjerr Red Bullin e Bode Piramides ne plan te pare, po edipedemia e korrupsionit pushtetar ne shqypni i ka rrenjet me te thella dhe me nje shperndarje me te gjere ne teritorin tone, bile sic tregojne BATHET po shkon edhe ne Kosove gradualisht. Prandaj na mbetet te pyesim kryeministrin tone artistik:
KU SHKOI TAKSA FAMOZE PROGRESIVE SOCIALISTE?
qe do te godiste me Septaten e Drejtesise Proletare ata:
QE FITOJNE ME SHUME?
Edhe kur ben sikur e gudulis njecike qeverine socialiste, Meroja nuk haron qe te meret me “Saliun”, apo “Jarin”.
Te keshilloj o Mero qe te besh nje pushim, te maresh fryme lirisht me joga e te kujtohesh se interesat e qytetareve shqiptare jane ne duarte e qeverise socialiste Rama-Meta e jo te “Saliut” qe paskej bere mekatin e madh qe nuk te dha ty njecikez toke per “merita lufte”
Edhe per buxhetin edhe per akcizat qeveria nuk paska asnje faj por faji na qenka i opozites edhe pse dihet me siguri qe edhe po te jete ne parlament dhe ta kundershtoje kete buxhet opozita keto nuk do te meren parasysh.Pastaj nuk e kuptoj perse sa here qe do diskutosh per ndonje ceshtje qe nuk shkon mire me qeverine nuk mund te rrish pa futur ne mes opoziten dhe Berishen.
Qe artikulli te kete me sens opozitar i dashur Mero sic edhe pretendon,mire eshte qe ketu te permendeshin qarte emrat e atyre qe pewrfitojne nga kjo lehtesi ,jo ti leme gjerat ne ajer e me tej akoma ,lidhjet personale ose tregetare me pushtetin!
Populli thote ” Mut i ndare per gjysem”.
E shikoni pra qe krisma nuk ka pasur, edhe ne ka patur kane qene ne kohe te largeta nga Berisha dhe PD, se ne socialistet bar hame dhe udheheqesit tane te lavdishem nuk i hedhim tutje. Ata na vrane,na burgosen apo internuan pjesetare te familjes dhe ne prap ne mbledhjen e kolektivit denonim veprat e njerezve tane te afert dhe e mbyllnim fjalimin me thenien “rrofte partia dhe xhaxhi .ari”
Prandaj para o popull nga fitorja ne fitore me edverin dhe liken ne krye.
Nuk eshte problem shume I madh nje buxhet pa opozite.Eshte lluks per kupolen e PD pasi vrau,vodhi dhe shkaterroi shtetin me themel tani ben pasarela mode neper tv-ra dhe konfernca shtypi me Grida Sumatricen.
Zoti Mero nuk jeni “profesionist” te flisni per buxhetin dhe kjo duket nga probleme anesore dhe siperfaqsore dukei I dhen nje bojatisje politike.Kryesorja eshte:
1-Sa eshte raporti ne buxhet I te ardhurave kombetare me borxhin e jashtem qe merret
2-Cfare perqindje zene borxhet e jashtme kriminale te qeverise kalur
3-Si po perballohet borxhi berishist rreth 1 miljard dollaresh ndaj biznesit vendas
Nuk I vjen e keqja e atij vendi nga aksizat e Red Bullit apo ca lehtesira fiskale qe jane elemente mikroskopike ne krahesim me ate qe po ndodh ne ekonomine dhe finacat shqiptare..
Veprimtarise kriminale te bandes 2B gjate periudhes 2005-2013,fituesit e 23 qershorit 2013 qe kane ne dore legjislativin dhe egzekutivin po bejne nje tolerim criminal per Berishat,Bashat,Bodet,Imamit,Frangajt e deri te Gjin Gjonet me zagare dhe Zaganjore rrotull.
Si votues I 23 qershorit nuk I dhashe voten Rames qe te marre dinamit te shembi ndertesa na veriu ne jug ,te rrethoje me police gjithe territorin per te luftuar drogen,te merret me Papen me 40 shenjtoret e para 60 vjeteve te shekullit kaluar dhe as me “luften” informale me Vucicat dhe Dacicat .
Vota ime eshte dhene per te denoncuar qe diten e pare qe vuri prapanicen ne karrike Edi Rama veprimtarine kriminale te monarkise kriminale te Berishajve.
Kjo duhet te behej ne formen e nje pakete te permbledhur te krimeve te Salicicit dhe Lulicicit dhe te dergohej ne Prokurorine e Shqiperise,Departamentin e Shtetit dhe ne gjykaten e Strasburgut per keto akte kriminale te kryera ne bashkpunim:
1-Vrasje shteterore ne 21 janar 2011.
2-Holokausti I gerdecit 15 mars 2008
3-Tradhetia e shitjes parciale ne detin Jon
4-Tradhetia ne enklavat e varrezave te ushatarve greqise
5-Puci nderkombetar 2 prill 1991
6-Grusht shteti 14 shtator 2008
7-Genocidi ndaj fiset Haklajve etj ne Tropoje
8-Grabitja e hapur e bashkise Tiranes
9-Sabotimi dhe spiunimi i UCK
10-Kasaphana e otrantos
11-3000 te vrare ne luften civile1997
12-Vrasje nga Gestapo e berishes te veprimtareve dhe kundershtareve
Qe nga Remzi Hoxha,Isa Coba e deri te vrasjet mafjoze te Kosta Trebickes,
Sokol Olldashit apo Artan Santos.Fakti qe gjate sundimit te Sali Satanait jane vrare
Mbi 500 police ne detyre dhe mbi 20 komisare policie mjafton qe ky kriminel “burre shteti” duhet te thirret ne gjykaten e Hages per krime kunder njerzimit bashke me dalllin e tij politik Lul Bashicin.
PO CFARE NDODH FAKTIKISHT NE VILAJETIN E TIRANES (nuk behet fjala per shtet apo buxhet shqiptar aq me shume per mender opozite qe jane kthyer ne kacake me kollare).
Dje pame nje pamje te shemtuar shume dimensionale qe prisja qe te ishte editoriali I sotem:
Disa dhjetra veterane u poshtrun publikisht se dolen me foton e Enver Hoxhes diku ne nje cep te mitingut per disa minuta dhe I hoqen forcerisht..
Suprize ishte dalja e gabuar e Arvizuse gjasme si personale ne internet ku denonte kete njolle te ceremonies.Eshte per tu meshiruar kjo dalje e tij gje qe ka ndodhur edhe disa here gjate ketyre dy dekadave;
-Marrja pjese e Rajersonit ne votimet e 1992
-Shpetimi nga ambasda amerikane e Berishes per krimin e 14 shtatorit 1998
-Manipulimi nga disa” eksperte amerikane” per riardhjen e berishes ne 2005
-Deklaratae Arvizuse ”burre shteti” pa u thare gjaku ne 21 janar
-“perveshja e mengeve “te tij per te “mbrojtur” grabitjen e bashkise tiranes
-Shkelja e vijes kuqe e arvizuse nga “supermeni’ basha ne 15 nendor
Nga sa me siper dhe shume te tjera nga burime te “wikit” na bejme te mendojme se a jemi vend Sovran ??
Edhe nje njeri me nivel nen mesatar do te pergjigjet JO TE FORTE.
Zoti Mero me gjeneraten e tij eshte dy here humbes I Madh
A-….Si perfaqsues tipik I levizjes dhjetorit 1990 bashke me dipllomatet amerikane qe merren me shqiperine,bashke me shoqerine civile dhe te perndjekurit politike kane deshtuar me turp per te rrezuar monumentin real te Enverhoxhes. Sepse nga nje shtet ne vitin 1991 eshte kthyer ne nje vilajet te kohes se Turqise se bashku me Kosoven
A-….Si perfaqsues tipik I levizjes per rrezimin dhe denimin e Berishes ka deshtuar me turp se Berisha sot eshte shume me I forte dhe me powerfull se ne 23 qershor 2013 sepse ne vend te fliste prapa hekurave ai po I ben ligjin Edi Rames dhe po tregohet “burre shteti” sipas Arvizuse edhe pse I ka duart me gjak shqiptaresh.
Me vjen keq zoti me Mero qe merresh me pije energjike se nuk ngeli vendi ne dore te tyre.
Perballe nje klike kriminale si PD,nje bande mashtruesihs dhe tradhetaresh si PS-LSI,perballe nje trupi dipllomatik te akredituar ne Shqiperi me hipokrizi kriminale Enverhoxha ka qene nje kriminel I nevojshem dhe I domosdoshem per ate vend sepse ai popull “low-life” edhe pse e vrau dhe e perdhosi Sali Berisha nen zgerdhimje ambasdoresh perseri po pranon nej fare pushtimi modern nga paria e Tiranes qe nud dihet sa do zgjase..Duhet menduar per clirimin e Shqiperise nga nazi-berishizmi dhe kuislinget Rama-Meta. Keto jane qe po ja ngrene monumentin Enver Hoxhes jo ata 50 pensionistat veterane qe jane ne buze te varrit…qe “tremben” arvizune qe dhe ai I ka bere gati letrat e pensionit..
Bravo zoti Baze! Ju takon te beni opoziten ne Shqiperi dhe me mire se ju askush se bene dot. Mos ju nenshtro ketyre politikaneve,ata duhet te rrine ty gati se po deshe me kete pene qe ke per nje jave i hedh matane. Me kete administrate te pushtuar nga… militante dhe injornante.
Po Ministrja e Arsimit, qe do bente konkurse per vendet e punes. Per ”konkurse”ajo shquhet ne fakt….. i ka vajt fama anekend.. S’ka lene me miq te Erjone Veliaj pa i bere drejtora dhe ca debile pa bere drejtoresha e nendejtoresha. C’te presesh prej saj, mjere femijet shqiptare dhe mjer mesueset, po mesueset te merret ko se ka per ta pare se cdo e gjej. Cfare i ka te kualifikuar i shikon me dyshim . Kesaj nuk i mjaftojne, te jene te kualifikuar te bejne punen si duhet dhe zbatojne ligjin, kesaj i duhen vetem te ”besuar”mundesisht ne nivelin 0 sepse mendon se ata do enxjerrin nga balta. Sa per te ardhur keq!!!!!!!
Mero ka kapur nje aspekt, ndonse pa peshe ne totalin e pergjithshem te buxhetit, qe ben fjale per nje “qoke” te paster te Qeverise sotme ndaj nje biznesi, dje teper i lidhur me Berishen,sot i ujdisur me se miri me Ramen.
Mero me te drejte shpreh indinjaten e tij, lidhur me kete paturpesi te Qeverise se sotme, sepse keto marreveshje qe mbajne era korrupsion, autori i shkrimit i ka denoncuar edhe atehere kur ne pushtet ishte banda e Berishes.Per keto qendrime te tij ka paguar edhe nje kosto jo te vogel.
Por si eshte e mundur qe ndodhin te njejtat gjera me Qeverine e sotme ?
Pergjigja eshte e njejte. Edhe ne Qeverine e Berishes dje, edhe ne ate te Rames sot , ligjin e bejne njerzit e fuqishem te cilet zoterojne bizneset e tyre dhe ne te njejten kohe gezojne mandatin e deputetit.
Nuk ka shume rendesi ne se ata mbajne edhe portofole Ministrsh. Por fjala e tyre kishte shume peshe ne Qeverine e djeshme, po ashtu edhe ne Qeverine e sotme.
Pamvarsisht nga “rrjeshtimi i tyre politik” majtas ose djathtas, ata kur e lyp puna dhe interesi merren vesh mrekullisht me njeri tjetrin, per te favorizuar nje biznes ose nje tjeter, natyrisht duke patur perfitimet perkatese,ne kurriz te diskriminimit te te tjereve.
Opinioni publik i njeh mire cilet jane keta biznesmene, te strehuar ne PS pse ne PD.
Ne kete kendveshtrim, imazhi i Qeverise Rama rezulton nje zhgenjim i plote.
Ua po fliska ministresha live!!!!!!!!!!!
Me ate reformen ne arsim te larte e ke ”qare”. te rrofshin keshilltaret. Ne fakt ”reforme,” studentet ne vit te kater sju njihet asnje vit dhe kane filluar studimet nga e para. Por cfare faji kishin ata kur vete shteti i mashtoi? Por nga ta kane dale mijera se do dilnin dhe ca qindra do ndryshnte gje?! Asgje , i lije moj ministre dhe nuk lejoje me vitet te para sepse ata jane njlloj si shume te tjere qe ti e ke bere drejtues etj.. sepse kane harxhuar miliona. Vije nje licensim pas studimeve dhe ikin vete ata nga shkolla.
E mendon sa vota i ke hequr PS me ata studente moj zonje? Ata dhe PS- iste te thekur te jen vote PS si japin me, me ate qe ju bere ti, Kot fare!!!!
Buxheti i viitit 2015 eshte me i madhi i te gjithe viteve, por menyra se si do te realizohet ka disa pike pyetje. Per mendimin tim analiza e Meros eshte shume e drejte per sa i perket disa taksa ve qe tha Rama do zerohen por justifikim ekonomik nuk kishte.Qe ekonomia e Shqiperise te rritet kerkon qe jo vetem pijet energjike te tatohen simbas standartevbe Eurpopiane por te vehet takse dhe per miellin qe importohet, dhe per naften bruto pasi nafte bruto per perpunim prodhojme vet.Aresyetimi se kane lobuar austriuaket tregon mungese serioziteti dhe shitje intertesi tek ato si servilizem I t tepruar duket rritur barren per shqiptaret.Ne qofte se populli ju dha voten jo se jeni me te bukur se ata hajdutet e PD ,por per te ndryshuar menyren e qeverisjes.Austriaket jane miq tane por jo te fusin hundet ne buxhetin e shtetit per te lobuaar RED BULLIN dhe bisneset e Manes me shoke .shqiperia nuk del duke nga kriza duke ndihmuar vetem bisnesin privat por te rrise performancen ne qeverisje.shqiperia sot ka 80 te ekonomise se saj ne dore te privatit prandaj lobingjet bejne ligjin.Ekonmia liberale. E Saliut dhe Rulit dhe Bodes solli krizen qe do duhet kohe te dalim,ky ishte krimi ekomik I PD. Po te ishin kompanite e medha shteterore dhe te menaxhoheshin mirte do kishte me teper te punesuar dhe me shume te ardhura per arken e shtetit.Ekonomia liberale e tregut solli krizen boteror ku pa drejtimin e shtetit ekonomia kthehet ne armike te popullit.