Opozitarët (s')kanë nevojë për zërin e Lulit!

23 Nëntor 2014, 20:30Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Nuk më erdhi aspak për të qeshur, megjithë skenën tejet qesharake, që u përsërit me ikjen e zërit të Lulit në tribunë. As nuk më bëri përshtypje hartimi i tij për ta identifikuar zërin e protestës me zërin e tij, pasi në fakt protesta është më e fortë se zëri i tij, jo për shkak të vokalit të tij, por për shkak të pasigurisë që e prodhon.

Problemi real që ka Lulzim Basha, nuk është se nuk ka zë. Në këtë vend ka pasur dhjetra udhëheqës që nuk bërtisnin kurrë. Madje, duhet thënë se në këtë vend, vetëm një udhëheqës e ka traditë të ulërasë në tribuna, në rrugë dhe në zyra. Ai është Sali Berisha. Por, edhe atij ia kemi pranuar ulërimat si identitet.

Të tjerët nuk kanë ulëritur. Sabri Godon e mbajmë mend të gjithë, madje duhet ta mbajë mend edhe Luli, që fliste ngadalë, zë ulur dhe me shumë delikatesë, por nuk do të thotë se nuk na bënte përshtypje kur fliste. Thoshte gjërat e veta. Ngadalë ka folur edhe Fatos Nano, pak më fortë Edi Rama dhe pak më ulët Ilir Meta, shtruar fare Aleksandër Meksi, Rexhep Mejdani, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi. Askush nuk i vlerëson ata nga intonacioni i zërit. Të gjithë i mbajmë mend për ato që thonin, për ato që bënin dhe për atë çfarë transmetonin kur flisnin.

Lulzim Basha e ka pikërisht këtu problemin.

E para, ai akoma nuk ka vendosur të flasë me zërin e tij. Ai ka një zë normal, siç mund ta ketë një çunak i dalë nga shkollat, që nuk i ka bërtitur dot as maces së shtëpisë, as gruas, kunatit apo vjehrrit. Njerëzit e kanë pranuar për të tillë. Ai zakonisht mbahet si njeri që qesh kot, që nuk dëgjon çfarë i thua dhe nuk bën kujdes çfarë të thotë, përveç buzëqeshjes. Kështu mbahet mend ende pa u ngjitur në tribunën e dhuruar të kryetarit të partisë. Pasi hipi aty, ai mendon se meqë gjithë punët duhet t’i bëjë si Sali Berisha, duhet të flasë edhe si Sali Berisha. Nëse vini re pjesën e parë të fjalisë para se t’i ikte zëri, ai tentoi të imitonte edhe ritmin, edhe vokalin e Sali Berishës, derisa u ngjirr. Ky është dështimi i tij, ose më mirë të themi virusi që nuk e lë të bëhet udhëheqës.

Ai gabon, kur mendon se demokratët janë një turmë që mobilizohen dhe u ndizet adrenalina vetëm po dëgjuan një zë shpellari. Ata janë njerëz normalë. Shumë prej tyre, shumë më normalë dhe origjinal se Lulzim Basha, të cilëve Sali Berisha u ka rënë në pjesë. Nuk e kanë qëllim të jetës së tyre. Ata janë aty se duan Partinë Demokratike dhe kanë bindjet e tyre politike, jo se atë parti e mobilizonte Berisha duke ulëritur me zë shpelle.

Lulzim Basha duhet të kuptojë se, veç shumë gjërave të tjera, ai duhet të fillojë të flasë me zërin e tij. Me atë zë që i del, normal, pa u sforcuar dhe pa u përpjekur të lexojë në çdo miting hartime. Ka boll kohë deri në zgjedhjet parlamentare dhe do t’i duhet të bëjë shumë mitingje. Dhe është mirë, që deri në fund të mësohet të flasë fillimisht me zërin e tij. E gënjejnë ata që i thonë se demokratët eksitohen kur dëgjojnë ritmin dhe vokalin e Berishës. Berisha i nxorri ata në opozitë dhe ata janë në shesh se duan realisht një ndryshim edhe të partisë së tyre. Dhe Luli bën mirë të mos imitojë Tritan Shehun, i cili që nga 1995-a deri më 1997-ën, fliste fiks si Berisha, pastaj fiks si Mejdani, pastaj si Fatos Nano dhe pas 2005-ës, prapë si Berisha. Basha duhet të fillojë të nxjerrë zërin e tij, që së paku ta kuptojmë kush po flet në tribunë.

Pasi të ushtrohet me zërin, duhet të fillojë të mendojë edhe me kokën e tij fjalimin që do të mbajë. Duhet të thotë tezat e tij dhe të nisë betejën e tij. Ai nuk mund ta shtyjë gjithë jetën pa bërë asnjë betejë.

Le ta nisë së pari me betejën kundër vetes së tij. T’i nxjerrë frikën vetes dhe të flasë me zërin e tij, dhe jo të imitojë Berishën. Zëri i protestës së qytetarëve nuk është as si zëri i Berishës, as si zëri i kukuvajkës që nxorri ai në protestë, por është real dhe i vërtetë. Dhe ata nuk mund të përfaqësohen nga dikush që më shumë vuan që nuk imiton dot Berishën, sesa që të përfaqësojë qytetarët.

42 komente në “Opozitarët (s’)kanë nevojë për zërin e Lulit!”

  1. qytetari says:

    Uroj qe ne editorialin pasues te shkruash po kaq rreshta (sac ke shkruar per zerin e Lulit) edhe per zerin e protestes se qytetareve.

  2. refree says:

    Pikerisht kete pershtypje pata edhe une: nje njeri qe perpiqet te trashe zerin!

  3. beso says:

    Para fjalimit duhet te gelltise 3 veze te fresketa, te shikoje tre foto nudo te”Kallashit”dhe te laje fytyren me raki Skrapari 22 grade.Ne ufnd fare te krruaje njeçike byth..n dhe te lutet qe ti dale e forte Ulerima(jo ajo kembshtrembra).

  4. Shqiperia nuk ka opozite , por nji bande fashiste dhe antishqiptareeeeee !

  5. gjeramadhi says:

    karagjoz !!!!!

  6. Agimi says:

    Ta paska lene si detyre ty rama te merresh me zerin e Bashes, pasi vete i iku goja por rifilloje te beje ciu-ciu ne twiter o Mero…
    Po “Meru o Mero” me thelbin e protestes se keshtu ndihmon edhe vete ramen ta shtyje edhe pak me pushtetin. I thuaj te mbledhe kabinetin, ti thote mos fusni me ne pune robt e juj por ato qe kane dhene per PS-ne.I thuaj te mos i bjere ne qafe 70% te popullit o pensionist o te papune me energjine….foli mero foli beje edhe ti nje pune te mire, mos i bej qefin se prej jush ai po fluturon me pras ne b…ë.
    Sa poshte keni rene duke u mare me zerin apo nr. e kepuces te Bashes e nuk “qerroheni” nga syte prej nje shumice te madhe njerezish qe paqesisht kerkonin ndihme nga i zgjedhuri prej tyre Rama!

  7. Claus says:

    Editorial si i diteve te diela, ky i sotmi.

    Me numrin e pjesemarresve u moren, por u ngjiti.
    Me pjesemmares “rome” u moren por perseri nuk u ngjiti.
    Me nje te moshuar qe “kishte shkulur” matesin u moren por dhe kjo perseri nuk zuri vend.

    E pra, me cfare te merremi?
    Hajde te merremi me zerin e Lulit!!!

    E thashe dhe ne komentin e djeshem, qe dikush nuk e kishte kuptuar thelbin.
    Uji po u shkon deri ne fyt, po ca korda te zerit te Lulit ishin ca si te prishura!!!!
    Eh, Mero cfare na ke sevirur!?

  8. VIKTORI says:

    Lulushi eshte i pjerdhur i teri prandaj i del zeri i pjerdhur.

  9. matteo says:

    Si i kerkon te gjeje zerin e tij, Mero! Si umnd te kete ze tjeter ai, qe eshte produkt i nje klonimi>!

  10. ben says:

    Mero..te paska djegur shume protesta!…haha! Po merresh me zerin e Lulit, nuk po merresh me ate per te cilen po protestohet. Keq na vjen o Mero, po Edushka nuk e ka shume te gjate. Le te merret me Bunker-artin, se i shkon per profesion! Pse nuk e thua troc, o Mero, qe qeveria per 1 vit e rriti pabesueshem korrupsionin, e ka thyer rekordin e PD-se. Prandaj populli i 1000000 shuplakave po ja kthen reston e mosmbajtjes se asnje prej premtimeve.

  11. tit qerosi says:

    rama erdhi ne pushtete se s’deshem berishen. luli do te vije ne pushtet se s’duam ramen. kaq e thjeshte eshte !!!

  12. funerali says:

    te lumte. pd ka per kryetar nje shishe plastike.
    nuk do shume pune per te remuar se cfare permban, mjafton ti lirosh kapakun ta rutullosh 180 grade dhe per pese sekonda do shohesh nje shishe plastike bosh.

  13. shp says:

    Sa i poshter je mor Mero,don me e ba me ba prova ne shpi, qe te flasin me zanin e vet.

  14. Prova says:

    Vuan qe nuk imoton dot Berishen… dhente zoti ta lere ne kete vuajtje… Ne te kunderten do te varrose perfundimisht kete popull pa kujtese dhe pa solidaritet drejt te domosdoshmes, te nevojshmes, te drejtes, te mires, te bukures, korrektes te domosdoshmes dhe me se fundi te vlerave ne dije e praktike te njerzve qe vertet i kane por qe shpellari Ju ka ulur koken dhe i ka zevendesuar me oret rolex apo fytyrat hibride te Florenc Hoxhes apo atyre te percudnuara nga imoraliteti shpirteror i Grida Dumes and Company…. Rames nje nder po i ben ai: Po i nxjerr shmbellimin e administrates me injorante dhe me te koruptuar me te paafte dhe me te pashkolluar nga e cila Rama urgjent duhet te shohe te vetet te cilet nese vazhdojne me kete ritem injorance pa pasion dhe pa profesionalixem do te na hane te gjithve me apo pa Lulet anonime….

  15. Prova says:

    Vuan qe nuk imiton dot Berishen… dhente zoti ta lere ne kete vuajtje… Ne te kunderten do te varrose perfundimisht kete popull pa kujtese dhe pa solidaritet drejt te domosdoshmes, te nevojshmes, te drejtes, te mires, te bukures, korrektes te domosdoshmes dhe me se fundi te vlerave ne dije e praktike te njerzve qe vertet i kane por qe shpellari Ju ka ulur koken dhe i ka zevendesuar me oret rolex apo fytyrat hibride te Florenc Hoxhes apo atyre te percudnuara nga imoraliteti shpirteror i Grida Dumes and Company…. Rames nje nder po i ben ai: Po i nxjerr shmbellimin e administrates me injorante dhe me te koruptuar me te paafte dhe me te pashkolluar nga e cila Rama urgjent duhet te shohe te vetet te cilet nese vazhdojne me kete ritem injorance pa pasion dhe pa profesionalizem do te na hane te gjithve me apo pa Lulet anonime….

  16. tomorr says:

    O i mjeri Mero sa jeni trembur nga nje proteste fare normale. Lereni more te flase e te shprehe mendimin e vet. Kaq te pa afte jeni sa nuk e kuptoni qe nese PD do te vije nje dite ne pushtet dhe Ed palla do te bjere nga pushteti me budallalleqet qe po ben, do te jete 90% merita juaj? Kjo eshte demokracia Meroooooo, jo te lepihesh andej kendej per nje kocke.

    Hahahaha cfare burrash.

  17. kanadezi says:

    ti nuk ke moral per kete teme Mero se ke dhene prova te kurverise politike per perfitim personal.Tani mu mbush dhe mendja se ti tani je vetvetja (i majte i kuq)Mos u zgerdhi dhe nqs do te provosh te kunderten te pakten behu opozitar jashte “politikes opozitare” se nuk je shpellar sic thua ti per PD-ne.
    Po per nje gje ke te drejte kur flet per menyren si flet Luli(dhe mua me hap barkun)per te tjerat shut ur fucken mouth.OK?!

  18. geri says:

    Mero, beni fresk rames, dhe me pare i beje berishes.

  19. me zerin e te vertetes says:

    Mero nuk te njoh se kush je po kete artikullin e ke qare me lot.Ky ishte nga ato fjalimet perpara se me ik neper aksionet e rinise me urrraaaaaa .

  20. Merua says:

    Ufff, eshte e tmerrsheme te mendosh, qe ky Mero Baze qe ka qene nga njerezit me te besuar te Sali Berishen, sot mundohet qe tja shaje Shqiptareve nga mengjesi deri ne darke, megjithese ato duan ta harrojne. Na thuaj more Mero Baze, si ka mundesi qe nga njeriu me I besuar, u ktheve ne njeriun qe e urren me shume Sali Berishen? Ku te ka prekur ne kallo? Cfare te ka bere, na e thuaj.

    1. ben says:

      E di pse, or mik? Sepse Merua deshi te behej me i fuqishem se Saliu, ja per kete….kjo dihet. Mirpo Meros, per nje cast ju duk vetja se mund te behej me i forte, keshtu qe Sala i dha nje dajak te mire…tani po pret edhe dajakun e Edit.

  21. Ateist says:

    C’fare beteje pret prej njerit qe e kane vene vetem per faqe ? Saliu prandaj e vuri. Olldashit mesa duket ia kishte aq friken. Fakti eshte se “bema” flet vet, ndjes paste. Ato shpresat qe liston aty, i japin Bashes shume me shume se c’duhet ti akordohet atij. Detyra dhe kufizimi i Bashes eshte permbajtje e udhezimeve te Sali Berishes. Momentin qe ai guxon – gje qe vetem ta mendosh te ben per te qeshur – te shkel sikur direkt mbi vijat e vena nga Saliu, dhe jo me pertej, … me mire mos ti japi makines me me shume se 45 kmh ndonjehere ne jete te vet.

  22. Kryqi says:

    Mero, Luli ne terezi e ka, me ze pa ze, njerzit realisht kane probleme.

  23. Taulant says:

    Duhet nje fytyre qe nuk buzeqah duhet nje njeri qe ti bertase jo vetem maces por edhe gruas ta ndaje ate.Njelloj si analisti qe fotogarfia e tij tnton te kopjoje Musolinin.Vetem pr zerin e tij nuk ka nvoje opozit .Lereni te lehe si qeni ne hene

  24. Devolliu says:

    O MERO; Lulushi një gjë e di mirë: Po ja prishi qejfin Saliut, ai nuk e mbyll dot një javë as në Parti, as në Bashki e madje as në Shqipëri. Do ia mbathë fshehurazi për në Hollandë e s’kemi për t’ia parë më surratin kurrë veçse po ta ekstradojnë për vjedhjet e vrasjet që ka bërë.

  25. nardi says:

    Mendoj se edhe sikur luli te beje progres ne stabilizimin e zerit perseri ai nuk mund ta perfaqsoje dot opoziten.Ai duhet te mesoje te eci me kembet e veta(si beni te filmi beni ecen vete)Duke pasur ne krahe njerez te konsumuar dhe te neveritshem si berisha,njerez qe i kane sjelle shume vuajtje dhe zhgenjim ketij vendi ai vetem se i ul shancet qe nje dite te behet lider i vertete.Lideri i vertete e hape vete rrugen nuk katapultohet.

  26. titi says:

    Me fytyren e Enver Hoxhes dhe zerin e Salikomunistit,me te vertet te ngjall neveri-

  27. Taras Zhapkoqi says:

    Sabri Godo-udhëheqës I madh!

  28. Sandri says:

    Portokalli

    Skenaristet e programitt simpatik “Portokalli”, fare mire mund te shfrytezojne keto editiorialet bajate te Plakut Mere per programin e tyre. Ne fakt Plaku Mere perpiqet qe te fitoje edhe zyrtarisht rolin e lolos qeveritare. Por me sa duket, kryeministri aktual nuk ja ofron kete rol, duke i bere te ditur qe momentalisht boll e ke rolin e mutit nen kepuce, te cilin e luan shume origjinal

    1. emta says:

      I ke thene bukur ato qe i meriton “plaku Mere” e nuk ja vlen per te shtuar gje.

  29. Eli-Tiv says:

    …Lulezim nuk ka “stofen” per tu bere drejtuas…pa lider…qafte lider i “mire”…o i “keq”…shkurt nuk ben…Te pakten ta perfaqesoje vehten si njeri me intelekt measatar; i duhet te mesoje shqip..{tha:-” Edi Rama DON”……jo duhet :” Edi Rama DO..!!}…ETJ…Perseriste te njejta fjali disa here…keshtu na mbushi mendjen es nuk ka c’te na thote..I mungon ne menyre te mjerushme kultura baze…jo vetem s’ka lezuar…por as si shkon ne mendjae qe duhet. Si i ri qe ende ka kujtese…e kjo kujtese reflektive…pasqyron cfare sheh…pra ne nivelin e “kopjes”…gjitmon kur e degjoj me sjell ne kujtes letrat kopjative te zeza qe perdoreshin dikur nga prinderit tane…Fatkeqesia e tij nuk eshte se perballe tij eshte Edi Rama..unik ne formimin etij…pothuaj te kompletuar…POR..Saliu qe e perdori deri ne deshperim..E nxori genjeshtar…hajdut ..vrases…Them me deshperim sepse saliu do te donte nje kopjus me bides….Deshperim edhe per LULEZIMIN …qe duhet te paguaje…e patjeter qe do ta paguaje…V.O…mos i kerkoni te beje liderin…

  30. Tomorri says:

    Bravo Mero Baze,te lumte dhe gje pa thene mos u ler se jane shume kreminele.

  31. Ben says:

    Kemi Ramen qe e ka zerin si pellime gomari.Te kujtohet pëllima e gomereve te fshatit Mero?Puna eshte qe Rames po i pëllet dhe mendja.Ik,O Mero merru boll i bere opozite opozites se na e shpife krejt.

  32. demokrati says:

    Bla-bla-bla:C’ben o Nas-po qep thase.

  33. O BURREEE says:

    mendoj se ky eshte nje diversion i turpshem ndaj opozites ti nuk ke drejte me ta zgjedhesh apo ta duash liderin e opozites me e ndershme eshte te flasesh realisht per cfare sje i bindur qe duhet te jete kjo opozita e sotme se te iniciosh debate shterpe ne forum

  34. Ilirjani says:

    E mbani mend Edvini kur pelliste si gomor:”o doktorroooooooooooooo,deri sa i ra te fiket…Keshtu do i pelqeje zeri i liderit Meros? Por kete ze Mero mund ta gjeje tek spitali psiqiatrik i Elbasanit. Ketu ne France ku jetojme budallenjte me ate ze qe kerkon Mero i fusin ne çmendine…ndersa ne Shqiperi i zgjedhin ne krye te vendit…ky eshte ndryshimi, prandaj z. Basha duket me te vertete nje lider europian por se ka pak diference me popullin ku shumica jane fshataro-socialist apo lepirsa&zhulca si puna e Meros. Megjithate mund te shpresohet qe mos te vonoje edhe ndergjegjesimi i popullit deri sa ti shkoje laku afer frymemarrjes.

  35. astrit says:

    Qeveria Rama tani e ka nje opozite Popullin. Eshte po ai popull qe i beri te mundur Rames te behet kryeminister.Ky popull me shume fisnikeri e mençuri po tregon se eshte i afte e i forte te vendose per fatin e tij.Zoti Rama ky popull te zgjodhi ta qeverisesh mire e ndershem ne te kunderten do kesh fatin e qeverise Berisha

  36. Jupiteri says:

    Luliiiii?? nje arrogant …ai eshte kopja e Sali Berishes….skizofren

  37. eduart says:

    e mero ngele kelush ke akoma frike nga cunat e ruçit, mungon nje lajm ne gazeten tende te pjerdhur, 3 mije € per tu bere mesues,ngele debil komunisti,

  38. Kendveshtrim tjeter says:

    Nuk fiton,nuk kalon,as per mua,nuk fiton !
    Doli per te konkuruar ne spektaklin ,the voice 2014 !

    Nuk jane konkluzione vetem per,the voice 2014,por per zgjedhjet lokale 2015.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje