Nga Mero Baze
Jonathan Moore, ka qenë një nënpunës i Departamentit Amerikan të Shtetit që mbulonte rajonin tonë. Ka qenë në atë detyrë deri para afërsisht një viti. Nuk e di nëse ka shkëlqyer apo jo si zyrtar amerikan, por në kujtesën tonë u fiksua në vjeshtën e vitit 2012, kur erdhi në Shqipëri dhe qëndroi gati një javë, ndërkohë që sytë ishin kthyer nga privatizimi në tentativë i “Albpetrolit”. Qëndroi aq gjatë në Shqipëri, sa i ra radha të mbillte edhe disa pemë në Kashar, të vizitonte Elbasanin, të jepte intervistë tek Bugajski dhe të bëhej i dyshimtë si nënpunës amerikan. Ra në sy, se nuk u shoqërua nga ambasadori amerikan në misionin e tij, përveç takimeve zyrtare.
Më vonë u shfaq herë pas here në të njëjtën linjë me lobistët e Berishës, që përpiqeshin të shpëtonin fundosjen e tij në Washington. Për fat nuk e shpëtuan dot, edhe pse ia morën lekët. Moore u shfaq edhe një herë pasi Berisha kishte humbur, kur Shqipëria mori statusin për në BE, në një konferencë OJQ-je të organizuar nga një ish-zëvendësministre e Jashtme e Berishës, tashmë e papunë. Ishte një mesazh i qartë se, pavarësisht punës së tij si nënpunës amerikan, kishte një linjë komunikimi dhe afërsie politike me Sali Berishën, tashmë në opozitë.
Deri këtu nuk ka asgjë të keqe. Nuk ka asgjë të keqe, as që ndonjë zyrtar tjetër amerikan të shpallë pëlqimin e tij për Berishën apo Ramën dhe të lobojë edhe publikisht për ta. Kjo në SHBA quhet punë dhe paguhet mirë.
Problemi është tek institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, që e dekoron këtë nënpunës amerikan me titullin e lartë, “Gjergj Kastriot Skënderbeu”. Shqipëria ka marrëdhënie të ngushta specifike me SHBA-në dhe së paku këto dy dekada, ka disa të zgjedhur të popullit amerikan që kanë lënë gjurmë të pashlyera në historinë e Shqipërisë. Presidenti Clinton është njeriu që ka çliruar Kosovën dhe ka qenë vendimtar për lirinë e saj, për shkak të vendosmërisë së tij personale. Presidenti George W. Bush pas tij, ka qenë vendimtar për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe pavarësinë e Kosovës. Ka po ashtu kontribute të shquara nga Madeleine Albright, Colin Powell, Wesley Clark, Hillary Clinton, e deri tek kongresmenë të SHBA-së, të cilët janë marrë me çështjen shqiptare dhe që meritojnë të respektohen nga ne si shtet. Ata nuk kanë bërë asgjë për Sali Berishën, Fatos Nanon, Pandeli Majkon, Ilir Metën apo Edi Ramën, që kanë qenë kryeministra në këtë vend. Ata e kanë bërë për Shqipërinë dhe kanë qenë gjithnjë konstantë në respektin ndaj vendit tonë, pavarësisht qeverive. Pas tyre e kanë radhën ambasadorët amerikanë në Shqipëri, të cilët thuajse të gjithë janë dashuruar me këtë vend dhe kanë ikur sikur kanë lindur këtu.
Të zgjedhësh për t’i dhënë titullin më të lartë të vendit tonë, një nënpunësi të Departamentit të Shtetit, vetëm se ka qenë lobist në hije i Sali Berishës, fyen në radhë të parë shtetin amerikan dhe parimet e diplomacisë amerikane, që barazohen në respektin ndaj vendit dhe jo individëve. Jonathan Moore nuk nderohet aspak nga kjo dekoratë. Përkundrazi, nëse do të jetë njeri normal, do të vihet në siklet prej saj. Jo se e bezdis emri i Skënderbeut, por se po shpërblehet për një punë që as vet nuk ka dëshirë të merret vesh. Presidenti i vendit tonë ka një listë të madhe amerikanësh, para një nënpunësi për t’i dekoruar. Duke nisur që nga presidentë e deri tek sekretarë Shteti, kongresmenë dhe senatorë, që janë angazhuar konkretisht në rrugë parimore për shqiptarët. Jonathan Moore është interesuar vetëm për të hequr dyshimet se 10 përqindëshi i “Albpetrolit” do të paguhej. Dhe pastaj, për të thënë ndonjë fjalë të mirë pas 21 janarit në SHBA, pasi u vranë katër qytetarë me armë në një demonstratë politike. Dekorimi i tij për këto punë, fyen pikë së pari atë dhe e vë në pozitë të vështirë para Departamentit të Shtetit, duke e ekspozuar si një partizan që ka punuar në mënyrë klienteliste me Shqipërinë.
Njeriu që e dekoron, është tërësisht i pozicionuar politikisht deri në ekstrem dhe e përdor vulën e presidentit, si vulë çeqesh me vlerë, që zëvendësojnë honoraret e papaguara të Berishës për njerëzit që i kanë shërbyer. Rasti i Jonathane Moore është ilustrim i keqpërdorimit të këtij posti dhe të kësaj kompetence që i jepet presidentit. Askush nuk di sot të na thotë pse duhet dekoruar Moore dhe jo Hillary Clinton, që ishte shefja e tij. Çfarë ka bërë ky nënpunës diçka specifike për kombin shqiptar që t’i jemi mirënjohës, përveçse na ka hequr nga duart së paku 80 milionë dollarë.
Përveç anës banale të këtij dekorimi, fshihen detaje edhe më perverse, që Berisha ia ka diktuar Nishanit. Duke qenë se Berisha është thuajse armik me çdo ambasador amerikan në Shqipëri, mendon se duke dekoruar një nënpunës të Departamentit të Shtetit që i ka shërbyer, mund të poshtërojë me mercenarin e tij ambasadorët e SHBA-së në Tiranë.
Nuk e di sa do të jetë i gëzuar Moore kur të marrë këtë dekoratë, pasi për të kanë qenë njëlloj si Shqipëria, Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi që ka mbuluar, por është e sigurtë se ai nuk po e merr atë dekoratë se ka qenë më pro-shqiptar. Ai nuk ka pasur asgjë në dorë t’i bëjë nder Shqipërisë apo vendeve të tjera të rajonit, përveçse të raportojë tek shefat e tij. Tani ai është diku si zyrtar i OSBE-së në Bosnjë dhe me siguri është më i lirë se sa kur ishte në Washington, të vijë të hajë ndonjë drekë në Shqipëri dhe të marrë dekoratën. Problemi është se do ta ketë vështirë të nderohet nga shqiptarët, si njeri që e meriton “Urdhërin e Skënderbeut”. Madje duke e marrë, ai krijon një keqkuptim të madh në emër të shtetit shqiptar për SHBA-në, pasi duket sikur shqiptarët nuk i kanë borxh SHBA-së dhe politikës së saj, por disa nënpunësve të vegjël, që siç duket i paska pasur në shërbim edhe ish-qeveria për nevoja politike. Kjo është një dekoratë në stilin e Berishës, i cili tenton të politizojë gjithçka. Në këtë rast edhe diplomacinë amerikane, pasi vetëm kështu ai mund të shpjegojë para të vetëve, përse e ka pasur kundër gjithmonë SHBA-në. Shqipërinë e kanë mbrojtur Willsoni, Rusvelti, Clintoni dhe Bushi dhe jo vartësit e tyre të shkallës së 13-të. Ata as Nishanin nuk kanë fuqi të mbrojnë!
Me gjithate SALIHIT i ecen kali mbi ure
O Mero: separi ato dekorata jane nga ato prej Teneqeje
te cilat edhe kane filluar te ndryshken,ndaj po jepen,
pasi vetem keshtu ne kete kohe mund ti besh nder Sali debilit!
Te tilla po marrin edhe Zogistet,Tradhetare si Esat Qeni.Dhe
Turpi nuk bje vetem tek ai qe i jep,por edhe ai qe e merr edhe keta e ndjejne vertete.Jo per gje porse e dine mire qe kontributi i tyre eshte me se i Dhjere!Ne kete kontex,nuk ka njeri qe nuk e kuptone qe Nishani eshte Roje ne te Saliut Pushtet! Ndaj prisni qe edhe Xhaferr Deves me tere Kriminelet e tij,ky Nishan ti dekoroi per Trimerine!
Vertete per te Qeshur;pasi asnjehere nuk e pashe kete njeri ti qendroje
seriozitetit,vec qesharak sipas urdherit te Sali Medetit!
Me vjen keq o shqipetare qe nuk pashe qofte edhe njehere ndonje
skene me dashuri,por vetem Urrejtje,Hakmarrje dhe Tragjedi!
Ah sikur te kishim nje Shekspir ne Shqiperi!
Dekorimi i ketij Murit, tregon se cfare handikapati tetraplegjik kemi per president. E urdheroi Berisha dhe Nishani, gatitu-djathtas ndero!
Mero je brilant. Jam shqiptar dhe me vjen turp qe kam president kapter Nishanin.
Po tani te deloroj edhe Bakpjanin, Gervenin, Ferit Hoxhen dhe Lulin. Pse nuk e ben?
Nje editotial plot hipokrizi ky i sotmi.
Them plot hipokrizi se analistet, politikanet shqiptare, media e gjithshfare llojesh e kane bare zakon, qe per sa kohe je ne pushtet te presin, te citojne fjalet duke i interpretuar sipas midese se tyre, te ngrene ne qiell, te bejne star ne TV etj, por ne momentin qe bie nga karrigia te nxjerrin te leveret e palara ne shesh duke treguar bemat dhe ecejaket per interesa ekonomike ne Shqiperi a Kosove.
Kush ishte ajo media qe i tha keto gjera me pare, kur Moore ishte nje zyrtar ne DSH?
Askush, as Mero dhe as Stefani, por te gjithe merrnin dhe analizonin citate e Moore qe jepte ne konferenca shtypi per t`ia perplasur ne fytyre partise tjeter.
Erdhi dhe iku Countryman pas ngjarjeve te 21 janarit, erdhi dhe iku shefi i tij po ashtu, pastaj na erdhi Moore dhe perseri nuk ngeli gazetar i mediave te kapura, pa peshkuar ndonje fjali te thene qe ti pervishej anes tjeter, a thua se ata po na thonin gjera plot vlera, te padegjuara ndonjehere.
E kam thene gjithmone dhe e them: Ne DSH marrin rroga injorante te cilet jane bere pre e lobiisteve dhe kjo fillon nga Presidenti e deri poshte.
Bush dhe Cheney bente luftera per fusha nafte ne Lindjen e Mesme, ndersa ketyre zyrtareve te grades se trete u ka mbetur Shqiperia dhe Kosova.
Wesley Clarck dhe Albright kerkojne ndonje tender me te ardhura te mira ne Kosove, departamenti i mbrojtjes te hedh Gerdecin ne ere me ane te ca djelmoshave 26 vjecare qe i jep tendera, ndersa nga anet tona vjen Moore per te marre ndonje cope nga nafta shqiptare.
Mund te kete plot te tjera qe jane luajtur dhe luhen nen rrogoze por njeriu shqiptar vetem kaq merr vesh.
Ajo qe mund te thuhet eshte eshte se Shqiperia dhe Kosova trajtohen si cifligje amerikane, si dikur disa shtete te Amerikes Latine ne vitet `70-`80.
Perfundimisht tek Nishani shoh me shume besnikeri dhe ndershmeri pavaresisht dekorates se dhene dhe kujt ja ka dhene, por hipokrizi kurrsesi.
Kaq ka ne dore, kaq beri, kur te tjeret vite me pare na hodhen hi syve me editoriale dhe analiza, ndersa na nxjerrin leveret e ndyra te tyre per te na i treguar sot!
Thoni kush eshte me i ndershem, Nishani apo kjo kategori hipokritesh?
Po sikur neser te niset me nje mision te posacem ai qe ka ardhur ne vend te Moore, cdo te thote media?
Besoj se cdo njeri e di pergjigjen.
Pershendetje
More keto dekoratat, shtetaret e sotem te Shqiperise duke perfshire edhe kete Nishanin, po i perdorin si te ishin ato ” Titujt e sulmuesit te famshem prej kauçuku” qe komandantet e aksioneve shperndanin tek te rinjte qe merrnin pjese ne aksionet e Rinise ne bujqesi, ndertim hekurudhash,ndertim rrugesh, etj.
Me keto lloj dekorimesh, keta shtetare po perdhosin fare edhe simboliken qe dekoratat perfaqsojne.
Per shtremberimin e Protokollit shteteror dhe kritereve te dhenjes se dekoratave, Shqiperia ja kalon edhe fiseve primitive te zuluve, te cilet u dhurojne mysafirve te nderuar pupla te ngjyrosura shpendesh.
Vertet, a mund te quhen shtetar keta karagjoza ?
Nishani do te jete ballisti i fundit i historise moderne shqiptare. Kuptohet prapa tij eshte SRB qe eshte monstra më e keqe se te gjithë ballisto-zogistët qe kemi njohur pas 1944. Zeri i Amerikes (seksioni shqiptar) vazhdon te lepije… e SRB pa e kuptuar se çfare demi i shkakton miqesise shqiptaro-amerikane.
Jane sherbesat e fundit te gangsterizmit te plakut brekedhjere me shtetin e shqiptareve,Mero vellai.
Jonathan-et qe perzihen ne kete corbe,pranojne vec te marrin dekorate gangsteresh.
I gjithe shkrimi ehste gabim pasi ai qe qendroi 1 jave ne Shqiperi dhe u interesua per Albpetrol qe Phil Reeker. Tani Mero eshte bere keq, per gjithcka kerkon n je subjekt kunder PD. hahahahahaha
Bravo Mero,me mire vone se kurre,politika te vret,jemi fqinje me Gerdecin….Nje dekorim mafioz made in Vicidol-Shkolla e Bashkuar!
Sinqerisht nuk e di se perse jepen dekoratat me kaq kollajllek,si kinkalerira arixhinjsh. Duhet pak seriozitet ne kete drejtim, sepse edhe vera e mire pihet ne raste te zgjedhura,pikerisht qe te mbahet mend. Kjo qe ben Bujari eshte nje qoke e sterperdorur presidentesh qe s’kane me ç’te merren dhe varin medalje me pazar te lire.Kujtoja se z.Topi s’do kish lene me rob te gjalle e te vdekur pa dekoruar. Ju lutem z.Mero,a mund te na sillni nje artikull mbi hierarkine e medaljeve dhe listen e medaljes me ambicioze,sa njerez e kane marre? Nese dalin me shume se 200 vete atehere propozoj qe ta marri edhe Shkendije Muja me Kallashin me motivimin: “Per arritjet e larta ne drejtim te vlerave te by..thes”,tek e fundit ato jane shqiptare dhe e meritojne me shume se nje burokrat qe nuk e ka haberin ende se kush eshte kryeqyteti i Shqiperise,vaj halli te tjerat.
Kèta janè krimbat qe dalin nga molla e kuqe e partisè tè cilet hanè çdo mollè qè u del pèrpara çfardo ngjyre tè kenè mbrojnè ato qè duan dhe ju shèrbejne,mè nè fund shpèrblejne vasalèt e tyre.Kjo èshtè njè pèrulje e shtetit tonè ndaj atyre qè nuk u takon asgjè pèr tu vlerèsuar.Niveli i ulèt……!
O Claus,
t’a them une kush eshte me i ndershem ose i barabarte me Nishanin; ZAGARI.
Uroj te mos jesh edhe ti nje i tille.
Po Nishani eshte mavri me boje o mero. Ca te bej nishani ci thote pid bulli ben,prite na 1 dite ti thoi hiqi ato mustaqe se me thote lili nuk te shkoin. Nishani eshte ULOK. LERENI SE E MOREN NE QAFE ME DETYREN QE E VUNE.
Nishanliu ,kujton se duke i dhene nje dekorat ketij zyrtari te dores se fundit,do i genjej amerikanet ,si puna e atyre qe u jepnin indianeve nga nje pasqyre dhe u mernin xhevahiret.Por jo o handikap,se amerikanet po na trajtojne ne si indianet e dikurshem,vijne edhe ju bejne qefin here malokut dhe her palloshit dhe mbushin xhepat e tyre.Amerikanet kudo qe shkojne ,shikojne interesat e vendit dhe te xhepave te vet.Here me arabet ,her kundra.here me ruset her kundra.Stervit ushtar kudo neper bote dhe ata pastaj i ngrihen kundra,si afganet apo irakianet apo sirianet.Perca dhe mer pasurit per vete.Tek ne marin ndonje zarf te mbushur me dollar qe i jep njeri ose tjetri vetem per nje fjale te mire dhe ne fluturojme me preshe ne bythe, duke cituar se shiko cfare ka then amerikani per ne.ne me te verte jemi kthyet ne indianet e europes.
Keto dekorata e medalje, qe jepen pa kriter dha pa hesap, po u ngjajne atyre S-ve qe na jepnim njehere moti neper aksione.
Kur kalohet masa, tjetersohet edhe materiali, lenda, koncepti, qe do te thote qe ajo qe ishte e mire behet e keqe, e demshme, pa vlere.
Po Shqiperi hesapi, do te thosnin shume…
S
Titulli me i sakte do ishte ; “Nje dekorate qe tradheton dipllomacine amerikane”
Ajo qe shikoj si gabime thelbesore ne kete editorial plus asaj qe thote komentuesi “Claus” qe derisa ishte te Dashi drejtor zotit Jonathan nuk u be asnje kritike qofte dhe milimetrike nga shtypi dhe shoqeria civile, ka dhe disa momente pikante qe kane ndodhur per cerek shekulli ne lidhje me dipllomacine amerikane dhe le t’ja fillojme me rradhe.
Ne kete kolere demonkratike qe eshte katandisur Shqiperia sot nuk ka kuptim te festohet as 70 vjetori I clirimi vendit nga fashistet pasi pinjollet e tyre dhe kuislinge si Sali Nishani bejne ligjin sot .Biles dhe 100 apo 102 vjetori I pamvaresise eshte nje feste fictive pasi ai vend nuk asnje parameter te quhet i pamvarur dhe Sovran por nje “puppet state” I kthyer ne territor i Natos …shkurt shqiperia eshte Stateless.
Ka ardhur koha qe ne vend te ketyre festimeve si ‘Funeral Home” dhe konferencave bajate te mblidhet nje konfernce nderkombetare me titull “Kush ja shkaterroi shtetin shqiptareve dhe poshtroi dinjitetin kombetar”
Sindromi “jonathan” nuk u shfaq tani kaq befasisht me zotin Moore por ka kohe qe kur shkeli kemba e ambasadorit te pare amerikan Hillit dhe pas taj Billit ne 1991.
Duhet theksuar se qofte dipllomatet e pare amerikane,qofte paria Tiranes qofte dhe shoqeria civile perseriten egzaktesisht gabimet qe u bene kur turqit ne shekullin e 15 u shfaqen ne dyert e principatave shqiptare te kohes.
Gabimi me I madh si per turqit dhe per amerikanet ishte se i pritem si miq dhe i leshuam kreun e oxhakut pasi kishim luftuar me to per dekada me rradhe.
Gabimi I dyte me I madh ishte se dipllomatet amerikane cuditerisht erdhen nga sarajet e Beogradit qe e kishin si baze nisje jugosllavine per kuruozuar luften idiote kunder komunizmit shqiptar qe eshte turp kush ta ndegjoje sot.
Gabimi I trete qe bene dipllomatet amerikane (dhe sherbimet secrete ne menyre te hapur) ishte se kurozuam dhendrin e Serbise ,Berishen si president ne 1992 duke shkelur mbi kafkat e 4 te vrareve pas shpine ne 2 prill 1991.
Mbeshteja logjistike e Berishes nga dyshja famekeqe Rajerson-Biberaj per te prishur me cdo kusht qeverine gjithe partiake te stabilitetit ne 4 dhjetor 1991 dhe marrja pjese ne votime e amb. Rajeson ne votime automatikisht e kaloi ate vend nga nje regjim komunist ne nje regjim ambasadorist ku shume parametra I kemi akoma si ne republikat e bananeve apo droges.
Ne kohen e mbreterimit te Rajersonit dhe bulldog-ut te tij berishe u abuzua jashtzakonisht shume ne tre drejtime kryesore:
A
-ne luften artificjale kunder komunizmit qe kishte rene me kohe duke vene nje pale ish komunistash perverse si berisha-nishani kunder ish komunistave te moderuar apo atdhetareve pa parti duke I mesyer nga mbrapa kopene e elezbibererve,frank shkrelave, zogistet,ballistet,ish fashistet,si dhe diversante apo terroriste qe u perdoren si mish per top gjate luftes se ftohte dhe me then te drejten te ardhja e Saliut ne 1992 nga beogradi me ndihmn e shtepise bardhe te kujton ardhjen e Zogut nga Serbia me ruset bardhe
B
-Ne faktin se populli shqiptar ka qene gjithmone mirenjohes Amerikes ne kohen e Nolitdhe pritja qe ju be zotit Bejker ne 1991 ne kohen e presidentit Alia tregoi se shqiptaret ne menyre te natyreshme jane me proamerikane ne Ballkan dhe Europe gje e cila nuk mund te thuhet sot.Ndoshta sot jemi populli me I zhgenjyer nga dipllomacia amerikane edhe per shkak te ketyre politikaneve m sindromin xhonathan apo famekeqin serbofil Will Rajerson.
C
-Egzagjerimi deri ne kanibalizem I luftes kunder figures Enver Hoxhes dhe sidomos te LNCL dhe te rindertimit te vendit I ka kaluar kufinjte logjike.Eshte shkuar aq larg ne keto drejtime saqe po ndodh nje efekt boomerang.Kthimi I nje pjese te konsiderueshne te te rinjeve ne simpati per Enver Hoxhen dhe pushtetin popullor eshte normale me kete shoqeri mafjoze ku : pornopolitika,droga,prostitucjoni,vellavrasja,korrupsioni,emigrimi masiv,degjenerimi I arsimit,shendetsise,drejtesise dhe mungsa totale e morali shoqerise…..Dhe ne vend qe zoti Arvizu tu kerkoje falje shqiptareve per shume gabime te renda te tij (dhe atyre qe jane pas tij) me pasoja fatale per vendin del ne mediat shqiptare dhe sulmon Enver hoxhen gje qe e diskretiton kete ambasdor qe shqiptaret e priten si general dhe po iken si ushtar I thjeshte.
D-
Neqofte se eshte koha te hapen letrat e korrupsionit ne Shqiperi qe te dalin peshqit e medhenj te dipllomacise amerika ne dhe kupoles kriminale te berishajve ato duhet te fillojne me fatin e arit te Londres.Cfare beri Rajersoni me Berishen me kete sasi shume te madhe floriri ?..Dokumente te deklasifikuara te Dashit hedhin pak drite mbi kete skandal te fshehur por eshte detyre e qeverise shqiptare dhe amerikane te gjejne se ku shkoi ky ar i grabitur tre here ?..Kujtojme se ne kohen qe floriri londeres po cohej ne drejtim te paditur nga Willi me Salen ishin keta ted y qe arrestuan si Bin Ladeni kryeopzitarin Nano per ca shuma qesharake te ndihmave italiane.Shteti amerikan dhe ai shqiptar duhet te investigojne se kush eshte ai sekt antishqiptar ne Washington qe mbron Sale & Lulin per vjedhjen kozmike te rruges kombit.Le te marrin ne pyetje ambasdoren RM e cila ka shume fakte qe e dekonspirojne per “dirty job”
E
Krijoi nje shije te ndyre sulmi qe ju be presidentit Obama per nje takim shume te shkurter (fotografi) me Edi Ramen ne 2012 nga disa te cmendur pas Berishes ne Washington si kongresmeni D.R. ku psikopatia e tij arriti ta akuzoje zyrtarisht zotin Obama per korrupsion ne marrjen e pak dollarve qe eshte turp te thuhet shuma e parave.Ky I lezeteshmi kongresmen ka nje histori gallate te harruar me 210 muxhahidinet duke implikuar dhe drejtorin Jonathan.
F
– Kam ndjekur me detaje kete “dirty job”.Kjo histori e muxhahidineve (M.XH.D.) kishte mbi 10 vjet qe qarkullonte ne sallonet e shtepise bardhe dhe befas sapo u hap fushata e votimeve ne fillim te vitit 2013 neshqiperi mbrriti haberi i pare:Admistrata amerikane falenderonte mikun e saj me te madh ne shkalle boterore Sali Legenberishen se pranoi te strehonte 210 (M.XH.D.).Ate qe nuk e beri as nej vend I botes per te shpetuar ameriken “e shkrete” e beri heroi Berishe..Gallata vazhdonte se ato (M.XH.D.) nuk I prune me njehere por me keste..pjese pjese dhe sa here dergonin me iraniane…cuditerisht dilte dhe drejtori Jonathan ne Rinas dhe lexonte me ze te larte heroizmin e Berishes qe shpetoi Ameriken.Mbyllja e kesaj mender historie ishte kur kongresmeni amerikan ultra-berishist Dana R. vetem tre kater dite para 23 qershorit mban ne kongresin amerikan nje ligjerate per Berishen si mikun mete madh te amerikes per te gjithe kohrat se e shpetoi ate vend nga katastrofa pasi I mori falas 210 cope (M.XH.D.).
G
– Sindromi “jonathan” cfaqet dhe ne instanca me te larta ne Washigton.Kjo u vu re ne komisjonin amerikan te hesinkit qe u mblodh fare pak muaj para votimeve te 23 qershorit ku ne kete panel mori pjese dhe “honorable” Elez Biberaj qe nuk merret vesh cfare “grade” kishte ne ate miting dhe cfare ndryshimi ka ky antishqiptar ne lidhje me niko gaxojanin e grekut ne amerike apo damir fazllicin e serbit ne Washington.Ajo qe e nxin kete miting ishte se ato dolen ne perfundim se demokracia e Sales ne shqiperi ishte ne zhvillim progresiv por kishte ca gabime mikroskopike …Nqs se e kane patur keto zoterinj te sklerozizuar per prodhimn e hashishit qe shkonte deri ne 6 miljard dollare dhe per gjakun e derdhur ne boulevard ne 21 janar duhet ti kerkojem te “falur’ per bumin e droges dhe rritjen e lumenjeve te gjakut.
H
-Nuk habitem nga alergjia qe kane disa nga ngjyra e kuqe.Eshte nje grup legjendar ne Amerike me emrin ‘Podesta” qe mbathin kepuce te kuqe,Nuk eshte secret te thuhet se keto kane nje biznes te cuditshem..Psh nqs nje k/m I nje vendi vret ne proteste 4 veta ne bulevard me duar ne xhepa,keto “magjistare” kundrejt shumave marramendese,shpetojne kriminelin berishe.. I cili ne vend te ishte prapa hekurave quhet burreshteti nga nje nenpunes ambasade qe keto kepuckuq jane realisht shefa kuadri dhe sheaf per fushata elektorale qe prodhojne presidentin e rradhes te amerikes.Vetem ky rast ekstrem nuk I jep te drejte asnje shtetasi amerikan te marre ne goje enver hoxhen perderi sa ka zyrtare qe mbledhin taksen e gjakut.
E fundit
Sot jemi fiks ne diten e Clirimit,pra te jubileut te 70 vjetorit te clirimit.Personalisht me fushaten antinjerzore kunder 70 vjetorit qe ka shperthuer keto dy tre muaj nuk kam asnje lloj gezimi por vetem nje hidherim te thelle per deshtimin criminal te tij nga paria Tiranes dhe paneli dipllomatik ne shqiperi.
Filloi kjo fushte perverse me viziten e mirepritur te Papa Franceskut qe ja perdhosen ato qe e “urdheruan” te merrte mbi supe dhe 40 shenjtore qe e kthyen ate vizite si te nje gjenerali te nje ushtrie te vdekur.Javen e fundit dhe diten e fundit ndodhi nje sulm I shfrenuar dhe i mire kalkuluar.
Ekspozita e Bunkartit,cmenduria e Bernard Fisherit,tromaksja me hapjen e dosjeve,kanibalizmi me enverin,dalja e Arvizuse si Samurai ne lufte me kufoma.hedhja e shallit te kuq ne Lezhe dhe se fundi keto dekoratat e fundit te Bujar Sali Nishanit per njerez te implikuar me okupatorin dhe diversion na bejme te besojme se jo vetem qe nuk duhet festuar dita e clirimit por duhet menduar per clirimin e shqiperise nga paria e tiranes dhe paneli ambasdorial qe e kane kthyer ate vend ne nje regjim ambasadorist me ngjyra kuazifashiste.Eshte me e ndereshme qe te caktohet 29 nendori si dite e pushtimi dhe te veme Xhaferr Deven me Esat pashe toptanin ne krah te Zogut Kurves se vetem ato te dy kane mbetur pa u dekoruar nga ish turbo enveristi Nishani dhe Elezbiberisti Berisha pa harruar dhe Zagarin Lul qe ka usta Fazllicin qe rri I qete ne washigton pasi ka hyre ne kasafortat e sigurise kombtare me Tom Rixhin & moore.
Pas 21 janarit 2011 nuk kam asnje lloj besimi ne asnje shtet te botes per demokraci dhe drejtesi.Vetem nqs vijne jashtoksore ky planet mund te ri marre trajte humane dhe te behet I banueshem nga rraca njerzore…jo si keta hipokrite pornopolitikane qe po pushtojne globin…. ku shqiperia po behet nje kavie eksperimentale me edi ramen si don kishoti dhe ilirmeten si sanco pancon qe nuk qene te zote te bejne minimumin e minimumit per 70 vjetorit por u dhjene ne breke nga nje nepunes ambasade qe ka drejte ti heqe jo vetem shallin e kuq por dhe breket e palara…
Bravo “elegji për 70 vjetorin”!!! Më pëlqyet në çdo fjalë e frazë? Kam të njëjtat mendime me ju? Dua të shtoj se e majta nuk mund të rilindë kurrë me një të djathte si edi rama!? Pos asaj që shumë vjet më përpara, me librin bashkëautorial “Refleksione” është baltosësi kryesor i L Nc- Çl !? Nderime!
@@@/@@@ Bravo “elegji për 70 vjetorin”!!! Më pëlqyet në çdo fjalë e frazë? Kam të njëjtat mendime me ju? Dua të shtoj se e majta nuk mund të rilindë kurrë me një të djathte si edi rama!? Pos asaj që shumë vjet më përpara, me librin bashkëautorial “Refleksione” është baltosësi kryesor i L Nc- Çl !? Nderime!
Ky bandill duhet ta dorezoje urgjentisht dekoraten qe ka marre. Se nuk e meriton aspak. Ambasadori Arvizu duhet tja qartesoje situaten departamentit te shtetit dhe ata ta detyrojne te terhiqet. Kurse Bujar Ziu, le te vazhdoje ti beje fresk Sali Psikopatit dhe te jape dekoratat si karamele.
Kendveshtrim mese i drejte Z .Mero.
SHBA eshte vend aleat dhe mik i shqiptareve, per me teper SHBA eshte nje superfuqi boterore me nje popullsi 100 fishin e Shqiperise.
Nuk arrij ta kuptoj ku e gjen guximin kryetari i shtetit shqiptar, Bujar Nishani, qe ben qoka partiake karshi zyrtareve amerikan te dores se 3te?! A e di Nishani se nuk eshte perfaqesues politik i nje pale, por President i Shqiperise dhe veprimet e tij te pakten duhet duhet te ambalazhohen diplomatikisht?! Ky eshte nje xhest i papjekur, i papergjegjshem dhe pa pike profesionalizmi. Ashiqare ky xhest i Nishanit, ofendon hapur hierarkine institucionale te SHBA dhe e paraqet Shqiperine arrogante, qe e perdor nje gjigand boteror per te mbaruar qellimet e karrigeve personale. A mund te ndodhe nje gje e tille?! Ky eshte turp dhe respekt i munguar ndaj aleatit tone te madh dhe strategjik. Kosova ka ngritur nje permendore respekti per Bill Clinton, Shqiperia hic. Kjo eshte mosmirenjohje.
Absurditeti nuk mbaron ketu: shfaqet i biri i Enver Hoxhes dhe replikon me Arvizun. Kush eshte Ilir Hoxha qe merr te tilla atribute?! Shqiptaret treguan vlera supreme duke e lene dinastine Hoxha te panjollosur nga trashegia e Enverit, e kupton Iliri kete gje? Ilir Hoxha duhet te distancohet nga mburoja qe i ben Enverit, sepse nuk po mban njeri qendrime per ate si baba por si udheheqes shteti. Iliri nqs ka ndermend te mbroje figuren e Enverit duhet ta beje kete jo vetem per te mirat e tij por edhe per te keqijat. Enveri vendosi shtet por beri dhe shume krime. A e mendon Iliri se familje, femije, nipa, farefise shqiptaresh u qelben burgjeve dhe internimeve? A e mendon Iliri se femijeve te diktatorit ju shkelqen lekura si bucko te mbajtur me pekule? E pra per kete gje Iliri duhet ti jete mirenjohes popullit shqiptar.
Pse nuk shprehet Iliri Hoxha per hapjen e dosjeve?! Mos valle nuk i ben perahtypje?! Sigurisht qe i ben pershtypje, thjeshte deshmon papjekuri duke mos e komentuar kete teme. Ilir Hoxha me shfaqjen e tij dekonspiroi gjithe ceshtjen e dosjeve duke treguar qartazi nepermjet indiferences se dosjet nuk do te hapen ose nuk do nxjerrin ne drite asgje. Ilir Hoxha i nxorri zbuluar te gjithe duke filluar nga Rama, Meta, Berisha, media, analiste e deri tek Dritero Agolli.
Turp i madh, jo per qendrimet preferenciale qe po shfaqen, por per cekesine e deklaratave.
dy fjale per komentesin SHQIPTAR
Ne pergjithesi komenton ne menyre te pranueshme dhe here here te lavderueshme por sot ke bere shume gabime jo vetem ideore por dhe tregoni shkalle te ulet intelekti ose demtim te shqisave ne perceptimin e realitetit.
Ju ashtu si dhe Mero e paraqisni Zotin Jonathanas Moore si nje zyrtar qe ka vepruar ne fshehtesi nga admistrata amerikane.Kjo vjen pasi ju ose nuk e njihni ose nuk ju intereson te kritikoni politiken e ashtuquajtur te interesit kur persona ose grup I caktuar ne cdo lloj admistrate qofte dhe asaj amerikane veprojne si Xhoni yne Mund te permend qindra raste infeksioni por po permend vetem rastin e Kosta Trebickes se deri ku arrijne tentakulat e tyre.Eshte trishtuese per ju qe kritikoni Nishanin.Ai kurre nu ka qene president i shqiptareve por n je kamikaz i bandes Berishes qe se bashku me Lallen,Ajazin,Meten,Bashen perbejne jelekun antiplumb per te mbrojtur krimete Sali Serbit.Gafa juaj me e madhe eshte qe kritikoni Ilir Hoxhen per dosjet.
Nqs se ti I nderur mendon se ka ngelur gje e vlefeshme ne ato sirtaret e MPB qenke per tu meshiruar.Zhurma e hapjes dosjeve eshte per te fshehur per pak kohe kolapsin total te shtetit she shoqerise shqiptare. Top spiunet e sigurimit dhe sidomos ato te Ubd-Cia-asfalia greke apo kgb jane te pastruar me kujdes nga kompetentet.
Kemi njecerek shekulli qe shajme dhe mallkojme enverin,i shkulem monumentin,i hapim varrin me matrapik dhe tritol,e perdhosem dhe ne varreza duke e urinuar..cfare duhet te beni tjeter Mire se “kriminelin” Enver po e zhdukim ng a faqja e dheut po per kriminelin Berishe dhe tradhetarin Zog perse ka diferencim.Shiko pasurine e shkelzen berishes,argites dhe monarkise berishe dhe te zogut dhe pinjollet e tyre ku jetojne dhe thirri mendjes.Je ti i nderuar komentuesi shqiptar qe se bashku me veprimet e Pedeistave,te ish bashpuntorve te fashizmit dhe aksidentalisht te arvizuve dhe xhonathanave qe po i ringrini permendoren Enver Hoxhes.
Jepi Cezarit ate qe I takon !
Nuk e mundet Enverin as te gjalle dhe as te vdekur jo per merite te atij por per fajin tuaj qe jeni nje popull jo shtetformues qe po e vertetoni me tolerimin kriminelit berishe ne nje kohe qe me Enverin e vdekur po tregoheni vampire duke e kthyer ate vend ne wc ambasadoresh
Nqs mbaj qendrime te pranueshme dhe te lavderueshme, i mbaj me po ato qelizat e djegura qe permende. Ka shume dizonance konjuktive ne gjithe komentin tend dhe spo e kuptoj ku do te dalesh. Gjithsesi duket qarte qe ste ka pelqyer emri Ilirit ne koment. Epo del burri 50 e kusur vjec i ankohet amerikes “mos ma shaj babin!” – babi diktator.
Nejse, kam nje pyetje per ty “elite”? Pse duhet ta besojme informacionin tend pa doreza rreth boshatisjes se dosjeve? Kush eshte ndryshimi midis teje dhe nje komentuesi tjeter qe pretendon te kunderten e asaj qe thua ti?
Nuk kam dashur te them asnje nga argumentat qe komenton ti. Lexoje prap se nuk e ke kuptuar.
Martin Luter ti je?
O dita.
Si si vjen turp ketij njeriu qe genjen mashtron o Jar Mhemeti,ti ke qene ne ne Batalionin e sigurimit te Diko Zeqos,pse genjen o trap,ti Jari ke qene i komanduar ne kompanine e dyte te batalionit te sig per ruajtjen e objekteve dhe ruajtjen e vend komandes ne Tufine ..Turp masakara genjen. Mandej ti krijove Drejtorine e Marrdheinive me Jashte ne MM turp maakara ti genjen ,,Jo Jari ti ishte nje istruktor i pregatitjes se zjarrit ne shkolle te bashkuar,jetoje haje ne mencen e studenteve dhe flije ne ambientet e shkollles.U pranove kandidate per Antare i PPSH ne vitin 1988-1989.E vetmja merite ishte se ti na spiunoje Jari,spiunoje shoket dhe e vetmja merite qe ke ishe pjestare i grupit qe kthyet ne shkolle Bustin e ENver Hoxhes per kete te respektoj.
Njeriu me servil i kohes servil dhe mashtues ,karieriste i tipit te kamarjerit
ti Jari ke qene petagoge ne Akademine Ushtarake pse genjen po ke qene nje istruktore i rendomte ne shkolle te bashkuar po..Po jari po..vajte ne sekretari dhe arkiv ne fillim ne MM aty te trasferuan shoket edhe gruan Jariii.. Servil servil dhe njeriu me pa karketr thuaj te verteten opinjonit…
Epo cfare do te presesh nga nje i semure o Mero! Ai shyqyr qe ka rruhun gjalle per familjen! Ky fat na ra!
“Lum” diplomacia shqiptare qe ka engjejt mbrojtes komunist te Shqiperise. Mjer ne qe kemi Mero dhe shpuren e tij psikopate dhe komuniste njeheresh.