Kë tremb Edi Rama kur flet kundër korrupsionit?

27 Nëntor 2014, 21:03Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Historia e drejtoreshës së Arsimit të Lushnjës po kthehet në një fabulë kombëtare, për të debatuar rreth përballjes me korrupsionin nga qeveria e Edi Ramës. Natyrisht që ka një tepërim ekstrem, sidomos për përfoljen në ajër për favore seksuale, apo edhe një shfrim dufesh nga njerëz që janë dëmtuar nga ndryshimet në arsim. Por, nuk ka asnjë teprim në përkufizimin e saj; një zyrtare hajdute, me një mekanizëm klasik korruptiv. Pjesa reale e korrupsionit të saj, është pikërisht ajo pjesa jonormale e punës. Dalja darkave në zyrë, listat e shantazhit për heqje nga puna, përfshirja e të birit si sekser etj.

Kryeministri Rama thotë se do ta dërrmojë këtë fenomen brenda pushtetit dhe e quan Lushnjën vetëm majën e Ajsbergut. Por, a ka mekanizma Edi Rama ta ndalë këtë epidemi?

Korrupsioni në finale ndëshkohet në gjykatë dhe Edi Rama, së paku duket i pafuqishëm të ketë në anën e tij një frymë ndëshkimi ndaj korrupsionit në gjykata. Dhe nuk ka përse ta pretendojë këtë.

Megjithatë, Edi Rama ka pasur dhe ka në dorë një mekanizëm reflektues ndaj korrupsionit brenda partisë.

Së pari, zyrtarët e zgjedhur në poste kyçe, sipas tij, do të kalonin në sitën e konkurseve. Të jemi të qartë, ato konkurse nuk është se janë realisht të hapura për të gjitha palët politike. Por, së paku brenda njërës palë, të zgjidhen më të mirët.

Është e sigurtë se do të ketë skarco dhe njerëz të korruptuar do t’ia dalin të shkojnë në poste kyçe. Edi Rama nuk mund ta ketë këtë çdo gjë në dorë deri në fund, por ai ka në dorë një mekanizëm ndëshkimi ndaj atyre që kanë bërë rekomandimet.

Në shumë drejtori rajonale, edhe pas emërimeve të reja vazhdon moda e vjetër e gjobave dhe rryshfeteve për çdo hall të qytetarit. Nuk është se çdo gjë blihet, por ka plot raste që ilustrojnë një gjeografi të qartë korrupsioni. Në redaksi vijnë lloj-lloj denoncimesh, që nga barinj që nuk marrin dot lekët që u takojnë si kompesim po nuk paguan, e deri tek qytetarë që INUK i fut nën presion për prishje ndërtesash pa i lajmëruar, duke u shkatërruar veç ndërtesës, edhe biznesin. Pra, gjithandej gjendet një hapësirë për të prodhuar korrupsion.

Edi Rama bërtet kot kur thotë se do t’i çojë në burg të korruptuarit, nëse nuk ndëshkon strukturat e partisë së tij që bëjnë emërimet. Ata duhet të përballen me përgjegjësinë për njerëzit që kanë rekomanduar. Arsimi dhe Shëndetësia në Shqipëri, sidomos në qytetet e vogla jashtë Tiranës, kanë qenë simbole të jetës intelektuale të qyteteve të vogla. Mësuesi i qytetit dhe mjeku i qytetit, ishin simbolet e qytetit dhe njerëzit më të respektuar. Është e pafalshme që për 20 vjet ata të kthehen në figurat më të korruptuara të qytetit. Kjo, sepse sistemi ka degraduar fillimisht vlerat që promovoheshin dhe pastaj ka krijuar klimë miqësore për korrupsionin. Drejtorët e Shëndetësisë dhe Arsimit nëpër rrethe nuk mund të jenë njerëz anonimë, që njëherë kanë punuar në KESH, njëherë në Greqi, njëherë në ndërtim e pastaj bëhen drejtora. Edi Rama ka në dorë të ndëshkojë dhe të bëjë shembull njerëzit brenda partisë së tij që bëjnë rekomandimet, për t’u dhënë një mesazh publik të gjithëve se askush nuk mund të abuzojë me pushtetin.

Pikërisht këtu e ka problemin real ky koalicion, dhe veçanërisht Partia Socialiste. Në shumicën e rretheve të vendit ka një dualizëm idiot mes deputetëve dhe ministrave. Deputetët thuajse nuk i pyet njeri fare dhe shumë emërime bëhen në linjë vertikale. Nga ana e tyre, vetë deputetët duken të dorëzuar dhe bëjnë dhe ata nga një nder të tyre. Në finale, askush nuk mban përgjegjësi për ata që mbërrijnë në krye të drejtorive apo agjencive të rëndësishme.

Partia Socialiste, sot ende nuk ka një mekanizëm të qartë emërimesh, që të përfshijë një vendim kolegjial të deputetëve, strukturave të partisë dhe ministrive. Kjo bën që në finale Edi Rama nuk ka kë ndëshkon për hajdutët që i mbijnë në krye të pushtetit, dhe që në finale njollosin gjithë pushtetin e tij. Bezdia e tij për t’u marrë me partinë dhe dështimi për të pasur një mekanizëm të konsoliduar emërimesh, ku të respektohet profesionalizmi i atyre që ngrihen në detyrë, e bën Edi Ramën të pafuqishëm në betejën kundër korrupsionit. Kjo, pasi ai nuk ka kë tremb kur ngre zërin kundër korrupsionit. Një drejtor që e blen vendin e punës, as do t’ia dijë për ulërimat e Edi Ramës. Dhe një pushtet që nuk konsolidon dot një mekanizëm karriere në administratë, nuk bën dot një shtet modern dhe as luftë kundër korrupsionit.

Unë besoj sinqerisht se Edi Rama tërbohet kur i dalin monstra të tilla përpara, por ato janë pasojat e mënyrës se si ai për më shumë se një vit, nuk ia ka dalë të prodhojë një sistem të kontrollueshëm dhe profesional emërimesh. Dhe tani, kur të dalin monstra të tilla, nuk ke kë tremb. Shumica e tyre nuk kanë as meritë profesionale e as politike, por janë produkt i mekanizmit korruptiv të emërimit. Atij mekanizmi, që ka bërë me dhimbje koke Partinë Socialiste në bazë dhe që askush nuk po dëshmon seriozitetin e duhur për ta kthyer në një sistem vlerash. Sa më shumë të ngelen në mëshirë të fatit emërimet nga pushteti i ri, aq më shumë do të jetë në mëshirë të fatit edhe beteja kundër korrupsionit e pushtetit.

 

65 komente në “Kë tremb Edi Rama kur flet kundër korrupsionit?”

  1. poku says:

    je pak vone o mero minimalisht 12 muaj .Populli ka nje fjale dielli duket qe me mengjes ,dhe mos kujto se Edi terbohet por thjesht nuk ja ndien se cfare bejn monstrat poshte apo lart ne administrate ,perse nuk ja ndien kete zbuloje dhe analizoje ti .

    1. ANTISPIUNI says:

      E çfare do te beje edhe Ramë Ziu!
      -Ai ka shternguar rripat te vetve po a mbahen ata te Likes?! ?
      -Fjala bie, Viktor Tusha e ka dosjen mal ne prokurori dhe qendroi dy dite i fshehur ne Itali derisa vajti Rama ne Lezhe dhe e mbrojti, sepse Likja i dha ultimatum, ashtu siç ia dha edhe per Ben Qimen dhe Gezim Çelen ! ?
      e te tjera e te tjera! ?

      1. labi says:

        O Mero.E di si eshte kjo pune,ja ashtu si
        dikur kur me vinte Nena te pastroja Fasulet e Drekes
        dhe une hiqja edhe ate koker qe ishte pak e rrjepur,
        por qe ishte e mire.Kur ajo me pa me tha:
        Po hoqe kokra si keto,nuk kame c,te hedh ne Kusi!
        Keshtu eshte edhe puna e perzgjedhjeve te njerezve ne
        cdo nivel pushteti.Prandaj kjo pune eshte pjerdhur ketu e
        20 vjet te shkuara,qe do te thote se kjo fare do qarkulloje.
        Do thuash ti: Se nuk jane te tere te tille.Dakort jam edhe une,por
        ata te miret fare une nuk i shoh gjakundi,Te mire shoh
        aq pak sa mbi mbulojne Ustallaret qe kane zene rrenje.
        Atehere cdo bejme o Mero? Po ja une them qe ti frenojme
        te pakten te na lene Kocken. Se jane bere aqe shume sa nuk
        ka bir nene qe ti zbrese me kembe ne toke.Fakti qe Berishistanet
        ulurasin nga maja e Kalit eshte deshmi e gjalle e asaj qe thame.
        Keshtu pyes: Ju tregone dote vendin Rama klikes se Sali matrapazit?
        Po u be kjo atehere shpresa me afrohet.Saliu,Luli dhe rreth
        e rrotul tyre duhej te ishin dhe jo te presim per ti futur ne Burg.
        Per keto gjera duhet te protestojme,qe ti fusim ne burg keta
        qe na felliqen faren dhe jo tu shkojme mbrapa.Edi:-Zgjohu!
        Arrestoi se e ke rastin.Te gjithe kane miliona leke papaguar
        per llogari te energjise elektrike.Saliu,Luli,XH.Meziu etj.
        mos bej selektivin.Por Realizoje.dhe do shikosh se do mbetesh ne histori si Skenderbe i Shekullit njezete e nje!
        Priti te dalin nga kuvendi i tyre qe edhe po quhet Kuvendi pedese
        se mashtrimeve dhe…dhe Arrestoi se nuk mbane me Uje Pilafi.
        Jepi! Se si i thone nje llafi:Po nuk ju kalerove Nenen,
        nuk te thone Baba! C,pret!-jepi! tung.

    2. Ado says:

      Shoqeria jone eshte bere si shkopi me mut qe nuk di nga ta kapesh qe ta pastrosh o Mero

    3. Gerhild says:

      Edi e di se pjese negative e qeverise eshte LSI edhe jane pikerisht ata qe kercenohen te mos bejne korrupsion

      http://bit.do/Favore-seksuale

    4. Koment says:

      O mero djali,E keqja eshte ngulur thelle dhe zor te dale me llogjet e Rames.Vullnetin e ka por nuk ka kapacitetin tu dale zot puneve.Une di aq shume fakte sa duhet nje nate dimri t’i themi.Une vete punoj ne administrate dhe perseri vazhdojne ne Ministri te Shendetesise te punojne militante te LSI qe sapo dolen nga bankat e shkolles u bene specialista.Z.Beqja vazhdon te emeroje njerezit e vet dhe specialiste te mirefillte jane pushuar nga puna ne QSUT.Me nje fjale nje njeri i vetem nuk ben dot gje, sado vullnet te kete.Per sa kohe ka rreth vehtes qylaxhinj te pandreqshem qe mundohen me elokuencen qe kane te duken te besueshem.Une s’kam shume besim.

    5. liza says:

      Drejtoresha inuk eshte hajdute ordinere. Ka ceshtje penale qe perpara se te emerohej ne inuk per vjedhje. Verifikoni

  2. Albi says:

    Mero te qenka thare boja sot .Po fol me te madhe more Mero djali qe na mbyten te korruptuarit .Tashme jemi ne kohen e karieres ne korrupsion , sa me i korruptuar te jesh aq me lart shkon .A kemi qene ndonjehere ne kete situate.Une them jo. Kaq hapur diten per diell te servirin hajdutin per drejtor, ta paaftin per ekspert,analfabetin qe nuk di te shkruaje as emrin e tij per te diplomuar me master shkencor .Njerez qe katapultohen nga hiçmosgjeja e sjellin vetem hiçberje duke e renuar keq e me keq .Nuk mund te ndodhi keshtu , nuk mund te vazhdojme keshtu se ndryshme do vije dita qe ti leme puplat ketij vendi qe zhvlereson gjitheshka ,edhe jeten tone.

  3. Vlonjati says:

    O Mero.Pyet ne Vlore,o te keqen se ke kane zgjedhur.Militante e rendomte,katundare.Ne ate Vlore te tere atyre brezave mesuesish e zote e intelektual.E qelben fare.Blejne cdo gje s pecializimet,titujt sot.Me rruge partie.Si gjendet me dermani.

  4. Bobi says:

    Ne fund ata qe e pesojne jane socialistet e ndershem te 1001 fushatave qe edhe pas 8 vitesh perbuzje nga pushteti i djeshem i Sali Berishes sot nuk kane me ku te perplasen sepse ministrat dhe deputetet e Rilindjes iu shmangen, nuk iu hapin telefonin, as qe behet fjale ti presin ne zyre…. eshte koha e qindra drejtoreve me te kaluar si tutor prostitutash dhe trafikantesh droge me diplome kristali…

  5. Kendveshtrim tjeter says:

    PS lokale,duke qendruar ne pushtet,per nje periudhe te gjate,me te njejtit njerez,ka kapur vende kyçe me njerez te koruptuar.
    Te punesuar ne pushtetin lokal,per nje periudhe 24 vjeçare,befas fituan “konkursin” per drejtor ne shkolla te qyteteve.
    Ka prej tyre,qe nuk kane mbushur vitin,perballe mesuesve me pervoje 40 vjeçare,”dekorohen” me rastin e festave te nentorit!!!!!!!!!!
    Me keta tipa,nuk drejtohet as fshati me i larget.
    Lushnja nuk eshte nje fenomen i izoluar.
    Ministria e arsimit dhe sportit,duke perjashtuar disa ndryshime te drejtuesve kryesor,ka ne strukturen e saj,njerzit e emeruar nga Tafaj.
    Te gjithe jane mobilizuar per te vjele minieren e arit,te kualifikojne mesuesit,duke ju marre 15000 lek te vjetra per nje kredit,deri tek mesuesi qe pret te dale ne pension.

  6. Ish Grevisti says:

    Mero, kjo qe ti shktuan eshte e verteta e hidhu. Edi Rama e di mire ke vendosin ne krye Ministrat e tij. Duke qen se keta drejtore vin ne krye me Lek. une mar si shembull Vloren, te tatimet Njeriu i Taulantit, te Zrpp njeri i Tahirit, Te Aesimi Njeriu i Nikolles, te Aluizmi Nje Dentist, te INUK Njeriu i gjiknurit. Dreioria e Trasportit Njeriu I Metes…. kudo lek, lek, lek….

  7. rezart says:

    Ne Lushnje ka plot zera,qe te tregojne rrugen dhe njerezit qe kane ne “DOPRE” te te futin ne pune!
    Per shembull ne se do te punesohesh ne SPITAL te tregojne kryetarin e Bashkise!
    Ne se do te punesohesh ne HIPOTEKE,te tregojne deputetin Arben Cuko!!!
    Ne se do te punesohesh ne ARSIM te tregojne zyren e LSI-se!!
    Bile deputeti Arben Cuko thone qe ua ka vene KUFIRIN TEK THANA PO I FUTE HUNDET ne ato vende ku ai ka “vene” tabelen “TOKE E XANUN”!!!
    E ka drejte Mero Baze”Edi Rama duhet te ndeshkoje shume fort personin apo organizmin,qe e ka propozuar kete PALO DREJTORESHE ARSIMI!!!
    Ne se eshte e LSI-se,Ilir Meta duhet te prononcohet zyrtarisht dhe t’u kerkoje falje shqiptareve per TURPIN QE PO I BEN QEVERISJES RAMA!!!
    Nee dime,qe LSI-a kete pune ka bere edhe kur ishte me PD-ne,prandaj nje PARTI E TILLE E KORRUPTUAR duhet te ndeshkohet me votat e te gjithe shqiptareve si e PA DENJE per te qeverisur!
    Per me teper,qe ne Lushnje kjo parti ka ZAPTUAR rreth 80% te administrates publike!!!
    Ndersa SOCIALISTE rrine pa pune!!
    E po te vesh DREJTORESHE ARSIMI PER RRETHIN nje njeri,qe para kesaj ka punuar POSTJERE FSHATI,qe u dergonte posten fshatareve,tregon se VLERAT NJEREZORE DHE PROFESIONALE KANE MARRE FUND!!!
    KUJDES EDI RAMA!
    ILIR META PO TE FUT UJE NEN RROGOZ DHE PO TE SHKATERRON QEVERISJEN!!!

  8. Toto says:

    Edi e di mire care monstrash ka rretheqark.. Se pa ndihmen e tyre si fitonte dote zgjedhjet.Sot doli i pafajshem kryetari i Bashkirs se vlores..ska budall qe i ha keto…perderisa edi tha qe ai Esther miku im Ko gje pritej.rama do paguaj hatchet me ode pa dash je..

  9. Romeo says:

    Laskat O Mero.Ke tremb thote ky.Ilir Meten se tremb dot.I emeron ke I do qejfi me deftere.Ja pe foton me LSI-sten e Lushnjes.Ndan para e blen vota per zgjedhje sa deshen.Tani ja tregon Likja.Del Rama te laj. m.me sh.

  10. revoltimi says:

    super shkrim mero

  11. rrem vogli jr. says:

    Ne nje shkrim per meritokracine vite me pare qene nja dy citate qe ja vlene ti perseris :

    Konfuci : “Kush nuk ka bere pune te vogla ne shtet nuk mund te bej pune te medha”

    Profeti Muhamet : “Kur t’i jepet detyra te paaftit prit Kijametin”

    si dhe dy fjale te urta vendi :

    Nje mulli qe nuk ka punuar kurre nuk punon me dy pika shure–Kruje

    Kur vihet bytha te gatuaj dihet çfare gjelle do bej Kolonje

  12. Elona, psikologe, specialiste arsimi says:

    Analize e shkelqyer! Te shpresojme qe kryeministri ta lexoje e te te degjoje Mero!

  13. human says:

    Me tere keto historira te turpshme, socialistet e thjeshte dhe sidomos ata te zhgenjyerit flasin me vehte.

    Kurse demokratet tallen dhe qeshin me te drejte.

    Edi Rama le te ulerase sa te doje, por e tere pergjegjesia mbetet e tij.

    Kjo sepse ne radhe te pare nuk ka vendodur njerzit e duhur ne vendin e duhur.

    Perveç kesaj sikunder duket, Ai nuk don tia dije as per grupin parlamentar.

    Dhe e fundit, njerzit kane filluar seriozisht te pyesin vehten dhe njeri tjetrin, ne se ky Edi Rama eshte vertet socialist,apo….?!

    Keshtu qe me keto mend qe ka, jo vetem qe luftes ndaj korrupsiont do ti vije anash(per te mos thene ndonje fjale tjeter jashte edukate), por po behet gazi i botes.

    Po vazhdoje keshtu ate kengen e fajes qe ra nga fiku, mund tia kendojne te tjeret Edi Rames.

  14. ed says:

    Rrofsh o Mero!
    Shpresoj se Rama të dëgjon, sepse ndryshe nuk ka për të shpëtuar nga krimbi edhe qeveria e Ramës.
    Administrata që të jetë efikase duhet edhe shkopi, pra dënimi nga drejtësia nëse abuzon, por duhet edhe karrota, që nëpunësi të jetë i interesuar që të mos rrezikojë vendin e punës duke u marrë me korrupsion. Karrota ose duhet të jetë mjë rrogë e mirë ose një sistem i qartë karriere, nga viti i parë i punës deri në pension që të ketë çfarë të rrezikojë po u mor me korrupsion.

    Në Shqipëri, kush hyn në punë shteti e di që pas ca kohe do hiqet, kështuqë e ka një interes të madh të bë sa më shumë para në një kohë të shkurtër.
    Siç e kam dëgjuar me veshët e mi një kryetar komune qe tha : “të bëj ndonjë lek këto tre vjet që ngelensepse pastaj kushedi se cfarë ndodh”.

  15. abc says:

    Shumë e drejtë Mero!mendoj se është e rëndësishme që këtë editorial së pari duhet ta marrin në konsideratë udhëheqësit e PS , këta kryetarë partie, të cilët rijnë si bufa nën hijen e frikës,
    Stop injorancës dhe kërcënimit.

  16. sherifi says:

    Editorial shume i goditur.
    Tek ne ka akoma shume njerez qe;meqe kane kontribuar ne fitoren e kesaj mazhorance,kerkoin haracin e fitores,kerkoin vende pune per tu pasuruar dhe jo per tu sherbyer qytetareve vetem duke mare rrogen.
    eshte semundje kjo tek shume njerez qe thone;une bera kete e bera ate dhe duhet te shkoi atje qe te punoi.
    po nuk u zhduk ky si nocion,veshtire se zhduket dhe korrupsioni,Edi Rama nuk mund te kontrolloi dote te gjitha emerimet ne cdo fushe,po duhet te ndertoi struktura per kontrollin e emerimeve.
    Per mendimin time,kjo duhet te futet ne edukate edhe tek qytetaret,te behen denoncimet ne rastet me te para qe nuhatin keto dukuri dhe jo te arrij si rasti i lushnjes qe drejtoresha arrin deri sa blen dy shtepi ne tirane.

  17. DRENICA E KUQE says:

    Edi Rama tremb lepujt qe jane strehuar per dy dekada e teper ne stomakun e Sali Bishes!…

    DRENICA E KUQE

  18. askushi says:

    ja po ta them une mero: as i rruhet fare njeriu per kercenimet e rames

  19. Prova says:

    I nderuar Zoti Mero!!! Sot nje vit me pare eshte bere nje konkurs per te zgjedhur nje drejtor te DAR-it ne nje qytet nga me arsimdashsit dhe me produktivet ne drejtim te pergatitjes shkencore te pjeses me te shquar qw kontribuon sot ne te gjithe vendin. Por cfare ndodhi ne ate konkurs? Ne prezence te ministres se Arsimit nje farse nga me te ndyrat qe si produkt dha nje Drejtor qe askush nuk di sot produkt i kujt eshte: Merite preference, rezultate dhe vlera ne mesimdhenie, rezultate te larta ne formimin e tij arsimor ku mesatarja nuk e kalon 6.2, kontribut i strukturave partiake me rrahje mendimi qofte dhe per mbeshtetje morale, vlersim i deputeteve te qarkut, apo miratim i armates se mesuesve? Asnje prej ketyre kerkesave qe do ishin me se normale. Ajzberget sot ne oqeanin e arsimit shqiptar nuk jane pak as majat e tyre te zbuluara lakuriq tek tuk nuk te japin shprese ne zgjidhjen e ketij problemi sa koriptiv aq dhe shkaterues ne frymen qe duhet te egzistoje sidomos ne sektoret baze te jetes Arsim Shendetesi. Ka nje fakt shume te thjeshte: regjimi obskurantist i Sali qen Berishes, monstres vrastare te te gjithe jetes drejtuese dhe veprimtarive me jetesore shqiptare jane shkatruar ne cdo qelize. Arsimi sot me shume se kure eshte i degjeneruar ne cdo hallke por vecanerisht ne pazaret e qelbura te emerimit te drejtuesve dhe stafeve mesimore per te cilet minimalisht nuk egziston i realizuar qofte dhe nje kriter minimal: Pergjegjesia, dashuria, pasioni dhe aftesia per te kryer detyren me fisnike te mesimdhenies e drejtimit ne te duke marre persiper realizimin e reformes shume te domosdoshme ne drejtimin baze te veprimtarise mesimoro-edukative mesimin, mesimin, dhe vetem mesimin si nje aktivitet i cili do kenaqte jo vetem militantet e partise ne pushtet por gjithe qytetin e fshatin sepse me arsimin eshte lidhur cifti nene e babe, gjysh e gjyshe, halle xhaxha e teze pra fitojne te gjithe dhe kundershtaret politike qe kure sjane te tille ne edukim e shendetesi. Eshte shume e thjeshte lere zgjedhjen ne dore te asaj armate qe ka 24 vjet e me pare qe derdh djersen, shkatron mushkrite nga shkumsi,qe verbon syte mbi librat dhe ndjen te vetmen kenaqesi kur nxenesi e takon ne rruge dhe i perulet me mirenjohje Profesorit te perkushtuar, larg konkurseve farse me antare komisioni anonime qe shiten shume lehte per favore te rendomta sic ndodhi rendom ne cdo qark nje vit me pare….

  20. andromeda says:

    Rama s’ia del dot të luftojë korrupsionin kur ky kancer i ka metastazat në çdo qelizë të shoqërisë së degraduar shqiptare. Me PD që e lufton në çdo hap dhe me një aleat të shpifur si LSI me Ilir floririn ‘pragmatist’në krye Rama i ha m…korrupsionit. Vetëm një dorë e fortë që të komandojë gjithshka me diktaturë mund ta bëjë zap këtë popull të degjeneruar dhe primitiv. Ndryshe ky vend do të shkojë përherë për lesh.

  21. Lexues says:

    Super shkrim… I mpreht dhe i gjithanshem. Madje, per ta plotesuar kjo do jete nje beteje e humbur nese nuk e gjen rrugen ta kethej pushtetin ne sistem. Sic ka thene dhe vete E.R, nuk jane njerezit por eshte sistemi… Megjithate kam besim dhe mendoj se rradhen e ka gjyqesori…ky do jete dhe fillimi i fundit per ata qe nuk funksionojne dot brenda nje sistemi te shendosh!

  22. Sokoli says:

    Eshte kaq e vertete sa po ju jap nje shembull.
    Keni degjuar per afro tre jave te operacionit qeveritar per ndeshkimin e vjedhesve te energjise elektrike ndonje lajm nga Durresi??? Jo Pse???
    Sepse kryeinxhinieri Plator Mehmeti ka qene denuar me burg nga gjykata per korupsion dhe hajduti nuk ka aresye te kapi vetveten. Si my rast ka plot ne Shqiperi dhe Edi duhet te degjoje me shume zerin e bazes…
    Tung

  23. Ushtarsku says:

    Keshilltari ushtarak i Edi Rames, Sander Lleshi, eshte ushtaraku me i korruptuar mbas Xhemal Gjunkshit ne kohen e Imamit. Rama e di kete. Ai eshte personi qe donte te shiste te serbet bazen e Bishtit te Palles. Pse Rama nuk e ka hapur kete dodje???????

  24. karl zais jena says:

    KORRUPSIONI ESHTE PJELLE E KAPITALIZMIT.DHE EDI RAMA NUK JA DEL DOT VETEM!VARFERIA DHE INJORANCA DO KOHE TE ZHDUKEN NGA SHQIPERIA.JEMI SHUME MBRAPA !!!!!

  25. Juaji, Edi Rama says:

    …DHE I VETEM TRIM NE LUFTE…
    GEZUAR 28-29 NENDORIN

  26. ola says:

    Ke te drejte Mero vllai,kur emerimet i ben Koco ne Albpetrol.Erion Veliaj ne cdo institucion.Ilir Beqja dhe te gjithe Ministrat shoket dhe dashnoret e tyre dhe te shokeve.Socialistet qe votojne dhe kane sakrifikuar 9 vjet tani vetem e vetem se jane socialiste ,jane lene ne harrese dhe rrugeve sepse asnje sju hap telefonin.Njerez qe kane qene ne administrate per 8-vjet me PD,i kane hequr ne fillimet e qeverise socialiste,dhe keta ministra aktuale karagjoze i kane rekrutuar prape neper ministri duke ju dhene dhe statusin e sherbimit civil qe ne vitin e pare qeverises.TURP,TURP!!!

  27. Degjo Ngjelen says:

    Rama po te kete kellqe, te degjoje Ngjelen kur thote se duhen zgjedhje te parakohshme per te hequr qafe “aleatin strategjik’, i cili ishte nje nga shkaqet kryesore te zullumeve te qeverise se meparshme.

  28. Libri says:

    Dorehiqu Linditëëë!
    Tung!

  29. tajar says:

    KUR edhe z.mero baze arrin te kuptoje se EDI RAMA eshte tani I pafuqishem te denoi korrupsionin ne qeverisjen e tij,a mund te dalim ne konkluzionin se kjo qeveri eshte e korruptuar koke e kembe,a jane shembuj te pafuqesise te tij mosdenimi I gjikes dhe fullanit,dhe rasti I lushnjes,ku si c’do here del dhe LSI si kontribuese ne kete korrupsion dhe maskarallek,tani I shtrojme nje pyetje z.mero si nje analist I mire, c’fare duhet te beje populli te duroi ne heshtje qe te vidhet perdite nga korrupsioni qeveritar,EDI RAMA ka dy rruge qe saliu nuk I beri ose te shkeputet koalicioni me LSI,ose te japi doreheqjen,ndryshe popullit mund ti vije litari ne fyt dhe mund te shkoje ne kryengritje antiqeveritare.

  30. arif says:

    TI I KE MIRE O MERO,PO PALLOSHI ESHTE FODULLE,KETE VESE E KA TE KEQ AI. PALLOSHI ESHTE PA FRIKE NA TRE FODULLET ME TE MEDHENJE NE SHQIPERI,MOS ESHTE DHE I PARI FARE I FODULLVE. NUK KA BYTH O MERO TROC NUK KA BYTH. AI SPO FUT 1 ME PESHE NE BURGE,DHE PIDBULLI FUTI 1 ZV MINISTER NE BURGE,KY PALLOSHI VETEM FJALE TE BUKURA DHE FODULLE PERZIHER. VETEM HALLEXHINJETE E KAN NGRENE DHE DO TA HANE GJITHMON.

  31. Ire abc says:

    Mero,e kam bindje qe kete shkrim e ke bere ti sepse njesoj ai une e si shume pak te tjere perfshi dhe vet K.Ministrin e vuajme realitetin edhe pas rilindjes nga perzgjedhja.Po,ke shume te drejte por kjo sdo te thote se paaftesi e disave duhet te ma trembi.Te siguroj se z.Rama do ta beje kete vend,dhe po me aq siguri mund te te them se ne kete vend gjenden dhe tre “mero” te tjere qe duan te mos kete fenomene dorezimi perballe korrupsionit…dhe per keta te tre K.Ministri ne varesi te drejtpeedrejte te japi akses dhe te kontrollojne ne kohe reale (sepse vec nje cc me email derguar ketyre te treve nga cdo institucion qe puneson qeofte dhe nje specialist te thjshte) nese aplikusi i shpallur fitues eshte ai i denji…mesusi qe respektohej dikur apo mjeku qe permendet qe nuk do jete ai qe ne deren e qendres shendetsore te fshatit nderkohe qe viziton hallexhiun e radhes kashte dere ka dy pula te gjalla te lidhura nga kembet.E pra eshte shume e thjeshte qe ti gjeshe keta te tre dhe te shofesh po ka njeri “bythe” e tja mbaje “bytha” te emeroj njerez jashte profilit apo te pakualifikuar sidomos ne arsim dhe mjekesi.Nuk ka nevoje per shume buje por per 3pc 3karrige nje linje interneti dhe 8ore pune…me shume se 100 te punesuar brenda nje dite ne arsim dhe mjekesi nuk ka as ne Kine…Shpresoj te mos shahem e lakohem si servil apo oportunist…Ketu ku une punoj e kam lene gjurmen e cila besoj eshte kjo qe po sygjeroj.Reapekte Mero dhe vazhdo te besh drite edhe pse duket kandil pena jote sepse asgje ske ti me dore…Aman je i lire te thuash cfare te duash dhe te kam zili.

    1. lora says:

      Ti nuk je thjeshte servil, je gej per te mos te thene shqip bythqir. Mero me kete artikull po mundohet ta pickoje pak Ramen, por ka frike te madhe dhe nga pickim e kthen ne perkedhelje. Kryegei cifut edi rama eshte dhe kryehajduti i ketij vendi dhe ti priske shpetim prej tij!!! Bej sic them une, por mos vidh sic vjedh une, kjo eshte teorija e kryeripjerdhesit prostitute rama.

  32. Bruins says:

    Nuk kam degju asnjehere nga asnje Parti per reforme ne Burimet Njerezore.Pra politikanet tane jo se nuk kane idene rreth kesaj por nuk u pelqen ta menaxhojne dhe trajtojne ate si kyci i nje administrate efektive, permanente, te kualifikuar dhe te mbrojtur nga sherbimi civil. Cdo Partia qe emeron Drejtor Arsimi, apo drejtor Spitali, Elektriku etj ?
    A respektohen grupet e interesit, integriteti moral, social, profesional?
    Konkurset??????? Kush i perzgjedh?????? Postet politike duhen te reduktohen ne nivele ministrie dhe KAQ.

  33. Socialisti bythpambuk says:

    Z. Mero!

    Nga Edi Rama nuk ka frike askush qe eshte i koruptuar sepse ata e dine mire qe Ai nuk ka deshire ta luftoje korupsionin. Lufta ndaj korupsionit duhej te fillonte me ishzyrtaret hajdute te pushtetit te meparshem, por qe ne fakt nuk eshte bere asgje.Atehere perse te koruptuarit e sotem duhet te kene frike?
    Mesazhi nga Edi Rama eshte i qarte: VAZHDONI TE VIDHNI. Prandaj i nderuar Mero “Derri e do plumbin ne balle”.

  34. alfade says:

    Plotesisht dakort mezotin Mero Baze ! Metstaza kanceroze e mafias berishiane eshte veshtire ta shkaterrosh,
    aq sa ka mundur te shkaterrohet mafia italiane , etj.

  35. alfade says:

    Plotesisht dakort mezotin Mero Baze ! Metstaza kanceroze e mafias berishiane eshte veshtire ta shkaterrosh,
    aq sa ka mundur te shkaterrohet mafia italiane , etj.
    Atehere, perse komenti im nuk pasqyrohet ne kete ”tablet ” ? Lutem shikojeni ku qendron difekti ?!

  36. ilir mehmeti says:

    o Mero, me shkrive. Ti e mban mend qe ne kohen tone thuhej “enveri me siguri nuk di gje, e ka bere mehmeti me koken e tij”. ky shkrimi yt bart nje sere elementesh qe tregojne se sa i i ulet eshte niveli i konceptimit te demokracise jo vetem nga shoqeria pos-feudale shqiptare por edhe nga intelektuale e saj. E nuk kishte si te ishte ndryshe. Po deshe ta spjegoj…

  37. Opinionisti says:

    Kanceri LSI po bën punën e vet. Do te shkaterroje cdo qelize te shendoshe.

    1. Taku says:

      Per ju, duhet akoma te besosh se ka ndonje qelize te shendoshe ne trupin e ketije te semuri si thua edhe ti, qe mund te sherohet nga vete i semuri.Cudia edhe mund te ndodh,si i thone nje fjale se endrat edhe dalin.Vazhdo te rish ne ender qe te ndihesh mire o Opinionist dhe jo vetem. Kur te dale endra mos u merzit per c’te rrethon,mos u mero per cdo shikosh.Mos uleri per cdo ndjeshe.Vazhdo endero e mos u zgjo

  38. Sadriu says:

    Analize e sakte.
    Edi Rama i vetem nuk ja del mbane, por mund te mundesoje nje reforme ne burimet njerezore.

    Kush punon ne burimet njerezore te institucioneve qendrore?
    Cilat jane kompetencat e tyre?
    Speciaistet e burimeve njerezore si emrohen dhe sa degjohet zeri i tyre?
    C’fare kualifikimi duhet te kene?
    Kur do te arrihet qe emrimet te mos jene kompetence e drejtoreve,
    por pjese e punes e burime njerezore?

    Kur kryeministri yne te arrije te zgjidhe keto ceshtje mendoj se do te nise ndryshimi.

  39. fshatari says:

    Me pelqen Merua se herepas`here nxjer ushqim edhe per qente.
    …shikoni sa te Gezuar jane

  40. Taku says:

    Ohu! Vertet mund te MERO-het kryeMONSTRA nga bemat e monstrave.Cudi!Te besosh kaq lehte kete gje.

    Kur “Daci” ne Pusht-et’ lidhet ne dashuri me “Micen” ne kualicion pjellet e tyre per minj do gjuajne.

    Pra kur K/ministri yne i dashur eshte bere me dhimbje koke nga deputetet e vete te vjen qeshesh,mendo ku eshte katandisur ky fare bu bu buri,kur qahet per te vetet qe jo vetem po e imitojne,por shqetesimi i tije eshte se po ja kalojne me bemat e tyre.Vertet ky eshte problemi i tyre.

    K/ministri yne i dashur u shtrengon fort ripin per fyti t’u marre frymen atyre mes te cileve eshte edhe vete. Ky eshte problemi i tije.
    K/ministri yne i dashur Qeveris kete vend me deshiren per t’a Qeverisur dhe si piktor ne stilin e tije ne fund te punes qe ka bere me bojrat ve dicituren e thote “gjejeni ju se c’kam bere(katranosur) une”,”eshte pergjegjsija juaj dhe jo imja qe s’e gjeni se c’kam bere une”.

    K/ministri yne i dashur thote kenaquni ju me kete qe ju kam vene perpara,doni apo s’doni ta kuptoni,pergjegjsia eshte juaja kur s’kuptoni se c’ju kam vene perpara dhe jo imja,qe se kuptoje per vete.

    Me kete,ka me!

  41. nardi says:

    Fatkeqesisht Edi Rama megjithe deshiren e mire qe ka per te punuar nuk ka shume mbeshtetes ne kualicionin e tij, qe te punojne bashke me te ne menyre te sinqerte dhe te paster.Une mendoj se ai dhe Ilir Meta nuk i besojne dhe nuk e duan njeri tjetrin,pamvaresishte se bashkepunojne nga halli se bashku.

  42. TONI says:

    Qe te diskutojme dhe te debatojme duhet me pare te biem ne konsensus per nje gje.A ka patur ne Shqiperi qe nga 1990-ta e deri ne 2013-ten ndonje drejtues qe s’ka qene i korruptuar?!Per ata qe thone se-:po ka nje -une them se nuk ia vlen te diskutosh me ta!Realisht ne Shqiperine e kesaj periudhe,nuk mbeti asnje drejtues pa vjedhur.Kjo eshte merite e Sali Berishes.Ai e ktheu ne sistem korrupsionin.Njeriu qe te mbijetonte apo te pasurohej duhej te vidhte.Tani pas kaq kohesh ne duam menjehere lojtare(drejtues)spektakli,por harrojme qe shqiptaret kane mesuar te luajne(drejtojne),vetem ne fusha te renduara nga lluca e korrupsionit.Duhet te mesojme te vleresojme c’do gje te mire qe rilind,sepse ka qene e vdekur!Ajo qe po rilind ne kete rast eshte qe kemi nje kryeminister qe nuk i del ne mbrojtje sharlataneve te korruptuar!!Nuk eshte pak kjo!Vleresoheni!

    1. Goni says:

      Ne sistem korrupsionin ta kthyen Nano dhe LIke floriri.Pyet meron qe e di me mire.Vazhdimin pastaj,te gjithe me radhe.

  43. astrit says:

    Shqiptare lutuni dite e nate Zotit qe te na shpetoje nga kjo e keqe qe na ka zene. Kemi perfunduar si te fjala e urte “bire selman i nenes ke te qaj me pare”.
    Kam nje lutje per te bere “O Zot hapi mendjen, syte e veshet kryeministrit tone qe te shohi humneren ku po rshqasim me shpejtesi” Amin!

  44. katarakti says:

    Dy – tri gjera te vogla. E para ky sistemi qe ndertuam keto 25 vjetet e fundit nuk jeton dot pa korrupsion, krim, shfrytezim etj etj. Se dyti populli shqiptar nuk ka ngritjen qytetare qe kane psh danezet apo gjermanet. Ka mentalitet anadollak ku bakshishi, favoret, miku – jane pjese e qyteterimit tone. Dhe se treti Rama jo vetem qe ka kunder presidentin, SHIKU-un, gjykatat, prokurorine etj etj, por ka edhe Hamza Kastriotin brenda koalicionit te tij. Prandaj sado qe te bertase dhe te acarohet ai nuk ben dot gje. Per te miren dhe gezimin e “rivdeksave” te PD-se, qe edhe ketu ne kete forum jane bere me krahe nga kritika e drejte e Meros.
    P.s. Termin “Rivdekje” ne ndryshim nga “Rilindja e Rames, e mora nga nje koment i mesiperm pasi me pelqeu si gjetje.

    1. Goni says:

      Edi Rama ka kunder veten ne radhe te pare.Mos mendoni se ministrave te Rames nuk ua ben njeri analizen.Ka nje pjese te konsiderueshme deputetesh qe vijne nga krimi dhe droga.Sa drejtore vuri dhe u hoqen me akuza te renda?Boll na e bet Ramen e virgjer mes imoraleve.Betonoj Tiranen nepermjet parave te pista.Si e mori pushtetin politik sipas jush.Ato specie si Artan Lame i marri i perhershem dhe i mbremshmi ,Artan Shkreli me shoke jane ata mekataret e betonizimit te Tiranes dhe Durresit.Boll me perralla qe si besoni as vete.Shqiperise i duhet tjeter burre,jo nje megalloman qe po i del boja cdo dite.Do kohe qe te krijohet nje klase politike qe s’ka lidhje me asnje lider te ketyre 23 viteve,

  45. Andressa says:

    Shkrimi i Meros eshte shume ndihmues per Ramen, Qeverine dhe gjithe ata qe e duan vertete kete vend. Nese do kishte dhe disa te tjere si Mero, Rama do e kishte me te lehte…. Zoti Mero, Nxirri dhe emrat e politikanve qe akuzon Liza dhe per cdo emer kerkoi miliona shtetit sepse po i bene nje sherbim shume te madh qeverise dhe shqiptareve. Nese te gjithe denoncojne dhe nuk pranojne padrejtesi gjerat do ndryshojne. Po u vazhdua me drejtuese si Liza mjer ne te gjithe. Kur kaq extrem nga nje qe pretendon se drejton arsimin dhe edukimin mendo ne te tjera…. eshte vertete, qe kjo eshte vetem maja e aisbergut.. Ne Shqiperi ka plot njerez te ndershem dhe shume te zote dhe sidomos afer PS. Boll me, me ish- drejtora apo ish- inspektore. Ata te gjithe jo vetem qe jane te paafte sepse po te ishin do kishin bere ndonje gje kur ishin njehere, pro qe te gjithe jane te korruptuar dhe prej tyre nuk pritet tjeter vec korrupsionit. Arsimi dhe shendetesia kane lidhje direkte me njerezit dhe te tilla mostra ne drejtim jane shume kosto per te ardhmen por dhe kosto elektorale. Vini njerez qe e meritojne vertete si dhe beni ligj qe ne arsim te gjithe drejtuesit ne ministri , IZHA, ISHA, DAR/ZA, shkolla, kopshte dhe cerdhe, CV ne internet…. Kush jane me te kualifikuart ne postet me te larta dhe keshtu me radhe. Do te sillte ndryshim te dukshem ne arsim por dhe ne besimin e njerezve..

  46. -mixha elez- says:

    Keto kritika te Meros per Ramen jane shume te vonuara dhe jo te sinqerta.

    Qe kur Rama deklaroi para nje viti se do merrte persiper borxhin e jashtem mbi 68% (akte kriminal te berishes)dhe borxhin e brendshem rrotull 1 miljard dollare,atehere Mero Baze duhet te ulurinte per tradhetine e Edit (duke patur rrotull arvizune me ilir meten)

    Ne problemet e dites qe shtrohen kjo ceshtja e Lushnjes jo vetem eshte ordinere por me keto raste eshte mbushur gjithe vendi pa dallim feje,partie,ngjyre dhe pozicjoni shoqeror apo financjar.

    Po ofenduar shumicen e komentuesve qe hiqen si shenjtore duke perfshire dhe Meron aksioma qe kryesore eshte kjo:

    Pa shkuar ne qelite e burgut i pandehuri Sali Berisha & his son Lul per;

    1-per krimin e 21 janarit
    2-per krimin e gerdecit
    3-tradhetine e detit jon
    4-tradhetine varrezave
    5-supervjedhjen e rruges kombit
    6-pucit shtetit 2 prill 1991
    7-vrasjen e shtetit shqiptar 1997
    8-puci shtetit 14 shtator 1998
    9-vjedhjen e bashkise tiranes 2011
    10-vjedhjen e shqup-it
    11-vazhdon…saga e krimeve

    Shqiperia do te vazhdoje te jete nje vend mafjoz qe nga qeveria,parlamenti,gjykatat,prokuroria e deri te pastrusesit e haleve te Tiranes.

    Prandaj Edi Rama nuk tremb njeri se pushtetin pas fitores se pjerdhur te 23 qeshorit e kane katershja Arvizu-Berishi-Meta-Basha.

    Eshte cinik ky lloj editoriali i Meros dhe brezit te tij..PSE

    Fenomeni i Lushnjes eshte nje molekule e qelbur ne trupin e shtetit kanceroz shqiptar.

    Brezi i Meros dhe Rames + Pederat si dhjetorista kane pergjegjsi tre fishe para historise:

    -Deshtuan te mundnin pushtetin popullor te Enver Hoxhes (diktaturen e tmerreshme sipas arvizuve macartiste) sepse nnga nje shtet dinjitoz jemi kthyer me poshte se nje vilajet te kohes turqise.

    -Vete Mero Baze me antiberishistet e tij jo vetem qe kane deshtuar per te vene Berishin ne bangen e drejtesise por eshte vete Berisha qe po pregatit nje dy prill te ri si ne 1991 dhe Berisha nga nje i akuzuar po kthehet ne akuzues.

    Ajo qe eshte me bizarre eshte se Brezi i Meros dhe Rames po mashtrojne akoma ate popull barbarisht..Sot eshte dita e pamvarsise dhe asnje nga komentuesit te Temes sot nuk uron ne kete rast dhe kane te drejte..Pse ?

    A mund te quhet pamvaresi kur nje ambasador (qofte dhe i nje vendi mik) te dale ne media dhe te terrorizoje ish luftetaret e LNCL pse mbajne portretin e komandantit te tyre ne duar ne kete jubile te 70 vjetorit.

    A mund te quhet pamvaresi kur nje ambasador (qofte dhe i nje vendi mik) te dale ne media dhe te terrorizoje ish luftetaret e LNCL dhe ti japi “urdher” dyshes Rama-Meta qe te heqin nga qafa shallin e kuq te deshmoreve…..I kuq eshte gjaku i derdhur ne lufte (dhe ne 21 janarin e arvizuse)..eshte e kuqja e flamurit tone kombetar….

    Prandaj Edi Rama nuk ka ke tremb as me dosjet e korrupsionit as me ato te spiunave sepse ai vend jo vetem qe nuk eshte sovran pasi eshte nje republike ambasdoriale, por korrupsioni,droga dr Florit dhe kallashi konstadinit eshte mjet jetese.. eshte ky sistem paranojak demonkratik qe as Rama,as Mero as dhjetoristet e dhjere te dhjetorit nuk kane guxim ta thone por..preferojne kockat e enverit duke u kthyer si hijena dhe vampire.

    Perse duhet te urojme sot diten e pamvaresise dhe neser 70 vjetorin e clirimit
    kur sipas amerikarit me pagese Bernad Fisher dhe ca frank-eshtein shkrelave te mergates qyqeve nga amerika paska qene lufte civile dhe 29 nendori 1944 qenka dite pushtimi nga Enver Hoxha,Rusvelti,Stalini dhe Curcilli.!?

    Nqs se nuk qenka 29 nendori 1944 dite clirimi atehere shpalleni dite pushtimi..dhe qe te jete me e plote dita e zise merrni eshtrat e kriminelit nazist Xhaferr Deva nga Amerika dhe cojeni te varrezat e deshmoreve ne tirane si nje “patriot” qe u nderua si “hero antikomunsit” nga shteti amerikan ashtu si ylli ne ngjitje qe vrau si xhaferri 4 protestues ne 21 janar..

    RIP ALBANIA

    1. Xhemali says:

      Mixha, ketu komentohet vetem shkrimi, jo gjithe problemet ne Albani qe jane shume… Dhe kjo qeliza e qelbur, qelbe shume te tjera nese lihet ne heshtje. Pastaj komentuesit komentojne me aq sa njohin dhe kuptojne rreth shkrimit ne fjale dhe s’jane as shenjtore dhe as perfekt sepse dhe nese duan te jene nuk mundin te jene. Thjeshte me aq sa dine dhe mundin perpiqen per me mire. Sa per sinqeritet ke shume te drejte. dhe une mendoj si ju, ne AL, mungon shume!!

  47. SHQIPTAR says:

    Qe te dal tek Rama, duhet te bej nje analize historiku filkimisht:
    Kush ka qeverisur me gjate ne pluralizem? Berisha. Dmth: duam apo s’duam, Berisha ka treguar se eshte nje politikan despot, i afte ta kullandrise me gjate se te tjeret karrigen e tij te pushtetit. Te majte e te djathte duhet te clirohen nga komplekset dhe ta pranojne kete gje. Aq e vertete eshte kjo gje, sa edhe te pakenaqurit e shumte brenda ne PD, s’dine c’te bejne sepse Berisha eshte lokomotiva e PDs, pa ate, te gjithe zbulohen si kakofoni pa cilesi lidershipi. PD eshte e destinuar te jetoje obsesionin ndaj Berishes deri ne fund, sepse ne gjirin e saj nuk ekziston asnje udheheqes tjeter. Them figura me aftesi lidershipi jo figura ekzekutive si Azemi apo Olldashi.
    Blendi Fevziu dhe Opinioni i tij me dokumentare pa fund, na ka mesuar se Berisha e trashegoi pushtetin nga Ramizi, me nje qetesi te cuditshme, teper abstrakte, po ti referohemi kalimit te shtruar ndermjet dy regjimeve te kunderta. I ketij mendimi eshte dhe avokati, i cili aludon qarte se vdiq Ramizi, ra Berisha.
    Pushtetari nga njeriu i thjeshte nuk ka asnje dallim fizik, ajo qe e dallon pushtetarin eshte fortesa qe ka ngritur, ndaj asnje pushtet nuk bie nqs forteses nuk i cenohet asnje tulle. Gjithcka transformohet aludon avokati, qe me siguri e ka te degjuar nga babai i energjise universale Ajnshtajni.
    Sipas kesaj logjike, cfare ndodhi me Berishen? Ai respektoi fortesen e klikes moniste dhe pasoi pushtetin duke ngritur me kujdes kliken e tij. Ktu ska asnje cudi, sepse ne jemi popull i vogel dhe te gjithe biem shoke, kusherinj, shoke te babit, mamit, shoke te dajes, xhajes, xhaja komshiut, xhaja shokut, shoqes… e pa fund mund te ecim ne pashmangesine nepotike te nje vendi te vogel. Sa me e mire cilesia nepotike aq me ngadale shfaqet pakenaqesia ne turme. Turma shpesh tregoi pakenaqesi deri ne depresion popullor. U kerkua shpetimi tek Nano, u kerkua shpetimi tek Meta por askush nuk arrinte te bente nje lidership te plote. Turma nuk gjente derman. Rama ishte drejt formimit politik, gjuha e tij virtuoze dhe niveli i larte intelektual nuk kuptohej nga turma. Si pasoje turma e kishte te veshtire tja besonte Rames pushtetin. Te vetmit qe e kuptonin Ramen ishin intelektualet, ata intelektuale qe aspironin lidership me thelb racional dhe jo sigurine nepotike qe mund tu siguronin eksponente te caktuar ne qarkullim. Rama u perpoq gjate, tregoi cilesi dhe me ne fund arriti te fitonte edhe elemente te populizmi aq te domisdoshem per nje vend te varfer. Turma e tmerruar pas 23 vitesh butaforizmi, deliri megalomanesh, votoi Ramen. E votuan Ramen edhe ata qe ende nuk e kuptojne cfare thote ne fjalimet intelektuale, sepse s’kishin kujt tjeter t’ja jepnin voten. Erdhi nje pike qe turma e kuptoi se shpresa e vetme qe kish mbetur ishte Rama. Ardhja e Rames ne pushtet sigurisht qe do akomodonte kliken e tij dhe ketu po e mirekuptoj fillimisht, por nese meritokracia nuk fillon te shfaqet avash avash, qeverisja Rama do filloje te leshoje arome te djathte dhe ndasi klasore. Ka shume intelektuale ne kete vend qe jane te afte, adhurojne Ramen, por baballaret e tyre nuk njohin asnje qe mund te njohi Ramen. Polarizim kudo dhe mesa duket edhe ne kete aspekt, dikur klika nepotike moniste, sot klika nepotike desidente. Meritokracia eshte njeri nga 2 faktoret kryesore qe do ta sheroje vendin, jo hapja e dosjeve.
    Rama erdhi duke aspiruar rregullin, trasparencen, prosperitetin, dinjitetin, Evropen e bashkuar, te gjitha keto derivate qe mund te ekzistojne vetem pasi autoriteti i humbur i ligjit te rivendoset. Pra nje proces qe fillon nga institucioni i Drejtesise. Ketu duhet te ndalemi te gjithe sepse Drejtesia eshte akoma e pareformuar, por nese kjo reforme zgjat, zgjatja do perceptohet shumefishe per shkak te turmes se lodhur e te irrituar nder vite. Reforma ne drejtesi duhet respektoje nje afat kohor, qe ti paraprije pakenaqesise popullore se Rama ka zene rehat me justifikimin se drejtesine e ka Berisha. Deri tani te gjithe “drejtoret” e korruptuar (spo them me lart) kane vizituar prokurorine me bilete vajtje-dalje. Te le shije pesimizmi, teksa degjon opinione nga njerez shpesh te pa-arsimuar te cilet shprehen me bindje: “eh ata i bejne pazaret me njeri tjetrin, ku vend eshte i kapur, mjere populli”. Nese forteses se monizmit nuk i hyri shiu, asaj te Berishes gjithashtu, atehere cfare ka fituar Rama me 23 Qershor?! A e kupton Rama se aktualisht ne vend ka vetem dy figura lidershipi ai dhe Berisha? A e kupton Rama se nese turma zhgenjehet nga shpresa e tij e fundit, depresioni popullor mund te jete shume i thelle. Dashje pa dashje Rama ka ne duar fatin e shqiptareve ndoshta me shume se kushdo politikan tjeter froni. Nese Rama i zhgenjen shqiptaret, bojkoti masiv i mundshem ndaj procesit te votimit nuk do te sjelle asgje te mire.
    Z. Rama i kemi syt nga ju. Nuk te ben pushteti te pavdekshem, por historia. Ju lutem behuni pjese e historise se ketij kombi.

  48. Astrit says:

    Me keta ministra diletante e hajduta njeheresh, jo Rama, po as Jezu Krishti te zbrese ne shqiperi si ben dot derman ketij vendi. Vajmedet

  49. lira says:

    BIG LIKE komenti i -mixha-elez.

    Meros ja kemi thene me kohe, mos i bjerr rrotull more bir, ti e di rrugen me mire nga te gjithe se nga duhet te shkosh, po nuk mundesh se ti kane zene k.. me dere.

    Kaq e vogel sa eshte Shqiperia do ishte bere lule me kohe. Por zaberhanet dhe zorzopet e pengojne duke patur parasysh dhe popullin indiferent.
    Aq shume na shperfillin, sa mendo nja palo historian Fisher i paguar ( mendon se eshte amerikan dhe do jete absolut, nderkohe qe as arviziu dhe as fish -peshku nuk perfaqesojne popullin amerikan) kujton se do ndryshoje historine e Shqiperise.

    Keto behen per te ulur vlerat e kombit.I gjithe populli yne u ngrit kunder fashizmit dhe nazizmit dhe nese zoraxhinjte e BALLIT u bashkuan atyre, kjo nuk tjeterson qellimin e luftes.
    Pinjollet e kuislingeve, Shkrele e kompani duan te rehabilitohen duke ç’bere historine.
    Le ti themi atij palo amerikani qe meqenese gjermania nuk shkeli ne territorin e SHBA atehere amerikanet nuk paskan luftuar kunder nazizmit. Me ke kujton se flet ai birbo?!
    Por e kane te kote sa jane te gjithe bijte, niperit dhe mbesat e atyre qe luftuan dhe dhane jeten per clirimin e Shqiperise, qe do ja transmetojne historine brezave qe vijne.
    Ballistet dhe bashkepunetoret e fashizmit bisht qeni kane per te mbetur ne histori.
    Mero, nese shpresonim te mbetej Rama ne histori, por e ka te pamundur, thiri njehere vetes, shkruaj ate qe ti e di shume se cfare duhet te shkruash, se mbase hyn ti ne histori.

  50. era says:

    Shqiptar ne komentin tuaj ju i luteni Rames te behet pjese e historise se kombit.
    Une me keqardhje po ju them se ai jo se nuk do, po nuk mundet te behet pjese e historise se kombit. Ate po i kerkohet Meros, te shkruaj hapur por as ai nuk do.
    Nuk mund te behet pjese e historise kur njera kembe e Rilindjes ecen para dhe tjetra skiç. Tung

  51. Arta Sinoimeri says:

    Po Mimoza Kuqi qe u “zgjodh” me aq shume buje gjoja me konkurs per DAR Tirane o Mero ? Tani eshte gati per ke plerat,(nje nga qelbesirat e qeverise rilindjes). Besoj se edhe per kete e ke marre vesh se u kap nga pergjimet me korrupsion 5000-8000$ per vend pune,(tani eshte ne gjykim).Po kjo nuk ishte e LSI-se O Mero!Kjo ishte zgjedhur me delegim nga poshte&urdher nga lart si sharëse e Saliut ne nje reklame te rilindjes! Nuk te duket se e gjithe rilindja nje surrat ka o Mero,o perversa, o me preçedente,o te keqij si baballaret e tyre bllokqene,ose me e pakta te pa-afte.Per siguri bej nje “parakalim” neper shkolla ne Tirane te shikosh se çfare mostrash te pa-afte kane vene si drejtues….e ironia eshte se me keta drejtues injorante do te ‘rilindin’???

  52. jugu says:

    Mero vec hijes se tij Rama nu tremb asend tjeter ndoshta ndonje si puna jote ja a friken se sa si shpjegohet ndryshe qe I ben aq shume sbuukurime qeverise se mashtrimit.FOL nje here pro dhe hapur fuarenjve qe po mashtron cdo dite rilindja o mero vellai po qe se je gazetar dhe ske frike nga rama provoje te shohesh sa vlen lekura jote te shohesh se genjeshtrat e rilindjes nu hahen as me vaj e as me uthull

  53. ARTAN VELCANI I KORRUPTUAR SHEFI I BURIMEVE NJEREZORE TE ALBPETROLIT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje