Ta pësosh prej kopjes edhe kur je me origjinalin

30 Nëntor 2014, 19:57Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Partia Demokratike në opozitë kompletoi sot ekipin e saj drejtues, duke shtuar në mënyrë të dukshme dozat e një ekipi besnikësh, tashmë edhe ndaj Lulzim Bashës. Deri më sot Partia Demokratike ka pasur problem personalitetet politike dhe debatin brenda saj, por pas zgjedhjeve të fundit, kjo mungesë ngjan si një luks i tepëruar. Nëse një vit më parë dukej si problem serioz, se Sali Berisha emëroi dhunshëm në krye të PD-së Lulzim Bashën dhe se ky do të ishte një ushtar i Berishës, ajo që ndodhi sot e degradoi më tej situatën, pasi procesi nuk vazhdoi me kompletimin e PD-së me servilë të Berishës, por me ushtarë të Bashës. Kjo është një situatë tragjiko-komike, pasi nuk kemi të bëjmë më një situatë luajale ndaj Berishës. Kemi të bëjmë me një panoramë groteske, ku të zgjedhurit janë beniaminë të një njeriu të përulur ndaj Berishës. Me pak fjalë, mund të thuhet se ndërsa Berisha i dhuroi Bashës një vit më parë partinë, Basha e garantoi sot, duke zgjedhur një ekip që është derivat i kryeservilit të Berishës.

Ky është ndoshta procesi më regresiv që ka ndodhur në Partinë Demokratike dhe zhvillimi më zhgënjyes për dhjetëra emra brenda asaj partie, që pranuan në heshtje emërimin e Lulzim Bashës nga Berisha, me shpresë se garanti i tyre do ishte Berisha. Në të vërtetë rezultoi që Berishës i duhet vetëm një ushtar në PD, dhe ai është Basha. Të tjerët i duhen Bashës.

Dhe sot jemi në një situatë ku të gjithë ata që justifikuan krimin e zgjedhjeve të lira brenda PD-së në korrik të vitit të shkuar, sot janë viktima të atij procesi. Ata që mendonin se po pranonin kopjen e Berishës meqë ishin vetë me Berishën, tani po shikojnë se sa e hidhur është ta pësosh prej kopjes, edhe pse je besnik i origjinalit.

Jozefina Topalli që rrahu shuplakat pse humbi Olldashi, me shpresë se kështu do të dukej më luajale me Berishën, sot duhet të marrë leje tek ushtari i SHQUP-it që të hyjë brenda. Gent Strazimiri, që me sa duket është i nevojshëm për të nxjerrë PD-në nga Kuvendi për interesa të Bashës, është i panevojshëm si sekretar apo nënkryetar partie. Flamur Noka, që ishte për një kohë të gjatë mëkëmbës i Berishës për organizmin e PD-së dhe që për këtë shkak e pranoi emërimin e Bashës përballë Olldashit, tani u fshi nga lista brenda natës. Dhjetëra të tjerë, që menduan se në garën mes Olldashit dhe Bashës kishte rëndësi mos ta prishnin me Berishën dhe pranuan Bashën, sot janë jashtë listave.

Procesi i servilizmit politik në PD, të cilit iu hap rrugë me emërimin e Bashës, sot është një proces që po thellohet duke mandatuar Bashën për një ekip anonimësh dhe besnikësh ndaj tij, që të justifikojë besimin e Berishës. Falë këtij procesi regresiv, sot PD-ja ka sekretar të Përgjithshëm, Arben Ristanin. Cilësia e tij kryesore nuk është se vodhi votat dhe i dha mandatin Lulzim Bashës. Atë do ta bënte secili prej atyre të tjerëve, pasi vjedhja e votës është kult në atë parti. Ai nuk është përzgjedhur as si hajdut votash dhe as si ish-gjyqtar hajdut, por është zgjedhur për të deinkurajuar hapjen e Partisë Demokratike dhe afrimin e vlerave brenda saj.

Përballë tij kandidonte Eduard Selami, ish-kryetari më karizmatik i Partisë Demokratike, larguar dhunshëm nga partia në prill të vitit 1995, pse tentoi të kishte një opsion të tijin politik. Ai u zbua me dhunë nga posti i kryetarit nga PD-ja e pastaj edhe nga Shqipëria. Për fatin e tij të mire, ai e la PD-në të pastër, pa ndonjë proces vjedhjeje votash. Pas ikjes së tij, ndodhi maji i 96-ës, marsi i 97-ës dhe gjithë gjëmat e tjera. Ai u rikthye 18 vjet më vonë, me keqkuptimin e njeriut që ende beson tek ndryshimi dhe iu dha një leksion më i hidhur se më 1995-ën. I thanë nuk vlen as sa Arben Ristani, i cili në kohën që Selami  ishte kryetar i PD-së, u arrestua dhe shkoi në burg për korrupsion, si gjyqtar që kishte marrë para.

Arben Ristani duhet sot më shumë se për gjithçka, për këtë mesazh. Që askush të mos guxojë të mendojë se është bërë deti kos dhe mund të pretendosh të jesh dikushi në atë parti, pa qenë i kompletuar si njeri i paaftë, i pafytyrë, i palexuar dhe i parrezikshëm si rival. Ai është zgjedhur jo se i duhet Bashës apo Berishës  si Sekretar i Përgjithshëm, por u duhet për model që t’ua tregojnë të tjerëve se si duhet të jenë, nëse duan të bëjnë hajër në atë parti. Kjo është më shumë se sa fyerje. Ky është një poshtërim publik që i bëhet një partie, vetëm që të garantohet se ekipi i Kryetarit të emëruar është tërësisht i tredhur dhe i parrezikshëm për atë që ka emëruar kryetar, kryetari i vërtetë.

I tillë është edhe ekipi pas tij. Njerëz anonimë, me lidhje klienteliste me rrethin e Bashës, të cilët plotësojnë parametrat, duke mos patur emër dhe fytyrë publike. Ata janë të gjithë garantë të kryetarit të emëruar, i cili nuk do të ngjallë asnjë shenjë dyshimi se ka ndërmend të bëjë një parti me personalitete publike.

Së fundmi, lista e re e ekipit drejtues nuk përfaqëson as historinë e PD-së dhe as origjinën e saj, por jep një model të shëmtuar se si mund të bësh përpara në politikë.

Ristani, që është ylli i të zgjedhurve, vjen nga e majta. Ai nuk ka asnjë identitet politik për të qenë as përfaqësues i të djathtës së re dhe as përfaqësues i historisë së PD-së, por simbol i një të emëruari që për çdo shërbim politik, është bërë milioner. Ai nuk përfaqëson dot as të hequrit nga puna, as taksat mbi biznesin dhe as të persekutuarit politik, pasi është nga një familje komuniste. Person, që ka në pronësi vila luksoze në Farkë dhe lokale në Bllok dhe që s’ka punuar kurrë në një punë që t’i justifikojë ato. Partia Demokratike injoroi të rikthyerit në parti dhe ata që kishin demonstruar një lloj disidence ndaj Berishës.

Qëndrimi ndaj Selamit, mjafton për të ngushëlluar gjithë ata që besonin se tani gjërat ishin ndryshe. Të zgjedhurit e tjerë janë si Ristani dhe Basha. Njerëz anonimë, që mendojnë se rruga drejt karrierës, është të të marrë dikush nga dora e ti t’i lëpish bythën. Modeli si Basha, që erdhi nga refugjat dhe u ngjit në majë të PD-së, duket se është frymëzuese për ta. Por, problemi është se Basha gjeti kujt t’ia lëpinte. Këtyre do t’u venë jargët dëm, se do ikin bashkë me Bashën dhe modelin e tij, në përballjen e parë me zgjedhjet.

44 komente në “Ta pësosh prej kopjes edhe kur je me origjinalin”

    1. 007 says:

      Zoti Mero po i lodh lexuesit dhe po luan si macja me miun me Lulin.Mero Baze eshte nga ato 4-5 veta ne shqiperi qe di aq shume sa mund ta zere miun Lul ne cark por ose nuk do ose i kane vene vije te kuqe.

      Me artikullin jam dakord nga ana gazetareske por jo nga ana atdhetare.

      Ta quash Lulin se erdhi refugjat nga Hollanda kur ai ka filluar studimet si nje master-spy duke marre nje apartament me pashaporte te cuditeshme amerikane dhe vlera e shtepise e jashzakoneshme,tregon se Mero Baze ose eshte mashtrues ose ben biznes mediatik si macja me miun Lul.
      Ja disa fakte te cuditeshme qe cdo komentues le ti shohe ne versionin e tij

      Lulzim Basha është “Amerikan apo Falsifikator?!”

      Kokalari, letër Arvizus, zyrtarëve të DASH-it dhe FBI-së për dokumentin e Bashës në kontratën e Utrechtit:

      Në një letër që i është dërguar ambasadorit amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, një kopje e së cilës u ka shkuar dje edhe një numri zyrtarësh të lartë të Departamentit të Shtetit dhe FBI-së, shqiptaro-amerikani Geri Kokalari ka kërkuar përgjigje zyrtare për dokumentin e publikuar dje nga “Shekulli”, ku emir i ish-ministrit të Jashtëm e të Brendshëm të vendit, ka kryer një blerje pronësie ku figuron i paraqitur para noterit me një pasaportë amerikane të pashpjegueshme. Dokumenti është zyrtar nga Kadastra Shtetërore e Holandës.

      “Linku bashkëngjitur (i përkthyer edhe në anglisht) është i një artikulli në gazetën shqiptare ‘Shekulli’, dhe përmban mes të tjerash një kontratë ku shtetasi shqiptar Lulzim Basha prezantohet para një noteri për blerje shtëpie në Holandë si “mbajtës i një pasaporte amerikane”. Jeni ju në dijeni që Basha të ketë një pasaportë amerikane? Nëse po, si e ka marrë këtë pasaportë? Nëse jo, atëherë ai ka kryer një mashtrim dhe ju keni detyrimin të raportoni këtë mashtrim tek autoritetet kompetente në Holandë, dhe ajo që është më e rëndësishmja, publiku shqiptar duhet të marrë përgjigje për këtë falsifikim, veçanërisht në rrethana të tilla, në vigjilje të zgjedhjeve elektorale ku personi në fjalë kandidon për kryebashkiak në Tiranë. Bashkëngjitur është një kopje e dokumentit të përdorur nga Basha për të kryer një blerje shtëpie. Aty ai është referuar me “”amerikann pasport 0160138”

      Publiku pret përgjigje për dokumentin e Kontratës së Utrechtit
      Kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Lulëzim Basha, po përballet me dyshimin për përdorimin e një pasaporte jo të rregullt amerikane në vitin 2001 në Holandë. Sipas dokumentit noterial holandez, me të cilin ai ka blerë shtëpi në Utret të Holandës në vitin 2001, Basha është paraqitur para noterit me “amerikann pasport 0160138?. Nga një hetim i shpejtë i numrave të pasaportave amerikane rezulton se ato janë me 9 numra dhe jo me 7 numra. Ambasada Amerikane në Tiranë i tha dje një gazetari të interesuar se nuk shprehet për këtë rast. Po ashtu nuk shprehet për këtë rast dhe vetë Lulëzim Basha, i cili po përballet me një sërë mashtrimesh që ka bërë me deklarimin e pasurisë së tij dhe rrethanat në të cilat e ka vënë këtë pasuri në Holandë.

      Cili jeni ju zoti Sergej Bashic ?!

      1. anonim says:

        Ju lutem,kush ka koment cfare do te thote emri Sergej Bashic…!!??
        Diversion apo i emer sekret i ndinje sherbimi te huaj…!!??

        1. rilindja e varferise says:

          pse jeni kaq te rrjedhur nga mendja ju te rilindjes? mendoj qe i ngjani kryetarit tuaj.
          ky basha qe permend dhe autori ne kete shkrim, nxori ne shesh nje numer mjaft te madh njerezish, qe tregon se basha gezon respect ne popull. qente le te lehin dhe karvani le te vazhdoje

          1. Po,Po says:

            “Mire” thote ky idjoti.Basha nxori ne proteste gjithe ata te mobilizuar per t`i hedhur ne sulm.Kete e pame edhe te “Fiks Fare”.

        2. KUSH JENI JU ZOTI SERGEJ SORGE ! says:

          BESOJ SE KOMENTUESI I MESIPERM I REFEROHET FILMIT CILI JENI JU ZOTI SORGE POR NJE GABIM SE LUL BASHA JO VETEM QE ESHTE DEKONSPIRUAR DISA HERE POR NUK ESHTE AS SA NJE SPERMATOZOID I SORGES.ME SHUME ROLIT TE SORGES I SHKON SERBIT DAMIR FAZLLIC ME SELI NE WASHINGTON.SIDOQOFTE NDIQ DISA TE DHENA PER FILMIN

          Who Are You, Mr. Sorge

          In 1961 a movie called Qui êtes-vous, Monsieur Sorge? (Who Are You, Mr. Sorge?) was produced in France in collaboration with West Germany, Italy and Japan. This movie was very popular in the Soviet Union as well. The part of Sorge was played by Thomas Holtzmann.
          On 5 November 1964, 20 years after his death, the Soviet government awarded Sorge with the title of Hero of the Soviet Union. Sorge’s widow Hanako Ishii received a Soviet and Russian pension until her death in July 2000 in Tokyo.
          In 1965, three East German journalists published Dr. Sorge funkt aus Tokyo in celebration of the half-Russian, half-German hero who had acted against fascism. In the lead up to the award, Sorge’s claim that Friedrich Adolf Sorge was his grandfather was repeated in the Soviet press. In a strange cold war oddity, these authors stirred up a free speech scandal with patriotic letters to former Nazis in West Germany, causing the Verfassungsschutz to issue a stern warning in early 1967: “If you receive mail from a certain Julius Mader, do not reply to him and pass on the letter to the respective security authorities.”

    2. nga Prec Zogaj tek Ristani says:

      Pas Nishanit president, Lulit kryetar partie, Fullanit guvernator, Ristani shenon nje arritje te papare dhe nje rekord te triumfit te Forrest Gampe-ve shqiptar.

      Keta njerez jane OK nga pikpamja e kontributit formal, meritave te nje karriere ordinere dhe sherbimeve korrekte servile te ofruara, por jane nje tmerr per sa i perket mungeses se personalitetit, jane impresionues me mediokritetin e tyre dhe me mungesen e vlerave personale intelektuale.

      Keta jane disa kaptera qe jane thirrur te bejne punen e gjeneraleve. Sigurisht ka shume njerez qe nuk e kuptojne ndryshimin, qe besojne se ndryshimi qendron vetem dek disa pllaka me yje qe quhen grada. Por nuk po merremi me kete.

      Modeli qe ka promovuar Berisha ja kalon edhe modelit te mjeleseve te dalluara, marangozeve dhe punetoreve qe ka promovuar dikur byroja politike enveriste si anetare te saj.

    3. hILLBILLY says:

      Salih Ram Gerdeci ose shkurt Mr. Gerdeci, kishte ne huqin e tij qe te mbante ne kopesht me kunguj. Per ta riperterire kopshtin e tij, i cili ne fakt i duhej per dite te keqija, here pas here ai e nderronte perberien e tij me farera te reja te zgjedhura por gjithmone paraprakisht kujdesej qe ato te ishin fara kungulli e shkuar kungulli.
      Ndodhte nganjehere qe ndonjeri nga këta kunguj mbetej i pakenaqur me mjeshtrin Mr Gerdeci, por nuk ka patur shume pasoja!! Pasoja me e rende ishte kur ndonjeri nga keta kunguj, i demtuar rende ne personalitetin e tij prej kungulli shenderrohej ne kastrokungull!! ?
      Kastrokungulli ndeshet shpesh nder ara e sideomos ne kohe riperteritjesh te kopshtit te Mr Gerdecit. Kur kungujt lendohen, fyhen apo trazohen paksa, ata menjehere reagojne dhe percasin duke leshuar ne ambjentin per rreth nje pluhur ne ngjyre kafe dhe me nje arome aspak te kendshme por gjithsesi jo revolucionarizuese qe populli yne e quan fendë qeni ?
      Keto reagime i kemi degjuar here pas here nga kopshti i Mr Gerdecit dhe do te degjohen per sa kohe ai eshte aty duke mbjellur kunguj te rinje e duke tëharr ? kungujt ” e dalur boje”….., ?

  1. Billy1 says:

    Bravo i qofte PD-se. Kush i ka sherbyer e shperblen mire. Dhe jo si ata langaraqet e PS, qe duan te punosh per ta dhe pastaj te lene ne rruge.

    1. Socialisti says:

      Sakte, socialistet jane rrugeve sepse Edi Rama doli me langaraq se kta. Sjellje tejet e shemtuar me ata qe e sollen ne pushtet.

      1. nora says:

        Pse Edi Ramen ne pushtet e sollen 1.000.000 vota. E cfare prisni ju qe te
        rregulloje 1.000.000 veta ne pune dhe tu beje favore? Ai nuk do te vazhdoje te beje te njejten gje sic bene palacot e PD me militante pa shkolle. Per kete i heqim kapelen Edi Rames. I lumte qe nukmerret me militantet.

        1. Socialist safi says:

          Po mo vllacko 1000000 vota mori, se ne i beme censusin e popullsise nje me nje, dhe i nxorrem njerzit nga shpite edhe me bizhame per me votu, dolem si prifti me kusi neper mehalle duke dhene kushtrimin per rilindjen qe te behen drejtoresha dashnoret e shokeve te Edi Rames si dhe ish ofiqaret e bashkise se Tiranes. Gjithashtu mban te palevizur nga administrata shkerdhatat e Sali Berishes. Ska problem se ne militantet e PS qe kemi 9 vjet e kusur ne opozite, qe skemi miq e jemi te arsimuar, qe investuam per PS, do bejme si do bejme e do durojme dhe 6 muaj deri sa ta zbojme kete harramli nga drejtimi i partise tone. aty do shifen dhe 10000000 votat e ketij bukeshkali

  2. Vari leshte pd se says:

    Kur quhet kryetar edhe luli,eshte ti dhjesesh mu ne kryetar,dhe sekretar bashke.

  3. Punetori says:

    Shume e drejte z.Mero por te tille i kerkojne te gjitha partit politike.Kerkohen te korruptuar,hajdut,e me te gjitha veset e keqia.Ne vendin tone me i zoti eshte ai qe ta fut dhe i lepin bythen shefit.

  4. Albi says:

    Pse do ikin keta? Keta nuk e kane as ne statut qe duhet te largohesh po humbe zgjedhjet sic e kishte Rama. Basha do rri aty deri sa njerezit te merziten me Ramen dhe pastaj te shpresoj se ai inat do e bej kryeminister dhe ate.

    Nga ana tjeter, po behesh qesharak me mungesen e koherences tende. Te njejten gje beri dhe Rama ne PS, e une nuk mbaj mend qe ti ti kesh thene gje, perkundrazi. Po per sekretar ke ka Rama? Gramoz Rucin, nje njeri me 4 klase shkolle, qe nuk di te lidhe dy llafe, nje ish-komunist fanatik i kthyer ne kriminel, qe ka nje djale kriminel rrugeve te Tiranes, por qe beri veprimin e zgjuar se u lidh me ndertimet e Rames. Ke gje per te thene per kete?

    1. stop says:

      o Albi ,më kë e ngatërron Gramoz Ruçin , me Salucon që i thotë këmbës dorë, po ligjërimin e Ruçit e ka zili çdo politikan more, po na thua që Ruçi është ishte komunist, po Saloviçi a ka qënë komunist ? po Shkërdheni a ka qënë pjesmarrës në aferën e Gërdecit ku u vranë 26 vetë ?

  5. Marku uk. says:

    Iku per lesh Ceta-Veriore PD.

    Sot pa asnje intelektual por mbytur me “maloke dhe provinciale injorante”.

    Shikoni kush i del ne ato mitingje …
    injorante, hajdute energjise dhe tokash, cuba te armatosur te 97-tes per te mbrojtur Ate qe i la te benin “rrumpalle” Shqiperine dhe qe vete me fasmilje te vidhete prona dhe parat e bankes si dhe leke droge.

  6. Ndoci says:

    Kerkund flamur noka? Humbje e madhe. Bravo Basha.

  7. shvejk says:

    Po me Griden dhe Mèsìlèn cfàrè u be ? U shkuan kot mjaullitjet me duket.

  8. ky grupim njerezesh ne kete te ashtuquajturen PD…….KA MBARUAR PUNE.
    Duhet te shkrihet kjo lloj piramide qe paguhet nga taksapaguesit shqiptare dhe te dali jashte ligjit.keta vetem e kane rrenuar ate vend dhe nuk kane ndermend te behen njerez ndonjedite.duhet te shfarosen si grup.
    pastaj,ku jane partite e tjera opozitare ?nuk ndihet asnji lloj partie tjeter,edhe ne greva edhe kudo qe duken keta njerez,nuk me ka zene syri,as B Topin.As Kuq e zinjte dhe asnji tjeter ,thua se kane vdekur….ku jane?

  9. Trapi says:

    PD=vlera…Haaaaaaaaaaaaaaaaaaaahaaaaaaaaaaaaaaaahaaaaaaaaaaaa…

  10. tifozi GJ says:

    ku je o drejtesi se na ka mare malli….!!!!!!

  11. qifja says:

    Iki 1 Flamur po jane vene nja 15 te tjere:(

    1. fshatari says:

      O Qife po rri urte a te qifja se me PD eshte humbje kohe te llafosesh

  12. U permbyste bota. says:

    Me zgjedhjen e Ristanit si number 2 i PD kjo parti me kuptimin e plote te fjales mund te quhet de juro dhe de fakto parti muti.

  13. piktori says:

    Shume vrer keni zoti gazetar sidomos per keta demokratet. Ju merreni shume me problemet e brendeshme te PD sikur donit tia qanit hallet asaj parti ne nje kohe qe e doni ta shohni zvarre. Talennt i peshtire ky i gazetarit sidomos te atij qe nxjerre vrer dite e nate. Kesaj i thone edvinizim i mendjeve te gazetarve ne Shqiperi. Kesaj i thone per inat te kumbarit tim, i befsha varrin te gjitheve. Nuk shtyhet k=jeta me urrejtje klasore e krahinore si kjo e juaja zoti gazetar. Linje e pandryshueshme vetem ne nje kahe dhe vetem kunder nje njeriu edhe pse ka ikur , juve ju tremb ne gjume. Thone se turqit Skenderbeut ja hoqen kockat nga varri se kishin frike se mos ringjallej dhe u kallte tmerr. Ky eshte nje sindrom i rende psikosomatik. Ka edhe mjekime per kete. pastroni ndergjegjen dhe ndaloni 1 dite ne jave vrerin per ate qe e konsideroni kundershtar ne vdekje.

    1. Claus says:

      Pa shih, pa shih kur vendos ne rolin e viktimes dhe ky “piktori me bojera uji” hordhite e PD dhe klanin e zgjedhur te saj!

      Po a nuk ju ben pak pershtypje o “zhgarravites” zgjedhja e Ristanit sekr. te pergj. kur ky para tre vitesh ka qene kryetar i KQZ-se?

      Natyrisht qe ne kete rast ndonje ambasador normal duhej te kishte vene duart ne koke, kur “fshatin e sheh pa kallauz” qe nje kryetar KQZ mund te behet eksponent i larte i nje partie, por ja qe edhe amabasadoret nuk i kemi normale, por dhe ata dy te tjeret, nje me emer Seqiu dhe tjetri me emrin Wohlfart na kane lene shendene.

      E pra nuk eshte pare ne asnje vend te botes qe nje kryetar KQZ ta besh brenda tre vjetesh sekretar te pergjithshem, jo per gje, por nese mund te kete ndonje organ aq te pavarur, ai mund te jete vetem KQZ-ja, por ja qe ne Shqiperi ky i “pavarur” per tre vjet na eshte bere aq i “varur” sa pranon te “varet edhe ne litar” per ate parti!!!
      A nuk te duket absurditet dhe paradoks shqiptar kjo ngjarje?

      Eshte si puna e nje arbitri futbolli qe jep penallti te paqena per nje skuader dhe pas disa muajsh ta besh kapiten te asaj skuadre!!!

      E pra, ai me kete zgjedhje i ve vulen e pisllekut asaj KQZ-je qe numeroi votat si ne kadilleqet osmane dhe nxorri Bashen fitues i cili ne kete rast per mua ai duhet te jape dorehqje.
      Eshte shperblim i paster ndaj asaj qe ka bere, dhe ketu mbaron muhabeti.

      Por ja, ju jeni, hordhi xhingngiskanesh dhe kjo nuk do shume pene dhe kalem, por te na hiqeni si “demokrate” ku “urrejtja klasore dhe krahinore” tek ju ka qene dhe eshte fjale e “padegjuar ndonjehere” kete as vete Göebelsi nuk do te kishte marre guximin ta thoshte.

      “Sindrome psikosomatike” nuk ka, ka patologji “psikosomatike” dhe nga statistikat mund ti gjesh me shumice tek SHQUP-i qe tere diten e dites qeshin, qeshin ne konferenca shtypi, qeshin ne darka dhe drekera, qeshin ne zgjedhje, qeshin ne vdekje, qeshin ne varrime a thua se marrin medikamenete qe nxisin ne tru vetem njerin pol, ate te “lumturise, gezimit dhe humorit”.

      Kini mendjen se nese harroni ta merrni qofte nje dite te vetme ate ilac do ju shperthjne te qarat qe nuk ka doktor ne bote t`jua a heqe, perfshi doktorin per mend dhe doktorin Tritan qe tashme e keni dhe shef departamenti.

      1. Hyda says:

        Me fal por qenke me njohuri te cunguar kqz ka qen kryekeput me ligj emruar nga politika ku 4 jan nga mazhoranca dhe tre nga opozita

        1. Claus says:

          O Hyd/a, po e kam patur te qarte dhe e kam te qarte qe i vuri politika, se pas saj u be dhe zv. i Nul Nokes dhe deputet ai Ristani, por kjo nuk do te thote te numerohen votet sipas midese apo qejfit te asaj apo kesaj partie.

          KQZ-ja eshte institucion kushtetues dhe jo mejhane partish qe ha qofte dhe pilaf te papaguar si ne Tepelene. Dhe kur eshte kushtetues atehere duhen lene menjane simpatite apo anetaresite patiake dhe zbato ligjin.

          Po dhe une c`flas me ju, xhingiskhane partiake? Kur e supozon KQZ si institucion partiak atehere qenke injorante dhe trung qe i hyn ne pune vetem zgjedhjeve per kryetare fisesh, se edhe ne Mongoli i numerojne ato te shkreta vota qe i sjellin me kamille ne menyre te rregullt.

          Po nejse ky eshte koncepti i sojit tuaj per demokracine, se e shoh qe edhe ato dy rreshta qe ke shkruar konkuron me se miri Desaren, supermbesen e doktorit pacient.

    2. Toni says:

      Zoti “Piktor”, po me vika shume keq qe nje personalitet magjifik si Ju del ne mbrojtje te “klanit aktual te PD”( shih. jo te PD). Mendoj se Mero edhe shqiptaret me shume se kunder PD-se, jane kunderk klanit aktual te PD. Populli do ti shoh zvarre te gjitha ata qe i kane bere keq, por jo PD. Nqs PD vazhdon qe ne DNA e saj te kete po keto fytyra ather, PD eshte e destinuar te kthehet ne nje shoqate. Ju nqs i doni te miren PD mos rrini duar kryqe, duke postuar mendime ne shkrimet e Mero-s, por ik atje te PD, antaresohu ( nqs akoma nuk je antaresuar ) edhe ngri zerin per menyren sesi ti e mendon. Jam i sigurte qe PD ka nevoj per njerez si JU. Mbetesh me shendet z.Piktor!

    3. Po,Po says:

      O Piktori…,me duket sikur je vete dora,Shkelzen Berisha,ne mos po je Argita Malltezi.Vetem atyre mund tu vije kaq keq per shpellarin Berisha e taborrin e tij te shpellareve.

  14. sportisti says:

    Kopje konform origjinalit qe eshte Ngjela Spartak. Urime per silin e pandryshuar.

  15. SHQIPTAR says:

    Nqs i referohemi informacionit fasade qe degjojme te gjithe, ky eshte nje editorial i qendisur gjith lezet dhe ironi.
    Ne fakt mendoj se levizjet ne PD jane nje cudi e pashpjegueshme vetem ne dukje dhe ka shume mundesi qe keto levizje taktike te jene nje tallje e madhe per te gjithe kundershtaret e saj, kritiket, elektoratin e majte, te djathtet e zhgenjyer dhe mediat qe se durojne dot Berishen.
    Z. Mero, ju ja njihni mire aftesite Berishes, vertete mendoni qe ai po ben te tilla levizje te cuditshme pa arsye?! Berisha ishte vete ne krye te partise dhe kishte nje tufe me eksponente me influence qe i mbanin krahet, mendoni se tani ne distance do ta drejtoje partine vetem fare, pa asnje figure ekzekutive ne front te pakten?!
    Aspak. Berisha vazhdon te tregoje se eshte politikani me i zoti ne kete vend. Edhe bufi e kupton qe Berisha po e shkrin PD-n me vetedije per te krijuar nje parti te re me te ashtuquajturit te pakenaqurit ndaj Bashes. Shume shpejt PD e sotme do te ushqeje 3 dege politike: dega Bashes, dega e te pakenaqurve dhe e treta mos e dhente zoti te ndodhe, dega e PDs brenda PSs. Te treja do te udhehiqen nga Berisha sigurisht. Nqs kjo gje ndodh duhet ti bejme nje permendore dhe ti falemi 5 here ne dite se e meriton.

  16. saluci says:

    fijet ne PDH i luan ende Salluc Shiqerke Dirrisha – mjerim i madh me keta monstrash shqiptare qe ka kjo shoqate sumkapucesh me ne krye cunin e dhjere te Fotinise – nje tufe me hajdute dhe kriminele.

  17. arif says:

    PERLE MERO,SIDIMOS PARAGRAFI I FUNDIT 100% DAKORT SOT ME TY MERO.

  18. Socialisti bythpambuk says:

    Z . Mero!
    Per Arben Ristanin shkruan se Ai eshte i majte dhe eshte zgjedhur sekretar i nje partie te djathte(PD),por ne nuk na prish pune kjo
    gje.
    Problemi yne eshte qe ne krye te partise me te madhe te majte dhe qe ka pushtetin, kryetari i saj dhe Kryeminister, eshte i djathte, kesaj si i behet?
    Pershendetje.

  19. ilir mehmeti says:

    o mero, harron dicka ti. e para, qe e njejta situate sitidemokratike sundon dhe ne partine tjeter, simoter e pd-se. tjetra eshte qe, pd-ja edhe mund ti fitoje zgjedhjet, nese qeveria vazhdon ne kete rruge. po deshe ta spjegoj…

  20. nardi says:

    Ishte e pritshme qe Ristani do ta fitonte ate post.Ai u shperblye mire per te gjitha sherbimet qe i ka kryer PD.Ganksteret i shperblejne mire qente qe u sherbejne.Lulzim Basha nuk ka per tu bere kurre kryeminister i Shqiperise,ai dhe langot qe e pasojne jane ordiner te rendomte.

  21. Opinionisti says:

    Artikull per të nxitur reaksion ndaj Bashës por në fakt lista është e formuluar nga Sali. Asnjë nga këta nuk ka lidhje direkte me Bashën përveç Jamarbër Malltezit. Basha është nën kontroll të plotë.
    Ndoshta edhe keq nuk është se ky majtas ka dalë tërësisht nga kontrolli dhe jo vetëm për fajin e tij. Pijaneci e ka mendjen kazino dhe gara me makina. Kujtohet ndonjeherë psh kur i vë emrin qenit “Edi”. Po kaq…

    Lexojeni dhe një herë:

    Sekretar i Burimeve Njerëzore në PD zgjidhet Fatbardh Kadilli
    Sekretar i Organizimit – Enno Bozdo
    Sekretar për Çështjet Zgjedhore – Ivi Kaso
    Sekretar për Marrëdhëniet me Publikun – Grida Duma
    Sekretar për Organizatat Partnere – Valbona Mezini
    Sekretar për Shoqërinë Civile – Nevila Xhindi

    Në Departamentin e Energjisë zgjidhet Suzana Guxholli
    Në Dep. e Infrastrukturës e Transportit – Ervin Minarolli
    Në Dep. e Ekonomisë e Tregut – Florjon Mima
    Në Dep. e Ambientit, Pyjeve e Turizmit – Jamarbër Malltezi
    Në Dep. e Administratës Publike – Endira Bushati
    Në Dep. e Financave Publike – Sherefedin Shehu
    Në Dep. e të Drejtave të Njeriut – Ervin Salianji
    Në Dep. e Punës – Kastriot Sulka
    Në Dep. e Diasporës – Bardh Spahia
    Në Dep. e Drejtësisë e Gjyqësorit – Eduard Halimi
    Në Dep. e Shëndetësisë – Tritan Shehu
    Në Dep. e Integrimit Europian – Laura Vorpsi
    Në Dep. e Politikës së Jashtme – Kreshnik Çollaku
    Në Dep. e Sigurisë Kombëtare – Avenir Peka

  22. Bir Selmon i nones ke te qaj mo pare, tha, per keto
    PD, PS a LSI, PR e plot plehrat mender partite
    e Demonkracise sone te re,
    uhuhuuh,
    E duam SHqiperine- si gjiiithe EuRopa!!!
    Ku ka ‘e dume’ ne ket dynjo!! Liria fitohet, nuk dhurohet!!!
    Ej,
    e ka zili ene nexhmijexhuglini ket Xhungel- qenefhane!
    Simas kokes, tha,
    Ta vejne Festen!!
    Ta gezojme demonkracine, pavaresine, clirimin
    e te teeeeeeera,
    vellezer deledasher, i meritojme shpellare e rurale e delenxhinj 2B –2K, mavri- Pikturisto- Ruc – er veliaj 99ci (alias cakall- ylli medias) i palodhmi, uhuhuh, ku ma gjen ristanin e babaLikeFlorinin e aldobumcen….
    Uhuhuh, dalkadale po vjen Gerdec- Tirania nr. 2
    Ne 90 filloi eksperimenti i dyte pas Komunizmit shembellor (ne Shqiperi)
    Shkurt:
    —-Shqiperia= sere eksperimentale.
    Shqiptaret inteligjentet trimat liridashes
    gamgam (llapejashte) tuj grah mas koqeve te ‘DASh’it,
    mire na e bojne!!

  23. Patriot says:

    Gjendja tragjikomike ku eshte katandisur PD pas 25 vjetesh eshte treguesi me i qarte i faktit se Sali Berisha eshte thjesht nje misionar i familjes se Enver Hoxhes,i ngarkuar me detyren e diskretitimit te procesit demokratik ne kete vend. keshtu spjegohen krimet e panumerta te tij,vrasjet e te gjitha llojeve,vjedhjet,korrupsioni familjar i tij.

  24. vetvetja says:

    Si humbni kohe duke ue marr me PD ne ate parti ska anje njeri per te qene, injorant qe te gjithe. Une shoh te keqen se do te rrin gjate keta qe jane ne pushtet, se Luli idioti qe ska diplome ti jap qytetarin e nje shqiptari qofte te rendomte ska sy per qabe, vetem poshte do te bej.

  25. Kendveshtrim tjeter says:

    Selami kete rradhe eshte fajtor,per zgjedhjen qe ka bere !
    Berisha e perdori per fushate,por nuk i duhet per pushtet,rezikon familjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje