Dekriminalizimi ordiner dhe ai politik i Kuvendit

10 Dhjetor 2014, 20:05Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Partia Demokratike po përpiqet të gjejë një mënyrë për t’u kthyer e “dhjerë por krenare” në Kuvend, duke u përpjekur të ndërkombëtarizojë, atë që ajo e quan “kriminalizim” të parlamentit të Shqipërisë. Aq shumë është banalizuar gjetja e trukeve për t’u kthyer në normalitet, sa në përpjekje për t’u dukur një vend normal, duhet të gjymtojmë diçka më shumë se parlamenti. Imazhin e Shqipërisë, si një vend ku sundon krimi dhe ta rregjistrojmë këtë në dokumenta ndërkombëtare, për të mos u prekur në sedër Lulzim Basha.

Që të jemi seriozë, çështja e kriminalizimit të parlamentit është çështje e kriminalizimit të politikës në Shqipëri, dhe nuk mund të ndahen nga njëra-tjetra. Partia Demokratike, e cila kërkon doemos një alibi, si për humbjen e saj të thellë, dhe për veprimet e saj pa kokë e pa këmbë që ndërmerr si opozitë, po përpiqet të konsiderojë kriminalizim të parlamentit, rrahjen e deputetit Strazimiri nga dy deputetë socialistë. Nëse është ky koncepti i një Kuvendi të kriminalizuar, atëherë ne kemi Kuvendin më të pastër në botë.

Por, e vërteta është ndryshe. Parlamenti ynë dhe politika jonë janë të kriminalizuara. Aty ka deputetë që duhet të ishin në burg, ose së paku jashtë parlamentit. Beteja për një Kuvend pa kriminelë është betejë politike, dhe kriminelët më të rrezikshëm në Kuvend nuk janë ata që rrahin me grushta apo rripa, por ata që kanë vrarë për të qëndruar në ato karrige, që kanë vjedhur paratë e shqiptarëve për të qëndruar në pushtet, që kanë favorizuar grupe kriminale, dhe natyrisht ata që rrahin si ordinerë.

Beteja për të dekriminalizuar Kuvendin duhet të bëhet me ligj dhe jo me deklarata. Me deklarata vetëm sa njollosin Shqipërinë, kurse me ligj e shpëtojnë atë. Kryeministri Edi Rama, nuk ka as legjitimitet dhe as mbështetjen e votuesve të tij të nënshkruajë ndonjë dokument për deputetë ordinerë të Kuvendit, pa ndërmarrë hapa ligjor për të nxjerrë jashtë Kuvendit deputetët që kanë kryer krime politike dhe janë mbrojtur politikisht.

Në Kuvend është Sali Berisha. Ka vrarë katër demonstrues paqësor në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” më 21 janar 2011. I vrau! Mori përsipër vrasjen, mori përsipër dhe mbrojti vrasësit dhe u fut në betejë me gjithë institucionet e shtetit shqiptar për të mos u ndëshkuar. Dy vite më parë, ai kishte bërë një betejë të njëjtë politike, për të mos u hetuar djali i tij, i cili qëndronte pas biznesit vdekjeprurës të Gërdecit, ku u vranë 26 persona. Ky njeri duhet të jetë në burg, ose së paku jashtë parlamentit dhe politikës.

Në Kuvend është Fatmir Mediu. Të ngjashmit e tij, si zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura, u dënuan deri në gjashtë vite burg për tragjedinë e Gërdecit. Ky deputet, shmangu gjykimin me procedurë dhe truke avokatësh, i mbështetur nga qeveria e Berishës dhe është sot i pagjykuar për një krim të rëndë shtetëror. Bëni një ligj që ky njeri të rigjykohet, pastaj le të vendosë drejtësia për fatin e tij.

Në krye të opozitës shqiptare është Lulzim Basha. Është përgjegjës për vrasjen e 4 qytetarëve shqiptarë si ministër i Brendshëm dhe ka një proces të pazhvilluar gjyqësor, ku akuzohet për 220 milionë euro. Bëni një ligj që ky njeri të lërë postin e kryebashkiakut, të shkojë të gjykohet dhe nëse del i pafajshëm, të vazhdojë të qëndrojë në politikë.

Në parlament ka disa ish-ministra të akuzuar për korrupsion, që po i mbyllin dosjet e tyre pa u gjykuar, me milionat e tyre të përvetësuara nga pushteti. Nëse duhet të biem dakord për dekriminalizimin e Kuvendit, duhet të bëjmë një ligj, neni.1 i të cilit duhet jetë i thjeshtë. Të gjithë ata deputetë apo ish-ministra, që kanë shmangur gjykimin për shkak të pushtetit, duhet të dorëzojnë imunitetin dhe të rihapin çështjet e tyre.

Pas këtyre, e kanë radhën deputetë ordinerë që rrihen në Kuvend. Ata janë në një proces hetmi dhe nëse dënohen, natyrisht që duhet të ikin nga Kuvendi.

Të tretët e kanë radhën ata që dyshohen se sot merren me trafik droge apo korrupsion. Ligji të garantojë që policët, nëse ndalin një makinë deputeti dhe ka brenda kriminelë, ta arrestojnë bashkë me deputetin. Dhe, nëse policia bie në gjurmë, që grupe kriminale mbështeten nga politikanë, le të bëjnë një legjislacion që i jep përparësi ndëshkimit të këtyre politikanëve.

Më tej, për ta parandaluar kthimin e tyre në Kuvend në zgjedhjet që vijnë, le të bëjnë ndryshime në Kodin Zgjedhor, ku të përjashtohen nga listat ata që kanë procese të pazhvilluara gjyqësor, që janë mbrojtur me imunitet apo që i janë shmangur gjykimit me procedurë. Po ashtu, të përjashtohen nga lista deputetët që janë nën hetim apo biznesmenë që kanë lidhje me grupe kriminale. Kjo kërkon thjesht vullnet politik dhe do të ishte një reformë e thellë dhe serioze për parlamentin e Shqipërisë. Kështu nuk njolloseshim, por pastroheshim.

Por, kjo që kërkon të bëjë PD-ja, e cila synon të mbulojë malin e krimeve të Sali Berishës dhe pushtetit të tij, me rrahjet ordinere në Kuvend, janë një njollë e re mbi Shqipërinë, pa i hequr nga kurrizi shqiptarëve asnjë kriminel, por duke i shtuar vetëm turpin që i duron ende nëpër këmbë.

Shumica e sotme nuk ka për detyrë të krijojë alibi për PD-në, se kur do hyjë e kur do dalë nga Kuvendi, por ka për detyrë të pastrojë shtetin nga krimi. Dhe mbi të gjitha, të dekriminalizojë Kuvendin. Kuvendi është institucioni më i lartë politik i vendit dhe kriminelët më të rrezikshëm janë ata që kanë pushtet aty, dhe që kanë shpëtuar nga ndëshkimi pikërisht si njerëz të pushtetshëm. Dekriminalizimi politik i Kuvendit është mision historik, që duhet të realizohet nga kjo shumicë dhe jo shkuarja pas avazit të një djali tekanjoz, që as ia mban të hyjë në Kuvend dhe as ia mban të rrijë jashtë Kuvendit. Pas kriminelëve politik të Kuvendit, natyrisht duhen zbuar dhe ata ordinerë, por ata janë pasoja. Shkaku është se ai Kuvend ka inkurajuar njerëz që kanë vrarë, që të mos dënohen. Dhe kur dikush shikon se ka vrarë dhe nuk është dënuar, natyrisht që edhe rreh, i sigurtë se nuk do të dënohet. Turpi është që këta që rrahën po dënohen, ndërsa ata që vranë e vodhën po krekosen.

52 komente në “Dekriminalizimi ordiner dhe ai politik i Kuvendit”

  1. andromeda says:

    Bravo të madhe për këtë shkrim të Meros. Por si mund ti heqim qafe banditët dhe brigandët e PD kur Parlamenti Europian po bën ç’është e mundur që ata, pasi ndenjën pallë ariu për gjashtë muaj, të rifuten në parlament. Ky veprim i shpëton këta kriminelë nga heqja e mandatit, një rast i shkëlqyer për ta bërë dhe do të ndodhë, me siguri, që ata të qëndrojnë aty dy tre seanca dhe sërisht për arsye mosarsyesh të bojkotojnë gjashtë muaj të tjera. Unë nuk e di nëse këto deputetë kanë marrë rrogat gjatë bojkotit, dhe nëse po atëhere i bie që këta të mbahen si parazitë nga taksapaguesit shqiptarë. Të ishte për mua kjo palo opozitë e përçudnuar nuk duhet të merrte pjesë në parlament për asnjë motivim. Më mirë hecin punët pa atë se me të që vetëm sa pengon reformat e drejta të mazhorancës.

    1. loni says:

      mund ti heqim qafe me nje revolucion te perbashket shqiptare,jo vetem kriminelet politik po te gjithe veriun me kafshen e madhe sali serbin duhet ti qerojme nga trojet tona,genocidi do ishte zgjidhja perfekte per kete lloj kafshe maloke,kjo eshte zgjidhja vetem genocidi i pergjithshme e kesaj rrace,pastaj zorraxhinjte ish ministra kapen kollaj dhe me gjygje speciale ekzekutim pa asnje lloj medyshje,z Mero e ke qare kete artikull sinqerisht me ka pelqyer.

      1. Geri says:

        Me zhduke veriun!? Ti po don me e lane shqiperin pa shqiptare.

      2. gjingjoni says:

        Jemi perballe me realitetin dhe kerkojme te
        vijme verdalle pas gjurmeve qe po na shtojne sikletin.
        Po ja o derebardhe;Ja ku jane Badakcinjte,madje
        edhe me shume se te tregone z.Baze,atehere:
        C,fare kerkone o z.Rama? Muuuu,po ja bejne dhe zotrote
        po na thua;me pare duhet fuqizuar sistemi!.
        E po pike e zeze.Po si mund te besh Shtet ne mes
        te Pyllit mbushur me Ferra? Shkuli ata me pare,digji
        se nuk quhet lufte shtrigash,por pastrim per te patur
        te lire sheshin,qe te filloshe ndertimin.
        Tani ketu ke te drejte se si detyre e ka prokuroria dhe gjykata
        te cilet me shume kane frike nga ferrat se sa nga qeveria.
        Mirepo,fatekeqesisht,keta jane te vetmit qe ta japin mundesine
        e lirimit te territorit per te lartesuar godinen e Shtetit!
        Duhet qe Shtetin e Rrumpalles ta degdisesh si “Ndertim paleje.
        Mire qe po e prish,por fajtoret qe e bene nje gje te tille,
        perse nuk po i denone ashtu si edhe vegjeline?
        Jane keta qe ï toleruan te fortet te vjedhin lirisht,kur populli eshte ndeshkuar edhe per nje therrmi.Pra te fortet injorante dhe
        Saliu,familja,Basha,Bode e Topalle,i hodhen shtatin Shtetit Rrumpalle.
        Dhe nga kjo rrumpalle,lindi Gerdeci dhe kater te vrare.Shiten
        Detin,Thyene Embarge!Vendosen Menaxhere Fazliqo berishovjane,
        populluan vendin me te koruptuar te papare!
        Dhe sot kemi dy pole qe po perplasen pa karare;
        Te sotmit per nje Shtet te vertete dhe Sali katranet
        per ate Shtet vajmedet!Atehere c,pret? kur gjithcka te ka ardhur ne shteg.Berishes dhe Bashes duhet sa me pare tu qish ate qe
        i ka dhjere!Jane Zagare te vertete,por ti mos e zvarrit vendimin
        qe ata te jene ne vendin e vet.

      3. Kozi says:

        Avash se te cau lepuri o Loni

        1. uarda says:

          Ti o Loni qe kerkon zhdukjen e verioreve, ka mundesi te jesh ose laluc jevgjito kuqalash, ose grekofon i tipit Ruci ose Mere Baze qe paguhesh per te na percare me Veriun!
          Ne se Shqiperia do behet shtet ndonjehere, ti o Mere do pergjigjesh per faktin qe lejon komentet e nje legeni si ky Loni nderkohe qe fshin komentet e mia.
          Po dhe po nuk dole nje dite para gjyqit te njerezve, mos harro qe ka nje te tille diten e gjykimit. Dhe tradhetaret e kombit te tyre, jane njelloj te denueshem edhe para Zotit.

    2. robert says:

      ATA TALLEN TRAPIN 6 MUAJ PO TE DUAN TE FUTEN PO TE MOS DUAN TE RRINE JASHTE SI LEGENA TJU DIGJEN MANDATET

      http://bit.do/politikane-ordinere

    3. petro says:

      Andromeda! Mos u bej e njeanshme(i njeanshem).Te dy palet njelloj jane.Ne korridoret e KQPPSH e kane origjinen.Misioni:Svetnimi dhe rrenimi i vendit.Vetem nje gje nuk e besoj se do ta thuash.Nuk do te thuash se kjo veper eshte e armikut te klases, e ish te perndjekurve, e ish pronareve.Perpara per fitorje te reja therriste shpesh komandanti, nderkohe qe anija fundosej cdo dite.

    4. anonim says:

      O z. Mero, o njeri, po ku shkuan kriminelet ne radhet e te majtes qe ti shkruaje para 2007 ne kete gazete. Apo edhe ti atehere ishe si nen ndikimin e Sales. Nese Berisha eshte fajtor, edhe ti je fajtor se i sherbeve per 17 vjet. Boll me me pordha dhe me llafe. nese ka nje neri qe s’duhet te shkruaje kunder Berishes je ti. Une e di qe ti s’do ta publikosh, por te pakten ta lexosh dhe ta kuptosh se ketu ka njerez qe e dine se cfare shkruaje ti para 2007 po ne kete gazete. Po ne kete gazete, ku keta qyqaret komentues te thone bravo. Keshtu jane ata, e pashe se cfare shkruanin per Muc Nanon para ca ditesh, menjehere filluan denigrimin, larg qofte po te botosh nje numer te gazetes para 2007, do ta shikosh sesi do te fillojne denigrimin edhe ndaj jush. keshtu je ti, keshtu eshte ky popull. Ndash publikoje, ndash mos.

    5. Ligji dhe Maliqi says:

      Mero , me vjen habi si nuk po shkruan asnje fjale per pushimet masive nga puna … per mos pagese te energjise ….
      A jane te ligjshme????? Po flitet qe ne kontratat kolektive OSshE paska nje pike qe ligjeron keto ???
      Jam qe te merret mase per cdo vjedhes apo debitor, por a eshte kjo e ligjshme????

      Qyqja mi gra drita jo , uje jo , pune jo u be me ik njerezit vete ne burg !!!
      P.s me fal qe dola nga tema
      Se desh harrova , po punesimi e ke pare sa eshte rrit hahaha
      Ca kan qene ne te zeze jan regjistruar … Se po si regjistruan burg!!!!
      Hahaha po ishalla rregullon pak burgjet ndonje televizor , laptop condicioner se u pa puna jasht po prish

    6. askushi says:

      Shume mire e ke Mero por mos harro se peshorja duhet te shkoje edhe nga ana tjeter sic eshte meta nje mega I korruptuar qe duhet te ishte ne burg dhe lesheli-ja e tij duhej te ishte shkrire me kohe, mos harro beniaminet e nano pijanecit si ministri ahmetaj qe ka vjedhur boll me telefonine fikse per te mos thene gramoz ruci ish minister I diktatures…

    7. Katili says:

      DUHET TE BEHET NJE LIGJ QE LIGJERON LIGJIN

  2. PLAKU says:

    1 milon votat e hedhura per koalicionin e majte jane per :
    1-Ti tregohej vendi Berishes ,Bashes ,Mediut dhe suites se tyre si kriminele me ombrelle politike
    2-Te vendosej drejtesi ne çdo qelize te shoqerise ,sidomos ne pronat dhe abuzimet me to .ne gjyqesorin dhe administraten e korruptuar ,ne shkolla ,ne mjedis dhe polici
    3-Te vendosej drejtesi per 21 Janarin dhe veprime te ngjajshme me te si Gerdeci etj.
    4-Te pastrohej drejtesia,administrata dhe te zhdukej akraballeku dhe bakshishi per sherbimet ne administraten shteterore ,te komunave e rajoneve si dhe ne sherbimin shendetesor.
    5-Te kthehej me themel menyra e drejtimit te shtetit ,sepse ishte bere gazi i botes ne politiken e brendeshme dhe te jashtme ,Sali Berisha ishte bere simbol i marrezise dhe turpit per shtetin Shqiptar ,populli kishte arritur tejngopjen me te dhe sharlatanet ,vjedhesit ,te korruptuarit dhe ata qe hanin nga djersa e popullit dhe nuk kishin din e imam duke mos u ngopur kurre me sojin e me sorollopin e tyre ,ca me teper shtohej urrejtja per mos ndeshkimin e tyre dhe karshillekun qe i benin inteligjences se mases se gjere me veprimet e tyre
    6-Gremina ku e çuan ekonomine vitet e fundit ishte nje arsye tjeter e forte per te cilen u denua Partia Demokratike ,fakti se analizat dhe sondazhet e diteve te fundit me gjithe shterngimet e gjithaneshme per forcimin e shtetit ,votuesit perseri po tregojne se kjo parti nuk ka qene kujdestare e interesave te votueseve ne mase por nje parti private qe vijon te mbetet e tille e cila mbahet si nje firme piuramidale politike me menaxher (Berishen) dhe sekser Lulzim Bashen
    Koalicioni ne se nuk i zgjidh keto do te jete krejt zhgenjyes ,dhe besimin qe i dhane votuesit me 23 Qershor e poshteron dhe e shkel me te dy kembet ,,,

    1. genti lac says:

      Bravo. Po Rama me duket so bej già. …Ka meten

  3. gent says:

    Berisha e kishte planifikuar vrasjen disa ditë përpara dhe me një grusht shteti do të pastronte Presidentin, Prokurorin, Ramën dhe shumë gazetarë.
    Nuk i doli sipas skenarit se Ndrea Prendi nuk i është bindur dhe humbi kohë të vlefshme duke vrarë pastaj kot më kot.
    Përbindësh me fëmijë si vehten.

  4. Kujtesa nga trazicioni says:

    Analize shume e sakte Mero kjo eshte ajo qe duhet te beje parlamenti dhe politika shqiptare Flasin per te drejtat e njeriut ata qe nuk kane respektuar asnjehere te drejtat e njeriut Nuk ka shkelje me te madhe te te drejtave te njeriut se sa vjedhja e votes Ne te gjithe historine e votimeve vetem nje here PD ka ardhur ne pushtet me voten e lire me 92 Mos harojme vjedhjet e 96 fushaten famekeqe qe beri Sala e Azemi duke raahur perdhunuar e shkatruar cdo gje dhe cdo njeri qe ishte kundra tyre Ne zonen e Bulqizes njerezit u turturuan nga Azem Hajdari po keshtu edhe ne Burrel tani flasim per ta dhe i bejme heronj maskarenjte dhe kriminelet Te vrasesh eshte te behesh hero dhe sepse je vrare nga grupe kriminale ku je dhe ti pjese e tyre dhe pastaj te cojne edhe ne varezat e deshmoreve Une po te isha i aferm i ndonje deshmori do ta kisha terhequr trupin e tij nga ato varreza. Kjo nuk eshte demokraci.

  5. Tarasi says:

    Ke harruar Mero, kryehajdutin e Shqiperise dhe Kryetarin e Parlamentit : Ilir Meta.

    1. artan says:

      e harron gjithmone Mero ate… laj e shplaj po tek berisha e basha ngeli..

    2. analist says:

      Ilir Meta nuk eshte hajdut, ai votat i ka blere me para cash, me para te fituara me djersen e ballit, keshtu qe nuk duhet ta kape asnje ligj!

    3. Dulla Vogel says:

      Meqe nuk i eshte permendur emri, kjo nuk do te thote se kokpalari i 21 janarit i ka shpetuar koses se mprehte te Meros. Hidhi dhe nje here syte me kujdes andej nga paragrafi i fundit, qe te kuptosh se cfare nenkupton dhe permbledh ne vetvete ky sinjal kushtrimi, qe do t’i sherbente me se miri misionit historik qe i eshte ngarkuar partise me te madhe te koalicionit qeveritar nga votuesit e saj te zhgenjyer.

      Ky editorial kaq kuptimplote u drejtohet atyre pak politikaneve ende te ndershem, qe jane te detyruar te notojne ne ujrat e qelbura te politikes.

      Pervec kesaj ai eshte nje apel i forte ndaj atyre, te cileve populli i dha ne dore “hurin dhe litarin” per te ndermarre hapat e nevojshme per pastrimin e politikes nga fekalet e qelbesirave, por qe ne te vetete po bejne nje sy qorr e nje vesh shurdh, duke lene te vetekuptohet, se ata jane po aq te zhytur ne llumin e zi te fekaleve, sa qe do t’a kishin te veshtire te dilnin me forcat e tyre.

      Ka ardhur koha qe ata duhen shpetuar, te nderuar lexues!

      Dhe meqe jane te paafte per te dale me forcat e tyre, duhet organizuar nje aksion vullnetar, qe te dalin nga gropa septike ku kane rene. Dhe per kete nevojiten sa me shume litare shpetimi, me kusht qe gjate aksionit te shpetimit, te behet kujdes i vecante gjate terheqjes se mund t’u gervishet lekura gjithe mut.

      Ata duhen terhiqur ngadale, dhe jo si gabimi fatal qe bene ata vete kur urdheruan terheqjen zvarre te monumentit madheshtor te diktatorit atdhetar.

      Dhe pasi te kene shpetuar te vendosen ne karrige prane njeri-tjetrit tek busti i Ahmet Zogollit, qe te gezohen kur te shohin surreterit e njeri-tjetrit…

  6. burreli says:

    Nuk do te doja gje tjeter qe Zoti Rama te mund ta lexoj kete shkrim.Nuk dyshoj tek aftesite e tij por mençuria nuk ka fund dhe e them me bindje qe ne kete skrim ke çfar te mesosh.Pershendetje zoti Bazo.

    1. socialisti zhgenjyer says:

      midis te tjerash do te mesoj se si duhet te ”fshehi” Kryetarin e Parlamentit…

    2. Agimi, DETROIT. says:

      O Burrelsi,

      Une gjithnje ne cdo shkrim te Meros thoja ne vetvehte, ishalla e lexon edhe Rama.
      Cdo shkrim i Meros mke duket me i mire se tjetri.
      Uroj edhe tani qe ta lexoje kete shkrim z.Rama.

  7. sokol says:

    E Tarasi, Nuk e ka harruar Meroja Meten, i kujtohet dhe mirepor, ska cte beje ka qene ne ditelindje.

  8. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Denimi i kriminelve, do jete reforma me e sukseshme,kurse denimi i kryekriminelit,kerkon angazhim gjithperfshires.

  9. Mustafa Kruja says:

    Titullin t’ja veje e dhjere, por krenare, sa kam qeshur more mero, ku i gjene keto…!

  10. neutral says:

    Mero ,kot mundohesh nuk ka moral kjo pune ,nuk behet o shoku se ti ke Ilir Meten qe ndoshta nuk eshte kaq i keq sa keta qe permende por u kap me ze e figure,e populli kokpalare e beri kryetar parlamenti,edhe kete 10 vjecar nuk behen keto gjera mos u lodh kot.

  11. era says:

    Mero, ketu jam prape, sa here te shkruash dhe ti biesh rrotull e rrotull.

    Te gjitha i dime po kush eshte ai qe i denon keta qe ti shkruan?! Ku eshte Sistemi i Drejtesise? Kush e ka ne dore ta ndryshoje? Likja.
    Kush e pengon te ndryshoje? Likja.
    Po shkruaj dy fjale per Liken o Mero, …pse e mban kaq me hater?

  12. Mark Gjonaj says:

    Tani e lexova krejt shkrimin! Rama, terhiqe ne bashkpunim Meron, beje sekretare shtetit per propaganden, e ke fituar davane, eshte plotsisht i pa anshem me i kopromentuari gazetare per te thene te verteten ne sy secilit, beja si Zogu me Konicen dhe eshte analisti me i mire qe i lene mbrapa te ter ata qe rrine duke kopjuar. Nuk mund te gjeshe gazetare ta nxjerre misht nga vorba duke valuar. Ky njeri i ka bere kaq sherbime Prokurorise sa ajo me pak gje fillon ceshtjet penale dhe e shikoi se nuk pushon pamvarsisht se Parlamenti e lene Llallen duke fjetur mbi dosjet. Ore popull, borxh dhe hak pa u marre nuk do te ngelet ne kete dunja. I coni ne izolim kriminelet, mos i leni te plaken si Tenciaupini!

  13. shkodra.de says:

    ne parlament s’duhet te kete horra si tom doshi qe me makinen e vet shpetojne nga duart e policise kapot e trafiqeve te droges

  14. tiku says:

    ESHTE e vertete qe BASHA,BERISHA,MEDIU, nuk duhen te jene ne parlament biles te ishin futur ne burg,kjo eshte mese e vertete se ata kane vjedhur e vrare,por mos harro z.baze se edhe ne partine socialiste e LSI ka njerez si RAMA,META e ish ministra te PS qe sot jane deputete qe jane akuzuar per vjedhje ,besoj se dhe keta njerez te PS nuk duhej te ishin ne parlament por ne burg,pse nuk flet per keta deputete z,mero,duket sikur doni te godisni korrupsionin vetem ne nje krah,korrupsioni nuk ka ngjyra ai eshte I njejte dhe I demshem.POR pa bere reformen ne drejtesi nuk do kemi denimine deputetve dhe ministrave te korruptuar.

  15. sherifi says:

    PLAKU
    Jam me te dyja duart dokort me komentin tuaj,nuk ke se cfar i shton me.
    Respekte dhe per z.Mero Baze,nje nga shkrimet me te goditura.

  16. elinor,.,.,. says:

    Mero Baze eshte mjaft inteligjent dhe njohes i mire i problemeve ne vend. Kjo me ben te cuditem shume se si ka mundesi qe ai nuk arrin ta kuptoje (apo thjeshte e refuzon nje gje te tille) qe per sa kohe koalicioni eshte ne dore te Metes drejtesia nuk ka per t’u reformuar kurre ne ate nivel qe te veproje e pavarur dhe te aplikoje denimet sipas ligjeve ne fuqi. Nqs drejtesia do te veproje ndaj vetem nje grup njerezish dhe do anashkaloje te tjere qe kane pjesen e tyre te krimit dhe korrupsionit atehere, me perkufizim, ajo nuk mund te quhet drejtesi.
    Pra, nuk mund te pretendohet se fillimisht do te kemi nje drejtesi te tille qe vetem do denoje Berishen dhe partneret e tij dhe me vone po kjo drejtesi do t’i kthehet Metes me shoke.
    Prandaj i rri gjithnje mendimit se, ne princip, kjo mazhorance asnjehere nuk do jete ne gjendje te reformoje sistemin dhe te fuse vendin ne shina ne menyre qe te vazhdohet e te ecet perpara drejt stabilitetit politik dhe rimbekembjes ekonomike.

    1. stateless says:

      Edhe ti elinor mos kujto se je kaq inteligjent ?!

      Deri te Ilir Meta(koqe kandari ne duart e dipllomateve) je ne rregull qe koalicjoni eshte ne dore te tij por nuk thua gjysmen tjeter;

      Kush e ka ne dore Ilir Meten.?!

      Pa pretenduar te them te verteten mendoj se Meta komandohet nga paneli ambasadoreve qe bejne ligjin ne Shqiperi qe nga 1992 dhe eshte ky factor i huaj qe mban “ballancen” ne shqiperi me cdo lloj cmimi edhe duke sakrifikuar dinjitetin e shqiptarve.Eshte ky shkaku qe shqiperia eshte katandisur ne kete gjendje se dipllomacia euro-atllantike jo vetem po mbron hapur dyshen kriminale 2B por eshte fajtore kryesore me veprimet e mos veprimet e saj.

      Vetem nqs Edi Rama tregohet “cub” qe te “thyeje xhamin e tavolines” dhe te tregoje me gisht ato segmente antishqiptare,proserbe,progreke ne Washington dhe Bruksel qe perdhosin kombin shqiptar duke mbrojtur me cdo cmim Sali Satanain & son atehere kjo dite do jete dita e clirimit te shqiperise si 1444,1912,1944,1991.
      Pra ne nqs Edi Rama e thyen kete xham 23 vjecar atehere ai do hyje ne historine e shqiperise se perzuri ambasdoret supermen-e qe I pritem si miq dhe kane zaptuar qoshen e oxhakut qe I takon te zotit te shtepise jo mikut kushdo qofte.

      Ky eshte krimi me i madh qe ka bere Berisha ne 1992 qe i leshoi frenat e shtetit nje ambasdori qe ka parametrat e nje perandori gje e cila vazhdon dhe sot.

      Keto nenpunsa ambasdore (+ ato bolemedhenjte qe jane pas tyre) jane ato qe hapur apo fshehur e mbrojne banden 2B me cdo kusht.
      Prandaj ai popull duhet te mblidhet si ne 15 nendor 2013 ne rastin e LHL dhe ti kerkoje Rames:

      1-Ose me popullin dhe Berishen ne burg

      2-Ose me xhambasdoret dhe Berishin duke pshurrur mbi jetimet e tij dhe duke urinuar ne miqsine shqiptare amerikane si burre shteti i te gjorit arvizu

      1. elinor,.,, says:

        Ju i komplikoni ceshtjet shume me teper se jane. Ju ka ngele mendja te ambasadoret.

  17. Rezi says:

    Mero mire e ke qe i tregon zgjidhjet Rames (mqs ka shumicen ne parlament dhe pretendon se nuk ka gjykatat), problemi eshte se me sa duket Rama thjesht eshte nje demagog dhe si te gjithe ata, nje frikacak. Te krekosesh si gjel ne foto, te besh ironira me papagall, apo te futesh brenda njerezit me te varfer te vendit, kjo nuk eshte burreri, por vetem burracakeri. Hapja e fjaleve se po fute Berishen brenda do te kete lufte, eshte nje propogande tashme e vjeter justifikuese dhe per me teper fyese per shqiptaret. Une mendoj se do te ishte nje feste e vertete dhe mbase aty do te ndjehej edhe nje fillim i ri……deri atehere me sa duket do kaloje shume kohe dhe mbase nuk do te ndodhe kurre (perendia do te beje detyren e vete, e me sa duket per kete lutet edhe katoliku, ortodoksi Rama).

  18. genci says:

    Bravo dri diku sepse ke folur shume per ISH-at po asnje fjale per ministrat e LSI apo nuk quhet qe ne kohen e Saliut per 4 vjet kishin vulat e ekonomise Shqiptare. Pse lodhet kot Edi ish Ministrat e Saliut i KA MINISTRA sot

  19. mirjam says:

    Ka mbetur nje argument pa u sjelle. Ligji zgjedhor u be ne kohen e PD, dhe shumica e votave miratuese(pra e mekatit) ishn votat e PD. Pse keta llafazane ordinere nuk kufizuan me ligj hyrjen ne kuvend te te inkimunuarve ordinere? Pse futen sistemin e listave te ngurta dmth emrimin e parlamentit nga dy tre kryetare? Se dyti, quhet kriminalizim paralamenti se dy deputete kane rrahur nje te trete. Pyetja shtrohet, cdo te ndodhte sipas (llogjikes se lules) nese dy deputete te opozites te rrihnin nje deputet te pozites, do te shkrihej kuvendi dhe te shkoni ne zgjdhje? Kjo pasi rrahaj ishte krehjt ordinere, askush nk pengou disa deputete te PD te rrihnin disa te PS, ne nuk pame garde a polici ti mbanin nga krahet njeren pale ti qellonte tjera. Aq kamance eshte marre kjo gjeja sa ta neverit. Nuk e di pse ky argument nuk eshte sjelle ne analza apo ne rang politk, bojkoti eshte vetem perpjekje destabilizuese nuk ka kurrfare lidhje me nje rrahje, qe nuk mund te provohet as ne logjiken e ISIS se ishte politike apo shteterore, ishte thjeshte nje rrugaceri dy kraheseh.

  20. jim says:

    Te pershendes e Mero, po me shume ju z. “gjingjoni” i ke rene fort me komentin ashtu si duhet bere ne fakt. Po ty o “loni” te dergoj nga larg nje ..te q.. ate qe te ka pjelle…Kaq.

  21. Mallakastrioti says:

    @@@ Mero Respekt per Shkrimin,dhe solidaritet te plote…lol

  22. Arben Kosova says:

    A duhet të diskutojmë pa doreza për të ardhmen e kombit shqiptar? A thua jemi aq të pasur si komb sa të kemi dy shtete shqiptare? Këto janë pyetje që kërkojnë përgjigje të studiuara e të analizuara gjithanshmërisht. Por, a i kemi kapacitetet e duhura politike, intelektuale e shkencore? Duke e parë sot integritetin e liderit politik, të intelektualit, të shkencëtarit apo akademikut tonë, përgjigjja është më shumë se dëshpëruese. Natyrisht, ne assesi nuk bën që të pajtohemi me këtë gjendje sa të rëndë, po aq edhe të pashpresë. Ne, shqiptarët, edhe si të tërë jemi kaq pak e lëre më që parcelimi e copëzimi na ka thërrmuar aq sa të mos i marrim këmbët, duke u përpëlitur drejt horizontit, drejt dritës fundtuneli. Me këtë copëzim që na “dhuroi” historia e kemi të pamundshme të mbajmë kaq shumë qeveritarë (politikanë) babëzistë e aparatçikë injorantë. Ne, shqiptarët, as nuk jemi sa gjermanët, as si gjermanët që mund t’i mbajmë dy e më shumë shtete. Ne, edhe pse jemi kombi më i varfër në Evropë, Shqipëria dhe Kosova kanë secila në vete, dy Kabinete qeveritare më të mëdha në Evropë?! Ky fakt dhe jo vetëm ky e bën të domosdoshëm hapjen e një debati për bashkimin politik dhe ekonomik të shqiptarëve, pa të cilin bashkim vështirë se do të jetojmë e prosperojmë dinjitetshëm. Realitetin e krijuar pas ndryshimeve në Evropën Lindore e Juglindore, sidomos realiteti i krijuar pas Luftës Çlirimtare, të cilin ne shqiptarët nuk e shfrytëzuam aq sa është dashur dhe na është dhënë rasti, pas robërisë së gjatë dhe lirisë së gjakuar, fituar pas sakrificave të shumta. Ne kemi pasur mundësi, mendoj si komb gjithëpërfshirës, që të punojmë më vendosmërisht për një integrim në segmentin e arsimit, të shëndetësisë e sidomos në fushën e politikave fiskale, ekonomike, etj. Bashkëpunimi në këto fusha do të hapte perspektiva të shumta për kombin. Kështu siç jem të ndarë, e kemi të vështirë, jo vetëm progresin shoqëror e zhvillimin, por edhe sigurinë kombëtare e njerëzore.

    Me nderime J.Krasniqi

  23. forumi says:

    Mero e ke qare, por me nje kritike te vogel: turpi nuk eshte keta qe rrahen po denohen, turpi eshte se s’po denohen te tjeret. Plus turp i madh eshte qe nje krminel bande apo kontrabandier droge si ai Tomi Doshi, Arben Ndoka etj te ulen ne sallat e parlamentit shqiptare dhe te krefosen si gjela, te dale me proporcional. prej kohesh me mundon pyetja si mundet nje intelektual i kalibrit Edi Rama te shkruaje me doren e vet emrat e ketij fare modeli ne listat e perfaqesimit publik?

  24. shif e shkruj says:

    Ti forumi ke shume te drejte. ne Shkoder fenomeni hori eshte kthyer ne problem real, hori kuptohet bjen vec hora. merr institucionet ku jane emeru drejtora nga tom doshi, jane nji neveri. Shkodra ma keq se kaq s’ka qene ndojhere,aq sa jena pendu qe i kemi dhane vote te mjtes. kush e mendote se do bate ligjin edhe pas zgjedhjeve ky k.r . Nuk mund te mesin shkodrani ne dore te injorantit tom doshi, as malsori. At e perkrahin vec nji klas kriminelash qe ai i del garant dhe i perdor per trafiqet e veta dhe disa lypsare qe i blen me leke, tjeret ndjejne neveri per te dhe per fenomenin, por mesa duket ata siper e dojne

  25. to be continue says:

    Mero ka me shume gjera per tu thene… dhe do kishte deshiruar qe te besh nje shkrim te vecante per secilin nga keto…sidomos per Tom Doshin qe e kryeson kete liste kriminelash.

  26. duka says:

    mero a ke nevoj per info per kriminelin Tom Doshi e per grupin e tij…

  27. OSO says:

    si mund te zhduket toma me megat e shoket e vet qe po dojne me e kthy Shkodren kasaphane…Kryeminister hapi sy dhe veshe. “ku ka za s’eshte pa gja” thot nje shprehje e vjeter

  28. Luli says:

    -forumi
    -shif e shkruej
    -to be continue
    -duka
    -OSO

    ke bere 5 komente rrjesht i nderuar komentues dhe ke vene ne shenjeshter Tom Doshin.

    Ky politikan biznesmen eshte i neveritshem dhe per ato qe mund te kete bere mund te quhet ordiner dhe mund te denohet me gjobe ose 2 vjet burg.

    POR…….ME TE MADHE

    kundravajtjet e Tom Doshit jane miljona here me te vogla se superkrimet e kriminelit saleh berisha.

    Prandaj ti komentshkrues qe mund ta kesh emrin SHKREDHEN,SALI,DASARA APO JAMGJARPER MALLTEZI me avash me keto komente me bresheri se po ja fut vetes

    1. fuati says:

      habitem qe vazhdojne dhe ekzistojne keto emra akoma dhe me ardhjen e Qeverisjes se re. Z.kryeminister fjala te “luftojme krimin” deri tani mbeti ne kuadrin e letrave e fjalimeve te juaja. mos ece ne gjurmet e te tjerve.

      1. Luli says:

        zoti fiat
        me fal ke te drejte.

        ate qe nuk guxoi ta beje as zogu as enveri as hitleri e beri sali dhe llumzi pederi.

        Ja pesë arsyet se pse kërkohet arrestimi i Berishës

        1. 21 Janari

        21 Janari është ngjarja më e rëndë dhe njolla më e zezë e kësaj qeverie pas Gërdecit. Më 21 Janar qeveria vrau katër qytetarë të pafajshëm dhe plagosi me dhjetëra të tjerë. Në fillim Berisha tha se protestuesit kishin vrarë njeri-tjetrin, më pas pranoi vrasjet, por tha se Garda kishte zbatuar ligjin, pasi demonstruesit ishin vrarë brenda rrethimit. Kur u vërtetua se protestuesit ishin vrarë jashtë rrethimit, Berisha sajoi puçin e shtetit dhe ngriti një komision hetimor. Po ashtu, Berisha nuk lejoi as zbatimin e urdhrit të Prokurorisë për arrestimin e komandës së Gardës. Refuzimi i Berishës për të dorëzuar komandantët, shokoi ndërkombëtarët. Zhdukja e pamjeve filmike u vërtetua edhe nga FBI. Më pas Berisha hodhi në koshin e plehrave ekspertizën e FBI për vrasjet. Sot nuk ka asnjë të dënuar për këtë çështje.

        2. Gërdeci

        Gërdeci është krimi më i madh njerëzor dhe ekonomik i familjes Berisha. Tragjedia e Gërdecit është orkestruar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga familja Berisha. Një biznes fitimprurës për kompaninë Albademil dhe SAC, por që nga shpërthimi i Gërdecit, humbën jetën 26 persona (mes tyre dhe baxhanaku i kryeministrit), u plagosën mbi 300 vetë dhe u dëmtuan mbi 4000 prona. Tre ditë më vonë jep dorëheqjen Ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu, ndërkohë që prangoset Ylli Pinari, drejtor i MEICO, Mihal Delijorgji pronar i Albademil dhe Dritan Minxolli drejtor i fabrikës. Hetimet një vjeçare vunë nën akuzë 29 persona dhe çështja shqyrtohet në gjykatën e Lartë. Korrupsioni i Gërdecit, dhe dosja hetimore nxorën në pah shumë elementë. Një ndër njerëzit që kishte influencuar në bërjen e akteve nënligjore dhe ligjore që çuan në tragjedi ishte djali i kryeministrit, Shkëlzen Berisha.

        3. Shitja e detit Greqisë

        Mbetet historia më e zezë e qeverisë së Sali Berishës. Është konsideruar tradhtia më e madhe kombëtare pas shitjes së Shën Naumit nga Ahmet Zogu dhe shitjes së Shkodrës nga Esat Pashë Toptani. Ky skandal identifikohet me emrin e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës. Ky i fundit asokohe mbante postin e Ministrit të Jashtëm dhe ka negociuar në fshehtësi marrëveshjen për shitjen e detit. Në takimin midis Dora Bakojanis dhe Lulzim Bashës më 20 mars 2008 një nga temat kryesore të bisedimeve ka qenë pikërisht marrëveshja për përcaktimin e kufirit detar.

        4. Korrupsioni

        Sali Berisha konsiderohet ndërkombëtarisht si koka e korrupsionit në Shqipëri. Ai akuzohet për qindra afera korruptive. Afera më e madhe lidhet me rrugën Durrës-Kukës. Protagonist është sërish Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Prokuroria filloi hetimet. Dikasteri i Transporteve u vu akuzë. Procedurat për tenderin në Shqipëri, bazoheshin mbi ligjin anglez. Hetimet e prokurorisë çuan deri në heqjen e imunitetit të Lulzim Bashës. Sipas KLSH, në raportin e janarit 2008, abuzimi shkon deri në 232 milionë euro.

        5. Grushti i 14 shtatorit

        Berisha dhe Bode njihen si arkitektët e piramidave të ’97, çka sollën trazirat në vend. Po ashtu, Berisha njihet si arkitekti i grushtit të shtetit në 14 shtator të vitit 1998. Asokohe, Sali Berisha akuzoi qeverinë Nano për vrasjen e Azem Hajdarit, duke e konsideruar vrasje politike. Dita kur do përcillej për në banesën e fundit deputeti i vrarë u kthye në revoltë kundër qeverisë. Në

        14 shtator
        protestuesit, të drejtuar nga krerët e PD-së, sulmuan godinën e Kryeministrisë, parlamentit dhe hynë me forcë në godinën e Televizionit Publik Shqiptar. Rreth orës 10:00 të paradites së 14 Shtatorit, Kryeministri njofton për një skenar destabilizues. Një orë më vonë, kortezhi mortor, një pjesë e armatosur, drejtohet drejt Kryeministrisë. Ndërsa truma i vërsulet Kryeministrisë, Berisha kthehet në seli. Një grup personash e çojnë arkivolin për nga dera e Kryeministrisë, ndërsa të tjerë qëllojnë me armë. Kryeministria braktiset nga punonjësit, ndërsa bandat e Sali Berishës e sulmojnë me granatahedhës dhe bomba. Bandat ndërseheshin nga Sali Berisha, i cili ndodhej në selinë e PD, duke pritur të merrte pushtetin. Ndërkaq, në terren turmën e drejtonte Izet Haxhia.

  29. shkodrani prej puket says:

    Luli edhe ke te drejte edhe s’ke te drejte, sepse shkodraneve u ka ardhur ne maje te hundes trafikanti me pushtet politik tom doshi qe ka shkredhyer gjith zyrat e shtetit. Politikan te korruptuar ka ne te gjithe boten, jo sa sali komunisti me gerdec e 21 janar, por ka. Po parlament me njerez qe vijne nga krimi i rruges e qe kane qene neper burgje ordinere per therje, droge e prostitucion ma do mendja edhe ne boten e trete e te katert gjinden me veshtiresi. Ndaj mos u cudit qe lexuesit te kene vrere per te hedhur kunder nje bandilli e fenomenit bandilli ne politike dhe s’ka nevoje te shkruaje arber malltezi kunder tom doshit. fenomeni flet vete. Keta bubazhela me gjithe tabanin e tyre jane ne interes te arber malltezit duke qene se nuk i japin vetem dru demokracise dhe shtetit te se drejtes, por i japin te drejte per te folur dhe arber malltezit

  30. epruveta me shurre e xhaxhit qe e piu saliu says:

    Ne te vertete deputetet e majte te veriut si Tom Doshi,Prenga,Ndoka ;Sterkaj i fusin ne mendime teper te thella salen dhe bythlepiresin e tij lylin.Me 23 qershor u pa realisht se bastionet e pedes ne veri u shemben dhe deklarata e doshit se peden do e kthejne ne shoqate e beri per halaperidol salen.Kuvendi duhet te perjasdhtoje vrasesin e 4 te varferve ne mes te bulevardit ,gjithashtu edhe sherbetorin e tij lyl,dhe shkrumbuesin e 26 te pafajshmeve ne gerdec.Le tia nisi me keta njehere.

  31. Albert says:

    Merooo, ore dangaaall!
    Ishte Saliu kriminel kur ja lexoje horoskopin çdo mengjes?! Po kur nuk lije gje pa shpifur e spiunuar tek Saliu, per kedo qe nuk te shkonte mire tek PD-ja?!!
    Sa per Lonin… mundohu ta thithesh mire ate qe ke ne goje…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje