Liza në botën e re të Edi Ramës

6 Dhjetor 2014, 20:36Editorial TEMA
Liza në botën e re të Edi Ramës

Nga Andi Bushati*

 

Qeveria shqiptare po propogandon me të madhe testimin masiv të mbi 80 mijë mësuesve, si një symbol të aftësisë së saj për tu vetëkorrigjuar. Vetë kryeministri Rama megjithëse ka folur disa herë për këtë temë, vijoi me dy postime në Facebook, ku e etiketonte këtë proces:“fund të emërimeve të mësuesve me rryshfete” dhe “ditë të shënuar në luftën kundër korrupsionit dhe betejën për konkurrencën e lirë e meritën” . E gjithë kjo zhurmë lindi pas rastit skandaloz të Lushnjes, ku një drejtoreshë arsimi e kishte shndërruar ne një biznes 5 mijë eurosh për kokë, emërimin e “komisarëve të dritës së rilindjes”. Faktet e dala më pas i bënë të qartë publikut se zyra e drejtorisë arsimore të këtij qyteti ishte shndërruar në kuplara ku kërkohej seks në këmbim të punës dhe ku rrinin stivë listat e partive që po ashtu, kërkonin emërime në vende pune për militantët e tyre.

Tani kur kanë kaluar disa ditë nga kjo ngjarje tronditëse (që pohon edhe njëherë vërtetësinë e kritikave të të gjithë atyre që parathanë kostot e kualicionit të 1 prillit me LSI-në) kryeministri dhe propaganda e tij po mundohen të veshin kostumin e një ekipi që është i pa kompromis dhe i gatshëm të luftojë kundër së keqes, abuzimeve dhe korrupsionit.

Për hir të së vërtetës duhet thënë se në disa raste qeverisja e majtë ka reaguar ndaj abuzimeve të njerzve të saj. Pas denoncimeve të opozitës apo të shtypit, ata i kanë shkarkuar të përzgjedhurit e tyre të kapur me presh në duar. Në një sërë rastesh ata nuk kanë bërë veshin e shurdhër ndaj emërtimeve të zyrtarëve me të shkuar kriminale, ndaj policëve të lidhur me drogën, ndaj drejtorëve që vidhnin energjinë apo ndaj drejtuesve arsimorë që shisnin vendet e punës.

Duhet pranuar gjithashtu se në ndryshim nga qeveria paraardhëse ata janë përpjekur të ruajnë një sens realiteti dhe një koherencë në lidhje me atë që aspiron publiku. Të vënë përballë sakandaleve, ata nuk kanë shfaqur tendencën e luftës me faktet, por janë munduar t’i shfryrjnë ato sa më shpejt, duke dhënë imazhin e një qeverisjeje që korrigjon vetveten.

Por, më shumë sesa ky imazh, për publikun e rëndësishme është dicka tjetër. Eshtë pyetja, nëse kjo është një mazhorancë që përpiqet ta korrigjojë të keqen, apo nëse në të kundërt, ajo është pjesë e një sistemi që e prodhon atë?

Rasti i Drejtorisë Arsimore të Lushnjes është rasti më i mirë për ta ilustruar këtë dilemë. Natyrisht në favor të hipotezës së dytë.

Drejtoresha që sot gjendet në burg u zgjodh pa konkurs në kundërshtim me të gjitha përbetimet e qeveritarëve se një gjë e tillë nuk do të ndodhte më në epokën e Rilindjes. Vetëm një mendësi e tillë mund të bënte që një arkëtare apo postiere komune të drejtonte trupën e arsimtarëve të një rrethi. Vetëm një mënyrë e tillë emërimi, mund të sillte ato pasoja ku i gjithë sistemi i nënshtrohej jo meritokracisë, por pagesave 2 deri në 5 mijë euro për tu futur në punë. Zbulimet e mëpasme të prokurorisë, që treguan se në zyrat arsimore gjendeshin edhe listat rekomanduese të PS-së dhe LSI-së për punësim në bazë të kritereve partiake, e bëjnë edhe më të rëndë këtë ngjaje. Ato rrëfejnë për instalimin e një sistemi.  Liza e Lushnjes nuk banonte në botën e cudirave, ajo jetonte në realitetin e ri të Rilindjes. Për mënyrën se si u zgjodh, se si veproi, se si i merrte paratë dhe se nga i vinin kërkesat me listë, ajo është shembulli tipik që na bën të mendojmë për vërtetësinë e tezës që Edi Rama e përsëriti me dhjetra herë në fushatë: atë se njerzit nuk janë në vetvete hajdutë, por se ata i bën të tillë sistemi. Nëse i besojmë kësaj teze atëherë drejtoreshës sot të burgosur, i’u dhanë të gjitha mundësitë nga qeverisja e sotme, për të bërë atë që bëri. Historia e saj tregon se ajo nuk është një rast i vecuar. Ajo është simbol i një mënyre funksionimi që ka qenë e njëjtë edhe për emërimet e njerzve me precedent penalë apo me të shkuar prej trafikantësh. Ndaj, pikërisht për këtë, përpara se të mburret për aftësinë e vet për vetëkorrigjim, kjo qeverisje duhet të ulë kokën, për sistemin cerekshekullor që vazhdon të mbajë të instaluar. Vetëm ai mund të vazhdojë të promovojë mostra të tilla, si shembuj meritokracie.

*Lapsi.al

55 komente në “Liza në botën e re të Edi Ramës”

  1. endri says:

    po cfare jane keto 80 mije mo analist, jane 8 mije o te keqen

      1. rrem vogli jr. says:

        Andi !

        Korrupsioni do te vazhdoj e mbreteroj po qe se vjedhin

        Kryeministri e zyrtaret e larte.

        Pra Ai e ka ne dore te marri masa e te ndryshoj njerez,

        struktura e ligje qe te luftohet korrupsioni.

        Ndryshe Selanik e tatepjete mut ka qene e mut do jete.

        (me falni per ndonje fjale qe populli”gabimisht” e ka perdorur)

    1. safeti says:

      bravo me ne fund tema po kthehet ne origjin djathtas, me mir von se asnjeher.

    2. Thomaidha says:

      Nuk ka gje per t’u habitur:
      Ne qeveri me socialistet eshte LSI-ja qe e mbajti Berishen ne pushtetin me kriminal te mundeshem per 8 vjet rresht!
      Meta u mesua me te vjedhur,prandaj ne perqindjen e PLACKES SE “LUFTES” xzgjedhore ai i vuri kusht Edi Rames:
      -TI BEJ KONKURSE PER VENDET E PUNES QE TE TAKON TY SI PARTI,ndersa une nuk bej konkurse por lista militantesh!
      Ku jane ne pune LSI-stet ASNJE NJERI NUK ESHTE FUTUR NE PUNE ME KONKURS!!
      Kjo eshte e hapur dhe Edi Rama e di kete!
      Kudo ku jane punesuar LSI-stet ka VJEDHJE SA TE HAJE KRAHU!!
      Monika Krye lopa eshte SHEFE PERSONELI dhe ajo e di se kush do punesohet ne se eshte i afte ose jo,kjo nuk ka rendesi!

    3. Ilir Hoti says:

      Ne kohen kur salihi ishte kryeqeneritar Bushati nuk guxonte…vec i lepinte bythen…Tani e ka mite ! Ka fituar edhe ai lirine…biles shfrenimin!

    4. reformer says:

      e keqja e madhe e ketij vendi eshte partitokracia, dmth sundimi i politikes mbi gjithcka. ne kete vend s’ka drejtesi sepse drejtesine e bejne partite, qe u thone gjygjtareve merrni parate dhe te tjerat na i lini neve. po enjejta gje ndodh edhe me meritokracine. ne nje vend ku mbisundon politika, nuk ka vend per meritokraci.

  2. Zoti Bushati mos u merzite,kjo eshte faza e pare,ka …sita te tjera me te holla…qe do te kalojne edhe niseshtene….
    skeni pare gje akoma,eshte heret……

    1. MARA says:

      O Bushat po ate drejtoreshen kush e kapi? Nuk e kapi sistemi?

      Rri mo Bushat i Vito Kapos, se 8 vjetet e fundit shteti u shthur krejt…

  3. merushe says:

    Shume analize e drejte. Po per dekoraten e gjyshes c’mendon Andi ?

    1. viktoriI says:

      Urime per gjyshen komunste, Andush, po ky shkrim nuk ta heq titullin e bllokmenit.!

    2. Dean says:

      Per dekoraten e gjyshes,Bushati ka bo party.

      1. Roni says:

        A mor njerez keta jane hapur nga te gjitha anet dhe cdo gje e bejne qe nga cdo ane qe te hidhet e pritet pushteti te jete ne dore te tyre. Si i thone fjales budallait thuaji ate qe do te degjoje dhe vazhdo punen tende. Budallai ne kete mes eshte elektorati…..

  4. turi says:

    KESHTU eshte kur per te marre pushtetin futesh ne aleance me LSI partine me te piste,me te korruptuar qe duhet te nxirret me ligj jashte nga skena politike.

    1. Amin says:

      S thoshte kot Saliu “Beje mire beje vet” E pa qe ia hengri koken Meta.Rama vet mund te qulloste dicka,por me meten partner do qulloset vete…

  5. nd-ih-ma says:

    Medet [fatkeqesisht]kur ka te drejte ky mashkulli

  6. ben says:

    Andi ooo koqe e koqes, ti je pjelle korrupsioni.Do doja dhe ti ta kishe me konkurs date vend Pune!

  7. sh says:

    Bravo Bushati ! Kokes i ke rene ,ujku qimen e nderon ,por zakonin nuk e harron .

  8. matteo says:

    Ke te drejte, Bushati. Nuk rast unikal ai i Lushnjes, ai eshte tipiku i instaluar keta 20 vjetet e fundit te politikes se emerimeve ne Shqiperi.Drejtoret e shkollave qe jane emeruar muajt e fundit, nuk kane kaluar konkursin, si e kerkon me kembengulje kryeministri, dhe me te drejte; ata ose jane militante te LSI-se, qe kane status special, qe do te thote kalojne nga kameriere ne drejtuse shkolle, ose benjamine te PS-se, a drejtorit te arsimit. As ne kohen e PPSH-se nuk beheshin ne kete mase drejtore anetaret e partise, ata ishin pakice, jo si sot. Une nuk e di me saktesi ne kryeministri e ka propagande cfare flet, apo po ngelet vetem ne kete lufte dhe…vetem don Kishoti luftonte. Trimi i mire do shoke, dhe shume madje.

  9. paqua says:

    Shume shmkrim i dobet, nuk e kuptoj si mund te vendoset si editorial ky shkrim. Dhe se kuptoj perse duhet te mundohesh ti vendosesh nje titull kaq te madh kur analiza eshte kaq e vaket

    1. Alfonsi says:

      Ti paqo e ke ndrit me analizen tende. Kot nuk i shkruan ti editorialet e Meros.

  10. urkin le violeur says:

    Ne Shqiperi askush nuk kerkon llogari per premtimet elektorale te pambajtura, madje fushata konsiderohet si stina e genjeshtrave. Jo vetem kohet e fundit ne arsim, por kudo dhe ne cdo kohe punesimi dhe ecja ne karriere ne administraten shqiptare behet me anen e trafikut te influences, rryshfeteve, prestacioneve seksuale dhe nepotizimit.

  11. Andushi says:

    Te gjithe analisteve si ky Andushi, qe nuk kane asnje teme per te shkruajtur pervecse kritikave te nje procesi mese te zakonshem testimi te mesuesve qe do te emerohen,ju ka ngel vetem te bejne analizen e mutit te Edi Rames.Mesiguri qe edhe aty do te gjene ndonjegje per te kritikuar.

  12. human says:

    Shkrimi trajton kete problematike te emerimeve skandaloze ne menyre te sakte dhe pa teprime.

    Kryeministri disa here ka deklaruar se Qeverisjen e konsideron si nje ekip.Eshte normale ky emertim bashke-kohor dhe perendimor.

    Kuptohetse gjyqtari eshte populli, i cili konstaton vazhdmisht, se sa fair ose me faulle luhet loja.

    Kur ne nje institucion(psh. M.Arsimet) perseriten gabime te renda ( emerime korruptive,madje te turpshme), jepen disa kartona te verdhe, qe konvertohen ne karton te kuq.

    Kjo do te thote se Ministri perkates eshte komprementuar ne ate pozicion pune, dhe duhet te leshoje vendin per dike tjeter.

    Nuk e di ne se Kryeministri, si kapiteni i skuadres e koncepton ne kete fryme sportive, zevendesimin e lojtarve qe gabojne rende.

  13. Beni says:

    Keshtu jane perzgjedhur ne shume qytete drejtoreshat e arsimit .Shikoni ne Vlore, nje debile ,ish infermiere , qe ben nje studim ne universitetin e Vlores ,se mbaruan vajzat dhe grate qytetare vlonjate ,te emerohet kjo shonde qe nuk ka askulture ,as prejardhje arsimi.Turp per Rilindjen.

  14. Astrit says:

    Para nje viti u be show i rradhes, konkurset ne publik te hapur per pozicionet e Drejtor drejtorie arsimore. Mesa duket Liza paska fituar konkursin per Lushnjen!!! Cfare duhet te ndodhe me sh qe te shkarkohet ministrja e arsimit qe ka trukuar konkursin, se pa trukim veshtire se nje personazh i tille mund te fitonte!! Vajmedet!! Per sa kohe njerezia merret me autorin e shkrimit dhe jo me faktet qe parashtrohen….Vajmedet do jete ky vend!!

  15. Bato Mokra. says:

    Na, mor ti nip Vlone e Shkodre, ketu ke qene/kene kur tarifa e nje vendi pune te njw mesuesi ne kohe te Saliut ishte 7-8000 euro dhe i keni bere fresk, ia keni zgjatur ymrin ne nje pushtet te kriminalizuar.
    Ku e keni mbledhur cerke-cerke tere kete mllef ndaj Rames s’e marr vesh. Po te dekoroi edhe gjyshen, mor i paudhe, duke rriskuar me veten, nga handrraku politik qe ka mbledhur ky popull, cuditerisht kaq me shumice. S’te thote kush t’i shlyesh haracin, po kendveshtrimi yt, mor nipce eshte katran, jo vetem sot, po ke kohe qe fle e gdhihesh ne nnje krah te mbrapsht.
    Si s’iu behet mire per asgje, mor djale?!Ka nje foto te “kohes se veshit” Edi Rama, qe ia terheq atij FevZIUT, njerit prej rrenimtareve me ne zë te Kuvendit tëvërues shqiptar, i cili nuk e ben nga padija, por nga dija dhe misioni i te keqes (sa shume paskeni qene/kene, mor burre i vogel i dheut tone?)Si ne lojen e Biz-it do kisha dashte te formonim dy radhe ne “gazetaret e vjeter”, a si na quani tradicionale (dmth qe s’ndryshojme, ose s’behemi si ju, kurre mos ndodhte kjo!)e t’iu kapnim jo prej veshit, po t’iu futnim nga nje flakaresh, si i thone ne Shkoder, qe t’iu vije mendja ne vend. Po kthjellohuni, mor djemka, se bash e keni teperuar me kete pseudogazetarine e pseuodoopozicionin tuaj te pelezetshem e gjithe negacion shpifes. Une s’jam avokat i i Rames, po boll e ka ndotur (qelbur) Sali Berisha e te vetet, po si nuk iu thote mendja qe t’i beheni krah se mires (s’e dalloni, gjoja?) qe te rritet shpresa e te behet ky vend. E ke zane mire ate te shkarkimeve, dua te te pyes ty dhe tyçkat e tjere, bente keshtu Sali Efendiu,? Kurren e kurres. Epo ka nise epoka e zhdukjes se pandeshkueshmerise se gabimeve e fajeve dhe, kete duhet ta vini ne spikame, ne administraten publike, ne sistemet e tjera ende jo, se ata jane “toke e xanun” ende nen kthetrat e Berishes. Po kete s’e trajton, mor nipce? Shoku Sali kur duhet te dorezosh pushtetin, qe e mban ne menyre mafioze me kerbac e kulac? (po ta jap lire kete temen e s’ke nevoje te shtriqesh te Ufoja, si bejlerbeu i medias, se na turperove Vl. e Sh. e Zagorien! Besoj se u morem vesh. Kete komen, po e ruaj, pasi se c’kam nje parandjenje qe, edhe pse i ri, je i pandryshueshem!

  16. gezimi says:

    O Bushat o loqe, ci ke keto shifra odiote apo futja se ska problem dhe fol budalleqe.

  17. Dritan Zhgaba says:

    Komisaret e drites jane gjyshit tend o i pafytyr dhe nip Terbaci qe eshte djepi I Sigurimit.Shijo benefitet qe te sjell fakti qe je nipi i Hysni Kapos e mos bej moral se nuk e di ca eshte ti e lloji yt i palo analisteve.Shpresoj te te mos dale edhe ty ndonje “atentator” me porosi si atij karagjozit, qe rastesisht si ty eshte produkt Sigurimi.

  18. Kendveshtrim tjeter says:

    Nisma e Kryeministrit dhe Ministres se Arsimit dhe Sporteve,duhet te pershendetet dhe perkrahur nga te gjithe ,qe deshirojne meritokracine.
    Liza nuk eshte fenomen i izoluar,perzgjedhja e saj dhe mijra drejtorve eshte bere me konkurs formal,kane konkuruar me vetveten,pa konkurent
    Drejtoret e shkollave japin mesim,sipas normes,jashte profilit !!!!!
    Mesuesit jashte profilit u pushuan nga detyra,po drejtoret zonja Ministri, jane te privilegjuar qe bejne sikur japin mesim,ne lendet e djathtesis ?!
    Reforma ne arsim kerkon dhe largimin e drejtorve qe kane konkuruar me vetveten dhe japin mesim jashte profilit.

  19. fllad says:

    Shkrimi ve gishtin ne plage.Sistemi i bazuar ne pazarin e 1 prillit keto lloj Lizash do te pjelle.Mu kujtua ajo thenia e popullit per cjapin qe do shkonte per tu bere prift dhe njeri ne rruge i tha se po ta linte kasapi le te behej dhespot. Administrata e mbushur me militante te pa afte edhe mbas 23 qershorit i kane ruajtur pozicionet( normal qe do i ruajne se kanceri nuk hiqet me aspirina por do thike dhe kimioterapi.Ngjalat e Lalzit ishin nje prelud i Lizes.
    Shqiptaret me tru ne koke nuk kane perse te cuditen.

    Shqiptaret do vuajne sepse Enverin e kane ne bark dhe ne koke akoma. Nuk heqin dore nga metodat e tij qe duhet te pergjigjet i gjithe fisi per njerin.C’pune ka Andi me gjyshen? e megjithate urime per dekoraten e gjyshes, ajo eshte dhene per kontributin ne lufte kunder fashizmit, dhe e meriton.Ju pinjollet e ballit apo te saliut bjerini kembes.

  20. Miri says:

    Qeveria nderhyrjet ndaj emerimeve me te shkuar kriminale I ka selektive pasi varet nga personi qe i ka propozuar ne ate vend pune. Psh. ne Vlore kryetari i qarkut njihet si trafikant droge, i hetuar nga shteti Italian ne 1999 per rrembim personi (kerko ne google corriere della sera Sadrit Danaj). Prefektja e Vlores te shoqin e ka pasur te denuar me burg per vjedhje dhe plagosje personi ndersa vete eshte me moral shume te ulet. Te dy keta i ka propozuar Koco Kokedhima dhe Edi Rama nuk guxon ti ndeshkoje ti refuzoje ata si kandidatura se ka frike nga plaku Koco.

  21. Goni says:

    Sa bukur kish dale Liza me Like Meten ne foto.Vetem kishin harruar te pozonin me bllok te dy.Si tha Metja?S’ka lidhje me LSI.Pasi shperndau po me blllok ne dore Liza leket per votat e LSI,hop ne krye te arsimit.Parti me vlera perparimtare..

  22. Eri says:

    Si ja mohon vlerat,O Ben.Ajo ka kenduar ne grupin Lab.Kaq mjafton.

  23. melua says:

    Mire eshte te mbyllesh gojen se na hape barkun.Nuk e kuptoj se si i japim te drejten ketij bllokmeni 24 karat qe te bej analiza,se si Merua i jep hapesira qe ky” psudoanalist: te shkruaj idiotesira.Per ata qe se dine ,jo vetem gjyshi gjyshja komuniste dhe antare te byrose politike dhe etj etj por i ati drejtor i sigurimit famekeq te kohes komuniste,komunist dhe intrigant i thekur,spiun qe ka futu njerez te pafajshem brenda.Nuk e kuptoj se me cfare morali ky shkruan dhe se si Merua e pranon ne gazeten e tij.Mos doni te corodisni publikun pasi e besoj se vetem kete mision kini.Turp per gjoja “gazetarine’shqiptare qe eshte nje gjiriz gjigand dhe pothuaj te gjithe pa perjashtim jini ANTISHQIPTARE.

  24. islam says:

    po doli sala te thote nje fjale do ta marish te vertete dhe do fillosh te tjeresh si ai miku jot blendi koqja te dy s’keni tru,bashke me canin klanit

  25. astrit says:

    Eshte mire te kemi institucione qe te fuksionojne ne baze te ligjit,meritokracise profesionale, performances personale. Le te shpresojme se do ti kemi nje dite.Por duke qene nje vend i vogel e dime mire se kjo gje nuk eshte e mundur ne vendin tone. Merito partia, merito fisi, merito interesi financiar jane ne shkalle te pare te orkestres sonw qeverisse.Pra sistemi fuksionon por per pjesen e dyte te meritave

  26. Albert says:

    Niveli me shume se medioker I ketij artikulli te Bushatit po I ul shume reputacjonin gazetes Tema.

    Problemi I Lizes Lushnjes eshte nje problem I rende por gjithmone ngelet nje problem ordiner administrativ.Ai eshte I perhapur aq shume sa nuk ka perendi ta ndaloje per nje periudhe kaq te shkurter.Nuk eshte faji I Rames qe ai vend eshte tej mbushur me Liza ,Bushate dhe Bullshite.

    Por ajo qe ndryshon 101% nga qeveria e k/kriminelit Berishe eshte se qeveria e Rames ka vepruar ne cdo rast me nje vendosmeri te admirueshme dhe ne kohe shume te shpejte duke I cuar ne burg ose I debuar nga rradhet e saj monstra si e lushnjes ,sarandes dhe qindra te tjere.
    Shqiptaret nuk e kane harruar rastin Pango dhe djallzine zogolliane te Saliserbit.

    Ishte bash ministri I tij (politik ,poliedrik dhe pervers) qe I hoqi mbertheckat me ze dhe figure “zockes” kandidates per punsim.

    Akoma jam I shokuar qe monstra Ylli Sgango jo vetem qe mori nje denim te vockel simbolik (dhe me vone I kerkoi te falur Sali kerma) por ai ka kerkuar dhe gjysem miloni dollare per “cenim dinjiteti”

    Jam I bindur qe nese kjo historia me Pangon te kishte ndodhur tani ne qeverine Rama kopeja e lubonjave,ngjelave,bushateve dhe bullshiteve do ti kishin nxjerre syte edi rames dhe nazi-Berisha do kishte bere me zorret e tij ,lidhese kepucesh nqs se nuk do fuste ne burg Pangon e tij.
    Keto gabimet e Rames me arsimin,shendetsine,drejtesine..drogen..pushtetin local etj jane mese normale sepse ai trashegoi nje shtet qe vetem I tille nuk mund te quhej.Pra duhet te ndergjsohemi s e gropa e Saliserbit do dekada te mbulohet.
    Por ajo qe mund te quaj sjellje kriminale shumefish te Edi Rames eshte ne aspektin kombetar.

    Jo me larg se dje E.Rama & I.Meta kane bere nje veprim pambarimisht te felliqur ne Pallatin e Brigadave ku moren pjese ne “inagurimin” e librit te Fejzi Toptanit per Ahmut Zogun.Nje anealize perfekte te kesaj “pocaqie”e ka bere fisniku Bedri Islami te gazeta Dita ku shkruan kete postulat : Klani kaloi me pushtetin, pushteti iu përkul Klanit te Mafies..

    Jo vetem kaq por dyshja fame keqe Rama Meta festuan ne menyre te turpeshme 70-vjetorit e clirimit duke u dorzuar para disa kerkesave poshteruese te ambasdorit Arvizu qe terrorizoi shqiptaret me figuren e Enver Hoxhes sikur te ishte djali I turbo antikomunistit Joseph McCarthy dhe jo nje dipllomat serioz amerikan.

    Duket sheshit nje terrorizem mediatik (shiit storm) kunder figures Enver Hoxhes dhe nje glorifikim kozmik per figuren e Ahmet Zogut.Ne kete kuader ndersa shohim nga njera ane hapjen e Bunkartit te Enverit nga ana tjeter shohim nje inagurim libri medioker per Ahmut Zogun ku u mblodh gjithe paria e Tiranes ku nuk mungoi as drog dilleri Princi Shkerdhen me Moniken e tij.

    Perse EKAR-i (Edwin Kristaq Aneta Rama) shkon ne qoken e blendi fejziut, ketij Saliu qeros ??

    Perse EKAR-i (Edwin Kristaq Aneta Rama) shkon ne qoken e Ahmut Zogut duke nderuar tradhetarin qe iku me floririn ne 1939 duke e lene ate vend ne meshire te fatit

    Perse EKAR-i (Edwin Kristaq Aneta Rama) shkon ne qoken e Klanit te Frangajt kur ky I fundit e ka poshtrua disa here publikisht

    Perse EKAR-i (Edwin Kristaq Aneta Rama) shkon ne qoke ne nje llogore me shkerdhen berishen qe ishte koka e gerdecit ku vrane 26 skllever.

    Perse EKAR-i (Edwin Kristaq Aneta Rama) shkon ne qoken ne nje llogore me Lule Baqen I cili ja vrau 4 protestues ne 21 janari ku ramushi yne jo vetem I ka harruar por po poshtron familjet e ketyre viktimave dhe jetimet e tyre.

    Perse EKAR-i (Edwin Kristaq Aneta Rama) shkon ne ate qoke duke perdhosur pallatin e brigadave partizane pikerisht ne keto dite te 90 pervjetorit te rrezimit te qeverise “bolshevike” te kollosit Fan Nolit Nga serbet dhe ruset e bardhe te paguara nga Sa trapi Zog.

    Me keto probleme te merret nipi pa shtylle kurrizore I Vitos dhe jo me Lizen e boten e cudirave.Do ja falja gjithe gabimet Rames ne fushen administrative por ne asnje menyre ato ne aspektin kombetar.

    EKAR-i (Edwin Kristaq Aneta Rama) I mori votat ne 23 qershor 2013 jo per te na nxjerre nga gropa e Saliserbit se nuk mundet pa e futur ate kriminel ne gropen qe ai I ka bere vetes dhe kombit shqiptar.

    Me monstren Berishe te merret honorable Arvizu (dhe ato qe jane pas tij) jo me monstren e vdekur qe te mos themi qe jo vetem Liza por dhe Aleksi sillen si ne boten e cudirave dhe te fakirave.

    1. human says:

      koment brilant, i drejtperdrejte.

      si i thone fjales ; derri do plumb.

      respekte

    2. Malokar says:

      C’ja fut kot dhe ti. Po ai monumentin e rrufjanit matjan e ka sa nje mut maloku para kryeministrise. Ndoshta e shikon perdite nga dritarja dhe i behet zemra mal…

      Dhe ti thua pse shkoi ne qoken e qafziut. Ku e di ti, ndoshta tregimet e karrocierit i kane lene mbresa te paharuara… ?

  27. uio says:

    Perse nuk benjne konkurs edhe ministrat, deputetet, kryetari i parlamentit, vete kryeministri ? Per ta nuk ka rendesi formimi arsimor ?

  28. uio says:

    Konkursi per vend pune Kryetar i Parlamentit te Shqiperise apo per Kryetar te Keshillit te Ministrave me telekamera LIVE do ta erresonte “portokalline” pergjithmone.

  29. fshatari says:

    Ky Bushati eshte njeri pa shtylle kurizore ,pa Atdhe ,pa Familje dhe vetem me nje shok- Blendi Fevziun.
    O Mero nqs do te besh nje dite pushim me mire lere bosh vendin e editorialit se te shkruaj Bushat Karandashi

  30. sagitari says:

    Zoti bushati :: Rama po kerkon te dali nga bota e cudirave por ti me sa po kuptoj do te mbetesh pergjithmone ne ate bote ( boten e cudirave)
    Tema shkrim i dobet : i bere nga nje sahanllepires i komunizmit te para 90 dhe te pas 90 ( komunizmi i pas 90 eshte demokracia e berishes)
    Cdo gje te mire te beje kjo qeveri per keta nuk eshte e mire ,se si thote nje fjale e urte ::Keq me burre , keq pa burre e keq te mos martohesh kurre

  31. Dulla Vogel says:

    Te lumte Andi! Keshtu i do gomari drute. Mballosja mire e mire, se perndryshe fillon e hedh shqelma…

  32. realisti says:

    Me pelqejne te gjithe ata qe japin mend se si duhet bere. E dini me kujoton skenen e nje filmi shqipetar ku tre vete,kapterr Ramu, Islami dhe Pepini, diskutonin nese duhejn ta vrisnin rojen e anijes qe donin te rrembenin apo kompromentonin. Ate moment Pepini tha -Une them me mire ta vrasim, -Bravo Pepin ti do ta vrasesh-i tha Islami -Jo- tha Pepini- une nuk mundem -Epo mbylle gojen atehe- iu kthye duke i uleritur Islami

  33. korçari says:

    Klani Meta eshte me i demshem per Shqiperine dhe se vete Sala pasi eshte i pangopur pa moral dhe ka vetem motivin :Te xhvatim sa me shume dhe ne çdo gje .mendoj se eshte koha te goditet kjo bande ne rradhe te pare duke afruar çamet ne qeveri dhe pastaj te goditen pa meshire ,nuk mundet te vuaje akoma ky popull .

  34. shaban says:

    Sipas shokut Bato Mokra meqe ne kohen e Saliut cmimi paska qene 7-8000 euro nuk duhet te ankohemi per cmimet e Rama-Meta qe variojne nga 3-5000 euro sepse kjo quhet goditje e korrupsionit dhe e dyta meqe Saliu ka qeverisur keq ta leme edhe Ramen te beje ca gabime pavaresisht se e votuat qe te luftoje[PD] korropsionin.

  35. mali says:

    Safet nga ke qene a i vrare, ne burg?

  36. Lavdoshi says:

    Pse vetem lushnja eshte. Po gjimnazi i Roskovecit qe ish drejtori i ketij gjimnazi Faslli Toska ka qelbur dynjan me deftesa fallco te shitura .

  37. Gjenialiteti me Liza i Bushatit says:

    Si thoni shoke? Avokati argumentin e ka disi te bazuar, konsideruar dhe moshen e thyer, ti veme nje 5. Kurse Bushati eshte shume dobet. Le te thellohet me shume dhe te vije sezonin tjeter. Djali i ri eshte e ka kohen perpara te behet me dinjitoz.

  38. pajtohimja says:

    Bushat, mentaliteti korruptiv vjen qe nga koha e gjyshes tende qe u dekorua para pak ditesh.
    -mund te rregullohet vendi kur t’i si specialist i genjeshtres ke 24-vjet qe tall b…en me kete budalla popull!!!!
    -lereni dhe Edin t’i fus te “gjatin” ketij populli se keshtu rrine urte keta, ju vazhdoni t’i beni fresk “allateve” te Edit se ja keni marre doren!

  39. Mali says:

    Problemi qe ngrihet eshte fakt duam apo nuk duam.Korrupsioni qe ishte ne qeverin e shpellarit jo vetem qe nuk po zhduket por,po thellohet me tej dhe sidomos pas te famshmes te reformes aktuale ku drejtoret e vendosur nga “Rilindasit”ne shumice me diploma te marra me part tajm (i blene)qe po zhvendosin te shkolluarit me kohe te plote.Kryeministri duhet te zgjedh njerez me te sakte se vendi yne ka plot vajza e djem te afte ,te shkolluar e te pasionuar per punen Duhet permiresuar sa me pare drejtimi e duhen te njihen mire drejtuesit qe vendosen ne c’do vend pune drejtuese
    Vetem kur degjon se shume femije te ardhur nga emigracioni po oerballen me pengesa te medha.Ne Greqi apo Itali femijet e emigranteve edhe pa dokumenta u pranuan ne shkolle dhe shume mesues vendas i morren ,i mesuan gjuhen dhe shkencen.Te gjithve na kujtohen femijet e shkelqyer qe ngrinin flamurin si me te miret e klases e shkolles
    Po tek ne sot ,ne vendin e tyre,lihen e pengohen qe te vijojne mesimin.Po sillemi si te pa kulturuar dhe arbitrar.A e ve ujin ne zjarr MAS,nuk po shohim asgje..

  40. Arta Sinoimeri says:

    Shkrimi eshte normal,por me habit fakti se disa duan ta devijojne si problem te LSI-se ! Por harrojne se para 2-3 muajsh me korrupsion & “presh ne duar” 5000$ u kap edhe drejtoresha e DAR Tirane (Mimoza Kuqi e cila mbuloje reklamen e rilindjes:”saliu nuk ka takate!!!”,edhe kjo gjoja u zgjodh me ‘konkurs’ nga nje tufe me BIBA te majta me ne krye BIBEN si ministre qe rri si pule e lagur para k/min.Me kete rast themi me plot bindje e fakte se keta te majtet jane te gjithe njesoj, si LSI & PS e kane ne gen perversitetin,hajdutllekun,mashtrimin etj.etj…

  41. human says:

    sakte Bushati!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje