Rasti Artur Çani dhe “gjurmëmbuluesi” i krimit

3 Dhjetor 2014, 19:56Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Artur Çani është një qytetar i rrezikuar dhe duhet mbrojtur. Ai për më shumë se një dekadë i është përkushtuar biznesit të tij të ndërtimit dhe sot është pronar i një pallati luksoz në mes të bllokut në Tiranë. Natyrisht, dhe pjesë e shumë problemeve të shkaktuara nga ky biznes. Së fundmi, ai ka disa muaj që i është rikthyer punës së tij të vjetër si gazetar dhe po ashtu, dhe aty mund të ketë prodhuar probleme.

Ai pretendon se është sulmuar në një sulm, që synonte vdekjen e tij dy netë më parë dhe për këtë thotë se ekzistojnë edhe filmime. Nuk jam i prirur ta paragjykoj, pasi nëse një njeri që shpall veten të rrezikuar, e di më mirë se kushdo tjetër nëse ka apo nuk ka rrezik rrotull tij. Në raste të tilla, më mirë se sa ta paragjykojmë, është që ta mbrojmë, duke u përpjekur të zbulohen rreziqet e tij të vërteta.

Ato mund të vijnë nga biznesi i tij, nga puna e re disa mujore si gazetar apo dhe nga probleme që mund të ketë si qytetar.

Në pamundësi për të publikuar gjurmët e vrasësit, është mirë së paku të denoncojmë ata që përpiqen të fshehin këto gjurmë. Dhe mes tyre, është një njeri në këtë vend, që e ka bërë zakon të fshehë çdo krim. Është fjala për Sali Berishën. Deri tani ka folur viktima dhe Berisha. Viktima ka thënë se nuk i njeh vrasësit dhe ka shprehur mirënjohje për kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm, që i janë gjendur pranë. Sali Berisha ka shpallur vrasës, sipas versionit humoristik të Antenës, çiftin Rama-Kokëdhima. Nuk dua të merrem me joseriozitetin e tij në këtë histori, por historinë e tij me krimet serioze ndaj gazetarëve në Shqipëri, që kanë pasur emrin e tij.

Në periudhën 1992-1997, kur ai ishte president i Republikës e mbylli mandatin duke u shpallur “Armiku Botëror i Lirisë së Shtypit”, një vlerësim ekstrem negativ i dhënë në vitin 1997 nga Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve me seli në New York. Një vlerësim të tillë në Europë e ka marrë vetëm Sali Berisha. Të tjerët, të ngjashëm me të, janë liderë aziatikë dhe afrikanë, që kanë udhëhequr diktatura. Ky vlerësim i erdhi pasi ai u përfshi në beteja personale persekutimi ndaj çdo gazetari që guxoi të flasë apo të veprojë kundër tij. Ai arrestoi dy drejtues të gazetës “Koha Jonë” dhe dënoi thuajse 7 gazetarë të saj për vepra penale. Ndëshkoi gazetarë të gazetave kritike, rrahu brutalisht gazetarë dhe politikanë dhe në fund, për një karikaturë thuajse miqësore, arrestoi edhe kryeredaktorin e revistës “Hosteni”, Filip Çakulin, i cili ishte njëkohësisht dhe gazetar i RD-së në atë kohë. Janë të gjitha dënime të shqiptuara dhe të rregjistruara me urdhër të tij, ato që e çuan Komitetin për Mbrojtjen e Gazetarëve tek vendimi ekstrem, që në fakt ka njollosur dhe gjithë historinë e Shqipërisë.

Pas rikthimit në pushtet në vitin 2005, ai në dukje tentoi të ndryshojë metodë, duke u përpjekur fillimisht ta blejë median kritike. Ia arriti me Frangajn dhe “Klanin” e tij, por jo më tej. Dhe fill pas kësaj, sidomos pas vitit 2007, kur media ra në gjurmë të djalit të tij që merrej me biznesin e armëve në Gërdec dhe Rinas, ai u kthye sërish në origjinë. Ai akuzonte publikisht dhe dhunonte verbalisht gazetarët kritikë, duke nxitur ndaj tyre sulme fizike dhe procese të pafundme gjyqësore. Ai përdori taksa-tatimet ndaj medias kritike, duke i kërcënuar me gjoba marramendëse, për të nënshtruar politikën e tyre editoriale. Kështu u kërcënua “Digitalb” dhe “Tring”, në përpjekje për të nënshtruar “Top Channel” dhe “Vizion Plus”. U mbyllën emisione dhe u diktuan ndryshime drejtuesish në media, vetëm që të ishin luajalë me të. Beteja e tij kundër gazetës “TemA”, duke e mbyllur dhe shkatërruar fizikisht biznesin e shtypshkronjës së saj, duke vënë gjoba marramendëse dhe duke vazhduar me sulme fizike ndaj gazetarëve, është ende e freskët. Shoferi i gruas së tij u angazhua deri në djegien e makinës sime para shtëpisë, ndërsa ai vetë udhëhoqi procesin e rrethimit të redaksisë dhe shkatërrimit të saj me policë dhe banditë. Zyrtarë të frymëzuar prej tij, hapnin procese gjyqësore me shuma marramendëse. Ndërsa sulmet e tij verbale ndaj gazetarëve dhe familjarëve të tyre, siç ishte rasti i Sokol Ballës apo Çakulit, u bënë të neveritshme.

Kjo histori u mbyll në mënyrë qesharake më 23 Qershor, kur ai e kuptoi që i kthyen kurrizin shqiptarët dhe ai papritur u kujtua se duhet të ishte në anën e shtypit.

E ribëra këtë biografi të shkurtër, që nxin historinë e këtij vendi, për të theksuar se i njëjti person, sa herë që ndodh një krim në Shqipëri, tenton të hedhë një pistë të paqenë për të fshehur krimin e vërtetë.

Muaj më parë, kur dy kriminelë të armatosur vranë në mes të bllokut bankierin e njohur Artan Santo, ky ngriti i pari një akuzë të detajuar, për të cilën duhet të hetohet. Sali Berisha deklaroi në parlamentin e Shqipërisë se i ndjeri Santo, pak para se ta qëllonin, kishte telefonuar Saimir Tahirin, por ky i fundit nuk i kishte hapur telefonin. E tha me me zë dhe me figurë në parlament. Tashmë nga hetimet që janë publikuar dhe në media, rezulton se 12 minutat e fundit të jetës, i ndjeri Santo i ka kaluar duke folur në telefon me një zonjë që rri nga tre orë në ditë në zyrën e Sali Berishës. Dhe që ka ndenjur po tre orë edhe pak para se ta bënte Berisha këtë deklaratë. D.m.th, ky njeri ka pasur në zyrë njeriun e fundit që ishte duke folur me Artan Santon derisa u qëllua me plumba. Dhe për të mbrojtur atë që i reciton vjersha dashurie, del në parlament dhe thotë që viktima i ka telefonuar Saimir Tahirit, por ai nuk i hapi telefonin. Kjo është një shmangie e qëllimshme e pistës së krimit dhe një deklaratë që meriton për t’u parë si përpjekje për të fshehur gjurmët e vrasësve të vërtetë.

E njëjta gjë po ndodh edhe në rastin e Artur Çanit. Berisha ka dalë me nxitim me një deklaratë të detajuar, ku tregon se kush ka qëlluar mbi Artur Çanin. Është koha që këtij avokati të krimit në Shqipëri, t’i pritet gjuha dhe të merret zvarrë në prokurori, për ta bërë aty dëshminë për ato që di rreth krimit në Shqipëri. Është e sigurtë që di më shumë se kushdo, pasi është kryetari “de facto” i mafias shqiptare dhe në këtë cilësi duhet marrë. Ai e di si e bëri i biri Gërdecin dhe si vrau 26 njerëz. E di si vrau më 21 janar katër persona, e di si e bija e tij ishte seksere e firmës së tij duke kërkuar 3 milionë euro për një firmë, e di se si gruaja e tij ishte seksere e biznesit shqiptar në emër të humanizmit…E di se si Lulzim Basha u sëmur tre vjet, për të mos shkuar para drejtësisë për 220 milionë euro të zhdukura për llogari të Familjes. Është padyshim njeriu që di shumë dhe përpiqet shumë që e vërteta të mbulohet. Është koha që ai të thirret dhe të japë shpjegime për çdo deklaratë që ka bërë pas çdo krimi, në përpjekje për ta mbuluar atë. Duke nisur që nga kjo e sotmja, e cila mund të lërë të qetë realisht ata që mund të kenë dashur të vrasin Artur Çanin.

58 komente në “Rasti Artur Çani dhe “gjurmëmbuluesi” i krimit”

  1. Roni says:

    Shqiperia nuk do ec perpara dhe shqiptaret nuk do gjejne qetesi nqs gjithshka nuk fillon nga spastrimi i kontigjentit kriminal qe fshihet si nje organizat mafioze pas Families Berisha.Mos harroni deklarimin e Ngjeles per “300 vrases te gatshem” mbas Berishes ne cdo moment.Ky kontigjent po mban peng shqiperin dhe shqiptaret.Rama pikerisht me keta duhet ta fillonte.Energjin dhe kembengulien per ndershkim qe po tregon kohet e fundit ndaj shkelesve te rregullave apo vjedhjes se energjise duhet ti paraprinte te pakten po me te njejten kembengulie per kete kontigjent kriminal te cilet ne nje moment mund ta zerojne cdo energji pozitive si te qeveris ashtu dhe te shoqerise.Mos u genjeni se me humbjen e pushtetit,Berisha,ka humbur gjithshka.Ai pushtetin e ka pas si maske,punrat gjithmon i ka kryer me njerez te krimit dhe jasht sistemit.Ky ka qen dhe pushteti real i tij i cili sot vazhdon te jet i paprekur.

    1. Pilo Lala says:

      Edhe pse Mero ka ndryshuar drejtimin disa here, ne vleresimin qe ben per Berishen, eshte i sakte, sepse ai ka qene drejtperdrejt prezent ne shume prej ketyre bisedave per “ndeshkim” njerezish nga Berisha.

      1. :) says:

        Kjo zonja qe thua ti o Mero,mos eshte gje Grida Duma? Ne po presim me padurim reformen e shumepremtuar ne drejtesi.Te shpresojme qe dhe keta birbot e sotem ne pushtet,te mos jene nje kopje e keqe e Sali Bershes me tufen e tij te derrave ne pushtet.

        1. naim tirona says:

          Po me duket se i ben karrigja ku ulen Birbo se ju duket si karrige magjike per tu pasuruar per vehte dhe e fare-e fis qe i mbajne nga mbrapa , dhe jo per te zgjidhur hallet e popullit dhe per te rritur mirqenien e tij.

          1. ezopi says:

            Te terhiqet zvarre ! T’i pritet gjuha ! Te keqen e gazetar-trimit kur flet m’u si oficer i sigurimit.

        2. Arben says:

          Ajo SUMA esht ajo baxhella qe e mbante ne telefon bankjerin qe vrasesit te ishin te sigurt se ku po shkonte.Per kshu punesh paguhet kjo kembe shtremta kembe burri..nje shemtir psikopate qe vdes dhe rrjep burreca.

      2. ALBAN DALIPI says:

        POPULI VOTOI RILINDJEN ME SHPRESEN SE DO E SHIKONTE BERISHEN DHE BANDEN E TIJ NE BURG.
        PERSE KM RAMA NUK PO E PLOTESON KETE DESHIRE/AMANET?!

        http://goo.gl/eEXsqD

    2. itali says:

      lexova titullin thash shqyre qe mero baze sonde nuk shkruan per pd ose per doktorin por sa hapa faqen dy rrjeshta per artur canin pastaj jepi kunder doktorit sikur vetem doktori ka bere palle ne shqipri per 23 vjet.nuk besoj se vetem doktori apo ata te pd ka vjedh e vrare ne shqiperi shiko pak anej nga ps se nuk jan engjej besoj se jane kopje pd.

    3. rilindja e varferise says:

      ik mo gazetar lapanjoz. ti je kokerr legeni qe deri dje i fshije kepucet berishes, kjo gazete vlen vetem per ne wc. ke qef te lexosh gazeten panorama

      1. Despicable says:

        Ha..Ha..banana akuma matata panorama!

      2. fatmiri says:

        Me bere per te qeshur o “rilindje e varferise”, por jo nga goja por nga bytha. Ke qejf te lexosh panoramen? Lexoje dhe ngopu me te se dhe ajo eshte e lidhur me fijet e merimanges me helm:sali berishes.

    4. maja says:

      Kjo analize eshte e sakte. Artur Cani duhet te mbrohet nga sali berisha, me vrasesit qe ai paguan me parate e BSH-se,

    5. Arjana says:

      12 minuta ka qen ne tel kjo putana me emrin e pist Ulerim Grigj Duma SUMA se aq e kishte detyren ta conte drejt bankes.Kjo letyre burrash pleq te vjeter te martum esht msu te futet neper koqe loqesh dhe tjua bej mendjen pordh,ti vjedh ti rrjep mir e mir deri sa i le edhe pa koqe e loqe.Kjo letyra me kembe si burr qe as femer nuk mun ti thuash paguhet per ksisoj punsh.Kjo perdor kembt e shtremta per ti hap e p…e ndyr per ta shqyer me shum se ce ka shqy.E ka fajin Edi Rama qe nuk i con para gjyqit kta hajdut pronash,denohet dashnori i ksaj dhe kjo ben perpjet.

  2. labi i vlores says:

    …dhe saliqeni e ndjene se po i afrohet dylekshja per te gjitha krimet qe ka bere ky kafshe ,eshte specia me e uryer qe toka shqiptare ka nxjere dhe si i tille meriton te “vleresohet “.

  3. Romi says:

    a thua kush nga gazetaret e ka rradhen tani??

    Fevziu apo Cani????

    http://bit.do/kush-gazetar-e-ka-rradhen

  4. human says:

    Artur Cani duhet te flase vete, per dyshimet qe Ai nund te kete ose per ata qe mund ta kanosin.

    Episodi i atentatit te mbetur ne tentative, ndoshta ka qene edhe ndonje paralajmerim.

    Apeli i Meros per ta marre ne mbrojtie eshte i drejte.

  5. Daniel says:

    Bravo Mero. Asnje tjeter nuk e pasqyron me qarte Sali Berishen, veç penes tende.

  6. Agimi, DETROIT. says:

    ” Eshte koha qe ketij avokati te krimit ne Shqiperi, t’i pritet gjuha dhe te merret zvarre ne prokurori…”

    OH ZOT BEJE REALITET !!!

  7. Mond says:

    AMIN! Ne fakt vota popullore masive e 23 Qershorit ishte kunder Berishes dhe modelit te shtetit familjar qe ai ndertoi…dhe mendoj se kjo eshte ajo qe presin sot e kesaj dite shqiptaret: qe dikush te paguaje per demet dhe fatkeqesite qe i ka sjelle ketij vendi….por me sa duket do na duhet prape te mjaftohemi me faktin qe “shyqyr qe shpetuam” prej tij dhe tani te shikojme perpara…. Kjo eshte e frikshme!

    1. nora says:

      Kjo eshte vertet e frikshme Mond. Jam dakort me ty. Kam frike se duke mos u denuar ai mund te krijoje rremuja te llahtarshme si ajo e 97 ku u vrane mijra bija nenash. Jam 100% e sigurte se 1.000.000 shqiptaret votuan kunder kriminelit Sali. Ata presin qe atij tivije fundi si njeriu me i ndyre ne historine e Shqiperise. Duhet ne te gjithe te protestojme forte kunder prokurorise dhe gjykatave qe i mbajne akoma avazin. Cdokush e kupton lojen mafioze te Berishes. Te gjithe po presim me padurim ti gjendet vendi ketij mynxyre.Ai kerkon vetem rremuje dhe pasiguri per te marre pushtetin. Kjo u pa fare qarte edhe ne taktiken qe perdori me kukullen e tij Lulush per te krijuar keshillin e PD. I hoqen te gjithe qe mund ti kundershtonin. Sali Berisha duhet gjykuar. Ajo dite do te jete dita me e lumtur e Shqiperise.

  8. shpellari king says:

    Ajo qe rri nga 3 ore ne zyren e Berishes eshte G.Duma….Dihej boterisht qe ajo ishte dashnorja e Santos…..

  9. Artur says:

    po Mero, ke te drejte, edhe kur bie shume shi, fajin e ka Berisha.

  10. sali maloku says:

    z. mero po shikoj se beni punen e gazetarit dhe te prokurorit ne menyre perfekte qe edhe nje prokuror do ta kishte zili(jo ata te plepave ne durres)do beje mire prokuroria te filloje hetimet menjehere,se maloku eshte nga ata qe te vret naten dhe te qane diten ,dihet boterishte PABESIA E TIJE

  11. marco says:

    Eshte shume e kuptushme,presunto vrasesi,”gazetari”dhe kapo Mafja Berisha po vene ne skene nje fallso antenteto per qellimet e tyr destabilizuse.Pse per Santos pistoleta nuk u bllokua?

  12. juristi says:

    KORRUPSIONI eshte bere gangrene ne shqiperi,ate se luftoi dot as saliu,nano,dhe nuk po e lufton as rama, vetem mero baze ja cjerr masken ketyre maskarenjve qe populli shqiptar nuk ka arsye pse ti votoje.

  13. Andrea says:

    A mor z.Mero sa te drejte ke dhe sa shume na relakson me editorialet e tua.Gjithe populli e di ku fle gjarperi dhe cili eshte AI qe nuk i ngopet ketij kombi,por donja te te pyesnja,ARVIZUJA di gje rreth ketij buri shteti?Te drejte ke ti z.Mero e mbare populli qe e shpori kete plere me 23 qershor por me shqetesonmos prekja e ketij Qeni si dhe mbeshtetja qe i jepet dordolecit President nga instanca te caktuara.A nuk ju duket interesant fakti qe dikush tha se Nishani eshte burre i mire por kur cfaq mendime nuk i ka te tijat,pra nje rrobot president qe e terheq per hunde SH.Q.U.P.I i Sali banditit Ju lexoj me endje Mero si dhe shume bashkatdhetaret e mi por doja te pakten nje Editorial ku te theksonit se kush eshte me e rendesishmja sot per sot festa e 29 Nentorit apo arestimi i kriminelave te ketyre 24 viteve qe shkateruan e dogjen shqiperine si dhe duke vjedhur deri ne pa ngopesi pasurine e ketij populli? Mos eshte dikush qe e mbron kete monster dhe thote monster per dike tjeter?Megjithate ne kete vend pa koke Ambasadoret e vendeve te huaja kane bere si ju ka dashur menderja.Respekt per njerezit e U.D.B.se se paskan mbeshtetje te fuqishme.

  14. albani says:

    bravo Mero ty, e penes tende.ka ardhur koha qe perendia te degjoje fjalen tende se ke shkruar sakte e qarte.
    SALIU-mafja e macja e zese e te mjeres shqiperi,ka qendruar terthor e me pisllukun e vet nuk le rruge per daljen nga balta ku ai e zhyti.Tani vetem perendise i ka mbetur rradha te mendoje per kete plere.Ta zhduke e mos uiiu kujtofte as emri se ato qe ka bere ky plere ,nuk jane bere ne gjithe historine e njerezimit.

  15. Asnjeanesi says:

    Jo , more Artur , kur bie shume shi , nuk e ka fajin Berisha ; por me siguri , fajin e ka plotesisht Berisha kur ekzistojne akoma Arturer dhe qener te tjere , qe i dalin ne mbrojtje Qoftelargut .

  16. Luigj Kalaj says:

    Mjere ju more derebardhe qe vazhdon akoma te jesh i addiktuar nga Saliu.
    Sa here qe shkruan dhe fut ne subjekt Sali Berishen behesh aspak i pa besueshem.
    Pa bere shume komente; nese edhe 10% e ketyre argumentave qe ngrini te jene te verteta, menyra dhe pasioni i verber qe ju e shprehni i zerojne te gjitha ato pak te verteta qe ju i referoheni.
    Se fundi, nese do te ishte ashtu sic e paraqisni ju, ky Saliu nuk do ta kishte aspak te veshtire per t’ju futur ju brenda apo per tju rrashur ndonje hure.
    Perse mendoni ju se Saliu ju le juve te “villni” te tilla mbrockulla per afro 10 vite?
    Ne fakt pergjigja eshte e qarte, Saliu nuk ju llogarit aspak as si gazetar dhe as si kundershtar, bile ai ju le me qellim te shkruani kunder tij, sepse keshtu ju trondisni dhe tmerronin psikologjikisht lexuesin duke i kujtuar atij (lexuesit) qe Saliu eshte shume i afte per te bere cdo gje dhe per te realizuar cdo qellim.
    Lere Saliun Mero vellai, shiko Rambon e ‘rilindjes’ qe po ju gllaberon te gjitheve duke ju futur ne nje grope te zeze dhe te erret ku zor se do te dilni me qe andej.

  17. nuri says:

    Artur Cani eshte nje nder njerezit e ka keqperdorur brutalisht median ne interes te biznesit te tij. Pasi i funksionoi shantazhi qe i beri Rames me tenderat e lyerjes se fasadave te ministrive kur Rama ishte Minister Kulture dhe i mori atij lejen per ndertimin skandaloz te pallatit te tij perballe manipulatorit tjeter te gazetarise Agim Ciraku, nga babezia e tij per tu pasuruar si gjobevenes filloi te bente zanatin e vjeter dhe sot na del me manipulimin e rradhes duke na u hequr si viktime. Ketij njeriu nuk mund ti besohet asgje, ndoshta edhe “atentatin” fantazem.

  18. BUJARI JU DEGJON says:

    Te mos harrojme DETAJET E HOLLESISHME qe dha krimineli Sali Berisha 20 minuta pas vrasjes se Azem Hajdarit…ku,me trurin e nje budallai…”akuzonte” …veten…

  19. arif says:

    Po ju beheni xhelozer per griden,qe ri ne zyre me Saliun. Po mire pse Nanua me Xhoin mos eshte me i zoti nanua qe pi na 10 gr ne dite kokain. Jepi Sali se kur te vhene rebeja te turperon pasaj te mere. Pu legeni se vajti kaq kohe duke lepire griden. Po ajo eshte femija jote o legen burre o rraca e orgjise,o rraca e incestit.

  20. Bledi says:

    Po ti Mero qe flet me kete gjuhe, cfare je ti?!
    Nqs Berisha na qenka mafiozi ‘de facto’, nqs djali i tij na paska vrare 26 vete, atehere perse regjimi i tanishem qe ti e mbeshtet, nuk e arreston?? Kjo nenkupton qe edhe ky rregjim eshte ‘de facto’ mafioz, ose qe ti po ja fut si gjithmone kot e me mllefin e perhershem. Le nam bashke me keta idiotet e tjere qe komentojne ketu.

    1. vani says:

      O Blendi… Ne fakt,nje cickerr me idjot se te tjeret je ti, i teri. Sepse,shoh qe ti s’di si fuksjonojne gjerat… Ti thua: -Pse s’i arrestojne keta qe kane pushtetin,apo jane dhe keta njesoj,medemek si ata te tut!… Jo O Blendi,S’e ben dote shteti,s’ka te drejte hic!… E bene vetem drejtesia. Dhe kjo drejtesi eshte ajo qe e njeh ti dhe une… Prandaj pritet reforma ne drejtesi,qe atyre te saliut tend t’u shkulen kembet nga llumi ku dhe jane futur. Dhe kjo, i nderuar Blendi ,do te pakten 3-4 vjet te behet,prandaj, sala jote ka ende fuqi ta hedhe sh… perpjete. Por ama,kjo do behet dhe fundi eshte i pa shmangshem. Vetem ben’ pak durim…

  21. sherifi says:

    Per Berishen si shkaterrues i mediave kundershtare eshte e sakte,ka djegur redaksi,ka rrahur dhe dhunuar gazetare,ka blere media te ndryshme, e c’nuk ka bere ky njeri.
    Ndersa per rastin ne fjale,a nuk te le per te dyshuar intervista qe dha gazetari Artur Cani ku thote: ” une nuk pash gje,po kur hypa ne ashensor dogjova zhurme,pastaj me tha nje djal i pallatit qe kishte pare nje njeri me pistolet,pastaj hapa kamerat dhe pash nje njeri me pistolete qe nuk i shkrepi” pyetja eshte: ky degjoi zhurme kur hyri ne ashensor,po pistoleta apo arma po nuk shkrepi nuk bene zhurme o Artur.

  22. Mergim tari says:

    Mero
    E KE GABIM
    Titullin FAMEKEQ “ARMIK I SHTYPIT” E KA MARRE EDHE MILLOSHEVIÇIT.
    UNE NE ATE KOHE KAM BERE DHE NJE SHKRIM PER KETE PUNE…….

  23. DumDum says:

    sa e cuditshme eshte bota njerezore … “edhe kur bie shume shi, fajin e ka Berisha” shkruan ky antari i partise ..
    Po ku ka njeri qe di te kuptoje ate cka lexon, ku ka Shqiptar qe e njeh Shqiperine, te mos i thote bravo Meros per kete shkrim ??

    Dhe meqe ti Artur nuk do pergjigjesh .. po e jap vete pergjigjen : Jane ajo pjese e Shqiptareve qe bene surratin e saliPushtit tatuazh ne bythe !
    Se as qe do kishte Shqiptare te tille nuk do ta besonim dot … por ja qe trimat dolen vete neper gazeta dhe shprehen krenarine per tatuazhin .. ne bythe
    Vetem kjo pjese e Shqiptareve vazhdon te mbroje akoma me fanatizem SaliQenin. Se ne fund te fundit bythen e tyre mbrojne .. dhe tatuazhin qe nuk e heqin dot me.

  24. Kosovari i revoltuar ne maksimum says:

    O Edi Rama…,hajde he burre ma shpejt kape Sali serbin per zhele e fute ne birucë! Edhe sa kohe te duhet per 100 vepra penale te bere nga kjo monster…! Po sikur te vdes ,ta zem nga damllaja,kush eshte pastaj fajtor…? Kush tjeter veç teje o zoti Rama…! Po hajde o burr e kryeje kete detyre ligjore!!! Ose nese do te shpetoje vet Sali Serbi te bej vetevrasje dhe keshtu shpeton Shqiperia,gjithashtu i shpeton edhe familja! Po eshte turp per shterin ta ler te vdes nga dammllaja apo nga vetvrasja…! Mos e lini te vdes. Kapeni dhe gjykojeni…

  25. Altin Lame says:

    Sot mund të vritesh nga asnëritë ose kur spaguan borxhlijtë .

  26. sopiqoti says:

    Eshte koha qe Sali Berishes ti vihen prangat.Ai duhet te vihet para pergjegjesise ligjore per bemat ne dem te demokracise dhe te ekonomise.A do te dale ai burre qeveritar qe ta beje kete?

  27. Nje qytetar says:

    Episodi i atentatit ,nuk eshte gje tjeter vecse nje INSKENIM i klanit Berisha!
    N.q.s. do te kishte ne Shqiperi hetues dhe experte te zot e te pa anshem,jo vetem ky “atentat”,por dhe shume ngjarje te tjera sic eshte ai i Santos apo aeroplani i Divjakes,jane te pregatitura e te realizuara nga banda e malokeve.

  28. Vullnet Elbasani says:

    Mero djali,
    Shume paske ndryshuar. Kur ika nga Shqiperia ne vitin 1998 vizitoje zyrat e Berishes dhe bashkpunetoreve te tij. Me shume habi po te lexoj sot dhe po konstatoj se nuk ke ndryshuar aspak : gjithmone i prirur nga pushteti. Me duket se titulli propagandist te shkon me shume se gazetar.
    Vazhdo keshtu e mos ndrysho as ti dhe as Ylli.

  29. fshatari says:

    Une Artur Canin nuk e dua se eshte manipulator i se vertetes duke thene vetem gjysem te verteta dhe pista se kush mund ta doje te qeruar eshte shume e gjere por eshte e vertete qe ku ha mut Sali berisha me goje duhet shkuar ne drejtim te kundert per te zbuluar te Verteten

  30. Jupiteri says:

    Gjykata duhete te marre ne konsiderate keto te dhena.
    Perse Sali Berisha sa here qe ndodh ndonje vrasje ao krim del i pari me deklaratat e tij fallco dhe te qellimshme dhe akuzon njerez qe ai i ka ne opozite.
    Qellimi i tij eshte qe te manipuloje me faktet dhe te ndjell mjegull per organet e drejtesise qe ti corientoje ato.
    Por ai eshte vrasesi i te gjitha krimeve qe jane bere ne Shqiperi…se per ndryshe qi duhet atij te akuzoje ne tym? Ai krijon alibi te tilla sepse do te mbulloje krimet e tij dhe te familjes.
    Drejtesia duhet te veproje sa me pare dhe te ja mbyll gojen ketij qe di kaq shume…..te denoncoje aty ku eshte vendi dhe jo te llomotise e te shpif poshte e perpjete.

  31. jani says:

    o ARTUR,mos bej MEKAT!!!!!!!

  32. arturo says:

    Baxhella Grigja SUMA qe s ngeli burr leshi pa q…

  33. freemind says:

    e meritonte nje share ky artikull!;)

  34. Selmani says:

    Pune e ngateruar shume kjo e figures se kryekrimit Shqipetar z.Baze!Ai ka imunitet te flase,te akuzoje,te vrase,te shese troje shqipetare ,te shese arme,te dekorohet per keto bema e se fundi edhe te te talle me kerkesat e bera nga Juve,Neve per ta çuar ne bangen e te akuzuarve.Ai ka imunitet z.Baze nga fabrika qe e ka montuar e qe per rrjedhoje zorr se e ç’monton njeri perveç saj!

  35. akili says:

    Rama ka filluar te beje shtet dhe besoj te vazhdoje me vendosmeri ne kete rruge. Gjithcka ne kohen dhe vendin e duhur. Filloi me Doganat,lojrat e fatit,CEZ-in,Lazaratin dhe zonat e tjera te hashashit,me nderimet pa leje,me shendoshjen e gjendjes ne energjitike,me rregullimin urban te qyteteve, me taksim me te drejte,me reformen Administrative,me reformen ne drejtesi.E kur te perfundoje reforma ne drejtesi atehere mund te filloje te hapet kutia e Pandores ku qendron edhe shkaku i gjithe te keqijave te ketyre 23 vjeteve ne Shqiperi qe nuk dua t’ja permned as emrin.Ne nje shtet te drejte dihet shume mire se ku do e kishte vendin Largqofti dhe klani i tij qe e katandisi vendin ne kete gjendje.Sa per Canin dhe caneret e tjere qe ulerasin dhe nuk dine perse nuk jam duke e care koken.

  36. us says:

    RASTI I 4 DHJETORIT 1991 DHE GJURMEMBULUESIT E PIT BULL-IT BERISHOVIQ

    Sot eshte 4 dhjetor.Para fix 23 vjetesh ndodhi tragjedia me e madhe kombetare qe nga 1912.
    Prishja e qeverise pluraliste te stabilitetit qe ishte ekipi qeverises me i mire per te gjitha kohrat ne trevat shqiptare.

    Ky akt makaber u krye nga monstrat e bandes Tropojes Elezbiberaj-Saliberisha-Azemhajdari
    me Izet haxhite qe ishin me hanxhare dhe me kallashe ne duar per ti mbyllur gojen ose per ti marre shpiti
    cilido qe do kundershtonte.

    Teoria thellesisht antishqiptare e dekomunistifikimit e dyshes fam keqe Rajerson- Biberaj
    (ne nje kohe qe ate sistem e kishin hedhur vete bijte e baballareve…ose ishte rrezuar vete)
    qe filloi me dy prillin 1991 dhe vazhdon dhe sot e ka shkaterruar shqiperine me keq se megaliidhea greke,dhe nacertania serbe.

    Sali Berishoviq u perdor si nje qen PIT BULL per te vene ne jete kete teori per 23 vjet me rradhe qe po e vazhdon si kanibal ekstrem
    .Kjo ishte fuqia qe ju dha ketij qeni
    ne 4 dhjetor kur shumica e intelektualeve te PD ishin kunder kesaj masakre efekti i te ciles vazhdon dhe sot

    Nqs Mero Baze do ti sherbeje atij kombi dhe jo te merret me biznes mediatik me PIT BULL-in Berishe
    duhet merret me “gjurme mbuluesit’ e krimeve te tij qe nga 2 prilli 1991,prishja e qeverise stabilitetit 1996-1997,1997,2008,2011 e deri ne ditet e sotme.

    Vetem krimi i tij shume dimensional i 14 shtatorit 1998 dhe mbrojtja e hapur qe i bene
    disa dipllomate amerikane te sponsorizuar nga lobi serb & grek ne Amerike duke “e ftuar” te jepte deshmine
    ne ambasaden amerikane dhe duke i bere presion nanonev, majkove dhe metev
    per mos arrestimin e nje mega krimineli.Por keto detaje pikante dh shume kuptim plote nuk do ti analizoje Mero Baze pasi ishte ne muaj mjalti me Berishen.

    Kushdo e kujton perse e prishiate qeveri Berisha (me rajersonin dhe elezbiberin) ne 4 dhjetor 1991 ne palcen e atij dimri me depot e boshatisura te rezervave.
    Ai i dha ultimatum qeverise dhe mesuesit tij Ramiz alia se nqs nuk arrestonte nexhmije hoxhen deri ne oren 14 te asaj dite do prishte qeverine.

    Kur i analizon keto veprime terroriste te ketij qeni tropoje duke abuzuar me luften kunder komunizmit qe kishet rene me kohe kuptohet
    se kush eshte Fajtori.

    Do ishte ne nderin e dipllomacise amerikane (atyre qe u moren me shqiperine) qe tu kerkoje te falur shqiptareve per krijimin e monsters Berishe
    dhe te mos vazhdojne “trimerine’ duke luftuar me Enverin e vdekur sepse atij populli i ka vajtur thika ne palce.

    Eshte koha qe ato sherbime dipllomatike ,startegjike dhe inteligjente qe merren me shqiperine duhet ti japin
    fund gjurme,mbulimeve te krimeve te berishes…..ose ta lidhin qenin e tyre,ose ti japin azil( nqs i vlersojne ndonje merite) se po qelbet ai vend.

    E thene me ndryshe duke ju drejtuar arvizuve te cdo shteti & ngjyre:

    Mos i ngrini portretin Enver Hoxhes me shume se ato 100 pensioniste me kembe ne varr…duke toleruar pa lidhur qenin berishe..

    Masakra shtet-shkaterruese e 4 prillit 1991 kerkon te verteten e saj…Kush dhe pse po i nxjerr uje te zi atij vendi per cerek shekulli ?!

  37. SHQIPTAR says:

    Mision tejet te veshtire keni Z. Mero dhe ketu i referohem gazetarise shqiptare ne teresi.

    Ne lidhje me retorikat qe ushqehen nga e kaluara do te thoja se te gjithe shqiptaret, kush me pak e kush me shume, ishim banore te regjimit Hoxha. Pas vitit 90 e deri ne 97 ishim te gjithe banore te pluralizmit me ne krye Berishen. Po!!! Te gjithe i patem syte dhe shpirtin nga Berisha, te gjithe ia dedikuam aspiratat per liri atij. Koha nuk ndalet per askend dhe pergjate saj te gjithe kemi jetuar faktet, ngjarjet dhe rrjedhojat e perbashketa. Ajo qe ve re akoma sot eshte deliri me te cilin grupet e interesit kerkojne te komunikojne me njeri-tjetrin. Ne kete aspekt, te gjithe kemi origjine te perbashket dhe nese dikush ja permend kete origjine tjetrit si akuze, ka mohuar veten me delir. Ne teorine e psikologjise, ne ka nje menyre te sigurte me te cilen mund ti besh keq vetes eshte ajo e “shtypjes”, mbi te gjitha shtypja qe mund ti besh te kaluares, identitetit, mbuluar e gjitha me sjellje me baze kompleksesh. Asnje sjellje nuk mund te shtypet kunder realitetit, thote psikologjia, sepse cdo sjellje do ta gjeje rrugedaljen e saj ne formen e delirit. Deliri eshte nje forme paraqitje totalisht antagoniste me realitetin dhe te verteten. Deliri prodhon vetem irracionalitet, nuk ka asnje lidhje me realitetin, si pasoje prodhon inat, urrejtje, konflikt. Deliri dallohet ne komente te caktuara, shfaqur me ngjyra kercenuese edhe ne kete blog. Deliri eshte nje e keqe e tmerrshme per cdo kend qe e ushqen tek vetja e tij, pavaresisht koncepteve dhe idealeve personale.

    Tema e ketij editoriali paraqet nje sere faktesh qe i kemi jetuar te gjithe. Shpesh ngjarjet kane perseritur vetveten duke i dhene mundesi gjithkujt te kuptoje mekanizmin e tyre. Vitet rrodhen njeri pas tjetrit dhe miletit ky mekanizem i eshte bere tashme si buke e djathe. Lind pyetja: a duhet ta mohojme kete mekanizem sikur nuk ekziston apo duhet ta konsiderojme pavaresisht se nuk na pelqen? Mendoj qe duhet ta konsiderojme sepse nuk e mohojme dot kodin moral te oponentit. Nese kerkon te rivalizosh dike, kete gje duhet ta besh vetem duke ecur ne linjen e kodit te tij moral, nese nuk e ben dot atehere nuk e rivalizon dot. Kodin moral te Berishes nuk e rivalizon dot askush deri me sot, prandaj paqen me veten mund ta arrijme vetem duke respektuar gjenialitetin e tij. Nuk mendoj se ka rruge tjeter. Brenda kesaj logjike, mendoj qe sa here e drejtojme gishtin nga Berisha nuk bejme asgje tjeter vecse godasim Ramen ne pamundesine e tij, sepse Rama nuk e ka kodin moral te Berishes, konsideruar ketu edhe kufizimeve qe vijne nga ndarja aktuale e pushtetit. Berisha duhet respektuar sepse eshte nje gjeni i peshes se rende dhe aktualisht askush nuk mund te hyje ne ring me te. Megjithate Berisha eshte unikal ne grupimin e djathte dhe te gjithe te tjeret rreth tij nuk i afrohen as te maja e thojit. Paftesia e vasaleve te Berishes eshte nje tjeter aspekt i gjenialitetit te tij, mbi te gjitha e mbulon ate me nje mburoje te pathyeshme. Ne shah, mund ta fitosh lojen duke i dhene shah mat mbretit te oponentit, por jo duke ngrene figurat e tij. Berisha eshte aq gjenial sa vepron pa pike kompleksi: “ja u ke i ke ushtaret e mi, haji! E ca pastaj?!”

    Nese nuk mundesh ta rivalizosh oponentin, atehere respektoje! Nese Berisha del dhe thote dicka, respektoje sepse ai e di mire qe ti nuk e provon dot te kunderten. Nese Berisha shqetesohet per avionet e divjakes, avionet do ulen. Nese ai thote me ke fliste Santo ne telefon, eshte ashtu si thote ai dhe pike! Nese thote se po kercenohet jeta Canit, Rama duhet ta shpalli ne mbrojtje me cdo kusht. Ska rruge tjeter aktualisht, po te kishte do dilte.

    Per mendimin tim, morali i fabules eshte: tregohu i pjekur dhe respektoje gjeniun, por vetem gjeniun.

  38. Lemja says:

    VAZHDONI EDHE PAS 1 VITI E GJYSME ME SLOGANIN “FAJIN E KA SALIU”!!! MENDONI SE I GJITHE POPULLI ESHTE IDJOT-FSHATARO-SOCIALIST I 44-es ??? GABOHENI…DILNI NE TERREN DHE DEGJONI NE RAST SE KENI VESHE E NUK JENI TE GJITHE SI RAMA-KROKODIL (pa veshe fare)…vazhdon keshtu Mero duke e shtyre perpara ne zullume ramen se te gjithe ne PUSETE te m…..t se shpejti do perfundoni…si me armet kimike ne rruge pa dalje!!!

  39. Arbion says:

    Baxhella Grigja Suma fliste ne tel me bankierin dhe e conte drejt atentatit…kjo agjente e ndyre e fazlliceve dhe berishve

  40. Pipi says:

    Mero, harrove rastin e vrasjes se Azem Hajdarit, kur plaku i rrjedhur vuri gishtin tek Fatos Nano sapo degjoi te shtenat e tropojaneve para PD-se.

  41. xha temja says:

    ndigjo zonjushe lemja cfare te thote xha temja:

    ai vend ka rene te puseta mutit qe kur erdhi nga beogradi babai i berishes rajersoni dhe kur lemja putane therriste me udbashet ne 2 prill 1991 “”shkodra republike””.Rama po perpiqet ta nxjerre at vend nga haleja deri kur ti jape te shtyren mbrapa ilir meta.Sidoqofte zonjushe lemja ne hale do ngelni derisa sa te kete pushtetin faktik sali elezbiberisha kurse edi rama ka vetem mazdraganin.

    1. Lemja says:

      Uo xha teme !
      Te paska mbetur ora shume prapa…..te paska demtuar shume 91-shi,renia e komunizmit! Me vjen keq xha teme …harrova qe ke qene partizan tek brigada NRRK-44. Po meron ne brigade e ke pasur apo ka qene ne brigaden e Totozanit me geyt dhe perversat e kokedhimes?

  42. Besnik says:

    Plaku dikur perdorte maloket e Tropojes per te vrar kurse tani perdor kte mostren Duma e Sumes e con me kta burrat qe i vret me pas. Nga noj her e ferkon edhe plakun kjo Suma se pleqt i ka shum qejf dhe jua mba veglen lart.

  43. da sara says:

    kartoline per komentuesin Lemja

    Nga kryeveprat e makbethit viqidolit eshte sjellja me azem hajgaren.
    Pasi ja futi nga mbrapa thiken azem hajdarit me vone i ngriti lapidarin.Nuk e di pse Kiri dhe ajo cika qe punon “sekretare” e nje zyrtari ne amerike qe merret me shqiperine e adhurojne vrasesin real te babait tyre,Ja si sillej Sali Bisha:

    GAZETA « RD » 18 GUSHT 1995
    FRAGMENT NGA FJALA E SALI BERISHËS PËR GREVËN E URISË TË AZEM HAJDARIT

    « Azem Hajdari mbetet një bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, një shërbëtor i Ramiz Alisë. Duke gjykuar mbi faktet e jo mbi fjalët, kemi të drejtë të themi se kishim dy Azemë : ai i mitingjeve që «bënte gjëmën», kurse ai në jetë që bëhej mik me Irakli Koçollarin e sigurimsa të tjerë, dehej sa nuk kontrollonte se ç’nxirrte nga xhepat. Azem Hajdari si Rita Marko, se Rita Marko ka qenë i vetmi pushtetar që ishte edhe kryetar i sindikatave, vendosi ta ndërpresë grevën e mezeve dhe të rakisë në kafenenë e Xhelës. Deputeti Hajdari, i përfolur nga shtypi dhe nga zëra të tjerë për problemin e vrasjeve në prag të zgjedhjeve të 22 marsit, i futur në grevën e urisë, i armatosur, rast unikal në historinë e grevave të urisë, i braktisur nga të gjithë, i shtrydhur nga Çupi dhe Këndezi, i keqtrajtuar nga Kurt Kola, i rrethuar nga ish 80-lekëshat, përsëri Hajdari dështon. Askush në dhjetorin e vitit ’90 nuk i shkoi pas Azem Hajdarit. Studentët dhe rinia ju bashkuan PD, me të vetmin qëllim madhor, shkatërrimin e totalitarizmit, por jo në shërbim të Azem Hajdarit… »

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje