"Pagëzimi” i Bashës dhe “noterizimi” i armiqve

5 Dhjetor 2014, 20:02Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Ka një përpjekje të opozitës për të injoruar kufirin ligjor që ka mandati i deputetit, nëse ky i fundit për 6 muaj rresht nuk merr pjesë në Kuvend. Lulzim Basha, madje po e forcon këtë debat duke injoruar kufirin ligjor, për të bërë “të fortin” me shumicën parlamentare.

Ai po përpiqet ta shesë para publikut këtë gjest, si një arrogancë të opozitës, e cila ka dhënë prova që nuk i trembet shumicës kur vjen puna tek politika e faktit të kryer. Një kryeprovë e tyre ka qenë rrëmbimi i godinës së SHQUP-it ditën e fundit që ishin në pushtet, ndërsa paralajmërimet e shumicës së re se do ta anulonte, në fakt nuk kanë guxuar t’i marrin as godinën e vjetër. Duke e parë këtë shumicë si “të rrahur që kulish”, opozita e sotme për më shumë se një vit, gjen gjithmonë pretekste për të bërë të fortën, sa i përket krijimit të një imazhi si “viktimë” e shumicës.

Edhe braktisja e Kuvendit është në këtë këtë kuadër. Ajo u justifikua në fillim me një gjest dhune ndaj një deputeti dhe tani dita- ditës, gjenden arsye të tjera. Në të vërtetë, kryearsyeja është se Bashës i nevojitet një provokim i shumicës. Ai ia ka dalë të arrijë disa suksese në këtë drejtim.

Në mënyrë krejt qesharake, shumica ka miratuar një deklaratë ku “zotohet” se do të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe po i lutet Bashës ta bashkëfirmosin. Ndërkohë, që Kuvendi ka marrë një nismë të njëanshme të shumicës, për të ndryshuar rregulloren e Kuvendit të Jozefinës, për t’ia përshtatur partisë së Bashës në opozitë. Pra, e njëjta parti që bëri një rregullore kriminale në Kuvend dhe që e shiti si detyrim të BE-së, tani kërkon të ndryshohet, që t’i përshtatet qënies së saj në opozitë, dhe shumica përsëri u gjunjëzua.

Duke qenë se i ka arritur këto suksese të njëpasnjëshme, por nuk ka arritur të bëjë një provokim final të shumicës, Basha e ka menduar mirë. Ai do të tejkalojë kufijtë ligjorë të qëndrimit jashtë Kuvendit, për ta detyruar shumicën ose të shkelë ligjin duke mos ia djegur mandatet, ose t’i djegë mandatet dhe ta viktimizojë atë, duke zbatuar ligjin.

Kështu siç është katandisur kjo shumicë, që shkon zvarrë pas opozitës, ka shumë shanse të ndodhë e dyta. Pra, që shumica, edhe pse Basha do ta mbajë partinë me zor jashtë Kuvendit, të mos ia djegë mandatet, por t’i thotë aman kthehu në Kuvend. Nëse Basha ia arrin kësaj, natyrisht ka arritur një sukses real si lider i opozitës, pasi ka filluar t’i tregojë muskujt qeverisë.

Por, ky aksion po aq sa vlen për t’i ulur hundën Edi Ramës dhe Ilir Metës, është po aq i dobishëm për të “noterizuar” armiqtë brenda partisë së tij.

Zgjedhjet e fundit në PD, nxorrën jashtë saj thuajse gjithë figurat politike të PD-së, dhe gati me listë numerike, gjithë ata që ishin në përvjetorin e vdekjes së Olldashit. Tani këta deputetë janë të mbaruar politikisht. Ata kanë shans të marrin rrogën deri më 2017-ën si deputetë dhe nuk kanë më asnjë punë me Partinë Demokratike. Basha e ka pikërisht me këta. Ai po e mban PD-në jashtë Kuvendit me shpresë se këta do rebelohen dhe do futen në Kuvend. Dhe ai do t’i përjashtojë duke “dëshmuar” se kishte të drejtë që nuk i përfshiu më në drejtimin e partisë.

Është kjo arsyeja që Basha vazhdon të jetë i qartë vetëm në një pike. Në moskthimin e opozitës në Kuvend, derisa të arrijë një fitore politike të jashtme, ose të brendshme.

Gjasat janë që ai të mund më lehtë Edi Ramën se sa Mesila Dodën, por në të dy rastet është i kënaqur. Sidomos kur mendon se do t’i ketë në favor të dyja, edhe tërheqjen zvarrë të Edi Ramës, dhe shpëtimin prej armiqve të partisë.

35 komente në ““Pagëzimi” i Bashës dhe “noterizimi” i armiqve”

  1. Re z.Baze,vendi yne nuk ka opozite,por nji bande shesheliane !
    pse duhet ti themi opozite nji grupimi cetnikesh dhe vegla te inteligjences serbe ?

    1. rrem vogli jr. says:

      Mero !
      Bojkoto nuk quhet I prishur ne se ne date 18 I gjithe grupi shkon dhepe 6 muaj te tjera vijon Bojkotin. Efektet negative per Qeverisjen dhe imazhin e saj mbeten po ato.

      1. fshatari says:

        Parlamenti duhet te zbatoje ligjin ashtu si po i kerkohet shoqerise te zbatoje ligjin.
        Vetem keshtu Basha dhe zagaret e tij qe jane mesuar te shkembejne edhe grate do kuptojne se iku koha e orgjive dhe hajduterise

    2. kush kercene Naplonin says:

      Forca ka kohe qe po cfaqet ne injorancen e Lulit.
      SHQUPI. psh eshte nje demonstrim banal,vese kur z.A.Lame nuk do ta legalizoi per llogari te PD.-Luli do nxjere mjafte sinonime! Nisur nga ky fakt edhe njerez rreth Lulit,do vazhdojne te xhvasin ashtu si
      padroni dhe Pd.ja!Keshtu PD.ja ka edhe mjafte raste ku tregohet sikur bene te fortin.Dhe kjo po e detyrone qe Luli te shpertheje ne emer te varferise kultivuar nga vete Ai,ti drejtohet njerezve te ndershem ne emer te atyre qe kane pa kenaqesi qe ti thone Rames gjasme te zbatoje Ligjin e vjeter qe perkrah pandeshkushmerine. Ky eshte vektori Basha;
      Ku Shteti Ligjore te zevendesohet me Shtetin Fajtor!qe do te thote te gjithe te fitojme ne kurriz te femijve tane,postulate ky pa asnje deformim nga qendrimi Berisha!.Ky qendrim absolutisht eshte nje Ciklon!
      zBaze!-Thua se Basha mund te perfitoi nga zhurrma qe po bene!
      Kjo eshte sa e pamundur aq edhe e pa vertete.E vertete eshte se nepermjet kesaj Strategjie Shume Deputete,Kundershtare do ti thone Lamtumire Parlament! Ai,pra Luli po synone qe ne parlament te jene ata qe ai i besoi ti kete edhe ne kuvendit por edhe Kryesine ! qe do te thote se shume shpejte asnje nga kundershtaret nuk do kene ndonje Stol ne PD. Keto jane enderat djallezore te Lulezim Bashes, Jo per gje,porse e ka permbushur qellimin e vet:Para pa hesap.Kater te vrraret nuk doti shqiten kurre deri ne gjetjen e aresyes! PaSTAJ VETE ARDHJA ILEGALE NE pd.do ta ballcamosi sa te jete gjalle.Ndaj edhe duket sikur gjasme perdore force,sepse me kete menyre kerkone ti jetoje keto pake muaj te mbetur edhe ne krye te Bashkise.Kush nuk e kuptone kaqe gje,nuk ka arresye qe neser te mallkoje!Ju Mero mendone se Basha mund ti dale me sukse s
      budallallikut te tij!Gabim! Dhe e di pse? Ai tani eshte te teposhte.Pasi do humbase K/Bashkiakun,do humbase zgjedhjet e medha.pastaj Kreun e PD.pastaj me bisht nder Shale si puna e A.Zogut!
      e kushtezuar kjo si nje princ vandal i Shqiptareve qe kane forcen primitive por jo i atyre qe luftojne me forcen e logjikes.

    3. elinor,.,.,. says:

      Ti Detari je frymemarres vegjetativ; si arrin te perdoresh edhe tastieren nuk arrij ta kuptoj!

      1. elinor…….bashke …… me ate [email protected] ME LINKUN poshte :
        Moj vajza te mbara!
        Une nuk te kujtova halene e nickut tend dhe nuk shava ndonji shqiptare !
        Per ty dha detarin me linkun poshte !
        Po te keni ndonji moter serbe……pasojeni ketej, meqenese e deshironi…..se shqiptare…hiqeni nga mendja qe nuk jeni.ju..ose /////…

  2. endri says:

    Nese Rama “zbythet” para kerkesave te opozites, kjo nuk eshte frike mo Mero! Eshte ne te drejten e vet opozita Mero, menyra se si reagon maxhoranca eshte thelbi i problemit! Kishim Berishen “te forte” me opoziten… e pame dhe vete ku perfundoi. Ne fund te fundit nuk ka asgje te keqe qe edhe opozitareve tju krijohen momente triumfi dhe gezimi.

  3. shkodrani says:

    Jam plotesisht me ty zoti Mero.
    Edi Ramen po e komandojne shume bukur ata te opozites dhe nese humben mandatet e deputeteve te opozites, atehere faktori nderkombetar do tju kerkoje zgjedhje te parakoheshme dhe ne ato zgjedhje Edvin Rama do te mare, nga tre, me te gjatin, bashke me Like Floririn.

    1. Kendevshtrimi tjeter says:

      Te gjatin do ta marresh ti bashke me Lulushen.

  4. ballkan pazar says:

    Opozita nuk eshte nocion abstrakt, nje grup burrash e grash te mbrapshte, primitive e mendjengushte…
    Jo!
    Opozita eshte nje bashkesi e vogel e vullnetshme individesh perfaqsues te nje numri shume me te madh individesh qe, ndryshe thirret (me vobektesi): populli opozitar.
    Jane pjesa tjeter e jona, rreth 40% e shqiptareve dhe, persa kohe qe votohen, do vijojne te jene aty.
    Dhe, persa kohe qe votohen ne shumice nga llumi i shoqerise, do vijojne te sillen si te tille.

    1. N. Shabani says:

      Edi Rama duhet ti therreasin mendjes dhe te zbatoje ligjet sepse kjo eshte dora e Berishes qe kerkon destabilizimin e vendit. Po nuk hyn ne parlament le tu djegin mandatet dhe le ti coje ne shtepi. Po I detyroj BE te bejne zgjedhje parlamentare le ti beje dhe kete radhe prape Edi Rama do te fitoje sepse po ben shtet ligjor se jo te gjithe shqiptaret jane hajdute dhe nuk e vleresojne punen e qeverise qe megjithese e mori qesen bosh me qindra milione euro humbje dhe borxhe po ben te pamunduren te shpetoje vendin nga falimentimi. N.q.s Edi Rama do tu leshoje pe keta maskarenj do te gjejne pretekst tjeter dhe do te dalin prape nga parlamenti me qellim qe te mos marrin pjese ne zgjedhjet lokale se e kane te garantuar humbjen dhe po humbi zgjedhjet Luli do marre rrugen per ne Hollande kurse PD prape do ta marrin ne dore trashegimtaret e ish familjes ne pushtet.

  5. Janè tè njè marke si ata brenda dhe jashtè kur nè krye eshtè salo serbi me kulishet e tij.Programi i p d kundershtimi i çdo suksesi tè shumicès nè pushtet dhe viktimizimi i hajdutèrisè sè ish pushtetarève.

  6. zef says:

    Osht po i njejti film me dy seri,,, Basha po kopjon
    Ramen pik per pike. Por ka nje ndryshim midis Bashes
    dhe Rames. Rama u distancua nga hija e Nanos dhe Nanoistet,
    kurse Basha jo vetem qe nuk distancohet nga Berisha, por
    ben cmos qe ti ngjaje sa me shume te jete e mundur duke
    bere fjalime para pasqyres.

  7. Kendveshtrim tjeter says:

    Mbas emisionit “Opinion” te S.Balles,sot Berisha e nxorri per veshesh, Bashen,per te lexuar ,ato qe ai i kishte “haruar” ne emision.

  8. wake up says:

    Ky eshte Kryeartikulli I pare I Meros qe nga 23 qershori 2013 qe shpall hapur divorcing me Edi Ramen.

    Shumica e komentusve te kesaj gazete jane larguar nga Rama dhe e kane akuzuar ate qe para nje viti.

    Komentshkruesi edhe pse me shume rezerva per fitoren (komedine) e 23 qershorit I ka vene kryqin edirames qe ne shkurt te ketij viti ne kukes
    kur ne mitingun per kosoven e beri berishen nje lider qe kishte ndihmuar fuqishem kosoven kur ne fakt ai kishte kryer tradheti te larte me kosovaret qe te nafta,armatimi,remzi hoxha ,adem jashari,hashim thacin qe ai I luftoi me keq se serbet.

    Ajo qe me tremb me shume nga Luljeta Basha nuk ka te beje me vete personni qe eshte vecse manekin “play boy” por ato segmente qe jane pas tij.

    Pashaporta amerikane me numra ekstra e paraqitur ne hollande prej tij,nje duzine pashaportat ne kosove kur shkoi te shtepia verdhe dhe se fundi “guximi” I tij qe I shkeli vijen e kuqe arvizuse ne 15 nendor 2013 tregon se ata qe jane pas tij jane me te rrezikshem se ata qe komanduan berishen per 24 vjet.

    Edi Rama eshte ose i pafuqishem,ose frikacak ose ka bere “dirty deal” me te huajt.Cilado do qofte aresyeja shqiptaret duhet te kuptojne se 23 qershori ishte nje mashtrim barbar nga bandat kriminale te PD,bandat e tradhetareve ps-lsi dhe bandat e ambasadoreve hipokrite qe e kane kthyer ate vend ne halene e tyre.

    1. 1 prilli says:

      Pak vone e paske kuptuar Ramen po nejse, me mire vone se kurre! Sidoqofte sa te kete tipa si ca komentues stoike ketu te Tema (bythelepires te Rames apo Berishes) pak shprese ka.

    2. elinor,.,.,. says:

      Kurse ky komentshkruesi tjeter, nga nje suportues fanatik i Rames, ia ka vu vizen atij qysh mbas terheqjes nga protestat mbas ngjarjes se 21 Janarit dhe perfundimisht mbas dorezimit te bashkise se Tiranes. Ne ate kohe kishte akoma pak ose aspak qe kishin ndryshuar mendim si une dhe shume nga komentuesit me hidheshin ne shpine sa here shkruaja kunder Rames. Edhe sot ka nga ata militantet qe bejne berishist kedo qe kritikon Ramen por shume kane filluar ta kuptojne fallcitetin e tij.

  9. human says:

    O Mero,

    Po perse shqetesohesh kaq shume, qe Opozita po i imponohet Maxhorances me lloj lloj kerkesash per tu kthyer ne Kuvend?

    Edi Rama nuk ka nevoje fare per presionet e Opozites per te bere çfar ata kerkojne.

    Ai do ti beje ato vete me qejf, madje.

    Ashtu siç beri duke vajtur si trap ne promovimin e librit per zogun, te cilin e majta ka nje jete te tere qe e quan tradhetar i kombit.

    Ai veproje me nje papergjegjshmeri olimpike,duke perdhosur kauzen e socialisteve.

    Mos u çudisni qe ne ndonje pervjetor, te shkoje tek monumenti zogut dhe te dergoje nje kurore me lule.

    Nga Edi Rama, mund te presesh gjithçka.

    NUK NA MBETET TJETER, VECSE TI UROJME TE KETE FAT, SI I RIKTHYER NE KLANIN E KLANIT.

  10. korcari says:

    Edi Rama po i heq nje e nga nje te gjitha justifikimet e Bashes per te mos u futur ne parlament duke e diskredituar Bashen para Brukselit dhe para deputeteve te tij e antareve te thjeshte te PeDse qe po e kuptojne gjithnje e me mire se qellimi i Bashes per ti mbajtur deputetet jashte parlamentit eshte vetem per te forcuar poziten e tije ne parti si ”lider”( lider i thencin ) dhe per te nenshtruar te pakenaqurit.Aroje qe Edi Rama te kete krike kete far opozite dhe akoma me shume te jete si ”klysh i rrahur”

  11. Malok Tirane says:

    Shumica indirekt tall bythen me kalamalleqet e ketij birbos dhe cmendurine e ujkut pa dhembe qe ri mrapa tij dhe mban shpresen ne protesta. Mazhoranca po ben boll gabime ne keto muaj qeverisje dhe me nje qendrim te mencur dhe me argumenta mund ta vinte me shpatulla mbas muri ne shume raste dhe te fitonte pike brenda vendit dhe tek nderkombetaret. Me veprimet e deritanishme dhe me dy figura nga me grotesket si Arben Ristani dhe Eduart Halimi i ben sherbimin me te mire Edi Rames ne keto momente kur ai i dhuron popullit te tij vec lajme burgosjesh. Ndryshon puna kur reformat te fillojne te japin rezultate te kapeshme por atehere ceta e Lul Bashes do te jete bere kashte e koqe.

  12. england says:

    Mero shkrimet e tua gjithmone kane goditur ne shenje!por ky i sotmi nuk po me duket se po e ben kete!Nuk e paske njohur akoma Ramen,ai se njeh termin tolerim kur behet fjale per dike qe nuk respekton ligjet,per me teper ata te partise blu.Nese partia e Saliut nuk do shkoje ne parlament,do bejne mire qe te gdhihen dhe te ngrysen te SHQUP-i duke pire kafete e xhenozes me emrin PD.

  13. alfade says:

    Banda mafioze e te ashtuquajtures PD po e terheq zvarre PS dhe LSI-ne ! TURPI BOTES. !!!

    1. LORA says:

      Une mendoj se nuk ka bir kurve qe te terheqe zvarre EDI RAMEN.
      Ju lutem ,alfade,lexojeni mire komentin me siper te England, me te cilin une bie plotesisht dakort.
      Sa per editorialin e z.Baze une ndjej mirenjohje ndaj tij per ekspozene e sakte (te kurvlliqeve te lul-kusaro-kriminelit,nen dirigjimin e nevojave te dites se plakut brekedhjere) qe ai i jep lexuesit.
      Alfade, dua t’ju kujtoj se para nje viti ai arixhiu i rruges se Elbasanit tha publikisht,-“Me vjen keq per poziten ne te cilen gjendet lul-i”.Sado te ndihmohet “kreu” de jure i bandes kriminale PD,,,,nga ajo nahije nuk mund te kete kurre gjenerim politike ne sherbim te interesave te Shqiperise,,,,prej andej del vetem gjak dhe gjiriz.

  14. Popull says:

    PDF ka pushtuar se funksionuar I qe ne vitin 1996. Qe nga ajo kohe ajo eshte nje parti cetnikesh qe luajne lojen e gurit te mollirit, ku ajo qe blank ky mulli eshte populli me votat e tij.
    BASHA po luan me letra te djegura dhe shum shpejte do te mare nongrata, dhe do te zhduket nga syt kambet. Edhe ai vet e di kete, por si kric qe eshte po luan ne dite te fundit te kariere se se tiranes.
    Le te luajne edhe me Partine DEMOFASHISTE QE RITEN PER KAQ VITE…..
    POPULLI DO TU JAPE GRUSHTIN E FUNDIT…
    BASHKE ME TE THATIN DO DIGJET DHE I NJOMI, DHE PIKERISHTE KETU ESHTE PROBLEMI I TRIBLIMIT DODA….

    EDI DUHET TE BEJ REVOLUCION. POPULLI KERKON LIRI DHE JO CENSURE.
    BOLL ME HAJDUTET DHE KRIMINELET
    O POPULL KUPRONI CA BEHET ME GJAKUN TUAJ!!!!!

  15. funerali says:

    cdo dite e opozites jashte parlamentit eshte nje melci e helmuar qe rama ja jep me kenaqesi qenve te opozites.
    te lumte edi futja se deri ne reze. sala e luli nuk ndjejne gje se u eshte bere si tub sobe.
    mer nje kercope qe tu dhembe dhe te kujtohen qe nuk jane ne ender.

  16. web says:

    Kush eshte monstra Lul Bashiqi ,ylli ne ngjitje i arvizuse ?!

    Dhjetor 2006
    Banorët mbajnë mend ish-ambasadoren amerikane Marcie Ries, që vinte për darkë në apartamentin e çiftit Basha, sidomos në fund të vitit 2006, kur ai në cilësinë e ministrit të Transporteve dhe Punëve Publike, firmosi kontratën për ndërtimin pa projekt dhe faturë të segmentit Rrëshen-Kalimash të rrugës Durrës-Kukës, marrë përsipër nga konsorciumi armerikano-turk “Bechtel-Enka”.Vetem fatura e v
    26 Janar, 2012
    Ambasadori Arvizu, ka takuar për më shumë se 40 minuta kryebashkiakun e Tiranës, Lulzim Basha. Pas takimit Arvizu ka thënë se është diskutuar në lidhje me një vizitë të Lulzim Bashës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
    6 Maj, 2012
    Amb. Arvizu pati një darkë të gjatë disa oreshe familjare me Lulzim Bashen. Diplomati amerikan, i shoqëruar nga bashkëshortja zbriti atje rreth orës 19.00.
    21 Shtator, 2011
    Amb. Arvizu në Tiran eekziston një celulë antiamerikane.
    17 Gusht, 2012
    Ambasadori Arvizu ka paralajmëruar per drejtuesin e ri të SHISH, se ai duhet të ketë parasysh në punën e tij trashëgiminë e shkëlqyer të Bahri Shaqirit dhe të harrojë kohën e SHIK-ut të viteve 90-të, duke injoruar emrin e Visho Ajazit
    27 Prill, 2011
    Ambasadori Arvizu, është parë në mbrëmje në një bar në ish Bllokun në Tiranë duke parë ndeshjen Real- Barcelona së bashku me Lulëzim Bashën.
    24 Prill, 2011
    Ambasada amerikane njofton se mbi pretendimet se Basha është mbajtës i një pasaporte të SHBA sqarohet se Ambasada se SHBA nuk i lejohet të komentoj me tej.
    10 Gusht, 2012
    Arvizu ka zhvilluar një takim me Lulzim Bashen, ndërsa i ka prezantuar zëvendësambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,
    7 Shkurt, 2012
    Mendoj se Lulzim Basha eshte si yll në ngjitje në qiellin politik shqiptar..
    8 Shkurt, 2013
    Ambasadori Arvizu: Shtetet e Bashkuara të Amerikës shprehen të tronditura nga vendimi i Gjykatës së Tiranës për të liruar tre të akuzuarit e Gardës për vrasjet më 21 janar 2011 kur minister I Brendshem ishte Lulzim Basha (hajde tronditje hajde..mbaje veten o burr I dheut…)
    8 Shkurt, 2011
    Deklarata e Arvizu shkaktoi reagime të forta pasi ai e quajtir korrupsionin një problem shqiptar dhe jo problem të qeverisë shqiptare
    Arvizu takon policët, i përgëzon për profesionalizmin gjatë protestave të PS-së
    Ambasadori amerikan, takim informal me efektivat e policisë së Shtetit
    04 mars 2011 17:13
    Pak minuta para nisjes së një proteste të organizatës rinore të Partisë Socialiste para Ministrisë së Brendshme, Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu ka takuar disa efektivë të policisë së shtetit para dyerve të kësaj ministrie.
    Takimi ka qenë informal e mjaft miqësor dhe ka ardhur fare rastësisht. Diplomati amerikan ka dalë nga Galeria e Arteve dhe është drejtuar nga efektivët, duke i takuar të gjithë ata që gjendeshin në shërbim në hyrje të Ministrisë së Brendshme.

    Forcat e policisë janë përgëzuar edhe zyrtarisht nga Ambasadori Arvizu për sjelljen në mënyrë profesionale gjatë protestave të shkuara të zhvilluara nga Partia Socialiste, përfshirë këtu edhe demonstratën shume te dhunshme të 21 janarit.

    Kur ne pranvere te 2012-s shkoi e gjthe paria Tiranes ne Washington per te bere “rrjeshtore” te Filip Rekeri vetem Basha u prit dhe dhe u percoll nga Arvizu sikur te ishte lindur ne Ambasade apo bodrume inteligjence..

    Deri me sot kerkush nuk e ka spjeguar se ku e gjeti fuqine Basha ti shkele “vijen e kuqe “ nenpunsit te pallatit te endrrave arvizu ne 15 nendor per problemin e LHL…a mos ishte nje kurth me zgjuarsi per te hedhur Ramen..apo pashaporta amerikane qe ka patur Luli ne Hollande me numra ekstra ishte cudiberese ? Edhe pse ne nje fare menyre Basha poshtroi Arvizune ishte ky I fundi qe I beri vizite bashes te shqup-I me nje pako llokume per ti uruar shtepine e dyte te re dhe per ti kerkuar falje se e kishte “ofenduar ne 15 nendor..ishte po arvizu qe me menget eperveshra diten dhe pantallonat e ulura naten kontribuoi qe Bash ate merrte tiranen edhe pse ishte si n je Xhaferr Deve junior.

    Shqiptaret duhet te qetsohen se cdo gje per kriminelin Lul eshte paravendosur qe ai do behet k/m I ardhshem dhe kete e ka vendosur gjirafa 2-metroshe Edirama ne gafen e tij qe dorzoi me tradheti bashkine e tiranes ne 9 maj 2012 dhe qe beri tradhetine e rradhes ne gjirin e lalzit.Por ajo qe I vuri vulen vendimit per Bashen si k/m eshte puthja qe mori “free & live” nga zonja Nuland e cila nuk ka shqisa perceptuese qe te ndjente se ne faqet e Lulit pikonte gjak nga protestuesit te vrare “sipas kornizes ligjore” te xhaferr deves ne 4 shkurt 1944 qe “””1 dite terror eshte 10 vjet qetesi”””.Prandaj Neonazisti Basha hoqi nga harta e tiranes rrugen e deshmorve te 4 shkurtit 1944 dhe vuri emrin e nipit te xhaferr deves dhe me habiteshmja ishte se e miratuan xhandaret e Ilir metes me qe I eshte tekur te festoje 70 vjetorin e clirimit qe ne fakt u festua si poshtrim

    Ky kuvend vendosi BASHKFAJTORIN Bashicin , zyrtarisht si vazhdues te veprimtarise kriminale antishqiptare te Berishovicit qe mbahej ne kembe nga rajersonovicet,elezbiberovicet,damirfazllicet dhetani se fundi nga Ediramicet dhe Ilirmeticet.Ne fakt jane keto subjektet e mesiperme qe po I ngrene portretin legjendes Enver Hoxhes dhe jo ata 50 fakira ne gjirokaster qe u sulmuan aq paturpesisht nga hijenat,vampiret,frankeshtein monstrat qe te vetmen pune qe kane bere neshqiperi eshte supa me kockat e vdekura te enverhoxhes qe ja servirin cdo dite 24 ore non stop atij populli pa harruar dhe ato 40 martiret qe ja kishin vene nga prapa Papes miqte e yllit ne ngjitje qe dihet kush jane..

    “Profili” i Lulzim Bashës

    Ministër i 4 të vrarëve në 21 janar 2011

    Në 21 janar 2011, në drejtimin e policisë prej tij u vranë 4 protestues në sheshin përballë kryeministrisë, të qëlluar nga Grada e Republikës, me urdhër të Sali Berishës, Lulzim Basha nuk u përfshi në hetime, dosja nuk ka autorë krimi.

    Ministër i Paktit Detar, me falje të detit Greqisë

    Janë 355 km katrorë sipërfaqe detare, që iu dhanë Greqisë në 28 prill 2009, dy maj përpara zgjedhjeve parlamentare, pas paktit detar të nënshkruar mes qeverive të dy vendeve. Në 26 janar 2010, Gjykata Kushtetuese e deklaroi të papajtueshme me Kushtetutën këtë projekt- marrëveshje

    Ministër i tenderit mafioz të rrugës “Durrës-Kukës”

    Janë 240 milion euro, vjedhja korruptive e bërë prej Lulzim Bashës, me tenderin fiktiv të rrugës Rrëshen-Kalimash. Bashës. Prokuroria kërkoi imunitetin e Bashës, por Gjykata nuk e gjykoi akuzën dhe e mbylli dosjen, “me procedurë”, pra me tejkalim afatesh hetimi, të cilat u mbyllën me procedurë, me urdhër të Berishës desaret Dosja penale e Lulzim Bashës, llogaritë të hapura me drejtësinë për vjedhjen e 220 milionë eurove, 21 Janarin dhe shitjen e detit.

    Asnjë politikan tjetër në historinë e shtetit shqiptar, sa do i zi të duket në sfondin historik, nuk e konkurron dot Lulzim Bashën sa i takon vjedhjes së parave të shqiptarëve, krimit njerëzor dhe tradhëtisë kombëtare. Lulzim Basha mund t,??i ketë shokët e rrallë edhe në Evropë, si një politikan i cili në një hark kohor relativisht të shkurtër, ka krijuar një profil kaq të lartë kriminal dhe korruptiv. Njeriu që mëton të bëhet shefi i opozitës shqiptare pas 22 korrikut, ka tre llogari të hapura me drejtësinë shqiptare. Njërin skandal, ku ka luajtur me 220 milionë euro me rrugën Durrës-Kukës, arriti ta mbyllte me procedurë, falë komandimit të drejtësisë nga Sali Berisha dhe falangat e tij.

    Ndërkaq, për dy histori të tjera kriminale dhe tradhëtare, Lulzim Basha nuk është paraqitur asnjëherë para drejtësisë. Bëhet fjalë për vrasjen e katër protestuesve të pafajshëm në bulevard në 21 Janar 2011, si dhe për shitjen e 300 km katrorë det Greqisë në mënyrë të fshehtë dhe mafioze. Lulzim Basha, i projektuari i familjes Berisha për pasardhës i Berishës në krye të Partisë Demokratike, është aktor i dhjetërave skandaleve dhe aferave të ndryshme, por emri i tij lidhet kryesisht me tre çështje, të cilat mund ta fundosin atë në çdo kohë dhe në çdo rrethanë.

    Lulzim Basha është identifikuar përgjegjës për vjedhjen e 220 milionë eurove me tenderin e rrugës Durrës-Kukës, për vrasjen e 4 qytetarëve dhe plagosjen e dhjetërave të tjerëve si dhe për shitjen e detit, Greqisë. Ky njeri i ka kushtuar shtrenjtë Sali Berishës për ta mbajtur. Duke parë tek Basha kukullën me të cilën do të komandonte PD edhe pas dorëheqjes formale, Berisha ndërhyri dhe e shpëtoi Bashën nga drejtësia me procedurë.

    Pas 21 Janarit, Berisha ndërhyri gjithashtu, vodhi zgjedhjet në tavolinë për ta veshur Bashën me postin e kryebashkiakut të Tiranës, post të cilin ai e përdori si antiplumb përballë drejtësisë. Tashmë Sali Berisha është angazhuar për të emëruar Bashën kryetar të Partisë Demokratike, me qëllim për ta shpëtuar edhe disa vite nga drejtësia. Duke parë të shkuarën e tij kriminale dhe korruptive, Lulzim Basha e meriton më shumë se kushdo tjetër postin e kreut të PD, i cili do t,??i shërbejë si parzmore para drejtësisë. Rivali i tij Sokol Olldashi ndjeste paste , mund të akuzohet se luan kumar me paratë e shqiptarëve, mund të akuzohet për afera me tenderat e rrugëve dhe porte, por Olldashi nuk mund të akuzohet për vrasje dhe shitje të territoreve, siç akuzohet Basha.
    Mos burgosja e berishës dhe bashës dhe tolerimi qe i behen nga Rama-Meta cojne uje ne mullirin e enver hoxhes qe mbetet profet i shqiptareve edhe pse honorable arvizu e quajti “monster” pasi kishte vizituar bunkarin e enverit dhe pa dyshim zoti arvizu mbetet vlersuesi me i madh i “xhaxhit” pasi po tregohet trim me nje kufome ne nje kohe qe ai vend ka shkuar ne gop te semes me Lulat,Pulat,Salat,Metat,Ramat,Jarat dhe Jaranet qe ai i ka si rezerviste te tij tamam si ne vendet e botes katert.

  17. lili says:

    Po,wake up …
    E vetem ia cudit eshte pse ambasadori amerikan nuk bene PADI kunder vastes per ate pashaport amerikane ne Holland,kur duhet sa te ndishem Jane amerikanet per citizenshipun e tyre!…apo ndoshta si thue tij Vete Jane Kane dhane per dirty deals!

  18. tudi says:

    Zhurme Shume zhurme!Shume….!Lejeni,Lulin te bej c’te doje me ato qe i vene pas(deputetet,t’i mbajene mandatet e c’redesi ka se ku flasin ne rruge apo ne parlament,njesoj per ne eshte,ju i keni votat c’ju duhet imazhi),Qeveria,mozhoranca te ralizoj preptimet,dhe jo te gjeje ku e ka miza.”Te shoh qimen dhe te mos shoh traun”paradoksale….Kjo eshte me e renda per NE.

  19. sherifi says:

    Pjeserisht ke te drejte z.Baze,po duhet te dish dhe tjetren, qe toleranca eshte kulture dhe jo frike, berisha qe eshte prapa ketij skenari i lidh dhe i mat te gjitha gjerat me kutin e tij, berisha nuk e njihte tolerancen,kuptohet qe nje njeri qe vjen nga shpellat e tropojes nuk mund te krahasohet me nje djale,familie intelektualesh dhe lindur dhe rritur ne tirane.
    une mendoi se me veprimet qe po bene partia demokratike dhe me shtetin qe po kerkon te ndertoi Edi Rama,edhe mbas nje jave te behen zgjedhjet parlamentare, partia demokratike nuk i kalon 20 deputete.

  20. shqip says:

    te besh kalkolime te tilla me duket gjeja me pa vend. si pozita ashtu dhe”opozita” kane axhenden e tyre politike, dhe nuk jane ne varesi te njera tjetres. problemi eshte se kush ka maturine dhe largpamesine per te arritur suksesin ne kampin perkates. jo çdo gje fillon rastesisht. laprat apo grushtet ne tullen e strazimirit ishin preteksi me banal i opozites. 2b kishte kohe qe pergatitej per nje aksion te tille. madje bojkoti ka qene opsioni me i hershem, fill pas 23 qershorit. partia e demonkrateve , praktikisht 2b e kupola rreth tyre , e dinin mire qe si numerikisht ashtu edhe ligjerisht nuk kishin ç’ti benin maxhorances. pastaj po te kihet parasysh edhe historia e pedes (lexoje si eshte shkruar), ata gjithmone jane mbeshtetur te rruga. them keshtu sepse rruga nenkupton kaosin, hajduterine, paligjshmerine etj. dhe duke qene se ne parlament rruga e ka te veshtire te hyje, atehere vete ispiruesit e paligjshmerise e gjejne veten ne terrenin e tyre. ne fakt nje gje i shqeteson shqiptaret sot. a eshte edi rama njeriu i duhur qe mund te vendose shtetin e se drejtes ? a duhet ne te kemi durimin per ti lene kohe qeverise e parlamentit qe fillimisht te plotsoje kuadrin ligjor e te reformoje tere sistemin? apo duhet te dorezohemi para fatalitetit qe na ndjek si komb? jo, une kete te dyten nuk dua as ta mendoj. do ishte absurde qe ne te prisnim qe argita e shkelzeni te behen ne moshen qe ka babai i tyre sot, e te dale ndonje e te thote, une do merrem me dosjet e tyre. nese kane apo nuk kane per te hyre pderet ne kuvend , kjo mua s’me inereson fare. une di vetem qe edi rama duhet te vere drejtesi per 23 vite genocid nga ana e pedes. hapni syte perreth per te kuptuar se me shetin nuk mund te njesohet krimi e korrupsioni. nese kemi qene te vonuar per te marre statusin e vendit kantidat, mund te jemi shume te pershpejtuar per tu bere antare te be. mjafton te dalin para drejtesise nja 4 a 5 nga kupola e kjo do te ishte nje sinjal i forte per brukselin e sh.b.a.ne.e te kemi parasysh qe ketu flitet per krime voluminoze qe i kalojne shumefish ato te liderve e politikaneve ne europe. ke ndermend ti hapesh dosjet, hapi e mos u merr me po e ma. hapi, diskretitoji ne pulik. te bindet edhe ai kamzoti edhe bathorasi se per ke i ngrene di gishtat lart si cfurqe . hapi çeshtjen e parave te vedhura lulzim bashes e do shohesh qe ata te tjeret do gdhihen e do ngrysen te dera e parlamentit. i gjithe populli i ka syte nga ky kryeminister se beson ne vendosmerine e tij. mbase 2015 do beje qe shqupqaret te humbasin edhe me shume ne peshe duke humbur tiranen , mbase do kete nje proçes natyral dekompozimi e keshtu qe do vete shkaterrohen. zoti vonon por nuk harron. shpresojme.

  21. xhelal says:

    boll o bole ke dhen leksione ti me i zgjuari i lagjes ketu popullit i eshte ven litari ne fyt ti me shok ben blla blla u nderru pushteti per ma mir apo per me keq ja kjo esht qeshtja tjerat jane 5 me hiq

  22. SHQIPTAR says:

    Ky ediorial me sa shikoj i perqaset njerzve qe kane informacion te mirfillte per zhvillimet ne vend, si ju Z. Mero. Ne njerzit e thjeshte e kemi te veshtire te arrijme ne nje konkluzion pikerisht per hir te informacionit te munguar. Ne njerzit e thjeshte kemi vetem ndjesi. Shpesh kemi ndjesi ne lidhje me kulishet e rrahur dhe mbase shkojme me tej duke i menduar kulishet si aktore te kraheve te ndryshem qe luajne kulishin e caktuar, i eger apo i bute qofte. Shpesh ndjehem vete ai kulishi i rrahur qe shpresa per mbijetese me vjen nga pikatorja e lajm-qumeshtit me te cilen me ushqen media. Pikatorja e gazetarise ndoshta pa e kuptuar trasmeton tek lexuesi friken dhe pamundesine ndaj se vertetes. Lajmi me pikatore nuk me lejon as te shendoshem e as ti harroj rrahjet. Nuk i ve faj askujt, madje shpesh mendoj me zemergjeresi: “cte beje media shkrete, kaq mundesi ka”

    Natyrshem lind pyetja: pse komentoj kur skam asgje ne dore, kur shpesh as vota nuk me sherben?! Komentoj sepse e dua vendin tim dhe nuk dua te rri duarkryq karshi tij. Komentoj qe te jap mendimin tim larg urrejtjes dhe inatit, mendimin te cilin kam vulltetin ta trasmetoj me sa mundem ne menyre racionale. Mendoj qe eshte e panevojshme ne kete situate te ndertojme fjali me kryefjale qe percaktojne te mirin apo te keqin sepse eshte utopike ne kete moment, por ti paraprijme me logjike zhvillimeve te interesave pa i kercenuar ato ne ate pike sa ato te shfaqin konflikt. Kush i pjerdh komentet e mija?! Askush, por mbase gjithkush. Nese prirem ti sherbej vendit tim, fillimisht duhet te tentoj superoj inkosistencen e mundshme qe duhet ta pranoj eshte eshte rezultat i situates se polarizuar, pastaj te shmang urrejtjen per aktoret brenda vendit sepse gjithkush qe eshte, ekziston. Duhet ta pranojme ekzistencen qe te mund te pikturojme nje tablo reale, distant militantizmit, grupimeve, te mirit dhe te keqit, por ti konsiderojme te gjithe si ngjyra te cilat na nevojiten per tablone tone. Po! Tabloja mund te kete edhe te zeze brenda sepse e zeza eshte, pra ajo ekziston. Pyesni nje bojaxhi tju thote se sa duar boje duhen per te ndryshuar ngjyren e zeze ne nje ngjyre tjeter. Ne fizike por edhe ne filozofi, e zeza qendron mbi cdo ngjyre. Daltonizmi ne kete moment na largon shume nga realiteti, padyshim nga perqasja racionale ndaj fenomeneve. Daltonizmi gjeneron urrejtje per ngjyrat qe nuk i shohim dhe urrejtja eshte nje lluks i madh per situaten.

    Cdo komjuteri po ti shtosh numrin e procesoreve ke shpejtuar kohen e perpunimit, aq te vyeren kohe. Prandaj komentoj.

    Po kthehem tek tabloja jone: ne kete pike duket shume qarte qe shqiptaret nuk duan tja dine per shtetin ligjor, por vetem qe Rama te hakmerret ndaj Berishizmit. Ne grindemi te tere pa pushim dhe nuk gjejme karar ne asgje tjeter. Sot nuk pihet me cigare ne ambjente publike, cuditemi ne si ka mundesi?! Po ka mundesi dhe ska pse cuditemi sepse eshte shume e thjeshte: Vullnet.

    Rama po ben realitet parametrat e pare te shtetit ligjor por askush nuk e ve re kete gje, askush! Rama e ka fituar betejen e tij duke ardhur ne pushtet dhe duke filluar reformat proligjore. Kjo eshte fitorja qe askush nuk denjon ta shohe. Rama nuk ka ardhur ne pushtet per hakmarrje politike sepse kjo gje eshte ne dem te madh te te gjith shqiptareve. Duam shtet ligjor? Shteti ligjor ka ligje! Qe Rama te kenaqe paranojat e shqiptareve per hakmarrje duhet te shkele ligjet e shtetit, kjo na nxjerr ne ne kontradikte me veten: pro ligjit apo jo?! “Rama po i ploteson tekat opozites” jo aspak! Rama po i lejon opozites lirite qe i takojne. Liri qe mbase Rama nuk i pati sa ishte vete ne opozite dhe mos-mohimi i tyre sot tregon anti-totalitarizmin, antiurrejtjen e Rames. Tregojne vetbesimin e nje lideri qe nuk e bazon lidershipin e tij tek hilet proceduriale antikushtetuese. “Rama na tradhetoi sepse shkoi te inagurimi i te dashurave te Zogut” – jo aspak! Rama shkoi per te mos i bere bisht ngjarjeve reale qe po ndodhin, ashtu sic nuk i beri bisht vajtjes ne Serbi. Rama shkoi mes te ftuarve te Fevziut per ti perplasur ne fytyre asaj klike butaforike ndonje batute qe mund te kete benefite historike ne emer te se vertetes. E verteta eshte fuqia e vertete, eshte zoti vete!

    Sot kemi status kandidat qe do te thote nje konsiderate nga BE dhe nje vullnet per te pare diferencen ne lidershipin e Rames. Nqs opozita ka 30-40 % te elektoratit nuk mund te bejme sikur keta nuk ekzistojne, sepse ata jane shqiptare, ekzistojne dhe ti mohosh ata ske bere asgje tjeter vecse lufte klasash. Nuk vjen dot drejt meje me lufte klasash – thote BE. Por ne skemi durim, per me teper na duket vetja si nje vend me popullsi 300 milion. Jo bashkekombas ne behemi as behemi 3 milione, jemi bishti i kavallit. Pasuaria e vetme qe kemi eshte pozicioni gjeografik dhe kete pasuri nuk do ta shijojme dot nese vazhdojme e urrejme njeri tjetrin: veriori, jugori etj etj. Nuk dua ta shpreh kete opinion, por shpesh ne tregojme se na mungon totalisht intelekti, eksperienca e historise dhe vetem urrejme njeri tjetrin emotivisht me nje delir absurd. Dekadat kalojne dhe ne nuk arrijme askund. Boll u beme kavje te vetvetes sepse skemi per zgjidhur gje. Jemi bere te gjithe nevrastenike i duam gjerat sot. Ska gjera “sot” ne historine e nje kombi, per me teper te nje kombi te vogel se nuk po pjekim biskota! Sa me shume i meshojme ketij nevrastonizmi aq me shume tregojme qe jemi injorante. Sna e ka fajin askush, vete e kemi fajin! Tallet bota me ne sepse ne jemi te keqijte e vetes. Behemi gazi i saj duke u ankuar e u viktimizuar. I lutemi botes te na zgjidhe hallet duke i shitur bythen, e me pas i kerkojme keto zgjidhje te ndodhin menjehere duke shitur njeri tjetrin. Kur keto zgjidhje nuk vijne kur i duam ne, fillojme shajme boten. Ka vetem nje pergjigje: ne jo vetem nuk duam njeri tjetrin por nuk duam as veten. Inkosistenca, antagonizmi brenda llojit, dembelizmi, dashuria per qylin, rruget hileqare per ti rene shkurt, egoizmi djallezor per te siguruar bythen tone ne kurriz te tjetrit tashme jane tipare te historikut tone qe vetem na kane zhytur ne batakun e paralizes se inekzistences. Mendesite ateiste ku gjithcka qe fluturon na perket ne dhe me te mund te bejme cte duam po na cojne drejt harakirit. Mendoj qe duhet te fillojme te gjejme dashurine tek urrejtja qe kemi ndaj njeri tjetrit sepse sdo gjejme medet kurre. Sa me Para ca vitesh arrita ne nje konkluzion se nga urrejtja per dike mund te linde nje dashuri e madhe sigurisht qe rrethi im shoqeror nuk e pranonte dot kete konkluzion timin. Me pas me rastisi te lexoj nje roman te nje kollosi te letersise boterore te shkruaj nje shekull me pare i cili me ndihmoi te clirohesha nga kontradiktat: “Nga nje urrejtje e madhe mund te lind nje dashuri e madhe”. Po! Jemi ne kushtet qe sa me shume vonojme per ta kuptuar aq me keq i bejme vetes. Ne populli qe urrejme ekzistencen e tjetrit brenda llojit tone. Ne populli qe tregojme barsaleta ku i kerkojme si deshire perendise te na heqe nje koqe qe komshiut tja heqe te dyja. Ne dhe vetem ne jemi pergjegjes per mekatin e te tjereve, jemi te keqijte e vetes. Nese ka nje mision madhor qe duhet te filloje ne kete vend eshte kontakti me dijen. Prioritet shkollimit njehere per njehere. Te filloje shkollimi i detyruar ne krahina ku dija eshte paralizuar sepse kshu po i pengojme keta njerez te jetojne realitetin. Ata qe jane 10 vjec sot pas 8 vjetesh do te jene 18te, do te jene votuesit e se ardhmes. Te gjithe me pas do sillen me nje baze dije te perbashket, do kete me shume unitet ne perqasjen ndaj gjerave, me shume hapsire per dashuri dhe me pak kontradikta te cilat po na hane koken nder shekuj.

  23. Albann says:

    Rama e Meta u shmangen po tani s shmangen dot me :U ka mbetur qe “te tolerojne “duke thyer ligjin.Burgosin njerez te thjeshte per mos pagese energjie po do paguajne miliona $$$ per deputete qe s shkojne asnje dite nme pune?Barazi pera ligjit si ne modelin Berisha.Te fortit si hiqen “te drejtat”$$$$$.

    Nejse kjo do jete prova qe politikanet mbrojne njeri tjetrin.

  24. Djepi Kulishave says:

    Pafytyresia e “kulisherve te rahur qysh ne djep” ? nuk eshte se po tregohet vetem te inferioriteti dhe zbythja e turpshme e tyre karshi dygishtoreve te tredhur opozitare, dhe arrogances se tyre. Dhe as vetem tek pafuqia e perballjes me nje grup te abandonuar e te mbetur ne pike te hallit, i cili nuk begenis te paraqitet ne kuvend, e jo me te mbroje ne kuvend interesat e xhynypave funksionale, qe i konsidrojne si perfaqsues te tyre. Keto jane vetem gjysma e se keqes, miku yne.

    Zbythjes se turpshme te tyre karshi lulkave dembele dhe arrogante te kuvendit, i eshte bashkangjitur dhe po i shtohet dita-dites dhe pabesia qe po shfaqin lyrashet neo-socialiste ndaj elektoratit te tyre, i cili i zgjodhi ata si alternative per t’i dhene grushtin dermues atyre qe i poshteruan e i degjeneruan vete ata jo pak, por plot tete vite me radhe.

    Ne vend qe keta te perballen sy nder sy e dhemb per dhemb me qelbesirat, keta spurdhjaker po bejne si kaubojsa me nje popull te zhuritur e frikacak, pa votat e te cilit kurre s’do kishin marre mandatin e qeverisjes.

    Te vraposh si i marrosur pas diareve ballisto-kuislinge, duke marre pjese ne promovimin e trillimeve letrare per tradhtare te damkosur si hajdute te pasurise kombetare dhe grabitjes se floririt, kjo te ben t’i vesh gishtin kokes…

    Te keqijat nje populli mund t’i vijne njelloj si nga ekstremizmi i djathte i fshehur nen percen e demokracise, ashtu edhe nga ekstremizmi i majte i fshehur nen masken e socializmit. Koha e ka vertetuar se ekstremizmi, qe shpesh vepron ne prapaskene, i ka sjelle deme te renda nje vendi dhe shoqerise se saj. Se ne c’rruge te gabuar e kane futur kete vend frymezuesit e kesaj shpure te felliqur, per kete me mire se kushdo tjeter flet historia e pasluftes.

    Te paret qe duhet te dinstancohen prej ekstremizmit duhet te jene politikanet e ndershem dhe mediat e pavarura, per te minimalizuar sa me shume influencen e tyre ne politkberje. Se fundja fundit “we’re all in the same boat”…

    ***

    Kush eshte ne kontakt te vazhdueshem dhe lexon rregullisht opinionet e analisteve dhe mendimtareve te paanshem e te papolitizuar per temat aktuale (ndryshe nga hartimi shume i bukur dhe plot vlera artistike me teme “morali qytetar” qe na ka servirur “mimoza llastica” me nofken shqiptari…), mund te konstatoje me lehtesi nje zhgenjim krejtesisht te justifikueshem te autoreve te shkrimeve. Shqetesimet e tyre keto kane te bejne me pritshmerine e larte ndaj reformave te premtuara te qeverise aktuale, por te lena ashtu si dhe me pare ne harrese. Shqetesimet e tyre jo ralle kane te bejne me problematikat…

    – e “reformes” ende te pa projektuar te drejtesise,
    – e rritjes se frikshme te numrit te krimeve te renda,
    – e “burgimeve lluksoze tre-ditore” sa per sy e faqe, te disa prej kokave te krimit financiaro-ekonomik,
    – e gjendjes se perkeqesuar te ekonomise,
    – e rritjes pa kritere te taksave, qe jo ralle nuk korenspondojne me te ardhurat e individit dhe biznesit,
    – e pandryshmerise se cmimit ende te larte te karburantit, nderkohe qe cmimi i naftes ne tregun nderkombetar eshte ulur nen shifrat e dhjete viteve me pare,
    – e krijimit te nje ngarkese te rende financiare per qytetaret ne nevoje, te cilet per mosshlyerje te faturave te konsumit te energjise jane kercenuar bile dhe me burg (!),
    – e veshtiresive me te medha te qytetareve ne perballjen e kushteve minimale te jeteses,
    – e mosinkuadrimit te ish-zyrtareve ne vendet e humbura te punes,
    – e moskompensimit apo mosrikthimit te tokave ish-pronareve, etj. etj,

    Pas tere ketyre problematikave reale lind llogjikshem pyetja, se sa te dobishme ishte per shumicen e elektoratit te majte rezultati e zgjedhjeve te 23 qershorit ???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje