A mund të bashkëpunohet realisht me Nishanin?

14 Dhjetor 2014, 20:17Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Ka një qasje të re të shumicës ndaj Bujar Nishanit, ose më mirë të themi një përpjekje për ta konsideruar atë një president me të cilin mund të punohet. Më qartë këtë gjë, e ka prezantuar kryeministri Edi Rama në intervistën e tij me Bugajskin, ku thekson se “janë duke punuar fort me presidentin për guvernatorin e ri”.

Të punosh me presidentin në një situatë coabitacioni është detyrim kushtetues dhe politik. Dhe në këtë rast, shumica është thjesht duke bërë detyrën.Të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe presidenti.

Por, situata në të cilën gjendet presidenti i Shqipërisë është e pazakontë. Vet presidenti është në një marrëdhënie të fortë të varësisë politike me ish-kryeministrin Berisha dhe është tërësisht nën kontrollin e tij. Prej korrikut të vitit 2012, kur ai ka hyrë në atë zyrë, ne nuk kemi asnjë gjest, madje asnjë detaj qoftë edhe privat, që presidenti të mos jetë tërësisht nën kontrollin politik dhe njerëzor të Sali Berishës. Madje, në disa raste ai ka bërë gjeste të panevojshme dhe të pakërkuara si president, vetëm që të jepte këtë imazh, si njeri i Berishës në Presidencë.

Kështu që, nëse flasim për një kurs të ri të shumicës ndaj Nishanit, ose kemi një kurs të ri të Nishanit ndaj Berishës, ose një gënjeshtër të shumicës ndaj opinionit publik.

Nëse Bujar Nishani ka vendosur të jetë president dhe nuk është më nën ndikimin gati ushtarak të Sali Berishës, atëherë ky është një lajm i rëndësishëm dhe me plot vlera për vendin, pasi mund të jemi në situatën kur vendit i rikthehet institucioni i Presidentit, të cilin e ka sakatosur Berisha duke na lënë litarin jashtë pas ikjes. Bujar Nishani deri më sot ka bërë jo vetëm ato që ka dashur Berisha, por edhe ato që nuk i kanë shkuar në mendje edhe vet kur ka qenë president, vetëm që t’i shprehë atij mirënjohjen, që e ka lënë në atë karrige. Ai është presidenti i parë në historinë e këtij vendi që nuk ka uruar politikisht ndryshimin e pushtetit. Javën e parë pas zgjedhjeve ka thirrur gjithë institucionet kushtetuese dhe ka dhënë kushtrimin t’i rezistojnë pushtetit të ri, sikur vendi ishte pushtuar nga ndonjë fuqi e huaj. Ai ka refuzuar rregullisht çdo bashkëpunim me shumicën dhe ka dekretuar rregullisht çdo emër për në sistemin e drejtësisë apo institucione të tjera kushtetuese, pa asnjë konsultim real me shumicën. Njëlloj ka vepruar edhe në rastin e fundit me guvernatorin.

Nëse qeveria do ta miratojë guvernatorin e ri, le ta miratojë. Atë vend pune e ka bërë Ardian Fullani dhe s’ka njeri tjetër që nuk e bën më, sado mediokër të jetë. Problemi është se kjo nuk ka pse shitet si një erë e re bashkëpunimi me Nishanin, pasi Nishani as i është lutur dhe as ka ndërmend t’i lutet Edi Ramës për ndonjë gjë, përveçse t’i rritë pak buxhetin, se ka futur në punë në Presidencë gjithë të papunët e PD-së. Vetëm për politikë të jashtme ka punësuar katër këshilltarë, nga një që ka presidenti Obama, i cili drejton botën.

Ideja se qeveria do nisë një erë të re bashkëpunimi me Nishanin, është një ide që nuk ngjit, nëse nuk ka një lajm më shumë, lidhur me raportet Nishani-Berisha apo pazaret e pretenduara mes shumicës dhe Nishanit. E vetmja gjë që mund të funksionojë realisht është një marrëveshje mes Ramës dhe Berishës, e cila krijon klimën e duhur për të pasur në shërbim të shumicës Nishanin. Por, as për këtë nuk ka ndonjë indicio. Presidenti real i vendit dhe kryetari real i opozitës është Sali Berisha dhe të bësh sikur thua të vërtetën, kur thua se po bashkëpunojmë me Nishanin, është të thuash se kemi gjetur urë komunikimi me Berishën. Nuk jam kundër as për këtë, por të paktën ta dimë dhe ta besojmë si lajm.

Ndryshe, e gjitha kjo është një fjali politike, e pavërtetë, e pasinqertë, e papërshtashme dhe e pa vlerë për atë çfarë thuhet. Ka gjasa që e gjitha thuhet, që të justifikohet votimi i shumicës për guvernatorin që ka dekretuar Nishani. Votojeni atë nëse iu duhet ta votoni, pasi është dëm më i vogël se sa ta justifikosh atë me një farsë të re komunikimi me telefon të prishur me Berishën, përmes Nishanit. Shumica nuk ka pse kompleksohet dhe futet në garë me Nishanin lidhur me politikën e tij refuzuese. Ajo mjafton të jetë transparente dhe e qartë përse voton, pa le të votojë edhe Elisabetën, që ka qenë këshilltare e Berishës, nëse i duhet. Kryeministri nuk ka përse të shpjegojë votën e tij. Ai duhet të shpjegojë vetëm çastin kur u bind se me Bujar Nishanin mund të punohet. Kjo është pak interesante!

23 komente në “A mund të bashkëpunohet realisht me Nishanin?”

  1. pionier Lubonja says:

    Shume drejt!Raportet istitucionale normale midis istitucioneve jane vlera per demokracine,por ketu kerkohet te luhet nuse-dajash sikur kemi demokraci e istitucione te pa varura dhe Bujari na u be papritur ‘PA NISHAN’

    1. Deri kur? says:

      Rama vjen nga familje komunistesh qe i sherbenin qellimeve te diktatorit Enver Hoxha. Rama eshte vazhdimesi e familjes nga rrjedh. Jo me kot, Edi Rama mban rreth vetes komunistet e kohes se diktatures se komunizmit. Qeveria eshte krijuar kryesisht me ata qe vijne nga familjet komuniste, te ardhura nga fshatrat ne Tiranen e katundareve qe krijoi Enver Hoxha.

      Edi Rama e quajti “Gjueti Shtrigash”, kerkesen e Bashkimit Europian dhe kerkesen e popullit shqiptar, per te futur ne Burg zyrtaret e korruptuar qe kane vjedhur popullin ne Bashki e Qeveri. Nderkohe, degjohet cdo dite futja ne burg e njerezve te thjeshte te popullit, te cilet krahasuar me Monstrat e diktatures qe kane ende pushtet dhe jane te korruptuar, duken me shume se Engjej. Por, Edi Rama e quan Modernizim te Shqiperise mosfutjen ne Burg te zyrtareve te korruptuar dhe futjen ne Burg te njerezve te popullit! Edhe Enver Hoxha do te ishte dakord ne kete pike me Edi Ramen. Enver Hoxha diktaturen e quante Modernizim te popullit.

      Edi Rama me veprimet e tij ne opozite, beri cfare ishte e mundur per te mos kaluar ligjet qe do e benin Shqiperine nje vend kandidat ne Bashkimin Europian. Keshtu Rama iu solli shume probleme shqiptareve dhe Shqiperise per t’u bere nje vend me demokraci reale, ku komunistet dhe kelyshet e tyre te ndyre, te mos jene me ne qeverite e lena trashegim nga diktatori Ramiz Alia.

      Edi Rama nuk konfiskon pasurite e Bizneseve te Medha qe pastrojne parate e vjedhuar nga pushtetaret hajdute te ardhur nga familjet e ndyra te komunisteve. Edi Rama, ne kundeshtim me Ligjin, ka thene se nuk do te kontrolloje Bizneset e Medha me ane te Zyrave te Tatim Taksave. Pra Tatim-Taksat, me ne krye nje ish arketare banke, duhet te kontrollojne per t’u vene gjoba vetem bizneset e tjera, pra Bizneset e Vogla, ose bizneset e popullit! Kjo do te thote varferi e popullit.

      Edi Rama ende nuk kthen pasurite e pronareve te vertete, qe vijne nga familje te ndershme e qytetare prej shekujsh, plot dinjitet njerezor, qe e perbuzen diktatorin Enver Hoxha dhe komunizmin e felliqur.

      Bujar Nishani, vjen nga Shkolla e Bashkuar qe pergatiste edhe Spiune, edhe Maskarenj, edhe Hajdutet e ardheshem, edhe nje qind te zeza te tjera. Ishte Bujar Mehmeti ai qe mbronte bustin e diktatorit Enver Hoxhes. Por, me pas e ndryshoi mbiemrin, per te mos u identifikuar se ishte i njejti person. Por, kot u frikesua, se per 25 vjet perseri soji i komunisteve te katundeve eshte ende ne pushtet.

      Edi Rama ka shume afersi me Bujar Nishanin, si per shembull origjina e familjeve komuniste nga rrjedhin te dy. Te mesuar te dy me te njejtat cilesi per te ecur ne jete prej familjeve te tyre komuniste, nuk eshte asnje cudi qe kane rene dakord me njeri tjetrin per te vene ne krye ne Banken e Shqiperise, nje medioker si Gent Sejko. Gent Sejko ka qene bashke me Canin ne Banken e Shqiperise, keshtu qe emrin e tij e kane zgjedhur me kohe se bashku te dy pinjollet e familjeve komuniste te kohes se diktatures, Edi Rama dhe Bujar Nishani.

      Bashkimi Europian duhet te nderhyje urgjentisht, sepse populli e thote cdo dite se cfare lloj njerezish mbajne pushtetin ne Shqiperi.

      Deri kur Shqiperia do te jete nen thundren e komunisteve, deri kur?

      1. i sinqerti says:

        Po sigurisht qe ka edhe te tille si siper
        shkrimit tim.OK.po ku eshte pjalmi i se vertetes?
        Aty dallojme vertete diaboliken delirante,e mbarsur
        me inkoshienten ma ate qe nuk permbahet nga asnje
        llogjike,vecse intolerancen dhe e mashtrimit te nje
        percaktimi tmerresisht te larte.Per kete synoje te kem si Targete
        disa fakte ku njerezit vleresojne interesi vetjak mbi ate
        mbarekombetare. si shembull po sjelle simpatizantin e Sali badakciut.
        Ai ka vleresuar Ardit GJebrean,jo vetem si dhenderin e beniaminit te
        Ramiz Trapit,-Besnik Bekteshit,por edhe si perkrahesin klasik te tij.
        Sot ky diabolik karagjoz i bene reklame Kapitalisteve te pangopur
        TEG.e ku ta di une qe mashtrone Popullin vetem qe te majmen badakcijnte.
        Le ti themi ketij Cirraku se nje artiste me fame boterore sikunder eshte A.Joli,kur i thane qe te inspironte nje reklame per B.Dole,fermere
        hileqare i mjafte nga produktet bujqesore si bio.ajo refuzoi me te vetmin justifikim qe B.Dole nuk mund te me beje mua mashtruese qofte
        edhe per nje milione dollare.Kurse debili Ardit Gjebrea,nuk ka asnje problem qe ta mashtroje popullin e vet edhe kur i qane hallin qe eshte perhibret! O sa te pa sahpirt apo te ndyre qe jane ata njerez qe karizmen dhe Talentin e perdorin per mashtrim dhe per cfare,per nje mije Dollare.Turp!Keshtu: Arditi eshte sepse eshte mjeshter ne mashtrim,por do te ishte monumental,po ta shfrytezonte talentin me Sinqeritet.Per Sot eshte nje pleh!!!

      2. GAMORI says:

        ju ishit Shpellare dhe jo Qytetare; prandaj humbet ore Gomere me Breza !

        SOT DUHEN QYTETARE SI NE MENDIM DHE VEPRIM NE SHQIPERI ,POR KURSESI KAFSHE GRABITQARE TE VESHUR ME KOSTUME ” GUXHI” DHE ME KOBURE , KALLASHNIKOVE E TRITOL NE BREZ DHE 24 vite VRIT; PRIT ;VIDH ;; DIGJE TRADHETO E ASNJERI MOS GJYKO DHE SHTETIN E ATDHEUN TERND SHKATERRO !

      3. GAMORI says:

        ju ishit Shpellare dhe jo Qytetare; prandaj humbet ore Gomere me Breza !

        SOT DUHEN QYTETARE SI NE MENDIM DHE VEPRIM NE SHQIPERI ,POR KURSESI KAFSHE GRABITQARE TE VESHUR ME KOSTUME ” GUXHI” DHE ME KOBURE , KALLASHNIKOVE E TRITOL NE BREZ DHE 24 vite VRIT; PRIT ;VIDH ;; DIGJE TRADHETO E ASNJERI MOS GJYKO DHE SHTETIN E ATDHEUN TERND SHKATERRO !

        GUVENATORIN E ZGJEDH PERSERI “PODESTA” ME PARLAMENTARET AMERIKANE REPUBLIKANE DHE SHOKE TE BEKERIT , QE KANE KAPUR PENG SHQIPERINE KETU E 24 VITE DHE PO E RJEPIN TE GJALLE DHE JA KANE Q….E EDHE NONEN NJELLOJ SIC JA KANE BO GJERMANISE FASHISTE DHE ITALISE FASHISTE !

      4. xho says:

        Po ti more derdimen qe te ka ngelur ora ne vitin 1946 nga vjen.Nuk e kupton se s cfare po ben Edi Rama.Ti qe flet keshtu je pa shtyll kurizore dhe pa te drejte ja hedh fajin komuniste te viteve te para. Me thuaj se ku je tani dhe se cfar ke bere per Shqiperine.Edhe nje here po ta perseris cfar ke bere per Shqiperine?

      5. nn says:

        deri kur? deri kur do te vazhdoni me kete menyre te foluri? deri kur?

    2. Roberto says:

      une mendoj se gjithcka mund te arrihet nese ka deshire te mire per te bere dicka

      http://bit.do/ta-palloje-forte

  2. Zani Burimi says:

    E keni thene sakte ne mbylljen e editorialit se çfaredo bere me Nishanin, por ja qe nuk degjon nga ai vesh Rama, i cili duket qarte se ia ka stisur llafit siç thote ajo shprehja “Mire tambli, mire kosi”. Nishani, o Mero, duhet sikterisur pa nishan nga Pallati i Brigadave. Pas tij te filloje futja as hekurave te atyre qe e drobiten deri ne palce popullin tone hekakeq!

  3. tiku says:

    KETO komente punohet s’punohet me presidentin jane si koperture per te mos bere reforma kurre ne shqiperi por per te vazhduar vjedhjet pa u ndjere,ky ishte qellimi I rilindjes por populli edhe kesaj radhe si heret e tjera e hengri sapunin per djathe.

    1. ‹(•¿•)› says:

      Nese shumica do t’i perulet turpshem dekretimit te njeanshem te “z. Mehmeti”, dhe do miratoje ne heshtje zevendesimin e nje guvernatori medioker me nje tjeter, atehere pergjigja me e mire ndaj dobicllekut te radhes per nje “bashkepunim” sa me te ngushte me opoziten e ndeshkuar me vote masive, do te ishte shuplaka jo njemilionshe, por dymilionshe sa majtas e sa djathtas ne zgjedhjet e radhes, si dhe terheqja masive e te gjitha kursimeve te popullit nga kjo bad-bank te batardisur sistematikisht nga duar te papastra.

  4. reformer says:

    sic e ke thene ti Mero caktimi i guvernatorit te ri eshte nje pese me hic dhe pergjithsisht presidenti ka aq pak ne dore sa maxhoranca mund te jete edhe e lumtur qe ne disa raste, sidomos lidhur me reformen ne drejtesi, mund te justifikohet me rezistencen “tmerrshme” te presidentit.

    Lerjani Sales presidentin!

    Beteja e vertete do te jene zgjedhjet e ardhshme lokale. Keto zgjedhje do te tregojne nese vertet njerzit ishin kunder Berishes, apo votuan nga sikleti i krizes qe po rendonte ne kurrizin e tyre.

  5. Litari PRET says:

    O Mero djali!! serbet jane ne mezin e Tiranis, ne shtepin e sali sllobodankes aty behen (planet) Edi I gjate eshte “kukull” kryeminister eshte Floriri- Krabes domethen “ilir blloku Meta” Aaaaaaaa cfare te theme me shum…,zoti Baze ti i dine me mirre se keni qene me Sali Sllobodanken i keni EVIDENTE…O SOT O KURRE TE COHEMI NE KEMBe, KUSHE Me Litar dhe keshe me Gurre, ti bejme pasterma ketu ne koqet e Kalite Skenderbej….

    1. Naqua says:

      E drejt o “Litari qe pret”! Meqenese jemi ne diskutimin e heroizmave te Dhjetorit 1990, e kemi me kollaj te na shkoje mendja se Ramizi caktoi Berishen te rrezonte PPSh, kurse Berisha caktoi Meten te rrezonte PD-ne. Shqiperia prodhon vetem politikane te zgjuar. Rrofte Banka Popullore Socialiste e Shqiperise!

  6. human says:

    Editoriali mund te kishte nje titull me te pershtatshem ;

    “Parashikohet humbja e radhes e Rames, ndaj Nishanit formalisht, ose ndaj Berishes realisht “.

    Strategjia e Rames eshte kuturu. Meqenese nuk ja vlen te flitet seriozisht per nje Kryeminister jo serioz, po perpiqem te shprehem me disa vargje ;

    Rama premton shtetin ligjor
    Nishan efendiu, i ben shenje me dor

    Prit zoti Rama, mos u nxito
    Se guvernator, zgjidhet ai qe Berisha do

    Pas kesaj Rama deklaron
    Se me Nishanin, bashkepunim kerkon

    Deputetet Socialiste jane te hutuar
    Sepse nuk dijne, per ke duhet votuar

    Flasin me vehte, pyesin dhe Ruçin
    Si do e zgjedhin guvernatorucin

    Ruçi nuk flet dhe vetem hesht
    Ndjehet i lodhur, i kane rene lesht

    Prape deputetet shkojne dhe e pyesin
    Sepse socialistet ngado po i cysin

    Se fundi Ruçi me nuk duron
    Por te flase qarte nguron

    Deputetet te habitur e shohin
    Kur ai u thote, te bejne çte donin!

  7. populli kerkon drejtesi says:

    FullHajnia nuk e beri dot kurre punen. Gafat e tij ishin njesoj si Gafat qe degjohen nga Jari, Edvin Rama dhe ekipi i tij mendjelehte. Fitimi i ulet i institucionit tregonte hapur per vjedhjet qe kryheshin aty. Per vitin qe vjen, kane parashikuar nje fitim qe eshte shume here me i vogel se ne kohen e FullHajnise. Prandaj per keta qe jane kampione te Gafave ne Shqiperi, nje Gafaxhi dhe Hajni me shume nuk perben problem. Perkundrazi, FullHajnia tjeter Medioker do te thote se shuma e vjedhur ishte shume me e larte se 7 milione dollare, ne permbushje te porosve te Gafaxhijve Hajdute qe do e vene ne ate post. Keshtu do mbushin thaset me parate e popullit, Hajnite e Majte dhe te Djathte. Sa me shume Vjedhje, aq me shpejt do te shihen ne Biruce keta djaj te nxjerre nga jashteqitja e Enver Hoxhes.

  8. Andrea says:

    I nderuari Mero,analizat e tua jane shume objektive dhe dugulisin zemrat e mjaft shqipetareve qe mezi presin te lexojne refleksionet tuaja mbi ecurine e shtetareve te ketij populli te hallakatur dhe te pergjunjur ne menyren me te turpeshme.Per mbare popullin eshte e qarte se si luhet ne kurizin e tij nga monstra te politikes nderkombetare dhe lolot e politikes shqiptare qe zbathin breket para xhdo thenie te ketyre karagjozeve qe jane dhe zoterinj ambasadore.Po ju kujtoj dy thenie per te pare se cfar politikanesh kemi,sapo ambasadori Arvizu tha se Enver Hoxha eshte nje monster,qeveritaret tane u skerbythen sa dhe shallet e kuq i hoqen nga qafa dhe asnjeri nga keta pushta nuk reagoi.Edyta sa tha po i njejti ambasador se Presidenti Bujar Nishani eshte bure i mire po flet me mendjen e nje tjetri k/ministri yne u zgerlaq dhe nga thenia qe dale se skini pare gje akoma po ju ben leshime opozites si nje qen i rahurndyre.Pra shkurt esapi ne komandohemi nga njeres te tipit Rajerson perfshi ketu dhe rolin e U.D.B.se qe eshte ulur kembekryq ne shqiperi.Duam apo zduam ne Edi Rama eshte shpetimtari i mafjes Berishiane i cili pret i ngazellyer per te mare presidencen kur ti skadoje afati kapterit Nishani.

  9. Vullneti says:

    po ta marrim si te vertete argumentin tuaj z. Baze i bie qe te themi se ti si nje ish Sali Berishas qe nuk la gje pa marre per qellime vetjake duke filluar nga shtepia deri tek puna, te vazhdosh te jesh nje bashkpunetor i tij, por tashme jo haptazi, por i kamufluar..
    Faleminderit qe e pranuat me ne fund. Ashtu si pohoni edhe vete ne shkrimin tuaj : ujku qimen e nderron por zakonin se harron.
    Faleminderit edhe nje here per vetzbulimin.

  10. BERISHA LARGHU says:

    Ky lloj Nishani po na bezdise si shum, po c’far bashkepunimi me nje sakat mor Mero?

  11. Hans Spiedel says:

    Me ben pershtypje se zoti Mero po amplifikon se tepermi nje problem administrativ duke e paraqitur kete “afrim” te Rames me Nishanin per guvernatorin si nje tragjedi kombetare kurse nga ana tjeter poshtersi te Rames si ajo ne pallatin e brigadave nuk guxon ti permende ne editorialet e tij.

    Keshtu ndodhi me Meron dhe ne intervistat e Izet Haxhise para dy muajve kur ky I fundit deklaroi me fakte se Berisha ne mars 1997 urdheroi dy akte terroriste karshi ambasades amerikane dhe kontigjentin gjerman per tja faturuar kete “rebelave te kuq” per te shpetuar vete sic veproi ne 2 prill 1991 dhe 21 janar 2011…

    .PSE NUK VEPRON DASH-IWASHINGTONIT ? PER TERRORISTIN BERISHE

    Po keshtu Izet Haxhia me fakte dhe emra AKUZON shkelzen berishen per trafikante droge.

    PSE NUK VEPRON DREJTESIA SHQIPTARE APO EUROATLLANTIKE PE RBURGOSJEN O TE DROG-DILLERIT SHKELZEN O TE IZETIT SI MASHTRUES

    Pyetja qe lind eshte :

    Kush e mbron Berishen per mega krimet e tij ??

    Pse Edi Rama jo vetem qe eshte I pafuqishem te arrestoje Berishen ( aresyeje pse mori votat cudiberese ne 23 qershor) por me gafa te tilla si ne 70 vjetorin e clirimit,budallakijet me bunkartin e Enverit,me shitjen tani se fundi te albetrolit dhe me miopine qe po tregon me guvernatorin e rip o tregon se eshte nje jelek antiplumbi pallosh dy metrosh per te mbrojtur me cdo kusht “burrin e shtetit te arvizuse “

    Enigma e hidhur ka nje emer Elez Biberaj.

    Ky lloj antishqiptari me I madh per te gjithe kohrat ka qene mentori dhe shenjtori qe ka kllonuar berishen nga zgafellat e udb jugosllave ne 1991 dhe po e mbron akoma me cdo kusht.

    Mbi Elez biberajn ketij serbishtfolesi rendojne dy faje te medha pas 1991:..

    1- ne vend te nje pajtimi kombetar ne vitet 90’ dhe te nderhyrjes per ndonje plan marshall ne ate vend te dobritur ai per te kenaqur epshet e tij antikomuniste u be zbatuesi I doctrines rajersoniane per ‘dekomunistifikimin”

    2-S i person me detyra speciale ne vitet 80-90 ne funksion te hakmarrjes tij karshi sistemit te enver hoxhes ben te mundur te ‘karikoje” dipllomate,zyrtare dhe politikane amerikane ne menyren me antishqiptare te mundeshme ku si rezultat I saj ky vend ka degraduar dhe eshte shperfyturuar plotesisht

    Fill pas pucit kriminale te shtetit se 1998 te Sali Berishes, pas vrasjes se Azem Hajdarit, sherbimet inteligjente shqiptare kishin mundur te regjistronin nje bisede telefonike mes Berishes dhe nje personi ne SHBA me dialekt nga veriu i Shqiperise, i cili i kishte thene Berishes te terhiqej sepse SHBA nuk do e njihte marrjen e pushtetit me dhune.

    Kush mund te kete qene ai person me dialekt verior? – shtrohet pyetja. Dikush mund te thote, e kush tjeter vec z. Elez Biberaj. Dhe natyrisht kush tjeter vec Elez Biberajt ishte/eshte aq i fuqishem ne Washington sa te dinte deri dhe opinione te tilla sekrete te Depertamentit te Shtetit per mos-njohjen e marrjes se pushtetit nga kryengritja e ’98s e Berishes.

    Ne nje interviste te fundit ne Top-CH, z. Biberaj shprehet se ai ka qene gjithmone aktiv per te rrezuar komunizmin ne Shqiperi, dhe madje pikpamjet tij ja kishte parashtruar edhe ish Presidentit amerikan Ronald Reagan. Sipas tij, komunizmi ne Shqiperi mund te permbysej nga njerez te afert te regjimit, individe te brendshem, pra nga ndonje “grusht shteti” ose “grup armiqesor.”

    Dhe natyrisht per te gjetur njerez te tille te besuar, brenda keshtjelles se regjimit, duhej fillimisht biseduar me ta. Kontakti ishte pjesa me e veshtire e procesit. Pra, si do takohej z. Biberaj me individet e synuar, dhe nese po, me ke? Me ke konkretisht??? Dhe ne kete aspekt, a ka egzistuar nje prirje per te kontaktuar vetem tropojane?
    [Ne vijim te ketij spekullimi, a eshte rastesi fakti qe tropojanet dominuan post-’90 ne Shqiperi? Kujt ia priste mendja se tropojanet do qeverisnin Shqiperine “demokratike”? Kujt? Natyrisht askujt. Tropoja njihej vetem per geshtenja… e Fatime Sokolin…. Po atehere cfare ndodhi?]

    Qe Elez Biberaj ka dore ne kete histori, eshte naivitet te mendohet e kunderta, perndryshe s’ka pse tropojanet te bejne ligjin prej 20 vitesh ne Shqiperi. Qe Elez Biberaj mund te kete kontaktuar fshehurazi Sali Berishen, ose Mehmet Elezin, gjate kohes se komunizmit kjo edhe mund te supozohet…
    Perndryshe, si do themelohej PD nga nje tropojan, Azem Hajdari, nese s’do ishte dora e Biberajt nga pas? E imagjinoni dot kete? Partia e pare opozitare pas 50 vjetesh komunizmi te themelohej nga nje student konviktor nga fshatrat e Tropojes – give me a break!!! – do thonin amerikanet. Ose fakti tjeter, qe Azem Hajdari u spostua dhe ne vend te tij u vendos nje tjeter tropojan (Sali Berisha – i brendshem i regjimit, sic ishte dhe vete filozofia e z. Biberj per te rrezuar komunizmin ne Shqiperi), flet per ate se i gjithe skenari mund te kete patur nje mastermind nga Tropoja, nje tropojan te fuqishem qe jetonte diku ne Perendim. Dhe natyrisht, tropojan me te fuqishem se z. Biberaj nuk kishte ne ate kohe pertej/ketej Atlantikut.

    Ronald Reagan qeverisi gjate viteve 1981-1989, dhe njihet si Presidenti qe i dha “grushtin” e fundit komunizmit. Kjo nenkupton faktin se administrata e tij duhet te kete investuar shume ne kete aspekt, dhe ne vijim te kesaj linje, ndoshta dhe per te kompromentuar individe te caktuar ne Shqiperi.
    Te mos harojme faktin se z. Biberaj kishte parashtruar direkt para Presidentit Reagan pikpamjet e tij per rrezimin e komunizmin ne Shqiperi, pra ai ishte nje figure e rendesishme ne kete aspekt, dhe ndoshta mund t’i jete dhene dore e lire per te vepruar.

    Po si mund te jete takuar Biberaj me Sali Berishen/Mehmet Elezin gjate dekades se fundit te komunizmit ne Shqiperi (’80-’90), nese me te vertete jane takuar? Dhe a ka ndikuar ne kete aspekt linja malazeze e gruas se Berishes per te lehtesuar kontaktin? A ka interferuar ne kete histori UDB meqenese ne ate kohe ishte nje sherbim aleat me sherbimet sekrete perendimore? Cfare roli kane patur njerezit e gruas se Berishes ne Beograd (UDB)?… e shume e shume pyetje te tjera, por natyrisht pa pergjigje…

    A ka dore z. Biberaj ne pasojen e 21 janarit? Pse Berisha duket kaq i fuqishem ne Washington dhe pse mbrohet edhe kur ben te 99t? Pse demokratet ne pushtet ne SHBA heshten per 21 janarin? Kush republikan i fuqishem (nga te kohes se Reagan dhe BUSH-ATEVE) ne SHBA eshte prapa Berishes, ose Biberajt, qe influencon direkt ne administraten e sotme amerikane?… A benefiten njerezit e Berishes ne Washington me perqindje korrupsioni nga Shqiperia?

    Dhe e fundit, nese sa me siper eshte e vertete, kur do mbaroje i ashtuquajturi “mallkim tropoje” per Shqiperine?

    Pikerisht Edi RAMA mori votat ne 23 qershor 2013 per ti hequr kete mallkim tropoje shqiptareve por me sa shohim koha per denimin e Berishes nga Rama ka kalur dhe qendrimi I tij I fundit me guvernatorin quhet nenshkrim I kaputillimit te tij pa kushte ndaj kartelit criminal te berishajve.
    Zoti Obama beri nje hap kurajoz ditet e fundit ne lidhje me aktivitetin e dyshimte te Cia-s ne torturat ilegale karshi te burgosurve.
    K a ardhur koha qe kongresi amerikan te marre ne shqyrtim dosjen e shqiperise per te vene ne shqyrtim aktivitetin antishqiptar dhe antiamerikane te treshes 3B=biberaj-berishe-basha dhe aktivitetin e tyre te lexueshem proserb.
    Me ndryshe:
    Mund ti quaje nje diplomat amerikan dy vrasesit e 21 janarit njerin Burre shteti dhe tjetrin yll ne ngjitje pa patur ca elez bibere ne amerike qe krijuan monstren berishe dhe po e mbrojne ne menyre te shemtuar dhe sot e kesaj dite duke na tallur me figura groteske si Nishani,Meta ,Rama

    A mund te t bashkjetoje doktori kriminel me piktorin qe po ben nje tradheti kriminale ?!

    Kush eshte zgjidhja ?
    Hapja e dosjeve nga admistrata amerikane te dyshes 2B (BIBERAJ-BERISHE ) per 2 prillin 1991 dhe atehere do gjendet qeni I ngordhur berisha prapa hekurave qe do jete dita e clirimit te shqiperize nga nazi-berishizmi dhe elezbiberizmi. Kjo do jete dhe dita e pare e normalizimit te marreneve reciproke dhe dinjitoze midis amerikes dhe shqiperise.

  12. Albi says:

    Nuk e kuptoj dot qellimin dhe thelbin e ketij artikulli. Pervec sharjeve te vazhdueshme ndaj Nishanit, qe do s’do eshte President i zgjedhur sipas Kushtetutes qe vete Edi Rama ndryshoi, nuk e di ku do te dale. Ca i kerkon Rames Meroja me kete artikull? Pse qenka e nevojshme qe behen deklarata te medha per epoka te reja bashkepunimi apo gjera te ngjashme. Keto jane teater e shfaqje e panevojshme me shume se cdo gje tjeter. Nese e miratojne propozimin e presidentin, e miratojne se per kete propozim jane dakord dhe kaq eshte historia.

  13. ramashtrusi says:

    Te quash mender Nishanin president eshte cmenduri kombetare.Ai eshte vecse nje ushtar nga ato te ndyerit fare qe vetem
    zbaton urdhereat e sali bishes qe ky i fundit ben ligjin jo vetem ne presidence, shik,prokurori ,gjykata por dhe
    eshte dominues mbi nenpunsin arvizu dhe fituesit mashtrues te 23 qershorit 2013

    Ceshtja e guvernatorit te ri dhe “afrimi” i Rames me Nishanin eshte pajtim de fakto me presidentin real qe eshte Sali Qeni.Pra kjo levizje eshte nje show
    i RAMES per te fshehur tradhetine e tij ndaj votave te 23 qershorit.Viktime e ketij truku eshte dhe zoti BAZE qe merret me kete veprim
    te djallezuar te RAMES.

    Rama mori vota magjike jo per rotacjon pushteti te hajduteve dhe tradhetareve por per te derguar ne qelite e burgut
    banden E BERISHAJVE qe jane kthyer nga te akuzuar ne akuzues ku EDI RAMA po tregon perseri kurrizin si ne 21 janar
    2011 qe i la 4 protestuesit i tij ti urinoje sali krimineli

    VOTA IME DHE E MBI 1 MILJON SHQIPTAREVE NUK ISHTE PER QINDRA “SHOW” TE RAMES POR PER ARRESTIMIN E SALISERBIT

    Ky njeri për shumë arsye nuk duhet të lihet i lirë, jo vetëm se përbën një rrezik
    eventual për destabilizimin e vendit por së pari ai ka llogari për të larë me drejtësinë.
    Sali Bisha ka në ndërgjegjën e tij njëzet vjet krime, e jo vetëm shkaktuar prej pushtetit të tij personal të ushtruar dhunshëm,
    por edhe si pjesëmarrës direkt në krime të përbindshme siç janë vrasja e 26 njerëzve në Gërdec,
    ku protagonist ishte edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili i ka shkarë drejtësisë vetëm për shkak të imunitetit si deputet,
    çfarë është një skandal sepse nuk ka imunitet që e mbron shkaktarin e krimit qoftë ky deputet, ministër apo kryeministër i një vendi.

    Sali SERBerisha duhet të dalë para togave të zeza dhe të jap llogari për SHIK-un e tij, këtë mekanizëm monstruoz,
    që pasi e torturoi, e vrau dhe e zhduku pa gjurmë veprimtarin e UÇK-së, biznesmenin Remzi Hoxha, që duhej të ishte shpallur Martir i Atdheut.

    Sali SERBerisha duhet detyruar të tregojë se çfarë di për këtë krim, si e pse e bëri kreu i shërbimit të tij sekret Bashkim Gazidede
    këtë masakrim barbar dhe për llogari të kujt, të Serbisë apo Sali QENI personalisht,
    sepse kanë dalë dyshime serioze e të besueshme se Remzi Hoxha është vrarë mbasi kish nisur të hetonte takimin sekret të Sali Mortjes
    me xhelatin e shqiptarëve të Kosovës, Sllobodan Millosheviçin në Ohër.
    Me këtë rast Sali qeni duhet të sqarojë para togave të zeza a ka pas ndonjë lidhje me shërbimin sekret UDB të ish-Jugosllavisë
    e si rrjedhim Serbisë sepse rezulton që edhe në kohën e embargos ndaj Serbisë kompanitë e klanit të Berishovicit
    furnizonin me naftë përmes Muriqanit Malin e Zi me destinacion Beogradin, naftë me të cilën punonin
    tanket serbe që bënin gjenocid mbi shqiptarët e Kosovës.

    Sali SERBerishës i duhen vënë prangat për shumë e shumë krime që ka bërë mekanizmi i tij shtetëror
    i kthyer në një shërbim sekret personal, por para së gjithash për krimin e përbindshëm kur vrau katër njerëz të pafajshëm
    që nuk po bënin kurrgjë në shëtitoren “Dëshmorët e Kombit” veç protestonin paqësisht. Sali satanai
    jo vetëm që ka qenë në zyrën e tij ku ka ndodhur kjo vrasje prej trupave të Gardës, por ai e ka ndjekur
    situatën dhe janë të gjitha gjasat që mbeten të vërtetohen se ka qenë urdhëri i tij personal për të qëlluar mbi demostruesit paqësorë,
    aq më tepër se ai krijoi rrethana për të zhdukur gjurmët e krimit, akt antiligjor që duhet ti konsiderohet gjithashtu krim.

    Sali SATANAI duhet të hetohet në lidhje me vrasjen e Kosta Trebickës, shqiptaro-amerikanit i cili ishte dëshmitar i çështjes “Gërdeci”,
    e kishte dëshmuar se i biri i Sali SERBerishës ishte pjesë e skemës së kompanisë fantazmë që fitonte para në mënyrë të paligjshme
    prej demontimit të armëve në Gërdec dhe u bënë shkaktarë për vrasjen e 26 njerëzve duke përfshirë gra e fëmijë.
    Për këtë krim të përbindshëm, Sali Bisha duhet të jetë në bankën e të akuzuarit bashkë me të birin Shkëlzen Berisha,
    i cili, është e ngjashme që nëpërmjet rrethit të besnikëve të tij të ketë organizuar “aksidentin” e dëshmitarit kundër tij, Kosta Trebicka.
    Në këtë rast duhet që prokuroria të hetojë se si ndodhi që dëshmitari kryesor kundër djalit të kryeministrit
    nuk kishte mbrojtje të veçantë në bazë të ligjit që i mbron dëshmitarët e një çështje kaq të rëndësishme ku është bërë një krim masiv.

    Sali SERBerisha duhet të arrestohet e të përballet me drejtësinë përveç krimeve të vrasjes së njerëzve edhe për krimet ekonomike
    të bëra në kohën kur ai ishte kryeministër dhe korrupsioni ishte metodë pune e qeverisë dhe e ministrave të tij.
    Akoma më tej Sali qeni duhet të dalë para togave të zeza për të sqaruar cilat janë lidhjet e tij me mafiozin serbo-boshnjak Damir Faslliç,
    i cili nëpërmjet vajzës së Sali bishës që bënte avokaten e tij, ka blerë prona në Shqipëri
    dhe ka marrë pjesë edhe në një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare çfarë përbënte një precedent të rrezikshëm për sigurinë e Shqipërisë.
    Duhet kuptuar nga të gjithë se arrestimi i Sali Bishës nuk duhet të bëhet për hakmarrje por për drejtësi
    dhe se me daljen e Sali Bishës dhe ministrave të tij hajdutë para gjyqit në Shqipëri do të marrë fund
    mendësia e mos ndënshkueshmërisë të atyre që duke shfrytëzuar forcën që u jep pushteti bëjnë krime
    njerëzore dhe ekonomike, vrasin, vjedhin e plaçkisin pasuritë kombëtare.

    Sali Bisha nuk mund të falet nga asnjë instancë shtetërore, parlamentare, nga asnjë shtetar
    apo politikan sepse kauza e drejtësisë është kauza e sovranit, i cili di të zgjedhë, t
    ë japë pushtet, por edhe ta heqë pushtetin edhe të rrëzojë me të drejtën e vullnetin e tij si sovran.

    Askush nuk ka të drejtë të nëpërkëmbë ligjet e drejtësinë duke i falur krimet që janë bërë mbi popullin.

    Viktimat e 21 janarit 2011 në varr kërkojnë drejtësi, 26 viktimat e Gërdecit kërkojnë drejtësi dhe këtë drejtësi
    që kërkojnë viktimat nuk mund tua mohojë askush nga qeveritarët apo organet e drejtësisë, në mos një ditë
    edhe ata do të japin llogari bashkë me krimet e Sali Bishës
    e bashkëpunëtorëve të tij Basha,Nishani,Lalla,Ajazi dhe se fundi mashtruesit Rama & Meta

  14. era says:

    Rames i pelqen te luaje shejtan budallain ndonese nuk eshte as budalla dhe as shume shejtan.
    Komenti i Hans Spiedel qendron ndonese i ka rritue si shume vlerat e serbit Biberaj. Nuk eshte se SHBA i ndjek kaq shume qokat dhe ti bej nder malokut te tropojes.

    Dihet se ne 23 qershor populli votoi masivisht per te cuar para drejtesise kriminelin, cubin sali dhe zagaret e tij. Perse? per njemije te zeza por me te artikuluarat jane gerdeci, rruga e kombit vrasjet ne 21 janar, shitjen e turpshme te albpetrolit si dhe shume zullume te tjera. Si mund te lejohet te behet drejtesi per gerdecin, per rrugen e kombit, albpetrolin shkaterimin e shtresave naftembajtese ne Patos kur miqte e biberajt jane te tave per te gjitha keto?!
    Kjo justifikon dhe arixhiun e rruges se Elbasanit te quaje “burre shteti” fatkesine me te madhe te kombit shqiptar.

    Edi Rama e mori nje kartele te verdhe per armet kimike, tani receta eshte qe te gjeje “rrugen e bashkepunimit” …. se ashtu qendron edhe me gjate ne pushtet.

    Perdite e me shume na kujtohet Konica. “Shqiperi te kam dhjere, nuk te kuptova asnjehere” Kjo jo per politikanet, se ata si yndyra ne gjelle, gjithmone qendrojne siper, po per popullin sylesh qe vazhdon me tifozlliqe idiote alias “majtas” dhe alias “djathtas”.
    Me pelqen komenti i ramashtrusi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje