Me bisht në shalë!

12 Dhjetor 2014, 19:34Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Vendimi për tu kthyer në parlament më në fund nuk erdhi as nga presioni ndërkombëtar dhe as nga lutjet e shumicës, por nga frika e Lulzim Bashës se po humbiste autoritetin mbi grupin parlamentar dhe aleatët e tij. Në fillim kërcënimet e aleatëve dhe më pas qëndrimet kritike të disa deputetëve të tij, të cilët nuk ishin gati të digjnin mandatet, detyroi Lulzim Bashën të kthehet në Kuvend. Është një rast klasik, kur keqpërdorimi i një aksioni politik për nevoja personale, në fund të kthehet në të kundërt dhe të rrezikon edhe atë që ke arritur me të.

Basha e përdori bojkotin për të mbajtur opozitën të përqëndruar tek zgjedhjet në parti dhe për tu vizatuar para tyre si një lider i fortë, i ngjashëm me Berishën që nuk i nënshtrohet kundërshtarit. E mbajti grupin jashtë debatit parlamentar, ndërkohë që kishte në plan t’i eleminonte të gjithë nga drejtimi i ri i partisë. Duke mos qenë në Kuvend ata nuk ishin më askund, që të dukeshin përfaqësuesë të Partisë Demokratike. E përdori bojkotin deri ditën e fundit të Kuvendit të PD-së dhe tani ishte koha që nuk dinte ç’të bënte me të.

Atëherë tentoi të bënte provën e forcës; të tejkalonte periudhën gjashtë mujore të afatit kur i digjet mandati me kushtetutë çdo deputeti. Tentoi ta bëjë këtë për t’i treguar shumicës se nuk ka këllqe t’ua heqë mandatet, por edhe për të eleminuar të vetët që mund të ishin problem për të. Disa besnikë të vetët i kishte përfshirë në aktivitetet parlamentare, si komisione apo delegacione dhe ndiheshin të parrezikuar për mandatet e tyre.

Shumica duket se nuk u shqetësua shumë. Ilir Meta bëri sa mundi për t’i dhënë oksigjen Bashës në këtë rast, duke shtyrë një seancë për datën 24 Dhjetor, ndërsa Rama i kushtoi më shumë vëmendje papagallit se sa hallit të Bashës.

Problemi real i Bashës, erdhi nga ata që ai mendonte se i bashkoi me bojkotin, nga aleatët jashtë partisë dhe kundërshtarët brenda saj. Aleatët thuajse vendosën publikisht të shkojnë në Kuvend, ndërsa disa deputetë të tij, heshturazi po prisnin seancën e fundit të Kuvendit që të shkonin aty. Janë një shumicë deputetësh të pashpresë për karrierë të mëtejshme në PD, që Basha i ka eleminuar me Kuvendin e fundit, duke përdorur pikërisht bojkotin. Ata kishin javën ideale për t’i kthyer reston dhe për t’i dëshmuar atij se nuk kishte fuqi tu bënte asgjë.

I frikësuar pikërisht nga kjo, nga zhburrërimi si kryetar, pikërisht kur formalisht ishte kurorëzuar, ai nxitoi të bëjë ç’është e mundur të gjejë një sebep që të hyjë në Kuvend. Aq qesharak u bë me gjetjen e shkaqeve, sa desh ngriti nga Kosova në Tiranë Presidenten Jahjaga, e cila me sa duket kur mësoi të vërtetën ka thënë me vete “Qyqa, po unë ç’du aty”! Pas kësaj, duket se i ra në gjunjë euro-parlamentari Kukan, i cili është bërë një farë eksperti për bojkotet shqiptare. Dhe ai i dha fjalën se do ta nxirrte nga ky hall, duke ardhur vet në Tiranë për ta shoqëruar opozitën deri në Kuvend, se mos e rrahin rrugës.

Ky përfundim qesharak i një aksioni politik, krejt të pabazuar, është në të vërtetë çmimi real që duhet të paguajë një lider i cekët, pa ide, pa fytyrë dhe pa fuqi për të udhëhequr. E gjithë çfarë ai donte të arrinte me bojkotin për gjashtë muaj, në fund rezultoi thjeshtë një lëvizje idiote, e cila e kthen situatën në pikën zero. Dhe që mund t’i kthehet edhe më keq, nëse shumica kërkon një ligj për dekriminalizimin e Kuvendit dhe fillimin e çdo procesi ndaj politikanëve që kanë mbyllur gjyqet me procedurë, ku Basha është në krye të listës.

Ai nuk arriti asgjë më shumë, se sa rriti bezdinë e ndërkombëtarëve për Shqipërinë dhe forcoi bindjen e tyre se opozita e Bashës nën udhëheqjen e Berishës, është një problem më i madh se opozita apo pushteti i Berishës, pasi tani në vend të telefonit normal duhet të bësh telefonin e prishur edhe për negociata.

Në fund, ajo që vendosi është frika e Bashës për karrigen e vet. Është e njëjta arsye që i nxorri këta deputet gjashtë muaj rrugëve dhe po i rikthen aty “me bisht në shalë” nga frika e Bashës.

33 komente në “Me bisht në shalë!”

  1. I paemërt says:

    Nuk fitoi asgje me kete bojkot .

    1. fiqiriu says:

      po une ne fakt me shume jam i merakosur me kete pyetje

      http://bit.do/A-e-ka-palluar-Basha-Griden

      1. robi says:

        Opozita ka vetem nje gjysem shansi per te mos mbetur ne Klase!
        Ai eshte sikunder e thote Merua: Te mos rrine me Bisht ne Shale!
        Nga ana tjeter,Basha e quane veten te suksesshem,pasi fitoi
        Betejen e luftes se Shtrigave! Ai flaku jashte: Experiencen,
        Njerez me Strategji te mirenjohur! dhe i zevendesoi me lloin
        Duma- Peka -Mallteza! Berisha ja tha me Fabul Bashes qe: te
        performoi Zerin,pasi ka mjafte Zera qe spara po e pelqejne!
        Atehere;-Perse more kodosh Plak i matufpjesur; e perzgjodhe
        merhumin pa asnje kontribut ne PD? vecse rekomandimit te Argita zhgarravines? Me 2-3 muaj ne KOP dhe fap u katapultua ne eliten e Oborrit te familjes Oligarke.U vendos ne disa Ministri nga me te rendesishme,ku ne te gjitha mendoi vetem per vete:
        Ne ate te Transportit ka nje Dosje voluminoze,pasi volumore ishte edhe vjedhja.Jo pak,por plote mbi 280 miljone Dollare.Ne ate te puneve te jashteme ku Trafikoi Km.katror Det,sigurisht jo pa ndonje favor te majme ndaj vetes! Ne ate te Puneve te Brendeshme,-Vrau kater fukarenj me Duar nder Xhepa!Pasi u ngop me keto,ne saje te Berishes vodhen Bashkine,edhe ketu pasi po e ndrit ne thojza si me larte,Fap e emeroi ne krye te PD. Keshtu per gjithcka nuk do mund ti gezonte pa angazhimin Max.te plakut Berisha!Te dy bashke edhe me Argiten u bene bashkepuntore te pa ndare,ku Luli na cfaqet me shume si Cirraku i familjes.por edhe me kontribut ne formimin e nje Shteti Rrumpalle!
        Te cilen e certifikuan si Trashegimni patologjike te frikshme!
        Dhe do vazhdoi keshtu perderisa ne krye do te jene: Babe e Bije dhe Gollovarin ne mes!qe gjithe Diten Zgerrdhihet si te jete nje Kloun i vertete! Keshtu mbasi te kryeje mandatin e Kreut te Bashkise ,qe vetem te tille nuk ka patur Tirana,me Bisht ne Shale drejte Holandes,
        duke lene gjurma te thella ne fushen e korupsionit,Mashtrimit dhe Krimit.Por nderkohe la nje experience pozitive per politikanet e ketij vendi,te cilet te rezervohen kur behet fjale per njerez kaq te implikuar sa edhe quhet Modeli Basha,nese duane te shkaterrojne enderat e PD-se!!

    2. askushi says:

      Fitoi koqet e Koloit. I paafti. Vendi ka nevoje per opozite te ndershme, qe populli te kete shprese, kur ti hypi vetja ne qejf pushtetareve. Nuk thonte kot Sokrati i lashtesise qe mbledhjet ti bejme ne stalla, se keshilltareve u duket vetja si perendi pastaj.

    3. durrsakja says:

      Jo nuk keni kuptu asgje. E mson ajo tani plakun ajo pra kar-dashsja..cfar i thot ajo ban Ai…esht pun kar-dashse…pun kurvash me i fjal.

  2. o sa kom qesh says:

    me kujtohet nje barsalete me teme nga e kaluara kooperativiste;- nje brigadier i coi nje leter dashurie nje mjeleseje; – ne oren 7-te te jesh tek mullaret se dua te te q..!
    mjelesja iu pergjigj te vluarit – per sa me shkruaje ne leter, e mora vesh ku ma hidhje llafin.
    a e mori vesh lulu-ja thuaj

    1. d.gorezi says:

      Ti do kesh qene patjeter informator I sigurimit .

    2. roberto says:

      Te jesh kaq IDIOT,o Pantheon?
      Ku e ke firmen e Vito Kapos? Firmen per pushkatim e jepte gjykata dhe e miratonte PRESIDENTI,Haxhi LLeshi!
      Po 26 te vraret e GERDECIT kush i denoi?
      Po 4 te PUSHKATUARIT PA GJYQ ne 21 janar ,KUSH VENDOSI???
      Sipas teje te gjithe ish antaret e PPSH duhet te mbajne njelloj pergjegjesi per te gjitha cka bere Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu???
      Dengla bythe!

  3. Fronti Demokratik says:

    Eh, morr shokeni, na mbyten kulaket . Na duhet unitet, vellezer!

  4. Billy1 says:

    Do ta rrahin perseri opoziten. Nuk rri huzur ajo. Keshtu qe ka per te ngrene prape dajak dhe shpulla nga tulla.

  5. jani says:

    na plasi k..I per skender dajen. ky sumcja vrau kater ne bulevard dhe 25 ne gerdec dhe vjwn verdalle akoma.

  6. te lumte pena Mero analize me te sakte nuk mund te behej.

  7. kleopatra kristo says:

    TE LUMTE PENA O MERO.ANALIZE ME TE MIRE NUK MUNDE TI BEJE

  8. kastrioti says:

    BASHA nuk eshte ai qe e fut dhe e nxjerr PD nga parlamenti,ai eshte masha e saliut.

  9. gerti says:

    sic duket basha dhe ekipi i tij po kalojn ore te veshtira
    dukej nga larg qe shtireshin, te gjithe shtiren ndonjehere sidomos politika ,dhe nga ana tjeter kjo tregon sa e nenvleftesojne iq e ketij populli kur e tallin me levizje si bojkoti, dhe pastaj gjejne dhe pretekse akoma me qesharake per ta perfunduar ate, dhe akoma me tej e harojne shum shpejt sikur sndodhi kurre

  10. andromeda says:

    Ishte një rast ideal për ti hequr fare nga parlamenti këto shtazë prehistorike. Po ç’ti bëjmë Ilir floririt që është dhe ai po aq shtazë sa ato. Ç’deshi ai që e shtyu seancën e fundit?

  11. era says:

    Mero edhe e thua, edhe nuk e thua tamam. E kuptoj arsyen. Shume bukur i fute spicat,Rama duhet te mare nje nisme per dekriminalizimin e Kuvendit, duke mare edhe mbeshtetjen e atyre deputeteve te PD me te cilet Basha ka tall prapanicen dhe ata kane rastin ti kthejne reston.

    Natyrisht qe Likja do jete kunder. Po ketu eshte rasti qe gjerat te dalin hapur ne mixhilis E dime se Shqiperia eshte kthyer ne nje bordello politike qe nuk ka ku e ze qeni. E dime edhe qe te gjithe kush me shume e me pak i ka futur duart ne pisllek.

    Kjo pune do trimeri, por kam frike se nuk e ka humbur kush qe ta gjeje Rama, pavaresisht deshire se mire per ta bere Shqiperine.

  12. popull i thjeshte says:

    Mero po te paralajmeroj dhe mos te thuash pse nuk ma thate,po lexoja gazeten DITA dhe aty pashe qe shume nga komentuesit e Tema -s ishin aty,po vazhdove me kete ritem qe te kritikosh vetem opoziten ne fund te vitit do te katandiset gazeta njelloj si 55 apo ca te tjera qe nuk kane asnje koment dhe rrjedhimisht as lexues,i mire eshte shkrimi qe ke bere por eshte pa bereqet,mos e ka fajin opozita qe cilesia e jetes nuk eshte ngritur aspak ne Shqiperi?Dita o Mero ,ka filluar te kritikoje nga pak edhe Edi Ramen ,dhe ne majtistet nuk jemi si maloket e vucidolit, qe besojne symbyllur bajraktarin,Ne po nuk punove sic duhet, te dhjesim, nuk te votojme dhe nuk te mbeshtesim me.

  13. ikthymi says:

    Ms. Grida urdheron Lulzakun te kthehet ne Kuvend…mbas ca “negociatave” ne prani te Vicit te Dollit…

  14. sherifi says:

    Une nuk besoi se kte loi e ka luajtur Basha,pas Bashes fshihet ai….

  15. GENI says:

    Zt.Mero,Basha eshte i njohur per pa aftesi,por kam nje propozim,ndroja emrin ne Media,quhe:”Kamarieri” sepse ate emer e jutifikon.

  16. fshatari says:

    Kam qejf ta rrafin prap ate Strazon sa te ul bythen ne karige

  17. astrit says:

    Halli i madh na ka gjetur moj shoqe, hall me burre e hall pa burre e hall se nuk martohesh kurre!Lereni ore PD se ka mort e ne mort nuk zihet ne goje i vdekuri.Meruni me qeverine se na holli ne ere!

  18. Giacomo Pucini says:

    “Vrasje” perdoret kur jane dy pale ne konflikt kurse ne rastin kur tjetri rri me kembe (dhe me duar ne xhepa) dhe dikush e shenon dhe terheq kembzen e kallashnikovit nuk quhet “vrasje” por quhet:

    PUSHKATIM, PUSHKATIM, PUSHKATIM, PUSHKATIM, PUSHKATIM, PUSHKATIM, PUSHKATIM!

    Pushkatimi qe u krye me urdhe direkt te Berishes dhe qe u mbrojt me fjalet me te zjarrta nga ana e tij, eshte shembulli me kuptimplote i vendosjes se rregjimit nazifashist shqiptaro-serbo-grek ne Shqiperi!

    Edhe Luli, po te mos ishte vazhdues i denje i Berishes, kurre nuk mund ta merrte drejtimin e Pedese. Edhe Nishani po per keto arsye eshte kreu i shtetit shqiptar ndryshe Bujarin do ta shihnim me rradace ne dore duke lare halet e SHQUP-it.
    As ka pasur ndonjehere kthim apo ikje me bisht nder shale nga perfaqesuesit e fashizmit gjakatar.

  19. Roberto, dukesh qe je pjese e kastes komuniste e ke dale te livadhisesh ne mbrojtje te xhelateve… Po xhelatet te njejte jane si kur quhen Enver, Hysni, Vito, Haxhi apo dhe Berishe e Compani. Futu ne link dhe shihe faksimilen origjinale ku tregon se Vito Kapo ka qene nje mendje dhe ka dhene miratimin per ekzekutimin e Skender Dajes dhe tre te burgosur te tjerene 24 maj 1973. Shiko mos gjesh edhe emrin e babait tend se lista e ekzekutoreve eshte e gjate. Dhe a e di se nuk e boton asnje gazete ne Shqiperi kete info…sepse shteti eshte kapur prej mafjes kuq e blu…
    Urdhero futu ne link e lexo origjinalin:

    http://traboini1.blogspot.com/2014/12/dekorohet-vito-kapo-qe-miratoi-vdekjen.html

  20. *martin says:

    ZOTI MERO E KE GABIM TE MADH KETE EDITORIAL

    LUL BASHA NUK PO IKEN ME BISHT NE SHALE ,POR KRENAR QE PER DISA KILOGRAM KUNDRAVAJTJE TE PS KA NGRITUR EUROPEN DHE AMERIKEN NE KEMBE PER TI BERE “PRESION” SKUTHAVE TE PS.

    jane keto skutha qe per tonelata krime shume dimensionale 23 vjecare te bandes 3B rrine si pula te zgjebosura.

    jane keto dipllomate nderkombetare qe po e trajtojne shqiperine si shprehje gjeografike duke toleruar krimet e bash-berishes duke na trembur akoma me gogolin e enverit qe ne fakt po ja rrisin lavdine

    Krahesoni krimet pa mbarim te dyshes naziskine Sali-Luli qe e barazuan me nje dacke te strazimirit ne kuvend dhe kjo eshte fitore e madhe e bashes dhe jo ikje me bisht ne shale sic thote mero

    SUPERDOSJA KRIMINALE E MEPOSHTME E BERISHES ESHTE GJENERATORI QE NDRICON MONUMENTIN E ENVER HOXHES SI PROMETHEUN E SHQIPTAREVE

    Veprimtaria e Sali Berishës është një dosje e zezë voluminoze, mbushur me fakte prapaskenash, mashtrimesh, aferash e krimesh, të cilët e kanë sjellë dhe e kanë mbajtur atë në politikë, në pushtet, në opozitë e përsëri në pushtet. Edhe pse ka bërë gjithçka që e etiketon si “qytetar i djegur”, si “kryebandit” dhe “anti-shqiptar”, Sali Berishës nuk i bëjnë përshtypje këto turpe, përkundrazi po vazhdon të shtojë hajdutëritë dhe krimet ndaj këtij populli e këtij vendi, tashmë duke përdorur bandën që ka instaluar në pushtet. Por sado indiferent të paraqitet, janë disa episode të hidhura, prej të cilave Saliu bëhet me “hije” kur ia kujtojnë. Dhe është ky SALI, I cili këto ditë ka dalë përsëri me bandën e tij të re të vjetër, duke kërkuar vota nga shqiptarët! Farmak-fjalimet e tij gjëmojnë me ulërima e me mashtrime, sikur SALIU të jetë humanisti e jo krimineli i shqiptarëve, sikur të jetë etaloni i ndershmërisë e jo vula e hajdutërisë, sikur të jetë integruesi dhe jo shkatërruesi i këtij vendi e populli!

    10 nga “njollat” e figurës morale “SALI”

    1. Spiunimi kundër Hysen Sheshorit, të dënuarit të diktaturës, që Sali Berisha e denoncoi në gjyq në vitin 1975, duke paraqitur një “trakt” të shkruar prej Hysen Sheshorit. Sali Berisha ka ulëritur në atë gjyq: “Ky është armik, kërkoj të dënohet me vdekje, me varje në litar”.

    2. Puçi ndaj (ar)mikut Azem Hajdari, si kryetar i Grupit Nismëtar të Themelimit të PD, pak ditë pasi SALI INTRIGA u fut në lëvizjen studentore me nofkën “misionari”.

    3. Puçi ndaj Aleksandër Meksit, duke e spostuar me intriga e prapaskena nga kryesimi i PD, duke organizuar dhe realizuar uzurpimin e kreut të kësaj partie, të cilën e sundon me intriga e prapaskena edhe pas 20 vitesh.

    4. Lëvizja vëzhguese me veturën e ish-Sigurimit të Shtetit në 20 shkurt në Sheshin “Skënderbej”, ditën kur shqiptarët po rrëzonin bustin e diktatorit, njohur për shqiptarët nga video “Berisha”.

    5. Skandali me dekoratën e akorduar për supermashtruesin Nikola Arsidi, pas të cilës qëndronin 1.6 milionë dollarë të vjedhur prej dyshes SALI-ARSID.

    6. Prapaskena puçiste ndaj Eduart Selamit, duke e spostuar nga kryetar i PD dhe nga Shqipëria, me presione e makinacione tipike “SALI INTRIGA”.

    7. Prapaskenat ndaj Azem Hajdarit, duke tentuar ta largonte nga PD me heqje imuniteti, me shpifje si “spiun e hajdut” në gazetën “RD, me presione SHIK-u, me kurthe në atentate dhe enigma “SALI” e nxjerrjes së tij nga mbledhja e kryesisë së PD, natën kur e vranë.

    8. Takimi me krye-terroristin e kryetrafikantin Arkan, kreun e krimeve dhe genocidit të regjimit të Milosheviçit kundër shqiptarëve të Kosovës, ku u planifikua trafiku mafioz i armëve e naftës.

    9. Fshehja e etnisë serbe të bashkëshortes së tij Svoboda Ramoviç, ndryshuar (përkthyer nga serbishtja) në gjendjen civile shqiptare, me emrin Liri Berisha.

    10. Publikimi i 230 fotografive, që Sali Berisha (blloku) dhe familja e tij kanë bërë me familjen e Enver Hoxhës dhe me krerët e lartë të ish-diktaturës komuniste, të cilës i ka shërbyer me devocion dhe krime nga kolegëve, si ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

    10 nga mashtrimet e demagogut “SALI”

    1. Mashtroi pronarët për kthimin e pronave, duke nxjerr ligje të qëllimshme për mos kthimin e pronave dhe grabitjen e tyre prej “pronarëve të rinj” të shpikur prej pushtetit “SALI”, të cilët ishin pjesëtarët e klaneve të Saliut.

    2. “Bashkë-vuajtësi SALI”, mashtroi ish-të përndjekurit politikë për integrimin e tyre me strehim, punësim, shkollim e dëmshpërblimin financiar të viteve të burgut, por nxori ligje, me të cilat ka 20 vjet që i mashtron e i tall.

    3. Mashtroi shqiptarët për ndarjen e barabartë të pasurive kombëtare, por i grabiti ato me klanet e tij të ardhura në pushtet, duke i shitur për “5 kacidhe” dhe duke i shkatërruar ekonominë dhe ndërmarrjet ekonomike.

    4. Mashtroi shqiptarët, se do të kryente privatizimin e ekonomisë kombëtare, duke pasur pronar të vetëm punëtorët, por hodhi në rrugë dhunshëm si skllevër afro 1.2 milion punëtorë e specialistë.

    5. Mashtroi 65% të popullsisë në fshat, se do t’i pajiste me shërbim shëndetësor, me arsim modern, me rrugë, me ujë, ndriçim e transport publik, por i zhduku dhe ato shërbime jetësore që kishin, duke detyruar banorët të braktisin dhe boshatisin afro 800 fshatra e të zbresin pa asnjë shpresë nëpër qytete.

    6. Mashtroi shqiptarët e mbetur të pastrehë pas vitit 1990, se brenda vitit 1993 do t’i strehonte, por strehoi vetëm “byronë politike të PD” dhe militantët e tij gjeografikë, ndërsa 75 mijë familje e atij viti vazhdojnë të dëgjojnë mashtruesin “SALI” prej 20 vjetësh.

    7. Mashtroi fëmijët shqiptarë (ishin nga 1-3 vjeç) për kënde lojërash në çdo qytet e lagje banimi, por shkatërroi me kioska dhe ato që ishin, ndërkohë që sot (ata janë 20-23 vjeçar) mashtruesi “SALI” po u premton përsëri kënde lojërash nëpërmjet mashtruesit LULI.

    8. Mashtroi shqiptarët me premtimin për punësim, duke u thënë se në çdo qytet do ngrihen fabrika e uzina, por i ka kthyer 27 qytete në geto mjerimi me pasoja të rënda social-ekonomike.

    9. Premtoi arsim europian për të gjithë, por për shkak të varfërisë dhe mbylljes së shkollave në zonat rurale, ka lënë afro 20 mijë fëmijë analfabetë dhe 45% të shkollave në “hangar kuajsh e stalla bagëtish”.

    10. Mashtroi shqiptarët për futjen në BE, por ka 20 vite që është bllokuar ky proces për pushtetit “SALI”, që drejtohet nga SALIU, i cili vazhdon demagogjinë e tij me pazare të pista, duke e lënë Shqipërinë larg dhe jashtë BE.

    10 nga krimet e klanit “SALI”

    1. Rrëmbimi e masakrimi deri në paralizë fizike dhe hedhja në një gropë në kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës e dy gazetarëve, Zamir Dule i “Koha Jonë” dhe Bardhok Lala i “Dita Informacion”.

    2. Rrëmbimi, torturimi dhe zhdukja fizike e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha nëpërmjet bandës së tij “SHIK”-u, duke mbrojtur dhe graduar ekzekutorët me poste të larta në Pushtet-Bandën “SALI”.

    3. Djegia e Shqipërisë në vitin 1997, për shkak të piramidave të tij financiare hajdute zyrtare, duke shkrumbuar pronat publike, institucionet e shtetit, pronat private, me bilanc edhe vrasjen e afro 3000 shqiptarëve.

    4. Vrasje-mbytja në Otranto e 118 shqiptarëve (84 të mbetur në fund të detit) në 28 mars 1997, të cilët ikën për të shpëtuar prej luftës civile që shkaktoi pushtet-krimi “SALI”.

    5. Vrasja e 16 minatorëve në minierën e Bulqizës, për shkak të koncensioneve të pista në treg-trafikun e mineralit të kromit, duke shfrytëzuar si skllevër afro 700 minatorë me familje të uritura për bukë.

    6. Vrasja e dy ushtarakëve, plagosja e 20 banorëve dhe shkatërrimi i fshatit Dhemblan në Tepelenë, nga afera qeveritare e demontimit të municioneve

    7. Shkatërrimi i institucioneve në 14 Shtator 1998, pas sulmit të opozitës “SALI” për të marrë pushtetin me dhunë, duke kthyer edhe PD për 1 muaj në repart tankesh e topash luftarakë.

    8. Vrasja e 26 skllevërve burra, gra e fëmijë dhe shkatërrimi i 3000 bizneseve nëpërmjet aferës kriminale të pushtet-familjes “SALI”, organizuar në “fabrikën e vdekjes” në Gërdec, të ngritur prej mafies shtetërore për demontim e trafikim municionesh.

    9. Përmbytja e Qarkut të Shkodrës prej afer-krimit të import-eksportit të energjisë elektrike, duke shkatërruar 40 mijë biznese, 30 mijë familje, 200 mijë bagëti dhe mijëra hektarë të mbjella.

    10. Në bashkëpunim me ministrin e Brendshëm Lulëzim Basha, vrau 4 demonstrues e plagosi 40 të tjerë në 21 janar 2011, duke urdhëruar Gardën e Republikës për të qëlluar mbi popullin që kërkonte punë dhe bukë.

    20 nga skandalet e pushtet-krimit “SALI”

    1. Ngritja e firmave piramidale, nëpërmjet të cilave pushtet-krimi “SALI”, u zhvati 3 milion shqiptarëve financat personale, të siguruara nga shitja e pasurive dhe emigracioni, nëpërmjet parullës “Paratë janë të pastra, firmat janë banka zyrtare”.

    2. Kontrabanda e naftës dhe armëve, zhvilluar nëpërmjet firmës “SHQIPONJA-PD-SHIK”, e cila punonte në favor të sundimit gjakatar anti-shqiptar të Milosheviçit, duke shkelur embargon ndërkombëtare ndaj Serbisë.

    3. Dhëndri dhe vajza e Sali Berishës, nën maskën e projekteve të Bankës Botërore, rrafshojnë banesat dhe bizneset e banorëve të Jalës, duke përdorur me dokumente false pronësie e projektesh, policinë ndërtimore të pushtetit “SALI BABA”.

    4. Djali i Sali Berishës, urdhëron forcat e policisë të pushtetit “SALI BABA”, për të përzënë nga trojet e tyre banorët e bregut të Vlorës (Dukat-Rradhimë), duke paraqitur si pronarë legjitimë të tokave, ortakun e tij Rrahman Selmanllari.

    5. Miku-ortak i familje-pushtetit “SALI”, bosi i skandal-krimeve ekonomike të Europës Damir Fazllic, trafikanti i parave të pista dhe armëve me vendet nën embargo ndërkombëtare, merr pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në krah të kryeministrit, me statusin si anëtar i këtij këshilli.

    6. Pas mashtrimit me 300 mijë euro për një “spot turistik shqiptar” për kanalin “CNN”, ministri i “kulturës erotike” të pushtetit “SALI”, tashmë këshilltar qeverie Ylli Pango, punëson femra në ministri, në shkëmbim të moralit.

    7. Zbulohet dokumenti zyrtar i QKR, që kishte licensuar firmën fantazmë të Damir Fazllic të quajtur “SRF-DLP”, me administrator Erjon Isufin, kunatin e ministrit Lulëzim Basha, firmë e cila shërben si “lavatriçe” e trafikut të parave të pista, me dispeçeri qendrore klan-mafien e pushtetit “SALI”.

    8. Pushtet-familja “SALI” rezultoi me dokumente zyrtare e financiare, se kishte blerë në Porto Romano nëpërmjet mik-ortakut Damir Fazlliç sipërfaqen që pushtet “SALIU” e kishte përcaktuar me vendim qeverie, si shesh ndërtimi për parkun energjetik “FAZLLIÇ-ARGITA”.

    9. Pushtet “SALIU” firmosi një marrëveshje të fshehtë me qeverinë italiane, për depozitimin e plehrave në territorin shqiptar, në shkëmbim të një afere të pisët financiare, të komanduar nga mafia italo-shqiptare e import-riciklimit të plehrave në Ballkan.

    10. Pushteti “SALI-LULI”, i strukturuar në lidhje kusarësh, vodhi 242 milion euro nga investimi i rrugës Rrëshen Kalimash, duke mos zhvilluar tender për projektin e kësaj rruge, madje duke mos deklaruar as vlerën e investimit financiar të saj.

    11. Pushteti “SALI-LULI”, nëpërmjet një akti-tradhtie kombëtare, i fali Greqisë sipërfaqen detare territoriale shqiptare, që u ndalua prej Gjykatës Kushtetuese.

    12. Ministri hajdut Genc Ruli, me firmën e pushtetit “SALI” ka dhënë në mënyrë mafioze, në kundërshtim me ligjin e konkurrencës publike, plotë 220 licensa koncensionesh për hidrocentrale, 110 prej të cilave i kanë në pronësi familjarët e kryeministrit, deputetët, ministrat, politikanët dhe familjarët e tyre, ndërsa të tjerat i kanë përfituar miqtë dhe ortakët e pushtet-krimit “SALI”.

    13. Krye-sekseri i qeverisë Shkëlzen Berisha, djali i kryeministrit SALI, rezulton si kontrollues i klanit të aferës kriminale vrasëse masive të Gërdecit dhe bashkëbisedues përcaktues në dëshminë e biznesmenit Kosta Trebicka, vrarë “në gjueti harabelash” pas publikimit të emrit të djalit të kryeministrit SALI, si i përfshirë aktiv në këtë aferë kriminale.

    14. Arrestohet në mjediset e Ambasadës të SHBA në Tiranë, sekretari i Ministrit të Jashtëm Ilir Meta (Blloku), eksponenti Almir Rrapo, i skeduar si person në kërkim prej Drejtësisë Amerikane për akte kriminale si vrasje, trafiqe droge e femrash.

    15. Ministri i super aferave të pista Genc Ruli, firmos privatizimin e Sport-Klub “Partizani”, duke i dhënë Jamarbër Malltezit dhe Argita Malltezit (Berisha) truallin ku ngrihej ky sport-klub, mbi të cilin pushtet-familja SALI po ndërton pallate.

    16. Z/kryeministri i pushtet-kusarëve “SALI”, aleat ortaku i PD “integruesi” Ilir Meta, kapet me bllok në dorë, duke bërë pazare me tendera, liçensa, koncensione, vendime gjyqi e punësime në zyrat e shtetit, ku vetëm një fletë e bllokut ishte “çek” prej 700 mijë euro!

    17. Vodhi, manipuloi dhe dogji materialet zgjedhore të votës së 28 qershorit 2009 nëpërmjet KQZ-PD, duke shkelur ligjin dhe shpërfillur të drejtën e votës, opozitën dhe ndërkombëtarët.

    18. Rezultoi se pushteti “SALI” organizonte, kontrollonte dhe mbronte trafikun dhe tregun shqiptar të naftës “VIRGIN”, rubineti i të cilës ka çuar 76 milion euro vjedhje e përfitime në xhepat e kupolës së pushtetit dhe familjes kryeministrore.

    19. Pushteti “SALI” ka organizuar dhe realizuar trafikun e armëve dhe municioneve me Libinë, duke furnizuar regjimin e Gedafit, mikut të kryeministrit Berisha dhe kandidatit Lulëzim Basha.

    20. Dhe për të rehatuar veten pas krimeve, mashtrimeve, vjedhjeve e skandaleve të pushtetit të tij të degraduar e anti-shqiptar, kryeministri Sali Berisha, po me taksat e shqiptarëve bleu një benz luksoz “sheikësh” me vlerë 700 milion lekë.

    KRIMINELI SALI BERISHA & SON ESHTE DIREKT PERGJESGJES PER 21 JANARIN,GERDECIN DHE OTRANTON

    PSE HARRUAT O NJEREZ KUR BISHA BERIHSA NGA NJERA ANE DHE ITALIA E NATOS DHE BE NGA ANA TJETER VRANE NE MES TE DETIT SI KAFSHE 100 SHQIPTARE SI NE GJUETI INDIANESH ??

    Viktimat e tragjedise se Otrantos

    ZEQINE FEJZAJ 61 vjece

    ZONJA FEJZAJ 36 vjece

    BLERINA FEJZAJ 8 vjece

    MIHAL FEJZAJ 60 vjec

    FATOS FEJZAJ 39 vjec

    RONALD FEJZAJ 14 vjec

    OLTION FEJZAJ 13 vjec

    MIMOZA XHAVARA 32 vjece

    KAMELA XHAVARA 9 vjece

    MAJLINDA XHAVARA 4 vjece

    DESANTILA XHAVARA 24 vjece

    FIRDESA XHAVARA 1 vjece

    GERARD XHAVARA 4 vjec

    MAJLINDA ROSHI 38 vjece

    QEMAL ROSHI 38 vjec

    RONALD ROSHI 2 vjec

    PUSHIME MEMINAJ 60 vjece

    DONIKA IDRIZI 40 vjece

    ELONA IDRIZI 14 vjece

    SEMIRANDA IDRIZI 11 vjec

    ROMEO ANDREA 28 vjec

    SILVANA ANDREA 18 vjece

    KRISTINA ANDREA 2 vjece

    BARDHYL LAME 37 vjec

    TUSHE LAME 38 vjece

    ARTUELA LAME 35 vjece

    KASIANI BESTROVA 6 vjec

    VIKTORE BESTROVA 9 vjece

    KOSTANDIN BESTROVA 2 vjec

    ANIFE BEJKOTARE 41 vjece

    REZART BEJKOTARE 12 vjec

    ERALD BEJKOTARE 13 vjec

    ZEMAN AVDIA 37 vjec

    NERTIL AVDIA 11 vjec

    OLSI AVDIA 6 vjec

    IRMA GREKO 21 vjece

    KRISTI GREKO 3 muajsh

    BARDHOSH DELIAJ 46 vjec

    BURBUQE DELIAJ 45 vjece

    MELPO SEJDIAJ 46 vjec

    HANEME BIRCE 41 vjece

    BESMIR BIRCE 9 vjec

    LAVDOSH KAJA 22 vjec

    ROBERT BARJAMI 19 vjec

    MIKLOVAN TROQE 17 vjec

    ANASTAS MERKURI 30 vjec

    LINDITA DEMIRI 12 vjece

    BEKTASH TAHIRI 47 vjec

    ANDI ALIAJ 17 vjec

    TEFERI SALIU 48 vjec

    LIRIM BULLA 17 vjec

    ZINI MUCA 27 vjec

    ERMAL XHAKA 18 vjec

    FATMIR GERAJ 28 vjec

    KASTRIOT SHARRAJ 36 vjec

    PERPARIM MAMANAJ 13 vjec

    ZYLYMA SULEJMANI 22 vjece

    KRENAR SULEJMANI 27 vjec

    ALBAN SULEJMANI 4 vjec

    MIRAND KACUKU 28 vjec

    Nga Patosi

    KOZETA SULO 21 vjece

    KLODIAN SULO 2 vjec

    FIQIRI SULAJ 30 vjec

    ERVIN SULA 15 vjec

    LATIF BERBERI 53 vjec

    MAZE SEFERAJ 31 vjece

    BRUNILDA SEFERAJ 25 vjece

    DAVIT SEFERAJ nje muajsh

    VJOLLCA KACUPI 22 vjece

    ALBANA BOTROVA 22 vjece

    MERITA FERKO 32 vjece

    BLEDAR FERKO 10 vjec

    FREDI FERKO 8 vjec

    VIKTORI KACUPAJ 25 vjece

    ROBERT LLANAJ 30 vjec

    KASTRIOT HASANBASHAJ 27 vjec

    KLORIDA HASANBASHAJ 24 vjece

    XHULJANA HASANBASHAJ 3 vjece

    ILIR KICJA 34 vjec

    MARIGLEN BARDHA 16 vjec

    FATBARDHA SEJDIAJ 21 vjece
    Ju zoti Mero bashke me ambasadoret amerikene dhe europjane ,,ramen ,meten ,jeni ato qe po I ngrini portretin enverhoxhes duke mos futurene burg monstren berishe &son qe eshte cilesuar si burre shteti nga Alex arvizu qe eshte nje mbret illegal dhe I pashpallur I shqipfoleve.
    Heqja e portretit te enverhoxhes nga mendjet e shqiptareve ka vetem nje rruge>>BURGOSJA E MONSTRES BERISHE..NE TE KUNDERT FIGURA ENVER HOXHES SHKELQEN NGA HIPOKRIZIA E AMBASDOREVEN NGA IMPOTENCA E RAMES DHE NGA VARGMALET ME KRIME TE KUPOLES BERISHAJVE
    Dhe ju I nderuar Mero duhet te nderprisni keto artikuj me lulin me bisht ne shale nenje kohe qe ai ka nje mbeshtetje te fuqishme te nendheshme qe ju I keni pershkruar sakte dikur por beni sikur harroni.
    Nuk eshte problemi te Basha qe eshte “nje tiger letre” qe bie per 24 ore sikur aty te kishte nje popull kurajoz dhe jo ca kurriz-kerrusur qe po e mashtrojne akoma me bunkaret e enverit.
    Ju duhet te merrni shembull nga analisti virtuoz Viktor Malaj qe ne orgjine e fejziut ne bordellon e pallatit brigadave I quajti meten dhe ramen Maskarenj ku une do quaje te tille dhe panelin diplomatic qe po e poshtrojne ate popull me keq se fashizmi dhe komunizmi bashke
    jeni ju zoti mero me ramen dhe meten qe keni bishtin ne shale qe pas 21 janarit 2011 ku ylli ne ngjitje I arvizuse pasi vrau kater veta ,qe atehere po perdhos viktimat e tij
    luli “me bisht ne shale” eshte k/m I ardheshem I shqiptareve qe edhe pse kriminel gjakftohte si nje xhaferr deva junior eshte paravendosur qe kur shkoi ne hollande me nje pashaporte amerikane magjike me numra ekstra,,,,,,pra nje yll ne ngjitje nuk mund te kthehet me bisht ne shale kur edi rames I heqin jo vetem shallin por dhe breket si ne 70 vjetorin e clirimit qe u festua me poshte se bordelloja e fejziut te pallati brigades me maskarenjte Rama me meten qe shkuan me bisht ne shale…

  21. human says:

    Shkrim i sakte.

    Ajo qe me pelqeu me shume ne kete shkrim eshte shprehja, citoj ” Ilir Meta beri sa mundi, per ti dhene oksigjen Bashes “.

    Populli eshte i vetedijshem qe kjo ndihme ashiqare qe Meta i jep Bashes, eshte vetem maja e ajzbergut,imagjino sa eshte trashesia e tij nen uje.

  22. zemra says:

    keshtu je drejte fundit prandaj ka rene shitja dhe popullariteti yt o koke palare shiko ben ndonje gje per floket e vizazhin e lere politiken ne gazete se nuk je per at pune po shkruaj per here te pare se tani e ke mbushur thesin me ato rrumpall shkrimesh te pa kuptimta dhe neveritese pa qene militant i partis demokratike por duhet te te prije ndergjegja sepse vendi kerkon opoziten ne kuvend e jo ti e as une por shumica dhe mos u beni nxites konfliktesh ne politik si gjithmon her me pd e here me ps je ba si ai filmi gjerman aifeni i viteve 70 qe kalon nga nje pullas tek tjetri si duket ke borxhe por nuk lahen borxhe bigjoz stike me flliqesira po me pune te ndershme keshtu mero pullazi

  23. zemra says:

    keshtu shkruajne bixhozlinjet kur mbyten ne borxh e skane buke te haje mundohet meru pullazi se eshte mesuar te kalojne sa te njeri tek tjetri dhe te fitojne ndonje lek me flliqesira

  24. real studio says:

    per komentuesin panteon studio

    =pash kryet e berishes mor jaron dil nga anonimati dhe shko ne shesh te burrave dhe kerkoi besen shqiptareve per te perzene hordhite e komunisteve dhe neokomunisteve se do te kesh me vehte 3 miljon shqiptare.

    =por ti mor jaron je nje mi qenefi qe hedh helm antishqiptar ne blogje interneti pse?

    =regjimin e enverit e hodhem disa here poshte i hodhem monumentin,i prishem varrin me dinamit,i shurruam dhe varrin,,por kete e bene neonazistet berisha dhe basha dhe kryqzata e bashkpuntorve te fashizmit ,titistet,zogistet,ballistet elezbiberistet dhe matherfuckeristet.

    =nqs se paska bere kete krim vitoja le ta varim ne litar por ajo eshte shume e vogel ne krahasim me krimet e berishes dhe lul sumes

    =Fundja dhe ky skender daja nuk bere ndonje gje te madhe thjesht nje viktime e mjere qe me shume u perdor per ty panteon studio qe te dhisje ne breke dhe akoma te vjen era e mutit

    =Keto iluzione qe perhapni ju brekdhjere eshte si ne rastin Havzi Neles qe u var ne kukes ne litar ne 1988.

    =e verteta eshte se ai var si terrorist qe vrau policin e mjere qe i shkoi te shtepia ti conte nje leter paraqitje dhe jo poet qe thoni ju brekdhjere

    =jam kundar atyre qe varen Avziun dhe le te denohet por te themi te verteten se ai u var si kriminel vrases i policit te shkrete dhe jo si disident apo poet leshi.

    Prandaj nuk behet ai vend kurre ai vend se merreni me vrasje para gjysem shekulli dhe nuk kerkoni denimin e atyre qe vrane mijra nga 1992 deri ne ditet e sotme

  25. alfade says:

    Per ”fshatarin” ! O zoti fshatar te rrahesh ”vemjen” Strazimiri nuk ndonje gje e madhe , rendesi ka per
    shqiptaret te rrahesh deri ne vdekje por jo te vdese , Sali Vicidol Berishovicin dhe duan ta rrahin mu ne
    podiumin e parlamentin qe ta shohin ”live” te gjithe shqiptaret e bota me kuc e me mac …!! Ishalla ndo-
    nje dite te shohim nje spektakel te tille ..!!!!

  26. Tritan Preshi says:

    O jaran real ne kanal, polici ne shtepine e kushuririt te Havzi Neles nuk eshte vrare. Ai u plagos krejt kot, kur ishin shtruar ne minder e bisedonin e i thane Havziut dorezohu se ti do te ikesh prandaj ta mbyllim ketu. Havzi Nela nuk pranoi te dorezohej e nxorri revolen pasi e kishte nxjerre dhe polici. Polici u plagos dhe nuk u vra, po ti qe ke qene mesaduket nje polic i asaj kohe shpif e perdore fjale dhjeramanesh. Qenke burrec komunist, nga ata qe spiunonin edhe vellain. Kur shpif per nje njeri qe ka vujatur tere jeten tregon se cfare instikte kafshesh ke. ndrysho pak zoteri, nese je nje eksponent komunist, puna jote, por mos shpif per njerzit komunizmi ka vrare. Sa per Saliun ai eshte pjese e komunizmit tuaj, e mori pushtetin jo per ti denuar kriminelet por per ti shpetuar dhe i shpetoi, as dsosjet nuk i hapi, ndaj mbaje me shendet ate kafshe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje