A po tronditet plani për t’u kthyer në Kuvend?

16 Dhjetor 2014, 19:57Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Lulzim Basha tani është më i paqartë se kurrë se çfarë duhet të bëjë. Disa ditë më parë ishte më i qartë. Berisha dhe njerëzit e tij i kishin dhënë shpresë dhe siguri se Gjykata Kushteuese do të hidhte poshtë reformën administrative, dhe gjithë fabulën politike e ndërtoi mbi “faktin e kryer” që Rama nuk do e zbatonte këtë vendim. U shty futja në Kuvend vetëm për këtë shkak dhe u shtua gjatë rrugë si kusht kryesor për të hyrë në Kuvend, detyrimi për të zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Ishte një kusht absurd, patetik, dhe i paformulueshëm politikisht, pasi në thleb ishte një betim i ri për të pranuar shtetin. Por, Basha jetonte me entuziazmin e heshtur të asaj që “dinte”, ose më mirë që ja kishte garantuar Berisha. Ai ishte i sigurt se do të kishte një vendim gjykate pro tij dhe i duhej vetëm një deklaratë paraprake e Ramës që do ta respektonte.

Edhe pse fëminore si taktikë politike, ajo ishte tipike nga ato ushqime që duan politikanë të tipit Basha, që gjithë punët ua bëjnë të tjerët. Ishte një formë e përsosur e një skeme naive, të gatshme si ushqim konservash, të cilën një politikan frikacak e merr me vete si ushim në piknik. Ja kishte bërë gati Berisha për ta trimëruar, duke i vizatuar dhe skemën e zhvillimit të ngjarjeve, dinamikën e tyre dhe përfundimin.

Tani që gjithçka u shkërmoq nga një vendim gjykate, Lulzim Basha ka mbetur si peshku në zall dhe nuk ka asnjë ide, se si duhet të vazhdojë më tej.

E gjithë kjo për fatin e tij të keq, koinçidon me negociatat nën tokë, që po zhvillon me disa politikanë të huaj, të cilët gjoja do ndërmjetësojnë krizën, ku e vetmja pikë që kish mbetur e paqartë si do të formulohej, ishte ky detyrimi për të zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Por, problemi nuk mbaron në datë 24, kur Basha duhet të hyjë në Kuvend sipas premtimit. Problemi do të zgjatet deri më 21 qershor me dilemat e Bashës për të hyrë në zgjedhje, me frikën se mos i humbet, me frikën mos e sabotojnë kundërshtarët në parti, me frikën se mos i kërkojnë dorëheqjen pas zgjedhjeve etj. Ndaj sot tortura më e madhe ndaj tij është pyetja që i bëjnë të gjithë në oborrin e SHQUP-it: “Çfarë do bëjmë?”.

Kjo pyetje është një torturë e vërtetë për të, pasi ai realisht nuk di çfarë të bëjë. Ai e  mbështeti gjithë këtë betejë tek shpresa se Gjykata e kapur prej Berishës do ishte në shërbim të tij. Kjo nuk funksionoi dhe ai tani ka nevojë për një shpjegim të ri të kësaj që ndodhi.

Prandaj t’i kërkosh sot Bashës një përgjigje të qartë, nëse do hyjë apo jo në zgjedhje, është një tepërim i pamëshirshëm. I vetmi shpëtim real i tij është të jetë sa më i paqartë.

E gjithë kjo situatë e re dhe e papritur për të, i krijon dilema të rënda dhe për vendimin tjetër, atë të hyrjes në Kuvend më 24 dhjetor, që qarkullon në një rreth të ngushtë brenda PD. Nëse PD është radikale për mos hyrje në zgjedhje, është qesharake që ajo të hyjë në Kuvend pas dy javësh.

Kursi radikal ndaj zgjedhjeve lokale, kërkon një kurs radikal dhe ndaj parlamentit. Nëse hyn në Kuvend dhe nuk hyn në zgjedhje, duket tërësisht një parti nënpunësish. Nëse hyn edhe në Kuvend, edhe në zgjedhje, është duke bërë detyrën e saj si parti, por Basha nuk është duke udhëhequr, por duke u udhëhequr. Meqë partia realisht udhëhiqet nga Berisha, dhe meqë kjo situatë është produkt i tij, jam i prirur më shumë të besoj se ai do të bëj ç’është e mundur, ta mbajë partinë dhe larg Kuvendit dhe larg zgjedhjeve. Kështu nuk verifikohet as lidershipi i ri i partisë, dhe as qorrsokaku ku i ka futur me idetë e tij. Kështu vetëm mbijeton, siç mbijetoi Berisha prej vitit 1990 në krye të asaj partie. Është e vetmja skemë që Bashën e mban kryetar.

19 komente në “A po tronditet plani për t’u kthyer në Kuvend?”

  1. Caci says:

    Te verteten e “tortures” qe po kalon Lul Basha,shum pak vete e dine dhe ata jan familiar te aktoreve kryesor sot ne PD,Berisha-Basha-Duma.Eshte Plani-B i Berishes qe po e torturon Bashen duke bere gjithshka qe kenaq Berishen,per te vetmen arsye te mbijetoje sa me gjate ne krye te PD.Berisha ka humb besimin tek Basha,ndaj edhe ka gati planin “B” e cila eshte Grida Duma.Kesaj te fundit i eshte marre prova e besnikerise me ze dhe figure dhe tani eshte ne pritje te urdherit per kafshim.Po behet gjithshka nga Berishet qe Luli te duket sa me i paqarte dhe konfuz,kjo per dy arsye:1-Provokim,thjesht per te kuptuar a ka nje vije te kuqe te cilen, ata te cilet e kan kap Lulin te huaj anti berishe do ti thone STOP,mos e kalo,kundershtohe,2-Dihet nga Berishet qe Luli po ben loje kundra tyre,po shtiret duke ua plotesuar te gjitha orekset atyre vetem te marre PD ndaj dhe ata kan vendos ta degradojne para se ti japin urdher Grides te kafshoje.Nuk do ket paqe nen PD deri diten qe Dhenderi ose Vajza do marrin kreun e saj.

    1. Bzzz! Brrrr! says:

      Duket se e futen ne valle te ziun dhe pasi t’a shtrydhin mire e mire, do e zhysin ngadale ngadale ne lluce. Tani qe ka mbetur me gisht ne goje, s’po di se ku t’a perplase me pare koken.

      I deshperuar ne kulm prej saj ia mbathi andej nga Dibra gjoja per te takuar fshataret, vetem se s’po e duronte me dot procken qe i bene pas shpine ata qe i quan “te tijet”.

      Rrefuzimi i kerkeses per rrezimin e reformës se re administrative nga Gjykata Kushteuese, ishte per te njelloj sikur t’a ngopnin mire e mire me me shuplaka bizzzzz, pa e kuptuar as vete kush ja raste dhe se nga i vinin.

      Torture andej, torture kendej, torture gjithandej!

      Naten s’e ze gjumi, zgjohet si i lemetitur dhe fillon te lexoje me sy te zgurdulluara gazetat. RD-ne dhe 55-en as e prek me dore fare, se e di se vetem brockullat e sajuara prej tij dhe kunatit do gjeje brenda. Mausi i komputerit i shkon automatikisht ke TemA, pastaj hidhet ke Dita…

      C’kane shkrojtur per mua qelbesirat – thote me vete. Po c’te shikoje.

      Sapo fillon te lexoje lajmin e pare dikush i del para syve dhe i hakerrohet per 21 janarin, nje tjeter i ngerdheshet per shitjen e Detit Jon, nje i trete e peshtyn per Tenderin me Autostraden, nje tjeter ja ben me grusht per parate e vjedhura te Vefa Holding, nje tjeter e akuzon per pergjimet e UCK-se…

      Pastaj i hypin morrnicat, fillon te dridhet brrrrrr, i kujtohen shpullat bzzzz, dhe me ne fund i bie te fiket. Nate per nate e njejta skene.

      Ky eshte tmerr i vertete. Meshirojeni pak, se eshte gjynah!

      1. M.Dingu says:

        tashme jam i bindur plotesisht qe zgjedhjet lokale i fiton pa me te voglin diskutim Ilir Meta. PD eshte e percare dhe duket si pa koke e pa bisht, PS ka krijuar shume pakenaqesi ne popull e sidomos tek anetaret e vet qe i ka lene pa pune rrugeve dhe ata mezi presin hakmarrjen ndaj Rames. i vetmi qe i ve ne rreshtore ushtaret e vet dhe qe do ti coje te votojne masivisht ne 21 qershor eshte Meta tek i cili do “falen” dhe shume nga te pakenaqurit e PS (qe jane mbi 85% e bazes) si dhe te konvertuarit nga PDista ne LSIsta (qe jane pafund ne administrate) Sipas nje sondazhi qe qarkullon neper PS shifrat sot flasin keshtu LSI 32% PD 27% PS 24% reston e ndajne te tjeret PDIU, PNDNJ, FRD etj.

  2. AB says:

    Jemi nje shoqeri me te vertete paradoksale…europen e duam, por nuk kemi deshire fare te sillemi si europiane! Per qejfet e disa politikaneve (te djathe apo te majte) e paguan i gjithe populli…Ti e voton ate, e ben deputet dhe pastaj ai (ajo) nuk do t’ia di me per ata qe i dhane voten, qe i besuan…http://darsiani.jimdo.com/dars-klos-news-albania/news-2014/

  3. Dean says:

    Vari lesht,PD-se.
    Shqiperia eshte me e qete kur ata nuk jane ne Kuvend.

  4. fatjon says:

    e rendesishme eshte te futen ne parlament se lane nam,
    ngelen duke marre leke kot

    http://bit.do/fotot-eshte-femra-me-seksi-ne-politike

  5. shtepia e oficerave says:

    Me vjen keq per gjendjen e menderosur te antareve e militanteve qe ndodhen poshte dygishtesit te “mjaltit” te qypit PD…..

  6. reformer says:

    Nuk ka pike dyshimi se problemi kryesor i Bashes eshte ti pelqeje Berishes. Pra ka per te hyre ne parlament dhe do te dale shume shpejt qe atje. Nuk ka per te hyre ne zgjedhje, sepse ka frike nga humbja.

    Shpresa eshte tek referendumi per harten e njesive vendore.

    Frika dhe tmerri nga nje pale zgjedhje te humbura tregojne se kjo do te ishte nje humbje e paperballueshme per Bashen personalisht. Per shume arsye. Jo me e pakta ajo e humbjes se postit te Kryetarit te Bashkise.

  7. lule per toptanin says:

    PD eshte nje parti toptanase,e krijuar nga serbet e aspak atdhetare e europiane.Patriotet shqiptare qe militojne e mbajne shpresa nga PD duhet te distancohen ose t’a kthejne ate ne nje parti qe punon per prosperitetin e Shqiperise!

  8. Tomorri says:

    Bravo Mero Baze se ja ke lujt mendjen e kokes Lulezimese.

  9. astrit says:

    PD ka shume mekate ne supet e saj e per kete ajo dha llogari e do vazhdoje te japi llogari,por ne qofte se mendoni se PD i mungon shpirti luftarak shpirti i betejes, deshira per tu rikthyer ne pushtet ju keni haruar historine e saj.Historia e PD eshte nje thes i madh ku mbrenda eshte djalli e engjelli luftetari e hajduti, qytetari e fshatari, mentari e injoranti. PD do hyje ne parlament dhe nuk do sillet si zonja te plakura qe mund ta rahi kushdo, do hyje edhe ne zgjedhjet lokale dhe do ti beje te gjitha marifetet e betejat sa ka mundesi per te fituar. PD eshte sot ne gjunje ne tapetin e ringut te politikes shqiptare por ajo eshte e detyruar te perleshet fiton apo humbet ajo do luftoje deri ne fund pa asnje rregull e moral thjesht do luftoje se s’ka rruge tjeter historia kete fat i ka caktuar

  10. skender says:

    Qe te ngresh nji shpi te re nuk mun ta bojsh me rrenojat e tvjetres,politika shqiptare ne 23 vjet nuk do as men e kalem,jan deshtak per mos methon ma teper dhe fajtor pothujse jon te gjith,sepse mun te me rresh nji her por jo dy o tre her per ne nuk duhet te ket ransi njgjyrat e flamurve por ajo qe bojn dhe me sa duket nuk ka nevoj per fjalosje.Duhen parti o levizje te reja qe te nxjerrin venin na keneta qe osht fut prej ktyne njerzve qe menojn vetem per vetveten pra osht e kot qe ju kujtoni se kto qe jon ne pushtet do jen ne gjendje te permisojn jetesen, osht sikur te shkosh te nji mjek qe te ka dhon njiher barnat e gabume. TUNG

  11. ndue says:

    a ban me marre pjese ne kete forum por me komentua ndryshe ,

  12. al paci says:

    Dhe ne parlament do futet dhe ne zgjedhje po ashtu, jo se do basha apo berisha po nuk kan rrug tjeter. Aleatet e pd nuk i djegin mandatet se i firuan me te pagua hodhen miljona per ato mandate, deputetet e pd qe e din qe nuk do jen me ne lista ne zgjedhjet e arthshme nuk i djegin mandatet. Per ne parlament jan te detyruar te futen . Kurse per zgjedhjet nuk ka shanc qe te mos futen ne gar se po nuk u futen atu eshte fundi i pd.

  13. stateless** says:

    NJIHUNI ME MONSTREN LULQIM BASHIC, YLLIN NE NGJITJE DHE NE QITJE TE NENPUNSIT ARVIZU

    Me ne fund pas nje shkelqimi disa vjecar te komenteve ne gazeten Tema sot po arrihet nje minimum historik
    te pjesmarrjes te komentuesve.

    Ka patur raste qe keto 12 komente qe jane bere ne kete editorial per 24 ore jane bere per 10 minuta kur Mero Baze gjuante
    me topa dhe jo si tani me kapsolla mesimore.

    Ky largim i trishtueshem i komentuesve fisnike nga gazeta Tema vjen per aresye se zoti Mero dhe shtypi anti berishist ne pergjithesi
    kane braktisur dhe tradhetuar idealin per te cilen dhane jeten 4 protestues ne 21 janar 2011 dhe mbi nje miljon atdhetaret qe votuam per rrezimin dhe denimin e klikes
    kuazi fashiste tedinastise Berishajve dhe zagarit te tij te urryer Lul bash shkija.

    Stili i Meros duke thene se ” Basha po torturohet se nuk di cfare te beje” nuk frymezon nejeri por largon
    ato komentues te palodhur qe ekane perkrahur Meron per pothuajse 10 vjet dhe nuk jane pak.

    Duke qene nje nga te zhgenjyerit e medhenj nga gazeta Tema dhe PS–LSI qe gjasme moren vota plebishitare ne 23 qershor 2013
    me ben te dyshoj se “fitorja cudiberese” e 23 qershorit ose ishte makinacjon perfekt i bere ne bodrume ambasadash ose eshte nje tradheti
    kriminale e dyshes Rama-Meta..Dhe ne te dy rastet, te pakten zoti Mero duhej te ishte distancuar me kohe per te mos lene pergjysem
    misionin e tij qe eshte burgosja e sali bishes & son.

    Nuk ka ndodhur ne globin toksor per te gjitha kohrat qe nje drejtues i nivelit Basha si kryetar (ndonse formal) i partise me te madhe opozitare dhe kryetar
    bashkije i nje k/qyteti me rreth 1 miljon banore te kete nje diagrame kaq kriminale qe as JOHN GOTTI i amerikes nuk i kish keto parametra.

    -minister i brendshem-vrases i 4 protestuesve 21 janar 2011

    -minister i jashtem-tradhetar me shitjen e detit jon

    -minister i jashtem-tradhetar me varrezat e grekut

    -minister transporti-superhajdut ne rr.k mbi 300 miljon euro

    -grabites i bashkise Tiranes me mengeperveshurin

    -mashtrues me tramvajin per Tiranen

    -klloun ne organizimin e pastes per 100 vjetorin

    -kamarjer “adoleshent” me cimka ne Rinas

    -mbajtes i nje pashaporte amerikane te cuditeshme ne Hollande

    -mbajtes i disa pashaportave te disa shteteve ne Kosove

    -Hyn ilegalisht i maskuar si inxhinjer rrugesh per llogari te UNMK-ut

    -Menaxhon per llogari te serbise dosjen e shtepise verdhe

    -Heq si neo nazist xhaferdevist tabelen e deshmorve te 4 shkurtit

    -Provokon sjelljen e eshtrave te zogut diten e clirimi te tiranes

    -Provokon ngritjen e shtatores se zogut diten e rrezimit te Nolit

    ……vijon

    Nje monster i tille qe pa te drejte ambasdori arvizu ithote “yll ne ngjitje” duhej te pakten
    te ishte ne burg te perjetshem 9nqs do kishte shtet) dhe i egzekuatuar si esat pash toptani nqs do kishte ngelur
    ndonje shqipfoles me gjak shqiptari.

    Pra titulli qe duhet te vinte Mero:

    A PO TRONDITEN MBI 1 MILJON VOTUESIT E 23 QERSHORIT DHE 1 MILJON EMIGRANTET

    ME TRADHETINE E EDI RAMES DHE HIPOKRIZINE E ATYRE QE I THONE KRIMINELEVE MONSTRA YLL NE NGJITJES ??

    QE KUPOLA KRIMINALE E BERISHES 7 SON PO PSHURRIN HAPUR ATE POPULL DHE JETIMET E 21 JANARIT ??

  14. Mallakastrioti says:

    @@pershendes Meron ,dhe Lezuesit…
    @@Po eshte me se e Kuptushme per te Gjithe Shqipetaret, qe Lulezim Basha do te beje “Nxenesin” e Bindur perpara sali Berishes…
    1-Sali Berisha i ka Varur “Hebet” ne Qafe Lul Bashes, dhe Luli nuk ka si te Luaj BYTHEN,sepse ato Miljonat e rruges se Kombit nuk Hahen vetem pa Kontributin e Berishes…pra Lulezim Basha edhe po te Vdese Sali Berisha, nuk do tja Prishe ARGITES, Shkelzenit edhe ndonje Tjetri, sepse ai u DETYROHET atyre si ne Karrjere ashtu edhe ne Mirqenjen Ekonomike…por me shume se kjo ATA E RRENOJNE LUL BASHEN ne c´do kohe…..
    @@@@Lule Basha…nuk ke nga ta luash Bythen..do te beshe sikures thot Klani i UDB-se…Familja Berisha-Malltezi..lol

  15. “Vidhni vidhni se fajin e ka sistemi”!

    Të dashur miq, Edi Rama hoqi përfundimisht maskën dhe shpalli publikisht se ai nuk do luftojë korrupsionin me ndëshkim ligjor pasi fajin nuk e kanë njerëzit, por e ka sistemi.

    Ramë është i njohur si Mr. 20%-shi për çdo leje ndërtimi, i akuzuar publikisht, direkt, se ka kërkuar ryshfete të mëdha ndërtuesve në Tiranë. Është politikani i vetëm që u bë kryeministër me një pallat familjar pa asnjë lloj fature bankare, tatimore, doganore dhe me sarajet e tij në Malin e Dajtit me themele 57 m të gjata dhe me truall të blerë sipas tij 2$ ndërkohë që në atë kohë çmimi i truallit aty ishte mbi 20$. Me këtë arkiv të pasur aferash korruptive Rama u bë i vetmi orator që kërkoi haptas javën që kaloi në Forumin “Miqtë e Europës” në Bruksel, i organizuar nga Komisioni Europian dhe vendet anëtare, që të mos na kërkojnë në shqiptarëve si kusht luftën kundër korrupsioni dhe krimit për integrimin në BE.

    Fill pas kësaj kërkese që habiti Brukselin, në konferencën kombëtare, në të cilën OSBE i dorëzoi strategjinë e luftës kundër korrupsionit, Rama shpalosi kundër strategjinë e tij të bazuar në mosndëshkimin e këtij fenomeni me pasoja katastrofale për shoqërinë tonë. Kështu kritikës së ambasadorit të pranisë së OSBE, Rouning, se në një vit nuk është ndëshkuar asnjë zyrtar i lartë për korrupsion Rama iu përgjigj flakë për flakë se ai luftën kundër korrupsioni nuk e kupton si gjueti shtrigash, a thua se ambasadori i kërkoi të bëj gjueti shtrigash, apo sikur të mos ishte Rama por vet ambasadori ai që kishte shkruar më 9 dhjetor 2013 në Facebook-un e Ramës “të ndëshkohet ministri Imami për korrupsion”. Po në këtë fjalim paranojak, apologji e sistemit kleptokratik që ka ndërtuar, Rama u shpreh se: “Nuk janë njerëzit që korruptojnë sistemin, por është sistemi që korrupton njerëzit. Nuk është një drejtor që korrupton sistemin por është sistemi që korrupton të gjithë drejtorët”!

    Rama ka të drejtë! Një ligj themelor i korrupsionit thotë se “kur kreu i ekzekutivit vjedh, korrupsioni shndërrohet në sistem pasi cilido punonjës e konsideron të ligjshme të vjedhë pasurinë publike sepse vet kryeministri e vjedh atë”. Kështu, sipas këtij ligji dhe pohimit të tij, Rama vet është problemi më madhor i korrupsionit në Shqipëri. Në këtë sistem, të frymëzuarit nga Rama vjedhin paratë publike. Ministri vjedh duke shpallur fituese kompaninë e vëllait të tij apo babai vjedhë se djali në prokurime i jep tenderat firmës së tij. Ergysi i Ramës, me porosi të tij, pret gjoba familjeve që vet ai i cakton për t’ua prishur shtëpinë INUK dhe i fal pasi merr gjobën, gjithnjë mbi 50 mijë euro për shtëpi të falur,Moza kuqaloshe pret 6 mijë euro ryshfet për emërimet e mësuesve në Tiranë dhe vazhdon të mbrohet nga Rama. Në platformën e Ramës fajtor është sistemi dhe jo famozja Luiza, që gjobiti 73 mësues në Lushnjë me 345 mijë euro dhe marrëdhënie seksuale për vendet e punës, apo Denari me denarët e Komisionit te Prokurimeve, që u shkarkuan misteriozisht sepse nuk i dhanë Ramës përqindjen e gjobës që ai meritonte!! Por në Shqipëri, duke filluar nga Rama, korrupsioni është vepër kriminale e fajtorëve pa faj!

    Po në konferencën e përmendur më sipër, Rama, për të çimentuar mosndëshkimin dhe justifikuar thirrjen e tij drejtuar Brukselit që të mos na kërkojnë si kusht për integrim luftën kundër korrupsionit dhe krimit, ai i deklaroi trupit diplomatik sa vijon: ” Nuk janë as gjermanët, as francezët, italianët jo e jo, më të ndershëm sesa shqiptarët. Nuk janë as më pak të tundueshëm nga korrupsioni, por e kanë më të pamundur të korruptohen, kur vjen fjala tek kontakti me qytetarin dhe kur vjen fjala tek mënyra se si funksionon administrata”. Dhe për t’i bindur ata, Rama iu paraqiti si argument eksperimentin imagjinar të mendjes së tij të sëmurë dhe tha: “Por në rast se do kishim mundësi të bënim një eksperiment dhe të merrnim 50 nëpunës gjerman e t’i çonim në disa struktura tonat, nga ato ku korrupsioni vazhdon të bëjë kërdinë, të jeni të sigurt që të 50-të, jo pas 1 viti, por pas 3 muajsh do të ishin bërë shqiptarë. Në rast se do të merrnim 50 shqiptarë nga po këto struktura e t’i çonim në Gjermani, në administratën gjermane, të jeni të sigurte se asnjë nga ata nuk do të kthehej me më shumë sesa kursimet e rrogës së vet, në Shqipëri, sepse do të ishte e pamundur”.

    Pra me këto fjalë iu tha ambasadorëve mos na qortoni dhe mos insistoni për luftën kundër korrupsionit sepse jo vetëm ne shqiptarët por dhe ju gjermanët, francezët, italianët, të gjithë pa përjashtim jeni të lindur të barabartë me ne, hajdutë para Zotit. Vetëm një mendje e sëmurë dhe një kryeministër që do me çdo kusht të justifikojë vjedhjen që bën vet dhe frymëzon atë tek të tjerët mund të shprehet në këtë mënyrë.

    Edi Rama fakton me këtë qëndrim se lufta kundër korrupsionit në Shqipëri është e pashpresë! Korrupsioni në një vend të lirë është armiku më i egër i qytetarëve të tij dhe nëna e të gjitha të këqijave në atë vend. Korrupsioni është një dukuri që nuk është ç’rrënjosur në asnjë vend, por është një e keqe e madhe që luftohet dhe mund të luftohet me sukses të padiskutueshëm!
    Lufta kundër tij bazohet në:

    -reforma, me të cilat synohet të parandalohen aktet e korrupsionit, të bëhen transparente procedurat, shërbimet ndaj qytetarëve dhe
    -penalizimin, ndëshkimin e autorëve të veprave penale. Pa ndëshkimin ligjor dhe penalizimin e autorëve të veprave penale, lufta kundër korrupsionit është thjesht iluzion, reformat për parandalimin e tij mbeten thjesht një letër e vdekur!

    1. Rilindje Leshi says:

      Nese te gjitha keto qe shkruhen, e sidomos ato per fjalimin te tij ne Forumin “Miqte e Europes” ne Bruksel jane te verteta, atehere duhet qe vitin tjeter, para zgjedhjeve administrative me 21 qershor, te behen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

      C’lesh rilindje qenka kjo kshu?

  16. shkerdhen berisha says:

    te dashur miq

    edi rama ka hequr masken e luftes kunder perbindeshit te vicidolit

    kape nje cike kete timin ketu poshte (komentin se mos kujtosh gje tjeter)

    shiko sa te gjate e ka karaduzi vicidolit….

    remzi hoxha
    kosta trebicka
    fatmir xhindi
    komunari ne kukes
    oficeri shikut
    gjyqtari konomi
    viktimat e gerdecit
    protestuesit e 21 janarit
    zhdukja e fisit haklajve
    nxjerrja ne prite e azemhajdarit
    vrasja e 10 komisareve te policise
    vrasja e mbi 500 policeve ne detyre
    ngujimi i 3110 familjeve ose jane gjak
    1800 te vrare me kanun
    prishjen e qeverise stabilitetit 91′
    fronezimi i janullatusit
    aderimi ne konferencen islamike pa referedum
    sabotimi i levizjeve per pamvaresi ne kosove
    furnizimi me nafte i milloshevicit
    vjedhjen e votimeve te 96′
    rrahja masive e demonstrueve ne sheshin Skenderbej
    rrezimin e shtetit dhe vellavrasja ne 97′
    grushti i shtetit shtator 98′
    impikimi familjarisht i tij ne holokaustin e gerdecit
    miratimi i varrezave te ushtareve greke
    injorimi total i ceshtjes came
    shitja e detit jon
    implikimi me ligjin e plehrave
    vjedhje e votimeve ne 2009
    masakra e 21 janarit
    vjedhja e votimeve 2011
    perdhosja e luftes N.CL
    glorifikimi i satrapit zog
    deklarata qe kemi gjak turku.
    Shitja e resurseve strategjike
    lidhja me mafiozet e podestes
    parlameti i ri
    stadiumi i ri
    xhamia e re
    rruga e Arberit
    rrethrrotullimi ne unaze
    h/c skavices
    h/c devollit
    mullinjte e eres ne karaburun
    centrale atomike per tu bere superfuqi
    hekurudha tirane-pekin
    superfuqi arroresh
    mbjellja e 10 miljon rrenje ullinj
    deshtimi i censusit
    vjedhja e 300 miljon dolarev te rruga kombit
    shitja e hidrocentraleve
    shitja mafjoze e armatimeve
    shitja e reparteve ushtarake + shqup-in
    deshtimi i shitjes albetrolit dhe armos
    linja e tramvajit Lulit ne tirane
    shqiperia 1-euro
    denoncimi i Hysen Shoshorit
    denoncimi i Margarira Kostaqit
    tjetersimi mafjoz i Shqup-it
    tjetersimi mafjoz i ambasades kineze
    tjetersimi mafjoz i sh.o. Fier
    ri-aprovim i ardhjes milionave ton plehrave
    cmenduria me emrin e bjeshkeve te nemuna.
    perdhosja e eshtrave te A.Hajdarit dhe VK.
    lejimi i rajersonit ne fushate elektorale 1992
    mos hapja e dosjes se sigurimit shtetit
    poshtrimi i Jon Withersit
    poshtrimi i Arvizuse
    loja me LHL
    eleminimi Sokol Olldashit
    loja me lazaratin
    helmimi Ferdinant Fonit
    pagesa e vrasjes se Santos
    teatri qe po luan me Fullanin
    uzurpimi bsh
    uzurpimi i bankes Santos

    …..ka dhe qindra krime dhe poshtersi te tjere
    qe i nderpresim per aresye vendi dhe kohe por ma e forta eshte kur gestapo e berishes me izet haxhijat dhe mark ujkat ka rraf me shufra hekri edi ramen ne 1997 dhe disa here i kane cveshur kemishen….nuk edi ps enuk ve MIRELA KUMBAREN te hapi nje muzeum si rrrihnin cunat e tirones cunat e tropojes si naziskine ne 1933..ke te drejte berisha eshte kriminel por me kriminale eshte impotenca e rames.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje