Nga Niko Peleshi *
Postforum
Rimodelimi i sheshit të Teatrit në Korçë ka shkaktuar debate si çdo ndërhyrje e guximshme dhe transformuese. Aq më tepër kur bëhet fjalë për zgjidhje urbanistike dhe arkitekturore që janë gjithmonë subjektive.
Madje debatet tregojnë se qyteti jeton, ka nerv, ka shpirt dhe reagon.
Kryetari i Bashkise Korçë, si nismëtar i këtij projekti ka zgjedhur një ndërhyrje transformuese në vend të një ndërhyrjeje rehabilituese. Dhe siç ndodh sa herë që tentohet të ndryshohet e përditshmja me të cilën është mësuar të jetojë, shumekush reagon me shqetësim. Sheshi nuk do të jetë më si më parë. Qyteti do të ndryshoje dhe lidhja me kohët e vjetra, fëmijërinë dhe rininë e shumëkujt, që më së shumti asociohet me rrugët, rrugicat, sheshet e parqet, duket sikur do të shkëputet.
Ne që kemi lindur e jemi rritur në qytete me trashëgimni kulturore e historike, dashur apo padashur e kemi më të theksuar dëshirën për të konservuar të shkuarën. Kjo vlerë ka të mirën e vet të madhe sepse krijon një vetëdije të përbashkët mbrojtesë për çka ja vlen të trashëgohet si shtylla kurrizore dhe karakteri i qytetit.
Por ja që qyteti duhet të provojë çdo ditë që jeton. Jeton me kujtimet e së shkuarës, por edhe me ëndrrat e së ardhmes. Jeton në të tashmen që nesër do të jetë e shkuara. Ne që jetojmë sot duhet të shkruajmë sekuencën tonë në dokumentarin historik të qytetit, të çdo qyteti, të Shqipërisë. Duhet ti japim forcë shpirtit krijues dhe kurajo vendimmarrjes. duhet të guxojmë edhe të gabojmë, sepse brezat do të na gjykojnë më keq për shterpësinë intelektuale sesa për gabimet.
Sot është koha të thërrasim në skenë krijuesit, projektuesit e së ardhmes. Sot është koha të çlirojmë veten nga prangat e nostalgjisë melankolike dhe të ndërtojmë qytetin e gjeneratës tjetër, Shqipërinë e gjeneratës tjetër.
Le të ruajmë traditat më të mira dhe të ndryshojmë të tjerat. Le të ruajmë dhe restaurojmë trashëgimninë e vyer kulturore, por edhe të krijojmë vlera të reja, vepra bashkëkohore.
Ajo çka e çon përpara një qytet e një vend, para pasurive natyrore, para burimeve financiare, është shpirti optimist. Dhe optimizmi nuk vjen vetvetiu, Ai lind kur qytetari përjeton ndryshimin, transformimin e qëndrueshëm. Lind kur hapësirat publike, mjedisi ku qytetarët socializohen, çlodhen, njihen dhe argëtohen, jo vetëm meremetohen e mirëmbahen por edhe shtohen, modernizohen dhe transformohen. Optimizmin e sjell krijimi, jo mirëmbajtja.
Bashkia Korçë si administratore e qytetit, ka marrë përsipër përgjegjësinë që i takon për ti dhënë qytetit jo vetëm infrastrukturë më të mirë por edhe optimizmin e nevojshëm për të garantuar rritjen dhe zhvillimin. Ka marrë përsipër restaurimin dhe konservimin e vlerës më unikale të trashëgimnisë kulturore, Pazarin e Vjetër. Por ka marrë përsipër edhe krijimin e vlerave estetike të reja, me riskun e reagimit nostalgjik për të cilin fola më lart.
Arsyetimet e mësipërme mbi nevojën që qyteti ka për projekte transformuese, për shije të reja estetike, për shenja të kulturës bashkëkohore, mbase zbehen kur i ndjek nga larg zhvillimet në qytet. Mbase largësia e bën shumë të fortë dëshirën për ta gjetur të pandryshuar qytetin e lindjes sa herë e viziton. Ndjenja e nostalgjisë kur e gjen rrugicën e fëmijërisë siç e le është e mrekullueshme.
Por ja që ata që i japin frymë qytetit, korçarët që jetojnë e punojnë aty, meritojnë të jenë më shumë se sa rojtarë të qytetit të vjetër, edhe ndërtuesit dhe projektuesit e qytetit të ri.
Dhe sa për zgjidhjet arkitekturore dhe urbanistike, natyrisht që para gjithë të tjerëve është rradha e profesionistëve, arkitektëve dhe urbanistëve të komentojnë. Arkitektët e lindur në Korçë kanë edhe arsye emocionale për të qënë më të vëmendshëm. Eshtë e diskutueshme nëse ky emocion i bën mirë apo keq gjykimit, sepse ndonjëherë një sy i freskët, i pa mësuar me kontekstin, shikon më qartë. Por sidoqoftë gjykimet janë subjektive ndaj çdo zgjidhje është e kontestueshme. Në historinë e zhvillimit të shumë qyteteve ka plot raste të kontestimit të projekteve që më vonë janë kthyer në simbol të këtyre qyteteve. Në Parisin e famshëm edhe për kullën aq shumë të kontestuar, Eifel, sot po zhvillohet një debat tjetër. Përsëri për një kullë. Efekti që të shkakton projekti i Kullës Trekëndore, të projektuar nga arkitektët Jacques Herzog and Pierre de Meuron, është me të vërtetë shokues.
Kryetarja e Bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo, e cila mbron idenë e ndërtimit të kullës, thotë se Parisi, i njohur si një qytet i lartësive të ulta (përveç Kullës Eifel dhe disa ndërtimeve të viteve ’70) po ngelet prapa arkitekturalisht por edhe ekonomikisht, krahasuar me qytetet e tjera.
Parisi rrezikon të mbetet një qytet vetëm me histori, një muze pa vështrim nga e ardhmja, thotë arkitekti Jacques Rougerie.
Askush nuk mund të thotë me siguri se kush ka të drejtë. Por kuptimplotë është fakti që ky debat, që vjen nga dilema ndërmjet modernes dhe tradicionales, ndodh. Ndodh edhe në qytete – ikonë të trashëgimnisë botërore të arktitekturës.
Ndodh sepse çdo gjeneratë ka edhe misionin ti japë formë imagjinatës së vet dhe tua lerë si trashëgim gjeneratave të tjera, për ta shijuar dhe për ta gjykuar.
* Zëvendëskryeministër i Shqipërisë dhe ish- kryetar i Bashkisë së Korçës. Aktualisht po drejton programin mbi Rilindjen urbane të Shqipërisë.
Ke goditur ne shenje komandant!
dje isha ne Korce. Gjeja me idiote ne qytet eshte kjo shtylla e betonit qe te lodhte syte. Si mund te thuash qe eshte zgjidhje e drejte kur bllokon komplet pamjen. nese je tek ish turizmi nuk sheh do asgje pervec kete shemtiren prej betoni. Pastaj, krahasimi i halleve te Parisit me hallet e Korces eshte budallalleku tjeter me oke i Z.Peleshi. Qytetet ne Shqiperi jane kthyer ne sheshe te larjes se parave me beton dhe hekur. Asnje park asnje peme asnje investim ne art, kulture, sport arsim.
O qen, ti dallohesh kush je!
Mos u lodh hic
O qen ti dallohesh kush je.
Mos u lodh hic!
paska dale SKELA SYLA ATY
http://bit.do/femra-me-seksi
Sa keq ! Shume pamje e shemtuar . Zoti Peleshi , degjo korcaret se cfare duan jo cfare ti thua . Po po po sa kulle e shemtuar . Po cpamje do te shikojne korcaret mor amani , pazarin e qelbur ????? Turp !
Zoti Niko
E lexova me vemendje artikullin tuaj dhe ideja me sa kuptohet eshte qe ti japim nje lloj frymezimi dhe nje note pozitive, modernizmi – pengeses qe na ka ardhur nga populli i Korces per te ruajtur vlerat e Korces sone dhe per te mos rene pre e korupsionit, rembimit te qendres nga pallate gjigande mbas te cilat fshihet interesat e te tjereve( per te mos vene emra dhe e fusim gjykimin ne te tjera kanale dhe anashkalojme temen) Ajo qe vura re ne artikull eshte tipike e tipit qe u perkedhelim sedren te gjitheve , ju kuptojme dhe e duam Korcen por ne do bejme ate qe duam ne dmth interesat jane me te medha se nostaligjite ( dhe cuditerisht nga ai mallengjim ne paragrafet e para befas nastaligjite kthehen ne PRANGA dhe MELANKOLIKE. A thua u regulluan te gjitha problemet e Korces sone dhe periferite dhe museumet u restauruan, dhe pikturat e Mios u gjeten???!!!. Do te ishte me e udhes te investohen parate ne fusha te tjera se sa te rrembehet Qendra tradicionale korcare dhe te kenaqen interesat e nje grupi te vogel.
Ti o Niko te pakten i bere ca gjera per qytetin tend.CA mire e ca keq por gjithsesi ndryshimet ndihen goxha,po ne qe kemi nje Flamur Bimen kryetar ne Gjirokaster qe ka vendosur nje peme te vitit te Ri qe para 10 vjetesh e nuk begenis ta heqi as ne behar.Keto dite mbaron rokonstruksioni i nje rruge ne mes te qytetit dhe vetem rruge nuk quhet…turp.kur shikoj Korcen me vjen turp per Girokastren si eshte katandisur…
Ore,po shoqeroheni me projekte,Korca c’ka qene,c’eshte e c’do te behet!Nirrni projektet e te gjykojme mbi to!
Une nuk jam arkiekt, por ai ciban ne mes te Korces nuk do shume profesionalizem per te kuptuar se eshte bere per te zhvatur parate e taksapaguesve. Mbi te gjitha, te gjithe arkitektet me ne ze te Shqiperise kane folur kunder tij. Vetem Peleshi mundohet ta mbroje me ca argumenta prej leshi.
Kush e ka kundershtuar?
Ne Korcen autoktone dhe te vjeter lindi nje djale i ri i cili per pak kohe do behej qendra e aristokracise korcare .Shembulli i denje i sinergjise pozitive rezultoi bindes dhe fitues ne emancipimin e shoqerise shqiptare dhe qytetit tij te lindjes i ktheu reston e krenarise te munguar .Personazhi me atraktiv e konsensual imazh i rimodelimit te qyteti krijoi kushtet qe studio me fame boterore te rehabilitonin qytetin e harruar nga mentaliteti i vjetruar dhe obskur .
Korca sot ne saje te djemve te rinj thyhen mitet e tabute .Korca tashme nuk eshte province e as geto kjo ne saje te vullnetit te palekundur te thirrur nga gjeneza e autoktonise prodhoi festivalin e dritave ku qyteti kishte 25 vjet qe sndriconte kjo jo per faj te te rinjve por per shkak te ligjit te vjetres e konservatorimit te teperuar .
Cdo kush sot ka nje arsye te shkoje ne korce pra ekziston nje pse dhe tashme atje ka jete siic ka qene jete e mot
Hahahha, po po lindi Skenderbeu i Korces.
O pika juve mu ne koke me gjithe aristokracine! Ju genjen mendja! Ajo kulla e leshit verteton krejtesisht te kunderten
Dirty Old Town – The Pogues – Lyrics ,
Eshte per tu pergezuar kjo nisme per modernizimin e ketij qyteti ,tek cili
nuk eshte vene dore gjate kohes te antishqipetari Berish . Peleshi duhet te shfrytezoje kete shanc ,qe eshte dhene me detyren e zv/kryeministrit.
Ndryshe Korca pa Peleshin nuk do te kishte fonde as per nje tretuar .
Forca Peleshi rregulloje Korcen,beje nje qytet model ,se nuk i dihet cfare ndodh mbas 4 vjetesh.
“Pazari i Korces” eshte bere vendi i tenderave,per te djathtet dhe te majtet.
“Mbi germadha do ngreme boten e re”,Korca eshte e gjitha per te prishur,me perjashtim te vendeve historike dhe nje pjese te arqitektures franceze te qytetit.
Mbase per punet e shtetit,korcaret nuk e kane treguar veten,por per xhepin e tyre,jane me te miret ne rajon.
Korcaret i dine me mire se shteti punet e tyre,kudo ku kane emigruar,kane triumfuar mbi te tjeret,zotesia e shtetit eshte te dije ti mbaje korcaret e pasur, ne Korce.
E kam gati gati te dhimbshme rikthimin ne Korcen time… Nuk eshte me e imja… As e jona…
Kjo nuk eshte sepse jam nje nostalgjike e vjeter e lidhur pas vargonjve te se vjetres. Eshte sepse gjej nje qytet te shperfytyruar keqas qe me peshperit: IK,IK, IIIIIIIKKKKKKK !!!
O Zoti Niko pe Korçe!
Po pse nuk restaurono Korçen e vjeter, e kedo idete e reja me grataçiela pe Edi Rame (si ajo ne qender te Tiranes, si tabela shahu, qe na paskerka habitur amerikanet), bejini andej nga ish zona industriale. Pse te gjithe i jeni qepur qendres, si ne Tirane e ne Korçe?
Mos e krahaso Korçen me Parizin, Pariz i vogel e quanin, po ashtu siç ishte e jo siç dashke ta besh ti. Pastaj mos i qaj hallet e te ardhmes Parisit, se nuk u mbeti Shqiptareve ti zgjidhin.
Ore, po juve qe ju mbeti prapanica neper aeroplane e vizitoni gjithe qytetet e mahniteshme baroque te Frances e Italise, te “mostrat” e larta qe ndonje ka ndertuar neper ndonje qender ju mbeten mendjet?
A jo mor jo, ju i doni ndertimet neper qendra se shitet shtrenjte metri katror,…
E ardhmja e Korçes eshte restaurimi i saj nese mundeni e nese e doni vertet e jo pe gjoja.. Te tjerat jane profka!
Ajde bre Nikollaq, me kete qe ke bere ne Çajupi me duket tamam si kabine elektrike, nga ato te kohes se Xhaxhit neper miniera e vepra Partie! Tani ne mur duhet te shkruajme “Rrofte Partia Socialiste me Shokun Edvin ne krye”. Ne fund te fundit, me mire sa pa hiç!
E mbaj mend autorin e ketij shkrimi si nje cun te vogel te lagjes sime dhe jam pozitiv ne shumecka ai dhe brezi i tij po bejne per Shqiperine, biles mirenjohes. Jam dhe me mendimet e tij per dicka te re, te fuqishme qe cdo gjenerate duhet te percjelle ne brezin pasardhes. Plotesisht dakort. Biles me vinte ndoht nga Kallamataret, Papakozmajte e Marat qe ju binin tamtameve enveriste per te mos ndryshuar e fiksuat gjithcka ne nje morse te ftohte, te grinjte e te kalldremte stergjyshore thuaj se ai primitivizem qesharak e varfanjak perfaqesuaka nje etape te “ndriteshme” te zhvillimit te paraardhesve tane, te respektuar per traditen e vazhdimesise se jeteses dhe ngushtesise mendore mbi organizimin shoqeror e bashkeqytetar, mendesi qe fatkeqesisht i shoh dhe sot. Une nuk mund te komentoj per Korcen sot pasi kam rreth 20 vjet larguar prej saj, larguar per te mos u kthyer me kurre aty, per ti shpetuar nje bashkejetese primitive, qesharake dhe nje politike barinjsh mali. Me vjen mire sot kur shoh se Edi Rama zgjodhi per zv, Nikon. Me vjen mire qe brezi i Nikos po ben dicka ta mire per te permiresuar jetesen e femijeve te tyre, por si gjithmone hallduperit e dum babes qe evolucioni i ze ne fund te sojit te tyre ose i shuan, zhurmojne zhurmojne zhurmojne…si gjithmone..
Nuk kam te drejte ta gjukoj ate kullen nga Ana arkitetuale as funkdional , por nje gje di te te them , ajo kulla
100 here me mire eshte atje vendosur ,se ishte ai sheshi me perpara se vetem shesh nuk ishte , dhe o Njerez nje gje di te them cdogj qe behet ne funksion te qytetit eshte e mirpritur qofte edhe shume e shemtuar, nuk po kuptoj Korca kishte pa ndryshuar qe me 1970 , , dhe po mburemi si Kau me kashten , dhe per 20 vjet asnje gje sndryshovi , dhe jemi fanatic per te mbrojtur as gje. ,dhe Jo perkrahes te iniciativave progresiste , edhe ne qofte se do Punohet me iden te ndryshohet per mire gjithemon do kete progres dhe gabime , dhe kohe dhe idete e Mira do ti ndreqin gabimet. Na pelqen apo Jo kjo idea e dickaje te re ne korce eshte positive.
O korcar o njerez me Mende duhet te integrohemi me boten , te krijojme standarte jetese, sjelljej, kulture,respekti , Pune ,etj. Pa ArItur keto nuk ka vlera qe te kerkojm qe te ruajme vlerat e vjetra ,sepse neve nuk kemi dal aroma nga pashalleku akoma jetojm me Lopet dhe mbeturinat ne jastek akoma te dehur me madheshtin si Kemi kemi qene neve te paret jemi, neve nuk duhet te krahesohemi me qytetet e Tjera te shqiperis,por te arijme te pakten ti afrohemi fqinjeve Grekeve e maqedonasve ,s e po te shikojm te gjithe flasim me veten sa kalojm ato doganat ndihet ndryshimi se ketej ka dore njeriu …… Kaq Kisha Na pelqen apo Jo ku eshte realiteti
Te krahasojsh parizi,ku edhe dritaren nuk mundesh me ndryshuar pa respektuar udhezimet e komunes per te justifikuar masakren ne korces eshte pak e tepert!
Sa per kullen ne pyetje,kjo kulle planifikohet te behet jashte parlait intramuros,disa km larg Kullat e Archit te langues Défense,e cila eshte vete disa km larg zemres parizit historik!
Kur ne Partia behet nje kulle modern,ajo bile ka nje lere,nje bukuri arkitekturale,Kurse ne shqiperi eshte vetem nje blok betoni katror qe shemton qytetin!
Ore kjo godine trasmetues televiziv eshte,perforcues valesh?…Ku e ka modernen kjo?Korca ka nevoje per fantazi projektuse por jo per kullen e saliut te vicidolit…Turp…
Vertete keni bere pune te mira por kjo ishte e tepert….megjithese mundohem te justifikoj vendimin e Bashkise nuk ve re asnje arsye llogjike ose ndonje vlere estetikore dhe aq me pak arkitekturore. Artikulli tingullon me shume si ndjese nga juaj.
Per ngritjen e kesaj kulle karabina ne mes te Korces,per zaptimin e hapesirave publike ne qender,duhej te mos pushonin protestat e ambientalisteve,se keto blloqe betoni jane me keq se armet e Asadit!
Shumica komentojne si e jema e Zeqos. Ose nuk kane qene asnjehere ne Korce keto 6 vitet e fundit, ose e kunderta Korcaret, nuk kane shkuar per te pare me larg se Pogradeci.
O Pe-lesh, bej qef se edhe ata qe i kishe oponence si Ilir vocrret,toslluket,stratoberdhet tanime nuk ndjehen me per bemat e tuaja se jua kini zene fytin, pa le kallamatat, papakozmate dhe te tjere arqitqkteve te cilet bene qef me shkaterimin e Korces ju ka ikur dhe zeri dhe figura dhe nuk ndjehen me, se jini juve tanime grabiqaret e rinj me Ragamet e kompani te vjedhjes te te ardhurave te korcareve.Por besoj se nga kjo kulle qe kini ndertuar ne mes te qytetit do te jete ajo nga e cila do tu hedhe rinia korcare.
Une nuk kam qene shume optimist, por mendoj se sheshin para hotel turizmit duhet ta vleresojme kur te perfundoje projekti, pra ta shijojme te perfunduar ne teresi se bashku me pedonalen dhe zonen e pazarit.
Por dicka duhet ta themi. Ai shesh ne gjendjen sic ishte ishte kthyer ne parking makinash ku taksistet, furgonat, personat qe frekuentonin lojrat e fatit dhe kazinote rrotull sheshit, te fortet, trafikantet e vizave dhe personat informale qe kerkojne kliente per ti cuar ne Greqi, pra gjithe kjo kategori dembelesh matrapazesh dhe mashtruesish,……. parkonin makinat dhe uleshin gjithe diten e pinin kafe ne lokalet rrotull sheshit.
Kjo nuk mund te ishte Korca qe duam, ajo ishte e shemtuar ne menyren si perdorej ai shesh. Pastaj duhet te mesohemi te ecim ne kembe apo te perdorim bicikleten. Cdo fshatar qe vinte ne Korce parkonte Mercedesin e vjeter 25 vjecar ne kete shesh dhe shkonte ne pazar. Dukej si shesh i Kabulit apo Islamabadit. Ai duhej patjeter te ndryshonte. Qofte per hajer projekti i ri.
e bene korcen si rugicat qe kerkojne diell,tani quhet Korce pe leshi,shikoni 21 qershorin dhe mbytuni nga ajo kulle e ndyre.Ti Pelesh i pari dhe te gjithe tollucet e tjere
Kam shume per te thene,po i bie shkurt : Sheshi vertet duhej rregulluar,por jo keshtu.Ndersa pedonalja e futi Korcen ne “Thes”,kulla ja lidhi gryken…..
Pse ju vjen keq per c’do gje te re.
Korca eshte e bukur me te vjetren dhe pse
nuk duhet ta keqkuptojme me vizionin e ri.
Korca eshte qyteti i miresise dhe dashurise,
pa kushte.Beni me te miren per ket qytet,
po humbet identitenin.
Gjithsesi Korca eshte nje qytet qe te len mbresa.
Po c’te shkruash per kete papagallin e panjohur, o Mero. Ne s’dime as se kush eshte, dhe as se nga e kane psonisur.
Shiko nje here ke koshi i plehrave se mos gjesh ate komentin e “dialogut” ate bej…
Si mund te justifikohet dicka e tille ne nje qytet si Korca. Nqs me te vertet deshironin te ndertonin nje kulle qe ofron pamje panoramike duhet te kishin zgjedhur nje arkitekture tjeter dhe ajo ate mostruozitet qe ngjan si nje magazine mielli. Nuk e konceptoj dot kush e ka pasur ate ide brilante qe ka propozuar nje kulle mu ne mes te sheshit.
Zoteri Peleshi (Niko)!
I ndrituri Lasgush Poradeci, duke folur per te ndriturin tjeter Skender Luarasi, nje nga fjaleudhetuesit me te shquar shqiptare (term i krijuar nga Dritero Agolli ne 100-vjetorin e lindjes se Luarasit), ne mes te tjeresh thote: S. Luarasi ishte shume i ditur, shume trim, shume demokrat e per rrjedhoje shume Sherrrxhi.
Rilindjes i duhen Shume Sherrxhite.
Kete paralajmerim e kisha bere edhe ne 1998 po nje sherrxhishke, qe quhet Luan Rama nuk e botoi ne proncken e vet “ZP”, se Edi Rama kishte thirrur ne Ministrine e KLultures disa sherxhinj te asaj kohe si At Zef Pllumin e ca te tjere. Ai po jepte shembullin (tani e ka lene ne mes te rruges, kur duhet me shume se kurre)se Shqiperise i duhen shume sherxhine ne kuptimin lasgushian te fjales.
Me vjen keq te them po ju e ca te tjere konformiste me buzeqeshjen Nr. 10 (D. Agolli “Mosha e Bardhe) ne fyrtyren si maske nuk e meritoni. Ndoqa debatin ne forumin e Beratit. Te gjithe ishin dakort (aty) me mendimin tend e ti me te shefit tend e keshtu zinxhiri shkonte gjate.
Ju mund te nderhyni ne qytetthe si Gramshi, Cerriku, Laci e te kesaj kategorie, qytetthe sateliete te qendrave te medha si Korca, Shkodra, Berati etj, por duhet te beni kujdes jo pas berihajt, qe pas 3-4 vitesh t’u hapet prape barku qendrave, se s’na dolen fort mire. Kapitali vendas nuk mu duk ne vendimmarrje. Le me shumesherxhinjte, qofte edhe nese jetojne ne Tirane a gjetke, sidomos urbaniste, arkitekte, krijues te ndryshem. Bie fjala, ne Lezhe s’i kishte thirrur kush dhe vete kryetari i Bashkise, nje ardhetar i lumtur ne qytet dhe me pasurine qer ka vene, me tregonte nje gazetar i njohur, nuk kishte kurrefare vizioni per ate qe po ndertohej e do te ndertohej. Kesaj i thone aksion me goditje te perqendruar. Po mund te behet per te mbjelle peme mbi trupin si levozhga e vezws e Shqipewrise, po jo qendra sipas idese fikse ose jo te Njeshit dhe te tjereve, qe vijne pas presjes dhjetore.
Ka dy menyra per te diskutuar; te nxish gjithcka dhe te hyjnizosh.
Trotuaret e Bulevardit Shen Gjergji (qe edhe ky e ka ndruar emrin tre here deri sa u kthye ne origjine)ne vitet pas 90 jane bere tre here njera prej te cilave me beton ne ditet e fundit te vitit. U harxhuan para dhe sot jane bere per te mos u prishur me. Kembesorja u sha dhe u perfol, ndersa sot e tregoi vitalitetin e saj. Edhe une isha skeptik ne fillim, por tani jam i bindur se me disa ndryshime te lokaleve, (qe do ti sjelle koha)do te jete edhe me terheqese per qytetaret. Para ndertimit te kembesores mbas ores 16 shihje vetem vitrina te mbyllura me qepena, tani ka jete dhe gjalleri. Per periudhen e veres ejani dhe shihni si zjen nga gjalleria.
Zbukurimi sjell gjithmone optimizem, gjerat e reja me zor pertypen nga populli, por mbas nje fare kohe japin gjithmone gezim.
Nuk duhet folur vetem per kullen panoramike, por me shume per efektin e saj. Ajo mbyll shemtine e krijuar nga percudnimi i ish Hotel Turizmit, i rikonstruktuar me dy stile qe kundershtojne njera tjetren. Ai qe kujton si ka qene ky shesh para viteve 60, mban mend nje lulishte ne qender te tij, dhe jo nje parking te cregullt. Sheshi me ndryshimet e sotme ka edhe nje fushe patinazhi,(e vetmja ne Shqiperi). Kam pare ne New York nje te tille ne Rocfeller Center, ne Moske pashe nje pjese parku bri Kremlinit qe kthehej ne te tille.
Jam me ty Niko dhe Raqi per ato qe po beni per qytetin.
Pas 7-8 vjetesh me ne fund botohet nje editorial qe mund te futej ne rubriken HI-TECH.
Pra eshte hera e pare qe zoti Mero po pushon (perkohesisht) luften e tij karshi dyshes famekeqe antishqiptare 2B.
Ky ndryshim ka te mirat dhe te keqiat e tij dhe le tja fillojme me rradhe:
Good news:
-Eshte ne nderin e gazetes Tema qe po publikon nje shkrim te nje zyrtari apo politikani
qe do te thoje ben pjese ne eliten e intelektualeve te kohes.
-Mesazhi qe percjell z.Niko te lexuesit eshte jo vetem ana teknike & urbanistike e nje qyteti
te civilizuar por nje ftese qe i ben shoqerise civile dhe intelektualve te mendojne per
nje faze te re te zhvillimit te shoqerise shqiptare nga epoka e tribuve te talebanit Berishe ne nje faze
te europjanizimit brenda mundesive te mjedisit,kostos ne perputhje te tradicjonales me modernen.
Bad news:
Qeveria ku zoti Niko eshte figura Nr-2 e shtetit ka neglizhuar detyrimin Nr-1 per te cilen moren votat cudiberese ne 23 qershor 2013.
Me konkretisht: ne mbi nje miljon votuesit kerkuam qe te hapej
1- BUNK’ARTI I GERDECIT
2- BUNK’ARTI I 21 JANARIT
3- BUNK’ARTI I SHITJES DETIT GREKUT
4- BUNK’ARTI I VARREZAVE TE GREKUT
5- BUNK’ARTI I GENOCIDIT NDAJ HAKLAJVE
6- BUNK’ARTI I PUCIT NDERKOMBETAR TE 2 PRILLIT 1991
7- BUNK’ARTI I TERRORIT FASHIST TE 26 MAJIT 1996
8- BUNK’ARTI I ASGJESIMIT TE SHTETIT MARS 1997
9- BUNK’ARTI I MASAKRES SALIUT & ITALISE NE OTRANTO
10- BUNK’ARTI I GRUSHTIT SHTETIT 14 SHTATOR 1998.
Ju zoti Peleshi me Ramen dhe Bazen mund te beni kulla dhe sheshe te bukura…mund te fusni mijra shqiptare te varfer ose te mesem
ne burg per energjine (e xhaxhit) ..por edhe sikur me florinj ta shtroni ate vend,
po ndeshkuar kliken ultra-antishqiptare te Berish-Bashit atij vendi nuk i duhet as aleanca me Naton,as clirimi kosoves,as liberalizimi gjysmak i vizave
sepse ai vend akoma eshte i pushtuar nga Kuslingu Berishe.
Mos ju genjeje mendja se do realizoni programin tuaj me Nazi-Salizmin neper kembe
Rrezoni dhe futeni ne burg shtrigun e kulles e vicidolit pastaj merru me kullen e korces
Te pakten hapni keto 10 bunkaret e sali serbit se ngelet duke u bere trima me hallatin e enverit te vdekur para 30 vjetesh
se dhisni ne breke nga monstra e vicidolit dhe nga ai qe ju hoqi shallin e kuq ne Lezhe qe ka fuqi tju heqe dhe breket.
Kur behet per korcaret pse nuk meret mendimi I tyre me vote?Ajo eshte gjeja me e shmtuar qe ka Korca sot.Me ato para ishin regulluar shume gjera ne periferi qe jane me keq se fshatrat
Z. Niko,
Shkrimi duket shume interesant nese do te ishim ne nje fushate elektorale apo ne ndonje fjalim ne keshillin bashkiak per te mbrojtur psh ndryshimin e planit lokal te urbanistikes, ashtu si ndodhi edhe ne Paris me Anne Hidalgo. Kjo e fundit kishte si objektiv te kalonte ne nje mbledhje te keshillit bashkiak, ku ajo ka edhe shumicen, ndertimin e nje kulle trekendeshe per krijimin e disa mijerave métra katror zyrash. Vete shumica e saj votoi kunder dhe projekti i ka mbetur neper kutia kartoni dhe disqe kompjuterash.
Si e veni re edhe fjalet e bukura i mori era perballe logjikes dhe vullnetit te parizianeve te perfaqesuar nga te zgjedhurit e tyre ne keshillin bashkiak. Asnje zyrtar apo politikan i pushtetit qendror nuk e vuri ne dyshim voten e keshillit te Parisit.
Ju zoteri po beni te kunderten. Nga zyra juaj po lexoni disa fjalime dhe artikuj gazetash frengjisht, kjo tregon mungesen e theksuar e te prodhuarit vete, dhe kerkoni t’i mbushni mendjen korcareve.
Nuk lexova asgjekundi nje iniciative per te pyetur popullin, apo kete nuk e shkruanin gazetat franceze. Kjo eshte e natyrshme, pasi atje nuk behesh perfaqesues i popullit me 20 euro. Atje po ashtu qytetari nuk i ul pantallonat per 20 euro.
Po te marresh parasysh kete realitet, mendoj se gjeja me e mire e nje kryetari te ardhshem bashkie duhet te jete, pa asnje ngurrim ngritja e groupeve te punes ne mes te te zgjedhurve, profesionisteve dhe sigurisht te qytetareve. Dy plane urbanistike per qytetin mund te hidhen ne référendum per te zgjedhur ate qe do populli, jo zyrtaret.
Keshtu e shoh une zgjidhjen e probleve urbanistike te qyteteve ne Shqiperi. Ju po ju le te merreni me perkthime se ju shkoka shume per shtat. Kjo jua mbush edhe mendjen se jeni i zgjuar. Kete e dime, mos u mundo me cdo kusht te na e besh te ditur se na provon te kunderten.
z. Vulnet
Komenti juaj dhe shkrimi i Nikos ne nje fare menyre jane ne nje linje persa i perket ideve.Kam pershtypjen se artikullshkruesi ndoshta eshte interesuar me shume per nje referendum te mundshem se sa ty o skuth klasik .Shprehja e tij nag fundi artikullit ku thote shprehimisht:
“Askush nuk mund te thote me siguri kush ka te drejte”
eshte si nje paradhenie per disa tipa skutha si puna juaj qe e degradojne komentin me qellime perverse.Dy pislleqe qe thua se Niko i ul breket per 20 euro dhe paska pekthyer nga frengjishtja tregon se do jesh ndonje kundershtar politik i Nikos dhe gjuan prapa ferrave.Ky diskutim per urbanistiken nuk ka lidhje me poltiken e te kesh frike o skuthi Vullnet,pse nuk del me emer orgjinal apo mos je ne kopene e vuvuzelave te lulqim bashes qe edhe kur qeveria e rames u fut ne kalane e lazaratit i dolen ne mbrojteje mafjozeve te tyre. Neveri per vullnetin e skuthave !!
Nqs se nuk thoni nje fjale te mire ,te pakten mbylleni halene se qelbet ate vend per cerek shekulli.
Ideja super. Do te jete nje shesh origjinal dhe jonhapesira boshe e pakuptimte e shesheve shqiptare qe bejne per te vjelle. Korca si avangarde e nderhyrjeve ne Shqiperi nuk e prisja!