Qetësi pas stuhisë në Beograd

17 Dhjetor 2014, 21:40Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, duket se më në fund kanë gjetur qetësinë e nevojshme pas një ballafaqimi më shumë se emocional një muaj më parë në Beograd. Në Samitin e mbajtur rreth investimeve kineze në rajon, të dy kryeministrat u shfaqën normalë para publikut dhe arritën të nënshkruajnë një marrëveshje për njohjen respektive të patentatve, si dhe mundësinë e vizitës në Tiranë të kryeministrit serb. Por, duket se gjurmët e forta që la vizita e nëntorit, ruhen ende në Beograd. Televizioni shtetëror, sipas njoftimeve nga Beogradi, ka ndërprerë transmetimin “live” kur ka qenë duke folur Rama, ndërsa media serbe vazhdon ta pyesë për çështjen e dronit apo deklaratën për Kosovën.

Por, ajo që bie në sy si nga fotografitë që postohen nga Beogradi, dhe nga komunikimi me palën serbe, është vëmendja me të cilën ndiqet prania e kryeministrit të Shqipërisë atje.

Për tyë qenë realistë, një nga arsyet e asaj bombe emocionale që shpërtheu në Beograd në nëntor, ishte akumulimi i gjatë, gati historik, i ndjenjës së superioritetit serb ndaj shqiptarëve dhe autosugjestioni që ata i kanë bërë vetes si komb superior. Në mentalitetin e tyre politik, por dhe kulturor, Shqipëria është një fqinj aty poshtë, që sjell vetëm telashe dhe nuk ja vlen të respektohet. E gjendur gjithnjë në mes Kosova, si një problem që mban ndezur problemet mes dy kombeve, Serbia e ka pritur kryeministrin e Shqipërisë në Beograd, si një njeri të cilit i duhet kërkuar llogari, dhe jo si një njeri që mund t’u sugjerojë njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ky autosugjestion i tyre, çoi në të vërtetë tek ai shpërthim i pakuptueshëm emocional dhe politik dhe i vetë kryeministrit serb, i cili e konsideron veten në rrezik politik dhe elektoral, nga një raport miqësor me shqiptarët.

Zhurma që pasoi vizitën ishte një periudhë e mirë refleksioni dhe për vet Serbinë. Një nga meritat e Edi Ramës në atë vizitë nuk ishte pse ai foli hapur në konferencën e shtypit me kryeministrin Vuçiç, por që këmbënguli privatisht dhe personalisht të vazhdonte dialogun me të në mbasdite, në mbrëmje, deri në normalizimin e situatës. Pra, ai demonstroi se nuk shkoi në Beograd për të lëshuar një “dron tjetër” dhe për të ikur, por për t’i dhënë fund një raporti emocional historik mes dy vendeve dhe për t’u ulur për të bërë ç’mund të bëhet për mirë.

Një tjetër gjest i përgjegjshëm i tij ishte se nuk e përdori vizitën as për triumfalizëm dhe as për ndonjë tendecë paternaliste mbi Kosovën. Pas vizitës në Beograd, Rama është politikani shqiptar më popullor në Kosovë, por kjo nuk e ka joshur atë të sillet si “Baba i Kombit” apo si protektor i politikës shqiptare në Kosovë. Ai nuk u përfshi në asnjë sekondë në krizën gjashtë mujore politike në Prishtinë, dhe uroi kryeministrin e ri vetëm kur kriza mori fund.

Edhe në skenën e brendshme në Tiranë, nuk demonstroi ndonjë shenjë triumfalizmi.

Për këtë aryse rikthimi i tij në Beograd duket shumë normal, pa emocionet dhe ankthet e vizitës së parë dhe me një relaksim të dukshëm të raporteve mes dy vendeve. Vuçiç po ashtu ndjehet më i qetë dhe më natyral në fotografitë me të.

E gjithë kjo ndoshta nuk do të ndodhte, nëse Rama nuk do të tregohej dinjitoz në vizitën e parë në Beograd. Nëse ai nuk do të ishte vetvetja dhe nuk do të fliste hapur, ai nuk do të linte gjurmë në politikën e Beogradit dhe do të shikohej si  një aparatçik, që do të hedhë hallet e tij.  Dinjiteti i vizitës së parë në Beograd, është ajo që ka sjellë relaksimin e raporteve reale mes dy vendeve. Tani secila palë e di se ku e ka kufirin dhe është më e qetë.

22 komente në “Qetësi pas stuhisë në Beograd”

  1. england says:

    Koha po punon per shqiptaret!Me ne fund qeveria e Shqiperise ka filluar ti ngreje koken popullit por pse jo dhe gjithe kombit Shqiptar,iku koha kur pak nga mosha e kerrusur,por dhe nga inferioriteti qe Sali Berisha tregonte ndaj personaliteteve,Ed Rama pervec se i afte te drejtoj nje shtet,po tregon se ka personalitet ndaj kujtdo qe ka takuar,po i ben shqiptaret te ndihen krenare.

    1. Bimi says:

      Edhe 1detaj ,shqiperia pas nentorit sikur u ndje ne faj per ate qe u be ne beograd DHE komunitetin boshnjako-malazez,ja Dha ne koncesion serbve si per te na kujtuar jugosllavin.NJE PRECEDENT I RREZIKSHEM , Eshte mese normale qe Ata 1500 boshnjake dhe 600 malazez te flasin gjuhen e tyre po cfare do NJE komision I parlamentit Serb te interesohet per shkollat e tyre??? Cudira shqiptare

      1. saliu says:

        Takimi i Nentorit ishte qasja e shumepritur per te hapur rruget e mirekuptimit,jo vetem midis Shqiperise dhe Serbise por edhe me gjere.Pa dyshim qe merite kane te dy palet pa ja zvogeluar askujt ate.Eshte e vertete se Rames i takoje ta negocionte i pari dhe kete nuk e beri per kredo personale,por per interesa shumepaleshe.Dhe per kete vizion te Politikave Bashkepunuese,Ai u duk se nuk ishte i vetem ne ate Nentor festiv. Nga ana tjeter,Kryeqeveritari Serb,z Vucic,e kishte me te veshtire ta miratonte kete bashkepunim ne saje te nacionalisteve noprane,te cilet ate dite,por edhe sot,tregojne Dhembet e kundershtimit.Mirepo;Ata dhe kushdo duhet ta kene te qarte se qe te kerkosh duhet edhe ti japesh tjetrit te njejtin Impresion,sidomos kur fjala eshte per Lirine.Kesisoj,per ta arritur kete duhet qe edhe kerkesa edhe mirekuptimi te jene emeruesi i perbashket per zgjidhjen e cdo Ekuacioni Politik! Pa kete,cdo bashkepunim eshte irracional! pra i pazgjidhshem.Ketu dallojme z.Vucic si inovator i politikave moderne,ndaj dhe u arrit nje fillim bashkepunimi Impresionues per te dyja Palet.Sot te dy Lideret,z Rama dhe z Vucic;e kane te qarte se nuk mund te vijne bashke Qellimi dhe Mundesia.
        Fakti se te dy kane te njejtin Qellim,ku te mbizoteroi fryma e bashkepunimit,po tregohen te kujdeseshem ne gjetjen e mundesive me racionale dhe mirekuptues me konservatoret pothuajse Diabolike.te cilet bejne cdo perpjekje Frenuese.Por eshte fat qe si z.Vucic dhe z.Rama kane qasje me njeri tjetrin per ta realizuar qellimin.Per ata eshte ne qender te vemendjes ajo cka thame me larte se:
        C,fare Lirie mund te kerkosh per vete,kur kete Impresion nuk ja jep edhe tjetrit? Dhe pikerisht ketu fillone demonnstrimi i vizionit madhor i Politikanit Rama dhe Vucic.Dhe me keta gjithcka do arriet me se miri dhe shume shpejte…

  2. Kastriot says:

    sigurisht qe vetem me paqe mund te zgjidhet dicka edhe mund te jemi pjesee e BE ndryshe harroje

    http://bit.do/Rama-ben-paqe-me-Vucic

  3. 24 ore says:

    Ne lemin e politikes se jashme, takimi mendoj se ia arriti deri diku qellimit per permiresimin e situates midis dy vendeve fqinje permes dialogut.

    Sidoqofte perpjekja per t’i dhene takimit ngjyrat e nje show mediatik permes fotove te zgjedhura apostafat, lene si gjithmone nje shije te hidhur tek konsumatori i lajmit. Pame ne foto buzeqeshje apo buzengerdheshje? E dyta perkon pak me shume me realitetin, se perndryshe s’kishte aresye pse te nderpritej transmetimi live.

    Eshte qetesi sa per sy e faqe kjo, o Mero-censura.

    1. Pelasgian says:

      Qetesi ne sy te bossit qe vinte nga Kina se per shpirt e hajne njeri tjetrin persegjalli .

  4. Pelasgian says:

    Sincerisht jemi te lodh me rivalitetin serbo-shqiptar i cili do zgjas perjetsisht , sidomos nga ana e tyre edhe pse jan gjithmon ata fajtoret kryesore . Te tilla rivalitete bota i ka ndreq me kohe , madje fqinjet tane .

    Turqia e Greqia ben shkembime njerzish pikerisht sepse s’ishte e mundur bashkjetesa e dy popujve . As bashkjetesa mes shqiptarve dhe serbve nuk eshte e mundur , per sa kohe Shqiptaret do jetojne ne ” territore te republikes serbe ” ata do te jen gjithmon te kercenuar e te diskriminuar . Kur ishte per ti marr ato toka me lufte Shqiptaret i dorezun armet si naive te perjetshem qe jan .

    Tani ka ngel vetem 2 mundesi , shkembim territoresh ose shkembim popullsishe perndryshe ky muhabet do zgjas perjetsisht .

    Pastaj le ti tregojme serbit dhe botes a jemi te zote te ndertojme shtet apo jo , ateher s’mund te ja leme fajin serbit e as grekut por vetem vetes sone .

  5. karl zais jena says:

    ja pse eshte e vonuar qenja e Edi Rames km i shqiperise….!!!! te pakten 10 vjet me pare duhej te ishte miku KRYEMINISTER I SHQIPTAREVE.dhe jo RREMBYTHJE SI sal Baba me Lul sumen.keta jane (mere me long se mishi u maru)shprehje popullore qe keta dy personazhe jane karikature e politikanit….mgjthate.ME MIRE VONE SE KURRE……..EC ED SE SKA HENDEK QE SE KALON TI.BRAVO.ME GJITHE ZEMER.

  6. bert says:

    Normale, Rama me levizjet politike te brendshme dhe te jashteme po tregon dita dites se eshte burre shteti dhe lider Europian.
    Problemi tani mbetet ne dyshimet per aftesite e tija ekonomike. shpresoj qe forcimi i shtetit ligjor te perthithe vertete ato te “damllosura” investime te huaja (per vende te reja pune kuptohet)
    Nje kerkese kam per juve Mero dhe gazetaret e tjere (“Fuqia e Katert”): meqe nuk kemi opozite politike, beni juve presion dhe sugjerime te qeveria per rritjen e nivelit ekonomik

  7. nardi says:

    Ne krahasim me paraardhesin e tij Edi Rama po perfaqson veten dhe shqiptaret ne menyre dinjitoze ne syte e nderkombetareve.

  8. faro says:

    Edi Rama eshte vizionar, largpames, superkoherent me zhvillimet moderne bashkekohore, i vendosur ne idete e tij, i lire per ta pranuar tjetrin ashtu si eshte, por dhe kembengules per t’i prezantuar pa ngurrim idete e tij per nje ballkan unik. Surpriza eshte se po del Shqiptari t’u jap mend ballkanasve. Me kete ata jane c’mesuar, tashme qe prej 200 vitesh kur Ali Pasha bente ligjin ne shumicen e territoreve ne fjale. Historia po rikthehet? Kjo eshte pyetja. Urime Z.Kryeminister! Xhelozite do t’i keshe bashkeshoqeruese ne cdo hap, duke filluar nga brenda, madje nga partia qe drejton dhe me tej.

  9. liri says:

    Eshte burre qe i meshon punes po aq sa fjales. Urime.

  10. sherifi says:

    Po nuk eshte pare keto 23 vjete politika dhe fqinjesia ne rajon me kte sy,por jane trajtuar fqinjet sidomos sebia si armiq te kohes se luftes se ftoh’te.
    Le te shpresoim qe keto takime te Edi Rames te sherbein per paqe dhe fqinjesi te mire ne gjith rajonin se jemi ne v.2014 dhe jo ne vitet 1950.

  11. fshatari says:

    Ti kishim patur edhe ata dy legenat e pare dmth Sali Serbin dhe Fatos pijanecin si Edi Rama,sot do ishim ne Europe sepse jemi popull energjik.
    2 kurvat vetem e kane shkaterruar Shqiperine dhe lemshi qe kane bere zor se zgjidhet

  12. Kosovari says:

    Me kete angazhim (qeverisje serioze ne vend,perfaqesim dinjitoz jasht) Edi Rama eshte nder politikanet me te pergatitur jo vetem ne Ballkan por edhe ne Europe. Eshte fat i madh yni me ne fund qe kemi nje kryeminister gjenial ne qeverisje dhe poaq ne marredhenjet ne politiken nderkombetare…! Suksese te metejme kryeminister. Kosova pret shume nga JU. Se sa per keta palo politikanet tane analfabet na mori lumi. Shko ne Kosove dhe trefoju se si duhet qeverisur kje vend i vjedhur ,i shkaterruar nga keq qeverisja. Shko e kapi per dore dhe mesoi se si duhet ecur dhe po nuk degjuan ua kap veshin si Fevziut (jo per dashamiresi sepse ata jane mistrece, po ua shkul veshin)…!

  13. beso says:

    Vjen Kina te ofroje ca miliarda per interes ekonomik dhe ekspansion ne fushen e influences. Domosdo do buzeqeshesh se nuk te jep para ai burri, Keqiag a si e ka llagapin.Te tjerat nuk kane kurrfare rendesi.Fakti qe samiti u organizua ne Beograd nenkupton qe Serbia eshte favorizuar me shume se te gjithe, ne do ma financoje Kina Rrugen e Arberit.Prodhon gje per eksport kjo rruga?Sa mije punetore fut ne maredhenie pune? Megjithate, me mire nje gllenjke sesa pa uje fare.

    1. Claus says:

      Ja dhe Mero e torri si e torri “muhabetin” dhe e nxorri Ramen perseri “lavdiplote” ne anen tjeter te bregut.

      Ja pra qe vizita e pare ne Beograd dha “frytet” e saj duke sjelle nje “relaks” dhe “normalizim” ne maredhenie midis dy paleve!!!

      Me shkaktoi te qeshura ky argument, duke me sjelle nder mend gjate leximit te shtypit tim te sotem “normalizimin” dhe hapjen e ambasadeve midis USA dhe Kubes pas nje telefonate njeoreshe midis Castros dhe Obames qe ishte bere dite ne pare.

      E pra, sipas kesaj logjike baziane vendet duhet ti “pervishen” njeri-tjetrit njehere, te hedhin dhe ca bomba, te bejne dhe ca raprezalje dhe pastaj te kthehen ne tavoline per te biseduar dhe normalizuar maredheniet, por plot dinjitet!!!

      Nuk kam asnje kundershti ne kete mes, problemi im qendron tek logjika kineze e Meros, si trashegimi e marre nga veprat e Mao Ce Dun-it, qe thoshte “turbullo njehere ujerat se pastaj do te kthjellohen”!!!

      Per mua ai kete radhe ka shkuar ne Beograd pa shume kranari, por si nje nder te fundmit midisa 16 veteve, i lene vetem dhe pa perkrahje, as ndonje Hashim dhe Atifete nuk kishte prane, por vetem dhe vetem per te kapur ndonje Juan qe Kina besoj se nuk do t`ia jape ashtu veresie.

      Nejse, atje e pa veten qe fjalet dhe oratoria nuk pine uje, si diku tjeter nga anet tona dhe uli tonet dhe “krenarine” tipike ballkanase.

      Atij kinezit nuk i`a mbajti t`i bente pak “moral” per mungese ftese ndaj Kosoves. A nuk ishte dhe kjo indirekt vazhdim i linjes Vucic?
      Natyrisht, dhe ne kete rast nuk doli me ndonje “dron” qe t`ia perplaste kinezit ne fytyre, perkundrazi. Aq mend ka patur dhe per kete Lavdi Zotit.

      Une do te thosha, qe eshte ndjere keq nga ajo bema e Nentorit, se historia eshte akoma e fresket, aq me keq kur dhe vellai i tij kishte dore ne ate pune.
      Por ndoshta keshilltaret e tij Fate dhe Maliqi nuk kishin habere qe dhjetori do te sillte dhe te tjera evenimente ne Beograd.
      Aq dine, aq bejne.

      Si perfundim, te berit politike eshte art dhe jo pikture alla-Rama, ku mund te hedhesh njolla boje ne telajo dhe ti shesesh si art qe kushton miliona.

      Por ja, qe e bejne gazetare si Mero, qe ate izolim qe ndjeu ne Beograd ta shese si “fitorje” mbi “fitorjet”.
      Pershendetje dhe gjithe te mirat.

      1. Saluli says:

        O Astrit Patozi, sa mire e ben politiken ti ne favor te Sali Skicofrenit. Te ka premtu ndonje llokem tjeter? Se nje here desh u bere President, po tani per cfar po shpreson? Hik ore debil, kur del ne tv e flet, nuk te durojme dot aq idjot dukesh, ja fut kot se koti, duke mbrojtur Shefin me pa te drejte. Xhanem mbroje se ta ka dosjen e spiunit ne sirtar….Pseudonimi Claus te shkon sipas zanatit qe ke pasur. Na cate bythen duke folur ne tv si kodra pas bregut. Idjoter te lindur.

  14. roni says:

    Te lumte goja Mero, e ke qare!

  15. AGRON says:

    Ne te gjithe na tarheq figura e Edi Rames me elegancen , elekuencen por nuk shoh asnje perfitim per shtetin Shqiptar qe gjithsesi mbetet i copetuar tashme ne 4 shtete te tjera.Te kendojme per fitoren kur ajo as nuk shihet ne horizont eshte thjesht ti bejme qefin vetes. Ne takimin e fundit ku ishte dhe kryeministri kinez (ne Beograd) u vendos qe nga pala kineze do te derdhen parate per hekurudhen Pire/Greqi-Maqedoni-Serbi -Budapest ku pjesen e luanit e ka Serbia! Folet per nje investim prej 2.4 miliard euro.U firmos nje memorandum bashkepunimi ne fushen e Finaces , bujqesi,telekomunikacion + infrastrukture. Ministri Antic (energjitika) njoftoi ndertimin e nje termocentrali te ri 350 MW me qymyr ne Kostolac me hua 608 milion dollare me nje takse prej 2,5%. Pamvaresisht qe ky termocentral do te kete nje impakt te tmerrshem per ECOSISTEMIN rajonal brenda 6 vjeteve do te mbaroje. E ka kundershtuar vetem BANWATCH. Tani mundet ndonjeri nga ju te me thote cfare marreveshjesh firmosem ne me kinezet apo me serbet pervecse gishtit ne b….! Doni me per Belulin ???? Tung

  16. stateless says:

    dy fjale per komentuesin Claus:

    Ne jete, dy kategori njerzish paraqiten te urryer(une nuk urrej njeri):

    1-Ata qe kur shohin nje njeri qe po e varrosin dhe I japing nje shkelm prapa

    2-Ata qe thone pas nje perfundimi te nje ndeshje se kishin gjetur rezultatin (edhe pse nuk ishin prononcuar qe ne fillim)

    Me konkretisht:

    Qe te “bombardosh” Meron tani qe ka nje minimum historic komentesh mendoj qe futesh te pika e pare.

    Duke thene se Olsi ngriti droning ne Beograd tregon se je me serb se serbet (dikur je treguar me grek se greket).

    Vetem nje budalla dhe Clausi nuk e di ose ben rolin te tille qe vizita pare ne Beograd ishte e me “urdher” te Merkelit dhe kjo vizite e fundit me “urdher” te k/ministrit kinez dhe kjo ndodh ne nje “puppet state” qe dmth jemi bere si shtet prostitute qe po na perdhunojne hapur dhe jo leke qe nuk na japim, por dhe duhet te paguajme te na shkerdhejne.

    Doja te shkruaja me gjate por eshte humbje kohe.

    1. Claus says:

      Po une e kam fajin se tanime Mero mezi arrin 20 komente ne dite?

      E dyta, nuk besoj tashme se Mero ka nevoje per komentet tona se i fshin si ti doje dhe kur te doje. Ka kaluar tashme per te koha e “mjerimit” kur ne qeveri ishte Saliu, tanime i fiton parate ne rruge te tjera.
      A nuk i shikon reklamat per “kontrolle falas ne shendetesi”?

      Po dal pak nga tema, por po deshe shko dhe be ndonje kontroll, jam i sigurte qe do te dalesh me glaukome, me diabet, me ndonje tension arterial dhe ndoshta me ndonje qafe femuri te thyre per tu bere pastaj “viktime” e mjekeve te Beqajt qe tashme kete atribut u`a ka dhene dhe privateve.
      Besoj se me kupton. Per naivitetin tend ose stupid-izmin tend nuk ka nevoje njeri, as kontrolle nuk duan sepse nuk ka ilac per sherim. Kaq i thejshte eshte muhabeti.

      Nje gje ta them me sinqeritet: nuk dua qe njerezit te bien viktima te politikave klienteliste, une jo e jo dhe lavdi Zotit jam ne gjendje te gjykoj se cfare eshte e bardhe dhe cfare eshte e zeze.

      Vasaliteti ne gazetari ne rrenim te con. Shih “Shekullin” qe kam muaj qe nuk e kam klikuar njehere.
      Besoj se redaksia e “Tema-s” do ta botoje keomentin tim. Fjale fyese nuk kam, as shpifje dhe sharje, pak kthjellim per disa koka, qe redaksive te gazetave tona nuk u peleqen shume, se i kane ndare parcelat me kohe.

      Te pershendes i “pashtet”!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje