Një leksion nga Klani, se si duhet të sillen ministrat me të!

18 Dhjetor 2014, 19:48Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Më në fund ka një raport kritik të TV Klan ndaj qeverisë. Redaksia është mobilizuar të gjejë fakte “korruptive” mbi zyrat e reja të Ministrisë së Mbrojtjes, që janë kthyer nga kazermë ushtarake, në zyra ministrie. Kanë përdorur fotoshop, fokusim në sandale dhe këpucë, kanë marrë katalogë dhe gjithçka tjetër, për të thënë se këtu ka një problem.

Nuk dua t’i hyj debatit banal për spekulimin në fjalë, pasi më shumë jam i gëzuar që TV Klan bëri një lajm kundër qeverisë, se sa jam i mërzitur nga gënjeshtrat e Frangajve. Ajo që dua të theksoj tek ky zhvillim i ri, është modeli i shëmtuar i një medie, e cila përpiqet të konsolidojë traditën e një medie gjobëvënëse, duke tentuar të linçojë ata zyrtarë që nuk i përshtaten këtij modeli.

Nëse ka një gjë që ua ka sjellë në fyt zorrët shqiptarëve pas 23 qershorit, është jo vetëm lëpirja e Klanit pas pushtetit të ri, por edhe relaksimi i pamatë i pushtetit të ri nga kjo lëpirje. Duke filluar që nga kryeministri, këshilltarët e tij të medias dhe një sërë ministrash, kanë vrapuar të kenë raporte personale me këtë simbol të ndyrësisë mediatike, që në gjithë traditën e tij në media ka pasur vetëm një parim: “kapjen e shtetit” dhe mbijetesën si pjesë e pushtetit.

E vetmja ministre që bëri një hap serioz kundër kësaj bande, ishte Mimi Kodheli. Ajo çoi në prokurori njërin prej Frangajve, i cili ka marrë jo më pak, por fiks 1.2 milion dollarë reklama me prokurim të drejtpërdrejtë, për të propaganduar “arritjet” e ushtrisë para zgjedhjeve të 23 Qershorit. Prokurimi ka rënë ndesh dhe me Kodin Elektoral, i cili ndalon reklamat shtetërore në kohë fushate. Xhirimi i parave është bërë në mënyrë të paligjshme tek një kompani e sajuar nga një punonjës i Frangajve. Dhe pasi janë tërhequr lekët, kompania është mbyllur. Thjesht Edvin Kullkuri, në cilësinë e sekretarit të Përgjithshëm dhe Frangaj, kanë “rruar” nga buxheti i shtetit 1.2 milion dollarë. Çështja shkoi në prokurori dhe në fillim u mor seriozisht. Por, Prokuroria jonë, si një institucion model qokaxhinjsh, duke parë nga një herë në muaj kryeministrin në TV Klan dhe Sandrin duke iu jargavitur anash, dhe duke dëgjuar çdo ditë në telefon shantazhet e tij, “isha me Ramën”, “ i thashë Ramës”, natyrisht që flluan ta zvarrisin, derisa në fund e mbyllën fare. Edhe pse shkelja është flagrante. Pas kësaj, Kulluri dhe Frangaj filluan të pozojnë të lumtur fundjavave bashkë. Jo vetëm duke shijuar 1,2 milion dollarëshin, por duke shijuar mbi të gjitha triumfin e modelit të Klanit tek pushteti i ri.

Aureola e ngjizjes së Klanit me pushtetin, u bë më e plotë kur disa javë më parë, Sandri ia arriti ditës që të priste sërish në Pallat të Brigadave qeverinë dhe kryeministrin Rama, si i zot i shtëpisë. Me teknologjinë e tij të spekulimit me pushtetin, kjo dëshifrohet si një rehabilitim i plotë dhe tani ka ardhur koha të hakmerret ndaj atyre që tentuan t’ia prishin modelin e mbijetesës së tij. Dhe kjo është Mimi Kodheli. Kjo është ministrja e vetme, që i çoi kësaj bande mediatike një dosje në prokurori, ku spekulimi është i hapur dhe kriminal. Të tjerët e kanë shmangur, edhe pse spekulimet kanë qenë në çdo zyrë të shtetit shqiptar. Madje, edhe në agjensitë e pronave të paluajtshme apo në zyrat e Ministrisë së Ekonomisë, ku legalizohen grabitjet e pronave të pronarëve prej tij.

Duke qenë si një dele e ndarë nga tufa, Kodheli natyrisht do të bëhet pre e këtij ujku pushteti, madje edhe duke spekuluar me të vërtetën.

E vërteta është se TV Klani ka nevojë për një imazh, si medie e pushtetit, që i ka punët grurë me kryeministrin dhe zyrtarin më të fundit. Ndonjë që paska qenë i “painformuar” si Kodheli, duhet të goditet, për t’u treguar të tjerëve si se si duhet të sillen me të. Dhe nuk e kanë keq. Përderisa pushteti i ri, i shikon raportet me mediat si raporte personale dhe jo si qëndrime parimore politike, gjithmonë ka vend të prodhohen klane mediatike dhe pushteti. Dhe mbi të gjitha, gjithmonë ka shanse të mbijetojnë modele të fëlliqura të mediave, që janë regresi real i këtij vendi në tranzicion.

30 komente në “Një leksion nga Klani, se si duhet të sillen ministrat me të!”

  1. ypi says:

    E shikon Mero qe nuk mund te ecet perpara pa nje arbiter si Xhaxhi?

    1. MB says:

      KUJTESE:
      Ja si gllabëronte tenderat e reklamave

      Zbulohet skema e përvetësimit të rreth 3.1 milionë dollarëve nga buxheti i Policisë së Shtetit nëpërmjet spoteve
      publicitare:

      http://goo.gl/1jxidC

      1. ganiu says:

        eshte e tmerrshme te mendosh qe individe si puna e vellezerve frangaj injorante te lindur dhe te nevirtshem te rruajne miliona euro nga parate tona dhe pushteti rilindas jo vetem qe nuk i ndeshkon por edhe ka filluar per fat te keq t’i ricikloje. ata qe kane punuar me kete frangaj e vogel dhe me kullurin e ministrise se mbrojtjes e dine qe nuk jane vetem ca sharlatane dhe hajdute ordinere pa nivel dhe te peshtire. ku je more edvin ku je se po vijne zgjedhjet prap dhe do shkosh…

    2. socialistet akoma ne opozite, Frangaj pastron parate me surratin e Rames says:

      Keshtu ka bere karriere Edi Rama. U serviloset hajduteve dhe te forteve, dhe mosmirenjohes me kedo qe e ka ndihmuar. Vetem Baze ka kurajo ti thote keto gjera publikisht edhe pse i dine te gjithe. Sepse vetem Baze eshte vertet i pavarur. Eshte turp qe Rama nuk distancohet nga televizioni Klan, i cili manipuloi vrasjet e 21 janarit, dhe fshehu plagosjen e gazetarit te vete. Eshte turp qe Rama nuk distancohet nga televizioni klan qe vodhi miliona euro. Nuk e ka fajin prokuroria, e ka fajin Rama qe con njerez ne burk per 10 mije leke, dhe i jep doren Frangajt qe ka vjedhur 10 milione euro.

    3. tani says:

      Kush e detyron Ramen te shkoje si kollovar tek tv Klan??? Edhe Ilir Meta vetem nje here ka vajtur tek tv klan qe prej 23 qershorit. Kurse Rama ka vajtur pese here.
      Boll genjeu qe ska cti beje. E degjuam boll 8 vjet rresht qe ska cte beje Rama. Pastaj beri koalicion me LSI dhe ja falem meqe skishte cte bente. Pastaj i dha LSISE gjysmen e pushtetit prape ja falem. Po tani me cfare justifikohet Rama ky genjeshtar ordiner? Pse more Meta e con Ramen tek tv Klan. Rama e hoqi zv ministren per 120 mije leke borxh. Kosta Bajraben e hoqi per 300 dollare. Kurse Sandrin qe ka vjedhur miliona euro ngeli duke i bere vizita si kollovar. Ky ska asnji moral asnji parim, vec me ja fut socialisteve. Demokratet po shijojne leket qe kane vjedhur 8 vjet. Socialistet akoma jane pa pune. Kshu eshte kur ben politike me aguridhe nga g99. Turp ti vije Rames se boll na genjeu.

      1. Votuesi i PS says:

        Mos u bej merak se edhe ne do ja kthejme reston Rames ne zgjedhjet e ardhshme, … duke filluar nga 21 Qershori.

    4. Hysni Dajaku says:

      Kjo duhet te jet edhe nje leksion per Ty Mero!!!
      Gazeten Tema mbas 23 Qershorit ua le ne dore komentuesve te Erion Velise!!!dhe disa komentuesve idiot qe shajne mbare e prape mbi dallime krahinore duke cuar shume posht nivelin e shqiptareve.
      Edhe ti ke ne dore nje arme te fort per te edukuar politikisht shqiptaret por qe e vure ne perdorim te pushtetit te radhes..
      Detyra jote si perkrahes I opozites se djeshme Mori fund kur ajo erdhi ne pushtet dhe pik.
      Shkrimet dhe kritikat per cdo veprim te gabuar te qeverrise duhet Jen kryeartikujt e tu te perditshem e jo lufta me “kalin e ngordhur “,Sali..
      Ti nuk ke me pune me Sali Berishen me te e ka punen Edi Rama dhe drejtesia.ata u votuan e fituan dhe e kan per detyre ti dalin per zot.Po kan kellqe mire ,po nuk kan populli do u japi ate qe meritojne.

  2. tos nano says:

    ore mero baze , ty ta dogjen ca kishe e ti moren por ti nuk di se ky sandri para pak ditesh ka marre nje gje te madhe nga ed rama . me zamirin e Teg e kane ba pazarin e me kryeministrin. negociator drejtori i komunikimeve endri fuga. folti dhe rruaj ve! prap sandri do vjedhi o mero.
    keshtu e ka bere frangaj. ishte me nanon dhe i ra metes. erdhi dhe i ra nanos. erdhi prape nano ne 2003 dhe u be me te e ri berishes e metes. erdhi berisha ne 2005 dhe u be me ate e i ra metes se nano u be vete me berishen. ra berishi erdhi rama. e harroi saliun e rri pas edit.
    ky eshte nje qelbersirw qe edhe ne katundin e tij ne zejmen te lezhes qe nuk e qasnin as me u sjelle paketen e cigares. por ilumte ka vjedhe ketu e ka ba namin sa edhe 101 vjet burg nuki dilnin !!

  3. Lolka says:

    mire e ke or Mero po Klani ta futen, sduhet me u krujt

    http://bit.do/bra-31-photos-SEXY

  4. populli says:

    SIMBOL I NDYRESISE MEDIATIKE! Kjo tabele duhet te vihet si adrese ne hyrjen e TV Klan.

  5. raimond vlonjati says:

    Ky eshte artikull i sakte .

    Ne nje foto te Kodhelit me Frangaj duket qe Frangaj ja jepte doren Kodhelit sikur ishte bosi i saj.

    Por Kodheli ta vazhdoj ate ceshtje qe ka hapur ndaj Klanit , mos ta lere me aq

  6. Altin Lame says:

    Ec o Ed rama se je një kokër legeni që se ke shokun, të degjeneruan para 8 vitesh, dhe i lëpiesh si zagar, kërko kërko hajdutët e ÇEZIT, futi në burg qytetarët e thjeshtë !dhe hajdutët e klanit tallin karin me ty. yt pjell e keqe.

  7. ona says:

    Turpe ti vije kryeministrit nqs nuk mere masa per kete idiot,hajdut,kriminel.

  8. iBaba says:

    Bravo Mero!

    Telerepublika duhet te marre fund, ndryshe shqiptareve u lind e drejta e sepaku mosbindjes derisa kjo klase pisash biznesmediapolitik te mos pengoje me vendin qe tashme prej 6 shekujsh perparon nje hap te vogel para dhe hapa pafund pas!

  9. elton says:

    A ka mundesi te ngrihet Enveri nga varri, vetem per kta njerez?

  10. Emigrant SHBA says:

    Ke te drejte Mero nuk e di se si u lepihen te gjitha qeverite ketyre lajkaxhinjve ketyre fytyrave qe rjepin dhe marin nga leket e ketij populli Edhe Rama sa erdhi ne pushtet nuk beri asnje gje tjeter vetem sa vulosi heshtjen ndaj menxyrave te ketyre funderinave si Frangaj Fevzo e ndonje tjeter Imamin e urdheruan te tjeret per te firmosur kete gje dhe ishte i detyruar ta bente Shfaqja me negative e gjithe pushtetit eshte paraqitja e te gjitheve ne ate pallat ku promovohej nje liber per ate qe u vetshpall mbret dhe qe e gjeti vendin ne kenete dhe e la ne kenete dhe kur iku mori te gjithe arin dhe ja mbathi duke ndejtur na arati deri sa vdiq U kthye nuk e di pse kjo mut familje respektohet Sa me shume te vjedhesh dhe te vrasesh aq me shume respektohesh.

  11. sherifi says:

    Artikulli eshte shume domethenes dhe shume i goditur,por une nuk besoi se Rama do bjeri deri ne ate nivel sa te perdoret edhe nga Sandri i tv.klan.

  12. linda says:

    Z.Baze, keni absolutisht te drejte.
    Rama na i hap zorret e barkut sa here e shoh me Fevziun apo me Frangajn.Tani vetem shpifesira Cani i ka ngelur pa takuar, besoj se shpejti do t’a shohim dhe ne studion e tij.

  13. Thanks for nothing mr. arvizu says:

    Te merresh me Ramen dhe 2A = 2F + 2B eshte jo produktive.

    Pjesmarrja e Rames dhe Metes ne promovimin e librit te nipces Esat Pashe Topetanit ne sarajet e Ahmut Zogut shenoi kapitullimin e turpshem pa kushte te dyshes Rama Meta.

    Por le te kthehemi te faktori 2A i cili hodhi disa fishekzjarre si babagjyshi vitit ri duke dhene sihariqin indogjeneve te ballkanit (lexo ballkarit) se vizat do jepen tre vjecare.Lajmi jepet me buje aq te madhe sa te krijohet pershtypja se do shkojne UFO-T ne Ha-merr-ik.Me perjashtim te disa pleqve qe do shkojne pa problen te nipcet e tyre ne amerike per te tjerat eshte shashke tymuese

    Pashe per kuriozitet statusin e komshive tane europjane dhe vetem serbet me shqiptaret jane mete diskriminuarit ne Europe.

    Mire serbet se bene lufte me Ameriken dhe Europen ,po ne qe jemi gjasme populli me proamerikan ne Europe perse trajtohemi shume me keq se greku qe eshte me anti-amerikani ne Europe.

    Per kuriozitet ja cfare thuhet ne BUNK’ARTIN free encikopledia:

    Visa requirements for European Union citizens in USA
    (free encyclopedia)

    Visa requirements for European Union citizens are administrative entry restrictions by the authorities of other states placed on citizens of the European Union.

    The European Union has achieved full reciprocity with certain countries.
    Current member states of the European Union are

    Austria,
    Belgium,
    Bulgaria,
    Croatia,
    Cyprus,
    Czech Republic,
    Denmark,
    Estonia,
    Finland,
    France,
    Germany,
    Greece,
    Hungary,
    Ireland,
    Italy,
    Latvia,
    Lithuania,
    Luxembourg,
    Malta,
    Netherlands,
    Poland,
    Portugal,
    Romania,
    Slovakia,
    Slovenia,
    Spain,
    Sweden
    and the United Kingdom.

    There is freedom of movement between them

    Thanks for nothing mr arvizu ?!

  14. Labi 2 says:

    Po i dashur Mero.Keta njerez quhen sahanlepires apo b….lepires dhe kane ekzistuar dhe do te ekzistojne ne çdo lloj qeverisjeje,kuptohet qe shkalla e dinjitetit te tyre eshte zero,jane gati qe ta fusin edhe gruan ne krevatin e tjetrit dhe te bejne sehit se si ajo ….

  15. blendi ..ziu says:

    TE FALA… “RAMES” !!! ( Na ishte nje here nje…EDI RAMA !!!)

  16. poshte klani e mafia! says:

    Fragaj & kompani jane faqja e zeze dhe faqezinjte e medias shqiptare.Kete e di populli

  17. Ylli says:

    Frangaj ne fillim bleu sherbetoret e rames endri futen dhe erion veliaj me ane te manes.
    Turp idioteve te pangopur. BQ

  18. Nastradini says:

    Pse shqetesohesh Mero? Nese edhe Mimi, Brenda nje viti, qethi nje milion euro, le te shkoje per lesh… Ty pse te djeg? Mimi prokuron me procedure sekrete (domethene qe mos ta marre vesh njeri, qe thua ti…) riparimet e banjave dhe mureve, duke perzgjedhur “ne menyre rastesore” kompanine e zemres. Kaq I trashe je o Mero sa e beson “rastesine” e Mimit? Ju lumte gazetareve. Germoni akoma, se bemat e Mimi Kodhelit nuk kane fund.

  19. Drejtesi says:

    Mero duhet te kesh turp qe behesh instrument ne fshehjen e vjedhjes. Me kete tregon qe vetem gazetar nuk je! Nese ka shkelje ne te kaluaren nga kushdo qofte duhet te shkoje ne burg. Po kjo nuk duhet te te shtyje ty te mbrosh pa argumente hajdutllekun e Kodhelit. Nese ke ndonje argument per dhene si gazetar jepe, qofte edhe per ata qe kane bere ne te shkuaren. Kurse tymnaja qe kerkon te ngresh eshte e ulet dhe te shemton edhe me shume sec je. Shpresoj te te hedhin ndonje kocke per kete lehje shembullore.

  20. #25 says:

    Mero e ke ulur shumë stekën

    Edrama me Tragjikun Meta ka kohe qe i kane perdhosur hapur fare votuesit e 23 qershorit,te shkrumbosurit e Gërdecit,te pushkatuarit e 21 janarit,te mbyturit e Otrantos,genocidin ndaj haklajave,diegien e shqiperise ne 1997 dhe mijra krime qe duhen rromane.

    Kulmi i tradhetisë Edrames ishte ne kukes ne shkurt te ketij viti ne mitingun per Kosovën kur e quajti Sali Bishën luftëtar te clirimit te Kosoves ne nje kohe qe ai me Bashen kane treguar hapur qe kane qënë armiq të Kosoves.Fakti qe asnje nuk e duartrokiti por u cuditen…Por Edrama nuk zuri mend.

    Me pasarelen ne pallatin e brigadave ku dyshja Rama Meta vune kokat e tyre nen thundren e oligarkise 2F duhet të marre fund ‘paqja e Meros me dyshen Rama-Meta duke i quajtur si nje sekt kompllotistesh te “ngjalave”‘E shte e vertete qe Sali Bisha eshte kriminel por i sinqerte dhe duhet ta respektojme se krimet i ka kryer ‘live’ pa ju dridhur qerpiku.
    Kriminale është impotenca biblike e PS-LSI,….. është hipokrizia po aq kriminale e panelit dipllomatik te akredituar ne Tirane pa neglizhuar dhe shoqerine civile dhe mediat

    Për të gjithë ata që bëjnë sikur nuk ka ndodhur gjë në këtë vend, duhet t’u kujtojmë t se Sali Bisha ka vrarë 26 vetë në Gërdec, në një biznes të lobuar nga i biri i tij dhe shkatërroi gjithë institucionet e shtetit shqiptar që të mos gjykohej kjo çështje. Fatmir Mediu, ministri që po mbijeton në politikë se fsheh sekretin e barbarisë së djalit të tij në këtë masakër, është në parlament, gjeneralët janë të lirë, dhe kryeprokurorja Ina Rama, që hetoi çështjen, është e papunë dhe e poshtëruar.

    Shqiptarët e panë këtë me sytë e tyre, panë kufomën e baxhanakut ë, dëshmitarit të patjetërsueshëm për gjurmët e Familjes Berisha në Gërdec. Ata panë si Sali Bisha shkatërroi shtetin për të mbrojtur këtë vrasje masive në emër të përfitimit financiar.

    Sali Bisha vodhi votat në vitin 2009 për të mbuluar këtë masakër. Rezultati i këtyre zgjedhjeve të lira nxjerr zbuluar 2009-ën dhe 2011-ën, nxjerr zbuluar mekanizmin e manipulimit të zgjedhjeve për të mbuluar krimin. Ky njeri shkoi dhe më tej në spiralen e krimit, duke mos duruar dot protestat për votën e lirë dhe protestat antikorrupsion, duke pushkatuar në mes të bulevardit 4 qytetarë të pafajshëm, të pambrojtur dhe të parrezikshëm, për t’u thënë shqiptarëve të ulnin kokën para regjimit të tij.

    Shqiptarët e panë se në vend që të kërkonte ndjesë për çka ndodhi dhe të shkonte para drejtësisë, nxori para gjyqit të tij partizan, duke përdorur deputetë pa dinjitet, institucionet e shtetit shqiptar- Presidentin, Kryeprokuroren, kryetarin e SHISH dhe gazetarë kritikë me të. Tallja e tij me gjakun e të vrarëve vazhdoi më tej duke liruar vrasësit fizikë nga burgu dhe duke u bërë karshillëk shqiptarëve se kush ngre kokën kundër tij, mund të pushkatohet pa gjyq. Shqiptarët e panë këtë dhe nuk e gëlltitën dot.

    Sali bisha u provoi shqiptarëve se pushteti i Familjes së tij ishte ai që diktonte ekonominë e vendit. E bija e tij u kap mat duke kërkuar tre milion euro për firmën e babait të vet dhe ai, në vend të çonte vajzën para drejtësisë, mori një kushërirë të gruas dhe dy tre kushërira të veta nga Tropoja dhe ja çoi gruas së kundërshtarit të tij politik para shtëpisë së gjyshërve të saj, duke e kërcënuar t’i prishë shtëpinë. Banorët e Tiranës, ata që e kanë pranuar bashkëjetesën me veriorë e jugorë në këtë vend, nuk mund të shkojnë deri atje sa të pranojnë që tre- katër gra tropojane, kushërira të Saliut dhe Lirisë, që u kanë zaptuar tokat, t’i kërkojnë një familje të vjetër tiranisë t’i prishet shtëpia se kështu dëshiron një tropojan tjetër në pushtet. Askush nuk mund ta gëlltisë këtë.

    Sali Bisha e çoi ekonominë shqiptare në buzë të greminës. Shqipëria është sot një piramidë gjigante financiare, me biznesmenë të falimentuar nga politikat e Sali Bishës dhe vetë qeveria është një sipërmarrje që jeton falë borxhit të brendshëm. Ky është litari që lë pas kjo kufomë politike, dhe që do t’i kushtojë rëndë Shqipërisë. Si një i pacipë në ikje, ai thotë se po lë pas një ekonomi të fortë, por në fakt po lë një piramidë për të cilën duhet të mbajë përgjegjësi.

    Vetem prangat i duhen Sali Bishes ose mbasi nuk ka shtet dhe shoqeri civile duhet nje Avni Rustem te egzekutoje kete perbindesh te Tropojes qe u fekondua ne Beograd kur udb dhe cia amerikane ishin ne muajt e mjaltit

  21. era says:

    #25 Koment i sakte. Rrjeshti i pare eshte shume i vertete.

  22. altin says:

    jepi mero helmoi njerzit por do te kthehet ty gjithe ky helem

    shoqa mimi dekoroi nexhmien dhe siveten e shoerdoruar shoqen vito – turp per ty mero baze

    shoqja mimi po rregullon hakete me arqitekt burre ziun dhe ti i ben avokatine turp per ty

    shoqja mimi me jerane kane tenderuar edhe nja 3 mil euro k karburant e sherbime …. prap do thuash gje per saline TURP per ty dhe gjithe mostrat si mero baze

  23. venaliu says:

    Epo te shkosh me me tte fortin e rradhes nuk eshte ndonje stil i pa njohur per ne shqipetaret

  24. skender says:

    Persa i perket zotni Bazes nuk keni se ca me thon e ka tregu veten qe ecen drejt,nersa artikullu tregon per tv klan qe po nrron valet dhe po hypen ne qerren e fitusve,ky osht sport nerkomtar,por i takon rames me shok qe ti tregojn venin frangajve po rama don qe ti ket ne sqetull persa koh qe osht ne pushtet qe mos te i krijojn telashe,pra ky ston ket bylmet ka dhe mduket cudi qe ju po habiteni ,na kto veprime pse mi mani te ashtequjtem socialiste per burra asnof.Duhet te zgjohemi na gjumi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje