Kush do të vendosë për bojkotin e Partisë Demokratike?!

22 Dhjetor 2014, 20:24Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është nën presion për të njohur vendimarrjen e forumeve të reja të PD-së, si vendimtare për hyrjen ose jo të tyre në Kuvend më 24 dhjetor. Nëse bojkoti u përdor deri më sot si një katalizator për radikalizimin e situatës dhe justifikimin e zgjedhjes së strukturave të reja të partisë “në kushte lufte”, duke krijuar një qendër pushteti që nuk ka lidhje më me Grupin Parlamentar, tani këto struktura po përdorin nevojën për t’i dhënë fund bojkotit, si një mënyrë për të marrë pushtetin mbi Grupin Parlamentar.

Po cila është e vërteta e negociatave?

E vërteta është se negociata nuk ka. Dy të dërguarit europianë që kanë ardhur në Tiranë, i kanë propozuar qeverisë dhe opozitës tre pika. Ato janë rikthimi i opozitës në Kuvend dhe një lloj garancie për të mos përdorur shumicën e cilësuar pa konsensus, nëse është e mundur. Kjo, për mos djegien e mandateve, bashkëpunimin e fortë mes dy palëve për reformat kushtetuese dhe ligjet me shumicë të cilësuar, si dhe përgatitjen e një kuadri ligjor, që frenon në të ardhmen përfshirjen në Kuvend të elementëve të kriminalizuar, duke respektuar kuadrin ligjor kushtetues, në konsultime me Komisionin e Venecias. Është e këshillueshme, që rekomandimet e këtij standardi të vijnë nga Bashkimi Europian.

Qeveria është dakord për të tri këto pika dhe ka premtuar që nëse ato formulohen dhe çohen në Kuvend në formën e një rezolute, ajo i miraton ato. Kaq! Më tej nuk ka asgjë.

Në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, në fakt nuk është diskutuar fare për këto zhvillime. Por, është krijuar ideja, sikur shumica po heziton të japë një përgjigje për kërkesat e opozitës. E gjithë kjo bëhet që Berisha dhe Basha ta mbajnë Grupin Parlamentar peng deri në datën 24, me idenë se po dështojnë negociatat. Pastaj vendimin për ta, për mandatet e tyre dhe hyrjen në Kuvend, të mos e marrin ata, por forumet e reja të Partisë Demokratike, të cilat janë një bashkim jo politik i njerëzve të Bashës dhe Berishës. Më saktë, vendimin për të qenë ende deputetë në Kuvend për një deputet të Partisë Demokratike duhet ta marrë motra e Odetës, burri i saj, punëtori i saj i skenës, shoku i Zenit dhe gjithëfarë laramanësh që janë futur në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike. Të cilët, nuk kanë asnjë lidhje as me PD-në, dhe as me politikën e saj, por janë punonjës të firmave private të familjes së Bashës dhe Berishës, të punësuar tashmë dhe në PD.

Ky është edhe kurthi real që Berisha dhe Basha i ngritën Grupit Parlamentar dhe strukturave të PD-së me Kuvendin e ri. Të gjithë ata që e nënvlerësuan zgjedhjen e një Këshilli Kombëtar tërësisht jo politik, duke ia lënë në dorë Odetës apo Zenit, tani kanë për t’u përballur me vendimarrjen e tyre, e cila mund në çdo rast numrat dhe fuqinë politike të Grupit Parlamentar dhe strukturave politike të partisë.

Kështu që, beteja reale tani nuk është mes atyre që duan të hyjnë në Kuvend dhe atyre që nuk duan të hyjnë, por është pak më e gjerë. Është betejë mes atyre që duan të vendosin vetë për fatin e tyre si deputetë, dhe atyre që ia kanë dorëzuar fatin e tyre Berishës dhe Bashës me “lulat e vocër”, që kanë hyrë në Këshillin Kombëtar.

Për ta fshehur nga publiku këtë betejë reale, Berisha dhe Basha po bëjnë sikur po presin një përgjigje nga qeveria. Në të vërtetë, qeveria e ka dhënë përgjigjen dhe po pret që opozita ta formulojë atë për çfarë ka rënë dakord me të dërguarit europianë në Kuvend. Duke krijuar idenë se ata ia kanë dërguar kushtet qeverisë dhe po presin, në të vërtetë Berisha dhe Basha, janë duke vënë në gjumë Grupin e tyre Parlamentar. Sa të kalojë data 24 dhjetor, për ta lënë pastaj në dorë të Odetës, nëse ata do të jenë deputetë apo punëtorë skene të mitingjeve të saj.

21 komente në “Kush do të vendosë për bojkotin e Partisë Demokratike?!”

  1. Labi Vlore says:

    Populli Budalla voton nje shumice te cilesuar.Ngaqe e kupton se Qeveria nuk mund te arrije dot kurre konsensus me Opoziten e Shpellave dhe Guvave te Tropojes.Por,c’fare ndodh??Kjo vote e Qytetareve nuk merret parasysh,por perkundrazi,merren parasysh tekat e pales tjeter(kriminale e faktuar).Nese kjo do te ndodhe,voten time Edi Rama ta harroje pergjithmone.Nese pranon kete marrveshje me PD-ne,une personalisht nuk kam ndermend te votoj kurre me ne jeten time.Lere me pastaj qe te shkulem nga Italia per te votuar ne Shqiperi.As qe behet fjale fare.

    1. skelari migrues says:

      Nuk është kaq tragjike, o mik, sepse kushti që përmendet është tallje bythe, pasi thotë “nëse është e mundur”. Jam dakort që përsëri është jo dinjitoze që të formulohen kushte të tilla, por dinjiteti në këtë situatë humbi që kur filloi të diskutohej për ndërmjetësi nga Evropa për “zgjidhjen e krizës”.

    2. Aleks says:

      Bojkoti mori fund ata tallen trapin 6 muaj tani shkojne e marrin ato leket kot
      http://bit.do/Ja-pse-mori-fund-bojkoti-i-SHQUP-it

  2. Mallakastrioti says:

    @@Mero flm per Shkrimin Informues,por te them te Drejten si dhe shume Lexues te rregullt te Gazetes suaj jam i “Lodhur” duke para “Deshet” e PD-se, qe po Bejne Politiken e “Madhe”, jo futemi po sfutemi…blla..blla..Nderkombetaret…Kastravecat …Dildot qe deshirojn ne “S ume” Lule Basha dhe shume Lepires te tjere te Berishes…..ect.
    Per mua si person Eshte nje Fakte qe PD-ja nuk futen ne Kuvend:Destabilizimi Politike i Shqiperise..Kuvendi jo-Funkskonal..politike-papergjigjesi drejtuese…shkurt nje Kaos Politike qe i shkon per Shtate Serbise…Pra Sali-Lulezim Basha:UDB…ja.

  3. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Me kete manover “miqte” e Holldashit,mbeten perfundimisht jashte Parlamentit dhe perfundimisht jashte PD-s !
    Deri ne sekonden e fundit do pres Berisha,per te “thyer” PS,per te realizuar enderen e tij,marrjen e pushtetit ne tavoline,pastaj i “qendis” kerkesa te tjera,deri ne dorzimin e çelsave te Kryeministrise !
    Kerkesat e PD-s jene per rimarrjen e pushtetit !

  4. Rezi says:

    Ka per te ndodhe qe ata qe jane me te vertete politikane ne PD, do te futen ne parlament edhe pa vendimin e Bashe-Berishes….Eshte llogjike te konsumojne mandatin duke ditur qe ne parlamentin tjeter s’kane shans te kandidohen me….hani rrogen edhe keta 3 vjet sa nuk eshte vone….

  5. Fanatik PD says:

    Po pse paska qene PD jashte parlamentit dhe une nuk kam dit gje? Une kam kujtuar se zotni Berisha eshte i semure nga fyti prandaj nuk degjohet zeri i tij ne parlament….bo..bo. Por qysh kur keshtu, apo qysh kur e rafen ate deputetin tullac?

  6. shqip says:

    e keqja e kesaj pune nuk eshte sali bisha apo lule bashari. ne fakt personazhet pa tager e pa moral te deputeteve(lepujve) te g.p. demonkrat, jane ata qe mund dhe duhet te ndahen nga kupola e marrezise. nese ata 10te a 12te vete qe mendojne ndryshe futen me bindjen e tyre ne parlament, kjo i nxjerr hajdutet e pengmarresit e pd.se. lakuriq perpara shqiptareve, b.e e sh.b.a. mirpo kjo zor te ndodhe pasi magazinieri i shqupit i ka te gjithe ne “grusht” mekataret e pedeve. eshte e para here qe asnje politikan nga brukseli apo amerika, nuk mund te guxojne e jo me te vendosin kushte se çduhet te beje nje shumice e cilesuar. ata e dine po aq mire sa ne se ky vend qe deri me sot nuk mund te quhej shtet, ka mundesine e vetme e reale te behet i tille (shtet). me kerkesa e vajtime, me perralla e barcaleta shpellaresh, edhe kukani ,po edhe gjyshi i kukanit nuk kane ç’bejne. asnje nuk i nxjerr dot shpellaret nga bataku ku kane rene. shpresojme te mos dalin me kurre nga aty. ata te dy, babe e bir, pra berish basha e kane me se te qarte fundin e tyre. vetem destabilizimi mund ti shpetoje nga drejtesia e munguar dhe e shume vonuar. nuk ka bojkot. ka vetem marrje kohe per te pergatitur terrenin per rremuja alla 98ta. mos me thoni se po e kaloj fantazine. jo, ne asnje menyre. i mbyturi kapet fotr e kerkon te mbyse edhe te tjere. tashme 2b jane te skeduar dhe nuk i ndihmon dot as shesheli, as udb.ja. le te dalin ne protesta me mzirat e alikot, me hajdutet e dritave e me zaptuesit barbare te trojeve. kjo do bente me te kthjellet e me te lehte punen e qeverise per ti identifikuar personazhet qe jane martuar me krimin. vetem nje thirrje do ti beja edi rames, hidhi syte nga kroacia per te kuptuar se sa shpejt do te fusin ne b.e. beji nje dy shembuj te forte qe te te kuptojne se je ne rrugen e duhur. po i le te lehin rrugeve, do ta bejne jeten te veshtire, ty po edhe shqiptareve.

  7. karl zais jena says:

    more pushtetin Saliu se sheh as me dylbi me,por do te ndodhe kjo qe te udheheqe shoqaten PD akoma per shume vite…..por kete rradhe miqte i kane kthyer shpinen .behet fjale per rrogen e parlamentarit…te tjera ska ç’tu afroje me Sala.keshteu rrumpalla PD po i zgjat Agonine vetes.

  8. Eqerem Bej Vlora says:

    Vendi i politikes ne gjithe boten eshte parlamenti.
    Nese PD nuk kthehet atje, le te rrijne ne qejfin e vet mbyllur ne SHQUP.

  9. anna says:

    PS NUK ESHTE ZGJEDHUR TE LOZI ME FATET E POPULLIT . TE MOS BJERI NE GABIMET E TRADHTARIT NANO QE BERI ELEKUENTIN ME BERISHEN DHE PASTAJ KY I FUNDIT JA FUTI.SHUMICA E VOTAVE ESHTEE PS .S’KA KONSENSUS ME OPOZITEN!!!!!!!!! NDRYSHE RAMA ESHTE NJE JUD.

  10. gjuetari i derrave says:

    Mjere idiotet qe degjojne ENDE nje KOMUNIST FANATIK sic eshte Derri VICIDOLLIT

    Mjere per trute qe kane. Per te keqen e tyre!!!

  11. tz says:

    84 vota jane te mjaftushme qe Edi te beje reformat qe i duhen atij populli, me pak dhimje por ske çte besh, Te nderhyje ne kushtetute te beje ndryshimet e duhura duke perfshire ate zagar president duke e shkruar me ceremoni dhe ta zgjedhi populli me referendum popullor.Duke vene Serbin e Tropojes ne burg bashke me bythecet e PDC ose Edi te shkoje te q..het ne byth

  12. Kritiku says:

    Mero, shkrimi eshte shume i goditur dhe i pershtjellon ashtu siç jane “problemet” ne grupin e cubave te maleve(PD). Ata koken hengshin sepse ne nuk na behet vone. Me mire qe te vazhdojne keshtu sepse po shkojne drejt shkaterrimit te sigurte te njeri-tjetrit.
    Por, kohet e fundit shikohet qe e ke pe prishur drejteshkrimin e gjuhes shqipe. Mos eshte kjo si rezultat i te qenurit vazhdimisht ne kontakt me maloket dhe kosovaret? Sepse ata flasin gjuhen shqipe si analfabete.
    Ti shkruan “deri me tani” ne vend qe te shkruash “deri tani”. Sa per sqarim, “më-ja” vihet tek nje fjale perpara per te shpjeguar nje kohe apo mase te percaktuar, si p.sh. “me perpara”, “me vone”, “me mire”, “me keq”, etj. Ndersa venia perpara fjales “sot” eshte e gabuar, sepse vete fjala eshte nje percaktim i nje pjese kohe te kufizuar, me fillim dhe mbarim.
    Mos perdor, thenie te malokeve dhe kosovareve, qe vete ata nuk dine se çfare flasin, por mjaftojne qe te nxjerrin nga goja disa fjale, por pa e vrare mendjen, nese keto fjale lidhen apo jo me njeri-tjetrin qe ti japin nje kuptim fjalive te formuluara. Sa here kemi thene qe te komunikosh me maloket dhe kosovaret na duhet nje perkthyes, se per ndryshe nuk merremi dot vesh?!

  13. populli zulu says:

    He mo Mero sy petriti, si thua ti? do hyj apo jo?

  14. Alfi Mustafa says:

    Ajo dihet qe opozita do ta thyeje bojkotin. Perpara mandatit te deputetit dhe pages se 6 muajve ata nuk vene asgje. As nderin, as moralin e aq me keq interesat e popullit apo te votuesve te tyre. Ata (shumica e tyre) jane ish-ministra, ish-zv/ministra, ish-drejtora te larte dhe te ulet, bisnesmene, parellinje, pra ne nje fare menyre nuk jane hallexhinj. Dje ish pushtetare sot deputete me rroga te majme. A thua vertet do te kthehen ne Kuvend? A u mor ndonje vendim apo premtim nga Qeveria per rritjen e pagave, pensioneve, pagesen e papunesise? A u anullua vendimi per rritjen e energjise elektrike? A u ul TVSH-ja? JOOOOOO! A u mor ndonje vendim per deputetet qe rrahen Strazimirin? JOOOOOOO!!! E cfare u arrit nga ardhje e Kukan? Thjesht u dhane premtime dhe nuk u mor asnje vendim lidhur me kerkesat qe “opozita”, ne emer te popullit opozitar, organizoi protestat e “medha”. Pra opozita ose me sakte deputetet e opozites, e sigurte qe do te kthehen ne Kuvend thjesht dhe vetem per te ruajtur mandatet dhe per te marre rrogat dhe as i kercet bytha fare per popullin mjeran. Keshtu pra xha Sali, me ne fund e dhe urdherin. Mjer ky popull sa ka per te vuajtur!!!!

  15. stateless says:

    Lajmi I fundit qe mazhoranca pranoi disa poshtrime biblike publikisht
    nuk ja vlen as te lexojme kete editorial dhe as na ben zemra te komentojme..

    Po jetojme ate kohe qe nje poet I madh (dhe ai I vetposhtruar)thoshte..KUR BORA U NXI DHE BALTA ZU THINJA..

    Te keqen e zogizmit,fashizmit dhe komunizmit bashke me keto monstra deputete,qeveritare,mazhoritare dhe opozitare pa harruar dhe porno-ambasadoret e adriatikut dhe atllantikut

    dita e sotme eshte me rende se 7 prilli 1939 dhe 2 prilli 1991..

    ju lutemi mos na i beni enverhoxhen me te madh se jezu krishtin

    RIP ALBANIA

  16. Mali i Tomorrit says:

    Bravo Mero

  17. lexuesi says:

    O Mero,me vjen keq! Ti e di se ata nuk jane parti,por klan hajnash… Le te vendosi leshi vete per partine e leshit te dreqit

  18. lexuesi says:

    O Mero,me vjen keq! Ti e di se ata nuk jane parti,por klan hajnash… Le te vendosi leshi vete per partine e leshit te dreqit. DIHET qe Salliu dhe vasalet e tij duan TE MARRIN PUSHTETIN NE RRUGE MAFIOZE ME “MODERNE”,pa votime

  19. Sokol says:

    O Mero lere opoziten se u bere bajat. Sot duhet te flisje per shumicen qe po vepron si e shkerdhyer. Dhe ne duhet te gelltisim prape brockat e saliut e kompani qe do te na shfaqen fitimtare serish e do te na thone hani m…hani, sido qe te votoni une do jem persiper. Turp Edi Rama. Politika eshte kurve por edhe kurva s’i hap kembet per te gjithe. Turp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje