Një zhvillim që ja heq guvernatorin nga duart presidentit

21 Dhjetor 2014, 19:13Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Ka pasur dy interpretime të ndryshme publike lidhur me mënyrën e zgjedhjes së guvernatorit. I pari, që i mëshonte Nishani dhe opozita, ishte që guvernatori zgjidhet nga presidenti dhe për këtë shkak është dhe anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Bankës. Ndërkohë, disa figura politike të shumicës, mes të cilëve shquante Erion Braçe, thoshin që presidenti duhet ta zgjedhë guvernatorin nga një prej anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës të Bankës. Interpretimi i dytë i jep më shumë fuqi parlamentit në përzgjedhjen e guvernatorit, ndërsa interpretimi i parë i jep prioritet presidentit.

Edi Rama qëndroi larg këtij debati dhe shpresoi deri në fund tek një mirëkuptim me Nishanin, për të gjetur një guvernator me profil të lartë profesional, mundësisht me karrierë ndërkombëtare. Por, Nishani realisht nuk e përfilli dhe përzgjodhi një kandidat të vetin.

Deri këtu dukej sikur e drejta për të përzgjedhur Nishani ishte e garantuar.

Por, dje Këshilli Mbikqyrës i Bankës, ka marrë një vendim befasues, duke propozuar kandidatin e përzgjedhur nga Nishani, si kandidat për anëtar të Këshillit Mbikqyrës të Bankës, duke i kërkuar Kuvendit ta miratojë atë me qëllim që t’i hapet rruga për t’u zgjedhur guvernator. Ja seç thotë vendimi i Këshillit:

“Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, me vendimin nr. 79, datë 19.12.2014, i propozoi Kuvendit të Shqipërisë, zgjedhjen e z. Gent Sejko në funksionin e anëtarit të këtij organi. Këshilli Mbikëqyrës shprehu “bindjen se përmes kësaj zgjedhjeje, po kontribuon në zgjidhjen në një kohë sa më të shpejtë të çështjes së emërimit të guvernatorit të ri të Bankës së Shqipërisë dhe i shërben stabilitetit ekonomik dhe financiar të vendit”.

Ky vendim i Këshillit Mbikqyrës, konfirmon tezën e shumicës, se guvernatori duhet të përzgjidhet nga një prej anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës dhe se Bujar Nishani ka marrë një vendim të nxituar dhe antiligjor duke e propozuar zotin Sejko, ende pa qenë anëtar i Këshillit Mbikqyrës. Fakti që Këshilli Mbikqyrës po detyrohet të bëjë një procedurë urgjente para se Kuvendi të shqyrtojë kërkesën e presidentit, do të thotë se Këshilli njeh si procedurë ligjore korrekte përzgjedhjen e guvernatorit nga një prej anëtarërve dhe jo qënien anëtar për shkak të detyrës si guvernator.

Ky është një konfirmim i rëndësishëm, që ndryshon në themel të drejtën e shumicës në përzgjedhjen e guvernatorit. Me këtë kriter, shumica duhet të plotësojë njëqind për qind anëtarët e Këshillit Mbikqyrës të Bankës dhe presidenti pastaj le të përzgjedhë një prej tyre, por jo të dal rrugëve të bëjë tender për guvernatorin, sikur po ndryshon mobiljet e zyrës në Presidencë.

Me këtë interpretim që i bën vet Këshilli mënyrës se si përzgjidhet guvernatori, shumica ka mundësi të fusë kandidatë cilësorë në Këshill, njerëz me profil të lartë profesional, me qëllim që t’ia pamundësojë Bujar Nishanit përzgjedhjen e ndonjë kandidati mediokër dhe më keq akoma, të ngjashëm me Fullanin në krye të Bankës. Më lehtë e kemi të fusim në ligjin e Bankës që çdo guvernator duhet të marrë në punë dhe gruan e presidentit, se sa të katandisemi që të na gjejë kjo e fundit një guvernator që e komandon.

Duke përdorur pikërisht këtë vendim të Këshillit, parlamenti duhet të plotësojë urgjent Këshillin jo vetëm me vendet vakante, por dhe me shkarkimin e atyre që kanë shkelur ligjin e Bankës, siç është rasti i Petraq Milos apo Dhori Kules, që kanë aktivitet të provuar politik.

Pas kësaj, presidenti le të përzgjedhë njërin për guvernator. Dhe ka mundësi të korrigjohet, pasi mund t’i japin shansin deri 9 herë, sa të gjejë atë që duhet.

15 komente në “Një zhvillim që ja heq guvernatorin nga duart presidentit”

  1. Labi Vlore says:

    Nishani(ne fakt Saliu) i nderuar Mero,ben edhe kete tjetren.Nuk propozon askend nga Antaret e Keshillit Mbikqyres per Guvernator.Si zgjifhet problemi??Nishani mund te argumentoje se:Ne ligj nuk eshte normuar qartazi dhe ne menyre taksative(edhe pse e nenkupton) se Presidenti duhet me patjeter te propozoje nje nga antaret e Keshillit Mbikqyres per Guvernator.Dhe rrjedhimisht ai propozon ke te deshiroje.Me kete rast shkelet ligji dhe mbetet vendi pa Guvernator??Pune e madhe.Elisabeta mbetet Guvernatore.Aq me mire.Dhe nese ajo jep dorheqjen,vendi mbetet pa Guvernator.PD-ja dhe Nishani pikerisht kete deshirojne.Kjo qe shkruan ti i nderuar Mero eshte ndoshta nje rreze drite,por kurrsesi nuk eshte zgjidhja.Ki parasysh se Kushtetuta shkruan.”Presidenti nuk mban pergjegjesi per veprimet apo mosveprimet e tij”.

  2. fb says:

    Ky propozim i kahershem i Bazes i jep zgjidhje ligjore te menjehershme problemit te governatorit. Por Rama po ben serish gafen e rradhes, duke i dhene mundesi Jarit te lere vendin pa governator. Si gjithmone Rama nuk degjon zerat e kthjellet, pasi ai ka veshe vetem per Kocot, te fortet, dhe pse jo edhe per ndonje Fevzo gjate weekendit.

    1. DinPaku says:

      Nuk eshte se po ben gafa Rama, por eshte se Shqiperia per here te pare ne historine e saj eshte me dy republika, republiken e Sali Nishanit dhe ate te Ilir Rames. Dhe problemi eshte se nuk i dihet se kush eshte me e forte nga te dyja. Disa shenja, si psh karshilleku i hapur qe shfaq e para karshi te dytes, tregojne se republika e Sali Nishanit eshte me e forte.

      1. fb says:

        Boll ja vume fajin prokurorise qe nuk denon hajdutet nderkohe qe Rama shkon tek hajduti Frangaj nji here ne muaj (LSI-ne po ja falim se gjasme Rama s’kishte cti bente).
        Boll ja vume fajin Jarit (klluf ushtarit) qe s’po zgjidhet guvernatori, nderkohe qe Baze ka muaj me rradhe qe shkruan per zgjidhjen. Kush e pengon Ramen te emeroje anetaret e keshillit mbikqyres? Jari?
        Republika e Sali Nishanit u themelua diten qe Rama u kthye ne parlament pas krimeve te 21 janarit dhe te 8 majit. Opozitaret e paralajmeruan qe Saliu do behej i paprekshem pasi do merrte presidentin dhe gjykatat, por Rama vazhdoi me kokefortesi dhe tani thote paturpesisht qe ska cti beje.
        Sic ka shkruar Baze, gjithe cka duan sot Frangajt, Salinjt dhe Fazllicet eshte qe Rama ti leje rehat te gezojne parate qe vodhen 8 vjet me rradhe.

  3. astrit says:

    E ka thene me goje i ndjeri Pjeter Arbnori: “Keta nuk jane socialista por specialista”.

  4. valdo says:

    po nese ia heqin edhe kete kompetence perfundimisht presidenti eshte kot fare

    http://bit.do/presidenti-duke-palluar-gruan-e-vet-video

  5. Albi says:

    O Mero, nuk ka vend ne bote qe nje ligj te dali siper kushtetutes o mavri.

    Keshilli me kete qe ka bere i ka mbyllur gojen Braces qe di vetem te grricet me tere boten, edhe kur vete partia e tij nuk ja perfill mendimin.

  6. ymer abazi says:

    Kam patur te drejte kur kam thene se ti Mero nuk je gazetar por nje pelivan i penes. Nje çeshtje shume te thjeshte si kjo qe ne fund te fundit eshte e percaktuar me kushtetute, je i gatshem ta sterhollosh per te dale ne fund atje ku te intereson ty. Me kete shkrim verteton edhe nje here ate qe theksova me siper. Kur thua qe ka patur dy interpretime te ndryshme menyra e zgjedhjes se guvernatorit, deri ketu je ne rregull. Por cilat jane keto dy interpretime te ndryshme? I pari sipas teje, eshte ajo qe i meshon presidenti, qe guvernatori zgjidhet nga presidenti dhe per kete aresye eshte edhe anetar i keshillit mbikqyres. Ndersa i dyti eshte ai i propozuar nga disa deputete te shumices,qe presidenti duhet ta zgjedhe guvernatorin nga radhet e anetareve te keshillit mbikqyres. Deri ketu perseri çdo gje ne rregull! Me poshte me llogjiken tende percakton se interpretimi i dyte i jep me shume fuqi parlamentit, ndersa i pari i jep me shume fuqi presidentit duke lene te kuptosh se i dyti eshte me i sakti. Por cili eshte pelivanlleku yt ne kete rast? Duke i meshuar faktit qe interpretimi i dyte eshte me i sakte dhe me i ligjshem per aresye se vjen nga parlamenti, mundohesh te besh nje akrobaci firauni qe shumekush prej nesh mund ta kaloje pa e vene re. Ne njeren ane presidenti, ne anen tjeter parlamenti. Me se e natyrshme, kjo perplasje ndodh edhe ne vendet me te zhvilluara perendimore. Po cili eshte parlamenti yne ne fakt? Te gjithe e dime qe parlamenti i sotem shqiptar, eshte Edvin Rama. Kush nuk e di, le ta mesoje. Me poshte perseri me pelivanllekun qe te karakterizon, mundohesh te na mbushesh mendjen se Rama qendroi larg ketij debati duke shpresuar tek nje mirekuptim me Nishanin(qe per hir te se vertetes, nuk eshte aspak ne natyren e tij) dhe duke dashur te bindesh disa idjot te dobishem se zgjedhja e guvernatorit nuk eshte debat midis Rames dhe Nishanit, por midis parlamentit dhe Nishanit. E theksoj edhe nje here qe parlamenti i sotem eshte Edvin Rama. Duke e zevendesuar fjalen parlament me Edvin Rama na del Edvin Rama vs Bujar Nishani. Lind pyetja:-kush ka te drejte? Le ta gjykoje populli, por jo ti Mero. Ti nuk je populli.

  7. Sokol says:

    Je i qarte ne ate qe thua.
    Por je edhe i njeanshem!
    Kandidatura e presidentit eshte shume e dobet!
    Besoj se ligji ashtu i formuluar kerkon nje konsensus per emrin!
    Sepse parlamenti mund te hedhe poshte cdo kandidature te presidentit! Dhe nuk mund te thuash se kush ka te drejte , i pari apo i dyti!
    Pra duhet te kete koabitacion ne keto kushte. Dhe me shume rregulla, prerogativa, limite etj. Psh mund edhe qe presidenti te mos propozoje askend per guvernator! Ose mundet qe cdo kandidature te rrezohet nga parlamenti.
    Mendoj se duhet futur ne loje ne kete rast edhe ndonje pale e trete e interesuar! Dhe ligji e ben kete, duke delimituar kandidaturat qe mund te bej presidenti! Por kjo nuk pranohet nga presidenti. Pra kush mund te jete palave trete apo klauzola qe ti jape te drejte parlamentit apo presidentit qe ti imponohen njeri tjetrit ne nje rast te ketille amullie?!
    Mendoj se presidenti duhet ta humbi kete prerogative nese nuk propozon askend ose nese tere kandidaturat e tij nuk miratohen nga parlamenti!
    Se si duhet te vazhdohet nuk e di, por mendoj se qeveria ose parlamenti ose keshilli mbikqyres te zgjedhin guvernatorin e tyre!

  8. Guri says:

    Bravo Mero ,apatia e maxhorances ne plotesimin e keshillit mbikqyres inkurajoi Nishanlliun.Ne se maxhoranca nuk vepron shpejt si i keshillon Mero mos ankohet me nga Nishani e ka te keqen te paaftesia e saj.

  9. xho says:

    Z. Hajdar Abazi.Po Mero nuk eshte Popull?

    Me keto qe thua me lart per barazimin qe ja vesh Edi Rames e ke gabim. Edi eshte Fituesi

  10. Kris says:

    Une, nuk i kuptoj disa komrntues, le te themi si, ymer abazi ,qe e shkruan emrin dhe mbiemrin me shkronje te vogel.Mero, eshte shume i sakte, ne ato qe shkruan!Parlamenti shqiptar eshte Berisha versus Rama! Keshtu eshte ne gjithe boten ,me raste shume te rralla.Z. Baze jep mendimin e tij,pavaresisht qe ne lexuesit jemi dakort ose jo! Bujari , eshte president i Berishes ,jo i gjithe shqiptareve! Dhe kjo s’do shume mend! Te vjen keq qe disa njerez analfabete , ne vend qe te mesojne te shkruajne kritikojne Meron! Berishizmi ashtu si enverizmi i kane sjelle dhe po i sjellin shume te keqija shqiptareve!

  11. paftali says:

    Sa ngjan ky Sejkua me Llallen!!!

  12. martin j says:

    Qe nga titulli dhe deri ne fund te krijohet pershtypja se “rrembimi” I guvernatorit nga duart e presidentit ne fushen e mazhorances eshte pothuajse e siguruar dhe me ne fund Edi Rama do shenoje fitoren e pare pas 23 qershorit qe do jete si fitorja e Pirros qe nuk I duhet kujt.

    Problemi kryesor dhe me I rrezikeshmi per vendin eshte si thote komentuesi “Din Paku” pra egzistenca e dy qeverive paralale ku ajo e Sali Serbit eshte disa here me e forte se qeveria gjoja e mazhorances Rama.

    Dihet nga te gjithe qe Sali Serbi (SS) ka ne duart e veta Presidences,Prokurorine,Shikun,KLD,gjykatat komplet,bashkine 1 miljoneshe te Tiranes, grupe meditike-oligarkike te fuqishme e deri te zevendesueset e bankes Santos dhe Bankes shqiptare qe jane oborrtare te dinastise berishiste.Jo vetem kaq por menyra se si e percolli “me shqelma” Sali Serbi ambasdorin amerikan duhet ti veje ne mendime shqiptaret se ky perbindesh ka nje mbeshtetje te cuditeshme ne Amerike sa ato per “hater “ te tij poshtrojne jo vetem ambasdoret e tyre por dhe emblema te Amerikes si NY Times apo FBI me te cilet SS fshiu bolet e Fishkura.

    Mesazhi qe dha SS ne ballon e ushtarit te mire Shvejk Nishanit ishte domethenes.Ai u tha shqiptareve q e SS eshte fituesi faktik I votimeve te 23 qershorit ,poshtron ambasdore ,mbron kriminelet e tij, dhe kercenon qeverine paralele te Rames ose te firmosi marreveshjen e kapitullimit duke “dekriminalizuar” parlamentin ose ta rrezoje me dhune si Ahmut Zogu, Fan Nolin fiks para 90 vjeteve ne dhjetor 1924.
    Prania ne mballomen e Bujar Beut e 3 cifteve Berishjane, e nje monarku (zogeza e zogut) te hajdutit fullani,te fatmir gerdecit , e dyshes te sheikeve mediatike 2F dhe karagjozit Lalla ishte nje demostrim force I hapur karshi nderkombetareve dhe mazhorances qe nuk ka nevoje per koment.

    Eshte e tepert te thuhet se ardhja e dy titullareve europjane kete jave per te pajtuar qeverine e enklaves serbe te Berishajve me qeverine legjitime te Edi Rames eshte thjesht zgjatimi I kthetrave te n je pushteti te trete pra I nje pushteti dipllomatik qe eshte me I fuqishem se dy qeverite paralele shqiptare..Eshte kjo qeveri e trete e huaj qe jo vetem ka falur krimet stanike te SS por po e mbeshtet ate hapur duke barazuar 21 janarin me nje shpulle te Strazimirit ne WC e parlamentit
    Ne kete kuader kur interest kombetare jane ne rrezik te diskutosh per guvernatorin kur I gjithe stafi bankes kombetare eshte I uzurpuar 100% nga SS eshte nje gabim me ose pa dashje.

    Zoti Mero po gabon shume kete radhe se Banka Shqiptare (ndonese e kapitulluar) eshte e “xanme’ nga dinastia Berishajve dhe guvernatori I ri I caktuar prej tyre do kete vetem nje “detyre” per te hedhur bomben e fundit te asgjesimit te qeverise Rama duke bere zbulimin se Banka Shqiptare Kapitulloi…pra skenari grek sipas SS.
    Pra muaji dhjetor do jete per Ramen fundi ose triumfi I nje dimri ..qe mund te jete dimri I vetmise madhe ose dimri I madh.Pervoja e tij ka treguar se ne raste pikante si me LHL,Priftin serb Irenej,betejen me lazaratin,triumfin me beogradin ,pritjen e Papes dhe rrugetimin e Presheves mbeten gure kilometrike ne historine e Shqiperise.

    Pak guxim duhet keto dite dhe kjo eshte vetem ne dore te Edi Rames.
    Ai duhet ti thote ‘krushqeve te ngrire” te Europes nje JO te madhe.
    Te pranosh te “dekriminalizosh” parlamentin e 23 qershorit duke ju nenshtruar superkriminelave te 21 janarit,gerdecit,otrantos,1997,1998,rruges kombit dhe te qafe krrabes do te thote te kryesh nje akt me te rende se Esat Pashe Toptanit.Vec te tjerave ky neshtrim I turpshem do jete dhe nderimi me I madh qe do I behet Enver Hoxhes qe te pakten I vinte hakut grekut,serbit,palo malesorve dhe porno-ambasdoreve.Kjo do jete nje vrasje e trete e 4 martireve te 21 janarit 2011 kete rradhe nga ai qe I thirri ne thertoren e SS qe keto nderkombetare leshi kane nje pjese te fajit ,ndoshta me kryesoren

  13. Ilirjan says:

    Martin J, shume sakte ! Respekt per analizen e shkurter, por me drita te gjata !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje