Pakti si mëshirë e Ramës?

25 Dhjetor 2014, 19:09Editorial TEMA
Pakti si mëshirë e Ramës?

Nga Andi Bushati*

 

Zëra gjithnjë e më të shumtë brenda të majtës po mundohen ta paraqesin paktin e firmosur midis PS-së dhe PD-së si një zemërgjerësi të kryeministrit Rama ndaj udhëheqjes në hall të opozitës. Duke u nisur nga fakti se një numër i konsiderueshëm deputetësh të saj kishin vendosur ta kapërcenin me çdo kusht pragun e Parlamentit, ata e shohin atë që ndodhi si një “mëshirë“ të shumicës për të mos nxitur përçarjen e kundërshtarit; si një mundësi që iu dha Berishës dhe Bashës, për të mos u vënë përballë faktit të kryer, kur figura të larta të kësaj partie si Patozi, Bregu, Ruli, apo edhe deputetë të nivetit të dytë (afro një duzinë), ishin përgatitur t‘i sfidonin.

Por në fakt, ajo që ndodhi të mërkurën në Parlament është krejt e kundërta e një akti zemërgjerësie.  Ajo është një lojë e pastër përllogaritjesh politike.

Kjo marrëveshje nuk është një pakt në interes të publikut. Askush, edhe pas nënshkrimit të saj, nuk do të jetë i sigurtë se përfundoi koha e “deputetëve të fortë“, apo se këtej e tutje shumica nuk do të votojë ligje që kërkoijnë 84 vota sipas tekave të saj.

Askush nuk mund të vërë bast se do të kemi një klimë më të çtensionuar politike. Pas kulisave të këtij pakti është luajtur një lojë e vërtetë nervash dhe përfitimesh.

Në pamje të parë më në hall ishin Berisha dhe Basha. Duke qenë se skadimi i afatit kur deputetët humbisnin mandatet kishte arritur në limit, duke qenë se shumë prej tyre kishin deklaruar se nuk do të bënin harakiri në emër të interesave perverse të ish kryeministrit, ata duhej të gjenin me çdo kusht një alibi, për t‘i dhënë fund bojkotit. Por, këtë rikthim në Parlament duhet ta bënin jo duke u futur në sallë me bisht ndër shalë. As duke u rikthyer nën presionin e çarjes së Partisë, apo të përkujdesjes për pagat e munguara të deputetëve. Ata duhet të kujdeseshin për të treguar se kishin arritur një fitore. Se kishin bërë një pakt me bekimin ndërkombëtar, që forconte rolin e opozitës në vend. Dhe, së paku në fasadë, ata e arritën këtë. Pak rëndësi ka nëse marrveshja e votuar nuk ka as thelb e as përmbajtje. Pak rëndësi ka se ajo nuk i siguron asgjë më shumë PD-së sesa thjesht ruajtjen e fytyrës së atyre që frymëzuan bojkotin.

Pikërisht në emër të shancit të dhënë për të ruajtur fytyrën, shumë zëra brenda të majtës po ironizojnë, apo po e kritikojnë kryeministrin e tyre se u tregua “i mëshirshëm“. Në të vërtetë Rama as nuk u bë më i butë ndaj kundërshtarëve të vet dhe as nuk deshi të shpëtojë imazhin e tyre. Në vendimin për firmosjen e këtij pakti (nënshrimin e të cilit personalisht e refuzoj me neveri dhe me këmbëngulje gjatë gjithë kohës) edhe ai ka bërë llogaritë e tij. Më e rëndësishme sesa ta përdhoste opozitën, për kryeministrin ishte që ta kishte atë në Parlament. Më e rëndësishme sesa të turpëronte kundërshtarin, ishte që ta përdorte atë për interesat e tij.

Eksperienca e tij në opozitë i ka treguar se edhe kur mbron një kauzë fallco përmes destruktivitetit dhe bojkotit, në fund rezultatet vijnë vetë. Mjafton që pushteti të tregohet arrogant, mospërfillës dhe sfidues ndaj pakicës. Rama nuk mund të bënte gabimin e Berishës kur të thoshte se vendi ishte normal edhe kur opozita ishte jashtë Parlamentit, boll që reformat të vazhdonin, rrugët të ndërtoheshin dhe ekonomia të ecte me ritmet gjermane. Ai e dinte mirë se edhe kauza e shpikur e opozitës së sotme mund të kthehej nesër në një problem. Sepse nëse PD-ja do të vendoste t‘i digjte mandatet e saj, njeriu që do të kishte më shumë kosto do te ishte vetë ai, që do të paraqitej si kryeministi i një vendi anormal dhe me demokraci të cunguar. Po t‘i shtosh këtij skenari edhe mundësinë që ruga e destruktivitetit të shkonte deri në mospjesmarrjen në zgjedhjet lokale, kostot bëheshin edhe më të rënda. Edi Rama nuk donte këtë. Ai donte tjetër gjë. Donte një PD brenda Parlamentit, ku ai ka një shumicë dërrmuese, dhe një opozitë që të marrë pjesë në zgjedhjet lokale, sipas hartës që ai ka vizatuar vetë. Ndaj ai u dhuroi në vigjilje të Krishtlindjeve paktin e shumëpritur kundërshtarëve të vet. Ai nuk u tregua as i mëshirshëm as zemërgjerë me ta. Ai nuk kishte hall as t‘i shpëtonte nga përçarja, as t‘u shpëtonte fytyrën. Ai thjesht bëri llogaritë e veta duke u përpjekur të fitonte sa më shumë.

*Lapsi.al

23 komente në “Pakti si mëshirë e Ramës?”

  1. keno kotorri says:

    Pakti ishte dhe mbetet PAZAR !

    koha do ta tregoj, por pazari behet per para e prona,

    dmth PS(lexo Rama) po ecen ne rrugen e Fatosit e Saliut.

    1. Afa says:

      Ti bushat ne cdo rast e shikon goten gjysem bosh. Vete thua qe Rama nuk e do vendin me nje demokraci te cunguar, por e do qe te kete demokraci qe te perfitoj. Gazetare si puna jote shikojne perfitime ne te gjitha rastet e mundshme. Te njejten analize “perfitimesh” do te beje edhe sikur te ndodhte e kunderta qe Rama mos te bente marrevshje. Prandaj gazetare si puna jote e Lubonja nuk jane fare te besueshem. Dilni gjithmon kundra rrymes aty edhe kur nuk ka arsye per te dale, dhe e justifikoni opinionin tuaj ndryshe – me llogjike te paqendrueshem, gati gati edhe infantile ne disa raste (si puna e kesaj analizes se sotshme). Njs puna juaj, keni gjete edhe ju menyren tuaj te beni pune per te rritur lexueshmerine e gazetave.

      1. filan fisteku says:

        hahhahah….Bushat je patetik….qellimisht mundohesh si gjithmone te sulmosh Ramen…..por ne kete artikull ske qullos asgje…. Rama eshte sjell shume mire….. hahahaah…. po mos ta firmoste marrveshjen Rama do ishte i keq si berisha…. tani qe e firmosi….thua mire. e firmosi por e beri qe ta perdorte kundershtarin…. qe ta kishte ne parlament dhe te funksiononte demokracia???? hahahaha nqs ky eshte perdorimi atehere RRofte perdorimi!!!! hahahaha Bushat patetik….. hyp se te vrava, zbrit se te vrava….. ska gazetar me te keq se ai qe shikon kudo komplote dhe konspiracione…… sepse kur ka vertet pastaj nuk te merr njeri seriozisht BUSHAT

      2. filan fisteku says:

        hahaha AFA….dhe une paskam bere nje koment shume te ngjashem me tendin…..tani po e lexoj

    2. Eldiojna says:

      duhet te kete noj pakt te fshehte ky mhb muti
      http://bit.do/pakti-i-fshehte-i-Rames-me-Bashen

  2. astrit says:

    Bushat, eshte hera e pare qe te jap te drejte. Ne fund te fundit nuk mund te pretendosh te hapesh negociatat me BE-ne pa opozite ne parlament, qofte edhe si kjo e jona qe nuk meriton te quhet opozite.

  3. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Rama ,dita dites po humbet besimin ne elektoratin e vet,kjo eshte me e rendesishme se opinioni i nderkombetarve te koruptuar, me kohe, nga Berisha!
    Me kete shpejtesi,ne gabime,Rama humbet zgjedhjet lokale !

    1. Bole Guraj says:

      Kendveshtrim o kendveshtrim, tjeter je o aferim. Se mendon me byth ne uje, dhe do patjeter sherr mes shqiptareve. Opozita duhej te hynte ne parlament dhe nje opozite qesharake ben tere vendin qesharak. E kupton pse duhet kujdes ne keto pune o koqe?

  4. Treviso says:

    Zoti And, jam dakort me sa shkruan, por zoti Rama duhet te japi prova, dhe jo me larg se tremujorin e pare te 2015 per marveshjen e bere. Po te kaloje tremujori i pare i 2015 pa derguar para drejtesise vrasesit e 21 Janarit te 2011, Edi Rama do te quhet tradhetare i elektoratit. Keshtu e mendoj une.
    Gezuar festat e fund vitit!

  5. Ermiri says:

    Jo. Rama – Meta nuk do i humbasin zgjedhjet lokale pasi kjo dyshe e afte e te majtes po ben Shtet. Ramen e Meten nuk do i votojne vetem ata hajdute qe kan vjedhur energjine elektrike, ata qe nuk paguajne ujin, ata qe kane hapur universitete – stalla bagetish, ata te Lazaratit e te tjere te ketij lloji. Kurre mos votofshin keta se nuk ka kush nevojen e tyre. Eshte nje popull i tere qe po e sheh se keta dy Lidere kane vendosur ta bajne Shtetin e ne kete duam.

    1. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

      Ketu nuk behet fjale,per ata qe nuk paguajne energjine,ujin etj,por per pagesen e TVSH-s,qe keto firma nuk e paguajne ne serverin e tatim-taksave,duke mos paisur klientet me kuponin tatimor.
      Behet fjale per forcimin e heshtjes,ndaj krimit real,si ai i 21 janarit,per te gjithe ata pushtetare te niveleve fundore,qe denohen nga drejtesia shqiptare,duke fshehur ajizbergun koruptiv shqiptar.
      Etj,etj !

  6. Alessandro says:

    Nje gje nuk e kuptova, si shpjegohet qe pallati te liqeni filloi tani qe deputetet e PD hyne ne parlament

    1. adem says:

      Tamam ! Si shpjegohet qe pallatet 17-katshe te liqeni filluan menjehere pas arritjes se marreveshjes ?

  7. Rilind edhe Dhjetori... says:

    Bushati serish ka te drejt,
    (dhe i provon Rames se eshte profesionist ne kete pune qe gjendet ne shtetin e qeverisur prej atij si kryeminister!)

    Ca mjerane amatore ne politike si Taulant Balla apo iso-Vasili, rreken te prodhojne shaka me kete pertallje qe u behen tere politikaneve/parlamentareve te zgjedhur nga Berisha dhe Rama.
    Opozita dhe PD nuk eshte Sali Berisha, sic Shteti Shqiptar nuk eshte vetem Qeveria apo Magioranca.
    Ne qeveri eshte PS dhe LSI, dhe keta s’kane si ndjehen te perfituar dhe te falenderojne Europianet per “sajimin” e nje preteksti per te futur demokratiket ne Parlament. Berja bashkepunetor e Europes ne kete deshtim te tyre ne administrimin e parlamentarizmit, tingellon gallate, kur Balla dhe te tijet do duhej te kerkonin ndjese perpara shqiptareve!

    Berishen mund ta dergosh me pension special, ti zoti Balla, dhe te paguash me parate e tua te paligjshme, por fill pas Ikjes se berishes, edhe ti mbetesh pa pune!

    Nese berisha eshte vertete ai qe akuzoni ju, perse merreni me dhune koridoreve te parlamentit? Perse nuk e akuzoni direct ne Gjykate, per cfare e akuzoni si gallate?

    Ju njelloj, te gjithe, ashtu duheni perzene nga skena politike.

    Dhjetori ishte vazhdim i Nentorit, prandaj…

  8. sherifi says:

    Ermiri:
    Edhe une futem tek ajo kategori njerezish qe duam shtet si shumica e shqiptareve, jane perqindje shume e vogel dhe e paperfilleshme ata qe duan anarshi, mere vetem rastin e dritave dhe te ujit, a mos valle pensionistet jane me mire ekonomikisht se te tjeret, qe i paguajin rregullisht?.

  9. fshatari says:

    Bushatit i vika mendja ne vend ne fund-viti.
    Gjithe vitin ja ka futur pordhes kot,kesaj here e ka kuptuar

  10. Ben Quin says:

    Hello Mero,

    Please, not once but 100 times please do not let Bushati to hand editorial in. It reminds me revisited Pionieri, Analize e mjerueshem, bedtime story,

    He makes me to reconsider my career and get back home to start writing if that’s all you need to get published

    Come back Mero, please

  11. alfons says:

    Ky eshte gazetar shume i dobet!
    Ben te pamunduren te shfaqet si racional.

    Shiko cka thene?

    E beri se nuk do te ndonte qe ne syte e botes te dalim si vend plere!
    Por e beri per te perfituar ama!

    Kjo eshte njelloj si te thuash:

    Burri e ndihmoi per gjithshka gruan e tij, gjate kohes qe ajo ishte e pamundur. Pooooooor kete e beri se donte te bente nje gje me ate ne darke :)))))))))

    he he he he he, andi
    andushi
    anda
    anadaluzioni
    andi bushati
    motermodhi
    jom seriaaaali

  12. Armandoziso says:

    O Bushat.. ti je maja e arte e gazetarise me mediokre dhe me qesharake te botes, asaj te Albanistanit. Esete e tua jane tekste tallavaje ku mund te gjesh random edhe sforcot e tua komerciale, nga konspiracionet e deri tek shellirat e 1001 moraleve. Rritu rritu.. dil nga kavanozi ku ke nje jete qe bubrron me kete gazetari province

  13. MARRËVESHJE

    Pasi hynë në parlament,
    E shpallën ditë historike,
    Në ujdi ranë për pagat,
    Dhe secili bëri like!

  14. sherua says:

    Bushati:Ju kuptova se kini ndermare nje menyre te re bazuar ne dy prodhimet e Trurit; Ne ate qe shpreh mendimin e mire dhe ne ate qe shpreh ate te Keq!Njelloj si fragmentimi i Colesterolit,tani jo me i metabolizmit anatomiK por i atij te profilit Politik.
    Te menduarit me sens pozitiv,eshte ai qe vetem merr pjese ne
    zhvillimin e progreseve.Kurse i keqi,angazhohet per ti dhene perparesi frenimit ne saje te Mashtrimit,Korupsionit dhe Krimit.
    Keto nepermjet Cmires dhe Urrejtjes!qe do te thote se politikaneve ju ngushtohet mendimi,prish ekujlibrin dhe demton Demokracine!
    Roli i atij mendimi te mire eshte te perthithi ate te keqin,ta perpunoi dhe ta hedhi per te shtuar rradhet e politikaneve per te bere mire.
    Rendesi te vecante per te arritur deri ketu i duhet dhene:
    Perdorimit me dozate larta te detyrimit ne drejtim te Moralit,dashurise dhe Respektit. sedyti:Injektimit te sinqeritetit si adrenaline e Metabolizmit qe integrohet per te prodhuar Vlera te cdo njeri,vecanerisht te ata qe mirren me politike.
    Zoterinj! Vlerat duhen njohur nepermjet raportit dale nga perdorimi i te dy mendimeve(i mire mbi ate te keq)Raport qe ne nje normalitet duhet te jete Dhjete mbi zero presje Nje!
    Ne rastin konkret kur Bushati ekonsiderone Paktin si Meshire,Raporti i mazhorances(Rama) mbi Opoziten (Basha) rezultone te jete,Nje milione me dymbedhjete! Me kete rezultat nuk te lejone te thuash se 2BB_te fituan,pse rriti emeruesin ngapresje Nje ne 12-te!ose e perkethyer ne baze te enciklopedise Politike,jane inekzistente!apo te prirur nga Mendimi i Keq! Per te interpretuar keto 2B-te ne teresine e pjesemarrjes nePD. mund te themi:se Berisha duke patur ngjashmeri me Stalinin,mbetet me kokeforti ne politike.Ndersa Luli,duke aplikuar angazhimin e vet ne nje stil te lashte dhe empirik,perzier kjo edhe me disa fragmente te asaj moderne sjell qe hibrid pothuajse shterp apo handikapat.Dhe cudia eshte se ai kete e konsiderone Sukses!Ky perdor rrugen me te keqe te politikave moderne,ate qe te ben Triumfues ne saje te mohimit te vlerave te te tjereve! Dhe kete z.Basha e konsiderone shprese dhenese.
    Ketu me te drejte ze fill Meshirimi per te dy fakiret e dyshes BB.
    ndajBushatit i vertetohet teza.

  15. odin says:

    Bushato ndrro stil ose shko futi ndonje shkolle te dyte gazetarie. Kam pershtypje se ke marre leksione te Çili.
    Cfare shkruan nuk ka te beje me gazetarine. Thjesht shfaqje e mentalitetit te pjerdhur ballkanas, kudo komplote, perfitime, prapaskena. Asnje reference me baze bashkekohore. Ankoheni per autotarizem, dore te forte te ne kur ju vete formoni kultet e ketyre te forteve. Titulli flet vete. Imagjino sikur bushati me “analet” e tjere ne te gjitha shkrimet si ky siper te perdorin psh PS e jo Rama.
    Qe opozita eshte e dobet nuk eshte faji PS(jo Rames). Qe PS(jo Rama) e pranoi eshte dhe tregues pjekurie por edhe qytetarie, civilizimi. Po bere te njejten qe ben derri…

  16. mr.jones says:

    po mir o cuni,beri mire apo keq,ay qe dhuroi apo nuk dhuroi “meshire”,sic thua zotrrote?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje