Nga Mero Baze
Isa Mustafa mund të ishte një kryeministër normal i Kosovës. Edhe Hashim Thaçi e ka provuar veten si të tillë. Por rasti i bashkëqeverisjes së tyre, nuk është më aritmetikë. Të dy bashkë ata nuk ja dalin dot të bëjnë një qeveri të bashkuar, por një kabinet me dy qeveri të vogla brenda tij. Dhe ka disa arsye përse Qeveria mund të mos ia dalë politikisht,moralisht dhe ndoshta dhe nga ana funksionale.
Prioritetet politike të Thaçit dhe Mustafës ishin të ndryshme pasi njëri kërkonte ndryshimin dhe tjetri vazhdimësinë dhe nga kjo martesë fiton stanjacioni.
Beteja kryesore e Mustafës ajo kundër korrupsionit dhe monopoleve në ekonomi është një betejë e humbur, pasi është njësoj sikur të kërkosh të presë degën e pemës ku ka hipur.
Identiteti politik i tij si një parti që ka vuajtur eliminimet fizike për arsye politike u rrëzuan qyshkur se parti e tij u detyrua të votojë kryetar të Kuvendit, dikë që së paku ata e kishin në mendje, si njeriun, që minimumi ka dijeni për vrasjet politike në Kosovë.
Nga pikëpamja morale Qeveria u formua pas një kalvari gjashtëmujor të bllokimit të krijimit të institucioneve, dhe krizës iu dha fund, pas një përçarje amorale të bllokut opozitar, pikërisht prej LDK-së. Hashim Thaçi nuk tradhtoi as partinë e vet, as mbështetësit dhe as ndonjë subjekt tjetër politik. Ai qëndroi stoik në pozicionin e vet derisa prodhoi një amoralitet në opozitë dhe e përdori atë, për të formuar një shumicë.
Isa Mustafa i cili doli nga zgjedhjet i humbur, tani qeveris Kosovën, dhe kjo falë mungesës së moralit.Por Qeveria do të ketë dhe problemet funksionale të saj. Ajo rrezikon të kthehet në dy qeveri, të cilat do të qeverisin Kosovën secila për hesap të vet. Ministritë dhe institucionet që janë nën kontrollin e PDK-së do të veprojnë si PDK-ja, dhe do të injorojnë kryeministrin. Ata do t’i marrin urdhrat nga Thaçi, do të punësojnë ose mbajnë në punë njerëzit e tij dhe do të jenë vetëm formalisht në një tryezë. Po ashtu ministrat e LDK-së do të qeverisin si një miniqeveri e LDK-së me ministrat e vet dhe politikat e veta.
Pas pak muajsh Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi do të duhet të takohen më shpesh me njëri-tjetrit, thjesht për të ndalur luftën mes PDK-së dhe LDK-së në qeverisje, dhe jo për ndonjë vizion të ri për Kosovën.
Kjo betejë e brendshme e pritshme, e cila do të dërmojë qeverisjen reale të vendit, është tipike për koalicionet e stisura për shkak të shifrave në Kuvend. Kjo luftë e brendshme do të jetë negative për çdo nismë antikorrupsion, apo çdo betejë që kërkon një qeveri kompakte. Mustafa dhe Thaçi do të duhet të mbajnë ekuilibër në çdo veprim,të ruajnë secili palën e tjetrit dhe si përfundim LDK-ja do të kthehet në një gardiane të PDK-së dhe Hashim Thaçit.
Isa Mustafa do të jetë kryeministri më formal i Kosovës, dhe pa asnjë peshë në pushtet, pasi kjo është praktikisht një “Qeveri Mustafa nën udhëheqjen e Thaçit”. Këtë do ta forcojë akoma më shumë fakti, që Thaçi ka mbajtur për vete postin e ministrit të Jashtëm, që nënkupton vazhdimin e negociatave me Serbinë dhe betejën për njohjen ndërkombëtare, që janë i vetmi element përfaqësues i Kosovës në botë dhe i vetmi objektiv konsensual i Qeverisë.
Gjithë politikat e tjera të Qeverisë janë parciale, përveç politikës së jashtme dhe njohjes ndërkombëtare.
Në rrethanat që u formua qeveria, dhe në pazarin e ndarjes së atij pushteti, Isa Mustafa, ka më pak pushtet se sa ka pasur në Komunën e Prishtinës, ku së paku nëse dëshironte mund ta hiqte dikë nga puna. Sot ai nuk e ka këtë privilegj dhe as ka shans të diktojë ndonjë ide të tij në qeverisjen e Kosovës. Po të ndodhte kjo, nuk është se do të ishte shpëtim për Kosovën, por kështu si po ndodh, kjo qeveri ka shpëtuar vetëm Isa Mustafën nga shkarkimi prej LDK-së dhe Hashim Thaçin për të mos ikur nga pushteti. Është një qeveri për hallet e veta, jo për hallet e Kosovës
Kete qe thote Mero, nuk e luan as topi, eshte 100% e sakte. Ceshtja qendron perse amerikanet vendosen nje gje te tille? Perse amerikanet heqen dore nga ndryshimi i qeverisjes ne Kosove? Perse amerikanet, nga ideja per te quar ne burg Isa Mustafen, vendosen ta bejne kukull te Hashim Thacit? Perse amerikanet ne Shqiperi nuk lane asnje qeveri mbi dy mandate kurse kete e lejuan ne Kosove? Nese Mero Baze apo kushdo tjeter jep pergjigjie ne keto pyetje do te perfitonim te gjithe.
Te gjitha Amerikanet I bejne ,sipas teje ,ne Shqiperi ,ne kosove e kudo.Amerika behet me fitusin ,kur ky si prish pune ,dhe ketu te ne asnje sju prish pune
@ D.Gorezi.
A do te thuash qe shqiptaret ne dy dekada e gjysme 4 here i ndryshuan vete pushtetet ne Tirane dhe amerikanet vetem i tumiren keto ndryshime?! Mos te lutem!. Kjo do te thoshte se demokracia shqiptare eshte OK dhe ajo kosovare askund. Vertete qe demokracia ne Prishtine eshte teper poshte krahasuar me ate ne Tirane, por ajo ne Tirane nuk eshte aq lart sa te jete ne gjendje ta beje vete rrokaden e pushtetit. Te pakten jo per keto dekada qe shkuan.
Pajtohem me konstatimin tuaj se as ne Tirane e as ne Prishtine asnjeri nuk u prish pune amerikaneve, porjo qe thjeshte behen me fituesin. Ata e percaktojne fituesin.
Nuk do t’i kisha hequr asnje presje kesaj analize te Meros. Veq do te kisha shtuar se zgjedhjet e ardhshme do te jene nje Waterloo per LDK-ne sikur qe keto zgjedhje ishin per Pacollin.
Qeshtja eshte e thjeshte pse nje votues duhet te votoj Pacollin ose LDK-ne kur keta voten e marrur e cojne te PDK e Thaqit. Me mire eshte te votohet drejteperdrejt Thaqi se sa keta dy dobiqa.
Nexhmedin amerikant votat ne kutia nuk i futen.
Une kam qen ithtar qe Ramushi me qen kryeminister por jo me LDK por me PDK.
Ramushi nuk diti mu rreshtu dhe humbi.
LDK eshte parti pa kurfar ideali pa kurfar vizioni me nje fjal parti coftanash.
Kosoves i duhet nje qeveri 100% shqiptare jo serbo arabe siq eshte tash!!!!
FSHATI QE DUKET, NUK DO KALLAUZ, OR MERO…!
Per me shku kosova perpara duhet me udheheq nje shqiptar qe ka gjak te shqiptarit jo gjak tjeter se kta qe jan kan deri tasht mas luftes thaqi e isa mustafa kta skan gjak shiptarit .. une skam votu qe 4 here se skam qene ne kosov po me plot zemer ja kisha dhan voten ramushit se aj me duket qe ka gjak shiptari edhe ju dhimet kosova me pa keq
THAQI ME GJITHE DESHIRE DO LESHONTE PUSHTETIN POR NGA FRIGA SE MOS PO BURGOSEJ OSE NGA KORUPCIONI APO KRIME LUFTE KY QENDRON NE PUSHTET DHE ATE NE POSTET ME TE LARTE SI ZEVENDES KRYEMINISTRI-PAS 6 MUAJ BLLOKADE KU PARTITE OPOZITARE SHQIPTARE NUK DONIN KOALICION ME THAQIN SEPSE THONIN ESHTE QEVERI E KORRUPTUAR DERI NE FYTE PAS INSISTIMIT TE
AMERIKANEVE LDK CE ME SE SHUMTI E KRITIKOI PER KORUPCION BERI KOALICION TANI DY PARTITE ME TE MEDHA DO TA KENE ME LEHTE TE BEJNE KORRUPCION:PARTITE OPOZITARE AAK-ME RAMUSHIN;NISMA-ME LIMAJ;DHE VETEVENDOSJA ME -ALBIN KURTIN U TRADHTUAN NGA LDK CE PER 6 MUAJ ISHIN BASHKE-ME NJE FJALE LDK E SHPETOI THAQIN CE ASNJE PARTI NUK BENTE KOALICION ME THAQIN ME PERJASHTIM TE SERBEVE.
Koke e zgjuar ky plehu, po na ben edhe analiz politike nderkombetare. Shko tani dhe mbaj uturakun edit dhe lindes tek sarajet ne dajt. Pleh ndyrsir.
z.Baze,nje analize e thukte dhe e qelluar ,si te jeshe ne berthame te vorbulles.
Uroj qe p.m. Rama te i mbaje sa me large te dy lideret e lartepermendur.
Edhe me tutje , 01.01.2015 do vazhdoj,do vazhdoj egzodi dhe zbrazja trishtuese e Kosoves.
-Nje urim edhe i gezuar, edhe i pikelluar per festa!!!
Gjate sundimit si kryeminister Thaci i beri dame te medha Kosoves
e vetmja gje qe eshte e vertete, keto jane
dy qeveri islamike, pa asnje shqiptare te krishtere.
Nese Thacit i kercnohet rreziku nga Gjykata speciale, do eleminoj Mustafen, per ate e theksoi se eshte kryeministri i pare. Perndryshe, per njerin dhe per tjetrin, pak lote do i leshojshin kosovaret