2014-a, “Kirurgjia e Ramës, me anestezist Berishën"

29 Dhjetor 2014, 20:50Editorial TEMA

Nga Mero Baze

2014-ta mund të konsiderohet një operacion kirurgjikal i qeverisë së kryeministrit Edi Rama me profesion bazal artist, mbi trupin e një vendi që ka dalë thuajse i paralizuar nga pushteti i një kirurgu, që e la atë në gjendje kome. Duke paralajmëruar orë e minutë, që vendi ka hyrë në skenarin grek dhe se pasardhësi tij nuk do t’ia dilte dot as për gjashtë muaj, Sali Berisha në të vërtetë është e vetmja anestezi, që i bën shqiptarët të durojnë dhimbjen e thellë të reformave të qeverisë Rama.

Falë tij dhe mungesës së shpresës që ngjall ai, duke mbajtur të mbërthyer në kthetrat e Familjes së tij mafioze opozitën, shqiptarët e qarkullojnë dëshpërimin në një lidhje të shkurtër mes tyre dhe qeverisë, pa pasur shpresë se mund të shpëtojnë nga ndonjë alternativë tjetër.

Tri reformat e rëndësishme të qeverisë në 2014-ën:

Qeveria ia doli të bëjë në letër tre reforma të rëndësishme, pasojat dhe vlerat e të cilave do të vihen në provë pas 1 janarit. Reforma Territoriale, ajo e Arsimit dhe Reforma e Pensioneve, janë tre transformime të rëndësishme, ndikimi i të cilave do të jetë jetëgjatë për shoqërinë shqiptare.

Reforma Administrative i dha fund në letër kaosit të mbi 400 feudalëve të vegjël shqiptarë, që mbanin vulat në brez dhe ishin kthyer në shushunja të buxhetit të shtetit dhe shkatërrues të kontrollit të territorit. Shumica e komunave ishin jo efikase, jo profesionale dhe shpesh regresive edhe për jetën e banorëve.

Organizimi i ri është një koncentrim në 61 njësi administrative, me shpresë se ato do të jenë qeliza ekonomike efiçente dhe të vetëmjaftueshme. Zgjedhjet e reja lokale që do të testojnë ndarjen, kërkojnë doemos një standard të ri kryetarësh. Dhe nuk do të ishte keq, që ata në shumicë të dërgoheshin nga Tirana, qofshin këta deputetë apo politikanë të qendrës, qofshin figura të shquara të shoqërisë civile. Vendi nuk mund të qeveriset më me kapacitete lokale tërësisht të pakulturuar dhe të mbarsur me një mijë e një vese province, për t’u ribërë sërish feudalë paksa më të mëdhenj seç ishin. Do të ishte një vendim serioz i dy forcave kryesore politike, dërgimi i kandidaturave nga qendra në shumicën e qyteteve kryesore të vendit, për t’u rritur atyre jo vetëm autoritetin, por edhe për t’i shpëtuar nga vizioni mediokër dhe lokalist i njerëzve të varfër intelektualisht, që kanë ngelur në rrethet e humbura të Shqipërisë.

Nga pikëpamja politike, ndarja nuk ndryshon ndonjë gjë esenciale. Edhe pse Berisha kërkon t’i dalë të keqes përpara, duke thënë se Basha do fitojë vetëm 9 bashki. Pakënaqësia popullore ndaj qeverisë do të çojë plot vota në adresë të opozitës, por sikur të mos ishte Berisha, natyrisht që do të kishte gjasa të qarta dhe për ndonjë fitore të mundshme. Kompleksi i Lulzim Bashës për t’u kapur ende pas Berishës, është i vetmi virus që do ta mbajë atë në opozitë. Ai nuk duhet të harrojë, se nëse ka një parti të vendosur në Shqipëri, është partia e njerëzve anti-Berishë, që kanë qenë të gjithë mbështetës të PD-së. Ata tashmë janë kudo në shoqëri, tek ish-të përndjekurit, ish-pronarët, shtresa qytetare, shoqëria civile, madje edhe brenda në PD, por që nuk e votojnë Berishën. Ata janë partia më kompakte, më e vendosur dhe më e qartë për të mos i dhënë vota dhe shanse atij njeriu. Dhe janë të gjitha vota probabël për PD-në. Kur Basha ta kuptojë atë, do të provojë shijen e fitores. Deri atëherë, ka për të shijuar vajtimin e Berishës.

Reforma në Arsim, e cila hodhi vetëm hapin e parë, atë të klasifikimit të universiteteve më të pranueshëm, do të vazhdojë me rankimin e tyre dhe me elementë të tjerë stukturorë të financimit të tyre dhe të krijimit të një tregu konkurrent. Edhe efektet e këtyre reformave do të fillojnë në vitin 2015, atëherë kur do të shihet realisht se çfarë ka prodhuar deri më sot tregu kaotik i arsimit të lartë shqiptarë.

Megjithatë, reforma më e fortë dhe e rëndësishme për shqiptarët, mbetet ajo e pensioneve. Nga 1 janari, çdo qytetar shqiptar i punësuar apo vetëpunësuar, është i detyruar të deklarojë rrogën e tij reale. Nga 1 janari e tutje, pensioni do të llogaritet mbi kontributet reale që ka derdhur dhe jo mbi tri vitet më të mira të dhjetë viteve të fundit, siç ishte deri më sot. Kjo reformë, në të vërtetë do të jetë impulsi më i fortë për t’i dhënë fund punës në të zezë në shoqërinë shqiptare dhe do të formalizojë në mënyrë të dukshme tregun e punës. Ajo është e vetmja reformë që do nxisë jo vetëm punëdhënësit, por edhe të punësuarit të kërkojnë sigurimin real, duke u bërë kështu një promotor i sigurtë i rritjes së shifrës së formalizimit të atyre që do të quhen të punësuar. Efektet e para i dha qysh këtë gjashtë mujor, ende pa hyrë në fuqi. Por, ajo do të ketë edhe anën e saj të dhimbshme; rritjen e peshës së pagesave për siguracionet dhe natyrisht rënien e vlerës absolute të pagës bruto që do të marrin. Por, reforma ishte jo vetëm jetike, për shkak të skemës së dështuar të pensioneve, por dhe të rrezikut që në një të ardhme të afërt, shqiptarët të ngeleshin tërësisht pa pensione me këtë skemë të dështuar, që ka 24 vjet që hiqet zvarrë.

Profili i lartë ndërkombëtar i qeverisë

Viti 2014 ishte ndërkohë, viti që rriti dukshëm profilin ndërkombëtar të qeverisë. Që nga vizita e kryeministrit Rama në Gjermani dhe pritja gjithë vëmendje e kancelares Merkel, deri tek rikthimi në Gjermani në kuadrin e një iniciative gjermane për Ballkanin Perëndimor, profili i kryeministrit shqiptar u bë më i spikaturi i rajonit. Kjo, jo aq shumë për merita të tij, se sa për shkak të problematikës që ka në rajon. Mal i Zi ka një kryeminisitër të izoluar nga Europa, Maqedonia një lider autoritar, Beogradi një kryeministër me dy personalitete, ndërkohë që Edi Rama është ende një kuriozitet, si individ dhe personalitet politik që vjen nga kultura për Europën.

Një shans i ri për imazhin e Shqipërisë u bë vizita e Papa Françeskut, i cili ia doli ta fokusonte Shqipërinë në gjithë botën si një vend europian, të cilin Papa e vizitoi të parin. Këtu, falë edhe aftësive regjizoriale të kryeministrit tonë, Shqipëria ia doli të bëhej simpatike në botë për një ditë, duke qenë qendra e katolicizmit ndërkombëtar. Imazhi i sheshit “Nënë Tereza” dhe pritja e zjarrtë e qytetarëve shqiptarë për Papën, ishin ndoshta imazhet më goditëse për të gjithë ata që ishin lodhur të na paraqisnin një vend që vetëm furnizonte Sirinë me xhihadistë për ISIS.

Beteja e fundit që lartësoi imazhin kombëtar dhe ndërkombëtar të kryeministrit, ishte padyshim vizita në Beograd, e cila falë marrëzisë serbe dhe kompleksit të Kosovës (nga i cili ata nuk shpëtojnë dot) e nxorri Edi Ramën një udhëheqës modern, mendjehapur dhe dinjitoz para shqiptarëve dhe botës. Ai jo vetëm ua tha atë që duhet t’u thoshte për Kosovën, por këmbënguli që kjo të mos ishte provokim, por të pranohej si një qëndrim i përhershëm i Shqipërisë. Duke ia dalë më në fund, që të mos e kthente këtë në një betejë për një armiqësi të re, por si një pikë fillimi bashkëpunimi mes dy vendeve.

Beteja për ligjshmërinë

Identiteti i qeverisë së këtij viti është beteja për ligjshmërinë. Edi Rama i ka hyrë siç thotë populli “detit me këmbë”, për të vendosur ligjin dhe standardet e një shteti normal në një vend që mbijeton prej paligjshmërisë. Operacioni i tij kundër debitorëve të energjisë elektrike, rrezikon të provokojë protesta kombëtare, edhe pse ka po aq shumë mbështetës në të gjithë vendin. Edukata për të paguar faturën rilindi gjithandej, por dhjetra incidente, që burojnë shpesh edhe nga administrata, ia zbehin këtij aksioni forcën e vërtetë të ligjit, me të cilin duhet të veprojë. Nga ana tjetër, zona të tëra që kanë shkallë të lart debiti, si Kukësi, Shkodra apo disa zona të tjera të veriut, janë të frustruara nga ky aksion. Dhe mund ta përkthejnë këtë në një votë të fuqishme kundër qeverisë në zgjedhjet që vijnë.

E njëjta gjë duket se po ndodh dhe me ndërtimet pa leje. Fushata është shumë e mirëpritur dhe ka rezultate konkrete. Mijëra njerëz nuk guxojnë më të ndërtojnë pa leje dhe të tjerë janë të gatshëm të bashkëpunojnë në prishjen e objekteve. Por, edhe këtu selektiviteti në raste të veçanta dhe korrupsioni i administratës që drejton operacionet bëjnë të vetën. Përshembull, në shumë raste njerëzit vihen nën presion për t’u shkatërruar objektin me gjithë vlerat që ka brenda, dhe viktimat detyrohen të blejnë afatin e prishjes për disa ditë tek administrata që drejton operacionin, kryesisht nga njerëz informalë, të paemëruar në INUK. Ka pastaj shembuj të mbrojtjes politike të dikujt që ka ndërtuar buzë detit me leje të diskutueshme dhe dikujt që ia prishin, edhe pse e ka me leje, por që prish imazhin e bregdetit. Opozita ka bërë kalë beteje një hotel të vëllait të deputetit Kokëdhima dhe kryeministri mbrohet duke thënë se ka një farë leje. Ndërkohë, pallati i vjehrrit të Lulzim Bashës, apo ai i një doganieri të Bodes në Hudenisht, u prishën dhe u kompesuan, edhe pse kishin leje.I njëjti kriter mund të ndiqet dhe këtu, që të mos prishet gjithë imazhi i këtij operacioni.

Por, ajo që duket se po funksionon, është autoriteti i shtetit. Qysh pas ndërhyrjes në Lazarat, shteti duket më i besueshëm në përdorimin e forcës dhe aksionet masive, duke fituar kështu një element që e kishte humbur prej vitesh në Shqipëri. Pikërisht, këtu fillon dhe problemi i të qenurit të drejtë me qytetarët, pasi një shtet autoritar kur mbron diçka të padrejtë, bën krim mbi qytetarët në vend që të vendos drejtësi. Në raste të tilla, bën më shumë dëm një qytetar që ndëshkohet padrejtësisht pa pasur faj, se sa mosndëshkimi i dhjetë fajtorëve.

Edhe pse ishte një vit i vështirë, në të cilin qytetarët prekën për herë të parë efektin e qeverisjes së fortë dhe kirurgjisë që po aplikohet mbi një vend në koma, 2014-a nuk mund të quhet viti që provuam reformat, por viti që prodhuam reformat. Ato do t’i provojmë në vitin 2015, kur realisht do të ndjehet çmimi i ri i energjisë, reforma e pensioneve, reforma në arsim, pasojat e reformës administrative dhe vazhdimi i operacionit për ligjshmërinë në vend. Efekti real i tyre do të jetë viti 2015, kur ekonomia pritet të zgjohet nga koma dhe vendi të mësohet me një stadard të ri ligjshmërie dhe efektin e reformave. Për këtë arsye, ky mbetet një vit provash të mëdha, nga të cilat do të varet shumë për të kuptuar se sa i ka pranuar ky vend ndryshimet e forta që po afrohen. Sado i vështirë që ishte viti 2014, ai mund të mbetet më i mirë se viti 2015. Pas 1 janarit ndryshimet nuk janë më në letër, por do të testohen në kurrizin e çdo shqiptari. Ajo është prova e madhe, e cila mund t’i japë një të ardhme të re Shqipërisë apo një regres të ri.

30 komente në “2014-a, “Kirurgjia e Ramës, me anestezist Berishën””

  1. kirurg says:

    Bravo Mero, i sakte

    1. piktor says:

      Mos ja qaj hallin Mero se dhe kirurgu, dhe piktori e njohin mire anatomine ? dine me saktesi dhe precizion se ku dhe si ta cajne kete popull te mjere

      1. zhanvalzhan says:

        Nje analize sa filozofike aq edhe realiste.
        ku perballet e djeshmja me te sotmen.
        E sotmja e gjeti Shqiperine si nje Fshat te mjeruar
        te varfer dhe te pa shprese.Kjo ishte e djeshmja,ku asnje i ndershem nuk mund te gjente nje pune,nderkohe qe shikonin te habitur qeverine e tyre duke ju dhene mjerimin dhe mallkimin.Kurse po kjo qeveri e kishte kthyer vendin ne parajse per mashtresit,kriminelet dhe te koruptuarit.
        Kesisoj Saliu e ktheu vendin ne nje kopesht mbushur me Droge!
        ku si krater ishte Familja.Killera;Kulicet dhe Brecanet.dhe milionat i sistemonin Bodet dhe Fullanet. Vajza Argite mori gjithe masat e nevojshme ta kontrollonte dhe ta drejtonte Saliun baba,qe suksesi i familjes te njihte vetem rritje.Ajo themeloi Zyren e famshme qe u quajte “(Berberhane Berisha”),ku rruheshe dhe qetheshe ashtu ne te thate!Keshtu gjate pushtimit fashist te Saliut mori zhvillimte papare Parazitizmi,fale atyre qe thame pak me larte;(mash.-krim-korupsionizmit).
        Te lodhur nga ky rregjim,qe u drejtua nga nje ish Sali i cili e kishte kryet ne vend te lig,beri popullin qe ta shkermoqi PD-ne dhe Saliun ta vidhise si nje kufome.Ishte pra koha ku PS. nen drejtimin eRames si reformatore ra ne koalicion dhe sebashku u ngriten kunder formalizmit
        ne dobi te unitetit organik te formes dhe permbajtjes per politiken ne drejtim. Ja ku erdhi edhe 2014-ta: Eshte e vertete se nuk ka shume punesim,por ka shume Pune,madje me shume nga c,ishte menduar.Ne fakt askush nuk duhet ta mendoi sikur Qeverise i dhame ndonje shkop magjik ku me nje te rene vjene bolleku brenda Dites!
        Por Qeveria edhe me perplasje arriten me nje inteligjence,ta moderojne nje program progresist,i cili pa hezitim mund te themi se viti 2014-te,
        Rilindi Shpresen;Me dhimbje por e rilindi! Ajo u nis me fushaten e mbjelljeve,ku si farrera u perdoren :Reformat sigurisht qe duhet thene ne nje toke te Djerrun,te zerruar,Me njerez te C,mesuar apo te mesuar keq,ku shume syresh edhe Sot,po jane si ferra qe po shtojne pune dhe po duan kohe per ti pastruar.por mbi te gjitha dizifektimi i tyre kerkone zbatimin rigoroz te Ligjit.pasi vetem keshtu rrumpalla vidhiset njehere e pergjithmone.

    2. anonim says:

      1.Reformes ne energji do ja shohim frytet me 1 shkurt 2015 kur populli te kete ne dore faturen e muajit janar me cmimin e ri.
      2.Reforma ne arsim nuk ka. U pane shembujt e drejtorave te Tiranes e Lushnjes. Ligji per arsimin e larte nuk eshte miratuar akoma, por dihet boterisht qe eshte bere nga dhe per interes te Cilit.
      3.Reforma administrative eshte bere per interesa te dites dhe vetem nga kjo nuk mund te kemi ndonje pritshmeri. Pale nga kush eshte bere, ca pseudoeksperte!

      Kultura e qeverisjes nuk ka ndryshuar, dhe kjo eshte me e rendesishmja nga te gjitha!

  2. baci noles says:

    Artikull as mish as peshk. edhe keshtu edhe ashtu… come on Mero

    1. Naqua says:

      O baci noles, kush te caktoi ty te vesh nota me injorancen tende qe mban ere 40 000 kilometra larg?

  3. Bulqiza. says:

    Te pakten rrumpalle nuk jemi me, kjo besoj eshte arritja e vitit. Te tjerat jane pune e administrates.

  4. ilir mehmeti says:

    plus pastaj.. (kjo varet ne cfare kategorie e fut ti veten, gazetar, intelektual, “biznesmen”, oborrtar, “etj””etj”), nese ti e konsideron veten gazetar dhe intelektual duhet te ndjehesh dhe te jesh kritik ndaj cdo lloj qeverie dhe qeverisjeje, nderkohe qe, po te lexosh kete shkrim, vetem pjese e dy kategorive te para nuk dukesh. po burri qe eshte burre zen mend mor jahu…!!!

  5. Mallakastrioti says:

    @@@Mero Respekt per Shkrimin, por une do te Ndalesha PAK te reforma Arsimore…
    1-Kame dike qe Studion ne Tirane ne nje Universitet Shteteror,ne bisede e siper me tha:Kame per te Bere nje -Vite PRAKTIK, pas kesaj do te jape Provimet SHteterore,dhe nese Marre DIPLOMEN, Do te Jeme I PA PUNE ME DIPLOME::::
    2-Ajo qe me Beri pershtypje eshte kjo Praktike 1-vjecare??Pse u dashka beri nje Vite??Personi qe ju them , studjon per Gjuhe italishte..dhe kuptohet nje Gjuhe e Huaj nuk Pervetesohet me nje Diplome Fallso por me ZOTERIM GJUHE,dhe nga ana Profesjonale e saj…
    pra shkurt:U dashka te beje nje-Vite Praktike ne nje Shkolle Shqipetare, dhe si rrjedhim c´fare u dashka qe te Mesoj nje Student nga kjo Praktik??Fare thjesht Praktike munde te beje edhe ne Itali,mbase edhe duke Punuar p-sh..si Kamarjere ..apo ect..Mundesite jane te shumta ose edhe thjesht si Student me mundei Banimi ne nje Familje Italjane..
    3-Pra beje nje vite Praktik-dhe jape Provimin e Shtetit..po nuk e fitova dote Provimin kujt i duhej Koha e Humbur prej nje Viti??Apo qeverise Rame per Reforma ne Arsim??
    Nuk po zgjatem:Ne vendet Perendimore Praktika Behet nga Studentet,dhe zgjidhet nga ata Vete Istitucjoni apo edhe ne nje Firme Private…si dhe E RENDESISHME ESHTE PRAKTIKA BEHET ME OPSJON PER TU MARRE NE PUNE; DHE JO PER Reformat Allashqipetarce..
    Shkurt Edi Rama si Piktore..ku e beri Praktiken nje-Vjetore??Eshte ne Deme te Studenteve,qe te sorollaten kote rrugeve per nje Vite…dhe pas nje Viti Marrin ne Dore Diplomen e te papunit me DIPLOME…
    Duket se qeveria e Z.Edi Rama e ka Ekzagjeruar shume kete Punen e Standarteve Europjane…..te shohim se ku do ti dale tymi kesaj Pune…por per nje vite Praktike kush paguan???Kur qeveria nuk u jep as edhe nje Qindarke Studenteve-Praktikante?? Keshtu Edi rama..Nese Praktika behet per nje Vite..athere shiko se si behet ne Gjermani, dhe kush paguan per PRAKTIKANTET STUDENT…morre vesh mo Piktor???SHikoni se si e bene Europa..pastaj u thoni Shqipetareve…dhe Paguani si Europa…mu dhjefsha Ligjet…lol

  6. basha says:

    ne fakt reforma territoriale hyn ne fuqi pas zgjedhjeve
    reforma ne arsim zakonisht i jep frutat pas nje cikli universitar
    reforma e energjise do kuptohet ne 2015

  7. ed says:

    Analize e goditur Mero, por ne 2015 do te shihet edhe demi i madh qe i ben ekonomise mentaliteti autoritar dhe jakobin i Rames, qe ka parashikuar te vendose rregullin vetem me dhune dhe arbitraritet.

    Rama, dhe ata qe e keshillojne, duket sikur jetojne ne nje planet tjeter nga shumica e Shqiptareve. Ndoshta u duket vetja te rene nga qielli, dhe sillen me qytetaret ne shkelje te cdo rregulli te shtetit te se drejtes, edhe pse formalisht deklarojne se veprojne ne emer te drejtesise.

    Kjo arrogance e qeverise behet edhe me e fuqishme kur autoriteti qe ekzekuton ligjin jane police e gjykates qe duan vetem ti ngjajne Gjin Gjonit!

    Gjithsesi, rrofsh Mero per shkrimet dhe urime per gazeten Tema.

  8. era says:

    Nje pyetje kam per Meron :sa i beson atyre qe shkruan?
    Shkruan, “tri reformat e rendesishme” ,ne trajte te shquar duke lene te kuptohet qe ato jane me te rendesishmet. Nje shtepi zoti Mero ka themelet ne fillim pastaj muret catine e ….. pastaj pikturat.

    Lerini makiazhin qe i beni qeverise: Ka qe ne 23 qershor qe populli pret se cfare do te behet me themelet e shtetit,SISTEMIN E DREJTESISE, se shtepia rezohet pa to. Jo vetem qe RILINDJA nuk po kujtohet por dhe gazetaret( mjere ata) kane frike ta artikulojne.

    Sa per reformen ne arsim, Mero jam e sigurt qe as ti nuk e beson. Ishte nje reforme e nisur nga serbi i tropojes dhe po bitiset nga Rilindja e Piktorit. Rama eshte ne partine e gabuar dhe me elektoratin e gabuar.
    Shqiptaret kane filluar ta kuptojne se Partia e Rames vetem e majte nuk mund te quhet. Por ne bote edhe partite ekstreme te djathta kane nje politike shume here me te majte lidhur me arsimin, ti leme te tjerat.

    Meqenese shkruan per betejen per ligjshmerine dhe ndertimet pa leje kush gazetar ka shkruar per LEJET E PALEJSHME?. Thua se mijra njerez nuk guxojne te ndertojne pa leje. Shume mire, por kur lejet ja japin vetes DHE JANE KUNDER GJITHE STANDARTEVE SOCIALE, MJEDISORE DHE TEKNIKE, kush do i pengoje dhe denoje?

    Dalin ne TV dhe bejne show pinoket e PS me urdher te Rames dhe qahen se Basha dashka te ndertoje dhe betonizoje zonen poshte diges se Liqenit.

    Ai po hedh ne ere godina shume kateshe dhe nuk pengon nje kriminel qe mbasi vodhi shiti dhe vrau shqiptaret, lejohet te prese edhe pemet prane kopeshtit zologjik poshte diges dhe gazetarrucet rufisin kafe dhe bejne filozofi te madhe… dhe politkanet bejne pazare rrufjanesh!!!

    Turp per shqiptaret qe jene ne gjume.

    Mero edhe here tjeter kemi shkruar: presim Meron qe mendojme qe kemi njohur dhe jo gazetarin e pusht-etareve.

    ps. ku eshte ai rufjani i vogel Sazan Guri, apo ja kane zene gojen me ndonje projekt….

  9. kastrioti says:

    KETO reforma jane reforma dytesore,e para duhet te ishte reforma ne drejtesi,goditja e korrupsionit qeveritar dhe lokal,denimi I ministrave per korrupsion, kete do Europa,reforme tjeter do ishte reforma ne ekonomi per te punesuar njerezit,duke ditur se jane te papune 1 million shqiptare,reforma duhej te behej dhe ne polici por aty vetem u nderruan ca police,reforma be arsim u be vetem duke mbyllur disa universitete,por pa ngritur nivelin e universiteteve qe ngelen,pra ishte nje reforme e pjeshme, duhej te behej dhe decentralizimi I pushtetit lokal,qe s’eshte bere,gjithashtu reforma duhen sektorin minerar,sektorin hidrokarbur,transport,bujqesi,etj.

  10. human says:

    ke ber shkrim te gjate o Mero per te kenaqur pak edin se domosdo duhet te mbash ekuiliber, ndryshe fillon gjuetija e shtrigave siç ta beri saliu. Per ti ren shkurt, kjo qeveri eshte shume here me e mire se e para por duke e krahasuar me nje qeveri normale siç duhet te ishte nuk eshte. Gjeja e pare qe duhet te bente duhet te ishte zbatimi i ligjit per ata qe kane vjedhur shtetin shqiptar duke filluar nga ministrat e financave e deri tek ishkryeministrat, e dyta duhet te vendoste ne efiçente sektorin e bujqesise dhe te energjitikes, dhe e treta padyshim arsimin dhe shendetsine (qe len per te deshiruar)…Nuk mbahet shteti duke taksuar te varferit por duke rritur efiçencen e sektoreve strategjike!

  11. Emigranti nga trento që pagiuan dritat says:

    Pyetje për Edi Ramen ??????????????????
    Qfar ndryshimi ka mes të vrarëreve nga Sali Berisha
    në 21 janar ,dhë këtij 52 vjeqari të vetëvarur në burgun e
    Rogozhinës??????????????????!!!????????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Isha një simpatizant jo i PS ,por i juaji ,dhe shpresoja shum tek ty,
    Te dhjefsha shtetin qe po forcon ,fut në burg popull,
    dhe rracen që komandoni nga 23 vjet e ndihmo te vjedhe grabise pronat e shqipëtarëve………

  12. komunari says:

    Ne lidhje me zgjedhjet ne pushtetin vendor eshte e domosdoshme kandidimi i personave tej ndikimit vendor – mundesisht nga qytete te tjera te vendit. Ke te drejte Z. Baze.

    Shume idiote dhe injorante ka patur e ka ende si kryetare bashkish e komunash – mjaft me mesjetarizem ne qeverisjen vendore. Shembull me flakerues eshte ai buri qe ndiqte shamikuqen e Kamzes – per turp te zotit shembelltyre e perkryer e Derrit te Vicidolli si e bente shtetin lesh e li cuni i shpifur i shiqeres.

  13. Socialisti bythpambuk says:

    Era,
    Je shume i sakte. me Edi Ramen fundi i PS eshte afer .
    Edi Rama nuk duhet te kete lidhje me PS.

  14. linda says:

    Mero, ke harruar te permendesh pallatin e madh qe ka nisur te ndertohet te diga e liqenit, jo per gje po e kemi te fresket, si mund t’a harrosh kete gje?
    Une po prisja qe ti tu beje thirrje te gjithe shqiptareve te ngrihemi dhe te dalim te gjithe ne protesta para bashkise dhe kryeministrise per te kundershtuar kete masaker ekologjike, urbanistike ne mes te Tiranes, po aha, t’i me sa duket nuk paske degjuar gje per kete????????????????

  15. Braho says:

    Mero;drejtesia,drejtesia dhe vetem drejtesia,pa ate nuk as reforme e as ligj qe mund te funksionoje.

    Deri tani kjo qeveri nuk ka ndonje ndryshim me qeverine Berisha te 8-te vitete me perpara.Mbase i vetmi akt pozitiv eshte procesi per hapjen e dosjeve,si do hapen dhe kur do hapen,dosjet,do ndikoje ne gjykimin dhe vleresimini e qeverise Rama.

    Aty do duket ndryshimi nga Berisha ;do, apo nuk do kjo qeveri te vendosi gurin e pare ne themelin e drejtesise ?

    Fillohet nga 1-shi Mero,qe eshte drejtesia,te tjerat jane zero te shtuara o te hequra.(pa njesh mbeten zero)

  16. gjoli says:

    Eshte ajo qe thote Lubonja Mero,e jo ky servilizmi juaj.Ke filluar te kesh luhatje te medha dita me dite e nga shkrimi ne shkrim.Po lavdero qeverine qe ka vendosur drejtore shkollash,pa punuar kurre mesues,qe kane qene barinj me dhi,qe kane mare diploma te blera ne universitetet e Çilit.Kesaj i thoni reforme? Ky eshte zhvillimi i arsimit?Futja kot,mer ndonje tender,apo ndonje reklame e kaloje vitin e ri Merooooooooo.

  17. fshatari says:

    Po ju tregoj nje fabul filmi per te dhene mendimin tim per 2014
    Ne maje te kodres po dremisnin kau dhe i biri ndersa poshte kodres ne fushe po kullosnin lopet.Befas demi i ri hap syte dhe cohet ne kembe
    – Baba baba Lopet
    -E pastaj?
    -Hajde me vrap te kapim ndonje dhe ta shkerdhejme
    Babai pasi u mendua pak i tha-Po sikur te ikim avash-avash dhe t`i shkerdhejme te gjitha?
    E thashe kete per te thene se Edi Rama me ngjan me ate demin e ri qe ka entuziazem,deshire dhe force per te bere ate qe cdo kryeminister do te donte te bente-nje shtet te forte dhe modern
    Por per te bere kete duke patur parasysh qe vijme nga nje rrumpalle totale une mendoj qe pervec entuziazmit duhet edhe urtesia e Babait
    Gezuar Vitin e Ri gjithe Shqipeve

  18. Kokpalar me kollare says:

    Per momentin duket se kemi te bejme me luhatje te theksuara te qendrimeve te gazetarit, perkundrejt kursit antipopullor qe po ndjek “qeveria e shpresave” te medha te 23 qershorit.

    Kurs ky, ku spikat dukshem mosdeshira e eksponenteve vendimarres te qeverise, per te vendosur per here te pare ne historine e shtetit shqiptar, themelet baze te nje sistemi te vertete demokratik, ku e drejta ligjore te funksionoje dhe te zbatohet pike per pike njelloj, si per qytetarin e thjeshte, ashtu dhe per te perzgjedhurit dhe perfaqesuesit e tyre, te angazhuar per t’i drejtuar.

    Kurs agresiv dhe mjaft i kritikuar ky, ku spikat dukshem mosnjohja apo mosangazhimi serioz i “vizionereve” tane medioker, fodulle e frikacake, per te prezantuar dhe per te sanksionuar me ligj nje reforme drejtesie bashkekohore efikase, ku te nderthurrenin me njera tjetren te gjitha elementet baze te nje demokracie me normativa te standartizuara perendimore.

    Per t’a saktesuar me qarte mungesen e ekujlibrit te autorit, ne konceptimet qe ka ai per politiken qe po ndjek aktualisht kjo qeveri, e kritikuar masivisht per moszbatimin e premtimeve te bera gjate fushates elektorale, mjafton te behet krahasimi midis editorialit te sotem, dhe atij te nje nate me pare me titull “Kur shteti nuk është korrekt si qytetari”.

    Ndryshe nga artikulli i sotem, ku Merua eshte perpjekur t’i justifikoje si “te rendesishme” tri reformat e administrative, te arsimit dhe ate te pensioneve, thjeshte sa per t’i ngritur pak koken kesaj qeverie mosmirenjohese ndaj atyre qe i sollen ne pushtet, ne artikullin e djeshem ai ishte me i kthjellet dhe shume me i ashper me retoriken e tij. Ai dje akuzonte qeverine per fushatat represive qe ka ndermarre kunder qytetareve te pambrojtur e ne nevoje, dhe me te drejte ndjehej i shqetesuar per mungesen e nje shteti ku te sundoje e drejta ligjore, duke i krahasuar rrethanat aktuale me ato te nje shteti primitiv, qe nuk eshte e thene te behet kurre demokratik.

    Do te kisha nje pyetje jo vetem per autorin:

    1. Kujt i nevojiten reformat e dores se dyte e te trete, kur mungon ajo e drejtesise, qe eshte me kryesorja per funsionimin normal te nje shteti demokratik?

    2. Cfare vlerash ka reforma administrative per qytetarin e thjeshte, po te mendosh se ai, per shkak te drejtesise mosfunksionale dhe korrupte, s’guxon as t’a kaloje nder mend, e jo me t’i ankohet dikujt, per veprimet abuzive dhe korruptive te “edepsezeve te rinj” qe do u vihen perballe per t’i drejtuar?

    3. Ku synojne kercenimet dhe burgimet e qytetareve ne nevoje per “vjedhje energjie” dhe delikte te tjera “cironkash” te ngjashme me to, nderkohe qe gjithkush eshte i bindur se mungon nje sistem funksional drejtesie qe do te mundesonte ndeshkimin e kokpalareve me kollare?

  19. xhelal says:

    Je nona e analizes!!!!

  20. Eshte nje qeveri antireforme dhe rama nje km me institut .Nevoja e vendit per reforma ,deshira e shoqerise per shtet ligjor ,per fat te keq ,ran ne duart e nje njeriu egost ,anti ligj .Nje kopje e keqe e Putinit apo e Erdoganit.Reforma e arsimit nga ministrja pa diplome po i jep frutet e saj jo vetem ne Luashnje por ne mbare shqiperine.Mero jeni bashke mwe klasen e korruptuar poltike pergjegjes per rrumpallen e rilindur .

  21. Ire abc says:

    Mero je objektiv…Te pakten keshtu e di dhe une te verteten!

    Babagjyshit te vitit te ri i kerkoj nje dhurate:A ka mudesi ta mbylle blogun e komenteve sepse po ndikon ne rritjen dhe ekspozimin e injorances pa kufij.
    Amen!

  22. sherifi says:

    Reforma ne drejtesi eshte paresorja,per kete reforme,per ato bema qe i jane bere ketij vendi deri me sote qe kjo mazhorance po mbush gati nje vit e gjysem ne drejtim,kte po pret elektorati, pa dyshim edhe ato te arsimit,teritorialja,energjia,ndertimet jane pozitive, por primarja eshte reforma ne drejtesi.

  23. anonim says:

    1.Reformes ne energji do ja shohim frytet me 1 shkurt 2015 kur populli te kete ne dore faturen e muajit janar me cmimin e ri.
    2.Reforma ne arsim nuk ka. U pane shembujt e drejtorave te Tiranes e Lushnjes. Ligji per arsimin e larte nuk eshte miratuar akoma, por dihet boterisht qe eshte bere nga dhe per interes te Cilit.
    3.Reforma administrative eshte bere per interesa te dites dhe vetem nga kjo nuk mund te kemi ndonje pritshmeri. Pale nga kush eshte bere, ca pseudoeksperte!

    Kultura e qeverisjes nuk ka ndryshuar, dhe kjo eshte me e rendesishmja nga te gjitha!

  24. Claus says:

    E ka filluar pak me nje “ngaterrese” te vogel kete edotorial i nderuar Mero. Berisha nuk ka qene asnjehere kirurg, por kardiolog, nejse, nuk ka gje per kete editorial, duhej nje “kalim” per te shkuar aty ku duhej, packa se ishte fakt i pavertete.

    Megjithate duke bere kardiologun anestesezist dhe piktorin kirurg, mendja me shkoi qindra vite me pare ne kohet e parakrijimit te Kryqit te Kuq me te famshmen Naghtingale, ku ne fushat e betejes per te shpetuar shokun e tyre te plagosur ne llogore ndermerreshe ndonje operacion nga xherahe qe mendonin se do te benin vetem mire.

    Dhe ne kete rast na ke dhene nje anestezist, qe per anestezi ne vend te eterit ne hunde vetem alkool dhe vodka mund te perdore dhe nje piktor qe penelin e tij mund ta ktheje fare thjesht ne bisturi duke vendosur ne vend te furces nje brisk te ndryshkur. Dhe hajde, me keto mjete mund ti hyjme ndonje te plagosuri me ndonje fishke me kaliber te madh qe mund t`i kete hyre ne bark per ti shpetuar jeten.

    Por keta “anesteziste” dhe “kirurge” kane bere vite me pare dhe terapi shock-u, i pari i ka zbatuar, kurse i dyti i projektonte tek Artet dhe nuk e kane per gje qe bashke me plumbin hyre ne bark te nxjerrin te tepert edhe ndonje melci, shpretke a pankreas.

    Te tille jane, nuk e kane per gje te ndermarrin operacione radikale dhe ne vend te mjekimit te na japin ndonje shembull ne ballsamosje.
    Aftesite i kane, shembuj kane dhene.

    Pra Mero, diku ke thene, qe reformat ose operacionet radikale, me te tille xherahe rezultatet do te tregohen ne vitin ne vijim.
    Te shohim, por kam frike, se keta i fillojne operacionet e tyre radike pa monitorim, pa matje pulsi dhe tensioni, pa defribrilator afer, pa oksigjen dhe ne cdo rast pa ndonje rezerve gjaku.

    Prandaj dyshoj shume se do te shnderrohen thjesht ne ballsamues, si ne koherat faranoike ose, ose ne Dr.Adhamudhe qe vetem kerryerjen e kishte metoden me e mire e kurimit.
    Te presim. Vitin 2015 e kemi prane.
    Pra vit te mbare!

  25. xhorxh** says:

    Leter per zotin Mero

    Ka shuma kohe qe Mero i vitit 2014 eshte kunder Meros te vitit 2013.Me cfare ke thene dhe cfare keni pritur nga qeveria Rama per kete vit Titulli I ketij artikulli te sotem do te ishte

    KIRURGJIA ESTETIKE ME SILIKON E EDI RAMES NUK MUND TE NGJALLE KUFOMEN E SHTETIT SHQIPTAR TE VRARE NGA PERBIDESHI VIQIDOLIT.

    Ne nje k/artikull tuajin te dates 26 janar 2014 ,si reformen me te rendesishem te Rames ju I rekomandomnit ate te DREJTESIE dhe aludonit qe deshtimi i kesaj reforme eshte dhe deshtimi i Rames.Fakti qe “fituesi plebishitar” i 23 qershorit ka deshtuar me turp ne kete reforme kryesore per te cilet mori votat e qershorit .

    Perseri ne nje artikull te fundvitit ne 31 dhjetor 2013 me titull “PER VITIN E RAMES” duke perifrazuar fjalet tuaja Rama ne kete fund viti i ka futur nje zhgarravine pictures se tij te bukur DHE KA VENDOSUR MBRAPA KURRIZIT…Sado keq te qeverise qytetari Rama ai do te jete shume vite drite perpara nje talebani me kollare me duar me gjak si SALISERBI.

    Por asnje nga mbi nje miljon votuesit nuk do i falin Rames TRADHETINE e tij kriminale per faljen e krimeve te 21 janarit ,gerdecit,1997,1998 etj etj duke patur nga mbrapa me hosten ca palo-ambasdore qe kane dale nga kostumi dipllomatik dhe kane veshur kapoten e mbretit

    ASNJE nga mbi nje miljon votuesit nuk do i falin CMENDURINE Rames kur ne shkurt te ketij viti ne nje miting per kosoven lavderoi Berishen si nje nga patriotet qe ndihmoi Kosoven kur ne fakt ai I NGULI THIKEN NGA MBRAPA UCK,ADEM JASHARIT DHE HASHIM THACIT…

    ASNJE nga mbi nje miljon votuesit nuk do i falin CMENDURINE e Rames kur shkoi para nje muaji si I dhjere ne promovimin “ madheshtor e librit te qerosit sales” per palo mbretin Ahmut Zogu ne pallatin e brigadave ne nje kohe qe festimet e 70 vjetorit ishin si funeral home me kinkalerina dhe llambushka

    ASNJE nga mbi nje miljon votuesit nuk do falin KAPITULLIMIN E TURPSHEM te Rames kurArvizu i dha urdher dictatorial per te hequr shalline kuq nga qafa qe me kete rast mund ti heqe dhe breket…

    Duke i kerkuar ndjese lexuesve per materialin e poshtem qe eshte nje koment i imi ne 31 dhjetor 2013 le te krahesojme se cfare kerkonin lexuesit e Temes para nje viti ku bie ne sy deshtimi i RAMES ne operacjonin kryesor kirurgjikal ate te drejtesise per 21 janarin dhe ka patur sukses ne silikonin e arsimit dhe territorit.

    %%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%

    xhorxh “koment 31 janar 2013”gazeta tema-..2013-viti edi rames

    Teorikisht artikull-shkruesi ka te drejte ta quaje 2013 nje vit I mbrapshte per politikanet shqiptare kurse praktikisht ato qe humben (flas me shume per ish qeverine e Berishajve) ato jane te lumtur qe pasi vrane,tradhetuan dhe vodhem miliarda po I gezojne ato duke poshtruar dhe terrorizuar neper media ,parlamente dhe rruge deri ne thirrje antikushtetuese per rrezim qeverie me 800 mije “fansat e fuckbook-ut” bashke me gestapon e mamurrasit dhe me pinjollet e ish divizionit hitlerian SS te Kosoves.
    Viti qe shkoi la pas ca kujtime pambarimisht te hidhura qe tregojne se shteti,dipllomacia,ekonomia,ushtria,shendetsia,arsimi,morali,dinjiteti kombetar e deri te endrrat e femijeve jane vrare.Le te rendisim disa ngjarja pikante qe vertetojne rrjeshtat e mesiperm.

    1-VRASJA KOMBETARE E SHENJTORES SOFIE QENDRO.
    nen nje mjerim rrënqethës vdes kjo shenjtore 86 vjecare ne 5 tetor 2013 ne lulishten kryesore te Durresit e nxjerre me perdhunim nga nje ndertese ku banonte per dekada te tera nga falangat mafioze te permbaruesve berishiane ne ditet e fundit te qeverisjes babezitese te tij dhe ish pronareve mafjoze.Asnje politikan,qeveritar,ambassador,klerik,biznesmen,filantrop nuk u be be I gjalle ne kete vrasje makabre kombetare.

    2-VRASJA E 15 VJECARIT TOTA NE SHKOZET.Tregoi se nje brez apo gjenerate e tere ka degraduar ne nje nivel te frikshem ku e ardhmja e atij vendi eshte ne duart e atyre qe te vrasin per nje fjale goje.E pabesueshme ne kete histori ishte rrahja e nje mesuesi te kesaj shkolle pasi e kishin mbuluar me batanije nga nxenesit e tij.Komenti nuk ka nevoje

    3-VRASJA NGA LEO OSMENI I TRE PUSHUESVE NE VLORE..nje akt makaber kur vriten duke pushuar 3 shqiptare.Me kete veprim eshte vrare dhe vete turizmi dhe reputacjoni I lekundur I ketij vendi se dhe ato pak pushues te huaj qe vizitojne ate vend nuk do shkelin ne ate vend vecse me ndonje ndonje kuraziere

    4-VRASJA E OLLDASHIT.edhe hetuesi me budalla ne bote ne kete egzekutim mafjoz duhet te mendoje se pista e vrasjes politike ishte e nderthurur me nje “karrem” qe ju server viktimes ne nje dite qameti me shi qe mund te jete mielli I bardhe apo nje helene troje e virgjer.Eshte e pabesueshme nje pakt I pasinqerte midis pozites,opozites dhe mediave per te mbyllur kete histori me fishekzjarret ne ceremonine “madheshtore” te varrimit te te ndjerit.

    5-VRASJA E BERISHES NE 23 QERSHOR 2013 ME VOTA.sa me shume po kalon koha aq me shume po bindemi se Serberisha eshte qelluar me fisheke manovre ku ne fund te vitit pame Edi Ramen qe I kane lidhur kemben me gjylen Ilir Meta dhe I kane kryqezuar duart me presidencen prokurorine,shikun,bashkine e tiranes,kld,krejt gjykatat te cilat jane “toke e xanun” nga mobsteri nderkombetar berishovic.

    6-VRASJA E IMAZHIT NGA BABAGJYSHET ne vjedhjen e tyre me kallash ne dore ishte vrasje ne dy drejtime.Kete vit e tutje femijet shqiptare do te kene frike dhe nga ikona me e pafajeshme e krijuar nga imagjinata e femijerise.Cdo vit te ri me permasat qe mori ne mediat boterore ky lajm gjithe bota do kujtoje se pas cdo shqiptari fshihet nje “Santa gangs rob jewellery” qe koincidon dhe me Gangon Berishe I cili ka future ne thesin e tij miliarda dollare biles duke perdorur dhe kallashe si ne 1996,1997,1998,2011.

    7-VRASJA E FRIKES PER PROTESTE. 15 nendori do jete nje nga ditet qe do mbahet mend gjate ne memorien kombetare por dhe nderkombetare si dita qe populli shqiptar duke u treguar me europjan se europjanet dhe me amerikan se amerikanet organizoi nje proteste te krahesueshme me te epokes se legjendarit Martin Luther King I cili gjunjezoi admistraten e atehereshme amerikane per te drejta njerzore.

    8-VRASJA E MITIT TE RREME BERISHES.besoj se nuk ka pare poshtrim me te madh Berisha qe kur ka dole nga carku I sheqeres ne 1944 se ate dite qe u perzu si zvarranik bashke me reptilin Bashe .Deklarata e mevoneshme e Arvizuse se 2B kaluan vijen e kuqe ishte nje vetvrasje qe dipllomati amerikan I ben besimit qe ka akoma opinion shqiptare ne sinqeritetin e dipllomacise amerikane qe per LHL u vune re dy qendrime paralele qe dukej sikur LHL ishte nje kurth per te hedhur Ramen me “dipllomaci” ose ti japim medaljen e trimerise Berishes dhe Bashes qe sfiduan hapur amerikanet.Thirrja e Berishes per proteste kombetare kunder qeverise para ca ditesh dhe mbledhja e ca njerezve pensionista dhe te papune nga nothingmen-I Altin Goxhaj tregon se berisha eshte nje kufome qe nuk ka kush ta varrose.Kam dyshim se aleanca e ngjalave Rama-Meta nen dirigjimin e pornoambasadoreve do kete kushtin qe Berisha te mos preket deri kur ta therrasi I gjithefuqishmi ne sketerren e tij.

    9-VRASJA E VRASJES SE 21 JANARIT……ne 7 shkurt 2013 lirohen nga gjykata berishiane 2 vrasesit e dokumentuar te masakres se bulevardit.Ambasda amerikane shpreh menjehere tronditjen e saj te madhe me te drejte.Sot ne lidhje me kete cudi te cuditeshme se ku e gjen fuqine nje perbindesh si Berisha I cili,pasi urdheron vrasjen personalisht prish filmimet,ndrron tytat e armeve ,injoron publikisht FBI ,terrorizon presidentin,prokuroren,kryeshikasin,kryeopozitarin,mediat duke I mposhtur te gjithe dhe duke marre medaljen burre shteti.Mendoj se enigmen e kesaj cudie e jep vrasja e nje fotografie..

    10-MASAKRIMI I NJE FOTOGRAFIE. i nderuari z.Obama nje nga presidentet e Amerikes me prejardhje nga populli (jo nga oligarkite apo dinastite) del ne fotografi me Edi Ramen ne 8 tetor 2012 dhe pas nje gjumi letargjik arushe prej 6 muajsh zgjohet Kongresmeni amerikan, republikani Dana Rohrabacher, I cili vetem pak dite te votimeve te 23 qershorit 2013 akuzon dhe kerkon hetim zyrtarisht per z.Obama dhe Edi Ramen.Jo vetem kaq pork y kongresmen kepuce kuq I cmendur pas berishes po pak dite para votimit falenderon nxehtesisht Berishen qe shpetoi Ameriken duke marre “vullnetarisht” 220 cope muxhahidine ne nje kohe qe gjithe aleatet lane ne balte Ameriken.Te analizosh keto dy fakte eshte e kote po konkluzioni eshte se ne Amerike ka dy rryma te ndara me nje “Mur Berlini te Ri” midis atyre qe dergojne ekspertiza serioze te FBI ne shqiperi dhe te atyre qe e keshillojne Berishen te fshije menderen me te.Ky lloj muri jo vetem qe po con ne kolaps total Shqiperine por eshte nje rrezik dhe per vete Ameriken nga keto ligjvenes qe arriten deri aty sa u rrezikua dhe qeveria federale e Usa-s.

    VRASJA E SHQIPERISE.nuk kam asnje pike dyshimi se Shqiperia eshte nje “Stateless Nation” per te cilin vlen sot vetem nje pyetje:Kush ja vrau shtetin shqiptareve ?
    Qe ti japim pergjigje kesaj pyetje duhet te kthehemi ne vitet 1990-1991 kur ndodhi genjeshtra me e madhe ne shqiperi qe nga lindja e Krishtit.Cdo shqiptar me intelekt mesatar ne ato vite kuptoi se ai sistem kishte rene me kohe dhe nuk shtrohej problemi te shembej sistemi por si te rikuperohej ekonomia dhe te behej nje pajtim gjithekombetar.Ne ato vite u vune re dy faza te cilat kishin nje ndryshim thelbesor qe spjegon dhe kolapsin 22 vjecar te atij vendi.Faza e pare ishte dhjetor1989-20 shkurt 1991 kur me rrezimin e statujes se enver hoxhes u kurorzua me sukses revolta e sinqerte e studenteve dhe e qytetareve te Tiranes.Me pak fjale ishte nje shembje e sistemit te baballareve nga djemte e tyre.Pas votimeve te rregullta te 31 Marsit 1991 filloi nje invasion dipllomatik dhe I sherbimeve inteligjente te huaja sidomos jugosllave dhe greke te mbeshtetura fatkeqesisht dhe nga sherbimet amerikane qe ne ate kohe ishin “Brotherhood”Nuk duhet shume zgjuarsi per te kuptuar qe berisha ishte nje hybrid i zgjebosur I ketyre sherbimeve Kjo u vu re hapur fare ne kompllotin e 2 prillit 1991 ne Shkoder,ne nxitjen e grevave te urise nga jashte,ne ardhjen ambasdorit amerikan jo rastesisht nga Beogradi, ne prishjen e qeverise jo komuniste panshqiptare te Stabilitetit ne 4 dhjetor 1991 nga ata tropojano-amerikane qe drejtonin dhe drejtojne sot berishen me telekomande.E keqja me e madhe qe vazhdon dhe sot eshte se meriten per rrezimin e atij sistemi e kane marre dipllomatet perendimore,ish zogistet,ish ballistet,ish pinjollet e diversanteve dhe terroristeve qe per 40 vjet strehoeshin ne gazermat e beogradit dhe athines duke bere aleance me serbet dhe greket qe jane armiqte te betuar te shqiptareve.Alibia me e shemtuar e tyre eshte se hodhen Enverin qe per hir te se vertetes duhet pranuar se I rruajten leshte (me falni me per shprehjen).Nuk dua te polemizoj me gabimet dhe te metat qe kishte ai system dhe I pranoj sado ekstreme te kene qene por kerrkush nuki e mohon faktin se kishte shtet,dipllomaci dhe ushtri absolutisht serioze qe deklaroi dhe Nishan presidenti qe eshte e vetmja shprehje e sakte e tij.Ish komunistet fanatike dhe te shpifur si puna e Palo berishes qe shkuan deri “oxhaku” diktatorit dhe e anatemojne me shume se te burgosurit e Spacit dhe te Burrelit.Biles sa me shume qe I vret,poshtron,vjedh aq me shume shan ish komandantin e tij.
    Qe Shqiperia eshte ne vdekje klinike qe mbahet ne reanimación cardiopulmonar kjo shihet me sy te lire.Ajo qe me ben pershtypje eshte qendrimi indifferent I USA & BE te cilet qe nga 1992 e deri tani kane bere ligjin ne Shqiperi me dipllomatet,keshilltaret dhe shume organizma te tjera nderkombetare.Keto jo vetem qe nuk kerkojne falje por Usa I futi “mish dhije” me LHL kurse BE I futi “mish derri’ me mospranimin e statusit qe tedyja keto veprime jane poshtrim kombetar ndoshta me I keq se cdo lloj pushtimi.
    Edi Rama ne rradhe te pare duhet te jete I sinqerte me vehten e tij dhe pastaj me shqiptaret dhe duhet te pembushe atyre detyrimin e 23 qershorit 2013 ku ata nuk kane votuar per mjekrren e tij apo dhjamin e Ilirmetes por per prangosjen e kryekriminelit Berishe me banden e tij.Ai duhet te rilidhe marrdheniet dipllomatike me Usa dhe Be te cilat e kishin kthyer ate vend ne nje regjim ambasdorial si ne republikat e bananeve ku ne vend te ketyre te fundit mund te perdorim fjalet
    “republika e kanabisit” per te cilin gjithe planeti eshte verbuar qe nuk shikon 5 miliard dollaret e prodhimit vjetor dhe kush eshte bossi I tyre.
    Epilog
    Nqs se Edi Rama do te hyje ne histori duhet qe trimerine qe tregoi me kengen LET IT BE ne ILA kunder dikatatorit qe kishte vdekur me kohe ka rast ta tregoje me nje diktator levizes duke gjetur menyrat ti veje prangat Berishes.Ne rast te kundert le te marrim qirinjte dhe ne vend te urimeve per vitin e ri t’ju drejtohem pak shqiptareve dhe shume shqipfolesve R.I.P.ALBANIA

    Qe te behen gjithe keto reforma qe jane me shume se 5 te tilla duhet te behen me pare 5 hapa te tjere te meposhtem pasi nuk kemi te bejme me korigjimin vetem te 8 viteve te fundit te qeverise superkriminale te Berishes por me nje deshtim cerek shekullor ne instalimin e demokracise ne ate vend.

    1-PUPET STATE
    Duhet thene e verteta makabre qe shteti shqiptar nuk egziston duke filluar me ekonomine,finacat,ushtrine e deri te morali dhe dinjitetit i kombit qe ka prekur fundin.Nga 1991 e deri diten e sotme ligjin e kane bere dipllomatet,ambasdoret,keshilltaret dhe ekspertet e huaj qe kane harxhuar miliona dollare per instalimin e demokracise ne shqiperi e cila ka deshtuar ne menyre te frikeshme.Shkurt duhet qe Shqiperia te kaloje nga nje regjim ambasadorial ne nje shtet demokratik normal.

    2-DEBIMI I PERBINDESHIT VIQIDOLIT.
    Tragjedia me e madhe ne ate vend eshte abuzimi qe ju be shqiptareve nga dipllomacia amerikane dhe europjane ne dashurine e tyre per Ameriken & Europen ne vitet 90′ dhe ne devijimin e revoltes qe kishte ai popull kunder regjimit te para 90′.Vendosja ne pushtet e nje egomaniaku skizofren si Berisha ne 1991-92,mbrojtja e tij kur ka kryer krime te perbindeshme gjate nje cerek shekulli ngarkon me faj sherbimet dipllomatike,ushtarake dhe te inteligjences euro-atllantike te cilet duhet te largojne kete Djall pa humbur kohe me po ato menyra qe e prune ne pushtet me hile ne 22 mars 1992.Pa largimin me ceremoni te Berishes qofte dhe duke i dhene “azil politik” si gjeneralit Luan Hoxha nuk ka kuptim as aderini ne Nato dhe as clirimi i Kosoves.

    3-SHPALLJA E GJENDJES JASHTZAKONESHME.
    Qeveria e re eshte e paralizuar plotesisht pasi ka vetem celsat e kashtes nqs nuk perdor fuqine egzekutive dhe legjislative per te zhbllokuar sistemin e drejtesise i cili eshte kapur 100% nga banda kriminale 2B te cilat kane Presidentin Nishani si jelek antiplumbi.Jane qindra raste flagrante qe ky president ilegal duhet te hetohet per shkelje te kushtetutes dhe duhet te largohet menjehere.

    4-DEBIMI I MASTERSPY VISHINSK AJAZI.
    Eshte pambarimisht e pabesueshme qe fituesit e 23 qershorit 2013 nuk e kane hequr akoma syrin magjik dhe tritolin e Berishes nga Shik-u.Te komentosh kete problem shume delikat eshte e tepert.Edi Rama duhet te shfytezoje dhe pakenaqsine e Arvizuse dhe kundershtimin e tij kur u emrua V.Ajazi qe ka qenë shefi i Zbulimit të Jashtëm të kriminelit te 1997-es B.Gazidedes.

    5-NDJEKJE PENALE PER ADRIATIK DHALLEN.
    Ky kamikaz i Berishes qe neser duhet te paditet nga qeveria Rama se ai jo vetem po zvarrit por deri tani ka sabotuar dhe te gjitha ceshtjet kane perfunduar ne favor te berishes duke patur lidhje “te nendheshme” me gjithe nivelet e gjykatave dhe me ministrin e drejtesie qe kane ngrene diku bashke nje tave me corbe te prishur.

    23 QERSHORI 2013

    Nuk ishte nje rrotacjon normal ne nje vend demokratik por nje kryengritje popullore kunder regjimit ambasdorial 22 vjecar te instaluar ne Shqiperi & pushkatim me vote te kuislingut te tyre Berishe dhe zagarit te tij Lul Udbashi.

    Prandaj ambasdoret te lene hipokrizine e tyre dhe te dorzojne koken e berishes duke ndihmuar qeverine e re per vendojne e drejtesise ne denimin e kryekrimeleve njeri “vrases shteti” dhe tjetri “yll ne qitje”

    Prandaj zoti Arvizu dhe zoti Rama duhet te mendohen mire per detyrimin qe kane karshi votes 23 qershorit se ai popull e tregoi patriotizmin e tij ne 15 nendor 2013 qe mposhti dy qeveri qe kaluan vijen e kuqe ME HIPOKRIZINE E TYRE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje