New Yari!

1 Janar 2015, 21:34Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Fotografit zyrtar të Presidentit, do t’i duhet të bëjë një foto të re zyrtare të Presidentit pa mustaqe. Për fat të mirë nuk do t’i duhet të printojë shumë copë, pasi Edi Rama e ka zëvendësuar portretin e tij me atë të Ismail Bej Vlorës, por sidoqoftë disa qoka duhet t’i bëjë me imazhin e ri. I vetmi problem i tij është se nuk di të japë shpjegim si shumë të tjerë, përse i hoqi tani mustaqet.
Kur e propozuan për Ministër të Brendshëm në vitin 2007, disa miq të tij i këshilluan heqjen e mustaqeve. Në momentet e para nuk refuzoi, por të nesërmen u tha se nuk mund ta bënte dot, pasi vajza e tij e vogël ishte mësuar me to. Ishte një shpjegim bindës, po të kemi parasysh profilin e tij. Këshilla iu përsërit kur ai u bë president, por ai e shmangu sërish heqjen e tyre. Dhe në këtë pikë, ato u kthyen në identitet të tij. Edhe pse pamja vizive e Presidentit të Shqipërisë i ngjante paksa atij sirianë, ato iu pranuan. Dhe pikërisht, atëherë kur të gjithë me zor ia pranuan mustaqet, ai i hoqi. Ky New Year në të vërtetë u identifikua si New Yari, siç e përshkruajnë me humor në rrjetet sociale, gjestin e tij.
Por a ka gjasa të ketë një imazh të ri, Presidenti pa mustaqe në politikën e vitit 2015?
Në politikën shqiptare ka pasur disa herë simbolika të mjekrës dhe mustaqeve. I ndjeri Teodor Keko lëshoi mjekrën në vitin 1991 dhe premtoi se do ta hiqte kur të ikte Ramiz Alia. Bujar Nishani nuk besoj se ka bërë përbetime të tilla.
Ai është përbetuar se nuk do të kalojë asnjë kandidaturë të shumicës për çdo institucion shtetëror që varet prej tij. Nuk besoj se ka hequr dorë nga ky betim.
Ai është përbetuar se do të propozojë vetëm kandidatura luajale të Berishës, në çdo vend bosh në sistemin gjyqësor apo institucione kushtetuese. Nuk besoj se ka hequr dorë as nga ky betim.
Ai është përbetuar se do të jetë luajal me Berishën dhe në qëndrimet e tij politike publike. Shihet qartë që nuk e ka shkelur këtë betim.
Ai është betuar politikisht se nuk e njeh qeverinë e Edi Ramës. Nëse shikoni faqen e tij në internet, fotografia e tij si President është me qeverinë e Kryeministrit Berisha, ndërsa qeverinë Rama edhe pse e ka dekretuar, nuk e ka në faqen e internetit. Pra, as këtë betim nuk e ka shkelur.
Ai ka garantuar se do të jetë një zyrë kuadri rezervë e Partisë Demokratike për çdo emër në dispozicion të PD-së, që i duhet një vend pune. As këtë betim nuk e ka shkelur duke shtuar organikën e presidencës.
Ai është betuar të mbajë lidhje korrekte personale me Berishën duke pirë kafe një herë në javë. Dhe këtë betim nuk e ka shkelur.

Pra, heqja e mustaqeve nuk mund të ketë lidhje me ndonjë përbetim politik siç ndodh rëndom. Duke qenë një shenjë e identitetit të tij, ajo është ndryshuar në ato rrethana që ka lindur dhe ka mbijetuar. Mundet, që idenë e parë e ka dhënë parukieria që ai fton dhe në festa zyrtare në Presidencë, pastaj e ka diskutuar me fëmijët dhe gruan, dhe në fund ka vendosur t’i heqë. Buja ishte e madhe. Më e madhe se çdo gjë tjetër që ai ka bërë si President. Kanë shkruar për të, të gjitha gazetat, rrjetet sociale dhe jehona vazhdon akoma. Ja pra, pse duhet t’i hiqte. Duhet të bëhej dhe ky një herë popullor, për një gjë të vetën. Dhe më të vetën se mustaqet, nuk kishte gjë tjetër. New Year, New Yari!

30 komente në “New Yari!”

  1. Korcari1 says:

    Do ta kete te veshtire kur te kaloje kufirin se me mustaqe, pa mustaqe na e kthejne mbrapsht e eshte turp i madh.Aman o nxirrini nje pashaporte te re pa mustaqe qe te jemi te qete qe kalon.

    1. ASPIRANTJA says:

      Berberi ja preu nje ane me shkurter se tjetren. Jari i bertiti dhe berberit filluan ti dridheshin duart. nga sikleti i shkreti ja preu anen tjeter per ti barazuar. po do ti qe per dreq ajo doli me e shkurter se e para. Jari i bertiti me shume dhe berberi ja hoqi fare. dhe i tha jarit, se keshtu dukej me i ri, dhe me i besueshem se kishte ndryshuar.

      Keshtu Jari yne, me nje pamje te re per nje vit te ri.

    2. tralala says:

      O Yari! Po tallet Burri me veten e tij mo diteze?
      Te vetmen shenje te burrerise ato te shkreta mustaqe
      kishe dhe ato i shkule per te shkulur gjithecka nga
      ojo pako burreri qe te kishte mbetur. Tani ca,te themi?
      Qe je burre, kur nuk je! Te themi-President kur gjithe
      Bota po bene gallate me ty,-Jo se jo! Po atehere c,fare duhet
      te themi?A po;e gjeta:- Manikeni i Borodino Saliut.

  2. illyrians says:

    Mero, nje verejtje, fjala “perbetim” me sa di une ka kuptimin “komplot”, jo ne ate kuptim qe e ke perdorur ti ne kete artikull..

    1. kamera says:

      Kete fjalen “per” nuk di pse e kane kaq per zemer vitet e pas nentedhjetes aty per ta vendosur vend e pavend. Jame skandalizuar me himnin e flamurit kur tere jeten e kemi kenduar “Rreth flamurit te bashkuar” me nje deshire e nje qellim….. Kurse tani e degjojme ndryshe: Rreth flamurit te “perbashkuar” !!! Ka ndonje qe me thot se ku ka qene difekti I gramatikes shqip qe eshte korigjuar kesisoje…?

  3. gezuar says:

    Gezuar 2015,

    me mire lereni ate te bej cte doje – atje ne cep te politikes ai Yari pershesh me kos po ha – – – atje ka menduar te mbese edhe ne 2015 – i sherben nje BASTARDI sic e quajten disa – atij Derrit te Vicidollit.

    Ndofta mustaket i ka hequr per arsye sexuale brenda familjes…thone expertet.

  4. heretiku says:

    Yari ka musteqe ! Une ja pres, une ja dh…….

  5. fiqo says:

    Jari ka mustaqe

    Une ja pres

    Une ja dhjes.

  6. Sh. says:

    Nje shprehje e vjeter thote :Mos u merrni me mustaqet e Celos ,gjithashtu
    dhe me mustaqet e Yarit nuk ja vlen te merremi .

    1. GAMORI says:

      JO ,JO ! NUK MERREMI ME MUSTQET E YARIT , POR ME BEMAT E TIJ , QE E PREZANTOJNE NJE PRESIDENT TRADHETAR TE SHQIPERISE DHE AI RRI NE FUQI SE E DO GRUPI ” PODESTA ” SIKURSE NE KAZAKISTAN, PAKISTAN , INDI , AFGANISTAN ,TAJLANDE ,FILIPINE ETS ETS ETS E NE GJITHE AFRIKEN POR JO NE GJITHE AMERIKEN E JUGUT E BOTEN ARABE E TE MOS FLASIM ME PER KINEN E RUSINE edhe HUNGARINE 1

  7. alb says:

    Kesaj i thone te ziresh per mustaqet e Celos, qe ne kete rast jane te Yarit.

  8. safiu says:

    ne kohet e vjetra ishte nje xhandar me mustaqe, komandanti e thirri dhe I tha. ore do I presesh ato mustaqe apo te te zhveshim nga detyra. xhandari I pergjigjet; komandant keto mustaqe I kam si rrufe-pritese, te gjithe me shajne te dhjefsha mustaqet, po te jem pa mustaqe me shajne nga nena.

  9. zhaku i pamposhtur says:

    ‘gamori'(me fal se e paskete shkruar me germa shtypi…)
    une lexova qe pardje ate shkrimin ku thuhej qe erjon brace tallet me mustaqet e nishanit… te kujtoj qe unjam nje emigrant dhenuk simpatizoj asnje parti politike aty ne shqiperi,(ta them lete per tekuptuar qe nuk jam ndonje militant ok?..) po e shikoj qe ditet kalojne dhe ju aty ne shqiperi vazhdoni e i beni jehone ‘mustaqeve te celos’…thua qe punet e tjera i kenivene ne vije…u indinjova pak me ato talljet e braces por thashe hajt vari leshte se erjon bracja ka krijuar profilin e asaj kones qe lehjene ka menyre jetese…nuk po i kthehem figures se presidentit dhe tju kujtoj detyrimet qe kemi ne duke nisur qe nga qytetari i thjeshte dhe deri tek deputeti apo ministri i veshur me imunitet…
    pra me vjen vertete shum keq qe vazhdojne keto ‘goditje poshte mesit’ nga ana e gazetes tema dhe te meros si kryeplaku i kesaj gazete…personalisht nuk kam shume njohuri mbi biografine e nishanit por duate kujtoj ty z.baze qe me i keq qenkerka ky presidenti yne bashke me mustaqet e tij se ilir koklopa hajduti??me i keq qenkerka ky presidenti yne sesa ky kryeministri qe ben qeverri me hajdutet??kaq i keq qenkerka ky presidenti yne nga ty qe e ke kthyer kete gazete ne cerdhe antishqiptare apo grekofilesh?? mero ju sot keni edhe gurin edhe arren dhe tallni b me kete popull sipas qejfit sepse e keni futur ne kular dhe e rrihni pa meshire por mos harroni se ‘takografi’shenon dhe nuk harron asgje…mendoj qe do te vije ora e qetesise dhe ujrat do te kthjellohen dhe llumrat do te dalin ne breg adhtu sikurse leshteriket e dikurshem ne brigjet e durresit…(nuk e di nese vazhdojne perseri te dalin leshteriket atje…)

  10. tirana says:

    Pse nuk merreni me dritat qe munguan per vit te ri por merreni me mustaqet e jarit.

    1. karl zais jena says:

      o tirana:NGA DRITAT TEK UJI QE MUNGON NE C’DO SKAJ TE SHQIPERISE,TEK ZYRTARI QE KERKON RYSHFET.TEK DOKTORI QE TE KERKON LEKE.ETJ,ETJ,,,,,SQIPJA ESHTE PER TU QA ME LLAHINKA…POR MEQE RA FJELA PER PER MUSTAQET E NEW YARI…DESHA TE SHTOJ :NUSJA PER TE GJET SEBEP PSE S’JA JEP,,,JU KUJTU KJO E FONDIT….HIQ MUSTAQET,,,PASTAJ PO E APROVOJ PARLAMENTI ,DO TA JAP….ZAVALLI PRESIDENT HANDIKAPAT,DO TI DUHEN DY JETE TE TJERA PRITJE ….ME LESH E PA LESH E HA NJE LUG PERSHESH..

    2. ailin says:

      Mos u “konsumoni” me kete qe ka bere Presidnti.Mendoni per nje moment sikur ai te dilte nudo si Edi Rama?

  11. qytetar says:

    Ky është i vetmi akt presidencjal
    Shkulja e musteqeve u bë për:
    T’ju mbyllur gojën atyre që thonin “të dhjefsha musteqet”
    U bë pasi ato qënkan vetëm për burra!
    U bë për të treguar ndryshimet e mëdha që jan në gjëndje të bëjnë ish komunistët.

  12. D O K L E A T I says:

    UNE SHOF VETEM NDRYSHIME FIZIKE TEK KY PRESIDENT: NUK DIJE KUJTE I PERNGJANE: POR NUK DUKET SIKURESE TE ISHTE NGA BANGLADESHI, PAKISTANI APO TURQIA. NDOSHTA E KA PERFUNDUA EMISIONIN E PERSONAVE ME MUSTEQE. NDOSHTA TANI DO I KETE MUSTEQET BERISHA. ME SE MIRI DO ISHTE QE SHQIPERIA TE KETE NJE PRESIDENT QE KURR NUK MUND TE KETE MUSTEQE. DUKET QE JOSEPHINA E KA BERE ” TIRAC” POSHTE DHE LESHIN JA KA MARRE BERISHA ME BASHEN. ESHTE MIRE TE JETE NJE PRESIDENTE PER PRESIDENTE. PA MUSTEQE. NJE FEMER E HIJESHME PER PRESIDENTE. NISHANI TE VAZHDOJE RRUGEN E MUSTEQEVE.

  13. shqiptar says:

    Analist e jo fjale. Ashta e rilindjes editorial per mustaqet e Jarit. Kesaj i bie qe analistet e zeshem te medias sone te behen me jara se vete jari.

  14. -ish komentues i Temes- says:

    Me keqardhje lexojme keto keto lloj artikuj te zotit Mero te pakten keto 6 muajt e fundit dhe me kete artikull te fundit mund te themi se eshte koha per shkruar nje artikull “Shkelqimi dhe renia e zotit Mero”.

    Si kundershtaret e New Jarit po ashtu dhe fansat e tij ne PD ,pra 99 % e atij vendi mendojne se ky lloj mender presidenti eshte eshte handikapat fizik,mendor dhe politik dhe nuk eshte gje tjeter vecse nje maske e Sali Mosterberishes.por deri ketu nuk ndonje te keqe.Fakti qe te gjitha betejat Presidence -PS i ka fituar ky i fundit nuk ka vend per tu tallur me mustaqet e New Jarit,biles votimet ne KLD si ne rastin e Gjin Gjon Gjonit dhe Fullanit i ka fitur me rezultatin 12 me 1

    E keqja me e madhe e atij vendi sot eshte 23 qershori 2013 ishte mashtrimi me i madh qe i eshte bere shqiptareve qe nga 1912 qe u shpall shtet i pamvarur dhe sot eshte i varur prej koqeve te Rames dhe Metes qe “monitorohen” nga brukseli dhe ca ambasdore qe shkojne te vrima Arjan Canit per te takuar ndonje simbol seksi.

    Viti qe kaloi vulosi tradhetine spektakulare te New Edi Rames ku do vecoja
    tre veprime te tij te denueshme qe e ka hallall fjale tradhetar:

    1-Ne shkurt 2013 ne nje miting per Kosoven ne Kukes e shpall Berishen patriot te madh per pamvarsine e Kosoves kur dihen krimet e Berishes kunder kesaj pamvaresie.Ti thuash nje krimineli patriot eshte TRADHETI.

    2-Marrja pjese ne ceremonine e SALES QEROS (blendi esatpash fejziut) ne ceremonine per promovimit te librit per mender Ahmut Zogun ne nje menyre kaq solemne si te ishte evenimenti me i madh per 2013 ne nje kohe qe u tall me festimet e 70 vjetorit me bunkarin e enverit dhe qe hoqi shallin e kuq me urdher te mbretit Arvizu mikut te Arjan Canit

    3-Dorzimi ne tavoline i verdiktit te popullit dmth te 84 votave qe do ti perdore vetem me miratimin e Sali Monstres,dhe miratimi se deputetet e tij jane te kriminalizuar perbejne poshtrimin me te madh qe i eshte bere votuesve dhe popullit per te gjitha qeverite ne kohet moderne.

    Keto jame probleme qe duhet te merrret zoti Mero qe edhe pse ka treguar kurajo dhe guxim po tregon shenja kapitullimi dhe vetposhtrimi.Denimi i dyshes kriminale 2B nuk behet ME FOTOGRAFITE e Rames neper urat e Gorices kur pallate perbindesha po ngrihen poshte diges liqenit ne Tirane.

    Denimi i dyshes kriminale 2B nuk behet me uckbookun e Erion Braces dhe Taulant PALLES qe bejne veprime sikur jane ne opozite dhe jo qe kane pushtetin legjislativ dhe egzekutiv.

    Per kujtese zoti Mero para dy vjetesh ka shkruar nje artikull QETESOHU ku mori rreth 500 komente qe tregonte audience te larte kurse sot eshte katandisur ne rreth 20-30 komente te vaketa per musteqet e New Jarit qe edhe pse eshte manekin ja ka bere tete me dy dhe Rames por dhe artikujve te Meros. Meros…Prandaj i nderuar Mero QETESOHU..Ai vend ka marre fund edhe pa musteqet e presidentit handikapat por dhe per shkak te tradhetise se Edi Rames qe nuk eshte as fituesi i 23 qershorir dhe as k/ministri shqiptareve sepse ai vend eshte ne monitorimin e nderkombetareve qe eshte nje poshtrim kombetar me i keq se cdo lloj pushtimi klasik..Qetesohu Mero

    1. human says:

      sakte ish-komentuesi i Temes!

  15. D O K L E A T I says:

    Jo, jo eshte ndryshim i madh. Supozo te shofesh Clinton, Blair, Obamen apo Jeb Bush me musteqe. Apo sikurese te shifesh zonjen Clinton apo Markel me shami. Do te terboheshin mediat boterore.

    Dikur ne Malesi dhe sot ne Irak vriten (vriteshin) per musteqe. Apo per shami. Shikoj burrat me musteqe, ne Kongresin e Vijenes (1815) apo te Berlinit (1878). Dikush te gjata e dikush te shkurtera. Hitleri dhe Stalini ( e sot edhe Erdogani) i kan hellur jashte mode musteqet e shkurta. Kur mesohesh me musteqe, dhe shef te njejtin personin pa musteqe (sikurese ne rastin tone nishani), vendi i musteqeve te duket si “ai” i Topallit qe Berisha ia beri “tirac”.
    Keshtu e shofin njerezit e rendomte rolin e musteqeve.

  16. Delli USA says:

    Kur Jari bente paudhesi ne liroheshim kur I thoshim”te dhjefsha mustaqet”,po tani cfar do themi?!

  17. tomorr says:

    Sa pashe titullin e shkrimit qesha , keshtu qe nuk po e lexoje dot shrkimin se kam frike se me prishe kete ndjenje humori qe me shkaktoi New Yari

  18. Shkelzeni says:

    E po tani nuk i thote dot me njeri te dhjefsha mustaqetkeshtu qe mos ja varni-aka New Yari shmangu nje ofendim te madh qe mund ti behej.

  19. Georges says:

    Leshte e jarit apo mustaqet e Jarit rruhen kur kane morr nga idhi!Duhet pyetur idhi i Zonjes se pare c’fare i ka bere jarit te Jarit! Per kete duhet pyetur Gjykata Kushtetuese a ka detyrim kushtetues IDHI i Zonjes pare te pergjigjet apo jo. Faleminderit
    (shenim: morri i idhit eshte shume i temershem,kruhesh si dreq,nuk ka protokoll qe te shpeton!)

  20. Si kudo ka burra, me mustaqe pa mustaqe por qe jane burra, ka burecer, me mustaqe pa mustaqe ska rendesi jane burrece, por ka dhe dordolece, cilin grup perfaqeson Jari me lesh pa lesh ska rendesi? Gjeni dicituren.

  21. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Jari me ne fund e kuptoi, leshi po te kishte vlere,nuk mbinte ne bythe !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje