Charlie që na ka munguar dhe para 7 janarit

8 Janar 2015, 21:30Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Masakra mbi Charlie Hedbo ka nxitur disa debate njëherësh në botë dhe Shqipëri. Më i frikshmi është identifikimi i fesë islame me terrorizmin, më i pështiri është gjyqi ndaj tepërimit me lirinë e shtypit, dhe më i qarti është trajtimi i terrorizmit islamik si një fashizëm i ri që kërcënon botën dhe që do të njëjtën përgjigje që i është dhënë fashizmit në vitet ‘40.

Në Shqipëri, përveç kulturës së kujës kolektive, ka pak shkëndija të një debati të mirëfilltë së paku për një nga debatet kryesore, që është dhe më nervangritësi në botë, atë të tepërimit me lirinë e shtypit. Është e vërtetë se Charlie ishte në një betejë të angazhuar kundër fashizmit islamik, që vjen si një ideologji e re e kobshme në fillim të këtij shekulli. Ata ishin në pararojë të kësaj beteje. Ata që duan ta relativizojnë punën e tyre, përpiqen të kapen tek feja islame dhe tendenca kundër saj. Kjo është shumë larg të vërtetës. Raporti mes fesë islame dhe terrorizmit islam që po bëhet fashizmi i ri i kësaj epoke, është një raport spekulativ dhe për ata që i njehësojnë, dhe për ata që mbrohen. Terroristët islamikë, kur mbrohen, mbrohen si besimtarë, kurse kur sulmojnë, sulmojnë si vrasës. Tani ata duhet ta ndajnë çfarë janë, se nëse sulmojnë si vrasës, do të trajtohen si myslimanë vrasës pa asnjë mëdyshje. Edhe ata besimtarë myslimanë që duan të mos i ngatërrojë njeri me këta vrasës, duhet të dalin para të krishterëve dhe ateistëve t’i dënojnë ata, pasi ata mes të tjerash, po vrasin dhe në emër të tyre.Ndryshe në vend të tyre do të flasin ata që mezi presin të ndezin zjarrin e luftës fetare këtu dhe gjithandej. Nuk mund të vazhdoj pa fund kjo loja që në sulm të jesh vrasës e në mbrojte besimtar dhe as të vazhdoj pa fund debati “nëse janë të gjithë myslymanët terroristë, apo të gjithë terrostitët janë myslyman”. E sigurtë është që ata nuk janë besimtarë, nuk janë evropianë dhe aq më tepër nuk përfaqësojnë islamin evropian, I cili është një shpikje politike. Ata janë terroristët e rinj që përfaqësojnë një ideologji të re, ndoshta të vetmen ideologji aktive në botë.

Për këtë arsye, Charlie jo vetëm që nuk meriton kritika, por meriton të vihet në piedestal të medies që parandjeu dhe i doli përballë fashizmit të ri të kësaj epoke në botë, duke ofruar dhe dëshmorët e saj. Ata nuk e kanë tepëruar aspak me myslimanët besimtarë, pasi nuk u vranë nga besimtarët, por nga kriminelët.

E projektuar në Shqipëri, kjo situatë nuk është shqetësuse për raportet mes medies dhe feve, pasi ato në përgjithësi janë tolerante. Biles, Komuniteti Mysliman në Shqipëri është më tolerant se ai ortodoks apo katolik, të cilët vuajnë nga disa manira margjinalizimi. Por, edhe në Shqipëri ka dy realitete të botës islame. Nga një anë janë besimtarët, dhe nga ana tjetër janë idhtarët e terrorizmit islamik, që po bëjnë betejë me komunitein mysiman dhe shoqërinë shqiptare për të na u imponuar. Janë ata trushpëlarët që marrin fëmijët e ikin në Siri, që kërcënojnë në rrjetet sociale dhe dhe që po përpiqen së bashku me aleatë të tyre në Kosovë dhe Maqedoni, të prodhojnë “çallmat e zeza” të islamit shqiptar, të një vendi që e vetmja pasuri që i ka mbetur, është bashkëjetesa fetare.

Por, nëse ka një arsye madhore përse shtypi shqiptar nuk është i kërcënuar, është se ai nuk është një shtyp si Charlie, dhe se nuk ka bërë asnjë betejë kundër këtij rreziku apo rreziqeve të tjera totalitare në shoqëri. Boll të shikoje sot presidentin në një pritje me gazetarë dhe fjalën e tij mediokre, për të kuptuar se çfarë monstrash ka lejuar shtypi shqiptar të na qeverisin. Boll të shikoje festën e vitit të ri të gazetarëve me kryeministrin, ku nuk bënte punë as liria për t’u tallur me të, por të gjithë mërziteshin pse i tallte ai.

Prej 7 janarit, bota nuk do të jetë më njësoj dhe gazetaria po ashtu, por shtypit shqiptar i ka munguar Charlie dhe para 7 janarit.  Mos të bëjmë kot sot sikur jemi të gjithë me Charlie. Nuk është aq e lehtë të jesh me të. Sidomos nuk është aq e lehtë për ata gazetarë që nuk kanë bërë kurrë asnjë betejë në jetë, por janë vetëm në lista protokolli për pritje e takime me zyrtarë. Charlie nuk ka nevojë ta ngushëllojmë pas 7 janarit dhe as ti themi se jemi me të. Kështu si jemi ne, është më mirë të mos jemi me të. Ajo është gazeta tipike misionare, me qëndrim të qartë, të fortë dhe të pamëshirshëm ndaj diçkaje të keqe. Ne jemi media që kemi heshtur kur vidheshin vota, kur vidhej, kur vriteshin protestues nga qeveria, kur i biri i kryeministrit hidhte 26 njerëz ne erë për milionat e tij, dhe vazhdojmë të heshtim për bandat dhe krimin në ekonomi dhe politikë. As për të ngjashmit e vrasësve të Charlie që kemi mes nesh, nuk flasim. I kemi mes nesh mjekroshat që po marrin zvarrë identitetin e një kombi evropian siç jemi ne, dhe heshtim. Heshtim dhe pastaj pa pikë turpi themi “Unë jam Charlie”. Shkon për t’u dukur solidarë, por jo të nëjtë me ata. Ata u kthyen në armikun numër 1 të fashizmit dhe ideologjisë së vetme vrastare në botë. Dhe kishin vetëm disa lapsa në duar dhe ide në kokë. Ato që ne i kemi vetëm në xhep.

65 komente në “Charlie që na ka munguar dhe para 7 janarit”

  1. iBaba says:

    Si gjithnje i sakte! Si ore zviceriane!

    Je suis Charlie!

    1. shtrember rri, por mos u bej grek e serb ! says:

      o MERO,

      mos bej filozofin me keto punera, se jane te thella per mendjen tende.
      Je mesusr me besh profetin me cic micet e Sali shpellarit dhe politikes se qelbur shqiptare, por as ke kulture per te kuptuar heshtjen e botes muslimane ndaj terrorizmit politik mbi e nentokesor, qe ka zgjedhur te zevendesoje luften e ftohte me konfliktin artificial te demokracise perendimore me Islamin konservator, por per mendimin tim as nuk ke deshire te ruash asnjeanesine e gazetarit, pasi gjykoj se ti dhe gazeta TEMA anoni caze nga ortodoksia greke.

      1. elinor,.,.,. says:

        @shtrember rri; mbylle o pleh njeri, mos ha shume me goje!

        1. shtrember rri, por mos u bej grek e serb ! says:

          Po ti çfare te sat eme pate more elinor ?!
          Apo mos je edhe ti nga ata qe marrin pension gerqie e vijne e na çajne trapin ketu te forumi i Meros ? E meqe ra fjala, a ke ngrene gje sot mo nga ajo qe kerkon tu japesh te tjereve ?
          Po te ka marre uria, duro deri neser ne mengjes, se e ke taze te ngrohte…

      2. adriatik says:

        Mero e ke qare kete shkrim !!!

        Fatkeqesisht tani do te thone “ortodoks” e “grek” po mos ca koke. Ne fakt ne jemi te gjithe shqiptare. Ky eshte atdheu yne. Le te thone c’te duan te ardhurit.

        1. o plaç ne vend ti me gjithe tourkofagos ! says:

          ti more adriatik e ke vertetuar gjithnje me komentet e tua se je me grek te tourkofagosi, nga na dole shqiptar ti more helm i janulles ?!!!!!!

        2. Toni KS - Une Jam Charlie says:

          Wow nje koment yti me te cilin mund te pajtohem (pas shume tjereve qe nuk ndaj mendim).

    2. algert says:

      ore Mero po asnje mysliman nuk eshte dakort me ato lloj ngjarjesh terroriste, edhe komuniteti i ka denuar http://bit.do/vdiqa-duke-i-mbrojtur-ata-qe-ironizonin-fene-time

    3. elinor,.,.,. says:

      I sakte por Hebdo e ka shkruar ne menyre te pasakte.

    4. 21 janari says:

      Mero, ke nje pene te arte dhe kur e ve ne sherbim te kauzave te drejta mund te besh mrekullira. Mos e harxho talentin tend kot Mero, vihu ne sherbim te se vertetes per te miren e ketij kombi, keshtu siç ke shkruar sot.

      JE SUIS CHARLIE !

  2. Pipi says:

    Po, Mero, ke te drejte.

  3. Nard says:

    Eshte nje reviste qe ishte perkrah Kosoves kur shume media te Frances mbeshtesnin Milloshevicin.

  4. dhembeli says:

    Kete dhurate e kemi nga S A L I U . Coi gjithe te pashkolle e papuksa ne shkollat islamike.Te gjithe te rinj I shikon cdo dit te xhamia e rruges Kavajes. te gjithe me mjeker e pantallona trecerekshe. Pershendetjet I bejne ne gjuhen arabe.
    Mos paste var per ate njeri! shqiperine nga nje vend Europian si thote dhe I Madhi Kadare ,e ktheu ne vend Myslyman , ngriti xhami vend pa vend,per te tjetersuar identitetin

  5. enter says:

    Ka vetem nje saktesim te vogel:

    Keni shkruar qe komuniteti mysliman eshte me tolerant se ai katolik apo ortodoks.

    Mjafton te hedhesh nje sy shkrimeve te komentuesve me besim mysliman per te kuptuar se sa tolerant jane ata.

    1. d.gorezi says:

      Nuk e kane me ortodoksine Shqiptare ,e kane me Janullatosin :perfaqesuesin e shovinizmit grek dhe korruptusin e politikes shqiptare.

      1. Dardha says:

        Ja si jeni ju dhe gazetat tuaja. I vetmi lider fetar qe sulmoni eshte figura e nderuar dhe paqedashese e Kryepeshkopit Anastas. Sulmoni te vetmin qe beri dhe ben mire, te vetmin qe sjell paqe dhe dashuri. Dhe kur ai dhe Kisha kunderpergjigjet vetem me paqe dhe me fakte, perseri thoni se ata ankohen dhe nuk jane tolerante.
        Nuk ka me tolerant se Fortlumturia e tij. Kisha Katolike eshte mbushur me klerike italiane dhe nuk thote njeri gje. Ne altoparlantet e xhamive degjohet vetem arabisht dhe nuk thote njeri gje. Sulmoni pikerisht ate qe duhet te lavderoni. Dhe pastaj qaheni se nuk jeni dot si Charlie.
        Jo mor jo, le te qahet Mero dhe ju te tjeret sa te doni. Ju nuk beheni dot kurre Charlie.
        Charlie luftonte te keqen dhe mbronte te miren edhe pse e dinte se e kishte koken ne torbe nga kjo e keqe. Kurse ju i lepiheni te keqes dhe luftoni te miren sepse e dini qe nga kjo e mire nuk ju vjen asnje e keqe. Dhe keshtu jeni rehat.

        Ju nuk meritoni as t’a nderoni Charlie’n. Me gazetare si ju Charlie tallet. Sepse ju jeni frikacake dhe burracake, ja cfare jeni.

        1. o plaç ne vend ti me gjithe tourkofagos ! says:

          Dardha dihet qe e ka bishtin “mbrapa”, por ti moj Dardhe ke nevoje per saktesim, ti e ke bishtin “mbrapa brenda”

        2. Toni KS - Une Jam Charlie says:

          @Dardha, mjekrroshat jane budallenje (ka nje arsye qe i pallon Perendimi me shekuj) dhe zbulojne pozicionin duke bere shamate. Asnje gram me te mire, as me perendimor nuk jane kleri grek, mirepo si bizantine qe jane dine te hedhin gurin e fshehin doren. Mirepresim nje pasardhes te denje te Fan Nolit ne krye te KOASH.

  6. ed says:

    Shtypin shqiptar e përfaqëson Sandri. Charlit t’i lëpijn topet.

    1. Diabolik says:

      Po te kishte Sandri “tope” do ta quanim “Charlie!”……

  7. Pelasgian says:

    doli edhe ky bajga me 1 editorial leshi , berisha berisha berisha ….ik er pirdhuni ….berishen e keni te LIRE e tu ” lulzue ” me pasurine qe vuri ne kurriz tuj bashk me hyenat qe ka shoke . Boj presione qeverise qe erdhi ne pushtet per ti fut ne burg kriminelet si berisha e boll llape si buce !

  8. Sandra says:

    Ngjethese, bravo Mero!

  9. demiro says:

    Asnje proteste solidariteti ne Tirane prej gazetareve shqiptare ne lidhje me masakrimin e kolegeve te tyre ne Paris. Te gjithe
    Mjerane
    Babuksa
    Bythelepiresa
    Islamike…

  10. qytetari says:

    Shume i qarte ,shume i vertete ,shume objektiv dhe shume shpresedhenes ne kete shkrim Mero Baze!
    Te pergezoj!

  11. GENI Karagjozi Austri says:

    Zt.Mero analizon sakte dhe edukon. Ne Hamburg te Gjermanise ka nje Universitet per Gazetarine ku doktorohen gazetare nga Evropa e Bota,te cilet pas studimit thithen nga Mediat Evropiane(Kuptohet jane kualitet).E njoh pak relativisht nivelin e gazetarise ne Shqiperi dhe Kosove,por mendoj se kur Media(Gazetaria)shqipfolese do arije te analizoje jo vetem ne politike por edhe ne ekonomi,kulture,problemet sociale etj. dhe kete ta beje me kualitet,guxim e kulture do themi se kemi vene nje gure me shume themelet e deshiruar te se ardhmes se Kombit tone.
    Nje vrejtje kam per Gazeten Tema: Shkruani me pak per krimin e kriminelet apo popone e Kimit apo Kallashit; dhe me shume per ate qe kombi yne duhet te mesoje,edukoje,dhe jetoje sot e ne te ardhmen.

  12. tomori says:

    Nqs keta karikaturistet,besimtare te moderuar,qenkan kritike ndaj atyre me fondimentaliste,une si ateist do t’u sygjeroja ketyre qe Katedralen Notre Dame t’a kthenin ne nje Opera te madhe ose ne nje Moulin Rouge,sic i kane qef ata.

    1. oso kuka says:

      e ke zakon te flasesh pa u menduar?

  13. Bentirona says:

    Si gjithmone i sakte. I vetmi investim qe ju dhurua Shqiperise ishte QIMET e GJATA te mjekres dhe INJORANCA . Imagjinoni Sandrin Fevziun ti hidheshin ne fyt Berishes per vrasjet ne mase. Ja pra qe TIRANA sot me shume ngjan me KABULIN.

  14. elinor,.,.,. says:

    Po cfare media tek ne, as qe behet fjale! Thjeshte jane disa bytheca pa pike vlerash e principesh e pa pike respekti per profesionin e nderuar qe kane zgjedhur (ose ua kane zgjedhur me mire) dhe qe vetem dine te hapen bythesh neper kafene duke deklaruar me pompozitet se jane “gazetare”… gazetar-uca, them une.
    Te gjithe nje grup diletantesh patetike qe vetem dine te bejne sensacion dhe lene rruges fakte te rendesishme. Gazetaret e vertete profesioniste bejne shume kujdes per vertetesine e atyre qe publikojne dhe do largoheshin nga profesioni nqs ndonjehere do deklaronin dicka qe neser te dilte ndryshe. Kurse gazetarucet shqipo thote thone kete e neser japin si pa te keq versionin tjeter, sikur ai i djeshmi nuk egziston me. Leje pastaj te diskutohet qe ata te marrin anen e te vertetes, etikes, ne lufte pa kompromis ndaj injorances, antivlerave. As qe behet fjale! Secili mendon si ta kete mire me partine nga e cila paguhet, direkt ose indirekt.

    1. Dea says:

      Shume e sakte. Nuk lexojme dot asnje gazete dhe nuk shikojme dot asnje lajm. Kam kohe qe s’ble gazeta te them te drejten. Vetem banalitete dhe interesa personale, asgje tjeter. Keta nuk i afrohen dot asnje gazetari ne bote, jo me atyre qe humben jeten dy dite me pare. Keta kane humbur idealet, freskine, mendjen, jane kthyer thjesht ne derra qe vegjetojne. Keta jane fuqi e pare ne Shqiperi, jo pushtet i katert si thone.

  15. Shqipja jone dykrenore,fron'e saj e ka ne Vlore ! says:

    Ore Mero,ne e dime fare mire origjinen tende Ostrogote,por mos ngatro racen me besimin !Luftrat,revolucionet jane bere per te shpetuar nga nje e keqe shoqerore dhe per nje jete me dinjitoze.Edhe sot,e njejta histori vazhdon,por me mjete e metoda propagandistike te tjera,prandaj eshte e udhes, qe ti meshosh me shume ne mendimet qe transmeton,se si mund te regullohet jeta e individit nepermjet politikave dhe strategjive te zhvillimit shoqeror !

  16. kejsi says:

    BRAVO!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  17. Bobi says:

    Une jam me Meron!

  18. emer says:

    Mero, ti je një Charlie. Në Shqipëri ka shumë pak të tillë (Lubonja është), por ti je.Është e vështirë të dalësh kundër rrymës dhe ti kundërvihesh autoritetit. Është sidomos e vështirë ti kundërvihesh arabëve të rinj që përfundimisht e kanë braktisur identitetin tonë shqiptar. Në fakt, unë mendoj se ata kanë virusin e çmendurisë, sepse kjo që po ndodh me fenë islame është e paparë në historinë e njerëzimit. Myslimanët e moderuar po shkojnë drejt ekstremit, sidomos të rinjtë. Duhet thënë e vërteta: Islami ka shkarë në ekstremizëm. Nuk ka më fe islame siç kishte 30-40 vjet më parë. Tek islami ka një krizë besimi, ai përfaqëson injorancën, varfërinë, mediokritetin. Por, për ta thënë këtë të vërtetë duhet të jesh dyfish Charlie. Më vjen keq që ndodh kështu, por ne shqiptarët do nxjerrim mësim kur të na ndodhë ndonjë gjë, largqoftë.

  19. Aliu says:

    Mero,si zakonisht, eshte ai qe gjerat i thote me gjuhen dhe masen e duhur. Ka kohe qe diccka me te mire, me te artikuluar, nuk kam lexuar.Per kete, falemnderit.

  20. ndjekesit e Temes says:

    Mero tu es Charlie! nuk na ka munguar para 7janarit e s’do na mungoje as pas 7 janarit. Kam besim sa kohe ti je. sa kohe pena jote leviz une do kem me pak frike. po, une qytetari anonims, i perditshem, i perjetshem, shfaqem kur ti shkruan, zhdukem kur ti hesht. Une pres rreshtat e tu qe te dukem, pres dufin tend qe te shfryej, pres terheqjen tende qe te qetesohem, pres logjiken tende qe te kuptoj. une jam gjithmone ketu perballe, cdo moment e me ne ankth, duke te pritur. ti je aty cdo sekond me i ftohte, me i ditur, me i prere, me i gatshem, me i forte per te qene krahu im, kundershtari im, mbeshtetja ime, opozita ime. ndricimi im. Ashtu sic dielli ka nje simbol identifikues, ashtu dhe liria mediatike t’ka ty. Ti s’do ta pranosh kete dhe si vete dielli qe te pengon ta shikosh me shkelqimin e vet, edhe ti kthen mbrapsht cdo afrim. Refuzon brenda vehtes cdo akt mirenjohje sepse je fanatik i ekuilibrit te lirise, te lirise sime qe e mbron me shume kosto. Ne te vrasim cdo dite por ti prape je aty sepse ti je Charlie!

    1. dime says:

      Ka patur media qe i kane rene ne koke te keqes.
      Asaj te keqe qe ka pjelle kete te keqe te maskuar si besim fetar.
      Madje edhe me karikatura si Charlie
      me kurajo te lavderueshme qe ne te tjereve na ka munguar.
      jam dakord qe ata qe thone “Une jam Charlie” genjejne.
      Sepse nuk kane patur kurajon e Charlie
      As kurajon e Meros, gazetes Dita, Filip Cakulit,dhe ndonje tjetri qe nuk m vjen ne mendje tani po qe jane me pak se gishtat e njeres dore
      Por kemi zili dhe inate tona pafund me ate qe ka nje fare suksesi.E copetojme nga anonimati i webit ku hedhin gurin dhe fshehim doren.
      Megjithate njerezit e qete dhe te ndershem e dine kush ka qene Charlie ketu ne katundin tone te vogel dhe kush jo.

  21. GAMORI says:

    ZOTI MERO BAZE RESPEKT QE PUNON PER TE QARTESUAR TRURIN E MYKUR TE SHQIPOVE ! ” E VERTETA TE BEN TE LIRE “

  22. Petro says:

    Or injorate!
    Pse ia krihni bishtin ortodoksise greke?Kur ky vend ishte kristjan, grekerit besonin akoma tek Zeusi.Lexoni te pakten Aristidh Kolen per te kuptuar dicka.

  23. Larry says:

    Zoti Mero Baze.Te falenderoj per kete shkrim te perkryer,absolutely great.Je gazetar me vizion kualitativ intelektual contemporan.Edhe pse je musliman evropian, lab Tepelene dhe jo grek sic te akuzojne disa forca te erreta . Z.Mero je nje Charlie I vertete francez ne Shqiperi. We know you are very strongmind but please be careful for yourself and for us too great man.Always Good Luck and Good Bless You.Larry, USA

    1. GAMORI says:

      MERO BAZE i takon Brezit te edukuar ATEIST dhe i gjithe Jugu i Shqiperise eshte ATEIST , se edhe VETE Baballaret e Teqeve praktikojne nje Fe ose Besim ; qe perfshin Paganizmin + Islamin( te zbutur) + dhe orthodoks (te pjesshem) !

      FEJA E JUGUT ESHTE FAMILJA ,SHKOLLA , PUNA ,PATRIOTIZMI ,NDERI dhe JETA ME DINJTET !

      MOS VIDH ,MOS MASHTRO,MOS RREMBE GJENE E TJETRIT,PAJTIM VELLAZERIM ,NDIHMO SA TE MUNDESH ,MOS JA HAKEN TJETRIT, SINQERITETDHE DREJTESI !

      DASHURI DHE RESPEKT PER DJALIN E “LABERISE” ZOTIN – MERO BAZEN DHE PRINDERIT E TIJ , QE E KANE FORMUAR DHE E KANE BERE TE GJYKUAR PER TU NDERUAR!

  24. 21 janari= krim fashist shteteror says:

    Mbasi zoti Mero mbaroi pune me fashistin islamik Berishe duke e rrezuar gjasme nga froni ne 23 qershor 2013 bashke me ngjalistet e Edi Metes ka fillur te jape ndihme internacjonaliste dhe Frances.

    Nuk ka asnje kuptim “te hedhim lot me teper se francezet” per terrorizmin atje qe ishte ne fakt nje ngjarje pambarimisht e rende dhe ngushellojme familjet e viktimave dhe popullin francez.por…

    por…Nuk e kemi luksin as ti japim mend atyre kur ne shqiperi qe nga akti terrorist i 2 prillit 1991 i sherbimeve te huaja kryesisht ato jugosllave deri tani ne jemi te terrorizuar nga monstra berishe qe dukshem mbeshtetet nga disa segmente te cuditeshme ne Europe dhe Amerike.

    Kemi afer pervjetorin e 21 janarit 2011 qe ishte nje akt i tmerrshem terrorist shteteror per te cilet vendet e Natos jo vetem nuk mbajten qendrim seioz por i futen “nje ci qi temen se shqiptare jane”.

    Jo vetem kaq por nqs se analizojme dhe Otranton e 1997 kur dy politikane me rendesi ne Itali thane shprehimisht ne mars 1997

    HIDHINI SHQIPTARET NE DET SE DO VERSHOJNE NE ITALI….A TE KUJTOHET ZOTI MERO ??????????? athere te pyesim veten..pse te pranojme te na trajtojne si vend te dores katert pothuajse si kafshe..Rasti otrantos flet vete kur familjaret e viktimvet u paguan me pak se kur vritet nje qen aksidentalisht ne Itali…

    Në 28 mars të vitit 1997, anija “Kateri i Radës”me 115 persona në bord, në përpjekje për të udhëtuar drejt brigjeve të Italisë, u përplas me anijen ushtarake italiane “Sibilla”. Për pasojë humbën jetën 81 persona mes të cilëve mjaft gra dhe fëmijë, ndërkohë që mbijetuan 34 të tjerë. Prej tyre, 57 trupa u gjetën, ndërkohë që 24 të tjerë rezultojnë të zhdukur.
    Në tragjedinë e Otrantos, humbën jetën,

    Zeqine Fejzaj, 61 vjeçe,

    Blerina Fejzaj, 8 vjeçe,

    Zonja Fjezaj, 36 vjeçe,

    Mihal Fejzaj, 60 vjeç,

    Fatos Fejzaj, 39 vjeç,

    Roland Fezaj, 14 vjeç,
    O
    ltion Fejzaj 13 vjeç,

    Mimoza Xhavara, 32 vjeçe,

    Kamela Xhavara, 9 vjeçe,

    Majlinda Xhavara, 4 vjeçe,

    Desantila Xhavara, 24 vjeçe,

    Firdesa Xhavara 1 vjeçe,

    Gerard Xhavara, 4 vjeç,

    Majlinda Roshi, 38 vjeçe,

    Qemal Roshi, 38 vjeç,

    Roland Roshi, 2 vjeç,

    ushime Meminaj, 60 vjeçe,

    Donika Idrizi, 40 vjeçe,

    Elona Idrizi, 14 vjeçe,

    Semiranda Idrizi, 11 vjeçe,

    Romeo Andrea, 28 vjeç,

    Silvana Andrea, 18 vjeçe,

    Kristina Andrea, 2 vjeçe,

    Bardhyl Lame, 37 vjeç,

    Tushe Lame 38 vjeçe,

    Artuela Lame, 35 vjeçe,

    Kasiani Bestrova, 6 vjeçe,

    Viktore Bestrova, 9 vjeçe,

    Konstandin Bestrova, 2 vjeç,

    Anife Begotare, 41 vjeçe,

    Rezart Begotare, 12 vjeç,

    Erald Begotare, 13 vjeç,

    Zeman Avdia, 37 vjeç,

    Nertila Avdia, 11 vjeçe,

    olsi Avdia, 6 vjeç,

    Irma Greko, 21 vjeçe,

    Kristi Greko, 3 muajsh,

    Bardhosh Deliaj, 46 vjeç,

    Burbuqe Deliaj, 45 vjeçe,

    Melpo Sejdiaj, 46 vjeçe,

    Hanëme Birçe, 41 vjeçe,

    Besmir Birçe, 9 vjeç,

    Lavdosh Kaja, 22 vjeç,

    Robert Bajrami, 19 vjeç,

    Miklovan Troqe, 17 vjeç,

    Anastas Mërkuri, 30 vjeç,

    Lindita Demiri, 12 vjeçe,

    Lindita Demiri 12 vjece,

    Bektash Tahiri, 47 vjec,

    Andi Aliaj 17 vjec,

    Teferi Saliu 48 vjec,

    Lirim Bulla 17 vjec,

    Zini Muça 27 vjec,

    Ermal Xxhaka18 vjec,

    Fatmir Geraj 28 vjec,

    Kastriot Sharraj, 36 vjec,

    përparim Mamanaj, 13 vjec,

    Zylyma Sulejmani 22 vjece,

    Krenar Sulejmani 27 vjec,

    Alban Sulejmani 4 vjec,

    Mirand Kaçuku, 28 vjec,

    Kizeta Sulo 21 vjece,

    Klodian Sulo 2 vjec,

    Fiqiei Sulaj 30 vjec,

    Ervin Sula 15 vjec,

    Latif Berberi 53 vjec,

    Maze Seferaj 31 vjec,

    Brunilda Seferaj 25 vjece,

    David Seferaj një muajsh,

    Vjollca Kaçupi 22 vjece,

    Albana Botrova 22 vjeçe,

    Merita Ferko 32 vjece,

    Bledar Ferko 10 vjec,

    Fredi Ferko 8 vjec,

    Viktori Kaçupaj 25 vjece,

    Robert Llanaj 30 vjeç,

    Kastriot Hasanbashaj 27 vjec
    ,
    Klorida Hasanbashaj 24 vjeçe,

    Xhuljana Hasanbashaj 3 vjeçe,

    Ilir Kicja 34 vjec,

    Maringlen Bardha 16 vjec,

    Fatbardha Sejdia 21 vjeçe.

    Te nderuar shqiptare
    as Adolf Hitleri nuk beri kete krim kunder njerzimit ne kete fare feje por kete e beri Italia nje vendi i Natos dhe Bashkimit Europjan.
    Ishte koha qe terroristi Berishe urdheronte avjonet te bombardonin ,te sulmonin Jugun me mercenaret e Veriut dhe te hidhej lende kimike kunder popullates civile.

    Cfare beri Franca,Amerika,Anglia ,Gjermania qofte populli qofte qeverite e tyre ??? A U NDEZ NDONJE QIRI NE PERENDIM PER MIJRA TE VRARE NE SHQIPERI NGA TERRORISTI SALI SATANAI BURRIN E SHTETIT TE NJE AMBASDORI QE AI I FUTI SHKELMIN…?? APO CI QI TEMEN SE SHQIPERIA ESHTE NJE FERME KAFSHES E XHORXH ORWELLIT

    1. dfgrubn anticensurë says:

      21 janari= krim fashist shteteror
      jashtëzakonisht të drejtë për atë që shkruan!mund të kishe shkrua dhe për arben brocin dhe tre shokët e tij,mund të kishe shkruar dhe për …….,mijëra raste të tjera!!mero diku ka shkruar diku ka mbrojtur dhe diku ka anashkaluar,por kjo nuk është se mero duhet të mbyllë gojën sot për këtë mynxyrë që po i pregatitet njerzimit!!
      me të vërtet që na dhëmb më shumë bytha tonë se ajo e tjetrit!e vërtetë është që duhet të kujdesemi për tonën dhe po patëm kohë për të tjetrit,por mos harro or shpirt se kjo që ti mbron,kështu si pa e kuptuar!kështu si e shpjegon dhe mero në shkrimin e tij ti,”mbrohen si besimtarë,”,po mbrohesh si besimtar!si një njeri që nuk je ai që ke bërë sulmin,sikur nuk ke qënë ai që ke kapur armën për të vrarë!!dikush mund të thotë -injorant hesapi,ka kuptuar gabim gjërat-por nuk është e vërtetë!!
      shkrimi tënd është i qartë!emri tënd është i qartë(pseudonim i paverifikueshëm dhe që ndërrohet shumë herë gjat të njëjtit debat)!ti mendon se kjo që po ndodh është një “fitore” e islamizmit”që ti predikon”!sundimi i fesë tënde,se duke qënë ti sundues(islami)bota do të jetë e lumtur!!do të jetë parajsa e premtuar nga allahu!!por gabohesh mor terrorist i fshehur!!jo shumë larg e pamë se sundimi i një force sjell diktaturën!premton parajsën por në fakt sjell ferrin!!vetë eksperienca jonë e freskët ka treguar se diktatura hëngri njerzit e saj,se diktatura shtyp dhe atë që është në krah të saj!!
      or debil me emra të ndryshëm,agjitator islamik,fondamentalizmi është i dëmshëm për ty ne radhë të parë,është i dëmshëm për njerzit e tu,për fenë tënde!!fondamentalizmi sjell fondamentalizëm dhe se fondamentalizmi i që ti kërkon të reaktosh është shumë më i fuqishëm se tëndi!!sot ty të duket vetja i fortë!!të duket vetja goliat,por nuk është e vërtetë!!armës tënde të fuqishme sot,demokracia po i përgjigjet me pambuk!i përgjigjet në këtë mënyrë sepse të mbron dhe ty!të mbron nga budallallëku tënd!!
      sado që të sjellësh fakte për komplote të fshehta,për probleme tona të pa zgjidhura,prapë kjo mynxyrë që po ndodh duhet dënuar dhe jo përkrahur!!duhet dënuar në radhë të parë nga ti,nëse nuk je pjesë e saj!duhet dënuar nga ti nëse nuk bën pjesë në mendimin tënd,në besimin tënd!
      është e vërtetë se demokracia,kjo që kemi,nuk është përsosmëria!!nuk është pastërtia vetë;por çfar ke të pastë,çfar ke pasur të pastër ndonjëherë??
      ASGJË!!!!!!
      por kjo demokraci është më e mira që kemi,më e mira për të jetuar dhe të jep mundësinë për ta riparuar për ta përmirsuar!!
      ajo sëmundje psikike që ti po përkrah,që ti ke përqafuar,që ti mendon se do të të shërojë,është katastrofa tënde në radhë të parë,por dhe tona në radhë të dytë!!ne kërkojmë ta shërojmë,ti po kërkon ta përhapësh!!

  25. Cen Durimmadhi says:

    Komenti do ishte i tepert,deri tani gazeta Juaj dhe ne pergjithesi editorialet jane brilante.Ju shkruani ashtu siç mendojne shumica e shqiptareve.ju pergezoj!

  26. Gerti says:

    Po tani qe pranon qe te qeverisesh edhe nga Ilir Meta, te cilin vete e provuat qe ishte hajdut, ti dhe koleget e tu po beni ate qe bente Charlie?

  27. dfgrubn anticensurë says:

    21 janari= krim fashist shteteror
    jashtëzakonisht të drejtë për atë që shkruan!mund të kishe shkrua dhe për arben brocin dhe tre shokët e tij,mund të kishe shkruar dhe për …….,mijëra raste të tjera!!mero diku ka shkruar diku ka mbrojtur dhe diku ka anashkaluar,por kjo nuk është se mero duhet të mbyllë gojën sot për këtë mynxyrë që po i pregatitet njerzimit!!
    me të vërtet që na dhëmb më shumë bytha tonë se ajo e tjetrit!e vërtetë është që duhet të kujdesemi për tonën dhe po patëm kohë për të tjetrit,por mos harro or shpirt se kjo që ti mbron,kështu si pa e kuptuar!kështu si e shpjegon dhe mero në shkrimin e tij ti,”mbrohen si besimtarë,”,po mbrohesh si besimtar!si një njeri që nuk je ai që ke bërë sulmin,sikur nuk ke qënë ai që ke kapur armën për të vrarë!!dikush mund të thotë -injorant hesapi,ka kuptuar gabim gjërat-por nuk është e vërtetë!!
    shkrimi tënd është i qartë!emri tënd është i qartë(pseudonim i paverifikueshëm dhe që ndërrohet shumë herë gjat të njëjtit debat)!ti mendon se kjo që po ndodh është një “fitore” e islamizmit”që ti predikon”!sundimi i fesë tënde,se duke qënë ti sundues(islami)bota do të jetë e lumtur!!do të jetë parajsa e premtuar nga allahu!!por gabohesh mor terrorist i fshehur!!jo shumë larg e pamë se sundimi i një force sjell diktaturën!premton parajsën por në fakt sjell ferrin!!vetë eksperienca jonë e freskët ka treguar se diktatura hëngri njerzit e saj,se diktatura shtyp dhe atë që është në krah të saj!!
    or debil me emra të ndryshëm,agjitator islamik,fondamentalizmi është i dëmshëm për ty ne radhë të parë,është i dëmshëm për njerzit e tu,për fenë tënde!!fondamentalizmi sjell fondamentalizëm dhe se fondamentalizmi i që ti kërkon të reaktosh është shumë më i fuqishëm se tëndi!!sot ty të duket vetja i fortë!!të duket vetja goliat,por nuk është e vërtetë!!armës tënde të fuqishme sot,demokracia po i përgjigjet me pambuk!i përgjigjet në këtë mënyrë sepse të mbron dhe ty!të mbron nga budallallëku tënd!!
    sado që të sjellësh fakte për komplote të fshehta,për probleme tona të pa zgjidhura,prapë kjo mynxyrë që po ndodh duhet dënuar dhe jo përkrahur!!duhet dënuar në radhë të parë nga ti,nëse nuk je pjesë e saj!duhet dënuar nga ti nëse nuk bën pjesë në mendimin tënd,në besimin tënd!
    është e vërtetë se demokracia,kjo që kemi,nuk është përsosmëria!!nuk është pastërtia vetë;por çfar ke të pastë,çfar ke pasur të pastër ndonjëherë??
    ASGJË!!!!!!
    por kjo demokraci është më e mira që kemi,më e mira për të jetuar dhe të jep mundësinë për ta riparuar për ta përmirsuar!!
    ajo sëmundje psikike që ti po përkrah,që ti ke përqafuar,që ti mendon se do të të shërojë,është katastrofa tënde në radhë të parë,por dhe tona në radhë të dytë!!ne kërkojmë ta shërojmë,ti po kërkon ta përhapësh!!

  28. era says:

    Mero lexoj shkrimin dhe them sakte, me pas lexoj komentin e 21 janari=krim fashist shteteror dhe them perseri edhe me sakte…!

  29. era says:

    dfgrubn anticensure,
    Fillimisht je dobet gramatikisht, se dyti je paksa analfabet funksional, nuk ke mundur ta kuptosh ate qe ka shkruar 21 janari=krim fashist shteteror. Lexoje edhe nje here se mbase e kupton me mire komentin i cili vlereson shkrimin e Meros por thekson diçka tjeter shume te rendesishme.

    1. dfgrubn anticensurë says:

      erë moj debile
      unë e kam lexuar shkrimin grackë të këtij 21 janarit,që mund të jesh dhe ti nën këtë pseudonim,por mesa kuptoj ti asqë e paske kuptuar atë që kam shkruar unë?!
      ndoshta është pregatitja time gramatikore që lë për të dëshëruar?!ose dhe më e mudëshmia është IQ tënde shumë e ulët!!moj debile ta them më lart se si ky krimi i 21 janarit,ka me mijra në këto 24 vjet!ka dhe më shumë në këto 80 vjet!ka një numër të pallogaritshëm gjatë tërë jetës së shtetit shqiptar,por ky komentues me emra të ndryshëm sipas leverdisë,nuk ka qëllim zgjidhjen e krimeve që ju kanë ndodhë shqiptarëve!!as krimeve ordinere as atyre shtetrore!!ai ka për qëllim futjen e një diversioni për të hequr vëmëndjen nga ajo që ai predikon çdo ditë në rrugë a në xhaminë e tij!!nuk i ha palla për shqipot por për terroristët islamist!!ata i kërkon me shumicë,për ti rekrutuar punon tërë kohën!!ky ti pi që ti i ke dalë në krah është një nga frymëzuesit e letrës së të rinjve islamist të kosovës!!ai është nga ata që jua ka bërë mëndjen pordhë!!
      tënden nuk besoj!!
      e ke të pjerdhur që në lindje!!

      1. a,b,c..,y,z, zh says:

        dy fjale per komenetuesin dfgrubn autocensure.

        I nderuar mundohu te kuptosh njerzit qe shkruajne ne keto forume.Ju keshillojeme qe pasi te lexoni k/artikullin dhe komentet
        bej pak pushim,dil per ajer te paster,mendohu pastaj shkruaj.Ai zotnia lart ” i 21 janarit” ben verejtje qe te mos qajme me shume se francezet
        kur ato nuk e kane rruar trapin kurre per Shqiperine.Jo me larg se para pak oresh e dashura e Carlit akuzon direkt qeverine franceze qe po flejne gjume
        ne nje kohe qe isalmiket e ISIS-it hyjne e dalin ne France dhe Europe si ne mall te babait,absolutsht asnje lloj kontrolli per terroriste me dosje te hapur aq me shume dhe te droguar.Pra konkluzioni pare eshte qe qeverite e Frances por dhe Perendimit jane fajtore kryesore dhe mos te leshojne lot korkodili.E njejta skene u perserit dhe ne shtator 2001 ne Amerike ku organet
        e specializuara si Cia dhe Fbi jane pergjese kryesore per ate akt terrorist me miopine e tyre.
        Ideje e dyte e 21 janarit eshte qe artikullshkruesi dhe dipllomatet perendimore qe merren me shqiperine te mos na bejne budallenj ne lidhje me Berishen qe ka kryer mijra krime antikombetare dhe terroriste ku me flagaranti ishte ajo e deshmise se Izet Haxhise nga Turqia kur me fakte deshmoi se Berisha ka dhene urdher per goditjen e ambasades amerikane dhe kontigjentit gjerman ku ky i fundit eshte sulmuar dhe filmuar duke treguar shikasit e gazidedes me makinen e blinduar te bankes shtetit.Pra zoti anticensure ju pyesim: Perse organet antiterror te aleateve tane nuk akuzojne berishen dhe ta arrestojne si terrorist te pakten me deshmine e Izet Haxhise ?Perse organet antiterror ne France kane tolerur maksimalisht keto terroriste isalmike dhe sot leshojne lumenj me lote..sic e thote dhe e dashura Carlit qe ka qene dhe dikur ministre…pra i nderuar mos qaj me shume se francezet kur terroristin berisse e ke neper kembe biles te kllonuar dhe te mbrojtur me cdo kusht nga nderkombetaret Pershendetje

  30. joniani says:

    Qe je nga te vetmit gazetar qe ngjall kersherine dhe interesin e nje audience super te madhe kjo nuk ka nevoj per koment.
    Qe je dhe nga vendlindja e Ali Pashe Tepelenes dhe vetem 2km larg ne vije ajrore nga fshati i tij edhe kete ta mesojne ata qe behen merak per origjinen tende.Qe ke demonstruar se nuk te mungon kurajua civile si gazetar,analist dhe publicist te investigosh dhe depertosh pertej te padukshmes edhe kjo eshte e faktuar.Qe jetojme ne nje vend qe te ngjisin bishtin kur se ke,ta oresin bishtin kur e ke etj edhe kjo eshte ashiqare.

  31. mali says:

    Pene brilante.Je nga te paktit gazetare qe u pergjigjesh flake per flake ngjarjeve tronditese,qe shkaktojne dhembje te thelle ne tere boten qe s,pajtohet me krimet makabre .bOTA QE RESPEKTON LIRINE E MENDIMIT,LIRINE FJALES SE DREJTE,PARIMORE ,TE FJALES FSHIKULLUESE NDAJ CDO KRIMI QE sjell humbje jetesh te pafajshme..Degjojme dhe lexojme shkrime ne gazeta a nga ekranet televizive e perballemi me lloj-lloj qendrimesh e argumentash qe s,perputhen me mendimet tona .E pikerisht keshtu duhet te ndodhe ,se perfundoi ajo kohe e nemur qe i edukonte dhe i donte qe te gjithe te kishin te njejtin mendim si te partise meme e te liderit komunist,prandaj dhe shume komentues s,kane pse te ofendojne asnjerin qe ka mendim ndryshe.Mero gati t,i kam lexuar editorialet te gjitha.Me kane terhequr ,prandaj dhe shpesh here e diskutoj edhe me shoqerine time per forcen e argumetave ,per analize objektive ,per force fjale dhe per kurajo qytetare qe ju manifestoni duke u bere shprehes i drejtperdrejte i po atyre mendimeve dhe qendrimeve te shumices se qytetareve qe s,e kane mundesine per t,i shprehur mendimet e veta.Kush ka ndjekur veprimtarine tuaj si gazetar i pas viteve 90 e deri tek ky editorial,s,ka pse te mos cilesoje si nje charlie i vertete.Ju derrit s,i keni thene kurre daje edhe pse ke vuajtur pasojat e nje qendrimi burreror e s,je pajtuar kurre me bartesit e krimit,te korrupsionit.Ke qene i drejtperdrejt,karikaturen e krimineleve,te korruptuareve e portretizuar me shqipen e Naimit,te fishtes.Se ke patur guximin e te “marrit”,pa te jane versulur hijenat per te mbyllur gojen edhe te dogjen makinen e te izoluan godine e mjetet e punes,sepse fshikullimi i bere nga ju ka qene theres,demaskues,denoncues dhe zbadhje e te vertetave te hidhura,e plageve qe i kane hapur disa lidere te majte e te djathte kombit,,shqiptareve keto 25 vite ,duke sakatuar ekonomine dhe duke vrare te pafajshem ne 97-en,ne Gerdec mew 21 janar apo duke vjedhur e pasuruar familjet e tyre e qe pa pike turpi marrin guximin dhe kane kurajon qe te shkruajne ne feicsbuk a te perrallisin nga ekranet se iu djekerka barku per hallexhinjte e pnumert qe vete i katandisen ne kete terexhe e derdhin lote korkodili.Prandaj duhet te shtohet numri i gazetareve kurajoz qe ta thone me force fjalen e drejtperdrejt e fshikulluese per secilin qe ka pergjegjesi per krimet a korrupsion ne te cilin jane zhytur kembe e koke prej vitesh dhe s,u ka hyre gjembe ne kembe se dhe shume ambasadore te huaj kane heshtue e jane pajtuar me keta qeveritare.

  32. Gora says:

    O MEro kemi fatin qe ne Shqipri se can bythen njeri shume per fe Por qe kur kA hyre ai Janullatosi po fillojne gic micet fetare nuk e dime se care mendimi do kishe per shporrjen e tij ngA vendi tone? A nuk mund te nxjerrim ne shqiptaret nje prift shqiptar? Apo ky Prift grek ka mbeshtetjen monetare dhe shum bythlepirsa I rrin nga mbrapa si mendon zoti MEro per Janullatosin?

  33. Sandra says:

    Jam shume dakord me disa nga komentuesit e meparshem, edhe ketu ne

    Shqiperi ka Charlie, (Mero, Cakuli, nganjehere Lubonja e Bushati) por

    duhet qe populli te njohe vlerat e antikonformizmit dhe integritetit, qe

    te mesoje prej Charlieve te vet.

    Politikanet tane jane rol-modelet me te ndyra qe nje popull mund te kete.

    Duhet te perpiqet media te nxjerre rol-modelet e veta. Po nuk u kurua injoranca qe tek shtresat me te thjeshta te popullsise, ky vend nuk behet me.

  34. robert th. says:

    Ky artikull meriton te botohet nga te gjitha gazetat shqiptare dhe te huaja. Nuk jam panegjerik dhe as me rref per Mero Bazen, por artikulli meriton noten 10. Sidomos shprehja: “Terroristet islamike, kur mbrohen, mbrohen si besimtare, kurse kur sulmojne, sulmojne si vrases.” Kjo eshte e vertete e madhe. Bravo!

  35. neri says:

    hyme ne vjetin e 15 post diktature,dhe vetem ..bla.bla.blaa.blaaa,mos u lodhni kot jemi race e paformatuar nga perendia dhe te tille do mbesim ,por te pakten jemi krenare …po me ke …me veten????(origjina e absurdit)

  36. beni says:

    Zoti Mero, Jeni shume i sakte Ju lumte keni kurajo qytetare per te thene te verteten por nuk degjon njeri.

  37. ksem trebeshina says:

    Analiz e llogjikshme.Te ne krimet i ka kryer politika ,disA gazetar dhe bandat per pasuri(1997,98,21 JENARI).Te godasesh krimin ne medjen e shkruar apo ate vizive tek ne eshte burreri.Shqiptaret nuk shikojne ndarjet fetare.Ata treguan qytetari ne pritjen e PAPA FRANCESKUT.Por qytetaria europjane dhuet te reagonte dhe per pa drejteste qe i jane ber kombit ton,ne caktimin e kufijve etj etj dhe gjat periudhes se demokrature ku shqiptaret mbyteshin ne detin adriatik dhe jon.

  38. Gjin Gjoni says:

    Analizë e shkëlqyerë; paragrafi i parë, që duket si ftesë për të lexuar tërë shkrimin në fakt është thelbi i tij. Gjithçka parashtrohet drejt, madje e njëjta vlerë shihet pothuajse në të shumtën e shkrimeve të kohës kur Meroja mori për mbarë për shkaqe që nuk i dimë, por që merren me mend, përderisa po këtë zotësi e ka përdorur sëprapthi në kohën e kobit që përfaqësohet nga Berisha, e pasi Kobi u shfaq si i tillë edhe për ndonjë të vetin, siç bënte herë pas here kur ndjehej i pangopur me shërbimet e tyre, atëherë ndoshta pa se e vërteta nuk ishte ajo që shihte ai me sytë e Kobit, por ajo që shikonin shpinat e të fshikulluarve të Kobit, që ishin shumica dërmuese e popullsisë së këtij vendi.

  39. elinor,.,.,,.. says:

    @Dea; te pakten tek-tuk ndonje si ti edhe me kupton. ?

  40. analist says:

    Po ata te krishtere qe bombardoje dhe vrasin pareshtur gra,femije e pleq ne vendet myslimane ne emer te luftes kunder terrorrizmit duke i pushtuar dhe skllaveruar keta popuj e vende, si i behet te dalin e kerkojne falje, apo vari lesht se nje europian apo cifut i vrare vlen sa 1000 myslimane e ne baze te ketij raporti sasia e te vrareve eshte ne ekuiliber!

  41. lili says:

    Mero,Charlie hebdo ishte kunder cdo kohe fashizmi’kunder satyre te priftave sikur kunder satyre te mjekroshave!bile ma shpesh Kane protestuar katoliket per ‘une’ antikrishtere sipas tyre se myslimanet!

  42. dfgrubn anticensurë says:

    a,b,c..,y,z, zh ju faleminderit për këshillat dhe kritikën!!
    po ta shohim në prizmin e “21 janari= ….” dhe mendoj deri diku dhe tëndin,atëherë që të dy keini të drejtë!!
    POR,kjo por e shkruar me shkronja shtypi vë në dyshim,nga ana time, dëshirën tuaj për të vepruar në planin e brëndëshëm dhe për të mos u merakosur për atë të jashtëmin!!
    nuk do të më bëhej merak se kush do të ishte në krye të qeverisë franceze,nuk do të më bëhej shumë merak për ata që vriten në francë për çdo lloj arsye!!e di fare mirë që gabimet ose fajet e qeverive perëndimore,shpesh herë përfundojnë me “11 shtator”,madrid,londër dhe me çarli hebdo,por mos harro se shumë herë shumë atentate shkatërrohen që në embrion!!mos harro se asgjë nuk është e sigurtë 100%!dku dhe pikon sado hermetike të jetë dyllosja!!mos harro se ka dhe të drejta të njeriut që qeveritarët respektojnë!!po të mbyllësh në burg të gjithë ata për të cilët dyshohet,atëherë duhet futur gjysma e popullsisë,gjysma tjetër duhet të jetë gardiane!!këtu nuk flas vetëm për të dyshuarit islamistë,ka dhe shumë e shumë krime të tjra!!
    prandaj po të them se deri diku është dhe faji a gabimi i qeverive të vëndeve ku ndodhin këto atentate!!
    sa për berishën dhe krimet e tij,nuk është faji i europianëve,as i arvizut që e quajti “burrë shteti”,është komplet faji tonë!!
    nuk na i vunë ata në pushtet,nuk na ndaluan ata ta gjykonim dhe nuk na ndalojnë as tashti!!për ta ai bëri çfar mundi!!deri në pjesë të teritorit shqiptar dha!!
    tashti ti këthehemi debatit tonë,shkakut për të cilin unë replikova më parë dhe po replikoj me ty!zakoni tim është që të shkruaj qetë,dhe unë gaboj,në rastin e 21-shit,pavarsisht ashpërsisë,kam qënë shumë i qetë!!
    gjëja që më bëri përshtypje dhe më aspërsoi është mënyra e tij diversioniste për të mbrojtur tërthorazi sulim terrorist!!për të mbrojtur fondamentalizmin islamik të shfaqur,egërsisht këto tre vitet e fundit!për të thënë në rrugë tërthore se të gjithë perëndimorët janë armiqtë tanë,sepse ata kanë heshtur kur ne kemi pasur nevojë!në mënyrë tërthore ai kërkon në pikë të parë mosdënimin ekëtij atentati dhe në pikë të dytë ndoshta bashkimin në një front me terrorrin islamik!!
    a,b,c..,y,z, zh,deri më sot nuk e kam parë këtë pseudonimin tënd!
    më lind pyetja!?
    ke hyrë për herë të parë??
    nuk ma merr mëndja!!nuk ma merr mëndja për arsyen e thjeshtë se është shkrim i njohur!!sepse shkruan shumë mirë për të mos qënë i stërvitur në komentet online!!(kujtoj veten time dhe shumë komentues të rregullt si kanë shkruar në fillimet e tyre)!
    prandaj po të drejtoj pyetjen:përse nuk paraqitesh me emrin e përhershëm??
    përse ndërron pseudonimet??çfar të shtyn??
    kështu o a,b,c..,y,z, zh ,unë dhe ty të rreshtoj në një kollonë me 21 janarin =!!nuk ke asnjë dallim prej tij!!bile dhe në shkrim!!
    shëndet dhe gjithë të mirat!!
    ps:fondamentalizmi islamik nuk hyn tek përshëndetja me të cilën mbyll replikën me ty

  43. Pantheon Studio says:

    I vetmi shkrim i sakte ne shtypin shqiptar per masakren mbi shtypin e lire…dhe hipokrizine kolektive sikur ketyre taneve u ha barku per shtypin e lire. per cilin shtyp, per te perjargurit e politikes?
    Sa nevoje kemi te gjejme zera ndryshe, te jemi pakez Charli edhe ne.
    Mero Baze te pershendes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje