Nga Mero Baze
Kosova përjetoi sot një ditë të stuhishme dhe ndoshta më të dhunshmen prej qershorit të vitit 1999. Protesta, e thirrur nga partitë e opozitës, u përshkallëzua me akte dhune ndaj policisë, institucioneve shtetërore dhe bizneseve private, nën një klimë depresioni pas ngërçit ekonomik dhe zgjidhjes artificiale të krizës politike gjashtë mujore.
Ka shumë kritikë të dhunës mbi protestat dhe po aq mbrojtës të policisë, të ndarë përkatësisht sipas qëndrimit politik.
Ata më parimorët thonë se protestat errësuan imazhin e Kosovës, ndërsa ata më pragmatistët thonë që qeveria e meritonte “edhe më zi”.
Në të vërtetë, për mua ishte një ditë e mirë për Kosovën. Ne pamë një shoqëri të gjallë, me nerv, të egërsuar me impotencën politike të pushtetit për çështje delikate, siç është Trepça dhe çështje emocionale siç është Jabllanoviçi. Problemi i Trepçës dhe i Jabllanoviçit, nëse do ishin thelbi i protestës, do ishin të dëmshme, pasi do i kthente këto nga protesta social- politike, në protesta etnike. Për fat nuk janë të tilla. Po të ishin të tilla, ato do të ishin në favor të qeverisë, pasi e ndihmojnë atë të kërkojë më shumë hapësirë nga Perëndimi për çështje të tilla delikate.
Por, përtej kësaj maske, në të vërtetë është zemërimi i shoqërisë për zgjidhjen artificiale të ngërçit gjashtë mujor të krizës dhe mungesën e një shprese të afërt për ndryshim. Kosova është e mbushur me papunësi, korrupsion dhe mungesë perspektive ekonomike. Dhe në mes të këtij depresioni, njerëzit natyrisht shkumëzojnë se si rifillon riti i ri i pushtetit mes dy ish- armiqve. Është një zemërim që endet në ajër dhe që ka të bëjë me artificialitetin politik në Kosovë, me mungesën e natyrshmërisë në përfaqësimin politik dhe natyrisht, padurimin e opozitës për rrëzuar një orë e më parë këtë qeveri.
Por, përkundër kritikëve të kësaj egërsie, nuk mendoj se Kosova turpërohet nga protestat, qofshin këto edhe të dhunshme. Pllakat e shëtitores dhe xhamat e thyer do të rregullohen një ditë, sikur dikush të vjedhë më pak, por rëndësi ka që Kosova reagon si një shoqëri e gjallë dhe nuk pajtohet me stanjacionin.
Imazhi i shtetit të Kosovës nuk janë demonstruesit e dhunshëm, por policia që përballoi betejën me ta. Në një përleshje mes qytetarëve dhe policisë, natyrisht që do të ketë të lënduar dhe tepërime, por në finale ne kemi një protestë ku nuk ka të vrarë dhe nuk ka justifikime për vrasjet, siç ka pasur në Shqipërinë primitive të Sali Berishës. Të gjithë i pamë si u qëlluan policët në Kosovë, si u rrethuan dhe shpesh u vunë mes zjarresh që ta humbnin durimin, por nuk pamë gjak. Policia e Kosovës, ia doli të ishte gardiane e shtetit të saj dhe përballoi një betejë me qytetarët e zemëruar, duke i dhënë Kosovës kredencialet e një shteti serioz, shumë më serioz se Shqipëria.
Dhuna në protesta të tilla politike, masive dhe plot indoktrinim nacionalist natyrisht që degjeneron. Kudo ku dëgjueshmëria e qeverisë kalon nga arroganca, natyrisht që lind gjithnjë një tërheqje ndaj dhunës. Por, e rëndësishme është që ndaj saj të reagohet si shtet i së drejtës. Kosova e kaloi këtë provë dhe imazhi i Kosovës nuk rrënohet për shkak të fotove të dhunshme dhe as për shkak të policëve të plagosur. Imazhi i Kosovës do ishte rrënuar nëse dikush do të vriste për të mbrojtur pushtetin. Kjo nuk ka ndodhur dhe Kosova ka dëshmuar një standard simpatik të një shteti ligjor.
I vetmi segment që reflektoi një vjetërsi politike, ishte media zyrtare që shmangu pasyqrimin e protestës, me idenë se po e injoronte atë. Pjesa tjetër e Kosovës, ka reaguar me dinjitet. Protesuesit bënë të vetën, policia bëri të vetën dhe natyrisht jeta do të vazhdojë. Unë jam më krenar me këtë Kosovë, se sa me atë tjetrën që lëngon e ikën rrugëve pa fund të kurbetit, nëpër lumenj e kufinj të panjohur, duke vdekur rrugëve. Kosova që di të protestojë në shtëpi të vet dhe pushteti që di deri ku ka të drejtë të përballet me forcë ndaj qytetarëve të zemëruar, nuk e turpëron Kosovën. Ky është një debat kafenesh në Prishtinë. Në Perëndim askush nuk ndihet keq pse janë thyer ca xhama e janë shkulur ca pllaka, por thjesht shikojnë si reagon një shteti i ri ndaj problemeve me të cilat po përballet.
…e nderkohe tourkofagosit po i pallonin g….n…
Te Protestojne deri sa ta shporrin jevgun cetnik!
PROTESTAT NDEROJNE KOSOVEN!
BOLL MA!
CIA,FBI.NESE KOSOVA JU SHERBEU DISA VITE ME PARE.OK.TANI NJEREZIT KANE NEVOJE PER PUNE PER DINJITET.JO RRUGEVE TE EVROPES PER TE KRYER LOJRAT E JUAJA.PRANDAJ LEVIZNI.NUK KA ME KOHE.OSE OSE !!!!KOSOVA BASHKOHET ME SHQIPERINE………I RREGULLOJNE PUNET VETE.
behet krahasimi mes shtetesh Shqiperi dhe Kosove ne rast perleshjesh,ku Shteti i berishes beri kriminelin,por une mendoj se thelbesorja eshte nervi patriotik,pervecse atij mllefi te grumbulluar ne sajimin e kesaj paloqeverie me Mustafen ne krye.Ministri provokator serb ne qeverine shqiptare te Kosoves dhe Trepcja nxoren ne shesh ate rini shqiptare qe eshte per te patur zili.Nuk ka kaluar shume kohe ,Vetem 15 vjet dhe gjaku deshmoreve te lirise ende nuk eshte thare,por edhe nuk eshte shpaguar
Forca Cuna !
Edhe tek ne ne Shqiperi ka inpotence Mero.
Ngriu dhe perotesto!Mos u struk ne afshin e ngrohte te qeverese
Edhe tek ne ne Shqiperi ka impotence Mero.
Ngriu dhe protesto!Mos u struk ne afshin e ngrohte te qeverese
Me pelqen eleganca me te cileni je pergjigjur arvizuse se Kosoves.Eshte kaq e vertete se perendimi nuk do turperohej nga thyerja e disa xhamave, po aq e vertete sa edhe amerika luften per pavaresi nuk e beri me trendafila.
Po ti Mero ne shkrim fokusohesh vetem tek vlera e qeverise qe diti te reagonte me dinjitet ndaj protestuesve. Lere salserbin se eshte jashte cdo standarti.
Nuk mendoj se imazhi i Kosoves nuk ishin protestuesit e dhunshem por policija qe perballoi betejen me ta.
Imazhi i vertete i Kosoves ishte nje shoqeri civile qe rritet dhe ndergjegjesohet perdite per fatin e vendit te saj.Nacionalizmi eshte bere si 2-shi i peseqindshes, apo asi ne poker. E fusni gjithandej dhe ku te mundni sipas nevojes.Vetem per shqiptaret dhe tek shqiptaret ekziston ndeshkimi apo autondeshkimi i nacionalizmit, nderkohe qe bota dhe popujt e tjere te mbytin po u preke dhe fijen e flokut per ate qe ata mendojne se u takon.
Sa per fytyren e qeverine, nuk ka nevoje te mundohesh shume per ta kuptuar. Pasqyre e saj eshte media dhe ti e pranove vet se qeveria median e kishte futur ne qeli.
21 janari shqiptar ishte nje bast mdis Rames dhe Berishes qe perfundoi me kurban.Vajmedeti fitoi nje pjese te pushtetit.Berisha drejton ne hije.
Mero ksaj radhe e paske huq analizen.
Une nuk mund te pajtohem qe Ilir Dedaj,Visar Imeri qe jan nga nenat serb tu prijn turmave.
Dje nuk u protestu kunder Jabllanoviqit por u protestu per me ardh ne pushtet dhanurt e serbeve dhe nipat.
Ju ne shqiperi e keni dhanrrin e serbeve Sali Berishen dhe kurr su bat rahat me ate qen bire qeni.
Pse su protestu kurr kunder perdhosjes se Skenderbeut kur Gzim Kelmendi nga foltorja e oarlamentit e fyn herojn kombtar .
Kjo protest nuk eshte protest shqiptare.
Nuk besoi kurr qe kta protestues jane me shqiptar se sa policia.
Nese Visari apo Iliri e Albini mundohen te perfitojn nga situata eshte e drejt e tyre politike, e ne poltik te flitet per moral etj. etj…
Problemet ne Kosove jan te mdhaja dhe un e shum miq te mi perkrahes dhe pjesmarres te protestes nuk brengosemi shum a do mbetet LDK, PDK, apo do te vi VV, AAK ne pushtet. Ne duam ta din ata qe jan ne pushtet, por edhe ata qe vin ndoshta neser ne pushtet MJAFT U BE.
Problemi numer 1 eshte pasuria e liderve, ketu pa perjashtime dhe varferia e popullit. Si arrin z. Thaqi, Haradinaj, Mustafa dhe te tjeret per 15 vite te behen milioner me nje pagë prej 1.000€ dhe qytetaret nuk mundin ta mbulojn faturen e rrymes.
Skandalet ne ministrin e mbrendshme, ne ministrin e shendetsis, ne ministrin e arsimit, ne Univerzitetin e Prishtinës, vjedhjet ne polici, ne dhomen e deshmive, skandali i pergjimev kur z. Grabovci kerkon nga z.Thaqi “FAJEN SMA RAHATOVE”, skandali i z.Lushtaku qe nga paraburgimi mbyllet neper Spitale, skandali i djemve te z.Grabovci te cilet rrahin policet, skandali i djalit te z.Mustafa, skandalet e Hamiteve, ka edhe shum e shum te tjera ku e tregojn edhe niher dallimin mes nje qytetari te thjesht dhe ligjeve sa kan vler per politikanet…
Mos ti harrojm premtimet, qe sa vite na premtohet 24 or rrym, uj, qe sa vite na premtohet liberalizim i vizav, qdo fushat elektorake na premtohen nga 200.000 vende te punes te reja.
Un, ti dhe te gjith te tjeter shpresonim ne liri, erdhi liria ne 99 dhe filluam te dakrifikohemi prap te shpresojm deri ne pavarsin, erdhi, po ne qka te shpresojm tash, ne premtimet qe na behen qe 16 vite, qe jan vertetuar sa e sa here se jan te kota.
Mos te harrojm se eshte kjo diplomacia nderkombetare qe tash kinse po na qorton per dhun po ajo qe e futi UQK ne listen e organizatav terroriste, krahas me Al Qaeda, por koha ju tregoj se nuk jemi terrorist por duam te jetojm.
Po te njejtit nderkombetar do ta kuptojn qe nuk jemi te dhunshem po jemi te uritur.
Shpresoj qe nje here e pergjithmon ti harrojm ngjyrat politike, te mos kete me pdk, ldk, vv deri ne vdekje, po te jemi qytetar te cilet e duan drejtsin dhe mos te durojm asnjerin nga keto EGERSINA te verteta.
Po,besa ajo cka dallon eshte ndergjegja patriotike e rinise shqiptare ne kosove qe mbron interesat edhe ardhmerine e kosoves,qe cohet ne kemb kur neperkembet digniteti i nenave shqiptar!
Ne tiranen dinja eshte ne letargji ose e droguar….
Kjo proteste nuke eshte thirre me mbrote Trepqen as shkarkimin e Jabllanoviqit ,pore politikanet e deshtuare e kane thirre kete proteste per te fitue politikishte ne deme te shoqris turpe .Albini ,Ramushi dhe Fatmiri jane fajtore kryesore per kete dhun kunder shtetit turp .Kita 3 lider e kane friken se kurre skan me ardhe ne pushtet .
Bashkimi i LDK-se me PDK-ne ishte nje turp i madh. Mund te quhet veprim politik, ose demokratik, por nuk ishte gjetje e ndershme. Ky veprim deshmon se politikanet kosovare jane gati te bashkohen edhe me Djallin per te mbetur ne pushtet. Dhe per te gezuar privilegjet e pamasa qe te garanton qenia ne pushtet. Edhe vetem per kaq protesta ishte e justifikuar. Nderkohe qe situata ekonomike ne Kosove, me kete politike dhe me kete qeveri, nuk ka gjasa te permiresohet. A nuk kane qene po keto parti politike ne pushtet gjate dekadave te fundit?! Pra ka nje frustrim te njerezit. Ata votojne per dy programe dhe dy parti te ndryshme, por ne fund keto parti behen bashke dhe njerezit ngelin me gisht ne goje. Protestat jane te nevojshme, por ne kete rast ato nuk duhen te jene te dhunshme. Qeveri e poshter, e dale nga pazare te felliqura te dy personave qe duan me çdo kusht te jene ne krye te pushtetit. Kjo eshte e vertete. Por po ashtu eshte e vertete se kjo qeveri eshte e ligjshme. Opozita duhet te protestoje paqesisht dhe te binde zgjedhesit qe heren tjeter te jene me syçelet kur te votojne. Ne rast se nuk duan qe te vazhdoje kjo gjendje. Eshte shume mire qe nuk pati te vare dhe te plagosur ne Prishtine dhe kjo per merite te policise . Por edhe opozita nuk duhet te tejkaloje te drejten e saj. Dhuna ne kete rast eshte e paligjshme. Kjo eshte demokracia. Sistemi me i keq, por i vetmi, siç ka thene afersisht Curçilli.
Me ato parti dhe me ata lloj politikanësh udba-shë që ka Kosova , dhuna protestuese është legjitime! Ata nuk ikin nga pushteti pa dhunë. Ja u kanë vënë zbulimet e huaja lakun në fyt ! Tung!
nderime pellumb !
po te kerkojme nga Dita dhe te gjetem te Tema.
Kjo muzika funebre qe po ndegjohet ne kosove eshte kompozuar qe ne 1992-1994…
Ne ate kohe kur 4 republika te ish jugosllavise I hapen lufte serbit duhet te ishte hapur dhe fronti Kosoves se ishin 7 miljon shqiptare..por kush ta hapte ? Rugova, Berisha ,rajersoni, elez biberaj apo bushi qe u bene nekrofile me enver hoxhen..dhe vazhdojne sot se I eshte shtuar oreksi me kadarene,qaniun e KQPPSH dhe bashkim shehlerin..
Ishte merita e idiotizmit te milloshevicit si I perkedhelur I perendimit beri genocide hitlerian mbi popullin e kosoves.
Edhe pse UCK ishte ne kualicjon me Naton,pas lufte nuk duhet te kishin dorzuar armet pa nenshkrimin e kapitullimit nga serbet dhe kerkimit te demshperblimeve te luftes.
futja e ruseve ne aeroportin e Prishtines dhe ndarja e Mitrovices nga francezet tregon se dhe perendimi nuk jane te sinqerte me ceshtjen e kosoves qe akoma nuk ka kufi ne harten e botes.
fakti qe biznesi serb eshte nr 1 ne kosove dhe shqiperi dhe dyshja kriminale filiserbe berisha -basha nen mbrojtjen e disa republikaneve filoserbe te amerikes bejne ligjin akoma ne shqiperi duhet te veje ne mendime pellumb zaimin dhe meron….fakti qe edi rama u gjunjezua para VISHO AJAZIT duhet te shpallet dite zie kombetare
ka ardhur koha ti themi nato-xhinjeve e keni dhi punen se jemi cliruar apo mbrojtur nga serbi ushtarikisht por jemi te pushtuar moralisht dhe ekonomikisht nga serbi dhe saliserbi..pse duhet te vazhdojme komentin akoma ??
Dhuna nuk i sherben Shqiptareve ne kete moment, sidomos duke e pare me gjere situaten ballkanike.
Shqiptaret duhet te gjejne forcen dhe te bejne dallimin ne kete situate. Me dhune vetem shkaterrojme vendin. Dhuna eshte tipar gjaknxehtesie e cila nuk te le te mendosh dhe te marresh zgjidhje racionale.
Protesta paqesore eshte mese e mjaftueshme. Dhuna na njollos karakterin dhe jep mundesi fajtoreve te argumentojne se kane te drejte.
SHQIPTARIT, Mos je ndonje nga pinjollet e Rugoves qe i iku jeta ne protesta paqesore ? Ndroje Nickun dhje beje…
Ti Mira, akoma nuk ben dot dallimin e pasojave qe solli pushteti ne 97 dhe riardhjes se tij perseri ne 2005, madje kete fakt te pakundershtueshem e konsideron qarkullim uji nga mosqelbja.
Mendoj qe je e nxituar ne opinione. Gjithashtu te ftoj te besh nje analize te thjeshte, te dhunes se 97s, djegjes se vendit, shkaterrimit etj etj. Kur thyhen xhamat, shkaterrohen rruget, trotuaret, pra prona publike qe ndertohet me taksat tona, pasi prishet rregullohet po prap ne kurrizin tone prej taksave tona.
Dhuna ndaj institucioneve, nuk eshte asgje tjeter vecse dhune ndaj taksapaguesve dhe pasurise publike. Krahasimi me epoken e Rugoves eshte, i perket nje epoke kur Kosova nuk ishte shtet, sot ajo eshte shtet dhe i perket shqiptareve te Kosoves. Mendoj se eshte mire qe popullsia e Kosoves, te mos ja nxjerre mllefin e padrejtesive politike vendit te saj.
Revolucionet, jane domosdoshmeri ne momente te caktuara historike, por Shqiptaret e Kosoves e kane kryer revolucionin e tyre tashme duke pasur shtetin e tyre, problemet qe kane aktualisht mund ti zgjidhin duke votuar me mend ne koke.
Protesta masive paqesore, eshte zgjidhja sidomos per situaten aktuale ballkanike. Dil brohorit per gjerat qe nuk i miraton dhe e ke bere detyren mjaftueshem.